Kreu Blog Faqe 750

Lëvizja e Deçanit ose katolicizmi si shpresa e fundit për rlindjen shqiptare

1
Valentin Bruçaj, Milano
___
Ka pothuajse një vit që në jetën publike mbarë shqiptare ka lindur Lëvizja e Deçanit. Një lëvizje që në programin e saj ka kthimin në rrënjët e të parëve. Ky kthim vjen “nëpërmjet braktisjes së islamit, për faktin se islami nuk është i përputhshëm me kulturën shqiptare”. Ky lloj kushtrimi, nuk ka lindur nga ndonjë frymëzim ideologjik por është rritur dalëngadalë gjatë më shumë se njëzet viteve të fundit. Kjo lëvizje nuk është  asgjë tjetër vetëm reaksioni natyror kundrejt dhunës verbale të islamit politik në të gjitë hapësirën shqiptare, që është përfaqësur pothuajse nga i gjithë kleri musliman. Në dy dekadat e fundit, kleri musliman, krejtësisht i pashqetësuar ka sulmuar në mënyrë të dhunëshme, në çdo aspekt, kulturën shqiptare, identiten tonë historik përfshirë  figurat më të rëndësishme historike e kulturore. E gjithë kjo ka ndodhur ditën për diell, nën vështrimin hipokrit e pasiv të politikës dhe “elitës intelektuale “ që çuditërisht vetëm sot janë zgjuar nga gjumi letargjik duke ulërirë se po prishet harmonia fetare.
Historikisht një lëvizje e tillë përbën një diçka “sui generis” dhe  tejet revolucionare. Për nga rëndësia, në njëqind vitet e fundit vetëm pavarësia e Kosovës ka qenë kaq e rëndësishme.
Natyrisht braktisja e nje religjoni nënkupton përqafimin e një religjoni tjetër: rreziku nga religjoni islamik nuk mund reduktohet me laicizmin e një shoqërie; lypen dekada të tëra, për të mos thënë shekuj për të reduktuar forcën ofensive të islamit në mënyrë që shoqëria të konsiderohet laike . Kjo është për disa intektual të ndershëm që janë skeptik me këtë lëvizje. Nga anën tjetër, për kohën kur jetojmë dhe në kushte normale, do të ishte paradoksale të pretëndojmë që në një religion të shpëtoj një shoqëri nga një religjoni tjetër, aq më tepër për dy religjone që kanë të njëjtat rrënjë.
Në rastin e Kosvës nuk është aspak paradoksale, përkundrazi, është e vetmja rrugë.
Nuk ka asnjë dyshim se Lëvizja e Deçanit është një lëvizje revolucionare , por e një revolucioni paqësor. Nuk mund të ishte ndryshe. Jemi të gjithë vëllezër. Jemi të gjithë shqiptarë. Asnjë religjon nuk të bën më shqiptarë se një religjon tjetër. Por sot lind pyetja: islami dhe shqiptarizmi si dy koncepte mund të vazhdojnë bashkë. Hoxhallarët e Kosovës kanë pohuar se jo. Në prononcime të shumta, në këto dy dekada ata kanë vënë në dilemë çdo bashkëjetesë të mundëshme. Ata kanë deklaruar se flamuri i shqiptarëve nuk është i pranushëm me simbolet e islamit, që kultura e shqiptarëve nuk përputhet me parimet morale të islamit , që heronjtë e shqiptarëve duhen denigruar nga një musliaman, sepse kanë luftuar islamin. Për të gjetur çlloj dialogu e bashkëjetese mes islamit e shqiptarëve, duhen të jenë këta të fundit  që t’i përshtaten islamit. Jo anasjellas. Po ashtu, të rinjë të indoktrinuar në xhamitë e Kosovë kanë tentuar të kryejnë atentate terroristike nëpër Europë, duke vënë në rrezik shumë të madh marëdhëniet e Kosovës me Perëndimin . Pa harruar konfliktin e islamit me demokracinë dhe rrezikut që i kanoset shtetit të Kosovës nga ky konflikt.
Pjesëmarrës të tubimit të Lëvizjes së Deçanit që u mbajt pothuaj para një viti
– – –
Rikthimi në origjinën katolike, për shqiptarët, nuk është thjeshtë zëvëndësimi i xhamisë me kishën , por përbën shpëtimin e tyre historik. Në këtë moment historik, asnjë ngjarje tjetër politike, sociale  apo kulturore nuk mund të jetë kaq e rëndësishme sa përqafimi i katolicizmit si religjon.
As antarësimi në Bashkimin Europian. Kjo do të mundësonte rigjetjen e shpirtit kombëtar dhe rizgjimin e vlerave kulturore që nuk mund të mohohet se janë në rrezik. Tek katolicizmi, shqiptarët gjejnë të parët e tyre, gjejnë patriotizmin e zhveshur nga ideologjia. Gjejnë historinë, nga Gjergj Kastrioti deri te Ibrahim Rugova, duke kaluar nga Rilindja e ndritur. Një Kosovë katolike do ishte një Dardani krenare që do të identifikohej me vlerat europiane.
Nëse ka qenë providenca që ka ruajtur shqipëtarët në shekuj nga erërat që kanë fryrë në Ballkan, mund të themi se ka qenë vetë Perëndia që ka ruajtur një grusht katolikësh në Kosovë që një ditë shqiptarët të kenë një spirancë ku mund të kapën për të mos u fundosur në ujërat e turbullta të orientit.
Katolicizmi për Kosovën mund të thuhet pa frikë se është drita që shihet ne fund të tunelit në të cilin e kanë futur.
Ndoshta kthimi në origjinë nuk është zgjidhja e të gjitha problemeve, por më në fund do të kishim një religjon që do të mbronte interesat e kombit, jo një kolonë të pestë të ëndrrës neootomane, që sot përfaqësohet nga islami shqipfolës.

Letër hoxhës

0
Nga: Lis Bukuroca
___

Hyje në odën e mbushur me tym dhe ngriheshin nga vendi së paku njëzet veta. Si zakonisht, vije i fundit; sigurisht të bënte përshtypje respekti kolektiv; ngritja e tyre e përbashkët dhe ulja jo harmonike, njëri pas tjetrit, sipas pozitës sociale. Ata më të varfëritë uleshin të fundit. Ata edhe të shtronin më shumë pyetje, nga respekti. Ti, trupmadh, me zë të trashë, flisje me një ton imponues; herë ship, herë arabisht, por kurrë shqip.

Uleshe në krye të odës dhe rrëfeje me krenari të theksuar: “ në fshatin tim asnjë vajzë nuk është bërë shkinë!” në përkthim: asnjë vogëlushe shqiptare nuk mëson shkrim-lexim.

Njerëzit të dëgjonin të trishtuar nga frika se kjo epidemi e shkollës do t´i godiste edhe ata. Ti fole dhe nuk pushove dhe deri në fillim të viteve 70 mbajte gjendjen nën kontroll. Në fshatin tënd asnjë shqiptare në shkollë! Të gjitha analfabete. Kur ktheheshin burrat në shtëpi, ktheheshin të mbushur me urrejtje ndaj grave dhe bijave. T´i përligjje keqtrajtimin, abuzimin me lirinë dhe nga gruaja pate krijuar përbindëshin:  duhet mbikëqyrë se nga natyra është e pasigurt. Duhet t´orientohet, riedukohet, sepse ka flokë të gjata dhje mendje të shkurtër, dhe se ajo, në përkthim, nëna jonë, edhe e jotja, kishte mashtruar edhe dreqin.

– “E kur mashtron dreqin, sa i duhet për ta mashtruar një burrë“!? bërtisje me zë të lartë. Dikush kruante kokën, tjetri dridhte mustaqet, tjetri tundte kokën…

Ti ishe institucioni i vetëm në fshat dhe për rreth, që fliste ship. Te ti vinin njerëzit me telashet e tyre: ti shkruaje hajmali kur ishin lopët të sëmura, kur sëmureshin kuajt, kur vuanin gomarët; kur sëmureshin njerëzit, kur burrat e gratë vuanin nga steriliteti, kryesisht gratë; kur dikush vuante nga skizofrenia, tjetri nga paranoja apo i treti nga trauma e depresione dhe ndërtove shtëpinë më të madhe në fshat.

Ti nuk ishe vetëm hoxhë, por edhe veterinar, gjinekolog, psikiatër, neurolog, androlog dhe kirurg. Kirurg sepse bëje synet edhe fëmijët, domethënë shkurtoje luca. Madje nuk pushoje me përsëritjet se nënat nuk duhet të lindin në spital, se pa spital kishin lindur të gjithë, edhe profetët…

Gratë lindnin në shtëpi, aty këtu vdisnin dhe ti thoshe se Zoti e mori, se këtë fat e kemi të gjithë. Dhe, me çdo varrim, rritej edhe pasuria jote…

Gjithmonë frikësove burrat dhe gjithmonë u mundove që nëna të jetë e padijshme se kështu rriteshin edhe fëmijët.  Sa më e madhe injoranca, aq më absolute vlera jote! Ti ishe ai që edukoi popullin jo me dashuri, por me konflikt brenda në familje dhe me hierarki ushtarake: sundues dhe të sunduar. Nënshtrues dhe të nënshtruar! Dhe, kurrë nuk i quaje familjen si familje, por si rob. U përpoqe me mish e shpirt të mbjellësh diskriminim brenda në familje dhe martesa si në pazar,  pa fije dashurie.

“Gruaja donë kontroll ”, përsërisje madje rikujtoje knusin (gjelin) në ligjëratat tua, “shiko knusi si i komandon  dhjetë pula, e ti çfarë burri je që nuk komandon një grua! Shkop donë ajo, disiplinë donë ajo. Rrahja ka dalë nga xheneti.”

Dhe, çdo ditë dëgjoheshin vajet, të grave, të nënave, të motrave dhe piskamat e fëmijëve. Dhimbja fizike si mjet edukativ, nënshtrimi dhe thyerja e personit si edukatë e drejtë propagandohej pre teje ditë e natë. Në fakt ishte dresim dhe, ti këtë ligjëroje pa pushim. Çdo javë. Çdo ditë!

Sot po e bën djali yt! Si ti! I forti, pra burri, ka të drejtë t´i rrahë gruan dhe fëmijët, djali madh kishte të drejtë t´i rrahë vëllezërit e motrat. Piskama e britma çdo ditë në lagje…Edhe sot…

Kur pa se vashat tona po shkonin në shkollë dhe ligjëratat tua po zvetënoheshin dërguat djalin në Arabi, ku u shkollua falas. Në fund të viteve të 70 para fshatarëve humbët respektin dhe autoriteti yt po vuante një rënie dramatike, atëherë u shpërngulët në qytet. Motivi: shërimin nga steriliteti nuk e bëje me hajmali, por fizikisht, me trup e shpirt dhe me pasion të madh sa ofshama u dëgjua në oborr. Fshati u gëzua kur ike. Ofshani i çliruar! Asnjë nuk u përshëndet me ty. Ike vet, ashtu edhe si kishe ardhur në fshat.

Djali mbaroi shkollën e mesme fetare dhe u kthye me titull besimtar profesional, me profesion Zotin dhe detyrat e tija. Si ti. Pune nuk kishte. Pas një viti  ridërgove në fakultetin teologjik, ku përsëri studioi falas dhe u kthye me tru të shpëlarë.

Nuk e donë kombin e vet si është, por donë ta bëjë si i pëlqen atij dhe bindjeve të tija. Ka ndërmend ta ndryshojë edhe historinë, edhe gjuhën!

Edhe ky gati si ti, me një fjalor si ti, disa fjalë ship, ndonjë shqip dhe shumë arabisht e turqisht… Nejse, djali u kthye dhe duhej një vend pune, shkurt e shqip duhej ndërtuar vendi i punës: një xhami.

Ti dole përsëri në skenë, tash në qytet. Iu drejtove pleqve që kishin bijtë e bijat jashtë shtetit:  i frikove, i tmerrove nga vdekja dhe mblodhe nga një njëmijë euro për shtëpi, jo për të ndërtuar një shkollë, një kabinet, një laborator, por një xhami ku do te punësohej biri yt. Dhe ashtu u bë. 250.000 € u mblodhën dhe u ndërtua vendi i punës. Shumë njerëz punuan falas…Me ato mjete kanë mundur të financohen dhjetëra studentë të mjekësisë…

Biri yt shkon çdo te premte në xhami, pas tij pesë a gjashtë pleq, që mezi mbahen në këmbë dhe fiton pesëqind euro në muaj, pa llogaritur martesa, varrimet, mevludet. Ti, si edhe djali yt, fitoni para pse i besoni Zotit!!!! Unë i besoj Zotit falas!

Populli mbijetonte nga puna në perëndim dhe ti nuk pushoje duke folur kundër perëndimit. Urreje kryqin, por kartëmonedhat zvicerane me kryq, të eksitonin e ngazëllenin!

Në ligjëratat  tua gjysma e fjalëve ishin arabisht. Burrat të dëgjonin dhe tymosnin, herë të brengosur, herë të shqetësuar, herë në dilemë herë të kënaqur: “shyqyr Zotit nuk kuptuam gjë!”

Populli drejt perëndimit, ti drejt lindjes. Kurrë nuk u poqët as me ide nacionale, as me ato fetare. Kudo në Ballkan klerikët ishin të lidhur me kombin, te ne jo! Ne drejt Evropës, ti drejt Azisë. Ne drejt Tiranës, ti drejt Beogradit. Ne djathtas, ti majtas. Ne majtas, ti djathtas.

Me kombin nuk ece së bashku, si te kombet tjera në Ballkan, as paralelisht në drejtime të ndryshme, por në drejtime krejtësisht të kundërta. Dhe kjo na kushtoi shumë. Gjithmonë në konflikt me kombin, që i predikon dhe nga i cili jeton, pa kuptuar se po predikon në një komb që ka një tjetër histori, një autobiografi shumë të pasur, pranë dy civilizimeve antike, greke dhe romake dhe me një tjetër ndërtim psikologjik. Dhe, me një kanun, që ndalon martesën në fis, në gjak dhe i cili rregullonte jetën e shqiptarit…

Në çaste më dramatike për kombin dole me konkluzione të reja: “ këtë që po bën NATO sot, nuk është asgjë e re, e ka bërë Turqia para disa shekujve dhe na ka shpëtuar nga Serbia.  Allahu ka dërguar NATO-n në Kosovë!” 

Edhe pse në moshë të shtyrë, akoma po llapon. Edhe pse tanimë me sy të verbër, akoma po sheh prapësht…

Pse po ta shkruaj këtë letër? Për të dhënë një këshillë para se Zoti ta shtyp tastin enter dhe të nis download-in tënd.  Kërkoi ndjesë fshatit tënd për prapambetje dhe mashtrimin. Ndoshta kështu i ndalet turri djalit tënd që po shkreton nëpër disa shtete në perëndim.

Kërko ndjesë si Vatikani! Bëhu burrë! Ja motivet: gjyshet gati qind për qind analfabete, nënat me katër vjet shkollë ( kishte nisur rënia e ndikimit tënd) dhe me nuse me shkollë të mesme ( ti ike në qytet) tregojnë për humbjen kronologjike të ndikimit… ky shkallëzim i injorancës mban vulën dhe nënshkrimin tënd,  prandaj merr guxim para vdekjes dhe përballohu me rezultatin që ke prodhuar dhe kërko ndjesë popullit.

Kërkoi të falur kombit shqiptar kështu:

“ Komb i dashur,  më fal se me dashje apo pa të ndihmova armiqtë e shqiptarëve. Më falni se mbolla diskriminim në shtëpi: mes burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës. Vjehrrës dhe nuses. Më falni se në vend të edukatës predikova dresimin! Lavdërova paditurinë dhe mallkova mençurinë. Më fal o komb i dashur dhe lutu për mua! Më fal se nuk predikova në gjuhën që krijoi Zoti personalisht, në gjuhën shqipe, që e krijoi Zoti para se të  krijonte shumë profetë !”

Dhe, ky komb, ka falur edhe shumë tragjedi tjera në histori dhe të falë edhe këtë gabim të madh, me rëndësi është djali yt të këndellet dhe nuk do ta quajë  më  Nënë Terezën shkinë e bijë shkine!…

Edhe një pyetje: për 500 vjet nuk nxore pesë hoxhallarë me të cilët mund të krenohet kombi shqiptar: shqiptari me fe myslimane, shqiptari  me fe ortodokse, shqiptari me fe katolike, shqiptari me fe bektashiane dhe shqiptari që beson në etikë ( ateisti).  Pse nuk prodhove së paku një hoxhë për 500 vjet i cili do të renditej në Tomor, krah për krah me Skënderbeun, Gjergj Fishtën e Nënë Terezën?
 
Me 08-05-2009

“5 përgjigje ndaj turfullimeve të z. Vućič për të shpallur luftë”?!

0
Gjeneral Piro Ahmetaj
___
Sigurisht e ndjek me interes strategjik, disi edhe me keqëardhje riciklimin e oshilacioneve si dhe trimërimin mbas lufte të z. Vuçič, Presidentit të Serbisë (ish-Ministrit të Milosheviçit) si dhe ushtarit të axhendës së Rusisë – Putiniste, se: “do të shpallte luftë për kthimin e gjendjes së mëparshme (para 1999) gjeopolitike në Kosove dhe Metohi … ” !!
Ndërsa këto trufullime, gjithësesi, kanë gjetur një interes të shtuar jo vetëm mbarëkombëtar, por edhe në Washington, Bruksel, etj në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO”, do perpiqem, të përcjell publikisht disa gjetje dhe përgjigje/mesazhe strategjike, jo vetëm ndaj Beogradit të pushtuar nga oshillacionet e Millosheviçit:
Së pari, të zgjohet dhe të harrojë endrrat neo-staliniste në Rajon dhe posacërisht për Kosovën martire, pasi përtej të gjithave: “prej datës së çlirimit nga pushtuesit Serb (12 Qershor 1999) Republika e Kosovës, sigurisht që nuk është por dhe nuk ka për tu kthyer më kurrë si pjesë e jurdiksionit territorial dhe hartës gjeopolitike të Serbisë”. Pikë.
Së dyti, të lëri përrallat me/pa mbret që nuk i beson as më as Moska, as Dodik, dhe sigurisht as ushtria e radikaleve në Beograd. E vërteta, pra kufijtë dhe harta gjeopolitike e patjetërsueshme janë rrenjosur dhe skalitur me gjakun e dëshmorëve të kombit në shekuj si dhe nga fuqia ushtarake e Aleancës Euroatlantike në 1999. Kështu “përsa kohë të ketë edhe Shqiptarë si dhe prezencë të USA/NATO-s në Kosovë, Serbia ka ZERO shance për të “shpallur luftë”, por dhe ka ZERO fuqi/këllqe për të sulmuar ushtarakisht sovranitetin si dhe tërsinë teritoriele të Kosovës”.
Thënë këtë, përsëris thirrjen miqësore për aktorët mëndjehapur në Beograd: “të mos lejojnë që qeveria e Vućič, etj mbas Tij, të shpenzojnë kot stër koti mbi 1.5 miliard € në vit nga mundi i popullit serb (për armatatosjen nga me Tanke; Mig-29, Rafale, Helikopter, raketa dhe dronë vrases) pasi e vërteta është se asnjë nga vendet ndërkufitare (përfshi Kosovën) apo Aleancë nuk e rrezikon sovranitetin e Serbisë”.
Së treti, riciklimi manktheve të Millosheviçit (Eprorit) apo trimërimi Juaj (z.Vucic) 25 vjet mbas humbjes së luftës gjakatare, mund të ushqejë militantët si dhe axhendën e radikalëve në Beograd; interesat e krimit të organizuar, apo “laraskat dhe sorrat rreth liqenit Ujmanit …”, por kurrësësi nuk munden të trembin kombin Shqiptar si dhe as fuqinë e sprovuar ( që gjunjëzoi makinerine kriminale tç Millosheviçit në 1999) të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE) !
Së katërti, pa mëdyshje, që edhe 25 vitet pas çlirimit të Kosovës apo 31 muajt e luftës neo-naziste të Putinit në Ukrainë: “oshilacionet e Beogradit Zyrtar, i gjej të sikronizuara me interesat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan”. Por Kremlini ka dështuar për të hapur një front të ri lufte si dhe për të mbajtur ndezur frymën antiperëndimore/USA në rajon. Po ashtu z. Vuçiç, ka (keq) dështuar për të bërë viktimën apo për të pirë nga 5 nëna (Moskë, Washington, Bruksel, Pekin, Paris)!
Së pesti, përtej dhe përfshi këtë rast (kërcenimin për shpallje lufte ndaj Kosovës dhe NATO-s..!!) përsëris se megjithë përpjekjet dhe progresin 25 vjeçar për tu larguar nga urrejtja dhe gjakëderdhja shekullore, fatëkeqësisht paqja, siguria, stabiliteti demokratik dhe ardhmëria euroatlantike për 6 vendet e ballanit perëndimor, mbetet ende të kërcënuara kryesisht nga Serbia.
Në shtesë, gjeni edhe “tre rekomandime strategjike” për faktorët shtetërorë si dhe ekspertet/kolegët mendjehapur në Prishtinë, Tiranë, USA/NATO, etj:
1. Përkundër “dogmave internacionaliste dhe kakofonisë sovraniste”, Prishtina Zyrtare kurrësesi nuk do duhej/t të marrë (pa u konsultuar) vendimmarrje me impakte strategjike, që minojnë themelet e besimit me “çlirimitarët e vërtetë/USA/NATO, që prej 25 vitesh vijojnë të mbajnë peshë kritike për sigurinë dhe ardhmërinë e Kosovës”. Për më tepër: “riciklimin e dalldisjes/kërcënimeve ushtarake të Serbisë ndaj Kosovës”, të mos i konsiderojnë si oportunitete populiste, por si “përgjegjësi e lartë shtetërore për të ndërtuar Kosovën moderne”, përtej prezencës së NATO-s (që nuk do të jetë e përjetshme); vendin ku, qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin me dinjitet të Kosovës nga konsumatore në kontribuese për sigurinë si dhe integrimin e rajonit në NATO dhe BE!
2. Tirana dhe Prishtina zyrtare, e kanë përgjegjësi të lartë shtetërore dhe historike njëherësh, të zhvillojnë projektin: “2-Shtete Sovrane, 1-Komb i vetëm”, duke mos u fshehur prapagandës egocentrike që vjen nga fuqia e mbipushtetit dhe mbas “gishtit të përkujdesjes diplomatike”, por duke harmonizuar dhe garantuar SHBA/NATO/BE se kjo “qasje e vonuar” do të kontribuojë për paqen afatgjatë në rajon, sigurisht përfshi edhe Serbinë.
3. Aktorëve me peshë strategjike si dhe Ekspertëve/kolegëve në rajon, Washington, Bruksel, etj do t’i ri-sugjeroja që perspektivën e paqes dhe stabilitetin e Rajonit, ta para-kushtëzojnë me rikthimin e vetëm dy Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM), nëpërmjet të cilave Beogradi “të imponohet” se: (a) do të ruajë balancat e fuqisë ushtarake duke mos kërcënuar integritetin teritorial të Kosovës; (b) nuk do të vendos instalime dhe as aktivitete ushtarake (25 km distancë ajrore dhe 10 km tokësorë), në kufijtë shtetërore mes vendeve. Këto dy kushte gjithësesi duhen të monitorohen nga USA/NATO/BE, që mbeten faktor kritik për paqen në rajon.
Ndërsa, përkundër riciklimit të urrejtjes dhe gjakëderdhjes shekullore, besoj edhe më fortë se këto trufullime staliniste për luftë mbeten një këmbanë alarmi, për të mbajtur zgjuar kujtesën e popujve të ballkanit se: “paqja mbetet misioni i vetëm, në interes të bashkëjetesës paqesore, sigurisë, mirëqënies së qytetarëve si dhe ardhmërisë euroatlatike të Shqiperisë, Kosovës, MV, Malit të Zi, Bonje-Hercegovinës dhe Serbisë”!
***
Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

Një tragjedi shqiptare që amerikanët e njihnin mirë…

2
Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
… 2 vjet e gjysëm hetuesi në burgun e Tiranës (aty ku sot është komisariati 3 i policisë, te rruga Mine Peza). Lidhur duarsh e këmbësh me zinxhirë, shpesh një zhinxhir në fyt të cilin ia tërhiqnin deri sa t’i binte të fikët nga asfiksimi. Rrahje barbare me mjete të forta e deri shufra hekuri, lidhje nga shpatullat e tërheqje nga këmbët për të shqyer pjesën e brendshme të trupit, djegie e organeve gjenitale e sqetullave me çakmak, heqje e thonjve të gishtërinjve të këmbëve e duarve me pince, lënie në fuçi me ujë të ftohtë për 12 orë në temperatura nën 0 gradë, e të tjera e të tjera, për 2 vjet e gjysëm rrjesht.
Këto janë disa prej torturave që ai ka treguar gjatë periudhës që i bënin hetuesinë. Ai, ishte një familjar i imi, të cilit nuk kam dëshirë t’ia publikoj emrin, me kërkesë të fëmijëve të tij, pasi ai vetë sot nuk jeton më. Nuk e ka duruar mëshirën kurrë e as keqardhjen. “Burrat vdesin në këmbë” – thoshte, e kështu ndodhi në fakt të largohej nga kjo botë, ai burrë.
E akuzuan si bashkëpunëtor i amerikanëve dhe u dënua me 25 vjet burg, të cilat i bëri në Spaç, Qafë Bari, Tiranë. Por nuk e kishte menduar kurrë se do të mund t’i mbijetonte hetuesisë ku kishte parë dhjetra djem nënash fatkeqe të jepnin jetën varur zinxhirëve e litarëve të birucave ku bënin hetuesinë.
Ai doli gjallë nga burgu sepse kur e dënuan ishte vetëm 26 vjeç. Disa vite pas hapjes së kufinjve shkoi në Amerikë se gjithnjë kishte premtuar se nëse dilte gjallë nga burgu ca muaj do të donte të shkonte të shëtiste në tokën për të cilën pagoi gjithë rininë, pa e shkelur asnjëherë atë. Kur u kthye nga Amerika erdhi i zhgënjyer, i vrarë shpirtërisht, më shumë se më parë.
“Ata ishin të gjithë atje” – tha. Të paktën 3 prej atyre që më torturonin rregullisht gjatë hetuesisë, bashkë me familjet e tyre, madje kishin dhe status të veçantë. Ishin atje të lirë e të pasur më shumë se ç’kanë qenë në Shqipëri. Amerika i shpërbleu si “fitues” kundër nazizmit e si vrasës të shqiptarëve atdhedashës! E unë i pashë e qava si fëmi! Nuk munda dot t’i them asnjë fjalë teksa qëndroja përballë njërit prej tyre, i cili as nuk më njohu. Unë isha dhe paskam mbetur i burgosuri i përjetshëm i absurdit perves të mendjeve të sëmura. Po pse duhet të dilja gjallë? Për të parë këtë gjë? Paskan qenë më të lumtur shokët e mi që mbyllen sytë brenda qelive!”
Ai nuk u kthye më kurrë në Amerikë, madje dhe në disa vende të Europës kishte frikë të shkonte se ishte i sigurtë që një pjesë të mirë të xhelatëve do i shihte me zyra e kapardisur edhe atje. Por të paktën ai i mbylli sytë duke e ditur e kuptuar të vërtetën. Sa herë binte fjala për perëndimin, qeshte e na thoshte: “a mendoni vërtet se do ia shihni hajrin më shumë sesa ia pamë ne?”

Rezoluta 1244: Baza për Pavarësinë e Kosovës

0
Nga: Basri Beka, Prishtinë
___
Rezoluta 1244 meriton një obelisk të madh në tokën e Kosovës, pasi shërbeu si bazë për pavarësinë e shtetit tonë!
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në qershor të vitit 1999, ishte pikënisja që i dha fund luftës në Kosovë dhe krijoi bazën për ndërtimin e institucioneve dhe vetëqeverisjen, duke hapur rrugën për pavarësinë e Kosovës. Edhe pse fillimisht synonte të siguronte një zgjidhje të përkohshme, ajo e futi Kosovën në një proces politik që kulmoi me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Para miratimit të kësaj rezolute, lufta në Kosovë, e udhëhequr nga UÇK-ja kundër regjimit serb dhe shtypjes brutale ndaj popullit shqiptar, përshpejtoi ndërhyrjen ndërkombëtare. Konferenca e Rambujes, mbështetur nga fuqitë perëndimore, i dha një ultimatum regjimit të Millosheviçit, të cilin ai refuzoi. Si pasojë, fushata ajrore e NATO-s dhe presioni ndërkombëtar çuan në miratimin e Rezolutës 1244 nga Këshilli i Sigurimit, duke i dhënë fund luftës dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara.
Kjo rezolutë jo vetëm që solli paqe, por e futi Kosovën në një proces politik të thellë. Ajo përfshinte, ndër të tjera, 6 pikat e Ban Ki-Moon-it, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Standardet para statusit kërkonin që Kosova të përmbushte kritere demokratike dhe qeverisëse përpara se të diskutohej statusi final.
Raporti i Kai Aides, i dërguari i posaçëm i OKB-së, përshkroi situatën në terren dhe përgatiti skenën për bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës. Plani i Ahtisaarit, që u shpalos si një zgjidhje kompromisi, parashikoi pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, duke garantuar të drejtat e minoriteteve dhe duke vendosur themelet për një shtet funksional.
Pas shpalljes së pavarësisë, roli i administratës ndërkombëtare filloi të zvogëlohej. Kompetencat e UNMIK-ut iu transferuan qeverisë së Kosovës, ndërsa EULEX-i, një mision evropian, mori një rol mbikëqyrës me mandat të kufizuar. Mbikëqyrja e pavarësisë përfundoi zyrtarisht me largimin e Peter Feith-it, dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur asnjë normë ndërkombëtare, as Rezolutën 1244, dhe se kërkesa e popullit për pavarësi u jetësua përmes të zgjedhurve të popullit.
Sot, situata në urën e Ibrit në Mitrovicë, që është nën sigurinë e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, mbetet një çështje e hapur, për shkak të interpretimit të gabuar të konceptit “juridiksion i përbashkët” apo “kompetencë e përbashkët” nga njëra palë e Rezolutës 1244. Nuk duhet harruar që që nga viti 2006 Kosova ka kompetenca të plota në siguri, e në veçanti që nga 2018 kur çdo rol ekzekutiv i është hequr EULEX-it. KFOR-i është ndërhyrësi i tretë dhe ka rol vetëm për të ruajtur paqen dhe lëvizjen e lirë. Kosova ka përmbushur detyrat e saj në procesin e shtetformimit, duke përfshirë edhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, dhe kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht.
Pavarësia e Kosovës është tashmë një fakt i pakthyeshëm. Institucionet e Kosovës funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe asnjë institucion ndërkombëtar, përfshirë KFOR-in, nuk ka kompetenca për të abroguar vendimet e qeverisë së Kosovës apo për të ndërhyrë në qeverisjen e saj.
Heqja e Rezolutës 1244, megjithëse e penguar nga vetoja e Kinës dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është një hap simbolik që do të eliminonte pretendimet e sovranitetin të Serbis mbi Kosovën dhe kjo një ditë do të ndodhë!
Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Çdo tentativë për të vënë në pikëpyetje këtë realitet, përmes institucioneve ndërkombëtare, është e pamundur. Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran, dhe çdo vendim që merr është ekskluzivisht në duart e institucioneve të saj legjitime.

Pueblo (1965) / Kur Mbretëresha Geraldinë emocionohej nga muzika cigane në restorantin hungarez “El Budapest” në Madrid

4

Burimi : Pueblo, e hënë, 15 shkurt 1965, f.31

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Shtator 2024 

“Pueblo” ka botuar, të hënën e 15 shkurtit 1965, në faqen n°31, një shkrim rreth emocionimit të Mbretëreshës Geraldinë kur dëgjoj tingujt e muzikës hungareze në restorantin “El Budapest” në Madrid, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretëresha Geraldina e Hungarisë (Shqipërisë) u emocionua nga muzika cigane

Burimi : Pueblo, e hënë, 15 shkurt 1965, f.31

Burimi : Pueblo, e hënë, 15 shkurt 1965, f.31

E shoqëruar nga ambasadori hungarez dhe një grup hungarezësh me banim në Madrid, Madhëria e Saj Mbretëresha Geraldinë e Hungarisë (në fakt e Shqipërisë) nuk mundi të përmbajë emocionet e saj kur violina magjike e Serge Vörös-it luajti për motive të ndryshme nga folklori i pasur Magyar, gjatë darkës që mori pjesë në restorantin e vetëm hungarez që ekziston në Spanjë, El Budapest, në rrugën Montalbán. Vetëm fotografia e Gyenes shpreh gjithçka që mund të themi.

*Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/pueblo-1965-kur-mbreteresha-geraldine-emocionohej-nga-muzika-cigane-ne-restorantin-hungarez-el-budapest-ne-madrid/.

Një vepër shumëfish e rëndësishme e rrjedhës jetësore në Arbërinë e viteve 1634 – 1650, fjala e kritikut dhe krijuesit letrar Anton Nikë Berisha

0
Nga: Anton Nikë Berisha
____
HYRJA E LIBRIT NGA ANTON BERISHA.
___
Fjala Hyrëse: NJË VEPËR SHUMËFISH E RËNDËSISHME E RRJEDHËS JETËSORE NË ARBËRINË E VITEVE 1634 – 1650
___
“S’ka dyshim se është aq i madh dhe i jashtëzakonshëm dinjiteti dhe fisnikëria e titullit dhe e detyrës së misionit, i zbatuar me aq kujdes e zell si dhe me përpikëri, që jo vetëm e zbukuron dhe e fisnikëron rregulltarin e meshtarët të cilëve iu besua detyra, por e bën edhe më të denjë se çdo nder apostolik. Pra, kushdo që do të jetë kureshtar të dijë se kush qenë ata që ishin të denjë që të zbukuroheshin me një nder të tillë dhe dinjitet apostolik të Misionit të Shqipërisë, mund të shfletojë katalogun […] ku do të gjejë përfaqësuesit, si në një pasqyrë: përpara misionarët e pastaj punëtorët dhe koauditorët e këtyre ”.
Atë Giacinto Sicardi nga Sospello
Lashtësia e pranisë së françeskanëve në Arbëri – Shqipëri
Dorëshkrimi i italianit atë Xhaçinto Sikardi nga Sospello (P. Giacinto Sicardi da Sospello) “Relacion universal i zanafillës dhe i suksesit të Misionit apostolik të Fretërve minorë observantë të reformuar të atit Serafik të Shën Françeskut në Mbretërinë e Shqipërisë i viteve 1634 – 1650”, i cili mbeti i pabotuar për 370 vjet, falë punës me përkushtim të Mark Palnikajt dhe me mbështetjen materiale të vetë atij, u botua vitin e kaluar në origjinal italisht dhe me përkthimin shqip. Punën që duhej ta bënin akademitë dhe institucionet shkencore në Shqipëri dhe në Kosovë, e bëri një individ. Kjo është e vërteta e dhembshme, për të mos thënë e shëmtuar, paradoksi i jetës sonë shkencore e hulumtuese!
Para se të merrem më përafërt me librin “RELACION universal i zanafillës dhe i suksesit të Misionit apostolik të fretërve minorë observantë të reformuar të atit Serafik të Shën Françeskut në Mbretërinë e Shqipërisë i viteve 1634 – 1650” të françeskanit, atë Xhaçinto nga Sospello, vikar apostolik i Shqipërisë që u botua vitin e kaluar, po sjell disa të dhëna të përgjithshme për praninë e hershme të françeskanëve në trevat e Arbërisë – Shqipërisë dhe rëndësinë e punës së tyre.
Veprimtaria e françeskanëve – dishepuj të Shën Françeskut të Asisit – në botën shqiptare është sa e hershme, aq dhe e gjerë, e pasur dhe me rëndësi të shumëfishtë . Shtrihet, pos të tjerash, në tri rrafshe kryesore: në atë teologjik, shpirtëror, kulturor, arsimor dhe letrar , që në qenësi janë të pandara. Siç dihet, Urdhri Françeskan u themelua në pranverën e vitit 1209 me vendimin e Papës Inoçenti III.
Sipas të dhënave historike françeskanët janë të pranishëm në trojet shqiptare së paku nga viti 1240 . Atë Marin Sirdani shkruan se dokumenti i parë që dëshmon praninë e tyre në Arbëni – Shqipëri është i vitit 1283: “Mâ i vjetri dokument qi âsht diktue djeri sod âsht i vjetës 1283, kû në një legat permenden banimet e Françeskanvet në Kotorr, Tivár, Ulqin e Durrës ”.
Disa vjet më vonë mbretëresha e Serbisë, Helena, bashkë me të motrën, Marin de Chau, “[..] ndertuen per Françeskan kishen e kuvendin e Shen Mërís në Shkodër e kuvendin e Shen Markut n’Ulqin ”.
Praninë e françeskanëvenë trojet arbërore – shqiptare e dëshmojnë dhe të dhëna të tjera: “Historjakët e Urdhnit françeskan: Wadding, Gonzaga, De Gubernatis, Civezza, Fabianich, Holzapfel etj., jânë të gjithë të mendimit, se Françeskant xûn vend në Shqypní qysh në kohët e para t’Urdhnit. Ky i mbrami, Holzapfel, thotë se “[…] së paku u ngjindshin këtu në vjetin 1240 […] Prej veprimeve të treguese sypri vertè provohet kjêna e Françeskavet në Shqypní qysh në kohën e parë t’Urdhnit, por nuk ndritë aq kjartas të venduemt e tyne në dhén t’onë. Duket se per do kohë, si në disa vise tjera ngjeti, Françeskant, ku mâ shum e ku mâ pak, edhe në Shqypní, banuen nder shpija private të lshueme prej bâmirsavet, e mandej, tue pa nevojët e vendit, e tue vû n’oroe shpresën qi populli shqyptár shkojte tue shtue ndaj ta, u dhán, në rrymen e vjetvet, me u kujdesë neper bâmirsa per me ndertue kuvende e kisha per vedi ”.
Atë Marin Sirdani jep edhe një dëshmi tjetër: “Prej njaj shkrese, qi i dergote Papa Gregori IX në vjeten 1236 priorit të Domenikanvet të provinçes romane, ku thuhet të çojte freten t’Urdhnit të vet inkvizitora në kryedjeçezin e Tivarit, mirret vesht se atje gjindeshin edhe “disa regulltarë qi tash vonë kanë shkue n’at krahinë. Se ç’Urdhnit ishin këta regullarë nuk ndritë kjartas, por tue kjênë se prej kontekstit të shkresës do të perjashtohen Domenikant, mund të thuhet gadi me siguri se aty âsht fjala per Françeskan, qi si dihet, aso kohe ishin tue e perpajnue gjithkund neper Ballkan […] Per me vû per fije dishiplinen kishtare të lanun qysh kur mbas dore, e me i vû nji pritë të qindrueshme të prishunit të zakonevet të krishtêna lypej nji dorë e fortë, e këtê e gjeti Papa Inoçenci IV në françeskanin Gjonin de Plano Carpino, të cilin në vjeten 1248 e shênjojte per Selín metropolitane të Tivarit; me detyrë të kishte në kujdes djeçezet e Shqypnís së verit e të Serbís, e drejtimin e sivllazenvet të vet qi gjindeshin n’ato vise ”.
Përligjje e veprimtarisë shumëfish të rëndësishme të françeskanëve në botën arbërore – shqiptare
“RELACION universal…” i atë Xhaçinto-s nga Sospello është pa asnjë dyshim vepra më e rëndësishme e botuara deri më sot për periudhën nga viti 1634 deri në vitin 1650. Ajo doli në dritë (italisht dhe shqip) falë përkushtimit, punës këmbëngulëse dhe cilësore të studiuesit MarkPalnikaj. Është një lloj historie jo vetëm e ngjarjeve dhe e rrjedhave që e cilësuan periudhën e përmendur në rrafshin fetar e shpirtëror, po dhe në atë shoqëror, politik, ekonomik, kulturor dhe arsimor në një hapësirë të madhe të Arbërisë – Shqipërisë: Shkodër, Dukagjin, Pult, Nikaj, Mërtur, Has, Zadrime, Hot, Grudë, Kelmend, Gash, Krasniqe, Kastrat, Mat, Kosovë, Tivar, Kotor, në disa qendra të Serbisë së sotme, ku atëherë ishin të banuara me shqiptarë etj. Me një fjalë, të gjithë viset e botës shqiptare katolike. Në libër jepen një varg të dhënash e faktesh për jetën e arbërorëve – shqiptarëve përballë pushtuesit dhe kishës sllave, po edhe marrëdhënieve midis fiseve shqiptare dhe individëve të një krahine ose të krahinave të ndryshme; jepen të dhëna për mënyrën e organizimit të jetës shpirtërore, mbajtjen e meshës, pagëzimin, krezmimin e besimtarëve; ndreqjen ose ndërtimin e kishave dhe kapelave, predikimet në meshë si dhe dhënien e këshillave për të bërë jetë sa më të mirëfilltë dhe dinjitare; kthimin e disa në fenë e vjetër, të cilët e kishin ndërruar nga dhuna ose nga rrethana të rënda, pastaj për doke dhe zakone, për rite e për dukuri që e cilësonin jetën e arbërorit – shqiptarit në kohën e përmendur. Autori ndriçon dhe lartësimin e veprimtarisë baritore deri në flijim dhe shenjtëri, jo vetëm të misionarëve, po dhe të priftërinjve vendorë për pasurimin shpirtëror, për gatishmëri dhe mbërritje të pazakonshme, po dhe për rënie, për ligësi të disa barinjve shpirtërorë të papërgatitur e me cilësi të ulëta dhe për pësimin e besimtarëve në jetën e përshpirtshme.
Të dhënat e shumta në libër bëhen edhe më të rëndësishme nga fakti se jepen nga një misionar që i ka parë dhe i ka përjetuar vetë, jo vetëm një ditë dhe një udhëtim baritor, por vite të tëra në veprimin e përditshëm në kushte e rrethana skajshmërisht të vështira e të ndërliqshme. Pra, vepra e atë Xhaçinto-s nuk është relacion i rëndomtë që u dërgohej organeve përkatëse, sidomos Propagandës Fide, po një pasqyrë reale disa vjeçare, aq sa ka qëndruar ky misionar italian në trojet shqiptare. Këtë na e thotë autori në fund të librit të tij: “Mendja e shkrimtarit, sipas premtimit që ka bërë që në fillim, e që ishte të tregonte në mënyrë ekskluzive vetëm ngjarjet e ndodhura deri në vitin 1650, megjithatë, për lavdi dhe lavd të Madhështisë së Tij hyjnore dhe të Shenjtës Mari Triumfuese, Mbrojtëse e misioneve dhe të serafikut Atit Shën Françeskut, u jep fund këtyre relacioneve, të cilave lexuesi duhet t’u besojë pa dyshim, sepse janë mbledhur, shtjelluar dhe janë hedhur si tregime me thjeshtësi, prej atij që e ka praktikuar, provuar, parë e prekur me duar dhe shumë gjëra nga persona të denjë për t’u besuar ”.
Rëndësia dhe pasojat e ruajtjes së besimit të krishterë – katolik
Qëllimi kryesor i misionarëve katolikë në trojet arbërore – shqiptare ishte puna baritore; pasurimi shpirtëror dhe ruajtja e besimit të krishterë katolik, që me pushtimin otoman po ngushtohej, po zvetënohej e në shumë pjesë edhe po shuhej krejtësisht. Ç’është e vërteta, misionarët italianë u nisën për në Arbëri – Shqipëri që të flijohen për Hyjin krijues, për fenë që i përkitnin dhe për besimtarët, pikërisht siç e thoshte Shën Pali në Letrën drejtuar galeatëve “Nuk jam më unë që jetoj, po Krishti jeton në mua” (Gal 2, 20). Ky përcaktim i misionarëve bëri që ata të mos kursehen të ballafaqohen me vuajtje e pësime, duke e dhënë edhe jetën për besimin dhe për besimtarët e tyre.
Veprimi konkret i këtyre misionarëve në Arbëri – Shqipëri, edhe i vetë atë Xhaçintos nga Sospello, përligjet sidomos në dy rrafshe kryesore. Në të parin: Përshpirtshmëria –dashuria për Hyjin dhe dashuria për njeriun, në rastin konkret, për besimtarët shqiptarë katolikë. Puna baritore përhapte midis njerëzve tanë frymën e Biblës, që sublimohet në dy degë të të njëjtin trung: Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemër (Mt 22, 37) dhe Duaje të afërmin tënd porsi vetveten (Mt 22, 39), gjë që u shpreh në ngritjen dhe pasurimin shpirtëror e moral të besimtarit, në zgjimin dhe rritjen e dashurisë ndaj tjetrit dhe ndaj vendit; sidomos forcimin në fe dhe përpjekjet për ndalimin e ndërrimit të fesë, që turqit po e zbatonin në vijimësi, duke përdorur mënyra nga më të ndryshmet. Kjo punë bëhej në kushte e rrethana tejet të rrezikshme për arsye të dhunës që bënin turqit ndaj besimtarëve shqiptarë katolikë, qoftë për t’ua ndërruar fenë, qoftë për t’i zhdukur ata. Këtë e përligjin dhe fjalët e një Vikari të përgjithshëm të ipeshkvit të Lezhës dhe administrator i Ipeshkvisë së Shkodrës, i cili i pati thënë Atë Kerubinit: – “Atë, ju jeni të mirëseardhur e të mirëpritur. Sikur të mos ishit ju, 40 ose 50 veta në vit, vetëm në ditën e Bajramit, do të ktheheshin e do të mohonin besimin e tyre e do të bëheshin turq!” .
Nga mënyrat që përdorte pushtuesi otoman për t’i detyruar ta ndërronin besimin ishin kërcënimet, përndjekjet, dhuna, marrja e pasurisë, burgosja, pagimi i të hollave, po dhe vrasjet. Autori sjell një varg shembujsh që, edhe duke i lexuar, të tmerrojnë; i përmend me emër e mbiemër, qoftë priftërinjtë, qoftë besimtarët, të cilët duke mos pranuar që ta ndërrojnë fenë, i ngulnin në hunj, duke i lënë dhe me ditë të tëra në sheshe. Në këtë të keqe kishin dorë dhe disa shqiptarë që e kishin ndërruar fenë dhe synonin që dhe të tjerët ta bënin këtë.
Duhet përmendur veprimin dinak dhe të rrezikshëm të skizmatikëve, të popëve sllavë (sidomos ata të Manastirit të Deçanit dhe të Kishës serbe në Prizren) ose siç i quante mbi 200 vjet më vonë argjipeshkvi i Argjipeshkvisë Shkup – Prizren, Dario Bucciarelli (Buçarelli), dorës së zezë .
Do të duhej shumë vend që të sjell shembuj të pasojave dhe të tragjikes që u ndodhi katolikëve në periudhën 1634 – 1650, që i la të shkruara atë Xhaçinto. Po përmend vetëm tri raste: ngulimin në hunj të Dom Gjergj Jubanit dhe atë Xhuvanit ; rastin e Dom Mark Kazenës, famullitar i Kishës së Shën Marisë Magdalenë të Shkodrës. Për t’u administruar sakramentet e shenjta atyre njerëzve që ishin pa asnjë ndihmë shpirtërore e pa meshtarë, pa fretër e pa ipeshkvij, shkoi një herë në malësi. Kur ktheu në famullinë e tij, u akuzua nga turqit se kishte shkuar mes banditëve, tek ata, dhe që ishte shok i tyre për t’u bërë keq turqve. Edhe pse ai solli fakte pse kishte shkruar atje, ata i thanë: “Këto janë punët tuaja e zgjidh, ose bëhu turk ose do të vdesësh!” Pra, e morën dhe e çuan në xhami e pasi e tunduan për një copë kohë me propozime të braktisjes së fesë, në fund, duke e parë shumë të qëndrueshëm, një zotëri i dha disa goditje me thikë. Ai nuk vdiq, por i plagosur, përpëlitej mes gjakut. Në këtë gjendje ua dhanë në dorë gabelëve, e cilët e morën rrëshqanë në të gjithë sheshin e qytetit të Shkodrës, derisa meshtarit i doli shpirti.
Rasti i tretë është ai i katundit Zogaj, që ndodhi më 1646: Nipi i një spahiu, që vdiq në luftë, për inat dhe për hakmarrje, shkoi aty dhe i detyroi me forcë të gjithë banorët që tëbëhen turq, dhe nuk u kthye vetëm një i ri, sepse kishte ikur, shpëtoi nga një mjerim i tillë .
Misionarët françeskanë hapën shkolla që zgjaten me vite
Me nismën e Atë Xhaçinto nga Sospello në Pdhanë, një katund i madh, pranë Matit, në Ipeshkvinë e Lezhës, filloi punën një shkollë, ku mësohej shkrimi dhe leximi, gramatikë dhe doktrina e krishterë, që zgjati tetë – nëntë vjet, ku ndiqnin mësimin dhe nxënësit e viseve të tjera : “Duke konsideruar Etërit që për shkak të padijes së madhe ndodhnin shumë të këqija e që për mungesë të dritës shumë ecnin në terr, duke qenë se gati (erat sicut Populus sic sacerdos) (sikur populli, ashtu edhe prifti), e duke mos u gjendur askush në këtë dioqezë që të kuptonte latinishten, askush që të dinte të shkruante e ndonjë me shumë vështirësi të lexonte, për këtë arsye e gjykoi Atë Xhaçinto nga Sospello, që dobi më e madhe për shpirtrat do të ishte të predikonte dhe të bënte ushtrime shpirtërore, ai mendoi që të ngrinte një shkollë, në mënyrë që, kur pranonte njëri të bëhej nxënës, pastaj ua mësonte fëmijëve të tij tetë apo dhjetë vjeç atë që ai vetë kishte mësuar, me abetare dhe alfabet, që i kishte në dorëshkrim. Kështu, pak kohë kishte kaluar kur u përhap fama e kësaj shkolle nëpër gjithë vendin dhe u rrit në atë mënyrë, saqë numri i nxënësve shkoi në 25 veta, sepse, jo vetëm që shkonin të mësonin nxënësit e fshatrave afër, por madje deri edhe nga Zadrima dhe vende të tjera të largëta i sollën fëmijët. E në këtë mënyrë jo vetëm fëmijët e vegjël, por edhe ata që ishin 18 e 20 vjeçar, të cilët, duke qenë ndihmës të priftërinjve që shërbenin në celebrimin e Meshës donin të bëheshin meshtarë, mblidheshin në një prej këtyre fshatrave afër që të mësonin të lexonin e të shkruanin dhe gjërat e tjera të nevojshme. Që të mund të shuguroheshin meshtarë etërit ua mësonin në kohë të ndryshme, jo vetëm Doktrinën e Krishterë, devocionin, por edhe të lexonin e të shkruanin, si dhe gramatikën. Në harkun e kohës prej tetë apo nëntë viteve, që është mbajtur shkolla, shumë qenë ata që kanë mësuar të shkruajnë dhe të kuptojnë atë që lexonin, dhe në të gjitha ditët e festave lexonin në këtë orator uficën e Zojës Tejet të Shenjtë. Për këto vepra, shumë u acaruan dhe u tërbuan turqit kundër etërve, duke u parë qartë se të varfrit e krishterë po ndriçoheshin dhe po forcoheshin edhe më shumë në besimin e shenjtë ”.
Hapja dhe frytet e shkollës në Pdhanë po dhe dërgimi edhe i librave në kisha të caktuara , ndikuan që dhe në qendra të tjera të hapeshin shkolla të ngjashme si, fjala vjen, në Blinisht: “Duke qenë se ishte përhapur fjala e të mirave të mëdha, fryteve dhe dobisë që merrnin të krishterët nga shkolla e ngritur në Pdhanë si dhe për mësimin që u jepej fëmijëve nga këta misionarë, krerët e fshatit të Blinishtit të Zadrimës, e cila, meqë ishte shumë e madhe dhe vetëm me të krishterë, kishte shumë fëmijë që mësonin aty, i bënë kërkesa të shumta Atit prefekt dhe misionarëve të Troshanit, që të përpiqeshin që të ngrinin një hospic në këtë fshat për të mësuar djemtë dhe vajzat në Doktrinën e krishterë, të mësonin të shkruanin ata që ishin më të zotët, t’u predikonin në ditët e festave dhe t’u celebronin meshën në ditët e zakonshme, duke celebruar me radhë në këto ditë disa priftërinj që ishin – u mor në shqyrtim me shumë maturi kjo kërkesë nga të gjithë etërit, të cilëve, nga njëra anë, meqë bëhej fjalë për një përfitim që mund të vazhdonte, dhe duke parë edhe këtë nevojë ekstreme të atyre që po bënin kërkesën – u pëlqeu shumë […] Atë Evangjelista nga Venetia dhe Atë Karlo nga Mirandola, një Atë shumë i zoti ky për të dhënë mësim e për të administruar shkollën, morën kërkesa edhe më shumë nga fshati për zgjidhjen e kësaj çështjeje, prej ku, duke mos mundur më t’u rezistonin lutjeve të tyre, me aprovimin e ipeshkvit të Sapës, dhe të priftërinjve të fshatit, u ngrit kjo shkollë dhe u fillua me një rregull të ri. U panë shumë fryte, saqë deri edhe zotërinjtë turq, për mrekullinë që provonin, shkonin ta shihnin.
Mënyra dhe rregulli që mbahej ishte për të celebruar përpara Meshën e shenjtë për shumë njerëz që mblidheshin për të marrë pjesë. Pastaj thuhej Ati Ynë, Falem Mari e Besoj-ma, Urdhërimet Hyjit dhe të Kishës, duke i thënë gjithmonë në gjuhën shqipe, gjuhën amtare, secili. Pastaj, qëndronin rreth pesëdhjetë fëmijë, të cilët mësonin të lexonin, zakonet e mira dhe cilat ishin festat. Pastaj etërit, me gjithë fëmijët dorë për dorë e dy e nga dy të vënë për rrugë, shkonin në Kishën famullitare, ku thuhej Mesha, bëhej predikimi dhe mësohej Doktrina e krishterë. Në pak kohë, shumë qenë ata që mësuan të lexonin e të tjerë edhe të shkruanin, sepse disa kishin aftësi të mira. Pra, shumë prej këtyre fëmijëve, duke qenë se kishin mësuar mirë bazat e besimit të krishterë, në shtëpitë e tyre ua mësonin pastaj në mbrëmje atyre të tjerëve, të cilët nuk i dinin ”.
Rreth gjakmarrjes dhe disa dukurive të tjera
Sipas dëshmive të atë Xhaçinto-s misionarët shpirtërorë, bënin punë të ndryshme, jo vetëm të përshpirtshme; u ndihmonin besimtarëve të shëroheshin, ndërmjetësonin për shmangien e sjelljeve të liga e të shëmtuara (martesa me disa gra, shitjen e grave ose grabitjen e tyre me dhunë etj.), zhvarrimin e kufomave dhe copëtimin e tyre, ndërprerjen e ngatërresave midis vëllazërive, fqinjëve, individëve dhe pakësimin e gjakmarrjes, dukuri që ishte mjaft e pranishme në jetën e arbërorëve – shqiptarëve.
Rreth gjakmarrjes autori e jep, pos të tjerëve, këtë shembull: etërit misionarë të Gashit, duke parë e duke kuptuar se atje kishte shumë armiqësi dhe urrejtje të vjetra mes fshatit të Gashit dhe fshatit tjetër, atij fqinj, ua mbushën mendjen njerëzve që të pajtoheshin e kështu vendosën një herë që të bënin paqen e hakmarrjeve dhe të gjaqeve, vrasjeve të kryera mes tyre në kohë të shkuara, sepse ky ishte zakoni: që kur një njeri i një fshatit vriste një tjetër të një fshati tjetër, nuk kërkohej keqbërësi, vrasësi, por vritej për hakmarrje kushdo që ishte banor i atij fshatit që kishte kryer vrasjen e për këtë arsye shumoheshin këto vrasje hakmarrjesh, me pasojë gjaqet. Në një farë mënyre të të shprehuri, kjo shkonte në vazhdimësi, pa ndalesë. Duke dashur, kështu, që të arrinin këtë paqe, u vunë si ndërmjetës misionarët. Pastaj u mblodhën dy ushtri: njëra mbi një mal, mal i lartë dhe ushtria tjetër mbi një mal tjetër. Të gjithë të armatosur mirë, sikur të donin të luftonin. Dolën fretërit dhe merrnin e çonin fjalë sa tek njëra ushtri tek tjetra. Erdhën atëherë shumë turq. Kur u arrit paqja, që kjo të mos thyhej më e të mos prekej, sollën disa fëmijë në djep e i vunë në mes dhe njëra palë bëhej kumar i tyre e këta quhen kumbarët e Shën Gjonit (mbas pajtimit kumariseshin, bëheshin kumbarë në shenjtin Shën Gjon) e kështu që njëri fshat mbante si kumbarë të gjithë ata të fshatit tjetër e atëherë përmbaheshin të merrnin gjakun e të kryenin vrasje. Për të siguruar paprekshmërinë e kësaj paqeje, fretërit kishin sjellë një letër të madhe, sikurse thonë ata, që ishte një vëllim libri dhe duke e kaluar poshtë paqësisht (Bonacèna), dhe atëherë zotërinjtë, duke e parë këtë libër të madh, thoshin që ta lidhim këtë paqe, ta vendosim jo me djepa e fëmijë, por me këtë letër e kështu vendosën katër drurë, mbi të cilët u vendos libri dhe duke kaluar nën të, secili thoshte: “Nëse unë nuk do ta mbaj këtë paqe, këtë letër të Hyjit, u vrafsha e do të vetëvritem!” .
Në veprën e atë Xhaçinto-s jepen dhe të dhëna për figura të shquara të botës sonë si, fjala vjen për Andrea Bogdanin (i cili ishte famullitar në fshatin Guri, rreth 4 milja larg Prizrenit), Frang Bardhin, Gjergj Bardhin etj. si dhe të dhëna biografike baritore për 28 misionarë italianë të cilët vepruan në Shqipëri.
Në bazë të asaj që thashë më lart për ligjet në mënyrë të pamëdyshtë rëndësia e shumëfishtë e librit të atë Xhaçinto-s jo vetëm për barinjtë shpirtërorë e për kishën, po edhe për të gjitha ata që merren me historinë, me kulturën, me arsimin dhe me dukuri të tjera të rëndësishme të botës sonë.
Nuk mund ta përmbyll këtë shkrim pa i shpreh mirënjohjen time studiuesit Mark Palnikaj, i cili me botimin e këtij libri dha një ndihmesë të madhe për njohjen e rrethanave të jetës së njeriut tonë në përgjithësi, sidomos të periudhës 1634 – 1650, njohjen e të kaluarës dhe të vetvetes.
Prishtinë, shtator 2024

Shtatë pikat e mia që i kundërshtojnë shtatë pikat e Vuçiqit…!

0

Gani I. Mehmeti

Nuk e kam ndërmed të ju lodh GJATÊ me shkrimin tim. Po i bij shkurt e po i numërojë pikat (dëshirat) e mia për popullin dhe vendin tim.

  1. Gjendja e Kosovës, të kthehet para vitit 1912, kur Kosova dhe vise tjera nuk ishin okupuar nga Serbia.
  2. Gjendja shqiptare të kthehet që në vitin 1878, kur, viset tjera shqiptare të Toplicës e Sanxhakut të Nishit, nuk ishin pjesë e Serbisë, nga ku popullata shqiptare qe vrarë e ndjekur. Dëshmi e asaj kohe për të ndjekurit që u quajtën Muhaxherë mbajnë edhe sot e kësaj dite për mbiemër vendbanimin apo fshatin prej të cilit qenë përzënë, e që figurojnë diku përmbi 700 fshatra, pra deri përtej Nishit.
  3. Gjithsesi, Sanxhaku i sotëm i Novi Pazarit, t’i bashkangjitet Republikës së Kosovës, pjesë e së cilës ishte deri në Luftën e Dytë Botërore dhe që, përkundër boshnjakëzimit të tyre me dhunë, të gjithë ishin shqiptarë.
  4. Gjithashtu, kërkoj që tokat shqiptare, sot nën Malin e Zi, t’i kthehen Republikës së Kosovës.
  5. Kërkojmë që të gjitha vendbanimet shqiptare që ishin e sot janë si Maqedoni Veriore, t’i ngjiten Kosovës, sepse, pa dëshirën e tyre janë ndarë prej Kosovës.
  6. Pse jo, të shkojmë edhe deri në Beograd, kur edhe ky ishte vendbanim i shqiptarëve deri rreth viti 1812, kur po sundonte atje vetë Demë Ahmeti[1], i cili u mund nga serbët pasi në ndihmë e në përkrahje serbëve u shkuan Perandoria Osmane, Rusia dhe Austria aso kohe, sepse ishin kundër elementit shqiptar, ashtu sikur janë edhe sot e kësaj dite që pengohen të jenë të lirë, posaçërisht nga Borellët, Lajçakët e Stanot.
  7. Kërjkoj që shqiptarët të jenë të lirë dhe të kenë shtetin e tyre – Shqipërinë Etnike. Unë sërish kam dalë dhe jam më i drejtë se Vuçiqi, sepse nuk kërkoj të pushtojë shtete të tjera, vetëm deri atje ku kemi qenë ne dikur.

Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë pushtues të gjorët, prandaj është tëkurrur vazhdimisht Atdheu i tyre, sa janë në rrezik edhe sot e kësaj dite të mbesin edhe pa këtë pak vend që rastësisht dhe me ndihmën e Amerikës u ka mbetur. Po, se deri sa këta shtyhen ndërmjetvetes pozitë e opozitë, Serbia armatoset, jo për diçka tjetër, por për të dirigjuar Ballkanin, qoftë me bisedime, qoftë me luftë. Ajo sot është në gjendje të kërcënojë e të rrezikojë edhe NATO-n. Kjo u pa më 29 maj 2023, kur u rrahën e u plagosën ushtarët e KFOR-it në Zveçan. Kjo ka qenë vetëm matje e pulsit. Tani sikur ua ka hangër kokrrat.

Dhe këtu, mos ma shihni për të madhe shumë, edhe unë kam të drejtë të shpreh dëshirat e mia, ashtu sikur Vuçiqi. Po, se nëse po i kthemi kohës prapa, siç kërkon Vuçiqi, atëhere po shkojmë edhe pak më larg në histori…

[1]  Shiko: Prof. Vesel Jaha « Demë Ahmeti », Prishtinë, 2023.

Mevludin Dudiqi, imami nga Sanxhaku që e synon islamizimin e shqiptarëve për interesa serbomëdha

0
Cili është vatani që na predikon një hoxhë si ky, i
Në foto: Mevludin Dudiq, i pari i BI të Serbisë
___

 

Nga: Alban Selimi*

___

Distancim ose duartrokitje; tri zgjidhje nuk jane!

Sot qe e degjova hoxhen e Sanxhakut qe shfaqe haptas qellimet islamizuese te Presheves shqiptare dhe nje grup injorantesh qe i duartrokisnin, ndjej obligim te ftoj gjithe politikanet ne Lugine te Presheves qe te kene guxim te distancohen nga qellimkqinj si ai.

Deklarata te tilla jane anti shqiptare dhe nuk kane per baze as religjionin islam dhe parimet e tij, por islamin radikal politik qe ka qellimin te na ndaje nga identiteti yne kombetar.

Eshte obligim i te gjitheve t’iu tregojne se nuk kane vend ne Presheve ata qe mesojne popullaten te thone: Ne nuk jemi shqiptare; jemi muslimane!!!

Eshte obligim edhe i prijesve fetare te distancohen nga nje njeri si ky, i rrezikshem dhe pjese e agjenturave qe shqiptaret duan t’i tjetersojne.

Po ashtu, Keshilli Kombetar Shqiptar qe po ben nje pune te mire ne Sanxhak ne ruajtjen e identitetit qe hoxhallare si ky me shekuj bashke me Serbine u perpoqen ta tjetersojne, duke lene pa gjuhe e deformuar identitetin, duhet t’iu tregoje shqipfolesve te veshur si predikues fetare se deklaratat e tilla te gatuara ne Akademine Serbe te Shkencave jane pjese e perpjekjeve shekullore per te na ndrydhe identitetin tone kombetar; por edhe ate fetar.

*Gazetar nga Presheva. Shih videon…

Coop Litt mer grønt- hummus og grønnsaksfat (youtube.com)

Pushteti okupator serb e kupton vetëm forcën

0

Nga Aurel Dasareti

Uh! Evropë, ti kurva e motit – janë gjyshërit e juaj që e copëtuan dhe viktimizuan Shqipërinë tonë, për të afruar Serbinë dhe larguar nga vetvetja Rusinë. E tani, ju nipërit e të mallkuarve, si “demokratë” dhe “luftëtarë për të drejtat e njeriut” që qenkeni, nuk i përmirësoni por vazhdoni mëkatet e tyre.

***

Diskriminoni, ofendoni dhe nënçmoni gjithçka shqiptare, na trajtoni si qytetarë të dorës së dytë, dhe kur na nënçmoni dhe ofendoni thoni “kjo është liria e shprehjes,” dhe kur ne e ngremë zërin e mbrojtjes thoni se ajo ishte “gjuha e urrejtjes”. Këto janë porosi të hipokrizisë, këto janë standardet e dyfishta, kjo është një përpjekje e përhershme e tyre për robërimin e mëtejshëm tonin. Për ne një standard, për pushtuesit sllavo-ortodoks dhe grek një standard tjetër. Racizmi i tyre i fundit nëpërmjet vendimit skandaloz të UEFA-s kinse shqiptarët ishin fajtorë për terrorizmin serb duhet të na bashkon. Albanophobia: Tregon armiqësinë shekullore apo urrejtjen patetike të fqinjëve sllavo-ortodoks ndaj Shqiptarëve dhe Shqipërisë; paragjykimet, diskriminimin dhe keqtrajtimin, veçanërisht ndaj shqiptarëve të okupuar. Ajo ka formën e racizmit të egër dhe fashizmit; është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race më e ulët, inferiore. Ndjenjat antishqiptare te serbët dhe “maqedonët” janë reflektuar edhe në përdorimin e emrit “Shiptari” (në vend të “Albanci”), e cila konsiderohet ofenduese për shkak të konotacioneve negative në gjuhët e tyre. Albanophobia në Serbi filloi të rritet në fillim të shekullit 20 dhe është e lidhur ngushtë me qëllimet e politikës së jashtme të Mbretërisë Serbe që përmes territorit shqiptar (Porti i Durrësit) të dal në detin Adriatik. Për këtë qëllim, shtypi serb kishte përhapur dezorientime për shqiptarët, si “të egër” dhe të paaftë për jetë shtetërore të pavarur. Edhe shumë shkencëtarë serbë përpara krijimit të Shqipërie së pavarur në 1912, u përpoqën për të treguar paaftësinë e shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre, duke argumentuar se “fiset” shqiptare nuk kanë nevojë për shtet dhe as aftësinë për të ruajtur popullin e tyre dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për tutor (mbikëqyrës). Konsideronin se vetëm ndikimet kolonialiste, apo me përfshirjen e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësoheshe trajnimi i tyre për jetën e civilizuar. Gjatë Luftërave Ballkanike, shtypi racist në Serbi me muaj dhe vite përhapi mendime të shtrembëruara ndaj popullit shqiptar, duke nxitur te serbët urrejtjen kundër “Arnautëve të egër”, duke fshehur barbarizmat që ushtria serbe ka kryer kundër tyre…

Pas trazirave në Kosovë në vitin 1981, Serbia filloi një propagandë të organizuar gjoja të gjenocidit ndaj serbëve në Kosovë (Raportet e përdhunimit masiv të femrave serbe, emigrimit serb nga Kosova etj).

Fashistët serb, largimin e vullnetshëm të serbëve nga Kosova e shfaqën si rezultat i presionit dhe si konfirmimin e padrejtësive të mëdha që kinse shqiptarët kryejnë ndaj tyre. Në mes të viteve 1980, gjuha e urrejtjes në mediat serbe fokusohet mbi shqiptarët. Së bashku me emrin shqiptar përdorin fjalët plotësuese: “gjenocid”, “shtypja”, “banditizmi”, “përdhunim”, kështu që përmendjes së shqiptarëve në fjalimin privat i jepej një konotacion negativ.

Në vitin 1986 u bë publikimi i Memorandumit të Akademisë Serbe të Arteve dhe Shkencave, e cila demonstratat e shqiptarëve në Kosovë të vitit 1981 i quajtën “agresioni neo fashist” dhe thekson se mbi popullatën serbe në Kosovë zhvillohet gjenocidi “fizik, politik, juridik dhe kulturor.”

Që nga viti 1990, në sajë të propagandës së regjimit të Millosheviqit, shqiptarët bëhen “armiq” të serbëve. Intelektualët serb shkruanin kryesisht kinse “tiparet” dominuese te shqiptarët janë “primitivizmi” dhe “grabitjet-vjedhjet”.

Numri më i madh i mediave të shkruara dhe elektronike në Serbi vazhdon në mënyrë të njëpasnjëshme përhapjen e gjuhës së urrejtës ndaj shqiptarëve. Me kohën, urrejtja e tyre nuk zvogëlohet por shtohet. Dhe, kjo egërsi është ngritur mbi gjuhën e urrejtës e cila është në rritje edhe te organizatat e shumta neo-fashiste dhe grupe tifozësh.

Urrejtja barbare ndaj shqiptarëve (me miratimin e qeverisë) shprehet publikisht në tubimet e organizatave të shumta pro-fashiste në formën e sloganeve:

“Vritini, i masakroni që Shqiptari të mos ekzistoj”, “Serbia për Serbët, sëpata për Shqiptarët” etj.

Këto kërcënime dhe nxitje për terrorizëm dëgjohen edhe në stadiumet e futbollit, nga të gjithë tifozët, psh Beograd 14-10-2014. Futbollistët e Kombëtares rastësisht i shpëtuan vdekjes në atë natën e tmerrit…

***

Shteti Shqiptar duhet të raporton në OKB për ushtrimin e dhunës, nxitje për terrorizëm dhe kërcënimet e Serbisë zyrtare ndaj jetës së shqiptarëve, ashtu që të ngrihet akuza për veprën penale:

Kërkesë (nxitje), rekrutimi dhe trajnimi për terrorizëm

  1. a) Inkurajimin publikisht për të zbatuar një vepër penale
  2. b) Rekrutimin e dikujt për të kryer një krim

***

Serbët, urrejtjen e tyre ndaj nesh e kanë bërë si pjesë qendrore se kush janë ata, të identitetit të tyre kombëtar.

Urrejtja është një forcë e fuqishme në shumë kontekste, gjithashtu kur është fjala për të formuar dhe për të ruajtur identitetet individuale dhe kolektive. Jo më pak, mundet që përveç identiteteve etnike edhe identitetet fetare të kalojnë në urrejtje.

Nga njëra anë, të urrehen veprat e këqija mund të jetë shembullore, veçanërisht në qoftë se ne mundemi ta duam keqbërësin pavarësisht nga veprat e tij të liga. Nga ana tjetër, urrejtja serbe është drejtuar shpesh drejt qenieve të pafajshme njerëzore. Në kohët e fundit kemi parë sërish se si shqiptarët kanë qenë objekt i urrejtjes, sepse ata në sytë e urrejtësve përfaqësojnë ose edhe personifikojnë vlerat e urrejtjes – apo mëkatin.

Duket qartë se urrejtja e tyre ndaj nesh është qëllimi i orientuar. Kjo nuk është një ndjenjë spontane, por një pasion, një gjendje shpirtërore e çoroditur drejtuar kundër një “objekti”. Ky “objekt” mund të jetë një person, një grup, një institucion apo diçka tjetër, por për serbët, “objekti” i urrejtjes patetike janë të gjithë shqiptarët, gjithçka shqiptare.

***

Urrejtja si e tillë është një vlerësim, një vlerësim i mjedisit dhe e të drejtës dhe të gabuarës. Edhe pse urrejtja është një “ndjenjë” e fortë, ose gjendje shpirtërore, ajo nuk është e paarsyeshme. Në shumë mënyra kjo është e kundërta. Gjendjet tona shpirtërore dhe pasionet janë të përfshira në Toolbox-in e “instrumenteve” që ne kemi për të vlerësuar apo gjykuar rrethinën tonë. Prandaj urrejtja – dhe veçanërisht atë që ne urrejmë – përbëjnë se kush jemi. Ajo na ndihmon për të na dhënë identitetin.

Identiteti është edhe për barazi dhe respekt, sidomos me kalimin e kohës. Ne jemi identik me veten, pjesërisht për shkak se kemi memorie dhe kujtime, dhe për shkak se ne mendojmë për të ardhmen. Por identiteti është gjithashtu në lidhje me dallimin, se ne jemi të ndryshëm nga të tjerët. Identiteti mund të kuptohet si një proces i vazhdueshëm në krijim, por një ndryshim që ende ruan dhe mban lidhje me të kaluarën dhe të ardhmen. Identiteti është diçka që ne e zhvillojmë, individualisht dhe kolektivisht, dhe gjithashtu atribuohet edhe nga të tjerët. Identiteti krijohet dhe ndryshohet me anë të shoqërizimit dhe ndikimit kulturor. Prandaj, edhe feja është një element i rëndësishëm në zhvillimin e identitetit të shumë njerëzve.

Që të mos e humbim identitetin pellazg/ilir/shqiptar duhet të zbehim ndjenjat fetare dhe forcojmë ato kombëtare; për të mos u përçarë sepse në shumë fe jemi të ndarë.

***

Pushtuesit e tokave arbërore që theksojnë urrejtjen kundër “tjetrit” urrejtjen e bëjnë një element kyç të identitetit individual dhe grupor.

Nëpërmjet vëzhgimit të qëndrimeve të urryera, të vrasjeve të tmerrshme dhe shprehjeve groteske, këta egërsira të çmendura padyshim do të ballafaqohen me një kurs mbi-urrejtjeje, urrejtje ndaj padrejtësisë praktike dhe të keqes. Një situatë e tillë urrejtjeje të ndërsjellë është një garanci për konflikt.

***

Urrejtja mund të drejtohet kundër padrejtësive dhe së keqes. Kjo është një urrejtje e ligjshme dhe një vlerësim i duhur etik kundër fëlliqësive moralisht të dënueshme. Ndërkaq, urrejtja kundër njerëzve të “tjerë”, dinjitetit të tyre njerëzor dhe të drejtave themelore, është e tmerrshme.

Unë veprojë si një mjek i cili nuk do të gënjejë pacientin. Doktrina ushtarake konfirmon se asnjë kapitullim nuk ishte vullneti i të mundurit. Pasi identiteti i dikujt është themeluar dhe mirëmbahet mbi bazën e urrejtjes ndaj kombeve apo feve të tjera, siç e kemi parë gjatë gjithë historisë, është e nevojshme për ta luftuar urrejtjen e tillë dhe identitete të tilla. Ndonjëherë me kundër-urrejtje kundër ideve dhe forcës kundër urrejtësve.

Nëse doni paqe, përgatituni për luftë,  forcojeni ushtrinë!

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike