Kreu Blog Faqe 735

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu

0

Prishtinë, 11 tetor 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim mëngjesin e sotëm Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Nevzad Lutfiu.

Biseduan një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat lidhen me aktualitetin dhe situatën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ndër temat të cilat u diskutuan në këtë takim ishte edhe nevoja për përkrahje të shtuar për shqiptarët atje, të cilët vazhdojnë të përballen me sfida të shumta, duke përfshirë diskriminimin dhe shtypjen sistematike.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu shqetësimet e thella në lidhje me vazhdimin e praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe ritheksoi përkushtimin për të qëndruar pranë dhe për të mbështetur të drejtat e ligjshme të shqiptarëve atje.

Forhåndsvisning av bilde

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të ofrojë mbështetje të gjithanshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, me fokus kryesor në avancimin e të drejtave të tyre dhe për një perspektivë më të ndritur për bashkatdhetarët tanë.

Forhåndsvisning av bilde

Neootomanizmi është antihistorik, antiturk dhe antishqiptar !

3
Nga Jusuf Buxhovi
___
Një përqasje historike sado kalimthi e periudhës së fundit të Perandorisë Osmane (nga Kriza Lindore deri te luftërat ballkanike si dhe rrënimi i saj përfundimtar në vitin 1923 kur do të shpallet Republika e Turqisë) jep për me kuptue se tendencat e sotme neootomane dhe kalifatiste në drejtim të vendeve europiane që dikur ishin të pushtuara nga Perandoria Osmane dhe poashtu kundër kemalizmit në Turqi, përkundër farsës demokratike me të cilat po përcillen, janë antihistorike, antiturke dhe antishqiptare njëherësh, meqë historia kategorisht përjashton reinkarnimet e tilla.
I.
Aspekti antihistorik
Ndonëse sulltan Hamidi shfaqet si “kalifi” i fundit osman, me reformat e Tanzimatit (shpallja e Hatisherfit të Xhylhanës dhe të Hamajanit), u pranua parlamentarizmi ndërsa sistemi juridik pjesërisht u largua nga diktati i sheriatit, Perandoria Osmane detyrimisht hoqi dorë nga obskurantizmi fetar dhe logjika e kalifatit. Edhe pse në vitin 1877 sulltan Hamidi, me shpërndarjen e parlamentit osman ktheu despotizmin, megjithatë, në raport me fuqitë e mëdha të kohës, Perandoria Osmane, ruajti kursin europian, duke i mbështetur reformat juridike, ekonomike dhe politike në vend, pale se shumë prej tyre mbetën vetëm në letër nga shkaku se vetëdija e kalifatit ishte pjesë e mentalitetit të shtresës dominuese shoqërore që nuk i pranonte ndryshimet që e shpronsonin nga fuqia e pushtetit despotik dhe ushtrimit të tij në të gjitha poret shoqërore. Pas Konferencës së Parisit 1865, kur do të pranohet në sofrën e Fuqive të Mëdha europiane, ndonëse në një situatë të pavolitshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike kur duhej të lëshonte vazhdimisht pe karshi hegjemonizmit rus dhe aleatëve të saj në Ballkan (serbëve, malaziasve, bullgarëve dhe grekëve duke ua pranuar autonomitë por edhe shtetet me të cilat ajo po përjashtohej nga pjesa europiane e perandorisë), Perandoria Osmane ishte e vetëdijshme se aleanca me vendet europiane si dhe fryma perëndimore mund ta shpëtonte sado pak nga gllabërimi pansllavist me të cilin përballej nga lufta e parë e Krimesë e deri te ajo e fundit. Nga kjo kohë e deri te Luftërat Ballkanike (1912), duke u munduar që t’i bënte ballë disi invazionit rus në pellgun e Detit të Zi, që gjithnjë e më shumë po e rrezikonte Bosforin si dhe lëvizjeve nacionaliste sllavo-ortodokse në pjesën europiane, Perandoria Osmane ishte kthyer në një shtet vasal të fuqive europiane, të cilat mbikëqyrnin jetën ekonomike dhe politike të vendit, ndonëse kjo nuk e shpëtoi nga rrënimi i plotë që do t’i vijë pas Luftës së Parë Botërore, kur me kalimin në anën e Fuqive të Boshtit, u përfshi në sferat e interesit në anën e humbësve. Megjithatë, Republika e Turqisë, e shpallur nga Mustafa Kemali (Ataturku) në vitin 1923, lidhjen e deriatëhershme vasale me vendet europiane, e ktheu në një partneritet të vazhdueshëm me interes të dyanshëm. Kjo ndodhi edhe në saje të asaj se shteti i ri turk, me fitoren ushtarake në Traki ndaj pushtuesve grekë (në Edrene), ruajti praninë e tij edhe në hapësirën europiane. Si i tillë shteti i ri laik turk, i shtrirë edhe në gjeografinë shtetërore europiane, nga “ një vend me sëmundje kronike të pashërueshme” , siç ishte gjatë kalifatit, u kthye në një faktor tepër të rëndësishëm gjeostrategjik që mbikëqyrte hapësirën e Bosforit, por edhe ruante baraspeshën strategjike në rajon.
II
Aspekti antiturk
Shpallja e Republikë së Turqisë në vitin 1923 i jep fund një procesi të gjatë historik prej pesë shekujsh nëpër të cilin kaloi Perandoria Osmane nga forcimi dhe invazioni i saj kur ajo u shfaq në kontinentin europian e deri te rrënimi i plotë. Ky proces i pandalshëm historik, kur ajo mori epitetin “e sëmura e Bosforit”, nisi me shtatë luftërat e Krimesë me Rusinë nga vitet 1723-1865 dhe përfundoi me ato ballkanike (1912), mori rrugën e pakthyeshme nga lëvizja nacionaliste turke, e cila kishte për qëllim rrëzimin e kalifatit dhe zëvendësimin e tij me një shtet nacionalist turk, që do të lirohej nga koncepti islamist “fe-vatan”. Kjo lëvizje, politikisht u manifestua dhe doli në skenë në kohën kur sulltan Hamidi rrëzoi parlamentarizmin dhe riktheu despotizmin politik (1877). Në këtë lëvizje të madhe politike, të njohur si lëvizja xhonturke (turqit e rinj), e cila filloi nga studentë, intelektualë dhe ushtarakë me orientim europian dhe perëndimor, morën pjesë edhe shqiptarë, madje edhe si themelues të saj (Ibrahim Temo), të vetëdijshëm se rrëzimi i kalifatit dhe kthimi i parlamentarizmit ishte një parakusht që të faktorizoheshin në përputhje me interesat e tyre jetike, siç ishte krijimi i një Shqipërie autonome që do t’i mbronte nga ivazionet pansllaviste. Këto impulse ishin vendimtare nga faza e parë e luftimit të obskurantizmit fetar dhe despotizmit hamidian e deri te fitorja e revolucionit xhonturk më 1908 në Ferizaj, kur nga ultimatumi i kryengritësve shqiptarë sulltan Hamidi riktheu parlamentarizmin.
Kur flitet për këto impulse që iu dhanë nacionalizmit turk nga shqiptarët, kihet parasysh roli i madh që pati Sami Frashëri për themelimin e gjuhës turke së cilës ia dha bazën shkencore karshi persishtes zyrtare, me çka nacionalizmit turk iu krijua platforma shpirtërore, siç kihet parasysh edhe roli i themeluesve të lëvizjes xhonturke, intelektualit shqiptar Ibrahim Temo nga Manastiri. Pastaj, roli i Ismail Qemalit për reformimin e lëvizjes në Kongresin e Parisit 1907 dhe shumë e shumë intelektualëve shqiptarë (Hasan Prishtinës, Bedri Pejanit, Dervish Himës, Mehdi Frashërit, Nexhip Dragës dhe të tjerëve), që ishin militantë të kësaj lëvizje nga fillimet e deri te fitorja në Ferizaj. Me këtë rast nuk duhet harruar edhe roli i madh i ushtarakëve shqiptarë (Kolonelit Njazi nga Resnja) dhe oficerëve nga garnizoni i Manastirit, të cilët u rebeluan dhe iu bashkuan revolucionit, duke u kthyer kështu në krah ushtarak të tij.
Edhe pse xhonturqit nuk i përmbushën detyrimet ndaj shqiptarëve dhe madje, nga vitet 1909-1912, me pranimin e osmanizmit si ideologji nacionaliste shtetërore u kthyen në kundërshtarë të rreptë të tyre. Megjithatë, nacionalizmi turk pasi që hoqi dogmën e “milletit osman” dhe kurthin islamist, që i kishte anatemuar më së shumti shqiptarët që kishin tri besime, duke u mbështetur në faktorin gjuhë shqipe, vuri në veprim të pandalshëm nacionalizmin shqiptar, i dha dëshmitë më të fuqishme të shqiptarizmit në planin shoqëror, intelektual dhe politik (pranimi i alfabetit me shkronja latine në Kongresin e Manastirit 1908, hapja e klubeve shqiptare në shumë pjesë të vendit, hapja e shkollave shqipe si dhe botimi i librave shqipe bashkë me gazetat shqiptare). Kështu, mbështetja mbi gjuhën dhe etninë, ia krijuan platformën lëvizjes për çlirim dhe pavarësi kombëtare, e cila pikën kulmore e arriti me kryengritjen e Kosovës të verës së vitit 1912, kur me katërmbëdhjetë pikëshin e Hasan Prishtinës në Shkup, Perandoria Osmane pranoi realitetin etnik dhe atë gjuhësor shqiptar, një Shqipërie Osmane prej katër vilajeteve, që duhej t’ia hapte rrugën Shqipërisë Europiane.
III.
Aspekti antishqiptar
Humbja e Luftës Ballkanike në vjeshtën dhe dimrin e vitit 1912 ishte tragjike edhe për shqiptarët, të cilët ndonëse shpallën pavarësinë kombëtare në përputhje me shtrirjen e njohur etnike, me vendimet e Konferencës së Londrës, mbetën të ndarë.
Por, kjo humbje tragjike, së cilës shqiptarët i paguan një çmim shumë të madh, ishte tragjike edhe për vetë popullin turk, i cili në ato rrethana vendimtare që i paraprinë Luftërave Ballkanike dhe asaj Botërore, serish u ra në duar kalifatistëve, me çka bëri një veprim të pafalshëm antihistorik. Në këto rrethana, pasi që ishte humbur lufta me grekët, të cilët me pushtimet e tyre kishin depërtuar në hapësirën e Azisë, rikthimi i sulltan Hamidit V në pushtet, perandorinë e dikurshme e ktheu në një kalifat të vogël obskurantist në Anadoll. Do të jetë një ushtarak me origjinë shqiptare, (Mustafa Qemali), i cili me shumë oficerë nga viset europiane (shumë prej tyre shqiptarë, që kishin humbur atdheun e copëtuar nga pushtuesit serbë dhe grekë), jo vetëm që nuk e pranoi këtë realitet poshtërues për popullin turk, por krijoi lëvizjen e re turke, e cila riktheu forcën e vet me rrënimin e kalifatit të Andollit dhe shpalljen e Republikës së Turqisë. Ndodhi kjo në vitin 1923 kur kemalistët ia dolën që nën flamurin e Republikës së Turqisë, e cila kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me kalifatin dhe Perandorinë Osmane, fituan luftën me grekët dhe serish ia kthyen dinjitetin popullit turk. Me paqen e Lozanës, Republika e Turqisë, e cila kishte rikthyer një pjesë të hapësirës europiane, duke u shpallur shtet laik, vuri lidhje të natyrshme edhe me botën perëndimore.
Ishte kjo një fitore e madhe historike e popullit turk, që u arrit vetëm pasi që u shkëputen të gjitha lidhjet me një të kaluar historike osmane së cilës moti i kishte ikur koha dhe shfaqej e dëmshme edhe për fatet e saj. Pra, për këtë kthesë të madhe historike, meritat i ka kemalizmi, si koncept politik dhe shtetëror laik, që me forcimin dhe stabilizimin e shtetit turk deri te përmasat e një fuqie rajonale, Europës Juglindore, por edhe botës perëndimore ia hoq mundësinë e luftës së qytetërimeve, si dhe rrezikun nga hegjemonizmi permanent rus në të cilën ajo u përpëlit gjatë kohës së kalifatit osman në shekullin XIX dhe fillimet e shekullit XX.
Ndaj, në rrethanat e tanishme, të pretendosh në trashëgiminë e një kalifati obskurantist me të cilin i kanë qëruar hesapet vetë turqit dhe madje me te të identifikosh edhe popuj që nga pikëpamja shoqërore, kulturore dhe politike që moti i takojnë një qytetërimi të lirë dhe demokratik dhe të ëndërrosh se atë mund ta rikthesh “me ndihmën e Allahut” dhe demonstrimit të xhamijëzimit jashtë kritereve fetare, nuk është vetëm anakronizëm historik, por edhe miopi politike dhe aventurizëm i rrezikshëm, që kështu, mund t’i kthehet në bumerang vetë Turqisë, e cila jashtë konceptit kemalist, rikthen anatemën e “të sëmurës së Bosforit”, që dihet se ku e çon.
(2017)

Shqipëria e Kosova duhet të jenë tejet të vendosura në ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar, e jo të frikësohen nga Erdogani

1
Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të jenë inferiore dhe të shfaqin frigë nga autoritari Erdogan
Erdogani dje vizitoi Shqipërinë, sot do ta vizitoj Serbinë, dy vizita të rëndësishme diplomatike për Turqinë, me siguri të madhe themi se vizita në Serbi është vërtetë miqësore, derisa vizita në Shqipëri ka një karakter krejt tjetër. Erdogani në Serbi shkon për të promovu ndërmarrje të mëdha prodhuese e tregtare, derisa Shqipëria vizitohet për të inaguru një xhami-fabrikë për trushpërlarje dhe shkombtarizim të shqiptarëve. Karakteri i kësaj vizite në shtetin amë është edhe për një qëllim tjetër, që ta promovoj ndikimin apo kthimin e ndikimit islam por edhe të shtetit turk në trojet shqipëtare.
Urojmë dhe shpresojmë se Amerika ta ketë porositur Edi Ramën, se deriku mund të shkoj miqësia me Erdoganin.
Nëse e shohim axhendën e presidentit turk, do të shohim se ai këte vizitë shtetit shqipëtar ia dedikon inagurimit të Xhamisë së Namazgjasë, për të vazhdu me porosinë për ndjekjen e Gulenistëve, me patjetër që këtu nuk ka mundur të tejkalohet pa u diskutu edhe ate shumë seriozisht iniciativa e Ramës për të shpallur shtetin Bektashi në Shqipëri. Krejt në fund janë nënshkru edhe disa marrëveshje ndërministrore për rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes dy shteteve.
Statistikat e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tri shteteve, me të cilat do të merret Erdogan në këte turë të vizitave, janë të tmerrëshme apo të disfavorshme sidomos me Shqipërinë e Kosovën.
Turqia ka investuar në Serbi miliarda dollarë në dhjetra fabrika ku ka punësu mijëra puntorë jo vetëm serb por edhe nga rajoni i ballkanit përendimor.
-Shkëmbimet tregtare vjetore Turqi-Serbi brenda një viti i afrohen shifres prej 5 miliard $, nga kjo shifer rreth 3.3 miliard janë eksporte të Turqisë drejt Serbisë derisa rreth 1.7 miliard $ janë eksporte serbe drejt Turqisë.
-Shkëmbimet tregtare me Shqipërinë ky shtet i ka rreth 1.2 miliard $, nga të cilat Turqia i plason produktet e veta në tregun shqiptar në rreth 800 milion $, kurse Shqipëria eksporton 400 milion $ në tregun turk.
-Mardhënjet tregtare Turqi Kosovë janë shumë të vogla, mezi i afrohen 0.5 miliard dollarëve, derisa investimet direkte në shtetin e Kosovës kryesisht bëhen në ndërtimin e xhamive dhe meremetimin e objekteve të trashëgëmisë kulturore turke në Kosovë.
Thjesht Turqia interesat ekonomike i zhvillon me Serbinë, derisa me shqiptarët ka politika gllabëruese apo të kthimit-rikthimit në këto troje, fillimisht të kthimit kulturor, kështu vazhdon me përgatitjen e terenit, që më vonë të kthehet edhe ushtarakisht e politikisht në trojet arbërore që ai dhe shqiptar si Olsi Jezexhi, Avdi Baleta, Mustafa Bajrami, Shefqet Krasniqi, Mazllum Mazllumi, Omer Bajrami e plot pseudohoxhollar flasin hapur se si ky vend i takon Turqisë dhe shqiptarët janë turq të albanizuar.
Politika shqiptare duhet të jetë ma e kujdesëshme me Turqinë, ta ruaj miqësinë me këte shtet, por asesi nuk guxon ti nënshtrohet Erdoganit i cili ka pretendime të kthimit fitimtar të tij në ballkan.
Vërejtje!
Flamuri i Turqisë ngjitur me Flamurin e Shqipërisë në mesin e dy minareve të Xhamisë së Namazgjasë është prezentimi më i mirë i prapaskenave të Erdoganit për inagurimin e xhamisë me prapavijë të qartë politike që do të ketë kosto të lartë për Shqipërinë dhe mbarë shqiptarinë.
Simboli kombtar shqiptar nuk e ka vendin në objekte të kultit e sidomos jo në xhamija të cilat nuk janë objekte kombtare shqipëtare.

Turqia e festoi dje ripushtimin e Arbërisë me përurimin e Xhamisë së Namazgjasë

3
SHQIPTARËT E DËBUAN TURQINË MË 1912, POR TURQIA FESTOI SOT RIPUSHTIMIN ME XHAMINË E NAMAZGJASË
Shkruar me 10.10.2024
Shqiptarët i kanë borxh historisë të ndërtojnë objekte historike KOMBËTARE në qendër të Shqipërisë e të Kosovës, që të dokumentojnë historinë e mbijetesës së tyre dhe nuk i kanë ndërtuar. Ata nuk kanë ndërtuar një objekt kombëtar për të gjithë personalitet shqiptare dhe , sidomos të huaja, që kanë mbrojtur çështjen shqiptare dhe ndërtojmë një xhami, që ËSHTË MBETJE E PORANDORISË OSMANE E SIMBOL I PUSHTIMIT HISTORIK TURK.
Shqiptarët nuk kanë ndërtuar një MEMORIAL në qendër të Tiranës për mbretërit Ilirë e Papët Shqiptarë!
Nuk kemi ndërtuar një objekt kulturor e historik për hebrenjt, që shpëtuam nga Hitleri në Luftën e Dytë Botërore me në krye Albert Ajnshtajnin?!
A e kuptojnë shqiptarët, se vendi i tyre ka shpëtuar një shkencëtar të madh, më të madhin e shekullit të kaluar?! Përse këtë akt historik, që duhet ta njohë e gjithë bota nuk e kemi dokumentuar me një vepër arti në qendër të Tiranës dhe, ndërtojmë një xhami të madhe, që t’i themi botës se jemi TURQË?
Përse ne luftojmë kundër vetvetes?!
Shqiptarët nuk kanë ndërtuar një memorial kombëtar për prejardhjen e tyre historike që nga Pellasgët, Ilirët e deri tek Shqiptarët dhe, ndërtojmë një xhami, që është simbol i skallavërisë historike, që na kujton pushtimin turk.
Kah po shkojmë kështu…?
Ne nuk kemi ndërtuar asnjë objekt historik, për ata që e kanë mbrojtur Shqipërinë nga Zhdukja, si personalitete shkencore e politike Amerikane me në qendër PRESIDENTIN AMERIKAN WILLSON, që e mbrojti shqipërinë nga ricoptimi më 1920 dhe PRESIDENTIN CLINTON, që e çliroi Kosovën në vitin 1999: Nuk kemi një monument në Tiranë për sekretaren e shtetit Amerikan Madeleine Albrigt, komandantin e NATO-os Wesli Clark që çliroi Kosovën etj.
Ne shqiptarët duhet t’i kishim ndërtuar një monument ish Kancelares Gjermane Angela Merkel vetëm për deklaratën e saj historike: “Shqiptarët jetojnë në pesë shtete dhe duhet të kenë shtetin e tyre”!
Shumë kryeqytete të botës e kanë vënë monumentin e Gjergj Kastriotit në qendrat e tyre, kurse ne Shqiptarët edhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nënë Terezën duam t’i heqim, largojmë, zhdukim dhe bëjmë që të mos shihen e vërehen  se këtë e kërkon ish – pushtuesi historik- Turqia!
Çmenduri!?
Ne i kemi borxh shumë personaliteteve shkencore e politike e, sidomos albanologëve të shquar të botës, që kanë mbrojtur egzistencën e kombit shqiptar, që na e ka varrosur Turqia. Këtyre shkencëtarëve ndërkombëtarë, që kanë mbrojtur me veprat e tyre egzistencën historike të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre nuk u kemi ngritur asnjë monument, që t’i njohin Shqiptarët dhe, ndërtojmë një xhami, që simbolizon sundimin 500 vjeçar turk.
A nuk është ky turpi Shqiptar, që na bën njëherit të turpëruar para gjithë botës?! A nuk e vërteton kjo, se nuk jemi të çliruar ende nga Turqia dhe se vazhdojmë të jemi skllevër të saj se e duam pushtuesin historik?
Sidoqoftë Xhamia në mesin e Tiranës i thotë botës, se shqiptarët u ripushtuan nga Turqit nëpërmjet fesë islame!
A nuk e ripuishtoj , Dje, Turqia neoosmane Arbërinë tonë me përurimin e xhamisë për “prodhimin e turqve” të quajtur Xhamia e Namazgjasë?!
A nuk është kjo një dëshmi tjetër se “ne” e paskemi “një çështje turke” të pazgjidhur…?
E tmerrshme se çka jemi duke i bërë vetës SONË, identitetit tonë kombëtar Shqiptar…!
Kush mund të na shpëtoj neve nga vetja jonë…?!

Mjerimi shqiptarë në Debat Plus

3
Afrim Caka, Gjakovë
___
SHURRAGJAKSIT TANË SHQYPTARË NË DEBAT PLUS!
Përse ky analistë ka një ngritje defektoze në shtresen e gjashtë të trurit?
“Po fati analistëve” banal a do të ciklojë:
“Mendoj se, JO”.
Plasi gurguleja e Lirimit dhe e dallkaukut Pandur, u përça Dardania…
Rroftë Dardania natyrore e tradhëtuar në lëkurë, që po harrohet nga Lirimët e Batonët dhe “Debat Plusi” shqipfolës, që trishtohet edhe kur tradhtohet nga Lirimët e Pandurët!
Të themë të drejtën nuk epërcolla me ndonjë vëmendje, për shkak të mjekrës së tij të thinjur, që fillon me ritmin e ngadalësuar të të folurit si me qenë në mes të një studio të “Beogradit” në mes të Prishtinës, i cili shumë herë është në kundërshtim të plotë me përmbajtjen mjaft të tejdukshme me mashtrime, për të vazhduar me zërin e çjrerrë posaqërisht dhe mimikën e një servili, që i shërben si maskë engjëllore për fytyrën e djallit.
Te lumtë Lirim, je i paparë?. E di, ndonëse ke dëshirë të hyshë në çetën e të gjithëditurve apo gjithpoetëve dhe të bluashë kopalle në të thatë ditë për natë nëpër facebook dhe në ekrane . TV Lirimi ka pranuar si duket të na e shtojë bezdinë dhe neverinë duke folur dhe analizuar kur s’duhet e duke thënë çfarë s’thuhet, si do mosë me ofendime, shtrembërime e tërbime ndajë një deputeteje gjakovare Mimoza Kusarit dhe VV-se.
Medet, sipas teje, tërë VV-ja, ama të tërë o LIRIM na qenkan të “tillë”. Medet, u shkretua e tërë DARDANIA! Me një lehtësi të çuditshme dhe guxim të admirueshëm, që do ta kishin zili gjithë dijetarët në qindra vjet, të vdekurit e të gjallët. Cila është pikërisht kjo arsyeja sipas teje, që e pjelle këtë urrejtje ndaj MIMOZES dhe kolegwve të saj.
E çmoj shumë “Lirim Mehmetaj” dhe e radhis në elitën e vendit në dekadat e fundit?”.
Më ka imponuar respekti ndaj tij dhe jo mëshirë, siç thonë shumë gjakovarë, me gjithë sjelljen e tij, qoftë edhe me ecjen e tij si sovran nëpër udhët e kryeqytetit të Prishtinës me Baton Stanishiqin xhadeve të Dardanisë.
Shumëkujt i duket se ai kërkon mëshirë, mëshirë nga të gjithë, mëshirë para gjithkujt, por sidomos kërkon mëshirë tek shikuesit e “TV – Dukagjini” e emisoneve të tij me telenovela serbe dhe antishqiptare.
Unë nuk mendoj kështu. Ai kërkon vemendje se vetmia e lënia mënjanë është e rëndë, por ne jemi të pavemendshëm e të “pasjellshëm” ndaj tij. Ai meriton të mos “braktiset”. Se po u braktis ai të bën gjëmën. Është i lirë dhe ka vuajtur për liri, ia di vlerën lirisë? Ai ka liri të pakufi dhe meriton të ketë liri pa kufi, të dojë kur s’e duan, të urrejë kur e duan. “E shtoj në nderimin tim ndaj tij edhe kalvarin e vuajtjeve të tij në malet Gllogjanit si luftar i “paepur”, si patriot i madh. Dyshoj se në ato male e livadhe t’a kanë mësuar urrejtjen, dyshoj se duhet të jenë sjellë shumë keq me TY e Pandurin dhe t’i ndaj ke kaq urrejtje ndaj gjakovarëve dhe e maskon këtë urrejte me parime e kombëtarizëm, me nxirje faqe të kombit.
Te lumtë LIRIM, je i paparë?. E di, ndonëse ke dëshirë të hyshë në çetën e të gjithëditurve apo gjithpoetëve dhe të bluashë kopalle në të thatë ditë për natë nëpër facebook dhe në ekrane. TV, Lirimi ka pranuar si duket të na e shtojë bezdinë dhe neverinë duke folur dhe shkruar komente kur s’duhet e duke thënë çfarë s’thuhet, si do mosë me shtrembërime e ofendime, ndaj Mimoza Kusarit.
Andaj, çka është çmenduria e analistitë zhurmagji, LIRIM Mehmetaj? Ai është programuar të jetë dizenformues, konfliktuoz e shpifës, e kështu me radhë.
Brenda 20 vjeçarit të kaluar në pushtet është programuar – të besojë në veten e tij, të ketë liri pa kufi në media, të përcjellë debatet e caktuara, dogma të caktuara anti/kombëtare, është programuar të jetë sulmues e zhurmagji në media “Debat Plus” dhe të shkojë më tej duke shndërruar debatin në “Prokurori e Gjykatë” duke lozur edhe rolin e Pandurit, Prokurortit e Gjykatësit.
Shpesherë ky televizion i “Beligradit” në mes Prishtinës gjëmonë ulërimat e Lirimit! Nuk është hera parë nga Debat Plus, në mengjesë, tupanave u bin, dhe ulërijnë dhe nisin lajmet me një këngë të Lirimit. Çdo herë, që Dardania kishte nevoj për mbrojtje llumi dhe zuzarët u dalin në mbrojtje kriminelëve të Zajednicës serbe për ta coptuar Dardaninë.
Fjalët e Ilirit më tingëlluan në vesh si jehon e ardhur nga një botë tjetër, që ndodhej shumë larg, diku përtej jetes, madje përtej vdekjes, diku nga televioni Pandurit trishtues i së panjohurës. Këto janë fakte, kjo është ajo që është duke ndodhur në “Debat Plus”. Andaj, çka do të bëhet Lirimi? Ҫka është Lirimi? Nëse Lirimët dhe Pandurët, pothuajse, mund të bëjnë çdo gjë që bëjnë zhurmagjijtë dhe zullumçarët si Batoni, atëherë cila është shoqëria e ardhshme e shqiptarëve në Dardani?
Ne fillim te vitit 2000… kishte disa vite qe ishte shfaqur dhe shfaqet në mediat shqiptare. Mendoj, ne kemi nevojë të flasim së bashku, duke shkuar më në thellësi për Lirim Mehmetajt, Pandurin dhe analistët tanë, për implikimin e brengës, ashtu që të gjejmë në vetën e tyre nëse brenga dhe Atdheu nuk mund të ekzistojnë së bashku. Dhe po ashtu, çfarë është defektoza në trurin e Lirimit ndaj brengës së kombit – jo vetëm ndaj rënkimit të tij të përditshëm, lëndimi, çoroditjes, dhe ndaj brengës e cila vjenë më vdekjen kombit tonë.
Nëse ky Lirimi dhe analitët tjerë e kanë kuptuar, këta kurrë nuk do të sjellin vërtetësi. Së bashku duhet të konsiderojmë nëse truri i tij, i cili tani është duke punuar pjesërisht, dhe nuk ka kapacitet t’i funksionojë tërësisht.
Gjithsesi duhet përceptuar brutalitetin gjatë analizave politike me termin e demokracisë e shndërruar në turmokraci. Dhe opozitarët veprojnë akoma njëlloj në këtë kohë që jetojmë për çdo çështje duke e hedhur në votë. Kështu edhe mileti ishte ngarkuar për çështjen e propagandës votonin për ështjet e oligarkëve kur merrnin vendimet edhe të korruptuarit tjerë, e kështu me radhë.
Për këto arsye drejtësia duhet të mbajë qëndrim kundër këtyre tendencave antikombëtare. Të mbyllësh sytë përpara këtyre fakteve është si të jetosh në të kaluarën e robërisë. Gjithmonë ka pasur, ka dhe do të ketë matrapazë që e bëjnë këtë. Ata mund të vonojnë, por shteti modernë duhet t’i ndalojë dhe të bëjë arrestimin e tyre, sepse sistemi i tyre i analizave konfliktuoze të hipokrizisë së thellë përshtatej vetëm për të mbushur xhepat e tyre…
Shumë analistë e politikanë janë një shembull klasikë i sistemeve të çrregullta komplekse, defektoze. Eksprimentet mendore mund të përdoren për të testuar teoritë e korruptive, defektoze. Për shembull, analistët cilët hiqen si filozofë aktualisht nuk po i llogarisin pasojat e sëcilës alternativë, për të parë se cila jep teorinë gjithëpërfshirëse më të mirë në debate. Pavarësisht polemikave, logjika e këtij Lirimi nuk bënë progres në filozofi politike.
Historia e filozofisë së tij është pjesë e ngritjeve defektoze. Migjithatë, ekziston një dallim i vogël midis parashtrimit të një teorie si ajo çka ndonjë politikan ka mbrojtur dhe të parashtrimit gënjeshtrës së tij si të vërtetë. Për fat të keq, ekziston një lloj tjetër analisti gjerësisht i përhapur në vendin tonë me elemente defektoze i cili nuk e pranonë mjegullimin e kufirit të dijës së tij.
Është e detyrueshme që të ndryshohej kjo gjendje brenda këtij “Debat Plusit” që ky themel i dobët i brendshëm, që e mbante të pasigurtë debatin duke e bërë gati të pamundur misionin e saj. Prandaj këtu brenda nuk ekzistonte përgjegjësia por mbretëronin të njëjtat absurditete e veprime të palogjikëshme si dhe në organet e partive opozitare.
E megjithatë këto dominime analistësh konkurruan për të shkatërruar shqiptarët, por për të shkatërruar edhe kombin dardanë në tërësi. Prandaj të gjithë duhet të përpiqemi, secili sigurisht ndalimin e atyre që me sjelljet dhe veprimet e tyre 21 vjeçare kishin dalur jashtë parimeve kombëtare duke nxitur përçarjen mes shqiptarëve. Pse jo edhe Panduri e skizma fetare fundamentaliste islame kishin nxitur përçarjen mes shqiptarëve.
Mund të jetë një imazh i 1 person

Erdogan, duke e “vrarë” Feton po e dëmton islamin dhe demokracinë!

4

(Lidhur me ardhjen e Presidentit turk Taip Erdogan në Shqipëri)

  1. Në vend të xhamive, dronëve dhe benefitetve tjera jo substanciale, pra të parëndësishme për ta emancipuar një komb, një shtet apo një vend, qeveria e Erdoganit më mirë do ishte të investoj në edukim dhe arsimim cilësor dhe koherent me trendet postmoderniste të kohës, ashtu siç e ka imperativ lëvizja që ai e ka identifikuar si terorriste!? Sepse, është shumë e qartë që islami si vlerë, po edhe si sistem jete e sjellje e mishëruar me shekuj të tërë në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e botës lindore, kishte arritur me shekuj të tërë të mbijetonte vetëm fal ngjizjes që e kishte me edukimin dhe arsimin e masave të gjera. Ndërkaq, me humbjen e interesimit për emancipim dhe zhvillim falë edukimit dhe arsimimit, ai e filloj rënien dhe humbjen e “peshës specifike” që e gëzonte në konkurrencën globale. Nga ky trend i mosinteresimit për ta zhvilluar sistemin dhe cilësinë e arsimimit dhe edukimit, apo nga ky fillim i pushimit të ushtrimit të ndikimit  emancipues, (që në fakt, ani pse ishte i ngadalshëm) mbi masat e gjëra popullore, rezultoj degradimi i “kontrolluar” me pasoja që sot njihen si dekadencë, apati e injorancë, e margjinalizim të paparë ndonjëherë më parë. Dikush do thoshte që kjo”histori” e rënie-ngritjeve e ka përcjellur edhe qytetërimin krishter dhe ate judaist. Dakord, ama këto dy qytetërime për dallim nga ai islam, kur e kanë kuptuar që edukimi dhe sidomos sistemi arsimor është ajo lokomotiva e emancipimit(social, politik, ekonomik, kulturor e edhe ushtarak) të gjithëmbarshëm, i janë rikthyer modernizimit dhe sidomos tani poatmodernizimit. Andaj, nga ky proces i ngecjes, kontestimit, frustrimit, margjinalizimit, e madje edhe keqkuptimit me gjithë atë inxhinierinë përcjellëse të stigmatizimit e paragjykimit, po vazhdon ende edhe në ditët e sotme. Dallojnë vetëm forma e “teknologjisë”  derisa inxhinieringu i përmbajtjes mbetet po ai i njëjti. Modernizmi, edhe sot e kësaj dite e ka si imperativ mposhtjen, apo të paktën margjinalizimin e gjithçkaje që “bashkëjeton” me tradicionalen dhe vlerat që i konsumon ajo në jetën sociale, atë politike, e sidomos atë qytetëruese e kulturore. Arsyeja e vetme është se ajo në “dioptrinë” e modernizmit, ende projektohet dhe perceptohet ekskluzivisht si pengesa më serioze për “mirëmbajtjen” afatgjata të vlerave dhe resurseve të neoliberalizmit. Në këtë “mal” procesesh të kontestimit, ka shumë raste e ngjarje të përditësuara kur nën rrogozin dhe “adresën” e vlerave tradicionale; kontestohet, denigrohet e madje edhe luftohet edhe vetë islami(civil, sepse, për “islamin politik” është tashme evidente!) që tashmë në “sofrën demokratike“ veç ka bërë “ofertën” e vete si për kurimin ashtu edhe për fisnikërimin e sjelljeve deviante (sidomos) që në këto shoqëri përveç që janë bërë pengesa serioze, janë shndërruar edhe në një gangrenë kërcënuese edhe për vetë shoqëritë moderniste e post-moderniste të kohës sonë.
  2. Duhet kuptuar, se gjatë modernizimit të Perëndimit, bota islame ngeci, e në rastin më të mirë progresi dhe mirëqenia ishin në një mënyrë një lloj luksi edhe nga shkaku se spektri i shoqërive bashkëkohore ani pse i larmishëm ai edhe më tej mbeti i “kurorëzuar” me vlerat dhe traditat e trashëguara nga e kaluara jo fort e largët. Tradita dhe modernizmi mund të bashkëjetojnë, nëse modernizimi nga njëra anë arrin të mbahet si një kulturë e re autonome e sjelljes dhe në anën tjetër nuk synon e nuk kultivon ambicie kërcënuese e shkatërruese ndaj vlerave tradicionale. Apo të paktën të provoj të promovoj ca nga ato vlera, parime, norma e sjellje që në një mënyrë i bënë rezistencë erozionit të kohës dhe dosido përputhen me parimet dhe normat e etikes dhe moralit neoliberal. Në mënyrë që jo vetëm “oferta” islame, por, as ato tjerat me background civil, të mos eliminohen e ekskomunikohën nga “konkurrenca” lojale e demokracisë. S’ këndejmi, islami burimor e jo ai interpretues që mundohen ta “instalojnë” përmes shartimit të demokracisë, si islamofobët ashtu edhe fundamentalistët radikal, në kushtet dhe rrethanat e dominimit planetar të neoliberalizmit dhe globalizimit po edhe dhe në kushtet e konservatorizmit islamik, ende ka mbetur i margjinalizuar dhe i kontestuar nga të gjitha anët. Ndërkaq, ajo që sot shquhet si “botë islame” është një koncept shumë konfuz dhe i vështirë për tu përkufizuar sociologjikisht. Për shkak të lara manisë interpretuese dhe kuptimit etimologjik që ngatërrohet (pa)qëllimshëm shumë herë nga autorët e profileve dhe formimeve të ndryshme kulturore e ideologjike që i “prodhoj” modernizmi (i shekujve të kaluar) dhe (post)modernizmi i kohës sonë. Në fakt, nocioni “botë islame”, nuk mund të përkufizohet vetëm me natyrën dhe konceptimet gjeografike të vendeve me shumicë islame  që kanë origjinë; etni dhe kultura myslimane dhe arabe. Sepse, popujt arabë ose ata të arabizuar edhe më tej mbetën vetëm një pjesë e vogël e të gjithë botës moderne islame. Pjesë përbërëse e saj sot janë edhe popujt e kulturat e tjera përreth dhe përtej kufijve gjeografik. E atributi “islam”, në sintagmën “bota islame” si me formën ashtu edhe me përmbajtjen e tij shumë më shumë nënkupton dhe padyshim edhe aludon një kulturë e qytetërim të veçantë, dhe më pak një komunitet e qytetërim e kulturë kompakte. Kurse atributi i “modernizmit”, ka të bëjë më shumë me konceptin e zbulimeve dhe risive në gjitha sferat e jetës; sociale, asaj politike, ekonomike, ushtarake e kulturore të kohës. Jürgen Habermas, p.sh. fjalën modernitet e percepton si “një vetëdije (më të sofistikuar e më specifike, kursivi im) që vihet kundruall kohës dhe si një qëndrim refleksiv ndaj pozicionimit të dikujt në histori”. Maks Weber, për dallim nga Habermasi, modernizmin e definoj; “si intelektualizim dhe si veprimtaria intelektuale… e cila duhet të mbrohet nga propaganda politike ose nga besimet fetare, ku neutraliteti i ligjit e ka për detyrim ta mbroj nga nepotizmi, klientelizmi dhe korrupsioni. Administratat publike dhe ajo private nuk duhet të bëhen instrumenti i pushtetit personal, kurse, jeta publike dhe ajo private duhet të ndahen, ashtu si pasuria private duhet të ndahet nga buxheti i shtetit ose kompanisë.” Tani, nëse analizojmë shkarazi shkaqet e ngecjes së qytetërimit islam kuptojmë se pothuajse shumica e këtyre shkaqeve dhe arsyeve varen shumë nga kompleksi i këndvështrimit që e bëjmë. Ka shumë autorë (si nga komuniteti islam ashtu edhe ai perëndimor) që ketë stagnim, ngecje e vonesë të qytetërimit dhe kulturës islame e perceptojnë dhe e projektojnë kryesisht si pasojë e stopimit të menduari kreativ, pra, mungesës së një arsimimi cilësor, kurse, ca të tjerë i marrin pushtimet e pandërprera që fillimisht u ushtruan s’pari nga ana e perandorisë mongole, pastaj asaj otomane dhe në fund asaj evropiane. Por, shkaqet tjera të stagnimit të “botës islame”,mund të kërkohen si tek faktorët e brendshëm po aq edhe te ata të jashtëm, siç; pasivizimi kognitiv, lakmia, korrupsioni, krimi, përçarjet dhe mosmarrëveshjet midis (në veçanti midis elitave dhe grykësisë personale, për pushtet) feudeve të copëtuara dhe të sidomos ekspansionit kolonial që u “aktivizuan” menjëherë me fillimet e rënies së saj.
  3. Natyrisht, ky proces nuk ishte as i shpejt e as i rrufeshëm (në shumicën e shteteve e vendeve), por, i ngadalshëm dhe i përcjellë me mekanizma tjerë përcjellës step by step (ngase, qytetërimet si rregull; ngritën shpejt, por bien ngadalë!). Meqenëse, kultura dhe qytetërim islam për një kohë të gjatë ishin ai “ylli polar” orientues edhe për shumë qytetërime të asaj kohe, ai u bë caku dhe shënjestra e parë e modernizmit neoliberal. Ashtu që me aktet dhe fillimet e degradimit e të ngecjes, si qytetërim e si kulturë globale, islami u “shkurorëzua” dhunshëmnga tradita dhe tradicionalizmi i tij shekullor, jo veç si sistem e sjellje qytetëruese, por, edhe si kulturë masive. Shumë nga lëvizjet e reja civile islame të kësaj kohe që e kuptuan më mirë kërcënimin që tashmë po u rrinte si “shpata e demokleut” nga vlerat e modernizmit e nisën menjëherë procesin e akomodimit, adaptimit dhe të përshtatjes masive me trendët e modernizmit. Duke vënë kështu “kontaktin” e parë, këto lëvizje morën epitetet e një “modernizmi islam” që në fakti ishin vetë ca kopje të zbehta të vlerave dhe normave të modernizmit të vërtetë perëndimor. Në ketë kohë modernizmi islam, si një lëvizje (pandam i modernizimit perëndimor) e re synoj ti tejkaloj dyanshmëritë e mësimit dhe praktikës së kulturës dhe qytetërimit islam (tradicionalizmin dhe intuitizmin mistik), por, shumë shpejt u kuptua se kjo qasje (mimeziane; kopje e kopjes) dhe kjo mënyrë e “bashkëjetesës”, jo vetëm që ishte e pakuptimet, por, ishte edhe e pa mundur. Arsyet ishin tejet të thjeshta, sepse lëvizjet e “islamit modernist” që pretendonin se mund të mbijetojnë trendëve globale vetëm duke ofruar vetën e tyre vetëm si agjens, si artikulues e në cilësinë e një imituesi e aktori të thjesht pa ofruar ide, konceptee vlera të veta (që të paktën do mund të hynin fillimisht në një “konkurrencë” lojale me vlerat e reja moderniste), e kishin keqkuptuar tmerrësisht modernizmin. U deshtë të kalojnë dekada të tëra që të kuptohet ky lloj keqkuptimi i modernizmit. Por, arsyeja madhore e këtij “shkurorëzimi”, kishte të bënte me pamundësinë e ngritjes dhe arsimimit të gjeneratave të reja me sfonde dhe background tipik islam. Në ndërkohë, tradicionalizmi filloj ta lëshoj frontin e konfrontimit me islamin modernist, edhe për shkak se tradicionalizmi pushoj së ndjekuri rrugëtimin e dijes dhe eksplorimin e së panjohurës, duke u vetë mjaftuar ekskluzivishtme mbledhjen mekanike të fakteve të njohura dhe rreth së njohurës. Mirëpo, proceset dhe zhvillimet që u adresuan në nivel global gjatë shekujve XVIII-XIX, bënë që e gjithë bota islame të zhytet në një krizë të thellë: sociale, politike, ekonomike, ushtarake, e kulturore.
  4. Që për pasojë përveç ngecjes qytetëruese, patën edhe një lloj anamneze e hamendësimi serioz, se çfarë duhet ndërmarrë për tu spostuar nga kjo rënie e ky baltë e obskurantistqë tashmë i kishte përfshirë pothuajse gjitha sferat e jetës. Në horizont u shfaqen në të njëjtën kohë dy qasje apo dy projektemadhore të cilat botën islame e kishin marr përsipër ta shpëtonin nga kjo katandisje gjithnjë më të theksuar. Qasja, apo grupimi i parë kishte të bënte me një ndërmarrje të madhe sociopolitike, ku roli i aparatit shtetëror bashkë memekanizmat e pushtetit do të duhej të merrnin përsipër si shpjegimin e  shkaqeve ashtu edhe të pasojave të kësaj ngecjeje e katandisje, duke filluar nga sferat; politike, ato ekonomike, sociale, ushtarake e kulturore.  Ky grupim kishte për “obligim” poashtu të jap përgjigje si për “adresat” ashtu edhe për kahet dhe zhvillimet e reja për ringjalljen, rikonsolidimin dhe riafirmimin e sistemit dhe vlerat qytetëruese e kulturore të islamit. Grupimi tjetër, mori përsipër hulumtimin e agjensëve të rinj sidomos ata që do i adresohen sferës sociale, pra një riafirmim e rilindje e synuar dhe e bazuar në paradigmën e re edukativo arsimore që do ishte dosido në përputhje me proceset dhe zhvillimet e kohës, por edhe me etikën dhe moralin shekullor islam. Do potencuar që në fillim, se të dy këto qasje të këtyre grupimeve edhe sot e kësaj dite i kanë pothuajse të njëjtat ambicie e synime për ringjalljen dhe rikonsolidimin e islamit, si qasja e parë (që nuk ngurron fare ta identifikon vetën si “islam politik”) ashtu edhe qasja e dytë (që vetën e identifikon si !islam civil”). Tani, nëse do bënim një tipologji sociologjike, do kuptonim se si “produkt” final i grupimit të dytë, midis shumë lëvizjeve të reja (që fillimisht ishin të karakterit lokal e rajonal) sociale u paraqit edhe Lëvizja e Hyzmetit. E cila me përpjekjet e saja për të gjetur alternativa e dëshmi të reja, jo vetëm për ringjalljen, por edhe për mobilizimin e synimit dhe ambicies që do ta inkuadronin islamin në “vallen e konkurrencës” jolojale lokale (bashkë me rrymimet dhe alternativat tjera civile) që e mundësonin dhe lejonin rregullat dhe ligjet demokratike të (post)modernizmit, do mundohej ta bëjë atë shkëputjen “cezariane” nga parafrazuesit dhe imituesit e dështuar modernist. Por, fillimisht duhet sqaruar se modeli i “islamit civil” që evazhdon edhe sot në ditët tona Lëvizja e Hyzmeti, nuk e kishinas origjinën e as kornizën e saj bazike në ndonjë nga platformat(ashtu siç edhe mund të mendohet nga shumë dashakëqij) apo rrymimet publike e konspirative lindore e perëndimore, por, as në paradigmën e asaj që shumica e konservatore e identifikoninsi “islam burimor” e ca të tjerë edhe si “islam tradicional” (që për mendimin tim sociologjik nuk është ai termi adekuat që do të mundej ta ilustronte si formën ashtu edhe përmbajtjen e islamit natyral), por, në filozofinë, vlerat normat dhe ligjësitë e asaj që në shoqëritë e sotme demokratike identifikohet si “syri i tretë”(termi eufemist për komunitetet e organizuara civile, në demokracinë neoliberale) që si e drejtë sociale, u lejua edhe nga vet modernizmi. Për shumicën e teologëve (sidomos) ajo çfarë po them, mund të tingëllojë e asocoj ndoshta edhe në keqkuptime, nga më të ndryshme!
  5. Por, paraprakisht ta sqaroj sociologjikisht kuptimin e “syrit të tretë” që si në modernizëm ashtu edhe në post-modernizëm ka një konotacion e kuptim pak më ndryshe, se sa që mendojnë dhe aludojnë ajo pjesa (potenciale) e të keqkuptuarve eventual. Një “sy të tretë” që ka për detyrë po edhe obligim “kujdestarinë” dhe korrigjimin apo përmirësimin e gabimeve që mund t’i shkaktoj sfera e institucioneve shtetërore, ashtu siç edhe mund të mendojnë e gjykojnë ca dashakëqij që “rekrutohen” si nga rreshtat dhe “vallja” e islamofobistëve ashtu edhe nga grupimet tjera radikale e fundamentaliste islame, të ditëve të sotme.  Një “sy të tretë”, që nuk dominohet e as nominohet e promovohet nga klanet e komuniteteve të ndryshme (etnike, klasore, sociale, fetare e racore) e as nga sistemet autoritare e populiste që kontrollohen dhe menaxhohen nga oligarkët dhe grupet e interesit, por, në vlerat parimet, normat dhe principet e demokracisë neoliberale. Lëvizja e Hyzmetit, në fillimet e saja nuk është nisur e as ndikuar e aq në pak fascinuar e inkurajuar nga këto parime e vlera të lartcekura, por, i ka shfrytëzuar, i ka respektuar dhe i maksimalizuar hapësirat e saja kreative (por, jo edhe dobësitë dhe zbrazësitë) sociale, politike e sidomos ato juridike. Lëvizja e Hyzmetit, gjë që edhe shumica e teoricienëve qofshin nga lindja apo perëndimi e pranojnë se pikënisja fillestare e saj sociale është ajo e islamit burimor dhe ajo e përvojës, historisë dhe traditës së perandorisë (islame) osmane. Edukimi dhe arsimimi islam nga shumë studiues dhe mendimtarë myslimanë, njihet si një nga alternativat më të mira për ta rikthyer lavdinë e myslimanëve dhe islamit si vlerë dhe si parime fisnike përmes tëcilit është e mundur të ndërtohet një shoqëri humane edhe nëditët tona.
  6. Përveç funksionimit si një proces për përmirësimin e cilësisë së jetës njerëzore, praktika më e mirë e edukimit islam synon edhe përgatitje e një brezi të ri për një të ardhme më të mirë. Se islami nuk është as koncept, as filozofi e aq më pak ideologji e sistem i dhunshëm (ashtu si predikojnë e propagandojnë islamofobët, ateistët dhe  kundërshtarët e gjitha ngjyrave antiislame) e dëshmon edhe vetë predikuesi dhe arkitekti i Hyzmetit,Fethullah Gylen, kur deklaron publikisht në pothuajse shumicën e mediave sociale globale. “Asnjëherë nuk kam menduar të dal në rrugë për të demonstruar dhe kritikuar hapur sistemin, megjithëse demokracia e lejon këtë kur është e nevojshme. Ngase, jam shumë i vetëdijshëm që një sjellje e tillë jo vetëm që mund të çojë keqkuptime e paragjykime për vetë lëvizjen e islamin, por, edhe në anarki…”. Nga ky deklarim po edhe angazhim praktik, kuptojmë se përveç synimit dhe ambicies për t’u futur në “konkurrencë” lojale me gjitha lëvizjet tjera neoliberale, e duke mos i përjashtuar as ato që “rekrutohen” edhe nga backgroundi islam, nuk duhet të kenë fare frikë, e aq më pak rezerva ndaj ligjërimeve dhe angazhimeve publike që ajo i bë për më shumë dekada. Natyrisht, nuk duhet të rezervohen as as demokratët e gjitha ngjyrave orientimeve dhe botëkuptimeve të ndryshme që mund të jenë prezentë sot në “tregun” e dijeve dhe arsimimit global. Sepse, Lëvizjet e sotme civile neoliberale, ashtu si edhe Hyzmeti, merren shumë më shumë me ripërcaktimin e asaj që demokracia neoliberale mund të jetë dhe çfarë mund të ofroj për komunitete tjera pa dallime; gjinore, etnike, klasore, racore, qytetëruese e  kulturore. Me pozicionimet e tyre civil gjitha këto lëvizje në një farë mënyre e marrin edhe obligimin e shndërrimit edhe në një lloj karikuesi i gabimeve dhe “testimeve” që kohëpas kohë i ushtron neoliberalizmi mbi proceset dhe zhvillimet sociopolitike të demokracive kudo në botë. Pra, ky lloj “kujdestarimi”, qëllimmirë dhe fisnik, është i dobishëm jo vetëm për qytetarinë por edhe për pasurimin e sistemit dhe qeverisjes demokratike. Demokracia amerikane, për dallim nga ajo evropiane p.sh. ka avansu jashtëzakonisht shumë në kultivimin e këtij pluraliteti dhe kësaj konkurrence midis lëvizjeve civile dhe shoqërisë së saj. Amerika, lëvizjet civile (sidomos ato sociale, si kjo e Hyzmetit) nuk i projekton ad hocas si armiqësore e as ad hoc si miqësore. Filozofia e demokracisë amerikane, është gjithçka që është në funksion të begatisë së lirive dhe të drejtave të komuniteteve (qofshin ato etike, racore, fetare e qytetëruese) e jo në kundërshtim me parimet dhe vlerat e saja  kushtetuese. Kur të shikohet e analizohet më thellësisht “oferta” që Hyzmeti i ofron nga “bota islame”, kuptojmë se asnjë nga parimet dhe sistemi vleror i saj lëre që nuk bien fare në kundërshtim me natyrën dhe proceset zhvillimore të njeriut (post)modernist, por, përkundrazi ato mirëpriten dhe stimulohen nga shumica e botës demokratike (ani pse, aty këto ka edhe të tilla që janë “pajisur dhe patentua” edhe me keqkuptime e dyshimet “hickokiane”) dhe asaj jodemokratike.
  7. Arsyeja e vetme e mos refuzimit është se “oferta” e tillë (si një përvojë e re në ndërtimin e raporteve zingjirore sociale në ambientet neoliberale) jo vetëm që i fisnikëron vlerat e demokracisë, por edhe e pasuron sfondin e saj(të munguar shpirtëror) mbi vlerat dhe liritë universale të njeriut, kombeve dhe qytetërimeve aktuale globale. Vlera këto që qenë refuzuar e mënjanuar arbitrarisht, nga “menyja “fillestare e “inaugurimit” të modernizmit gjatë shekujve XVIII- XIX. Si e tillë, ajo me faktin e zhvillimit të një sistemi të ri gjithëpërfshirës e të ngritur në konditat e një humanizmifisnikërues, kjo Lëvizje sot ka arritur ta pasuroj sfondin e shërbimit shoqëror. Ajo duke ndërtuar një rrjetëzim të tërë tëedukimit dhe arsimimit bashkëkohor, përveç që është bërë tashmë atraktive dhe e kërkuar, është bërë edhe sinonim globalpër bashkimin dhe afirmimin e idealeve  njerëzore dhe për vlerat demokratike. Lëvizje Gylen, për dallim nga lëvizjet  tjera civile, qofshin ato nga “bota islame” apo “bota perëndimore” që e theksojnë (për të mos thënë ; absolutizojnë) rolin e tepruar tëindividualizmit (që u “dhuroj” konzumerizmi dhe hedonizmi isotëm) nuk e konsideron dhe trajton si imperativ synim e ambicie përfundimtare, por, e plotëson atë me sintagmën e re dhe të gjerë identitare, si është ajo e nevojave sociale (lexo; angazhimin dhe maksimalizimin e kapacitetve të natyrës së qytetarit, për të mirën e përgjithshme të po këtij qytetari (të dehumanizuar) që në demokracitë neoliberale “prodhoj” dhe stimuloj vetëm sjellje tëhuajsuese, egoizmi e vetëkënaqësie (deri në ekstazë) konzumeriste e hedoniste. Këtë lëvizje, po ashtu nuk duhet identifikuar as me ndonjë organizatë tradicionale tarikati(urdhri fetar), as me ndonjë lëvizje identike laike e shekullare (ashtu siç pretendojnë islamofobët, po edhe me grupimet dhe komunitetet tjera të sotme fondamentale e radikale) në kuptimin modern. Sepse, ajo si një lëvizje pozitiviste, askund dhe asnjëherë nuk predikon dhunën si mjet për të arritur qëllimin e humanizimit të njeriut të sotëm, por, tolerancën dhe dashurinë, pajtimin dhe dialogun si dhe qëndrimin pozitiv në sjellje e vepra të përditshme. Po ashtu, nuk mund të thuhet se qëllim final i saj janë arritja e grykësisë materiale (përmes marrjes së pushtetit në sferën e politikës, ashtu siç u keqkuptua nga pushtetarët e sotëm në Turqi), as ajo e asketizmit dhe fatëpajtimit injorant ndaj proceseve dhe zhvillimeve shoqërore e sociopolitike në botën e sotme demokratike. Themi kështu, ngase, argumenti i altruizmit, pra i përpjekjes permanente për të mirën e përgjithshme, janë ai mekanizmi kryesor frenues që këtë lëvizje e pengon që të bie ndesh si me parimet ashtu edhe me normat, kodet dhe vlerat e islamit burimor.ndodhur edhe krishterimit po edhe judaizmit. Themi kështu, ngase, argumenti i altruizmit, pra i përpjekjes permanente për të mirën e përgjithshme, janë ai mekanizmi kryesor frenues që këtë lëvizje e pengon që të bie ndesh si me parimet ashtu edhe me normat, kodet dhe vlerat e islamit burimor. Pyetja milionshe që tani shtrohet: si ka mundësi që një lëvizje e tillë (FETO) altruiste, e humaniste të shpallet anakronike e madje edhe terorriste (!?), kur imperativ nuk i paska as dronët kamikazë, as xhamitë politike, e as paragjykimet e stigmatizimet për qytetërimet tjera, por, edukimin, arsimimin, harmoninë ndërqytetërimore, tolerancën ndërfetare, ndëretnike e ndëracore!? Andaj, le t’i mbetet lexuesit të gjykojë e vlerësoj me kokën e tij, në mënyrë që ta gjejë edhe përgjigjen që po e kërkojmë…
Në vend të xhamive, dronëve dhe benefitetve tjera jo substanciale, pra të parëndësishme për ta emancipuar një komb, një shtet apo një vend, qeveria e Erdoganit më mirë do ishte të investoj në edukim dhe arsimim cilësor dhe koherent me trendet postmoderniste të kohës, ashtu siç e ka imperativ lëvizja që ai e ka identifikuar si terorriste!?

Vdekja e shokut tim që la “amanet” të varrosej pa ceremoni fetare

5

Shkruan: Murteza Osdautaj, Prishtinë

* Kur budallenjtë islamë i fusin hundët edhe në amanetet dhe varrosjen e të vdekurve
Kisha një shok fëmijërie. U rritem bashkë, shkuam në shkollë bashkë, shkuam në studime bashkë dhe banuam në një dhomë në konvikte apo në banesa private. I dinim hallet, dëshirat dhe ëndrrat e njëri tjetrit.
Dhe vjen një moment kur ai vdes. Dhe, siç e bëri jetën të thjeshtë e të ndershme, la tri amanete të thjeshta dhe tejet njerëzore.
-Dëshironte të varrosej ngjitur me varrin e të ëmës e cila e la tepër herët;
-Donte të varrosej pa ceremoni fetare, dhe
-Nuk donte të mbahej e pame për të.
Dhe, sipas traditës, familja duke iu përmbajtur amaneteve të tij, fillon ta hapë varrin afër varrit të nënës së shokut tim.
Por Zeka nuk ishte e thëne të varrosej në qetësinë që duhej ta kishte dita e fundit e një të vdekuri. Vdekja e tij dhe amanetet e tij, le që e trazuan Hoxhën, ‘Këshillin’ e Xhamisë dhe ‘Këshillin’ e fshatit, po u bënë shkak që të tria këto, t’i quaj, ‘insitituicione ‘ ta shfaqin haptas dhe pas asnjë skrupull tërë agresivitetin, johumanizmin dhe primitivizmin e tyre.
Këshilli i xhamisë ‘u çmend’ kur e kuptoj vendin e varrit. Këshilli i fshatit ‘doli mendsh’ kur e mori vesh se një person, një inxhinier, një profesor universiteti dhe një banor i fshatit të tyre kishte kërkuar të varrosej pa ceremoni fetare dhe kërcënonte se, nëse behej varrimi sipas dëshirës se te vdekurit, do të organizojnë mbledhje të fshatit dhe do ta kërkojnë zhvarrosjen e tij ngase, sipas tyre, familja nesër mund ta vendoste kryqin mbi atë varr. Dhe, derisa familja insistonte që t’i përmbahej amanetit të Zekës, këshilli i xhamisë, këshilli i fshatit dhe Hoxha kërcënonin që nuk do ta lejojnë varrosjen e tij pa ceremoni fetare, pra nuk lejonin që i vdekuri të varrosej si ‘jomysliman’.
Edhe këshilli i fshatit, edhe këshilli i Xhamisë, edhe Hoxha kërcënonin se, nëse familja e varrosë pa ceremoni, ata do ta ftojnë ‘xhematin’ (pra pjesëmarrësit në varrim) që të mos merrte pjese në varrim ngase i vdekuri po varrosej si jomysliman dhe ‘myslimanët’ nuk kishin nevoje të merrni pjesë në varrim (këtë kërcenim e kishte bërë hoxha) dhe do të organizojnë një takim të xhematit e të fshatit ku mund të merrej vendim që të zhvarrosej trupi i Zekës. Për të mos ndodhur kjo, ky grusht primitiv dhe analfabetë myslimanësh të udhëhequr nga Hoxha, kërkonin nga familja që i vdekuri të mos varrosej në fshatin e tij por të njëjtin ta varrosnin në varrezat e Pejës, të Prishtinës apo edhe në varrezat e ‘katolikëve’ ngase, sipas tyre, këto ishin varreza myslimane e jo varreza të fshatit ku mund të varroseshin të gjithë ata njerëz që kishin lindur, ishin rritur dhe kishin kontribuar për fshatin dhe përparimin e tij në luftë dhe në paqe.
E zënë ngushtën ngase donin që Zeka të kishte një varrim normal, në këtë ditë të rëndë, familja u detyrua të pajtohej që, në kundërshtim me dëshirën e fundit të Zekës, të pranojë që trupi i tij të varrosej me ceremoni fetare, por ngjarja, kërcënimet, dhe qëndrimet johumane dhe jonjerëzore të Hoxhës, të Këshillit të xhamisë dhe të Këshillit të fshatit lanë zhgënjim, shije të keqe, dhimbje të pafund dhe trauma që kjo familje nuk do t’i harrojë gjatë tërë jetës.
Tash po i kthehemi anës tjetër të medaljes dhe kjo ka të bëj me të drejtat e njeriut. Njeriu kur lindë, lind me disa të drejta të pamohueshme. E drejta e parë e njeriut është të jetojë e të vdes me dinjitet dhe, në këtë kuadër, askush, nga cilado pozitë, nuk ka të drejtë që ta shkelë dinjitetin njerëzor të askujt në cilëndo situatë dhe për cilëndo arsye.
E drejta tjetër që është shkelur në rastin e varrimit të shokut tim të fëmijërisë është e drejta e besimit. Njeriu ka të drejtë, të garantuar me të gjitha konventat për të drejtat e njeriut, që ta zgjedhë besimin e tij ose, thjeshtë, të mos besojë në asnjë fe. Në këtë kuadër, askush në botë, në asnjë situatë, edhe me rastin e vdekjes, nuk ka të drejtë që të shkelë mbi besimin e mosbesimin e dikujt dhe të njëjtin ta përdorë për të ushtruar pushtet, trysni apo për ta mohuar të drejtën e dikujt për t’u varrosur siç dëshiron vetë. Kjo e drejtë e garantuar me konventën e të drejtave të njeriut të OKB-së është shkelur në mënyrë të palejueshme nga Hoxha i fshatit, nga Këshilli i Xhamisë dhe nga Këshilli i fshatit. Nëse Kosova do të ishte anëtare e Këshillit të Evropës, këta tre faktorë që i përmenda do të dënoheshin tepër rëndë për shkeljen e të drejtave elementare të njeriut.
E drejta tjetër që Hoxha dhe dy këshillat që i përmenda e kanë shkelur është e drejta për t’u varrosur. Këta njerëz duhet ta kuptojnë se me secilin libër të fesë, me secilën konventë të të drejtave të njeriut, njeriu, që me rastin e lindjes, e ka të drejtën që të ketë hapësirë për një varr dhe të varroset në bazë të traditave kombëtare dhe dëshirës së tij personale.
E drejta tjetër që është shkelur nga hoxha dhe këshillat është e drejta e familjes. Detyrimi i një familjeje të veprojë në kundërshtim me dëshirat dhe me traditat e saj i shkelë dy konventa të OKB-së, atë për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e familjes. Gjithashtu, po të ishim në Këshillin e Evropës, gjykata e Strasburgut do t’i dënonte rëndë këta njerëz që, në mënyrë aq të paskrupull, atë ditë të varrosjes së Zekës, i shkelën, me të dyja këmbët, të drejtat e tij si i gjallë e si i vdekur por edhe të drejtat e familjes së tij. Ata nuk e morën parasysh se ai ishte një Inxhinier i njohur, një profesor fakulteti i respektuar, ishte një luftëtar dhe veteran i UÇK-së dhe, si i tillë, do të duhej të respektohej dhe të nderohej, bile në ditën e varrimit të tij.
Ajo që është dëmtuar më së shumti në këtë mes është kultura, reputacioni dhe karakteri kombëtar dhe demokratik i fshatit. I njohur si një fshat me tradita të lashta patriotike shqiptare, i njohur për kullat shqiptare, filozofinë e odave shqiptare dhe burrërinë, i njohur si fshat me qëndrime përparimtare dhe demokratike për jetën, besimin dhe lirinë, i njohur si një fshat ku kombi është cilësia e parë e njeriut e pastaj vijnë të tjerat, me rastin e Zekës, të gjitha këto premisa historike dhge kulturore janë dëmtuar rëndë dhe janë sulmuar në mënyrë perfide, me vetëdije apo pavetëdije.
Hoxha, Këshilli i xhamisë dhe Këshilli i fshatit, e kanë sulmuar, nga baza e islamit politik, traditën, kulturën e lashtë, atdhedashurinë dhe shqiptarinë e secilit pjesëtarë të atij fshati që në shpirtin e tij ndjehet shqiptar dhe europian.
Ky shkrim është fillimi i shkrimeve të mia që do të flasë për rolin e gjithsecilit prej neve për ta ndërtuar një atdhe të jetueshëm dhe të lirë. Hoxha duhet ta kuptojë se nuk është banor i fshatit dhe aty është i angazhuar si klerik që duhet të ofrojë shërbime fetare për besimtarët (pra jo për fshatin dhe tërësinë e banorëve të tij). Kjo ngase ai dhe të tjerët duhet ta kuptojnë se mund të ketë banorë të fshatit që nuk besojnë në fenë të cilës i përket hoxha apo të tillë që thjeshtë, besimin e konsiderojnë çështje krejt personale dhe krejt shpirtërore të tyre dhe nuk lejojnë që, në cilëndo mënyrë, të ndërhyjë hoxha apo cilido klerik. Hoxha, si një person i jashtëm, duhet ta ruaj ekuilibrin e pozitës së tij si klerik, të mos e dëmtoj harmoninë vëllazërore në rastet kur banorët besojnë apo nuk besojnë dhe të ketë kujdes që, në ligjërata e veta, të mos shpërndajë propagandë antikombëtare të islamit politik.
Këshilli i Xhamisë duhet ta kuptojë se ai ka autoritet vetëm brenda komunitetit të besimtarëve (objektit të xhamisë dhe atyre që falen në xhami) dhe nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në jetën dhe vdekjen e të tjerëve. Ata duhet ta njohin kapacitetin e tyre dhe autorizimet e tyre. Ata duhet ta mbrojnë veten dhe të mos bëhen instrument i kujtdo qoftë i cili punon në dëm të të ardhmes, të traditave, të mirësisë e humanizmit dhe të shqiptarizmës.
Këshilli i fshatit duhet ta kuptojë se detyra e tyre primare është sigurimi i mirëqenies së fshatit dhe zgjidhja e problemeve akute të tij (në rastin konkret mungesa e hapësirës për varre) dhe jo problematikat e fesë dhe mënyrës se si besojnë njerëzit dhe se si dëshirojnë të varrosen ata. Këshilli i fshatit duhet të merret me kultivimin e kulturës së fshatit, me kultivimin e traditave të mira, humanizmit dhe zakoneve shqiptare të fshatit të cilat janë të njohura në tërë rrafshin shqiptar. Këshilli i fshatit duhet të bëj punë për përparimin e fshatit, për zhvillimin e tij, për shkollimin dhe përparimin e fëmijëve, për bibliotekën, ambulanten, rrugët, ujësjellësin, zhvillimet e ngjarjet kulturore etj. Çdo tejkalim i këtyre detyrave që i përmenda është shkelje dhe tejkalim që mund t’i dëmtojë ata dhe edhe banorët e fshatit. Këshilli i fshatit duhet ta ndërprej që të jetë propagandues apo mbrojtës i islamit politik dhe duhet të jenë në mbrojtje të kulturës së pasur shqiptare dhe kulturës tradicionale e dokeve e zakoneve që ka krijuar fshati me shekuj.
Unë, shkruesi i kësaj letre, kam dhimbje sepse shkak i këtij shkrimi është vdekja e shokut tim të fëmijërisë.
Të kisha mundësi politike dhe të ishte Kosova në Këshillin e Evropës do të bëja gjithçka që do të ishte e mundur që ky rast i shkeljes drastike të të drejtave njerëzore, të të drejtave kulturore dhe të familjes të shqyrtohej në atë gjykatë. Jam i bindur se shkelësit dhe shteti që i lejon veprimet e tilla të tyre do të dënoheshin rëndë dhe bile do të kishin pasoja për vendin në aspektin e proceseve integruese evropiane.
Pasi që nuk e kam këtë mundësi, vetëm dua ta shprehi indinjatën time të thellë dhe brengën time njerëzore dhe intelektuale për drejtimin e padëshirueshëm që po marrin ngjarjet dhe për dëmin që islami politik mund t’ia shkaktojë vendit tim.
Unë do të jem gjithmonë një mbrojtës i vendosur i identitetit sekular të shtetit dhe identitetit kulturo dhe historik të kombit tim.

Albin Kurti mirëpret aktivistë e qytetarë nga Masbjeshka, Sanxhku i Pazarit të Ri

0

Prishtinë, 9 tetor 2024

Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku. Ndër ta, prezente ishte edhe Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak. 

Kryeministri Kurti u shprehu mirëseardhjen dhe kënaqësinë që t’i mirëpresë në qeveri. Ai u njoh së afërmi me jetën dhe aktivitetin e secilit pjesëmarrës e vështirësitë që vihen para tyre nga mungesa e demokracisë në Serbi dhe regjimit atje.

Znj. Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve atje.

Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë e të parezervë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre.

Kardinali shqiptar Ernest Simoni, “Martir i gjallë” i diktaturës komuniste viziton Shtetet e Bashkuara

Nga Frank Shkreli

Kardinali Ernest Simoni (Troshani) — i cili vuajti burgimin, persekutimin dhe kërcënimet me vdekje për më shumë se 28 vjet gjatë regjimit sllavo-komunist në Shqipëri — ishte i pranishëm të djelën që kaloi në kishën katolike shqiptaro-amerikane, “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork. Kardinali shqiptar, ndonëse në moshë të shkuar 95-vjeçare, celebroi dy meshë në kishën shqiptare dhe u prit nga qindra besismtarë që kishin ardhur për të takuar “matirin e gjallë” dhe dëshmitarin e vuajtjeve dhe persekutimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Eminenca e tij, Kardinal Simoni u prit me nderime nga famullitari i kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj ndërsa është përshëndetur nga shumë besimtarë që kishin ardhur për të takuar klerikun e lartë shqiptar, i cili edhe sot, sipas Papa Françeskut, është simbol i vuajtjeve të burgjeve komuniste, “vazhdon të dëshmojë dhe të punojë për Kishën, pa u shkurajuar”.  Pas celebrimit të dy meshëve në kishën e parë katolike shqiptare në Amerikë, për nderim të vizitorit të lartë, u shtrua një drekë nga Keshilli i kishës në Qëndrën Nënë Tereza të Kishës Zoja e Shkodrës,  në Nju Jork.  Kardinali Ernest Simoni shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë e takimit me komunitetin katolik shqiptar në Nju Jork, duke bekuar më në fund, besimtarët e mbledhur aty, të cilët i uruan atij ditëlindjen me një tortë të rastit dhe me urimin — “Zoti e bekoft Kardinalin tonë” — në prag të 96-vjetorit të lindjes — vizitorit të lartë nga Evropa dhe dëshmitarit të gjallë të vuajtjeve dhe persekuitmeve të klerikëve të pafajshëm nga regjimi komunist sllavo-aziatik i Enver Hoxhës.

Para se të shkonte për vizitë dhe shërbime fetare në kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork, Kardinal Ernest Simoni ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave studentëve të Universitetit Saint Leo, një kolegj i urdhërit jezuit në qytetin Tampa të shtetit Florida. Para të diplomuarve të këtij universiteti, Kardinali shqiptar mbajti një fjalim të rastit dhe ofroi bekimin për të diplomuarit. Kardinali Simoni vizitoi edhe qytete të tjera si Jacksonville të Floridës për tu takuar me bashkatdhetarët e vet.  Është vërtetë e mrekullueshme që Kardinal Simoni, ndonëse në prag të 96-vjetorit të lindjes është aq aktiv dhe siç duket mirë me shëndet sa që mund të udhtojë përtej oqeanit, madje edhe në Amerikën e largët dhe të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme fetare e shoqërore.

Ndonëse kanë kaluar pothuaj 35-vjet nga lirimi i tij nga burgjet komuniste, emri i Ernest Simon (Troshanit) nuk njihej aq shumë, sidomos nga brezi i ri i shqiptaro-amerikanëve, por ndoshta as në Shqipëri, përveç një rrethi të ngusht, ndoshta. E ndërkombtarisht, ai nuk njihej fare, deri në shtator të vitit 2014, kur Papa Françesku vizitoi Shqipërinë, vizita e tij e parë në një vend të Evropës, si udhëheqës i Kishës Katolike Universale. Gjatë asaj vizite, Papa Françesku takoi, ndër të tjerë vuajtës të komunizmit edhe Dom Ernest Simonin, nga i cili dëgjoi me shumë vëmendje dëshminë e tij të vuajtjeve nën regjimin komunist – ndërsa, me lotë në sy, e cilësoi në atë kohë, Dom Ernest Simonin, si “martir dhe shenjtë i gjallë”.

Dy vjet pas vizitës së tij në Shqipëri, Papa Françesku i ka dhenë Dom Ernest Simonit titullin kardinal duke e ngritur atë në nivelin më të lartë të Kishës Katolike. Ernest Simoni (Troshani) e ka thenë shpesh herë se emërimin kardinal nga Papa Françesku e konsideron si një nderim për të gjithë martirët dhe katolikët e përndjekur në Shqipërinë komuniste, me ligj të vet-shpallur ateiste, kundër Zotit. I tillë ishte edhe emrimi i kardinalit të parë shqiptar në histori nga Papa Gjon Pali II, në vitin 1994, klerikun e njohur por shumë të vuajtur, Mikel Koliqi (1902-1997), bashk-qytetari i Ernest Simonit nga Shkodra edhe ai, i burgosur për 31 vite të jetës së tij në burgjet komuniste të Enver Hoxhës.

Papa Françesku, ashtu si edhe Papa Gjon Pali i II nuk kanë munguar kurrë së përmenduri vuajtjet dhe krimet e komunizmit në Shqipëri kundër një populli të pafajshëm të zenë rob në vendin e vet. Ashtu ndodhi edhe në fillim të këtij viti (shkurt 2024) që gjatë një audience publike në Vatikan për vizitorë dhe udhëheqës fetarë nga mbarë bota, ndërsa ka folur për martirët e fesë në të kaluarën, Papa Françesku përmendi në mënyrë të veçant Kardinalin shqiptar Ernest Simonin i cili ishte aty i pranishëm, duke thenë se edhe sot ka shumë martirë të persekutuar të fesë e të ardheut, në mbarë botën duke përmendur rastin e Ernest Simonit: “Më lejoni të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë. Ai, si meshtar, përjetoi 28 vjet burg, në burgun komunist të Shqipërisë, ndoshta persekutimi më mizor, më mizor”, nënvijoi Papa Françesku. Sot kardinali shqiptar, “vazhdon të japë dëshmi…Tani, është 95 vjeç e vazhdon të punojë për Kishën, pa u shkurajuar. I dashur vëlla, të falënderoj për dëshminë tënde. Faleminderit!”, i është drejtuar Papa kardinalit shqiptar, Ernest Simonit, para një audience të vizitorëve nga mbarë bota, shkurtin që kaloi në Vatikan ndërsa ka folur para një audience ndërkombëtare për vuajtjet e klerikëve por edhe për persekutimet si rradhë kund në botë, në “burgun më mizor” komunist në Shqipëri — për të gjithë, pa dallim dhe pa përjashtim.

Kanë kaluar pothuaj 35-vjet nga shembja e Murit të Berlinit dhe nga koha kur bota Perëndimore demokratike festonte fitoren mbi komunizmin ateist, duke harruar shpejt krimet kundër njerzimit që ajo ideologji solli mbi mbarë botën shekullin e kaluar e që në disa vende të botës, në emër të komunizmit, krimet dhe vuajtjet e atyre që nuk pajtohen me të, edhe sot. Prandaj me të drejtë, disa analistë dhe komentues, por edhe ente dhe organizata shoqërore, kanë arsye të shqetësohen se shumë persona dhe regjime në vendet ish-komuniste – me kalimin e kohës — po i harrojnë shumë shpejt të këqiat dhe krimet e komunizmit ndaj personave të pafajshëm, siç është kardinali shqiptar Ernest Simoni. Jo vetëm që shoqëria në përgjiithsi, por siç duket as shteti e qeveritë “post-komuniste” nuk dëshirojnë të përballen me të kaluarën komuniste. Në nivel zyrtar në Shqipëri, është e qartë se nuk duan të merren aspak me krimet, vuajtjet dhe persekutimet më mizore të regjimit komunist në Shqipëri ndaj personave siç është Kardinal Ernest Simoni. Por, çfarë është edhe shumë më keq, gjatë viteve të fundit, në Shqipëri vihen re përpjekje aktive zyrtare dhe mbështetje në heshtje të asaj që Kisha Katolike shqiptare ka cilësuar si përjetësim i komunizmit dhe i simboleve të tij në atë vend, duke kërkuar nga ana e saj si ent fetar, dënimin e “apologjisë së komunizmit”.

Frank Shkreli: Kërkohet dënimi i “Krimit të Apologjisë” të Komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf

Prej më shumë se tre dekadash të ashtuquajturit “tranzicion” politik — autoritetet zyrtare në Tiranë refuzojnë të njohin dhe të dënojnë krimet më mizore e barbare të komunizmit në Shqipëri. Heshtja e vazhdueshme dhe refuzimi i klasës politike shqiptare — pozitë dhe opozitë — për t’u përballur me të kaluarën kriminale komuniste në vend dhe për të dënuar krimet e komunizmit, ashtu siç ka bërë pjesa tjetër e Evropës ish-komuniste – megjithë kundërshtimet e tyre politike, të pakën në sipërfaqe — duket se është e vetmja gjë që dy partitë kryzesore politike në Shqipëri bien dakort me njëra tjetrën.

Por qëndrimet zyrtare — pozitë dhe opozitë në Shqipëri — për të mos u marrë, zyrtarisht, me krimet e komunizmit më mizor në Evropë e ndoshta në botë, nuk ndalon të tjerët e sidomos viktimat e pafajshme që kanë përjetuar vet krimet e sllavo-komunizmit aziatik, siç është Kardinali Ernest Simoni, t’i tregojnë, jo vetëm shqiptarëve, por të dëshmojnë edhe para botës mbarë krimet e regjimit komunist prej pothuaj gjysëm shekulli në Shqipëri.  Zbulimi i së vërtetës dhe nevoja për t’a dëshmuar atë para botës, detyron sot një klerik katolik shqiptar – siç është Kardinali Ernest Simoni, që për më shumë se 25 vite me radhë ka bërë punë të detyrueshme në tunelet e errta të minierës së Spaçit dhe më pas, në kanalizimet e Shkodrës – që në prag të 96-vjetorit lindjes së tij – të udhtojë matanë oqeanit për të dëshmuar dhe për të treguar të vërtetën e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Zoti t’i falë shëndet Kardinal Ernest Simonit që të vazhdojë misionin e tij në shërbim të së Vërtetës historike dhe Drejtësisë.

Siç e kam thenë shumë herë në të kaluarën, po e prësiris edhe njëherë, se pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancimin serioz të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, aktualiteti politik dhe zhvillimet në vend po tregojnë, se rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë, historikisht të gabuar, por për fat të keq, ai rrugëtim nuk është më as i sigurtë dhe as i besueshëm nga vet shqiptarët, por as nga miqt e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Fotot nga faqja e “Our Lady of Shkodra” — Credit Vilson Lleshaj

Papa Françesku: “Vëlla i dashur, të falënderoj për dëshminë tënde”.

Adresimi i Kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë

0

Prishtinë, 9 tetor 2024

Adresimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Të nderuar gazetarë, punonjës të mediave,

Të dashur qytetarë, 

Sot, me vendimet e mbledhjes së 223-të të Qeverisë, e kaluam numrin prej 2000 vendimeve gjithsej e në total janë bërë 2009-të dhe po ashtu e kishim edhe projektligjin numër 300, me ç ‘rast arritëm deri në 303. Pra, është definitivisht Qeveria e Republikës së Kosovës e cila ka kaluar numrin më të madh të vendimeve e të projektligjeve në shtetin tonë të pavarur e në mes të këtyre vendimeve do të kisha theksuar edhe ligjin, që do të vijë në Kuvend për miratim atje, për Shërbimet e Pagesave, i cili synon që të rrisë sigurinë e shërbimeve të pagesave, integrimin e tyre, por edhe uljen e kostos për këto shërbime.

Me fjalë të tjera, ky projektligj që porsa e miratuam në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 223-të, pas miratimit edhe në Kuvend të Republikës, na integron në SEPA, në mënyrë që të ulen edhe kostot për qytetarët, të cilët nëpërmjet transfereve ndërbankare së bashku me bizneset, sipas një studimi të ‘’German Economic Team’’  të Berlinit, ka shkaktuar shpenzime prej rreth 55 milionë euro në vit. Pra nëpërmjet këtij projektligji që e miratuam në Qeveri, e së shpejti edhe në Kuvend do t’i kursejmë rreth 55 milionë euro në vit të qytetarëve dhe të bizneseve të cilët kanë qenë shpenzime si rezultat i transfereve ndërbankare të mëhershme. Gjithashtu kemi miratuar edhe projektligjin për Inspektoratin qendror të trashëgimisë kulturore por natyrisht më e rëndësishmja që bëmë në këtë mbledhje është në vigjilje të procesit të Berlinit dhe të Planit të Rritjes, planit për reforma dhe rritje të Bashkimit Evropian, idesë e cila është bërë projekt dhe do të zbatohet, i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për çfarë edhe tash ia kisha kaluar fjalën pa humbur kohë menjëherë zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Beslimi. 

Adresimi i plotë i zëvendëskryeministrit Bislimi:

Faleminderit shumë Kryeministër,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Sot po e shënojmë një hap shumë të rëndësishëm duke aprovuar agjendën e reformave në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, plan i cili ka për qëllim që rajonin tonë ta sjellë më afër Bashkimit Evropian, duke na ndihmuar në nxitjen e rritjes ekonomike, përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike, si dhe qasjen në tregun unik të BE-së. Pra, ideja është që të përshpejtohet procesi i arritjes së reformave në anën tonë në mënyrë që ta përshpejtojmë edhe hyrjen në Bashkimin Evropian.

Për 4 vitet e ardhshme janë bërë të disponueshme nga Komisioni Evropian rreth 6 miliardë euro për 6 shtetet e rajonit si ndihmesë për arritjen e reformave, nga të cilat Kosova mund të përfitojë në maksimum 882,6 milionë euro. Këto fonde të destinuara për vendin tonë arrihen në atë rast kur ne i plotësojmë reformat për të cilat jemi dakorduar me Komisionin Evropian. Nga kjo shumë, rreth një e treta apo diku 253,3 milion euro janë grante kurse pjesa tjetër janë hua afatgjate apo 629,3 milion euro.  Kjo nënkupton që këto hua fillojnë të kthehen pas 10 viteve edhe atë me normë jashtëzakonisht atraktive të interesit dhe kthehen për një periudhë 40 vjeçare. Gjysma e fondeve pasi të zbatohen reformat shkojnë direkt në buxhetin e shtetit si mbështetje direkte buxhetore, kurse pjesën tjetër pastaj e thithim përmes projekteve investive në kuadër të  Kornizës Investive për  Ballkanin Perëndimor që njihet si WBIF.

Negocimin e agjendës së reformave dhe Planit të Rritjes e kemi filluar që nga nëntori i vitit të kaluar përmes ekipit kryesor negociues që ka qenë brenda Zyrës së Kryeministrit dhe agjenda prek shumë fusha, pra në tërësi janë 5 fusha:  Qeverisja, reforma e administratës publike dhe menaxhimin e financave publike; fusha e dytë ka të bëjë me  Tranzicionin e gjelbër edhe digjitalizimin; fusha e tretë ka të bëjë me Zhvillimin e sektorit privat dhe mjedisin e të bërit  biznes; e  katërta merret me Zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit human; dhe fusha e fundit ka të bëjë me Vlerat themelore dhe sundimin  e ligjit. Në kuadër të këtyre fushave ne kemi dakorduar 30 reforma të cilat pastaj janë operacionalizuar në 111 veprime konkrete të cilat kanë afat zbatimi deri në fund të vitit 2027 dhe për secilën prej këtyre reformave pastaj edhe kemi kostim që nënkupton shumën të cilën Kosova përfiton pas raportimit pozitiv për përmbushjen e këtyre reformave.

Kisha dashur që në vijim vetëm shkurtimisht t’i  cek disa prej reformave që janë dakorduar:

–     Tek  administrata publike kemi forcimin  e kapaciteteve administrative, krijimin e   një sistemi transparent të kompensimit si dhe organizim më të thjeshtësuar  të ministrive të linjës;

–      Tek financat publike kemi plotësimin e kornizës ligjore dhe institucionale për prokurim publik dhe  ndërmarrjen e  reformave në menaxhimin e investimeve publike;

–      Tek  siguria kibernetike kemi përafrimin me direktivat dhe standardet e sigurisë të Bashkimit Evropian;

–      Tek  efiçienca e energjisë kemi zbatimin e Direktivës së Efiçiencës së Energjisë dhe Direktivës për Performancën Energjetike të Ndërtesave;

–      Tek  tregu apo reformat e tregut kemi transpozimin dhe zbatimin e Paketës për  Energji të Pastër të Bashkimit Evropian;

–      Tek klima e biznesit kemi mes tjerash  lehtësimin e investimeve në sektorin privat dhe përmirësimin e mekanizmave për tërheqjen e më shumë  investimeve të huaja direkte sidomos në sektorët strategjik;

–      Do të kemi edhe rritje të qasjes në financa dhe integrim të sistemit të pagesave, për të cilat edhe foli kryeministri;

–      Tek  arsimi do të kemi prezantimin e  një sistemi arsimor të digjitalizuar duke zbatuar infrastrukturën digjitale nëpër shkolla; synojmë edhe rritjen e regjistrimit dhe cilësisë së arsimit në fëmijërinë e hershme; si dhe rritjen e cilësisë së arsimit dhe profesionit të mësimdhënësit;

–      Tek tregu i punës zbatohen politika për rritje të pjesëmarrjes në tregun e punës të grupeve të caktuara siç janë  gratë, të rinjtë  dhe grupet e cenueshme; dhe  punojmë drejt përafrimit të arsimit me nevojat e tregut të punës;

–      Tek gjyqësori parashohim përmirësimin e performancës, integritetit, llogaridhënies dhe efikasitetit të sistemit tonë gjyqësor;

–     Tek të drejtat themelore kisha veçuar forcimin e zbatimit të kornizës legjislative dhe strategjike për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore si dhe për të drejtat e komuniteteve jo-shumicë;

Sot, po ashtu në kuadër të Planit të Rritjes është aprovuar edhe Lista e Projekteve Indikative me të cilat pastaj aplikojmë në Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe po flasim për projekte kryesisht infrastrukturore nga fusha e transportit, energjisë dhe infrastrukturës digjitale. Nga kjo mund të shohim se brenda 4 viteve të ardhshme shumë ndryshime të nevojshme dhe pozitive do të ndodhin nëpër disa sektorë, duke vazhduar kështu rrugën dhe orientimin tonë për zhvillim ekonomik dhe demokratik të shtetit.