01.11.2024 – ECHO – Si dhe pse u krijua Lëvizja e Deçanit – emisioni i plote
“Lëvizja për familjen”, një lëvizje për familjen islamiste…!
Roli i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut në organizimin e demonstratave të tetorit e nëntorit 1989

Gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës 1989 edhe pse veprimtaria e organizuar e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe shokëve, kishte rënë në sy të UDB’së përmes spiunëve shqipfolës, ata nuk do ta ndalin aktivitetin e tyre për asnjë moment, madje me krenari e guxim të pashembullt do të deklarojnë, se: “të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut”. Dhe këtë shembull e heroizëm biblik e dëshmuan më 2 nëntor 1989. Në orët e paradites së 2 Nëntorit 1989, pasi UDB’a kishte marrë informacionin e nevojshëm, për vendndodhjen e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, nis aksionin. Forcat speciale të policisë, rrethojnë lagjen “Bregu i Diellit” duke synuar Bllokun nr.7 dhe atë nr.6 hyrja A/7, të kësaj lagjeje. Pas një beteje të përgjakshme që zgjati nga ora 12:30 gjerë në orën 18:00, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Pasqyra e lëndës:
1. Shembëlltyra e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe Fadil Vatës
2. Afrim Zhitia: “Babë, na kanë burgosur profesorin”
3. Gjykatësi Ahmet Ahmeti më tha “A po shkon me pa kasapin”!
4. Afrim Zhitia i thotë gjykatësit: “Jo, nuk pendohem…”
5. Gjykatësi Ahmet Ahmeti: “Afrim Zhitia – në “emër të popullit” denohesh me 8 vjet burg”!
6. U mërzita shumë për shpifjet kundër Afrimit!
7. Shkuam të ankohemi, por, Vesel Latifi dhe Kolë Shiroka nuk na pranuan në bisedë-na përzunë!
8. Afrim Zhitia: “…unë nuk nderoj gjakpirësin e popullit tim!”
9. Afrim Zhitia dhe Fadil Vata – shtyllat kryesore të veprimtarisë së organizuar në LPRK
10. Afrim Zhitia: “Babush, unë ju dua të dyve,…”
11. Fahri Fazliu: “Mos u mërzit, Afrimi është mirë!”
12. “Të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut”
13. Si u zhvilluan demonstratat e tetorit – nëntorit 1989
14. Aktiviteti i shtuar gjatë muajve shtator – tetor 1989 dhe arrestimi i disa shokëve të Lëvizjes
15. Cilat ishin shkaqet që çuan deri te rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut?
16. Si e kujton këtë ngjarje Fahrija-motra e Fahri Fazliut?!Ishim të rrethuar me Spiuj, policë, njerëz civilë.
17. Si e kujton këtë ngjarje Baca Osman? „Dy të rinj u vranë! Fahri Fazliun e tregonin me emër. Për Afrim Zhitinë jo”.
18. Më pyeti: “A e njeh”? I thash po, është djali im… “Afrim, hallall me babën, nuk e ke koritur veten e as babën…”
19. Nëna Qamile: “Hallall të qoftë gjiri që ta kam dhënë o bir! Unë nuk do ta derdh asnjë pikë loti”
20. Babushi ynë i Madh: “Ja kështu rrodhi gjithçka”
21. Si përfundim.
* * *
1. Shembëlltyra e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe Fadil Vatës
Afrim Zhitia, u lind më 14 shkurt 1965 në fshatin Llugë të Besianës (ish’Podujevës) dhe shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Prishtinë. Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në fshatin Llaushë të Besianës, i cili poashtu shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesmen në Prishtinë. Fahriu ishte pjesëmarrës aktiv i demonstratave të pranverës 1981, u shqua për vendosmëri e guxim dhe për më tepër si patriot i devotshëm, dhe këto cilësi e kalitën për situata edhe më të rënda që do të vinin më vonë. Pas kryerjes së shkollës së mesme shkon në shërbim ushtarak dhe gjatë kësaj periudhe ai iu nënshtrua presioneve e provokimeve të ndryshme, për të vetmen arsye pse reagonte ndaj padrejtësive që i bëheshin atij dhe shqiptarëve të tjerë. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, Fahriu u mishërua me hallet dhe vuajtjet e përditshme të popullit, duke u bërë kështu shembull i një veprimtari të denjë për kauzën tone Kombëtare. Krahas punës ilegale, pasi u punësua si dispeçer i trenave në Organizatën Hekurudhore “Prishtina”, ai do të jetë i pari që urdhëresat dhe shkresat tjera do t’i shkruaj në gjuhën amtare, me çka i jepte porosi të qartë regjimit komunist se gjuha shqipe është gjuhë e vetme zyrtare në Kosovë. Për këtë qëndrim dinjitoz e të palëkundur ai u suspendua disa herë nga puna, por, falë disa shokëve, me të cilët kishte punuar shumë në ngritjen e vetëdijes kombëtare, do të punoj edhe për një kohë. Fahriu atëkohë gjersa punonte edhe studionte në Fakultetin e Ndërtimtarisë, ndërsa kishte edhe tre provime për të diplomuar në Shkollën e Lartë të Komuni – kacionit në Zagreb. Krahas gjithë këtij angazhimi të përditshëm, për asnjë moment nuk iu nda veprimtarisë patriotike dhe kontributin maksimal do të jap në dy vitet e fundit të jetës së tij (1988 – 1989). Në valën e protestave, grevave dhe demonstratave të vitit ’88 – ’89, Fahriu me Afrim Zhitinë, Fadil Vatën e shumë drejtues të LPRK’së, u bën pjesëmarrës aktiv dhe bartës të të gjitha këtyre zhvillimeve. Në këtë kohë kur minatorët gjendeshin në zgafellë (08 – 22 shkurt 1989) Fahriu ishte në mesin e studentëve (në sallë) të cilëve u jepte zemër për qëndresë,… Në ngjarjet e marsit dhe të majit të vitit 1989 atë bashkë më shokët e gjeje kudo: në Prishtinë, në Ferizaj, në Podujevë e gjetiu. Gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës 1989 edhe pse veprimtaria e organizuar e Fahriut, Afrimit,.. kishte rënë në sy të UDB’së përmes informatorëve shqipfolës, ata nuk do ta ndalin aktivitetin për asnjë çast dhe madje me krenari e guxim të pashembullt do të deklarojnë, se: “të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut”. Dhe, këtë shembull e heroizëm biblik e dëshmuan më 2 nëntor 1989.

2. Afrim Zhitia: “Babë, na kanë burgosur profesorin”
Osman Zhitia, babai i Heroit të Kombit Afrim Zhitia, në një bisedë për gazetën “Epokën e re” më 28 Korrik 2009, e botuar edhe në pashtriku.org (31.07.2009, si dhe në një rrëfim për gazetën studentore “Bota e Re” më 20 shkurt 1991, duke shpalosur historikun e familjes Zhitia ndër vite, ka rrëfyer edhe për aktivitetin patriotik të Afrimit. “Afrimi ka qenë në Shkollë të Mesme në Prishtinë” dhe “Profesor e ka pasur Nezir Myrtën.” Ai “ka qenë edhe profesor i Esat Brajshorit”. – kështu e ka nisur bisedën Baca Osman. „Kur u bënë demonstratat e ’81’shit dhe filluan burgosjet, e burgosën edhe Nezir Myrtën, profesorin e Afrimit. Afrimi erdhi në shtëpi dhe më tha: “Babë, na kanë burgosur profesorin”. Unë u mërzita. Neziri në burg e shkruan një letër për familjen e tij dhe pyet: “Ju lutem shikoni dy nxënës mos i kanë arrestue”. E ka pasur fjalën për Afrimin dhe Esatin (Brajshorin). Në vijim Babushi (siç e thërrasin fëmijët e tij Bacin Osman) thotë: „Pas ’81-shit, Afrimi punonte punë të rënda, fitonte pak para dhe ato ua dërgonte të burgosurve politikë. Vazhdimisht ky ka qenë aktiviteti i Afrimit deri në kohën kur e thirrën për ushtri në vitin 1983″.
3. Gjykatësi Ahmet Ahmeti më tha “A po shkon me pa kasapin”!
„Më 8 tetor 1983, Afrimin e përcjellin ushtar për në Banjallukë. Pushteti na pati në sy neve si kundërshtarë të rrezikshëm të tij. Afrimi sikur e trashëgoi rrugën e gjyshit – Sylë Durmishit. Edhe babën tim e vranë çetnikët serbë…“ – kujton Baci Osman. Ai e kujton me dhimbje vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berisha më 11 janar 1984. “Kur u vranë këta të dy, pas një kohe u zbulua edhe grupi i Afrimit”, thotë ai.
Në krye të këtij grupi ka qenë Sejdi Veseli, pastaj Shemsi Veseli, Esat Brajshori, Ilaz Zhitia dhe disa të tjerë. “Atij i kujtohet mirë se, pas vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Afrimi e lajmëron në telefon se e kanë marrë në pyetje hetuesit e gjyqit ushtarak, dhe se më 14 shkurt 1984 e burgosin dhe e sjellin në burgun e Prishtinës”. Ne tek mbas 6 – 8 ditësh informohemi se Afrimin e kishin sjellë në Burgun e Prishtinës…Edhe Esat Brajshorin e kanë marrë në Zagreb“ – thotë Babushi ynë i nderuar. Kur e sjellin Afrimin në Prishtinë shkova pyeta në Gjyq të Qarkut, tek Isak Nishevci, i cili ka qenë gjykatës hetues i Afrimit. E pyeta Isak Nishevcin: “A mundesh mem tregue ku e kam djalin?” Më tha është në burg, në Prishtinë. I kërkova një leje që të shkoj t’i dërgoj diçka. Lejen ma dha. Pastaj shkova te burgu, ia dërgova pak duhan edhe disa gjëra të tjera. Shpresova që po më lejojnë ta shoh. Kam pritur katër orë me atë shpresë derisa erdhën dy policë dhe më pyetën: “Bacë çfarë po pret këtu? Shko se nuk ka mundësi me pa djalin”. Afrim Zhitia gjashtë muaj ka qëndruar nën hetime, dhe baca Osman me gruan e kanë vizituar shpesh Afrimin. “Vizitat kanë qenë vetëm tre minuta” – thotë ai. “Më kujtohet kur gjykatësi, Ahmet Ahmeti më thoshte për Afrimin: “A po shkon me pa kasapin”. Unë i thashë, “Djali im nuk është kasap”. Aty jam tmerruar. Në atë kohë Afrimi ka qenë i mitur, dhe kur u arrestua ka qenë dilema nëse është i mitur apo jo. Për ta dënuar, për ta kapur ligji, gjykatësi Ahmet Ahmeti ia ka rritur vitet!”.
4. Afrim Zhitia i thotë gjykatësit: “Jo, nuk pendohem”

Bacit Osman i kujtohet mirë edhe dita kur Afrim Zhitia doli para gjyqit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, bashkë me shokët e veprimtarisë Kombëtare. “Me datën 19 qershor 1984, Afrimi del në gjykim me grupin e Sejdi Veselit. Afrimi ishte shumë i ri. Ende nuk i kishte mbushur 19 vite. Prej njëzet vetëve që ishin dënuar ka qenë më i riu. Dhe si i ri që ishte në moshë, gjykatësi Ahmet Ahmeti e pyeti: “Afrim ti je shumë i ri, a pendohesh për veprën që e ke bërë? Jo, nuk pendohem dhe kurrë s’do të pendohem. Edhe gjatë vuajtjes së dënimit do të punoj për Kosovën e lirë, do të punoj deri në vdekje, jehoi përgjegja e Afrimit. Gjykatësi iu kërcënua me këto fjalë: A e din që je para gjyqit? Por, Afrimi shumë i vendosur i thotë gjykatësit: “Unë i përkas popullit dhe vetëm populli mund t’i dënojë bijt e tij, e jo ky gjyq!” Pas pyetjes së gjykatësit, se, a e ka dhënë betimin, Afrimi përgjigjet: Kurrë më i lumtur s’kam qenë, se atë ditë kur u betova para flamurit kombëtar me yll në Bregun e Diellit.”
5. Gjykatësi Ahmet Ahmeti: “Afrim Zhitia – në “emër të popullit” denohesh me 8 vjet burg”!
Më 19 qershor 1984 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë para trupit gjykues të të pestëve, të kryesuar nga kryetari i trupit: AHMET AHMETI, ka filluar gjykimi i 20 anëtarëve të organizatës ilegale “Fronti Nacional Çlirimitar i Kosovës”. Bazuar në aktakuzën PP. nr. 60/84, të ngritur nga Prokurori publik HAMIT GASHI, më 25 qershor 1984 Trupi gjykues në “emër të popullit” i dënoi këta intelektualë:
1. Sejdi VESELI (1949), Orllan (Podujevë) Tek. Shëndetësor – 14 vjet burg
2. Rrahman BAHTIRI (1954), Brainë (Podujevë) punëtor – 13 vjet burg
3. Shemsi VESELI (1961), Orllan (Podujevë) student – 11 vjet burg
4. Esat BRAJSHORI (1963), Sharban (Podujevë), student – 11 vjet
5. Musli PREBREZA (1962), Vranidoll (Podujevë), Tek. – 10 vjet burg
6. Hamdi RAFUNA (1958), Gjyrishevc (Kamenicë), tek. – 9 vjet burg
7. Sabri SOPI (1963), Mramor (Prishtinë), Sh.m – 10 vjet burg
8. Fatmir SOPI (1961), Mramor (Prishtinë), student – 7 vjet burg
9. Agim SAHITI (1956), Kishnapole (Gjilan), tek.makin. – 8 vjet burg
10. Islam KRASNIQI (1956), Majanc (Podujevë), sh.m.t – 6 vjet burg
11. Tefik RAMADANI (1954), Qarr (Bujanoc), Defektolog – 6 vjet burg
12. Muhamet KRYEZIU (1956), Dushanovë (Prizren), farm. – 3 vjet burg
13. Skënder BOSHNJAKU (1948), Vushtrri, epidemiolog i dip. – 4 vjet burg
14. Ilaz ZHITIA (1962), Llugë (Podujevë), sh.m.elektro. – 10 vje burg
15. Afrim ZHITIA (1965), Llugë (Podujevë), student – 8 vjet burg
16. Ramadan AVDIU (1964), Prishtinë, student – 8 vjet burg
17. Salih SEFA (1958), Prapashticë, teknik medic. – 8 vjet burg
18. Xhemajl REXHEPI (1958), Prishtinë, teknik i elektr. – 7 vjet burg
19. Kadri HAZIRI (1954), Bellopojë (Podujevë), makinist – 3 vjet burg
20. Rexhep MAKOLLI (1955), Prishtinë, metalgdhendës – 3 vjet burg.
6. U mërzita shumë për shpifjet kundër Afrimit!
Baca Osman nuk ishte mërzitur aspak që e kishte denuar gjykata Afrimin me tetë vjet burg, por ishte mërzitur shumë për shpifjen, gjoja se Afrimi është penduar për veprën që e ka bërë. “Që e dënuan Afrimin me tetë vjet burgim nuk më bëhej vonë, por që kanë thënë është penduar Afrim Zhitia, kurrë hallall mos u qoftë! Këtë shpifje në gazetë e ka lajmëruar gazetari Agim Muhaxheri. Por Afrimi të nesërmen e ka demantuar.” Dhe me indinjatë të thellë thotë, “më shumë jam mërzitur atë ditë që gënjyen sesa atë ditë që e mora të vrarë.., dhe konsideron se “këta punëtorë shqiptarë të armikut e kanë bërë edhe një krim tjetër,…” ndaj Afrimit. Atmosferën zyrtare të këtij procesi gjyqësor (për rreth një javë rresht sa zgjati gjykimi) e ka përquar në opinion “Rilindja” përmes gazetarëve të njohur të kohës: Agim Muhaxheri dhe Hysni Syla. Me këtë rast po sjellë telegrafisht datat dhe titujt e gazettes rreth këtij procesi gjyqësor:
1. “Rilindja”, datë 2o qershor 1984 – shkruan artikullin “Paramendimet fund e krye armiqësore”
2. “Rilindja”, datë 21 qershor 1984 – shkruan artikullin:”U morën në pyetje të akuzuarit e tjerë”
3. “Rilindja”, datë 22 qershor 1984 – shkruan artikullin: “Motivet në dëm të kombësisë shqiptare”
4. “Rilindja”, datë 23 qershor 1984 – shkruan artikullin: “ Manipulimi dhe “ushqimi” me material propagandues”
5. “Rilindja”, datë 24 qershor 1984 – shkruan artikullin: “Aktgjykimi shpallet nesër”
6. “Rilindja”, datë 25 qershor 1984 – shkruan artikullin: “Gjykimi i së keqes së popullit”.
7. Shkuam të ankohemi, por, Vesel Latifi dhe Kolë Shiroka nuk na pranuan në bisedë-na përzunë!
Afrim Zhitia një pjesë të burgut e kaloi në burgun e Mitrovicës, por “mbas një kohe ende pa i bërë shtatë muaj,” – thotë Baci Osman, “atë e transferojnë në kampin “Zabella” në Pozharevc të Serbisë. Gjatë qëndrimit në këtë burg të Serbisë Baci Osman me Nënën Qamile e kanë vizituar disa herë Afrimin, dhe nga kjo kohë përkujton këtë odiseadë të përjetuar: “Vizitën e kishim çdo muaj në ora shtatë të mëngjesit, mirëpo ne familjarët prisnim deri në ora tre pasdite. Ky ishte maltretim për ne. Në muajin maj shkova prapë. Afrimin e kishin dënuar me qëndrim një muaj në qeli. Kishin caktuar ndalesë tre muajshe për pakot nga shtëpia! Tre muaj pa asnjë letër! Vizitat gjysmëorëshe i kishin shkurtuar në 15 minuta! Në këtë vizitë djalin e pashë vetëm pesëmbëdhjetë minuta! Ishte dobësuar mjaft shumë dhe vetëm në bazë të dhëmbëve e njoha se është Afrimi! Mbas një muaji në qeli, Afrimi u bashkohet shokëve në grevë të urisë në shenjë proteste për shokët e tyre, Fadil Vatën nga Suhareka dhe Sami Kurteshin nga Gjilani, të cilët i kishin futur në dhomë me narkomanë dhe homoseksualë. Në grevë merrnin pjesë edhe Beqir Beqa, Nezir Myrtaj, Bardhyl Berisha etj. Ne u informuam për grevën e bijve tanë dhe shtatë prindër shkuam te Vesel Latifi për t’u ankuar. Mirëpo, Vesel Latifi nuk na pranoi në bisedë dhe shkuam tek Kolë Shiroka, atëherë kryetar i Komitetit Krahinor, por edhe ai na përzuri.”
8. Afrim Zhitia: “…unë nuk nderoj gjakpirësin e popullit tim!”

Mehmet Bislimi një shok i Afrim Zhitisë me të cilin kishte qëndruar në burg të Pozharevcit, në një shkrim kushtuar “Pishtarëve të lirisë” Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut (nëntor 2007), shkruan: Afrimi “Ishte i ri, kur e sollën në burgun famëkeq “Zabela” të Pozharevcit. E kishin arrestuar së bashku me disa shokë të tij, duke qenë në shërbim ushtarak të asaj kohe. Pas shumë hetimesh e torturash i kishin dënuar me burg. Ai ishte i ri për një dënim aq të lartë e drakonik, 8 vite burg! Për një kohë, relativisht të gjatë, ishim në një dhomë burgu me Afrimin, me Fadil Vatën, Halil Selimin, pastaj me Sabit Veselin etj. Të habiste zgjuarsia e Afrimit. Ai lexonte shumë, i komentonte materialet e lexuara me shokë ku shpaloseshin mendimet tona për çështjen e pazgjidhur të atdheut, komentonim të kaluarën dhe bartësit e saj në kuadër të historisë shqiptare e shumë gjëra tjera. Afrimi ishte solidar me shokë, ishte sy pa trembur dhe përfundimisht i vendosur për t’i bartur mbi supet e tija të njoma të gjitha përgjegjësitë. Ai dhe shumë shokë të tjerë, që në burg kishin krijuar celulat e veprimit, të cilat ishin të gatshme për veprim, ende pa dalë nga burgu, Afrimi kishte respekt për të gjithë shokët e burgut, por në veçanti respektonte Ismail Haradinajn dhe profesorin e tij, Nezir Myrtajn. Në një rast (jo pa qëllim), Afrimin e kishin nxjerrë në vizitë mu në kohën kur pritej alarmi për të shënuar përvjetorin e vdekjes së diktatorit Tito. Gardiani kishte kërkuar nga Afrimi që të ndërpriste vizitën me prindër dhe të ngrihej në këmbë, për të nderuar me tre minuta heshtje përvjetorin e Titos, për të cilin, disa shqipfolës kishin nxjerrë madje edhe lotë. Por, Afrimi ishte përgjigjur çartë dhe prerë: ”Jo, unë kam vizitë, gardian, dhe nuk mbaj kurrfarë zie për vdekjen e Titos, unë nuk nderoj gjakpirësin e popullit tim!”…, ishin këto fjalët kumbuese të Afrim djalit, të thëna hapur në burgun serb të Pozharevcit rrethuar me hekura e mure të trasha…”. Ky ishte Lapidari – Afrim Zhitia i pavdekshëm!
9. Afrim Zhitia dhe Fadil Vata – shtyllat kryesore të veprimtarisë së organizuar në LPRK
Më 14 shkurt 1988 Afrimi lëshohet nga burgu, pasi Gjykata Supreme ia kishte ulur dënimin. Me daljen e Afrim Zhitisë nga burgu, lëvizjes sonë kombëtare po i shtohej një shtyllë e fortë. Dhe kështu ndodhi. Ai, bashkë me Fadil Vatën, i cili doli nga burgu disa muaj para tij, u bënë bartësit dhe shtyllat kryesore të veprimtarisë së organizuar në LPRK. Baca Osman, i cili qëndron shumë i forte, gjatë rrefimit të tij për djalin, sikur i mbushen sytë me lot dhe sikur në një anë i qeshin sytë, sepse duket krenar derisa i rrëfen të gjitha këto peripeti që kishte përjetuar bashkë me Afrimin. „Kur doli prej burgut Afrimi filloi menjëherë punën aty ku e kishte lënë.” – kujton Baci Osman. “Më kujtohet kur u vra Ali Ajeti. U ula para shtëpisë dhe fillova të qaj. Afrimi erdhi e më pa me lot në sy: “Ah, babë, me lot s’ka asgjë. Lirinë s’ta falë askush… Liria pa gjak s’vjen…”. Ali Ajeti u vra më 31 Maj 1989 – në një demonstratë të organizuar në Besianë (ish’Podujevë). Gjatë tërheqjes së organizuar demonstrata mori përmasa të armatosur, dhe në këtë situatë gjatë tërheqjes në fshatin Shtedim bie heroikisht ky hero i pavdekshëm. Afrim Zhitia e kishte zgjedhur rrugën e tij – për çlirimin e Kosovës. Dhe, këtë fakt një ditë ia thotë edhe prindërve të tij. “Nënë dhe babë, mua mos më pengoni kurrë. Unë e kam zgjedhur rrugën time. Aktivitetin e vazhdoi me Fadil Vatën, me Ramadan Avdiun dhe me Fahri Fazliun. Ka bërë vaki që në shtëpi nuk ka qëndruar me muaj të tërë. Ne e dinim dhe s`kishim ç`të bënim.” – thotë Baci Osman.
10. Afrim Zhitia: “Babush, unë ju dua të dyve,…”
Pas daljes nga burgu, Afrimi, qëndron një vit e tetë muaj në Kosovë. Më 18 qershor 1989 për herë të dytë Afrimin e marrin ushtar në Shibenik për t’i kryer muajt e mbetur. “Kishte biseduar me shokët, me Fadil Vatën e të tjerët, a të shkonte apo jo.” Dhe “Marrin vendim që të shkonte.”- thotë baca Osman. “E ka pasur shok edhe Durmish Gashin prej Rahovecit, Binak Berishën etj. Atje në Shibenik e kishte pasur komandant një kroat… Kur vinte koha e provimeve këtu në fakultet në Prishtinë, duhej t’i dërgonim vërtetimin e fakultetit për provime. Sadetja, vajza ime, e cila po ashtu ishte në fakultet, shkon edhe ia kërkon referentit një vërtetim. Referenti ia gris kërkesën vajzës dhe i thotë që Afrimi nuk e meriton të jetë në fakultet për veprën që e ka bërë.“ Por komandanti me përkatësi kroate e kishte lëshuar Afrimin, që të vinte në Kosovë për t’i dhënë provimet. Dhe, Babushit i kujtohet se Afrimi më 13 shtator 1989 vjen në pushim për dy ditë. “Ai erdhi bashkë me shokun e tij më të ngushtë, Fadil Vatën dhe biseduan tërë natën. Ndërkohë edhe djali i vogël, Naimi pas dy ditësh shkonte ushtar në Maribor. Afrimi e përcolli Naimin dhe atë natë nuk u kthye. Erdhi të nesërmen në ora dhjetë pasdite.” Ditën e fundit, kur Afrimi duhej të kthehej prapë në Shibenik, vjen në shtëpi i veshur me uniformën e ushtrisë… Babushi i dashur e pyet: “Kur do të nisesh Afrim i thashë: Në ora 17:30 minuta…” më tha. Pse e do më shumë nënën se babën, i thashë duke e përqafuar: “Babush, unë ju dua të dyve, por femrat tona kanë qenë gjithmonë të shtypura”. Na përqafoi të gjithëve me mall dhe iu drejtua nënës së tij që e donte shumë: “Oj nënë, kur të bëhen shtatë javë unë do të vij në shtëpi, në këtë dhomë”. Ma shkruaj një letër, i thashë: “Do të shkruaj… mos u bëj merak… Babush…” – ishte fjala e fundit e Afrimit.
11. Fahri Fazliu: “Mos u mërzit, Afrimi është mirë!”

“Mendja jonë e dinte që Afrimi po shkon në Shibenik. Ai ka shkuar në Prishtinë, ka biseduar me shokët dhe qysh janë marrë vesh me Fadil Vatën, me Fahri Fazliun, dhe me të tjerët… e ka marrë uniformën ushtarake, e ka futur në një paketë dhe ua ka dërguar në Shibenik.” Për këtë vendim të Afrimit, Babushin e kishte informuar Sadetja. “Sadetja, vajza ime, që ishte në fakultet bashkë me Afrimin, kur u kthye në shtëpi më tregoi. Më tha, Babë, Afrimi nuk ka shkuar. Naimi, djali tjetër, kishte shkuar ushtar në Maribor. Dhe, më datën 27 qershor 1989, policia erdhi ta kërkojë Afrimin në shtëpi, sepse Afrimi nuk ishte kthyer në garnizon! Komandanti i tij, ai kroati, ia kishte dhënë edhe dhjetë ditë pushim, për të mos i shkaktuar probleme menjëherë. Policëve unë u thashë se Afrimi ishte në Shibenik.” Tre javë pa u vra Afrimi, në Gjermani vranë djalin e axhës së Fahri Fazliut. Shkova për të parë në Podujevë, aty ishte edhe Fahriu. Unë as që e kam ditur që njihen me djalin tim. Kur kam dalur më ka përcjellur dhe më rroku për krahu duke më thënë: “A e ke parë Afrimin? A po vinë të kontrollojnë policia? Mos u mërzit, Afrimi është mirë! ”Unë u preka shumë. Pse s’ka dalur Afrimi në Zvicër, “jo, Afrimi ka punë këtu në Kosovë”, më tha. Fahriu ishte i maskuar me një shallë dhe bile unë mendova se mos i dhemb dhëmbi…”
12. “Të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut”
Gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës 1989 edhe pse veprimtaria e organizuar e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe shokëve, kishte rënë në sy të UDB’së përmes spiunëve shqipfolës, ata nuk do ta ndalin aktivitetin e tyre për asnjë moment, madje me krenari e guxim të pashembullt do të deklarojnë, se: “të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut”.
13. Si u zhvilluan demonstratat e tetorit – nëntorit 1989
Afrim Zhitia në fillim të tetorit 1989 me të drejt kishte deklaruar se: “Situata politike në Kosovë është shumë eksplozive. Mendoj se në asnjë orë, në tre katër muajt e fundit situata nuk ka qenë më eksplozive dhe më e volitshme se sa tash, për të organizuar protesta masive të popullit tonë”. (ZiK, Viti VIII i botimit – botimi i posaçëm, nëntor 1989, f.1)
Më 27 tetor, minatorët e Trepçës në Stari Tërg u hodhën në grevë urie duke u barrikaduar në galeritë e minierës. Greva vazhdoi deri më 30 tetor ku minatorët u nxorën me dhunë. (Po aty, f.1) Më 27 tetor LPRK (në krye me Afrim Zhitinë), ka lëshuar një Trakt në 11 mijë kopje ku i bëhet thirrje popullit për demonstratë.
Nga 30 tetori deri më 6 nëntor 1989, pothuajse në të gjitha qytetet e fshatrat e Kosovës u zhvilluan demonstrata gjithëpopullore. Më 1 nëntor 1989 në disa lagje të Prishtinës populli u hodh në demonstratë. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ishin në mesin e demonstruesve. Në orën 22 të mbrëmjes së 1 nëntorit “gjatë përleshjes me njësitë speciale të policisë vritet i riu Bedri Sokoli”. (po aty , f.11) Ndërkaq në qendër të Prishtinës, Afrim Zhitia mbajti një fjalim të zjarrtë para masës së madhe të demonstruesve, e cila e dëgjoi me vëmendje dhe në fund e brohoriti fuqishëm”. (Po aty, f.8)
Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe bashkveprimtarët tjerë tashmë ishin hetuar nga UDB’a dhe ndiqeshin këmba – këmbës.
14. Aktiviteti i shtuar gjatë muajve shtator – tetor 1989 dhe arrestimi i disa shokëve të Lëvizjes
Ramadan Avdiu, njëri nga bashkëveprimtarët e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LPK’së, Dega J.V., mbajtur më 10 maj 1998, lidhur me shpërndarjen e trakteve në shtator – tetor 1989, arrestimet e disa shokëve dhe shoqeve të organizatës, si dhe për rrethanat e vrasjes së Afrimit dhe Fahriut, më 2 nëntor 1989, deklaron:
“Në shtator të vitit 1989, në aksionin gjatë shpërndarjes së trakteve në Gllogoc, u kapën dy shokë Bekim Krasniqi dhe Agron Shala, kurse në Prishtinë u arrestuan Afërdita Veliu dhe Fexhrije Bilalli. Si pasojë erdhi arrestimi i Shaban Mujës. Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar u desh të kalojë në ilegalitet Afrimi (Zhitia) dhe Fadil Vata. Fillimisht ata erdhën tek unë, se kam qenë në një celulë me Afrimin dhe Fadilin dhe më shpjeguan gjendjen e krijuar. Ata më sugjeruan se duhet të kooptohesha patjetër në komitetin drejtues të OMLK’së, për shkak se edhe Bardhyli (Mahmuti) ishte i rrezikuar dhe ishte e domosdoshme të tërhiqeshim duke kaluar në ilegalitet, përndryshe do të mbetet një strukturë e paqëndrueshme dhe që rrezikonte edhe ekzistencën e organizatës. Për një javë rresht ata qëndruan në shtëpinë time dhe hartuam planin e veprimit të mëtejshëm. U morën masa parandaluese për të gjithë organizatën për ndërprerjen e arrestimeve, u siguruan bazat për qëndrim të mëtejshëm të Afrimit, u morën masat që Fadili të nxirrej jashtë vendit për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore dhe u thirrë mbledhja e komitetit drejtues. Kjo mbledhje u mbajt më 22 tetor (1989) në Prishtinë, në banesën e Binak Berishës. Në këtë mbledhje u bë kooptimi im në komitetin drejtues dhe planifikuam që më 30 tetor të organizonim demonstrata. Më 27 tetor shpërndamë traktet. Demonstratat që organizuam në shumë qytete të Kosovës ishin të fuqishme. Më 2 nëntor u vranë Afrimi dhe Fahriu”.

15. . Cilat ishin shkaqet që çuan deri te rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut?
Ramadan Avdiu kujton: “Në mbrëmjen e 1 nëntorit 1989, pasi janë ndarë prej demonstratës, Fahriu (Fazliu) dhe një shok tjetër, Behlul Labënishti, kur kanë shkuar të vizitojnë dikë në spitalin që është afër hekurudhës, janë sulmuar prej policisë. Fahriu bëri rezistencë. Behluli u kap dhe u arrestua. Fahriu, meqë iu shmang arrestimit, atë natë shkoi në bazën ku ka ndenjur Afrimi. Ai e ka ditur atë bazë. Afrimi kishte shkuar aty tri ditë më herët. Tha se do të shkonte të rrinte me dy shokë ilegalë: Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin.
Të nesërmen, në orën gjashtë pasdite, unë kisha caktuar një takim me Afrimin për t’i dërguar disa materiale për nxjerrjen e buletineve “Zëri i Kosovës” dhe “Rruga e lirisë”. Diku nga ora dy e pasdites ka ardhur tek unë, Ilazi (Zhitija – vëllau i Arimit) dhe më tha se e kishte parë Afrimin me një djalë tjetër, që shkonte rrugës kah Velania. Afrimi nuk duhej të dilte prej bazës ku ka qenë, mendova. Më vonë, pasi përcolla Ilazin, erdhi tek unë një shokë tjetër, i cili më tregoj se janë rrethuar në Kodër të Diellit, në banesën e “Shpëtimit” (Fahri Fazlisë). Fillimisht kam dalë dhe kam shkuar në bazën ku kanë qenë. Atje kam takuar Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin që ishin të strehuar në atë bazë dhe i pyeta përse kishte dalë Ismaili (emri konspirativ i Afrimit). “Mbrëmë, – më thanë ata, – pasi ka ardhur ai djali (Fahriu – sepse nuk e njihnin për shkak të konspiracionit), ata kanë biseduar bukur gjatë. Në mesditë ai ka dashur të dalë, por Afrimi i tha se do ta shoqëronte dhe shkuan bashkë. Vetëm një gjysëm ore pasi janë vendosur në banesën e Fahriut në Kodër të Diellit, ata u ndodhën të rrethuar.
Asnjëherë nuk e kam pasur të qartë arsyen përse ata kanë dalë dhe kanë shkuar në shtëpinë e Fahriut.” (Nga arkivi i LPK’së, 10.05.1998. Deshifruar nga kaseta 6/a. B.Islami – “Lëvizja…” faqe 182 – 184, dhe Enigma e një vrasje të trefishtë, f.69 – 71)
Në orët e paradites së 2 Nëntorit 1989, pasi UDB’a kishte marrë informacionin e nevojshëm, për vendndodhjen e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, nis aksionin. Forcat speciale të policisë, rrethojnë lagjen “Bregu i Diellit” duke synuar Bllokun nr.7 dhe atë nr.6 hyrja A/7, të kësaj lagjeje.
116. . Si e kujton këtë ngjarje Fahrija – motra e Fahri Fazliut?!
“Ishim të rrethuar me Spiuj, policë, njerëz civilë…”
(E enjte, 2 nëntor 1989, në banesën e Fahri Fazliut, Prishtinë.)
„Erdhën në banesë. Të dy (Afrimi dhe Fahriu – Sh.B) dukeshin të lodhur.“ Gjersa Fahrija, motra e Fahri Fazliut, e përgatiste drekën, nga jashtë vëren lëvizje policësh dhe menjëherë u tregon Afrimit dhe Fahriut. Në moment numri i policëve dhe i tankeve shtohej gjithnjë e më shumë. Afrimi dhe Fahriu nga dhoma e pritjes shohin se janë të rrethuar. Provojnë nga dhoma tjetër (nga ana e Matiqanit) të kërcejnë, mirëpo prapë s’kanë mundësi. Spiuj, policë, njerëz civilë kishte shumë edhe andej. Banesa ishte rrethuar në të gjitha anët. Nga dhoma e pritjes Fahriu dhe Afrimi kërcejnë nga dritarja në tokë. Derisa ata përgatiteshin të dilnin, dëgjohen të rënat në derë. Policët thyen derën dhe iu drejtuan me automat Bahrijes, kunatës së Fahri Fazliut, dhe Fahrijes duke ju thënë: „Ku janë të tjerët kah kërcyen? Ishin më se 26 policë. Jashtë dëgjohej krisma e dy personave civilë pas automobilave. Rreth e rrotull banesës ishin policë të armatosur deri në dhëmbë dhe përballë banesës qëndronin dy tanke. Prej orës 12:30 deri në ora 18:00 në mbrëmje, krismat nuk pushuan… Afrimi plagoset i pari në këmbë ende pa hyrë në Bllokun numër 6. Fahriu e merr në krah dhe hyjnë në hyrje të këtij blloku. Të dytë qëndruan aq sa mundën… Thjeshtë, një luftë e dy të rinjve me një numër prej 500 policësh të armatosur! Afrimi vdes më herët. Fahriu vazhdon luftën vetëm. Në ora 18:00’të krismat pushojnë tërësisht. Një qetësi e rëndë! Bregu i Diellit vazhdon të shkruaj një baladë për dy lule gjaku… Afrimi gjashtë plumba në trup e një në ballë… Fahriu dy plumba në këmbë e një në ballë…”
Si e kujton këtë ngjarje Baca Osman?
17. „Dy të rinj u vranë! Fahri Fazliun e tregonin me emër.
Për Afrim Zhitinë jo. “Bacës Osman i kujtohet se Lajmet e orës 20:00 të mbrëmjes së 2 nëntorit informojnë për krismat që bëhen në Bregun e Diellit. Dy të rinj u vranë! Fahri Fazliun e tregonin me emër. Për Afrim Zhitinë jo. U mërzitëm shumë për Fahri Fazliun. Për tjetrin dyshonim se është Afrimi.” Ka qenë njësia speciale e shqiptarëve në atë kohë që i ka rrethuar. Nuk mundën t’i mbrojnë dy djem të rinj. I rrethuan dhe i gjuan sa mundën!”.
18. Më pyeti: “A e njeh”? I thash po, është djali im…
“Afrim, hallall me babën, nuk e ke koritur veten e as babën…”
Më 4 nëntor 1989
Unë u zgjova në mëngjes për të shkuar në varrim të Fahri Fazliut në Llaushë. Ende pa dalë një automjet “Nivë” i policisë hyri në oborr. Të gjithë prisnim lajm! Erdhi lajmi! E kishin dërguar të më marrin. Ai më thotë. “O Osman, a je aty bre”. I thashë po. Më tha duhet të vish në sekretariat. Menjëherë i thashë, “a e paskan vra a? Më tha, “nuk e di valla”. Tërë rrugën ata kontaktonin mes vete. Kur hymë tek sekretariati kishin qenë dy civilë. Edhe ata hynë të dy në “Nivë”, bashkë me ne. I thanë shoferit, që të voziste drejt spitalit. Kur shkuam tek spitali, kishin qenë dy policë te dera. Kur u hap dera, kishte qenë Afrimi aty i shtrirë. Disa policë më rrethuan. Ai civili më pyeti: “A e njeh”? I thashë po, është djali im. Në atë moment më ra ndërmend ajo që më kishte thënë Afrimi. Që përshëndetja me grusht nuk është as e Enverit, e as e Stalinit, por është grusht armikut, bashkim i popullit. Nuk kam pritur, kam qëndruar gatitu para trupit të tij dhe e kam përshëndetur me grusht. Ai civili u tha policëve: “Lidheni këtë qen”. Atëherë unë ua ktheva. “Largohuni qena se ky është i imi”. Më e rënda ka qenë në ato momente që ata flisnin në gjuhën shqipe. Kur flet në gjuhë të huaj, nuk është asgjë se okupatori na ka bërë shumë të zeza. Një polic që duket se ishte kryesori, u tha atyre që të largohen. Unë iu drejtova Afrimit. “Afrim, hallall me babën, nuk e ke koritur veten e as babën. Besën ta ka dhënë baba që pikë loti nuk do të derdhë”.
19. Nëna Qamile: “Hallall të qoftë gjiri që ta kam dhënë o bir!”
Unë nuk do ta derdh asnjë pikë loti”
Dola prej aty, duke mos ia kthyer shpinën Afrimit. Më dërguan në sekretariat. Beso që askush nuk më ka folur serbisht, të gjithë shqip. Njëherë ia rriti vjetët për ta dënuar Ahmet Ahmeti, Isak Nishevci, kurse të tjerët ma vranë krejt. Kur arrita në sekretariat, i thashë atij komandantit që ishte shqiptar. O burr bre, këta që ma vranë mua djalin sot, nesër do të ta vrasin edhe ty. Ma dha një cigare. Na thirrën ata të “SUP’it”. Atij që më dha cigare ia tërhoqën vërejtjen. Më kanë mbajtur dy orë aty. Dikur më thanë, shko merre kufomën. I thashë, ma jep lejen me shkrim. Nuk ma dhanë, më thanë që të shkoj ashtu. Kur dola prej aty nuk dija nga t`ia mbaja. E prita autobusin për në spital. Në atë moment ka ardhur një taksi. Ishte njëfarë Hilmi Rama prej Koliqit, i cili më pyeti se ku isha duke shkuar. I tregova që po shkoja te motra ime në Ulpianë, e cila është e martuar për Ali Aliun. E takova motrën, e cila edhe ajo vinte nga spitali. Më tha: “O vëlla a po mund bën gajret?”. Unë iu përgjigja: “Po po, gajret po, por s`po kam me çka ta çoj djalin në shtëpi”. Ajo më tha që të mos mërzitesha për atë, sepse shumë vetura të spitali prisnin për atë punë. Në atë moment m’u duk se m’u ngjall djali. Edhe ata njerëz që ishin duke më pritur, policia i merrte në pyetje. E mora kufomën e Afrimit. Në atë moment m’u afrua të më ndihmonte një burrë nga Presheva, i cili quhej Maliq Kamberi. Më tha: “Bacë ky djalë është edhe i yni”. Pastaj vazhduam rrugën për në Llap. Kur arritëm në shtëpi, trupin e Afrimit e vendosëm në dhomën e vet, aty ku e kalonte shumicën e kohës, duke mësuar. Kur e pa nëna e tij, iu drejtua me fjalët. “Hallall të qoftë gjiri që ta kam dhënë o bir! Unë nuk do ta derdh asnjë pikë loti”.
20. Babushi ynë i Madh: “Ja kështu rrodhi gjithçka”
Më 5 nëntor 1989 u bë varrimi.
“Varrimi zgjatë prej orës 12:00 deri ora 16:00 pasdite. Prisnim djalin e madh, Sylën nga Zvicra. Naimin nuk e lejuan të vijë të përshëndetej me vëllain nga ushtria. Varrimin e caktuam prej orës 12 deri në orën 13. Duhej ta prisnim edhe djalin e madh, Sylën, që ishte nisur të vinte nga Zvicra. Varrimi u bë tek në orën 16:00. Kur arriti Syla, i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në varrim dhe m’u drejtua mua: “O babë, ban gajret se nuk ta ka marrë ftyrën”. Në atë moment jehoi zëri i të gjithëve: “LAVDI DËSHMORËVE!” Kur përfundoi ceremonia e varrimit, m’u afrua një burrë me emrin Sherif Avdullahu i Dafinetit (Vranidollit), dhe më pyeti nëse mund të më thoshte diçka. I thashë, vetëm urdhëro. Ai pastaj më tha: “Djalin që të erdhi nga Zvicra, strehoje diku se ka me ta marrë policia”. Unë e mora Sylën dhe menjëherë e dërgova në Aeroportin e Shkupit, nga u nis menjëherë për në Zvicër. Të nesërmen më rrethoi policia dhe e kërkoi Sylën. Tani edhe pas kësaj kohe, dua t’i falënderohem Sherifit, për së vdekuri, për atë këshillë të madhe që ma dha. Ja kështu rrodhi gjithçka.“ – thotë në fund të rrëfimit Baca Osman – Babushi ynë i Madh.
21. Si përfundim
Vrasja e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut ishte një humbje e madhe për Lëvizjen tonë Kombëtare, por, megjithatë qëndresa dhe rënia tyre në mënyrë heroike u bë shembull frymëzimi për gjeneratat e reja, të cilat u sublimuan fuqishëm me luftën çlirimtare të UÇK’së.
QOFTË I PËRJETSHËM KUJTIMI PËR HERONJTË E KOMBIT AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU!
______________
Literatura:
1. Dr.Sabile Keçmezi-Basha, Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989, Prishtinë 2003.
2. Zëri i Kosovës (organ I LPK-së), Viti VIII i botimit – botimi i posaçëm, nëntor 1989
3. Nga arkivi i LPK’së, 10.05.1998. Deshifruar nga kaseta 6/a
4. Bedri Islami – “Lëvizja…” dhe Enigma e një vrasje të trefishtë,
5. Flet Osman Zhitia: “Gjykatësit Ahmet Ahmeti dhe Isak Nishevci tentuan ta koritnin Afrimin” (Epoka e Re – 28 korrik 2009 dhe pashtriku.org 31 korrik 2009)
6. Teuta Zymberi: Gazeta “Bota e re”, Prishtinë, 20 shkurt 1991.
7. Mehmet Bislimi, “Pishtarëve të Lirisë-Afrim Zhitia dh Fahri Fazliu” – pashtriku.org, 02. XI. 2007.
Udhëheqësi i Iranit kërcënon me përgjigje shkatërruese ndaj SHBA dhe Izraelit
MESAZHI I RREPTË: Udhëheqësi i Iranit Ali Khamenei.
© AP / NTB
Udhëheqësi i Iranit kërcënon përgjigjet shkatërruese ndaj SHBA dhe Izraelit
Të shtunën, ai premtoi të hakmerret kundër sulmeve ndaj Iranit dhe grupeve që ai mbështet.
“Armiqtë, si SHBA ashtu edhe regjimi sionist, duhet ta dinë se do të marrin patjetër një përgjigje që thyen dhëmbët,” tha Khamenei (85) gjatë një veprimtarie për studentët në kryeqytetin Teheran.
Shprehja “regjim sionist” përdoret nga udhëheqësit iranianë për Izraelin. Irani ka lidhje të ngushta si me milicinë Hezbollah në Liban, ashtu edhe me Hamasin në Rripin e Gazës.
Rënie e çmimit të sigurimit të makinave për pensionistët (2024)
Politika e sigurimit të makinave
Rënie e çmimit të sigurimit të makinave për pensionistët (2024)
Reklama
Në fillim të tetorit, Irani nisi një sulm me raketë ndaj Izraelit, i cili u përgjigj me një sulm ndaj Iranit disa javë më vonë. Thuhet se janë goditur disa baza sekrete ushtarake iraniane.
Khamenei më pas deklaroi se sulmi izraelit as nuk duhet të ekzagjerohet dhe as të minimizohet dhe ai nuk mbrojti menjëherë ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit.
(©NTB)
Veprimtari dhe intelektuali Ahmet Musa, tani me emrin Shqiptar Shaljani, falë tokën për ngritjen e një Kishe ose Katedrale në Shalë të Bajgores!



Një tjetër udhëheqës i Hamasit, Izz al-Din Kassab, u vra, pretendon IDF
zz al-Din Kassab ishte një nga pak udhëheqësit e mbetur të Hamasit. Tani IDF pretendon se ata e kanë vrarë atë. Fotografia: X/ IDF
Document.no
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë udhëheqësin e Hamasit Izz al-Din Kassab dhe e përshkruajnë atë si një nga udhëheqësit e fundit të nivelit të lartë të Hamasit që ka mbetur.
Kassab ishte një nga anëtarët e fundit të mbetur të byrosë politike të Hamasit, ku ai ishte kreu i marrëdhënieve kombëtare, raporton Times of Israel.
Kassab ishte përgjegjës për koordinimin midis Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Rripin e Gazës.
“Kassab ishte një fuqi e rëndësishme dhe për shkak të rolit të tij ai ishte përgjegjës për marrëdhëniet strategjike dhe ushtarake të organizatës me fraksionet e tjera në Rripin e Gazës. Ai kishte autoritetin të drejtonte ekzekutimin e sulmeve terroriste kundër shtetit të Izraelit,” tha IDF në një deklaratë.
Sipas IDF, ndihmësi i Kassab Ayman Ayesh u vra gjithashtu në sulm.
A po “vdesin” kultura dhe sporti në Drenas?!
Zeqir Bekolli, Drenas
___
Në periudhën e demokracisë dhe të lirisë, kur i kemi institucionet tona, si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal, në Drenas kultura dhe sporti kaherë kanë marrë tatëpjetën. Kulmi i saj u shënua me tërheqjen nga garat të KF “Ferronikeli”, i cili nuk u dorëzua as gjatë periudhës së pushtimit të egër serb, pas viteve të nëntëdhjeta.
Të thuhet se arsye për tërheqje janë referimet, kur ndeshjet përcillën edhe me sistemin “Var”, kjo është paksa e pa bindshme. Në këtë klub problemet janë shumë më të thella.
T’ua përkujtojmë se “Ferronikeli”, pas lufte qe bërë kampion Kosove dhe pat shkelë edhe në arenën ndërkombëtare të futbollit. Nëpër kuloare po flitet se me këtë skuadër u bënë lloj-lloj manipulimesh gjë që ndikoi që asaj t’i vjen laku te fyti dhe ndodhi kjo që po e shohim të gjithë.
Duhet t’ju përkujtohen edhe periudhat e hershme, kur “Ferronikeli”, luante në fusha prej dheu, kurse lojtarët pastroheshin nga balta nëpër përrocka dhe nuk dorëzoheshin, për dallim që sot e kanë një stadium modern me të gjitha kushtet.
Duke u larguar nga garat e futbollit, skuadra e “Ferronikelit” ua mbylli edhe një shteg talenteve të rinj të futbollit të kësaj komune, kurse qytetarëve nja 90 minuta argëtim.
Por, nuk është vetëm “Ferronikeli” që pësoi. Edhe sportet tjera nuk janë në gjendje aspak më të mirë.
Të mos flasim për festivale e aktivitete të ndryshme kulturore. Bie fjala, Revista e Folklorit Burimor” , që dikur i grumbullonte artistët nga të gjitha viset shqiptare, u zhduk si të mos ekzistonte fare!
Një aktivitet kulturor i njohur si Sofra Poetike “Ymer Elshani” , mezi po mbijeton. Për ironinë më të madhe, këtë manifestim në vend që ta udhëheqin kuadrot vendase, i sjellin të tjerët, që dikur e luftonin poetin martir Ymer Elshani.
Ansambli Shotë Galica, që po thuaj funksionon në mënyrë krejt private, sipas drejtuesit të saj, nuk e përjeton dorën e Drejtorisë së Kulturës të kësaj komune ka kohë.
Kjo drejtori, posa dha lajmin se sivjet nuk do të ketë as subvencione për projekte kulturo-artistike! Me një fjalë kultura dhe sporti në këtë komunë po “vdesin”!
Ky realitet i hidhur, në këtë fushë, nuk bën të mbetët kështu. Kultura dhe sporti janë shpirti i një populli dhe nuk bën të degradohen deri në këtë shkallë.
Këta janë shembuj të mjaftushëm se Drenasi ka nevojë për ndryshim!
Mërgata Shqiptare në Botë thërret mërgimtarët Shqiptarë në SHBA, që të jenë autonom në vendimmarrje për zgjedhjen e presidentit që duan
MERGATA SHQIPTARE NE BOTË
THËRRET
Edhe pak ditë na ndajn nga 5 Nëntori 2024, dita e shenjtë dhe me përgjegjësi për ardhmërinë në kultuvimin si dhe afirmimin e demokracisë ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.
Thërrasim mërgimtarët Shqiptarë me të drejtë vote në SHBA, që të marrin pjesë në votime, për kryerjen e detyrimit Kushtetutar në zgjedhjen e njërit nga dy kandidatët që janë në garë për postin e Kryetarit në SHBA.
Urojmë dhe besojmë se mergimtarët Shqiptarë në SHBA do jenë autonomë në vendimmarrje pa trysni apo imponime anësore.
Natyrisht, se në përcaktimin e votës, ftojumë të keni para vedit veprimtaritë dhe kontributin e garuesëve në të kaluarën edhe rreth çështjes Shqiptare, e, në veçanti për Kosovën, e cila ka kaluar nëpër situatë jo favorizuese, prandaj urojmë pjesëmarrje masive në votime, si dhe të triumfojnë kandidatët me besimin e marrë nga sovrani.
Më 1. 11. 2024 Për Mërgatën Shqiptare në Botë
Nju Jork Bahri Ramadani
Kush është Pellazgu Matneere?
Preshevë, tetor 2023
Pellazgu Matn-eere
- Kush është Pellazgu Matneere ?
Pellazgu Matneere është pikërisht arbëreshi Giovani Emanuele Bidera në një libër autobiografik. Jemi në Europën e viteve 1700 -1800, kohë kur filluan të përcaktohen shtete, kufijë, kombet… Shumë akademi u ngritën për të mbrojtur etnicitetin e tyre. Shumë “Akademi” dhe akademikë (flas për Italinë) lindën në Europë në ato vite për të treguar vjetërsinë dhe lidhjet e forta me Pellazgët. Vetëm në Shqipëri nuk egzistonte një e tillë , pasi Shqipëria ishte thjeshtë një provincë turke ku nuk lejohej asnjë mendim i lirë.
Shumë shqiptarë të diasporës, sidomos arbëreshët – rilindas, mbrojtën ma forcë teorinë e prejardhjes Pellazge si populli më i vjetër i Europës: Ndër argumentet e forta që përdorën ishte një monument i vjetër që as pushtimet shekullore nuk e kishin shkatërruar: “Gjuha Shqipe” Bideri o Bidera siç e thërrasin italianët mbështetet shumë në këtë argument. Ai e quan veten “Pellazg” që “Matneeren” dhe thotë që është fjalë shqipe. Pellazgu që mat erën (shpirtin). Një tjetër fjalë shqipe “SAMIR” , që të gjithë e mendojnë turke, është vetëm shqip SAMIR- ZAMER- Zemër thotë autori.
Ai ka shkruar shumë, por ne do ndalohemi tek vëllimi i parë i “Quaranta secoli su fue Sicilie, del Pelasgo Matn-eer,” Napoli , 1846.
Giovani Emanuele Bideri (Bidera siç e quanin italianët) ishte me origjinë shqiptare, ai lindi në Palazzo Adriano (Palermo) më 4 tetor 1784 nga prindër të varfër. Në vitin 1799 u dërgua në seminarin e Palermos , dhe prej aty në moshën tetëmbëdhjetë vjeç shkoj të ndiqte fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Napolit. I mbytur nga borxhet, ai u kthye në Siçili ku përdori zgjuarsinë e tij të pazakontë si aktor dhe komedian dhe duke dhënë disa prova si skenograf. Në këto vite ai filloi prodhimin e tij edhe si autor dramatik.
Bidera kishte botuar dramën “Ndarja e mallit”, në 5 akte, në një mjedis borgjez; komeditë “Diletantët (amatorë) e qyteteve të vogla”, në 5 akte, ku autori përdor përvojën e tij personale. “Kështjella e princit”, në 4 akte, “Tragicomania”, në 4 akte, botuar në Napoli më 1827; tragjeditë :“Alessandri mbret i Molossëve në Pandosi”; në 5 akte në vargje, Sybarët, gjithashtu në 5 akte në vargje, pasuar nga “Pak mendime për tragjedinë “I sybarët”; drama e Corinës në Campidoglio, në 5 akte, botuar në Napoli më 1827, të cilën vetë autori e deklaron të interpretuar nga C. Tessari, me një interpretim të shkëlqyer në Teatrin Fiorentinëve në Napoli dhe rrjedh nga Corinne ou l’Italie nga Madame de Stäel: janë të gjitha vepra me përmasa modeste.
Më 1828-29 u botua në Napoli vepra e parë e rëndësishme e B. “Arti i deklamimit” të reduktuar në parime për përdorimin e forumit, foltores dhe teatrit, në dy vëllime, të cilat i paraprinë “Mësimet e deklamacionit dhe artit “nga katër vjet teatrale nga A. Morrocchesi; këto, shënohen nga një dekorim i ftohtë neoklasik: V. Monti, e mbi të gjitha V. Alfieri, konsiderohen modele stili dhe një shembull interesant dhe është i bollshëm në pjesën e fundit të vëllimit të dytë. Në Napoli, Bidera kishte gjetur përsëri një mjedis të përshtatshëm; nga takimet e tij me anëtarët e rrethit muzikor “Trascendentali”dhe nga këshillat e F. Romani-t e tërhoqi poezia melodramatike: ai i dha G. Donizettit dy librete,” Gemma di Vergy, në 2 akte, që rrjedhin nga tragjedia në vargje Charles. “VII chez ses grands vassaux “nga A. Dumas senior, vënë në skenë në Teatrin e Skalës në Milano më 26 dhjetor. 1834, dhe “Marino Faliero”, në 3 akte, bazuar në dramën me të njëjtin emër të G. G. Bajronit, interpretuar në Thëâtre Italien në Paris më 12 mars 1835
Pasi u bë libretisti i Teatro S. Carlo, B. bashkëpunoi, ndër të tjera, me C. Coccia, G. Lillo dhe G. Balducci, për të cilët shkroi përkatësisht “Marfa” (1835), “Odda” di Bernaver (1837) dhe Bianca Turenga. (1838). Ai i dha E. Petrelës dy librete të tjera,” I “Pirati spagnuoli” dhe “Le miniere di Freinbergh” (të interpretuara në Teatro Nuovo në Napoli më 13 maj 1838 dhe 16 shkurt 1839).
Bidera në vitin 1837 kishte botuar broshurat dokumentare në Napoli 120 ditët e 1837 që është kolera e riprodhuar në Napoli dhe” Nëntëdhjetë ditët e fundit të kolerës në Napoli”, ndërkohë ishte vendosur në mjedisin gazetaresk napolitan, si një përshkrues i gjallë i jetës së përditshme piktoreske të qytetit të adoptuar. Ky prodhim i shpërndarë më pas kishte përmbledhjen e tij në, “Shëtitoren nëpër Napoli dhe “Konturet”.” Përdorimet dhe zakonet”, botuar në Napoli më 1844, vepra e tij më e mirë, e cila përbën një dokument me interes të madh për studimin e folklorit napolitan të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Pas vitit 1848 , B. u tërhoq në Palermo, ku themeloi një shkollë aktrimi dhe iu përkushtua kërkimeve në filozofi dhe gjuhësi.
Studiues i Pitagorës, ai u përpoq të sintetizonte kredon e tij filozofike në Triadën (restauruar në Napoli nga nipi i tij Ferdinando në 1877), që përmban Raportet rreth Triadës Pitagora dhe Indianit Trimurti, Timaeus of Locri me një paralajmërim mbi skiptonën shqiptare, e cila deklaron gjuhën e tij amtare dhe katër Dialogje ndërmjet Timaeut dhe Platonit. Miragoli kujton një traktat të çuditshëm të shkruar nga Bidera në vitet e fundit, euritminë dramatike-muzikore të deklaruar për ligjet fizike të trupave që bien të sheshit të distancës, letra nga E. B. kushtuar Zonjës Sofia dhe M. Marcello një roman fantastik, i papërfunduar, Historia. ideali i 40 shekujve, i shpallur në shtojcën e Shëtitores si “Përralla historike dyzet shekullore nga pellazge Matn-Eer.
- vdiq në Palermo më 8 prill. 1858.
Në tabllonë e rilindjes sidomos asaj arbëreshe, është folur shumë për poetët e rilindjes arbëreshe , De Rada , Giovani Schiroi, Giuseppe Crispi , Masci e të tjerë etj, por siç thamë edhe më sipër, pak e kemi njohur Emanuel Biderën e Siçilisë, arbëreshin që tërë jetën mes shumë edhe vështirësive ekonomike nuk harroj të shkruante për vendin e të parëve , gjuhën dhe traditat.
Në vitin 2014 edhe Akademia e shkencës shqiptare ka publikuar një libër rreth De Radës dhe Biderës, por është anshkaluar shumë qëllimi i vërtetë i veprë së Biderë s.
Në parathënien e vëllimit të parë thuhet per Emanuele Biderën : “ nuk i përket asnjë shkolle Epikuriane për të shkatërruar të ardhmen , nuk është Stoik që nuk shijon të tanishmen, nuk është Trashendal që të humbasë, ai ka një sistem në vetevete që më të drejtë mund të thotë: “Libri jam unë”.
Vetë fjala Matn- eer jo nga gjithukush mund të lexohet në shqip, por vetë fjala Mat – Eer, Mat shpirtin. Më poshtë shkruhet: “Racconta a voi la storia di 40 secoli; ma vive dacchë uomo a uomo , vive con l’eterna idea che si trasfonde di generazioni in generazione, vive come linguaggio di suoi avi , che furono quei Pelasgi che Omero onoro con titoli di divini”( Ju tregon juve historinë e 40 shekujve, që përcillet nga njëri burrë tek tjetri (nga një brez tek tjetri,) jeton në idenë e përjetshme që trashëgohet nga brezi në brez, jeton me gjuhën e të parëve të tijë , që ishin ata pellazgë të cilët Homeri i nderoj me tituj perëndish.”
Në librin e tij: “Pellazgu Matn -erë ” faqe vëllimi i parë faqet 12-14 ai e fillon me fjalën Siçili o Trinakëria , siç quhej në antikitet dhe shkruan:
“Përshëndetje o tokë e lumtur që Elimët e thërrisnin Trinakëria (Trinakria luginë që në gjuhën shqipe do të thotë nga Trine- Tre, e quajtur kështu edhe nga Pellazgët e lashtë për figurën në formë trekëndëshi, Tre-krena për tre kepat – (cepat) që janë “Pelori”, “Pakino” e “Lilibeo”), ti që ushqen në fushat e tua të qeta me bagëti e diell ( kështu quhet ishulli i Diellit) ku Saturni fshehu drapërin e tijë të artë ,( Saturni pasi i preu gjenitalet Uranit, babai i tijë fshehu në Siçili drapërin), burimi misterioz i qytetit ku Cerere ngopi njerëzit me bukën e parë . Mendja ime e lirë nga çdo ligj i hapësirës dhe kohës kthehet në malet e tua Erei. Malet Erei të quajtura kështu me emrin pellazgo – shqiptar Era- Vento , të cilët akoma sot quhen “Erë ” janë malet shumë të bukur, në kodrat e bukura, ( Bukeri vjen nga pellazgo shqiptarët , sot quhet kështu Bukuria o Bageria afër Palermos ) në luginat e bekuara (është lugina e Elimës ose lugina e begatë ) tek simbolet Pelle -Grinaggi , lojërat, tek festat, dhe publiku i bindur për Pellazgët e mi.”
Dhe vazhdon po aty…
“Një provë e madhe e identitetit pellazgjik shqiptar janë emrat e hyjnive të Poleteizmit të cilët sipas Herodoti ishin emra “Pellazg” në kohët e shkuara, sipas historive të vjetra dhe monumenteve, kishin fenë që hyjnizonte forcat e natyrës , ata ishin dega më e vjetër i Helenëve që të gjithë pas Homerit adhuronin ato forca të natyrës dhe të hyjnive mitike, emrat e të cilave ishin të huaja për gjuhën Helene Jonike që fliste Homeri, por ato hyjnë tek gjuha e Shqiptarëve që akoma sot në vendet që banonin shqiptarët të cilat i tregon dhe Homeri, ishin vende Pellazge të cilët nuk u shkrinë me Helenët, por u tërhoqën rreth e rreth Lisave antikë të Dodonës,
Pikë së pari Giove në shqip është Zea, shpirt , princip. ( fillim) Ndërsa Hera – Giugnione ( qershor) lindur mbi lumin “Ibrasi” i korrespondon fjalës shqipe Hera-Kohë , sepse ishte themeli në atë kult i Shpirtit, që duke jetuar së bashku me Kohën me boshllëk ( Imbrasi) ngjalli botën. Nëna antike i të gjitha Hyjnive ishte pastaj Mira, siç thekson edhe Gëte në pjesën e fundit tek Faust. Mira në shqip do të thotë e “Mirë” dhe Mira është burimi dhe themeli i të gjitha hyjnive njerëzore. Ajo kishte tempuj të ndara nga herarkia e Perëndive. Shprehjet greke qenë identifikuar nga Fakti që nuk kishin asnjë pushtet mbi arbitrin e Gioves dhe të të vdekurve.
Përveç të tjerash shqiptarët thonë “Mare-Det”, “Jet- mondo”, “Dhe- terra”, dhe janë tre objektet e kultit me të cilët Pellazgo- Elenët formuan tre hyjni. Teti- Deti, Jea- Dea e botës, Ede- Dheu i botës, o Plutone Zotin e Te- rra, Nemesila , hyjnia e hakmarrjes është një fjalë shqipe Nemea – namun që do të thotë mallkim, dhe këta e nxjerrin nga fjalë a Greke “Nemo” e “shpërndaj” kështu nuk njohën hyjninë , e nga hakmarrja ndëshkuese e bënë Providenza.
Hyjnia që asistonte lindjet quhej Lycina, nga rrënja e fjalë s f shqiptare Leghenia – lind, – Lehona – në në e re.
Në fund mitologët për të shpjeguar fjalën Venere- Afërditë është gjithmonë emri Afri- Afër o Abri hyjnia që latinët e quajtën Albesio- Albesi që në itlaisht e për -kthyen si Alba- Nesi.
Pellazgë dalluan Uranët, Atlantikët, Oqeanikët. Të ashtëquajturit Uranë nga Homeri mbërritën në Siçili luftuan Indigjenët , por të bijtë Tokës o Titanët të cilët jetonin në shpellat e pasme të Etnës me këta Giovët Libikë , ngritën qytete e monumente gati të përjetshëm, mure të një madhështie e fortësie, të tillë që civilizimi grek i tashëm i beson vepra të njerëzve të mbinatyrshëm dhe i quan gjigandë .
Ata lanë gjurmë të gjera në Balbek dhe në muret e Babilonisë të ngritura nga Semiramida … nga një popull me emër Pellazg që shpëtoi nga përmbytja universale një pjesë të mirë të kulturës së rreptë të botës antike. Gjuha e vjetër e këtyre njerëzve ishte Sanskrishtja, e qëndron si një unazë e gjuhëve më fisnike të tokës; e njëjta gjë me Pellazgjishten e pasur me tinguj dhe të gjallëruar nga një forcë më e madhe se gjuhët perëndimore, por që i ka humbur elemementet e saja në periferinë Helene, Oske. Populli Pellazg gjithmonë është në kufinjtë e së kaluarës Greko-Italiane si një shkëmb pa jetë që mbyll pamjen ekstreme të një horizonti. Por Karroca e Latonës , dmth ajo e qytetërimit pellazg u ndalua në Epir. As nuk u zhduk, ashtu si mendohet, e për këta popuj bujarë si kujtesë ngeli gjuha Shqiptare , ne Thesali, në Epir, në Maqedoni dhe në pjesën më të madhe të Dalmacisë e të Serbisë. E nëse historia ju mungon të huajve, nuk ju mungon ju banorëve të Dy Siçilive, ju të cilët keni emrin e Pellazgo – Sikulë ; ju mund t’a lexoni në tokën që shkelni ; përpara në gërmadhat shumë të vjetra të qyteteve tuaja, në emrat e lumenjve dhe maleve tuaja, ku gjuha pellazge e përgjithshme është identik në pjesën më të madhe me gjuhën shqiptare e cila shërben si unazë që lidh një zingjir prej katër mijë vjetësh si një pishtar që kalon në errësirën e shekujve. Quarant secoli di due Sicilie, Volumi i parë, faqe 11
“Eshtë për t’u theksuar se feja e Atlantitëve dmth., të asaj pjese perëndimore të Afrikës e laguar nga Oqeani që nga kohët e Muhametit ishte e njëjtë me fenë Uranike Greke, të cilën o e morën nga grekët o grekët ja dhanë atyre. Mund t’a vazhdojmë këtë zbulim që provon tezën e Malte – Brun që shqiptarët kanë qenë helenët e vjetër Pellazgë, degë e paralindur e atyre Helenëve të rinj që lulëzuan me pompozitet më pas. Gjithçka thamë deri tani është e tepërt për një shënim, këta pellazgët ishin shpërndarë në fise të gjera në Azi dhe në ishujt, por kryesisht edhe në Itali. Akoma sot nga monumentet Etruske bëhet e qartë gjuha e aborigjenëve të Italisë me gjuhën shqiptare , një afërsi që është shumë e madhe , një në rrënjët dhe shtojcat ( prapashtesat) në formën e foljeve. Ndoshta nuk ë- shtë ndonjë guxim të mendosh që hyjnitë Esperi di Janoe Diana përfaqësohet me dy faqe që në shqip janë dy anë, siç është dhe emri i Righene emri shqiptar e Ghena – hena – (Giramolo de Rada)”
Drapri sot Trapani në shqip Drapër i ashtë quajturi det që merr formën e drapë rit. Erë që është afat i dashurisë, Er o Era që në gjuhën e lartpërmendur do të thotë dhe Erë .
Sikanët pellazgë kaluan nga Mauritania në Spanjë dhe nga atje erdhën në Siçili, pak para Sikuliotëve që u përzunë nga Lazio. Sikulët Saturnë ju bashkuan Titanëve kundër Gioves por këto citohen në një kohë shumë të mëvonshme .
“Quaranta secoli su due sicilie “, Volumi i , Faqe 9
Malte- brun përmendet shpesh nga autori në veprën e tijë me shume respekt . Ky ka qenë pseudonimi i Malthe Conrad Bruin një gjeograf danez i natyralizuar Frances, të cilin Bidera e citon duke thënë që “ Shqiptarët janë Helenët e vjetër “, pellazgët, degë e para helenëve. Pellazgët shqiptarë ishin të shpërndarë në Azi, në ishuj dhe prinicpalmente në itali. Edhe sot monumentet etruske kanë shumë afërsi në gjuhën e oborigjenëve të italisë me shqiptarët , një afërsi shumë e madhe që më shume se në rrënjët është Afis ( element që i shtohet një fjale për të formuar një fjalë tjetër).
Në vitin 2014 edhe Akademia e Shkencës Shqiptare ka publikuar një libër rreth De Radës dhe Biderës , por ngeli thjeshtë një botim pa u analizuar mirë vepra e të dyve si e De Radës ashtu dhe e Biderës , sepse të dy flasin rreth lidhjes së Gjuhës shqipe me gjuhën e vjetër Pellazge. Akademia jonë e shkencës nuk pranon lidhjen e Gjuhës shqipe me atë Pellazghe, ajo ndalet vetëm tek gjuha ilirishte …Por si De Rada ashtu dhe Bidera që para dyqind vjetësh shkojnë para këtij pohimi të akdemisë sonë duke thënë se gjuha shqipe është Pellazgo Ilire..Rreshta të shkëputur nga ky botim të lëna në italisht
“Quando Virgilio volle che il suo Enea partisse dalla terra, soggiorno del sole, per le grotte degli inferi, lo fece accadere da questo sito ridente, ove forse in mezzo alla più bella calma dei sereni giorni, egli veniva a presentire il destino de’ mortali, e si levava così dolce e malinconico che altro poetico cigno non modulò così sublimemente il suo mesto canto. Egli adorò la bella natura, e vago più che altro d’immortalità̀, veniva ad ispirarsi in questi luoghi come Numa al fonte della Ninfa Egeria; egli sentiva nel suo caldo immaginare responsi della Sibilla che ab immemorabili venne solitaria e non veduta nella spelonca di Cuma. Ma donde era venuta questa donna mirabile e sola, a fermarsi appresso questa laguna e in vicinanza del sempre vigile mare, come si esprime Eschilo ? Essa aveva altre sorelle che abitavano com’ella o monti prossimi al cielo, o la sponde dell’Oceano, ed erano le consce sentinelle di questa terra. Così alla guisa di un piccol seme che caduto in fecondo suolo si alza poi con rami ad adombrare il sole, del pari le verità che seguirono l’uomo fuori dalle mani di Dio spiegarono nel corso del tempo, dalla sua solitaria immaginazione, le forme più cupe, o più pompose. E noi vediamo che i Pelasgi onoravano Zea (il principio), Hera (l’ora), Dieli (il Sole), Etëna (il verbo, la sapienza), Dêti (il mare), Urano (il cielo), Diana (chi guarda a’ due lati), e che gli Elleni, ossia la gente fusa co’ Camiti idolatri onorava dipoi Zea (Giove), Hera (Giunone), Dieli (Apollo), Atina (Minerva), Dêti (Teti), Urano (il cielo), Diana ( Diana o Giano). Vediamo sotto questa brillante scorsa di divinità vivere la speranza di sopravanzare alla morte e goder sempre quarto mondo divinizzato: così Omero che compose le più grandi e belle forme di Dei, porta Ulisse nell’Epiro a fargli conoscere la sede de’ trapassati. Ivi è un lago Averno come questo che qui stagna cinto da ameni colli: ivi è un altro Acheronte, le cui acque come quelle che qui pone il Mantovano, fanno cadere gli uccelli che vi passano sopra; là due querce danno immortali responsi, e qui da una grotta vengon essi fuora affigurati in foglie di alberi; ed un medesimo Genio si sente spirare sotto i due cieli, a cui Virgilio auspica eterna pace ed amicizia con versi divini.
(Giovanni Emmanuele Bidera, “Passeggiata per Napoli e contorni,” Studia albanica 2014.
Jo vetëm këta Rilindas, por edhe Naim Frashëri do të shkruante një poezi shumë të bukur për lidhjen e gjuhës shqipe me atë të Pellazgëve. Veprën e tyre do e vazhdonte edhe Gjergj Fishta në bindjen e tij për vjetërsinë e gjuhës shqipe duke e lidhur me Pellazgjinë.
Bidera do të vazhdonte në Volumin e parë : Quaranta secoli su fue Sicilie , del Pelasgo Matn-eer,” Napoli ,1846.
“Kur Virgjili deshi që Enea i tij e deshën të të largoheshin nga toka, sallon i diellit, për tek shpellat e nëntokës, ai e bëri këtë të ndodhë nga ky vend i këndshëm, ku ndoshta në mes të qetësisë më të bukur të ditëve të qeta, ai erdhi për të parashikuar fatin e të vdekshmëve, dhe ai u ngrit aq ëmbël dhe melankolik sa asnjë mjellmë tjetër poetike nuk e modifikoi këngën e tij aq sublime e të trishtuar. Ai e adhuronte natyrën e bukur dhe me mall më shumë se çdo gjë tjetër pavdekësinë, filloi të frymëzohej në këto vende si Numa te shatërvani e Nimfës Egeria; në imagjinatën e tij të ngrohtë ndjeu përgjigjet e Sibilës që prej kohësh vinte e vetme dhe e paparë në shpellën e Cumës. Por nga lindi kjo grua e mrekullueshme dhe e vetmuar, për t’u ndalur pranë kësaj lagune dhe pranë detit gjithmonë vigjilent, siç shprehet Eskili? Ajo kishte motra të tjera që jetonin si ajo ose në malet afër qiellit, ose në brigjet e Oqeanit, dhe ato ishin rojet e ndërgjegjshme të kësaj toke. Kështu, në mënyrën se si një farë e vogël, e cila, pasi ka rënë në një tokë pjellore, ngrihet me degë për të hijezuar diellin, në mënyrë të ngjashme të vërtetat që e ndoqën njeriun nga duart e Perëndisë shpjegohen me kalimin e kohës, nga imagjinata e tij e vetmuar. , më i errët, ose më pompoz. Dhe shohim se pellazgët nderuan Zea (fillimin), Hera (ora), Dieli (dielli), Ethëna (folja, urtësia), Dêti (detin), Uranin (qiellin), Dianën (që shikon, të dyja anët), dhe se helenët, d.m.th., njerëzit u bashkuan me Hamitët idhujtarë, pastaj nderuan Zea (Jupiteri), Hera (Juno), Dieli (Apollo), Atina (Minerva), Dêti (Thetis), Urani (qielli) , Diana (Diana ose Janus). Ne shohim nën këtë pamje të shkëlqyer të hyjnisë shpresën për të kapërcyer vdekjen dhe për të shijuar gjithmonë botën e katërt të hyjnizuar: kështu Homeri, i cili kompozoi format më të mëdha dhe më të bukura të perëndive, e çon Uliksin në Epir për t’i bërë të ditur selinë e të ndjerit. Ka një liqen Avernus si ky që ngec këtu i rrethuar nga kodra të këndshme: është një tjetër Acheron, ujërat e të cilit, si ato të vendosura këtu nga Mantuan, bëjnë që zogjtë që kalojnë mbi të të bien; aty dy lisa japin përgjigje të pavdekshme dhe këtu nga një shpellë dalin të përshkruar në gjethe pemësh; dhe i njëjti Gjenial mund të ndihet duke skaduar nën dy qiej, për të cilin Virgjili uron paqen e përjetshme dhe miqësinë me vargjet hyjnore.
(Giovanni Emmanuele Bidera, Ecni nëpër Napoli dhe rrethinat e tij, Studia albanica 2014.
Në veprën e tijë Bidera na sjell lutjet, këngët e vjetra shqiptare që këndohen akoma nga populli i tijë pellazgo – shqiptar. Duke menduar vitin e botimit të këtij libri, shumë vite përpara Kongresit të Manastirit, arbëreshët e Italisë nuk kanë reshtur asnjëherë së shkruari në gjuhën shqipe, kur në trojet shqiptare ishte rreptësisht e ndaluar nga turqit që të shkruhej në gjuhën shqipe. Arbëreshët e trashëguan brez pas brezi duke sjellë në ditët tonë fjalë e shprehje tashme të harruara nga brezat e sotëm.
Këtë e shohim më poshtë kur studiuesi Bidera sjell me krenari atë pjesë të kulturës së tijë shqipe .
U Jam Giela / U jam Spela / U Perendia / U Vetim Insot
Io Son La vita/ Io son la Speranza/ Io l’Onipotente/ Io sola Nume
Unë jam Qielli , unë jam shpresa, unë Perëndia unë vetëm Imzot
Dieli m’ist vla; e garee/ I bii save u glieegn de dee
Il sole mi ë fratello; e ad allegrare , Egli nasce quanti io fo nascere sulla terra
Dielli është im vlla, e hare, ai lindi kur lindi dheu
Ili imi affer ditten , me se ghith chielit i dritten
La mia stella apre il giorno, in mezzo a tutte al cielo da maggior lume
Ylli im Afërdita që i jep gjithë qiellit dritën
U jam Isi motra e Osirit, Gnerii sy my nghett ghirit
Io sono Iside sorella di Osiri, nessun mortale puo toccarmi
Unë jam si motra e Osirit asnjë nuk mi hedh sytë gjirit
U Bign Gliuliet e puhit endeegn, E maal e vaises me endigliegheiet prregn
So sbocciare i fiori e spando sopra essi le aure marine, e il caldo desiderio della vergine calmo con Entelecchie
U binë lulet dhe puhitë enden, dhe mall i vajzës lind brenda
Kë tu autori ndalohet e thotë : Mos e kërkoni Endelecchie si fjalë greke sepse fjala Nde do thotë brënda në shqip, le- chiet- lind fare të pë rjeteshme sipas dogmës pellazge të Metemsiocosit.
Teta mer ce u dom me gkoghi, se ajo vettem iset maal
Il mondo accoglie ciò ch’io dico, perchë esso medesimo ë amore
Bota merr at’që unë them, se ajo vetëm ishte mall
Ti na dee cte gkioi te dees, Chytu gkaat na iritt Xees
Tu ne donasti questo seno della terra, tu qui educa le nostre donne nella bellezza
Ti i dhe këtë gji tokës, ku të gjitha grat i rrit
Si atto mesch vette lumbarda, te butta e nd ampni te barda
Che sieno come colombe con tu vai, Miti , veritieri, e serene
Si ato mes shkon pellumbi, të buta të bollshme e të bardha
U i Tundign zemeren zogkut e liunit, e merie pa mott curme indentet
Io commuovo il cuore all’augelletto e al Leone: e ad un pensier sensa tempo il loro corpo si sazia e si dilata.
I tundin zemren zogut luanit , e merr në mot kurmet indentet
Historia e njerezimit primitiv aziatik dhe europian ka angazhuar gjermë tani studiuesit më të lartë intelektual që pas studimeve të shumta .
Si përfundim Libri i Biderës është një thirrje e fortë e atyre viteve duke u kujtuar se nën robëri jetonte një popull shumë i vjetër që i dha botës dhe nuk duhet të ndihet nën popujt e tjerë sepse vjen nga një e kaluar e lavdishme. Ai i tregoj botës se nëse duhet të dinin historinë e tyre duhej të studionin përpara se cila ishte ajo gjuhë që u bë themel i gjuhëve të tjera.
Do kalonin afërsisht 200 vjet që ëndërra e dhe puna e Biderës të vlerësohej, jo nga të tijtë, por nga një revistë prestigjiose amerikane “ “Shkencë” do të pohonte thënien e tridhjetë shkencëtarëve : “Gjuha shqipe mbi 6000 vjeçare dhe një nga gjuhët e folura mbi 8000 vjet pa ndërprerje.”
Librat e tij bënë jejonë për kohën, por dhe në ditët tona, sepse akademia e shkencave shqiptare nuk ka shprehur akoma lidhjet Pellazgo- Ilire – shqiptare.
Shumë fjalë shqipe i kemi harruar me kalimin e kohës , por arbëreshët e Italisë kanë ruajtur ato fjalë të vjetra shqipe që përdoreshin reth viteve 1400 në Shqipëri, të cilat mund t’i marrim e t’i rifusim në fjalorin e shqipes.
Për këtë Bidera ka një vlerë të madhe , sepse në shkrimet e tijë bën një lidhje antiko- pellazghe mes Siçilisë – Shqipërisë dhe Italisë, sidomos në katër vëllimet e “Katërdhjetë shekuj tregime mbi Siçilinë nga Pellazgu Matneere.”
Referenca: G:E. Bidera, Corinna al Campidiglio, Napoli 1827 p. &)
Passeggiata per Napoli e contorni.., Napoli 1857, p. 4,23,261.
- Marcello , necrologia in Gazzetta mus. Di Milano, 9 Maggio 1858p. 149
- Miragoli, Il melodramma ital. Ottocento, Roma !924
Passeggiata per Napoli e contorni, 1844
Quaranta secoli, racconti su le due Sicilie dal Pelasgo Matn-eer, Napoli, 1846.

E përgatiti : Dr. Nusha Zhuba , Romë -Itali
___
Çensurohet shkrimi në Preshevë
___
Çensurohet shkrimi i dedikuar rilindasit të madh Emanule Bidera o Matneere, vetëm pse flitet për një rilindas që foli shumë për Pellazgjinë. Në konferencat që mbahen në Preshevë, ju lutem tani e pas mos e lodhni veten të sillni diçka të re, një figurë apo ngjarje shërbejnë shkrime që u pëlqejnë vetëm ” shkencëtarëve” ose drejtuesve të ” Bordit” .
Botohen vetëm nëse kalojnë në sitën e pseudo komunistëve , të veshur me tituj e kolltuqe të ndryshëm…
Bidera arbëreshi rilindas që i kushtoj një jetë çështjes shqiptare, rron me shekuj , dhe nuk varet nga një shkrim i mos publikuar në Preshevë, edhe pse shqiptarët gjaku i tijë e mohuan dhe vazhdojnë ta mohojnë, librat e tijë i ka lexuar Europa vetëm Shqipëria jo.
Ata që nuk e pranojnë Biderën do humbin dhe një ditë nuk do ju përmendet ad emri, kurse Ai tashmë është një rilindas Europian… Krenare që jam e lirë të sjell të vërteteta…
Që nuk përulem para askujt për dy lek o për një kolltuk..Bidera është i pavdekshëm në shqiptari, dhe ata që i vunë kryqin shkrimit për të, skanë asnjë vlerë para madhështisë së veprës së tijë…
Duam apo sduam ne jemi pasardhës dhe trashëgues të asaj kulture të stërlashtë që quhet Pellazgji, që Bidera e shumë rilindas i treguan Europës…
Dr. Nusha Zhuba




