Kreu Blog Faqe 731

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

1
E përgatiti: dom Nikson Shabani
___
1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29 maj 1453, Sulltan Mehmeti II (1451–1481) emëroi murgun Genadios si patriark greko-ortodoks në janar të vitit 1454.
2. “Patriarku, së bashku me Sinodin e Shenjtë, ushtronte juridiksion të plotë mbi të gjitha kishat dhe manastiret që ishin nën ndikimin e tij. Sulltani mbajti të drejtën për të emëruar peshkopë, por mund ti emëronte ose ti shkarkonte vetëm me rekomandimin e Patriarkut dhe Sinodit të Shenjtë. Patriarku dhe Sinodi i Shenjtë vendosnin për çështjet dogmatike dhe për të gjitha çështjet të cilat mund t’i caktohen çështjeve fetare, si martesat, ndarjet, testamentet, çështjet e trashëgimisë dhe kontratat e së drejtës private. Vetëm çështjet e juridiksionit të lartë për vepra si p.sh vrasja, rebelimi dhe tradhtia ishin të rezervuara për gjykatat e sulltanit.”
3. Preceset gjyqësore ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, nga gjyqtarët myslimanë, udhëhiqeshin sipas ligjit islam Sheriatit, dhe kryesisht vendosnin kundër të krishterëve.
4. Prindërit e krishterë duhej të pranonin që djemtë e tyre dymbëdhjetëvjeqar, nëpërmjet taksës për djemt, të rekrutoheshin për jeniçerë, ata trajnoheshin dhe që nga mosha 18-vjeçare vëheshin në shërbim të detyrueshëm në forcën jeniçere.
5. Një i krishterë i konvertuar në Islam kërcënohej me dënim me vdekje nëse do të dëshironte të kthehej në besimin e vjetër.
6. Asnjë shtëpi e re e kultit nuk mund të ndërtohej apo të rinovohej pa lejen turke, në shumicën e rasteve kjo leje nuk jepej.
7. Gjykatat e Patriarkanës kishin të drejtë të vendosnin për çdo çështje tregtare nëse të dyja palët në mosmarrëveshje ishin të besimit ortodoks.
8. Patriarku për nevojat e kishës mund të rriste taksat, ai drejtonte shkollat e tij, spitalet, bujtinat dhe institucionet e tjera të mirëqenies; ai mund të kërkonte ndihmë nga autoritetet turke, nëse kërkesat e tij nuk paguheshin nga grigja.
9. Juridiksioni i gjykatave patriarkale bazohej në të drejtën kanonike bizantine dhe në të drejtën civile e zakonore bizantine. Në këmbim, Patriarku ishte përgjegjës para autoriteteve të Sulltanit për sjelljen e rregullt dhe besnike të grigjës së tij dhe duhej të siguronte që besimtarët e tij të paguanin taksat e tyre Sulltanit.
10. Patriarku konsiderohej si zyrtar qeveritar me gradën e Vezirit dhe kishte truproje.
12. Që nga fundi i shekullit të 15-të, Patriarku zhvatëte shuma të mëdha parash nga Porta e Lartë para emërimit të tij nga Sulltani. Dhe nuk ishte i sigurt nga shkarkimi arbitrar.
13. Në vitin 1461, Sulltan Mehmeti II krijoi një Patriarkat armen në Kostandinopojë me vetëqeverisje kulturore dhe fetare. Nëpërmjet vetëqeverisjes, grekët dhe armenët në Perandorinë Osmane fituan avantazhe të konsiderueshme ekonomike.
14. Komuniteti i njohur fetar u ofroi anëtarëve të tij mbrojtje relative nga ndërhyrjet arbitrare nga organet administrative. Katolikët, ku kreu i tyre Papa, nuk ishte në Kostandinopojë, por në Romë, nuk gëzonin një mbrojtje të tillë. Franca fillimisht filloi të mbushte këtë vakum. Nga viti 1534 e tutje, në Konstandinopojë ishte një ambasador zyrtar francez, i cili me kalimin e kohës u kushtonte gjithnjë e më shumë vëmendje ankesave të katolikëve për sulmet turke ndaj praktikimit të pashqetësuar të fesë. Nga viti 1615 e tutje, Habsburgët kishin të drejtë të vepronin si perandorë romako-gjermanë për katolikët.
15. Pas vitit 1683, përpjekjet e fuqive të krishtera, Francës, Anglisë, Austrisë dhe, që nga viti 1774, Rusisë, për të ndërhyrë në Perandorinë Osmane në favor të „rajës“së krishterë u shtuan.
16. Aty ku katolikët jetonin në zona të mbyllura, si në veri të Shqipërisë, që ishin të vështira për t’u aksesuar, ata munden e ishin në gjendje ta ruanin kryesisht fenë e tyre në varësi gjysmë autonome.
17. Sipas parimeve të ligjit Sheriat, e gjithë toka e pushtuar i përkiste tërësisë së besimtarëve myslimanë, të cilën Sulltani mund t’ua shpërndante besimtarëve myslimanë ose t’ua linte të krishterëve në këmbim të pagesës së taksës së për kokë banori dhe haraçit kombëtar.
18. Sipas ligjit të Sheriatit, vetëm muslimanët lejoheshin të jepnin dëshmi të vlefshme në gjykatat muslimane – kjo do të thoshte se të krishterët ishin de facto pothuajse pa të drejta në mosmarrëveshjet me muslimanët e kjo zgjati deri në mesin e shekullit të 19-të. Të krishterëve u ndalohej të fitonin prona, u ndalohej të ndërtonin kisha të reja ose të renovonin të rrënuarat në vende ku jetonin muslimanët; Këmbanat nuk lejoheshin të binin.
***
Vërejtje!
Teksti është citim nga libri i zotni Engelbert Deusch mbi Kultmbrojtjen e Perandorisë Austro-Hungareze mbi trojet shqiptare

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

1
Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Më rastisi të njoh një grua që jeta e kish sprovuar fort. Kishte humbur vajzën e vetme, pastaj bashkëshortin, në fund edhe mbesën 17 vjeç me të njëjtën sëmundje si e bija e si bashkëshorti. Unë jetoj – tha – nuk e kuptoj si por e di që kjo nuk është jeta. Kjo është ajo çka mbetet kur jeta kalon. Mos më shih si jam sot, dikur qeshja, qeshja shumë, vishja rroba te bukura me ngjyra, buzët e thonjtë i kisha gjithnjë ngjyrë të kuqe. Tashmë, jeta iku… e unë nuk e kisha kuptuar sa e lumtur isha derisa lumturia u largua pergjithmonë.
Heshta dhe mendova, sa i lumtur është njeriu pikërisht atëherë kur nuk e vë rè lumturinë, kur ajo është aty, troket në portën tënde duke të dhënë njëmijë punë të vogla çdo ditë për të ushqyer e për t’u kujdesur për të vegjëlit e tu që të kanë busullën e vetme të dashurisë në botë, për t’u kujdesur për prindërit, familjarët, për të përqafuar miqtë, për të dhënë më të mirën në punën tënde, për të blerë lule çdo fundjavë e për të pastruar shtëpinë me themel. Ato angaritë prej të cilave ne ankohemi janë në fakt dashuri e dhënë, përpjekje, lodhje, sakrifica, të gjitha në emër të dashurisë. Por ndonjëherë harrojmë sa të lumtur jemi me ato çka kemi, me njerëzit e mirë që Zoti na sjell pranë, me familjet tona, harrojmë sepse gjithçka që del pengesë, çdo gjë që ndodh për të prishur terezinë e të zakonshmes rutinore na merr mendjen, na shqetëson e na sjell nervozizëm. Në fakt lumturinë ne e kemi çdo ditë pranë tek të gjithë të dashurit tanë.
Kur e njoha këtë grua pata ndjesinë e frikës, u trondita ndoshta nga qetësia e saj, e ftohtë, e dorëzuar. M’u duk si një shok i fortë elektrik në kokë që më paralizoi mendimet. Vetëm një gjë buçiste në mendjen time, unë jam njeriu më i lumtur në këtë botë. Kam provuar dhimbje, hidhërim, zhgënjim, kam njohur poshtërsinë me fytyrë njeriu, kam vuajtur, kam qarë, oh sa shumë kam qarë por kam dashur me shpirt e përtej tij. Kam dashur dhe njerëz që nuk e kanë merituar aspak, por unë këtë shpirt kam, ky m’u dhurua nga Zoti në mirëbesim dhe Ai e di më mirë përse. Ia kam njohur rrënjët shpirtit tim, kam qeshur, kam përkedhelur, kam ndarë bukën, qindarkën e cigaren e fundit me kë kam quajtur mik, në kohë të ndryshme. Kam folur, kam shkruar, kam ecur, kam ecur pafundësisht, kam parë parajsën në tokë e engjëj në formë njerëzish që më kanë dhënë dashuri prej së cilës kam marrë frymë, kam jetuar. Zoti më dha një familje të mrekullueshme, më bëri mam e mamin tim ma la t’i shohë të gjitha këto. Jam plagosur, po, shumë herë, jam ringritur po kaq herë. Kam qenë e jam e lumtur si shumica prej jush, vetëm se ne ndonjëherë nuk e vëmë rè lumturinë që na rrethon e padashur e marrim edhe të mirqenë.
Jetojini njerëzit e dashur, njerëzit e mirë që Zoti na sjell pranë e mos lini gjërat e parëndësishme t’ua rrëmbejnë lumturinë.

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

0
Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
___
Zhvillimet e fundit në skenën politike në të shtetit tonë kanë hapë shumë dilema në publikun shqiptar.
Brenda një intervali kohor 5 ditor janë thirrë 3 seanca të jashtëzakonshme ku tema për diskutim ishin:
1.Afera e publikimit të serisë së përgjimeve të kryetares të GP të VV-së zonjës Mimoza Kusari, ku nëpërmjet bisedave direkte Mimoza-Simiç-Radojçiq, vërehet kjartë se ka pasur marrëveshje apo pazare politike për të votu Ligjin për pagat minimale, ku janë përjashtu veteranët e UÇK-së nga rritja e pagave të tyre në masën e pagës minimale në vlerë prej 264.00€.
2.Rasti tjetër i thirrjes të seancës së jashtëzakonshme ka rrjedhur si rezultat i publikimit të përgjimeve të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit i cili akuzohet për vepra të rënda të korrupcionit dhe keqpërdorimit në KEK, ku në përgjime vërehet kjartë se ndikimi i zonjës Mihali shkon deri atje sa ajo të vendos se kujt dhe në cilat zona nuk guxon të ndalet rryma,
3.Seanca e tretë ka të bëjë me aferën e ambalazhuesve të ujit ku duket se ka pasur keqpërdorim masiv të tantiemës së shfrytëzimit të resurseve shtetrore, ku sipas ligjit secili shfrytëzues i ujit duhet të paguaj në arkën e shtetit 0.001 cent për sasinë e shfrytëzuar. Sipas një llogaritje të thjeshtë rezulton se vetëm në këte rast ka ndodhur një shlyerje e borxheve në vlerën prej 10 milion euro.
Mospjesmarrja apo bojkoti i pozitës dhe Qeverisë i këtyre tre seancave është një lajm ogurzi për shtetin dhe institucionet e tij që nuk guxojnë të ballafaqohen përballë opozitës me këso lloj aferash të cilat me gjasë janë të shumta në institucionet vitale të popullsisë dhe tema e fundit ka të bëjë:
4.Çështja e ushqimit të FSK-së, problem ky që do të duhej të dërgonte në shtëpi dhe përgjegjësi një zingjirë të tërë të zyrtarëve të FSK-së dhe përgjegjësisë të ministrit i cili nuk është në gjendje të zgjidhë problemin e ushqimit e të veshëmbathjes të ushtarëve në kushte paqe, shtrohet pyetja se si ky minister do të vepronte në kushte të jashtëzakonshme ose të ndonjë lufte eventuale.
Mospjesmarrja e pozitës në këto seanca hapë dilemat se këtu vërtetë kemi të bëjmë me implikim direkt të zyrtarëve të lartë shtetror, deputetëve, ministrave, sekretarëve, drejtorëve të departamenteve në marrëveshje të rënda korruptive por edhe të rrezikimit politik e të sigurisë të vendit tonë kundrejt armikut që me rastin e Banjëskes u konfirmua se rreziku potencial për sulme të armatosura të Serbisë gjithëmonë janë të pritura.
Publikimi i përgjimeve të fundit, hapin dilema të mëdha se këtu kemi të bëjmë me pazare të natyrave të ndryshme. Pazaret e Mimozës me Radojçiqin e Simiqin, për të përjashtu veteranët nga paga minimale, pazaret e një zyrtari të Ministrisë së infrastrukturës dhe ambientit për shlyerjen e borxhit të ambalazhuesve të ujit, lënja e FSK-së pa ushqim, interferimi i Dejana Mihalit në KEK e në të gjitha NP., me patjetër ngjallin dyshime se diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur edhe në Telekomin e Kosovës. Bazuar në burime të sigurta, do të provoj të paraqes disa argumente se edhe në këte ndërmarrje publike më të madhen pas KEK-ut, ka mundur të ketë përpjekje apo korrupcion masiv siç kishte ndodhur edhe në të kaluarën nga qeveritë pararendëse e për fat të keq ka vazhdu me të njejtin intensitet apo ndoshta edhe ma keq se sa që kishte qenë në të kaluarën. Personalisht do të përpiqem të elaboroj, kalkuloj, eksploroj dhe të ngris dyshime se edhe në Telekomin e Kosovës kemi pasur ngjarje që lehtësishtë kanë mundur të implikojnë zyrtar të kompanisë dhe qeveritar në afera korruptive.
Arbitrazhi ndërkombtar në shkurtin e vitit 2022, ka vendosur një aktgjykim ku Z-mobile ka fituar dëmshpërblimin prej: 10,271,000.00€, kësaj shume ja shtojmë edhe 3,195,000 € të cilat kanë të bëjnë me shpenzimet e procedurës gjyqësore të Arbitrazhit, ku totali i borxhit të Telekomit ndaj Z-Mobile shkon në vlerë gjithësej 13,466,000€.
Menaxhmenti i Telekomit duke neglizhuar një vendim të Gjykatës Ndërkombtare të Arbitrazhit, vendime këto që janë të pa apelueshme, kështu që kjo neglizhencë që ka ardhur qëllimisht apo nga mosdija do ta ketë edhe një kosto të lartë shtesë, ku do të llogaritet kamata ligjore për çdo ditë të vonesës të pagesës së obligimit që ka rrjedhur si pasojë e aktgjykimit të arbitrazhit. Në cilësinë e ekspertit financiar gjyqësor do ta kalkuloj kamatën që Telekomi i obligohet Z-Mobile për ditë vonesat e pagesës të borxhit kryesor sipas aktgjykimit. Qëllimi im është të njoftoj publikun se cila do të jetë barra financiare që do ta bartë Telekomi vetëm pse dikush ka injoru një vendim të një gjykate më të lartë ekonomike ndërkombtare, aktgjykime këto që nuk apelohen përveq që mund të negocohen ndërmjet palëve.
Llogaritja e kamatës ndëshkimore fillon që nga data e nxjerrjes së aktgjykimit nga gjykata kompetente. Muaji mars i vitit 2022 është fillimi i rrjedhjes së kamatës, kjo kamatë do të llogaritet deri në tetor të vitit 2024, kjo është koha edhe kur janë bllokuar llogaritë bankare të Telekomit. Periudha kohore që Z-Mobile do ta kërkoj kamatën do të jetë 32 muaj nga ana e Zmobile që janë gjithsej 32 muaj.
Si ekspert me patjetër e bëjmë një llogaritje të thjeshtë nga ku rezulton: Kamata vjetore: 8%
Kamata mujore:0.00666% kalkulojmë:
32 muaj×0.00666=0.213
Pasi kjo shumë
vlera e borxhit kryesor 10,271,000.00x 0.213= 2,187,723.00€ vlera e kamatës që Telekomi i detyrohet Z-Mobile për vonesën e pagesës së borgjit sipas aktgjykimit. Derisa për borxhin e llogaritur sipas aktgjykimit të Arbitrazhit nuk e ka fajin menaxhmenti aktual, kjo që ka të bëjë me kamatën është përgjegjësi direkte e ekzekutivit të Telekomit.
Kur jemi te përgjegjësia duhet me patjetër të ndalemi edhe te një shpenzim enorm prej 300,000.00€, shumë kjo që i paguhet përmbaruesit privat, ku ZKF-ja z.Feim Kelmendi në një postim në rrjetin social facebook e ka akuzu lidhjen nepotike ndërmjet një gjykatësje dhe përmbaruesit privat që ka rezultuar të jetë burri i gjykatëses.
Derisa me aktgjykimin e Arbitrazhit, Telekomi obligohej të paguante 10,271,000.00€ borxh kryesor, pastaj shpenzimet e gjykates prej: 3,195,000.00€, nga neglizhenca dhe injorimi i aktgjykimit pason kamata gjyqësore në vlerë prej 2,187,723.00€, duke ju shtuar kësaj edhe 300,000.00€ shpenzime për përmbaruesin, ku rezulton shifra prej 2,487,723.00€, vlerë kjo shumë e lartë e neglizhuar qëllimshëm apo nga pakujdesia, kjo fare nuk ka rëndësi, por e keqja këtu qëndron se dikush ka mundur të futet në marrëveshje të qëllimshme për të ndarë fitimet e kamatës e cila i afrohet 20% të borxhit kryesor, përqindje kjo që zakonisht ka ndodhur nga e kaluara por me gjasë po ndodhë edhe sot që të ndahet 1/2, 2/3 ose edhe në më shumë pjesë varësishtë sa individ-zyrtar janë përfshirë në marrëveshje.
Meqenëse Telekomi ka pasur raste të ngjashme edhe në të kaluarën, dhe menaxhmenti ka qenë në dijeni se vendimet e Arbitrazhit janë të ekzekutueshme, shtrohet pyetja: përse janë shkaktuar këto vonesa që kanë sjellë një kosto shtesë prej 2.5 milionë eurosh? Kjo është një çështje që duhet të hetohet në detaje nga Prokuroria e shtetit.
Mund të jetë një imazh i teksti

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

2

Shkruan Luan Dibrani

Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e tij, të cilat kanë shkaktuar polemika nëne Kosove , Shqipëri ,Maqedoni  e më gjere në trojet shqiptare. Ai është kritikuar për qëndrime që konsiderohen antishqiptare dhe për veprimet e tij me orientim radikal islamik. Këto veprime, që shpesh përfshijnë retorikë të ashpër ndaj identitetit shqiptar dhe promovimin e një agjende që është në përputhje me një interpretim të caktuar të Islamit, kanë shkaktuar shqetësim në opinionin publik.

Qëndrimet e tij janë parë si një kërcënim për bashkëjetesën dhe unitetin ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare tek shqiptarët . Kjo situatë nxjerr në pah sfidat që has shoqëria shqiptare në menaxhimin e diversitetit dhe ruajtjen e një identiteti kombëtar të qëndrueshëm.

Ky me agresivitetin e vet radikal ka shkaktuar diskutime dhe dyshime në opinionin publik. Ndoshta ai ka pasur veprime ose qëndrime që kanë ndikuar në mënyrën se si e perceptojnë njerëzit edhe ata qe janë me orientim aziatik kundër  Perëndimit.

Në shumicën  e rasteve  anashkalon ,nënçmon dhe etiketon  vlerta tona kombëtare në opinione ku deklarohet pro Palestinës ,pro Turqisë pro hoxhallarëve

Këto qëndrime mund të krijojnë ndasi në opinion, duke e bërë atë një figurë kontraverze!

Duket se Mustafa Bajrami ka shprehur kritika ndaj Lëvizjes së Deçanit, ndoshta për qëndrimet e tyre politike ose për veprimet që ata kanë ndërmarrë në rikthimin  ne fenë    e te parëve të vete. Kjo kritikë mund të jetë pjesë e një debati më të gjerë mbi politikën dhe shoqërinë në rajon duke  e pasur parasysh se ky fenomen  është shndërruar edhe në problem  kombëtar.

Duket se Mustafa Bajrami është perceptuar si një figurë që ndikon negativisht në shoqërinë shqiptare, ndoshta për shkak të qëndrimeve të tij kontraverse ose për shkak të kritikave që bën ndaj grupeve të tjera babe baba dem  shqiptare. Kjo lloj perceptimi mund të reflektojë tensionet në shoqëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për politika dhe identitet kombëtar.

Konsideruar se  Mustafa Bajramin si një islamist i dëmshëm për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kjo lloj perceptimi tregon shqetësime mbi ndikimin e ideologjive fetare dhe politike në rajon.

Mustafa Bajrami mbështet forca islamike që kanë sjellë dhunë ndaj shqiptarëve. Kjo  tregon me se miri shqetësime të thella për sigurinë dhe stabilitetin e komuniteteve shqiptare , nga e cila populli i ynë nuk duhet ti toleroj  me tutje por te kërkojnë  përgjegjësi  edhe penale ndaj këtij  hoxhe dhe te tjerëve qe po e cenojnë  çështjen tone kombëtare.

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/

PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul Jashari /  “U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA – LAUREATE”, ishin mbititulli e titulli i gazetës Rilindja në 18 tetor 1978, ku në nëntitull theksohej: “Fituesja, që përndryshe është shqiptare, deklaroi se të hollat prapë do t’i shpenzojë për qëllime bëmirësie”. Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja raportonte për ngjarjen e madhe në Oslo të një dite më parë.

Në 10 dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…” Këto fjalë të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, të shënuara në “Rilindja”, mbushën gëzim e krenari gjithë kombin.

Kështu kam shkruar në RILINDJA 60 VJET MONOGRAFI, botuar shtojcë speciale e gazetës tradicionale të Kosovës për ditën e jubileut -12 shkurtit 2005, ku kam cituar fjalët e nobelistes shqiptare Nëna Terezë në ditën e pranimit të Çmimit Nobël.

Nën foton në monografi shkruan: Nënë Tereza në bisedë me dr. Mehmet Begracën dhe redaktorin e gazetës sonë (Rilindja) Nehat Islamin (qershor, 1980).

TË TJERA NGA MONOGRAFIA RILINDJA 60 VJET:

SHKRONJA PËR “RILINDJEN” DËRGOI TIRANA

Në Shtypshkronjën e  “Rilindjes” në Prizren nuk kishte shkronja të  mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe. Shkronja plumbi të alfabetit shqip në një sasi më të madhe u sollën me arka nga Shqipëria  pas një marrveshje të nivelit më të  lartë në Tiranë të  udhëheqjes së atëhershme të Shqipërisë dhe të Kosovës, marrjveshje që përfshinte edhe dërgimin e mësuesve shumë të nevojshëm për shkollat e hapura kosovare.

HISTORIA NË NJË FJALI

“Rilindja” filloi të dalë më 12 Shkurt 1945 në Prizren, në kuadrin e vendimeve të  Kuvendit të Bujanit, e mandej vazhdoi të dalë në kryeqytetin Prishtinë, si gazetë  institucionale, gjegjësisht me një status të medias publike, ndërsa që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta doli edhe në kushtet e ndalimit e të mbylljes së dhunshme, doli edhe me emrin “Bujku” si gazetë gjysëmilegale dhe e rezistencës, që e sfidoi ndalimin, doli  e pavarur dhe do të mbetet  e pavarur.

RILINDJA MË 1962: KOSOVA FITOI BANORIN E NJIMILIONIT

RILINDJA e datës 6 Korrik 1962 shkruante se Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”

“Simbas regjistrimit të fundit të 31 marsit të vitit të kaluem, në këtë teritor ka pasë 963.551 banorë…” shkruante gazeta duke shtuar se “asht interesante” se në Kosovë “ka afër 40 mijë mashkuj ma shumë se femna”.

ABETARJA E PARË NË GJUHËN SHQIPE

Sot duel nga shtypi abetarja e parë në gjuhën shqipe e cila me punen vetmohuese të punëtorëve grafik u shtyp, për një kohë realtivisht të shkurtë…Abetarja përmbanë 58 faqe dhe asht  shtyp në 5.000 ekzemplarë.

(RILINDJA, 19 nanduer 1946)

GJUHA E NJËSUAR LETRARE NË RILINDJA NGA 12 SHKURTI 1970

RILINDJA në 25-vjetorin e saj, më 12 Shkurt 1970, filloi të dalë me gjuhën e njësuar letrare shqipe. Me këtë rast, në artikllin “Të mësojmë me vullnet gjuhën letrare” bënte thirrje që gjuhës letrare t’i kushtohet kujdes më i madh nga të gjithë.

PALLATI I SHTYPIT FILLOI TË NDËRTOHET NË NËNTOR 1971

RILINDJA më 20 Nëntor 1971 informonte se një ditë më parë në afërsi të Stadiumit të Prishtinës me një solemnitet rasti filloi ndërtimi i Pallatit të Shtypit. RILINDJA pasi kishte investuar në truallin e Pallatit filloi edhe nëdrtimin e tij, duke qenë udhëheqëse e punimeve dhe investitore.

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

0
▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit 2001, pas një lufte për barazi njerëzore e kombëtare, përfaqësuesit politiko-ushtarak tê shqiptarëve të Maqedonisë nënshkruan marrëveshjen e njohur me emrin ‘Marrëveshja e Ohrit’, marrëveshje kjo e cila de jure përjashtoi shqiptarët nga e drejta e të qenurit popullit shtetformues!
▪︎ Shenjat e para të përjashtimit të shpiptarëve nga e drejta e barazisë kushtetuese, u dhanë qysh në v.1981, kur në Maqedoni kishte filluar ndalimi i gjuhes shqipe nëpër shkolla e institucione shtetërore, të drejta këto atbotë të garantuara me kushtetutën e v. 1974!
▪︎ Në frymen dhunes Millosheviqjane, pas burgosjeve e represaljeve te shumëta ndaj intelektualeve shqiptarë 1981-1991, Maqedonia arriti qe me ndryshimet kushtetuese te v.1991 perfundimisht t’i perjashtonte shqiptarët nga e drejta shtetformuese, e me këtë edhe nga e drejta per të qenë të shtetas të barabartë të Maqedonisë!
▪︎ Lufta e vitit 2001, nuk arriti që shqiptarëve në Maqedoni t’ua këthente të drejtën e të qenurit popull shtetformues, e drejtë kjo të cilën shqiptaret ne Maqedoni e kishin me kushtetutën e v.1974!
▪︎ Me 13 gusht të v. 2001 de jure dhe de fakto, politikanët shqiptarë, nënshkrues të Marrëveshjes së Ohrit, me duartë e tyre e nënshkruan dhe vulosēn largimin e shqiptarëve nga e drejta e popullit shtetformues të Maqedonisë!?

Përhapja e “islamofobisë”, sipas Mustafa Bajramit, që se ka kuptuar se askush nuk mërzitet për islamofobinë, por që të mos ketë Shqiptarofobi!

3
nga: Pal I.Idrizi
___
Sipas teologut M.Bajrami: „islamofobia është e përhapur tek ne, më shumë se kudo tjetër në botë“.
Dhe kjo nënkuptohet se është i „kërcënuar, ai dhe ideologjia(feja) që pretendon se përfaqësonë“!?? Apo thënë troç, kërkon atë që kërkonin të sllavozuarit nga Millosheviçi, që të ndërhynte t’i shpëtonte nga shqiptarët!
Por, nga kush kërkon ndihmë ky teologi, M.Bajrami??
K’shtu fillon e keqja. Ky ishte edhe justifikimi i jugosllavëve përkatësishtë, sërbëve për të sulmuar ushtarakishtë tokat tona. Prandaj, për k’të gjë paguhen servilët e armiqëve. Për të parapërgaditur terenin.
Janë mbushur,stërmbushur tokat tona me xhami (kazerma), dhe tani, tani kërkojnë osmanizimin e vendit!
Përurimi i xhamisë (kazermës,apo bazës) më të madhe në rajon, nxjerr në dritë prapaskenat, synimet e ideologjisë së pushtuesëve otoman.
I njejti skenar është i mirëmenduar dhe do të vihet në jetë edhe në Prishtinë!
Dhe kjo dukuri nuk do të ndaloj.
Por ne, ne ku jemi??
A mund të lejojmë të ndodhi një gjë të tillë?
Unë jo.
Jo kurrë.
Pal I.Idrizi, Ingolstadt.
Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti
Në fund…!
___
Kush po mërzitet se sa është shtuar numri i islamofobëve, pasi të jesh islamofob është detyrë, aqsa brengosemi e nuk lejojmë që të ketë Shqiptarobob ndër ne. Problemi është të mos ketë Shqiptarofob, e jo islamofob ! Të mos ketë myfti si Muhamet Sytari i Shkodrës, e të tjerë sikurse ai, që hero kombëtar e kanë Sulltan Mehmetin – Fatihun, shkatërruesin e Shkodrës dhe të një varg qytetesh shqiptare me themel.

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

0

Aurel Dasareti

Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia dhe Afrika që Evropa (BE) nuk i do në vendet e veta.

Kombi shqiptar do të zhduket brenda 4-5 viteve, nëse nuk arrestojnë menjëherë kriminelin më të fëlliqur që ka ekzistuar ndonjëherë në trojet tona, nudistin e droguar që urren çdo gjë shqiptare.

Nevoja e shqiptarit për liri, e panevojshme, primitive?

Unë thjesht pyes veten se çfarë është kjo liri dhe për çfarë do të përdorët?

Dhe pse është kaq e natyrshme dhe e qartë që mafia hajdute kriminale ka nevojë për këtë liri (të pakufizuar), ndërsa populli i shtypur që është në zhdukje e sipër jo? Dhe pse e meritojnë lirinë kur lejojnë regjimin kriminal antishqiptar të bëjë çfarë të duan dhe askush nuk i ndalon me të gjitha mjetet në dispozicion?

Duhet të jeni të palëkundur, të pandashëm, të bashkuar dhe të paepur kur luftoni armikun e brendshëm. Në këto momente tragjike për Vendin dhe Kombin duhen lënë mënjanë interesat e përkohshme private, dallimet partiake e klanore, grindjet (…) mes jush. Kjo nuk ka të bëjë me cilën parti simpatizoni apo cilën parti e urreni, por me jetë a vdekje. Hiqni qafe një herë xhelatin e shqipes të paguar nga armiqtë e jashtëm, dhe pastaj bëni ndryshime, votoni kë të doni….

Kurvat e “rilindësve” të kryekriminelit bastard që kanë zaptuar edhe Kuvendin, po shpopullojnë Shqipërinë nga shqiptarët autokton dhe po e shndërrojnë në një kosh plehrash.  

PS: Nuk dua të keqkuptohem, por meqë shqiptarët nuk e meritojnë as lirinë, as demokracinë, u mungon një Enver për të shpëtuar Shqipërinë.

  • Autori është ekspert i shkencave psokologjike-ushtarake, jeton në SHBA 

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

0

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0

  

Document.no

Midis të hënës 30 shtator dhe të dielës 6 tetor 2024, të paktën 43 persona u ekzekutuan në Iran. Kjo është e barabartë me gjashtë ekzekutime në ditë ose një çdo katër orë.

Toka e vinçave të ngritur

Më vdekjeprurësi ishte më 2 tetor, kur të paktën 19 vetë u ekzekutuan. Më 1 tetor, 12 u ekzekutuan. Midis 43 të regjistruarve të ekzekutuar, kishte 40 burra dhe tre gra. Më 30 shtator, dy persona u ekzekutuan publikisht për “pjesëmarrje në Moharebeh” (armiqësi kundër Zotit) dhe vrasjen e një oficeri policie.

Nga 22 gushti deri më 21 shtator, të paktën 52 të burgosur u varën në Iran. Gjatë së njëjtës periudhë, regjimi dha 14 dënime të reja me vdekje dhe konfirmoi urdhrin e ekzekutimit për katër të tjerë.

Deri më tani në vitin 2024, Irani ka ekzekutuar të paktën 514 persona, mes tyre 18 gra.

Publikum ved offentlig henrettelse av en voldtektsmann i Qarchak, Irann. Foto: Hossein Zohrevand CC BY 4.0

Terrori shtetëror

Sipas raportit vjetor të Amnesty International, pothuajse 75 për qind e ekzekutimeve të regjistruara në botë në vitin 2023 ndodhën në Iran.

Ka shumë tregues se regjimi po përdor qëllimisht dënimin me vdekje si një mjet për të frenuar çdo kundërshtim të mundshëm.

“Jo ekzekutimeve të martën”

Në shkurt të vitit 2024, të burgosurit në burg Qezel Hesari nisën fushatën “Jo ekzekutimeve të martën”. Çdo të martë, ata hynë në grevë urie në shenjë proteste kundër makinerisë vrasëse të regjimit. Kjo është përhapur që atëherë në 22 burgje në të gjithë Iranin.

Greva e urisë ka bashkuar popullsinë e burgjeve në luftën kundër dënimit me vdekje. Protesta synon të tërheqë vëmendjen e botës ndaj makinerisë vrasëse të regjimit.

Irani ekzekutoi 834 persona në vitin 2022, sipas grupeve të të drejtave të njeriut

NTB 05.03.2024 07:28

Numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2022 ishte 834, që është numri më i lartë që nga viti 2015, thonë dy grupe të të drejtave të njeriut në një raport.

Raporti është bërë nga Irani të drejtat e njeriut dhe së bashku kundër dënimit me vdekje. Thuhet se ekzekutimet kanë ndodhur ndër të tjera pas dënimeve për terrorizëm dhe homoseksualizëm, të cilat janë të ndaluara në vend.

Grupet shkruajnë se është hera e dytë në dy dekada që ka pasur më shumë se 800 ekzekutime në Iran. Në vitin 2015, u ekzekutuan 972 persona.

Sipas raportit, është rritur edhe numri i ekzekutimeve të kryera me varje.

(©NTB)

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

0

Prof. Dr. Pirro Prifti

Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga Akademia e Shkencave ka ngritur më shumë pikëpyetje madje  madje disa të shoqëruara edhe me pasthirrma sarkazme e habie, se sa nga problemet që mund të zgjidhen nga ky Projekt ligj.

Dihet që Maxhoranca qeverisëse për shkak të gjëndjes së rëndë ku është kërkimi shkencor në Shqipëri, ka kërkuar mesa duket më shumë për tu justifikuar para ndërkombëtarëve, sesa për të zgjidhur një problem i cili nuk varet nga cilësia e Projekt ligjit por nga faktorë që kanë të bëjnë me përbërjen cilësore të pedagogëve ne Universiteteve, përbërjen cilësore të vetë Akademisë, interesimin për të realizuar projekte dhe artikuj shkencore të cilët praktikisht nuk financohen nga buxhetet përkatëse universitare, ose financohen fare pak, madje shumë projekte refuzohen por pastaj, `pasi heqin qafe` realizuesit e projekteve, institucionet që i kërkojnë, u ndryshojnë titujt , vendosin emra të tjerë miqsh e të rekomanduar dhe disa nga ato i miratojnë thjesht për të marrë paratë e financimit. Shumica dërrmuese e projekteve të realizuara në Shqipëri qoftë nga universitetet qoftë nga agjensi të tjera të lidhura me to apo me Akademinë ë shkencave janë pa vlera kërkimore, pale që as shkencore nuk janë që nuk janë.

Përsa i përket artikujve shkencore të publikuar brënda dhe jashtë vëndit në konferenca të ashtuquajtura shkencore, shumica janë pa vlera: as kërkimore e as shkencore, madje disa pedagogë prodhojnë në Shqipëri deri në 20 artikuj shkencore në vit, ku kanë emrat e tyre, gjë që nga ana shkencore dhe kërkimore është e pamundur të bësh 20 artikuj `shkencore`, kur në fakt të realizosh vetëm një artikull shkencor për të vepruar sipas kërkesave strikte për një artikull shkencor duhet të paktën 6-12 muaj me bërë hulumtime, krijohet në hipotezë, mbledhje të dhënash, analizohen të dhënat, bëhen krahasimet, realizohet nje metodologji përkatëse, përdoret statistika krahasuese, nxirren rekomandime apo dhe përfundimeve.

Interesant dhe keqardhës është fakti që brënda 5 ose 10 vitesh Shqipëria do të mbushet e gjitha me `Profesorë Doktorë` dhe do lemë nam në gjithë botën për këtë budallallëk; pikërisht për shkak se titujt kërkohen për të rritur rrogën se sa këto tituj të meritohen për shkak të punës kërkimore të individëve, pra titujt duhen dhënë jo për të rritur rrogën, por për merita akademike dhe nuk duhen miratuar nga shteti por  nga Kryesia akademike e cila u rrit rrogën sipas buxhetit të Universitetit.

Ka dhe një budallallëk tjetër për titujt përsa u përket kolegjeve profesionale, apo siç ka ndodhur dikur në Fakultetin e Shkencave Teknike Mjekësore në Tiranë, ku shumë mjekë morën tituj shkencorë  të tipit `Doktor`, Profesor i Associuar` apo dhe `Professor`, në një shkollë profesionale të lartë Infermjerësh(?!), apo infermjerë që marrin tituj `Profesorë të Associuar`(?!), në vënd që Ligji për Arsimin e lartë duhet të vendoste tituj të veçantë për shkollat e larta profesionale . Ka Profesorë që nuk kanë bërë një tekst mësimor shkencor, apo që kanë vënë dhe venë emrat në artikuj të shkruar nga të tjerët, sidomos shefat.

Probleme tjetër është futja në punë si pedagogë në Universitete, të individëve që nuk kanë asnjë vit punë, dhe asnjë kriter të veçantë për tu bërë pedagoge. Pra duhen vendosur kritere për tu bërë pedagog universiteti. Më mire nw pwrzgjedhjen e pedagogwve janë Universitetet Private shqiptare.

Me pak fjalë Kërkimi Shkencor në Shqipëri vuan edhe nga një problem tjetër: emigracioni i madh (brain drain) gjatë këtyre viteve. Shqipëria sipas institucioneve ndërkombëtare është një nga vëndet e fundit  e renditur përsa i përket kërkimit shkencor

Probleme janë sigurisht edhe në botën perëndimore përsa i përket efektivitetit të kërkimit shkencor në treg dhe në prodhim. Në shkrimin e botuar në revisten –  Journal of Petroleum Technology -“The Role of the University in Research and Research Training“  nga George H. Fancher member aime sinclair research, inc. Tulsa, Oklahoma, midis te tjerash shkruan:  “Problemi kryesor me të cilin përballet universiteti sot është ai për përmirësimin e efikasitetit të tij. Një revistë kombëtare shkruan kohët e fundit, “Shumë nga 1800 kolegjet dhe universitetet e Amerikës renditen me bizneset më të këqija të vendit. operacionet janë të rrëshqitshme, të menduarit e tyre i rrëshqitshëm, zyrtarët  e tyre refuzojnë t’i shohin faktet në fytyrë …. ” (https://watermark.silverchair.com).

Në të vërtetë, udhëheqja institucionale kur bëhet fjalë për nxitjen e një kulture shkencore nuk është domosdoshmërisht një fenomen nga lart-poshtë. Lidershipi në këtë kuptim është procesi shoqëror i udhëheqjes dhe ndikimit të njerëzve drejt arritjes së qëllimeve ose objektivave specifike.

Procesi i bërjes së palëve të interesuara institucionale të pranojnë dhe të përvetësojnë normat, praktikat dhe produktin e kërkimit shkencor si një aktivitet i vlerësuar, i vlefshëm dhe i vazhdueshëm është një sfidë madhore për udhëheqjen institucionale. Kërkon aftësi të shumta si formulimi i vizionit, komunikimi i shpeshtë, dëgjimi empatik, kuptimi intuitiv i motivimit njerëzor, këmbëngulja e qëllimit, aftësia dhe planifikimi i marrëdhënieve njerëzore (how universities can foster a scientific research culture (nacosti.go.ke).

Shumë kërkime shkencore financohen nga grante qeveritare, kompani private dhe organizata jofitimprurëse. Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë në mbështetje të kërkimit dhe zhvillimit akademik se çdo vend tjetër. Sipas të dhënave të përpiluara nga OECD, pesë vendet kryesore për shpenzime të tilla në 2020 ishin Shtetet e Bashkuara (81 miliardë dollarë), Gjermania (28 miliardë dollarë), Mbretëria e Bashkuar (20 miliardë dollarë), Japonia (20 miliardë dollarë) dhe Franca (15 miliardë dollarë) (who invest scientific research – Google Search).

Pozicioni i Shqipërisë në Evropë, i matur nga numri i artikujve shkencorë të botuar – një metrikë kryesore për vlerësimin e kërkimit shkencor – e vendos vendin në fund të listës. Me vetëm gjashtë artikuj të botuar për 100,000 individë, Shqipëria shënon nivelin më të ulët të prodhimit shkencor në të gjithë kontinentin. Nga këndvështrimi rajonal, Serbia del si lider me 69 artikuj për 100,000 individë, e ndjekur nga Mali i Zi me 50, Maqedonia e Veriut me 21 dhe Kosova me 15. Rrënja e pozicionit të ulët të Shqipërisë në kërkimin shkencor i atribuohet mungesës së dukshme të investimeve në kërkim dhe zhvillim krahasuar me homologët e saj rajonalë.

Kjo ka çuar në një deficit të konsiderueshëm në aftësitë shkencore dhe inovative të vendit. Një sfidë tjetër që ndikon në rangun e ulët të Shqipërisë në kërkimin shkencor është mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe lidhjet e favorshme me institucione dhe organizata të tjera shkencore. Kjo ka penguar pjesëmarrjen aktive të shkencëtarëve dhe studentëve shqiptarë në projekte ndërkombëtare dhe nisma për ndarjen e njohurive. Shpenzimet për kërkimin shkencor dhe zhvillimin në Shqipëri nuk kalojnë 0.18% të PBB-së, që shënon nivelin më të ulët në Europë. (Albania ranks last in Europe for scientific research, açording to study – Euroneës Albania). Në botën perëndimore  Kerkimi Shkencor objektiva dhe synime reale dhe jo hipokrite si tek ne.

-Kërkimi shkencornë Universitete përfshin: kërkimin e zellshëm dhe vëzhgimin sistematik të fenomeneve. Shumica e projekteve kërkimore shkencore përfshijnë eksperimente, shpesh duke kërkuar testimin e efektit të ndryshimit të kushteve në rezultate. Tek ne sa për eksperimente nuk bëhet fjalë.

-Kërkimi akademik është një proces sistematik i studimit të një problemi ose situate kërkimore, ku synimi është të identifikohen faktet që ndihmojnë në zgjidhjen e problemit ose trajtimin e situatës. Kërkimi akademik synon të gjenerojë njohuri të reja që përmirësojnë zhvillimin shoqëror.

-Pse studentët e universitetit duhet të bëjnë kërkime? Kurioziteti intelektual është ndezur dhe kërkimi u ofron studentëve një mundësi për të zotëruar më shumë procesin e tyre të të mësuarit. Projektet kërkimore shpesh ofrojnë mbështetje financiare të nevojshme për studentët dhe i përgatisin më mirë ata për punë të paguara jashtë kampusit ose mundësi praktike.

E parë në këtë prizëm Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor me nenet e pafund të tij, më tepër ka për qëllim të krijojë një institucion koti që do harxhojë një buxhet (buxhet që do të duhet tu shkonte Universiteteve dhe Akademisë së reformuar), ku të futë në punë burokratë të rinj nga klanet partiake dhe miqësore ku sigurisht shumica nuk do të kenë haber nga Kërkimi dhe Shkenca sesa do të duhet ta abrogojë këtë ligj dhe tu japë fond universiteteve për Kërkimin Shkencor si dhe ashtu si e kërkon edhe bota Perëndimore.

Fondet shteti dhe privati, ti delegojë tek njerëz që janë të talentuar që punojnë për projekte dhe artikuj që ndihmojnë në zgjidhjen e problemit ose trajtimin e situatës. Kërkimi akademik synon të gjenerojë njohuri të reja që përmirësojnë zhvillimin shoqëror. Më thoni cili artikull shkencor i bërë në Shqipëri ka këto atribute që kërkohen nga Shkenca botërore? Asnjë pas vitit`90.

priftipirro2017@gmail.com