















Shtëpi e mure karakteristike beratase, tetor 2024

Letër nga miku, Tom Pergjoka, Gjermani, 13. 10. 2020

Pas shëtisë së lodhshme, duke pushur te ura mbi lumin Osum, mbrëmje në Berat, tetor 2024
______
















Shtëpi e mure karakteristike beratase, tetor 2024

Letër nga miku, Tom Pergjoka, Gjermani, 13. 10. 2020

Pas shëtisë së lodhshme, duke pushur te ura mbi lumin Osum, mbrëmje në Berat, tetor 2024
______

Nga: Frank Shkreli
12 Korrik 1874 –14 Tetor 1929
“Këto punë po i shkruaj këtu, o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po ma ka ënda me e mbështetë në to vjetërsinë e kombit tonë. Le ta marrë vesh bota se hyjnitë, mënyrat dhe sjelljet e besimtarëve, si grekët dhe latinët e vjetër, i patën prej etërve tanë, Pellazgëve”. (At Shtjefën Gjeçovi)
At Shtjefën Gjeçovi — klerik shqiptar françeskan, shkrimtar, publicist, përkthyes, etnograf dhe arkeologu i parë shqiptar. Më 1929, për shkak të veprimtarisë së tij patriotike, arsimore dhe kulturore u vra nga serbët në Kodrën Rrezin të Zymit të Hasit të Thatë. Viti 2024 do duhej të ishte shpallur vit kushtuar At Shtjefën Gjeçovit, me rastin e 150-vjetorit të vrasjes së tij nga armiqtë shekullorë të Kombit shqiptar. Ky propozim është bërë në një letër dërguar Ministrit të Kulturës të Republikës së Kosovës, zotit Hajrullah Çeku, në fillim të këtij viti nga Kryetari i Akademisë dhe Arteve Republikës së Kosovës, Akademik Mehmet Kraja, sipas linkut të bashkangjitur: U mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit (150-vjetori i lindjes)” – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ashak.org)
Siç duket, propozimi i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, paska renë në veshë të shurdhër të enteve të tjera të qeverisë e shtetit por edhe të enteve të tjera të interesuara të Republikës së Kosovës, pasi nuk është venë re ndonjë veprimtari kushtuar vitit të Shtjefën Gjeçovit me rastin e 150-vjetorit të vrasjes së tij nga serbët. Tani shohim se paskan dalë bosh përpjekjet prej pothuaj prej një vit të Akademisë dhe Arteve të Kosovës, për të përfshir ente dhe institucione të tjera shkencore dhe kulturore të Republikës së Kosovës, në organizimin veprimtarive kushtuar At Shtjefën Gjeçovit në 150-vjetorin e vrasjes së tij nga serbët. Thuhet se entet që Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës shpresonte të bëheshin pjesë e këtij aktiviteti këtë vit, për të nderuar Shtjefën Gjeçovin, por që më në fund, duket se u tërhoqën, duke mos mbajtur premtimet, janë: Instituti Albanologjik, Instituti i Arkeologjisë, Universiteti i Prishtinës, Instituti i Historisë, Instituti i Trashëgimisë Kulturore, Komuna e Prishtinës, Komuna e Lipjanit etj. Por në radhë të parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duhej të ishte, sipas ekspertëve, enti kryesor bashkrendues përgjegjës. Sidoqoftë, siç duket, i vetmi aktivitet kushtuar 150-vjetorit të Shtjefën Gjeçovit nga serbët, u zhvillua me 14 tetor 2024, një organizim ky – në minutën e fundit — nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Me një organizim që të sjell në mend atë frazën popullore: “Më ka çu baba sa me la gojën”, u mbajt konferenca shkencore e quajtur “ndërkombëtare”, me titull: “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit. Por, pa mbështetjen zyrtare të enteve të lartëpërmendura, ndërsa pjesëmarrja duket, sipas fotografive, dukej shumë e pakët, madje sipas disa burimeve, një numër folësish që kishin premtuar të merrnin pjesë, emrat e të cilëve ishin në program, as nuk kishin ardhur.
Është e vështirë të merret me mend se në interes të kujt është që vepra dhe jeta e At Shtjefën Gjeçovit të “mbetet në heshtje për një kohë të gjatë” siç u shpreh edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja në fjalën e tij të mbajtur në konferencën shkencore me 14 tetor në Prishtinë. Nisma e Akademisë në fillim të këtij viti, për ta sjellë veprën dhe sakrificën e Gjeçovit në vëmendje të publikut në Kosovë, por edhe në Shqipëri, në 150-vjetorin e lindjes së tij nuk gjeti mbështetjen e nevojshme tek institucionet shkencore, kulturore dhe arsimore të Kosovës as të Shqipërisë. “Nuk e mbajtën fjalën të gjithë ata që na premtuan se do të bëheshin pjesë e kësaj devotshmërie dhe respekti për Gjeçovin dhe veprën e tij. Në mungesë të kësaj mbështetje, ne patëm vetëm një zgjidhje: përmes kësaj konference, t’i japim zë shkencor punës së vyer të Shtjefën Gjeçovit, duke hedhur dritë mbi aspekte të ndryshme të jetës dhe veprës së tij”, është shprehur Akademiku Mehmet Kraja në fjalën e tij në konferencën shkencore. Lexoni fjalën e plotë me këtë rast të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Z. Mehmet Krajës, marrë nga portali i tij (facebook):
Si përfundim, dua të theksoj këtu se Gjeçovi është rilindës, rilindësi më i rëndësishëm i Kosovës, me të gjitha atributet që i kanë burrat me mendjen më të ndritur të kombit shqiptar. Ai ishte i pari rilindës që zbuloi se jo vetëm idetë dhe fryma jolëndore mund të flasin shqip, por shqip mund të flasë edhe toka, edhe një terakotë, edhe një kambanë e lënë në harresë. Ai po ashtu zbuloi se mund të jetë monument kulturor me vlerë të paçmuar edhe e drejta zakonore e kodifikuar, padrejtësisht e apostrofuar nga ideologjitë si pengesë e prosperitetit tonë kombëtar”. (Dr Mehmet Kraja –ishte kjo fjala e tij në konferencën me rastin e 150-vjetorit të Shtjefën Gjeçovit, mbajtur në Prishtinë disa ditë më parë).

Akademiku Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke mbajtur fjalën e rastit në konferencën që siç duket — në mungesë të mbështetjes nga entet e tjera, u organizua shpejt e shpejt, në minutën e fundit. Kjo shihet nga mungesa e të pranishëmve në sallë madje edhe e disa ligjëruesve (24 gjitsejt) emrat e të cilëve ishin në programin e konferencës për të folur, por siç duket nuk ishin prezent.
Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku shihet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama , duke e prerë shiritin e kësaj xhamie neoosmane sëbashku me Rexhep Taip Erdoganin.

Nga: Ragip Kçiku
Në Evropën e EU-së, nuk kam dëgjuar se shteti ka regjistruar veç të krishterët; veç ortodoksë, veç luteristë, veç protestantë e veç katolikë, as veç myslimanë. Këto kanë një emër të përbashkët: BASHKËSIA FETARE. Të gjitha besimet, pastaj menaxhohen veç e veç. Ky organizim, nuk lejon të përçmohet njëri besim kundër tjetrit. Këtu janë të gjithë të barabartë qoftë nëse paguan vetëm një anëtar i ndonjë besimi, psh hebrenjtë e Finlandës. Përse në Shqipëri “komuniteti mysliman; katolik; ortodoks etj.” e jo në radhë të parë bashkësia fetare. Bashkësinë fetare do ta udhëheqnin tri komunitetet fetare. Vendimet do të merreshin vetëm me konsenzus.
Pastaj, vendimet e bashkësisë fetare të jetësohen nga komuniteti i caktuar, gjithsesi i mbikqyrur nga udhëheqësit e përbashkët. Kjo do të ishte një lidhje e qëndrueshme, me ligje dhe me kushtetutë që të mos ndodh një luftë qytetare gjë që kurrë nuk mund të përjashtohet. Nuk mund të përjashtohet sepse tek ne e marrin pushtetin të çmendurit si Esat Pashë Toptani dhe Edvin Kritaç Rama. Rasti i fundut na mëson se, një turp i tillë mund të vijë shumë lehtë me vet faktin që shumica e myslimanëve dhe kryetari i komunitetit mysliman është penguar të narrë pjesë në një ngjarje si kjo e hapjes së xhamisë së haramit që e quakan e “Namazgjasë”.
A ka xhami ku nuk bëhet namaz?
Tek ne secili do të jerë pronar i çdo gjëje, e meqë jemi në këtë gjendje, vjen Erdoani dhe ofendon, injoron dhe përçmon shqiptarët. Kjo ndodh me uratën e jryeministrit. Kryeministri ynë nuk është me sgqiptarët jo. Si është me Vuçiqin, Erdoganin por jo me shqiptarin kosovar as “gylenist”.
Shpirti fetar i shqiptarit, në përgjithësi nuk është shpirt shqiptar.
Ata janë: turq, arabë, persë, grekë, serbë, dhe në rastin më të vogël, italianë. Ra xhamia e haramit dhe më solli në kujtesë qershorin e vitit 1991. Një grup shokësh, po ngjiteshim shkallëve të 15-katëshes. Në shoqërim e kishim një nga vajzat e një poeti të madh kombëtar. Poshtë shkallëve po ngjitej një prift i parruar. Mua nuk më bëjnë përshtypje kurrë këta njerëz të çfarëdo besimi qofshin. Është punë e tyre. Kanë gjetur budallenjë të ushqehen nga ta, le ta bëjnë. Vajza e moshuar u shkëput nga ne. Nuk dija çfarë po ndodhë. Shkoj, i kapi dorën dhe ia puthi. E mendova ndonjë prift shqiptar. Megjithatë, për mua ishte një skenë e pështirë. Kur u kthye tek ne, jo ishte zverdhur në fytyrë, dhe kishte fituar një çrregullim në frymëmarrje.
Kush është ky, e pyetëm ne nga Kosova.
Ajo nga ekstaza që kishte fituar, fare jostabile shpirtërisht, si me përçmim na u drejtua nga shkaku që ne nuk e njihnim: Është atë Janollatosi. Ai do të jetë kryem… etj. Shyqyr që nuk e dija se është grek nga Greqia. E konsiderova minoritar dhe e miratova me një buzëqeshje përçmuese. Pastaj kuptova se kush dhe nga ishte.
Ishte Ramiz Alia i cili ia kishte dorëzuar Kishën Autoqafale Shqiptare të Fan Nolit, armiqve shpirtëror dhe kombëtar të shqiptarëve. Mendoj se pas dy vitesh, shqiptarët nuk do ta kishin lejuar Janullatosin në Shqipëri por, Ramizi e shfrytëzoi situatën kur shqiptarëve më së paku iu interesinte çështja fetare. Aq u bënte, kush ishte a kush nuk ishte. Gafën e dytp e bëri baca Salë Ai, pa asnjë takt politik, Shqipërinë e futi në Liga Arabe. Ky ishte turpi i dytë i shtetit shqiptar. Ky ishte një akt që mund të sillte trazira. Ky ishte një akt tradhëtie ndaj shqiptarëve të krishtetë të cilët, me oendë kanë ruajtur kulturën shqiptare dhe më shumë se kjo. Nga shkon Edi Rama.
Në çdo rast vë zjarr në atë plagën që thashë. Ai, shqiptarët myslinanë, brenda një jave i bëri që, secili të urrejë secilin. Muhamedanët (gylenistët dhe erdoanistët), janë të zemëruar për “republikën”, bektashiane dhe me rastie inaugurimit të xhamisë së turpit, futi zjarr në mes gylenistëve dhe erdoanistëve. Shumicë absolute e myslimanëve janë gylenistët dhe të përmbajturit. Si tërësi, Rama komunitetin zyrtar mysliman, hiç bektashinjtë, ua dorëzoi Turqisë. Në rast një sulmi të Turqisë Shqipërisë që kuuuurrë nuk duhet përjashtuar, kush do të kapte armën kundër armikut potencial?
Programi i gylienistëve dhe i erdoanistëve është kthimi i Rumelisë në “atdheun otoman”, e kjo është e mundur sepse asnjë organizim as aleancë nuk ka mbijetuar përjetësisht, dhe kurrë nuk dihet! Kush për dhe kundër kujt do të mbrohet apo të lufyojë? Se një shthurtje e aleancave, si një shkëndi mes shqiptatëve që padyshim do të nisej nga serbët me emra shqiptarlsh, grekët me mbiemra ortodoksësh si dhe myslimanët e babë dovletit, mund t’i fusin flakën. Mos mendoni se mburrja për harmoni fetare ka çdo herë qëllim të mirë. Më shumë është për t’i futur shqiptarët në gjumë e kur të plasë, secili do të thoshte: E besa këtë nuk e jemi pritur!
Armiku godet gjithnonë aty ku nuk e pret. Përbuzja e Kosovës për shkak të Vuçiqit nuk është e rastit. Përqafimet e Vuçiqit u panë pardje me suksesin e tij yë lobinit për largimin e korridorit 8 nga Shqipëria etj. Të kthehem tek titulli. Nuk do të ndodh një luftë ndërfetare sepse populli shqiprar ka filluar të mos lodhet me atdhedashuri. Ai, tani mendon njësoj sikur më 1992, kur shante flamurin, atdheun dhe emrin e vet.
Pra, shqiptari nuk ka asnjë interes të luftojë për Shqipërinë por, do të ikin kudoqoftë që ka një rehati sociale dhe politike, qoftë edhe pa emrin e dashur SHQIPTAR.


Nga: Frank Shkreli
Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë — përveç tjerash – edhe me një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, drejtuar vendeve anëtare të organizatës botërore që ai drejton, organizatave ndër-qeveritare dhe atyre jo-qeveritare dhe medias, në mbarë botën, mbi rëndësinë e demokracisë në botë. Frank Shkreli: Shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024 | Gazeta Telegraf Në mesazhin e tij kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, nënvijoi se “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është një mundësi për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të fjalës së lirë, lirive civile dhe shtetit të së drejtës; llogari-dhënjen nga institucionet qeveritare si dhe mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut”, si domosdoshmëri në procesin e zhvillimeve demokratike në botë. Kjo, tha me atë rast, udhëheqsi i OKB-së, është, veçanërisht, “me rëndësi këtë vit, kur më shumë se 50 vende – që, aktualisht, përfaqësojnë gjysmën e popullsisë globale – mbajnë zgjedhjet e radhës”. Antonio Guterres, theksoi gjithashtu se këto të drejta demokratike dhe vlera universale po sulmohen në mbarë botën. Liritë, në përgjithësi, po gërryhen, hapësira për pjesëmarrje qytetare në proceset politike po ngushtohet, ndërsa që polarizimi politik po intensifikohet, ndërkohë që mosbesimi ndaj vlerave demokratike, po rritet, ka thenë ai. Për fat të keq, kjo deklaratë tingëllon si deklaratat parlajamëruese të mëparshme ndaj rreziqeve që pëabll demokracia, por që tregon gjithashtu se zhvillimet dhe proceset demokratike në botë, jo vetëm që nuk po përmirësohen, por përkundrazi, problemet e demokracisë po shtohen gjithnjë dhe pa ndërprerje, 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit. Si rrjedhim, anë e mbanë botës, demokracia po kërcënohet dhe po rrezikohet si sistem i preferuar qeverisës.
Për këtë fakt shqetësues për fatin e demokracisë anë e mbanë botës, shkruhet pothuaj përditë në median amerikane, ndërkohë që është theksuar edhe në shumë raporte ndërkombëtare organizatash jo-qeveritare, përfshir një raport të botuar në fund të marsit që kaloi nga Fondacioni prestigjoz gjerman Bertelsmann. Sipas këtij raporti të para disa muajve– siç ka raportuar DW – 63 vendeve të botës që konsiderohen demokratike, ua kalojnë me numër vendet autokratike – gjithsejt 74. Kjo, sipas fondacionit gjerman tregon se ka ndodhur një ndryshim i madh global i një distancimi të dukshëm nga qeverisja demokratike, drejt autokracisë – shkaktuar nga ngjarjet e fundit gjeopolitike, por edhe nga sëmundja Covid-19, sipas këtij fondacioni.
Sipas këtij raporti, faktet janë tepër shqetësuese për zhvillimet demokratike anë e mbanë botës. Thuhet se, gjatë 20-viteve të fundit, demokracia, proceset dhe vlerat e saj janë përkeqësuar në 137 vende të botës, vende të cilat konsiderohen në zhvillim e sipër, si nga pikëpamja politike ashtu edhe ekonomike. Sipas fondacionit gjerman, këto janë shtete të cilat nuk mbajnë zgjedhje të lira dhe të cilat nuk kanë një shtet funksional kushtetues. Në raportin e Fondacionit Bertelsmann, që citohet nga DW, thuhet se vetëm gjatë dy viteve të fundit, zgjedhjet që janë mbajtur në 25-vende të botës, cilësohen si më pak të lira dhe më pak të ndershme se ç’ishin më përpara. Për më tepër, sipas raportit, në 39-vende të botës, fjala e lirë dhe liria e shtypit kanë hasur në kufizime gjithnjë e më të mëdha, gjatë të njçjtës periudhë.
Megjithë retë e zeza në horizontin e proceseve demokratike në shumë vende të botës, Sabine Donner, njëra prej autorëve të raportit të Fondacionit Bertelsmann – një raport më gjithë-përfshirës të këtij lloji në botë — i ka thenë DW se ajo nuk është, krejtësisht, pesimiste mbi demokracinë në botë, sepse sipas saj, vitet e fundit, popujt dhe qeveritë janë më të vetdijshëm se para 10-vjetësh, për problemet dhe sfidat që paraqesin — për vendet demokratike — regjimet dhe liderët absolut — që formë qeverisje kanë autokracinë – tha ajo për DW.
Në raportin e fondacionit gjerman thuhet se lufta më efektive kundër prirjeve autoritare në një vend, është dhe duhet të mbetet angazhimi dhe mbështetja serioze e qytetarëve për zgjedhje të lira, për lirinë e shtypit dhe për funksionimin e ndarjes/pavarësisë së pushteteve. Autorët e raportit të Fondacionit gjerman Bertelsmann arrijnë në përfundimin se në vendet ku demokracia funksionon, normalisht, tanimë, qeveritë në ato vende duhet të kërkojnë – më shumë se ç’kanë bërë në vitet e kaluara — një konsensus sa më të madh politik nga një segment sa më i gjërë i shoqërisë. Ndonëse, sipas DW, autorët e raportit pranojnë se një gjë e tillë po bëhet gjithnjë e më e vështirë në një atmosferë në rritje e sipër të polarizimit të forcave politike, anë e mbanë botës.
Sipas, OKB-së, ndër 50-vendet që do mbajnë zgjedhje vitin që vjen janë edhe Shqipëria e Kosova, ku kanë filluar tanimë përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas vërejtsve të huaj dhe të brendshëm –në prag të zgjedhjeve në Shqipëri dhe në Kosovë, ndonëse më pak në Kosovë – vihet re një mungesë e dukshme e përpjekjeve serioze për transformime politike drejtë vendosjes së demokracisë së vërtetë, sidomos të sigurimit se zgjedhje do jenë të lira dhe të ndershme. Fatkqesisht, jemi mësuar tani që dy shtetet shqiptare vazhdojnë të klasifikohen, në raportet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe zhvillimeve demokratike, si “pjesërisht të lira”. Kjo ndodhë, për disa arsye, por pikërisht për mungesë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe për kufizimin e të drejtave dhe lirive bazë, siç është fjala e lirë dhe sidomos, liria e shtypit të pavarur. Është kufizimi i këtyre të drejtave bazë të njeriut, që po rezikojnë lirinë dhe demokracinë e fituar me aq vuajtje e sakrifica që, për fat të keq, po bejnë që edhe dy shtetet shqiptare dhe shoqëritë e tyre të shkojnë drejtë një polarizimi politik gjithnjë e më të ashpër – ndërsa po afrohen zgjedhjet. Një prirje kjo që rrezikon, seriozisht, arritjet e deritanishme të lirisë dhe demokracisë sado të brishtë në trojet shqiptare, e që dalngadal i hap derën distancimit gjithnjë e më të madh të shqiptarëve nga qeverisja demokratike drejt një sundimi absolut.
Ekspertët janë dakort se demokracitë e pjekura, të stabilizuara dhe me përvojë historike e kanë më të lehtë të luftojnë dukuritë që rrezikojnë sot liritë dhe demokracinë në vendet e tyre – por që është shumë më e vështirë për vendet me një demokraci të brishtë ose “pjesërisht të lira”, si Shqipëria dhe Kosova, të luftojnë prirjet anti-demokratike dhe përpjekjet drejt vendosjes së një regjimi autokratik – prirje të cilat rrezikojnë liritë bazë të njeriut dhe demokracinë edhe të shqiptarëve Progresi demokratik ka nevojë për një proces. Në krye të listës së këtij procesi janë zgjedhjet, vërtetë, të lira, të ndershme dhe demeokratike, për të gjithë dhe pa dallim.
Për fat të keq, përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë sot në botë bëhen edhe më të vështira kur sunduesit autokratikë gjithandej – diktatorë të majtë e të djathtë – bashkpunojnë kundër armikut të tyre të përbashkët – DEMOKRACISË SË VËRTETË – si në kohën e Stalinit e të Hitlerit, bashkpunim i turpshëm që më në fund çoi në Luftën e dytë Botërore. Mbetet për t’u parë se çfarë do sjellë ky bashkpunim fatkeq midis këtyre forcave të errëta – të djathta e të majta – për të ardhmen e demokracisë dhe lirive bazë për popujt e botës, në vitet në vazhdimësi.
Në shikim të parë, kam drojë se kemi mjaft arsye që të jemi të shqetësuar për gjëndjen e krijuar në botë, por duke shpresuar se demokracitë e vërteta do zgjohen nga gjumi letargjik përballë kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat përballet sot demokracia kudo.

Gani I. Mehmeti
Vulin thotë për Kosovën « Është territori serb që na është vjedhur ».
Vulin, lexo më shumë, njihu me historinë e vendeve, mos shfaq dëshirat tuaja për pushtimet e tokave të tjera. Ju mendoni ta serbizoni krejt botën me atë « Botën serbe » të « famshme », për çka tregoni dëshirat e juaja për ta pushtuar apo serbizuar botën deri atje ku gjendet edhe një serb i vetëm!!!
Po, a ka një shtet në botë sot ku nuk ka edhe popuj tjerë, përveç popullit vendas aty? A e di ti se edhe shqiptarët e kanë marrë botën, dhe zor të jetë ndonjë shtet në botë e të mos ketë shqiptarë! Por, pse është një shqiptar, po qofshin edhe me qindra e mijëra, nuk janë botë shqiptare, përveç atje ku janë tokat shqiptare denbabaden.
Shihet qartë përpjekja juaj për dominim në Gadishullin Ilirik, Europë e Botë. Po dominimi nuk bëhet me pushtime tokash të fqinjve, ajo do bëhej me punë të mira, se ashtu nuk do ju urrente askush. Ju, jeni ata që urreni tjerët, pastaj edhe ata të tjerët ju urrejnë juve. Mjaft keni ecur me gënjeshtra.
Ju keni treguar aspitratat tuaja për pushtimet e reja, nisur nga Kosova, Republika Serbe e Bosnjes, Malit të Zi dhe Maqedonisë e ndoshta edhe të një pjese të Shqipërisë, që ta rrisni Serbinë tuaj e ta bëni aq të madhe, duke dalur edhe në ujërat e nxehta të Adriatikut, pa qenë kurrë serbe.
Një diçka që merret me zor, brenda mundësisë, nëse nuk lëshohet me qef, me dëshirë, duhet të lëshohet me zor, ashtu si është marrë. Të duket pak vuajtja e shqiptarëve nën regjimet serbe prej kur u pushtua Kosova në vitin 1912 e deri në vitin 1999, kur ju ndoqët popullin shqiptar prej saj?
NATO dhe BE, nuk bënë asgjë më shumë se korrigjuan një gabim të vogël dhe me vonesë të tyre kur pranuan Kosovën për tokë serbe pas vitit 1912 dhe ua lanë juve!
Vulin, ju deshët të largoni popullin shqiptar prej saj sikur në vitin 1878 që larguat prej Sanxhakut të Nishit të atëhershëm dhe e vodhët edhe gjithë atë territor shqiptar, që lëngon nën sundimin tuaj.
Shikoji hartat, kur nuk ishit asgjëkundi, dhe që flet se krejt ju serbët jeni vendosur në tokat Ilire e Dardane që shfaqen në Perandorinë Romake.


Libri është botuar në Paris më 1984, edhe autorët janë këtu, që të bindeni. Si nuk kanë punuar hartat sipas dëshirave tuaja, medet ! Mund t’i akuzoni autorët!

Vulin, shiko Ilirët, Dalmatët dhe Dardanët ku shtriheshin, që ju gënjeni kohën e fundit, sikur jeni pasardhës të tyre, por në histori njihet koha e dyndjeve sllave, kur erdhët në Europë!

Edhe këtu kemi Ilirët dhe Dalmatët.

Në vitet 1860 deri më 1878 Serbi është pashallëku i Beogradit. Pra, në tokën shqiptare, sepse Sirmiumi, Beogradi i sotëm, ishte i shqiptarëve deri më 1830.

Vijmë te vitet 1878 deri më 1914, ku shihet qartë se Serbia është rritur territorialisht në dëm të shqiptarëve, duke pushtuar nishin dhe mbi 700 fshatra tjera prej andej, që njihet si zbrazja e Toplicës më 1878 nga shqiptarët : Me mijëra qenë vrarë, prerë, ndjekur me qindra mijëra nga trojet e veta.
Më 1912 tinëzisht pushtuat Kosovën, kur forcat shqiptare ishin duke ndjekur Osmanët, dhe ju bëtë maskara në popullsinë civile shqiptare që kishte mbetur e pambrojtur.
Tani, si ket ë drejtën të thuash se po na e vjedhin Kosovën, kur ju e vodhët më 1912. Ajo çka vidhet, nuk është e jotja. Ju jeni hajnat, ju keni vjedhur gjithçka shqiptare. Edhe tokat, edhe kishat, edhe historinë.
NATO, Be dhe kushdo tjetër, nëse janë për Kosovën e Pavarur, janë në të drejtën, se atë e tha edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 10 korrik 2010.

Të gjithë armiqtë Kosovës po luftojnë natë e ditë për të dëhmur se çështja e Kosovës, “nuk është tregim i kryer”, sepse lufta e drejtë ia prishi planet Serbisë neofshiste, sepse ata armiq i kanë nga dy e tri Kosova brenda, e vetëm Evropa i ka 95. Me këtë shpresë konjukturle çarqet serbe ëndërrojnë që “pazarin” për Kosovën ta kthejnë të paktën në KS OKB, pale mos do të “flejnë” SHBA, Franca dhe Anglia dhe pastaj Kina dhe Rusia do të këndojnë ndonjë krainë për Kraleviq Markon. Duke menduar kështu, shqiptarët më 1999 filluan t` i lavdojnë të gjithë Flamujtë në Perendim. Me këtë nivel kritik të pozitës së trurit të kamur në “burek” mediokër, do të fillojë të hahet “krelana” me ujë, ku mendet ishin lëshuar në epokën e vetëlavdisë dhe akuzës, nga disa persona të pashkolluar, por me grada partiake.Shumë energji është hargjuar duke u akuzuar shqiptarët në mes veti, në stilin “ ti ke vrarë, ti ke ndejtë sehirë”, gjithënjë duke deponur poena negtiv ndaj UCK-ës. Në këtë fushatë të çemdurisë më së largut pati dhe është ende në modë një gzetë shqipshkronjëse “B. s.”.Dhe armiku që nuk ishte naiv, e dijti fare mirë se ku lëshohet “glca”. Filloi me mejshtri t` i vrasi shumë kundërshtarë të njeri tjetrit. Lexone: “UCK- kako smo izgubili Kosovo i Metohiju”, do ta kuptoni të dy palët se keni hudhur benzin në zjarin që ju ka diegë dhe nuk ngrohet se dike do ta djeg shumë keq. E asnjëherë politiknët bajraktar mëhallash, nuk e kanë vu gishtin në vetull, se çka përmbajnë 63 Dosjet e dërguara në Tribunalin e Hagës më 2000/3 nga BIA serbiane.
Për ta kuptuar se si u kurdisë akuza ndaj drejtuesve të UCK-ës, së pari duhet si pikënisje të jetë kush e hulumtoi gjenocidin në Srebernicë. Asnjë prokuror evropin apo i SHBA-ve nuk pranoi ta hulumtojë gjenocidin e pafalëshëm që ndodhi në BESE të KS OKB-ës në fillim. Po, Karlla Del Ponte e ngarkon për krimin e shekullit një prokuror PERUN që ta hulumtojë atë gjenocid, dhe për një kohë të shkurtër Paullo ( BARAJBERI u bë me famë botërore. E vërteta, ky prokuror e kreu detyrën me mjefatë sukses dhe makineria serbiane ia vnoi syrin, për çka në një kohë rekorde, rusët dhe kinezët, ku nuk munguan as indasit dhe disa vende arabe, filluan ta “trullojnë” Barajberin me lavdata INTERNE, pa e ditur fare opinioni, se çka synonin. Pra diplomacia e “kalanicës”, filloi ta rrjedhë ujin, jo nga fundi ku kishte vrima, por “nga lartë”! E për këtë diplomaci pushtetarët tanë as nuk kanë degjuar kurrë.
Kështu, kur ishte ora 12 pa 5 minuta, makineria neofashiste serbiane doli në skenë përmes një historiani i quajtur Stojan M Protiq ( nip i M. Protiqit- Ballkanikusit, që ishte themlues i parë i qeverisë Mbretërisë SKS. Me urdhëra të tijë ndodhi gjenocidi më 1919-1921 në: Rugovë, Plavë, Guci, Gjakovë, Pejë dhe në LLap ku më së shumti u dëmtua Prapashtica dhe Sharbani, me fmilje të tëra të shfarosura. Mizoria policoro ushtarke e Ballkanikusit atëherë, është dy herë më tragjike se Srebernica.(Lexone: H. Bajrami, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Prishtinë 2008, detalisht). Asaj tragjedie njerëzore ku dokumentet interne të pushtetit e vlerësojnë si diegje masive të shtëpive dhe popullit si në netët e Bengalit (AJ. S. 14/101/9-me mija telegrame që posedohen-hb), ua kalon vetëm diegja dhe krematoriumi çetnik në Bihor të Sanxhaakut 1942/43 ku pësun mbi 9000 shiptarë dhe boshnjak të rreligjionit musliman. Dokumentet i kanë botuar çarqet çetnike, madje me lavdata. Edhe në këtë krematorium merrë pjesë elita e e familjes Protiçëve, prej kah me perfiditet vepron sot Dr Stojan M.Protiqi e kompania, i cili këto ditë doli me tezen se transferimi i popullsisë. Zanati familiar nuk harrohet.
DR.Stojan M. Protiq në cilsinë e ish ambasasorit të RFJ në Bern të Zvicrës, duke u tronditur me të gjeturat në Srebernicë, do të përpilojë një raport shumë indikativ, duke mos pasur rrugë tjetër të akuzojë UCK-ën se:” Ka bërë trgti me oragnet e serbëve të vrarë”, dhe atë ‘pazar’ e ka plasusr se është bërë në Malësi të Mbishkodrës, në një shtëpi të verdhë, ku organet janë “tarspalntuar”, nja 20 metra largë torishtës bagëtive! Ku jeni mjek shqiptar dhe joshqiptar? Tërë këtë skenar që e ka kurdisur Dr Stojan M. Protiqi, sikurse gjyshi i tij prej ideologu nazifashist që 22 vjet para Hiterit i projektoi kampet e përqëndrimit për shqiptarë (1921-1923) në Nish, Lekofc dhe Nikshiq (AJ. S. 14. F. 101/999).
Për ta realizuar “dramën” e tij në skenën e Hagës,Dr Stojan M. Protiqi do t` i drejtohet Karla Delpontës për ta marrë Raportin e tij në konsideratë. Në vijim do të vihet në kontakt P. Baraaberi i Perusë (Srebernuicus) dhe pas shumë peripetive do të stacionohetohet në Mitrovicën Veriore i shoqëruar me një lavire që shitej si juriste. Aty(afer Leposaviqit), do të furnizohet me “informata” të politikës “Panda”- vet vrajë e maskro e vet akuzo”, gjithnjë në stilin e Milln Protiqit. Ky kriminel më 1921 do t` i urdhëroi Drejtorit të kampit fashist në Nish: “Mos i vrani shqiptarët me pushkë se po ndihet krismat, por i therrni me bajoneta madje me duar të lidhura”. Madje për kalvarin në Prapashticë dhe Sharban, Millan Protiqi dhe Nikolla Pashiqi me bekim të Mbretit Aleksander, do të urdhërojë që kufomat të bartën në drejtim të Nishit, sepse Kryqi i Kuq dhe Instituti Kernexhi, ishin dalë në hulumtim. Bartëja e kufomave më 1999, nuk është hera e parë që e zbatojnë barbarët serbian të shkollës Protiqëve (Ballkanikusve). Po, me sugjerim të ambasadorit Serbisë në Bern më 2000/2, do të provohet që eshrat e marrur tjetërkund, të palsohen në shtëpinë e Verdhë në Malësi të Mbishkodrës dhe të akuzohen shqiptarët e sidomos drejtuesit e UCK-ës. Me që nuk do të pi ujë kjo “kreaturë” neofashiste si uvertyrë serbviane, dr. Stoja M. Prtotiqi me kujdesë do të largohet nga Berni dhe do të tarsferohet për mabasador në SHBA. Atje duke e luajtur rrolin e kuazimodos, do të “shpallet se është ambasadori më pro amerikan” nga Ballkani. Natyrisht se falli do të i krijojë hapësirë në fillim, por agjentet e CIA dhe FBI-ës shumë shpejtë do të i bien në gjurmë dhe me dhunë nga KOS (Kisha+BIA..) do të pensionohet, për t` u lajmëruar këto ditë (tetor 2018) me skripta recetore të reja të Dr Resherit nenazist (1942-1944). Deri këtu kishe shkuar falli i KOS-it dhe BIA-s serbiane, përmes këtij dr Stojan M.Protiqit, i cili le përshtypje të një llafazani që dinë shumë, sepse ia ka siguruar pozita aristokrate e Serbisë e përkdhelur nga Franca nga viti 1919, kur u krijua katrahura Jugosllavi në Versaj e aty nuk ishte Rusia fare, që si hapësirë unike sllave ishte dhe mbetet armiku nr. një i shqiptarisë atëherë po edhe nëse përtrihet.Pra nuk është gjithëherë Rusia fajtore për tragjedinë shqiptare.
Me mundime të mëdha diplomacia serbiane, do të provojë që të gjindet një “blerës” i mallit kancergjen të kotillës torishtë shoviniste, të dr. Stojan M. Protiqit dhe atë mall do ta marr “veresi” në fillim ng P. Barajberi, pastaj Dik Matrinoviq, që në fakt u bë një mercenar që arrijti të vejë në lajthitje tërë Këshillin e Evropës dhe më gjërë. Nuk është krim i lehtë trillimi i kvartetit: Stojan, Barajber, Karla dhe Dik, por është trgjedi për diplomcinë e Kosovës që drejtohet nga analfabetët, që nuk e njohin hetuesin (hulumtimin), advokaturën (mbrotjen me fakte të çështjes shqiptare) dhe gjykimin (verdiktin), që duhet të rrezatojë seriozitet dhe dituri të guximshme. Në këto mjegulla që i ka kurdisë jo vetëm, pas shumë peripetive që mos të zbulohen, megjithë atë në Perendim pas informatave të para kur e kuptuan se “ku janë bërë traspantimet” (afer një torishte bagëtish) e tërë medicina botërore filloi të lëkundet nga turpi dhe Stojani do të filloë ta ndalë shpejtësitë, për të u tërhiekur, por gjurmet kishin mbetur. Megjithë atë Dr. Qorr Stojani, do të mednoi se diça ka bërë për Serbinë, dhe një kohë të gjatë do të maskohet, sigurisht me sugjerimin e atyre që e kishin lavduar në Bern dhe Vashington. Por papritamas do të shpërthej dreçi, dhe Parlameti i Republikës Kosovës, do ta pranojë themelimine Gjykatës Speciale,me çka mjegulohet çdo përgjegjësi e Stojanit, Gjykatë kjo, e cila është vetëm një maskë e plotë e skenarit të Dr. Stojan M. Protiqit, i cli terthorazi ka filluar tani të lavdohet se jo vetëm Presidentin Hashim Thaçi por edhe tërë garniturën e UCK-ës do ta dërgojë në Hagë. Madje nja 200 000 shqiptarë do të izhvendosë ng trojet e veta dhe do të i kolonizojë me serbë nga Knini dhe Sremi, me skenarin që e zbuloi këto ditë (6 tetor 2018).
Vetë fakti se po ndrrohen qe disa prokurorë në Hagë, po deshmohet se fjala është te një akuzë me zero vlerë, sepse nuk ka prova, dhe si i tillë skenari “Protiq”, duhet të shkojë ne plehun e kanalizimit të Radikalëve të Protiqit, Pashiqit dhe Sheshelit, i cili tani po i kërcnohet Kosovës me 1000 ushtarë special dhe me 3 miga të ndryshukr rus, që mund të rrzohen për 2 minuta. Mdje jo vetëm Shesheli por edhe disa oficerë ncistë serbian po kërcnohen se në Veri të Mitrovicës hyjmë për tri orë; në Gjilan dhe rrethinë hyjmë për dy orë. Ndoshta, por a duhet llogaritur se shqiptarët tani për 1 orë e gjysmë, do të hyjnë nga Merdari në Nish, e çka do të mbetet pas një mueji në Kosovë nuk dihet se nuk mirrem me fall e as me kërcnime. Si duket serbianët janë zgjuar nga narkoza dhe prap me hjekësi të Protiqëve, Rankoviqëve e Millosheviqëve e Zhigiqëve, e Ristiqëve të Putinit po kërcnohen. Por, megjithë këtë, Dr Stojan M. Protiqi ia ka arritur ta trazojë jo vetëm Këshillin e Evropës, por ka arritur t` i bindë edhe shumë “koka’ në SHBA sa ishte atje ambasador, se e ka përpiluar një raport realist. Dhe kur u kuptua se Ambasadori dr Stoajn M. Protiq ka gënjyer, makineria qevriatare e Beogrdit në një mjegullim total histerik, historianin Stojan.m. Protiq e pushoi nga puna , kuptohet për ta mjegulluar pazarin. Këtu diku pushon akuza kundër Hashim Thaçit etj. e cila është vetëm një trillim serbian me “byrek’ të prokurorit P. Barajberi dhe nja TRE lakejëve të tij sllavokomunist. E tërë kjo targjikomedi është shfaqur në mënyrë konkave në Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, jo me skenar të pastër rus, por me intriga të shkollës vjetër të radikalëve të Ballkanikusit, Pashiqit, Mihajloviqit, S. Jovanoviqit, S. Moleviqit, Sheshelit, Dr Stojan M. Protiqit dhe disa lakejëve që e shoqërojnë nepër televizoinet shtetërore të Serbisë, por edhe të Kosovës!!!.
Së kënejmi HashimThaçi nuk duhet të frikësohet prej aksujt. Por, të gjithë ata që kanë trilluar kundër UCK-ës duhet të frikësohen prej drejtësisë që do të ngadhënjejë. Dhe për mos me triumfuar ajo drejtësi lakejtë e Beogradit dhe Kremlinit, nuk do të lënë guri pa lëvizur, tani për tani, për t` i mjegulluar akuazat me “gelqere”, sepse ka filluar ta ua djegë frytet bryma verore, malarja e krizës ekonomike dhe politike, duke e brejtur përbrneda njera tjetrën si forca ideologjike, deri në vedjken totale, që do të ngjan publikisht më 2019. Koha punon për Republikën e Kosovës, por establishmenit politik shqiptar, duhet t` i pret sopata në një vend, kur janë në pyetje çështjet e drejta civilizuese.
Ekipi që e ka kurdisur akuzën kundër drejtuesve të UCK-ës me qëllim të nivelizimit (minimizimit) të krimeve serbe në Bosnje dhe Kosovë (1991-1999), e kanë këtë adresë në të cilën kanë punuar: Dr Stojan M. Protiq(nip i kriminelit Milln Protiq i quajtur “Ballkanikus” vrasës ordinerë i shiptarëve, kreator i Miliq Kërstës, Punisha Raçiqit, Toma Popoviqit, Mihajllo Ceroviqit 1919-1923…) si iniciator dhe kreator i gënjeshtrve, Karlla Del Pointe (zvicrane, prokurore në Tribunalin e Hagës, Pavao Barnabieri një hetues Peruan, prokuror që e hulumtojë Srebernicën dhe pastaj makineria serbiane e solli në Veri të Kosovës, ku i kurdisi ilegalisht me mija gënjeshtra që sot pushojnë në Fondin e Tribunalit Hagës, dhe të konvertuara në Gjykatën Speciale raciste kundër shiptarëve, por që ka deshtuar në çdo pikë të kauzës. Dhe, mu për këtë nuk po kanë kah t` ia fillojnë; po presin mos po ndodhë ndonjë tollovi në Kosovë dhe pastaj t` nxierrin këmbët duke i përvetësur 350 000 000 euro , e Barabieri? E Dik Marti-zvicran me 10 gjykatësit e sa nëpunës tjerë nuk dihet. Tërë kjo rrjetë është paguar mirë nga pushteti neofshist serbian dhe rus në stilin “in finitio”, edhe pse ka vite që janë pensionuar.
Sipas hulumtimeve të mia, Pavao Barabieri një kohë ka punuar pas pensionimit në Londër si profesor , por tash i është humbur çdo gjurmë, sepse sikurse Stojan Protiçi është bërë e ditur (!!!!) se si kanë manipuluar me “krimet” e trilluara ndaj shqiptarëve. Ta themi edhe këtë, se dr Stojan M. Protiq për çdo javë është panelist në një televizion neofashist në Beograd, ku i thurë oda dhe lavdata gjyshin parafashist, që në faktë është përgjegjës dhe i burgosur në kohën e tij për shumë krime si radikal dhe ideolog i krijimit të kampeve të përqëndrimit kundër shqiptarëve. E vërtetë Dr Stojan M. Protiqi sot duhet të paditet se është ideator edhe i bartës i kufomave shqiptare deri në Danub më 1999. E kur të fillojnë hetimet, ky do ta zbulojë tërë ekipin e tij prej makiavelisti. Politikanë shqiptar mos u frigoni., veproni në ekip, por me dituri dhe me kuadro të guximshme që nuk e urrejnë asnjë popull. Unë nuk i frigohem së vërtetës, ja ku jam politikan pa dituri e me pushtet të fituar me intriga. Vet e keni siellë Kosovën në defanzivë,me fusnota, me biseimet falso në Vjenë e Bruksel, gjithnjë nga kaudrot që lëvdohen në mëhallat e tyre, si dhe kopeve që u përplasen pas. Mjerë ky popull që iu ka besuar.
Susi Groth
Rrita Shala, inxhiniere e makinerisë në Aventus në Warendorf, sjell shembullin më të mirë se si një grua nuk ka nevojë të zgjedhë mes fëmijës dhe karrierës. Një model fleksibël pune dhe marrëdhëniet shoqërore në kompaninë e saj e ndihmojnë atë. „Kur një punonjës i Aventus më ofroi një pozicion në menaxhimin e projekteve në vitin 2022, djali im më i vogël ishte vetëm tre muajsh“, kujton Rrita Shala.
Megjithatë, inxhinierja 33-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve nuk e shqyrtoi gjatë dhe e pranoi ofertën. „E dija që do ta arrija. Aventus besoi tek unë dhe më ofroi orare fleksibile pune dhe mundësinë e punës nga distanca.“
Që atëherë, kosovarja, e cila jeton në Gjermani që nga koha e trajnimit të saj si mekanike industriale dhe studimeve të inxhinierisë mekanike, është e angazhuar në Aventus GmbH & Co. KG, një prodhues i pajisjeve të paketimit me qendër në Warendorf. Në sektorin e vizatimeve të projekteve, Rrita Shala, në bashkëpunim me shitjet dhe realizimin e projekteve, krijon oferta dhe vizatime kontratash për klientët. „Më pëlqen të zhvilloj zgjidhje teknike të reja, sidomos kur mund të përmirësoj efikasitetin e një makine“, thotë ajo.

Në ekipin e saj, i cili përbëhet përgjysmë nga gra dhe burra, ajo ndjehet mirë. „Kam dëgjuar histori kritike nga shoqet e mia në kompani të tjera, por vetë nuk kam pasur kurrë përvoja të këqija dhe gjithmonë jam ndjerë e respektuar. Këtu më marrin seriozisht dhe më mbështesin aktivisht.“ Grave që mendojnë të ndjekin një profesion teknik, ajo u rekomandon: „Guxoni! Dhe mos lejoni të ndikoheni apo të shtyhesh në kliçetë e roleve.“ Ajo e di se: gratë shpesh kanë nevojë për më shumë inkurajim. „Me vendosmëri, punë të palodhur dhe besim në vetvete mund të arrijmë gjithçka“, thotë ajo me vetëbesim.

Shënim
Rrita Shala është në mesin e atyre femrave dhe grave kosovare, që me punën dhe përkushtimin që tregojnë, marrin lavdata dhe bëhen edhe shembuj në kompanitë ku punojnë, duke u bërë ambasadore të Kosovës