Kreu Blog Faqe 724

Nënë, krenaria ime…!

3

Asllan Dibrani, Gjermani

  • Ti nënë mbete krenaria ime e pa shuar

Edhe pse ti vdiqe, je gjithmonë pranë,
Me çdo hap që hedh, ndjej zërin tuaj,
Zemra ime ruan çdo fjalë e çdo gjest qe bere për ne ,
Krenaria ime, një dritë që nuk shuhet kurrë.

Në errësirën e natës, ta shoh ballin lartë ,
Me kujtime të ngrohta që më mbushin me gëzim,
Fjalët e tua, si melodi në ajër, akoma japin kushtrim
Më japin forcë, më udhëheqin në jetën time.

Sakrificat e tua, si shkëlqim në diell,
Më kanë mësuar se dashuria është e vërteta e kësaj bote .
Edhe kur ti nuk je më, je në çdo frymëmarrje qe marr,
Një trashëgimi krenarie, një ndihmë që nuk mungon.

Ndonëse ke ikur, kujtimi yt jeton i pa shuar,
Në çdo buzëqeshje, në çdo loti i gëzimit ti je pran ,
Ti je pjesë e gjithçka që bëj, te gjej kudo
Krenaria ime, përjetësisht në zemrën time është kujtesa për ty .

Në çdo hap, në çdo sfidë qemë ndjek   e përballoj me ty ,
E ndjej forcën tënde, si një mbështetje e gjallë.
Për ty, nënë, do të luftoj, do të qëndroj deri ne vdekje ,
Krenarinë që më ke dhënë, do te rroj me te .

Shtuttgart, Gjermani, Nëntor 2024

Arvanitët autoktonë: Zhdukja e elementit Arbanas në Greqi

Prof. Pirro Prifti, Tiranë
___
Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfare qe! – Milan Kundera
Popullsia shqiptare që jeton sot në shtetin e ri Grek, ndahet në dy grupe, ata që quhen arvanitas, dhe ata që quhen shqipëtar, që grekët i quajnë allvani. Sot në Greqi gjenden mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika, ku ndahen në dy grupe. Ata që quhen arvanitas dhe janë vendas që njihen që në kohën antike edhe janë rreth 450 katunde, dhe shqiptarët që grekët i thërrasin allvani që kanë ardhur në Greqi mbas pushtimit osmano-turk, dhe janë mbi 150 fshatra. Kryesisht katundet që janë banuar dhe banohen nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Çamërisë (Epiri historik), në Thrakë, në ishujt Korfuz, Speca, Hidra, Psara, Andro, Peleponezi(Morea) etj. Vetë rajoni i Çamërisë ka rreth 320 fshatra ku 80% kanë origjinë shqiptare dhe 20% kanë origjinë vllahe dhe turke.
Studime në drejtim të arvanitasve të Heladës antike apo të Greqisë moderne janë shumë të pakta, përveç disa studiuesëve seriozë të Prishtinës dhe pak të Tiranës, për të mos thënë aspak. Akademikët shqiptar nuk janë marrë shumë me arvanitët, kështu sot na mungojnë shumë materiale me vlera të mëdha historike për kombin shqiptar. Studiues që janë marrë me zbulimine katundeve që flitet gjuha shqipe janë arvanitas Aristidh Kola, arbëreshi urat Antonio Bellushi, Elena Boçi, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Luka Çiçipi. Athanas Cingo, Biri, Furiqi, Johalla, Xhavara por edhe të huaj, si Sasse, Friedman, etj. Megjithëse ndryshimet ndërmjet arvanitasve të Greqisë, arbëreshëve të Italisë, Zarës, Ukrainës, Korsikës dhe arbërve të Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës, Janinës, në mënyrën e të menduarit, të shprehurit dhe të ndjenjave, ne jemi vllezër të një gjaku, të një gjuhe, të kombit të sotëm shqiptar. Që kemi ruajtur të gjalla pas kaq shumë shekuj lufte dhe vështirësish, traditat tona të vjetra shqiptare. Disa nga figurat më të shquara të revolucionit grek të 1821 që ishin shqiptar, disa kryeministra të Greqisë që kishin gjak shqiptari dhe shumë figura të njohura të kulturës greke që ishin arvanitas ose arbëror. Duke mbajtur të gjalla lidhjet shpirtërore ndërmjet njëri-tjetrit dhe zemrës Arbëri.
Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
Bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha
Të pakët janë njerëzit të cilët dinë historinë e vërtetë të arvanitëve dhe zonat në Greqi, që banohej dhe banohet nga popullata që flasin gjuhën arbërore ose shqipe. Kjo është pasi shteti grek ka investuar për arsimimin e gjerë propagandistik dhe asimilimin e masave me terror psikologjik. (Teksti vijues marrë me shkëputje nga A.L.)
Po në Greqi kur erdhën arvanitët? Kush është vendi amë?
Këto janë pyetje që mundojnë zemrën dhe mendjen e çdo arvanitasi të Greqisë. Arvanitasit e Greqisë sipas disa studimeve të huaja dhe shqiptare janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7 pas Krishtit. Por i këtij mendimi nuk janë dhe shumë historianë apo studiues të ndryshëm; të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të hershme, që në kohën antike. Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqisë, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe. Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbërës, njeri që punon tokën. Shqiptarët parahistorik quheshin nga njerëzit e letërsisë dhe diturisë Ilir dhe më vonë Alban. Kurse këta Ilirë, dhe Alban, vetquhen pellazgjë, arvanitas, dhe shqiptarë dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipnia, Iliri dhe Albani. Për herë të parë u quajtën Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas Krishtit, territori midis Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt albanoi/albanian. Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave(1096-1208), ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia, u bë shtegu kryesor përmes Shqipnisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë(Stamboll) dhe më tutje në Lindje. Në fillim të shekullit 12, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA.
Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli
Arvanitët e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbanëve në drejtim të Greqisë ka patur në shekujt e 6,7,13, dhe 14, që njohim ne nga disa historianë, nuk janë veç tjetër, shpërnguljen e disa principatave arbanëve të veriut në drejtim të jugut për arsyje të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga osmanët turq. Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri të Arbërisë si në, Slloveni, Kroaci e deri në fushë Kosovë. Kur zbritën në drejtim të Greqisë së sotme, nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme. Gjë që tregon se ata zbritën nga veriu në jug tek vëllezërit e tyre të atjeshëm arbanit(arvanit), që jetonin në trojet e tyre mijëravjeçare. Pra vendi amë i tyre është vetë Arbëria që shtrihej deri në brigjet e Peleponezit, ose Moresë.
Shqiptar të Mesjetës
Por atëhere pse arvanitasit quhen arvanitas…!?
Me emërtimin arvanitas kuptojmë, vendas në Greqi, që janë pjesë e trungut të gjakut të shprishur shqiptar. Emri shqipëtar njihet dikur rreth vitit 1400 pas krishtit, dhe kështu arvanitasit e Greqisë, dhe Azisë së Vogël, gjithmonë janë quajtur arbëror; dhe arvanitas e arnaut nga grekët dhe turqit. Dhe ata arbëreshë që u larguan pas vdekjes së Skënderbeut, e quajnë veten shqiptar. Në gjuhën greke arbanët quhen arvanitas, sepse grekët B e lexojnë V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisë së Vogël i quajnë arnaut që rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arbanitasit kristian ortodoks të Stambollit(Kostandinopojës) dhe të Egjyptit i quajnë ‘’romei’’ ose ‘’greçi’’. Shqiptarët e Çamërisë janë vetëquajtur gjithmonë shqiptarë pasi edhe ata janë autoktonë që nga epoka e Pirros nga lashtësia.
Zhdukja e gjuhës, kulturës dhe elementit arvanitas në Greqi
Me kalimin e dhjetravjeçarve arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek. Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, që vdiq në vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën Ekskluzive hotë se ‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.
Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqisë’’. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis. ‘’Lidhja’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek. Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa’’ dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arvanitase.
Sot shumë këngë arvanite janë përkthyer e shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar. Ato dallohen sot vetëm nga melodia dhe tingujt, pasi tekstet janë shtrëmbëruar keqazi. Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve dhe muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë. Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma. Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej! Kështu populli zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase. Mënyrë tjetër nuk kishte, kur osmanët turq të pritnin kokën po të flisje shqip, ndërsa injorantët priftërinjë të helmonin edhe me bukë po të dëgjonin të kuvendoje në gjuhën e mëmës shqipe. Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz. Kur pastronin armët e tyre, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre. Në këngët çame të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipëtare’’ me autor Thimi Mitko botuar në vitin 1878 në Egjipt. Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchhoefer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndër të tjera shkruan. ‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake’’.
Arkivat dhe autorët grek: Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri të krijuar Grek.
Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikoll Kristianika, Janaq Adhami. Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitët, pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë kontribuar për krijimin e shtetit të ri Grek. Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhëtar, burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi. Kështu ata politikanë dhe historianë grekë që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arbërore në Greqi.
Arbanitët heronj dhe kryeministra të Greqisë së Re
Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heroit e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptar. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës çlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë. Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Çamërisë, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specësit, dhe Psarës. Populli arban ose shqipëtar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë. Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që rruajtën jo vetëm vërtetin e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre. Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se ‘’Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë’’. Disa fakte të tjera:
Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi.
Shqiptarëve u takoi nderi më i lartë që ti sjellin kurorën e Greqisë mbretit të saj Oton, sepse të tre antarët e komisjonit që u dërguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa. Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 pothuajse shumica e banorëve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.
Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stanbollit.
Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manol Bleshi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.
Arbanitët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipëni, nuk e harruan atë.
Më 1854 e Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipërisë, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës.
Më 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipërisë për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.
Arvanitët, këta luftëtar trima, heronj të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për panvarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejtë ndërtimit të jetës europjane. Disa nga shqiptarët ose arbanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdari, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.
Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtatë ishujve Jonianë me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqinë. Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqisë (1925-1926) u arritën shumë marrveshje të rëndësisshme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërinë.
Më 1926, arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministër i jashtëm dhe i kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë se: ‘’Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke. Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetën dhe arriti pikën që s’mbante më, morra masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë ‘’vorioepiriote,, që mëshironin skaje me ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë’’.
Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo në Lidhjen e Kombeve, është botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën ‘’Akropolis’’ dhe është ribotuar në vitin 1974, në librin ‘Përmbledhje e Teodor Pagallo’’ vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115. Kur ishte president Teodor Pangallos marrëdhënit midis dy shteteve 1925-1926, ishin më të mirat e deri tanishme. Pra, u hoq kufiri midis dy fqinjëve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregëtar ishte i suksesshëm etj.
Sot presidenti i republikës greke është Karol Papulja, stërnipi i luftëtarit çam të revolucionit, Tahir Zylfiqar Papulja.
Përpjekje për mbajtjen e gjuhës dhe origjinës
Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit e Greqisë, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin. Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Sot, pavarësisht propagandës së vazhdueshme të Moskës, Stambollit e Fanarit, nisma të reja formale nevojiten nga shtetet e Shqipërisë, Kosovës, Iliridës të bashkëpunojnë ndikimin sllavo-arab në Ballkan dhe të fuqizohet bashkëpunimi ndërvllazëror. Është pra, përgjegjësi e madhe që institucionet kulturore mbarëshqiptare, të ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore të arbëreshëve kudo që ndodhen ata sot larg zemrës të mëmës Shqipni. Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin qytetrimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkë me ta. Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja dhe krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës dhe gjuhës shqipe të arvanitëve. Këto 20 vitet e fundit falë vullnetit dhe ambisjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka, por edhe dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të arvanitëve në Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundë të ketë histori të re. Arvanitasit në Greqi janë një bazë e fortë dhe e patundëshme që tregon për lidhjen e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari të ruajtur me fanatizëm ndërshekuj. Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë dy popujt më të lashtë të Europës, prandaj sot nuk duhet të mendojmë se si mundë të ngremë pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për kapërcimin e vështirësive që sjellin vitet.
Burimi: ALBANIAN AMERICAN ORGANIZATION CHAMERIA (AAOC)

Rilind Gërvalla: “Shikoni me dyshim çdo portal që nuk i tregon redaksinë, redaktorin përgjegjës, e origjinën e financimit…”

0
Më vdektë djali, për inat të resë”, thotë një thënie jona e frikshme. Për ty që s’e njeh këtë idiomë: reja këtu nuk është në qiell. Është e reja, pra nusja. Më vdektë djali për inat të nuses.
Unë s’di a ka dikush tjetër një shprehje kaq të frikshme si ne. Por e di saktë se pse e kemi ne. Se në mbarë këtë rrokulli, nuk ekziston bishë më e rrezikshme se shqiptari hakmarrës. Unë e has këtë bishë përditë në detyrë zyrtare, sidomos tash mbas aferës me lajmin nga Slobodna Bosna. Tashti bisha sedërfyer ka nisur të hakërrehet edhe kundër AKI-së, institucionit më kyç të sigurisë në vend.
Unë jam i vetëdijshëm se sa është shtrembëruar një deklaratë imja “off the record”, në një mbledhje të mbyllur para Bordit te RTK, ku kam përmendur rrëshqimthi përkitjet institucionale me AKI-në. Por, AKI nuk ka pas ndikim që ta publikojmë këtë lajm të përkthyer dhe cituar nga SB.
Jam po ashtu i vetëdijshëm se KPM ka kritikuar menaxhimin e atij rasti. Interesi publik për informacion dhe rregulli i citimit ishin busulla ime në atë situatë. Por sot ndiej megjithatë siklet e faj kur shoh se si keqpërdoret ajo aferë për të ushtruar qitje tinzare kundër AKI-së. Më vjen t’u kërkoj sinqerisht ndjesë organeve të sigurisë pse goditen indirekt, për arsye timen. Pse ua bëjnë si atij djalit në thënien e lashtë, për shkak timin.
Kam frikë se kjo ligësi paralajmëron fushatë të egër zgjedhore ne shkurt tç vitit te ardhshëm. Druaj se zgjedhjet do të ndikohen nga persona kundërthënës me portale të vetat, që s’kanë as besë as ndore kanuni. Që implikojnë pa pikë turpi edhe AKI-në, djalin që na mban shtëpinë, e që njollosin e vjellin pa ngurrim mbi çdo institucion i cili mbron me integritet rendin, ligjin dhe transparencën publike. Te zgjedhjet ata shohin një shans ideal për të rikthyer ndikimin e humbur – e, për të realizuar atë shans, druaj se s’do të ndalen para asgjëje.
Thashë më lart se e di, nga eksperienca personale e profesionale, se pse kemi një thënie aq të tmerrshme. E di, gjithashtu, se këtij zhvillimi i duartrokasin veç armiqtë e republikës dhe të demokracisë. Ne të gjithë e dijmë, nga përvoja e vendeve të tjera edhe më të avancuara se ne, se çfarë polarizimesh të rrezikshme që shkaktojnë shtrembërimet dhe lajmet e rreme.
Prandaj ftoj te gjithe ata që ia duan të mirën vendit tonë që të mos ingranohen në makineri të ferrit. Është detyrë morale e çdo gazetari dhe, në vazhdim, e çdo qytetari që të ketë mirëbesim dhe të mbështesë institucionet profesionale të shtetit demokratik, AKI-në me doemos, por edhe Policinë e Kosovës, RTK-në, etj. Ftoj të gjithë që të mbajnë distancë kritike nga portalet jotransparente, e të ushtrojnë gjykim të matur kur hasin lajme sensacionale dhe afektive. Shikoni me dyshim çdo portal që nuk i tregon redaksinë, redaktorin përgjegjës, e origjinën e financimit, si dhe çdo lajm që nuk përmend burimin dhe nuk ofron mundësi të replikës. Qëllimi i disinformacionit është që të na nxjerrë nga puna trurin, ashtu që ne të biem në afekt. Prandaj, nëse has një lajm që të trazon fuqishëm emocionalisht, kujtohu: është shenjë e manipulimit!
“Më vdektë djali, për inat të resë”, thotë thënia më e frikshme në gjuhën shqipe. Ne s’bën ta mbysim demokracinë dhe të ardhmrn tonë për inate të ulta. Atë shqiptarin e ligë hakmarrës, le ta lëmë nëpër përralla. Pasardhësit tanë meritojnë që të jetojnë pa bishërinë e tij.

Degradim i Big Bradherit nga Milaim Zeka me një fjalor tepër të ulët e vulgar!

0

Nga: Luan Dibrani

Shpesh herë, sjellja arrogante dhe përdorimi i gjuhës vulgare në programe si Big Brother ngrenë pyetje për etikën dhe respektin ndaj shikuesve dhe bashkëbanorëve. Të qenit person publik vjen me përgjegjësi, sidomos kur je pjesë e një formati që ndiqet nga shumë njerëz, përfshirë të rinjtë.

Një person si Milaim Zeka, duke përdorur gjuhë ofenduese dhe arrogante, ndikon në perceptimin e publikut për atë që është e pranueshme në shoqëri. Komunikimi respektues dhe empatik duhet të jetë thelbësor, sidomos në emisione që transmetohen live dhe ndikojnë në formimin e mendimit publik.

Përdorimi i fjalorit vulgar dhe ofendues nga Milaim Zeka në Big Brother është padyshim shqetësues për publikun. Një qasje e tillë jo vetëm që krijon një ambient të pakëndshëm për shikuesit, por edhe vendos një shembull negativ për mënyrën se si komunikojmë dhe trajtojmë njëri-tjetrin. Programet televizive duhet të ofrojnë argëtim dhe debat të shëndetshëm, pa degraduar në gjuhë të ashpër dhe fyese.

Në fund, është e rëndësishme që figura publike të mbajnë përgjegjësi për sjelljen e tyre, duke pasur parasysh se ndikojnë drejtpërdrejt në normat dhe vlerat e shoqërisë.

Përdorimi i një gjuhe të tillë nga Milaim Zeka bën që shumë familje të ndihen të pakëndshme dhe të pamundura ta ndjekin programin së bashku, sidomos kur ka fëmijë dhe  gra në shtëpi. Televizioni ka një rol të madh në formimin e normave kulturore dhe etike, dhe prandaj është e rëndësishme që pjesëmarrësit në këto programe të mbajnë një standard të caktuar komunikimi.

Në këtë rast, do të ishte më e përshtatshme që produksioni i Big Brother të marrë masa për të mbajtur një ambient respektues dhe për të kufizuar përdorimin e një fjalori që nuk është i përshtatshëm për publikun e gjerë.

Edhe Big Brother ka përgjegjësi të madhe për përzgjedhjen e pjesëmarrësve, sepse formati dhe pjesëmarrësit ndikojnë drejtpërdrejt në standardet që përcillen tek publiku. Duke zgjedhur individë me sjellje të papërshtatshme dhe me fjalor të rëndë, programi dërgon mesazhe negative që, për fat të keq, ndikojnë shikuesit, sidomos të rinjtë.

Shumë njerëz mendojnë se formatet televizive duhet të synojnë promovimin e vlerave pozitive dhe të komunikimit të shëndetshëm, edhe pse pjesa e argëtimit dhe dramës është e rëndësishme për shikueshmërinë. Përzgjedhja e kujdesshme e pjesëmarrësve dhe vendosja e disa kufijve në sjelljen e tyre do të ndihmonte që programi të ruajë një nivel respekti dhe edukate, duke qenë më i përshtatshëm për audiencën familjare.

Në Preshevë u mbajt konferencë me vlera shkencore e kulturore shqiptare

0

Nga: Xhemaledin Salihu, Preshevë

Më 26 e 27 tetor 2024 në Preshevë u mbajt Konferenca shkencore: “Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, ku morën pjesë me 52 studiues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mal i Zi dhe Lugina e Preshevës, ndeërsa u kumtuan 40 punime shkencore.

Konferencën shkencore e udhëhoqi BORDI, në përbërje: Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe, prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/, Akademik Adem Bunguri, arkeolog, prof.dr. Isak Shema, letërsi, prof. dr. Izaim Murtezani, studime folklori dhe etnologji, Dr. Sc. Shpëtim Memishi, ekonomi dhe Xhemaledin Salihu, professor, studiues.

Konferenca shkencore punoi  me 5 séanca, në seancën solemne Konferencën shkencore zyrtarisht e shpalli të hapur Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, me një fjalë rasti, ku përshëndeti Shkëlqesinë Dr. Bardhyl Canaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Serbi dhe Konzullin në këtë Ambasadë, Z. Idlir Kaba, delegacionin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me në krye të koordinatorit Akademik Adem Bunguri, arkeolog, Z. Besim Shabani, shef i Kabinetit të kryetares së komunës së Preshevës, Znj.Ardita Sinani, Z. Murat Alvazin, kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me seli në Zvicër, pjesëmarrësit, studiuesit.

Konferencën shkencore e përshëndetën Ambasadori Dr. Bardhyl Canaj, Z. Besim Shabani, Akademik Adem Bunguri dhe Z. Murat Ajvazi.

Në pjesën e ndarjes së shpërblimeve sipas Rregulloresë mbi ndarjen e shpërblimeve të SHTKK-së, me shpërblim më të lartë të SHTKK-së u shpërblye Shkëlqesia Dr. Bardhyl Canaj, me ANËTAR I MERITUAR, ndërsa me Mirënjohje u shpërblye Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Fondi Humanitar i GNTC Gorenje në Prishtinë, me drejtor Fatmir Kadriu..

Me kumtesa-punime shkencore u paraqitën këta studiues: Prof.dr. Neritan Ceka, Akademik Adem Bunguri, Zana Hoxha, akademik Valter Memisha, dr. Afërdita Abdullahi Dërmaku, prof.dr.Vilma Proko, Ismet Osmani, Hajrullah Hajdari, Xhemaludin Idrizi, prof. dr. Drita Halimi Statovci, dr. Angjelina Hamza Hasanaj, Arlinda Veliu-Sadiku, dr.doc Rini Useini, dr. Rovena Mikeli Vata,

  1. Davida Marku, prof. dr. Agron Xhagolli, prof.dr. Izaim Murtezani, dr. Vlorë Fetaj-Berisha, dr. Besim Morina, Jonuz Fetahaj, doc.dr. Besnik Rameti, Edibe Selimi -Osmani, Xhafer Cakolli, Akademik Hamit Kaba, Ardian Ramadani, Avni Dehari,

Bekim Ramadani, prof.dr. Mustafa Ibrahimi, Isamet Bakiu, prof. dr. Minir Ademi,

Hysen Këqiku, msc. Klajdi Lulollari, mr.Murat Ajvazi, mr. sc Ali Sadiku, Rahim Azemi,

Qerim Lita, dr. Albin Sadiku, Xhemaledin Salihu. 

Pas mbarimit të leximit të punimeve shkencore në Konferencë shkencore u zhvillua një diskutim lidhur me pesë seancat dhe punimet shkencore.

Fjalën përmbyllëse mbi Konferencën shkencore e pati Prof. Dr. Agron Xhagolli që poashtu ligjeroi mbi realizimin e suksesshëm të Konferencës dhe dha disa sugjerime e propozime për të shkuar edhe me perpara për konferencen shkencore te vitit 2025 me cilesore dhe me permbajtësore..

Konferenca shkencore vazhdoi punimet e saja edhe të dielën, më 27 tetor 2024, me

hapjen e Ekspozitës, me fotografi nga aktivitetet e Shoqatës për vitet 2014-2017, të cilën e menaxhoi Agim Arifi, mësimdhënës i artit.

Më pastaj ndodhi përurimi i librit të Konferencës së vitit 2023: “Personalitete me vlera shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, ku fjalen e patën prof. dr. Drita Halimi-Statovci, prof.dr. Agron Xhagolli dhe prof.dr. Izaim Murtezani, recensentë.

Para ditën e 27 tetorit 2024, grupi i vizitorëve nga: prof.dr. Neritan Ceka, Akademik Adem Bunguri, Klajdi Lulollari, Sami Agushi, prof. dhe Musli Emini, arkeolog amator vizituan lokalitetin dardan Kërshevica, në komunën e Bujanovcit, ndërsa pasdite këta të përmendurit më lartë dhe disa studiues të tjerë vizituan Cërkvishtën në Zhunicë, Varret dardane në Bukurovc, Kalanë e Bushtranit, Kacipupin e Rahovicës, shtëpinë e vjetër të Esat Esatit dhe Teqenë e Preshevës.

Projektin në fjalë e  financoi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, botimin e librit: “Personalitete shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe viset të tjera shqiptare” e financoi Fondi Humanitar i GNTC Gorenje Prishtinë-Fatmir Kadriu, drejtor.

Vlen të cekim mbështetjen dhe përkrahjen shumë të duhur dhe të nevojëshme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Projektin e realizoi : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë

Në paraditën e 27 tetorit 2024, SHTKK organizoi vizitë disa vendeve të trashëgimisë kulturore në Nesalcë të komunës së Bujanovcit: Teqesë, ku na priti dhe na njoftoi me historikun i nderuari dhe i palodhshmi u.d. Sheh Afrim Agushi dhe Plaku i Teqesë,

Kacipupit, ku ligjëroi bachelor i arheologjisë, Musli R. Emini, Teqesë së Preshevës dhe Varret e Krushqëve në Bukurovc, ku ligjëroi Xhemaledin Salihu.

Pra, sipas gazetares nga Lugina e Preshevës, Lumturije Limani ishe: “Një ngjarje e tillë jo vetëm që nxit njohuritë, por gjithashtu forcon lidhjet mes shqiptarëve në rajon. Këto aktivitete padyshim se janë thelbësore për të inkurajuar zhvillimin e mëtejshëm të gjeneratave që vijnë pas nëpërmjet artit dhe kulturës,

poashtu ishte një platformë e rëndësishme për të njohur dhe vlerësuar kontributet e figurave të rëndësishme shqiptare të cilët kanë kontribuar në fusha të ndryshme si shkenca, arti dhe kultura.

Një ngjarje e tillë krijon mundësi për të ndarë eksperienca dhe për të frymëzuar brezat e rinj që të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.”

Zëri i Gjergj Kabashit (Bajram Kabashit) dhe i portalit “Drini” në mbrojtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare!

2
Nga: Luan Dibrani
___
Bajram Kabashi është një gazetar i njohur hulumtues nga Kosova, i cili që nga paslufta jeton në Norvegji. Ai ka dhënë kontribut të ndjeshëm në luftën kundër ekstremizmit fetar islamik, përmes shkrimeve, analizave dhe raportimeve të tij të mirëinformuara. Ai njihet për qëndrimin e tij të vendosur dhe kritik ndaj islamizimit, duke theksuar rëndësinë e një shoqërie të hapur dhe tolerante ndaj dallimeve kulturore dhe fetare.
Puna e tij ka pasur ndikim të rëndësishëm në sensibilizimin e opinionit publik, dhe Kabashi ka mbajtur gjithashtu një qëndrim të fortë për lirinë e shprehjes dhe për parimet demokratike. Këtë e tregojnë botimet e shumëta në portalin e udhëhequr prej tij. Duke pasur një qasje profesionale dhe të guximshme në trajtimin e këtyre çështjeve, ai ka sjellë një perspektivë të paanshme që ndihmon në adresimin e sfidave që lidhen me ekstremizmin.
Revista “Drini” ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës, historisë dhe vlerave kombëtare shqiptare!
Përkundër faktit se arkivën e Drinit qarqet e caktuara antishqiptare e kanë shkatërruar 19 herë rradhazi, ai si një Sizif i kohës moderne, ia ka nisë gjithnjë punës prej fillimit…!
Bajram Kabashi është gjithashtu një kontribues i përhershëm në revistën kombëtare “Drini,” të cilën e ka udhëhequr prej vitit 2006 me Valentin Bruçajn nga Milano e Italisë.
Asnjëherë që nga ajo kohë nuk i është shmangur kulturës dhe frymës kombëtare shqiptare.
Prandaj mund të thuhet lirisht se “Drini” ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës, historisë dhe vlerave kombëtare shqiptare, dhe Kabashi ka qenë një zë kyç në këtë angazhim. Përmes artikujve të tij, ai ka nxitur ndërgjegjësimin mbi çështje të rëndësishme kombëtare dhe ka pasqyruar me ndershmëri dhe thellësi sfidat dhe arritjet e shoqërisë shqiptare.
Zoti Bajram Kabashi njihet gjithashtu me emrin Gjergj Kabashi.
Gjergj Kastrioti, kryeheroi i kombit shqiptar…, që aq shumë e luftuan dhe luftojnë islamistët atishqiptar
___
Ky pseudonim , është një simbol i përkushtimit të tij ndaj trashëgimisë dhe vlerave kombëtare shqiptare, duke lidhur identitetin e tij me figura historike dhe emra të rëndësishëm për shqiptarët, si kryeheroi Gjergj Kastrioti. Përmes këtij emri, Kabashi përçon një mesazh të fortë për unitetin kombëtar dhe përkushtimin ndaj kauzave të rëndësishme që lidhen me identitetin dhe kulturën shqiptare.
Ekstremizmi fetar islamik, panislamizmi, shpesh e ka vënë në shënjestër këtë intelektual të përkushtuar, duke e vënë vazhdimisht në listat e vdekjes për ta likuiduar. Mirëpo Gjergj -Bajram Kabashi e ka vazhduar rrugën e tij i patrembur, duke e theksuar pandërpre se ai dhe të tjerët sikurse ai, janë përfaqësues të patriotizmit shqiptar, të nacionalizmit modern shqiptar dhe nuk kanë asnjë frikë nga antishqiptarizmi. Ai me kohë e ka theksuar se nuk duhet të brengosemi nga etiketa e “Vëllazërisë Muslimane” si Islamofob, duke e thënë qartë e zëshëm se ai është Islamofob!
Dhe e ka theksuar se ne si shqiptarë e shqiptare duhet të brengosemi e të mos pajtohemi kurrë me Shqiptarofobinë, e jo me Islamofobinë.
Se të jesh Islamofob, ka theksuar shpesh, është detyrë, është obligim njerëzor e kombëtar, pasi ashtu tregohemi të ndërgjegjshëm për sulmet islamike ndaj popullit shqiptar.
Gjergj Kabashi i ka rënë fort e shpesh tezës se “krenaria Muslimane”, xhamitë e panumërta të meremetuara dhe ndërtuara prej të tjerëve, e kanë synim krijimin e një nacionalizmi tjetër, nacionalislamizmit “shqiptar”, që në fund të fundit, është panislamizëm dhe i takon ndërgjegjës së “umetit të profetit” Mohammad.
I cili ka theksuar se është Anti-Shqiptarizëm…!
Bajram Kabashi, i njohur edhe si Gjergj Kabashi, për shkak të qëndrimeve të tij kritike ndaj radikalizmit fetar dhe përkushtimit për mbrojtjen e vlerave kombëtare shqiptare, është përballur me sfida dhe kërcënime të vazhdueshme nga individë dhe grupe që kundërshtojnë punën e tij.
Megjithatë, Kabashi ka vazhduar të mbrojë me vendosmëri parimet e lirisë, tolerancës dhe identitetit kombëtar, duke sfiduar kështu ekstremizmin dhe duke mbetur një zë i rëndësishëm dhe i guximshëm për shoqërinë shqiptare.
Lavdëruesi i ushtarëve osmanë që e sollën Islamin në “Arnautlluk”, qysh theksoi me rastin e promovimit të Xhamisë së Namazgjas në Tiranë para një kohe, është njëherit miku i ngusht i neoosmanliut Naim Tërnava, pasi sëbashku po e shpiejnë përpara projektin për islamizimin e popullit shqiptar. Eshtë pikërisht DIYANETI i tij që po e financon me 45 milionë euro të ashtuquajturen “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë. 
____
Por, ai mendon se fenë islame që e praktikojnë një pjesë e shqiptarëve, nuk duhet lejuar të jetë “çështje turke”-neoosmane, siç dëshmohet vazhdimisht. Siç e dëshmoj së fundmi Ali Eshbar nga Diyaneti turk me rastin e përurimit turkomadh të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, kur i lavdëroj ushtarët osmanë që e kanë sjellë Islamin në “Arnautlluk”.
Pra ai ridëshmoj se turkomëdhenjt e kanë si kryeqëllim të na islamizojnë dhe bëjnë krenarë me ushtarët osmanë, pushtuesit e një pjese të madhe të Gadishullit Ilirik.
Revista kulturore-politike e Bajram Kabashit, “Drini,” është një nga botimet e rralla shqiptare, ndoshta e vetmja, që trajton vazhdimisht tema me karakter kombëtar dhe që i jep zë çështjeve të rëndësishme për identitetin, kulturën dhe historinë shqiptare. Për shkak të përkushtimit të saj ndaj këtyre vlerave kombëtare dhe për qëndrimet e saj të hapura ndaj çështjeve të radikalizmit fetar, revista është sulmuar nga forca të islamizmit radikal por edhe nga qarqe të tjera antishqiptare, që e përmbajnë atë.
“Drini” ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin dhe sensibilizimin e publikut, duke mbrojtur një shoqëri të lirë dhe tolerante. Përballë presioneve dhe sfidave, Kabashi dhe ekipi i tij vazhdojnë të mbrojnë misionin e tyre të ndershëm me profesionalizëm të admiruar, duke u rezistuar kërcënimeve dhe duke u përpjekur që të informojnë publikun mbi kërcënimet që radikalizmi përbën për kohezionin dhe zhvillimin shoqëror.
Revista “Drini” është përballur me pengesa serioze nga forca islamike antishqiptare, të cilat kanë tentuar që të bllokojnë përhapjen e përmbajtjes së saj në platforma sociale, përfshirë Facebook-un. Artikujt e revistës, të cilët shpesh trajtojnë tema me rëndësi kombëtare dhe kritikojnë ekstremizmin fetar, nuk mund të shpërndahen lirshëm, duke kufizuar kështu ndikimin e saj në publik. Këto bllokime përfaqësojnë një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe përpjekjeve të Kabashit për të promovuar vlerat shqiptare dhe për të adresuar sfidat që përballon shoqëria shqiptare për shkak të ekstremizmit.
Pavarësisht këtyre pengesave, Bajram Kabashi mbetet i vendosur për të mbrojtur misionin e revistës dhe për të gjetur rrugë alternative për të vazhduar komunikimin me lexuesit dhe për të shpërndarë informacionin e tij të rëndësishëm.
Përmes këtij artikulli iu bej thirrje që të mbështesin dhe mbrojnë Bajram Kabashin, dhe revistës “Drini” të mos mbeten të burgosur nga këto forca antikombëtare .
Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë shtresës intelektuale shqiptare që të mbështesin dhe mbrojnë Bajram Kabashin, një njeri i përkushtuar dhe me vlera të jashtëzakonshme që punon dhe angazhohet pajada pa kërkuar të jetë i shbërblyer, i cili me kurajo dhe përkushtim ka luftuar kundër radikalizmit-xhihadizmit e xhamizimit të vendit dhe ka promovuar vlerat kombëtare përmes “Drinit”. Është e domosdoshme që intelektualët, shkrimtarët, gazetarët dhe të gjithë ata që e vlerësojnë lirinë dhe shprehjes dhe identitetin kombëtar,  të ndërmarrin veprime konkrete për ta mbrojtur këtë botim nga censura dhe presioni i grupeve radikale antishqiptare.
Ju ftojmë që të ngrini zërin dhe të përhapni informacion mbi këtë situatë në rrjete sociale si Facebook, duke nxitur ndërgjegjësimin dhe duke kërkuar që artikujt e revistës “Drini” të mos mbeten të burgosur nga këto forca. Me mbështetjen e fortë të komunitetit intelektual, mund të ndihmojmë që kjo revistë e çmuar të vazhdojë misionin e saj kombëtar dhe që zëri i saj të dëgjohet kudo ku ka shqiptarë dhe të mos mbetët “zë i të humburit në shkretëtirë”, qysh duan antishqiptarët.
Është shumë e rëndësishme që të tregojmë mbështetje për portalin “Drini” – jo vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes kontributit financiar. Zoti Gjergj Kabashi, i cili e udhëheq këtë portal krejt gratis qe 18 vite pa u ndalur dhe me një përkushtim dhe zell të madh profesional ndaj çështjeve kombëtare, përballet me sfida të mëdha për ta mbajtur portalin  në funksion. Duke qenë një nga zërat e rrallë dhe të guximshëm që trajton çështjet shqiptare në një mënyrë të pavarur dhe të ndershme, me pasion e kulturë të lartë jo vetëm profesionale, ai ka nevojë për mbështetjen tonë që të vazhdojë këtë mision të rëndësishëm.
Ne mund të ndihmojmë “Drinin” duke ofruar mbështetje financiare dhe morale kur kërkohet (por jo pa e kërkuar ndihmën e tillë!) , e cila do të mundësonte që revista të përballoj kostot e botimit dhe të qëndrojë e fortë përballë presioneve dhe bllokimeve të padrejta.
Çdo ndihmesë e vogël është një ndihmë e madhe për të ruajtur këtë dritare të rëndësishme të lirisë së shprehjes dhe vlerave kombëtare.
Mos ta harrojmë asnjë herë se Gjergj Kabashi me bashkëpunëtorët e tij të shumtë, për pothuaj njëzet vite rresht nuk e ndalin luftën propagandistike, profesionale e ndërgjegjësuese, ndaj rrezikut të madh që paraqet antishqiptarizmi islamik për popullin Shqiptar.
Kjo mbështetje do të siguronte që zëri i Gjergj Kabashit dhe i “Drinit” të vazhdojë të jetë i pranishëm në mbrojtje të identitetit dhe kulturës shqiptare.
Organizatat si “Kufinjt e Arbërit”, Lëvizja e Deçanit, “Shqiptaria”, Lëvizja për Rikthim e të tjera, zor se do të mirreshin me mend pa ndihmesën e jashtëzakonshme ndërgjegjësuese mbi njëzetvjeçare të Ibrahim Kelmendit, autorit të librit të famshëm ISLAMI Religjion agresiv (?!), Gjergj Kabashit, Gëzim Markut, Bardh Nëngurrës, Meje (Luan Dibranit), Abedin Sutajt (Uliks Sutaj), Lirim Gashit dhe shumë e shumë të tjerëve, që nuk pushuan natën as ditën duke mos e bërë asnjë herë gjumin gjumë qysh duhet, vetëm e vetëm për ta ndërgjegjësuar popullin Shqiptar nga rreziku i Islamit Global dhe nacionalizlamizmit , që u munduan t’ia impononin mbarë Shqiptarisë qarqet më antishqiptare, me ndihmesën e pakursyer të imamëve të shumtë gjithandej, e sidomos të islamistëve politikë.

Mendime për BIK-un dhe “bikasit” e neoosmanliut të madh Ali Eshbar, që krenohet se ushtarët osman e sollën Islamin në “Arnautlluk”

1
ALI ERBASH KREU I DREJTORISË SË ÇËSHTJEVE FETARE TË TURQISË DEMANTON 100/100 KLERIKËT SHQIPFOLËS TË DARDANISË !
Erbash me rastin e inaugurimit të xhamisë së madhe të Namazgjasë në Tiranë, u lut për shpirtrat e ushtarëve osmanë, të cilët u vranë gjatë luftërave në Shqipëri, të cilët sipas tij ranë martirë për të sjellë islamin në Shqipëri.
Xhamia e Namazgjas në Tiranë, që para nje kohe u përurua nga Rexhep Taip Erdogan, Ali Eshbar dhe shërbëtori i tyre Edi Rama, kryeministët i Republikës së Turqisë, megjithë faktin se Eshbar theksoj qartë se krenohet me ushtarët e Perendorisë Osmane që e sollën Islamin në Shqipëri…!  
V Ë M E D J E
Në foto janë shqipfolësit neootoman islamik ,të cilët fyejnë rëndë Historinë Kombëtare Shqiptare, personalitetet kombëtare, kulturën kombëtare (traditat,adetet,zakonet ) dhe Flamurin tonë Kombëtar Shqiptar…!
Këta shqipfolës, mbetje otomane, hipokrit, renegatë përmes emisioneve televizive dezinformojnë dardanët se ISLAMIZIMI I SHQIPTARËVE ËSHTË BËRË NË MËNYRË PAQËSORE, PA DHUNË!
TË NDERUAR DARDANË !
Po të realizoheshin IDETË, PLANET DHE PROGRAMET e këtyre shqipfolësve, Emri DARDANI nuk do të ekzistonte, sepse dardanët do të asimiloheshin dhe do të zhdukeshin nga faqja e dheut !
P.S.
E vetmja mundës REALE DHE E SIGURT, për të evituar rrezikun e përhershëm që i kanoset RACES SHQIPTARE, është rikthimi në RELIGJIONIN AUTOKTON SHQIPTAR në KATOLICIZËM…!

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut: “Ne do ta ndihmojmë Rusinë të fitojë”

0

CORRECTS SOURCE – In this photo released by Russian Foreign Ministry Spokeswoman Maria Zakharova on Telegram messaging app on Friday, Nov. 1, 2024, Russian Foreign Minister Sergey Lavrov, right, speaks with North Korean Foreign Minister Choe Son Hui, front left, in Moscow, Russia. (Russian Foreign Ministry Spokeswoman Maria Zakharova via AP)

  

Document.no

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut po viziton Moskën dhe thotë atë që Perëndimi ka pasur frikë dhe ka supozuar: se Koreja e Veriut po merr aktivisht anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

“Ne përsërisim se do të qëndrojmë gjithmonë pranë shokëve tanë rusë deri në Ditën e Fitores,” tha Choe Son-hui kur u takua me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov të premten.

Deklarata do të interpretohet si konfirmim i spekulimeve se ushtarët e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi. Videot po qarkullojnë në internet duke treguar ushtarët që u janë caktuar uniforma ruse. Rusët thuhet se kanë ndërmend t’i përziejnë ata me kontigjente nga zona të tjera të Azisë Qendrore, në mënyrë që ata të përzihen.

Shtetet e Bashkuara thonë se do të kthehen në shtëpi me çanta trupi.

Të enjten, i dërguari amerikan në Kombet e Bashkuara, Robert Vud, u përpoq «ta këshillonte kryetarin Kim të mendonte mirë para se të kryente një sjellje të tillë të pamatur dhe të rrezikshme». Sepse nëse ushtarët “shkojnë në Ukrainë në mbështetje të Rusisë, ata me siguri do të kthehen në shtëpi të vdekur e të mbështjellë me najlon”.

Është e dyshimtë nëse parashikime të tilla lënë mbresa mbi Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut do të qëndrojë me Rusinë në luftën kundër Ukrainës derisa Rusia të jetë fitimtare”, tha ministri i jashtëm i Koresë së Veriut gjatë vizitës së tij në Moskë.

Këtu ajo akuzoi edhe Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për planifikimin e një sulmi bërthamor kundër Koresë së Veriut. Situata në Gadishullin Korean mund të bëhet “shpërthyese” në çdo kohë, paralajmëroi ajo.

Në të njëjtën kohë, ajo tha se Koreja e Veriut do të vazhdojë të forcojë arsenalin e saj të armëve bërthamore.

Azia Juglindore tani është bërë pjesë e teatrit të luftës në Ukrainë. Hyrja e Koresë së Veriut ndryshon natyrën e luftës. Ukraina ka potencialin të bëhet pikënisje për një luftë botërore.

Kjo ndoshta e bën SHBA-në ngurruese për t’u përgjigjur.

Lavrov theksoi në takim se Rusia dhe Koreja e Veriut tani kanë bashkëpunim të ngushtë ushtarak.

“Janë krijuar lidhje shumë të ngushta midis forcave ushtarake të vendeve tona dhe shërbimeve të inteligjencës,” tha Lavrov.

Disa orë më parë, ajo dhe një delegacion i Koresë së Veriut arritën në Moskë, ku u pritën në stacionin e trenit nga Lavrov.

Prej disa ditësh, Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se të dy do të kenë bisedime strategjike, por koha ka qenë e pasigurt.

Choe mbërriti në qytetin Vladivostok, në lindjen e largët të Rusisë, të martën, dhe më pas udhëtoi në perëndim drejt Moskës me tren.

Të enjten, Koreja e Veriut testoi një raketë me rreze të gjatë veprimi që mund të jetë përmirësuar me ndihmën ruse. Nëse Putin luan kartën e Koresë së Veriut, ai ngre rreziqet dhe rreziqet. Putini vështirë se do të guxonte një hap të tillë nëse nuk do të kishte pëlqimin e Kinës. Kina është fuqia e vërtetë pas Koresë së Veriut, por kjo mbetet për t’u parë. Nëse Kina është e pakënaqur, do të ketë sinjale dhe kjo duhet të ndodhë mjaft shpejt.

Për SHBA, qëndrimi i Kinës do të jetë vendimtar për mënyrën se si reagon Uashingtoni.

Një aks i ri: Rusia hyn gjithashtu në paktin e mbrojtjes me Iranin

0

In this photo released by Russian Foreign Ministry Press Service on Thursday, Oct. 31, 2024, Chinese Special Envoy for Eurasian Affairs Li Hui, left, and Russian Foreign Minister Sergey Lavrov shake hands during their meeting on the sidelines of the Minsk International Conference on Eurasian Security in Minsk, Belarus. (Russian Foreign Ministry Press Service via AP)

  

Document.no

Një marrëveshje që Rusia dhe Irani kanë ndërmend të nënshkruajnë së shpejti do të përfshijë bashkëpunim më të ngushtë të mbrojtjes, tha të enjten Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Irani tashmë ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse bashkëpunimi me Kinën që përfshin të drejtën e vendosjes së ushtarëve kinezë në tokën iraniane.

Lidhjet ushtarake mes dy vendeve janë një burim shqetësimi të thellë në Perëndim, pasi Rusia po zhvillon luftë në Ukrainë, ndërsa Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme raketore dhe ajrore në Lindjen e Mesme.

“Marrëveshja për një partneritet strategjik gjithëpërfshirës midis Rusisë dhe Iranit që po hartohet do të jetë një faktor i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ruso-iraniane,” tha Lavrov për televizionin shtetëror.

Ai tha se marrëveshja po përgatitej për nënshkrimin “në të ardhmen e afërt”. Rusia ka thënë se pret që presidenti iranian Masoud Pezeshkian të vizitojë Moskën deri në fund të vitit.

“Ajo do të konfirmojë dëshirën e palëve për bashkëpunim më të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe ndërveprimit në interes të paqes dhe sigurisë në nivelet rajonale dhe globale,” tha Lavrov. Ai nuk specifikoi se çfarë forme do të merrnin lidhjet mbrojtëse.

Kështu kemi një situatë ku Irani furnizon me raketa dhe dronë Rusinë dhe Korenë e Veriut është tërhequr në luftë.

Rusia hyn në marrëveshje mbrojtjeje me të dy vendet.

Presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan një traktat “gjithëpërfshirës” me një titull të ngjashëm në qershor, duke përfshirë një klauzolë të mbrojtjes reciproke dhe SHBA dhe NATO thonë se Pyongyang ka dërguar rreth 10,000 ushtarë në Rusi për vendosje të mundshme në luftë.

Këto hapa mund të interpretohen si përgjigje e Rusisë ndaj vetë-ndihmës perëndimore: BE ka miratuar që Ukraina duhet të lejohet të hajë nga fondet ruse të ngrira në bankat evropiane. Po flasim për qindra miliardë. BE po del kështu nga roli i saj si një kujdestar i paanshëm i pasurisë në një sistem ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Rusia ka paralajmëruar se do të ketë pasoja serioze.

Perëndimi dëshiron të ndëshkojë Rusinë, por Rusia ka “miq të fuqishëm” dhe më e fuqishmja është Kina. Ata sapo ishin mbledhur për takimin e Brics në Kazan. Mediat perëndimore minimizojnë Brics. Por është fakt se ishte një takim i rëndë dhe Moska vazhdon me një aktivitet intensiv diplomatik, më së fundmi në një konferencë për sigurinë në Bjellorusi.

Mediat perëndimore nuk duken të interesuara.

https://www.reuters.com/world/russias-comprehensive-treaty-with-iran-will-include-defence-lavrov-says-2024-10-31/

Dom Gjon Gazulli, gjuhtar, martir e atdhetar, në pervjetorin e varjes nga Ahmet Zogolli më 5 mars 1927

Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 5 mars, kujtojmë përvjetorin e varjes për vdekje të martirit të Krishtit e të Kombit, dom Gjon Gazullit, më 5 mars 1927, në periudhën e Zogut.
Dom Gjon Gazulli lindi në Dajç të Zadrimës (Lezhë), më 26 Mars 1893. Pas shkollës fillore në vendin e tij, filloi studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në vitin 1912 vazhdoi studimet në Romë, më vonë në Francë, e pastaj edhe në Austri, por jo gjithmonë vetëm për arsye studimi, por edhe për arsye shëndeti. U shugurua meshtar më 4 gusht 1919. Qe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së mbretit Zog, që diskriminonte zonat e Dukagjinit, të Pukës dhe të Mirditës, zona tërësisht katolike. Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë pati pasoja: më 26 dhjetor 1926 u arrestua. Mjaft shpejt, saktësisht më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var më 5 mars 1927.

Mbi figurën e jashtëzakonshme të këtij martiri të Atdheut e të Fesë, dom Gjon Gàzullin, ka shkruan Daniel Gàzulli
MARTIRI I ATDHEUT DOM GJON GÀZULL- Në 85 vjetorin e varjes
Nga Daniel Gàzulli

I
Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane haxhiqamiliste, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit intelektual, Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”.
Në Vorrezat e Rrëmajit, atje ku prehen bijë të shquem të Shqipes, atje ku janë themelet prej graniti të një Kombi, asht vorr i tij i thjeshtë, ndreqë rishtas prej familjarëve pse ishte damtue shumë. Ka plot 84 vjet që besimtarë e jo besimtarë, të krishtenë e muslimanë, ndalen tek ai vorr, ndezin një qiri, lanë një tufë lule apo lëmoshë për të vorfnit. “Vorri i Dom Gjonit”, i thonë thjeshtë shkodranët, ndoshta edhe pa dijtë shumëçka për Të, por tashma me një bindje të trashëgueme nga brezi në brez se Ai asht
Vorr i Shejtë. Asht vorri i thjeshtë i Martirit Dom Gjon Gàzullit, varë në litar 84 vjet ma parë, me 5 Mars 1927. Dora gjakatare po ajo: Ahmet Zogolli.
Sot edhe Vatikani ka hapë procedurën për shejtnimin e tij. Dhe ja, dhjetorin që shkoi, në Katedralen e Shkodrës, u zhvillua seanca e fundit e Gjyqit Kishtar Kanonik për shpalljen Martirë të Kishës Katolike të 40 klerikëve e laikëve të mbytun gjatë shekullit XX, ndër ta edhe Martiri Dom Gjon Gàzulli.
Po a ishte Shejt Dom Gjoni?
Le t’i përgjigjen të tjerë kësaj pyetje.
Jeta e vepra e Tij janë dëshmi e ndritëshme se Ai ishte, po, Atdhetar dhe demokrat ndër ma të pastërtit që shkelen, jetuen, punuen e u flijuen për vendin dhe popullin e vet.
Kleri Katolik, sogje ndër shekuj në mbrojtje e në luftë për liri të Shqiptarisë e të Fesë, kishte provue mijra shëmtime mbi vete prej pushtuesëve otomanë. Mjaft të kujtojmë një prej tyne: Masakrimin e të madhit, madhështorit, Imzot Pjetër Bogdanit. Si Ai u masakruen sa e sa Meshtarë e besimtarë të tjerë katolikë!
Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andrra të kobshme:
“Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin).
Ky veprim bani që përfaqësuesi amerikan në Tiranë të komentonte, lidhun me këte ngjarje, se ndrysh nga përsonifikimi i Drejtësisë Përendimore, një Përendeshë me sy të lidhun, që mban në dorë peshoren e paanëshme të fajeve të të gjithë atyne që gjykohen prej saj, drejtësia shqiptare asht një zonjë muhamedane, që herë mbas here vështron tinzisht përmes perçes se cili ndodhet mbi pjatë, përpara se të rregullojë gurin e peshores.” (Bernd Fischer –
Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.)
Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin Dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen:
– Të duesh Atdheun deri në flijim për të;
– Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand;
– Të shkrihesh për përparimin e tij;
– Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike.
Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa Dom Gjoni nëmos tjetër e ka një vorr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem Dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-komuniste me në krye Mehmet Shehun, Shefqet Peçin, Koçi Xoxen etj., në Malësi të Mbishkodrës në vitet 1944-1946.
Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i paten zanë “dritën” shkollat katolike) se,
“Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”.
Si mund të shpjegohet kjo?
Pëgjigjen na e jep qysh në vitin 1933 një njeri i çliruem nga çdo lloj trysnie, pse tashma gjendej i mërguem në Francë e mund të shprehej lirisht. Sundimtarët shqiptarë, që vinin nga administrata osmane, herë mbas here ktheheshin tek origjina, qoftë si mendësi, por sidomos në veprime. Ja si thotë, pra, At Frano Karma në 1933:
“Fara e keqe e sektarizmit kundër katolikëve, përhapë nga Turqit veçanarisht tek paria shqiptare muslimane, prodhoi përgjatë tre shekujve frytet e veta ma të këqija, dhe për fat të keq vazhdoi t’i prodhojë edhe ma të helmta qëkurse një pjesë e Shqipnisë u shpall e pavarun qysh para njëzet vjetëve. Për rrjedhojë, katolikët shqiptarë ndjejnë të randojë mbi ta një atmosferë e randë vdekjepruese.
Në të vërtetë, duhet thanë se shumica e muslimanëve shqiptarë ….. gjithmonë kanë dashtë të jetojnë në paqë vëllaznore me katolikët. Tue përfitue në të gjitha rastet për të nxitë ndër ta fanatizmin fetar musliman, janë gjithmonë krenët ata që kanë ushqye urrejtjen ndaj katolikëve”.
Natyrisht, mundet mos me qenë e këtij mendimi historiografia e sotme shqiptare. Jo që sigurisht nuk asht. Fatkeqësisht tek na shkenca i asht nënshtrue gjithmonë politikës. Kështu, në një kohë kur qeveritë tona me radhë i shesin për dy kacidhe pasunitë kombëtare Turqisë, prej Albtelekomit e deri te Minierat e Bakrit; kur shtetarët tanë heqin nga zyrat bustin e Kastriotit pse u vjen për vizitë “vëllau” turk, kur presidenti Topi quen Lekë Zogollin “Naltmadhni” (e na kujtonim se mbas kapitullimit të Italisë Fashiste nuk kishte ma mbretën në Shqipni), e nipi i Zogollit quhet Leka II, këshilltar i Ministrit të Jashtëm, kur …. Nuk do të kishin fund shëmtimet e fallsifikimet e titujve të pamoralshëm. Shqiptarët janë hutue: po baltosen përditë liberatori i madh, demokrati Luigj Gurakuqi (Ndoshta ndokush sot shfren me vete: “Ah, të kisha mundësi t’ia hiqja emnin e tij Universitetit të Shkodrës!”- ashtu si prishën Shtëpinë e tij Muze), i shkëlqyeshmi liridashës Avni Rrustemi, Plaku i Maleve Bajram Curri, atdhetari i urtë Hasan Prishtina … E nuk asht me u çuditë: A nuk po hedhin baltë deri mbi Gjergj Kastriotin “inglishmenët” e Tiranës e “jatullahët” e Prishtinës?
II
Në vitin 1961, kur u kthye në Atdhe mbas 35 vjetëve mërgim, tregonte vëllaj i Dom Gjonit, Stefani:
“Na e ndjenim thellë përgjegjësinë ndaj Atdheut. Lirinë e kishim në gjak, e kishim trashëgue, nuk na u desht shumë me e kërkue ”.
E të parët e tyne ishin Gjon Gàzulli i madh, astronomi, matematikani e ambasadori i Kastriotit në Shekullin e Madh, Pal Gàzulli, ambasador i Kastriotit pranë Republikëse së Raguzës në vitet 1452-1459 dhe Rektor i Shkollave të asaj Republike, Doktori i Filozofisë Imzot Ndue Gàzulli, Arqipeshkëv i Shkupit (1702-1753), Abati i Mirditës Ndrè Gàzulli (shek XVII), Andrea Gàzulli, komandant i Forcave të Veriut pranë Ali Pashë Tepelenës deri me sulmin e tij barbar mbi Kardhiq, e kështu me radhë, pse gjithmonë ndër shekuj ka qenë të paktën një pinjoll i familjes që do të shkonte për studime në Universitetet e Europës, e seicili prej tyne u shkri për Atdhe. Jo, nuk dijtën Ata të vdisnin me krye në jastek, sa kohë që Atdheu ishte nën thundrën e mnerëshme otomane apo të sllavit.
Po në fillim të shekullit XX, ishin tre vëllazën njëherësh, Gjoni (1893 – 1927), Nikolla (1895 – 1946) dhe Stefani (1896 – 1964), që vijuen studimet jashtë shteti.
Gjoni, ashtu siedhe Nikolla e Stefani, leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë Dom Ndre Mjeda.
Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla.
Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës.
Famullia e Qelëzes ishte i përbame prej 9 katundesh. Kishte një organizim shembullor, gja jo e zakontë për atë kohë. Dom Gjoni dijti me i hy në zemër popullit, e të gjithë përendonin mbas tij. Ishte shëndetpakë, por me vullnet hekuri. Përherë buzëgaz, i rreptë me vete, poaq bujar, i çiltë e i dashtun me të tjerët.
Dom Gjoni u ishte përkushtue problemeve të vendit qysh kur ndiqte studimet në Romë, aqsa poeti arbëresh Agostino Ribecco (1867-1928) e cilëson më 1915 “Atdhetari i madh Gjon Gàzulli”.
Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, Gjergj Fishtës, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 Dom Gjoni u zgjodh deputet.
Po le të ndalemi pak këtu.
A ishin parti politike “opozita” dhe “popullorja”? Absolutisht jo! Ato ishin dy kahje të politikës shqiptare të kohës, që përfaqësonin dy mendësi. Ndërsa “opozita” kishte në përbamjen e saj atdhetarë të shquem, intelektualë të mirëfilltë, andërrues të pandreqshëm të një Shqipnia Etnike e të lirë, me vështrim nga Europa, “popullorja” e Ahmet Zogollit dhe vjehrrit të tij Shefqet Verlaci, donte të vendoste ligje aziatike, ndërkohë që edhe vetë Turqia e Ataturkut i kishte kthye sytë nga Europa, donte një popull
“raja”, që ta shkelte e ta shfrytëzonte njëlloj si kishte ba turku me ta e aty edhe ma keq. Të ndjekun prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta,
“Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …”, ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, atavizëm e kohës kobzezë të gjysëmhanës, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.
Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë.
Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952.
Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Ja përse thash se ai ishte një revolucionar i vërtetë, në kuptimin ma të mirë, të saktë e ma modern të vetë konceptit të vërtetë të fjalës “revolucionar”.
Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut:
“Po ti, si nuk pate turp që votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë:
“Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”.
Në një fletore kujtimesh me titull të përgjithëshëm që pat lanë, shkrue me dorën e Tij,“Njizet fytyrat ma në shej të kohës teme” (Njëzet figurat ma të shqueme të kohës time), trembëdhjetë ishin muslimanë: Bajram Curri, Hasan Pristina, Avni Rrustemi, Mehmet Vokshi etj; e Ai vetë ishte prift, po prift SHQIPTAR, me të gjitha shkronjat të mëdhaja.
Paraardhësit e tij, në kohë shumë ma pak të kthjellta, e kishin tregue se asnjëherë nuk i kishte vërbue ndasia, apo deri urrejtja, për motive fetare.
Ja ç’thotë Pouqueville tek
“Historia e Përlindjes greke”: “Andrea (Ndreka) u gjet si prijs i Mirditasve atë ditë që Ali Pasha (Tepelena) mblodhi popullin e Kardhiqit te Hani i Hormovës me u pajtue me ta, por në të vërtetë me mendimin me i grì. Alia, tue mendue se katolikët, për fanatizëm fetar, kishin me e zbatue urdhnin kundër një popullsie muslimane, sillet prej Taborrit të Zi, quejtë kështu prej xhurdinit të zi që mbanin, e u thotë me grì anmiqtë. Ndër ata trima katolikë u ndje një za i lehtë – Pasha kujton se duem me lypë pare për shpërblim; e Aliu i sillet: Lypni sa të doni, por m’i grini këta qafira! Atëherë duel komandanti i tyne Andrea Gàzulli e i thotë Ali Pashës: “Na nuk kemi ardhë këtu me u vra me njerëzit tanë! … “. Por u gjet një farë Athanas Vajo, grek i pashpirt, e atë ditë qenë pré në sakica 600 vetë në Han të Hormovës”.
Komandanti Andrea Gazulli mori taborrin e gegëve e u kthye në Veri.
Dom Gjon Gàzulli kishte një histori shembullore mbas vetes, që do t’i shërbente në jetën e tij të panjollë.
III
Të ndalemi sërishmi tek ai që asht quejtë dikur “Revolucioni i qershorit 1924”, kurse sot “inglishmenët” e Tiranës, lakejt e Lekë Zogollit e miqtë Lekës II (sic!) e quejnë me elegancë në frengjisht “Coup d’Êtat” (grusht shteti),kurse Fishta e quente “Trazimet e qershorit 1924”.
Nëse qé një “Coup d’Êtat” (grusht shteti), kush e bani atë?
Fan S. Noli! – Japin përgjigjen menjëherë “historianët” e papaguem të Tiranës. Se këtu qëndron e bukura tek na: historianët shiten edhe pa u pague.
Po e vërteta? Po dëshmitarët e kohës ç’thonë? Vallë akt i një të çmenduni të quejtun Selim Reçi ishte vrasja e Avni Rrustemit me 22 prill 1924?
Zgjedhjet e 27 Nandorit 1923, edhe pse i fitoi, nuk e patën kënaqë Ahmet Zogollin. Ato u zhvilluen në rrethana e kushte tejet të pafavorshme për opozitën demokratike, megjithate nuk u realizue gjithë ambicja e tij. Ja si shkruen Fishta pak muej ma vonë:
“Kalben gjindja në burg, tue pritë me vjetë e vjet gjygjin definitiv të gjykatoreve: por Nuz Vrijoni&Co, të gjykuem për jetë, lëshohen prej burgut kohën e eleksjoneve, pa kurrnji vendim t’autoritetit judicjar. Derdhen miljona e derdhet gjak për me çarmatisë popullin: por qé ministrat e kryeministri vetë, tinëz e nën dorë, armatisin boshibozukët e Shqipnisë së mesme e gjaksit e Dibrës e të Matit”. Kjo pra kishte qenë klima e atyne zgjedhjeve.
Praktikisht Asambleja e dalë nga ato zgjedhje ishte e pamundun të bante diçka për së mbari.
Atëherë Ahmet Zogolli mendoi ta shpërbante ate. Po si? Nuk kishte asnjë të drejtë kushtetuese ta bante këte.
“Prandaj – vijon Fishta –
duhej qi aj xhahili shqyptar të gjete shkakun e të gjete kohën, se kur me ba këtë Coup d’Êtat. Shkaku ma i mirë do të ishte: me krijue anarkin në Shqypni, për me mujtë me thanë, se Asambleja nuk ishte e zoja me ruejtë qetsin e vendit. Mbasandej, per modum facti, me marrë fuqinë në dorë nëpërmjet njasaj force ilegale e boshibozuke, qi tinzi ishte tue e mbëkamë në Mat e Dibër.Atëbotë me u deklarue diktator … “.
Ideja e shpërbamjes së Asamblesë Kombëtare iu përshpejtue mbas atentatit të Beqir Valterit. M’atë rast ai filloi shpërndamjen e armëve boshibozukëve të tij anë e kand, ndërsa përgjakte Malësitë e Veriut në mbledhjen e armëve.
(Në parantezë duhet thanë se e gjithë periudha e sundimit të tij ishte e mbushun me atentate kundër tij, e sidomos me vrasje me pagesë prej tij të lules së kombit. Ndër ata atentate që kanë mbetë në histori asht ai që i bani Ndokë Gjeloshi në Vjenë, por kalohet një fakt: Ç’desht Zogolli në Vjenë? Shkoi për mjekim, thonë. Apo në një prej orgjive të tij të zakonshme seksuale me zojushat e atjeshme Françeska Janko dhe e motra Maria? Deri sa paguente aq vrasës, përse të mos paguente edhe dy prostituta vieneze me taksat e shqiptarëve?)
Historianët ndërkohë duhet të shpjegojnë përse i organizuen atentate deri edhe bashkpunëtorët e tij ma të ngushtë, si Eshref Frashëri, kryetar i Senatit, Ceno bej Kreziu, kunati i tij, Shefqet Verlaci, vjehrri i tij, e vargu do të ishte i gjatë.
Po le të kthehemi në pranëverën e vitit 1924 kur një mullis, një i krisun i paguem e i strehuem prej tij: Selim Reçi që shtin mbi fatosin e kombit Avni Rrustemi. Pra anarkia u sigurue!
Po Zogolli dhe vjehrri i tij kryeminstër Shefqet Verlaci kësaj radhe nuk i kishin ba llogaritë mirë: Pë rreth trupit të Fatosit të Kombit u mblodh Shqipnia mbarë, prej Kosove, deri në Çamëri.
Ishte kjo gjendje tragjike që kishte krijue Zogolli e flama e tij në mbarë vendin që çoi në rrëzimin e qeverisë dhe ikjen e Zogollit në Beograd. Po po, në Beograd, ku tjetër? Vallë as ato fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?!
IV
Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët e Wrangelit. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin.
Në tetor 1945 Eduard Kardeli, numri dy i Beogradit, porosiste Enver Hoxhën: Nëse do të mbajsh pushtetin, në radhë të parë duhet të zhdukish klerin katolik, dhe Enver Hoxha ashtu bani. Të njejtën porosi i pat dhanë edhe Pashiqi Ahmet Zogut e ky u lëshue mbi Mirditë, Zadrimë, Pukë e Dukagjin ma keq se serbi mbi Drenicë.
Dom Gjonin, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë.
Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”.
Kështu, në verën e vitit 1926, Ahmet Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si kapiten Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Ahmet Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit.
Njerëzit u detyruen të merrnin malet: Në Pukë, Kolë Bibë Miraka me të vëllanë Pashukun e toger Spiro Kosovën; në Dukagjin një meshtar, Dom Loro Caka e dy oficera, togerat Ndokë Gjeloshi e Vasë Kiri (e bashkë me ta edhe At Çiprian Nika, At Mati Prennushi). Malet kishte marrë edhe Shqipnia e Jugut. Por edhe asaj here shqiptarët nuk dijtën të bashkoheshin e t’i banin ballë së keqes. E Puka e meshtarëve Dom Gjon Gàzulli, Dom Nikollë Gazulli e Dom Lekë Dredha, që u përpoqën të ndalnin masakren mbi popull, po bahej zhur. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar!
Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit!
Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare tek Dom Ndre Simoni. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), miku i ministrit Musa Juka, nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij.
Dom Gjon Gàzulli, Dom Nikollë Gàzulli, Dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926, në muzg të mbramjes, nësa po niseshin për Reps. I çuen në Orosh ku i mbajten të burgosun deri me 5 janar, kur i kthyen në Pukë. Kapiteni katil Ismajl Osmani desht t’i vriste qysh aty tre meshtarët, po ia ndali dorën gjakatare, që kishte ba sa masakra anë e kand Pukës, një oficer tjetër trim, aspirant Ndue Pali.
Tre meshtarët u burgosën në një kthinë nën shkallë: 75 cm e gjanë, një meter e gjatë. Aty u dergjen ata për dy netë e tri ditë.
Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit!
Vendimi i gjyqit:
Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.
Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Nikollë Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë, e, për fat të keq, nuk i mungojnë as sot).
Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë.
Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “
Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve, në radhë të parë popullsisë së Shqipnisë të Veriut, kryesisht Malësorëve trima, kundërshtarët ma të rreptë të tij: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti!
V
Kujtonin ata që u gjenden në burg pranë Tij, ndërsa ishte i dënuem me varje në litar, se si përpiqej t’i ngushllonte. Po, të ngushllonte ata, të dënuemit me burg! Ai, i dënuemi me varje në litar.
Po sjell këtu fragmente nga një intervistë dhanë të përkohëshmes gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, një farë Xhemal Dibra:
“Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. Unë e vuna ore mirë. Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nismë. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten te dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Unë e ushtarët e mi ishim krejt nën peshë të përshtypjes.
Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes.
Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha:
Vetë po des i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”.
Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni.
Ishte dita e 5 marsit 1927.”
Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë atavike e me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk kanë qenë të pakta veprat e shëmtueme të Zogollit: mjaft të kujtojmë vrasjet e Luigj Gurakuqit, Bajram Currit e Hasan Prishtinës, por varja e Dom Gjon Gàzullit asht pa dyshim një ndër aktet ma të shëmtueme të tij, që e ndoq si hije ndëshkimi, kudo që mërgoi.
Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 64 vjetësh Vorri i tij në “Fushë të Rrëmajit” në Shkodër asht qender pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë ate thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”.
Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”.
Tue parafrazue thanjen e At Shllakut, mund të them tashma për Dom Gjon Gàzullin:
I vramë tri herë: Një herë kur e varën e dy herë me harresë.
Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai vorr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra, Ju, nderi e krenaria e kombit. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve !…

RADIO VATIKANI/by  më 07/03/2017