Kreu Blog Faqe 439

Pritja e jashtëzakonshme e Presidentes Osmani në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane (U.S. Army War College)

0

Presidentja e Republikës se Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane (U.S. Army War College). 

“Nga pritja e jashtëzakonshme në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane (U.S. Army War College), institucion ku formohen gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e ndërkombëtarë, përfshirë edhe nga Kosova. Faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Presidentja Osmani. 

https://www.facebook.com/reel/1167206505275745

Kujtimet e mija të hidhura nga qelitë e Burgut të Zenicës

0

Nga: Nafi Çegrani

* Heshtja e mureve të trasha, në qelitë e Zenicës!

Burgu i Zenicës nuk ishte vetëm një institucion ndëshkues; ishte një univers i errët ku njeriu humbiste fytyrën, emrin dhe dinjitetin. Në vitin 1981, ende i ri dhe me ëndrra të mëdha, u gjenda papritur i shkëputur nga bota e lirë dhe i rrëmbyer nga një sistem i pamëshirshëm. Prangat më shtrëngonin deri në asht, qelia e lagësht dhe e zymtë nuk lejonte asnjë rreze drite, ndërsa heshtja e mureve të trasha m’i bënte netët të gjata e të padurueshme.

Ajo që më dhembte më shumë nuk ishte dhimbja fizike, as ftohtësia e hekurt e prangave, por fakti se nuk e dija pse ndodhesha aty. Ndërgjegjja ime ishte e pastër si loti. Nuk kisha kryer asnjë krim, nuk kisha thyer asnjë ligj, nuk kisha asgjë për të fshehur. E megjithatë, trajtohesha si armik, si fajtor i paracaktuar. Kjo më tronditi thellë: më bëri të kuptoj se një sistem totalitar nuk ka nevojë për prova, mjafton që dikush të jetë shqiptar, të ketë një mendim ndryshe, ose të mos jetë i përkulur.

Në ato momente fillova ta shoh burgun jo vetëm si hapësirë fizike, por si metaforë të një kohe dhe një bote ku drejtësia ishte rrëzuar nga froni i saj.

Një mëngjes, dera e rëndë prej hekuri u hap dhe gardiani hyri në qeli me një fletë të zyrtarizuar në duar. Ishte aktvendimi i gjykatësit hetues Nikica Budul: “Paraburgimi vazhdohet edhe për 30 ditë”. Fjalët ishin të thata, burokratike, pa asnjë arsyetim të qartë. Në vend që të ndriçonin të vërtetën, ato shërbenin vetëm si perde ligjore për të mbuluar arbitraritetin.

Sipas çdo norme të drejtësisë, një vendim i tillë duhej të përmbante prova, argumente, dëshmi. Në vend të kësaj, ishte një formë e zhveshur nga përmbajtja, një vulë e ftohtë që e shtynte më tej vuajtjen time. E dija që ky nuk ishte një gabim i thjeshtë juridik, por pjesë e një mekanizmi të paramenduar: UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme, me shpifje dhe me intriga të turpshme.

Gjykatësit, në vend që të mbronin ligjin dhe njeriun, ishin shndërruar në noterë të një sistemi represiv. Ata firmosnin vendime të përgatitura diku tjetër, në zyrat e shërbimeve sekrete, duke e kthyer drejtësinë në farsë. Dhe unë, një i ri i pafajshëm, përjetoja në kurriz të gjitha këto.

Nuk doja të heshtja. I kërkova gardianit një fletë të bardhë. Në një qoshe të qelisë fillova të shkruaj ankesën time kundër vendimit të gjykatësit Budul. Nuk isha jurist, por si njeri e ndieja detyrim të ngre zërin. Fjalët e mia ishin të thjeshta, por të ngarkuara me dhimbje dhe dinjitet:

Denoncova sjelljet çnjerëzore të hetuesve.

Vura në dukje mungesën e provave konkrete.

Kërkova respektimin e parimit të prezumimit të pafajësisë.

Fola për përgjegjësinë morale që ka një gjykatës para fatit të një njeriu.

E shkrova me shpresë modeste se dikush, ndoshta një gjykatës me ndërgjegje, do ta lexonte dhe do të ndalej të mendonte. Por përgjigjja erdhi shpejt, e ftohtë, e prerë: “Kërkesa është e pabazë. Vendimi i gjykatësit hetues është ligjor.”

Me një fjali të thatë, e cila nuk përmbante asnjë argument, më u mbyll çdo dritare shprese. Kuptova se ligji nuk ekzistonte për të mbrojtur të pafajshmin, por për ta nënshtruar. Ishte një moment i rëndë, por edhe një çast i kthjellimit: drejtësia e vërtetë nuk mund të gjendej në sallat e gjyqit, por në ndërgjegjen time.

Shkeljet flagrante të së drejtës

Nga këndvështrimi juridik, paraburgimi im në Zenicë ishte një shembull i qartë i shkeljes së çdo norme ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Kushtetuta e atëhershme jugosllave, në nenet e saj, garantonte të drejtën e procesit të rregullt gjyqësor dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilën Jugosllavia e kishte ratifikuar, e sanksiononte qartë se askush nuk mund të mbahej i paraburgosur pa prova të qarta dhe pa një gjykim të drejtë brenda një kohe të arsyeshme.

E megjithatë, në praktikë, këto norma nuk kishin vlerë. Hetuesit dhe gjykatësit, në vend që të ishin mbrojtës të ligjit, vepronin si zgjatje e UDB-së. Ata nuk gjykonin mbi bazën e provave, por mbi urdhrin politik. Dëshmitarët e rremë, procesverbalet e fabrikuara, aktakuzat e paramenduara – këto ishin mjetet me të cilat fabrikohej “faji” i të pafajshmëve.

Në rastin tim, mungonin plotësisht elementet themelore të një procedure: nuk pata mbrojtës të pavarur, nuk u njoftova për provat që supozohej të ekzistonin kundër meje, nuk u pyeta në prani të avokatit. Çdo gjë ishte e paracaktuar. Vendimi i gjykatësit Budul nuk ishte akt juridik, por një vulë mekanike e një makinerie represive.

Në Zenicë, njeriu nuk burgosej vetëm fizikisht; ai zhvishej nga dinjiteti. Gardianët të shikonin me sy përbuzës, sikur para tyre të mos kishte qenie njerëzore, por vetëm një numër i ngjitur mbi dosje. Një buzëqeshje, një lutje, një pyetje e thjeshtë – gjithçka shihej si provokim.

Kushtet ishin poshtëruese: qeli të lagështa, shtroje të pistë, ushqim i pakët dhe shpesh i prishur. Një gotë ujë të ngrohtë mund të të merrej si privilegj. Orët e ajrimit në oborr ishin të rralla, ndërsa rrahjet e papritura nga rojat ishin pjesë e përditshme e “disiplinës”.

Por poshtërimi më i madh nuk ishte as buka e thatë, as ftohtësia e mureve. Ishte mënyra se si të trajtonin si të padenjë për respekt, si të padukshëm. Të vrisnin çdo ndjesi njerëzore për të të bërë të ndiheshe askush. Dhe megjithatë, në heshtje, çdo i burgosur ruante brenda vetes një grimcë krenarie, një bërthamë dinjiteti që nuk dorëzohej.

Unë e gjeta këtë forcë në ndërgjegjen time të pastër. Ata mund të më rrëmbenin lirinë, por nuk mund të më rrëmbenin bindjen se nuk kisha bërë asgjë të keqe. Dhe kjo më mbajti gjallë.

Nëse plagët e trupit shërohen, plagët e shpirtit mbeten. Burgimi pa faj ishte një torturë psikologjike e dyfishtë: trupi vuan, por shpirti copëtohet. Në Zenicë kjo torturë kishte forma të shumta:

Izolimi i gjatë: javë të tëra pa komunikim me askënd, përveç zërave të gardianëve.

Kërcënime të përhershme: “Do të të shkatërrojmë familjen, do të kalbesh këtu brenda”.

Nënçmim i pandërprerë: fyerje, tallje, shtyrje, përçmim publik.

Pasiguri e pafundme: askush nuk të thoshte se sa do të zgjasë paraburgimi, çfarë do të ndodhë nesër, çfarë plani kishte sistemi për ty.

Këto ishin plagë që nuk shiheshin, por linin gjurmë të thella. Shumë të burgosur thyheshin nga brenda, dorëzoheshin, firmosnin deklarata që nuk i besonin, për të fituar një çast lehtësimi.

Por unë vendosa të mos thyhesha. Rezistenca ime nuk ishte heroizëm i jashtëm, por një betejë e brendshme: të mos pranoja gënjeshtrën si të vërtetë, të mos e pranoja padrejtësinë si “normalitet”. Kjo ishte arma ime e vetme, mburoja ime shpirtërore.

Në burgun e Zenicës, mes mureve të lagështa dhe hekurave të ftohtë, fillova të kuptoja diçka që më parë nuk e kisha përfytyruar plotësisht: se drejtësia nuk është vetëm kategori juridike, por është vetë substanca e jetës njerëzore. Pa drejtësi, njeriu nuk është thjesht i pambrojtur; ai është i zhveshur nga vetë qenësia e tij.

Filozofët antikë, nga Platoni te Aristoteli, e kanë parë drejtësinë si themelin e qytetit dhe të shpirtit. Kant-i e quajti atë “kushtin e paqes së përjetshme”, ndërsa Camus thoshte se rebelimi kundër padrejtësisë është vetë prova e dinjitetit njerëzor. Në qelinë time, këto nuk ishin më thënie të largëta, por realitet i gjallë: çdo ditë duhej të zgjidhja nëse do të mbetesha besnik ndaj së vërtetës sime, apo do të dorëzohesha para dhunës.

Liria, në këtë kontekst, nuk ishte më hapësira fizike e munguar, por një përmasë e brendshme. Aty ku ligji kishte rënë në duart e shovinizmit, aty ku gjykatat ishin kthyer në teatër të turpit, liria e vetme që më mbeti ishte liria e ndërgjegjes. Dhe kjo liri, sado e brishtë, ishte e pathyeshme.

 

Praktikat totalitare – burgu i Zenicës si Gulagu

Ajo që ndodhte në Zenicë nuk ishte rastësi. Ishte pjesë e një logjike më të gjerë të regjimeve totalitare, të cilat e kanë përdorur burgun jo për të ndrequr fajtorin, por për të shkatërruar të pafajshmin.

Në Bashkimin Sovjetik, me miliona njerëz u dërguan në Gulag me akuza absurde, me aktakuza të fabrikuara, me gjyqe që ishin parodi. Në Gjermaninë naziste, ligji u përdor për të legjitimuar Holokaustin dhe shfarosjen e popujve të tjerë. Në Shqipërinë komuniste, burgjet dhe kampet e internimit u mbushën me intelektualë, klerikë, patriotë, të cilët u shpallën “armiq të popullit” vetëm pse nuk përkulën kokën.

Zenica ishte hallka jugosllave e këtij zinxhiri. Të gjitha këto sisteme kishin një ngjashmëri të tmerrshme: ligji nuk ishte më mbrojtës i njeriut, por armë kundër tij. Gjyqtari nuk gjykonte, por firmoste; hetuesi nuk kërkonte të vërtetën, por prodhonte faje; burgu nuk shërbente për drejtësi, por për frikësim dhe nënshtrim.

Këto krahasime më bënin të kuptoja se vuajtja ime nuk ishte vetëm personale. Ajo ishte pjesë e një historie universale të padrejtësisë, ku individi bëhet viktimë për të mbijetuar pushteti.

Shumë vite më vonë, kur mendja ime kthehet te ato ditë të errëta, kuptoj se rrëfimi nuk është thjesht kujtim personal. Ai është thirrje për brezat e sotëm. Sepse padrejtësia, sado që duket e largët, ka gjithmonë mënyra të reja për t’u rikthyer.

Brezi i ri duhet të mësojë se liria dhe drejtësia nuk janë dhurata, por përgjegjësi që duhet mbrojtur çdo ditë. Ligji, për të qenë i vërtetë, duhet të jetë mbi politikën dhe mbi urrejtjen. Gjykatësit dhe juristët nuk duhet të jenë shërbëtorë të pushtetit, por mbrojtës të njeriut.

Mesazhi im është i thjeshtë: kujtoni Zenicën, kujtoni Gulagun, kujtoni Spaçin. Kujtoni çdo qeli ku njeriu u burgos për fjalën e lirë. Sepse kujtesa është mburoja më e fortë kundër përsëritjes së së keqes. E unë me vitze e vite bëj betejën në kërkim të së vërtetës, kundër akteve keqbërëse të atyre që duhet të ndajnë drejtësi dhe të flasin me mëndje dhe logjikë para se të sjellin vendime mizore dhe të krijojnë fate tragjike njerëzish, siç ishin ata gjykatësa të sistemit komunist jugosllav të karierizmave dhe cinizmit të tyre me shpirt të ligë, e që aktvendimet e tyre  të thurura me intriga perfide me mjaft mjeshtëri nga specialist të nëntokasve kriminale të regjimit shovinist dhe antishqiptar, e që lidhen me fatin e njeriut dhe interest jetësore të tij apo të një populli ose të një kombi…

Referendumi pa shtet dhe shteti pa Referendum!

0

Florim Zeqa

Referendumi përveqse shprehje e lirë e vullnetit të popullatës, është forma më e lartë e demokracisë dhe instrument bazik i shtetit i cili përdoret në raste specifike për deklarim të popullatës për çështje fondamentale dhe jetike për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve.

34 vjet nga Referendumi Popullor

Referendumi i parë dhe i vetëm i mbajtur në Kosovë ishte ai i 34 viteve më parë në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, me pyetjen “A jeni për Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për shpalljen e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”?

Siq dihet përgjigja ishte plebishitare e popullatës shqiptare në këtë Referendum, pra, ishte me “PO” të madhe për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.

Referendumi gjithëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, i mbajtur prej 26-30 shtator 1991 mbetet vulë e pashlyer në historinë e Republikës së Kosovës të shpallur më 2 Korrik 1990.

Por, shtrohet pyetja logjike, ku jemi tani pas 34 vjetësh të Referendumit gjithëpopullor në shtetin e sovran dhe të pavarur të Kosovës?!

Përderisa 34 vjet më parë në shtetin e shpallur, por të pushtuar erritëm të mbajmë Referendum për deklarim plebishitar të popullatës, tani në shtetin e pavarur dhe sovran jemi të privuar nga e drejta e Referendumit!

Përderisa 34 vite më parë nuk kishim shtet mbanim Referendum dhe respektoheshin nga të gjithë vendimet plebishitare, sot kemi shtet por nuk kemi Referendum!

Përderisa 34 vite më parë nuk kishim shtet, por kishim institucione paralele që respektoheshin nga të gjithë qytetarët, sot kemi shtet por nuk kemi institucione kredibile dhe të respektuara nga të gjithë!

Përderisa 34 vite më parë, shtetin e Kosovës e kishim të njohur vetëm nga shteti Amë (Shqipëria), sot e kemi shtetin e njohur ndërkombëtarsiht nga 118 shtete të botës!

Përderisa 34 vite më parë ishim më unik dhe më të bashkuar dhe gëzonim mbështetjen e botës demokratike, sot jemi të ndarë dhe të përçarë dhe pa mbështetje ndërkombëtare!

Përderisa 34 vite më parë e kishim një subjekt politik unik, sot i kemi shumë sish, por secili prej tyre i ndarë dhe i përçarë në disa fracione dhe grupe interesi kundër njëri-tjetrit për pak pushtet në gjysëm shtet!

Pra, 34 vite më parë kishim Referendum pa shtet, sot kemi shtet pa Referendum! Që i bie se, se atëherë formalisht ishim pa shtet, por kishim institucione paralele shtetërore me kredibilitet të lartë qytetar, sot e kemi shtetin formal pa kredibilitet, pa Referendum dhe pa mbështetje ndërkombëtare siq e kishim më parë!

Kryeministri Kurti uron ditëlindjen ish-kongresistit amerikan me prejardhje shqiptare, Joe Dioguardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley

0

New York, ShBA, 27 shtator 225 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në organizimin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në shënim të ditëlindjes së 85-të të Joseph DioGuardit, ish-kongresistit amerikan, dhe bashkëshortes së tij, Shirly që sivjet feston ditëlindjen e 75-të.

“Çdo shqiptaro-amerikan, pavarësisht pikëpamjeve apo përkatësive politike, e pranon këtë të vërtetë të thjeshtë: Joe DioGuardi luajti një rol qendror në sjelljen e zërit të shqiptarëve në politikën amerikane në një kohë vendimtare për Kosovën. Ai ishte personi që u hapi dyert e politikës amerikane shqiptarëve, kur jo shumë njerëz ishin të interesuar të dëgjonin për vuajtjet tona në ish-Jugosllavi”, u shpreh kryeministri Kurti në fjalën e tij përshëndetëse.

 Ai lartësoi rolin dhe mbështetjen e bashkëshortes së z. DioGuardit, Shirley, e cila kishte organizuar seanca dëgjimore në Kongres dhe Senat, informuar ligjvënës që nuk dinin asgjë për Kosovën dhe shkruar artikuj të panumërt që shpjegonin gjendjen tonë të vështirë dhe luftën tonë për liri.

“Së bashku, Joe dhe Shirley lobuan te Presidenti Clinton për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, duke u siguruar që Bosnja mos të përsëritej; mbrojtën UÇK-në si një ushtri çlirimtare me një kauzë të drejtë, jo si një grup terrorist; bindën administratën Bush se pavarësia e Kosovës nuk duhej të vonohej dhe në vitin 2008 kjo u bë realitet; dhe deri më sot, ata kanë punuar pa u ndalur në Uashington DC për të siguruar që përgjegjësia të vendoset aty ku i takon – mbi ata që minojnë paqen dhe sigurinë”, tha kryeministri. 

Të dyve u uroi përzemërsisht ditëlindjen dhe u dëshiroi shëndet dhe gëzim. 

Kryeministri gjithashtu shprehu mirënjohje dhe falënderim për punën dhe angazhimin e pazëvendësueshëm të Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Në emër të popullit të Kosovës, përkulem me mirënjohje. Ju jeni pjesë e historisë sonë, ju formësuat lirinë tonë dhe do të mbeteni përgjithmonë pjesë e së ardhmes sonë. 

Në këtë ngjarje kryeministri ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka.

Fjala e plotë përshëndetëse e kryeministri Kurti: 

Thank you and what an honor to be here with you today. Thank you for having me and my team as part of this event. 

We gather here in Yonkers, in a place filled with history. From this very hotel, the young men of the “Atlantic Battalion” set out to fight for Kosova’s liberation. Just now, we laid flowers at the grave of the Bytyqi brothers: Ylli, Mehmet and Agron — three young men born and raised in America, who left the comfort of this country to fight and ultimately give their lives for Kosova. 

Their sacrifice, together with the Atlantic Battalion, will forever remain engraved in our nation’s memory. Coming here to honor them is the least we can do to show our eternal gratitude. 

And today, in this same historic place, we honor two Americans who, in another way, devoted their lives to Kosova with their relentless advocacy, courage, and vision: Joe and Shirley DioGuardi. 

Joe is turning 85, Shirley 75 – and I have to mention this because you cannot tell. But what they have done for us cannot be measured in years. Every Albanian American, no matter their political views or affiliations, acknowledges this simple truth: Joe DioGuardi was central in bringing the Albanian voice into American politics at a decisive time for Kosova. He was the one who opened the doors of American politics to Albanians, when not many people were interested in hearing about the suffering in the former Yugoslavia. Even those who once disagreed now admit this truth. 

Joe’s story is even deeper. It begins with his Arbëresh roots. His father came from the village of Greci or as the locals call it, Katundi, in the region of Puglia. It is the only Arbëresh town where Skënderbeu/Skenderbeg himself once stood with his soldiers, when he came to the aid of the King of Naples, defending him from attacks by rival princes. In gratitude, the King granted him the land of Greci-Katundi. Skënderbeu left 2,000 of his soldiers there before returning to Arbëria. And so, the Arbëresh story began. 

Out of that history, centuries later, comes Joe DioGuardi, inspired from and carrying forward the legacy of Skënderbeu’s soldiers, bringing the Arbëresh spirit of freedom across the ocean, into the halls of the U.S. Congress, and ultimately into the heart of Kosova’s cause. 

But this is not Joe’s story alone. Since 1994, Shirley has stood by his side. With energy, intellect, and determination, she gave new strength to the Albanian American Civic League. She organized hearings in Congress and the Senate, she educated lawmakers who knew nothing about Kosova, and she wrote countless articles explaining our plight and our fight for freedom. She changed minds and moved hearts, until leaders in Washington DC could no longer ignore us.

 

Together, Joe and Shirley:

• lobbied President Clinton to stop the genocide in Kosova, ensuring Bosnia would not be repeated;

• defended the KLA as a liberation army with a just cause, not a terrorist group;

• convinced the Bush administration that Kosova’s independence must not be delayed. In 2008 it became reality;

• and to this very day, they have worked tirelessly in Washington DC to ensure that accountability is placed where it belongs — on those undermining peace and security. 

Dear Joe, dear Shirley, 

In every way you are Albanian by heart, by deed, and by destiny. Your life’s work stands as a shining example of what two Americans, guided by conscience and friendship, can do for a people fighting for its freedom. 

And to the Board of the Albanian American Civic League: your work is irreplaceable. It is my deepest hope that many generations of Albanian Americans will continue your legacy. On behalf of the people of Kosova, I bow my head in gratitude. You are part of our history, you shaped our freedom, and you will forever remain a part of our future. 

Happy  birthday, Joe and Shirley. May you be blessed with health and joy, and may your legacy continue to inspire generations of both Albanians and Americans to carry forward your dedication to freedom, to justice, and to the unbreakable bond between our peoples. 

In the end, I kept mentioning how the relationship between the Republic of Kosova and the Albanian nation in general with the United States of America is a 3D (three dimensional) relationship, meaning defense, diplomacy and development. But today let me add the fourth dimension, the fourth D: DioGuardi.  

Cheers to everyone and thank you very much.

Më shumë foto, në linkun: https://kryeministri.rks-gov.net/news/kryeministri-kurti-uron-ditelindjen-ish-kongresistit-amerikan-me-prejardhje-shqiptare-joe-dioguardi-dhe-bashkeshortes-se-tij-shirley/

Presidentja Osmani: E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York.

“E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Rrezik i Drejtpërdrejtë ndaj Marinës: Anija-ruse si platformë spiunazhi dhe nisjeje dronësh!

0
Pamje nga porti detar i qytetit Kiel, në Gjermani
Nga: Drizan Shala
___
Ngjarja e zbuluar në portin e Kiel-i ( 08.Shtator 2025) një anije tregtare me ekuipazh rus e përdorur si platformë për operacione spiunazhi dhe nisje dronësh ndaj infrastrukturave kritike të flotës gjermane — nuk është thjesht një incident lokal.
Pra nga analiza mund të vlerësojm rastin si pjesë të një tendence më të gjerë: përdorimi i mjeteve civile dhe linjave logjistike për të vënë në shërbim kapacitete të mbikëqyrjes dhe, potencialisht, sabotazhit.
Ky nuk është një skenar hipotetik. Informacionet tregojnë përdorim të dronëve për mbledhje ISR (intelligence, surveillance, reconnaissance) mbi objekte të mbrojtura, operacione të orkestruara nga një platformë detare dhe sjellje të kapura si AIS i fikur, itinerarë të pazakontë dhe ekuipazh me lidhje të dyshimta. Këto taktikë bien nën përkufizimin e veprimeve hibride: aktorë që përdorin mjete civile për qëllime ushtarake, duke shmangur përgjegjësinë direkte dhe duke kompresuar hapësirën e reagimit.
Për çfarë duhet t’i alarmohemi sot:
1. Ekspozimi i asetave të Marinës — imazhet dhe metadatat e dronëve mund të zbulojnë vendodhje, orare lëvizjeje dhe dobësi sigurie.
2. Përdorimi i infrastrukturës detare si mburojë logjistike — anije “komerciale” mund të jenë fshehurazi platforma nisjeje për pajisje vëzhguese ose eksploruese.
3. Rrjetet e dezinformatave — deklarimet e vonuara ose kundërshtueset mund të minimizojnë incidentin dhe të krijojnë konfuzion publik.
Pra këto metoda do të përsëriten dhe do të zgjerohen — nga mbledhja e të dhënave drejt operacioneve më agresive. Përflakja e demokracive europiane ndaj këtij lloj kërcënimi kërkon jo vetëm masa teknike, por edhe presion diplomatik dhe ndarje të shpejtë të informacionit në rrjetet e inteligjencës së NATO-s.
Shih videon:

Uk Lushi: Me Albin Kurtin i nderuam çlirimtarët e rënë të UÇK-së, vëllezërit heronj shqiptaro-amerikanë Bytyçi— Agronin, Mehmetin dhe Yllin

0
Uk Lushi, ish luftëtar i UÇK-së së Batalionit Atlantiku, SHBA
____
Sot, Albin Kurti, siç kam thënë për çdo lider shqiptar që nderon çlirimtarët e rënë të UÇK-së, nderoi veten duke nderuar kujtimin dhe jetët e prera të vëllezërve heronj shqiptaro-amerikanë Bytyçi— Agronin, Mehmetin dhe Yllin.
Kryeministri në detyrë Kurti na kërkoi luftëtarëve të Batalionit “Atlantiku” të ishim bashkë me të dhe familjen Bytyçi në homazhin për tre heronjët shqiptaro-amerikanë dhe ne u përgjigjëm, si për çdo lider shqiptar, me miratim mirënjohës.
Në fjalën që e bëra në emër të “Atlantikut” lexova epitafet kuptimplote në gurët e varreve të tre vëllezërve Bytyçi dhe rikujtova z. Kurti dhe të pranishmit se shqiptarët gjithmonë duhet të gjejmë zgjidhje që vendosë interesin nacional mbi çdo gjë tjetër, pavarësisht dallimeve apo mospajtimeve demokratike me njëri-tjetrin, ashtu si kemi bërë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare dhe duhet të bëjmë edhe sot.
Uk Lushi me Albin Kurtin
Veprat e jashtëzakonshme të vëllezërve Bytyçi dhe heronjëve shqiptarë ndër breza duke sakrifikuar jetët e tyre duhet të jenë mesazhi përbashkues që zhbën ndasitë partiake, diferencat ideologjike dhe polarizimin toksik.
Kan være et bilde av 7 personer og tekst
Lavdi Agronit, Mehmetit dhe Yllit! 🇦🇱🇽🇰🇺🇸

Promovimi i Faton Pecit, kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës

0
Nga: Gani Osmani
27 Shtator, 2025, Mitrovicë
Sot pas dite, rreth orës 18,00, në Sallën e madhe të Hotel Pallasit të stërmbushur me qytetarë,antarë e simpatizues, u bë promovimi i Programit të z. Faton Peci, kandidat për kryetar të Mitrovicës.
Këtë tubim e hapi Armend Muja ku përveç shumë të tjerëve udhëheqës e aderues të partive VV+GUXO+ALT. mori pjesë edhe Donika Gërvalla, bashkëkryetare e Partisë Guxo. Kryeministri në detyrë,alias kryetari i LVV-ës, z. Albin Kurti gjendet zyrtarisht në SHBA, ku mbahet mbledhja e OKB dhe aktivitete të rëndësishme botërore të udhëhequra nga Presidenti Donald Tramp.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe atij shtetror, fjala ju dha kandidatit për kryetar, z. Faton i cili në fjalën e tij hyrëse, tha:
“Të dashur qytetarë të Mitrovicës,
Ne kemi guximin, përvojën dhe pergjegjësinë që me punë e përkushtim do të ndërtojmë një komunë ekonomikisht të zhvilluar, të gjelbër, të pastër e funksionale si dhe me mundësi të barabarta për punësim dhe zhvillim.
Ju ftoj të ecim bashkë, drejt qeverisjes e komunës që e meritojmë!…
Ky program perfaqeson vizionin tonë për ta transformuar Mitrovicën në një qytet me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, infrastrukturë të gjelbër e moderne, arsim dhe shëndetësi cilsore dhe një mjedis tërheqës për investime. Përmes këtij programi përcaktojmë qartë prioritetet dhe drejtinet strategjike të qeverisjes lokale, duke filluar nga ofrimi i shërbimeve bazike e cilësore për qytetarët e deri te projektet kapitale e moderne që do të gjenerojnë zhvillim afatgjatë të qytetit të Mitrovicës.
Pas paraqitjes së programit shumë të pasur e gjithëpërfshirës, që zgjati mbi një orë, u bë edhe prezentimi i të gjithë kandidatëve të aleancës VV+GUXO+ALTERNATIVA , për asambleist të Asamblesë të Mitrovicës.
Gjatë tërë këtij prezentimi të programit dhe të kandidatëve u përcoll me ovacione, aprovim e duartrokitje të shumta për Faton Pecin dhe kandidatët për asamble.
Ju urojmë fitore të thellë në Zgjedhjet e 12 Tetorit, 2025!
Shih videon:

Donikë Gërvalla veprimtare unike për Kosovën dhe rugoviste e përjetshme

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani 

Kam punuar një çerek shekulli me veprimtaren e përkushtuar të çështjes kombëtare, Donikë Gërvalla. Parimore, e guximshme, me karakter të çeliktë, me integritet të plotë, qëndresëtare unike, rugoviste e përjetshme.

E shkolluar, me dy fakultete, në Tiranë dhe Hamburg. Pjesë e grevës studentore të urisë, përkrah tribunit të demokracisë, Azem Hajdari, kundër diktaturës staliniste fashiste të Enver Hoxhës. Si vajzë njomëzake, erdhi në zyrën e LDK-së, në Shtutgart, për ta vazhduar aktivitetin politik dhe patriotik për lirinë e Kosovës.

Si nënë, me beben në krojshe, përshkonte Gjermaninë dhe Evropën, në takime me mërgimtarët shqiptarë dhe zyrtarët evropianë. Në Ofenbach të Franfurtit, në një sallë të madhe, ku ishin shumë qindra mërgimtarë, prisnin ardhjen e paralajmëruar të Kryetarit Rugova. U dëgjua vaji i një fëmije. Kryetari i Degës të LDK-së, Hafiz Gagica, tha: “Po qanë nipi i Jusuf Gërvallës”. Të pranishmit shpërthyen në duartrokitje. Janë të njohura debatet e organizuara për Kosovën, Donikë Gërvalla ishte gjithherë fituese, në përballje me ministrat, kryeministrat, deputetët, gjeneralët, politikanët serbë, ballkanas, evropianë.

Kryetare e Degës të LDK-së në Gjermani, një drejtuese e shkathtë dhe profesionale, më gjithë pengesat dhe sabotimet që bënte një klan brenda Kryesisë të LDK-së, në Prishtinë. Më 25 maj 2015, në Kuvendin e 8-të Zgjedhor të LDK-së, në Hotel “Emerald” në Prishtinë. Si delegat, isha dëshmitar okular, kur delegatëve nga Dega e Gjermanisë dhe e Zvicrës, iu mohua pjesëmarrja në Kuvend, me arsyetimin se njëra nga Nëndegët e Degës, “nuk ka bërë zgjedhje të rregullta!” Qesharake! Ndërkohë që ishin, pikërisht, këto dy Degë që kishin bërë zgjedhje super të rregullta, me votë të fshehtë demokratike, si në epokën e Presidentit Rugova.

Ai Kuvend, i 8-ti me radhë, nuk e pranoi votimin e fshehtë. Konkurrenca e Vjosë Osmanit për kryetare të LDK-së u refuzua! Votimi aklamativ, fiktiv, i rrejshëm, i hapur, me ngritje dore, ricikloi Isa Mustafën për kryetar, sa të dhunshëm, aq edhe të paligjshëm!

Më vonë u mbajt Konventa e LDK-së, Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, ia dorëzon materialet e Konventës, Donikë Gërvallës, e ftuar si kryetare e Degës të LDK-së, nga Gjermania. Në hyrje të sallës u ndalua, tre bodiguardë të ministrave të Isa Mustafës e tërhoqën zvarrë, vajzën krenare të Jusuf Gërvallës, Hero i Kosovës! Asaj dite, kur skena bizare e dhunës ndaj veprimtares më të zëshme në Evropë dhe botë, për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, u bë virale në industrinë mediatike, mijëra anëtarë të LDK-së, në shenjë proteste, të përlotur, u larguan nga LDK-ja.

Megjithatë, kryetarja e Degës të LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvalla vazhdoi veprimtarinë politike, në organizimin dhe drejtimin e partisë të Presidentit Rugova, sikur të mos kishte ndodhur asgjë! Dhe, këtë fyerje, skajshëm poshtëruese, të bërë asaj, nga një klan uzurpator i partisë, të “zgjedhur” me aklamacion, fiktiv, të rrejshëm, e kapërdiu! Dhe, këtë e bëri për hirë të ruajtjes së LDK-së, duke pritur reflektimin e strukturave të saj, që nga Këshilli i Përgjithshëm, Grupi i Deputetëve e deri ke shumësia e anëtarëve Kryesisë, të shpërfillur nga klani namkeq.

I kemi dëgjuar kuadrot e LDK-së, Ismet Beqirin dhe Lutfi Hazirin, duke thënë se “ajo ngjarje ishte inskenim nga delegatët e Gjermanisë dhe të Zvicrës”!  Kjo është një shpifje e rëndë dhe zotërinjtë e cituar, edhe tani, duhet të kërkojnë falje për fyerjen dhe shpifjen mostrume. Për 16 vjet radhazi kam qenë delegatë në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së në Prishtinë. Ne jemi të drejtpërdrejtë dhe nuk merremi me inskenime dhe pisllëqe tjera të kësaj natyre. Prandaj, pushoni shpifjet, sepse nuk ju bëjnë nder. Përkundrazi, u bëhen bumerang në karrierën Tuaj politike.

Në sallën kuvendore ishim 359 delegatë të Kuvendit Zgjedhor. Isha zë i vetëm në sallë, kur protestova kundër asaj -maskarade zgjedhore-. Dhunshëm e mora fjalën: “O skllevër të shekullit digjital, hiqni dorë nga zgjedhjet aklamative, fiktive, të rrejshme! Çfarë fytyre do të keni të dilni para anëtarësisë, elektoratit, për të kërkuar votën e tyre demokratike, kur ju e përdhosni aq poshtërsisht besimin e tyre” dhe vërejtje të tjera bazike. Mua më duartrokisnin, por votën e hapur ia jipnin Isa Mustafës dhe klanit  të tij!

Dorën në zemër, të paktën, në tri Kuvende radhazi, ka reaguar edhe ish-kryetari i LDK-së, tashmë, në cilësinë e -Kryetar Nderi-, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, duke kritikuar se shpërbërja e Aktivave të LDK-së, ishte nismë e çmontimit të rugovizmit në parti; anashkalimi i votës së fshehtë dhe zëvendësimi me votën “zgjedhore” aklamative, fiktive, të rrejshme, pra, të hapur, mundëson shpërfilljen e strukturave të partisë, duke i dhënë parësi riciklimit të kryetarit me rrethin vicioz të tij! Megjithatë, klani i mërdhezur për pushtet, nxitonte “me kokë mushku”, me shpërfillje klasike, deri në rrugaçëri, për ta përmbyllur Kuvendin “Zgjedhor”, duke marrë trofeun e mandantit të turpshëm me afat 4-vjeçar!

Donikë Gërvalla, për më shumë se 6 vjet punoi në zyrën e LDK-së, në Shtutgard, së bashku me Sali Çekaj. Ajo kishte bashkëpunim të rregulltë me kuadro të LDK-së, në Prishtinë, në mes tyre edhe drejtorin e QIK-ut, si Enver Malokun; me këshilltarin politik të Presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa dhe të tjerë, u vranë si kundërshtarë politikë. Ekzekutimeve u paraprinë listat emërore, të bëra nga Shtabi i UÇK-së të LPK-së, në Tiranë. Ajo përjetoi rëndë përgjakjen e bashkëpunëtorëve të saj. Dhe, ata ishin të shumtë dhe jo 100 apo 200 vrasje politike, siç po i minimizojnë tellallët e krimit, por disa qindra.

Donikë Gërvalla u dha emër dhe mbiemër kokave të krimit, me bandat e tyre. Ishin gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, të cilat konfirmuan denoncimet publike të veprimtares Gërvalla. Tashmë, nuk përbënë asnjë sekret se krimet politike në Kosovë, u faturohen eksponentëve me përkatësi partiake të subjekteve politike: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN.

Presidenti Rugova na e la LDK-në me 47 % të votueseve të saj. Shefat drejtues, me klanet e tyre, e sollën LDK-në në 9.8 %, sepse pjesë e koalicionit ishte edhe Pacolli me disa partiza minore djathtiste. Kjo tmerroi idealistët e frymës rugoviane. Vardisja e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pas PDK-së, duke shpërfillur anëtarësinë dhe strukturat e partisë. Ai luftoi pamëshirshëm Donikë Gërvallën; përçau Mërgatën. Me Vjosë Osmanin ishte i egër dhe hipokrit – njëherësh. Ishte patericë e mbajtjes së PAN-it me “komandantët” e tij kriminelë në pushtet, në vite e dekada!

Binomi Donika-Vjosa shpëtuan LDK-në në prag të shuarjes, ndërsa largoi nga pushteti eksponentët e krimit dhe të hajnisë zyrtare, PAN-in kriminal, me patericat e tij. Reformat e nismuara nga Lidershipi i ri i LDK-së, ishin shpresë e ngjallur. Por, lënia në gjysmë të reformave, zhgënjeu shumë.

Aleanca e ripërtërirë me PAN-in, me ideologji të mykur staliniste dhe klani dominues i Isa Mustafës në LDK, janë bashkuar me sulme dhe urrejtje patologjike, kundër Donikë Gërvallës, e cila mbron vetëm të vërtetën, pavarësisht kostos që ka ajo. Këtë e dëshmoi edhe në Intervistën e dhënë në PRESSING, T7 me moderatorin Leonard Kërçuku, javën e shkuar. Ajo nuk mohoi asnjë nga deklarimet e saja, të bëra përgjatë përtej tri dekadave të veprimtarisë të saj politike.

Ajo vlerësoi veprimtarët dhe luftëtarët, për lirinë e Kosovës dhe denoncoi ata që e përgjakën Atdheun-Kosovë, gjatë dhe pas luftës. Madje, bëri thirrje që krimet makabre ndaj kundërdshtarëve politikë shqiptarë, të hetohen, të zbulohen dhe të ndëshkohen me forcën e ligjit. Gërvalla nuk bënë kompromis me krimin dhe kriminelët, përkundër disave nga politikanët aktiv, të cilët dje kërkonin gjykim e ndëshkim, ndërsa sot, për të njëjtit, kërkojnë amnistim! E tupshme dhe kriminale!

         Donika luftëtare konsekuente kundër Serbisë dhe argatëve të saj shqipfolës

 

Opozita e bashkuar, si në kor bretkosash, i është sulur zëvendëskryeministres, ministres së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalles. E gjithë kjo urrejtje e shprehur, në mënyrën me të vrazhdë, ndaj kontributes më të madhe për çështjen  kombëtare, atëherë kur Atdheu kishte nevojë për fjalët dhe veprimet e saj të mençura.

Akuza për mungesën e njohjeve të reja, më se paku mund të fajësohet ministrja në fjalë, sepse në Marrëveshjen e Vashingtonit është kërkuar të stopohet kërkesa për njohje, ndërsa Serbia të pushojë ndërhyrjet për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të tjera. Edhe pse Serbia nuk ka zbatuar asnjë nga angazhimet, kinse, të pranuara. Ndërkohë, masat e marrura, për shtrirje të sovranitetit në veriun e Kosovës të Qeverisë Kurti, BE jo vetëm që nuk ndihmoi tek pesë shtetet e saj, për ta njohur Kosovën, përkundrazi, sanksionoi Kosovën, sa padrejtësisht, aq edhe arbitrarisht!

Përformanca e Gërvallës në cilësinë e ministres së Jashtme, në forumet ndërkombëtare, ka qenë cilësore dhe përmbajtjesore, duke fituar debatet politike e diplomatike me kundërshtarët, në veçanti, me zyrtarët e Serbisë. Ajo është një polemiste brilante, “hazërxhevap” për të gjitha temat aktuale. Dhe, këtë dhunti të saj, e ka të trashëguar nga i ati, Jusuf Gërvalla, por edhe nga Gjyshja e saj, Nëna Ajshe.

Fillim e mbarim, PAN-i ka mohuar çdo sukses të ministres së Jashtme, Gërvalla, sepse ajo ka qenë konsekuente në goditjen e PAN-it, si sinonim të krimit vrastar dhe të hajnisë zyrtare, përkundër të tjerëve që dje i shanin dhe i anatemonin vrasësit, sot i mbrojnë dhe amnistojnë, edhe pse vrastarët kurrë nuk kërkuan falje, për krimet e tyre serike! PAN-i me SHIK-un e tij i ka agjentët e tij në LDK dhe kanë qenë edhe mbetën të interesuar për ta goditur ministren Gërvalla. Andaj, klani Mustafa, në debatet televizive e quajnë atë “dezertore”, ndërkohë që e kanë përzënë përdhunshëm nga LDK-ja.

Vërtet, akuzat e Donikë Gërvallës, për krerët dhe eksponentët e PAN-it, janë bazike, por ajo nuk ka deponuar dosje në Gjykatën e Hagës, sepse janë të mjaftueshëm 300 dëshmitarë, të cilët e kanë parësinë e dëshmimit, si rezidentë në Kosovë dhe shumë syresh e kanë provuar në lëkurën e tyre torturën e komandantëve. Dhe të tjerë, të cilët vajtojnë familjarët, viktima të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, siç i ka emërtuar, saktësisht, prokurori amerikan, Jack Smith.

Janë shumë zuzarë dhe rrugaçë, të cilët akuzojnë edhe Presidenten e artë, Vjosë Osmanin, për karrierizëm! Por, koha dëshmoi se ajo është parimore dhe përcaktimi i saj jetësor është thellësisht atdhetar. Po të ishte karrieriste, ajo do të qëndronte në koalicionin me LVV, ku e kishte të garantuar mandatin e dytë në krye të Presidencës të Republikës të Kosovës. Këtë “nuk e luan topi!”

Në një vend të emancipuar e demokratik, si Franca, e cila ia vazhdoi mandatin presidentit Macron, edhe pa parti, nuk do të merakosej për zgjedhje të reja, duke e pasur të gatshme një Vjosë Osmani, e cila në votim të drejtpërdrejtë nga populli,  do të ishte më e pëlqyera e Kosovës, për Presidente të vendit. Ndërkohë, njëri nga kalkuluesit partiak, mjerisht, i LDK-së, i cili asfare nuk merakoset për cilësinë drejtuese të Kosovës, por i intereson rehatia personale, deklaron se “Vjosa Osmani do t`i këtë 120 vota kundër!” E turpshme për kuvendarët, të cilët preferojnë pazaret e pista ndërpartiake parlamentare, duke injoruar vullnetin e popullit.

Industria lehaqene e PAN-it, cinikisht e poshtërsisht, e përsërisin, artificialisht, disa “argumente”, të sajuara nga ata, ashtu siç veprojnë me akuza idioteske, për bisedën aksidentale, një minuteshe, të Mimozë Kusari-Lila, të kurdisur nga Sllavko Simiq, në koordinim me krerët dhe eksponentët kontrabandistë të PAN-it. Sipas Doganës të Kosovës, zyrtarë kontrabandistë të PAN-it, në bashkëpunim me -Listën Serbe-, i kanë shkaktuar dëme prej miliarda euro buxhetit të Kosovës!

Në raport me këta kriminelë, hajna e zuzarë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Gërvalla, është kristal e pastër, pushtetare dinjitare, intelektuale e kompletuar, me integritet të plotë, e cila ka epërsinë absolute e të gjithë lukunisë shpifarake PAN-iste. Rrjedhimisht, shpifjet denigruese të opozitës nuk mund ta zvetënojnë shkëlqimin e artë të diplomates unike, Donikë Gërvallës.