Kreu Blog Faqe 722

Me Donald Trump fitoj Amerika, por, do humb bota e në veçanti Kosova e Bosnja! 

2

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

  1. Sociologu norvegjez Johan Galtung, i cili hyri në historinë e sociologjisë bashkëkohore (është interesant, para eminencave si Anthony Giddens, Imannuel Wallerstein, etj.) si njeriu që parashikoi kolapsimin e BRSS, shumë kohë përpara se sot të parashikonte shkatërrimin e Shteteve të Bashkuara për vitin 2020. Galtung, gjithnjë i prirur t’identifikojë Amerikën si një perandori, në fillim të viteve 2000, tha se rënia e saj do të fillonte në vitin 2020 dhe më në fund do të pushojë së ekzistuari në vitin 2025. Sipas mendimit të tij, Amerika vuan nga kontradikta midis rritjes ekonomike dhe shpërndarjes së mallrave, nga mospërputhjet financiare dhe sektori real i ekonomisë, si dhe nga problemet e brendshme racore e kulturore. Kur Amerika filloi luftën në Irak në 2003 nën Presidentin George W. Bush, Galtung madje tha që parashikimi i tij duhet të rregullohet dhe se kolapsi i Shteteve të Bashkuara duhet të fillojë në vitin 2020. Në fakt, kolapsi u prolongua me ardhjen e Donald Trump, në mandatin e parë. Por, tani me marrjen e mandatit të dytë, procesi i rënies së perandorisë amerikane (përkundër premtimeve se Amerika do ringritet) sigurisht që do zgjerohet edhe në sytë e publikut mbarë botërorë. Pra, sipas parashikimeve të shkencëtarëve, presidenti i ri nuk do e vonojë, por, përkundrazi do e përshpejtojë rënien e perandorisë.
  2. Andaj, data e fillimit të rënies së Amerikës mbetet e njëjtë. Duket se këto deklarata mund të injorohen dhe të mos merren edhe aq seriozisht! Edhe për shkak se gjatë rrjedhës së vitit 2020, Shtetet e Bashkuara u përballen me një krizë tjetër të thellë e serioze që u nxit me pandeminë e coronavirusit dhe me probleme tjera të shumta të sferës ekonomike. Gjithnjë sipas kësaj “dioptrie” e “prognozave” ogurzeza Amerika tashmë veç ishte futur në “orbitën” e kaosit të plotë…. ? Mirëpo, për të dhënë një prognozë të tillë apokaliptike padyshim që duhet poseduar si informacione të brendshme ashtu edhe indikatorët e argumente tjera shtesë të që flasin për këtë “kolapsim, të ShBA-ve” që na flet autori norvegjez Johan Galtung. Unë e di një fakt që asnjë civilizim në gjithë historinë e qenësimit të vet (e që për Samuel Huntigtonin ishin gjithsejtë diku 27 sish, e prej të cilave vetëm 9 i mbijetuan apokalipsit social, politik, ekonomik, ushtarak, e kulturor), nuk ka qenë i përjetshëm. Që të gjitha civilizimet e kaluara pothuajse, kush më pak e kush më shumë e kanë pasur “afatin e tyre të skadencës”…Filozofia e historisë, s’ bashku me historinë e filozofisë, disponon mjaft dëshmi e argumente për këte proces të pa evitueshëm.
  3. Tani, shto këtij konstatimi sociologjik edhe përvojën historike të civilizimeve, tē cilat prej kohës së Ibën Haldunit e deri më sot, janë ngritur e imponuar në mënyrë meteorike, ndërkaq, kanë rënë ngadalë e ngadalë… sa që fare nuk janë hetuar e kuptuar pothuajse as drithërimet e fundit të tyre! E tillë ishte përvoja romake, ajo bizantine, ajo otomane, angleze, spanjolle, amerikane…! Por, Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të qëndrojnë shumë më shumë në skenën globale si lidership i vetëm edhe për një kohë, nga që mendojnë disa. Në fund të fundit, edhe nxitja e ish trazirave (sulmi i trumpistëve mbi Capitol Hill) ka shumë indikacione që nuk ishte më e lartë se ato të mëhershmet të vitit 1920 apo të vitit 1960, kur ndodhi një kërcënim i fortë për ta destabilizuar sigurinë kombëtare dhe demokracinë amerikane. Për mendimin dhe gjykimin tim gjithë ata që do i gëzoheshin një kolapsimi të shpejtë i SHBA-be, do zhgënjehen. Mirëpo, ky konstatim nuk nënkupton se ky proces i ngecjes apo fillimit të rënies së arkitekturës së ngritur dhe të identifikuar si BE-ne, nuk do të ndodh. Ngase për këtë konstatim ka ca argumente e indikacione pozitiviste.
  4. Le të përkujtojmë këtu ca nga premtimet elektorale të Trumpit, kur thotë; “Nëse ju doni lirinë, bëhuni krenar për vendin tuaj”; “Nëse doni demokracinë, merrni në dorë sovranitetin tuaj”; “E ardhmja nuk i përket globalistëve, e ardhmja i përket patriotëve”… Pra, shihet ashiqare që gjeopolitika e re amerikane me Donald Trump në mandatin pasues, do e hap pa asnjë dyshim “kutinë e Pandores” për një rend të ri bipolar. Sidomos, në Ukrainë (ku Rusia do të marrë tokat e pushtuara) Gaza (ku synohet të rritet ndihma ndaj Izraelit)e më vonë edhe në Ballkanin Perëndimor (ku pretendohet të rikonfigurohen kufijtë etnik) dhe hapësirat kah Kina e Paqësori. Do shtuar, se këto pretendime e synime të administratës së re me Donald Trump, janë “pëshpëritur” zëshëm shumë edhe nga kancelaritë e Brukselit. Ani pse nuk duhet harruar se Amerika edhe për një kohë përmes NATO-s, si superfuqi globale do të mund t’i kontrolloj pa probleme të theksuara si sigurinë ashtu edhe stabilitetin e rajoneve të lartcekura. Kosovën dhe Bosnjën, me siguri e presin ditë të vështira edhe për shkakun se kjo administratë, do i rikthehet herdo kurdo Projektit (të lënë në gjysmë në mandatin e parë) të ndarjes (jo të këmbimit të territoreve) së veriut të veriut të Kosovës (ku kjo pjesë me pasuritë nëntokësore sipas BB ka vleftën sa tri Shqipëri!) me Serbinë. Ndërkaq, Republika Serbe do ndahet nga Bosnja e tanishme. Me që rast do realizohet ëndrra për Serbinë e madhe…
  5. Kur është në pyetje Evropa, thënë më ndryshe, tash e tutje rreziku për një de evropianizim (lexo; një kaos politik e ekonomik) të Amerikës mund të vij shumë më shpejt, se që mendon dikush. Tek e fundit këtë mesazh me ambiguitet të theksuar e ka paralajmëruar edhe vetë Trumpi… gjatë fushatës së tij elektorale. Ku ka theksuar në vazhdimësi se shumë më shumë do i jap prioritet “interesave amerikane” se sa atyre evropiane. Në kë kontekst duhet shikuar dhe kuptuar “pagjumësinë” dhe ethet e neurozën e shumë kancelarive Evropiane e Ballkanike (veço këtu Serbinë, që ka ca kalkulime tjera!)në netët e kaluara…S ‘këndejmi, themi që Amerika me Donald Trumpin izolacionist, do e ruaj përbrenda jetëgjatësinë e vlerave të saja civilizuese që kulmuan në vitet 50-ta, por, në sferën e politikave të jashtme do e shpejtoj pa asnjë dyshim rënien e ndikimit të saj në planin global.
  6. Themi kështu edhe për shkakun se BRIKS-si (Brazili,Rusia, Kina, Afrika…India, Pakistani, Irani,etj.)një aleancë e re (politike, ushtarake, ekonomike), veç ka hartuar e krijuar Projekte (sistem të ri monetar dhe vleror) për një botë të re bipolare. Ku dominimi absolut i Amerikës, nuk do ta ketë më rolin e “policit” global, por, rolin e një “adrese” dytësore, e për të mos thëne edhe margjinale të proceseve dhe zhvillimeve globale.
  7. Mirëpo, ku e bazoj rënien e ngadalshme të rolit të Amerikes me Trumpin? Ja ca argumente sociologjike që kujtoj se janë të qëndrueshme. S’pari, Amerika me politikat izolacioniste edhe më tej do mbetet si i vetmi vend në botë, i cili është themeluar në kundërshtim të hapur me “principet makiaveliste”…! Ose thënë më ndryshe; Amerika nga baballarët e saj projektua dhe u paramendua si një vend, në të cilin do të sundojnë jo njerëzit, por ligji. S ‘dyti, suksesi dhe sistemi vleror i saj edhe për një kohë relativisht të gjatë do mburret me pesë vlera fondamentale: liria, barazia, individualizmi, populizmi dhe tregu i lirë. S’treti, epërsia e Amerikës ka qenë dhe akoma mbetet mundësi e pashterur e të kërkuarit të vazhdueshëm të asaj që shquhet si konstrukt i kombinimit perfekt të “barazisë së nënkuptuar” dhe “mungesës së barrierave sociale formale”. S ‘katërti, në Amerikë edhe tutje çdo individ do të mund ta rikthejë orën e tij në zero dhe mund të bëhet ai që dëshiron por, edhe të mbetet ai që dëshiron. E jo çfarë presin prindërit dhe paraardhësit të bëhet. S’ pesti, Amerika ka një aftësi(specifike)magjepse joshëse(!) edhe për shkak se: ajo jo vetëm që është bërë sinonim i një ëndrre… që në fakt s’është vetëm një “formulë retorike për politikanët”, apo një ndonjë iluzion njerëzor i “parajsës tokësore dhe e vetëkënaqësisë”, por, është edhe produkt i një perfeksionimi të pahetueshëm, të padukshëm e mbi të gjitha funksional e praktik në jetën: sociale, politike, ekonomike, ushtarake dhe sidomos atë kulturore. S ‘gjashti, Amerika edhe Trumpin do vazhdoj t’i joshë miliona njerëz nga të gjitha anët e botës! Kjo është, në fakt, “paradoksi më i madh i anti-amerikanizmit”: kurrë më parë në histori nuk ka ndodhur që për një shtet të flitet aq keq, e aq negativisht, e që në ndërkohë miliona njerëz nga gjithë globi vazhdojnë edhe me kushtin e çmimit të rrezikimit të jetës, të bëhen pjesë e saj. S ‘shtati, Amerika edhe më tej mundohet të mbetet qendër e botës, që e formaton “pamëshirë” stilin dhe ritmin e imazheve tona mbi proceset dhe zhvillimet globale…

Pra, shihet ashiqare që gjeopolitika e re amerikane me Donald Trump në mandatin pasues, do e hap pa asnjë dyshim “kutinë e Pandores” për një rend të ri bipolar. Sidomos, në Ukrainë (ku Rusia do të marrë tokat e pushtuara) Gaza (ku synohet të rritet ndihma ndaj Izraelit)e më vonë edhe në Ballkanin Perëndimor (ku pretendohet të rikonfigurohen kufijtë etnik.) dhe hapësirat kah Kina e Paqësori. Do shtuar, se këto pretendime e synime të administratës së re me Donald Trump, janë “pëshpëritur” zëshëm shumë edhe nga kancelaritë e Brukselit.

Dëshmia bindëse dhe dinjitoze e Fadil Gecit në Hagë

1
Idriz ZeqirajNga Idriz Zeqiraj 
  • Fadil Geci me vëllezërit e tij, janë pjesë e rezistencës aktive kundër pushtuesit, në kuadrin e LDK, madje të parët nga Drenica. Shtëpia e Gecajve, në Llaushë të Skënderajt, ishte selia e parë ndërlidhëse e pushtetit paralel të Kosovës për Drenicën. Përfaqësues i drejtëpërdrejtë i kësaj selie ishte, pikërisht,  Fadil Geci. Njëkohshëm, Vëllezërit Geci ishin truproje e afërt e Presidentit Rugova, i cili, edhe pse më së paku i votuar në Drenicë, si rrjedhojë të propagandës lehaqene të LPK-së, megjithatë, ai zgjodhi drenicarët për roje personale. Ishin nipat e Bajraktarit të Llaushës, Gecaj dhe nipat e Komandantit nacionalist, Shaban Polluzhës, Familje emblematike të Drenicës. 7 (shtatë) Vëllezërit Geci u rrezikuan dhe sakrifikuan shumë për Kosovën, LDK-në dhe Rugovën. Pas amshimit të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, pasuesit e Tij, pothuaj se, i nxorën si “tepricë teknologjike”. Por, nuk e pranuan këtë statut, nuk u dorëzuan. Me organizimin e rezistencës të armatosur, fillimisht, me aksione gjysmë-legale, Vëllezërit Geci ishin të parët, përkrah kryeçetanikëve të Drenicës, Hamëz dhe Adem Jasharit.

LPK me ideologjinë sllaviste, përçau dhe përgjaku Kosovën

Juristi i diplomuar, Fadil Geci, në dëshminë e tij, bëri shpjegimin e qartë dhe demantoi, faktueshëm, të gjithë ata që thonë se gjatë luftës në Kosovë, ka qenë gjithçka Okej, në rregull. LPK-ja ishte organizatë marksiste-leniniste dhe qendrën e kishte në Rusi. Fatmirësisht, ishte e pakët në numër, diku 1 %. Më vonë, me shantazh e krime, me mbështetjen e Tiranës social-komuniste, Serbisë dhe të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, arriti në 10 %, kundrejt 90 % e popullit të Kosovës, ishin në LDK-e, e cila më shumë se sa parti, ishte lëvizje gjithë-popullore, djathtiste, me qendër Amerikën demokratike. Pra, ishin dy grupe: LDK për shtet, ndërsa LPK për pushtet. Fillimisht, populli ishte unik, falë urtësisë të Dr. Rugovës dhe e nisi luftën i bashkuar.

Por, gjendja ndryshoi kur Hashim Thaçi, me një grup marksistësh, fort të dyshuar për lidhje agjenturore me jashtë Kosovës, kryesisht, me DGSE franceze dhe UDB-a serbe, bëri puç në Kryesinë e Vjetër të LPK-së, duke i akuzuar për tradhti. Dhunshëm ua mori paratë dhe Fondin “Vendlindja thërret” dhe 1 (një) milion Franga zvicrane, nga Fondi i Kosovës Lindore. Tirana zyrtare imponoi kryetarin e ri të LPK-së, drejtimin e gazetës “Zëri i Kosovës” dhe favore tjera financiare. Gazetarët të ideologjisë bolshevike staliniste-enveriste, të dërguar enkas nga Tirana, pushtuan mediat dhe filluan përçarjen ndërshqiptare. Atë frymë përçarëse e sollën edhe në Luftën e Kosovës, në verën e vitit 1998.

Komunikata nr. 59 – dëshmi e sabotimit dhe dështimit të luftës 

Dëshmia bazë e Fadil Gecit ishte Komunikata numër 59, e cila është sintezë e të gjitha Komunikatave, që mbajnë siglën – SHP i UÇK-së -. Qendra e hartimit dhe e lëshimit të tyre ishte vila e Enverit, nga Shtabi Rogner-istë dhe “jo nga Bahnhof-et”, siç e demanton Hashim dallaveren, ish-zëdhënësi i SHP të UÇK-së të LPK-së, Jakup Krasniqi. Gjatë luftës kanë ekzistuar dy Shtabe: I FARK-ut institucional të Ibrahim Rugovës dhe i ashtuquajturi i UÇK-së të LPK-së, të cilët nuk e kanë njohur njëri-tjetrin dhe nuk kanë pasur asnjë koordinim mes tyre. Ky i fundit, ka pasur “komandantë”, kryesisht, të pa shkolluar dhe ushtarë të LDK-së. Fatmir Limaj thotë 98 % të ushtarëve vinin nga LDK-ja, ndërsa Ramush Haradinaj thotë 100 % të ushtarëve i kisha nga anëtarë të LDK-së. Të dy këta komandantë ishin të dhunshëm, sepse ishin katapultuar nga Shtabi i Rogner-it, pra, Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli. Sipas krerëve të hershëm të LPK-së, këta katër persona, me argatët e tyre; përkrahjen e Tiranës zyrtare; të DGSE franceze dhe të UDB-së serbe, sabotuan dhe nuk lejuan hyrjen e UÇK-së të LPK-së në Luftën e Kosovës. Thjeshtë, akuzohen për tradhti ndaj Atdheut-Kosovë.

Sot, partitë-banda të PAN-it, përkatësisht, PDK-AAK-NISMA, festojnë betejat dhe luftën e bërë nga FARK-u, duke tentuar ta përvetësojnë luftën e tij. Për këtë qëllim ekzekutuan Ministrin e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin dhe Kolonel Tahir Zemaj, dy komandantët e shquar dhe fitimtarë. Për të gjitha këto dëshmoi nipi krenar i Bajraktarit të Llaushës, veprimtari dhe luftëtari i orëve të para Fadil Geci, së bashku me Vëllezërit e tij trima dhe atdhetarë.

“Komunikata nr. 59 është sherr i madh, është e rreme, shpifëse, dashakeqe, që i ka bërë dëm të gjithëve, por familjes time i ka krijuar shqetësime të mëdhaja dhe me pasoja të mëdhaja. I kemi pasur dy shokë të vrarë: Bekim Kastrati, gazetar dhe Besim Dajaku, truproje i Presidentit Rugova, nip i Shaban Polluzhës dhe dy të plagosur, Gani e Shani Geci. E gjithë Drenica u ngrit në këmbë për ta demantuar Komunikatën e rreme, edhe komandantët e Drenicës”, – rrëfeu dëshmitari Fadil Geci.

Rexhep Selimi, në TV “Dukagjini”, ka denoncuar: “Hartues, nënshkrues dhe lëshues në publik i Komunikatës 59 është Hashim Thaçi. I thashë, mos e lësho Komunikatën në publik. – Ai tha: “Do ta shkatërrojmë familjen Geci!” “Edhe unë atë bindje kam. Qëllimi ishte pas vrasjes të Familjes Jashari, ta shfarosin edhe Familjen Geci, që banda e Hashim Thaçit me shokë, t`i këtë duart e lira në Drenicë dhe Kosovë. Ata njerëz që kanë shkruar Komunikatën 59, duhet me ua bë ADN-në, se munden me qenë çërgashë (nomadë) e jo shqiptarë”, – tha zotëri Geci.

Dëshmia e magjistër Geci, sintezë e denoncimit të krimeve morbide të “komandantëve”

Dëshmia e Fadil Gecit është shumëdimensionale, flet për krimet e LPK-së, alias PAN-it të sotëm dhe të Hashim Thaçit, me “komandantët” dhe bandat e tyre maltretuese dhe vrastare, në harkun kohor prej dy dekadash radhazi. Për kërcënimin e ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin; Kolonel Tahir Zemaj, me shprehjen klishe të Thaçit: “Me ty se shpejti do të mbaroj punë”, dhe të dy këta u ekzekutuan. Ndërkohë që Lufta e Kosovës, pikërisht, me këta të dy identifikohet. Dhe, kjo është tmerruese!

Kjo na sjell ndërmend diplomatin e madh amerikan, Richard Hollbruck, i cili i zhgënjyr nga krimet e pushtetarëve kriminelë të PAN-it, shpërthen:

“Ne ju çliruam nga fashizmi serb, pa e ditur që duhet të ju çlirojmë nga vetëvetja”!

Shpifjet monstrume të “komandantëve” hafije të Serbisë dhe të Shërbimeve Informative të shteteve aleate të Serbisë,  se “Tahir Zemaj ia dorëzoi armët Policisë serbe”, ndërkohë që Kolonel Zemaj, major Nazif Ramabaja, Smajl Hajdaraj, me shokë, shpëtuan nga hakmarrja e mundshme, për humbjet serbe në Betejën e Loxhës, mijëra refugjatë, ikanakë, të strehuar në Pejë dhe rrethinë, duke i përcjellur për në Shqipëri.

Komandantët e rremë, që fshihen prapa UÇK-së, të tmerruar nga strategu Zemaj, me oficerët e tij të karrierës, me Akademi Ushtarake, filluan t`i vrasin një nga një, prapa shpine, në errësirën e natës dhe dritën e diellit! Vetëm përgjatë sundimit të Qeverisë së Përkohshme, “komandantët” e LPK-së, me bandat e tyre, ekzekutuan 456 oficerë dhe ushtarë të FARK-ut, si dhe kuadro e veprimtarë të LDK-së. Me metodën fashiste të Enver Hoxhës dhe të partizanëve të tij bolshevikë, që e kthyen luftën për çlirim, në luftë civile, qytetare, ndër vëllazë rore, pa bërë asnjë betejë ballore me armikun, krejt njësoj vepruan disa biçim “komandantësh” vrastarë të LPK-së.

Maltretimi, dajakosja e delegacionit të deputetëve të LDK-së dhe të aleatëve të saj në Qirez si dhe arrestimi, burgosja në burgun e vdekjes në Kleçkën e Fatmir Limaj, të kuadrove të LDK-së, Cen Desku dhe Jakup Kastrati, e implikojnë, drejtëpërdrejtë, Hashim Thaçin dhe bandën e tij SHTAB-iste.

Lufta identifikohet me Kolonelët Krasniqi e Zemaj, me shokë, të vrarë cubërisht!

Shantazhimi kriminal i dëshmitarëve, nga grupi i Haxhi Shalës të AAK-së, me bandën e tij, “ose hiç dorë nga dëshmia në Hagë, ose ta vrasim djalin e vetëm”, është vazhdimësi e frikësimeve, kërcënimeve prej tri dekadave, kur të njëjtin kërcënim ia bënin militantët e LPK-së, ish të burgosurit politik, Shefqet Jashari- Stofcit, për shkrimet e tij, denoncuese të krimeve makabre, në kombëtarën “Bota sot”.

Në vijim, dëshmitari denoncues brilant i krimeve të SHTAB-istëve, Fadil Geci, kujtoi 6 (gjashtë) bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët të vrarë, vetëm pse ata i përkisnin partisë famoze të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ata ishin trima, burra të zëshëm të Drenicës, që populli u besonte dhe i votonte. Andaj, të listuar nga krerët e LPK-së, i vranë tinzisht dhe cubërisht: Azem Ahmetin, nipin e trimit Ahmet Delia; Haki Imerin, intelektualin me dy fakultete; Ismet Rrahmanin, themeluesin e Akademisë së parë Ushtarake në Açarevë të Skënderajt; Xhafer Behramin; Sadik Kastratin. E, ndoshta, i gjashti, por që dëshmitari e kurseu në përmendje emri, për atë “ndoshta” dyshuese, është kryetari i parë i LDK-së në Skënderaj, Idriz Rrecaj, i kidnapuar, i torturuar, i ekzekutuar dhe i mbetur varr-humbur! Me dhimbje foli edhe për plagën e mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Mehdi Bardhi.

Fadil Geci dëshmoi, pothuaj se, i përlotur për qindra kuadro dhe veprimtarë të vrarë dhe të maltretuar barbarisht të LDK-së dhe FARK-istë luftëbërës, nga “komandantët” e LPK-së, përkatësisht, të PAN-it, me bandat e tyre ekzekutive, torturuese e vrastare. Ai përmendi  vetëm disa emra, si përfaqësues të mijëra të tjerëve, edhe pse nuk dëshironte të “harronte” asnjërin syresh. Me shefin e QIK-ut, Enver Malokun kishte punuar shumë për informimin e Kosovës dhe të botës; Kolonelin trim, Tahir Zemaj, e kishte bashkëluftëtar; Kolonel Ahmet Krasniqin e kishte epror; Xhemail Mustafën, Smajl Hajdaraj, Rrustem Bruçin, Adem Ukhaxhaj, Ukë Bytyçin, Ismet Rracin, Ekrem Rexhën, Rashid Mustafën, Sabahte Tolaj, Isuf Haklaj, Ilir Selimaj, Shaban Manaj dhe të tjerë, të gjithë të ekkzekutuar ngeshëm dhe me lista emërore të hartuara paraprakisht.

Është një deklarim i Jakup Krasniqit, në televizionin T7, të Leonard Kërçukut, ku akuzon rëndë, deri në tradhti, kolegët e tij SHTAB-istë. Këtë e bëjnë edhe disa krerë të LPK-së, duke akuzuar Hashimin me shokë, për sabotim të luftës dhe tradhti nda Atdheut.

“Zëri…” nga zë i kushtrimit për liri, tellall i përçarjes ndër shqiptare!

Fletushka “Zëri i Kosovës”, numri i parë i botuar në një bodrum të Prishtinës, nga Grupi ynë ilegal, në vitet `70-a, i kryesuar nga atdhetari Kadri Osmani (Mani), e vazhduar me botimin në Gjermani, nga Heroi Jusuf Gërvalla dhe pas vrasjes së tij e përvetësuar nga LPK-ja, qe bërë kopje e “Zëri i Popullit”, të Enver Hoxhës. Ajo nuk botonte asgjë pa autorësi të saktë ose pseudonime të regjistruara në Redaksinë e saj. Kjo është e mjaftueshme, për të kuptuar se asnjë Komunikatë e SHP të UÇK-së apo e kujtdo qoftë tjetër, absolutisht, nuk ka mundur të botohet pa super verifikim. Dhe, nuk e di pse lodhet Gjykata e Hagës apo të tjerët, për të mësuar autorësinë e atyre Komunikatave gënjeshtare e përçarëse, kur të gjitha janë botuar në atë fletushkë. Si gazetar i viteve `70-a, në Shqipëri, asnjë shkrim nuk mund ta botoja, pa e parë njeriu i caktuar i Partisë hoxhiste. Përveç vetëcenzurës, ishte cenzura e rreptë zyrtare.

Autorësia, e Komunikatës nr.59, tashmë, është e saktë: Hashim Thaçi, dora vet, i fshehur prapa sigles SHP i UÇK-së. Pjesë e Komunikatës u bënë edhe Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, deri sa akuzuan Gani Gecin si “tradhtar!” Megjithatë, Fadil Geci, fisnikësisht, i fali, madje shtoi se “Jakupin përsëri e dua”.

Parlamenti i kriminalizuar i heshti krimet, burgu i Gani Gecit ishte absurd!?

Gani Geci, me vëllezër, i mësoi, me emër e mbiemër, autorët e atentatit terrorist, ku u vranë Bekimi dhe Besimi, ndërsa u plagos Ganiu dhe pranë tij vëllai – Shaniu. Familja Geci mund t`i vriste , si qentë, të gjithë grupin terrorist, me ngadalë e cubërisht. Madje, pa u diktua fare, sepse ata kishin bërë vrasje serike dhe nuk do ta dinin nga u vinin plumbat. Por, Gecajt janë nipa fisnikë, të Bajraktarit të Llaushës, nuk donin t`ia shtonin jetimët Kosovës, ta përgjaknin edhe mëtej Kosovën, siç bënë disa “komandantë” bastardë të LPK-së. Ata zgjodhën rrugën institucionale, siç i kishte mësuar Presidenti urtak, Ibrahim Rugova.

Kur kjo nuk funksionoi, atëherë u shënjestruar më i duhuri ndër kriminelët, i cili me një rast tronditi Prishtinën, me zbrazjen e kallashit në një lokal. Rastisi nip i kushërinjve, i kriminelit Sabit Gecit, maltretues e vrastar i kundërshtarëve politikë, në burgun e improvizuar të LPK-së, në Cahan të Kukësit. Aq më parë, e meritonte plumbin, sepse, sipas Kanunit, “nipi lufton për dajën” dhe jo ta vrasë dajën!

Burgu i Gani Gecit ka qenë krejt i pamerituar dhe absurd. Ai, së bashku, me Prof. Adem Salihaj, ish-i burgosur politik, më vonë, zëvendëskryeministër nga radhët e LDK-së, sollën në sallën e Parlamentit kasetën e inçizuar, me dëshmitë e trishta të krimeve të organizatës ilegale-kriminale SHIK, të Nazim Bllacës, anëtar i SHIK-ut. Kuvendi i deputetëve reagoi si “zorra në prush”, kundërshtoi ta dëgjojë kasetën në fjalë, sepse petkun e deputetit e kishin, të paktën, 30 deputetë kriminelë, nga SHIK-u, “Shqiponjat e Zeza”, “BIA”. 15 vjet priti drejtësi Gani Geci, për shokët e vrarë dhe plagosjen e tij me vëlla si dhe një çerek-shekulli, për ballafaqimin në Gjykatë me autorin e Komunikatës nr.59. Megjithatë, heshtje, sepse drejtësia ishte e kapur nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, me partiakët e tyre të inkriminuar në pushtet.

Vrasësi i porositur, Ruzhdi Shaqiri, me revole në brez, shetiste e pinte serbez, në sheshe e lokale. I llogaritur i paprekshëm, harroi krimin, sepse ishte në partinë e fortë, PDK dhe dajë kishte kuadrin e SHIK-ut, Sabit Gacin. Llogaritë rezultuan të gabuara. “Dritat ia fiku”, viktima e tij, Gani Geci, duke u ndodhur përballë një provokimi kërcënues, vetëmbrojtje.

Atëherë, pse duhej ta vuante burgun Gani Geci, kur ai i denoncoi vrasësit dhe priste ndëshkimin e tyre nga shteti ligjor, që nuk ndodhi kurrë!?

Vrasja zyrtare e dëshmitarëve; zhvatja e avoketërve dhe liria e blerë!!!

Askush në Kosovë nuk është dajakosur dhe vrarë, më shumë se Drenica nga PDK-ja dhe Dukagjini nga AAK-ja. Dhe, megjithatë  në këto dy rajone vazhdojnë të votohen, pothuaj se, masive, nga të persekutuarit e tyre! Hashim Thaçi ka deklaruar se “jam detyruar ta pranoj themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, përshkak të vrasjeve të shumta të dëshmitarëve, sidomos, në Dukagjin. Prandaj, jo me kot thuhet se “shqiptarit jepi dajak, për me të dashtë!”

Të vetmen gjë të mirë që ka bërë Hashim Thaçi, është aprovimi dhe themelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Andaj, akuza ndaj tij për këtë aprovim është e gabuar. Vetëvendosje dhe ndoca të tjetër, të cilët e kanë anatemuar dje dhe vazhdojnë të mburrën sot, “që nuk e votuam këtë Gjykatë”, i penalizon ata dhe vet LVV, për mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve.

Këlyshëria e Hashim Thaçit: PAN-i me tri partitë-banda, më aktive janë Kryesitë e tyre partiake; ish-zyrtarë të lartë, ministra, zëvendësministra; ish-ambasadorë; shumësia e medieve me anal-banalistat e tyre dhe “kollon-kusuri” tjetër, janë të inkriminuar, janë pjesë e krimit, që vota e popullit duhet t`i ndëshkojë si amiq të Kosovës.

Drejtësia e kapur nga PAN-i, ka asfiksuar shtetin, ligjshmërinë e tij. Pagesa e dhjetra avoketërve ndërkombëtarë, milionat e abuzuara të buxhetit, edhe ashtu të lodhur, janë krim i rëndë shtetëror. Është për keqardhje, kjo Gjykatë, edhe pse ka prangosur, herë pas here, “peshqit e mëdhenj”, asnjëri syresh nuk ka marrë dënimin e merituar. Të gjitha arrestimet kanë qenë të bazuara, me akuzat e tyre  faktike vrastare dhe hajnore. Dënimet kanë qenë simbolike, me lirimet e parakohshme dhe të blera. I referohemi avokatit të mirënjohur ndërkombëtar, Ben Emerson, i cili deklaron: “Lirimi i x-y komandantit ka kushtuar 11 milionë euro, prej tyre 5 milionë i kam marrë unë!” Askund nuk përmendet pafajësia! Dhe, këtë e përsëriti, së fundi, kur ishte avokat i Kadri Veselit, si thirrje, jipni para, nëse doni të liroheni! Për mbrojtjen e fundit, inkasoi plot 4 milionë euro nga buxheti i Kosovës!

Shumësia e avoketërve, aludohet se ka një qëllim, Ndonjëri do ta gjejë ndonjë adresë gjyqtari, për të derdhur milionat! Shteti mund të obligohet për një avokat të huaj dhe një vendor, së shumti, nëse i burgosuri është i varfër. Pëndryshe, krimi dhe turpi me abuzim të buxhetit shtetëror, flet për skandal financiar.

Disa avoketër provokatorë shqiptarë, glacojnë me gojë, kinse për dëshmi jo valide të Gecit dhe të tjerëve në Hagë, “pasi dëshmitari nuk ka qenë i pranishëm, okular, kur ka ndodhur krimi!!!” Sipas tyre, kriminelët u dashka me i ftuar njerëzit, për t`i parë gjatë kryerjes së krimeve! Hajde rrugaçër, hajde!

PAN kërkon kriminalizimin e UÇK-së!

Lukunia PAN-iste, me argatët e tyre lehaqenër, po bëjnë çmos, për ta inkriminuar UÇK-në, se, kinse, të akuzuarit e Hagës qenkan atje për mbrojtjen  e UÇK-së!? Gjykata në fjalë e ka bërë të qartë, se krimet janë personale, individuale, por të koordinuara në një – Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale -. Dhe, po të mos ishte ky organizim super-kriminal, përgjatë këtij çerek-shekulli, me krime vrastare politike, do të zbuloheshin e ndëshkoheshin shumë qindra kriminelë.

Të gjithë dëshmitarët, qofshin me paraqitje fizike në Gjykatë, si Fadil Geni, apo të koduar, janë atdhetarë, sepse denoncimi, thënia e së vërtetës, është në interes të Kosovës. Ndërsa akuzuesit e dëshmitarëve, janë ose bëhen pjesë e krimit, kur lehin si qentë endacakë në hënë. Mirë thotë aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci: “Kur Gecët sulmohen aq mizorisht dhe padrejtësisht, çfarë do t`i bënin ndonjë tjetri që nuk është Gec?!” -O tempora, o mores- (O kohë, o zakone), – do të thërriste latini i lashtë!

Dëshmia e Gecit – testament vërtetësie dhe thirrje për korrigjimin dhe rishkrimin e historisë!

Dëshmia e magjistër Fadil Gecit, është sa e sinqertë, aq edhe e vërtetë. Ajo vlen për të gjitha rrahjet, maltretimet, torturat, vrasjet politike në Kosovë dhe Shqipëri, para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Dëshmia e Fadil Gecit është thirrje, deri në kupë të qiellit, për rishkrimin e historisë të kohës së re dhe të sotme të, Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilën e kanë falsifikuar, deri në përdhosje, “komandantët” pa ushtarë, por me banda të bollshme gjakatare, të Kosovës. si dhe banda e “historianëve” bolshevikë të filosllavit Enver Hoxha.

Dëshmia e Fadil Gecit, në Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, është testament për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Ajo i devalvoi  të gjitha përpjekjet, edhe ashtu të dështuara, të avoketërve matrapazë, të cilët me kot prolongojnë, zvarrisin procesin, bjerrin kohën, artificialisht, dhe abuzojnë me zhvatjen e milionave, nga shteti i brishtë dhe fiktë i Kosovës tonë.

Krejt ndryshe gjykohet në shtetet me demokraci dhe ligjshmëri të zhvilluar. Shembullojmë: Në një shtet të Amerikës, vitin e shkuar, u bë një gjyq. 5 (pesë) të rinj vranë një shokun e tyre. Të pestit u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa tre të tjerët, që ishin në dijeni të krimit, por e heshten atë,  u dënuan me nga 15 burg secili. Kjo është drejtësi ideale.

Çështja Çame, një mision historik për të vërtetat tona

Nga: Fahri Dahri

Personalisht në misionin tim për njohjen e historisë së rajonit të Thesproti/Çamërisë nga lashtësia deri në ditët tona, si dhe qartësimin e asaj që njihet si “Çështja Çame”. Kam synuar në zbulimin e të vërtetave, duke hulumtuar dhe shfrytëzuar të dhënat historike që nga lashtësia e deri sot. Të bëj të njohura të vërtetat e fisit thesprot/çam, dallimet e tij me fiset fqinje, gjuhën, gjakun, territorin me traditat, zakonet, veshjen, ushqimet, marëdhëniet mes tyre, zejet, blegtorinë, bujqësinë, shkëmbimet tregtare, etj.

Ndërsa nga viti 1913 e në vazhdim, gjithnjë brenda aftësive dhe mundësive të mia, kam trajtuar rëndesat e paimagjinueshme, tragjeditë ndaj tyre të shkaktuara nga një shoqëri me mbeturina dhe mentalitet shpellarësh, të instruktuara nga kisha dhe shteti grek, në zbatim të “Megalloidesë”, strategji antinjerzore.

Realizova porosinë e babait tim, i cili nuk mundi t’i kryente vetë, mbasi jeta e tij dhe e brezit, kaluan në censura tepër ç’njerëzore, të egra nga pushtetet e të dy krahëve të kufirit Greqi- Shqipëri.

U përpoqa që me librat dhe shkrimet e shumta të pasqyroj  të vërtetat e atij brezi, duke nxjerrë në pah lashtësinë e zonës, mitet, legjendat, pasuritë, veprat antike, thesaret, fisnikërinë, karakteret e rralla dhe më të mirat njerëzore; të përgënjeshtroj dhe të hedh poshtë me fakte e me dokumente të gjitha akuzat, mashtrimet, shpifjet, baltërat e sajuara nga monarko-fashistët grekë dhe të disa personaliteteve byroistë dhe jo vetëm këndej kufirit.

Kam sqaruar, në këndvështrimim tim, se zgjidhja e problemit të territoreve etnike shqiptare, përfshi  Çamërinë dhe gjenocidin grek të kryer ndaj çamëve, varet nga ndërgjegja dhe korrektësia e qëndrimeve në zbatimin e ligjeve, dhe konventave ndërkombëtare të miratuara prej institucioneve më të larta ndërkombëtare.

Gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe rajonit të tyre është problem Ndërkombëtar, përgjegjësi kushtetuese e shtetit shqiptar. Shoqatat, partitë politike, grupe individësh dhe individë të caktuar, pjesë të komunitetit të viktimizuar kanë rol të rëndësishëm si për sensibilizim dhe për kërkesat e  vazhdueshme ndaj dy shteteve të mësipërmë për ti vendosur sa më parë në agjendat për zgjidhje.

Në çdo moshë njeriu duhet të japë diçka edhe për të tjerët, për vendin dhe shoqërinë. Përvojat dhe dituria janë produkt që sigurohet duke ngjitur nëpër shkallët e moshës. Ndaj duhen shfrytëzuar këto mundësi që të përfitojnë edhe të tjerët nga përvojat dhe aftësitë që na japin vitet e jetës. E rëndësishme, tepër dobidhënëse në jetë është gjetja e cakut ku shterron rendimenti mendor prodhues, që duhet shoqëruar me vetë tërheqjen dhe jo të arrihet kur ta kërkojnë të tjerët. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se pleqëria, proçes biologjik, është “sëmundje” që bën  përsëritje të panevojshme, tjetërsim si efekt i harresës dhe mos kontroll në mendime e veprime.

Ndaj vjen momenti kur çdo njeri të kuptojmë dhe të respektojë fazat biologjike dhe sipas mundësive e aftësive të mbyllë misionet përkatëse. Misionet  janë vërtet fisnike, por janë edhe vepra që i transmetohen brezave në vijim.

Janë 25 vite që u krijuan kushtet, mu dha mundësua, të përmbush Amanetin e prindërve të brezit tim. Hasa shumë vështirësi mbasi, veç njohurive të kufizuara personale nga viti 1944 e deri në vitin 1991; mungonin shkrimet në gjuhën shqipe, censurimet, heshtja, përndjekja dy shtetërore, etj. Arritjet shkencore, mes tyre krijimi i rrjeteve sociale, na hapën dyert e magazinave historike, të cilat, duke mos  munguar vullneti e aftësia, arritëm të shfletonim mijëra e mijëra faqe deri sa u realizua boshllëku historik i mijëra vjeçarëve.

Mbas vitit 1992, filluan shkrimet e para për ndriçimin e të vërtetave të hidhura për shqiptarët e Çamërisë; të tjetërsuara; të fshehura: të heshtura; të censuruara; të përndjekura, nga antikombëtarët, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Në fillimet e viteve 90-të, siç thashë, filluan të botoheshin me ndrojtje shkrimet e para.

Vitet e fundit shkruhen e lexohen artikuj të shumtë, që vazhdojnë të plotësojnë boshllëqet historike të atij komuniteti (përfshi edhe përsëritjet) i goditur shumë rëndë dhe padrejtësisht nga egoja etno-fetare.

Nuk mund të kalohet në heshtje të përdorurit me finokllëk (dinakëri), trajtimi i problemit kombëtar të Çamërisë, ku një të intervistuari (për fat të keq bir labërie) iu drejtua pyetja se çkuptonte me termin “Çamëria”.  Ai nxori në pah një qendrim tjetër qesharak, të pa dëgjuar më parë.

Në intervistën e dhënë, me datë 05/Nëntor/2024 në YouTube, pyetjes se ç’farë kuptonte me termin “Çamëria”, ai u përgjigj me sarkazëm se, sipas tij “Na qenka vetëm një territor që ndodhet në lumin Thiamis, në Thesproti ku banojnë njerës të besimit ortodoks dhe pak myslimanë”.

E me habi të shtirur përfundon; “Ç’farë ka këtu për të kuptuar!…

Më “gudulisi” qendrimi i tij. Ai tregoi mungesa të theksuara ndjenjash njerëzore ndaj masakrave, rrëmbimit të pronave, dëbimit të dhunshëm  në tërësi të banorëve autoktonë, që shteti i tij, dikur veproi me egërsi etno-fetare, gjatë viteve 1913 dhe që kulmoi në vitin 1944-mars 1945. Egërsi antidemokratike që në mënyra të ndryshme ende vazhdon.

Ndërsa për termin e  “Vorio-Epirit”, megjithëse ishte sajesë në vitin 1914, dmth 30 vite më përpara gjenocidit grek ndaj çamëve, përmendet me zell. Hipokrizi e shëmtuar! Antishqiptarëve (të jashtëm e të brendshëm) u pëlqejnë sajesat e shekullit XX, ndërsa të vërtetat historike mijëravjeçare, për ata nuk kanë vlerë!

Nuk zgjatem më tepër pasi kuptohet se është qendrim i qartë antikombëtar dhe, aspak human.

Tiranë, më 07 Nëntor 2024

100 vjet nga seanca e një gjykimi për kundërvajtje në Gjykatën e Pejës, ku ishin të përfshirë një kolonë serbë dhe një vendas shqiptarë

Sot, më 7 nëntorë të vitit 1924, mbushën 100 vjet nga seanca e një gjykimi për kundërvajtje në Gjykatën e Pejës, ku ishin të përfshirë një kolonë serbë dhe një vendas shqiptarë, rreth një tregtije bagëtishë. Aktakuza dhe vendimet e gjyqit, sa dukën të pabesueshme aq ishin të dhëmbshme për palën shqiptare, ndaj, aktvendimin origjinal, të ruajtur në arkivin familjarë dhe të përkthyer nga oficeri ushtarak Ismet Ibrahimi nga gjuha serbe në gjuhën shqipe po e japim më poshtë: Lexim të këndshëm!
AKTGJYKIM
Gjykatës së shkallës së parë të Pejës në lidhje me mosmarrëveshjen e Radosav Popoviqit nga R. Bërda
Kundër
Shaban Imerit nga Vrella
Trupi gjykues:
Gjykatës i vetëm
Për shkak të kompensimit të dëmit prej 1’065 Dinarë Milan Laboviqit Prokurori dhe Procesmbajtësi
Borislav Bratvaroviq
Akuzuesi Radosav në akuzën e tij të datës 12.V. të vitit 1924. Nr. 5173 ka deklaruar se ditën e Shëmitrit (8 nëntor vërejtje e përkthyesit) të vitit të kaluar ka shkëmbyer me Shaban Imerin dhitë dhe delet në mënyrë që ai ia ka dhënë Shabanit dy dhi dhe 70 dinarë, ndërsa Shabani ia ka dhënë atij 3 dele. Ky këmbim është bërë me kusht që dhitë dhe delet të mos jenë të sëmura.
Meqenëse në mes të këtij viti i kanë ngordhur dy dele, e më vonë edhe e treta nga sëmundja (metili), kërkon nga gjyqi që ta dënojë të akuzuarin. I akuzuari duhet të kompensojë ngordhjen e deleve, tre qengjave, leshin dhe qumështin që do ta kishin dhënë delet.
Për argumentimin e deklaratave të tij ai mbështetet në dëshmitarë.
Kërkon kompensimin e shpenzimeve të tjera.
I akuzuari në përgjigjen e tij para gjyqit gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se akuzuesit ia ka dhënë tri dele dhe i ka marrë prej tij dy dhi e 70 dinarë. Delet kanë qenë të shëndosha dhe ato nuk kanë ngordhur prej sëmundjes (metilit), por akuzuesi i ka therur dy dele dhe një e ka në shtëpi. Deklaratat i mbështet në dëshmitarë. Shpenzimet e gjyqit nuk i pranon. Kërkon kompensimin e shpenzimeve.
SHKAKU (ARSYETIMI) I GJYQIT
Sipas akuzës së Radosavit dhe përgjigjes së të akuzuarit Shaban kundër akuzës, është vërtetuar se mes tyre është bërë marrëveshje për këmbim në bazë të nenit 632 të ligjit në fuqi, në atë mënyrë që akuzuesi ia ka dhënë dy dhi dhe 70 dinarë, ndërsa i akuzuari ia ka dhënë tri dele. Në vendin e këmbimit, njëri-tjetrit i kanë garantuar së shtazët e këmbyera janë të shëndosha. Dëshmitarët e akuzuesit: Novak Vllahoviq, Pero Popoviq dhe Nikolla Garasheviq duke u betuar, kanë vërtetuar së delet kanë ngordhur nga sëmundja (metili), në bazë të ligjit kundërvajtës, neni 213 dhe 218, vërtetohet së delet kanë qenë të sëmura derisa kanë qenë te i akuzuari, sepse këmbimi është bërë në vitin 1923 në ditën e Shëmitrit, ndërsa delet kanë ngordhur në mars të vitit 1924. Gjyqi vërteton se ana akuzuese i ka vërtetuar akuzat e saj në bazë të nenit 187 të gjyqit kundërvajtës dhe meqenëse i akuzuari i ka garantuar se delet janë të shëndosha, në bazë të nenit 554 dhe 555 të ligjit kundërvajtës, i akuzuari duhet kompensuar: Tri dele, 600 dinarë, tre qengja 180 dinarë, leshin e tri deleve nga 30 dinarë, gjithsej 90 dinarë, qumështin nga 65 dinarë, gjithsej 195 dinarë; Shuma e përgjithshme 1’065 dinarë; një mijë e gjashtëdhjetë e pesë dinarë.
I akuzuari obligohet t’i paguajë shpenzimet e këmbimit të shtazëve si dhe mëditjet e dëshmitarëve, neni 800 dhe 818.
I akuzuari duhet të paguajë shpenzimet e gjyqit, meqenëse pala akuzuese ka sjellë vërtetimin e gjendjes së varfër familjare, e në qoftë se është edhe vetë i varfër duhet ta sjellë vërtetimin e gjendjes ekonomike familjare, neni 5 dhe 6 të ligjit të taksave.
Nga sa u tha, sipas nenit 303 – 308 të ligjit kundërvajtës dhe neni 173 dhe 174 të ligjit të taksave dhe nenit 18 të rregullores për përshpejtim shkalla e parë e gjyqit:
VENDOS
I akuzuari Shaban Imeri nga Vrella ťi paguajë procesmbajtësit Borislav Bradvaroviq nga R. Bërda në emër të kompensimit të dëmit për tri dele nga 200 dinarë, gjithsej 600 dinarë (gjashtëqind dinarë); nga 60 dinarë për secilin qengj, gjithsej 180 dinarë, për leshin e tri deleve nga 30 dinarë, gjithsej 90 dinarë, për qumështin nga 65 dinarë, gjithsej 195 dinarë; shuma e përgjithshme 1065; (një mijë e gjashtëdhjetë e pesë dinarë).
Prokurorit – Procesmbajtës Borislav Bratvaroviq 100 (njëqind) dinarë për shpenzimet e këmbimit.
Dëshmitarëve: Novak Vllahoviq, Pero Popoviq dhe Gërdasheviqit, të gjithë nga R. Bërda, Smajl Zenunit dhe Hazir Ahmetit nga Vrella; personave për vlerësimin e dëmit: Panti Vukmanoviq nga R. Bërda, si dhe Ramë Alisë dhe Bardhec Murtezit nga Vrella, të gjithëve nga 30 dinarë për ditën e humbur.
Të paguajë taksat e gjyqit 82 dinarë ose ta sjellë vërtetimin e gjendjes ekonomike familjare.
Gjykimi dhe aktvendimi janë të arsyeshme.
Gjykuar më 7 nëntor të vitit 1924 në gjykatën e shkallës së parë në Pejë Nr. 9277.
Prokurori – Procesmbajtësi
Gjykatës i vetëm
Pasojnë nënshkrimet
Pason Vula dhe nënshkrimi

AAK i kërkon opozitës bojkot koalicionit me LVV!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Është e sikletshme të analizosh informacionet e eksponentëve të partive-banda të PAN-it. Synimi i tyre para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës ka qenë pushteti, qoftë edhe me dhunë e përgjakje. Kreu i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, edhe pas çerek-shekulli krime dhe hajni nga PAN-i, pjesë e të cilit është partia e tij, ka fytyrë të organizojë fushatën për kthimin e bandave në pushtet!
Mbrojtësi i krimit dhe të kriminelëve, Tahiri, zbulon se “partitë opozitare të vendit kanë biseduar me njëra-tjetrën, që të mos bëjnë koalicione me Lëvizjen Vetëvendosje”. Bojkoti është mënyra më e keqe, për të ardhur ke pushteti. Në fakt, ai nuk e do as LDK-në brenda, sepse i donë vetëm “komandantët” pa ushtarë të PAN-it në pushtet! Por, është i vetëdijshëm se pa numrat e LDK-së, nuk e realizojnë poshtërsinë e planifikuar.
Kjo dëshmon se eksponenti i AAK-së, Tahiri, së bashku me PAN-in e tij, janë në panik, në pritje të humbjes së radhës. Prandaj kanë sforcuar, qoftë edhe artificialisht dhe me afera të sajuara, parafushatën të nismuar jashtëligjshëm, ende pa u hapur ligjërisht fushata. Nëse LDK-ja i filloi dhe i bëri disa nga reformat e premtuara, PAN-i, respektivisht, subjektet politike PDK-AAK-NISMA, as që e filluan asnjë reformë. Gjithçka mbeti si më parë, me krime, hajni, haraç masiv, zhvatje zyrtare të buxhetit shtetëror, përrmes makro-falsifikimit të “Dëshmive të Veteranit”, duke tejkaluar shifrën e 40 mijë “veteranëve” të rremë, shumësia e të cilëve PAN-i i bëri klientelë partiake të tij në proceset votuese zgjedhore.
Thënë troç, “komandantët” pa ushtarë të PAN-it, nuk e durojnë opozitarizmin dhe duan pushtet, madje pa i zgjedhur mjetet dhe metodat. Paniku i humbjes është tmerrues. Përveç mungesës të pushtetit, rrjedhimisht, të zhvatjeve, hajnive zyrtare, disa procese të filluara, si përmirësimi i sistemit të drejtësisë, përmes VETTING-ut dhe verifikimi i pronave, pasurisë pa mbulesë reale. Është pikërisht makro-hajnia e “komandantëve” PAN-istë, me bandat e tyre, që sunduan për dy dekada radhazi, që ka bllokuar ndër vite Vettingun dhe reziston ta dështojë atë dhe nismat tjera ligjore, të cilat kërkon t`i realizojë qeveria aktuale e LVV. Dhe, është kjo arsyeja tjetër, që eksponenti markant i PAN-it, Besnik Tahiri, që ngulmon, madje me çdo kusht, kthimin në pushtet. Dhe, në vend të bllokimit që u kanë bërë proceseve, të nismuara nga pozita aktuale, me ardhjen e opozitës në pushtet, t`i heshtë dhe zhbëjë proceset në fjalë. Veç kësaj, tashmë, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka siguruar prova dhe fakte, duke hartuar dosje faktike, për krimet serike ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Krimet numerike, gjithsesi duhet të kenë edhe përmasën e përgjegjësisë, në raport me shumësinë e viktimave, tërësisht, të pafajshme.
 
LDK ndryshe nga PAN, koalicion vetëm me LVV
Ka një angazhim enorme të opozitës, për ta ndalë marshimin e LVV, për ta vazhduar mandatin e dytë saj. Ndjesi keqardhje ka për LDK-në, e cila u viktimizua nga një rreth vizioz i brendshëm, me flirtim me kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, duke bërë shërbime fatale për llogari të tij. Përndryshe nuk ka afera kriminale dhe as keorruptive, hajnore. LDK-ja u rrëzua dhunshëm nga qeverisja meritore me LVV, nga ndërhyrja e jashtme, në koordinim me disa hafije të brendshëm. LDK-ja përgjatë opozitarizmit 4 (katër) vjeçar, ka punuar shumë, për të qenë, në mos në krye, të paktën pjesë e qeverisjes. Ajo ka shansin e artë për t`u bërë, sërishmi, kryezonjë, si në epokën rugoviane. Duhet pranuar se lidërshipi i ri ka qenë ekip mobil dhe fort i përkushtuar, për ta ringritur rejtingun, namin e partisë, e cila, nën drejtimin e Presidentit Rugova, e bëri paqen dhe luftën, duke e shpenë Republikën e Kosovës në pavarësinë e saj. Lidershipi i ri i partisë, duke i lënë në harresë shumë nga bashkëpunëtorët të vyeshëm e besnikë të kryetarit Rugova, sikur miratoi veprimet përjashtuese, më saktë, spastruese të pararendësve të tij. Dhe, kjo do ta këtë koston e saj.
Është për shumë keqardhje se disa kuadro të afërm të ish-kryetarit Mustafa, kurrë nuk u pajtuan me humbjen e pozitave, të cilat i gëzuan për gjatë kohë. Ngecja e reformave të pritshme partiake, u dha rast disa të lënduarëve nga anashkalimi, ta sulmojnë lidërshipin e ri, pa u merakosur se po dëmtojnë partinë. Ekziston frika e bazuar se të tillët e duan dështimin e kryetarit aktual. Një klauzolë e brendshme, e dalë nga strukturat e partisë, e lënë të hapur mundësinë e shkarkimit të kryetarit, në rast të
 humbjes të zgjedhjeve. Por, sa logjike do të ishte kjo masë ekstreme, në rastin e LDK-së, kur udhëheqja e shkuar e kishte sjellur atë në 10 %, sepse 2 % i përkisnin Pacollit.
Aq më pak, kur dihet se rrënimi i LDK-së ishte, pothuajse, i qëllimshëm, sepse koalicioni me PAN-in, përgjakës të LDK-së dhe Kosovës, bëhej përsëritshëm, në kundërshtim të plotë me vullnetin të anëtarësisë dhe të elektoratit të partisë. Humbjen spektakulare, të pritshme të LDK-së, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, shefat e partisë ua faturuan, falsifikueshëm, dy zonjave luftarake dhe shumë të respektuara, nga shumica absolute e shqiptarëve të përbotshëm, Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmani. Ishin mësuar mjeranët uzurpues të LDK-së, t`i largonin kuadrot e Dr. Rugovës, me – heshtjen e qetë -! Por, kësaj radhe, karrieristëve të thekshëm, “sharra u hasi në gozhdë”, sepse çikat e zgjuara dhe skajshëm të dinjitetshme të Kosovës, nuk e pranuan “pensionimin” e dhunshëm politik!
LDK-ja ka krijuar një bazë solide, për ta ndryshuar statutin aktual të saj, nga opozitë në pozitë. Gjeturia e përgjegjshme e lidershipit të saj, përgjatë procesit fushatorë dhe atij zgjedhorë, deri në kompozimin e qeverisë së re, do të përcaktojë, në një masë të madhe, fatin e LDK-së, respektivisht, rreshtimin e saj në pozitë. Ajo duhet të bëjë një fushatë ndryshe nga opozita tjetër, të faktuar dhe pa shpifje monstrume “alla komuniste”, siç veprojnë partitë-banda të PAN-it, përkatësisht, PDK-AAK-NISMA. Shpifjet groteske dhe mohimi i gjithçkaje të LVV, e rrezikojnë PAN-in të mos besohet për asgjë. Dhe, ky është ai sforcimi fushatorë apo në zhargonin pezhhorativ lehaqener. Prandaj, në shkrimet e mia, për të qenë i saktë, e bëj  dallimin e qartë dhe nuk “e fus në një thes” LDK-në me subjektet tjera të opozitës rrast të inkriminuara.
Lëvizja Vetëvendosje duhet të lirohet nga megollomania e tipit të Isa Mustafës së “zgjedhjet i fitoj me duar në xhepa!” Sulmet shpifëse të orkestruara e korale të bandës së bashkuar të PAN-it, nuk duhet t`i heshtë, me mendimin se “as shej nuk më bëjnë!” Përkundrazi, LVV duhet të qëndrojë “me këmbë në tokë”, duke demantuar përflakshëm dhe faktueshëm “të bëmat” kriminale të eksponentëve të partive-banda të PAN-it. Ato kanë mbushur kupën e krimeve dhe të hajnive industriale, të cilat jo vetëm nuk mund ta sfidojnë LVV, por janë kandidate potenciale, për t`i shpallur të jashtëligjshme.
Horrakët: Hashimi-Vuçiq-Isa dhe Rama-Grenell, prishën koalicionin LVV-LDK!
            
Edhe pse LVV pretendon se do të fitojë, bindshëm e mjaftueshëm, së bashku me -GUXO- dhe -ALTERNATIVA-, pa pasur nevojë për koalicione shtesë, realizimi i fitorës kërkon një angazhim serioz, për ta amortizuar fushatën shpifëse të PAN-istëve. Realisht, skena politike në Kosovë është keqas e kontaminuar, e toksifikuar. Andaj ka pak hapësirë për të zgjedhur partner për koalicion. Partizat pa mëkate janë minore dhe nuk kanë peshën e nevojshme, që mund të kërkojë koalicioni qeveri-formues. Partitë e PAN-it, për përmasën e krimeve, me dosje tmerruese, do ta dëmtonin këdo që ta pranonte në koalicion, sepse do të akuzohej se po kthen krimin dhe kriminelët në pushtet, të cilët vota e popullit i largoi nga pushteti të turpëruar me fund.
Mundësi e vetme reale për koalicion të natyrshëm dhe të pranueshëm, që garanton sukses për Kosovën, janë LVV-LDK. Argumentimi i këtij koalicioni ideal, është udhëheqja – me duar të pastra -. Dihet botërisht se këto dy subjekte politike, nuk kanë struktura vrastare dhe as afera hajnore. LDK-ja është e njohur për korrektësi me partnerët e koalicionit, madje më shumë se sa kërkohet për një partneritet. Koalicioni jetëshkurtër LVV-LDK, funksiononte mrekullisht mirë, me ministrat profesional dhe të përgjegjshëm të LDK-së, përfshi edhe vet kryetarin Lumir Abdixhikun.
Ishte forca madhore që urdhëroi prishjen e atij koalicioni. Horrakët: Hashimi-Vuçiq-Isa dhe Rama-Grenell, prishën koalicionin LVV-LDK! Edhe pse kryetari i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, e denoncoi “enigmën” se “emisari Grenell na dha afat një javë, për ta prishur koalicionin me LVV të Kurtit”, ndoca nga Qendra e LDK-së vazhdojnë të gënjejnë se, gjoja, “VV-ja e prishi koalicioin, me përjashtimin e ministrave të LDK-së nga Qeveria”?! Hajde rrenë, hajde! Vërtet, kryeministri Kurti mësoi dallaveret Thaçi-Grenell dhe vendimet e tij ishin “ngile” për hileqarët. Horrakët nuk merakoseshin fare, për krizën që kalonte Kosova në kohë të Pandemisë vdektare, kur popullit i mungonin vaksinat elementare.
Kam punuar tej dy dekadave me Donikë Gërvallën dhe i besoj asaj, duke njohur sinqeritetin proverbial të saj, kur më thotë: “Këta, (udhëheqja e LVV), as nuk vjedhin vetë dhe as nuk lejojnë të tjerët të vjedhin”. Dhe, vërtet, përgjatë katër viteve qeverisje, nuk ka pasur afera korruptive. Krejt e kundërta ka ndodhur përgjatë qeverisjes kriminale të PAN-it.
Ideja e hedhur nga eksponentët e partisë të kriminalizuar, AAK, Besnik Tahiri, për ta bojkotuar çfarëdo koalicioni të opozitës me LVV, është ogurëzezë. Sepse çdo variant që sjell, sërishmi, “komandantët” në pushtet, është gjëmë për Kosovën. Është sa provokative, aq edhe kriminale për popullin e Kosovës, të përballën përsëri viktimat e pafajëshme me persekutorët. Asgjë të mirë nuk i vjen Kosovës, nga ata që e përgjakën dhe e zhvatën Kosovën, për dy dekada radhazi. Kushdo që do ta ndihmonte kthimin e PAN-it në pushtet, do të bëhej pjesë e krimit. Për LDK-në bëjmë pyetjen logjike: A më mirë LVV në pushtet, qoftë edhe me disa premtime të parealizuara, apo një bandë vrastare, prepotente, mujshore, e cila abuzimin me pushtetin e ka parësi, normë, tashmë, të provuar përtej dy dekadave të shkuara. Pajtimi i LDK-së me idenë obskure të bojkotit të LVV, me armën e mosbërjes të koalicionit, përkundër vullnetit të anëtarësisë fisnike, do të ishte turpërimi me fund i saj dhe tradhti – njëheresh. Kujdes nga eksperimentet “alla Isa Mustafa”, sepse do ta pësoni si ai!

Donald Trump triumfoi!

1
Sali Berisha, Tiranë
___
Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump. Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre, dhe me rikthimin më të madh të të gjitha kohërave, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre. Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë. Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij, nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.
Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.
Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!

Fitorja e Trumpit dhe katër vitetet e demokratëve

0
Kushdo që qahet për fundin e administratës demokrate në SHBA gjatë katër viteve të kaluara, harron qëllimisht (ose thjesht injoron pafytyrësisht), faktin se në këto vite ndodhën me radhë: një tërheqje kaotike e turpshme nga Afganistani, duke u lënë Talebanëve një ushtri ultramoderne nga më të zhvilluarat në Azi, një konflikt civil kasaphanë në Etiopi, dy luftëra Azerbajxhan – Armeni, me dëbimin e plotë të armenëve të Nagorni Karabakut, lufta në Ukrainë të cilës nuk i dihet fundi, që ia vuri flakën Kontinentit të Vjetër, e që shoqërohet me inflacion të çmendur, çmime të çmendura (çdo rritje çmimi, naftë, vezë, sheqer, ajër, ujë, bukë, që përligjet tinëzisht me luftën në fjalë), e që trimëroi një Rusi që ndihet sërish cariste befas, sikurse edhe një thuajse luftë në Taivan, me Kinën që pret veç rastin ta gllabërojë ishullin kryeneç demokratik, Lufta mes Izraelit, Hamasit, Hezbollahëve dhe Iranit, pa harruar ngjarjet në Ballkan, në Kosovë veçanërisht.
Kandidatja humbëse, premtonte vijimësinë e agjendave çoroditëse që kujdesen për pordhët e lopëve (që gjasme ndotin atmosferën, jo Kina, India, Pakistani, Indonezia, e tërë Bota e Tretë që e qelb planetin mijëra fish më shumë se Perëndimi dhe Europa e SHBA), luftën antigjinore ndaj evolucionit njerëzor, e dënglat e pakicave që i mbivendosen vullentit e mirëqenies së shumicës së njerëzve. Zgjedhjet nuk fitohen duke bërë spektakël me miliardere si Oprah që bën thirrje mos të votohen pasanikët (përse vetë, çfarë qenka ajo vallë? Varfanjake gjë?) apo me Taylor Swift e Jennifer Lopez (të cilën pa dyshim do ta votonin shumë më tepër amerikanë se Kamalën).
Ne shqiptarëve, na takon të jemi partnerë të denjë, të besueshëm e të zotët e vetes, të kësaj Amerike, pa vuajtur nga megallomanira sipas pandehmave se SHBA dhe presidentët e saj nuk i zë gjumi për fatet tona, sipas parimit “Ruaje veten, të të ruajë Zoti (Amerika)”.
Puede ser una imagen de una persona y texto

Fillon projekti “Ndërtimi i Ishullit Urban Arbëri – Pallati i Rinisë”

0

Sot u mbajt ceremonia e përurimit të punimeve në Platformën “Arbëri – Pallati i Rinisë,” një projekt transformues dhe me rëndësi të madhe për zhvillimin urban të kryeqytetit. Ky projekt ka për qëllim krijimin e një hapësire multifunksionale që lidh qendrën e qytetit me lagjen Arbëria, duke ofruar mundësi të reja për banorët e Prishtinës.

Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, të cilët theksuan rëndësinë e projektit për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e infrastrukturës urbane.

“Ky projekt do të ndërlidhë lagjen Arbëria, ku jetojnë mbi 30 mijë banorë, me qendrën e qytetit. Premtimet po i shndërrojmë në realitet, dhe përmes dedikimit profesional dhe planifikimit të mirë, po e kthejmë Kryeqytetin në një metropol të vërtetë. Përfitimet e kësaj platforme do të jenë shumëdimensionale,” – theksoi Rama.

Ndërkohë, Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, shprehu mbështetjen e tij për projektin, duke theksuar se ai përfaqëson një gurthemel në zhvillimin e qytetit. “Përparimi po lë një shenjë historike në Prishtinë, duke përmbushur një premtim të fushatës elektorale për lidhjen e Arbërisë me qendrën e qytetit. Jemi krenarë dhe mbështetës për këtë arritje!”

Platforma “Arbëri – Pallati i Rinisë” pritet të bëhet një qendër dinamike e aktiviteteve dhe një pikë referimi e re për të gjithë qytetarët e Kryeqytetit.

Fitore e Donald Trumpit, ai tashmë zyrtarisht është president i SHBA-ve

0

Donald Trump

Zyrtare/ Donald Trump fiton Wisconsin dhe bashkë me të edhe zgjedhjet në SHBA

Një shtet tjetër i luhatshëm ka zgjedhur Donald Trump për President të SHBA-ve.

Me Wisconsin, Trump merr 277 vota të kolegjit elektoral, më shumë se 270 që nevojiten për të fituar garën e përgjithshme.

Si rezultat, Trump ka fituar presidencën dhe do të rihyjë në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 47-të i Amerikës.

Presidenti Joe Biden e ktheu Wisconsin në blu me më pak se një pikë pasi Trump fitoi ngushtë shtetin në 2016.

Fitorja e Trump theu brezin për kandidatët presidencialë demokratë, ata kishin fituar shtatë zgjedhjet e mëparshme.