Kreu Blog Faqe 736

Kardinali Ernest Simoni, martir i gjallë i kombit shqiptar

0

Papa Françesku përqafohet në Katedralën e Shën Palit  në Tiranë me Dom Ernest Simonin gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2014 –L’Osservatore Romano via EPA)

Nga Frank Shkreli

 65-vjetori i Meshtarisë dhe mesazhi i tij për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri

Në një bisedë në 65-vjetorin e meshtarisë së tij me Radio Vatikanin në gjuhën shqipe, Kardinali shqiptar, Ernest Simoni përshëndeti mbarë Kombin shqiptar duke thenë: “Si popull me bujari, me dinjitet kombëtar, me Gjergj Kastriotin në krye, të mundohemi që të gjithë të bashkohemi në një harmonizim fjale, mendimi e veprimi, lutjeje, përshpirtërimi, dashnije, për paqë, buzqeshje e lumturi për të gjithë popullin, para të Madhit Zot, në forcën e Tij hyjnore që ka me kenë dritë e dhënë prej qiellit, me pa të gjithë diellin që do shëndrit të gjithë popullin, në rast se na përshëndesim të Madhin Zot e lutemi…”. Me ketët rast, Kardinali shqiptar ofroi bekimin e tij drejtuar Shqiptarëve kudo që janë, duke thenë: “Zoti Kjoftë me ju! Bekimi i Hyut të gjithëpushtetshëm, Ati e Biri e Shpirtit Shejtë, qoftë gjithmonë në zemrat tuaja! Rrnoftë Populli Shqiptar, Rrnoftë Shqipënia!”

Radio Vatikani në gjuhën shqipe njoftoi se Kardinali shqiptar Ernest Simoni — i mbijetuari i burgjeve dhe internimeve të regjimit të egër komunisto-ateist të Enver Hoxhës – festoi, javën që kaloi, 65-vjetorin e meshtarisë.  Ka qenë 7 prilli i vitit 1956 atëherë kur Dom Ernest Simoni është shuguruar meshtar nga Imzot Ernest Çoba, ish-Arkipeshkvi i Shkodrës, i cili me një heroizëm të pashoq, vdiq edhe ai vet nën tortura mizore në duar të xhelatëve komunistë të burgut të Tiranës, në Janar të vitit 1980.

Fatin e Imzot Çobës dhe të qindra klerikëve të tjerë në fillim të regjimit komunist due më vonë e pësoi edhe prifti i ri në atë kohë, Don Ernest Simoni – sot Kardinali i parë shqiptar – i cili kaloi tre dekada të jetës së tij në burgjet dhe kampet e internimit komunist të regjimit të Enver Hoxhës.  Kalvari i Don Ernest Simonit nisi në prak të Krishtlindjes të vitit 1963, kur ai arrestohet nga komunistët si “armik i popullit”, ndër të tjera akuza, sepse kishte kremtuar një meshë pëkujtimore – siç është traditë e Kishës Katolike kushtuar të vdekurëve – për shpirt të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon F. Kenedi, i cili ishte vrarë në Dallas të shtetit Teksas vetëm disa muaj më parë.  Si përfundim, Don Ernest Simoni arrestohet, burgoset, internohet, dërgohet në punë të detyruara, përfshir handrakët e Shkodrës dhe në miniera.  Besoj se Kardinali Ernest Simoni të jetë i vetmi klerik katolik shqiptar ende i gjallë i cili u mbijetoi torturave, burgjeve, kampeve të internimit dhe në përgjithësi barbarizmave që regjimi komunist i Enver Hoxhës kreu mbi klerikët shqiptarë të tre feve në përgjithësi — një barbarizëm që ishte veçanërisht brutal ndaj Kishës Katolike Shqiptare dhe përfaqsuesve të saj, siç ishte Don Ernest Simoni, në veçanti.  Kardinal shqiptar, mund të jetë i vetmi ndër klerikët katolikë të atij brezi të zhdukur nga Enver Hoxha, i cili “Rrnon ende për të tregue”.

Jo se nuk dihej kjo e vërtetë, por u bë edhe më e qartë me shembjen e Murit të Berlinit dhe me lirimin e disa prej klerikëve që për fatin e tyre e tonin kishin mbetur ende gjallë “për të tregue”.  Klerikë si Kardinal Simoni dhe At Zef Pllumi, i cili me veprën e tij, “Rrno për me Tregue”, rrëfimet rrënqethëse të vuajtjeve të klerikëve katolikë shqiptarë dhe shumë të tjerëve.  30-e ca vjet më parë dhe me ndryshimet historike anë e mbanë botës ish-komuniste në Evropë, përfshir Shqipërinë enveriste, këto tregime u bënë të mundura dhe u botuan, pasi diktaturat dhe diktatorët, përfshir monumentet e tyre po ç’rrënjoseshin dhe po groposeshin, përfshir Shqipërinë.

Dom Ernest Simoni lirohet në vitin 1990, njëkohësisht filluan të hapeshin kishat e xhamitë.  Shqipëria nuk ishte më vendi i parë dhe i vetëm ateist në botë, sipas kushtetutës së diktaturës të vitit 1967 – “diktaturës kushtetuese”, siç e quajnë disa edhe sot në Shqipëri duke justifikuar pjesëmarrjen due mbështetjen e tyre ndaj atij regjimi sikur diktatura komuniste ishte e interesuar të zbatonte kushtetutën.  Me ndryshimin e sistemit, ushtrimi i fesë u bë i lirë përsëri, u hapen kishat e xhamitë, ato që kishin mbetur pa u rrënuar nga regjimi komunist i pa Zot dhe i pabesë.  Dom Ernest Simoni rifillon apostolatin e tij fetar e meshtarak në shërbim të Zotit dhe besimtarëve, të cilëve për pothuaj një gjysëm shekulli u ishte mohuar e drejta e ushtrimit të fesë në publik, megjithëse ka pasur shumë shqiptarë të guximshëm që e kishin ruajtur traditën e tyre fetare gjatë komunizmit, megjithëse mund ta pësonin keq po të diktohej një gjë e tillë nga regjimi komunist.

Ndërkaq, pas vizitës historike të Papa Gjon Palit të II në Shqipëri me 25 prill, 1993 — në shtator të vitit 2014 Papa Françesku bëri vizitën e tij apostolike në Shqipëri që ishte edhe e vizita e pare e tij në një shtet të kontinetit evropian.  Gjatë asaj vizite Papa Françesku u takua me Dom Ernest Simonin dhe dëgjoi dëshmitë mbi vuajtjet e tija nën regjimin komunist. Nga takimi me priftin e vuajtur shqiptar, Papa Françesku mallëngjehet deri me lotë dhe emocionohet dukëshëm nga tregimi i vuajtjeve të Dom Ernestit në burgjet komuniste, sa që e përqafon vëllazërisht të mbijetuarin e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një fotografi kjo shumë domethenëse e që në atë kohë u transmetua anë e mbanë botës nga mediat ndërkombëtare.  Dy vjet më vonë, më 2016, Papa Françesku i akordon Dom Ernest Simonit titullin më të lartë administrativ e fetar – atë të kardinalit të Kishës Katolike – një titull nderi ky, pasi Dom Ernest Simoni e kishte treguar me vepra se kishte qenë gati të jepte edhe jetën për fenë e tij si dhe për lirinë dhe paqën e popullit të vet.

Kardinali Ernest Simoni megjithse i shkuar në moshë (93-vjeç) — edhe në këtë 65-vjetor të meshtarisë — vazhdon të jetë i interesuar për gjendjen aktuale të shqiptarëve, për të mirën e popullit të vet, për lirinë, paqën dhe mirëqenjen e bashkkombasve të tij në Shqipëri dhe kudo që janë ata.  Në këtë frymë vëllazërore dhe baritore, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – me rastin e 65-vjetorit të meshtarisë së tij – përcolli nepërmjet radio Vatikanit në gjuhën shqipe — këtë porosi të gjithë atyre që me 25 prill do të hedhin votën e tyre për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, duke thenë:

“Po afrohen zgjedhjet. Zgjedhjet janë (shprehje) e vullnetit të lirë të popullit. I një populli të pjekur që kërkon dashuri, paqë, vëllazërim, mirësi e begati, për të gjithë. Secili mendon që me hedhë votën e vet, zgjedhjen e vet për njerëzit që janë vërtetë, gëzimi i popullit. Çdo deputet që do të zgjedhet do të konsiderohet prej popullit në rregull, si një babë i dytë që përpiqet të zgjidhë vështirsitë që ka në anën jetësore due ekonomike, me gjetë vende pune, me u interesu për edukatën e tyre, me ndejtë larg mëkatit, për të kriju nji shoqëri plot vëllazënim dhe nji buzëqeshje në zemër e në sytë e tyne, ashtuqë kur të shohin deputetët, të jetë si me pa njeriun më të dashur të tyre.  Kjo ashtë fjala e Zotit dhe u shkoftë në veshë të gjithëve”, porositi votuesit shqiptarë, Kardinali Ernest Simoni.

Kardinalit shqiptar Ernest Simonit i urojmë 65-vjetorin e meshtarisë dhe jetë të gjatë në shërbim të fesë dhe të Atdheut. Komunizmi dhe komunistët shqiptarë – atëherë dhe sot — mund t’i kenë konsideruar si fitore të përhershme të komunizmit shiqptar dhe atij ndërkombëtar, shtypjet dhe shfarosjen e klerikëve katolikë dhe të feve të tjera, në përgjithësi. Atyre nostalgjikëve të komunizmit shqiptar dhe mbështetsëve të tyre – të cilët janë prononcuar kohët e fundit se “Komunizmi ishte në anën e duhur të historisë” dhe se “komunizmi kishte më shumë të mira se këqia”, dua tu them që të gjejnë rastin e të flasin me Kardinal Ernest Simonin sa është gjallë e ndoshta mund të marrin një përspektivë tjetër për të “mirat e komunizmit”, për të cilat ata flasin.   Mbrojtja ose heshtja ndaj krimeve të shqiptarit kundër shqiptarit gjatë periudhës komuniste, mbetet një njollë kombëtare e cila nuk do të zhduket për derisa personalitete të larta të politikës shqiptare nuk përfillin zërin brendshëm të ndërgjegjes së vet dhe as interesat kombëtare.

Por, e keqja kurrë nuk mbizotëron mbi të mirën, përjetësisht.  Siç është shprehur me një rast — kolegu dhe bashkvendasi im i nderuari Prof. Sami Repishti, edhe ky vet e familja e tij viktima të komunizmit dhe të fashizmit – se, “Njeriu i përket Zotit dhe si i tillë është përgjegjës ndaj ndërgjegjës së vet, atij zëri të fuqishëm brenda vetes tonë i cili na lavdëron dhe na qorton, por që është një zë që nuk mund të shuhet.  Natyra e tij shpirtërore dhe fuqia e tij e pamposhtur janë baza e bindjeve tona se ekziston vetëm një fitore, e vërteta, se e mira fiton gjithmonë mbi të keqën.”

Jeta dhe vepra e Kardinal Ernest Simonit – megjithë vuajtjet e tmershme të tija dhe vrasjet e qindra bashkvëllëzërve të tij të pafajshëm klerikë, vetëm e vetëm, se kishin një mendim ndryshe ndaj imponimit me force të komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik mbi shqiptarët – na tregon sot se ndonëse pak me vonesë dhe pas humbjeve të mëdha, më në fund e mira gjithmonë fiton mbi të keqen.  Lavdi viktimave të pafajshme të komunizmit shqiptar – këtyre rrezeve të qytetërimit shqiptar!

Nga vizita e Papa Françeskut në Tiranë, 2014 dhe takimi me Kardinalin Ernest Simonin

Kalvari i Don Ernest Simonit nisi në prak të Krishtlindjes të vitit 1963, kur ai arrestohet nga komunistët si “armik i popullit”, ndër të tjera akuza, sepse kishte kremtuar një meshë pëkujtimore – siç është traditë e Kishës Katolike kushtuar të vdekurve – për shpirt të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon F. Kenedi, i cili ishte vrarë atë vit në Dallas të Teksasit.

Unioni i Shkrimtarëve me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, organizon Festivalin e Poezisë dhe simpoziumin e 13-të internacional

0

Prishtinë, 9 tetor 2024

UNIONI I SHKRIMTARËVE MË PËRKRAHJEN E KOMUNËS SË PRISHTINËS / ORGANIZON: FESTIVALI I POEZISË DHE SIMPOZIUMI I 13-të Internacional / Tema: FILMI DHE LETËRSIA
KOMUNIKATË PËR MEDIE
HAPJEN DO TA PËRSHENDET Zonja SIBEL HALIMI drejtoresha për kulturë në Komunen e Prishtinës
MODERATORE: ALKETA GASHI-FAZLIU
Programi per 15 tetor: Promo 10.30/ 11.30 LEXIM POEZIVE
Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, kemi nderin të ju ftojmë në Festivalin e poezisë dhe Simpoziumin e 13të Internacional, ku marrin pjesë krijuesit e njohur nga trojet shqiptare dhe të vendeve tjera.
Gjermë tani, pjesë aktive e Simpoziumit Internacional, ishin figura të çmueshme të letërsisë sonë si: Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Gani Xhafolli, Nicole Barrierre, Costas Valetas, Heléne Stafford, Daniel Leuwers, Dinos Koubatis… e shumë të tjerë, në mesin e të cilëve disa shkuan në amshim e disa të rënduar nga mosha , këtë ngjarje e përshendesin vetëm më telegrame përshendetëse , në pamundësi të jenë ne mesin tonë, e disa tjerë edhepse të moshuar e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Përmes kontakteve të Unionit të Shkrimtarëve, janë përkthyer në gjuhën frengjishte dhe janë botuar në shtepi botuese të njohura mbi 100 punime të krijuesve shqiptarë, dhe kanë shkruar, për sukseset e autorëve tanë, gazetat e njohura prestigjioze franceze si “Le Parisien” “ Diva Diplomatique” etj.
Hapja solemne e Festivalit të poezisë dhe Simpoziumit të 13 të, do të organizohet më datën 15 tetor 2024, në Instituin Albanologjik, më fillim në orën 10:30, më ç’rast do promovohet romani KOMPLOTI nga Ben Blushi , i cili do të jetë prezent.
Duke shpresuar se kjo ngjarje kulturore, do të përcillët nga ju, pranoni përshendetjet tona më të sinqerta.
___
Reshat Sahitaj/ 044 111 430
Lan Qyqalla / 048 636 986

La Gazetta di Puglia (1927) / Fytyra e Ahmet Zogut shkëlqen si ajo e një artisti kur flet për zhvillimin e Shqipërisë

Burimi : La Gazetta di Puglia, e diel, 22 maj 1927, faqe n°3

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Tetor 2024 

“La Gazetta di Puglia” ka botuar, të dielën e 22 majit 1927, në faqen n°3, një shkrim asokohe mbi kontributin e Ahmet Zogut në zhvillimin e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Ahmet Zogu

Burimi : La Gazetta di Puglia, e diel, 22 maj 1927, faqe n°3

Burimi : La Gazetta di Puglia, e diel, 22 maj 1927, faqe n°3

Ahmet Zogu ka prerogativën e lakmueshme për të qenë kreu i shtetit më i ri  në botë. Ai është rreth tridhjetë vjeç dhe në manifestimet e vazhdueshme të veprimtarisë dhe vullnetit të tij ka mundur t’i japë vendit të tij, të ndarë deri tani nga anarkitë më konservatore, aspektin me të vërtetë të denjë për një shtet, i cili qoftë edhe i vogël, dëshiron të vendoset në nivelin e të tjerëve në fushën e qytetërimit dhe përparimit. 

Në fakt, kushdo që shqyrton kushtet aktuale të Shqipërisë, veprat e rilindjes që po kryhen, organizimin e shtetit jo si një shprehje abstrakte, por si një autoritet që zëvendëson gjithçka, gjithë entuziazmin që zgjon energjitë e fshehura të raca në vendin e vogël të shtypur nga zgjedha turke për kaq shekuj, nuk mund të mos vërehet sesi flaka e gjithë këtij kompleksi aktivitetesh, qendra e gjallërimit, është Presidenti shumë i ri i Republikës. 

Ai bën një jetë të vështirë pune. Nuk ka asnjë problem të madh apo çështje të hollësishme që nuk është shqyrtuar dhe zgjidhur personalisht nga ai. Dhe kështu ai fiton avantazhin për të sjellë gjurmën e personalitetit të tij vendimtar edhe në gjërat më modeste. Në godinën modeste që ruajnë truprojat dhe në dhomat e bardha që kanë pamjen e një shtabi ushtrie, me oficerët e paktë të shtëpisë së tij ushtarake, ai kalon orë e orë të tëra me këmbëngulje të frikshme dhe përpjekje fizike përhapur nëpër këto krahina, ku deri disa vite më parë mesjeta dukej se mbijetonte me gjithë barbarizmin dhe të gjitha kontradiktat e saj. 

Ahmet Zogu nuk ka një pamje nga e cila të dallohet veçanërisht personaliteti i tij. Elegant, i thjeshtë, tek ai ka një dinjitet të veçantë që i mban në distancë ata që i afrohen. Në intimitet, megjithatë, ai është i sjellshëm, i ëmbël, i sjellshëm me të gjithë. Mirëpo, kur flet për vendin e tij, për atë që ka ndërmend të bëjë për Shqipërinë, atëherë fytyra e tij shkëlqen si ajo e një artisti që flet për punën e tij dhe nga sytë e tij të ftohtë e gri kalojnë llamba (shkëlqime – flakë) të gjalla. 

Nga një familje e vjetër – ndoshta më e vjetra në Shqipëri – ajo që mbeti tek ai ishte siguria e sundimit që ishte tipike e atyre udhëheqësve të mëdhenj shqiptarë ndaj të cilëve, për t’i dashuruar ata, sulltanët tregoheshin bujarë me shpërblime dhe ndihma. Mirëpo, ky karakter i veçantë i sigurisë iu kalit me zakonet e udhëtimit dhe kontaktit me racat e tjera. 

Një mik i sinqertë i Italisë, sepse e kupton se jeta dhe zhvillimi për vendin e tij janë të pamundura pa mbështetjen tonë vëllazërore, ai është një admirues entuziast i Musolinit dhe sa herë i afrohet një italiani nuk mungon ta pyesë me atë mprehtësi që e dallon për kreun e qeverisë sonë dhe për fashizmin. 

Ahmet Zogu mezi afrohet. Jeta e tij e vështirë e punës e ndalon atë nga çdo shpërqendrim. Por herë pas here makina presidenciale ikën nga rrugët e Tiranës drejt detit. Ky është i vetmi argëtim që bën Kreu i Shtetit. Verës largohet në vilën e bardhë që zbukuron malin, rrëzë të cilit Durrësi gëzohet në diell; por edhe atëherë puna vazhdon : vetëm streha ka ndryshuar. 

Kur Ahmet Zogu ishte ministër i Brendshëm në një qeveri apatike, pavarësisht se i njihte cilësitë e padyshimta, askush nuk do ta kishte menduar se ai i ri biond dhe elegant, me një pamje të qetë dhe paqësore, do të shfaqej më vonë për atë që në të vërtetë është sot animatori i Shqipërisë, transformatori i popullit të tij. 

Në shtetin e tij të vogël, ai është siç ishte Pjetri i Rusisë në perandorinë e madhe dhe të përgjumur moskovite, dhe ka cilësitë e vullnetit këmbëngulës të Carit të madh. 

Do të mjaftonte synimi për ta bërë Tiranën më të mirën ndër kryeqytetet ballkanike për të parë se çfarë flakë të lartë dhe çfarë këmbënguljeje të padiskutueshme ka në ndjekjen e ëndrrave të ambicieve të tij fisnike, pra për ta bërë Shqipërinë e deritanishme të braktisur, një komb të lulëzuar që me besim di të shikojë nga e ardhmja dhe të fitojë vendin që i takon në Evropë. 

  1. T.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/la-gazetta-di-puglia-1927-fytyra-e-ahmet-zogut-shkelqen-si-ajo-e-nje-artisti-kur-flet-per-zhvillimin-e-shqiperise/.

Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim, Sabri Raçi, nga Arif Ejupi

6

Arif Ejupi

___

Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim, Sabri Raçi nga Arif Ejupi

Përherë fytyrë ndritur e buzëqeshur.

Përherë i qetë e me ecje të prajshme.

Përherë me fjalë të matura e këshilla prindërore.

 

Përherë i përmbajtur edhe me trazovaçët.

Përherë i rregullt në punë.

Përherë i qartë në shpjegim të mësimeve.

 

Përherë kërkues i progresit dhe luftëtar i hijeve të zeza, që na ndiqnin prapa pa pikë faji.

Përherë zbutës i dhembjeve dhe fatkeqësive tona.

Përherë motivues dhe kultivues i dashurisë ndaj Atdheut e dijes.

 

Përherë i rreptë ndaj egoizmit e padrejtësive.

Asnjëherë paragjykues e i njëanshëm.

Asnjëherë i dhunshëm ndaj nesh.

 

Vetëm me urtësi e dije na nxore nga errësira dhe na qite në rrugën e dritës.

Qofsh i bekuar nga Zoti, për virtytet e larta prej njeriu dhe mësuesi shembull!

 

Gjenevë, 9 tetor 2024

Glauk Konjufca: Skenari i Banjskës identik me pushtimin rus të Krimesë, Beogradi është si kryeqytet i dytë i Rusisë brenda Europës !

0
Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist i një viti më parë në Banjskë të Zveçanit, nga një formacion paraushtarak serb dhe skenari i kësaj ngjarje është identik me pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014.

Konjufca shtoi se as Rusia nuk ka hequr dorë nga bota ruse e as Serbia nuk ka hequr dorë nga bota serbe. Ai tutje deklaroi se trupat paramilitare serbe të mbështetura nga Serbia e synuan në mënyrë të hapur aneksimin e veriut e Kosovës.

Konjufca tha se Beogradi është “kryeqyteti i dytë i Rusisë brenda Evropës”. Këtë deklarim ai e bëri në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”.

Sipas tij, përpjekja për destabilizm në Bosnjë dhe Hercegovinë, refuzimi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovë dhe sulmi terrorist në Banjskë tregojnë për qëllimin e vërtet të Serbisë, e që nuk është qëllim normal, është qëllim i federatës ruse.

“Kur agresoni rus në Ukrainë ka mbushur 2 vjet, pasojat kanë ndikuar në kontinentin evropian, në sigurinë e Botës Perëndimore. Për shkak të mosdhënies se një përgjigje të vendosur ndaj Rusisë për pushtimin e Krimesë dhe trajtimin e Rusisë si partner despotik, sot e kemi një luftë në Evropë. Precedenti i luftës në Ukrainë do të ndikojnë në shekullin në vijim se si do të zhvillohet Evropa. Në kontekstin tonë rajonal dhe ballkanik, agresioni rus e paraqet aktin e parë të një strategjie të një destabilizini më të gjerë të Ballkanit, ku Serbia si një zgjatje e Rusisë do të ishte kapitull i dyte i kësaj strategjie. Termi bota serbe është kopjim identik i botës ruse. Sulmi terrorist qe ndodhi ne Banjskë ishte një kopje identike e Rusisë. Për ata që nuk e shohin të mirëqenë krahasimin e Rusisë me Serbinë zakonisht e përmendin faktin qe Serbia po çon armë në Ukrainë por këtu anashkalohet fakti që Serbia nga ky biznes fitoi mbi 1 miliardë euro, ky nuk është donacion dhe jam i bindur se kjo është koordinuar me Rusinë. Serbia nuk ka qenë kurrë një kështjellë me të cilën është mbrojtur demokracia perëndimore. Në këtë luftë të Ukrainës për mbrojtje të sovranitetit të vet, Serbia nuk është aleat i Ukrainës, por thjeshtë po përfiton nga kjo situatë. Serbia nuk e ka dënuar asnjëherë agresionin rus mbi Ukrainën por nuk ka pranuar as të vendos sanksione Federatës ruse. Beogradi si kryeqytet i dytë i Rusisë brenda Evropës”, vijoi Konjufca.

Konjufca shtoi se lufta në Ukrainë është edhe luftë e Perëndimit dhe BE-së për mbrojtjen e rendit demokratik dhe stabilitetit të Ballkanit.

“Lufta në Ukrainë është edhe luftë e Perëndimit dhe BE-së për mbrojtjen e rendit të vet demokratik dhe stabiliteti i Ballkanit do te varet se a do të ndërtohet ai mbi parimet demokratike dhe mbi vlerat evropianizuese apo mbi interesat parciale, ekonomike, shkurtpamëse sic ishin ato të vitit 2014 e cila Rusisë ia mundësoi një konsolidim për ta shkaktuar një luftë shumë më të madhe sesa invazioi i paprovokuar dhe i shkallës së gjerë mbi Ukrainën”, theksoi Konjufca.

Në Drenas po lind një parti e re demokratike

0
Drenas, tetor 2024
___
KUMTESË
___
Bazuar në rrethanat politike në vend dhe në komunën e Drenasit, një grup intelektualësh të këtij mjedisi, të përkrahur edhe nga qytetarët e shumtë, ka kohë që janë marrë vesh për formimin e një partie politike. Pas një pune, pothuaj një vjeçare, tashmë janë gati aktet normative, simbolet, organet dhe është caktuar selia e partisë . Ndërsa, në KQZ është dorëzuar kërkesa për regjistrim. Kurse këtyre ditëve pritet edhe prezantimi publik i partisë. Partia politike e emëruar, “Bashkimi Demokratik”, është me orientim pro: SHBA-së, vlerave euroatlantike, BE-së dhe NATO-s.
Si parti e qendrës ,”Bashkimi Demokratik” është një formacion politik i pozicionuar në mënyrë të balancuar në spektrin politik, duke kombinuar elemente të politikës së majtë dhe të djathtë, që kërkon të ofrojë zgjidhje të moderuara dhe përpiqet të përmbushë interesat e një grupi të gjerë qytetarësh, pa u angazhuar plotësisht për ideologji të ekstremit të majtë ose të djathtë.
Objektiv i Partisë “Bashkimi Demokratik”, në këtë fazë, do të jetë gara komunale, që mbahet vitin e ardhshëm në komunën e Drenasit, dhe krijimi i një konkurrence demokratike për një klimë sa më të përshtatshme në komunë, për një zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi e infrastrukturë cilësore, që do t’i krijojë kushte qytetarit për një jetë shumë më të mirë, se deri më tash.
Drenas, më 9.10.2024
Zyra për informim e “Bashkimit Demokratik” në Drenas
Tel.:044497798

Ata që dëshirojnë të mos ishim

0

Nga Aurel Dasareti

Gjatë gjithë historisë së tyre të gjatë, shqiptarët kanë qenë në grindje të pandërprera reciproke, partiake, grupore, individualisht.

Shqiptarët përballen me shfarosjen. Mjaft me fjalë. Ne duhet të zgjohemi menjëherë dhe të veprojmë tani.

Në momentin që them: tani është e tashmja – atëherë kjo e tashme është tashmë e kaluara dhe e gjej veten në një të tashme të re, e cila një sekondë më parë ishte e ardhmja.

***

Shqipëria (përshirë Kosovën dhe trojet tjera nën pushtim) është një vend i sëmurë, i kapur tërësisht nga krijesat e çmendura! Megjithatë, shpirti pellazg-ilir-arbëror nuk pushon së ekzistuari aq lehtë, le ta dinë armiqtë e jashtëm dhe këlyshët e tyre shqipfolës, se vdekja e Shqipërisë shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pas vdekjes së tyre.
Mos lejoni që kuptimi i jetës së juaj të përshkruhet dhe interpretohet nga qeveritarët joligjor, analfabetë, sipërfaqësor, kriminelë të korruptuar, servilë të dashakeqëve. Por, as nga “analistë”, “historianë” dhe mediumet antikombëtare me motivet e tyre të fshehura, egoiste, dashakeqe dhe të dëmshme.
Mos lejoni që t’ju përshkruajnë dhe interpretojnë njerëz të shitur, pa dëshirë, pa njohuri dhe aftësi për depërtim të asaj që është thelbësore (pa depërtim në atë që ka rëndësi): e mirë, e bukur dhe e dobishme.
Nuk jam ndonjë këngëtar, por ndonjëherë kur nuk më dëgjon askush, ia them një kënge që gjyshja ime ma ka mësuar në fëmijërinë e hershme: “Nuk kam forcë të shtrydh një pikë tjetër të Diellit”. Dhe kënga, në vend që të përgjigjet, fluturon lartë dhe më shikon në mënyrë që i gjithë qielli bie në tokë.
Agimi i artë i tetorit 2020 është mbi Kaliforni ndërsa shkruaj dhe rishkruaj këto rreshta.
Si na shikon bota? Flitet se portalet-gazetat, TV dhe mediumet tjera shqipfolëse, me përjashtime nderi, shërbejnë për të shurdhuar dhe mbytur trurin dhe zemrën tonë dhe të gjithë botën me gjëra të vogla sipërfaqësore dhe të pavlefshme, si dhe rrena, mashtrime dhe shkatërrime të vetvetes. Por gjithçka në këtë botë mund të përdoret në mënyra të ndryshme.
Secili mjet shkatërron dhe ndërton, varësisht në dorën e kujt është.
Bota është shumë e madhe dhe jeta është e mrekullueshme që të qëndrojmë dhe të vendnumërojmë.
Sa më shumë pseudo-intelektual që i thonë vetes gazetarë, analistë, historianë, shkencëtarë, akademik koti me “diploma” të blera te Qafa Thanës, aq më pak gazetarë dhe intelektual të vërtetë. Sa më shumë mbeturina në oborrin tonë, aq më pak lule.
Atdheu, në mjegull. Mjegulla, siç e dimë, nuk është gjë tjetër veçse avull uji i kondensuar, një re drite, e padukshme me sy të lirë, dhe në gishtin e zhveshur pika të paprekshme uji ose kristalesh të imëta akulli: me pak fjalë, asgjë që mund të shihet, dhe nga e cila nuk mund të shihet asgjë tjetër.
Kujt, edhe pas kësaj, diçka i mbeti e paqartë, më lejoni ta sqaroj:
Është e padëgjuar në historinë e rruzullit tokësor për t`u dhënë pushtuesve-barbarëve të ardhur nga Karpatet që na kanë shumë borxh – gjithçka që kërkojnë prej nesh, përfshirë historinë.
Ata (pasardhësit tanë) do t’i paraqesin secilit vëzhgues vlerat, traditat, zakonet dhe kulturën tonë, do të stimulojnë emocionet dhe do të kujtojnë nderin e luftëtarit dhe sakrificën e jashtëzakonshme që duhet të bënin për të pasur një Shqipëri, Kosovë (…) të pavarur dhe sovrane, që pastaj këlyshët ta trajtojnë si me qenë pronë private e tyre.
Atdheu, “një dhe i vetëm”, është vetëm një mjegull shumëngjyrëshe: bashkësia, historia, gjuha, kultura, traditat, zakonet, uniteti, identiteti, simbolika, energjia, rituali, kujtesa, jeta, e kaluara, e ardhmja, vuajtjet, sakrifica, liria, nderi i luftëtarëve – por edhe indiferenca, egoizmi, hajnia, tradhtia, fëlliqësia. Vende të përgjithshme të zgjedhura me kujdes nga katalogu i aksesorëve të lirë të atdheut plastik të zbrazur nga çdo kuptim, klishe për të patinuar artificialisht, asgjë e qartë, asgjë e përsosur dhe e rrumbullakët.
Asgjë nuk dihet, gjithçka është në një mjegull, një mjegull e mrekullueshme historike shumëngjyrëshe në të cilën nuk shihet as gishti në hundë. Asgjë e madhe e dukshme pasi nuk ka asgjë të shkëlqyeshme për të parë.
Këlyshët, gjatë 30 viteve, me veprimet e tyre kriminele, ia bëjnë më të keqen Vendit që gjendet në fazën e fundit të zhbërjes së plotë. Kjo po ndodh sepse nuk kanë frikë nga ne.
Pa tharmin e bishës në vetvete, s`jemi veçse qengja të tredhur.
Pse të frikohen nga njërës me mënyra klanore të jetesës, dhe me qëndrim indiferent nga ajo që ndodhë, që nuk bëhen aspak merak dhe rinë mënjanë për çështjet që shqetësojnë shoqërinë? Njeri i ftohët, por jo aq i mençur, që nuk i bën përshtypje asgjë kur nuk i preken interesat personale aktuale. Por ata gjithashtu do të paguajnë shtrenjtë për marrëzinë e tyre, sepse pasardhësit e tyre do të mbeten nën robëri.
Nëse me të vërtet dëshirojmë të jemi një komb serioz që e meritojmë mbijetesën, atëherë përparësia e interesit të përgjithshëm është t`i largojmë nga kapja e shtetit, konfiskojmë pronat dhe futim në burg të gjithë delenxhinjtë e këtyre viteve terrorizimi, vrasjeje të gazetarëve dhe atyre që mendojnë ndryshe, shkatërrimi, uzurpimi dhe shitjeje e gjithçka-je që është shoqërore, si dhe dhënia e gjithçka shqiptare armikut: Historinë, gjuhën, vlerat kulturore, heronjtë, shenjtorët, por edhe tokën, ajrin, ujin, detin, diellin, qiellin.
Këta nuk përfaqësojnë vetitë të asaj që e quajmë qenie e gjallë (në kundërvënie me kafshën). Politik-bërsi duhet të jetë njeri i pendës, i shkencës, i kulturës, i pushkës; e jo analfabet, servil i armikut, i rrugëve, i qejfit, i parasë së pistë.
Kompromisi nënkupton pajtimin ndërmjet interesave në konflikt me lëshime nga të dy palët, shpesh në kurriz të parimeve. Shqipëria dhe Kosova (gjithashtu “politik-bërësit” tanë kloun të FYROM-it), në “marrëveshjet” me fqinjët pushtues, si servilë që janë, bëjnë lëshime të njëanshme. Ashtu që, kompromis pas kompromisi, trojet tona tkurren vazhdimisht, brenda pak vitesh, këto dy shtetet tona jo-funksionale do të pushojnë së ekzistuari. Për të besuar se armiqtë do të jenë të ngopur dhe nuk do të kenë kërkesa të vazhdueshme, duhet të jesh i sëmurë mendor.
Çdo lëshim (kompromis) të ashtuquajtura marrëveshje të radhës, është shumë më gjithëpërfshirës se ai i mëparshmi, dhe sjell ndërmend një tren pa frena.
Shqiptarët e zakonshëm në të gjithë vendin janë si uji i vluar që së shpejti do të flluskojë buzë tenxheres. Megjithatë, regjimi injoron atë që po ndodh.
Liria është një bekim për të cilin ia vlen të luftosh.
Gjëja më e rëndësishme tani është të mos dëshpërojmë dhe tradhtojmë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për atë që ëndërronin.
Secili prej nesh që thotë se Shqipëria është e jona, duhet të jetë i gatshëm të luftojë për të drejtat e shqiptarit, nëse jo për brezin tonë, atëherë për tjetrin.
Unë qëndroj i vendosur me të gjithë ju, në luftën për të drejtat dhe lirinë. Unë qëndroj për arrestimin dhe gjykimin kundër të gjithë të korruptuarve dhe tradhtarëve, për t’i vendosur ata pas hekurave përjetësisht. Unë qëndroj për t’i dhënë fund shkeljes së të drejtave themelore dhe dinjitetit të Kombit tim. Ne duhet të kthehemi në vlerat e duhura, për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin.
PS: Gjyshërit e mi janë dëbuar nga vendi tyre, por dashuria e tyre për Shqipërinë nuk është fikur, vazhdon të jeton në gjeneratat e reja…

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Prof. dr. Hakif Bajrami: Letër publike Sali Berishës

PO. Foli Dr Sali Berisha në TV Dukagjini me atë temperamentin politik të bulevardit-mitingagji, por la një përshtypje se akuzon kuturu se kinse Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha e “paskan shitë Kosovën”!. Menjëherë më duhet t` i them doktorit se kur dhe ku u organizua ai pazar. Dhe, po të kishte qenë ndonjë personalitet që ka pasë funksion por edhe pushtet, atëherë shtrohet pyetja krahasuese kush të pengoi Sali Berisha, kur e more pushtetin e ta vejësh në kufi ushtrinë për çlirimine Kosovës, besa edhe të Çamërisë, sepse i ke pasë 240.. aeroplan, mbi 5000 officer të lartë të shkolluar, kualitaiv e nja 230 diplomatë kariere me njohuri shumë profesionale. Po neve që mirremi me të kaluarën, lexojmë në dokumente se ushtarët e Shqipërisë Bregdetare t` I vrante greku e sllavi në kufi e Ti, heshte. Salo, vetëm bërë një listë se çfar bëre me diplomacin, me ushtrin, me fajdet, me tentim ta shkatrrosih Shqipërinë Bregdetare më 1997. Fare nuk mendove apo “mendove”, në mënyrë që të hapet shansa për Milloshin, ta shfarosë Kosovën pa problem, sepse Shqipëria mabroi (mars 1997). Kjo nuk ishte shitje e drejtëpërdrejtë, por gypat e naftës nepër Liqenin e Shkodrës, drejtë tankeve të Milloshit, të thrrasin trishtueshëm: Mbylle gojën, o I botojmë edhe fotogarfitë e gypave, e Serbia ishte nën embargo, e denuar unanimisht nga KS OKB. Fol, dalim ball për ball.

Tash po të tregoi se ku ishte me kuadro Enver Hoxha që për 45 vjet, me funksion dhe pushtet apsolut-totalitar dhe ku ishte Fadil Hoxha që kishte funksion lokal deri më 1968, e pastaj edhe më lartë, por kurr-kurr nuk ka pasë pushtet.

Enver Hoxha e mori drejtimin politik të majtë në Shqipërinë Bregdetare më 8 XI 1941. Aty ishin dy shqiptar të Kosovës: Ramdan Çitaku dhe Elhami Nimani. Kjo prani tregon diçka edhe pse ishin dy malazezë “kominternist”, sepse ishte zakon I kohës jo vetëm për shqiptar, sikurse princat, krajlët e mbretëritë në mesjetë që i kurorëzonte dikush. E ti nuk i njeh ligjet politike të Kominetrnit, që ishte organizata më proshqiptare (me i zbardh plagët e Kosovës dhe me ia bashkua Shqipërisë-Lexo Rezolutën e Kongresit IV PKJ në Drezden më 1928; lexo Rezolutën e KQ PKJ në Zagreb më 17 tetor 1940,ku thuhet se Kosova duhet të avansohet në Repubikë sovjetike. Dhe dis shqiptarë idealist duke e pare se Evropa na TRADHTOI në Berlin (1878), në Londër (1913), në Versaj (1919), u kthyen kah politika majtiste. I lexo dokuemntet e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, në çdo program figuron simapatia për SHBA –Amerikën, në anën tjetër, por as ajo deri më 1999 nuk shkrepi në dobi të luftës së drejtë që bënë shqiptarët për çlirim dhe bashkim..

Enver Hoxha ngadal u avansuan në prijës meritor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe këtë fakt nuk ka fuqi që e abroton. Konferenca e Pezës këtë rreshtim e argumenton. E vërteton edhe letra e Koço Tashjos drejtuar Kominternit, ku Kosova është çësjhtje shumë e theksuar, se duhet t` I bashkohet Shqipërisë. Salo unë kurrë nuk ekam denigruar Ballin Kombëtar si historian, por me rastin e themelimit dhe më vonë kishte në Kryesi shqiptar nga Kosova. Mos të flasim për Legalitetin e mercenarëve.

Sali Berisha

Doktor Salo, më 20 tetor 1942 Fadil Hoxha themelon Shtabin e Përkohëshem të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit. Po në këtë kohë e themelon Aradhën e parë shqiptare “Zenel Hajdini”; themelon në vijim: Aradhën “Emin Duraku”, “Bajram Curri”, “Kosova”, dhe më 15 prill 1943 themelon Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit. (Shtabe Kryesore ksihin të gjitha ish republikat tjera të Jugosllavis), kurse, Jugosllavia kishte Shtab Suprem. Në këto rrethana në viset shqiptare i pari do të gjindet ekipi Bill Mklinit (anglez), që do të njihet me luftën antifashiste. Pra nuk ishin rusët fare në dieni pr këtë realitet antifashist shqiptar. Ky realitet në kushte të okupimit nazifashist që e kishte mbulluar Evropën në zi, nuk mund të injorohet. Po, edhe Enveri edhe Fadili e TRADHTUAN Fasshizmin, nuk i sherbyen si të tjerët që të pranojnë pushtet kuislling dhe të rrijnë gjume gju apo në një qytet dhe të lëvizin lirëshem, e rroli i atyre që rrinin mjedis Tirane dhe Prishtine e Mitrovice me officerët nazifashist dihet. Shkojmë më tutje, ende nuk kemi pike kritike se kah duhet të shkojë Shqipëria Kontinetale-pra Kosova, e cila nuk ishte në “Pazar” të askujtë, por të okupatorëve po. Pra, intermedialisht ishte në “Pazar” tinzar të çetnikëve, sllavokomunistëve, pore c e lxoi mednimet e tyre meskine. Plus kur dihet niveli I arsimimit politik, mozaiku I “pazarit” vejn e bëhet edhe më llotari se llotaria. Po ku je ti sot, pse nuk po I përmirson gabimet me tërë këta intelektual dhe bajraktar mëhallash politik djathtistë dhe patriot me llafe.

Më 10 korrik 1943 formohet Shtabi I Përgjithshëm I UNÇSH;më 15 gusht 1943 formohet Brigada e Parë Sulmuese. Pason ardhja e Misionit Amerikan i drejtuar nga Tomas Stefani (lexoi rapoirtet e tij të pabotuara kurr në AK-hb, ore i gjorë, po çfra shitje, po çfar tradhtie… !). Pason mbajtja e Konferencës Bujanit që ishte inicuar nga Fadil Hoxha më 6 XI 1943 në Sharr (Konsulta e Komitetit Krahinor: lexo se çfar vendimesh u muarën kryekput kundër poltikës serbomadhe, çetniko fashite –hb). Po, mbasi është fjala për Kosovën, më 11/12 janar 1944 Fadil Hoxha një dosje të Bujanit ia drgon Enver Hoxhës në gjuhën shqipe, një dosje ia dërgon Titos në gjuhën serbishte. Enver Hoxha dhe Shtabi i tij politik dhe ushtrak komplet i parnojnë vendimet e Buajnit nga 2 janari 1944. Tito, Rankoviq dhe Gjillas përmes një letre që e nënshkruan ky i funidt e refuzojnë kategoriksiht  çdo frymë liridashse në Rezoluts Bujanit më 28 mars 1944, me theks të veçat se Kuvedni I Buajnit “nuk mundet të jetë institucion ligjëbërës”. Ku e dinet Fadil Hoxha me shkollë mësuesie se çka mshifet nga kjo kërkesë çvleftsuese e Kuvendit Bujanit. E nëse një kuvend nuk prodhon ligje, atëherë çka është. Letra e M. Gjillasit me të gjitha kërcnimet dhe shnatazhet shqyrtohet më 16 VI 1944 në Kolosian. Para dite debaton Komiteti Krahinor I PKJ për Kosovë I kryesuar nga Pavle Joviqeviqi, mbas drake, po në Kolosian, në odë të Bajraktarit, debaton Kuvendi i dalur nga Buajni nën drejtimin e Mehmet Hoxhës. E pranojnë “kritikën partiake” të Gjilasit në tërësi. Në këtë pranim reagon te Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha shumë ashpër. Ruhen reagimet në A. CKSKJ/44.

Për ta amortizuar maskrën e shkurtit 1944 që bëri Regjimenti “Kosova” në Tiranë , drejtuar nga Xhafer Deva dhe Shmit Huberi, me kërkesë të Fadil Hoxhës,Shtabi Suprem u Jugosllavisë dhe Shtabi Kryesor i Kosovës do të KËRKOJNË që Shtabi I Përgjishëm i UNÇ Shqipërisë t` i dërgoi forcat e veta respektive në Kosovë dhe vsiet tjera shqiptare. Kjo kërkesë do të shqyrtohet drejtëpërdrejtë nga 16-26 gusht 1944 në VIS, ku ishte paria politike antifashiste Jugosllave dhe përfaqsuesit e Luftës Antifashiste të Shqipërisë bregdetare si: Ramadan Çitaku (nga Drenica), Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu nga (Shqipëria Bregdetare, si thuhet në dokument). Biseda që shtruan delgatët e Enver Hoxhës nga 16-26 gusht 1944 është kjo: Pasi që e przantojnë (Ramdan Çitaku) “Memorandumin e Komisionit shqiptar nga Qeveria Kombëtare e Vlorës, nënshkruar nga: Rasih Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noga më 2 janar 1913 me plotësim, sidomos të asaj pjese të Memorandumit të 25 janarit 1913 në Londër, (lexo në: AQSH. Fondi: Kryesia e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, Dosja 19, frengjisht), ku kërkohen viset e Shqipërisë Kontinetale (dok. E ka botuar edhe Arben Puto, në dokumetarin “Çështja…II, Tiranë 1997, dok 3 dhe 7; dokumenti grek, nr. 4, i 3 janarit 1913 ; dok. Serb nr.5, i 8 janarit 1913).  Si pasojë e këtyre fakteve A. Rankoviq largohet nga bisedimet. Por Tito dhe Kardel e Gjillas me Delegacioni  e Enverit  marrin vendim: “Nëse Shqipëria Bregdetare ndërton system socialist, Kosova shkon me Shqipëri; nëse Shqipërisa nderton system kapitalist, Kosova shkon me Jugosllavi”. Nuk duhet përjashtuar edhe faktin se para kësaj kohe do të kërkohet nga një komunist malazez që Kosova të drejtohet nga Shtabi I Enverit në Luftën atifashite. Fakjtet janë të njohura dhe këto I kemi prezentar nepër tubime shekncore për 25 vjet. Dihet çfar sistemi ndërtoi Shqipëria më 1945 e tutje. Po, pas largimit të Delegacionit shqiptar nga ujdhesa e Visit më 26 gusht 1944, J. B. Titos i afrohet A. Rankoviq dhe e pyet: “Sa vlen kjo Marrëveshje?.Tito-Deri sa të largohet delegcioni shqiptar nga ujdhesa”!!! Çka ngjan? Pas gjashtë (6) ditësh, më 2 shtator 1944, J. B. Tito e DEGRADON Shtabin Kryesor të UNÇ Kosovës në Shtab Operativ, nën komandën e Shtabit Kryesor të Serbisë. Kjo do të thot se titistët me 2 shtator 1944 pa ditur fare as Enveri e as Fadili, e defaktoriuzuan ushtrakisht Kosovën edhe pse deri në këtë kohë Fadil Hoxha i drejtonte gjashtë brigade dhe 3 aradha me 4 batalone antifashiste nga Kosova me 38 000 luftetarë antifashist.

Në këtë degrdaim ushtark të Kosovës, Enver Hoxha do të përgjigjet më 12 shtator 1944, (pra dhjetë ditë pas degradimit-hb), duke i future në Kosovë dy Brigada të UNÇ SHqiptare. Historikisht këto dy brigade e kanë shpëtuar Kosovën, popullin shqiptar nga shfarosja, sepse më 3 XI 1944, Vasa Çubrilloviq përpiloi Elaboratin për t` I shfarosë shqiptarët, “deri sa të zgjasin operacionet ushtarke”. Në frymën e këtij elaborati, më 21 XI 1944 Kryesia e Avnoj-it i AMESTOI të gjitha njësitet çetnike, të cilat më 22 nëntor u konvertuan në “partizan” dhe kështu do të vijojë “kënga” naciolanl shoviniste dhe klerofashiste çetniko-serbiane për ta shfarosur popullin shqiptar në Jugosllavi, në frymën e Konventës Jugosllavo-Turke për DEPORTIMIN e shqiptarëve në Anadolli më 1938-1944. Ata çetnik që kishin deklaruar “Do të jemi fatlum kur Drazha Mihajloviq do të na japi urdhër, Llapi dhe Sitnica do të bartin koka dhe plisa të shqiptarëve dy muaj”, u bënë partisan dhe pushtet neokolonial. Ku t` i mësonin Enveri dhe Fadili këto thika pas shpine të Serbianëve me grada gjenralës me ndihma nga Çerçilli, Ruzvellti dhe Stalini.

Mos harro Dr Sali Berisha, se: Çerçili, Ruzvellti dhe Stalini, muarën vendim uanim në fund të 1944 dhe shkurt 1945 në Krime se: “Ata popuj që kanë bashkpunuar me nazifashizmin, u lejojhet qeverive respektive që t` i shfarosin, shpërngullin ose deportojnë në ato vende që kërkohet”. Fol doktor, si të luftojnë kundër: SHBA, Anglisë dhe BRSSS, një grusht shqiptarësh duke llogaritur këtu ata shqiptar që ishin me Hitlerin si mishi e kocka. Lehtë e ke tash me shitë zbulua “pazare”, që nuk t` i blenë njeri i shkolluar dhe i informuar drejtë. Po sheknca e histiorisë nuk është shfaqje teatrale, kur kritiku jep vlerësim që kurrë nuk e ka lexuar as tekstin, madje nuk e ka parë as shfaqjen. I tillë je Ti në këtë punën e “pazarit” sepse edhe kur fol para opinonit në televizion, mednon se je në një tubim parazgjedhor politk, sepse me profesion je mjek, e ata që t` i servojnë dokumentet e kanë treguar vetëm me publikimin totalitar ku ia kthejnë pushkën veti-popullit që I atkojnë për hire të ideologjisë vetvarsëse qoftë ajo e majtë apo e djathtë kur është në pyetje fati I Kombit.

Me iniciativë të Enver Hoxhës (edhe pse jugosllavët sabotonin si pasojë e deshtimit të Misionit cionist të Tempos më 1943-hb), më 22 tetor 1944  KANÇSH kthehet në Qeveri Demokratike me çka Shqipëria Bregdetare ndahet nga kurthat sllavokomuniste për ta coptuar (lexo Propozimin e Çerçillit në një pako cigare ku jipet përçindja e se kush kujtë do t` i takon dhe aty mungon Shqipëria!). Po, Salo i nderuar Enver Hoxha është i vetmi shqiptar që komunikon në rrolin e Kryetarit Qeverisë Demokratike me autorin e librit:“Albanines Golgotha 1913 Wiena-Leo Freundlinch, ku shpalosen palgët e viseve të rirobëruara shqiptare më 1912/1913. Salo, në vend që t` zhvilloish komunikimet me burrat e njohur që ishin pro DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE, që Kosova ta fitojë statusin e Republikës, të paktën nën Jugosllavinë, që e ushtronte si çmim të fundit LDK (jo të gjithë por sidomos Fehmi Agani, në varrimin e të cilit ishin Adem Demaçi dhe Sami Peja, për të tjerë nuk di, po që Fadil Hoxha shprehu ngushllime të sinqerta, Ti bëje pallen e safas në Tiranë, madje sa ishe në pushtet i burgose : Zahir Pajazitin dy herë, Adem Jashrain dhe tre trima tjerë, madje e burgose legjenden femer Xhevë Krasniqin-Lladrofcin me gjithë Gjneral Fehmiun.Nuk po flasim për naften dhe tregtinë ilegale që e ke lejuar me Milloshin, tranzit e je bërë që nuk po sheh! Fol he burr Tropoje. Jo Bajram Curri dhe Tahir Sinani nuk do ta falin kurr, e po të ishin gjallë nuk do të lënë as vend për varr aty!.

Shkojmë mëtej. Në saje të kërkesës së major Pera Brajeviqit dhe Pavle Joviqeviqit më 26 XII 1944, drejtohet Kërkesa që Shtabi Suprem I Jugoslloavisë të vëndosë Diktaturë ushtarke në Kosovë më 8 shkurt 1945. Ky atentat politik dhe ushtarko-konstitucional vihet për ta DEFAKTORIZUAR Kosovën pa asnjë argument, sepse në Kosovë në këtë kohë ishin në njësitet e UNÇ të Kosovës dheRrafshit Dukagjinit 56000 ushtarë të sistemuar në 9 brigada që arrinin nivelin e një Korpusi respektiv. Por, për të gjetur hapësirë për krime mbi shqiptar, Shtabi Superm I Jugosllavisë në formim, drejtuar nga Tito, do të merr vendim për shprazjen e Kosovës nga partisanët shqiptar dhe sielljen e brigadave dhe divizioneve sllave dhe ashgtu ndodhi. Rasti i partitotit Shaban Polluzha, flet për një skenar mizsrabël, kunder të cilit me kohë REAGOI FADIL HOXHA më 16 janar 1945. Do të reagon edhe Miladin Popoviq pas dy ditëshi, por mbi të gjitha do të REAGON ashpër edhe Enver Hoxha më 20 janar 1945, duek theksuar se do t` i dergojë edhe katër brigade shqiptare, për ta ruajtur qetësinë dhe popullin shqiptar, që iu kishet ekspozuar neofashizmit sllavokomunist Serbian, malazez dhe maqedon. Këto fakte Dr Salo ne i kemi botuar dhe i kemi theksuar nepër simpoziume edhe para vitit 1985/9. Ku ishte ti si patriot dhe ata histianët tu që falsifikojnë dokuemnte sikur të sihin dardha “ujce” atëbotë kur ne ndrydheshim por zëri I reagimit politik të Enverit ishte në nivel dhe Kosova këtë nuk e harron.

Lexone dokunetin e botuar në “Osnivaçki kongres KPJ za Serbijua 1945, çka thot Aleksander Rankoviqi për tragjedinë në Tivar 31 mars 1945, për të cilën kam shkruar për here të pare me dokumenete të serbëve më 1985;1986;1986, janë botuar mbi 650 dokumente. A. Rankoviqi, duke reaguar ndaj diskutimit të Dushan Mugoshës në Kongres (15 maj 1945) se: “nuk mundemi në Kosovë t` i zabtojmë dy porcione-dy gjuhësinë”, Rankoviqi i thot: “Ja shovinisti në vepër. Në krahasim me gjermanin që për një ushtarë nazist okupatori na i ka vrarë 100, ne si antifashit për 1 ushtar sllav’ I kemi vrarë 300 ushtarë shqiptar në Tivar”!!!. E disa historikuc të Tiranës dalin e ia kthejnë pushkën veti për hire të ideologjisë tënde të smjurë: “ në Tivar, ka vrarë Enver Hoxha”. E besa po ai A. Rankoviqi, pastaj do të plasoi në AVIIB dokuemnt të fabrikuar se në “Tivar shqiptarët i ka vrarë Fadil Hoxha”. O mores, o tempora, mos ia kthe pushkën veti o shqiptar i mjerë, me tru pocerke.

Vijmë  te Mbledhje e Prizrenit 10 korrik 1945

Është e vërtetë se në Prizren  më 10 korrik 1945, ishte delegate Fadil Hoxha. Po ishte edhe delgati nga Tirana. Por mos të largohemi. Enver Hoxha më 12 korrik 1945 i dërgon letër Titos që: “në Prizren ka vëndosë fryma serbomadhe”. Letrën në original e ke në A. CK SKJ/45/12/VII. Po Salo aty janë edhe reagimet e Enver Hoxhës dërguar Titos për sabotimet që i bënin misionarët e PKJ-ës në të gjitha fushat, sidomos në ushtri dhe finasa, për shkak të “unionit monetar” që ishte jolegal dhe për shkak se officerët Serbian titist kishin planifikuar të zabrkojnë Korçë qysh në mars 1945. Edhe për këtë ka dokumente.

Erdhi viti 1946 kur Enver Hoxha ia tha troq Titos midis Beogradit se: Kosova dhe viset tjera shqiptare (Shqippria Bregdetare, për të cilën keni marrë informata nga Ramadan Çitaku, Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu në Vis më 25 gusht 1944), duhet t` i takojnë Shqipërisë si e keni premtuar. Dihet se Tito si një diank e përseriti atë që ia tha Forein Ofisit më 1944 (korrik), se Kosova do t` i atkojë Shqipërisë, por reakcioni çetnik është shumë i egër. Madje, Delegacionit shqiptar që i printe Mehmet Hoxha më 9 prill 1945 Tito për hater të Serbianëve dhe fotelës së premtuar, do të u thot: “Ju shqiptarët 90% keni qenë me okupatirin”. Kjo do të thot se kam të drejtë të u shfaros kur të dojë dhe atë detyrë kurrë nuk e ndal, siç diheti. Po, Salo Jugosllavia Mbretrore i deportoi më 1918-1941 në Anadoll 250 000 shqiptarë, ndrësa Tito si krimenli numer dy I totalitarizmit komunist gjatë viteve 1950-1966, I deportoi (pra edhe me kërkesë të Tyrqisë, sipas conventës 1938 e kam botuar tekstualisht më 1980-hb), 415 000 shqiptarë, dhe boshnjak në Anadolli 1950-1966. Kush raegoi për këtë targjedi të Shqipërisë Kontinetale, vetëm Enver Hoxha dhe “Lidhja Kosovare”. Të tjerët, detyrë primare e kishin ndrrimin e rregjimit në Tiranë. Bile janë shumë të sigurta infirmatat që i kam se kush sajonte komplote në Kretë dhe në Trieshtë 1949-1957, me përkrahje të Komitetit Prizrenit, jo për ta rrxuar Qeverin legjitime në Tiranë, për për ta bërë Pazar e për ta ndarë Shqipërinë Bregdetare me Greqinë. Salo fjetur je. Nuk ka pasë çare Enver Hoxha pa iu “lpi Stalinit”, sepe akush në Perendim nuk e donte si komunist. Shiqo Salo, vetëm luftën cioniste kundër Shqipërisë Bregdetare në Konferencën e Parisit më 1946, me të vetmin qëllimqë çështja e Kosovës dhe Çamërisë, mos të vihet në redn dite, me mejshtri e kryenin Mosha Piade e disa të tjerë aty, kinse po e mbrojmë rregjimin në Tiranës e pas shpines tirrnin palne për të zabrkur Divizioni I Kuporeshaninit në Korçë. Këto makinacione jugosllave dihen, por faje ka edhe pushtreti në Tiranë, si jo? Objektivizojë me argumente që janë argumente, e jo me fraza të mitingjeve.

Letra e Enver Hoxhës derguar Stalinit më 2 shtator 1949

Në vieshtë të vitit 1949, ishin themluar dy qeveri marionette për ta rrxuar atë në Tiranë: një në Prizren dhe Shkup e tjtra në Nju Jork. Enver Hoxha nuk mirret fort me këto qeveri edhe pse e dinte në detale se ku peshojnë dhe cili ishte rroli I UDB-ës jugoslalve në to. Pasi që “qeveria” e Prizrenit dhe Shkupit (kryeqeveritar Apostol Tanefi…) dhe ajo e Nju Jorkut (krueqeveritar Mithat Frashëri, të cilin kur  ekuptuan se është patriot, e hemosen) nuk “janë në nivel të detyrës”, vlerësohet nga punëdhënsi, fillon Epoka triviale kundër tërë Shqipërisë. Atë tredimnezionalitet makivalesit e përbëjnë; Jugosllavia, Greqia, dhe Turqia me Paktin e tyre ushtarak, deri në fillim të vitit 1954. I tërë aktiviteti në mes këtyre shteteve do të realizohet në dy rrafshe: me e ndarë Shqipërië në mes Jugosllavisë dhe Greqisë me kufi në Shkumbim. (Lexo viztën e Titos në Atinë-e kam botuar atë Pazar-hb); më e shfarosë popullsinë shqiptare në Shqipërinë Kontinetale (Kosovën…), që ishte e okupuar nga Jugosllavia. Dhe, Tito sikur e gjeti çelsin duke bërë Marrëveshje Xhentelmene me Turqinë në Split, duke aktuakizuar Konventën e vitit 1938 për deportimin e të gjithë shqiptarëve në Anadolli.(lexo nenin 2 të Konventës se cilat vise ishin të parapara të shfarosen deri më 1944, fakt ky që e prollongoi Lufta e Dytë Botërore). Por, tash Tito mori nga Fuat Kyprili afat më të gjatë që shpërngulja e Shqiptarëve në Anadolli, sipas një varianti të përfundojë më 1959; ose deri më 1969. Enver Hoxha dhe pushteti i tij e deamskon dhe e kritikon si politikë neofashiste tentimin e deportimit të shqiptaëve në Anadolli. Pra Enveri tjetër vlerë ka në Shqipërinë Bregdetare e tjetër vlerë ka në Shqipërinë Kontinentale. Rezultati I pazarit Tito-Kyprli më 1953 është 415000 të shpërngulur deri më 1966. (Lexoni Fondin e “vesikave” në ish DASIP-Pasoshko Odeljenje 1950-1966).

Për ta mbrojtur lëkurën-shtetin dhe Kombin shqiptar me lutje, Shqipëria në maj 1955 do të pranohet në Paktin e Varshavës; më 20 shtator 1955 Shqipëria do të pranohet në OKB. Tash ma nuk flitet për ndarje të Shqipërisë, por Tito edhe më me intenzitet shpërngul shqiptar në Anadolli, që do të thot se ishte iniciatori kryesor për t` ia plotësuar A. Rankoviqit palnet për shfarosjen e Shqiptarëve. Aq më pare kur Nikita Hrushqovi peshqeshin ma të madh ia solli Titos kur e vizitoi Beogradin (1955) duke ia siellë Letrën e Enver Hoxhës derguar Stalinit më 2 shtator 1949, ku thuhet tekstualisht në serbishte dhe shqipe (I prktheu Gjeto Leka-hb) se nëse “eskalon dhuna mbi shqiptar do ta sulmojë Jugosllavinë. A nuk veproi Enveri edhe ngjajshëm edhe më 28 XI 1968 edhe më 8 prill 1981. Ti Salo ato dokumente ose I ke mshefë ose për to nuk di fare. Rri pra mjek e mos u përziej në histiri se është oqean I pafund.

Tash, pas viti 1955, Tito do të përkujdeset që Panjot Plaku më 1957 të arratiset në Jugosllavi, për të treguar se kundër Tiranës janë Lindja dhe Perendimi. Por më 1958, Enver Hoxha do të dergojë PROTESTË në ASAMBLENË E OKB, kundër terrorit jugosllav për shpërngulje të shqiptarëve në Anadolli, për padrejtësi në shkollim, për padrejtësi në admnistratë, për porcese të montuara gjyqsore dhe për aksione barbare kinse një popull duarthatë po e çarmatosë(1955-1958). Pikërishtë për këto mizori jugosllave do ta fillojë Epokën e burgjve Baca Adem Demaçi për 28 vjet më 1958.

Më 1959 do të fillojë puna për ta aprovuar Rezolutën e KS OKB mbi DEKOLONIZIMIN e botës. Kjo Rezolutë aprovohet më 1960. Pikërisht në këtë kohë, Enver Hoxha do ta largohjë Shqipërinë de fakto nga Pakti I Varshavës. Pas largimit të Hrushqovit nga pushteti në tetor 1964, fillon në BRSS Epoka e “Sovranitetit kufizuar”, e përkrahur nga të gjitha partitë e llagerit komunsit me përjashtin të hapur të Enver Hoxhës-Shqipërisë. Nuk ka qenë e lehtë ajo rrugë.

Enver Hoxha do ta përkrahë lëvzijen revolucionare në Evropë më 1968 e posaçërisht atë në Kosovë për avansimin e saj në Republikë të shtatë. (lexoni: KQ PPSH/68/XI/27/XII/14-18; lexoni se si oficeri Serbian pa leje të komandës supreme jugosllave i lëvizi tanket nga Shkupi, për ta rrethuar Prishtinën/68/27/27/01 në Arkivin KQ LKJ/68/1/04…..).Në frymën e kësaj politike të drejtë ndrëkombëtare pushteti I Tiranës, do ta denojë fuqishën intervenimin Rus në Çekosllovaki më 1968.

Evrikomunizmi në vitet gjashtëdhejtë të shekullit XX, do të avansohet në modë ideologjike. E vetjma parti që e sulmonte këtë orientim totalitar ishte PPSH dhe Enver Hoxha. Në frymën e këtij totalitarizmi do të pasojën parimet e Helsikut më 1975, sin jë kopje e Kartës Atallantikut (Çerçill-Ruzvelt mbi mosndryshimin ekufijëve në Evropë, para Luftës Dytë Botërore). I vetmi Enver Hoxha më 1975, nuk do ta pranojë Helsikun sepse çështjen e kufijve shqiptaro-shqiptar e kishte në fokus të politikës dhe strategjisë kombëtare, fakt ky që ishte plotësisht i drejtë. Tani një digression: më 1946 Ever Hoxhës në Beograd, Tito do të i thot se “reaksioni Serbian është shumë I forte dhe Çështja e Kosovës nuk mund të lëvizet tash;se këtë qëndrim politika serbiane e mbështet në Kartën e Atallantikut. Atëherë (1946 në Beograd) Enver Hoxha do ta pyet nikoqirin: “Po si është e mundur atëherë që Ju u zgjëruat në Istër e Zarë, duke ia marrë ato vise që i kishte Italia në bazë të Konferencës sekrete të Londrës nga 26 prilli 1915, e mos të vlejë i jeti parim që ju të na i ktheni viset tona shqiptare, pra Kosovën e viset në Maqedoni dhe Malit të Zi që janë tani të okupuara. Tito: Mos e theksoni fjalën OKUPIM. Enveri sipas Mosha Piadës: Sa kritere vlejnë për juve: për Istër nuk nuk vlen Karta e Atallantikut, e ato vise janë kroate e tjetër kriter për Kosovë, ku vlen Karta e Atalantikut e kjo trevë dhe jo vetëm kjo ishte është dhe do jetë shqiptare, sepse aty kemi popullsi shqiptare deri nga 75 e deri 92%. Tito nuk I përgjigjet fare. (Lexo: V. Dedier, Dokumente të gjetura në makinën e larjes së rrobave në Banesën e Jovanka Brozit./1978/79/V/N. Lubiqiq etj….).

Enver Hoxha e urdhëron ushtrinë të intervenojë në Kosovë më 2 prill 1981, nëse situate eskalon me mizori mbi popull. E ndal aksionin pas vlerësimit se në “Kosovë ende nuk ka vetëdie për kryengritje; se populli është mishëruar me demonstrata dhe urrejtëjea ndaj Titos dhe rregjimit tij do të rritet me shpejtësi marramendëse. Rinia dhe populli I Kosovës do të fitojë”. Mbetet Dosja e hapur. Ajo u hap tek më 1991 kur filloi Eopka e UÇK-ës, por Enveri tash nuk ishte në sqenë, po dole Ti Salo dhe e luftove UÇK-ën qysh në embrion. Fajtet I disponojmë detalisht. Unë jam historian, nuk mirrem me mjekësi.

Kush ishte Fadil Hoxha? “Tradhtar-sipas Sali Berishës” apo vizionar i çësjtyjes kombëtare sipas argumenteve sekrete që mund të publikohen pjesërisht shumë shpejtë? Fadil Hoxha e mori timonin e drejtimit të shqiptarëve kah politika antifashiste më 1939/41, pa asnjë dielmë. Bajraktarët tjerë politik që njiheshin shumë ma të “popullarizuar”, iu afruan Herman Nojbajherit dhe Dhëndrrit të Musolinit, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë e Mitrovicë.

Së pari Fadil Hoxha më 1941 u bë mësues. Në vijim duke u brymosur me politikë majtiste atifashiste, filloi t` i afrohet internacionalsiht PKJ-ës, e cila atëbotë kishte qëndrim parimor për çështjen nacionale, deshiruam apo jo. Fadil Hoxha sikur u ngjiz me këtë politikë “vllazrore” ideologjike, pa  e harruar të kaluarën që e kishte përjetuar vet, duke mos pasë të drejtë as të shkollohet në gjuhën amtare. Për këtë arsye shkollimin Fadili e ka venë në plan të pare, sidomos në emnacipimin arsimor të mashkullit e të femrës nga viti 1944, duke siguruar benefite për këtë të fundit, duke luftuar edhe kunder zokoneve prapanike dhe për arsimim të saj.

Me propozim të Fadil Hoxhës më 6 XI 1943 në Shar fjala “Metohi” u pranua të “zavendsohet me termin Rrafshi I Dukagjinit, sepse është fjalë më e vjetër shqiptare.” Fadil Hoxha do të reagojë kundër degradimit të Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës në Shtab Operativ nga ana e Titos më 2 shtator 1944; Fadil Hoxha do të reagoi kundër mizorive që bënin në popull Divizonet serbiane, Brigada naqedone dhe një njësi malazeze me këto Urdhëresë nr. 3. Ja teksti integral: “ Kanë ngja në shumë raste që ushtarët dhe rojet partizane me rastin e kontrollimit të fshatrave si dhe në disa konteste me popull I kanë RRAHË disa persona, kështu që kanë shkaktuar reagimin e të gjitha fshatarave. Sielljet e këtilla e komporomitojnë luftën tonë dhe ushtrinë tone në përgjithësi. Si po veprohet kështu, po barazohet ushtria jonë dhe lufta jonë me ushtrinë dhe xhandarmërinë e ish Juigosllavisë. Në këtë mënyrë ua terhek vrejtëjen shtabeve dhe komandave të sektoreve si dhe rojeve partizane, që ndaj seicilit veprim kriminal do të mirren masat më të rrepta ushtarake. Urdhëresa t` u lexohet ushtarëve dhe rojeve partizane kudo që veprojnë”. Komandanti i Shtabit UNÇ DHE AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjiit, Fadil Hoxha. (Dok. Gjindet në AVIIB. E kam botuar në original në “Vjetari” organ i A. Kosovës më 1986/7 integral. Rasti vijues, me që diktatura ushtarke vëndoset në Kosovë pa dien e Shtabit UNÇ të Kosovës më 8 shkurt 1945, Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi do të shkojnë në Beograd më 19 shkurt 1945, për të PROTESTUAR te J. B. Tito. Në vend të Titos, Fadilin dhe Miladini do t` i pranon Millovan Gjilasi. Me të hyrë M. Gjillas nuk do t` u thot as uluni por do të I drejtohet Miladinit: “ Ejani shoku Miladin ta ndajmë Kosovën sikurse do ta ndajmë Sanxhakun; ta ndajmë Kosovën në mes Serbisë dhe Malit Zi, sikurse më 1913?”. Milladini do të përgjigjet me “ Ne mozhe, oba kralja su van snage, sada gradimo novo drustvo”!. Këtë Miladini e bëri duke menduar se po bën shaka, por pa një pa dy Gjillasi i largon nga zyra Fadilin dhe Miladinin! Edhe ky incident me drejtuesit e neokralevinës Jugosllavi do të përfundojë me reagimin e Fadil Hoxhës, sepse Miladini do të smuret!.

Pas 8 shkurtit 1945 Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion edhe pse figuron se ishte “nënkomandant”. Lidhur me Shaban Polluzhën, kur është vra më 20/21 shkurt 1945 Fadili ishte në Beograd për reagim kundër diktaturës ushtarke.Dhe nga ajo kohë e deri më 1966 ishte “I hetuar” në heshtje.

Çka i tha Fadil Hoxha Eduard Kardelit më 21 shkurt 1945 në Beograd

Me që Miladini për shkak të poshtërimit të tillë nga ana e M. Gjilasit, do të përjetojë stresë nervor, drejtimin e ankesave do at merr Fadil Hoxha. Ja teksti integral E. Kardel-Fadil Hoxha 21 shkur t 1945 Beograd: “ Nëse pyetet ai dhe populli I Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit, kjo trevë gjithëmonë shqiptare dhe me që ishte deshmuar me prova se ka dhënë kontribut në Luftën Atifashiste, krah për krah me popujt e Jugosllavisë dhe popullin e Shqipërisë, kjo trevë gjithëmonë shqiptare duhet t` i takon Shqipërisë, pa pasur ndonjë barrier që vëllazërisht të basjhkëpunohet dhe bashkëjtohet me pakicat që jetojnë në Kosovë”. Ky guxim dhe rreshtin Dr Sali Berisha, nuk është tradhti, por tradhti është puna jote se tërë kohën I ke burgosë çlirimtarët dhe i ke shitë naftë Milloshit, edhe pse kishte embargo për te, kuptohet sa ishe në pushtet që mbaroi me një bizari ala 1997!!!. Turp të qoftë! Po çka i tha E. Kardel Fadil Hoxhës: “Për këtë çështje nuk mund të vëndosin “Leka” (Rankoviqi) e Gjiidi (Gjillasi). Kjo çështje tani për tani bje mbi Kryesinë e AVNOJ-it dhe Polit Byros KQ PKJ-ës, pasi që ende nuk kemi parlament. Do të insitojë që edhe kolonët sllave që janë uzurpatorë të tokave shqiptare mos të kthehen në Kosmet”. (Është botur në: H. Bajrami, Si e okupoi Kosovën Jugosllavia Federative 1944-1999, Prishtinë 2015, f.79/80 gjërësisht-hb).

Ja teksti I reagimit Fadil Hoxha drejtuar Mosha Piadës më 21 shkurt 1945 në Beograd

Fadili: Unë për popullin e Kosovës them që deshiron t` I bashkohet Shqipërisë. Do të ishte një përmirësim I një padrejtësie që ka ngja më 1878, 1913, më 1919 dhe 1941. Trojet shqiptare janë coptuar dhe b tash duhet të ndodhë drejtësia”.

Mosha Piade: Pajtohem plotësisht me këtë nëse Shqipëria ndërton sisetm socialist dhe Kosova kuptohet që do të ishte një republicë ashtu siç kam thenë më 1940 në Zagreb. Ne shoku Fadil, do ta ftojmë një delegacion të shqiptarëve që të takohen me Titon në Beograd”.(shiqo: H. Bajarmi, Si e okupoi Jugosllavia Kosovën 1944-1999 Prishtinë…f. 80-84 detalisht).

Delegacioni shqiptar nga Kosova e viziton J. B. Titon më 8-9 prill 1945 në Beograd

Delegacionit i printe Mehmet Hoxha. Në delegacion ishte Dushan Mugosha në cilsinë e “përkthyesit”. Në delegacion nuk ishte Fadil Hoxha, sepse ishte kuptuar çka i ka thenë E. Krdelit dhe M. Piadës dhe ishte nën hetime partiake dhe UDBESKE. Me rastin e pranimit të Delegaionit, Tito do ta pyet D. Mugoshën: “ A ka filluar kthimi I kolonistëve, duke I injoruar shqiptarët me cinizëm. Dushani: “Po, për kolonistë do t` i ndertojmë 10 000 shtëpi. Në ndertimin e shtëpive do të marrin pjesë kryesisht shqiptarët me detyrim”. Ky tekst nuk është përkthyer fare në gjuhën shqipe. Do ta kuptojnë të gjithë të tjerët me përjashtim të Mehmet Hoxhës. Në vijim që meriton të përmendet Tito do t` i drejtohet M. Hoxhës. “E dijmë se ke qenë prefekt, e dijmë që populli që e përfaqsoni 90% ka bashkpunuar me fashizmin”. Tërë kohën pa  e kuptuar se për çka po flitet M. Hoxha, do të thot vetëm: “DA” (Po-hb). Shprehja 90% me okupatorin do të thot se sipas vendimit Çerçill, Ruzvelt, Stalin, kam të drejtë të ju likidojë. Pas 15 minutave fjalën do ta merr Halim Spahiu dhe do të I thot Titos troq: “ Ju zotëri si duket jeni qysh në fillim në garë me ia kaluar Krajlit Serbian me kërcnime, me kolonizim dhe dhunë. Mos u bëni merak se atje dhuna ka kaluar çdo normë njerëzore, dhe ajo po shkruhet në konton e juej. Te të gjithë Serbianët, çetnikë e komunistë janë në një front kundër shqiptarëve duartahtë e që po luftojnë nga Sremi e deri në Adriatik kundër hordhive nazifashiste. Besa në dorën tuej po masakrohen partisanët shqiptar”. E ka fjalën për Tivar dhe Dubrovnik e Trogir e Srem, po edhe për Ferizaj, Gjilan dhe Drenicë. Po një punë duhet ta dini se NE Shqiptarët atje nuk jemi pocerka, po jemi lisa dhe aty jemi sovarn. Ju mundeni të na detyroni të ndertojmë shtëpia për kolonistë prap, por ta dini se kompatriotët e mi po thonë në atë hagari duke “biseduar” me bagëtinë  e tyre: “HAJT MURROJ, HAJT MURROJ, SE VJEN KOHA E PRAP I RRXOJ”-shtëpia e kolonistëve barabarë të Miliq Krstës, Pashiqit, Ceroviqit e Popoviqit! Mjerishtë të tillët ishin vënë në aksion me uniforma partizane. Dhe vetëm falë atyre partisanëve shqiptar të Fadil Hoxhës, Mustafë Hoxhës dhe Enver Hoxhës, kasaphane ma të madhe nuk pati siç pati në Gjilan dhe Drenicë. Në Llap, thon dokumentet Titos: kanë mbnetë vetëm 4 plaka, por Mustafë Hoxha po e kthen popullin me urgjencë në shtëpitë eveta sepse e ka përkrahjen e Fadil Hoxhës”.

Pasi që e kupton këtë bisedë Fadil Hoxha do ta ftojë Zekeria Rexhen që të niset për Tiranë për t` u takuar me Enver Hoxhën dhe ati  e ia qarë hallet e Kosovës. Takimi do të mbahet në nivel vllazëror. Mikëritësi do t` I pyet: “Çfar I duhet Kosovës tani për tani”? Fadili: Shoku Enver, neve na duhet nja 300 mësues që t` I hapim shkollat tona të vërteta, të cilat do ta rreshtojnë Kosovën drejtë bashkimit me NËNËN SHQIPNI. Na duhet edhe një shtypëshkronjë shqip”. Të dy premtimet do të plotësohen.Mësuesit do ta mbulojnë tërë hapësirën shqiptare, ndërsa me shtypshkoronjën do të fillojë gazetaria shqiptare “RILINDJA” etj.

Fadil Hoxha do të protestojë më 2 shtator 1945 kur Kryesia e ASNOS-it e aprovoi një Statut me 12 nene për Kosovën. Me këtë u pa se Kosova ishte vërtetë e okupuar do të shprehet Fadili në prezencën e Adem Demaçit kur u pajtuan me njeri tjetrin. Këtë fakt Kosova e di dhe po të ishte bindja se Fadili është “tradhtar” mendon ti Salo se Demaçi do t` ia shtrinte dorën. Jo, more Demaçi nuk ishte inferior me Hollbrukun e lere ma me një Fadil Hoxhë që e kishte marrë ashtu si ishte Kosovëm me 98% analfabet dhe e kishte siellë deri në Univerzitet dhe Akademi. Nuk  e japim ne hoxhën tone salo. Ne para juve I kemi thenë komiunizmit në berllog, por Fadili ishte nacionalsit e jo komunist , do të thot HYSEN TERPEZA me rastin e pajtimit të tyre, edhe pse kishin luftuar njeri tjetrin. Ne jemi në detyra tjera Salo e jo të shpikim “tradhti”, falë të qofshin.

Fadil Hoxha më 1948, do të hamendet për 48 orë: jo me Stalini apo me Titon, por “ME SHQIPNIË APO ME TITON”. Duke pasë për bazë faktin se çka kishte ndodhë në Prizren më 10 korrik 1945, do të përcaktohet “me Titon”, për ta shpëtuar popullin, me të cilin realitet do të fillojë rruga e gjatë, por që nuk do të siellet në rreth të thatë. Fadil Hoxha do ta sjellë Kosovën me njëmijë rrxuarje e ngritëje prej shkollën fillore e deri në Univerzitet. Dhe pasi u themlua Komisioni i Historisë më 1974, autorit të këtij shkrimi do të I thot troq: Tani JU dhe UNIVERZITETI e keni fjalën. E bartëni çsshtjen deri te syneimet tueja. Prof. Dr ALI HADRI do të fillojë të lotojë, edhe Tahir Abdyli. Unë: Shoku Fadil për kenë keni luftuar? E kam filluar luftën e dyfishtë: kundër okupatorit nazifashit, kundër shtypjes, koloniozimit sllav dhe riokupimit të mundëshëm jugosllavë. Kam Luftuar për NANEN SHQIPNI, se për Jugosllavi një plub nuk e kisha shprasë”. Na bëri të gjithëve të dnesim. Jam me juve, e ndigjoni Ali Hadrin, KY din fare mirë me ju drejtue”. Po, Fadil Hoxha ka folë, dhe pushteti ka bërë padrejtësi ndaj shqiptarëve, por aty e kemi vrejtë se KY personalitet ka pasë FUNKSION, por NUK KA PASË KURRË PUSHTET të vërtetë.

Pas vdekjes Stalinit më 5 mars 1953, J. B. Tito do të lidhë Marrëveshje Xhentelmene me Turqinë për deportimin e shqiptarëve në Anadoll. Më 28 II ishte lidh Pakti Balkanik Jugosllavi-Turqi-Greqi. Por me 28 III 1953 Fadil Hoxha me Ismet Shaqirin, do të shkojnë në Split, për të reaguar te Tito kundër shpërnguljes shqiptarëve. Siç kemi shkruar më parë Tito do ta mbajë anën e Rankoviqit, Llukiqit etj.Tërë kjo tregti me një popull do të dekonspirohet në Plenumin e Brioneve dhe Fadil Hoxha më 1967, do ta organizojë fushatën që Kosova për t` i shptuar terrorit Serbian me të drejtë duhet avansohet në Republikë të shtatë.

Çka i tha Fadil Hoxha tradhtarit Panajot Plaku në Germi më 15 maj 1960?

Fadil Hoxha në shumë paraqitje ishte aq guxiumtar, sa që në disa raste “deshmohet” si person që është ‘naiv’ dhe sulon si i teket. Por, jo Fadil Hoxha ishte gjatë gjithë jetës shqiptar i vërtetë që deshti arsimin dhe e dinte shumë mirë historinë faktike të Shqiptarisë Veriore.

Në Germi ku ishte kohë pas kohe Panajot Plau (Ministër i Mbrojtjes që u arratisë në Jugosllavi si agjent i saj-HB) më 15 maj 1960, do të takohen me Fadil Hoxhën. Në pyetjen e parë si na është rrefyer Xhavit Nimani dhe si ka vërtetuar pastaj Fadil Hoxha, ky I fundit do ta pyet renegatin Panjot: “Pse u arratise dhe e tradhtove Shqipërinë. Ti mendon se ne ham bari dhe nuk e dijmë se me çfar misioni janë arratisë ata të viteve 1949/52. Ata nuk ishin ballistë fare, por ishin mercenaryë që i kishte regrutuar UDB-a e Rankoviqit. Deklatat e tyre në Nish janë lëshuar Dushan Mugoshës, një udbash dhe armik I popullit shqiptar, I cili ka shkuar me detyrë në Shqipëri. Dhe pas ardhjes tij në Kosovë, nuk ka lëshuar mundsi pa thurë intriga kunder udhëheqësive shqiptar, sdidomos në lëminë e arsimit. Ti Panjot je një monstrum dhe duhet të turprohesh pse je arratisë.” Këtë sulm Panjoti sipas Hasan Mekullit (një arsmitar patriot I të gjitha kohërave-hb), do ta kuptojë se Fadili ishte nën ndikimin e alkoholit. Por jo, Fadili kur nuk ka konsumuar alkohol që të moskontrollohet. Fjalët e Fadilit do të vërtetohen më 12 VI 1966 se kemi të bëjmë me një agjent të UDB[-ës të cilin e likuduan disa ditë pas Plenumit Brioneve, vet ata që e kishin regrutuar.

Fakti tjetër, Fadil Hoxha pas Plenumit Brioneve më 1966, do të shkojë në çdo komunë duke kërkuar që të zabrdhen krimet mosntruoze të UDB-ës dhe rankoviqizmit. Madje, më 1974 do të kërcnohet aty ku duhet: “Ose KUSHTETUTË, ose ne dijmë si të sillemi dhe një kërkesë duhet të thuhet se në Preambull duhet të figurojë si e drejtë demkoratike VETVENDOSJA.” Çfar tadhjtie është kjo ore Dr Sali Berisha që jeni kah e degradoni çdo siellje nerëzore. Fadil Hoxha do të qëndroi më 1981 kur u bë pyetje: “Demonstrantët a e kanë marrë Kuvendin, Komitetin, Këshillin Ekzekutiv, RTP. Radio Prishtinën, Rilindjen, ndonjë pushtet në ndonjë komunë-JO. Për çfarë kontrarevolucioni është atëherë fajla. Keni ndonjë njohuri teorike çka është Revolucioni e çak Kontrarevolucioni?. Madje asnjë parullë nuk është bërë s e duam ta ndrrojmë sietemin? I pari do të pajtohet Pavle Joviqeviqi, e pas tij do të flasi Fadil Hoxha. Ne dikur fjalës amndament I kemi thëpnë “aman aman”, e pajtohem plotësisht me argumentin që u plasua këtu, por politikisht jemi në hall nga DY matrapaz që po aspirojnë ta marrin pozitata në Kryesi të shtetit dhe të partis”. Opinoni I Kosovës e dijnë mire cilët prof Univerziteti ishin ata, janë ata që edhe me 1989 thoni se: “Me ndryshimet kushtetuese nuk humbim asgjë”.

Fadil Hoxha, pasi që u pensionua erdhi në Institutin e Historis dhe u rrefye së bashku me Xhavit Nimanin: “Edhe ne kemi krëkuar Republikë. Urdhëroni e hapni rrugë” (E lexo “SHkendin” e asja kohe Salo. Mos intrigo kur gjërat nuk I njeh. Nuk është ADEM DEMAÇI naiv, që ia shtriu dorën e PAJTIMIT FADIL HOXHËS dhe Xhavit Nimanit. Fadili me lot në sy do t` i drejtohet Baca Adem Deamçit. “Kam qenë antifashit, tash jam me UÇK-ën e Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit”. Kjo do të thot se e dinet fare mire që ka UÇK,  e kjo ka ngja para 28 XI 1997. Fol Sali Betisha he të nmdihmoftë Zoti se çka ke bërë ti më 1995-1997, nuk të lanë as deti. Sa janë mbytë në det e në përleshje në mars 1997, me faji është I juej, për fajde dhe humbje shprese që ta lansuan agjentët e S. Millosheviqit, për të luajtur pastaj me Kosovën si e kishte planifikuar.

Dr Sali Berisha më duhet të rrëfehem se nuk të urrej e pra e kam një pyetje: Jam përjashtuar nga shkolla fillor pse e kam vizatuar Shqiponjën pa e ditur si duket. Jam njeri nder ata nxënës që Pertoviq Strahinjen e kemi larguar nga mësimi sepse n aka fyer në baza kombëtare më 1962. Më 1966 si gjimanzist nuk ka m lënë lokalitet në Llap po I denoncuar udbashët dhe bashkëpuntorët e tyre. Jam ai që e kam mabjtuar FLAMURIN më 27 XI 1968 në Prishtinë deri sa janë lexuar kërkeast tona (studentëve dhe rinisë e popullit). Do ta dorëzojë Doktoratën e mbrojtur, së apri intern më 27 XI 1978 e publikisht më 15 janar 1979.  Jam njëri ndër përpiluesit e Rezolutës për bashkim kombëtar në tubimin historik në Tetovë mbajtur më 1992. Jam autor I LIBRIT BARDH më 1992. Rezolutën e Tetovës kemi përpiluar: Mr Mahmut Bakalli, Mr Ukshin Hoti, Prof Dr Juristi e quanim, prof dr Hakif Bajrami dhe një intelektual shumë I aftë nga Shqipëria. Rezoluta është aprovuar pas dy tubimeve. Por, PD (jote) dhe LDK e minuan pastaj në Tiranë më 1993 . Të dy tubimet janë mabjtur me organizim të Halil Alidemës. Lidhur me këtë, si nën pyetje a të ka kushtuar zemra ndonjëherë të shkoish te varret e atyre që i ke burgosë si: Zahir Pajaziti, Adem Jsahri, Xhevë Krasniqi-Lladrofci, Fehmi Lladrofci etj. Nuk po I përmedni të gjallët që duhet edhe këtyre t` iu kërkoish falje. E di, se edhe Ti  ashtu si I “drugari” yt në Kosovë“, jeni forcuar kur heronjët e siprpërmendur janë vrarë mizorisht. Kaq kësaj radhe për tradhtinë tënde, Implicite dhe “avisatio de perjurio vitando”.

Fjala e Hysen Terpezës

“Ndigjoni djemt e mi, Muhamet Pirrakut dhe Hakif Bajramit: “Enver Hoxha kurrë nuk ka qenë tradhtar. Dihet historia jeme, dihet se për çka kam luftuar më 1944/5, por Enveri e kam kuptuar se ka qenë nacionalistë I papërmirësueshëm. Tejtër çështje është faji i ushtrimit pushtetit, por tradhtar nuk mund t` I thuhet.

Sa I takon Fadil Hoxhës, më duhet të deklarohem para juve si historian se Fadil ka “notuar” shumë mirë me kend ka pasë punë dhe çfar kuadrosh ka pasë në disponim, plus naiviteti idealist në Tiranë dhe Prishtinë. Po, unë me Fadilin në një moment kemi luftuar kundër njëri tjetrit, port ash jemi pajtuar sepse Fadili edhe atëherë po edhe tash ka mbetë luftëtarë për bashkim kombëtar. Bile më ka thenë: “Më kanë ranue vjetët se do të dalësha me armë me këta djemt e UÇK-ës, për ta luftuar okupimin Serbian të Kosovës”.

Dr Sali Berisha shumë ngjarje historike si historian që jam ende nuk I di sa duhet sepse shumë dokumente me shenja sekrete janë të panjohura. Po ti duhet të na tregoish si mjek që je, ku mundesh ta dijsh më mire “tardhtin” e dy Hoxhollarëve (Tiranë dhe Prishtin), ku e kanë ba pazarin dhe çfarë dokumenti është ai. Trego more burr se je kah rrenë me turp të turpit. Salo, ne në Kosovë si njerëz të arsimit, politikanët dhe njerëzit e hasmuar kemi luftuar me oriemntimin që t` I pajtojmë edhe pse e kemi pasë në dieni peshën e fajve të pozitës tyre. Pra në Shqipërinë Kontinetale kemi të bëjmë (jo me të gjithë), me një kastë personalitetesh që kanë pasë pozitë por jo pushtet, kurr. Në Shqipëri është fjala për pozitë dhe pushtet. Dhe çështja është paksa më e komplikuar, por nuk kemi të bëjmë me tradhti. Nëse e matim me kutin e juej “tradhtinë”, atëherë del se TI Salo je pesë herë më tradhtar se Evner Hoxha, sepse ke vepruar në kushte jashtë Luftës Ftoftë, ke pasë kaudro, ke pasë pushtet e pozitë, që ta përmirësoish “tradhtinë”, kush të ka penguar. Por nu ke bërë asgjë, ama vetëm sa ke krijuar plus palgë, drogë, anarki dhe pasiguri, sa që sotë në saje të “demokarcisë” suej infinitive, nja një million e gjysëm shqiptarë janë hyzmeqar nepër botë. Plus vendin e ke kthye në kultivues droge dhe fajde ilegale më e rrezikshme se ideologjia tiotalitare e Enverit dhe Fadilit.

Në Llap thonë kur duan me nem një njeri: Tu rritët mendja. Nuk po të them por po  e mbylli me thënjen në fillim: mos blej e as mos shitë kuturu pa dituri, sepse nëse betohesh rrejshëm, pazari I tradhtisë nuk të shpëton mesa Esat Pashën. Për fatet e  pazareve të Esat Pashës gjenratat tona pa paguajnë haraq ende. Dhe mos u frigo se Avni  Rrustemin e vranë pikërishtë ata që as sojin  e Bajram Currit dhe Tahir Sinanit, nuk do ta shkolloninn fare. E, mos mendo se Avni Rrustemat kanë pas vdekë më 1945-1999, të paktën në Shqipërinë Kontinetale, se për bregdetaren aty ku ta ka lanë Enveri, besa nuk e kditë as atë me ruajtë. Shiqohu në pasqyrë njëherë e mirë se shumë akuzë të rendë ke bërë, sepse ke qenë shef shteti e masa mendon se Ti din çdo gjë e dihet se kurrë nuk ke ditë as definicionin ma të thjeshtë të politkës. Për politikë çdo njeri që sharron në te vet tregon s ekush është. Mos mendo se kam çenë Enveristë me ideologji, Jo por njeri I shpresës në NËNËN SHQIPËRI gjithëmonë, pa marrë para sysh se kush është në fronin e Tiranës. Unë nuk  e kam pasë ideal këngtarin Bregoviq, por Dervish Shaqën. E kush I ka kënduar Enverit dhe ka qenë skretar partie dihet, por Sami Frashërin, Ymer Prizrenin e Sulejman Vokshin, Bajo Topullin, Bajram Currin, Haxhi Sadrinë, Luigj Gurakuqin dhe At Fishtën, Murat Xhakën me Hasan Prishtinën, me Adem Demaçin dhe Adem Jasharin-Legjendarin, në ball I kam pasë ideal dhe do t` I kam  tërë jetën.

Më 17 gusht 2018 , Prishtinë

Vendimi për rritjen e pensioneve kundërmon erë të keqe parazgjedhore, thjeshtë tentim për blerje vote

0
Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
___
Vendime të tilla të rritjes së pensioneve për të gjitha kategoritë e përfituesve, pagave në sektorin publik, pagave të veteranëve të luftës etj., do të duhej të aplikoheshin që nga viti 2021 kur kjo qeveri erdhi në pushtet. Shumë më mirë do të kishte qenë që qeveria të rriste pagën me nga 5% për këto katër vite, sesa të pres që të aplikoj rritjen e përnjëhershme me 20%.
Rritja e pagave në të kaluarën zakonisht ndodhte në prag të zgjedhjeve, praktikë kjo shumë e keqe dhe me të drejtë atëherë nga opozita quhej blerje e votës. Tani kur në pushtet për afro 5 vjet e kemi një qeveri mazhorance, po aplikon standarde të ngjajëshme si të qeverive të kaluara për të cilat opozita e atëhershme që është qeveria aktuale, akuzonte me ngulm se po blehet vota me rritje të pagave e pensioneve. Rrjedh pyetja logjike për qeverinë: Athua ishte e vërtetë se rritja e pagave atëherë ishte tendencë për blerje të votës? Nëse përgjegjëja do të ishte po! Atëherë kjo rritje e djeshme e pensioneve prej 20%, pastaj paralajmrimi edhe për rritje tjera në janar/2025 a është blerje vote apo thjeshtë është domosdoshmëri për shkakun e rritjes së kostos së jetesës dhe inflacionit serioz në Kosovë që ka rënduar tej mase jo vetëm këto kategori të shoqërisë por gjithë popullatën e vendit.
Mendimi im për këte vendim të qeverisë, ku vendoset të rriten pensionet në masën 20%, gjithësesi që është një përpjekje e hapur për të blerë votën në zgjedhjet e përgjithëshme të planifikuara të mbahen me 9 shkurtit 2025.
Rritja e pensioneve në kohën kur këto kategori po ballafaqohen me probleme të rënda shëndetësore, sociale e ekzistenciale ishte një domosdoshmëri dhe vendim shumë i vonuar.
Pensioni bazik i moshës i cili deri me 30 shtator 2024 kishte vlerën e 100.00€, vërtetë ishte tmerrësisht i ulët, tani me vendimin e rritjes ku pension do të jetë 120.00€, shtrohet pyetja logjike se si mund të përmbushen nevojat elementare të një pensionisti që fillon ta konsumoj një pension bazik mbi moshën 65 vjeqare. Shporta e konsumit sipas përllogaritjeve të fundit të ekspertëve është 159.00€, kuptohet këtu nuk llogariten barnat, por as nevojat tjera shëndetsore me të cilat ballafaqohen shumica e pensionistëve të kësaj kategorie.
Pensionistët që do ta përfitojnë rritjen prej 20.00€, janë rrumbullak gjysma e atyre që do të përfitojnë nga fillimi i aplikimit të këtij vendimi për rritje.
Vendimi i rritjes do ti prekë gjithësej 304,016 pensionist, nga ky numër 150,790 janë kategori e pensionistëve bazik të moshës, nga një kalkulim i thjesht i bjen që kjo kategori do të përfitoj vetëm 36% të buxhetit të paraparë për rritje të pensioneve, derisa gjysma tjetër e kategorive tjera që kanë pensione prej 182.00, 198.00, 214.00 dhe 265.00 do ta përfitojnë 64% të shumës së tërsishme të paraparë për rritje.
Këtu që në start kemi një padrejtësi ndaj kategorisë më të varfër të popullatës, ku renditën të moshuarit mbi 65 vjet të cilët marrin pensionin bazik të moshës.
Sipas ministrit të financave z.Hekuran Murati rritja e pensioneve vetëm për këto kategori të pensioneve do ti kushtoj buxhetit 100 milion euro.
Nëse bazohemi në situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi yn, inflacionin dhe rritjen enorme të çmimeve bazike të ushqimit e produkteve tjera të konsumit, rritjen e çmimit të energjisë etj., kemi ardhur në një gjendje të rënd sociale saqë edhe të rriten pensionet e pagat në shkallë 100% përseri për disa kategori do të jetë e pamundur të përballoj koston e lartë të jetës dhe të shpenzimeve që rezultojnë të larta e të papërballueshme për shumicën e popullatës që ka vendos të jetoj në Republikën e Kosovës.
Nga disa biseda që personalisht i bëra nëpërmjet telefonit, ku pyeta dhjetra miq të mi pensionist të kategorisë pension i moshës: Se a janë të kënaqur me këte paralajmrim të rritjes së pensionit në shkallën prej 20%? Përgjegjëja ishte uniforme se nuk janë fare të kënaqur dhe kjo lloj rritje është lojë me ndjenjat e moralin e nëpërkëmbur të kësaj kategorie të mjerë të qytetarëve të vendit.
Modeli i trashëguar i blerjes së votës me paranë publike të qytetarëve, jo që nuk është i drejt por klasifikohet si vepër penale dhe si abuzim e krim i rënd me të drejtat dhe liritë e njeriut.
Për mua kjo rritje e pensioneve në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 është thjeshtë tendencë për të manipulu e mashtru qytetarët.

Para 35 vitesh, me 3 tetor 1989, Luigj Naser Shatrin e zuri sherri me UDB-ashin e Istogut Tomisllav Baboviq

1
Nga: Gjergj Kabashi
___
Rrafsh para 35 vitesh, me 3 tetor 1989, Luigj Naser Shatri nga Tomoci, pasi kishte ardh nga Suedia, detyrohet të shkonte në “biseda informative”, i ftuar nga inspektori serb i UDB-ës në Istog, Tomisllav Baboviq.
Ai e kishte marrë në pyetje gjatë , duke “e shoshitur” rreth çdo gjëje nga jeta e tij, ajo familjare dhe kombëtare.
Naserit i kishte ardh puna ngusht me Baboviqin, kuadrin mizor të UDB-ës. Pa i ba asgja askujt, ai “nuk e lëshonte” djalin e ri nga Tomoci, që rrethanat e vështira jetësore e kishin detyruar të merrte rrugët e mërgimit.
Atë ditë, rrafsh para 35 vitesh, i mbushun kob, Baboviqi e godet Naserin shuplaka, duke harruar i humbun në madhështinë tragjike të një serbomadhi që ka menduar se mund ta sundoj e poshtëroj shumicën shqiptare të Istogut dhe të Kosovës, se përpara e ka një të ri me trup atleti,  aq të zhvilluar dhe karateist njëherit.
Në vetmbrojtje dhe i zanë ngusht, Naseri ia nxjerr revolen nga brezi dhe e godet disa herë me plumbat e revoles së tij.
Pastaj Baboviq bartet me helikopter ushtarak në VMA të Beogradit, (Spitalin Ushtarak) ku kirurgët ia shpëtojnë jetën , por mbetët invalid i përjetshëm.
Pas këtij akti vetmbrojtës , Naser Shatri , i pa hangër e pi dhe pa rrobat e duhura, ua mësyn bjeshkëve të Istogut, ku nepër Tutin (komunë e Sanxhakutm, në Serbi) , të cilën Serbia nga shqiptare qindpërqind, ashtu siç ishin gjithmonë, arriti ta islamizonte dhe boshnjakizonte.
Dhe kështu, Naseri, me peripeci e vuajtje të mëdha dhe të papërshkrueshme, pas një kohe mbërrini në Zvicër.
Naseri Shatri ka qenë komandant i shquar i UÇK-së, në Rrafshin e Dukagjinit.
Megjithatë, “hija Baboviq”, – e gjakatarit serbomadh që si linte njerëzit të qetë në vendin e vet, e që Naserit në atë kohë ia kishte marrë edhe pasaporten për ta mbajt të shantazhuar, e ka ndjekur gjithë jetën.
Deri në ditët e sotshme.
Me Luigj Shatrin , te shpija ime në Gurrakoc
___
Naserin e kam pasë shok klase nga Shkolla Fillore “Vasilije Gjuroviq” e Gurrakocit (tash e ka emrin e Martin Camajt), dhe për vuajtjet që ia ka shkaktuar UDB më ka treguar sa herë e kam takuar.
“Kam qenë disa herë i ndaluar nga INTERPOI nëpër Europë, por në atë kohë, në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, e kisha një dokument udhëtimi suedez, dhe ai ndikonte që të mos kishin të drejtë të më kthenin në Serbi…”, më tregonte Naseri.
Por, së fundmi, kam qenë i kapur nga INTERPOLI në Austri, pikërisht në Aeroportin e Vjenës, me 21 janar të vitit 2006, ku qesh mbajtur 6 muaj në paraburgim atje. Më vonë më kthyen në paraburgim në Kosovë, për të ma bërë rigjykimin pas një viti paraburgim, në Dubravë.
Dhe pasi u bë rigjykimi e fitova gjyqin dhe tash e kësaj dite jam i lirë…, më rrëfente.
Naseri e rikujton faktin e hidhur të jetës së tij se në Gjermani, Çeki, Sllovaki, Zvicër, Suedi, Austri ka qenë i ndaluar.
Madje, pas luftës, tregon se ka qenë i ndaluar edhe në Qafë Thanë, nga ana e policisë shqiptare, ku pas katër orësh mbajtje, është liruar prej tyre.
Gjithmonë për shkak të “Rastit Baboviq”…!
Ai ka qenë sportist i lindun, akrobat i vërtetë, që kur shkonim në shkollë Livadheve të Tomocit me te, Rexhën e Shefkinë, ecte maje duarsh pothuaj një kilometër.
Serbia përmes INTERPOL-it ka arritut pas luftës së vitit 1999 ta arrestonte në Vjenë të Austrisë, ku përpak e kishin dërguar në Beograd!
Aty, më tregonte Naseri, e kishte vizituar Agim Çeku, komandanti i përgjithshëm i UÇK-së.
“Nuk e dij se si jam ende gjallë…”, më rrefeu Naser Shatri.
“Naqallniku” i UDB të Pejës nga viti 1981 e tutje, shqipfolësi Sh.B., kishte “lanë fjalë” se “Baboviqin e ka zgjedh ai si operativist, se ka qenë i dobët…”.
Do të thotë që, sipas rrencit UDB-ash, Naseri e ka plagosë randë një njeri të patalentuar për punën e tij, se po të ishte i zoti dhe i aftë nuk do të mundej ta plagoste!
Qëllimi i “udb-shëve tonë” ka qenë që Naserit dhe jo vetëm atij , t’i zbehej vepra heroike në vetmbrojtje.
UDB-ashet “tonë” …, gjithnjë kanë gënjyer për t’i fshehë gjurmët e krimeve të veta, ligësinë e vet si mercenar që ishin.
I “talentuar”, sipas atij UDB-ashi të madh , mund të jetë vetëm i përzgjedhuri i tij që i ka rrahur të burgosurit shqiptar edhe me elektroshok dhe që , pas lufte , në vend se të ndihet i penduar për veprimet armiqësore ndaj njerëzve të popullit që i takon edhe ai, me bërryla partie mësyn në poste e detyra që s’i kanë takuar në Kosovën e re !
Pasi e kisha shkruar këtë vështrim për një ngjarje që pati jehonë të madhe në Jugosllavinë e atëhershme, e thirra Luigj Shatrin dhe e pyeta se a ka ndonjë vërejtje në përshkrimin e shkurtër të ngjarjes ku ai vet ishte protagonist i saj, si një ndër Shqiptarët e panumërt të Kosovës së robëruar.
Luigj Naser Shatri tha se po të isha vrarë para 35 vitesh në zyren e UDB-ës në Istog, sigurisht shumëkush Sot do t’i kishte shkuar tek varri!
Një deklaratë vërtetë ironike për cinizmin e pasluftës, dhe dashurinë e çmendur për të vdekurit.
Kuptohet, kjo është propagandë për votat elektorale…!
Në oborrin e Shpisë në Gurrakoc, tuj pi kafe me Luigj Naser Shatrin
___
Për momentin ndihem i lumtur, më thoshte atë ditë Luigj Naser Shatri tek shtëpija ime,  pasi Qeveria Kurti e ka shtrirë sovranitetin e shtetit edhe në veriun e vendit.
Si veteran i UÇK së, theksonte trimi i kohërave të vështira,  jam i gatshem të mobilizohem prap nëse për këtë ka nevojë vendi.
Kryesorja është që Naser Shatri është gjallë dhe ka bërë krejt çka ishte në mundësitë e tij për popullin dhe vendin e vet, pa pasur nevojë që tjetri rrejshëm t’ia njoh meritat!
Naser Shatrit i dëshiroj shëndet, sportivitet si dikur, dhe jetë të gjatë e të lumtur.
***
Ndërkohe e bera një intervistë të shkurtër me Luigj Naser Shatrin rreth rikthimit të tij në krishterizëm, rikthim fetar që bëri bujë të madhe, jo vetëm në shtetin e Dardanisë, por në mbarë hapësirat shqiptare të Gadishullit Ilirik dhe jo vetëm.
  • Naser, para një kohe ti u riktheve në krishterizëm (katolicizëm), rikthim që bëri bujë të madhe gjithandej; duke u pritur me miratim nga të gjithë shqiptarët pothuaj, me disa kritika të vogla nga ana e shqiptarëve të islamizuar…Si të lindi ideja që të riktheheshit në katolicizëm…?

Luigj Shatri: Ne jemi të ardhur në Tomoc nga Isniqi dhe e dij nga rrëfimet e prindërve, gjyshit e të tjerëve që kishin kallxue brezmasbrezi se konvertimi ynë në muslimanizëm kishte qenë i përgjakshëm, i bërë me dhunë e terror të madh. Kam dëgjuar nga prindërit e ata nga të parët e tyre, se për një kohë të gjatë familja, gra e fëmijë, është dashtë ta mbanin besimin e të parëve katolik fshehurazi, se nuk lejonin udhëheqësit e ushtrisë turke-osmane (askerët, ushtarët e asaj perandorie) , që të praktikohej fe tjetër pos asaj myslimane. Se,”i atij që është pushtimi, i atij është edhe feja!”. Kështu, brez mas brezi, feja islame, na mbeti “në derë”. Si shumëkujt ndër ne… E praktikonin formalisht islamin në festa të ndryshme fetare, sidomos “për bajram”. Mirëpo për me i dalë e keqja për fushe kësaj pune, për tu zbuluar qëllimi antishqiptar, tregoj paslufta.

Githë paslufta në Kosovë shkoj ashti qysh nuk e kishte besuar askush, duke u forcuar islami, përmes objekteve të kultit që ngriheshin fshehtas dhe pa e pyetur asnjë shqiptar, përpos islamikëve që përpunoheshin nëpër xhami, të thuash ilegale.
Kështu, në fund ne e vërejtëm se Liria Shqiptare, për të cilën kishim luftuar brezmasbrezi, po na shndërrohej në Liri Muslimane!
Eee, kështu nuk shkon më tej, thash vetmevete, jo vetëm une…!
* Do të thotë islamizimi i kombit, që se pengonte politika shtetërore, të nxiti që të riktheheshe tek feja, besimi, i të parëve…?
Luigj Shatri: Po… Erdhëm në një gjendje që të mos e duronim ma shfytyrimin e tillë. Nisen të na kapardiseshin para hundëve, para kambëve tona, brenda familjeve tona, kahdo, me një krenari tragjike Muslimane, thuajse ne nuk ishim Arbëror denbabaden, sikur nuk ishim vetvetja, Shqiptarë e Shqiptare me rrënjë. Erdhëm në një situatë kur arritëm ta kuptonim se e keqja brenda nesh nuk ndalej me bindje, me debate, por duhej të ndërmirreshin masa të tjera, më të qarta , se ata “me metoda të shenjta” ia jipnin konturat një kombi tjetër, atij Musliman. E as une e asnjë shqiptar tjetër këtë se don e as që e pranon. Natyrisht se gjithë këtë e biseduam gjerë e gjatë në familjen e ngusht e më të gjerë. Pati e ka mospajtime, por askush nuk më ka kundërshtuar.
Kjo tregon se popullit tonë i ka munguar propaganda shqiptare pas lirisë së vendit. Akti im, pra, është akt i vendosjes së lirë, të qartë, kombëtarisht dashamirëse dhe akt human deri në fund. Une ndihem i lumtur që populli ka nisë të zgjohet dhe po e vëren mashtrimin e madh me fe, për qëllimet krejtësisht të huaja.
Akti im duhet kuptuar edhe si akt i reagimit ndaj së keqës brenda nesh, ndaj asaj që nuk mund të konsiderohet e jona në asnjë mënyrë. Thjeshtë, pas këtij akti që u riktheva në katolicizëm, e vërej se jam rikthyer tek familja ime Shqiptare, të cilën antishqiptarizmi ka pasur e ka qëllim që ta shkatërroj.
Ndërsa ne , asnjëri prej nesh, nuk do ta lejoj shkatërrimin për interesat e huaja.
* A ka pasur ndikim në shoqërinë tuaj rikthimi në krishterizëm…?
Luigj Shatri: Mund të them se rikthimi në katolicizëm u prit mjaft mirë, pothuaj nga të gjithë dhe kjo më bënë të lumtur. Nuk ka kundërshtim askund, asnjë kundërshtim i hapur, qoftë në familje apo në fshat.
Askund…!
Mendoj që këtë gjendje “kaotike” e ka krijuar në masë të madhe mungesa e politikës shtetërore në favor të kombit. Por, të gjithë kanë me e kuptue shumë shpejtë se për të ashtuquajturat “vota elektorale” nuk guxon të preket dhe as rrezikohet natyra e kombit. Nëse fqinji ynë, Serbia, vazhdon të jetë nacionaliste deri në ekstrem, atëhere edhe ne duhet t’i kthehemi vetës dhe të tregohemi maksimalisht të kujdeshëm ndaj kombit.
* Pasi, siç thua, rikthimi yt në krishterizëm është pritur ngrohtë nga familja, të afërmit dhe populli, a mund të tregosh se a ke pasur ndonjë mospajtim nga ata që njihen njerëz të institucioneve…?
Luigj Shatri: Nga shumica që kam kontaktuar dhe që kanë ndëgjuar për aktin tim, mendimet kanë qenë ma të mirat e mundshme, por, për befasinë time, më telefonoi kryetari i një komune, i cili në vend se të më përgëzonte, më tha, se:
“Nuk është dashur të kaloje në krishterizëm!”
Ishte një befasi e madhe për mua, pasi nuk isha në gjendja t’ia ktheja ashtu sikurse që e meritonte. Ai nuk do të duhej të përzihej fare në çështje që i takojnë intimës së njeriut, që më takojnë mua e jo tjetërkujt.
Sidoqoftë, une Luigj Naser Shatri, nuk pyes shumë për problemet dhe interesimet e mija me të cilat nuk kanë të drejtë të merren të tjerët.
Sidomos, nuk e kanë asnjë të drejtë që me këso gjërash të mirren njerëzit e jetës institucionale, të cilët kanë obligim dhe detyra për tu treguar të paanshëm dhe mos ta lejojnë vetën që të bijnë në asi niveli sa  t’i mbajnë mësime tjetrit, kur nuk kanë as të drejtë dhe nuk kërkohen prej tyre këshillat e tilla.