Kreu Blog Faqe 730

Lëvizja e Deçanit historia e laramanizimit në Dardani dhe agresiviteti i neotomaneve

1

Nga: Nue Oroshi
___
Lëvizjet politike e atdhetare shqiptare kanë dalur si reagim i gjendjeve pushtuese si dhe gjendjeve të rënda politike që përmes shekujve e kanë kapluar shqiptarinë,në përgjithësi si dhe  shtetet shqiptare në veçanti.Në mesin e shumë lëvizjeve atdhetare të dala gjatë kohërave të ndryshme në keto 25 vite të çlirimit të Republikës së Dardanisë më se shumti jehon si në aspektin pozitiv tek atdhetarët po ashtu e shikuar edhe në aspektin negativ tek shërbetorët e shteteve të huaja serbe,turke,arabe, është edhe Levizja e Deçanit.

Levizja e Deçanit doli si reagim, si shpërthim vullkanikë ndaj gjithë atyre pabesive, tradhëtive, ndezjeve të zjarrit e të urrejtjes në mes të shqiptarëve në këto 25 vite. Për këto situata të frikshme të shkatërrimit të shqiptarizmës, që po e bëjnë tash e 25 vjet forcat antikombëtare i kam shkruar qindra shkrime dhe kam botuar disa libra të veçantë. Meqenëse jam nder të parët shqiptarë intelektual që i kam kritikuar këto fenomene negative të ndodhura tash e 25 vjet në shqiptarinë tonë jo rrallë herë jam keqkuptuar e më shumë jam sulmuar në aspektët  interne nga bashkëpuntorët e Serbisë, Rusisë, Turqisë e Arabisë dhe shërbëtorve  të tjerë që i kemi me shumicë sot në popullin shqiptarë. Pas daljës në skenë tash e një vit të Levizjes së Deçanit e kam vërejtur se kjo lëvizje ka bërë një jehonë të madhe tek shqiptarët në përgjithësi e sidomos tek shqiptarët në Dardani. Reagimi ka qenë shumë i madh sidomos tek shqiptarët atdhetarë të cilët mënjëherë kanë filluar përkrahjen e kësaj lëvizje kombëtare që është e pastër si uji i burimit të krojeve tona shqiptare dhe përbëhet nga djem dhe vajza atdhetare që janë rritur në familjet me traditat shqiptare dhe që gjithmonë kanë qenë pjesë e qëndresës shqiptare gjatë luftërave të zhvilluara qoftë me pushtuesit serb, qoftë me pushtuesit osman. Edhe pse kjo lëvizje gjatë udhëtimit të saj mund të ndërron emrin historikisht do të  quhet lëvizja e Deçanit.Nuk është rastësisht edhe themelimi i kësaj Levizje në Deçan.Në Deçan shpeshherë kemi pasur fillime të mbara historike.Ata që nuk e dinë historinë dëshiroj t´iu njoftoj se në Deçan u mbajtën katër kuvende kombëtare të Verrat e Llugës e jo Verrat e Llukës siç dëshiron ta shkruan ndokush.Tek Verrat e Llugës u mbajtën kuvendet në vitin 1903,1908, dhe 1910.U dha kushtrimi për një luftë gjithkombëtare kundër Perandorisë Osmane.Tek Verrat e Llugës u mbajtë Kuvendi i Pajtimit të gjaqeve  në vitin 1990, që shërbeu si një përgaditje  kombëtare për një luftë të përgjithshme kundër Serbisë,dhe po ashtu në afërsi të verrave të Llugës u mbajtë edhe Kuvendi i pestë kombëtar ku u themelua Lëvizja e Deçanit në vitin 2023, duhet të përmendim edhe një fakt tjetër historik se pikërisht në afërsi  të Verrave të Llugës krisën edhe Pushkët e para të Lirisë në vitin 1991 nga heroi i Shqipërisë Etnike Sali Çekaj që rrjedh nga familja e Marash Palit,po ashtu në Drenicë plumbat e parë të kushtrimit ja dhan Serbisë nga familja Preka  e fshatit Preka, që sot njihet si familja e heroit Adem Jashari, dhe ka prejardhje Mirditore si dhe familja e Zahir Pajazitit që njihej si familja Kola. Ajo çka duhët ta ketë parasysh kjo Lëvizje atdhetare duhet të jetë fakti se tash e tutje kjo Lëvizje duhët ti caktoj edhe sektorët e ndryshëm të veprimit dhe personat përgjegjës që do ta marrin përgjegjësinë e veprimeve kombëtare dhe mos të mbetët vetëm një lëvizje ku çdo njeri të flet në emër te saj por më një fjalë të kompletohët dhe të koordinohen aktivitetët vepruese.

Historia e laramanizimit në Dardani

Shumë shqiptarë nuk e dinë apo nuk deshirojnë ta dinë se në Dardani asnjëherë nuk kanë arritur që familjet shqiptare katolike ta pranojnë në mënyrë të plotë  islamizmin. Janë dikund rreth 50 % të shqiptarve në Dardani të cilët asnjëherë plotësisht nuk e kanë pranuar procesin e plotë të islamizimit nëper familjet e tyre. Janë krahina të tëra siç është Drenica, Dukagjini, Llapusha, Rugova, Shala, Llapi, Gollaku, Karadaku dhe shumë pjesë të tjera të Dardanisë ku familjet shqiptare tash e me shumë se tre shekuj e ruajtën të fshefur besimin katolikë nëpër familjet e tyre. Ky proces i Laramanizimit të shqiptarve sidomos ka ndodhë në shekullinë XVIII në shekullin XIX dhe në shekullin XX.Shqiptaret atdhetarë për ti përballuar shtypjeve dhe terrorit të familjeve të tyre ata mbrenda familjeve të tyre e ruanin besimin katolik dhe i ruanin emrat e tyre Gjergj, Dedë, Pjetër, Nikollë, Luigj, Ndue, Llesh, Tomë dhe shumë emra të tjerë të traditës shqiptare kurse jashtë për nevojat e mbijetësës dhe që të mos ju vdesin familjët nga uria i mirrnin pseudonimet e tyre Hasan, Hysen, Muhamet,Ibrahim, Qemajl, Shaban, Mustafë dhe shumë pseudonime të tjera.Kështu një pjesë e shqiptarve në Dardani për plotë tre shekuj me radhë dy shekuj të pushtimeve otomoane dhe një shekull të pushtimeve serbe mbajtën emrat e vërtetë në mbrendësi të familjeve të tyre dhe pseudonimet  e tyre jashtë familjes. Për këto familje pas themelimit të lëvizjes se Deçanit në Dardani e kemi edhe procesin e një vrulli apo shpërthimi kombëtare të deklarimit të familjeve laramane në besimin e tyre të vërtetë në katolicizem. Kjo duhët te shikohet më një sy normal dhe të lihën shqiptarët të besojnë në bësimet e tyre që ata e ndjejnë më mirë qetsinë e tyre shpirtërore.Nuk do të jetë asgjë e keqe nëse në Dardani mbrenda disa vitesh do ti kemi dy besime më përqindje të  mëdha atë të katolicizmit që mund të jenë afer 50 apo 60 % dhe atë të islamizmit me 30 apo 40%.Kjo do ta forconte edhe më shumë harmoninë dhe bashkëjetësen mbrenda kombit shqiptarë në Dardani.Me këtë veprim atdhetarë që po e bëjnë laramanët katolikë përmes pagëzimit, në Dardani do të ketë jehonë edhe në qarqët politike amerikane dhe ato evropiane dhe Dardania do te jetë një hap më afër familjes Evropiane.

Agresiviteti i neotomaneve

Para se të sqaroj agresivitetin e Neotomaneve deshiroj që në mënyrë të shkurtë të sqaroj shkaqët historike që e sollën këtë agresivitet, pas rënies së Konstantinopojës në vitin 1454 dhe më vonë të ndërrimit të emrit në Stamboll u bë një marrëveshje në mes të Perandorisë Osmane dhe Kishës Ortodokse Ruse.Në këtë marrëveshje thuhët qartë se ortodoksizmi lejohët si besim i hapur në Perandorinë Osmane. Pasojat e kësaj marrëveshje i ndiem më së shumti ne shqiptarët, meqenëse në këtë periudhë kohore të gjithë shqiptarët i takonin katolicizmit. Por kishte edhe shqiptarë të ritit lindor të krishterë  por që nuk  e njihnin kishën ortodokse ruse,por për eprorë të tyre e njihnin Papën e Romës.Kjo ka ndodhë edhe më Arbreshët që shkuan në Itali tash e shumë shekuj me radhë.Pas kësaj marrëveshje në të gjitha trojet shqiptare që ishin ra nën pushtimin otoman filluan vrasjët, grabitjet, djegiet dhunimet dhe format e tjera të terrorit pushtues.Në bazë të kësaj marrëveshje shqiptareve pushtuesit Osman ju lanë  dy rrugë : të pranonin me dhunë e hekur të nxehtë dhe terror islamizmin apo të kalonin me dhunë e terror  në ortodoksizmin serbo-rus. Si pasojë e një pushtimi të gjatë te Perandorisë Osmane dhe bashkëpunimit të rusve dhe serbeve me Perandorinë Osmane,ku rusët dërgonin edhe hoxhallarë rus që në fakt ata ishin pjesë e agjenturvae ruso-serbe, dhe i shpërndanin nëpër xhamiat e Dardanisë,ku në të shumtën e rasteve edhe i arrinin qëllimet e tyre politike.Shqiptarët atdhetarë rezistuan me aq mundësi që patën nëpër periudha të ndryshme historike prej rënies se Shqipërisë nën Perandorinë Osmane 1479 e deri në vitin 1912.Pas vitit 1912 si fryt i bashkëpunimit 500 vjeçar Perandoria Osmane i dorëzon 70 % të trojeve shqiptare Serbisë dhe Malit të Zi ku nën pushtimet e reja serbo , malazeze mbetën  mbi 70 % të teritoreve shqiptare.Pushtimët serbo, malazeze vazhduan të njejtën traditë të pushtimit të trojeve shqiptare më metodat që kishte bërë Perandoria Osmane.Por duke përsosur edhe metoda edhe më të shëmtuara.Po kush janë neotomanët agresiv ata që sot po i shohim dita -ditës nëper mediat televizive dhe nga kanë prejardhje familjet e tyre.Një fakt duhët pranuar historikisht. Këto familje kanë tri gjeonologji familjare:

1.Pjesa e parë  e këtyre familjeve të islamit politik  agresiv rrjedhin nga përzierja vllahe-serbe-boshnjake  dhe qërkeze;

2.Pjesa e dytë  e këtyre familjeve të islamit politik  agresiv rrjedhin nga familjet që  kishin ardhur në Dardani bashkë më  ushtarët e Perandorisë Osmane si argëtues të ushtrisë, dauellegji apo haremgji dhe

3.Pjesa e tretë e  këtyre  familjeve të islamit politik agresiv rrjedhin nga familjet që kishin përfituar interesa politike dhe ekonomike në Perandorinë Osmane, këto familje janë familje të Subashëve,Spahive, Qaushëve,Bejlerve,Agallarve dhe familje të tjera.

Përfaqësuesit e këtyre 3 lloj familjeve sot janë bartësit me agresiv të islamit politik. Ato edhe sot e kësaj dite punojnë dhe paguhën nga Serbia,Turqia,Shtetët arabe dhe e kanë sjellë shqiptarinë në një gjendje të vështirë.

Por gjithmonë rrezët e diellit i kanë mundur hijët e hanës. Gjatë gjithë periudhave historike kanë dalë në skenë atdhetar shqiptarë që janë bërë mburoja për ta mbrojtur shqiptarinë. Edhe sot përkundër se një pjesë e shqiptarëve që janë pasuruar pa të drejtë dhe pa mund janë duke heshtur, është djelmnia dhe vajzëria shqiptare që do ti dërgon proceset përpara.Ajo që dhemb më se shumti është heshtja e intelektualeve shqiptarë. Përveç një pjese të historianëve atdhetar që kanë shkruar historinë e vërtetë duke filluar nga prof.dr.Jahja Drançolli, prof.dr.Muhamet Mala, akademik Frashër Demaj, prof.dr.Edi Shukriu, prof.dr.Gjon Berisha, dr.sc.Qazim Namani, dr.sc.Besim Morina dhe ndonjë studius apo studiuese tjetër një pjesë e mirë e intelektualëve po e përbijnë situatën në heshtje. Nuk duhët harruar as kontributin e disa publicistëve atdhetarë të cilët po kontribojnë që gjërat të thuhën ashtu siç kanë ndodhur proceset historike.

E në fund të kësaj analize historike dhe politike do të përshkruaj edhe dy raste se si familjet atdhetare katolike dhe ato laramane katolike që e mbanin katolicizmin mbrenda familjës dhe jashtë kishin emra islam e kanë ndihmuar njëra -tjetrën.Janë të njohura dy përsonalitete historike në Komunën e Prizrenit. Rrustë Kabashi dhe Dedë Shabani. Rrustë Kabashi jetonte në Kabash të Prizrenit dhe kishte emër të madh kurse Dedë Shabani rezistonte në Sallagrazhdë të Thërandës (Suharekës).Shtypja që bëhej ndaj shqiptarëve katolikë kishte arritur në atë shkallë saqë nuk i lenin shqiptarët katolikë të dërgonin grurin apo misrin e tyre ta bluanin në mulli.

Kështu që fshatarët e fshatit Sallagrazhdë fillojnë të zijnë kokrra të misrit dhe ti hanë ato.Kur merr vesh Rrustë Kabashi i qon fjalë Dedë Shabanit: O Dedë Shabani mos ha kokrra po eja e bluaj në mulli timin në Kabash.

Prej asaj kohe fshatarët e fshatit Sallagrazhdë kanë bluar në mullinjtë e Rrustë Kabashit. Rasti i dytë ishte kur stërgjyshi im Nrecë Kolë Gjon Oroshi që ishte familje e bajraktarit të Oroshit dhe kjo familje kishte ardhë në Dardani që të bëj organizime luftarake në rrethët e Prizrenit,i organizon fshatrat e Shpenadisë, Velezhës,Caparcit,Serbicës,Trepeticës,Smaqit dhe fshatra të tjerë që përmës luftës të pengojnë adminstratën pushtuese otomane në Prizren që shqiptarët katolik të këtyre fshatrave të  kthehën  në islamizem.Kur merr vesh Rrustë Kabashi ju thotë se nëse tentoni ti ktheni në islamizëm këto fshatra pushkët e para do ti merrni nga unë në Kabash kurse ata janë të armatosur. Kjo rezistencë kundër Osmaneve  i kushtoj me jetë Rrustë Kabashit i cili u varë nga Osmanët në vitin 1910 në Shadërvan të Prizrenit. Për këtë dua të them se përveç stërgjyshit tim  Nrecë Kolë Gjon Oroshi komandant i komiteve kundër Osmaneve në Rajonin e Prizrenit,  dhe bashkëluftëtarve të tij një meritë të veçantë për ekzistimin e shqiptarëve katolikë në Komunën e Prizrenit e ka edhe atdhetari  Rrustë Kabashi.

E sot edhe pas më shumë se një  shekulli me radhë unë stërnipi i bajraktarit të Oroshit po më duhët që të luftoj me pendë dhe ide politike, që ti zbuloj dhe botoj   masakrat serbe e malazeze,  në Trojet Shqiptare,1912-1999, përmes botimeve ta hudhi poshtë historinë e pansllavistave komunistë të ideologjisë ruso -serbe, që për shtatë dekada e shkatërruan shqiptarizmën, dhe ti vendosi në fushën e nderit atdhetarët e Shqipërisë Etnike, por fatkeqësisht duhët luftuar  edhe kundër neotomanëve të rinj shqipfolës, që ka plotë katër vite që po ma mbajnë peng projektin gjithëkombëtarë të Shoqatës ”Trojet e Arbrit” me mosdhënien e lejës për vendosjën e Muranës se Gjergj Kastriotit në Qytetin e Kastriotëve në Prizren.Por dielli gjithmonë ka rreze e pranverat shqiptare nuk  kanë munguar asnjeherë  sepse djelmnia dhe vajzëria shqiptare asnjëherë nuk kanë hezituar që proceset kombëtare ti dërgojnë deri në fund.

Ti & Poezi nga Argjira Ukimeri

1

Argjira Ukimeri

Poezi

TI

Parajsê Hyjnore e frym’zimit

Qì l’edhaton vitet e mia

N’pritjet t’mia t’mallëngjmit

 

TI

N’agoni fort t’lumunueme

Përshpërit si flladi verës

Mu njaty si kohë e gzueme

 

TI

Zani yt porsi bilbili

Tuj zotnue fushë e malë

Porsi erë trandafili

 

TI

Drita ime e pashueme

Po vezullon çdo gja n’mue

Bota ime e shenjt’nueme

 

TI

Menueshëm vjen n’andrra t’mia

Troket pa dashje me plotë dashni

T’shikoi ty njajtë si vetmia

 

TI

Nata ime e pashterueme

Qi kallxon çdo gja pêr ty

Sikur Ajo e padish’rueme

 

TI

Parandjenja jeme e mrekullueme

Za kanarine e ambëlsueme

Qet’sisht hirplot’ë e krijueme

 

TI

Fjala.ime e padëgjume

Buz’qeshje e imja e përmallueme

Za dallëndysheje ambël këndueme

 

TI

Kur t’zen malli ty për mue

Kur filloi zemra me k’ja

Ftyrén tande du me pa

 

TI

Fort amêl emnin ma thrret

N’mue çdo gja e mirê kur troket

N’jetên tande unë ndihem mbret

 

TI

A m’menon si t’kam menue

Njajtê n’ty unë tuj shpresue

N’sytë e mia s’du me.t’largue

 

TI

A m’beson si t’kam besue

Apo n’ujêrat e jetês unê jam rrzue

N’frymê jetêsore pa u diktue

 

DASHURI

TÊ DUA TY,!

SEPSE EDHE TI MÊ DO MUA!

Miti se në Perëndim pasurohesh

3

Nga Aurel Dasareti

Nacionalizmi, ç’do të thotë kjo? Nëse do të thotë të duash Atdheun dhe Kombin tënd më tepër se vendet dhe popujt tjerë, duke mos urryer askënd që nuk urren kombin dhe vendin tënd, atëherë unë jam nacionalist. Një Shqipëri (natyrale) më e fortë, më e sigurt, një Shqipëri më e shëndetshme shqiptare; kjo është ajo që unë dua, kryesisht për mbrojtjen e racës shqiptare. Nëse nuk luftojmë për të, ne jemi të humbur. Ne duhet të heqim dorë nga emigrimi, imitimi negativ, tjetërsimi, asimilimi, shkatërrimi. 

***

Kozmopoliti shqipfolës është një “milet” i sertë dhe goxha i komplikuar në tru në krahasim me të tjerët. E konsideron veten para së gjithash qytetar i gjithë botës, dhe ndoshta vetëm pas kësaj një hije e kombit dhe vendit të tij. Pra, e shkelën tmerrësisht përkatësinë kombëtare duke qëndruar “fortë” në tokë me këmbët e ngrita në hava, nuk është as në qiell as në tokë; tragjikomik që mendon kot dhe flet për havaje. Ne kemi shumë prej tyre, gjinden kudo: sidomos në politikë, akademi, gazetari, shtëpitë e Zotit. Ngatërrestarë fenomenal, që jo vetëm poshtëron dhe shkatërron veten por ngatërron edhe të tjerët. E lutin armikun t`ia dhurojnë tokat, ujin, detin, ajrin, qiellin, diellin, dritën, nderin, duke mbajtur për vete terrin. Sa të shqetësuar nga nervat, mendoj se së shpejti do të vijë koha kur shqiptarët kozmopolitë do të rrihen në mes të rrugës sepse dikush prej bashkëkombësve janë patriotë.

***

Në Gjermani e Japoni vendësit prodhojnë më shumë makina sesa fëmijë. Si është në Shqipëri?

Ne nuk prodhojmë asgjë. Prit një minutë, ne prodhojmë mjaft mjerim, kanabis dhe politikë-bërës analfabetë kriminelë që e kanë kapur shtetin, ngrenë tre gishtërinjtë për të nderuar simbolin e armikut, torturojnë protestuesit paqësorë me gaz helmues, shesin përditë pjesë të atdheut. Patjetër t`i shporrim kalbësirat e shoqërisë, me mjetet që i kuptojnë. Përndryshe Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare do të vdesin brenda 4-5 vitesh.

E dua shtetin amë Shqipërinë dhe gjithë pjesët e amputuar të saj, por nuk më pëlqen instalimi i një sistemi të cilën ajo e zbaton. Një sistem që shkatërron të gjitha shpresat dhe ëndrrat, që i dëbon të rinjtë nga ky vend, që u pamundëson të moshuarve një pleqëri të denjë, një sistem që u dhuron pushtuesve çfarëdo që ata kërkojnë. Paraardhësit tanë rrotullohen në varr sepse turpërohen për indiferencën tonë, lejojmë që të na shkatërrojnë djajtë, ku dikush ka gjithçka dhe të tjerët nuk kanë asgjë.

***

Kombet normalë dhe të përparuar kanë kaluar nëpër sitë dhe janë rikuperuar përmes historisë, por ato kanë arritur t`i krijojnë shtete vetvetes, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje sepse jemi të manipuluar, nuk dimë apo nuk duam të kuptojmë, kështu që secili ka qëllimin për të shkuar atje larg ku dikush me mundime ka krijuar diçka, kurse ne si parazitë, dëshirojmë t`i ndajmë karamelet me ta.

Unë jam i tronditur kur lexoj në mediat tona se si atje “përtej” është më mirë, si rrjedh mjaltë dhe qumësht, ose kur shoh ato artikuj “që është vendi më i mirë për jetën në botë”. Artikuj si “Shqipëria, Kosova në vendin e fundit në …”. Por asnjë shpjegim tjetër.

Autorët që i shkruajnë këto gjëra dhe i dërgojnë për botim, zakonisht nuk e kanë lëvizur prapanicën nga Shqipëria, Kosova apo trojet tjera arbërore, dhe projektojnë jetën e tyre të mjerueshme në tekstet që ata qëndisin. Është e trishtueshme që mesazhet e tilla pothuajse gjithë rininë tonë e mbajnë në një gjendje të gjysmë-paralizës dhe presin të ikin. Askush nuk dëshiron të fillojë një jetë në atdhe sepse “nuk paguhet”, dhe nuk ka drejtësi të cilën duhet vetë ta fitojmë.

Për shembull, mediat theksojnë historinë e suksesit të një numri të vogël mërgimtarësh fillestarë (taze), dhe pastaj ne mendojmë se kjo është gjëja e duhur për të pasur sukses në jetë. E vërteta është se ndoshta 1% e mërgimtarëve taze (të këtyre 10 viteve të fundit) kanë sukses, dhe mediat shkruajnë dhe flasin me të madhe për ta. Por, pjesa tjetër, ata 99% të pasuksesshmit nuk arrijnë asnjëherë në faqet e para, sepse nuk është interesante për askënd.

Ky është një shembull i një rrëfimi të rremë (jo të plotë). Kështu që më pak se 1% e njerëzve tanë që shkojnë jashtë vendit bëjnë një sukses të madh dhe të gjithë shkruajnë për të. Ata potencialisht e ekspozojnë historinë e suksesit të ëndrrave dhe i kapin në grackë 99% të këtyre tjerëve të cilët, në rastin më të mirë, përfundojnë si skllevër të kohëve moderne, punojnë me përfitime minimale. Askush nuk përmend trishtimet, jeta në ndihmën sociale, izolomi në rrethin e huaj, pikëllimi, familjet e shkatërruara, burgjet plotë me keqbërës të lloj-lloj zanati, vajzat e martuara në Afrikë, Arabi e Azi, tjetërsimi, borxhet ndaj shtetit përkatës që nuk do mund t`i shlyejnë edhe pas vdekjes.

Ju e dini, suksesi gjatë natës nuk është një situatë normale, është anomali. Kjo 1% ishte ose me fat ose me të gjitha kriteret dhe ishte shumë e mundshme që ai/ajo do të kishte arritur të njëjtën sikur të qëndronin në Shqipëri (atdhe). Nëse jeni një ekspert i lartë, ose nëse keni lidhje të forta me njerëzit e duhur, suksesi është i garantuar praktikisht kudo. Rrallë prej jush është me profesion “kirurg truri” apo “shkencëtar raketash” siç i lavdëron Perëndimi “refugjatët” fals, prandaj ku do të punësoheni?! Forcat prodhuese dhe mjetet e prodhimit (ato klasike) zëvendësohen me teknikën më moderne të sistemeve kompjuterike. A e dini se me milionë banorë perëndimorë janë të papunë, marrin ndihmë sociale por të përkohshme, dhe janë të detyruar të punësohen në ndonjë vend pune bajate, që zyra sociale ta gjen pa dëshirën tënde që të mos jetosh si parazit?

***

Tregime të trishtuara dhe dëshirë e madhe

Në Perëndim askush nuk është duke të pritur me krah të hapura. Të gjitha pozicionet në diell janë zënë tashmë, por ju mund të vendoseni diku në hije. Jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe keni nevojë për shumë para për të mbijetuar, apo t`i përvishesh kriminalitetit që do të ishte me pasoja fatale për ty dhe familjen tënde. Me mijëra shqipfolës “jetojnë” në burgjet perëndimore. A e dini ju se si dënohen keqbërësit e krimeve ekonomike në Perëndim? Ndoshta nuk dalësh asnjëherë prej burgu.

A e dini se sa shumë fëmijë shqiptarë të diasporës u janë marrë prindërve naiv nga institucionet për “Mbrojtjen e fëmijëve” me shpjegimin se prindërit kanë treguar “Dështim kujdesi” për ta? Llafi vjen: i kanë mëshuar një shuplakë të vogël prapanicës, nuk e kanë lejuar të dal në rrugë me minifund, nuk e lejojnë të shoqërohet me atë e me këtë. A e dini se shumicën e fëmijëve të tillë prindërit nuk do t`i shohin kurrë më sepse institucionet përkatëse i kanë adoptuar te pleqtë e pa-fëmijë ose edhe më keq?

Kur shkoni në Evropë si turistë, ju gjithmonë jeni të kënaqur se si funksionojnë gjërat dhe se njerëzit janë të mirë. Të nevojiten shumë vite për të kuptuar se kjo buzëqeshje është biznes dhe se mjedisi për fat të keq shpesh është shovinist nën lustër të shkëlqyeshme. Përjashtime nderi. Në Evropë, ju gjithmonë do të jeni gjenerata e parë, muhaxhirë të padëshiruar. Ndoshta fëmijët tuaj do të pranohen pak a shumë, por ata gjithmonë do ta njohin këtë theks. Nëse mendoni të shkoni për të punuar me çmim të ulët, bëni një veprim të kot, sepse kjo nuk është mënyra e duhur. Të huajt atje punojnë me paga shumë të vogla, dhe ka miliona prej tyre.

Kam takuar shumë bashkëkombës të cilët punojnë në Perëndim, kam dëgjuar me kujdes dhe kam studiuar fatin e tyre. Nuk ka të bëjë me pagën. Ekzistojnë kaq shumë aspekte të trishtuara të këtij “suksesi” jashtë atdheut. Shumë bashkëshortë nuk kanë fëmijë, sepse u mungojnë kushtet. Që të mos përmendi ato fëmijë të mjerë që prindërit padrejtësisht i lënë te gjyshërit në Shqipëri, Kosovë, FYROM etj dhe vetë ikin në botën e bardhë për të fituar disa lek. Shpesh këta fëmijë kalojnë në korridoret e errëta të jetës dhe në përgjithësi kurrë nuk i falin prindërit e tyre.

Budallallëk të mendosh se jashtë vendit është më mirë për ty. Është normale që një familje të qëndrojë së bashku, që fëmijët të rriten me gjyshërit e tyre. A është më mirë të paguash dhe të çosh fëmijët në çerdhe? A është më mirë që ti duke u përpjekur kinse të pasurohesh do të plakesh (ndoshta edhe vdesësh) në mërgim, njëherësh nuk do të kesh shansin të gjendesh afër prindërve tu në momentet e fundit të jetës së tyre? Ndoshta nuk do të kesh mundësinë as në varrimin e tyre të shkosh.

***

Për të pasur sukses në Perëndim, duhet të filloni biznesin tuaj ose të bëheni pronar i pasurive të paluajtshme. Pra, një kompani apo pasuri të patundshme! Çdo gjë tjetër është e përkohshme. Ju mund të keni përkohësisht një vend pune dhe pagë të “shkëlqyeshme”, por është krejtësisht e parëndësishme. Suksesi i vërtetë është të jesh vetvetja në të tënden.

Paga mesatare në Perëndim është e lartë në raport me Shqipërinë, Kosovën etj, por edhe çmimet për të jetuar janë shumë më të larta. Patjetër të punojnë të dy bashkëshortët që të mbijetohet. Vetëm qiraja e një banese të vogël dhe të keqe në ndonjë qorrsokak kushton më tepër se një rrogë mesatare. Për të blerë banesën tënde duhet të paktën të kesh leje vendosjeje (të përhershme) që ndoshta mund ta marrësh pas disa vitesh qëndrimi, dhe një kapital prej disa qindra mijë euro që mund t`i fitosh vetëm pas vdekjes. Banka nuk jep kredit pa një kapital fillestar tëndin dhe pa garant se ke mundësi për kthimin e borxhit brenda një afati të caktuar (pune të përhershme dhe rrogë të mjaftueshme). Duhet shumë më tepër për të arritur klasën e mesme atje. Sa për fillim, ju duhet të jeni pronari i banesës së juaj ose të keni kompaninë tuaj, sepse ajo siguron akumulimin e lehtë të kapitalit. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore, ju nuk keni nevojë për të bërë miliona që të jeni të pasur, e mjaftueshme të kesh dhjetë herë më pak lek për të pasur atë mënyrë jetese të milionerëve, sepse Shqipëria është më e lirë. Paraja e fituar me një çmim shumë të lartë në tokën e huaj, nuk është një pasuri por tragjedi.

Këto janë fakte të pakontestueshme. Kush thotë se gënjejë le të më përgënjeshtroj, ama jo me pallavra siç ju mashtrojnë juve në bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja, që dëshirojnë boshatisjen e vendit dhe shfarosjen e racës tonë.

***

Shqipëri! Shumica e bijve dhe bijave Tua të duam shumë, o Atdheu jonë i Shenjtë. Jemi me Ty, ndërsa Ty je më e fortë me ne. Me emrin Tënd në zemrat tona edhe ushtria më fortë marshon dhe çdo agresor e tmerron!

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shoqata “Vatra” në SHBA organizon mbrëmje me bashkatdhetarët, i pranishëm edhe Ramush Haradinaj

0

Libri i Frashër Demajt për Sali Çekajn, përplot pasaktësi

Arif Molliqi

 Për të shkruar një monografi shkencore për jetën dhe veprën e një personaliteti, në ketë rast të heroit, duhet hulumtim dhe studim për një varg çështjesh që lidhen me subjektin e monografisë. Ky lloj hulumtimi duhet të shkruhet me terma shkencorë, fakte arkivore, dokumente etj. Por librit të akademik Frashër Demaj “Sali Çekaj-veprimtaria politike dhe ushtarake”, i mungon shumëçka nga këto që ky libër të quhet studim (faqe 12), siç pretendon autori. Mirëpo pa marrë parasysh se si e quan autori, meqë heroin Sali Çekaj e kam njohur përse afërmi, e pash të arsyeshme të preki disa gjëra që, për mendimin tim, janë shkruar më shumë pakujdesi në “studimin” e akademikut. Gjithçka ka në të, por hulumtim dhe studim në këtë libër nuk ka. Ka shkarje të mëdha në kohë dhe hapësirë që lidhen më pjesët që autori pretendon se ka bërë studim.

E para, akademik Frashër Demaj, për monografinë “Sali Çekaj-veprimtaria politike dhe ushtarake”, i ka vënë në lajthitje (fjalë e rëndë të them i ka mashtruar) SHBK “Sali Çekaj” në Zvicër dhe Shoqatën “Sali Çekaj në Gjermani, duke ua mohua të drejtën që kishin për botimin e kësaj monografie. Për akademikun, si duket, ka mjaftuar kur thotë: “Në fund dua të falënderoj shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër dhe në Gjermani për ndihmën dhe përkrahjen e ofruar me rastin e përgatitjes së kësaj monografie,…” Kaq. Ky studim atyre dy shoqatave u ka kushtuar hiq ma pak së 12.238,00 € (dymbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë e tetë euro).  Askund brenda kapakëve të librit nuk shkruhet se librin e sponsorizoj dhe e pagoi për botim shoqata Sali Çekaj?! Në libër shkruan se botues është Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë. Ky institut materialisht nuk ka ndihmua me asnjë metelik. Nëse Frashër Demaj ka marrë nga Instituti i Historisë në Prishtinë ndonjë ndihmë materiale dhe anëtarët e shoqatës në Zvicër nuk e dinë, është mesele tjetër?!…Akademiku nuk përmend se nga ato dy shoqata mori 7.750,00 € për punën e vet shkencore, kurse shtypshkronja Dukagjini 4.488 € drejtpërdrejt nga shoqatat. Atëherë, çlidhje ka instituti?!

Autori ka marrë edhe një numër të konsideruar kopje të librit të cilat vazhdon ti shpërndan (shes ) nga 30€ librin. Pikërisht për këto është dashur një përgjigje apo kundërpërgjigje më e mirë e autorit në pyetjen – përse, vallë, ka veprua kështu?

E dyta, ky botim jo vetëm që ka për qëllim të paraqesë biografinë e heroit Sali Çekajt,  apo të bëhet kronikë e mirëfilltë e veprimtarisë se tij politike dhe ushtarake, që nga lindja e tij e deri në ditët ku ra heroikisht në fushëbetejë në Koshare, duke kaluar nëpër kohë dhe rrethana të ndryshme shoqërore, politike dhe ushtarake.

Sado që në parathënien e librit akademik Frashër Demaj “Sali Çekaj-veprimtaria politike dhe ushtarake”, thuhet: “Trajtimi i figurave dhe personaliteteve të rëndësishme që lanë gjurmë në histori është një punë komplekse dhe shumëdimensionale që kërkon përkushtim të veçantë, sidomos në fazat e hulumtimit dhe të grumbullimit të materialit arkivor që duhet vjelë në arkivat shtetërore, komunale, publikë dhe privatë që përmbajnë fakte dhe informacione të ndryshme për temën e trajtimit”, në libër shumë pak, mos të themi aspak gjejmë hulumtime-studime që autori e ka për qejf ta quan studim. Gati 80 % të shkrimeve brenda libri s´janë dokumente arkivore, s´janë hulumtime a studime të mirëfillta, përveç deklarata dhe intervista të individëve, citime nga shkrime gazetareske dhe interneti, si dhe pjesë të marra nga libra të autorëve të tjerë, kuptohet me fusnota. Edhe intervistat edhe bisedat që i ka bërë, siç thotë ai me familjarë, bashkëpunëtorë, bashkëkohanikë, veprimtarë, ushtarak, politikanë, jo që nuk i ka verifikuar-studiuar, materializuar me dokumente konkrete të nxjerra nga ndonjë arkiv, por i ka dhënë ashtu siç janë thënë tash e njëzetë e pesë vjet. Në mungesë të një hulumtimi të mirëfilltë, shpesh të dhënat për jetën dhe veprën e Sali Çekajt na dalin të shtrembëruara dhe më plotë mangësi. Në anën tjetër, shumëçka e rëndësishëm nga biografia e Salihut autori nuk e ka marrë mundin t´i hulumtoj vet, që t´i prezantojë në origjinale për opinionin dhe lexuesin.

Prandaj, në ketë “studim”, siç thotë akademiku, nuk gjeta asgjë të re nga ato që i ka hulumtuar, por gjithçka të përsëritur, bile një përsëritje e deformuar, më plotë gjera të pasakta.

E treta, në kapitullin e parë deri në të tretin autori në një mënyrë apo tjetër është marrë më biografin e Salihut ( shkollimi, punësimi, karriera deri tek arratisja e tij jashtë Kosove). Kurse për historinë e fshatit Broliq, familjen Çekaj, ai merret hiq më shumë se sa janë marrë disa historishkrues përpara tij apo nga tregimet e vëllait të Salihut, që dorën në zemër ai s´ka njohuri as studimore e as tradicionale për një libër të tillë. Akademiku i referohet arkivave e nga arkiva nuk përmend asgjë që lidhet me biografinë e heroit. Pra, fund e krye të librit na sjell më shumë rrëfime dhe kujtime të vëllezërve të tij, të cilët, duke u mundua ta ngritin sa më lart vëllamë hero, rrëshqasin në gabime materiale dhe shpesh edhe në pasaktësi.

Edhe disa “shokë” dhe akraba të Salihut, kur flasin për të më shumë merren me vetveten se sa me të vërteten.

Për heroin Sali Çekaj s´kanë nevojë të thuhet asgjë më shumë sesa e thonë vetë veprat dhe jeta e tij. As vëllezërit, as shokë, bashkëveprimtarët s´kanë nevojë të thonë atë që s´do ta pranonte vetë Salihu, duke u mundua ti zbukuroj dhe zmadhoj gjërat.

Frashër Demaj

E katërta, brenda librit që ka 445 faqe, ka aq shumë shkrime, fotografi, ngjarje kohore që nuk lidhen më jetën, veprimtarinë politike dhe ushtarake të Sali Çekajt, e as më biografinë e tij. Nuk lidhen as më epokën e tij. Këto s´janë asgjë tjetër përveç diçka për ta shtuar volumin e librit, për t´u duk libri sa më voluminoz, sa më “serioz” se e paska shkruar një akademik dhe botuar një Institut i Historisë(?!)

E pesta, autori i librit gjatë studimit ka bërë gabime që një akademik s´duhej t´í bënte.  Në kreun e dytë, 2.1. ai nuk ka bërë dallimin mes kuptimit “punësim” dhe “emërim”. Salihu nuk punësohet gjyqtar në Gjykatën Komunale në Deçan, por emërohet-zgjidhet nga Kuvendi…

Si të shpjegohet që autori faktin e largimit të Salihut nga Kryetari i Komitetit Komunal të LK të Deçanit, nuk e prezanton fare, ose e thotë krejt ndryshe. Salihu u largua nga kryetari i Komitetit Komunal të LK të Deçanit, sepse në mbledhjen e dy komiteteve, atij krahinor dhe atij republikan nga Beogradi, mbajtur në Deçan në Pushimoren e Fëmijëve, pasi ishte kërkuar që diskutimet të bëheshin vetëm serbisht, Salihu kishte kundërshtuar me arsyetim se gjuha shqipe është e garantuar me Kushtetutë. Pas një debati të ashpër, mbledhja ndërpritet dhe të nesërmen vjen urdhri nga Beogradi që Salihu të largohet nga kryetari i Komitetit Komunal të LK të Deçanit. Gjegjësisht, Salihut i sugjerojnë të jap dorëheqje, kinse për të e mos larguar nga puna e mëparshme si gjyqtar, por pas largimit nga komiteti ai kthehet si bashkëpunëtorë profesional i gjykatës. Kjo është e vërteta që autori katund shumë lehtë ta argumentonte.

Frashër Demaj, pasi e përmend arkivat, ketë ka mundur ta gjej në arkivat e Kosovës. Por edhe në arkivin e Gjykatës Komunale në Deçan dhe atë të Pejës, sepse pas mbylljes se Gjykatës Komunale të Deçanit me vendim të Kuvendit të Serbisë, e gjithë dokumentacioni është bartur në Pejë. Për emërimin e Salihut si gjyqtar, si kryetar i gjykatës, si kryetar i komitetit dhe procedurën e shkarkimit, Frashër Demaj nuk e ka marrë mundin të na prezantoj asnjë dokument arkivor, asnjë fakt që tregon datën, muajin, vitin dhe mënyrën se si ndodhi. Në kreun e dytë. 2.2. “Suprimimi i autonomisë së Kosovës dhe përjashtimi i Salihut nga puna” , nga faqja 45 e gjerë të kreu i tretë, faqe 71, nuk i gjejmë asnjë fjali se pse dhe si u përjashtua Salihu nga puna.  Brenda këtyre faqeve autori më shumë ka bërë lojë fjalësh se sa ka dhënë ndonjë hulumtim historiko-shkencor me dokumente arkivore, pse u përjashtua Salihu nga puna?!

Edhe kur shkruan në lidhje me largimin e Salihut nga Kosova, pasi paska qëndruar rreth 20-30 ditë në ilegalitet, sado që disa herë Salihu e ka pohuar më gojë të vet se ishin vetëm 13 ditë por, mbase, autori ketë fakt e mbështetet në deklaratën e vëllait të tij, këtu po e marrim si të saktë.

Këto shkarje të akademik Frashër Demaj në librin “Sali Çekaj-veprimtaria politike dhe ushtarake”, i nxora vetëm nga kapitulli i parë e deri në kreun e tretë, faqe 23-70. Nuk i analizova edhe 8 krerët e tjerë, edhe pse i lexova me vëmendje, por duke e përdorë analogjinë dhe krahasimin, kam frikë se fund e krye libri ka gabime të tilla.

Pyetnie ndonjë hoxhë a besimtar fanatik islam që e pranon se Perandoria Osmane ishte pushtuese dhe sunduese barbare…, përkundrazi e konsiderojnë çlirimtare!

1
Referimi i kumteses time që do ta lexoja, sot në ditën e njëvjetorit të Nisma e Deçanit, po të më lejohej ta lexoja:
“Muslimanët janë viktimat e para të islamit. Të çlirosh një musliman nga feja e tij është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet atij!” – e thot orientalisti francez Ernes Renan.
DISA MENDIME TE MIJA MA TE SPIKATURA
Në ish Jugosllavi mburreshim se në Kosovë jemi 95% shqiptarë.
Tash referuesit e islamit politik po na mburrin se jemi 95% musliman!
Sipas tyre, po i bie se sot në Kosovë jemi veç 5% shqiptarë?!
Lëvizja e Deçanit u lind si një kërkesë legjitime e një shtrese intelektuale atdhetare, e cila e revoltuar tejmase për shkak të mos veprimit institucional në mbrojtje të shtetit laik, mori misionin fisnik për t’u dal në mbrojtje vlerave e kulturës kombëtare shqiptare nga sulmet dhe presionet e parreshtura të islamit poltik (radikal) të prira nga BIK-u me shumë nga kleriket e vet dhe të financuara nga qarqet ma të rryera antishqiptare, tash e 25 vjet.
Eshtë drejtë e jona historike dhe humane kombëtare me braktisë fenë islame dhe me u kthyer në fetë e besimet e të parëve tonë iliro-arbëror me mjete demokratike e vullnetare.
Po të ishin mbi 95% të deklaruar katolik, në vend se musliman, sot shqiptaret do ta gëzonin shtetin të shtrirë në trojet etnike.
Bartësit e islamit politik me sukses po e shfrytëzojnë këtë shkarjen e politikes dhe qeverive e institucioneve përgjegjëse në mbrojtje të laicitetit të shtetit e shoqërisë për t’i realizuar caqet e tyre në forcimin zgjerimin e vëllazërisë muslimane me synim perfid shkatrrimin e vlerave e kulturës kombëtare shqiptare.
Pyetini, nëse gjeni ndonjë hoxhë a besimtar fanatik islam që pranon se perandoria osmane ishte pushtuese dhe sunduese barbare. Përkundrazi e konsiderojnë çlirimtare, bile shpesh tue e krahasu me Ameriken dhe e falenderojnë këtë perandori që na e solli islamin me dashuri e mirëkuptim të plotë.
Tue pranuar pretenduar me ngulm islamin si kulturë jetese, shqiptaret humben e po humbin shumë nga vlerat dhe kultura e vet cilësore autentike kombëtare e properendimore! Këte po pretendojnë bartësit e islamit politik.
Ta dini se rezistencën më të madhe për braktisje të muslimanizmit e keni nga të ashtuquajturit intelektual!
HEQJA DORE ME VULLNET NGA ISLAMI
Veç le të heqim dorë nga islami i dhuruar me dhunë e krime nga pushtuesi barbarë otoman. Ta dini se mazokistet – adhuruesit shqipfolës të otomaneve barbarë, të udhëhequr nga BIK-u nuk heqin dorë nga islami antikombëtar.
Lëvizja e Deçanit e ka sloganin:
“Nga sot e tutje nuk jemi ma musliman.”
Tjerat: rikthimi ne katolik me pagëzim, me qenë ateist, agnostik, protestant, hebraik janë zgjedhje personale që hapin udhë për mbarësi e prosperim kombëtar të sigurt në mbrojtje e kultivim të vlerave e kultures tonë të lashtë kombëtare që na hapin udhë për integrimet euroatlantike – në civilizimin e përparuar.
Do të ishte mrekulli të ishim aq të mençur e të ditur si komb shqiptar, e cila na mungon, që të riktheheshim kolektivisht në fenë e parë që e përqafuan me vullnet paraardhësit tone iliro-arbëror dhe ia dhuruan Europës, por kjo s’bëhet me shkop magjik.
Përballë kemi një gogol te fuqishem – islamin politik në krye me BIK-un, i cili është pushteti real në Kosovë që ka fut në kthetra në çdo pore të jetës institucionale, publike e private, kulturore, universitare, shkollore dhe ma tragjikja se ka indoktrinu e po indoktrinon lulen e rinisë në frymen e islamit politik.
Fatkeqësisht, kanë një lloj mbështetje qeveritare, presidenciale, të politikës, legjislative dhe të drejtësisë, sepse po heshtin dhe nuk po e mbrojnë shtetin laik.
Nëse e kemi përnjimend angazhimin për braktisjen e islamit duhet të përgatitemi të punojmë në kohë e hapsirë me staza të gjata, sepse një mentalitet që na është mbjellur përmbi 5 shekuj nuk hiqet aq lehtë, siç zdeshet një rrobë e keqe për ta veshur tjetrën.
Nuk bëhen gjerat e mira e pogresive me eufori, por me bindje në dobi të interesit kombëtar, tue punen për çdo ditë të lume pak e nga pak për të ba ndrrimin e mentalitetit anadollak hap pas hapi në mentalitet civilizues euroatlantik si një vlerë e kulturë kombëtare.
SUKSESE! NA SHKOFTE MBARE!
KRYEZOTI YNE GJERGJ KASTRIOTI LE TE SHPALLET PROFETI YNE DHE LEZHA LE TE SHPALLET KRYEQENDRA E PELEGRINAZHIT PER SHQIPTARET.
TE RROJE KOMBI SHQIPTAR SA TE RRON GJITHESIA!
___
Me 20 tetor 2024

Fenomeni i konvertimit të dhunshëm të shqiptarëve nga serbët e malazezët në 1913- ën , si pasojë e pushtimit

1

Don Nikë Ukgjini, Shkodër

Për ta kuptuar temën në fjalë, lypset pak kthim mbrapa në të kaluarën në kohën si rrjedhojë qe shkaku e pasoja e konvertimit të shqiptarëve nga një besim në tjetrin.

Konvertimi i parë i Arbërorëve ndodhi me skizmën e madhe të Kishës Katolike në shek. XI dhe ndarja në Lindje e Perëndim. Për shkak të pasojave që pati kjo përçarje, për Arbërinë studiuesi, francez, Zhan Klod Faveirial në vitin 1884, do shprehej “Skizma greke ishte një intrigë e poshtër për ta shkëputur Ilirinë nga Roma dhe për t’ia bashkangjitur Bizantit.” (Libri:  (Historia (më e vjetër) e Shqipërisë)

Pushteti osman shumë shekullor, për ta mbajtur të mbërthyer popullin e pushtuar Arbëror, imponoi më forma të ndryshme besimin e ri atë të islamit si një ndarje të re fetare në mes Arbërorëve, gjë  që pushtimi e islamizimi ishin në kundërshtim të plotë më vendimet e princave arbërorë, të mbledhur në Lezhë më 2 mars 1444.

Don Nik Ukgjini duke folur në sipoziumin e pardjeshëm në Shkodër

Islamizimi i popullatës që erdhi si pasojë e likuidimeve fizike, varfërisë, politikës si përfimit,  ndalimit të shkollimit në gjuhën shqipe, me ligji, në vitin 1779 etj, do  të shprehej edhe  në tjetërsimin e dokeve dhe zakoneve, rregullimin  shoqëror, veshje, ndryshimin e arkitekturës, emrave, riteve fetare, dhe kthimin nga kultura perëndimore në islamike lindore, do shpreheshin studiuesit, Stadmyler, Bartel, Cordiano, Edwin Jacques, Drançollie tjerë.

Pushtimi Osman e kalimi i shqiptarëve në besimin sulltanor, la pasoja të rënda për të ardhmen e popullit si identitet arbërore dhe si tërësi territoriale. Sipas, studiuesve të huaj dhe të vendit, në Konferencat ndërkombëtare, si pasojë e pushtimit osman,  shqiptarët nuk pranoheshin si komb, por sipas prezantimit të bërë nga Perandoria Osmane, ku shqiptarët e islamizuar me 70 %, i identifikonin si Turq, ata ortodoks si Grekë dhe katolikët si Latin.

Nën ndikimin e sulltanit paranojat, Abdyl Hamiti II  (1876-1909), kjo ide duke e kamufluar me ngjyra fetare, mjerisht u zyrtarizua në Kongresin e Berlinit, të viti 1878, ku gjashtë Fuqitë e Mëdha, nënshkruan mes tyre traktatin për krijimin e shteteve të reja ballkanike e duke e lënë Shqipërinë vasale të Turqisë, më tre tri besimet e saja, të cilat si elementë të së njëjtës etni, kërkonin me ngulm që Shqipëria të jetë e pavarur e të mos cenoheshin trojet stërgjyshore, çfarë dhe u manifestua në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878 – 79.

Kjo lënie  jashtë të Shqipërisë, ishte për faktin se të gjitha kombet ballkanike që lindën në Kongresië e Berlinit, gëzonin një homogjenitet të dallueshëm fetar ortodoks, si:  Greqia, Bullgaria, Rumunia, Serbia dhe Mali i Zi, kurse Shqipëria, për shkak të shtigjeve të errëta nga historia, kishte në përbërje tre besime,  të cilat edhe përkundrejt ndarjes se tyre të dhembshme fetare, qenë  flamurtar, në shpalljen e Pavarësisë  së Shqipërisë, me 28 nëntor të vitin 1912 në Vlorë.

Parë në këndvështrimin e situatës tepër të vështirë të institucioneve katolike në trojet shqiptare, si pasojë e rrënimet të gjatë nga pushtimi osman, protektorati i kultit, dhënë nga Papati i Romës,  perandorisë Austro-Hungareze që në shek. e XVIII dhe përforcuar me Konkordatin e nënshkruar mes Romës dhe Vjenës, në vitin 1855, ishte një shans i mirë për rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e popullatës katolike nga osmanët dhe nxitje e investimeve në fushën fetare, kulturore,  ekonomike dhe politike, në gjitha trojet shqiptare të konfirmuara në  Kuvendin e Arbërit të vitit 1703, nga Tivari e deri në Shkup.

LUFTA BALLKANIKE DHE KONVERTIMI NË ORTODOKSI

Përplasjet e luftës Ballkanike, në  1912-1913, e katër shteteve (Greqia, Serbia, Bullgaria e Mali i Zi), kundër Turqisë; sulltan Mehmetit V (1909-1918), në tetor të vitit 1912, sipas burimeve serbe,  nxit  Fuqitë e Mëdha të Londrës, për dërgimin e një demarshi, me dt. 8 tetor 1912, ku thuhej,  që të mos ndërmerret asnjë vetë-iniciativë për luftime të reja, “sepse në përfundim të tyre, nuk do pranohej nga Fuqitë e Mëdha asnjë lloj ndryshimi kufijsh e Status quos, (gjendjes pezull) në Ballkan. Lidhja e porsaformuar Ballkanike, e përkrahur në heshtje nga Rusia cariste, përkundrazi, për ta vendosur Konferencën e cila vazhdonte punimet në  Londër para faktit të kryer,  më 13 tetor 1912, shpallë luftë në këtë pjesë të Evropës turke, ku me këtë rast Serbia kishte si synim pushtimin e copëtimin e tokave shqiptare në Kosovë e Maqedoni. Ndërsa Mali i Zi, i krijuar si subjekt juridik ndërkombëtar, për interesat e Serbisë dhe Rusisë, me pretekstin e shpëtimit të të krishterëve ortodoks, ishte nisur drejt  aneksimit të Shkodrës dhe kufirit deri në lumin Mat,  e në veri lindje shtrirjen deri në Pejë e Gjakovë, ide kjo, sipas Branko Babiq,  e projektuar në kokën e krajl Nikollës dhe prezantuar para qeverise mike italiane që në vitin 1896. Me këtë rast Austro – Hungaria, bazuar në të drejtën e protokultit fetar, punonte fort për një Shqipëri autonome ose të pavarur me kufij, sa më të gjerë,  në mënyrë që të pengohej sa më shumë zgjerimi i shteteve ortodokse sllave drejt Ballkanit perëndimor.

Mali i Zi, pas vendosjes të sistemit ushtarako – policor e administrimiv në shtator 1912, filloi në trevat e pushtuara, fushatën e mbledhjes së armëve në: Beranë, Rozhajë, Sanxhak, Plavë e Guci, Rugovë, Pejë,  Gjakovë etj.  Gjatë këtyre aksioneve, pati mbyllje të  shkollave shqipe, pati  bastisje e djeg’je e plaçkitje të shtëpive, të kërcënuar, të vrarë,  të torturuar,  të shpërngulur edhe në Turqi. Në këtë aksion gjithëpërfshirës, me direktivat e qeverisë malazeze, Manastirit të Pejës dhe Mitropolisë së Cetinës, lindi fenomeni i habitëshim i kohës së mesjetës, konvertimi me dhunë në fenë ortodokse serbo-malazeze, i katolikëve e myslimanëve shqiptar, e myslimanëve të sllavizuar, çfarë ishte në kundërshtim të hapur me paragrafin 27 e 35, të Marrëveshjes së Kongresit të Berlinit.

Edhe pse mbretëria e Malit të Zi, e kishte të nënshkruar një Konkordat që  në vitit 1886, më Papatin, ku në pjesën e hyrjes, garantohet e drejta e plotë e besimit katolik, dhe Serbia pritej ta nënshkruaj Konkordatin me Papatin i cili u realizua me 24 Qershor1914, konvertimi i katolikëve në terren nuk kishte të ndalur.

Sipas studiuesit Zekeria Cana dhe disa të huajve, presioni i organeve malazeze, në mbarim të vitit 1912 e deri në fund të majit  të viti 1913. mbi katolikët, ndodhte edhe për shkak të orekseve malazeze për ta mbajtur të pushtuar Shkodrën.

Kisha ortodokse serbe e malazeze, e mbështjellë  me një nacionalizëm të tepruar, bëri që nga frika dhe dhuna e ushtruar, të pagëzoheshin shqiptarët duke marrë emra të rinj sllav dhe në krye u vinin “kapicën” si shenjë e dukshme të nacionalitet malazez. Mësuesi dëshmitari Zef Mark Harapi,  duke marrë rastin në Pejë dhe Rugovë, shprehet, se të gjithë ata që kundërshtonin pranimin e besimit ortodoks dhe sllavizimin u likuiduan para syve të popullit të grumbulluar në sheshe të caktuar për publikimin e ngjarjeve.

Se çfarë pësoi popullsia shqiptare e Rugovës nga ushtria malazeze, ilustrohet më së miri,  nga biseda që londinezja, Edith Durham,  në vitin 1913, kishte zhvilluar në Cetinë më gjeneralin Janko Vukotiq, i cili shprehej: se ne i mposhtëm dhe i vramë të gjithë burrat e Rugovës.

Në Pejë dhe Rugovë, u konvertuan në ortodoks 10 200 persona shqiptar,  ndër të cilët edhe një Hoxhë e një prift. Konvertime pati edhe në Plavë e Guci, ku sipas Mustafa Memiq, kishin kaluar në fenë ortodokse 108 persona nga të cilët 95 shqiptar të besimit mysliman 14 katolik, ndërsa  240 të vrarë e 795 të ikur në Shqipëri nga dhuna e ushtruar.  Sipas shtypit Austriak, në Ulqin ishin pagëzuar 300 katolik, pastaj kemi në Rozhajë, Beranë, Pljevlja, Tuz etj..

Sipas Branko Babiq dhe shtypit ndërkombëtar, ngjarja që shkaktoi indinjatë të thellë dhe habi në qarqet diplomatike londineze ishte vrasja nga qeveria malazeze, me bajonetë të klerikut katolik, Atë Luigj Paliq, i cili së bashku me  55 katolikë të tjerë u pushkatuan më 7 mars 1913, në Janoshë të Gjakovës, sepse nuk pranuan të kalonin në besimin ortodoks. Sipas studiuesit Babiq, pas këtij rasti në Gjakovë kaluan në ortodoksi edhe 1.200 katolikë e shumë pati të shpërngulur.

Në vazhdim, shtypi Austriak tregon rastin se, në Kosovë pas largimit të Turkut dhe ardhjes së pushtuesit të ri serbo-malazez, disa qindra “Laramanë”, detyroheshin në kishën ortodokse, të pagëzoheshin, ata kërkonin që të riktheheshin në kishën katolike, por pushteti serbo-malazez, duke mos lejuar të bëhet kjo gjë u thoshin “ose Mysliman ose Ortodoks, por jo Katolik”. Se kthimi i shqiptarëve në ortodoks vërtetë kishte marrë në pjesët e pushtuara përmasa të gjera, tregon Ministri i Punëve të Brendshme në Cetinë, Jovan Pllamenac, në telegramin, nr. 1658, dt. 21. III. 1913, ku shprehet së deri në fund të marsit, “ ishin pagëzuar rreth 5.000 shqiptar”.

Kundër kësaj vepre të shëmtuar dhe fenomenit konvertimit në ortodoks të kryer nga qeveria malazeze e serbe, kishte reaguar ashpër Kryeipeshkvi i Shkupit, Lazër Mjeda, i cili administronte katolikët nga Ohri, Shkupi e deri në Novi Pazar. Kurse, Qeveria Austro-Hungareze si shpëtimtare  e  shqiptarëve,  së bashku me qeverinë e Francës, nxiten Konferencën e Londrës, ku ajo  më 22 mars 1913 solli vendimin mbi Konceptin e mbrojtjes edhe të të drejtave të katolikëve në Mal të Zi. Po kështu u theksua edhe në përmbylljen e Konferencës së Londrës me 29 korrik 1913.

Në shenjë nderimi për të gjithë ata, që në këto ngjarje dhanë jetën për fe e atdhe, Vatikani me 20 qershor 2024, shpalli klerikun, Atë Liugj Paliq martir të Kishes Katolike.

Konvertimi në ortodoksi që për kohën do thoshte, ndërrim i nacionalitetit të shqiptarëve, në serb apo malazez, kishte shkaktuar një hendek të madh fetar, shoqëror, politik e nacional, pasojë e së cilës, populli  shqiptar dhe shqiptarët në përgjithësi  i vuajnë edhe sot e kësaj dite. Andaj, fenomeni i konvertimit me dhunë të fesë apo nacionalitetit, qoftë nga Turqia apo  Mali i Zi e Serbia,  nuk duhet të përsëriten me as kurrë.

  • Referat nga Dom Nikë UKGJINI, mbajtur në Konferencë, Shkencore Ndërkombëtare “TRANSFORMIME DHE NDIKIME: SHQIPËRIA VERIORE (1878-1918) DHE IMPAKTI I FUQIVE EVROPIANE”, Shkodër, 18 tetor 2024

Sot bëhen një vit nga dalja në skenën publike të Lëvizjes së Deçanit, lëvizjes më autentike për mbrojtjen e kulturës dhe historisë së kombit

Gjergj Kabashi
___
Sot mr 20 tetor 2024, bëhet një vit qëkur Lëvizja e Deçanit ka dalur në skenën publike shqiptare, jo vetëm në atë të Kosovës.
Megjithëse e vonuar si lëvizje për liri kombëtare dhe për çlirimin e mendësisë së formësuar me shekuj në favor të asimilimit kombëtar, kjo është lëvizja më autentike shqiptare pas shumë shekujsh, që nga luftërat për liri e dinjitet njerëzor ndaj pushtimit të huaj turk-osman e deri në ditët e sotshme.
Lëvizja e Deçanit është një lëvizje puro Shqiptare, që e mbronë pa asnjë mëdyshje kulturën kombëtare, historinë dhe traditat e kombit nga pushtimi i brendshëm islamik që në këtë pjesë të Dardanisë antike dhe përgjithësisht në Shqiptari, i ngulitur qe 35 vite në Shqipëri dhe 25 vite në Kosovë.
Dalja në skenën publike e Lëvizjes së Deçanit , është tregues i qartë se debati me islamin e rrethanave globale ndër ne , tashmë ka përfunduar dhe se njerëzit e këtij populli i kanë marrë gjërat në duartë e veta dhe nuk presin më nga askush, nga asnje imam që të këndellet dhe të shoh se çfarë dëmi e kobi me pushtimin e brendshëm i kanë bërë kombit dhe njëherit as që presin më që institucionet e shtetit të zgjohen dhe të mos e përmbajnë më Islamizimin si një “çështje turke”, e tërthorazi edhe si preokupim gjeostrategjik serbo-rus për të na zhbërë.
Organizat që i dolën në mbrojtje kombit, si “Kufinjt e Arbërit”, “Shqiptaria”, “Lëvizja për Rikthim në Krishterizëm”, Lëvizja e Deçanit dhe shumë organizata të tjera që pritet të vijnë pas, tash një vit po tregojnë për secilën ditë se nuk pranojnë të asimilohemi me Islam të rrethanave globale.
Albert Lekaj, një ndër nismëtarët e formimit të kësaj lëvizjeje kulturore-atdhetare…
*
Se nuk pranojnë as tash e as në të kaluarën që të njihen legjitime xhamitë apo kishat që meremetohen dhe ndërtohen prej të huajve se Gadishulli Ilirik , se vendi ynë nuk është kurrfar “lëndine” ku të tjerët për interesat e veta gjeostrategjike nuk i ndalojnë investimet religjioze.
Që vendin dhe kombin tonë e konsiderojnë të padinjitetshëm e me qafë të përulur , përderisa e zhbënë dhe asimilon me xhami, medrese, fakultete islamike etj.
Nuk ka ekzistuar kurrë “Islami tradicional” apo “minimal”, por vetëm Islami. Islami ka qenë dhe mbetët politikë islamizuese-arabizuese që nga fillimi. Eshtë nacionaliislamizëm. Asgjë tjetër. Këtë na e dëshmoj edhe Ali Eshbar, që në emër të myslimanëve të Turqisë , para një kohe e përuroi Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ku e tregoi qëllimin deri tash të fshehur e turkomadh, me fjalët lavdëruese për ushtarët osman që e kanë përhapur Islamin në viset tona, kur i patëm lutur “që të na pushtonin” e mbanin të pushtuar për afro gjashtë shekuj.
Diyaneti i Turqisë është organizatë e afërt me Qeverinë e Turqise, e caktuar për përhapjen e islamit në botë, sidomos “në viset e Perandorisë Osmane”, si në Kosovë, Shqipëri, Bosnje etj.
Ali Eshbar para dy vitesh ishte per t’i përcjellë punimet e xhamisë stërmadhe të Prishtinës, (për të cilën Diyanati i Turqisë i ka dhënë 45 milionë euro para të taksapaguesve të shtetit turk), ku sëbashku me Naim Tërnavën i përcollën “hallall”-punimet neoosmane, xhami që ngritet me paratë e taksapaguesve turq për shtimin e turkoshakëve dhe krijimin e ndërgjegjës Muslimane në popull , që nënkupton vrasjen e ndërgjegjës kombëtare shqiptare.
Këtë armiqësi ndaj kombit nuk do ta lejojmë kurrë…!
Se kjo bëhet për të edukuar ushtarë neoosmanli në këtë xhami e të tjera në mbarë Gadishullin Ilirik dhe ideolog të pushtimeve neoosmane si Arbër Vokrri.
Në këtë ditë të shenjt kombëtare, nuk ka mundësi t’ia harrojmë të gjithë ata gjigand të atdhedashunisë Ilire-Arbnore, që nga kohët me të lashta e deri tek qëndresa epokale e Gjergj Kastriotit ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane, nga ajo e Pjetër Bogdanit, Ahmet Delisë, Ded Gjo Lulit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Adem Jasharit dhe të secilit luftëtar të lirisë Arbnore në mbarë historinë deri në ditët e sotshme.
Prandaj, në fund të këtij përkujtimi dhe urimi duhet theksuar se para se ta mbrojnë Europën, Shqiptarët (Arbërorët) , parasëgjithash duhet ta mbrojnë vetvetën , kulturën, historinë, doket e zakonet e veta, se kur e mbrojnë qenien e vet Shqiptare-europiane, nënkuptohet se e mbrojnë edhe Europën, shtratin e jetës së vet.
Gëzuar njëvjetori i marshit të pakthyeshëm në mbrojtjen e kombit, Ju Heronjve të gjallë të Lëvizjes se Deçanit dhe të çdo lëvizjeje tjetër që i thotë NDAL dhe se lejon të ecë asnjë hap përpara fashizmin islamik!
Gëzuar…!

Pajazit Jashari: A isha gjithmonë i lidhur kaq ngusht me Arbër Gashin?

1
nga: Pajazit Jashari, Podujevë
___
Jo, raportet tona në mes vete patën edhe një rënie.
Në fillim, marrëdhënia ime me Arbër Gashin ishte e shkëlqyer, edhe pse ai vinte nga e djathta, ndërsa unë nga e majta. Gjithsesi, kur u mblodhëm në “Odën e Llapit” që e filluam organizimin qysh në pranverën 2023 për të luftuar së bashku kundër islamit politik secili nga ne vinte me përkatësi dhe simpati të ndryshme partiake. Në atë kohë, secili prej nesh vendosi të lërë anash dallimet ideologjike dhe politike, duke e bërë bashkëpunimin kundër islamit politik emëruesin tonë të përbashkët. Ky mirëkuptim u përjetua edhe në nismën apo kuvendin e Deçanit me 20 tetor 2023, ku pjesë ishte edhe Arbër Gashi.
Nga kjo nismë, filluam të organizohemi në lëvizje të tilla si ajo ” Lëvizja e Deçanit”, organizata “Shqiptaria”, dhe “Kufinjtë e Arbërit” (e cila ishte themeluar edhe para nesh. Pikërisht këtu filloi edhe mosmarrëveshja ime me Arbërin. Ai këmbëngulte që të rikthehemi tek feja e të parëve tanë katolik, ndërsa unë doja të qëndroja te parimet tona të thjeshta për të luftuar vetëm kundër islamit politik. Arbëri kishte një fokus të theksuar në lidhjen shpirtërore dhe kombëtare që e gjente te Kisha Katolike, ndërsa unë kërkoja një distancim të qartë nga çdo formë e ideologjisë fetare.
Pothuajse dy muaj i kaluam me kontakte të rralla e formale, dhe gjatë kësaj kohe Arbëri më kishte folur për lidhjet dhe miqësitë e tij me figura dashamirëse e proshqiptare me ata të cilët na e ndihmuan luftën çlirimtare. Sinqerisht, i mora me një dozë skepticizmi. Një ditë, më ftoi për një vizitë jashtë vendit, në Perëndim. Edhe pse i premtova se do e vizitoja, kërkova vazhdimisht arsye për të shmangur udhëtimin. Megjithatë, këmbëngulja e tij fitoi.
Kur më në fund shkova, ajo vizitë mi hapi sytë dhe më bindi për të vërtetat që Arbëri kishte përfaqësuar. Më dukej larg dita që do ti afrohesha Majellapushnikuy dhe kalasë kombëtare e Don Franë Kolës. Falënderimet e mia shkojnë për të vërtetën e Arbër Gashit, për Don Franën, për shokun tim të burgut Marin Sopin.
Falënderime të përzemërta për organizatën “Shqiptaria”, për Lëvizjen e Deçanit, për “Kufinjtë e Arbërit”, dhe për të gjitha organizatat që do të vazhdojnë të organizohen në mbrojtje të shqiptarisë nga islamizmi politik. Mbi të gjitha, falënderoj “Lëvizjen për Braktisjen Vullnetare të Islamit Politik”, që tani është bërë Lëvizja për Rikthim LPR.
Në fund, falënderim të veçantë për aktivistin e çështjes kombëtare dhe të Lëvizjes për Rikthim, Blerim Metaj!
Mos harroni 28 Nëntorin në Majellapushnik, tek Kisha Shqiptare!

Shpresa e madhe serbe me akuza për “Kosovën primitive myslimane” dhe vaji i njohur për “Kosmetin”

3

Afrim Musliu, Suedi

____

Shpresa e madhe serbe – mes të rreshtave. Këtu janë vetëm disa shkëputje nga një libër voluminoz i akademikut dhe ish-presidentit serb, Dobrica Qosiq, ku ish presidenti i Serbisë në librin e tij “Vreme zmija” (Koha e gjarpërit), në disa raste e pranon se shteti dhe aparati ushtarako-policorë serb ka kryer gjenocid të tmerrshëm ndaj popullit shqiptar si dhe ka kryer spastrim sistematik etnik në territorin e Kosovës.

Këtu do të ketë edhe ndërhyrje me disa komente në kllapa se si unë nga këndvështrimi im i kam kuptuar shkrimet e Dobrica Qosiqit.

Leximi i librave politik të nacionalistlve serb të kalibrit të Qosiqit, mendoj se është i një rëndësie të madhe për ta kuptuar qëllimin e politikës serbe, e cila kurrë nuk ka ndryshuar me ndërrimin e regjimeve dhe udhëheqësve serb.

Mëse dy shekuj serbët ndjekin politikën e njejtë ekspansioniste kundër shqiptarëve me qëllim të daljes së tyre në Detin Adriatik, si qëllim shekullor i tyre, ëndërr të tyre të cilën çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës i’u ka bërë totalisht të pamundur për ta realizuar.

Në këtë shënim më poshtë, Qosiq e akuzon Millosheviçin dhe gruan e tij Mira Markoviçin për lirimin e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilin, me krijimin e aleancave ne SHBA-të dhe vendet Perëndimore e shihte si armikun më të madh të serbëve dhe qëllimeve ekspansioniste serbe.

16 maj 1999

Mund të kem mendime deluzive për çdo gjë, por nuk guxoj të shkruaj gënjeshtra dhe të fsheh krimet e policisë dhe ushtrisë serbe. Po përgatitet një pushtim tokësor i Kosovës… Britania e Madhe po prinë në gatishmërinë luftarake për të sulmuar sa më parë Serbinë dhe për të shpëtuar ‘shqiptarët e vegjël’… Rugova vazhdon vizitat e tij triumfuese në kryeqytetet evropiane dhe veprimet diplomatike për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Sllobodan Millosheviqi e liroi, ndoshta i bindur nga internacionalistja Mira dhe i mundësoi armikut të tij kryesor të dalë fitimtar kundër Serbisë. Madhështia internacionaliste e rivalëve marksist me fuqi të pakufizuar mund t’i kushtojë shtrenjtë popullit serb dhe ushtrisë së tij.

(Në këto dy shënime më poshtë, të 17 dhe 19 prillit 1999, Qosiq, me një gjuhë raciste e përbuzëse ndaj shqiptarëve, shkruan se si vendet Perëndimore tregonin simpati dhe solidaritet ndaj shqiptarëve, gjersa serbët i shihnin si popull kriminal e gjenocidal. Për me e komfirmuar këtë, mua më kujtohen vitet e 90-ta dhe fillimi i viteve të 2000-ta, kur serbët nëpër Suedi e Gjermani nuk prezantoheshin si serb duke rrahur gjoks sikurse që bëjnë sot, por në rastet më të mira prezantoheshin si “jugosllavë”.

Në raste të shumta edhe gënjenin se ishin kroatë. Qosiq, këtu më së shumti i sulmon lobin e hebrenjëve në ShBA të cilët ndihmuan shqiptarët dhe çështjen e Kosovës. Ai, po të ishte gjallë sot, sigurisht se do të gëzohej tej mase për këtë antisemitizëm e qëndrime anti-Izraelike dhe për këtë pro-palestinizëm e pro-iranizëm të përhapur sot tek shumë eksponentë shqipfolës.

17 prill 1999

Satanizimi i serbëve nga Perëndimi për një dekadë të tërë shkaktoi urrejtje, keqdashje dhe përbuzje për serbët tek mbarë njerëzimi që shikon televizor. Gjëja më e keqe në fatkeqësinë dhe vuajtjen tonë është se ne as nuk nxisim keqardhje. Ne jemi të privuar nga hiri dhe mëshira njerëzore. Ne jemi të privuar nga solidariteti njerëzor. Njerëzimi i televizuar besojnë se ne e meritojmë të vuajmë; besojnë se me krimet ndaj popullit po kryhet njëfarë drejtësie njerëzore dhe drejtësie nga Zoti. Njerëzimi i televizuar na urrenë, sepse çdo ditë bindet se kemi kryer spastrim etnik dhe krim kolektiv ndaj shqiptarëve.

Ai popull primitiv, gjysëm i civilizuar, dinak dhe i egër, i kriminalizuar nga tregtia e drogës dhe me puna e pozita degraduese në shoqëri të Evropës dhe Amerikës, arriti të krijojë një lobi dhe mbrojtës të fuqishëm në vendet më të fuqishme e të qytetëruara me para të fituara me gjak. Shqiptarët janë bërë ndjenja kolektive e së tashmes. Në të njëjtën kohë, ata arritën ta kalërojnë Amerikën për qëllimet e tyre kombëtare, domethënë të rreshtoheshin në të njejtën linjë të strategjisë imperialiste amerikane. Tani ata janë ushtria tokësore e Amerikës për qëllimet e saj ballkanike.

19 prill 1999

Miqtë e mi më thonë se serbët në shtyp dhe radio-televizionet gjermane janë të ekspozuar ndaj diskriminimit racor. Anti-serbizmi zëvendësoi antisemitizmin. Serbët janë hebrenjët e fundit të shekullit të 20-të. Punëtorët, inxhinierët, mjekët, ekspertët tanë janë të ekspozuar ndaj përbuzjes dhe urrejtjes.

Aq shumë të këqija u kemi bërë ‘shqiptarëve të vegjël’ e të gjorë, saqë meritojmë të rrihemi si bisha nga bota demokratike dhe humane dhe të shkatërrojmë gjithçka që kemi ndërtuar në këtë shekull. Kryeministri britanik, Bler, deklaron se Britania i mbron shqiptarët nga serbët, se u ofron ndihmë, se është aleat i tyre dhe se nuk ka bisedime apo marrëveshje me Sllobodan Millosheviqin. Ata do të na bombardojnë, atëherë, derisa të na vrasin të gjithëve. Me sa duket për shkak të Millosheviqit. Në fakt, anglezët ende ndjekin politikën e Disraelit ndaj serbëve. Ndodhi që në këtë botë televizioni me gënjeshtrat e tyre i vuri në lëvizje gjysmën e botës – Evropën dhe Amerikën kundër një kombi të vogël prej diku dhjetë milionëve. A me t’vërtetë ai komb mendet t’i bëjë aq shumë dëme Amerikës dhe Evropës saqë të meritojë të shkatërrohen? A me t’vërtetë horrat shqiptarë janë shpallë viktimat e shekullit? A me t’vërtetë hebrenjtë e Amerikës u shitën tek tregtarët shiptarë të drogës?

(Në shënimin më poshtë, Qosiq habitet se si shqiptarët arritën t’i bëjnë për vete edhe shumë miq e aleatë tradicionalë të Serbisë, siç ishin kryesisht Franca, që nga Fronti i Selanikut, por edhe Britania e Madhe, familja mnretërore e së cilës kishin lidhje miqësore me familjen mbretërore serbe e cila jeton në ekzin në Britaninë e Madje që nga viti 1941.)

28 prill 1999

Çfarë lloj njerëzish jemi ne kundër të cilëve u kthyen të gjithë fqinjët tanë? Apo, çfarë njerëzish janë ata kur sot janë kthyer kundër Serbisë? Cili është çmimi dhe shantazhi që të gjithë aleatët tanë të radhiten në krah të Amerikës dhe Shqipërisë? Me çka u janë paguar qielli dhe territori për pjesëmarrje në luftë kundër Serbisë? A do të jenë ata më të pasur dhe më të lirë sesa që janë tani pas rënies sonë? Çfarë mëkatesh i kemi bërë kësaj bote që na vret kaq shumë dhe kaq mizorisht?

(Rreshtat e parë të kësaj fjalie i kemi ndëgjuar dhe lexuar shumë shpesh si formë e propagandave nga shumë qarqe islamiste, por kjo gjuhë nuk ka munguar as tek eksponentët e forcave të majta politike në Kosovë, posaqërisht ishin të theksuara me një ton më të lartë të urrejtjes pas rrëzimit të Kurtit në vitin 2020 nga administrata e shtetit amerikan, ku shumë vartës të Kurtit dhe aktivistë të LVV-së e kanë thënë disa herë në kampanjën e tyre nxitëse kundër Amerikës. Poashtu, Qosiq me një theks të veçantë mes rreshtave bën të nënkuptohet se Serbia pa Rusinë nuk mundet me ekzistu.)

Qosiq thotë: Amerika, një fuqi e krijuar nga gjenocidi, ruan hegjemoninë e saj me një politikë gjenocidale: me synimin për të shkatërruar Rusinë dhe aleatin e saj ‘të mundshëm’ në Ballkan – Serbinë. Ideologët e saj e dinë mirë se forca e Rusisë qëndron në territoret e saj. Siberia dhe Transkaukazia duhet t’i hiqen asaj.

Koment: (Kjo çka Qosiq thotë në shënimet më poshtë, kam frikën se sot është më aktuale se kurrë më parë. Pikërisht këto çështje dhe ky qëllim serb është në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi që nga viti 2011.

E tërë kjo u mundësua me trazirat e turpit të 17 dhe 18 marsit 2004, kur Hashim Thaçi dhe SHIK-u e krijuan Vetëvendosjen për me e dëmtu Ibrahim Rugovën dhe partinë e tij, LDK-në, me qëllim të shkaktimit të një “Shqipërie 1997” për të marrë pushtetin me dhunë. Si ndihmë në atë drejtim i’a dhanë edhe Rexhep Selimin dhe të a.q. “AKSH-në” (Armata Kombëtare Shqiptare) e tij, por nuk munguan as disa nga OVL-të e UÇK-së dhe eksponentë të LPK-së nga Kosova dhe mërgata.

Pushtetin nuk arritën me e marrë me dhunë, por, me djegien e kishave dhe manastireve “serbe”, arritën që ato objekte të vëhen nën mbrojtjen e KFOR-it dhe dy vite më vonë edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s si “trashëgimi kulturore e fetare serbe”. Pikërisht me këtë Serbisë i erdhi një grimcë shprese për kthimin e tyre në Kosovë, qoftë edhe të pjesërishëm.

Që nga atëherë, Amandamenti i Vankuverit nga viti 1976, të cilin e përmend Qosiqi më poshtë, në negociatat Kosovë-Serbi fillon të vie në shprehje në kërkesat e serbëve për eksterritorialitet për kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë, por edhe për kërkesat e tyre për një territor juridik brenda territorit të Kosovës.)

25 korrik 1999

Pas këtij pushtimi të Kosovës dhe Metohisë dhe dëbimit gjenocidal të serbëve, të drejtat serbe në Kosovë dhe Metohi mund të mbrohen vetëm si historike dhe fetare sipas parimeve të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës dhe Kodit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. – një amendament i vitit 1976 në Vankuver, me të cilin e drejta historike njihet si pjesë e të drejtave të njeriut, në emër të përmbajtjes së identitetit kombëtar. Nuk e di formulimin e saktë, por besoj se mbi ato baza duhet të luftojmë për Kosovën dhe Metohinë serbe, për hapësirën e tyre historiko-fetare në të cilën do të ishte Vatikani serb, Hilandar, San Marino, Lihtenshtajni apo ndonjë territor i ngjashëm sovran.

Unë nuk i kam formuluar saktësisht këto ide. Nëse do t’i shprehja publikisht, do të më duhej të hartoja tekstin e amendamentit të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut të vitit 1976 dhe vendimit të Komisionit të Venecias.

(Më poshtë, Qosiqi edhe një herë e pranon që aparati ushtarako-policorë e shtetërorë serb kanë kryer gjenocid dhe krime të tmerrshme kundër shqiptarëve, si dhe kanë kryer spastrim të sistematik e të dhunshëm etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këto shënime të tij lirisht munden edhe të përdoren si prova në një padi kundër Serbisë në të ardhmen në një gjykatë ndërkombëtare.)

13 maj 1999

Svetozar Stijoviç, gjuhëtar nga Peja, përndryshe atdhetar i madh, më tregoi historinë e kushëririt të tij nga Peja, i ardhur dje nga Metohia. Ushtria dhe policia jonë i dëbuan të gjithë shiptarët nga Peja dhe Deçani; pjesa shqiptare e qytetit matanë Bistricës është djegur dhe rrënuar… Ai Pejan pohon se nga ushtria, policia dhe vullnetarët, shumica e shiptarëve në fakt ishin dëbuar dhe kishin ikur nga Kosova. Më së shumti kishin mbeture në Prishtinë. Unë nuk e kuptoj këtë dëbim të Shqiptarëve; E konsideroj atë vendim të çmendur, fatal, antiserb. Nëse vërtet ky është urdhër i Komandës supreme dhe i Komandantit të Përgjithshëm, atëherë ata duhet të gjykohen në Beograd për krime lufte dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar.

A me t’vërtetë me spastrim etnik të Kosovës dhe Metohisë do t’i japim fund luftës sonë për mbrojtjen e ‘tokës së shenjtë serbe’? Ky turp kombëtar, ky krim kolektiv i ushtrisë serbe e prishë etosin e popullit serb dhe e vendosë tek popujt barbarë si gjermanët, amerikanët, kroatët, muslimanët, aziatikët… si do të vazhdojmë ekzistencën tone historike me këtë faj kolektiv? Cila do të jetë letërsia, kultura, shpirti dhe morali i popullit serb pas kësaj lufte?

(Të nesërmen prap tragon për edhe një masakër të kryer ngaserbët kundër shqiptarëve në Korishl të Prizrenit, mirëpo, urrejtja e tij patologjike ndaj shqiptarëve sidhe nacionalizmi dhe shovenizmi i tij serbomadh dominon kur për ato masakra ndaj shqiptarëve e fajëson vullnetin dhe luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi.)

14 maj 1999

Vrasja e shqiptarëve në fshatin Korishë afër Prizrenit, rreth njëqind prej tyre. Është e vërtetuar; Realisht është ka ndodhë humbja biblike e popullit shqiptar. Ata shqiptarë të pafat e paguajnë shumë shtrenjtë pushtimin e Kosovës dhe Metohisë dhe krijimin e një shteti të bashkuar kombëtar.

(Mirëpo, pak si shkurt e thotë edhe këtë, e që në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me vrasjen e afro 17000 shqiptarëve vetëm brenda tre muajëve.)

27 qershor 1999

Nëse serbët u kan bërë shqiptarëve atë që shqiptarët po u bëjnë tani serbëve, atëherë unë më nuk jam serb.

30 korrik 1999

Në pranverë, policët serbë dëbuan të gjithë shqiptarët nga Mushitishta, hodhën në ajr një xhami, plaçkitën dhe dogjën shtëpitë e shqiptarëve. Komandanti i “Policisë së fitores” ishte i bindur se shqiptarët ishin përzënë përgjithmonë… Kështu më thotë patriarku dhe nuk mund ta besoj se serbët janë të aftë për kaq shumë të këqija. Por ka serbë që besojnë se kanë gjithmonë të drejtë.

(Në shënimin e tij më poshtë, Qosiq i veçon ShBA-të dhe Gjermaninë si aleatët kryesorë të shqiptarëve. Ai edhe njëherë e potencon rëndësinë e një Rusie të fortë e që është esenciale për ekzistencës e Serbisë. Ai këtu, edhe një herë nuk përmbahet nga retorika nacionaliste, përbuzëse e raciste ndaj shqiptarëve. Gjeo-politikën amerikane për zotërimin e Ballkanit duke i fuqizuar shqiptarët, e sheh si një dëbim final të politikës ruse nga rajoni dhe rrezik të madh edhe për vetë Rusinë. Pikërisht kjo është aktuale sot, të cilën shumë shqiptarë të Kosovës e vartës të pushtetit aktual e sulmojnë politikën amerikane dhe të BE-së në rajon, ku qëllimi i tyre është largimi definitivë i ndikimit rus nga Ballkani duke investuar në Serbi dhe duke kërkuar nga Kosova zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë. Pikërisht kjo ishte droja e Qosiqit, sepse e din që pa ndihmën e Rusisë, Serbia as nuk do të krijohej afro dy shekuj më parë, e besa, vështirë e ka edhe të mbijetojë pa ekzistencën e Rusisë në rajon, e lere më të arrijë qëllimin e saj shekullorë për dalje në Detin Adriatik.

Këto fraza të Qosiqit që Amerika dhe Perëndimi e kanë çliruar Kosovën për interesat e tyre, i kemi ndëgjuar edhe islamistët dhe putinistët të çiftit të Olsi Jezexhit, por edhe këshilltarët e kryeministrit të Kosovës, siç janë Hysamedin Ferraj dhe Elvis Hoxha.)

30 gusht 1999

Një tjetër absurditet amerikano-ballkanik ndodhi në zinxhirin e absurditeteve historike që i dhanë fund shekullit të 21-të: vendi më demokratik në botë zgjedhë si aleatin e tij kryesor për zotërimin e Ballkanit dhe thyerjen e Serbisë – më primitivët, etnicitetin fisnor, arnautët e egër dhe gjakatar nga të cilët njëzet e gjashtë mijë njerëz presin të vriten ndërmes veti për hakmarrje.

Ajo mbetje sociale, politike dhe morale e Ballkanit tribal e barbarë i merr Amerikën dhe Bashkimin Evropian si aleatë në luftën kundër popullit më demokratik, më të qytetëruar dhe më të ndritur ballkanik – popullit serb. Çfarë misioni demokratik hegjemonist i progresit botëror, çfarë fitore e ideologjisë amerikane! Ajo aleancë me Shqipërinë dhe bandat barbare, bandite të Hashim Thaçit në luftën kundër Serbisë dhe Rusisë, e më pas Evropës, domethënë Gjermanisë, përfaqëson mjerim moral, një shkatërrim të vërtetë të qytetërimit demokratik amerikan, por edhe një triumf të imperializmit amerikan – marrjen e Kosovës dhe zotërimin e Ballkanit si pikënisje për të pushtuar Kaukazin, Rusinë, naftën “e mallkuar”.

Ballkani përsëri sikurse në mesjetë me depërtimin turk në Evropë, tani me amerikanët, osmanlinjët modernë, Ballkani bëhet një ‘trampolinë” për pushtimin e Evropës, domethënë, duke e futur Evropën në varësi totale nga Amerika – perandorinë e re botërore.

(Më poshtë, në ditën e çlirimit të Kosovës nga robëria shekullore e me ndihmën e miqëve dhe aleatëve perëndimorë, Qosiq edhe një herë e potencon se me çlirimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës, do të krijohet një shtet islamik që do ta rrezikojë në të ardhmen jo vetëm Evropën, por edhe Rusinë. Xhamizimi dhe riosmanizimi i Kosovës 15-16 vitet e fundit me ndihmën e Turqisë, si dhe rritja e islamit radikal në Kosovë, vetëm sa na bëjnë të kuptojmë se nga cilat qarqe anti-shqiptare dhe për çfarë qëllimesh na instalohet ajo e keqe e parashikuar nga akademiku serb, Qosiq.)

12 qershor 1999

Mëngjesin e sotëm, trupat e NATO-s nga të gjitha drejtimet kanë hyrë me kujdes në Kosovë. Ata shkojnë ngadalë. Kanë frikë nga minat. Ata kërkojnë që oficerët serbë t’iu prijnë.

Ata mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe shpëtimtarët e ‘shqiptarëve të vegjël’ e të gjorë, të ngarkuar me paisje, kanë një qëndrim luftarak dhe lëvizje luftarake, shumë me gishtat në këmbëzën e pushkëve automatikë të tyre. Vërtetë të frikshëm. Ata kanë frikë nga vetëvetja. Ato uniformat e gjelbërta e të errëta dhe shumëngjyrëshe, ato fytyra pa shprehje, të trullosur e që përtypin çamçakëza nga nervozizmi dhe frika, ato monstra marcenare amerikane dhe evropiane që simulojnë luftën dhe paqen, sikur në një apokalips tekniko-teknologjik po pushtojnë ‘tokën e shenjtë serbe’ për të mbrojtur shqiptarët e tyre, për Republikën e Kosovës, për Shqipërinë e Madhe… Amerika dhe Evropa po ia vjedhin Kosovën Serbisë për të krijuar shtetin më të paqytetëruar dhe më vital ballkanik, i cili do të jetë place d’armes (vendi i armëve) fundamentalizmit islamik në fushatën e saj kundër Evropës dhe Rusisë në shekujt e ardhshëm.

(Këtu prap e ngritë çështjen e djegieve të kishave dhe manastireve “serbe” në Kosovën e pasluftës.)

12 shtator 1999

Gazetari Zhariq më lajmëron se unë jam ‘i vetmi shkrimtar në botë, librat e të cilit janë djegur në tri raste gjatë jetës sime: 1968, 1981 dhe 1999’. “Me kënaqësi të veçantë, nga bibliotekat serbe, me një ritual të veçantë, librat e Qosiqit nxirren dhe digjen duke u përcjellë me armë zjarri dhe gëzim të egër”.

Përndryshe Zhariqi pohon se nën mbrojtjen e ushtrisë së NATO-s dhe të Perëndimit, në Kosovë dhe Metohi derimë tani janë djegur mbi një milion libra serbe nga bibliotekat e qyteteve. As nuk shkruhet e as nuk flitet për atë punë. Por, kur digjen shtëpitë, kishat dhe manastiret, çfarë rëndësie ka djegia e librave? Cinizmi arnaut. Jo, një pogrom islamik e fetar i çdo gjëje të krishtere e serbe.

(Në këtë shënim në fund, e shprehë shpresln e tij të madhe tek ardhja në pushtet të Putinit.)

01.01.2000

Ai oficer i inteligjencës ruse, Vladimir Vladimirovich Putin, a do të ndihet një rimëkëmbës i shtetit rus dhe fuqisë së saj që kishte simbas shembullit të Petrit të Madh, në çka unë besoj pa ndonjë arsye të veçantë, a do t’ia kthejë fuqinë dhe dinjitetin popullit të madh rus, gjë që unë besoj me imagjinatën time romanciere, apo si “Njeri i Amerikës” do të vazhdojë në rrugën e Jelcinit të kundërrevolucionit kriminal – do të shohim, të cilin, me brengosje më tha në telefon, mësuesi im i historisë, profesori Milorad Ekmeçiq. Serbi i cili di më së shumti për të kaluarën serbe dhe atë evropiane.

(Si zgjidhje të problemit e sheh ndarjen e Kosovës. Pra, as katër përqind serb sa janë në Kosovë, apo numerikisht, diku afro 85000 gjithsejt, duan ta ndajnë territorin e Kosovës në dysh dhe t’i kenë disa enklava të krijuara duke u thirrur në Amandamentin e Vankuverit nga viti 1976.)

Dobrica Qosiq, theksonte: “Serbia duhet të dalë me propozime realiste për marrëveshje me shqiptarët, se ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë edhe për serbët edhe për shqiptarët.”

Si përfundim mund të dalim me këto konkludime, se shpresa më e madhe e Qosiqit (lexo e SANU-s dhe e Serbisë), është që në Kosovë të zë rrënjë një klimë anti-amerikane, anti-semitiste dhe anti-europiane.

Me tjera fjalë, që në Kosovë të krijohet një politikë e Turqisë së Erdoganit.

Këto shënime poashtu – edhe njëherë – na vërtetojnë se islamizimi i shqiptarëve dhe xhamizimi i vendit, si dhe përforcimi i politikës së Erdoganit në politikën e Kosovës, gjë që edhe do të na prishë me miqtë dhe aleatët tanë perëndimorë, veçanarisht me SHBA-të, është shpresa më e madhe serbe që një ditë të kthehen në Kosovë.

Pra, devijimi i Kosovës nga politika gjeo-strategjike amerikane, do t’i shkonte për shtati vetëm Serbisë dhe Rusisë.