Kreu Blog Faqe 723

Përfundime të dala prej analizave kritike ndaj librit “Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste”, me autorë Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

3

Nga Dilaver Goxhaj 

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të Mbrojtjes së Popullit  dhe 12 mijë bandave diversioniste të dërguara nga shtetet fqinje dhe Perëndimi imperialist, të infiltruara në Shqipëri përmes tokës, detit dhe ajrit, si dhe të qindra bandave të kriminelëve të luftës të arratisur nëpër male, ishte rezultat i drejtpërdrejtë i një intervencioni të huaj. Ai ishte një aksion i kombinuar nga jashtë dhe nga brenda Shqipërisë, i cili morri trajtën e një komploti ndërkombëtar. Ai komplot u zhvillua në dy etapa kryesore: së pari, me sulmin diplomatik kundër Qeverisë Demokratike të udhëhequr nga Enver Hoxha, me mosnjohjen e saj dhe prerrjen e mardhënieve zyrtare më të, duke mos e thirruar as edhe  në bisedimet për dëmshpërblimet e luftës; së dyti, kur kjo doli e pamjaftueshme, duke mos u mjaftuar me të, sulmuan me 12 mijë banda, duke i dërguar çdo ditë 5 – 6 banda për gjatë 10 viteve, në bashkëveprim me forcat reaksionare brenda vendit, të cilat nuk u pajtuan me disfatën, prandaj dhe nuk qëndruan duarkryq.  

Baza e organizimit të atij komploti ndërkombëtar ishin territoret e Greqisë, Jugosllavisë dhe i Italisë, por në të, një rol të dorës së parë patën shtetet dhe shoqëritë kapitaliste, në mënyrë të veçantë  anglezët.  

Lufta mbrojtëse 10-vjeçare kundër atij intervencioni ndërkombëtar zë një vend tepër të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Qeveria e kryesuar nga Enver Hoxha përbën edhe një nga shfaqjet më interesante të demokracisë shqiptare. Qoftë nga përbërja apo nga programi, ajo Qeveri ngjalli aq shumë shpresa brenda vendit, duke sfiduar frontin unik të reaksionit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm. 

Në mënyrë të veçantë fshatarësia shqiptare përforcoi edhe më shumë mësimin e  madh që mori gjatë LANÇ-it për t’u shkundur një herë e përgjithmonë nga kompleksi shekullor dhe për të kuptuar rolin udhëheqës nga një parti politike e vetme me program idealist tërësisht kombëtar. Gjithashtu, në atë luftë 10-vjeçare mori pagëzimin e zjarrit edhe gjenerata që do të çonte përmes errësirës rrethuese borgjezo-imperialiste pishtarin e lirisë e të drejtësisë, duke hapur një epokë të re në historinë shqiptare – epokën e shoqërisë socialiste.  

Dhe Enver Hoxha mbetet si protagonist kryesor i një  ndërmarrjeje historike, i cili tregoi se ai ishte pikërisht forca e idealit kombëtar, dhe jo etja për pushtet, që e shtynte në veprën e tij politike thellësisht kombëtare, duke e çuar popullin e vet në “tokën e premtuar”, i cili ka për të mbetur një pikë referimi e përhershme dhe një udhëheqës shpirtëror i njohur në gjithë botën shqiptare. Ndërsa, kryetari i Francës Sharl De Gol e çon më tej, duke shkruar: “Askush më tepër se Enver Hoxha nuk e meriton thënien “Lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon atë”! 

Vitet 1944-1953 ishin periudha më e vështirë për Shqipërinë, pasi, për herë të parë po luftonin shqiptarët e pasur, që sulmonin nga jashtë Shqipërie, me shqiptarët në Shqipërinë e djegur tërësisht. Ajo ishte një luftë dramatike ndërmjet Shqipërisë së vjetër, (që mbështetej nga shtetet fqinjë dhe prapavijat politike e ushtarake të tyre, Perëndimi imperialisto-kapitalist), dhe Shqipërisë së re; një luftë dhe kaos i paparë, ku vihej në diskutim egzistenca ose jo e Shtetit Shqiptar në Ballkan, e parashikuar kjo edhe në “Plan for Albania”.(Obopus Bg, v.1 “Plani Albania”, datë 15 qershor1949,\Seria B, f.2 & I.Koçollari “Operacione Sekrete…”, v.1, f.183,195)   

Edhe pse ajo ishte një luftë 10-vjeçare, pjesa më e madhe e mësimeve humbet, pasi paqja sugjeron të tjera ide, dhe fshihen në harresë të plotë historia e saj, të metat e saj, si dhe virtytet e asaj. Duke qenë se ajo ishte një luftë vendimtare, duhet të mos harrohet. Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet. Populli dhe Forcat e Mbrojtjes së tij, duke luftuar me ato banda, qëndrushmëria dhe guximi u bënë për to dhe gjithë popullin e Republikës Popullore të Shqipërisë, një virtyt i domosdoshëm. 

Forcat e Mbrojtjes së Popullit, të Policisë dhe të Sigurimit, që luftonin kundër atyre bandave, ishin njerëz të fuqishëm jo vetëm fizikisht, por edhe të stërvitur; por, mbi të gjitha, shumë të fuqishëm moralisht, pasi ideologjia dhe feja e tyre ishte shqiptarizmi, përveç dhe inteligjente, pa folur se ato ishin vetë forcat çlirimtare të Shqipërisë dhe, natyrisht që do t’i mbronin me gjak fitoret e asaj lufte 5-vjeçare me pushtuesit. Për këto arsye, masat fshatare, ashtu si dhe gjatë LANC-it, iu përgjigjën masivisht thirrjes së Qeverisë Demokratike: Atdheu në rrezik!  

Por, për fat të keq tonin, në Shqipërinë post-socialiste, pothuajse të gjitha forcat politike të pas vitit 1990, si dhe shumë  teoricinë, historianë e analistë “të  pavarur” kanë filluar ta quajnë terrorizmin e bandave kriminale kundërrevolucionare të 10-vjeçarit të parë të Shqipërisë të pas-Luftës së Dytë Botërore, një lloj lufte gjoja heroike, me arsyetimin se luftonin “diktaturën komuniste”(!) Tek kriminelët diversatë pati vetëm  spontanitete, ndërsa te forcat tona të Mbrojtjes së Popullit pati vetëm  vetmohim  idealistësh në interes të mbrojtjes kombëtare. Ky është qëndrimi që mbajmë ne, kundërshtarët e veprimtarisë terroriste të bandave shqiptare e të huaja diversioniste kundër shtetit të prsaçliruar shqiptar.  

Ndërsa, qëndrimi që mbajnë jo vetëm dy autorët e librit “Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste”,Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti, por dhe përkrahësit e bandave kriminele, bazohen në botkuptimin e tyre për interesa personale dhe anti-kombëtare. Si të tillë, vështrimi i këtyre qëndron në sipërfaqe, pasi shfaqen vetëm inidividët e veçantë, prandaj dhe kjo kategori e ngjashme me Visar Zhitin dhe Bejtullah Destanin i klasifikojnë si heronj Hamit Matjanin, Alush Leshanjakun, Zenel Shehun dhe shokët e tyre terrorostë që i kanë dekoruar dhe vijojnë t’i dekorojnë presidentët e Shqipërisë “demokratike” të pas periudhës së sistemit socialist. Ndërsa publiku i gjerë, as gjatë atij dhjetëvjeçari, dhe as sot nuk u kushton aspak vemendje atyre kurora lavdie që presidentët tanë u kanë dhënë pas-mortum atyre kriminelëve.  

Me një fjalë, këtu duket ndryshimi i pikëpamjeve, që përcaktohet nga ndryshimi i pozitës që zënë klasat në shoqëri. Dhe këtë ndryshim të pashmangshëm e ka trajtuar shkëlqyeshëm akademiku Irakli Koçollari, kur flet për sakrificën e gjithë popullit, i përfaqësuar prej oficerave të Sigurimit në përbërje të “Grupit Special” dhe familjet e tyre: “Megjithëse këta familjarë u internuan për nevoja të realizimit me vertetësi të skenarit të Sigurimit, në fakt këto familje dhe fëmijët e tyre e vuajtën realisht internimin dhe qëndrimin klasor të opinionit ndaj tyre, me qëllim që të mos zbulohej skenari, askush të mos dyshonte dhe bashkë me të asgjë të mos bëhej shkak për dështimin e operacionit… Ata, “Grupi Special” do të ecnin krah për krah me vdekjen, nën një ekuilibër sfidues, që vetëm ata burra dinin ta bënin. Sepse kështu mund të përballohej ajo luftë dhe vetëm ata, si Asim Aliko, Hekuran Popbrati, Mark Dodani, Pilo Shanto, Ilo Stojku, Haxhi Shurdhi etj., kishin shkruar me tatuazhe në shpirtin e tyre betimin “Qytetarë të Sakrificës”. Ishte Atdheu i tyre që i kishte pagëzuar me këtë emër ata Bohemë të Lirisë!! (I. K., vëll.2,f.98, 110-111).”  

A mund të ketë akt më të lartë kombëtar se vetmohimi i oficerave të atij “Grupit Special”? Gjithë qëllimi i tyre ishte që populli “të mbledhte veten”. Ata heronj mbrojtën Lirinë e Shqipërisë për të cilën u flijuan 28 mijë dëshmorë. Por, ata janë heronj të një lloji të veçantë, të cilët i besonin plot qetësi të vërtetës së tyre. Dhe, në të vërtetë, pikërisht në thjeshtësinë e këtij heroizmi duket natyra e tyre më e lartë, duke qenë të gatshëm të binin fli, jo sepse ata ishin më të mirë se të tjerët, por, perkundrazi, sepse ishin të bindur se populli kishte besim absolut tek ata.  

Ndërsa “heronjtë” diversantë të dekoruar nga Presidentët dhe politkanët e “demokracisë” të pasvitit 1990, nuk ka se si t’u ngjajnë heronjve të dalë nga populli i thjeshtë. Ka heroizëm dhe heroizëm. Heronjtë, që dalin nga radhët e klasave të larta, nuk u ngjasin heronjve që dalin nga radhët e popullit të thjeshtë. Ndërsa “heroizmat” e diversantëve të dekoruar, nuk janë gjë tjetër, veçse alkimi heroike. 

Jon Hollyday te libri “Shqiptari Dinak” shkruan: “Akoma edhe më ogurzezë, është  përkrahja hapur e anglezëve ndaj një plani të përpiluar nga SHBA në muajin Gusht 1944, për ta ndarë Shqipërinë më dysh dhe për të pushtuar një pjesë të saj. (FO 371//43554). Entusiazmi i Forin Ofisit nuk ishte fort i madh për shkak të mungesës së forcave për të realizuar pushtimin. Plani i amerikanëve thotë: “Sazani të merret menjëherë nga Aleatët. Dhe vijon: “6).Sa më shpejt duhet të dërgohen në Tiranë e në Durrës 5.000 forca amerikanë”. Ndër arsyet që jepen, janë: “c). Të parandalohet mundësia që LANC… t’u mohojë aleatëve të drejtën për ta pushtuar Shqipërinë, dhe f). Të pengohet integrimi tepër i ngushtë i LNC-së me Titon dhe me Rusët.”(Shih “Shqiptari Dinak”, Shtëpia botuese “Shpati”, Zvicër, 1993, f.114-115) 

Ndërkohë, në muajin Nëntor 1951, profesionistët e CIA-s deklaronin se: “Grupet e agjentëve tanë kanë raportuar se është e vështirë të bindësh popullsinë për t’u përfshirë në aktivitete spiunazhi”. (OBOPUS BRGFIEND, Vol.20, f.1-8; I Koçollari, v.2,f.258) 

Ky përfundim i nxjerrë prej CIA-s shpjegon pse e humbën luftën 10-vjeçare 12 mijë bandat e mbështetura nga shumë shtete të huaj. Ajo fitore vërtetoi se populli kishte besim të plotë te udhëheqja e djeshme e LANC-it, ajo edhe e ndërtimit të shtetit demokratik të pas-luftës. Duam apo nuk duam, por faktori kryesor i këtij besimi mbarëpopullor te udhëheqja e vendit ishte moskrijimi i partive të tjera politike anti-fashistë, veç PKSH-s. PKSH-ja nuk kishte qenë kundër krijimit dhe bashkëpunimit me parti të tjera shqiptare anti-fashiste. Gjë që PKSH-ja e pat bërë të qartë në dokumentat e saj qysh gjatë kohës së luftës, ku thuhet: “…s’do të thotë se jemi kundër formimit të partive të ndryshme politike, por këto parti, që të mund të formohen, duhet që në programin e tyre të kenë në ballë të parë luftën kundër okupatorit, luftën me prova dhe jo me fjalë dhe këto parti të marrin pjesë në Frontin Nacionalçlirimtar, duke pasur të drejtë të ruajnë identitetin e tyre”.(“Dokumente Kryesore të PPSH”, vëll.1, bot.i dytë, f.212, Tiranë, 1971) 

Derisa partitë dhe organizatat e ndryshme politike që u formuan gjatë luftës, nuk mbrojtën as popullin, por as edhe interesat kombëtare, natyrisht që edhe pas çlirimit, ato parti do të mbronin interesat e ish-klasave sunduese nga kishin dalë, dhe jo interesat kombëtare. Prandaj Enver Hoxha, këtë fakt historik e trajtoi hollësisht edhe në Raportin e mbajtur në Kongresin e 4-t të Frontit Demokratik të Shqipërisë, më 14 shtator 1967:
“Duke pasur parasysh faktin historik që te ne nuk pati parti të tjera politike,.. ishte një e mirë e madhe, e pallogaritshme, kurse për borgjezinë, për reaksionin kombëtar e ndërkombëtar, ishte një fatkeqësi e madhe, një humbje fatale. Ç’karakter dhe ç’qëllime do të kishin partitë e tjera politike, ç’do të përfaqësonin dhe interest e kujt do të mbronin ato? Natyrisht, interesat e bejlerëve, të agallarëve, të tregëtarëve, të kapitalistëve të qytetit e të fshatit.[..] Ja pse ata nuk durojnë dot që në Shqipëri të ketë një parti të vetme; ja pse ata kërkojnë, nën maskën e “demokracisë”, të ketë shumë parti, që të mos ndërtohet kurrë një demokraci e vërtetë për popullin, të mos ketë kurrë një shtet me të vërtet demokratik, por mbi popullin tonë të sundoi thundra e hekurt e kapitalit”. (E.Hoxha Vepra 36, Tiranë, 1982, f.326-327). 

Ajo “partia e vetme” e tregoi veten që “ishte një e mire e madhe” për Shqipërinë e sfilitur në shekuj, pasi ndërtoi një shtet të vërtet ligjor demokratik. Ky ishte faktori kryesor që ajo parti e fitoi edhe atë luftë civile 10-vjeçare; prandaj që për 30 vjet arriti nivelet e zhvillimit ekonomik, arsimor, kulturor e shkencor, që Evropës i ishin dashur shekuj.  

Ato arritje ishin edhe për faktin ngaqë ajo “parti e vetme” kish ngritur struktura shoqërore vetëkorrigjuese ligjore ndihmëse në të gjithë vendin. Dhe ato ishin: Organizatat Bazë të Partisë, të Frontit Demokratik, të Gruas dhe e Rinisë në çdo strukturë të shoqërisë: në çdo lagje qyteti, në çdo fshat, qëndër pune, repart ushtarak etj., pa folur pë ekzistenën e opozitës kryesore të PPSH, Bashkimet Profesionale (Sindikatat). Të gjitha këto organizma ligjore kujdestare të popullit dhe korrigjuese të organeve shtetërore ishin jo vetëm llogaridhënëse në mënyrë periodike, por edhe të detyruara t’i bënin me dije me shkrim instancave nga vareshin, si udhëheqjes qëndrore të shtetit, asaj të rrethit, dhe çdo ministrie përkatëse, çdo muaj, duke u prezantuar mendimet e banorëve dhe kolektivave ku ato jepnin llogari, por edhe për korrigjime në përmbajtjen e ligjeve dhe të vendimeve të strukturave ligjvënëse dhe qeveritare, ashtu edhe për raste të zbatimit gabim të tyre nga hallkat ndërmjetëse të piramidës shtetërore; dhe, veçanërisht, edhe për mënyrën e punës prej drejtuesve kryesorë të të gjithë strukturave qeverisëse. Në të kundërt përgjegjësia e gabimeve u mbetej këtyre mekanizmave. Mekanizma të tjerë korigjues ishin gazetat lokale e qëndrore, për mos të folur për strukturat kulturore, sikundër ishin Lidhja e Shkrimtarëve, estradat e shtetit dhe revista kritike satiriko-humoristike “Hosteni”. 

Pluralizmi politik i sotëm janë pasardhësit e anëtarëve të KQ të PPSH të fundviteve ’80-të si dhe të Ballit e Legalitetit të djeshëm kolaboracionist, që punonin për pushtuesin dhe jo për Shqipërinë, prandaj të dy këta lloj pasardhës e kanë shpallur LANÇ-in “luftë civile”; janë këta pasardhës “demokratë” pluralistë që i çuan në ZERO arritjet 40 vjeçare të bëra nën udhëheqjen e asaj “partisë së vetme” që udhëhoqi Luftën Nacionalçlirimtare, dhe ishin udhëheqësit e saj që begatuan Shqipërinë sa qenë gjallë.  

Qeveritë “demokratike” shqiptare të periudhës pluraliste mbështeten vetëm te mediat e tyre klasore partiake. Këto qeveri qëllimisht nuk kanë as sindikata as struktura të ngjashme korrigjuese ligjore sikundër ishin në periudhën monopartiake. Në  sistemin aktual pluralist shqiptar nuk ka asnjë lloj prej mekanizmave që pati Shqipëria moniste: sindikata, organizata e partie, të rinisë e të gruas nëpër qendra banimi dhe qendra pune. Ato janë zevendësuar me nga një person I vetëm, që thirret patronazhist.  Pra, qeveritë tona pluraliste mbështetje kritikuese dhe korrigjuese kanë vetëm individët patronazhistë. Patronazhisti, nga informator i thjeshtë bëhet provokator, më pas dëshmitar i rremë profesionist, si dhe informator me pagesë, ndërkohë që struktuar korrigjuese llogaridhënëse të periudhës monopartiake, që cituam më lart, nuk paguheshin nga shteti! Si rrjedhojë, patronazhistët do bëhen një gjini e urryer rrëshqitësish, që jo vetëm dëgjojnë duke shënuar çdo gjë që do t’u duhet për relacionin që do bëjnë, por, duke folur vetë në çdo mjedis shoqëror, provokojnë të tjerët që të flasin për partitë dhe qeverinë, të cilat pastaj ata i përdorin për t’u raportuar drejtuesve kryetasorë të partisë së tyre në pushtet, duke u bërë kështu vegël për dëshmi të rreme, duke raportuar gjysëm të vërteta me një lloj kënaqësie sadizmi. Gjysëm e vërteta është më e rrezikshme se gënjeshtra, sepse atë është më e vështirë ta përgënjeshtrosh. Këta lloj informatorësh i lind vetëm pushteti despotik, të cilët bëhen njerëz të rënë në nivelin më të ulët të shkallës së jetës, ku fitimin e virtytit dhe të mënçurisë dëshirojnë t’ua lënë të tjerëve. Tërë lumturinë e tyre, patronazhistët e shohin në mundësinë që kryeministrin, ai dhe kryetar i partrisë së tyre, ta thërrasin ZOT. 

Për këto qëllime janë eleminuar sindikatat, gjithë strukturat korigjuese, si dhe mbledhjet e kolektivave, të lagjeve e të fshatit për të asgjësuar idetë përparimtare, duke dhunuar shënjtërinë e ndërgjegjes të popullit dhe të mendimit të tyre personal. Kjo është demokracia e parasë, për të mbajtur në këmbë diktaturën e parasë, për të shfrytëzuar dhe terrorizuar masat punonjëse.  

Pluralizmi politik ka edhe ai të mirat e veta, por ka edhe një të keqe të madhe: bën shtresëzime politike të popullsisë. Këto lloj shtresëzime politike, në shumicën e vendeve të vogla, kanë pasoja negative. Pluralizmi, duke krijuar shtresëzime politike, i bën vendet e vogla “demikratike” të ngjashme si vendet koloniale, ku, – sikundër shprehet Zhan – Pol Sartri te parthënia e librit të Franc Fanonit, “Të mallkuarit e botës”, – sa më shumë shtresëzime të krijohen, aq më lehtë e kanë partitë politike të sundojnë popullin, njësoj sikundër bëjnë kolonizatorët, duke futur urrejtjen midis shtresave shoqërore, duke mistifikuar secila shtresë të huajt, gjë që përçahet uniteti popullor. Përçarja e popullit krijon një boshllëk jetik, që lehtëson sundimin e individit me pushtet. Vetëm vetmohimi mbarë popullor, përçmimi i çfarëdo gjëje që nuk është kolektive, bëjnë të mundur lindjen dhe mbretërimin e një morali kombëtar që i jep forcë njeriut, që ia kthen besimin në forcat e veta, i cili çarmatos edhe indiferentët më skeptikë. Në Shqipërinë e viteve 1945-1990 u vërtetua në praktikë se monopartizmi nuk krijoi shtresa të ndryshme shoqërore, por, përkundrazi, i bëri të gjithë shqiptarët të barabartë dhe vëllezër, duke krijuar edhe strukturat e mësipërme korigjuese, prandaj u çelnikos uniteti kombëtar, si dhe u zhvillua Shqipëria në të gjithë drejtimet ekonomike, kulturore, politike dhe shoqërore. 

Ndërsa periudha “demokratike” 35-vjeçare e Shqipërisë së viteve 1990 – 2024 ka marrë karakteristikat e demokracisë së parasë dhe të shtetit “demokratik” borgjez. Kjo përvojë historike 35-vjeçare po e vërteton faktin se në pluralizmin politik partitë politike parim kryesr nuk kanë mirëqënien e popullit, por forcimin dhe pasurimin e borgjezisë. Aktualisht në Shqipërinë pluraliste po ndodh ajo çfarë ka parashikuar në fund të jetës së tij, shkrimtari, poeti, esseisti, gazetari dhe kritiku i famshëm letrar, britaniku George Orwell, (1903 – 1950), autori i librit “1984”: “Në botën tonë, nuk do të ketë fare emocione, përveç: frikës, zemërimit, triumfit dhe  mungesës së besnikërisë, përveç besnikërisë ndaj partisë.” A i I bëri të evidente të gjitha këto aspekte pluralizmi politik shqiptar me kryengritjen e armatosur në vitin 1997 kundër forcave politike? Gjatë monizmit 45-vjeçar nuk patëm të tillë rebelime, as bazë fshati e jo më gjithëkombëtar. 

Aktualisht, kjo pabesi e pluralizmit politik shqiptar ndaj popullit dhe atdheut po shihet në shumë vështrime: në nxitjen e emigrimit në çdo lloj mënyre; po u japet psuria kombëtare konçesioneve të huaja, që do do thotë thjesht kolonizim i vendit; po u falen hapësira territoriale të vendit shteteve të tjerë, sikundër është rasti i faljes së ishullit të Sazanit – një amerikani; Gjiun e Sarandës dhe karhinën e Himarës (bregdetin e Detit Jon) – Greqisë; Shëngjinin, Lezhën dhe Gjadrin – Italisë; një pjesë “Shtetit Bektashi”; si dhe kanë nxjerrë edhe ligje për shitjen e maleve me 1 Euro çdo m2 të tyre, ku u strehua ndër shekuj gjuha jonë shqipe, midis rrufeve dhe bubullimave. A ka mungesë besnikërie më të madhe se ky i forcave aktuale politike pluraliste?! 

Ne, brezi që lindëm, u rritëm, u shkolluam dhe jetuam sistemin monist socialist, dhe po jetojmë edhe sistemin pluralist “demokratik” kapitalist, jemi në gjendje të bëjmë dallimin: Në sistemin monist socialist shqiptar u vërtetua se shoqëria njerëzore karakterizohej nga ndjenja e dashueisë, miqësisë e dhëmbshurisë e njeriut për njeriun, ku të gjithë e donin dhe e mbronin Atdheun; ndërsa në Shqipërinë e sotme pluraliste “demokratike” kapitaliste shqiptare u riaktivizua plaga shekullore  tragjike: gjakmarrja dhe vetëgjyqësia; gjyqet përfundojnë në kalendat greke; ndjenja humane erdhi duke u shpallur “non grata”; mjekësia është kthyer në biznesin më të kushtueshëm; ndërkohë që, kur shteti drejtohej nga “partia e vetme”, mjekësia, përveç që ishte tërësisht falas, por mjek, infermjere dhe mami kishte në çdo fshat të Shqipërisë; si dhe është  nxitur e po nxitet  urrejtja dhe ndasia krahinore e ajo fetare, që do të thotë se shoqëria jonë pluraliste karakterizohet nga ndjenja e urrejtjes dhe e armiqësisë e njeriut për njeriun. Askush nuk sakrifikon për atdheun, duke filluar prej personaliteteve të larta shtetërore, politike e partiake, të cilët mendojnë vetëm për vete dhe klanet e tyre.  

Sikundër shihet, Shqipëria po jep sot sinjalet e një të ardhme të paqartë, dhe me shumë ankth. “Horizonti po nxin. Një lloj vdekjeje me llogari, me vula dhe me përqindje, i pamësuar kurrë ky popull me këto. Është diçka që e kapërcen traditën e jetës e të vdekjes të një populli.” – sikundër thotë Kadare te “Ura me tre harqe”. – “ Por me që populli ynë ka lindur bashkë me perënditë, duke u treguar i pavdekshëm, ndoshta kjo vdekje e madhe që merr popujt, s’do të na arrijë dot… Dramat e mëdha kërkojnë ushëheqës të mëdhenj, dhe koha e madhe pjell madhështi. Do t’i duhet ndoshta pesëdhjetë vjet për ta nxjerrë, ose pesëqind vjet për ta përsëritur, kjo s’ka rëndësi. Ai do të vijë. Do t’i vijë Shqipërisë.”  

Tiranë, 1 Nëntor 2024 

Ragmi Mustafi paralajmëron ta dërgojë padinë ndaj Vulinit edhe në Strasburg

1

Sh.Ç/RTKlive

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë për të mos dënuar Aleksandar Vulin, ish-ministrin e Mbrojtjes, aktualisht zëvendëskryeministër i Serbisë, për deklaratat e tij të cilësuara si diskriminuese dhe denigruese ndaj shqiptarëve.

Mustafi në Facebook ka shkruar se, “kur Gjykata Supreme e Serbisë me firmën e gjyqtares Dragana Marinkoviq, zgjedh ta mbyllë sytë ndaj diskriminimit flagrant dhe gjuhës denigruese të Aleksandar Vulin, nuk bën asgjë tjetër veçse nxjerr në pah një realitet të hidhur: sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës”.

Mustafi e vuri në pah përdorimin e termit “shqiptari” nga Vulin, duke e cilësuar atë si një përpjekje për “të ulur dinjitetin e shqiptarëve, për t’i përjashtuar, për t’i kriminalizuar dhe për t’i çuar në një ndarje të thellë etnike.”

Ai ka kritikuar vendimin e gjykatës, që në vend se të ndëshkonte gjuhën denigruese, e ka mbrojtur atë.

“Vendimi i Gjykatës Supreme e çon këtë çështje pranë Gjykatës Kushtetuese të Serbisë,” deklaroi Mustafi, duke theksuar se pas këtij hapi, rasti do të dërgohet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për të kërkuar atë që na mohohet në Serbi.

Mustafi, i cili ka ngritur këtë padi që nga gushti i vitit 2019, deklaroi se çështja përbën një provë të madhe për sistemin serb të drejtësisë.

Kongjuzi i ujkut dhe asociacioni i Stanos

0

Gani I. Mehmeti

Kishin zënë ujkun një ditë. Kishin thirrur hoxhën dhe po përpiqeshin t’ia mësonin kuleuzin ujkut. Mirëpo, sa herë vinte tek fjala «kuleuzi» që duhej ta thoshte ujku, ai, me mendjen tek qingji thoshte «kingjuzi»!

Kështu edhe Stano, gjatë gjithë kohës së tij si «ndërmjetësues» kurrë nuk u mor me kërkesat që duhej plotësuar Serbia, vetëm me Asociacionin, sa i është ngulitur në kokë, duke e përsëritur çdo herë, sa i është bërë refren. Me gjasë, me mendjen tek asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, është edhe duke fjetur.

Stano: «BE dëshiron të kujtojë se themelimi i Asociacionit është obligim i paplotësuar i Kosovës»! (Kosova Sot Online, 4. 11. 2024)

Vallë, a ka edhe Serbia obligimet e saja ndaj Kosovës, që Stano nuk merret fare me to? Të dy palët kanë pranuar Marrëveshjet e Brukselit  dhe të Ohrit të vitit 2023, jo vetëm Kosova. Mirëpo, Stanos, diçka nuk po ia ka ënda fare të sillet kah Serbia!

“E kishin ndaluar, i thanë se velloja e saj nuk ishte hedhur si duhej në trup…!”

0
“E kishin ndaluar, i thanë se velloja e saj nuk ishte hedhur si duhej në trup, se duhej ta rregullonte më mirë, të mbulohej si duhet.
Një vështrim këshillë, një rregull i përsëritur dhe një urdhër që peshonte si zinxhirë të padukshëm.
Por në vend që ta ulë shikimin, ta rregullojë atë vellon siç i thanë, ajo e heq krejt atë. Pastaj heq xhaketën dhe këmishën. Shtresë pas shtrese, ajo e çliroi krejt lëkurën, i shkundi zinxhirët.
Mu në zemër të Teheranit,
në oborrin e universitetit,
ajo qëndron me të brendshme, por e veshur me një guxim dhe dinjitet që tejkalon çdo pëlhurë.
Vështrimet vërshojnë drejt saj: disa të rënda, gjykuese; të tjerët mosbesues, sikur të merrnin frymë lirie për herë të parë.
Ajo është një notë që stonon në një kor heshtjesh, një pikëçuditëse në një libër rregullash të pandryshueshme.
Toka nën këmbët e saj është gjithmonë e njëjtë, por qielli duket se ulet për ta mirëpritur. Ai pyet veten nëse era e ndjen peshën e të gjitha fjalëve që nuk kanë guxuar kurrë të thuhen!
Shikimet e të tjerëve përplasen si gurë në trupin e saj, ndërsa zërat pëshpërisin stuhi të egra gjykimi.
Ndërsa ajo, me heshtjen e saj, lëshon një klithmë që sfidon botën.
Ata vijnë për të shuar flakën që ajo ndezi sot, vijnë të veshur me uniforma konformizmi .
E kapin me forcë, e tërheqin zvarrë, por
ajo vijon të qëndrojë e heshtur, e fortë si shkëmbi.
E çojnë në një vend ku shpresojnë ta thyejnë, ta mbysin atë zjarr të paepur.
E transferojnë në një spital psikiatrik, tentojnë ta etiketojnë dëshirën e saj për liri, si çast çmendurie.
Por ata nuk e kuptojnë se idetë nuk mund të prangosen apo mbyllen në një dhomë të bardhë!
Gruaja e lirë!
Revolucioni që ecën zbathur në trotuarin e historisë.
Trupi i saj është një manifest, lëkura e saj është bojë e gjallë dhe sot ajo ka shkruar një faqe të re lirie.
Kujtimi, sigurisht do të mbetet në departament një hije e ndritshme, një ekuacion i pazgjidhur në mur.
Sepse zhveshja nga simbolet e imponuara, është e vetmja mënyrë për të veshur pafundësinë.
PS: Vajza studion letërsi franceze në Universitetin Oloom Tahghighat, në Iran.
Heroina që na duhej!
___
Shqipëroi : Donika Haxhia

Zgjedhjet në SHBA dhe  shtegut historik i shqiptarëve

0

Sadri Ramabaja, Prishtinë

Bota ndodhet mes dy të këqijave të mëdha: të djathtës së re fundamentaliste me elemente të fashizmit modern dhe të majtës liberale të somnabulosur. Në gjeopolitikën postmoderne ky polarizim i skajshëm i hap rrugën rikthim tek vetvetja. Prandaj zgjedhjet dhe rezultati i tyre në SHBA duhet ta forcojnë bllokun indipendist të nacionalizmit progresiv shqiptar që aktualisht përfaqësohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tema e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe ndikimi i tyre në politikën ndërkombëtare kanë një rëndësi të veçantë, veçanërisht për vende të vogla si Kosova dhe përgjithësisht Ballkani. Duke qenë një fuqi globale, Shtetet e Bashkuara shpesh ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi zhvillimet në Ballkan, përfshirë proceset integruese të rajonit dhe qëndrimet ndaj çështjeve etnike dhe kombëtare, si ajo e shqiptarëve.

Një koncept interesant që po diskutohet gjithnjë e më shumë është krijimi i një Federate Shqiptare, që do të përfshinte dy republikat shqiptare egzistuese: Shqipërinë politike dhe Republikën e Kosoëvs, por që do të kishte efekt edhe në fakorizimin e shqiptarëve në Maqedonin e Veriut dhe në Malin e Zi. Ky vizion po zë vend gjithnjë e më meritor në diskursin politik e akademik në Prishtinë e Tiranë. Në rast të një mbështetjeje më të madhe nga SHBA, kjo ide mund të marrë një vrull të ri në arenën politike ndërkombëtare.

Një strukturë federale e shqiptarëve, megjithatë, do të përballej me sfida të shumta, që nga integrimi i brendshëm ekonomik dhe politik e deri tek përballja me qëndrimet e vendeve fqinje dhe të aleatëve në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, qëndrimet dhe mbështetja e SHBA-së pas zgjedhjeve mund të kenë një rol vendimtar nëse ky projekt do të gjejë një përkrahje ndërkombëtare të qëndrueshme. Prandaj, administratat e reja të SHBA-së janë thelbësore për të përcaktuar mbështetjen ndaj lëvizjeve që forcojnë lidhjet shqiptare dhe përparimin e tyre në Ballkan.

Rikthimi i mundshëm i Donald Trump-it

Për Trump-in, politika është si gjithë luftrat brutale, por nëse luftrat ktyesisht bëhen për territore, kjo që bën Trump-i është për pushtet. Kjo do të thotë se ai përshtatet luftës për rendin e ri botëror.

Trump-i është simptomë e ndryshimeve në rrafshin global dhe me karakter epokal: epoka e lirisë pasohet nga epoka e xhunglës, ku sundimi do të kalojë në duart e më të fuqishmëve. Prandaj një mandat i dytë për Trumpin do të thotë shumë botën.

Çfarëdo që Donald Trump-i thotë dhe bën është pjesë e një shfaqjeje të çmendur dhe për rrjedhojë ajo magjepsë personalitetin e Trump: pranë tij, të gjithë të tjerët duken si milingona. Ky është pikërisht rreziku më i madh ku po rrëshqet shoqëria amerikane. Amerikanët, një shtresë e madhe sosh, kanë shpërfaqur një lloj prirje që të mbivlerësojnë vetë-promovuesin që po thyen çdo konventë.
Sa do ta ndryshonte botën një presidencë e dytë e Donald Trumpit? Kjo është pyetja e gabuar. Është më e rëndësishme të merret në konsideratë se sa mund të përshpejtojë ndryshimin. Dhe situata gjeopolitike aktualisht është e rrëshqitshme, prandaj ne e perceptojmë si një zingjirë krizash.

Kritikët e akuzojnë Trumpin si izolacionist. Në vend që të promovojë tregtinë e lirë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ai propagandon nacionalizmin dhe proteksionizmin. Kjo është e saktë.

Por nuk është Trump ai që po shkatërron rendin botëror liberal, situatën historike të veçantë në të cilën Uashingtoni siguroi një kornizë unipolare dhe mjaft të qëndrueshme. Ajo që filloi me rënien e Murit të Berlinit dhe mori një fund të pakthyeshëm me tërheqjen nga Afganistani ishte një rastësi fatlume për Perëndimin, shton më tej Gujer në komentin e tij që zumë në gojë më lart.

Megjithatë, fakti që një fuqi e vetme e madhe mund të lërë gjurmë në një epokë në mënyrën që bëri Amerika nga viti 1989 deri në 2021 është një anomali. Trumpi e njohu këtë momentum politik dhe pasojat e tij më herët, dhe ai veproi në mënyrë më të qëndrueshme se presidentët e tjerë. Edhe paraardhësi i tij, Barack Obama, nuk ishte më i gatshëm të luante rolin e policit botëror. Ai mori pjesë vetëm pa dëshirë në përmbysjen e diktatorit libian Gadafi dhe braktisi opozitën siriane ndaj Asadit, kasapit të Damaskut.

Por Trump-i, si përfaqësues tipik i darvinizmit politik, si i tillë, ai pohon imperativin e së tashmes në politikë. Për të është një ide qesharake të garantosh sigurinë e Evropës falas. Po aq qesharake sa ideja se Uashingtoni do ta ndihmonte Ukrainën të fitonte ndërkohë që BE-ja do të vazhdojë të hezitojë për veprime konkrete që do ta ndalnin përparimin e Putinit drejt pushtimit të plotë të saj dhe pozicionimit për luftën e re…

Trumpi e ka të qartë se Rusia e ka kapërcyer tashmë epokën e nanuritjes që pësoi me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe po pretendon sërish pozitën e një fuqie të madhe ushtarake. Në anën tjetër me shpejtësi pothuajse marramendëse, Kina është ngritur nga një vend në zhvillim në një konkurrent serioz të SHBA-së. Kjo është e qartë në monedhën më të vështirë të pushtetit: ushtrinë. Që nga viti 2005, marina e Kinës është rritur nga 216 në 370 anije dhe nuk ka asnjë shenjë për një fund të riarmatimit. Marina e SHBA-së, nga ana tjetër, u tkurr nga 1000 anije në vitin 1960 në pak më pak se 300 tani.

Por Trumpi tashmë, shih për këtë, e ka të qartë se edhe sikur Uashingtoni të donte, ai nuk mund t’ia imponojë fuqive në ngjitje vullnetin e tij, ashtu siç bën në rendin botëror liberal. Tërheqja relative e Amerikës nuk është një trill, por më tepër një pranim i fuqisë së faktit. Ashtu siç nuk është një trill as rigrupimi i fuqive në ngjitje dhe rikrijimi i aleancave të reja.
Shqipëria politike dhe Kosova, prandaj bëjnë mirë të rishikojnë strategjinë e mbrojtjes dhe atë të politikave të jashtme të përbashkët për vitet pasuese konform këtij procesi, duke u rirreshtuar qartë në grupimin anglosakson të partnerëve amerikan që tashmë po ripozicionohen qartë.
Kujdesi I dëshmuar kësaj radhe në këtë fushatë, nga që të dy kryeministrat tanë, ishte shenjë e maturimit politik. “Unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës dhe bashkëpunoj me udhëheqës të shteteve që janë nga të gjitha anët e spektrit politik – kjo si kryeministër. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, natyrisht që jam social-demokrat, jam demokrat dhe nuk kam asgjë të re të shtoj”,[1] tha Kurti në një konferencë për gazetarët në Prishtinë.

Pavarësisht rrjedhave në sferën e gjeopolitikës moderne dhe betejën që po bën Federata Ruse tok me Kinën për një rend të ri botëror, Shtetet e Bashkuara nuk mund të përqendrohen në kontinentin e tyre siç bënë në shekullin e 19-të. Aleanca e bllokut anglosakson, ku do të përfshihen përveç Britanisë s Madhe edhe vendet e Baltikut, Polonia dhe pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit, është aleanca e qëndrueshme të cilës i përkasin edhe dy republikat tona.

Me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, tranzicioni në rendin e ri botëror, gjykojnë me të drejtë studjuesit e fushës, do të ishte edhe më i vështirë. Ballkani, për shembull, mund të presë edhe më pak prej tij sesa nga Biden-i e edhe më pak se sa nga pasuesja e mundshme e tij, Kamala Harris. Për të, partneriteti nuk ndërtohet mbi vlera, por bazuar në logjikën e biznesit!
Prandaj me Donald Trumpin në shtëpinë e Bardhë fillon periudha e luftës për mbijetesë së Republikës së Kosovës në përballje me ekspansionin serb për realizimin e projektit ambicioz Botës Serbe.
Ndërkaq nëse Kamala Harris zgjidhet presidente, Kosova mund të logarisë në mbështetjaen potenciale të SHBA-ve, madje ajo është e logjikshme të forcohet. Meqë kjo administratë e sheh Kosovën si një aleat strategjik në rajon.
“Kamala Harris përfaqëson vlera të përbashkëta me ato të Joe Biden, i cili ka pasur një rol të veçantë dhe të pandërprerë në mbrojtjen e interesave të Kosovës në Washington që nga ditët e tij si senator. Harris do të përpiqet të forcojë procesin e integrimit të Kosovës në strukturat ndërkombëtare, duke siguruar që Kosova të mbetet një partner i besueshëm dhe i mbrojtur nga rreziku i destabilizimit rajonal”.[2]

Fundi i demokracive liberale?

Në debatin rreth demokracisë liberale në Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet presidenciale kanë një rëndësi të veçantë pasi shpesh konsiderohen tregues për gjendjen dhe të ardhmen e saj. Ka mendime që sugjerojnë se polarizimi i thellë politik, përkeqësimi i besimit në institucione, dhe tendenca drejt nacionalizmit e populizmit po e rrezikojnë strukturën liberale të demokracisë amerikane.

Në disa qarqe, thuhet se përçarja politike po përkeqësohet nga ndikimi i mediave sociale dhe nga retorika ekstremiste e kandidatëve, të cilët nganjëherë synojnë të fitojnë përkrahjen e votuesve përmes premtimeve dhe veprimeve që sfidojnë rregullat dhe normat tradicionale. Shkurtimi i disa të drejtave të votuesve, si dhe përpjekjet për të dobësuar transparencën në procesin zgjedhor, janë parë si shembuj që dëshmojnë një largim nga parimet liberale.

Një tjetër çështje me ndikim të madh është ekonomia dhe barazia sociale. Me rritjen e pabarazive dhe ndjenjën e të qenurit i braktisur nga politika tradicionale, shumë votues të pakënaqur e kanë drejtuar besimin tek kandidatët që ofrojnë një qasje më radikale, duke ndryshuar kështu lëvizjet e votuesve dhe balancën politike në të gjithë vendin.

Zgjedhjet amerikane në vigjilje të të cilave jemi, duket se do të jenë një provë e rëndësishme për të kuptuar nëse SHBA do të arrijë të ruajë parimet e tyre liberale apo do të përjetojnë një kthesë drejt një sistemi më të ngurtë dhe të kontrolluar.

Këto zgjedhje njëkohësisht po hedhin dritë në fund të tunelit: Bota ndodhet mes dy të këqijave të mëdha: të djathtës së re fundamentaliste me elemente të fashizmit modern dhe të majtës liberale të somnabulosur. Prandaj demokracia liberale e tillë siç e njohim ne në këto vite të dominimit të saj në Europë, po ecë drejt shpërfytyrimit të pashmangshëm të vetvetes. Ndërkaq në këtë linjë të zhvillimeve në rrafshin gjeopolitik, pozicioni i Evropës në një botë multipolare, natyrisht si një Union Federal ose konfederal, fuqia kryesore e së cilës janë tutje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në proces të pashmangshëm të dobësimit, mund të ketë sukses vetëm nëse ajo, pra Evropa, i rikthehet forcës së saj dhe realizon sovranitetin strategjik të kontinentit pa apo edhe kundër SHBA-së. E konkluzioni real se “një Evropë e fortë mund të arrihet vetëm përmes udhëheqjes së fortë evropiane,[3] duket larg realitetit. Aktualisht Bashkimi Evropian duket se ka mungesë të theksuar të lidershipit, por edhe të ideve.
Për aq kohë sa Europ do të vazhdojë të ketë mungesë lidershipi dhe idesh, nuk mund ët flitet për autonomi strategjike në një të ardhme të afërt. “Autonomia strategjike e Kontinentit të Vjetër mund të realizohet nëpërmjet lidhjes dhe nëpërmjet një politike të jashtme të bazuar në respektin reciprok, të drejtuar nga interesat, në të cilën evropianët njohin qartë, formulojnë dhe veprojnë ndërkombëtarisht në përputhje me kornizën e tyre strategjike për veprim. Kjo është mënyra e vetme për ta bërë Evropën përsëri të madhe dhe të fortë”.[4]
Zgjedhjet e 5 nëntorit i japin prandaj orientim zhvillimeve në rrafshin gjeopolitik. Ato janë të një rëndësie të veçantë, jo vetëm për SHBA-në, por edhe për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së. Bëhet fjalë për të ardhmen e NATO-s dhe politikës perëndimore të sigurisë, rolin e SHBA-së në botë dhe rolin e Evropës.
Pavaërsisht rezultatit të 5 nëntorit në SHBA, Evropa duhet të përgatitet për faktin se SHBA-të do të largohen nga multilateralizmi në të ardhmen jo të largët. Kjo nëdrlidhet me gjakimin për ta ruajtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla nga i cili, evropianët kanë përfituar jashtëzakonisht gjatë. Le të kujtojmë faktin se tërheqja e SHBA nga institucionet shumëpalëshe është një veçanti e epokës së Trumpit. Atëbotë, administrata Trump i dha fund mbështetjes nga ana e SHBA-së ose anëtarësimit në organizata dhe marrëveshje të shumta ndërkombëtare. Shembujt janë gjithëpërfshirës: Dalja nga Marrëveshjen e Parisit për ndryshimin e klimës, mosrespektimi i “Marrëveshjes me Iranin”, largimi nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, mospërfillja e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), ndalja e mbështetjes financiare për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) madje gjatë pandemisë së Covid-19.
Shih për këtë “Evropa duhet të vërë në dyshim supozimin se politikat e Trump ishin një anomali. Forcat centrifugale që prekin Shtetet e Bashkuara janë të ndryshme dhe do të vazhdojnë në të ardhmen. Pavarësisht nëse administrata amerikane drejtohet nga Trump apo Harris, evropianët do të duhet të presin raste të mëtejshme të tërheqjes së SHBA nga institucionet shumëpalëshe”.[5]
Në këtë rast, nëse qeveritë evropiane duan të ruajnë rendin e bazuar në rregulla, ato duhet të jenë të përgatitura për të marrë një rol udhëheqës pas tërheqjes së pritshme të SHBA-ve.

“Waiting for Godot” [Duke pritur Godon], titullohet shfaqja tragjikomike e Samuel Beckett-it, e cila tashmë mund të luaj në teatrin politik të Evropës e që ndërlidhet me çështjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane të 5 nëntorit, më saktë – do të rikthehet sërish frika që kishin nga ish-presidenti Donald Trump në raport me paralajmrimet e tij për braktisjen e mundshme të aleatëve.

Prandaj në gjeopolitikën postmoderne bëhet fjalë për rikthim tek vetvetja edhe në rrafshin e organizimit politik e nacional, e që për shqiptarët d.t.th se, duhet të bëhemi gadi për kapërcyellin e shtegut historik që na shpie drejt krjimit të Federatës Shqiptare, si e vetmja rrugë për mbijetesë.

Zgjedhjet e fundit në SHBA dhe dinamikat e brendshme të politikës amerikane kanë rëndësi të madhe për Kosovën dhe shqiptarët në rajon, sidomos për shkak të ndikimit që ka politika amerikane në çështjet e Ballkanit. Politika e SHBA-së ndaj Ballkanit ishte tradicionalisht e qëndrueshme, pavarësisht ndryshimeve në administratë. Megjithatë, ndërkohë duket se mund të ketë nuanca të reja në qasjen e ardhshme, sidomos në varësi të presidencës dhe balancës së forcave në Kongres. Një president i ri mund të theksojë nevojën për stabilitet dhe integrim në rajon, por mund të mbshtesë edhe ide tjera, siç ishte rasti me idenë për ndarjen e Kosovës në emrë të gjoja ripërkufizimit të kufijvve, respektivisht shkëmbimit të territroreve [2018].
SHBA-të mbesin tutje aktori qenësornë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke mbështetur arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, sidomos në rast se do të zgjidhej Kamala Harisit presidente. Një administratë e re ose vazhdimi i së njëjtës administratë do të ndikojë në nivelin e përfshirjes dhe presionit ndaj Serbisë dhe Kosovës për tejkalimin e gjendjes aktuale.
Stabiliteti i Ballkanit megjithatë mbetet prioritet për SHBA-në. Çdo qeveri amerikane është e vetëdijshme për rreziqet e paqëndrueshmërisë në Ballkan, ku ndikimi rus dhe kinez është në rritje.

Ky konkluzion nënkupton faktin që zgjedhjet dhe rezultati i tyre në SHBA, pavarësisht se kush vie në Shtëpinë e Bardhë, duhet ta forcojnë bllokun indipendist të nacionalizmit progresiv shqiptar që aktualisht përfaqësohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

______

1. https://www.koha.net/arberi/me-harrisin-pak-pritje-per-kosoven-me-trumpin-turbullira

  1. Dr. Faton BISLIMI: https://ishgj.net/analize/zgjedhjet-2024-ne-shba-dhe-kosova-cfare-duhet-te-dijme/
  2. Dr. Bence Bauer: https://www.berliner-zeitung.de/politik-gesellschaft/stimme-aus-ungarn-europa-muss-seine-eigenen-interessen-vertreten-li.2268470
  3. Po aty
    5. https://www.ipg-journal.de/regionen/global/artikel/auch-ohne-trump-7881/

Islamizmi politik rrezik për Kosovën dhe Shqiptarinë

0
Terroristi i madh Lavdërim Muhaxheri me një “vëlla musliman” të tij, që e dha jetëkoten duke e mbrojtur të ashtuquajturen “Toka e Shamit”, për të cilën BIK-u, kur i pati dërguar të rinjt në theqafje të pakthim atje, në një qarkore-thirrje të lexuar në të gjitha xhamitë e Kosovës, e pati cilësuar atë “tokë” si “Tokë shumë e rëndësishme për Allahun”.
Nga: Sami Islami, Londër
___
Prej sa mbaj mend, feja nuk është përzier në politikë, edhe pse, herë-herë, edhe më herët (në periudha të ndryshme), është manipuluar me fe, sidomos me shifra.
Deri pas Luftës së Fundit të viteve 1998-1999, feja islame ka qenë fe tradicionale, por pas luftës, feja islame, duke e gjetur një boshllëk të volitshëm për të vepruar, nisi të nxjerr kryet. E nxitur nga armiqtë tanë, në rend të parë nga serbët, turqit, arabët etj., islami nisi të lulëzoi më shpejt se asnjëherë më parë. Unë kam shkruar bukur shumë për këtë dukuri tepër negative dhe tepër të rrezikshme për popullin shqiptar, andej e këndej Drinit.
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, është i shitur tek Serbia dhe tek Turqia. Ky hoxhë deklaron se Kosovën do ta bëj shtet islamik, një tjetër thotë se flamuri kombëtar është leckë, e shqiponja është sorrë… Propaganda fetare nga hoxhallarë të shitur dhe antikombëtarë ka marrë hov të madh! Është e çuditshme se si inteligjenca shqiptare andej e këndej Drinit, në vazhdimësi, të hesht.
Muhamet Sytari, i pari i Myftinisë së Shkodrës, me Heroin e vet që ia solli fenë Islame, pavarësisht që ushtroi shumë gjenocide ndaj shqiptarëve në Shkodër e kahdo tjetër, Sulltan Mehmetin-Fatihun
___
Nuk po dëgjohen se janë gjallë, as Akademitë e Arteve dhe të Shkencave të të dy shteteve shqiptare!
Turqia duke e shfrytëzuar një klimë të favorshme për përhapjen e islamit politik, nëpër mes të hoxhallarëve të pa identitet po vepron pa pengueshëm.
Kësaj maskarade po i ndihmojnë edhe mediat private e shtetërore. Një xhami që u hap tash vonë në Tiranë, e që për këtë ngjarje erdhi enkas nga Turqia mulla Erdogani. Kryeministri Edi Rama dhe pothuaj e tërë politika shqiptare atje i bënë temena këtij antishqiptari. E ky është armiku më i madh ishqiptarëve, i cili po i “ndihmon” Kosovës shumë duke ndërtuar xhamia, kurse në Serbisë Fabrika.
Vetëm në Kosovë për njëzet vjet i ndërtoi mbi 1000 xhamia! Shih ti! Dhe pse ?Sepse myslimanët shqiptarë nuk paskan ku të falen!
Xhamia e Namazgjas në Tiranë, që e ngriti DIYANETI i Turqisë, organizatë e afërt me Qeverinë Turke, në përurimin e të cilës mori pjesë vet Erdogani ndërsa i pari i Dyanetit Ali Eshbar, shprehu krenarinë se ushtarët osmanë e sollën Islamin në “Arnautlluk”. Me këto fjalë neoosmane bije poshte e hudhët në harresë qëndresa e luftërat antiosmane të Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Ded Gjo Lulit, Idriz Seferit dhe të të gjithë Arbërorëve. Ky oshte poshtërim islamik-në vendin tonë!
___
Po në realitet qëllimi është që Kosova dhe Shqipëria (në këtë rast më shumë Kosova), të krijohet një imazh i një shteti tipik islamik.
Dhe qëllimi i fundit do të ishte që shqiptarët të identifikohen si ekstremistë islamikë, dhe si të tillë Evropa dhe SHBA-ja, në një të ardhme të afërt, të hiq dorë nga përkrahja e shqiptarëve. Në këtë mënyrë herët a vonë armiqtë tanë Serbia, Mali i Zi, Greqia, ndoshta edhe Bullgaria, t’i kenë duart e lira për ta pushtuar Kosovën e ndoshta edhe Shqipërinë, ashtu siç vepruan në kohën e Pavarësisë sonë, në vitin 1912!
Por, fatmirësisht, me paraqitjen e një shoqate kombëtare shqiptare në Deçan dhe me mbështetjen e madhe të intelektualëve të pavarur , ky projekt turko-serb do të dështojë.
Kjo Shoqatë Kombëtare Shqiptare po mbledh rreth vetes intelektualë të të gjitha profesioneve dhe profileve. Shoqata do ta ketë në qendër Shqiptarinë, pa ngjyrime politike dhe fetare. Do të krijohet një fe e re që nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame ose të krishtere! Ritet e lindjes, martesës dhe të vdekjes do të jenë për krejt shqiptarinë.

O Lutfi Faqezi Haziri…?

1
Autor : Lirim Gashi
___
GJENET T’I PSHURRSHA, O LUTFI FAQEZI HAZIRI
___
Në “Debat Plus” katër vite më parë dëgjova Lutfi Hazirin, politikanin me buzëqeshje fallco, me karakter të pisët dhe me emër të shëmtuar, duke thënë:
“Kosova duhet t’ia japë Serbisë Leposaviqin dhe 33 fshatrat e tij”.
Koment :
Lutfi Faqeziu fliste për Leposaviqin dhe për 33 fshatrat e tij, sikur të ishin pronë e tij private, të cilën dëshironte t’ia dhuronte Serbisë gjenocidale si dhuratë për Krishtlindje, thjeshtë në shenjë mirënjohjeje që na qiu 200 vjet rresht “nënës e nënës, nën dritën e diellit dhe të hënës”.
Ose siç themi ne populli, nga vullneti i mirë për t’i treguar asaj se nëse na godet në faqen e majtë, do t’ia japim edhe të djathtën, që ajo të na godasë tre herë më shumë.
Këtë e tha njeriu i neveritshëm dhe i pafytyrë, i cili për vite me radhë ishte dhe mbeti një nga figurat më të rëndësishme të një partie politike, që nuk më pëlqeu kurrë.
Dhe jam shumë i sigurt se nëse moderatori do ta pyeste Lutfi Demonin, se kush e mësoi atë të ishte kaq bujar ndaj një shteti armik që masakroi 12700 bashkatdhetarë të tij, të moshes 1 deri në 98 vjeç, përfshirë 1170 fëmijë, dhe që përdhunoi 73,000 gra shqiptare, ai do të pergjigjej :
Më mësoi udhërrëfyesi im shpirtëror, dr. Ibrahim Rugova.
Po, po ! Këtë e tha një nga politikanët më të rëndësishëm të një partie politike, e cila i mësoi shqiptarët se si t’i hiqnin pantallonat dhe se si t’ia kthenin bythën armikut, derisa ai t’i zbrazte topat nga sperma.
Këtë e tha bisha, e cila përmes të të ashtuquajturit rajonizim, ia dhuroi minoritetit serb 25 për qind të territorit të përgjithshëm të Kosovës, edhe pse ai e përbën vetëm 3 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Këtë e tha i biri i kurvës, edhe pse tashmë e kishte parë se çfarëdo që i dhurojmë Serbisë monstruoze, ajo do të kërkojë prej nesh gjithnjë më shumë.
Këtë e tha budallai i oborrit mbretëror të Hashim Thaçit, që tashmë e kishte parë se çfarë mund të shkaktonte një nënshkrim idiotik dhe tradhtar i shefit të tij.
Këtë e tha politikani analfabet, që tashmë e kishte parë se nënshkrimi idiotik dhe tradhtar i një dokumenti në Bruksel i mundëson pakicës serbe themelimin e Republikës Srpska brenda territorit të Kosovës.
Gjithmonë pyes veten se pse njerëzit si Hashim Thaçi, Lutfi Haziri apo Isa Mustafa ia dalin gjithmonë të vijnë kaq lehtë dhe të qëndrojnë kaq gjatë në krye të shtetit tonë?
Kush përfiton nga ardhja e tyre kaq e lehtë dhe nga qëndrimi i tyre kaq i gjatë në krye të shtetit tonë ?
Epo, sigurisht, Serbia gjenocidale, sepse asaj ia dhurojnë territorin e fituar me gjakun e mijëra shqiptarëve të pafajshëm.
Pse ata kurrë nuk kërkojnë asgjë nga Serbia por gjithmonë duan t’i falin diçka?
Pse nuk ia falin asaj pronën e tyre private nëse e duan kaq shumë?

Shqiptarët e mërguar janë si zogj të fuqishëm që, edhe pse larg foleve të tyre, fluturojnë gjithmonë me zemër drejt vendlindjes

2
Nga: Sevdail Caravaku
___
* “Shqiptarët në Diasporë: Një Popull si ‘Vezët e Qyqes’ në Fole të Huaja”
Tema e mërgimit të shqiptarëve është një histori e dhimbshme, por njëkohësisht edhe frymëzuese, që ngërthen shekuj sakrificash, adaptimi dhe përpjekjesh për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar, kulturën dhe gjuhën, pavarësisht largësisë nga vendlindja. Shprehja “si vezët e qyqes” është një krahasim i goditur për këtë shpërndarje, pasi përshkruan ndjenjën e humbjes së rrënjëve dhe nevojën për të krijuar një jetë të re në mjedise të panjohura.
Historikisht, shqiptarët kanë përjetuar valë të ndryshme emigrimi, të nxitura nga faktorë politikë, ekonomikë dhe socialë. Në periudha të hershme, si gjatë pushtimit osman, shumë shqiptarë u larguan për të shmangur represionin, asimilimin dhe taksat e rënda. Gjatë shekullit të 20-të, periudha e komunizmit në Shqipëri solli izolim të fortë, ndërsa shqiptarët e Kosovës përjetuan persekutim nën regjimin jugosllav. Pas rënies së regjimeve komuniste dhe krizës së Kosovës në vitet ’90, shqiptarët u shpërngulën në valë të mëdha, kryesisht drejt Evropës Perëndimore, Amerikës së Veriut dhe më tej.
Rrënjët dhe identiteti shqiptar në diasporë
Ashtu si zogjtë e qyqes që rriten në fole të huaja, edhe shqiptarët shpesh rriten dhe jetojnë në kultura të ndryshme nga ajo e vendlindjes. Mërgimi i ka detyruar ata të përvetësojnë gjuhë të reja, zakone të ndryshme dhe mënyra të reja jetese. Megjithatë, shqiptarët e diasporës kanë treguar një lidhje të fortë shpirtërore me vendin e origjinës, duke ruajtur gjuhën shqipe, muzikën, veshjet tradicionale dhe festat kombëtare, si një mënyrë për të mbajtur të gjallë identitetin e tyre.
Shpesh, jeta jashtë vendit nuk është e lehtë për shqiptarët e mërguar. Ata përballen me sfida ekonomike, diskriminim dhe ndonjëherë me ndjenjën e vetmisë ose humbjes së identitetit. Mërgimtarët ndihen si zogj të vegjël të qyqes në një fole të huaj, me sfidën e përshtatjes në një vend që mund të mos i Pranojë plotësisht si të barabartë. Shumë prindër shqiptarë përpiqen t’ua transmetojnë kulturën e tyre fëmijëve, edhe pse këta të fundit shpesh ndihen mes dy botëve: kultura e vendit ku jetojnë dhe rrënjët shqiptare që prindërit e tyre përpiqen të ruajnë.
Edhe pse larg, diaspora shqiptare ka dhënë një kontribut të madh për zhvillimin e vendit. Qoftë përmes remitancave (dërgesave financiare), të cilat janë burim i rëndësishëm për shumë familje në Shqipëri dhe Kosovë, apo përmes ndihmave të tjera për komunitetin shqiptar, diaspora ka luajtur një rol kyç. Shumë shqiptarë të suksesshëm në diasporë kanë kontribuar për përparimin e vendlindjes duke investuar në biznes, duke ngritur organizata për të ndihmuar shqiptarët ose duke mbështetur çështje politike që prekin të drejtat e shqiptarëve.
Për shumë shqiptarë të mërguar, ekziston ende një shpresë e madhe për t’u kthyer një ditë në vendlindje, për të rilidhur rrënjët me tokën nga kanë ardhur. Në të njëjtën kohë, për brezat e rinj që kanë lindur dhe janë rritur jashtë, kjo lidhje është më e vështirë për t’u mbajtur. Prindërit dhe gjyshërit përpiqen të mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare, që të rinjtë të mos e harrojnë prejardhjen e tyre.
Ndjenja e të qenit “si vezët e qyqes” është një reflektim i përzier i dhimbjes dhe krenarisë për shqiptarët në diasporë. Ata mbajnë peshën e ndarjes nga vendlindja, por gjithashtu shfaqin forcë dhe vendosmëri për të mbajtur të gjallë trashëgiminë kulturore dhe për të kontribuar për të mirën e komunitetit shqiptar kudo që ndodhen. Shqiptarët e mërguar janë si zogj të fuqishëm që, edhe pse larg foleve të tyre, fluturojnë gjithmonë me zemër drejt vendlindjes .

Me kthimin e Gjergj Kastriotit në Krujë, me 3 nëntor 1443, nisi të shkruhet Historia e Lavdishme e Arbërorëve!

ME 3 NËNTOR 1443, FILLOI TË SHKRUHET HISTORIA MË E LAVDISHME E POPULLIT SHQIPTAR !
Në vitet 1439-1442, sulmet e turqve mbi Hungarinë arritën në kulm.. Njerëzit largpamës e shikonin qartë se me një luftë mbrojtëse, rreziku turk nuk largohej nga kufijtë e Hungarisë. “Një armik që është i uritur për grabitje dhe gati për sulm, shkruante afërsisht në këtë kohë Janosh Huniadi, vojvoda i përgjithshëm i Hungarisë në Transilvani, duhet të prapset me sulm. Është më mirë të sulmojmë ne vetë se sa të presim dhe t’i hapim shteg të na sulmoi”. Këto kërkesa triumfuan me 1442,kur Hungaria, nën udhëheqjen e Janosh Huniadit, kaloi nga luftërat mbrojtëse në lufta ofensive, rezultati i të cilave ishte ndalimi i përparimit të turqve drejt Evropës Qendrore.
Kjo kthesë që u duk në Hungari, u hapi shpresa popujve të shtypur të Ballkanit për çlirimin e tyre nga zgjedha otomane.
Këto shpresa lindën edhe të populli shqiptar.
Thyerja e ushtrive turke në fillim të nëntorit 1943, i dha rast Skënderbeut të vinte në zbatim planin e tij të përgatitur prej kohësh.
Së bashku me 300 kalorës shqiptar të repartit të tij dhe i shoqëruar nga i vëllai Stanisha, dhe nipi Hamza Kastrioti, ai e braktisi fronin dhe u nis në drejtim të Dibrës. Sipas Barlecit, Skënderbeu para se të braktiste frontin, mori me forcë nga sekretari i vulës së sulltanit që shoqëronte bejlerbeun e Rumanisë, një ferman të rremë me të cilën urdhërohej subashi i Krujës t’i dorëzonte Skënderbeut kështjellën. Në Dibër,Skënderbeu e gjeti popullsinë të gatshme për kryengritje. Me anën e fermanit të rremë, Skënderbeu mori në dorëzim qytetin e Krujës, dhe i vuri në dijeni krutanët mbi qëllimet e veta.
Pas një nate të përgjakshme, të nesërmen, në vend të flamurit turk, u ngrit flamuri i kuq me shkaben e zezë dy krenare i përshëndetur nga të gjithë, shkruan Barleci, më thirrje të zjarrta, ” LIRI,LIRI “
Më 28 nëntor, në saje të përkrahjes së njëzëshme që gjeti u shpall zot i principatës së lirë dhe të pavarur të Kastriotëve me qendër në Krujë.
Sipas Barlecit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u tha atë ditë krutanëve:
“Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj edhe me një çlirimtarë tjetër, se Shqipërisë nuk i mungojnë burrat… Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj… armët nuk ua ngjeshja unë po u gjeta të armatosur, Lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushtat.”
Skënderbeu, duke qenë përherë në shërbim të popullit, për interesa të popullit, u pagëzua KATOLIK dhe u varros si katolikë në Kishën e Shën Kollit në Lezhë!
P.S.
Si është e mundur që në 581 vjetorin e kthimit të Skënderbeut në Atdhe, më 3 nëntor 1443, asnjë artikull, asnjë emision në Televizionet Shqiptare mos t’i kushtojnë kurfar rëndësie kësaj ngjarje madhore të Popullit Shqiptar…!

Presidentja Vjosa Osmani merr pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë

0

G.K/RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Ballon e Marisnave amerikanë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se kjo ballo është një traditë prej 249 vjetësh për të kujtuar ata që u sakrifikuan për liri.

“Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur prej 249 vjetësh, me të cilën U.S. Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë”, ka shkruar presidentja Osmani.