Kreu Blog Faqe 734

Rreth shkrimi të Zotni Afrim Musliut për “Lëvizjen për rikthim” të disa ish muslimanve

Në foto: Pjesëtarë të Lëvizjes së Deçanit, në një mbledhje në veriun e Shqipërisë

___ 

Zotni Afrim Musliu, e lexova shkrimin tuej te dates 12-10-2024 me titull “Çka është ky marifet?”

Shqiptart nuk kan nevoje te futen ne Europe. SHQIPTART JANE NE EUROPE, por ende nuk jane ne Bashkimin Europian. SHQIPTART JANE EUROPIAN.

Persa i perket Historise qe ju sintetizoni, po ju tham se Populli Shqiptar me ne kry Heroin Kombetar Gjergj KASTRIOTIN (te cilin turqit e quejshin Skenderbeg) kan luftu kundra turqve osman ne aleance me popujt kristjan europian. Turqit nepermjet pushtimit dhe MASAKRAVE ia imponuen islamin kristjanve shqiptar katolik dhe ortodoks me format ma te ndryshme kriminale.

BESLIDHJA E LEZHES e te gjithe princave (katolik dhe ortodoks) shqiptar u ba me me 2 mars 1444 ne KATEDRALEN (KATOLIKE) TE SHEN KOLLIT ne Lezhe, sot MONUMENT KOMBETAR. Shqiptart mbrojshin edhe Tokat e tyne edhe Kulturen e tyne edhe Besimin Kristjan te tyne, katolike dhe ortodokse. Keto fakte ju Zotni Afrim Musliu nuk i keni paraqite ashtu si jane. Ndoshta ju duhet te thelloheni ma shume ne njohjen e Historise se Popullit Shqiptar.

Teshti, pa u zgjate, po analizoj shkurtimisht kete frazen tuej:
“Dje, dolën disa individë dhe e thyen Lëvizjen e Deçanit , duke u quajtur si Lëvizja për rikthim.”.

HAPI I PARE HISTORIK i Randesishem, per te cilen Levizja e Deçanit ka MERITEN E MADHE, per heqjen e XHYES ISLAME, te imponume nga pushtuesi turk-osman GJATE PESE SHEKUJVE dhe me shtesat dhe MARIFETET e ma vonshme.
Kushdo qe lexon Kuranin dhe Vendimet e Konferencave Islamike, konstaton se SHERIATI (e Drejta SHTETNORE ISLAMIKE) MOHON KRYKPUT TE DREJTAT THEMELORE TE NJERIUT, te sanksionume ne ORGANIZATEN E KOMBEVE TE BASHKUEME, nga Bashkimi Europian dhe nga Kushtetutat e Kosoves dhe te Shqipnise. Ne keto Parimet tona sanksionohet e DREJTA E NDERGJEGJES, don me thane e zgjedhjes se lire te mos besoje apo te besoje cilitdo besim fetar. POR nuk duhet harru se ISLAMI NUK ASHT BESIM FETAR, por asht TEOKRACI, don me thane LIGJI SHTETNOR I SHERIATIT i paraqitun si BESIMFETAR me urdhen te profetit arab Muhamet dhe ky si Profet i derguem nga Allahu. Pra SHERIATI ne thelb asht LIGJI SHTETNOR I VENDEVE ISLAME.
Clirimi nga kjo zgjedhe islamik ishte qellimi i LEVIZJES SE DECANIT, te cilen e kan pergezu shume patriot shqiptar.
Teshti le te kethehemi tek pohimi i juej: “Dje, dolën disa individë dhe e thyen Lëvizjen e Deçanit , duke u quajtur si Lëvizja për rikthim.”.

HAPI I DYTE: Keto qe e kan kethy “LEVIZJEN E DECANIT” ne “LEVIZJA PER RIKTHIM”, qenkan krejte ne rregull. Ata kan ba hapin e pare te tyne te HEQJES SE XHYBES ISLAMIKE. Tashti ata vazhdojne me HAPIN E DYTE TE TYNE, i cili nuk i bjen ndeshje aspak LEVIZJES SE DECANIT, qe ishte HAPI I PARE per ata. Jeta vazhdon me hapat e tjere. Seicili mbas HEQJES SE XHYBES ISLAMIKE asht i lire te zgjedhin rrugen e matejshme, te PAGEZOHEN KATOLIK ose te MOS Pagezohen fare katolik apo te bahen ateist etj. Un nuk shof asnji kontradikte midis PEGEZIMIT te disave dhe te LEVIZJES SE DECANIT.
Pamvartesisht nga kjo, a duhen dy dite apo dy muej apo dy vjet per me u pagzue, kjo asht KOMPETRENCE E KISHES KATOLIKE. Na katolikt, bile ne mos gabofsha edhe ortodokst, i pagezojme femijte tone pa mbushe vitin.

Vetem kush don qe te ruhet gjendja e PUSHTIMIT SHPIRTNOR TE SHQIPTARVE NEN ZGJEDHEN ISLAME gjene gjithfare bishtash kote me hjedhe balte ndaj LEVIZJES SE DECANIT apo mbi LEVIZJEN PER RIKTHIM.

Zotni Afrim Musliu ne çdo rast JU PERGEZOJ PER MBESHTETJEN TUEJ TE LEVIZJES ATEDHETARE TE DECANIT dhe per KONTRIBUTIN TUEJ ATEDHETAR.

Paul Tedeschini, Milano, Itali

Cili ishte “mesazhi” i Erdoganit , gjatë përurimit të xhamisë , kazermës më të madhe turke në Gadishullin Ilirk në Tiranë

1
Nga: Pal Idrizi
___
Cili ishte “mesazhi” i kreut të Republikës Turke, gjatë përurimit të (xhamisë) kazemrës më të madhe turke, në Gadishullin Ilir, 10.10.2024,Tiranë???
-Luftë botës muslimane, përkatësishtë botës arabe!
Dhe nga ku !???
Nga toka jonë Arbërore!
-Reduktimin e kësaj ideologjie ( besimit musliman),në Gylenizëm, e Erdoganizëm!
-Stacionimin e strukturave sekrete shtetërore të Republikës Turke, po në këtë xhami si këshilltarë,përcjellës të situatave dhe riteve fetare, ku përmes kësaj strukture vëzhguese (paramilitare) parapregaditjen e rikthimit të perandorisë vrasëse otomane.
Në këtë bazë ushtarake, e ashtuquajtur „xhami“,qëllimi i vetëm është: Për të mbajtur nënkontroll dhe ushqyer me iden e pushtuesëve otomane. Njëkohësishtë, luftimin e sekteve të tjera që vinë nga e njëjta fe (Muslimane), në veçanti strukturat që vinë nga krahu tjetër, po Turk, Gylenistët, etj.
-Për të mbajtur pezull një konflikt mes dy grupimeve turke, dhe për t’a ndezur atë… në një kohë të përshtatëshme për politikën turke, e në dëm të kombit tonë,e të historisë sonë të lavdishme.
-Pasi të ndezët ky konflikt mes dy grupimeve turke, në një moment të caktuar do të derdhet ushtria apo policia turke, nën pretekstin se po lufton Gylenistët!?? Për të përforcuar më pas, ndikimin me forcë e me forma tjera mbi strukturat e shtetit shqipëtarë dhe sovranitetin e tij.
-Sigurishtë duke parapregaditur terenin (si dikur), se gjëja, „turqit po vinë si shpëtimtar, që t’na ndihmojnë, se janë paqësorë, etj“!!??
-Dhe nëse plani –A- dështon, shkëndijat apo fitili është i gatshëm për t’u ndezuar…një konflikti tjetër rajonal…??
-Dronët „kamikazë“ Shqipërisë,gjëja dhurat!???
-Dhe në anën tjetër, dronët (bajraktar) tjerë Sërbisë ! ???
„Përqaj e sundo“! Kjo thënje… mbase është harruar, nga shumë, e sidomos nga klasa politike Shqipëri-Kosovë!??
Megjithatë, problemi kryesor, mbeten tek dy grupimet turke, të shtrirë në hapsirat shqipfolëse, dhe janë, shumë aktiv. Ndërkohë, që shtetet tona,institucionet, bëjnë gjumin dimror!?
Turqit, medeomos kërkojnë tokat tona, prezencën e tyre në detin Adriatik.
Pra, turqit do të mbajnë konfliktin pezull, për aq kohë sa ju duhet atyre.
-Po nuk u ndezi njëri, do t’u ndezet tjetri (Kurse ne, ne rrimë, e presim, bëjmë luftë brrylash mesveti)!!
Njëkohësishtë, duke përhapur një prpagandë (të ati lloji që njohim ne), duke zhvilluar e forcuar lidhjet me të turqizuarit, me ata që që përveç fëtyrës, që fshehin me lesh, edhe truri i’u është bërë i tillë, të cilët edhe përdorin fenë si mburojë, për qëllimet dhe oreksin e turkut, osmanëve.
Siç tha ky truleshi, imami G. Teqja i kësaj (xhamie) baze ushtarake turke: „shpejtë do të zbarkojmë edhe në Prishtinë, atje, përveç që kazerma/xhamia do të jetë më e madhe edhe inaugurimi i saj…“!???
Ky qe një paralajmërim i frikshëm, dhe kërcënues, nga Gazment Teqja.
Një grupim, apo një individ, fetar apo politik, që nuk respekton ligjet e shtetit, sfidon atë, duke i’u kërkuar lëmozh/ servilur të tjerëve, është faqja e zezë e kombit.
Me ditën kur zyrtarishtë… se vendin e pushtuan leshtrurët, unë kam pasur ditë zie. Është dhe do të mbetet dita më e zymtë e imja.
Që nga ajo ditë-10.10.2024, unë konsideroj se jemi të pushtuar nga mbetjet neootomane.
Pal Islam Idrizi
12.10.2024 , Ingolstadt

Namazgjaja përballë realitetit laik dhe fetar shqiptar

0

Pirro Prifti, Tiranë

Inagurimi i Xhamisë më të madhe ose Nazgjasë në Tiranë dhe në Ballkan, sipas Presidentit Erdogan i cili mori pjesë në këtë ceremoni së bashku me Kryeministrin Rama, tregon edhe një herë interesimin e Turqisë për vëndet e ish Perandorisë osmane sidomos ato të Ballkanit të cilat jetuan rreth 600 vjet nën sundimin Osman, gjurmët e të cilës në Shqipëri sot janë: xhamitë, besimi islam, toleranca dhe bashkëjetesa fetare, një Shqipëri e cunguar, dhe një shtet pa binomin që mund ta bënte më të fortë si binomi FE+ATDHE.

Interesante janë sentencat e thëna nga të dy liderët të cilat shprehin në fund të fundit dy koncepte diametralisht të kundërta: njëra fetare e tjetra laike.

Presidenti Erdogan u shpreh midis të tjerash:“Do të hapim xhaminë që është dhuratë e jona për motrat dhe vëllezërit tanë mysliman shqiptare“ .

Në kundërpërgjigje, Kryeministri Rama u shpreh: “Zoti na ndihmoftë në rrugën ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut!“.

Ndërsa të dy u shprehën se Xhamija e Namazgjasë është …“Projekt i vëllazërisë shqiptaro – turke“ (hapet xhamia e namazgjasë! rama e erdogan presin shiritin! presidenti turk: më e madhja në ballkan! kryeministri: zoti na ndihmoftë në rrugën ku duam të ngremë flamurin e skënderbeut! – shqiptarja.com).

Inagurimi i kësaj xhamije e cila ka kshtuar disa miliona euro dhe shumë vite punë, mendohet se do të ndihmojë që në festat fetare islame , besimtarët islamë do të mblidhen në këtë xhami që të nderojnë Zotin e tyre duke mos krijuar `pakënaqësi` të fshehura kur mblidhen në sheshin Skënderbej tek komunitetet e tjera fetare të cilët i bëjnë festat e tyre religjioze, brënda objekteve të tyre të kultit.

Bashkëjetesa dhe toleranca fetare e shkëlqyer  e shqiptarëve ndër këto vite ka shërbyer  gjithmonë si një element i fortë që ka plotësuar sado pjesërisht, mungesën e një feje të përbashkët në Shqipëri për të rimëkëmbur binomin që na mungon; së bashku me arsimimin e përgjithshëm laik.

Hapja e Xhamisë së Namasgjsë plotëson si të thuash `Trininë e Shënjtë`Kristiane, sepse me këtë inagurim plotësohet mungesa e tretë Religjiozë më e madhe në Shqipëri krahas Katedralës Orthodokse `Ngjallja e Krishti`t dhe Katedrales katolikë të `Shën Palit`, të treja në Tiranë.

Pavarësisht hapjes së Xhamisë së Namasgjasë e cila është ndërtuar sipas Projektit të lashtë të Katedrales së Shën Sofisë në Stamboll, Projekt të cilin Sulltani Mehmet Fatihu që në 1451 pas pushtimit të Kostandinopojës u habit nga ajo Katedrale madhështore e krishtere, u a rekomandoi konstruktorëve të xhamive që të bëheshin si ajo më kube por me Minare, në vënd të këmbanoreve kristiane,- besimtarët e mbetur myslimanë do të kenë mundësinë të nderojnë Allahun në atë xhami pa kërkuar vënde të tjera të hapura të cilat dikush i kërkon për karshillëk për të treguar se islami nuk është më vetëm fetar por edhe …politik….

Këto ide të reklamuara pas vendosjes së demokracisë kur dikush nga Arabia rekomandoi që në Shqipëri e në Kosovë do ndërtohen nga një xhami për çdo km2, nuk kanë ndikuar aspak (të paktën në Shqipëri) në dëmtimin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në Shqipëri, sepse siç duhet ta dinë ata që nuk duan t`ja dinë, bashkëegzistenca fetare në Shqiëpëri ka lindur pikërisht për shkak se shqiptarët kanë dy lidhje të ngushta genetike në mes tyre, pavarësisht besimit fetar: gjuhën Shqipe dhe idenë e simbolike  të Rilindasve shqiptarë se `feja e shqiptarit është shqiptarija` të cilat nuk mund të dëmtohen nga përpjekjet për politizimin e religjioneve në Shqipëri si vazhdë e përpjekjeve për të përçarë shqiptarët në mënyrë që të mos ketë në Ballkan një shtet shqiptar natyral të fortë, por të jenë kështu të ndarë në katër shtete, dhe të ndikuar (sidomos politika shqiptare), nga presionet e fqinjëve për të mbajtur Shqipërinë dhe Kosovën të përçarë , duke hedhur ide të ndryshme të cilat për fat të keq mund të kenë zënë vënd tek disa intelektualë të lodhur apo tek disa politikanë të paguar apo edhe injorantë, duke përdorur frazën e vjetër latine“dividere et impera`, frazë që është përdorur politikisht për të mbajtur shqiptarët të përcarë pikërisht duke përfituar nga mungesa e njërës anë të binomit-Fesë e cila në Shqipëri ka disa Fe e për pasojë disa tradita dhe disa interesa të komuniteteve dhe popullatave përkatëse fetare.

Kjo për shkak se shtetet fqinjë që kanë përfituar toka dhe popullatë nga Shqipëria për shkak të traktatit famëkeq të Londrës, i trëmben një Shqipërie të madhe apo natyrale, e për pasojë u pëlqen një Shqipëri e vogël, e dobët ekonomikisht, politikisht, dhe e përçarë nga ana religjioze. Pikërisht këtu bëjnë presionin e tyre përçarës duke gjetur në Shqipëri plot politikanë dhe intelektualë interesaxhinj, injorantë dhe antishqiptarë.

Këto presione përçarëse janë të vjetra por edhe të reja dhe konsistojnë në:

– presioni për të përçarë shqiptarët që të mos bashkohen Shqipëria me Kosovën, duke penguar politikën kosovare për të bërë një referendum për bashkimin e Shqipërisë më Kosovën

– presioni sidomos tek disa nga  linguistët tanë tw cilwt tw paguar apo nga injoranca politike, të pwrkrahin idetw e fqinjëve tw hedhura tek ata si pa tw keq, që të prishin standartin e gjuhës  Shqipe të shkruar të miratuar që në 1972 nga 82 profesorë dhe dijetarë shqiptarë, kosovarë dhe nga diaspora, madje duke shkuar dhe më tej nga disa intelektualë kosovarë të cilët kanë shpehur se Kosova është ….etni dhe komb më vehte dhe kosovarishtja (gegërishtja) është gjuhë më vehte?!, ide serbe të kutivuara nga interesaxhinj kosovarë. ide të shprehura që më herët nga Arshi Pipa i cili ngatërronte unifikimin gjuhësor me mllefin ndaj komunizmit.

– presioni për të mbajtur në hyqëm qëndrat religjioze në Shqipëri e Kosovë: klerin katolik nga Vatikani, Klerin orthodox nga Greqia dhe Serbia, Klerin islam nga Turqia. Praktikisht kështu po ndodh por ende nën kontrollin e gjeopolitikës së SHBA dhe BE.

-presioni për të ndarë popullatën shqiptare në minoritete që në fakt nuk egzitojnë. Deri më sot janë 8 minoritete brënda Shqipërisë të cilat çuditërisht janë formuar pikërisht për shkak të përfitimit financiar apo ekonomik pasi merret shtetësia greke, rumunë, bullgare (të treja në BE) apo dhe maqedonase, serbe, egjiptiane dhe vllahe, thjesht për përfitime financiare dhe politike. Duket qarte që në Shqipëri presionet e fqinjëve ballkanas ndihen jo më si ndihma“ por kush i kupton tashmë shihen si presione politike për të shpërbëre një vënd të vogël.

– Theksimi fetar për të bërë `një shtet të fortë` si p.sh., në Kosovë si konvertimet në katolikë apo në Shqipëri  (në një kohë kur kthimi në fenë e të parëve sot nuk është i saktë), investimet në domenet fetare nga shtetet përkatëse si: Serbi+Greqi, itali, Turqi, mund të çvendosin ekuilibrin midis laicizmit dhe religjiozitetit në Shqipëri, duke mundësuar krijimin e  një burim konflikti në të ardhmen si p.sh., edhe absurdi i krijimi i një pseudo-shteti të sektit bektashi do të krijonin nnjë  mjedis mosbesimi dhe xhelozie fetaro-politike. Të gjitha këto, mund të destabilizojnë harmoninë fetare në vënd

Disa  nga mënyrat për të larguar këto presione, shqiptarët kanë zgjedhur anën laike: ateizmin duke u larguar nga presioni përçarës politiko- fetar. Metoda të tjera janë arsimimi i lartë dhe emancipimi i gruas shqiptare duke mënjanuar seksizmin e cili nuk është emancipim i gruas por një lloj skllavërimi në emër të një lufte femërore për të drejta të barabarta duke përdorur favoret seksuale.

Sigurisht Namzgjaja në vetvehte  siç e thashë dhe më lart ekuilibron interesat fetare duke krijuar të ashtuquajtrin `Trinitet fetar shqiptar` apo të barabartë ndër të barabartit, dhe në këtë mënyrë komunitetet fetare pak a shumë nuk mund më të shohin me xhelozi njëra tjetrën përsa i përket investimeve por problemi mbetet: – nëse  harmonia fetare në raport edhe më presionin politik ndërkombëtar të LGBT- (IQ)- ve, do të prishë ekuilibrin laicizëm-religjiozitet në vëndin tonë të vogël.

Për fat të mirë Shqipëria por edhe Kosova kanë sot një mbështetës të madh si SHBA, për ti mbajtur këto ekuilibra brënda normës pa shkaktuar konflikte, sepse nëse nuk do të kishim një mbështetës të fuqishëm, ekuilibrat laiko-fetarë do të prisheshin lehtësisht qoftë nga politikanët tanë të blerë e të shitur që nga 1912 e deri më sot, qoftë edhe nga  politikat  e fqinjëve. Ndryshe Shqipëria do të shpërbëhet.

Shpresojmë që komuniteti i madh dhe i  respektuar mysliman shqiptar të jetë po aq i ekuilibruar sa dhe komunitetet e tjera fetare, dhe të mendojë për një Shqipëri të stabilizuar dhe me klerikë të mënçur që e duan vëndin e tyre ashtu siç nderojnë Zotin.

priftipirro2017@ gmail.com

Skandali i ‘kryezotit’ të hetohet nga Prokuroria Speciale!

0
Skandali i 'kryezotit' të hetohet nga Prokuroria Speciale!

Florim Zeqa

Mbyllja para kohe e thirrjes publike ndaj qytetarëve për aplikim për subvencionim për pajisjet efiçiente për ngrohje nga ana e kryeministrit, përveçse paraqet shkelje ligjore është edhe fyerje ndaj qytetarëve të cilët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë nga shteti i tyre, në këtë rast nga ‘Qeveria e Kosovës’!

Skandal që ka mjaft argumente të hetohet nga Prokuroria Speciale

Vendimi i “kryezotit” Albin Kurti që të mbyllet para kohe thirrja publike ndaj qytetarëve, ka ngjallë shumë dyshime tek këta të fundit për abuzim me listën e përfituesve, siç ka ndodhur paraprakisht me të gjitha konkurset dhe tenderët, pa ju dhënë mundësi konkurrimi të gjithë të interesuarve!

Mbyllja 6 ditë para kohe e thirrjes publike, të cilën mund ta quajmë ‘Konkurs Publik’ për subvencionimin e efiçiencës së energjisë, i mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, është dashur të zbatohet në përpikëri nga Ministria e Ekonomisë, përfshirë afatet kohore, të cilat janë esenciale për qytetarët e vendit, kur dihet se jo të gjithë qytetarët kanë qasje në rrjetet sociale dhe përcjelljen e trukeve të qeverisë.

Privimi 6 ditë para kohe i qytetarëve nga e drejta për aplikim është shkelje e rëndë ligjore, me të cilën duhet të merret Prokuroria Speciale, pasi kjo ngre dyshime të bazuara që përfituesit e subvencionimit për pajisjet efiçiente për ngrohje janë militantët dhe anëtarësia partisë në pushtet e jo edhe qytetarët me bindje dhe përkatësi tjetër partiake.

Mbyllja 6 ditë para kohe e një konkurrimi të hapur publik, është e njëjtë sikur ta mbyllësh një proces zgjedhor 6 orë para kohe!

Që i bie, nuk ka rëndësi kush kandidoi fituesit i përcaktojmë ne, të tjerët le t’i bien kavallit e të ëndërrojnë për vitin tjetër!

Ky mentalitet qeverisës të kujton kohën e sistemit të kaluar monist, në kohën kur hapeshin konkurset për vende të punës, njerëzit (e pushtetit) ishin duke punuar. Pra, konkursi hapej sa për sy e faqe, për të mbuluar abuzimet me konkursin. Ngjashëm ka bërë edhe kryeministri apo siç e quajta në fillim “kryezoti” i shtetit të kapur, i cili nuk përfill rregulla dhe ligje në këtë vend.

Arsyetimet absurde të Qeverisë, “se Komisionet për vlerësimin e aplikacioneve kanë filluar punën e tyre të procesit të verifikimit të aplikacioneve dhe dokumentacionit të nevojshëm” pa u mbyllur aplikimi, e vërteton konstatimin tim për shkelje ligjore të Ministrisë së Ekonomisë me urdhrat e kryeministrit Albin Kurti.

Ndërsa paralajmërimi se “të gjithë ata që kanë aplikuar do të njoftohen për ecurinë e procesit përmes mjeteve të informimit dhe rrjeteve sociale të Ministrisë së Ekonomisë” e tregon papërgjegjësinë dhe mungesën e transparencës, e cila përkthehet në abuzim dhe mashtrim të qytetarëve, dhe përfitime personale në këmbim të dhënies së subvencioneve. E cila gjë, e bënë përgjegjëse ‘Qeverinë e Kosovës’ për shkelje të rënda ligjore, për korrupsion dhe krim të organizuar të udhëhequr nga “njeriu me duar të pastra” në sytë e qytetarëve! Drejtësia vonon, por nuk harron!

Popullsia e Llukës së Eperme: familja, fiset dhe lagjet

Arif Molliqi
___
(Marrë nga monografia “Lluka e Epërme ndër shekuj”)
Familja, fisi dhe lagjet e Llukës
___
Prej faktorëve shoqërorë që kanë luajtur rol të posaçëm në jetën e fshatarit të Kosovës dhe të malësorëve në vise veriore të Shqipërisë, vend të posaçëm zënë familja, fisi dhe bajraku . Këto institucione në Llukë të Epërme në përgjithësi nuk kanë dallime nga fshatrat e tjera përreth, përveç se Lluka nuk e ka pasur institucionin e bajrakut. Madje për sa i përket organizimit të familjes mbretëron njëfarë sistemi i organizimit më tipare të përbashkëta jo vetëm në fshatrat e Deçanit, Dukagjinit, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Shqipërinë e veriut dhe në të gjitha trojet shqiptare. Edhe vend banimi (shtëpitë dhe lagjet) në Llukë janë të tipit të dendur, me tendenca
që pas vitit 1970 fillon shpërndarja e shtëpive-familjeve.
Familja:
Në Llukë të Epërme deri vonë familja ka qenë patriarkale, me shumë anëtarë të familjes. Burri (i zoti i shtëpisë), si kreu i familjes, është pyetur dhe ka vendosur për gjithçka brenda familjes. Pastaj familja (ose shtëpia) është përberë nga shumë anëtarë që kanë jetuar nën një “tym” duke u quajtur “familje të mëdha” ose “shtëpi të mëdha” jo për nga madhësia e shtëpisë si objekt, por për nga numri i anëtarëve. Këtu jo që kanë jetuar së bashku vëllezërit dhe nipërit e tyre, por edhe dy-tre breza më larg. Raste të tilla kemi pasur deri në vitet e nëntëdhjetë. Në Llukë si familje të mëdha kanë qenë të njohura: familja e Kaçorrit, Selmontahirëve, Bajramademëve, Rrustemalisë, Ahmet Isufit, më heret e thaqëve, Shaqeramëve, sidomos familje e madhe patriarkale ka qenë shtëpia e Nimon Demëve, e cila ka jetuar afër treqind vjet pa u ndarë. Kanë jetuar së bashku diku shtatë breza me një organizim mjaft interesant.
Familja e madhe kishte rolin e vet të posaçëm në zhvillimin ekonomik e shoqëror, ishte një shtyllë mbrojtëse e integritetit të familjes. Duke i ruajtur doket dhe zakonet, familja e madhe luante rol edhe në mbrojtjen e fshatit, fisit dhe kombit nga rrezikshmëria e armiqve. Aty ku kishte shumë meshkuj, shpesh disa nga ata shkonin në luftë për ta mbrojtur atdheun dhe se familjen e kishin në mbrojtjen e familjes, për ata që nuk kishin meshkuj në familje dhe shpesh gjinia femërore mbetej e pambrojtur.
Fisi.
Asnjëherë nuk ka pasur rolin e institucionit. E kishte të tillë në viset veriore të Shqipërisë. Kjo para së gjithash, për arsye se fisit në Kosovë i mungon një nga faktorët kryesorë me të cilin dallohet kjo bashkësi etnike e bazuar në – gjini gjaku e në territor të përbashkët . Në Llukë të Epërme gjithmonë kanë qenë dy fise: Shala dhe Thaçi. Mirëpo ky institucion fisnor këtu nuk ka luajtur rolin të cilin “institucioni i fisit” e kishte në vende të tjera, e sidomos në viset veriore të Shqipërisë, për arsye së fiset në Llukë
nuk e kanë kompaktësinë territoriale të ndarë me një vijë të trashë. Pastaj brenda vet fisit mungon edhe lidhja e gjakut, sepse askush nuk mund të bashkon në një trung familjet e fisit as brenda Shalës, as brenda Thaçit.
Legjenda e fisit Shalë.
Emri Shalë haset në gjuhën italiane në raportin kishtarë Bonaventura di Palazole nga Vercelli Piemonte në vitin 1634. Në hartë të vitit 1688, të hartografit venecian Francesco Maria Coronelli rajoni është quajtur “Scalia”. Termi mendohet që të jetë i lidhur me fjalën shqipe Shala. Megjithatë, kjo nuk është një etimologji shumë bindëse sepse Shala është një nga vendet e pakta në bjeshkët e veriut që nuk e ka token e thatë dhe jopjellore. Shaljanë jetojnë në pjesën më të lartë të luginës së lumit Shala, rreth fshatit Theth, andaj edhe etimologjinë e fjalës Shala duhet kërkuar tek emri i këtij lumi.
Babai legjendar stërgjyshore nga fisi Shala u quajt Zog Diti, i biri i Dit Murrit dhe nipi i Murr Detit, i njohur gjithashtu si Murr Deti . Në një variant tjetër, të njohur më pak, tradita gojore e përshkruan Shalën që kanë dalë nga një individ i quajtur Bal Shiroka. Së bashku me Shoshin që e kanë në kufi, Shala ka pasur lidhje të ngushta historike me Mirditën. Mendohet, pra, që ata kanë ardhur deri në luginën e Shalës nga jugu.
Edith Durham e daton ardhjen e tyre në luginën e Shalës së Epërme rreth vitit 1430. Shaljanët ishin të njohur si blegtorë, fermerë dhe kaçakë. Shumë familje të Shalës kanë emigruar në rajonin e Pejës e të Kosovës perëndimore. Johann Georg Hahn, i cili në vitin 1858 udhëtoi nëpër Kosovë, të cilin ai e quan Dardania Shqiptare, gjithashtu vuri re praninë e njerëzve të Shalës rreth Vushtrrisë në verilindje të Kosovës.
Shala përbën popullsinë kryesore të rajonit të Vushtrrisë dhe e njeh Shalën katolike të Alpeve Shqiptare si fisin amë. Në Kosovë fis Shalë është i përqendruar kryesisht rreth Mitrovicës dhe Trepçës, në rajonin kodrinor i njohur si Shala e Bajgorës. Bajgora ishte vendbanimi më i madh prej 37 vendbanimeve të tjera të tyre. Shaljanët janë të ndarë në katër vëllazëri: Gima, Peci, Maleti (të një familje Lotaj në Shqipëri) dhe Lopca. Gjendet edhe një numër i mirë i Shalës në Isniq, Llukë të Epërme, Strellc i Ulët afër Deçanit, në Ujmirë të Klinës, në Kopiliq të Epërm në Drenicë, në Rakosh dhe Citak në Podgor dhe në disa fshatra të luginës së Lepencit të Epërm. Shumica e tyre ruajnë shumë mirë traditat e identitetit të tyre fisnor.
Fisi Thaq.
Është një fis me një shtrirje të gjerë në Kosovë. Ky fis ka shtrirje të madhe edhe në rajonin e Deçanit meqë aty janë disa fshatra të këtij fisi. Por ky fis është i përzier edhe me fise të tjera si në Llukë, Isniq e tjera.
Në Llukë jetojnë diku mbi pesëmbëdhjetë shtëpi të fisit Thaq së bashku me a shaljanë. Thaqët, sipas pleqve, janë vendosur e fundit në Llukë, para 300 vjetëve. Thaqët erdhën në Llukë nga Buqa e Iballes, me qendër administrative Pukën e sotme. Në Llukë fshati ua kishte caktuar vendin në pjesën që kufizohej me anën e grykës, sepse andej ishte një tokë e papërpunuar, por edhe për shkak se nga ajo anë fshati sulmohej nga shtazët e egra, nga plaçkitësit, hajdutët dhe grabitqarët që i ndërsente Manastiri i Deçanit. Kështu dhe këtu Thaqët u bënin ballë sulmeve sepse thaqianët ishin të njohur për trimëri dhe besnikëri. Ketë e treguan në të gjitha kohët, sidomos si bashkëluftëtarë të Haxhi Zekës luftuan për mbrojtjen e Lidhjes së Pejës. Duke e mbrojtur këtë lidhje dhe Haxhi Zekën, te Ura e Gurit në Pejë është vrarë Ramë Dervish Thaqi (i vjetri) në luftë me ushtarët turq dhe bashkëpunëtorët e tyre. Rapsodi popullor e këndoi kështu:
Dervish Thaqi n’kullë të bardhë
Përnime kish lanë djalë
Fyt për fyt me pashallarë…
Edhe në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë djemtë dhe burrat e Thaqëve
morën pjesë në luftë me malazezët.
(vazhdon me lagjet….)

Çka është ky marifet?

0

Afrim Musliu, Suedi

Gjatë historisë sonë sa të bujshme, aq edhe të dhimbshme, i kemi pasë disa lëvizje kombëtare të cilat i kanë bashku shqiptarët në qëllimin tonë imperativ për të u vendosur në hartat e popujve të organizuar europian si komb i lirë e si shtet kombëtar.

Asnjëherë me qëllime ekspansioniste, por çdoherë me qëllim të çlirimit nga robëria e perandorive dhe sunduesëve të lloj-llojshëm të cilët i’a mësynin trojeve tona me qëllimin e tjetërsimit, asimilimit dhe zhdukjes së shqiptarëve në trojet dhe nga trojet e tyre.

Filloi me Kuvendin e Lezhës nga Gjergj Kastrioti në vitin 1444, vazhdoi me Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878, pastaj edhe me Lidhjen e Dytë të Prizrenit në vitin 1943. Si vazhdimsi e Lidhjes së Parë dhe të Dytë të Prizrenit, u formua edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në vitin 1989 të cilës i priu Ibrahim Rugova me qëllim për ta ruajtur kombin dhe territorin shqiptar të Kosovës dhe jo vetëm, e që ishim nën sundimin e një krijese artificiale jugosllave e cila ishte në fillimin e shpartallimit të saj.

Të gjitha këto lëvizje kombëtare shqiptare u formuan në çdo periudhë kur krijohej ndonjë rend i ri botërorë me qëllim të ruajtjes, zhvillimit, përparimit, dhe avancimit të çështjes kombëtare.

Kurrë në asnjë rast nuk është theksuar ndonjë fe e caktuar për të çuar përpara çështjen tonë kombëtare, por është theksuar vetëm kombi. Dhe, i’a dolëm! I’a dolëm sepse ishim të bashkuar si komb, pavarësisht besimeve fetare, të cilat te kombi ynë edhe ashtu çdoherë ishin të pranishme si diçka dytësore dhe vetëm si një nyansë e hollë e ngjyrimit fetar. Asgjë më shumë.

Islami politik i cili që nga vitet e 1990-ta në mënyrë sistematike filloi të përhapet në krejt botën, sidomos pas vitit 2000 mori hov të madh kryesisht me ndihmën e Turqisë së Erdoganit , ku edhe e krijuan bazën kryesore organizata islamiste “Vëllazëria Myslimane” dhe jo vetëm ajo. Kjo vërshimë e frymë e keqe religjioze nuk i la të paprekura as trojet shqiptare. Në mënyrë siatematike kanë punuar në riosmanizimin dhe islamizimin ekstrem të shqiptarëve , duke e mbjellë një islam radikal e të paparë më herët në trojet tona. Duke e xhamizu vendin me program të detajuar në çdo cep të trojeve tona etnike. Kur e forcuan bazën e tyre tek shqiptarët, atëherë filluan të na imponojnë traditat dhe kulturat e ndryshme aziatike, e që ishin në kundërshtim të madh e drastik me traditën dhe kulturën mijavjeçare shqiptare dhe atë europiane.

Aq keq filluam të katandisemi, saqë edhe emrat e huaj aziatikë, më konkretisht, emrat turko-arabë, fillzan të rikthehen në pagëzimet e të posalindurëve shqiptarë, një dukuri e cila ishte në zhdukje e sipër tek ne që nga vitet e hershme të 1960-tave.

Aq shumë i futi rrënjët islami politik e radikal tek shqiptarët, saqë filluan edhe t’i regrutojnë të rinjtë shqiptarë e t’i dërgojnë të luftojnë për luftërat e shenjta islamike, apo siç e quanin ata, “për Tokën e Shamit”, që në një qarkore të BIK-ut të lexuar nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës në fillim të korrikut 2012, u quajt “tokë aq e rëndësishme për Allahun”.

Mirëpo, nuk mungonin as regrutimet e të rinjëve shqiptarë edhe për grupe e celula të ndryshme terroriste islamike nëpër vende të ndryshme euro-perëndimore me qëllim për t’i sulmuar popujt e lirë dhe domokracinë perëndimore. Në Kosovë, si shtet i ri nën – Europë e ende i pakonsoliduar në plotni, klasa politike filloi të i japë terren dhe pushtet islamit politik e radikal në vend, qyshë kur i lejuan të përfshihen në qeverisjen e vendit në vitin 2011. Atë kohë edhe u intensifikua me të madhe riosmanizimi dhe xhamizimi i Kosovës. Radikalizmi islamik mori hov aq të madh, saqë po atë vit tentuan të krijojnë edhe kalifat me anë të një revolucioni islamik. Pas asajë tentative, me urdhër të çliruesëve, krijuesëve dhe gardierëve të shtetit të Kosovës, shteti i bëri disa arrestime të imamëve dhe eksponentëve të islamit radikal, mirëpo, në anën tjetër, i dha edhe më shumë pushtet BIK-ut dhe krerëve të BIK-ut, si dhe dosa partive politike të cilat në territorin e Kosovës zhvillonin një politikë të kryeislamistit politik, presidentit turk, R. T. Erdogan.

Politikanët e pandërgjegjshëm filluan të bëjnë kalkulime me qëllim të përfitimit të votave dhe ruajtjes, gjegjësisht marrjes së pushtetit me vota të qarqeve islamiste të cilët ishin në rritje e sipër, pa i pasë parasysh pasojat politike për shtetin më të ri të Europës dhe kombin shqiptarë në atë vend. Atëherë edhe filloi flirtimi i klasës politike me atë të ashtuquajtur “komunitet mysliman” për të joshur votat e tyre. Me këtë qeverinë aktuale, islami politik e radikal si dhe riosmanizimi i Kosovës mori hov edhe më të madh kur i fitoi votat e “komunitetit myslimanë” duke i’u premtu lejimin e bartjes së shamisë nëpër shkolla, luftimin e islamofobisë dhe stigmatizimin e fesë islame, si dhe lidhje më të fuqishme me Turqinë dhe vendet islamike.

Pra, premtoi politikë tipike izetbegoviçiane e vetëshkatërruese në zemër të Europës.

Atyre që punojnë në asimilimin dhe tjetërsimin e shqiptarëve i’u dha hapsirë edhe më të madhe për të vepruar drejtë një krijimi të një kalifati në Kosovë. Vendin e devijuan tërësishtt nga orientimi perëndimorë. E përafruan vendin me Turqinë dhe vendet lindore. Si shkas i tërë këtyre zhvillimeve të lartëpërmendura që e forcuan islamin politik e radikal dhe që i dhanë aq shumë pushtet, hiç më pak edhe duke i lejuar dhjetra pjestarëve të islamit radikal të marrin rol vendimmarrës në legjislacionin dhe ekzekutivin e shtetit të Kosovës, u krijua një lëvizje e re kombëtare, Lëvizja e Deçanit.

Lëvizja e Deçanit u formua si lëvizje kombëtare, jo si lëvizje fetare. U formua si vazhdimsi e lëvizjeve kombëtare që gjatë historisë u formuan për të vetëdisuar kombin shqiptarë në frymën kombëtare para çdo rendi të ri botërorë. Të vetëdisimit të shqiptarëve që të mbesim në orientimin tonë perëndimorë dhe vlerave perëndimore. Shkëputja nga besimi i radikalizuar islamik, i paparë më herët në trojet tona, ishte njëra nga mënyrat e vetëdijësimit kombëtar dhe largimit nga vlerat e prapambetura lindore, ku shumë shqiptarë çdo ditë e më shumë orientoheshin si pasojë e ndikimit dhe pushtetit të islamit politik dhe rritjes së ndikimit aq të madh të Turqisë në politikën e shtetit europian të Kosovës.

Pse me u thye Lëvizja kombëtare Deçanit?

Tani, pas këtij historiku të gjërë më lartë, po dal në temën kryesore të këtij shkrimi.

***

Rezervat e mia i kam shfaqur kur disa individë filluan ta deformojnë dhe devijojnë qëllimin kombëtar të Lëvizjes së Deçanit duke bërë thirrje në mënyrë populliste për me u pagëzuar në Kishën Katolike.

Atëherë fillova të pyes se kë e përfaqësojnë ata individë të cilët dolën krejtësisht në kundërshtim me Deklaratën e Lëvizjes së Deçanit.

Dikur vonë e kuptova se ata vetëm thirreshin në Lëvizjen e Deçanit dhe se nuk vepronin konform Deklaratës dhe qëndrimeve të Lëvizjes së Deçanit, e që është braktisja e fesë islame si mënyra më e nevojshme për luftimin e islamit politik e radikal që po bëhet çdoherë e më i pushtetshëm në Kosovë. Vepronin si kapuç mbi kapuç. Secili filloi t’i jipte vetës të drejtë të thirret në Lëvizjen e Deçanit.

Këto ishin sjellje tipike të elementëve destruktivë që hyjnë me tendenca personale dhe/apo shkatërruese në çdo organizim me qëllim të mirë kombëtar. Ishin veprime të cilat nuk ishin të panjohura për mua që isha aktiv në shumë organizime të ndryshme kombëtare për këto afro 30 vite në mërgatë.

Megjithatë, unë i përgëzoja dhe uroja çdo pagëzim në fenë katolike, si zgjedhje e tyre personale në bazë të vullnetit të tyre shpirtërorë, edhe pse e dija se po bëjnë hop ende pa kërcy gardhin!

Dje, dolën disa individë dhe e thyen Lëvizjen e Deçanit , duke u quajtur si Lëvizja për rikthim.

Rikthim në çka?

Pavarësisht se si kanë dëshirë ta quajnë përqafimin e besimit katolik, ajo në realitet nuk mund të quhet “rikthim”. Sëpaku mbi shtatë gjenerata ishin në fenë islame. Disa ndoshta edhe më gjatë. Shumë prej tyre janë edhe fëmijë apo nipa të hoxhallarëve dhe praktikues aktivë të fesë islame me gjeneratatë tëra. Atëherë, assesi ajo nuk mund të quhet rikthim, por është konvertim klasik. Ato pamje nga pagëzimet ku personi hynte në kishë, e vendoste një shall të bardhë mbi supe, një nun i’a vendoste dorën në krah gjersa prifti i derdhte ujë të shenjtë në maje të kokës, dhe, personi menjëherë më pas dilte në opinion dhe paraqitej më katolik se Papa.

Ato pamje i bënë për të qeshur secilin që ka sado pak njohuri religjioze. I bënë për të qeshur edhe vetë ata priftërinjë që e kryenin ceremoninë e pagëzimit, sepse e dinë se konvertimi në katolocizëm është një proces që zgjatë deri në dy vite. Procesi fillon duke shkuar regullisht çdo të diele në ligjerata apo biseda të mësimit për katolicizëm tek një prift apo diakon. Pra, personi angazhohet gjatë një meshe në Kishë si katekumen (shq. nxënës apo dikush që mësohet) dhe si kandidat i pagëzimit. Më pas e zgjedhë një nun i cili e udhëzon dhe e ndihmon personin në rritjen e tij në jetën kishtare. Tek pas tërë ati procesi që zgjatë afro dy vite, personi mundet të pagëzohet gjatë një meshe në Kishë. Tek atëherë Kisha Katolike e pranon në gjirin e saj si katolik.

Ato pamje i ngjanin kohës së knjaz Nikollës së Malit të Zi, i cili i pat detyru shqiptarët, katolikë e myslimanë, në një rend për me hy në kishën pravosllave e me u bë pravosllavë, pas së cilës, gjysma e familjes edhe sot e ka mbiemrin Gjoka, e gjysma e kanë mbiemrin Djokić. Këtë u mundua me e shpjegu para ca javëve një djalë i ri e i arsimuar i cili vetë i takon besimit katolik dhe që kishte njohuri të madhe të jetës kishtare dhe të qenit katolik, e të cilin e qitën para topit dhe donin me e gozhduar myslimano-katolikët e pagëzuar të cilët veçse filluan të predikojnë për katolicizëm ende pa i pranuar Kisha Katolike si katolikë.

Pra, ende pa e përfunduar procesin e domosdoshëm të konvertimit e paraparë simbas regullave kishtare katolike.

Po të njejtët, lere që i bënë dëme të mëdha Lëvizjes së Deçanit , duke u thirrë në emër të asajë lëvizjeje, por tani, kur themeluesit e Lëvizjes së Deçanit i’u tërhoqën vërejtjen që të mos thirren në emër të lëvizjes për vendosjen e kryqave gjigante nëpër vende të ndryshne e gjepura të tilla, ata vendosën ta thejnë Lëvizjen e Deçanit , duke dalë në opinion si lëvizje për rikthim, pa e shpjeguar që ata kurrëfarë lidhjeje nuk kan me Lëvizjen e Deçanit. Këtë e quaj marifet tipik alla-shqiptarqe.

Kalvari i Xhamisë së Madhe që nisi në 2011 si provokacion politik i Berishës

2

Nga Ylli Pata

Tiranë, më 10 tetor 2024

Sot është përuruar Xhamia e e Madhe e Namazgjasë, ndërtimi i së cilës u kthye në një mollë sherri politik, diplomatik e klerikal prej vitit 2011.

Ndërtimi i asaj që Kreshnik Spahiu e cilësoi si “katedralen” e muslimanëve në kryeqytetin shqiptar ka nisur prej më shumë se një dekade e gjysmë.

Por në vitin 2011, kur ndërtimi i xhamisë arriti në pikën e vendimarrjes, ajo u kthye në mollë sherri politik.

Në atë kohë, kishte dy vizione për ndërtimin e xhamisë së madhe, si dhe dy vendodhje.

Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës, ngriti një këshill ekspertësh, ku kishte edhe besmtar, ku shpalli mendimin se Xhamia e Madhe e Tiranës të ndërtohet pas Pallatit të Kulturës, ku ka qenë ish-gropa e Hajdin Sejdisë, e së bashku m të të ngrihet edhe muzeu i kulteve në vend. Projekti i Xhamisë së Madhe që u prezantua nga Edi Rama ishte novator, modern, vepër e një mjeshtre të objekteve të mëdha si irakeno-britanikja Zaha Hadid.

Xhamia që propozonte Edi Rama asokohe ishte një objekt kulti, njëkohësisht edhe një vepër arkitektonike e Tiranës së re e shekullit të 21.

Kalvari i Xhamisë së Madhe që nisi në 2011 si provokacion

Projekti i vitit 2011 i bashkisë së Tiranës

Ndërkaq, Sali Berisha, atëherë kryeministër mbronte idenë që Xhamija e Madhe të ndërtohet në zonën e Namazgjasë, pra ngjitur me parlamentin e Shqipërisë dhe solli një projekt otoman të shekullit të XVII, që është realisht projekti që është përuruar sot. Ky projekt erdhi si koncept nga turqit, të cilëve u leverdis një trashëgimi politike dhe aritektonike e kohës otomane. Madje në atë kohë, partia e Erdogan, neotomanizmin e kishte edhe si ideologji politike, e sjellë nga ministri i Jashtëm i asaj kohe Ahmet Davutoglu.

Mirëpo projekti i Berishës, i cili në atë kohë nuk ishte prishur ende me Erdogan, fshihte një hile e çështjeve private dhe korruptive.

Përkatësisht familja Berisha synonte të ndërtonte një kompleks të madh me xhaminë, e cila të kishte ngjitur një qendër tregtare dhe lokale të tjera, e cila do të lidhej organikisht më pas me godinën e SHQUP, e cila ende nuk ishte kthyer në godinë e PD-së. Pasi ndodhi në vitin 2013, pasi humbi zgjedhjet e qershorit, por para se të linte pushtetin.

E ashtuquajtura “Xhamia me Kullë” u kthye në një mollë sherri mes besimtarëve.

Komuniteti Musliman Shqiptar, i cili zgjodhi modelin mesjetar dhe jo atë modern të  Zaha Hadid, u ndje i tradhëtuar nga Sali Berisha, pasi nuk donte që së bashku me xhaminë të kryhen edhe investime të tjera. Në fakt trojet i përkisnin një familje të lidhur me Berishën, e cila kërkonte ta zhvillonte për biznes.

Kur Edi Rama u bë kryeministër, e nisi punën me një marrëdhënie të rithemeluar me Turqinë e Erdoganit. E cila jo vetëm u kishte bërë projektin Xhamisë së Madhe, por edhe mori përsipër ta financonte. Rama, ndërhyri që trualli i xhamisë të jetë pronë e KMSH-së dhe vendosi anulimin e pjesës së biznesit. Si projekt u miratua ai ottoman i Turqisë. Ndërtimi i së cilës ka më shumë se tre vjet që ka përfunduar, por Turqia nuk pranoi që t’ja dorëzojë KMSH-së, drejtuesit e së cilës i quajti gylenistë.

Para pak ditësh u arrit deri në një pikë skandaloze kur u fol emërimi i një imam inga Turqia, ç’ka do të ishte një precedent i rrezikshëm. Por siç mësohet ndërhynë amerikanët që edhe njëherë u kthyen në mbrojtës së autoqefalisë së muslimanëve shqiptar. E kur shef një pjesë të madhe të islamit politik në vend që sulmon Amerikën, kjo është një ironi e madhe e fatit.

Gjithsesi, në fund u arrit në një zgjidhje kompomisi, sipas të cilës, KMSH do ta menaxhojë këtë objekt kulti nëpërmjet një fondacioni, ku do të ketë një bord me Imamin e Tiranës dhe disa përfaqësues të dikasterit turk të kulteve fetare.

Nëse do të miratohej variant i 2011-s, ku nuk kishte fare lidhje Turqia,  i gjithë ky kalvar nuk do të ndodhte. Por në atë kohë Berisha, me anë të lidhjeve brenda KMSH-së tentoi që të shfrytëzonte projektin për të ndërtuar një përbindësh politiko-tregtaro fetar. Por si ironi të fatit frytet e ndërtimit të “Katedrales” së muslimaneve në kryeqytet i korri Edi Rama, i cili miratoi në 2011 një variant modern.

TemA

Erdhi dita kur Gjykata e Kosovës do ta zbardhë të vërtetën e Komunikatës 59 , të shkruar nga Hashim Thaçi

0
ERDHI DITA KUR GJYKATA E KOSOVËS DO TA ZBARDHË TË VËRTETËN E KOMUNIKATËS 59, TË SHKRUAR NGA HASHIM BROJA
___
Sot erdhi dita e shumëpritur për të fluturuar për në Hagë, në Gjykatën Speciale të Kosovës, dëshmitarit dhe buldozherit të luftës dhe politikës rugoviane, vëllaut tonë, Fadil Geci.
___
Dëshmia e tij do të jetë e hapur, që ta dinë e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë dekleratën e gjeneral Rexhep Selimit, ku thotë, se: “Pikë për pikë e ka shkruar Polari dhe kur i thotë Rexha Polarit:
“Pse ke shkruar të pavërteta”, përgjigjja e Polarit ishte :” Po du me i shkatrrue”.
Këtë të vërtetë para Gjykatës duhet ta dëgjojë me vëmendje edhe kryeministri Kurti që ta dijë se Abedin Rexha ka vdekur, e jo siç thotë ai kinse është vrarë në malet e Kllodernicës.
Për ta zbardhur komunikatën nr 59, është punuar qe 26 vite nga të gjithë ne – vëllezërit Geci.
Ne vitin 1998, pas shkrimit të kësaj komunikate famëkeqe dhe ogurzezë, vëllai ynë Fadil Geci kishte shkuar ne Brojë në shtëpinë e Hashim Thaqit për të kërkuar sqarime rreth kësaj komunikate të pabazë e të paskrupullt.
Aty ishte takuar me babanë e Hashim Thaqit dhe vëllanë e madh të Hashim Thaqit, Gani Thaqin.
Tani për t’i sqaruar këto takime rreth kësaj komunikate, vëllanë tonë Fadil Gecin, e ka ftuar Gjykata Speciale.
Vlen të theksohet se pas kësaj komunikate, vjen reagimi i Shtabit të Drenicës dhe të gjitha dëshmitë ia kemi dërguar edhe Adem Demaqit dhe Albin Kurtit përmes tre personave që të tre janë gjallë: Rrustem Suhadolli nga Mitrovica, Merita Kajtazi nga Tamniku dhe një personn tjetër me mbiemrin Babaj e që për arsye personale, nuk po ia përmendim emrin.
Tani e lusim Kryministrin Republikës së Kosovës që ta përcjellë dëshminë e të mos jetë propagandues i grupeve Marksiste-Leniniste!
Të gjithë ata që kanë “marrë në thua” në ne, kanë përfunduar si është më së keqi. Dikush ka mbetur në Hagë e disa nën hije të mrizit, e disave Zoti i madh ua ka marrë shpirtin pa të keqen e askujt!
Dhe për në fund, jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë se afër tri dekada kemi luftua fyt për fyt me tradhtarë, për ta zbardhur të vërtetën, eh, pra , sot i erdhi dita që të zbardhet e vërteta rreth Komunikatës 59.
Komunikatë kjo, THAÇISTE dhe si pasojë e kësaj Komunikate i kemë të vrarë dy shokë dhe të plagosur dy vëllezër.
Fadil Geci

Përpjekjet për shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë gjatë viteve 1913-1941

0
Nxënësit e Pazarit të Ri (Novi Pazarit), tashmë të boshnjakizuar e islamizuar.
Dr. Nikollë Loka, Tiranë
___
Shqiptarët kishin fituar një përvojë të mirë në përpjekjet e tyre për arsimin dhe shkollën shqipe. Kundërshtimi i turqëve ndaj arsimit kombëtar shqiptar nxiti përpjekjet e shqiptarëve për rilindjen kulturore. Në fund të sundimit osman, pas shumë luftërash dhe përpjekjesh ishin hapur disa shkolla shqipe, të cilat u mbyllën menjëherë nga serbët dhe malazezët, si dhe u hapën shkolla fillore e të mesme në gjuhën serbe, por shqiptarët i bojkotuan në masë ato. Veprimtarët e arsimit shqiptar, të kalitur në betejat kundër politikës turke punuan, me të njëjtin përkushtim edhe në periudhën e pushtimit serbo-malazez. Edhe pse përdorën dhunë më të egër e turqit, pushtuesit serbo-sllavë dështuan në përpjekjet e tyre për ta kthyer shkollën në instrument të sllavizimit. Shkolla shqipe, për aq sa mbijetoi, mbeti në shërbim të ruajtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve. Për të mësuar shqip, shqiptarët u orientuan drejt arsimit fetar, ku mësimet zhvilloheshin në shqip. Po kështu, një numër i madh mësuesish dhe nxënësish kaluan në shtetin shqiptar dhe iu kushtuan arsimimit dhe dijes.
Ndërprerja e zhvillimit të shkollës dhe arsimit shqip në vitet 1912-1915
Shqiptarët kishin mundur ta fitonin të drejtën e hapjes së shkollave në gjuhën amtare me kryengritjen e përgjithëshme të vitit 1912, por krahasuar me shkollat serbe, ato ishin në numër më të vogël. Në këtë periudhë, në Kosovë kishte 51 shkolla fillore serbe, me 83 mësues gjithsejt, disa kolegje dhe një shkollë normale fetare. Serbët dhe malazezët mbajtën qëndrim edhe më të ashpër se turqit në lidhje me shkollat shqipe dhe i mbyllën të gjitha ato, duke hapur në vend të tyre shkolla fillore dhe të mesme në gjuhën serbe. Gjithashtu, autoritetet serbe dhe malazeze ndaluan çdo veprimtari arsimore në shqip që mund të zhvillohej në objektet e kultit, si dhe ushtruan kontrolle të rrepta mbi shoqëritë kulturore dhe sportive, për t’i penguar ato në zhvillimin e veprimtarive arsimore në shqip. Sidoqoftë, në këtë periudhë të shkurtër kohe, 1913-1915, funksionuan disa shkolla fetare, të cilat i zhvilluan mësimet në shqip dhe feja ndër shqiptarët u kthye në mjet të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Arsimi shqip në periudhën 1919-1941
Shteti i parë i përbashkët i sllavëve të jugut u themelua në vitin 1918, në fund të Luftës së Parë Botërore. Megjithëse pretendohej se ishte një shtet kombëtar në modelin e Evropës Perëndimore, ai ishte në të vërtetë po aq multi-kombëtar sa perandoritë e shkatërruara që kishte zëvendësuar shteti Serbo-Kroato-Slloven, që më vonë u quajt Jugosllavi, i kishte diskriminuar pakicat(Samardzi, 1990: 233), megjithëse Qeveria e Mbretërisë SKS e kishte nënshkruar Konventën për Mbrojtjen e Minoriteteve etnike në Paris me 5 dhjetor 1920. Midis copëzave të kombësive që përbënin popullsinë e Monarkisë SKS, pakicat josllave përbënin rreth 12% të popullsisë së përgjithshme.
Shkollat shqipe u mbyllën menjëherë pas ripushtimit serbo-malazez në vitin 1918. Për mbylljen e tyre qenë angazhuar ushtria, xhandarmëria dhe sidomos të ashtuquajturat “çeta fluturuese” çetnike, të specializuara për krime mbi shqiptarët e pambrojtur(Gjoshi, 2015:15). Dhuna dhe tortura të rënda u praktikuan në Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Prizren etj. Në atë kohë, kërkoheshin me urgjencë listat e mësuesve shqiptarë që kishin dhënë mësim në shkollat e hapura nga Austro – Hungaria. Lidhur me këtë, në një qarkore të xhandarmërisë serbe, e cila qarkullonte nëpër Kosovë, thuhej: “Duhet të likuidohen të gjithë ata mësues që kanë mbetur në Kosovë, si dhe nxënësit e tyre, të cilët po i përhapin me të madhe idetë kombëtare”.
Në lidhje me gjendjen e mësuesve shqiptarë, kryekonsulli i Shqipërisë në Shkup i shkruante Ministrisë së Punëve të Jashtme: “Prej mësuesvet të naltpërmendun shumë prej tyne kanë dalë më këtë anë, disa të tjerë kanë mbetë nën sundimin jugosllav pa punë e si mos më keq; autoritet serbe nuk i lejojnë me dalë në Shqipni”(MEPJ, 930, 194:126). Autoritetet e Beogradit mbyllën shkollat në: Prishtinë, Pejë Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtri, Istog, Zym, Bec, Bordosan, Brovinë, Gllogjan, Irziniq, Junik, Ponoshvec, Cermjan, Zhub, Rakosh, Baran, Zllakuçan, Strellc, Budisalc”(MEPJ, 930, 194:126). Krahas mbylljes së shkollave shqipe, u hapën shkollat në gjuhën serbe. Shkollat serbe u hapën aty ku kishte serbë, si të lindur në Kosovë dhe të sjellë aty përmes kolonizimit, si një masë për të rritur praninë e serbëve në provincë.
Arsimi në gjuhën serbe është parë si një mjet për të tërhequr shqiptarët drejt Serbisë si subjekte luajalë. Kurrikulat e mësuara në serbisht synonin të zhvillonin identitetin e përbashkët të serbëve, kroatëve dhe sllovenëve në shtetin e ri të përbashkët, ndërsa politika e integrimit për shqiptarët ishte politika e shkombëtarizimit të tyre(Schwandner-Sievers, Fischer, 2002:158). Autoritetet jugosllave u përpoqën t’i asimilonin shqiptarët përmes gjuhës serbo-kroate që fëmijët duhet të mësonin nëpër shkolla. Për ta bërë më të lehtë mësimin e saj erdhën si mësues klerikë myslimanë nga Bosnja, me shpresën se afërsia fetare do të ndikonte në mësimin e gjuhës sllave dhe dobësimin e identitetit kombëtar. Shqiptarët i bojkotuan në masë këto shkolla, duke zgjedhur më mirë analfabetizmin masiv se sa të përfshihen në mekanizmat shkombëtarizues të pushtuesit. Në këto kushte, numri nxënësve shqiptar të regjistruar në shkollat serbe ishte simbolik; djemtë përbënin 6,5%, ndërsa vajzat shqiptare 0,5% të nxënësve(Obradoviq,1981 :6).
Në vitin shkollor 1928-1929, në shkollat serbe të Kosovës vazhdonin mësimet 7565 nxënës shqiptarë, prej tyre 7333 meshkuj dhe vetëm 232 femra, të cilët mësonin vetëm në gjuhën serbe(Shatri, 2006 :43).Edhe mësimi i besimit jepet në atë gjuhë, duke vendosur si mësues njerëz të zgjedhur prej qeverisë d.m.th mësues serbë, që nuk e kishin përgatitjen e nevojëshme.(MEPJ, 1930, 194:126). Serbët mendonin se ishte veçanërisht e padëshirueshme që shqiptarët të merrnin arsim në gjuhën shqipe, duke pasur frikë se lidhjet gjuhësore do të ushqenin nacionalizmin shqiptar. Në vend të kësaj, institucionet e vetme arsimore të autorizuara nga regjimi serb ishin shkollat fetare, si islamike ashtu edhe ato katolike. Padyshim, autoritetet serbe ishin të etura për të theksuar më shumë përkatësinë fetare sesa etnike të shqiptarëve në Kosovë.
Në fund të viteve dyzet të shekullit të kaluar, megjithëse numri i nxënësve shqiptarë që mësonin në shkollat serbe ishte rritur, përsëri ishte në tregues të ulët. Në vitin shkollor 1939-1940, në arsimin fillor të Kosovës, vetëm në gjuhën serbe ishin të përfshirë rreth 30 përqind të fëmijëve shqiptarë të moshës shkollore dhe 70 për qind e tyre kishin ngelur jashtë shkollës. Në këtë vit shkollor në arsimin fillor katërklasësh në Kosovë kishte 250 shkolla me 654 paralele, të cilat kishin 37 505 nxënës. Me këta nxënës punonin 728 mësues (të gjithë jo shqiptarë), prej të cilëve femra ishin 222 sosh(Shatri, 2006:44). Në vitin shkollor 1940-1941, në arsimin fillor ishin të përfshirë rreth 11 000 nxënës shqiptarë, ose vetëm rreth 30 për qind, nga numri i përgjithshëm i nxënësve të Kosovës. Edhe në këtë vit shkollor, të gjithë këta nxënës kanë mësuar vetëm në gjuhën serbe(Shatri, 2006:44-45).
Shtrohet pyetja: ku mësuan të lexojnë dhe të shkruajnë shqip fëmijët shqiptarë? Shteti serb nuk ishte në gjendje të eleminonte të ashtuquajturat shkolla turke në vitet 1920. Fillimi i shkollave të reja mund të ndalohej, por nuk mund të mbylleshin të vjetrat. Një veprim i tillë madje mund të kishte rezultuar në një rebelim të armatosur shqiptar. Prindërit shqiptarë i regjistruan fëmijët e tyre në këto shkolla, emri i saktë i të cilave ishte “sibiyan” dhe fillimisht ishin formuar për edukimin fetar të fëmijëve 5-7 vjeç. Por midis dy luftërave botërore, situata në Kosovë ishte e tillë që fëmijët mund të merrnin pjesë në to edhe kur mbushnin moshën dhjetë vjeç. Shumica e imamëve që jepnin mësime në sibiyan-mekhbet nuk e flisnin serbishten, kështu që arsimi ishte në shqip. Kjo është arsyeja pse në vitet 1920, Beogradi e konsideroi të pafavorshme funksionimin e këtyre shkollave(Gulyás, 2015:228). Pas debateve në Lidhjen e Kombeve, në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi, Beogradi bëri lëshime dhe u lejoi atyre mësimin në gjuhën amtare në mejtepe, ndërsa për ata që dëshironin të ndiqnin shkollat shtetërore, duhet të pranonin të mësonin në gjuhën e shtetit, në serbisht(Gulyás, 2015:228-229). Sido që të jetë, këto shkolla fetare gradualisht u kthyen në qendra të fshehta arsimimi, duke u shfrytëzuar si platforma për të gjeneruar dhe shpërndarë idetë nacionaliste shqiptare. Për shkak të ndalimit të vazhdueshëm të shkollave laike shqiptare në Jugosllavi, në mes dy luftërave botërore, kleri mysliman filloi të ndjekë prirjen e mëparshme të mësimit të gjuhës shqipe në shkollat fetare(Vokrri, 1990:303-314). Ky mision i ri kombëtar i shkollave fetare i detyroi autoritet e arsimit të Serbisë që të zëvendësonin me forcë imamët shqiptarë me imamë nga Bosnja, të cilët nuk e flisnin fare gjuhën shqipe. Është e dukshme që një politikë e tillë kishte për qëllim të parandalonte aktivitet nacionaliste të shqiptarëve brenda institucioneve fetare. Megjithatë, shqiptarët e Kosovës edhe një herë i dhanë përparësi gjuhës së tyre nacionale më tepër se identifikimit me anë të fesë, prandaj mësuesit myslimanë të Bosnjës u përballën me një kundërshtim të ashpër dhe bojkot nga ana e bashkë-besimtarëve të tyre shqiptarë në Kosovë(Demjaha, Peci, 2016:21). Fakti që në zonat e banuar nga popullsi etnike shqiptare, funksionet fetare dhe arsimore i kryenin rreth 50 myfti dhe mbi 600 hoxhallarë, ku asnjëri prej tyre nuk dinte serbisht siç duhet dhe të gjithë kishin një armiqësi shpirtërore ndaj serbëve, ndikoi thelbësisht në edukim, prandaj autoritetet serbe i konsideruan sibjan mejtepe (shkollat ​​fillore myslimane), si “institucione të dëmshme kombëtare”. Në këtë periudhë u hapën edhe shkolla ilegale që jepnin njohuritë fillestare të leximit dhe shkrimit shqip, si dhe u zhvillua arsimi privat ilegal nëpër shtëpi apo dhe mësimi autodidakt me libra të sjella nga Shqipëria.
Roli i shtetit shqiptar në përhapjen e arsimit shqip në Kosovë
Qeveria shqiptare kishte ndjekur me vëmendje zhvillimet në trevat shqiptare, të mbetura jashtë kufinjëve, ku fqinjtë agresorë po ua mohonin shqiptarëve çdo të drejtë kombëtare, përfshirë dhe të drejtën e shkollimit. Në ato kushte, në vendbanimet pranë kufirit u ngritën internate, të cilat mblodhën fëmijtë e familjeve që ishin larguar për shkak të represionit serb, por edhe fëmijë të tjerë që kishin kapërcyer ilegalisht kufirin vetëm për të vazhduar shkollën në gjuhën shqipe. Mësuesit e Internatit “Kosova” ishin luftëtarët shqiptarë të dijes, që e kishin filluar shkollimin shqip sapo trupat pushtuese serbe ishin përzënë nga Kosova prej austriakëve, në vitin 1915 dhe sapo ato u rikthyen, e shpërndanë arsimin shqip në Malsinë përtej kufirit. Ata nuk guxonin ta linin atë front të luftës, i cili do t’i mbante të gjalla ndjenjat kombëtare në Kosovë. Kontributi i tyre tashmë dihet; ata formuan breza të tërë luftëtarësh të dijes, të cilët i shërbyen popullit dhe pas Luftës së Dytë Boëtrore hapën shkollat shqipe dhe morën përsipër ta përfaqësonin popullin shqiptar në Jugosllavi.
Në vitin 1926, kolektivi i Internatit “Kosova” në Kolgecaj përbëhej nga drejtori Sali Morina dhe mësuesit Tafik Oruçi, Ismet Garanci, Qazim Araçiu dhe Besim Mustafa Hamza, të cilët kishin qenë mësues në shkollat shqipe të Kosovës. Më vonë, dhanë mësim kuadro që vinin nga treva të ndryshme të vendit, duke e parë Internatin si një vatër mbarëkombëtare si: Bajram Bica nga Peqini, Emin Abazi nga Kolonja. Gjatë këtij viti, Internati kishte të regjistruar 150 nxënës, prej të cilëve vazhdonin rregullisht 130(AQSH,195,1926,1: 166).
Mësimdhënës vendës kishte pak vendas dhe shumica erdhën nga Kosova. Mësuesit patriotë gjakovarë, më 17 tetor 1922, themeluan shkollën e parë shqipe në lagjen Dojan të fshatit Bujan, e cila ishte nën përkujdesjen e Bajram Currit dhe të shokëve të tij. Aty shërbyen dhe mësuesit kosovarë Hilmi Kryeziu e Sahit Bakalli, si dhe mësues të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, si Rifat Domi, Ali Sahatçia, Liri Turku, Selaudin Terihati etj. Pas shkollës së Bujanit u hapën shkollat në fshatrat Gash, Bytyç, Degë, Dragobi etj.
Me hapjen e Internatit në Kolgecaj në vitin 1923, në vitin e parë shkollor pati njëqind e njëzet nxënës me bursë, tetëdhjetë përqind e të cilëve ishin nga Kosova dhe pjesa tjetër nga Tropoja, Hasi dhe Luma. Përveç bursistëve, në një numër të vogël kishte dhe konviktorë me pagesë që quheshin “konviktorë private”, të cilët si kriter për t’u pranuar kishin pagimin e rregulltë të kësteve dhe sjelljen me vete të pajisjeve më të domosdoshme: një shtrat të hekurt, shtresa e mbulesa, çarçafë dhe një palë rrobe konformë uniformës(AQSH, 295, 1937, 302: 1).
Konviktorët e Internatit qenë fëmijët e luftëtarëve dhe të tjerë fëmijë të familjeve atdhetare që përbuzën gjuhën e pushtuesit dhe përpjekjet e tij asimiluese dhe, duke rrezikuar jetën, kaluan kufirin për tu shkolluar në dheun amë. Ata hasën në një atmosferë të ngrohtë prindrore, të krijuar nga mësuesit në shkollë dhe nga malësorët bujarë. Për të përballuar shpenzimet jetësore, shteti shqiptar, caktoi një numër bursash, që kurrë nuk ishin të mjaftueshme për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të nxënësve.
Në vitin 1928 Internati “Kosova” kaloi në Krumë të Hasit. Në Internatin e Krumës mësuan shumë djem që më vonë u bënë personalitete të spikatura: Emin Duraku, Xheladin Beqiri, Haki Taha, Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Xhavit Nimani e shumë të tjerë. Gati në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë kishte nxënës nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare në ish Jugosllavi. Konvikti “Kosova” në Krumë ishte shndërruar në një vatër të edukimit atdhetare dhe të përgatitjes së elitave politike kosovare që në zhvillimet e ardhëshme do të marrin në dorë fatet e vendit.
Mund të jetë një imazh i 1 person, tribunë dhe teksti

Nuk durohen më fyerjet ndaj Kombit Shqiptar: Kryemyftiu Turk Ali Erbash, glorifikon pushtuesit Osman dhe shkel dinjitetin historik të Shqipërisë

1
Nga: Basri Beka
___
Deklarata e Kryemyftiut të Turqisë, Ali Erbash, gjatë inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku ai lartësoi ushtarët osmanë që “dhanë jetën për të sjellë Islamin” në Shqipëri, është një fyerje e rëndë dhe e papranueshme për popullin shqiptar dhe historinë tonë. Përshkrimi i ushtarëve pushtues si “dëshmorë” që imponuan me dhunë fenë islame në trojet shqiptare është një përpjekje e rrezikshme për të rishkruar historinë dhe për të legjitimuar terrorin e Perandorisë Osmane që për shekuj me radhë shtypi dhe asimiloi shqiptarët.
Nuk mund të mohohet kurrë kryeheroi i kombit Gjergj Kastrioti, nga qarqet tukomëdha islamiste
***
Të quash dëshmorë ata që derdhën gjak për të pushtuar dhe asimiluar një popull, duke i detyruar shqiptarët të pranojnë një fe që nuk ishte pjesë e traditës së tyre, është një tentativë e qartë për të glorifikuar terrorin dhe shtypjen e vazhdueshme që perandoria osmane ushtroi mbi popullin tonë. Kjo është një fyerje ndaj të gjithë atyre që luftuan për lirinë e këtyre tokave dhe ndaj vetë popullit shqiptar, i cili, përmes sakrificave të panumërta, ruajti identitetin dhe dinjitetin e tij kombëtar përballë një sundimi shekullor.
Deklarata të tilla tregojnë qartë se investimet e Turqisë në Shqipëri dhe Kosovë nuk janë thjesht ekonomike apo kulturore, por mbartin një agjendë të qartë politike dhe fetare. Ndërtimi i xhamive me financime nga shteti turk nuk përfaqëson një gjest dashamirësie, por një përpjekje për të rikthyer ndikimin osman në territoret shqiptare, duke forcuar islamin politik dhe kontrollin fetar mbi shoqëritë tona.
Në këtë kontekst, është e papranueshme që xhamia e Namazgjasë të mbetet nën administrimin e një autoriteti të jashtëm. Kjo xhami duhet të merret nën administrim nga autoritetet shqiptare dhe besimtarët vendas, për të siguruar që ajo të shërbejë interesave të popullit shqiptar dhe jo axhendave politike të një shteti tjetër.
Ne kërkojmë me forcë që qeveria e Shqipërisë, si dhe Bashkësitë Fetare Islame të Shqipërisë dhe Kosovës, ta shpallin non grata Kryemyftiun turk, Ali Erbash, për deklaratat e tij fyese dhe përpjekjet për të glorifikuar pushtuesit osmanë. Shqipëria ka një histori të gjatë të luftës për liri nga sundimi osman, dhe nuk do të lejojmë që kjo histori të deformohet apo të keqpërdoret për qëllime politike nga jashtë.
Rikthimi i Gjergj Kastriotit në Prishtinë, menjëherë pas luftës së vitit 1999.
___
Ky është një moment kritik për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe për të siguruar që historia jonë të nderohet dhe të mos keqpërdoret nga ata që shtiren si miq.