Kreu Blog Faqe 721

Pse fitorja e Donald Trumpit, do i trondit hiperglobalistët, alterglobalistët dhe populistët?

0

Foto: George Soros, Wikimedia Commons. Offisielt portrett: Statsadvokat i Los Angeles, George Gascon. Kilde: Wikimedia Commons.

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

  • Ose: Ca sugjerime e këshilla tejet miqësore për politiken kosovare
  1. Tani pas marrjes së informatës për zgjedhjen e Donald Trump në postin e Presidentit të 47 të SHBA-ve (të shtyrë nga lakmia dhe ruajtja e privilegjeve e pushteteve, qofshin ato demokratike, autokratike, diktatoriale, etj.), ka filluar vërshimi i telegrameve e urimeve nga më të ndryshme, të(pa)sinqerta në adresë të Tij; është interesant të analizohen këto mesazhe e urime kurtuazie! Të cilat, me fitoren e tij bota më nuk do jetë asnjëherë e njëjtë me ate para ardhjes së Tij në fronin e lidershipit global. Ka mendime e ekspertiza të gjera sociologjike (si ajo e sociologut Imanuel Wallersteine e Johan Galtung) që fitoren e Tij e shohin, si fundi i dominimit absolut të Amerikës, po edhe si fundi i globalizimit të botës me (sloganin;  petkun e ideologjisë neoliberale dhe post modernizmit si kulmim të vlerave perëndimore. Por, që në këte rasz s’janë objekt i analizës sonë. Në fakt, urimet duhet shikuar përveç prizmës personale (sidomos për vendet autokratike e ato diktatoriale) edhe me një “dioptri” tjetër fare që dosido ka të bëjë me primesa më të gjëra, si ato të interesit shtetëror e kombëtar. Te shteteve e vendeve, të cilat në periudhën e dominimit absolut të perandorisë amerikane (lexo; globalizmit si ideologji, si tendencë, si ndërvarësi, po /nëse doni/ pra nëse doni edhe si mit!?), ishin aleate, ishin partnere po edhe mike besnike në “odisejaden” e kulmimit dhe dominimit në glob. Gjitha këto urime.. pa dallime të theksuara (etike e politike) , janë rutinë kurtuazie dhe një dëshmi jo vetëm e shprehjes së lojalitetit ndaj administratës që Ai do ta udhëheq në 4 vitet e ardhshme, por, edhe e besnikërisë dhe poltronizmit të skajshëm ndaj vetë personalitetit kontrovers të Donald Trump. Por, si do të manifestohet apo si do të mund të “përkthehet” lojaliteti ndaj vet Trumpit në utilitarizëm e në interesa personale të autokratëve indolent dhe diktatorëve e populistëve të pa shpirtë në gjithë globin, mbetet për t’u parë. Themi kështu edhe për shkakun, se shumica e analizave (amerikane) lidhur me karakterin e vetë Donald Trumpit flasin për një tip karakteri; tejet arrogant, të vetëmjaftueshëm, të paparashikueshëm, e madje edhe tip që fascinohet dhe joshet lehtësisht pas lajkave e miklimeve kurtuazie në publikun e gjerë(!). Por, këndvështrimi i interesave që do sjellin dobi izolacionizmi i tij i rekomanduar me moton “first America” gjatë fushatës elektorale, me siguri blloku tjetër i identifikuar si BRIKS (Brazili, Rusia, India, Kina…) do e shfrytëzoj në konsolidimin dhe afirmimin e vlerave të reja antipode perëndimore. Nga ky këndvështrim nuk ishte e rastësishme dhe as e çuditshme përkrahja e sofistikuar e hibride që ia “dhuruan” shtetet e këtij blloku të ri ekonomik, (ku filozofinë e kapitalizmit neoliberal e konstaton si të bankrotuar (!); politik, (një mish – mashë ideologjik /si rasti i Kinës/ ); e vleror, (një pikëpamje krejtësisht të re mbi proceset dhe zhvillimet globale) kampit të Trumpit, gjate fushatës elektorale.
  2. Mirëpo, çfarë do sjellë më saktësisht timonieri Trump, si lidership i ri me izolacionizmin” e tij amerikan, në rrafshin global? Shumica e sociologëve janë të pajtimit që midis tjerash, ai do sjell; Kufizimtë dukshëm të KTN-ve që merren me industri ushtarake dhe agjensioneve informative në SHBA-es; Ndërprerje të dy vatrave më të rrezikshme të luftës; atë në Ukraine dhe atë ne Lindje midis Izraelit dhe Hamasit, që ushtrohet përmes trysnisë, shantazheve dhe kushtëzimeve ekonomike; Kthim të KTN-ve amerikane nga tregu global (që u transferuan edhe fizikisht nga Amerika në Meksikë, Kinë, Japoni, Tajvan e gjetiu periudhës se globalizimit);  Fillim të një “ndjekjeje të re të shtrigave”, ndaj industrisë farmakologjike, asaj teknologjike dhe sidomos asaj ushqimore amerikane, që do i besohen Robert Kenedit dhe Elon Mask-ut. Kur jemi te politikat e jashtme, Donald Trump duket që pa mëshirshëm do i vazhdoj ato të mandati të parë. Riformatimin e rolit të NATO-s, që, dosido është një paralajmërim edhe për neve në Kosovë, se në kohërat që po vijnë të ndajmë shumë më shumë buxhet në ushtri e armatim mbrojtës…Kurse, kur jemi te reflektimi apo te trysnia hipotetike politike që supozohet se mund të ndodh mbi rajonin (Bosnjën dhe Serbinë) dhe në veçanti mbi Kosovën, për ata që mendojnë se zgjedhja e Trumpit do e dobësoj pozicionin e qeverisë së ardhshme, kam mendim tërësisht tjetër…Si dhe përse do ndodh ky reflektim e trysni pozitive kujtoj se do të varet shumë; nga uniteti (jo uniformiteti në mendime e qëndrime politike) i përfaqësuesve legjitim që do dalin pas zgjedhjeve te 9 shkurtit, në avokimin e argumenteve për shtrirjen e sovraniteti (slogan zgjedhor i vet Trumpit (“e ardhmja u përket vendeve të pavarura”) të Kosovës; nga heqja dorë e të menduarit dhe të gjykuarit dogmatik (lexo; bunkerimi dhe insistimi naiv në pozionime këmbëngulëse e pa doza elasticiteti): e sidomos nga përafrimi i konceptit, ideve, veprimeve dhe pragmatizmit (që s’nënkupton dorëzim, por, mjeshtërinë e konfrontimit) tonë politik për të realizuar interesat tona afatgjata kombëtare e shtetërore.
  3. Pse nuk guxojmë të rrëshqasim në antitrumpizëm dhe të vetmjaftohemi me frymën euforike të nacionalizmit tonë irracional? Sepse, mu ky turravrap i yni i pamenduar mirë me “peshoren e argjendarit” mund të na fut në rrugë të pa kthim të konfrontimit, jo vetëm me administratën në ardhje të njohur si tipike antiglobaliste, por edhe me vlerat perëndimore. Andaj, adresa e pushtetit për të afirmuar vlerat tonë të nëpërkëmbura nga e kaluara jo fortë e largët, nuk guxon dhe nuk duhet assesi të na e krijojë “distancën sociale” me minoritetet (sidomos me serbët e manipuluar dhe kontrolluar nga regjimi fashist i Serbisë!) dhe grupet tjera etnike. Arsyeja është shumë e thjeshtë; ne si Kosovë, nuk e kemi problemin me serbët vendas, por, me Serbinë e cila është duke bërë gjithçka për ta “mbjellë” farën dhe disponimin antiamerikan në trojet tona shqiptare. Nacionalizmi i kosovarëve, duhet të “spastrohet” dhe dekontaminohet në mënyrë shumë “kirurgjikale “nga synimet dhe ambiciet irracionale. Po ashtu, ai nuk duhet as të figuroj në programet dhe agjendat shtetërore (derisa në ato partiake, mund të shërbej si retorikë përkohësisht për interesa ekskluzive për animimin e opinionit të gjerë për t’i zgjedhur ata në aulën e pushtetit), ngase, programet e simuluara dhe të stimuluara përmes “agjendave” shtetërore, shumë lehtë mund ta krijojnë një gjeneratë antiamerikane e antiperëndimore, gjë këte e synon me mish e me shpirtë Serbia. Natyrisht, këtë synim programor, kurrë nuk kisha dashur ta shoh, e aq më pak ta realizoj ndonjë subjekt i yni nga Kosova! Antitrumpizmin, “prodhon” përveç labirinteve e kurtheve të rrezikshme edhe pasiguri në rajon…! Kështu që periudha e re, duhet të na mësoj që pas zgjedhjeve të shkurtit, politika jonë të ecën në (si thuhet) “teh shpate”, dhe të veprojë unanimisht me një zë, sidomos kur janë në pyetje interesat afatgjata kombëtare e shtetërore…
  • Shumica e sociologëve janë të pajtimit që midis tjerash, Donal Trump, do sjell; Kufizim të dukshëm të KTN-ve që merren me industri ushtarake dhe agjensioneve informative në SHBA-es; Ndërprerje të dy vatrave më të rrezikshme të luftës; atë në Ukraine dhe atë ne Lindje midis Izraelit dhe Hamasit, që ushtrohet përmes trysnisë, shantazheve dhe kushtëzimeve ekonomike; Kthim të KTN-ve amerikane nga tregu global (që u transferuan edhe fizikisht nga Amerika në Meksikë, Kinë, Japoni, Tajvanë e gjetiu periudhës se globalizimit);  Fillim të një “ndjekjeje të re të shtrigave”, ndaj industrisë farmakologjike, asaj teknologjike dhe sidomos asaj ushqimore amerikane.

Albin Kurti në Oslo: Kujdesemi të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendin tonë

1

B. H. | RTKlive

Kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë qëndrimit në Oslo kanë mbajtur një takim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë atje.

Forhåndsvisning av bilde

I pari i ekzekutivit ka thënë se mërgata gjithmonë ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë.

Forhåndsvisning av bilde

“E ne po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë. Sinergji, që e forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja, kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit”, ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka publikuar pamje nga tubimi me bashkëatdhetarët.

Forhåndsvisning av bilde
Forhåndsvisning av bilde
Forhåndsvisning av bilde

Autori i librit “Tapitë e pronave në Vilajetin e Kosovës 1847-1912”, kumtesë në ambientet e Universitetit “GAZI” të Ankaras

1
nga: Jusuf Osmani, arkivist
___
Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA), në bashkëpunim me Universitetin Gazi dhe Fondacionin Ballkanik, më 6 nëntor 2024 organizuan veprimtarinë e titulluar “100 vjet ndarje” që u mbajt me pjesëmarrje të gjerë, ku ishin valiu i Tiranës, rektori i Universitetit, titullar të disa institucioneve publike të Turqisë, presidentët e agjencisë dhe fondacionit, profesorë, studentë dhe shumë pjesëmarrës të tjerë.
Në këtë tubim morra pjesë me kumtesën “Dëbimi i shqiptarëve dhe myslimanëve të tjerë (turqëve, çerkezëve etj.) nga Sanxhaku i Nishit më 1877/78”. Në këtë kumtesë paraqita edhe periudhat e mëvënshme të shpërnguljes së shqiptarëve si atë të viteve 1912-1914, periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, duke përfshirë edhe Konventën e vitit 1938 dhe periudhën 1951-1966.
Kumtesa ime zgjoi interesim të madh dhe u bënë pyetje përkitazi me faktet e prezantuara.
Organizatorit ia dhurova kompletin e librave “Shqiptarët në Sanxhakun e Nishti – Muhaxhirët”, ndërsa rektorit të Universitetit “Gazi”, prof. dr. Ugur Unal, ish drejtori i Arkivit shtetëror pran Presidencës së Replikës së Turqisë, librin e përgatitur me znj. Refike Sulçevsi “Tapitë e pronave në Vilajetin e Kosovës 1847-1912”.
Gjatë rrugës për në Stamboll pata nderin të takohem me presidetin e “Jalifat Publishing”, në Amerikë, z. Ramiz Tafilaj, një ardhetar, publicist, humanist dhe kontribues i madh i afirmimit të çështjes kombëtare shqiptare dhe veprimtarisë publikuese shkencore. Biseduam për disa forma të bashkëpunimit dhe ia dhurova librin “Tapitë e pronave në Vilajetin e Kosovës 1847-1912”.

Mërgimi i Arbërorëve pas vdekjes së Gjergj Kastriotit !

Nga: Belisar Jezerci, historian
___
Mërgimi i shqiptarëve filloi me depërtimin e turqve në tokat shqiptare,e sidomos pas vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve të mërguar u strehua në krahinat e Mbretërisë së Napolit. Veçanërisht në krahinat e Kalabrisë dhe të Siqelisë u strehuan më tepër se 100.000 mijë shqiptarë dhe krijuan aty rreth 100 fshatra më popullsi arbëreshe.
Në fund të shekullit XV,që nga Venediku deri në Siqeli,,burimet arkivale përmendin në qytetet italiane dhe në rrethet e tyre bujqësore shqiptar me shumicë. Mjaft prej tyre të varfër, pa ndihmë e pa përkrahje, të mbetur rrugëve, u kthyen në lypës ose vdiqën nga uria dhe sëmundjet.
.”Nuk mund t’i shohë njeriu— i shkruante Papa Pali i II Filipit, dukës së Burgonjës- pa derdhur lot këta refugjatë nëpër limanet e Italisë, të uritur e të xhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre, që rinë anës së detit, e ngren duart në qiell, e qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh”.
Numri i të mërguarëve llogaritet të ketë arritur 200.000 mijë shqiptarë…!
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Donald Trump dhe ndikimi i tij në Ballkan pas zgjedhjes së tij si president i SHBA në 2024

0

Nga: Luan Dibrani

Pas zgjedhjes përsëri president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2024, ndikimi i tij në Ballkan mund të ndryshojë në disa aspekte, duke pasur parasysh natyrën e politikës së tij të jashtme gjatë mandatit të parë dhe preferencat e tij për një politikë të jashtme më të orientuar nga interesat e SHBA-së, më pak të angazhuar direkt në çështjet ndërkombëtare.

  1. Politika e “America First” dhe angazhimi i reduktuar

Një nga elementët kyç të politikës së jashtme të Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë ishte fokusi i tij te politika e “America First”, e cila u pasqyrua në një angazhim më të kufizuar të SHBA-së në çështjet ndërkombëtare. Trump priste që shtetet dhe aleatët e SHBA-së të merrnin më shumë përgjegjësi për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kjo mund të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në Ballkan, duke i lënë më shumë hapësirë aktorëve të tjerë, si BE-ja, Rusia dhe Kina, për të pasur një ndikim të shtuar në rajon.

Tani mund të shohim një angazhim të ulur të SHBA-së në çështjet e Ballkanit. Kjo do të thotë që do të ishte më pak e mundur që SHBA të ndërhynte direkt në çështjet e brendshme të Ballkanit, përfshirë proceset e integrimit të Kosovës dhe Serbisë, apo të ndihmonte në përpjekjet për stabilizimin e regjioneve me tensione etnike, si në Bosnjë, Shqipëri apo Maqedoni të Veriut.

  1. Politika ndaj Kosovës dhe Serbisë

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i politikës së Trump në Ballkan ka qenë angazhimi i tij në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Administrata Trump ka ndërmjetësuar marrëveshje të ndryshme, si “Marrëveshja e Washingtonit” në vitin 2020, e cila kishte për qëllim përmirësimin e lidhjeve ekonomike dhe ndërmarrjen e hapave për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës.

Pritej që ai të fokusohej sërish në një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, ndoshta duke kërkuar më shumë angazhim nga palët për të arritur një marrëveshje paqësore, por me një theks të fortë në interesat ekonomike dhe strategjike të SHBA-së. Megjithatë, kjo mund të jetë më e vështirë pa një angazhim të mëtejshëm diplomatik nga BE-ja dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë.

  1. Marrëdhëniet me BE-në dhe ndikimi i mundshëm i Rusisë dhe Kinës

Një nga karakteristikat e politikës së Trump ka qenë shpesh distancimi nga aleatët tradicionalë, përfshirë Bashkimin Evropian. Ky distancim mund të ketë ndikim në Ballkan, ku BE-ja ka qenë aktori kryesor në proceset e integrimit të vendeve të rajonit dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e tij.

Sipas pozicioneve te tij politike shume lehtë  mund  të ndodhte një ulje e mbështetjes amerikane për procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkan. Kjo mund të krijonte një boshllëk, që mund të shfrytëzohej nga fuqitë e tjera, si Rusia dhe Kina. Të dy këto shtete kanë rritur ndikimin e tyre në rajon, përmes investimeve dhe mbështetjes politike, dhe një politikë e “America First” nga SHBA mund të favorizonte rritjen e ndikimit të këtyre dy aktorëve në Ballkan.

  1. Rusia dhe ndikimi i saj

Rusia është një tjetër aktor i rëndësishëm në Ballkan, veçanërisht në Serbi, që ka marrë mbështetje nga Moska në çështje të tilla si statusi i Kosovës dhe kundërshtimi i zgjerimit të NATO-s. Një administratë Trump më e izoluar mund të mundësojë një hapësirë më të madhe për aktivitetin rus në Ballkan, sidomos në fushat ekonomike dhe ushtarake, duke përfshirë projektet e infrastrukturës dhe mbështetje për qeveri që janë skeptike ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

  1. Përballja me sfidat ekonomike dhe sigurinë

Një tjetër ndikim i mundshëm i një mandati të dytë të Trump mund të lidhet me politika të sigurisë dhe ekonomi, të cilat mund të përfshijnë një angazhim të drejtpërdrejtë të SHBA-së për të ruajtur interesat e saj ekonomike dhe të sigurisë në rajon. Kjo mund të përfshijë mbështetje për disa shtete të Ballkanit për të luftuar korrupsionin dhe për të përmirësuar stabilitetin, por gjithashtu mund të favorizojë përdorimin e mjeteve ekonomike dhe të fuqisë së tregtisë për të rritur ndikimin e SHBA-së në rajon.

  1. Politika ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në vende të tjera të Ballkanit, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Trump ka pasur një qasje pragmatike ndaj integrimit evropian të këtyre shteteve, pa qenë shumë të angazhuar në proceset e zgjerimit të BE-së. Pas 2024, mund të pritet që Trump të vazhdojë të mbështesë integrimin e këtyre vendeve, por ndoshta pa shumë angazhim të drejtpërdrejtë, duke lënë BE-në të luajë rolin kryesor.

Përfundim

Donald Trump dhe ndikimi i tij në Ballkan pas zgjedhjes së tij si president i SHBA në 2024 do të varet nga një politikë e jashtme që vazhdon të mbështetet në interesat e SHBA-së, me një angazhim më të kufizuar dhe një mbështetje të mundshme më të ulët për integrimin evropian të rajonit. Trump mund të vazhdojë të luajë një rol në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por gjithashtu do të lërë hapësirë për aktorë të tjerë, si Rusia dhe Kina, për të shfrytëzuar boshllëkun që mund të krijohet nga tërheqja e SHBA-së. Ndërkohë, Ballkani mund të përballet me një rritje të ndikimit të fuqive të tjera, si dhe mund të shohë një vazhdimësi të sfidave të brendshme politike dhe ekonomike, ndërsa vazhdon të kërkojë stabilitet dhe integrim ndërkombëtar.

Demokracia e politizuar – virus shoqëror në pluralizëm    

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Në vendet e ish kampit socialist  në pluralizëm ku bën pjesë edhe   Mali i  Zi,    funksionimi i shtetit  ka marrë përmasa të politizimit,  nga del se koncepti i barazisë qytetare është zbehur në çdo aspekt, sepse parësore janë partitë politike të cilat përbëjnë shumicën parlamentare  qoftë në nivel lokal apo shtetëror, ku asnjë qytetar nuk mund të jetë i kënaqur me një mjedis të politizuar sepse nuk vlerësohet  profesionalizmi e meritokracia, por dominon  përkatësia partiake, që  nuk është në favor të demokracisë parlamentare si kudo në botën  e qytetëruar

Duke analizuar rrjedhat shoqërore ne periudhën e pluralizmit del qartë se kemi të bëjmë me defekete funksionale  të cilat janë trashëguar nga koha e monizmit. Është pikërisht psikologjia e kohës së shkuar moniste e cila është ngulitur thellë në qenien e individëve të cilët e kanë të pamundur të eliminojnë qasjen e tillë edhe tash në sistemin shumëpartiak. Madje te individë të ndryshëm ende është i pranishëm koncepti i autoritarizmit duke mbetur vesi me negativ i trashëguar nga koha e monizmit.

Nga një qasje e tillë kemi organizimin autoritar të subjekteve politike, duke kriuar kultin e individit, ku antarësia e tyre nuk mund të moderohet me konceptin e zgjedhjes dhe të ndërrimit të udhëheqësit në mënyrë demokratike.Një dukuri e tillë është pothuaj identike në tërë hapësirën e vendeve të ish kampit socialist, ku as shqiptarët nuk janë përjashtim.

Politizimi i demokracisë

Problem themelor në procesin e demokratizimit në Mal të Zi paraqet politizimi i institucioneve, përkatësisht ndikimi politik ndaj institucioneve  si rezultat i pushtetit shumëvjeçar të një partie politike. Një situate e tillë nuk ka dilemë se ka ndikuar në polarizimet shoqërore, e cila është bërë virus i përgjithshëm shoqëror. Madje edhe pas ndryshimeve të pushtetit nga gushti i vitit 2020, një dukuri e tillë vazhdon me të njëjtin ritëm por me strukturë tjetër politike.

Më rëndësi përkatësia politike e jo diploma

Nuk është befasi se në pluralizëm në Mal të Zi  trendi i përshtatshmërisë individuale   dhe i përkatësisë partiake dominon ndaj përgatitjes profesionale. Një dukuri e tillë të kujton kohën e monizmit, e cila këtu ka pasur lënë pasoja deri në ditët tona. Pra kemi të bëjmë me zhvlerësimin e diplomës, dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese  jo vetëm në Mal të Zi por në tërë regjionin. Por, me këtë rast duhet thënë se në pozitë të pavolitshme  janë  ata individë  pa përkatësi partiake të cilët janë të detyruar ti bashkangjiten asaj ne pushtet  apo koalicionit qeverisës, sepse për ndryshe rrezikohen të mbesin  pa punë! Kemi të bëjmë me politizimin e pushtetit si në nivel lokal e ate qendror, që është bërë çështje ditore me pasoja shoqërore, tash dhe në të ardhmën.

Nga shteti ligjor te ai i drejtësisë

Jo rrallë kemi pasur rast të dëgjojmë se duhet të funksionojë shteti ligjor për të pasur demokraci të mirëfilltë qytetare. Por, si duket janë ngatërruar konceptet sepse çdo shtet funksionon në sajë të ligjeve të veta, por çështja qendron ne ate se a kemi shtet të drejtësisë. Këtu qendron problemi sepse kemi koncepte diametralisht të kundërta në lidhje me këtë çështje, sepse ligjshmëria nuk do të thot edhe drejtësi.

Duke marrë parasysh se  si më parë edhe tash kemi pasur vendime gjyqësore që janë  bazuar në ligje por nuk janë vendime në favor të drejtësisë, jep për të kuptuar se koncepti i drejtësisë mbetet ende larg qytetarit. E dhëna  se për vepra të njëjta vendoset  me qasje të ndryshme, del qartë se nuk kemi të bëjmë fare me drejtësi, por me qasje subjektive qe nuk ka të bëjë fare me procedurë ligjore-juridike, por me anshmëri politike. Dhe në raste të tilla e pësojnë ata të cilët nuk kanë mbeshtetje politike, ndërsa të tjerët nuk janë të rrezikuar sepse pas tyre qendron vet partia-shtet.

Çdo  kush e ka të  qartë se kemi të bëjmë me diskursin politik, përkatësisht të partisë-shtet, e cila  vendosë gjyqtarët e prokuroret në të gjitha nivelet,  andaj një veprim i tillë nuk është befasues.Mbetet çështje tjetër  se deri kur do të ekzistojë një veprim i tillë që nuk është në favor të demokracisë, barazisë qytetare dhe të drejtësisë së proklamuar në aktet juridike.

Monizmi me parullën e “vëllazërim-bashkimit”

Në ato mjedise ku pakicat kombëtare janë të pranishme dhe përbëjnë pjesë të konsiderueshme të popullsisë së vendeve përkatëse ekzistojnë modele të mbrojtjës ligjore dhe institucionale të tyre. Ndonëse në aspektin ligjor çështjet e pakicave kombëtare  janë rregulluar me kushtetutë dhe ligje përkatëse, çështja qendron të ana praktike, që do të thot se  sa janë respektuar  ligjet e tilla në praktikë  dhe  sa janë të kënaqur pakicat me pozitën dhe statusin e tyre.

Pakicat kombëtare  në kohën  e monizmit nuk kishin ndonjë trajtim të veçantë legjislativ dhe si të tilla, trajtoheshin përmës konceptit të përgjithshëm qytetar, pa pasur subjektet e tyre.Ishte kjo koha e parullës së “vëllazërim-bashkimit” ku çdo gjë projektohej nga zyrat e komiteteve duke përcaktuar dhe të drejtat e pakicave në veprimtaritë e ndryshme shoqërore. Madje, përcatoheshin edhe individët si më të përshtashëm dhe të pranueshëm për pushtetin e kohës. Ndërsa varësisht prej rrethanave shoqërore edhe kërkesat më elementare nga pjesëtarë të pakicave vlerësoheshin  si kërkesa nacionaliste.Ishte kjo koha e mbijetesës për shqiptarët sidomos pas vitit 1981, kur kishte marrë hov fushata antishqiptare duke luftuar gjoja nacionalizmin shqiptar.

Përfaqësimi autentik  në pluralizëm

Por, nga viti 1990, me miratimin e pluralizmit politik, pakicat kombëtare, përkatësisht popujt e ndarë formuan subjektët e tyre politike të cilat ishin përfaqësuesit e tyre autentik në mbrojtje të identitetit kombëtar. Një veprim i tillë ishte përgjigje ndaj pushtetit i cili nuk ka treguar gadishmëri për barazi qytetare e nacionale të shqiptarëve, por në mënyrë perfide ka vepruar kundër identitetit kombëtar të shqiptarëve në hapësirën e tyre etnogjeografike.

Dhe nga ajo kohë shqiptarët marrin pjesë në zgjedhjet politike në nivel lokal e ate shtetëror, duke qenë zëdhënës të kërkesave të tyre për barazi qytetare e nacionale. Është çështje tjetër se sa janë realizuar kërkesat e tilla, duke marrë parasysh se shumica qeverisëse ende vazhdon me sindormin antishqiptar që nuk është në favor të pluralizmit politik dhe të demokracisë parlamentare.

Në pluralizëm pavarësisht rrethanave shoqërore me gjithë pengesat subjektive, shqiptarët në Mal të Zi, kanë arritur disa drejta, të cilat iu ishin mohuar më herët. Por, iu mbetet qe përfaqësuesit e shqiptarëve të vazhdojnë në koordinim për avancimin e pozitës dhe të statusit të tyre në këtë mjedis. Këtu kryesisht mendojmë  në përfaqësimin proporcional, në organët qeveritare, pastaj  në investime,  e sidomos në fushën e arsimit dhe të  kulturës duke u udhëhequr   me kuadro profesionale si kudo në botën demokratike.

Çështjet e tilla janë jetike për shqiptarët  dhe nuk duhet të trajtohen si personale apo partiake, sepse kemi të bëjmë me të drejtat e mohuara që janë në mbrojtje të identitetit kombëtar  shqiptar në këtë mjedis.
                                                                                                                                    (Nëntor 2024)

Senatori republikan – antikomunist Marco Rubio, në krye të diplomacisë amerikane?

1

Nga: Frank Shkreli

Dy ditë pas fitores së ish-presidentit Donald Trump dhe republikanëve, në përgjithësi anë e mbanë vendit, në zgjedhjet presidenciale këtu në Shtetet e Bashkuara kanë filluar spekullimet mbi emërimet e mundëshm në detyrat e larta të administratës së ardhëshme republikane.  Burime të ndryshme mediatike por edhe nga qarqe të afërta politike me Z. Trump dërgjohen zëra mbi emrimet e ardhëshme në administratën e re të figurave të njohura politike të Partisë Republikane dhe jo vetëm.

Një prej këtyre e personaliteteve është Senatori Marco Rubio që përflitet si një kandidat i mundëshëm në krye të diplomacisë amerikane, si Sekretar Amerikan i Shtetit. Emri i tij po përmendet sot nga disa media, përfshir rrjetin televiziv amerikan, FOX, i përafërt me Presidentin Trump.  Disa media të tjera flasin për zgjedhjen e Senatorit Marco Rubio si Kryetar i shumicës Republikane në Senatin e ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara.

Senatori Marco Rubio sipas faqes së tij zyrtare në internet është në mandatin e tij të tretë si Senator që përfaqëson shtetin Florida. Ai mbetet i angazhuar në misionin e tij për t’i shërbyer banorëve të shtetit Florida dhe për të garantuar se Amerika vazhdon të jetë një vend i fortë dhe i qëndrueshëm përball krizave për të gjithë brezat e ardhëshëm amerikanë. Në faqën e tij zyrtare thuhet se për Senatorin Rubio, kjo nuk është një çeshtje partizane ose partiake. Z. Rubio konsiderohet si ndër senatorët më të mirë që bashkpunon me senatorët e palës opozitare, ndërsa ekspertiza e tij – edhe si anëtar i Komisionit të fuqishëm të Senatit për Punët e Jashtme — është politika e jashtme dhe promovimi i interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara.  Në biografinë e tij thuhet ai është interesuar në politikë nga influenca e gjyshit të tij, i cili ishte dëshmitar i shkatërrimit të Kubë nga komunizmi — vendlindje e familjes së Senatorit Rubio.

Kush është Senatori Marco Rubio: Ai është 53 vjeç, ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit Florida nga viti 2000 deri në 2008, dhe është zgjedhur Senator i Shteteve të Bashkuara nga ky shtet, në vitin 2010.   Në biografinë e tij, Senatori Rubio thotë se, besimi i tij në Amerikën dhe rpemtimet e saj është formula shumë heret nga prindërit e tij, të cilët kanë emigruar nga Kuba më 1956 dhe pasi diktatori komunist Fidel Kastro kishte soldifikuar regjimin e tij. Si përfundim, ata ata nuk u lejuan të ktheheshin kurrë më në atdheun e tyre. Ishte përvoja dhe kujdesi brenda familjes, thotë ai, që e ndihmuan të formonte jetën e tij si person dhe si politikan.  Ai falënderon prindërit e tij për punën e rëndë të tyre për të siguruar që ai dhe vëllezërit e motrat e tij të kishin mundësitë për të shkuar përpara, mundësi të cilat ata nuk i patën kurrë në jetën e tyre.

Duke shprehur filozofinë e tij konservatore të qeverisjes, ai shprehet se, “ishte angazhimi i Amerikës për një qeveri me kompetenca të kufizuara, si edhe liria ekonomike, që hapën dyert e suksesit për mua”, thotë ai.   Ai shton se, si anëtar i Senatit Amerikan, ai ka përkrahur me krenari ata që kanë hapur vende të reja pune, dhe ka mbështetur prindërit amerikanë, misioni i të cilëve në jetë është që për fëmijët e tyre, të ndërtojnë një Amerikë të fortë e të begatë.  Përsa i përket politikës së brendshme, ai ndër të tjera është në favor të balancimit të buxhetit federal dhe për shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë federale. Sa i përket politikës së jashtme dhe diplomacisë ndërkombëtare, Senatori Marco Rubio, është dalluar gjatë viteve në debatet e forta mbi politikën e jashtme amerikane, duke përmbledhur qëndrimet e tija, në këtë fushë, duke thënë  se, “me krenari ka artikuluar qëndrimin tim në lidhje me interesat e Amerikës për të kundërshtuar tiranët e rrezikshëm,  dhe në mbështetje të luftëtarëve të lirisë”, dhe ka theksuar se vazhdimisht ka ngritur zërin e tij në “përkrahje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut”, anë e mbanë botës.

I vetëdijshëm për popullaritetin e tij në rritje, Senatori Rubio ka mbajtur një numër fjalimesh në të cilat ai ka prononcuar qëndrimet e tija, duke dhënë hollësi, nga pikëpamja e tij, mbi një numër çështjesh aktuale për Amerikën dhe për botën. Ai ka theksuar qëndrimet e tija konservatore mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Amerikës, përfshirë politikën ekonomike dhe financiare, që sipas tij, duhet të krijojë taksapagues të ri dhe jo të imponojë taksa të reja; dhe të merren masa mbarëkombëtare për të siguruar që shekulli 21, të jetë një “Shekull tjetër Amerikan”.  Senatori Rubio ka folur mbi rolin që duhet të luaj qeveria në Amerikë dhe mbi rolin që Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë në botë.  Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë i angazhuar në politikën e jashtme, pasi shumë njerëz, anë e mbanë botës, “gjithnjë brutalizohen dhe skllavërohen nga qeveritë e tyre”. Në një intervistë të ditëve të fudnit, Senatori Rubio u shpreh se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjohen nga gjumi përball kërcënimeve që paraqet sot Kina për Amerikën dhe botën.

Sa i përket spekullimeve nga qarqe mediatike dhe politike rreth emrimit të tij të mundshëm në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Administratën e ardhëshme të Shteteve të Bashkuara, tha se ky vendim është i Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe se është ende heret për të folur për një një emrim të tillë. Unë nuk kam folur me ta për këtë. Tani, për tani, puna ime, është në Senatitn Amerikan, tha Senatori Rubio, duke mos thenë asgjë më shumë, veçse shtoi se administrata e re do të ketë një “politikë të jashtme pragmatike”.

Mbetet për tu parë, në ditët dhe javët e ardhëshme, nëse Senatori Marco Rubio, bir i prindërve antikomunistë nga Kuba e Fidel Castros, do të emrohet në krye të Diplomacisë së Shteteve të Bashkuara në administratën e ardhëshme të Donald Trumpit.

Plisbardhi që si një xhihadist i thekur, e kërcënon Shqiptar Shaljanin për kishën që do ta ndërtoj në Bajgorë

5
A e vëreni se çka do të thotë ta lejosh përhapjen e islamizimit dhe ndërgjegjësimit Musliman, qe rrafsh 25 vite në Kosovë dhe 35 vite në Shqipëri, për interesa të huaja neoosmane, serbe e ruse!
Vjen zotnia Musliman prej Ankaras dhe ta mushë vendin cep më cep me xhami, me qëllim të krijimit të ndikimit turkomadh, shtimit të turkoshakëve e turkofilëve neoosmanli.
Pastaj, del krijesa e përpunume në ato xhami dhe e kërcënon me zhdukje Shqiptar Shaljanin, se, sipas tij, nuk guxoka ta ndërtoj kishën në truallin e vet në Bajgorë, se «do të luftoj ma zi se me shkaun!».
Dhe për me shitë poza patriotike, të tillët e mbajnë plisin aktreskt në lule të ballit.
Edhe krimineli i madh islamik, Lavdërim Muhaxheri, e qitke kajhere plisin e bardh në maje të kresë, para se me ra “shehid – për të mos vdekur kurrë”, qysh thoshte Shefqet Krasniqi, për ata që i jipnin jetëkotat për të ashtuquajturen «Toka e Shamit», që BIK e pati cilësuar si «tokë aq e rëndësidhme pë «Allahun».
BIK- u që në fillim të korrikut të vitit 2012 , iu pati ba thirrje përmes një qarkoreje të gjithë të rinjve nëpër të gjitha xhamitë e Kosovo* që të shkonin në Siri dhe Irak, për mbrojtjen e asaj toke «allahiste», dmth., që në emër të Islamit të përziheshin në luftën e atjeshme civile…!!
Shqiptar e Shqiptare…,
Ruajeni Shqiptar Shaljanin, se ai Musliman me plisin në lule të ballit, u kërcënue keq në “emër të Islamit!”
A është ndryshe Policia e Moralit Islamik…?
Pasi nuk është tjetrëfare Policia e Moralit Islamik, njeriu i rrezikuar e ka obligim ta njoftoj paraprakisht Policinë e vendit të vet.
Që të mos thonë nesër që nuk kanë qenë të njoftuar…!
Ky pra është plisbardhi që si një xhihadist i thekur, e kërcënon Shqiptar Shaljanin për kishën që do ta ndërtoj në Shalë të Bajgorës.
Shih videon: 
___

Manastiri i Sokolicës dhe pengesat për ngritjen e kishës katolike në Bajgorë

0

Prof. Blerim Latifi, filozof nga Prishtina

Ky është Manastiri i Sokolicës. Ndodhet në zemër të Shalës së Bajgorës. Vetëm pak hapa larg nga Kulla e Isa Boletinit. Me shekuj bajgorasit i kanë shërby këtij manastiri serb. Me roje dhe me punë bujqësore.

Vetë Isa Boletini mbante titullin e vojvodës për faktin se ishte kujdestari kryesor i këtij manastiri.

Në fillim të shekullit 20 aty ishte vendosur një nga qendrat kryesore të agjenturës serbe, e cila po bënte përgaditjet për pushtimin e Kosovës, që do ndodhte vetëm pak vite më vonë.

Në konakun e Sokolicës banonte Arif Hikmeti, agjenti i Serbisë, i cili propagandonte abetaret shqip me alfabet arab dhe i cili, më vonë, po me udhëzimet agjenturore serbe, do të përfshihej në rrebelimin e Haxhi Qamilit në Shqipëri.

Në shumë raste, kuptohet për llogari të Serbisë, ai do t’ia dilte t’i bënte për vete Isa Boletinin dhe shaljanët e tij përmes peshqesheve e dhënies së armëve falas.

Ndërsa sot, pasardhësve të këtyre shërbëtorëve të Sokolicës u pengon ngritja e një kishe katolike shqiptare në Bajgorë.

Kaq mjafton për ta kuptuar se cili është patriotizmi i tyre.

Streha e horrave, që s’do t’i durojmë më…!

0
Afrim Caka, Gjakovë
__
A ËSHTË E LEHTË T’I QUAJMË STREH HORRASH, APO, KOHA E TYRE E NGRIRË
__
Mos reagimi i shoqërisë shqiptare, themë unë, është e pafalshme. E megjithatë një analizë nga më afër tregon se një gjë e tillë është e vërtetë.
Disa prej hoxhallave kronikë, të paaftë të gjejnë mirëkuptimin e njerëzve tru tharë, zhyten në besimin fetar, ku veprojnë po ashtu si më parë. Ata ankohen dhe e ngushellojnë madje edhe veten, por përpiqen, gjithashtu, ta kalojnë barrën e tyre në supet e Perendisë mirëbërës.
Siç është thënë shumë herë, në kronikën dardanase shqiptarët gjak prishur shfaqeshin kështu me dy pamje – herë me mjekër e herë pa të: aty të ledhatuar, a të goditur nga Turqia. Ndërkaq, rrallëkush, madje as ata vetë nuk ishin në gjendje të kuptonin se cila nga këto të dyjat ishte më e egër, kafazi apo si bishë e egër. Dy rrymat e jo të kundërta, të udhëhequra nga tre bijtë e Erdoganit – Mazllami Mazllumi, Irfan Salihu e Mustafë Bajrami etj., mendohet se kishin lidhje me orientimin e ardhshëm të perandorisë osmane. Këmbëngulja e tyre se kombi shqiptarë është i ri, çka ishte kryesisht e pavërtetë, shoqërohej shpesh me mendimin se shqiptaret s’kishin asgjë të përbashkët me shqiptarët e vjetër.
Ajo që do të trajtojmë në këtë shkrim është ky aspekt psikologjik i “Islamit Radikal”, baza e tyre antishqiptare. Një gjë e tillë ngre, tiparet agresive dhe “luftë nxitëse” dhe ka joshur, tiparet e shkatërrimit të çdo gjëje shqiptare të cilët arritën t’i kthente këto krijesa hibride, hoxhallarësh e besimtarësh në një instrument të tillë kaq të “efektshëm” në rrënimin e vlerave të lashta shqiptare. Me një shpejtësi të rrallë
Mizorisht në kacafytjet e hoxhallarëve me shqiptarët e sotëm (dardanët). Është e lehtë t’i quajmë strehë horrash, ashti si dikur, megjithatë ishte ende në jetë. Është simptoma e kohës son, është shenj pafuqie dhe niveli më i ulët i “qytetërimit” në Dardani. Shpeshherë ky kombinim i këtyre njerëzve me profesione të ndryeshme nuk përputhen mirë dhe, shpeshherë, shfaqjet e hoxhallarëve në xhami e minare duken si ndonjë piktur e shëmtuar që të ngjallë frikë dhe urrejtje.
Në lëvizjet e tyre të fund, në media, sepse opinioni shqiptar është mësuar t’i dëgjojë nënstop tash e sa vjet – vëmendja e jonë nuk ishte përqendëruar mbi dy llojet, apo tipat të sëmurë psikologjik: mbi karakterin e mbështetësit e tyre autoritar dhe mbi religjionin arabo-turk. Shpresoj se analizimi i hollësishëm i këtyre tipologjive të huaja radikale do të na ndihmojë në kuptimin që parashtrohen në shoqërinë shqiptare dhe në këtë shkrim dhe në tjetrin që vjenë pas tij – psikologjinë e talebanëve dhe demokracinë moderne.
Bëhet pyetja përse kujtohet se vente bëhej më e shpeshtë. Është e vërtetë se rreziku nuk ishte zhdukur dhe se Dardania do të kishte prapë punë me neoosmanizmin mesjetar, por s’mund të thuhej se në “luftën” ardhshme do ta kërkonte frymëzimin të një hoxhe Mustaf Bajrami i mbetur pa atdhe.
Frustrimi i tyre kulturor në “rritje”, do të shpinte në një shpërthim, të cilët do të bëhen burim i fundamentalizmit RADIKAL antishqiptar në mbështetje për nacional-islamin në vend që të ndërgjegjësoheshin lidhur me fatin kulturor dhe shoqëror shqiptar, hoxhallarët e kësaj lëvizjeje otomanonostallgjike me vetetëdije e mendonin Dardaninë, shqiptarët si me kulturën e atyre serianëve, palestinezeve, avganistanezve etj.
Ky projeksion është krejt i dukshëm në zhvillimin personal të hoxhallarëve radikal. Këta janë përfaqësues tipik i shtresës së ulët të njerëzore. Këta të panjohur deri dje që askushi në rinin e tyre, i referoheshin shpesh vetes si askushi, këta të panjohur e të njohur që njiheshin si askushi në shoqërinë shqiptare.
Të lindur jashtë trojeve shqiptare, këta ndjeheshin të pozicionuar në stilin e tyre shoqëror arab, apo turk dhe të racionalizohen mbi simbolet arabe mesjetare.
Strehen e horrave, s’do t’a durojmë më…!