
Afrim Caka: Kombi shqiptar në rrezik nga islamizimi e turqizimi

Zëvendëskryeministri Bislimi takoi emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak; për Uren e Ibrit jemi dakorduar në Bruksel
Prishtinë, 6 shtator 2024
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Diskutimet përgjatë takimit u përqendruan në tri tema kryesore: dakordimin dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve, zhvillimet rreth hapjes së urës kryesore të Mitrovicës mbi lumin Ibër dhe rruga përpara me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme.
Kalendar-7 Shtator 1990: Kosova drejt Lirisë e Pavarësisë, Rapublikë me Kushtetutën e miratuar në Kaçanik
Foto: Kuvendi-Kosove-7-shtator-1990-Kushtetuta e Kaçanikut. Ilaz Ramajli e kryeson seancen
-Para 34 viteve, në 7 Shtator 1990, Kosova drejt Lirisë e Pavarësisë u shpall Republikë me Kushtetutën e miratuar nga Kuvendi i saj në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 e pasohej me Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me votimin pro 99,87 për qind, si dhe nga zgjedhjet e para pluraliste parlamentare dhe presidenciale të 24 Majit 1992/
-Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në mesazhet e 7 Shtatorit -Viti 1998: Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 Shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Viti 2005: Dhashtë Zoti që sa më shpejt ta gëzojmë njohjen direkte të pavarësisë së vendit tonë nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës/
Behlul Jashari
PRISHTINË, Shtator 2024/ Para 34 viteve, në 7 Shtator 1990, Kosova u shpall Republikë me Kushtetutën e miratuar nga Kuvendi i saj në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, poashtu të vitit 1990, e pasohej me Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me votimin pro 99,87 për qind dhe pjesëmarrjen masive 87,01% të 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote.
Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale që pasuan, të 24 Majit 1992, atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.
Në krye të Kuvendit të Kosovës në atë kohë të vendimeve e ngjarjeve historike ishte Ilaz Ramajli. Ishin këto ngjarje e zhvillime drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, gjithnjë në rrethana të rënda të okupimit e shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur Beogradi, kur në mënyrë kundërkushtetuese dhe përgjakshëm me kushtetutën serbe të tankeve u rrënua autonomia që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 element konstituv me të drejtë vetoje i federates. Ajo Kushtetutë ishte e para në historinë kushtetuese të Kosovës, ndërsa e dyta ishte ajo e 7 Shtatorit 1990.
“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatë e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli në një nga intervistat që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë.
Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën gjithësej shtatë: Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.
“Akti i nxjerrjes së Kushtetutës u bë pikërisht në kohën kur më nuk kishte asnjë dyshim se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e pakthim të shpërbërjes së sajë. Nxjerrja e Kushtetutës dhe shpallja e Republikës së Kosovës nga Kuvendi me 7 Shtator 1990 ishte dhënie e formës kushtetuese juridike të vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, dhe nga subjektet e atëhershme politike në Kosovë”, është shprehur Ilaz Ramajli në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në 20 vjetorin e Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të mbajtur nga 26 deri më 30 Shtator 1991.
Ndërsa në 30 vjetorin e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, Ramajli për median kosovare theksonte se ndonëse për shkak të rrethanave Kushtetuta e Kaçanikut nuk ka pasur mundësi të që të zbatohet plotësisht në territorin e Kosovës, ajo ka qenë njëra ndër aktet më të përparuara në regjion.
“Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e shpallur më 7 shtator 1990 u shndërruan me kohë në busullë të lëvizjes sonë paqësore politike dhe besoj se po këto akte kanë qenë edhe pikënisje e të gjitha sakrificave. Mbështetur në Kushtetutën e Kaçanikut u organizua komplet jeta në Kosovë jashtë sistemit të Serbisë dhe mundësoi që shqiptarët e Kosovës dhe popujt e tjerë joserbë të organizojnë rezistencën e tyre jo të dhunshme e më vonë edhe luftën çlirimtare”, ka thënë Ramajli.
Në Kosovën e lirë nga qershori 1999, prej vitit 2001 deri para 16 viteve, Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë de fakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.
Kosova para 16 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Ishte viti 2008 kur nga Kuvendi i Kosovës u miratua Kushtetuta – akti më i lartë juridik i shtetit në ditën e 9 Prillit, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 Qershor.
Atëherë, dekretimi i 41 ligjeve, të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.
Zhvillimet më të rëndësishme brenda 16 viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator që ishte ditë e përvjetorit të Kushtetutës së vitit 1990, ka miratuar amendamentimin e Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.
“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.
Kosova e pavarur e shpallur para më shumë se 16 viteve në 17 Shkurt 2008 deri tani është njohur nga 117 shtete anëtare të OKB-së dhe njohja më e re është nga Izraeli, për të cilën delegacioni i Kosovës u njoftua derisa ishte në Uashington në Shtëpinë e Bardhë në 4 Shtator 2020.

Kushtetuta Kosova Republike 7 Shtator 1990
PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA: 7 SHTATORI 1990, THEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS
-Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 Shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës/
Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, vlerësonte se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në 7 Shtator të vitit 1990 shënonte aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Po risjellim dy mesazhe të Presidentit Rugova për 7 Shtatorin, të vitit të luftës 1998 dhe të vitit të lirisë 2005 – të fundit të Presidentit historik për ditën historike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:
VITI 1998: DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA ME RASTIN E 7 SHTATORIT
PRISHTINË, 7 Shtator 1998/ Me rastin e 7 Shtatorit – Ditës së miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës – Presidenti i Republikës Dr. Ibrahim Rugova dha një deklaratë në të cilën thuhet:
Pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 2 korrik të vitit 1990, miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Kjo ngjarje e rëndësishme në historinë më të re të Kosovës, ka vënë themelet juridike e politike të shtetësisë së Kosovës.
Sot, tetë vjet pas miramitit të këtij akti të lartë, populli i Kosovës edhe pse në gjendje okupimi dhe i ballafaquar me ofensivat e egra të forcave serbe, me një vullnet të fortë po ndërton shoqërinë demokratike e civile në Kosovë. Dhe, përkundër vuajtjeve nëpër të cilat po kalon, ai është i përcaktuar që me mjete politike ta realizojë pavarësinë e Kosovës.
Në këto çaste të vështira që po përjeton, populli i Kosovës me përkrahjen dhe ndihmën e botës demokratike e sidomos të SHBA-ve dhe Unionit Evropian, do të dijë ta kapërcejë këtë gjendje të rëndë.
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!
![]()
Kuvendi-Kosovë më 7 Shtator 1990 – seancë Kushtetuta Kacanik Kuvendi-Kosove-7-Shtator-1990-seance-Kushtetuta-Kacanik
VITI 2005: PRESIDENTI RUGOVA U DREJTOI NJË MASAZH QYTETARËVE TË KOSOVËS ME RASTIN E 7 SHATORIT
PRISHTINË, 7 Shtator 2005/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës me rastin e 7 Shtatorit, ditës kur para 15 vjetësh u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Kaçanik.
Në mesazhin e Presidentit Rugova thuhet:
Me rastin e 7 Shtatorit, në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta.
![]()
Kushtetuta-Kosove-Kaçanik-1990
Dita e 7 Shtatorit e vitit 1990 është një ditë e rëndësishme në historinë tonë të re, sepse u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u bë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë në korrik të po atij viti.
Kjo i vuri themelet e shtetit të Kosovës, që u vërtetua me Referendumin për pavarësi dhe perspektiva për ndërtimin e jetës shtetërore demokratike.

Kuvendi-Kosove-7-shtator-1990-Kushtetuta-Kacanik

Kryeministri Kurti në 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës: Integriteti institucional e zyrtar e personal, ruan e mirëmban integritetin territorial
Prishtinë, 6 shtator 2024
Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në ceremoninë festive të organizuar nga Policia e Kosovës.
Në këtë përvjetor jubilar të themelimit të Policisë, për herë të parë u interpretua himni i Policisë së Kosovës. Ceremonia më pas vijoi me një minutë heshtje në nderim dhe përkujtim të të gjithë policëve të rënë në detyrë përgjatë këtyre 25 vjet shërbim të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës nisi me funksionalizimin e shkollës policore në qytetin e Vushtrrisë dhe me trajnimin e menjëhershëm të gjeneratës së parë të pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës. Në gjeneratën e parë të Policisë së Kosovës, diplomuan gjithsej 176 kadetë, 20% prej të cilëve vajza e gra dhe 17% nga radhët e komuniteteve.
“Jam i nderuar që ndodhem sot këtu, për të shënuar dhe festuar bashkë me të gjithë ju një çerek shekulli të ekzistencës dhe zhvillimit të policisë sonë, Policisë së Kosovës dhe jam i lumtur që mes nesh kemi zyrtarë të gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës, të cilët ende i ruajnë të freskëta kujtimet dhe përvojën e asaj kohe. E admirojmë përkushtimin e tyre, që përkundër të gjitha sfidave të asaj kohe, vendosën të veshin uniformën e të shërbejnë për të gjithë e pa dallim”, deklaroi kryeministri Kurti në adresimin e tij.
Ai vijoi fjalën e tij duke thënë se veprimet e Policisë sonë në sulmet e njëpasnjëshme në tri vitet e fundit nga grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia e veçanërisht në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, kanë dëshmuar se me profesionalizëm dhe guxim arrihen rezultate në misionin e sundimit të ligjit, mbrojtjes së jetës së qytetarëve tanë e të sovranitetit shtetëror e të integritetit territorial.
“Banjska po ashtu ka risjellë në mendjet e secilit prej nesh, që pavarësisht çfarëdo aspirate të shfrenuar të kujtdo qoftë mbi Republikën tonë të dashur, territori ynë do të mbrohet edhe me jetë. Integriteti institucional e zyrtar e personal, ruan e mirëmban integritetin territorial”, shtoi më tej ai.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për të gjithë pjesëtarët që edhe sot, si çdo ditë, janë në detyrë anembanë vendit tonë, të cilët duke reflektuar mbi betimin e dhënë, na kanë dëshmuar që nuk kursejnë as jetën e tyre për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Republikës sonë.
![]()
“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam krenar e mirënjohës për arritjet e policisë sonë. Shërbimi me integritet dhe reagimi me profesionalizëm, i bazuar në ligjet tona, janë drejtimet, mbi të cilat duhet të fuqizohet edhe më tej Policia e Kosovës”, tha ai.
Në përmbyllje të fjalës, kryeministri ua uroi të gjithëve 25-vjetorin e themelimit të Policisë sonë të dashur të Republikës së Kosovës, atyre që ishin të pranishëm e veçanërisht pjesëtarëve të Policisë që në këto momente janë në shërbim në gjithë territorin e Republikës tonë.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e quajtur këtë si ditë të veçantë për Policinë e Kosovës dhe për mbarë Republikën tonë, tha se sot Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë, e ngritur profesionalisht, e trajnuar mirë dhe e gatshme për t’iu përgjigjur çdo rreziku që cenon sigurinë e vendit tonë.
Ministri Sveçla ka kujtuar rënien në krye të detyrës të 23 pjesëtarëve të policisë së Kosovës, duke thënë se ata janë pjesa me e lavdishme e policisë dhe e Republikës së Kosovës. “Nga heroi Lazim Rexhepi deri tek heroi Afrim Bunjaku, dëshmuan se mbrojnë betimin e dhënë, mbrojnë jetën e pronën e qytetarëve tanë, integritetin e sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës me sakrifica të përditshme, me vullnet e përkushtim, qoftë edhe me jetën e tyre”, tha ministri Sveçla.

Në këtë 25-vjetor të themelimit të Policisë, ministri përmendi rezultatet e shënuara të policisë së Kosovës, gjatë këtyre katër vjetëve, si në goditjen e grupeve kriminale, rrjeteve e laborantëve të drogës, terrorizimit, kontrabandës e korrupsionit, e mbi të gjitha dhe më e rëndësishmja mbrojtja me çdo çmim e integritetit territorial dhe shtirjen e sovranitetit, veçanërisht në veriun e vendit tonë.
Në përmbyllje të kësaj ceremonie, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Kurti, ministri Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, iu ndanë medalje, mirënjohje, e lëvdata institucioneve të ndryshme.
Nga viti 2021 në vitin 2024, buxheti i Policisë së Kosovës është rritur për mbi 50 milionë euro të dedikuara për pajisje të modernizuara për pjesëtarët e saj, infrastrukturë në objekte e stacione policore, si dhe automjete e autoblinda speciale sipas nevojave të sigurisë.
![]()
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
Festa e këtij përvjetori jubilar nisi me muzikë të re, që na mbushi me gëzim. Andaj, ju faleminderit për këtë fillim të veçantë të kësaj ceremonie tejet të rëndësishme e urime të gjithëve, secilës e secilit 25-vjetorin e Policisë së Kosovës.
E nderuar Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës,
I nderuari ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
I nderuari Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,
I nderuari zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Enver Cikaqi,
I nderuari drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti,
I nderuari drejtor i Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu,
I nderuari baca Rifat, Rifat Jashari, emblemë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe të qëndresës së kombit tonë,
E nderuara nënkryetare e Kuvendit të Republikës, Saranda Bogujevci,
Të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike, ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Republikën tonë,
Të nderuar familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës,
Të nderuar familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK-së,
Të nderuar udhëheqës të institucioneve të vendit tonë,
Të nderuar eprorë e zyrtarë të Policisë së Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,
Jam i nderuar që ndodhem sot këtu, për të shënuar dhe festuar bashkë me të gjithë ju një çerek shekulli të ekzistencës dhe zhvillimit të policisë sonë, Policisë së Kosovës.
25 vjet më parë, më 6 shtator të vitit 1999, me funksionalizimin e shkollës policore në Vushtrri, filloi trajnimin gjenerata e parë e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës. Pas përpjekjeve të pareshtura të popullit tonë për liri e çlirim në qershor të vitit 1999, Shërbimi Policor i Kosovës u bë prej institucioneve të para, që me fisnikëri e besueshmëri i shërbeu qytetarëve të vendit, e që mes dhimbjeve të forta e humbjeve të mëdha nga lufta, sytë i kishte kah rimëkëmbja.
![]()
Jam i lumtur që mes nesh kemi zyrtarë të gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës, të cilët ende i ruajnë të freskëta kujtimet dhe përvojën e asaj kohe. E admirojmë përkushtimin e tyre, që përkundër të gjitha sfidave të asaj kohe, vendosën të veshin uniformën e të shërbejnë për të gjithë e pa dallim.
176 kadetët e parë të asaj gjenerate, 20% prej të cilëve vajza e gra dhe 17% nga radhët e komuniteteve, që diplomuan me 16 tetor 1999, u sistemuan në stacionet policore e shërbyen kudo me vendosmëri.
Që nga themelimi, Policia ka pasur mbështetje nga OSBE-ja dhe Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetime Penale, i njohur si ICITAP, nga partnerët e aleatët tanë. Kjo përkrahje, bashkë me angazhimin e vazhdueshëm të gjeneratave me të rinj e të reja, e bëjnë Policinë tonë më të fortë, më të përgatitur dhe gjithnjë profesionale për të vendosur rend e për të siguruar sundim të ligjit.
Të nderuar të pranishëm,
Në këtë 25-vjetor të themelimit të Policisë së Kosovës, shprehim mirënjohjen për të gjithë pjesëtarët që edhe sot, si çdo ditë, janë në detyrë anembanë vendit tonë. Duke reflektuar mbi betimin e dhënë, policët tanë kanë dëshmuar që nuk kursejnë as jetën e tyre për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Republikës sonë.
Historiku çerek shekulli i Policisë së Kosovës, mbanë në anën e tij të ndritur 23 heronjtë, që dhanë jetën në uniformën policore. Nga Lazim Rexhepi, deri tek më i riu e më i freskëti Afrim Bunjaku, janë dëshmia më e qartë e shërbimit me nder e vetëmohim për qytetarët e për Republikën, edhe kur ajo kërkon sakrificë me jetë. Policët tanë ruajnë kujtimet më të mira për ta, ndërkaq institucionet tona, përveç mbështetjes së pa rezervë për ju të dashur familjarë, shprehin mirënjohjen e përjetshme, sepse rënia e tyre mban fort shtyllat e shtetësisë tonë.
Si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam krenar e mirënjohës për arritjet e policisë sonë. Shërbimi me integritet dhe reagimi me profesionalizëm, i bazuar në ligjet tona, janë drejtimet, mbi të cilat duhet të fuqizohet edhe më tej Policia e Kosovës.
Veprimet e Policisë sonë në sulmet e njëpasnjëshme në tri vitet e fundit nga grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia e veçanërisht në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, kanë dëshmuar se me profesionalizëm dhe guxim arrihen rezultate në misionin e sundimit të ligjit, mbrojtjes së jetës së qytetarëve tanë e të sovranitetit shtetëror e të integritetit territorial. Banjska po ashtu ka risjellë në mendjet e secilit prej nesh, që pavarësisht çfarëdo aspirate të shfrenuar të kujtdo qoftë mbi Republikën tonë të dashur, territori ynë do të mbrohet edhe me jetë. Integriteti institucional e zyrtar e personal, ruan e mirëmban integritetin territorial.
![]()
Të nderuar pjesëmarrës,
Për vlera që promovojnë vendet demokratike, shteti ynë mbetet shembull i suksesit dhe kjo natyrisht falë punës së palodhshme të institucioneve tona e veçanërisht të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës, me plot 60 gjeneratat, vazhdon të vlerësohet si institucioni me besueshmërinë më të lartë nga qytetarët tanë. Është tejet e rëndësishme, që ky besim e bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, si garanci e krijimit dhe ruajtjes së një mjedisi të qetë e të sigurt e të drejtë e të barabartë për të gjithë pa dallim.
![]()
Si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi ofruar mbështetjen tonë të pa rezervë për Policinë tonë dhe jam i lumtur që sipas prioriteteve të përbashkëta deri më tani ja kemi dalë me sukses të plotë.
Ne nuk mund të presim rezultate e as t’i kërkojmë ato nëse nuk ndërveprojmë për të adresuar drejt nevojat e policëve tanë, të policisë sonë. Nga viti 2021 në vitin 2024, e kemi ngritur buxhetin e Policisë së Kosovës për mbi 50 milionë euro të dedikuara për pajisje të modernizuara për pjesëtarët e saj, infrastrukturë në objekte e stacione policore, si dhe automjete e autoblinda speciale sipas nevojave të sigurisë.
Investimi ynë në mbrojtje dhe siguri, është investim për paqe dhe rend. Mbështetja jonë nuk do të mungojë as në të ardhmen, sepse policia duhet të jetë gjithmonë në nivel të lartë të detyrës.
Ju uroj të gjithëve 25-vjetorin e themelimit të Policisë sonë të dashur të Republikës së Kosovës, juve këtu e veçanërisht djemve e vajzave tona që në këto momente janë në shërbim në gjithë territorin e Republikës tonë.
![]()
![]()
Lamtumirë koleg i dashur, ndërroj jetë Astrit Lulushi, shkrimtari dhe gazetari i Zërit të Amerikës
Në foto: Astrit Lulushi

Nga: Frank Shkreli
4 Shtatori më solli një lajm të rëndë për mua dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë pasur privilegjin të punonin me Astrit
Lulushin. Lajmin e zi ma përcolli i vëllai i Astritit, Albert Lulushi, gjithashtu një koleg imi i familjes së nderuar Lulushi: “Wanted to send a brief message about Astrit. He passed away this morning. Thank you for being an important part of his life.” Astrit Lulushi e humbi betejën e fundit nga një sëmundje e rëndë në veshke që e kishte ndjekur me kohë.
Është një fjalë e vjetër ndër ne shqiptarët kudo që jemi, me shprehjen se “Të gjithë jemi bijat dhe të bijt e vdekjes.” E verteta e idhtë është se kjo thënje është tepër e ftohtë në çdo rast vdekjeje, por në këtë rast, të kësaj humbjeje të rëndë — siç është kalimi në amshim, mengjesin e 4 Shtatorit, 2024, të kolegut tonë Astrit Lulushi. Kjo shprehje nuk i teri as lotët e derdhura nga familjarët dhe të dashurit e tij, miq e kolegë. As nuk zvogëlojnë aspak dhimbjet për humbjen e një kolegu të dashur për të gjithë ata që e kanë njohur si tepër të dobishëm për familjen e tij, për Zërin e Amerikës në gjuhën shqip, ku ka punuar për 30-vite dhe për të gjithë ata me të cilët ishte në kontakt sa ishte gjallë. Astrit Lulushi ka lindur në vitin 1953 në Tiranë. Ai u arratis nga regjimi komunist Bolshevik sllavo-komunist në vitin 1985 dhe një vit më vonë filloi punë tek “Zëri i Amerikës”, ku e ndjente veten shumë të privilegjuar, ndërsa familja e tij iu bashkua disa vite më vonë, pas shembjes së Murit të Berlinit.
Vdekja është gjithmonë një ngjarje e kobshme dhe në rastin e Astritit, disi e parakohëshme, pasi e mori në moshën 71-vjeçare. Por, pasi ky, përfundimisht, është fati i të gjithë ne – s’i ikim dot, por me lutje e pranojmë si diçka që i dorëzohemi, duam, s’duam. Ndërkaq, në raste të tilla, ato që na mbeten, janë kujtimet dhe trashëgimia lenë pas — janë ato kujtime nga e kaluara që e bëjnë shkuarjen në amshim, ndoshta pak më të lehtë.
Prandaj, sot e kujtoj Astrit Lulushin si koleg të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë bashkpuntorët e tij, gjatë periudhës që kemi punuar bashk në Zërin e Amerikës – megjithse nuk ishim në marrëdhënie të përditshme pune. Astriti ka filluar punën në shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, në vitin 1985, pothuaj menjiherë pasi ishte arratisur nga Shqipëria komuniste. E kujtoj si një gazetar me përvojë, si producent i përpikët i Shërbimit shqip për programet e radios dhe më vonë të televizionit. Por edhe si folës, përkthyes, gazetar e shkrimtar. Ishte shumë i dashur për të gjithë.
Gjatë punësimit, tek VOA-shqip, Astrit Lulushi trajtonte lloj-lloj temash e subjektesh për transmetim, përfshir shkencë dhe mjekësi. Ishte i njohur dhe shumë i respektuar edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, pasi ka shërbyer shpesh si korrespondent i Zërit të Amerikës, duke mbuluar zhvillimet e komunitetit dhe duke intervistuar personalitetet e dalluara shqiptaro-amerikane.
Pas 30-viteve punë, Astriti kishte vendosur të dilte në pension nga Zëri i Amerikës 5-vjet më parë, në korrik të vitit 2019. Me atë rast, Drejtoresha e atëhershme e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet i dorëzoi Astrit Lulushit dekoratën, “Çmimi i Karrierës”, për arritjet e tija profesionale. Me atë rast Astriti u drejtoi, nga një studio e Zërit të Amerikës, fjalët e fundit si gazetar i këtij enti të madh amerikan lajmesh, dëgjuesve dhe shikuesve të VOA-s shqip:
“Sot është dita ime e fundit si punonjës i Zërit të Amerikës. Pas 30-vjet punë tani erdhi koha për të dalë në pension. Njeriu ikë nga vendlindja dhe vjen në Amerikë për të kërkuar liri dhe mirëqenje. Këtu, unë i gjeta të dyja. Gjithashtu ndjehem i privilegjuar që m’u dha mundësia për të shërbyer në një agjenci si Zëri i Amerikës, që zë vendin e nderit mes vendeve të lira. Largohem i përmbushur dhe i nderuar që kam qenë në shërbimin tuaj – ju dëgjues dhe shikues të mrekullueshëm të programeve të Zërit të Amerikës. Ju falemnderit!”
Ishin këto fjalët e Astritit në ditën e pensionimit drejtuar dëgjuesve dhe shikuesve të Zërit të Amerikës. Por duken mjaft të përshtatshme këto fjalë edhe sot që kolegu ynë i dashur, është ndarë përgjithmonë prej kësaj bote: “Në Amerikë gjeta lirinë dhe mirëqenjen” — “Largohem i përmbushur dhe i nderuar”, është shprehur ai, si një falënderim ndaj Amerikës që e ka strehuar, ashtu si edhe shumë prej nesh që kemi gjetur strehim dhe liri në këtë vend të bekuar –të arratisur nga anë e mbanë trojet shqiptare.
Edhe ne që e kemi njohur e punuar me Astritin gjatë dekadave – ndonëse të pikëlluar për humbjen e tij — ndihemi të pëmbushur dhe të nderuar që e kemi njohur. Ai do vazhdojë të jetë me ne – nepërmjet trashëgimisë kulturore dhe një publicistike me gjallëri mahnitëse që ka lenë pas: të pakën mbi një dyzinë librash të botuar dhe qindra e qindra artikuj. Por, shkuarja në amshim e Astritit gjithsesi do të varfërojë gazetarinë dhe letërsinë shqipe jo vetëm në diasporë por edhe anë e mban trojeve shqiptare ku ai ishte pothuaj i pranishëm, vazhdimisht.
Por megjithkëtë, zbrastia e tij do të ndjehet shumë, sidomos në rrethin e tij familjar, në radhët e kolegëve të tij gazetarë dhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, pjesë e të cilit ishte për pothuaj 50-vjet, si gazetar i Zërit të Amerikës dhe si publicist pas daljes në pension. Familjes së ngusht, pikëspari bashkshortes Lilianës, familjarëve të tij në Amerikë dhe në Atdhe – u shprehi ngushëllimet më të sinqerta dhe përdhimtimet e mia më të thella – me nderim e respekt – duke u përkulur para kujtimit të paharrueshëm të Astritit.

Me rastin e daljes në pension, Drejtoresha e atëhershme e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet i dorëzoi Astrit Lulushit dekoratën, “Çmimi i Karrierës”.

Astrit Lulushi në sallën e konferencave të entit Euro-Aziatik të Zërit të Amerikës
Dekorimi, nga vlerësimi deri tek politizimi…!

Nail Draga, Ulqin
Diskursi kulturor
Dukuria e vlerësimit paraqet moment të veçanë për indvidin apo subjektin përkatës sepse dekorimi është akt qytetarie për kohën që është e njohur në mjediset e ndryshme, por si në të kaluarën në monizëm edhe në kohën tonë në pluralizëm është e pranishme qasja subjektive, sepse kanë mbetur pa u dekoruar të merituarit, nga del se kjo dukuri ka marrë përmasa te politizimit në vendet e ish kampit socialist, ku as Mali i Zi nuk është përjashtim
Çështja e dekorimit nuk është dukuri e re e as e panjohur, sepse vlerësimi i personave apo subjektëve të ndryshme ka qenë traditë e mëhershme varësisht prej vendeve dhe pushtetit të tyre. Në këtë aspekt kjo dukuri shoqërore nuk ka mundur të eliminojë qasjen subjektive, ku ma së shumti është dëshmuar në mjediset multinacionale, sidomos në kohën e monizmit në vendet e Evropës Juglindore.
Monizmi
Në sajë të rrethanave të reja pas Luftës së Dytë Botërore, vendet e ish kampit socialist pothuaj ishin analoge ku çështja e dekorimit nuk kishte ndonjë ndryshim përmbajtësor. Në vend të parë ishin të rënët gjatë luftës duke pasuar me strukturat udhëheqëse e më pas vinin qytetarët e ndryshëm të cilët ishin të rekomanduar nga partia-shtet. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe, sepse në konceptin e ideologjisë dekorimi ishte pjesë e meritave dhe të heroizmit të dëshmuar më përkushtim e sakrificë për pushtetin e kohës. Nga ana tjetër në këtë gamë të dekorimit nuk bënin pjesë ata të cilët nuk ishin anëtar të partisë, apo persona me biografi të mirë, sepse ata llogaritëshin si armiq potencial, të partisë e të shtetit.
Jugosllavët e dekoruar në Shqipëri nuk janë shlyer nga evidenca
Nëse analizohen regjistrat e dekorimeve del qartë së çdo gjë ishte planifikuar të realizohej sidomos gjatë festave shtetërore dhe përvjetorëve të ndryshëm. Kujtojmë me këtë rast Vendimin e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të Shqipërisë nr.117, më datë 5 shtator 1946 ku janë dekoruar një numër i konsideruar individësh nga ish-Jugosllavia të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktiv në Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj. Dhe për ironi të fatit, ndonëse Shqipëria e ish-Jugosllavia i prishën marrëdhëniet në vitin 1948, ata dekorata zyrtare ende qendrojnë të evidentuara edhe pse ka qenë e udhës të shfuqizohen dhe të shlyhen nga evidenca zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë me këtë rast se nga numri i 55 të dekoruarve jugosllav, një numër i tyre janë dëshmuar si antishqiptar, por, nga miratimi i pluralizmit(1990) këtë çështje në Shqipëri askush se ka trajtuar, që është turp që nuk mund të arsyetohet më asgjë!
Një qendrim i tillë servil i pushtetit në Shqipëri flet mjaft për rrethanat e kohës, që dëshmohet përmes dokumentëve të ndryshme arkivore që i janë prezentuar opinionit nga viti 1991 e më pas.
Pluralizmi
Më rënien e sistemit monist në vendet e ish kampit socialist, nga viti 1990 e më pas, edhe këtu u fillu më dekorim të personave të ndryshëm. Fjala është për të përsekutuarit në monizëm të cilët kanë qenë të denuar e të përsekutuar. Por, në këtë aspekt përjashtim bën vetëm një vend e ky është Mali i Zi, sepse këtu ende ekziston mentaliteti i kohës së monizmit, ndonëse të modifikuar.
Pikërisht në këtë aspekt, jemi dëshmitarë se janë bërë lëshime të mëdha, me apo pa vetëdije, që ka irrituar opinion e gjerë. Fjala është për veprime subjektive, sepse kjo çështje u privatizu, duke marrë qasje personale, partiake apo klanëve të ndryshme. Dhe nga një qendrim i tillë, persona me merita minimale ishin të parët në dekorime, ndërsa të merituarit real, ishin menjanuar, duke mos treguar kujdesin e duhur ndaj tyre.
Deri më tash kemi pasur rast të dëgjojmë se dekorata kanë ndarë institucionët shetërore, por edhe ata lokale ndërsa nga miratimi i pluralizmit edhe subjektet nga shoqëria civile. Madje duhet thënë pa hezitim se shpesh herë dekoratat nga shoqëria civile janë më të qelluara së ata qeveritare, duke qenë shëmbull për të tjerët, si të vlerësohen të merituarit e jo qasjet subjektive.
Ndonëse të drejt për të propozuar kanë individët apo subjektët e ndryshme, fjalën e fundit e ka komisioni përkatës, i cili sipas përbërjes duhet të jetë nga perosna me autoritet personal e profesional. Por, sa janë të tillët në nivelin e duhur mbetet të shihet, sepse të tillët vlerësohen nga opinioni i gjerë.
Ulqini, i vonuar me dekorime
Varësisht prej rrethanave shoqërore dukuria e dekorimit në Komunën e Ulqinit, nuk ka qenë në nivelin e duhur si më parë edhe më pas në pluralizëm. Nëse në monizëm, pushteti i kohës nuk ka treguar interesim në këtë aspekt, një gjest i tillë në pluralizëm nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse në komunat tjera raste të tilla ka pasur vazhdimisht, por Ulqini ishte i veçantë në këtë aspekt, ku i kanë kontribuar edhe subjektet politike të shqiptarëve. Pikërisht duke marrë parasysh këtë apati, një çështje e tillë është shqyrtuar dhe inicuar nga subjekte të shoqërisë civile, për të dekoruar disa personalitete me çmimin “Mirënjohja e Ulqinit”.
Pas shqyrtimit të propozimeve nga Këshilli për dhënien e propozimeve për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve në komunën e Ulqinit, me shumicë votash u vendos që me këtë çmim të dekorohen këto personalitete: dr.Simë Dobreci, dr.Ruzhdi Ushaku, dr.Bahri Brisku, mr.Riza Rexha dhe dr.Pavle Mijoviq(pas vdekjës), që është miratuar ne mbledhjen e Kuvendit të Ulqinit me datën 17.12.2014.
Ishte ky rasti i parë që Kuvendi i Ulqinit, të dekorojë personalitete të nderuara, që kanë dhënë kontribut në veprimtarinë e tyre studiuese, shkencore e kulturore, ndërsa më pas janë dekoruar individë të ndryshëm nga komuna e jashtë saj.
Vlerësimi, akt qytetarie
Me rastin e organizimit të veprimtarive të ndryshme, është bërë praktikë që në fund nga organizatori të ndahën dekorata të ndryshme, si diploma, fletëfalenderimi, mirënjohje, certifikata etj. Një veprim i tillë, është akt qytetërues dhe vlerësues, por është edhe iritues sepse ka pasur raste qe nuk janë vlerësuar ata të cilët e kanë merituar, por iu është dhënë të tjerëve që nuk e kanë merituar të dekorohen. Nuk ka dilemë se raste të tilla irrituese ka mjaft në tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare, që paraqet çështje për hulumtim të veçantë.
Theksojmë më këtë rast se nga ana e institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ka vite që persona të ndryshëm dekorohen me titullin “Nderi i Kombit”, “Mjeshtër i Madh” apo tituj të tjerë në vend dhe në botën e jashtme. Një veprim i tillë nderon individët e ndryshëm, por, kemi pasur rast të degjojmë së janë dekoruar individë pa ndonjë meritë, nga del se kemi të bëjmë me qasje subjektive që nuk mund të arsyetohet më asgjë.
Në këtë aspekt veçohet koha kur president i Republikës së Shqipërisë ishte Ilir Meta(2017-2022), sepse janë dhënë shumë dekorata, ku si të tilla edhe kanë humbur rëndësinë e tyre, që nuk nderon subjektin përkatës madje dhe irriton qytetarët.
Nuk është dekoruar Dioguardi(!?)
Si rast tipik i mos dekorimit kemi të nderuarin Joe Dioguardi, themelues i LQSHA në NY-SHBA i cili ka meritë të madhe në lidhje me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por nuk është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa iu është dhënë disa të tjerëve në diasporë, që nuk mund të krahasohen më asgjë me z.Dioguardi! E pse është vëpruar kështu, mbetet çështje për diskutim nga institucioni i Presidencës, që përfaqëson shtetin amë-Shqipërinë!
Dekorimi nga Presidenti i Shqipërisë
Në lidhje me këtë çështje dua të theksoj se për Ulqinin data 1 prill 2017, është veçantë, sepse në komplkesin “LAMIGA” nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani me titullin “Nderi i Kombit” janë dekoruar dy personalitete të njohura: dr.S.Dobreci e dr.R.Ushaku. Ishte ky një moment emocional dhe vlerësues për veprimtarinë e këtyre dy personalitetëve më përmasa mbarëkombëtare, që është pritur me admirim nga opinioni i gjerë në këtë mjedis.

Foto: Të dekoruarit me titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani, dr.Simë Dobreci dhe dr.Ruzhdi Ushaku, së bashku me Nazif Cungun(kryetari i komunës së Ulqinit dhe Loro Ndrekiqin-kryetari i Kuvendit(Ulqin,1 prill 2017)
(Shtator 2024)
Për shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Sindromi i Fregolit

Bardhyl Mahmuti, politolog
Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e gjithanshëm të arbëreshëve të Italisë dhe sidomos për solidaritetin e pashembullt që treguan duke hapur dyert e shtëpive dhe zemrat bujare për shqiptarët e dëbuar gjatë zbatimit të gjenocidit të Serbisë në luftën e viteve 1998-1999, në shtator të vitit 2023, Shoqata “Hora e Skënderbeut” ndërmori nismën, që në emër të mërgimtarëve shqiptarë t’u dhurojë atyre shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Meqenëse Hora e Arbëreshëvet (Fshati i Arbëreshëvet), që sot njihet si Piana degli Albanesi, është një nga vendbanimet më të hershme të arbëreshëve në Itali, që është themeluar në 20-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, në vitin 1488, Kryesia e Shoqatës “Hora e Skënderbeut” dhe autoritetet e Bashkisë Hora e Arbëreshëvet kishin vendosur që inaugurimi i shtatores të bëhej në ditën e kremtimit të themelimit të këtij vendbanimi arbëresh.
![]()
Publikimi i pamjes së shtatores madhështore (mbi tre metra e lartë), e punuar me mjeshtëri nga skulptori Gëzim Muriqi, entuziazmoi një numër të konsiderueshëm shqiptarësh nga të katërta anët e botës, të cilët e përkrahën financiarisht realizimin e kësaj vepre me vlera të mëdha artistike.
Përgjatë një viti të plotë sa ishte publik projekti i kësaj shtatoreje, asnjë kritik arti nuk bëri asnjë vërejte rreth risive që sillte skulptori Gëzim Muriqi në pamjen e figurës emblematike kombëtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Kryetari i Bashkisë Hora e Arbëreshëvet, Rosario Petta, dhe autoritetet e tjera bashkiake organizuan darkën e mirëseardhjes për qindra mysafirë që kishin ardhur nga Australia, SHBA-ja, Kanadaja, shtetet skandinave, shtete të ndryshme të Europës Perëndimore, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe Mal i Zi. Përveç autoriteteve bashkiake, një mikpritje të jashtëzakonshme na ofruan edhe arbëreshët kudo që shkonim. Të ngazëllyer nga madhështia e shtatores, arbëreshët vendas dhe ata që kishin ardhur nga vendbanime të tjera arbëreshe të Italisë, i puthnin duart mjeshtrit të madh, Gëzim Muriqit, dhe e bekonin pandërprerë për këtë vepër të mrekullueshme artistike.
![]()
Sulmet politike që pasuan pas inaugurimit të shtatores, më detyruan të rikujtoj disa momente madhështore që na shoqëruan gjatë qëndrimit disaditësh në Horën e Arbëreshëvet! Shqiptarët si shqiptarë gjatë gjithë kohës këndonin, vallëzonin, kuvendonin, drekonin dhe darkonin dhe të gjithë kishin lënë në shtëpitë e tyre petkun partiak, ideologjik dhe fetar! Në tavolinën tonë ku këndonin me çifteli Enver Dugolli dhe Agim Morina askush nuk e shihte askënd si përfaqësues të VV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës Socialdemokrate, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike; askush nuk e interpretoi praninë e ministrave, deputetëve dhe politikanëve nga Kosova si prani në funksion të qëllimeve politike; askush nuk shihte askënd si drenicak, dukagjinas, llapjan, shaljan, tetovar, preshevar, strugan, dibran, shkodran, tiranas, malësorë të Nikaj-Mërturit të Tropojës etj. Aty të gjithë kishin ardhur si shqiptarë, që i kishte bashkuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu!
![]()
Duke u nisur nga fakti se, përveç ftesave zyrtare drejtuar funksionarëve të institucioneve shtetërore shqiptare në Ballkan, që kishte bërë nikoqiri i përurimit të shtatores, kishte ftesë publike nga ana e Bashkisë Hora e Arbëreshëvet dhe e Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, që u drejtohej të gjithë shqiptarëve pa dallime politike, ideologjike, fetare apo shteteve ku jetojnë. Ndaj nuk ma merrte mendja, se prania në këtë inaugurim e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Elisa Spiropoli, do të nxiste reagime, që kanë për qëllim të përdhosin veprën e mrekullueshme artistike të Gëzim Muriqit!
Në funksion të manipulimit me njerëzit e verbuar nga këndvështrimi ideologjik, autorë perversë sajuan një montazh, që i mvesh figurës së skulpturës të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut tiparet e fytyrës së Edi Ramës!
Programe të ndryshme të teknologjisë informatike mundësojnë që edhe gomarit të Nasradin Hoxhës apo Kalit të Trojës t’i japim tiparet e cilido politikani. Madje nuk duhet përjashtuar mundësia, që me manipulime të kësaj natyre të shohim shpërndarjen në rrjetet sociale të Gjergj Kastriotit të skulpturuar nga Gëzim Muriqi mbi kalin e Skënderbeut me tipare të fytyrës së ndonjë politikani shqiptar! Por manipulime të kësaj natyre nuk mund të përdhosin vlerat e pakontestueshme të veprës artistike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të realizuar mjeshtërisht nga Gëzim Muriqi!
Të shohësh në skulpturën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të realizuar nga Gëzim Muriqi, tipare të fytyrës së Edi Ramës nuk është asgjë tjetër, përveçse shfaqje e Sindromit të Fregolit. Po sqaroj për lexuesit që nuk kanë njohuri për këtë sindrom, se është një çrregullim mendor, që manifestohet te pacienti si bindje se një person prej tij është transformuar nga paraqitja fizike veç për ta persekutuar atë. Pacientët “e rëndomtë” besojnë se persekutori është ndonjë person i afërm i tyre, kurse për “politikanët” e goditur nga ky sindrom, kundërshtari i tyre politik është persekutori që ndëron zërin, veshjen, madje edhe materien në veprat artistike,
për të krijuar një aparencë tjetër, siç bënte me një shpejtësisë të jashtëzakonshme në skenën e teatrit aktori italian, Leopardo Fregoli, prej të cilit ka marrë emrin edhe ky sindrom. Doktori e di se Sindromi i Fregolit prek personat e sëmurë nga skizofrenia, epilepsia ose demenca. E vetmja mënyrë për të ndihmuar pacientin e prekur nga Sindromi i Fregolit është mosaderimi në botën e tij paranojake. Në të kundërtën, aderimi në botën e tij, sa për t’ia bërë qejfin, rrezikon tërë rrethin e tij të preket nga ky sindrom.
Ndaj të gjithë ata që shohin në skulpturën e Skënderbeut të artistit Muriqi tipare të Edi Ramës janë të prekur, drejtpërsëdrejti apo tërthorazi, nga ky çrregullim mendor.
Të goditurit nga ky sindrom nuk mjaftojnë me kaq. Përveç manipulimit të lartpërmendur me teknologjinë informatike, dhelparakëve të verbuarve ideologjikisht u duket si lëkurë dhelpre lëkura e ujkut mbi shpatullën e shtatit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Prania e simbolit të ujkut në lëkurë të rrjepur në shtatoren e skulpturuar nga Gëzim Muriqi përbën një ndër elementet, që paraqesin origjinalitetin e prezantimit artistik të fugurës emblematike kombëtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!
Një qasje interesante dhe të saktë rreth aspektit historik dhe kulturor të simbolikës së ujkut në antikitet ka bërë kritiku i artit, Ilir Muharremi. Mirëpo që të kuptohet në plotni domethënia e një simboli, ai duhet të shihet në kontekstin e kohës së cilës i referohet artisti.
Në këtë kontekst po përmend dy gjëra:
Së pari, po theksoj se në Mesjetë, nën ndikimin e Kishës, simboli i ujkut humbi të gjitha cilësitë pozitive që ia kishin atribuuar shoqëritë e ndryshme gjatë antikitetit dhe u shndërrua në kafshën më të rrezikshme, me tipare të shumta negative. Në aspektin figurativ, ujku përdorej si simbol, që kërcënonte vazhdimisht “grigjën e deleve”, prandaj “barinjtë” duhej të tërhiqnin vëmendjen e njerëzve, që të ishin më vigjilentë karshi rreziqeve nga ata që shtiren si “qengja”!
Së dyti, gjatë disa mijëvjeçarëve, malësorët shqiptarë, që merreshin kryesisht me blegtori, bartnin gëzofë nga lëkura deshësh!
Nëse kemi parasysh këto dy fakte, atëherë lëkura e ujkut në supet e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut merr një simbolikë të veçantë: të gjithë ata që mund t’i marrin shqiptarët për dele e qengja, duhet ta dinë se do të ballafaqohen me atë, që mban mbi supe lëkurën e ujkut të rrjepur.
Ndërkaq, ata që kërkojnë qimen në vezë, e dinë fare mirë se pelerina dhe veshja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në skulpturën e artistit Gëzim Muriqi nuk ka asgjë të përbashkët me vikingët, por është gjetje origjinale e artistit, sepse asgjë më mirë se pozita e palave të pelerinës në këtë skulpturë nuk mund të pasqyrojë furtunën, që i kanosej vazhdimisht atdheut tonë.
![]()
Prandaj pozita e Emblemës Kombëtare, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në gjendje gatishmërie, mbi shkëmbin e atdheut që mbart plagët e përpjekjeve armiqësore për ta copëtuar, dhe të palëkundur përballë furtunave të kohës, që pasqyrojnë palat e pelerinës, u ngulit në shpirtin tonë si një kryevepër që do të mbijetojë ndër mijëvjeçarë!
P.S.
Gjatë dekadave të fundit, perceptimi shoqëror për ujkun ka ndryshuar dukshëm. Nuk përjashtohet mundësia që, me kalimin e kohës, të ndryshojë edhe simbolika e kësaj kafshe në veprat artistike.
Edhe perceptimi për dhelprat ka ndryshuar. Sot vlerësohet aftësia e kësaj kafshe për të gjetur zgjidhje kreative për problemet që i dalin përpara dhe për t’u përshtatur me rrethanat e reja.
Sot ka ende disa zonja dhe zotërinj të bordeleve të natës, që, për të fshehur lakuriqësinë e tyre, vazhdojnë të mbajnë gëzofë me jakë nga lëkura e dhelprës, dhe politikanë ballkanikë që veprojnë me sintagmën e moçme: kur dhelprës i djeg bishti, le të digjet i gjithë katundi!
Përkrahje e madhe për intelektualin dhe atdhetarin Boik Breca (Pajazit Jasharin), pas akuzave e shpifjeve të islamit politik

Karvani i “Dritës së Gonxhes”, u ndal në Arqipeshkvinë Mitropolitane Durrës – Tiranë
Tiranë, 04 shtator 2024 – Sot, në Arqipeshkvinë Mitropolitane Durrës-Tiranë në shenjë të 114 vjetorit tëlindjes (26 gusht), 27 vjetorit të vdekjes (5 shtator) të Nënës Tereze dhe të 45 vjetorit të marrjes së Çmimit Nobel për Paqe nga ana e saj, u bë prezantimi i veprimtarisë botuese të ITSHKSH-së, në kuadër të edicionit të katërt të manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, konkretisht librat: “Porositë e Shën Nënës Terezës për ne”, e autorit Dom Lish Gjergji, ”Gjon Antoni, një margaritarkujtese për Shkupin e rinisë” e autorëve Skender Asani , Emin Azemi, Albert Ramaj, “Si dhe pse lindi Departamenti për studimne trashëgimisë shpirtërore të GonxheBojaxhiut – Nënës Tereze”, e autorëve Anton Nikë Berishadhe Skender Asani si dhe numri i 3-të i revistës “Drita e Gonxhës”.
Pas fjalës përshëndetëse të Arqipeshkvit, Imzot ArjanDodës, për rëndësinë e këtij manifestimi si dhe për vlerat që ofrojnë botimet e dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Tereze, foli drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, i cili nënvizoi se se trinomi Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza – Shën Tereza ka qenë dhe mbetet preokupimi kryesor shkencor e profesional i Institutit që ai drejton, në kuadër të të cilit tash e disa vite vepron Departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze.
Pjesë e panelit ishte edhe Dom Lush Gjergji, i cili u ndal në disa çështje që ndërlidheshin me veprën e tij “Porositë e Shën Nënës Terezës për ne”, për të cilën foli Atë Bernard Caruano.
Në prezantimin e sotëm auditoriumi u njoftua edhe me veprat ”Gjon Antoni, një margaritar kujtese për Shkupin e rinisë” e autorëve Skender Asani , Emin Azemi, Albert Ramaj, “Si dhe pse lindi Departamenti për studimnetrashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – NënësTereze”, e autorëve Anton Nikë Berisha dhe Skender Asanisi dhe me numrin 3 të revistës “Drita e Gonxhës”, për tëcilat një zbërthim më të detajuar e bëri kryeredaktori i kësaj reviste, Emin Azemi.
Pjesë e këtij promovimi ishte edhe debati që u zhvillua nëmes të auditoriumit dhe panelistëve, me ç’rast u ngritëndisa çështje që kishin të bënin me mënyrën dhe strategjinëe trajtimit të figurës së Nënës Tereze.
Nëna Tereze u angazhua që njeriu të mos jetë një skelet i zhveshur nga ndjesia njerëzore
![]()
Nga Prof. dr. Skender Asani, Shkup
Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më tepër për anën shpirtërore sa sa materiale dhe njeriu pa komponentën shpirtërerore është një skelet që lëviz me komandën e atyre që kontrollojnë vullnetet njerëzore.
Nga data 26 gusht deri më 5 shtator, bëmë një një bashkëudhëtim rajonal me figurën e Nënës Tereze, i quajtur figurativisht “Drita e Gonxhës”, duke dashur që me këtë veprim të dëshmojmë se i përkasim vizionit të kësaj gruaje me zemër të madhe dhe me shpirt të pasur. Nga Shkupi, aty ku kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu- Nëna Tereze, deri në Tiranë, aty ku prehen eshtrat e nënës dhe motrës së saj, ky bashkëudhëtim nuk ishte thjeshtë një lëvizje rutinore vetëm sa për të shënuar disa nga stacionet e rëndësishme të jetës dhe veprës së saj, por mbi të gjitha ishte intenca që të integrojmë në praktikat tona të mendimit dhe veprimit frymën dhe kauzën e flijimimit për tjetrin që ajo e përfaqësoi gjatë gjithë jetë së saj.
Hapi i parë dhe më i qëlluar që këto praktika të jenë pjesë e filozofisë sonë sociale e humane, ishte themelimi i Departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me çka vendosëm një standard vlerësimi për një figurë të veçantë, siç ishte Nën Tereze. Pa këtë standard nuk mund të poretendojmë se po bëjmë mjaft për këtë figurë të madhe, sepse vetëm duke e ngritur në rrafsh institucional nderimin dhe përkushtimin ndaj saj, mund të themi se e kemi shlyer një pjesë të borxhit moral që kemi ndaj saj. Për rrjedhojë, ky nderim dhe përkushtim, me kalimin e kohës, nga viti në vit, , ka ardhur duke marrë pamje dhe fizionomi, qoftë në formë të një manifestimi të cilin tash e katër vite e mbajm, qoftë në formë të botimeve e publikemeve të ndryshme e të veçanta, përfshi edhe revistën e specializuar, me emër simbolik “Drita e Gonxhës”, një platfomë kjo që do të shërbejë si data-bazë e ideve dhe të dhënave të vlefshme të autorëve të ndryshëm mbi jetën dhe veprën e Nënës Tereze.
Jehona e një ngjarjeje asnjëherë nuk mund të marrë dhenë, nëse fuqia e asaj ngjarjeje kufizohet vetëm në suaza të ngushta të fushëveprimit. Duke e ditur këtë ligj të fizikës, ne u kujdesëm që të gjitha veprimtarive tona lidhur me Nënën Tereze t’u japim impakt më të gjerë rajonal e gjithpërfshirës, përfshi edhe qendrat tona shpirtërore-katolike të Kosovës e Shqipërisë si dhe një numër të madh pjesëmarrësish nga fusha e jetës publike, duke filluar nga personalitetet më të larta shtetërore, diplomatë të huaj, e deri te figura të rëndësishme të kulturës e dijes në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.
Paqe, dashuri, flijim për tjetrin – ky ishte trekëndshi brenda të cilit lëvizi e gjithë kauza etike e humane e Nënës Tereze. Ajo ishte e bindur se pa paqe, pa dashuri dhe pa flijim për tjetrin nuk mund të ketë harmoni tokësore dhe prehje hyjnore. Të jetosh me barrën që askush nuk ta ngarkon në shpinë, përpos ndërgjegja jote që të jesh në shërbim të të tjerëve, është akti më sublim i fijimit dhe sakrificës njerëzore që NënaTereze me vetëdije të plotë i shndërroi në aksioma të të menduarit dhe vepruarit.
Paqa ka çmim shumë të lartë, por për paqen, sipas Nënës Tereze, duhet luftuar me dashuri, e jo me armë. Fushëbetejat paqësore janë shumë më domethënëse se sa fushëbetejat ushtarake, sepse vetëm paqa është burim i begative tokësore, kurse luftërat dhe konfliktet e rrezikojnë ndjeshëm zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit. Mbi këto postulate etike e humane u mbështet edhe filozofia dhe teologjia e Nënës Tereze e cila autoritetin e saj e shfrytëzoi në rritjen e ndërgjegjes njerëzore, por edhe në takime me burrshtetas të ndryshëm, për parandalimin e konfliketeve, si predispozitë e krijimit të kushteve për një botë të qetë e të lumtur.
Ndonëse ishte një figurë e madhe me ndikim planetar, Nëna Tereze nuk pati ndonjë protokoll strikt në aktivitet e saj, sepse gjithçka që ajo bënte për të sëmurët, të varfërit dhe të vetmuarit, nuk duronte protokoll, nuk duronte burokraci. Kjo mënyrë e të vepruarit, ishte e kundërta e praktikave zyrtare, sepse dora e ngrohtë dhe buzëqeshja e saj ishin mekanizmat magjikë që ndikonin shumë më shumë në këndelljen shpirtërore të njerëzve, se sa çdo lloj ndihme tjetër që bëhej me pompozitet nga autoritetet zyrtare. Me këtë ajo dëshmoi se natyra njerëzore ka nevojë më tepër për anën shpirtërore sa sa materiale dhe njeriu pa komponentën shpirtërerore është një skelet që lëviz me komandën e atyre që kontrollojnë vullnetet njerëzore. “Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”, thoshte ajo. Prandaj, Nëna Tereze u angazhua që njeriu të mos i ngjajë një skeleti të zhveshur nga ndjesia njerëzore, sepse kur njeriut i mungon njerëzorja ai shndërrohet në vegël që në mënyrë mekanike bën veprime jo të duhura. Vetëm njerëzorja, sipas Nënës Tereze, individin e bën të madh dhe jo pushteti. Prandaj ajo kur takohej me burreshtetas, ata i trajtonte pa glamurozitetin dhe pompozitetin e nevojshëm për takime të tilla, ndërkaq edhe burrshetasit kur takoheshin me të, i nënshtroheshin disi famës që ajo kishte. Ish-kryeministrja e Indisë, Indira Gandi, pas takimit me të kishte thënë: “Të takosh Nënë Terezën do të thotë të përjetosh ndjenjën e inferioritetit dhe atë të pushtetit të madh të mirësisë dhe të fuqisë së dashurisë”. Kjo edhe për faktin se Nëne Tereza nuk e pranoi asnjëherë famën si nocion që do ta bënte atë të rëndlsishme , sepse ajo shpesh thoshte se gjithçka e bënte e bënte për hir të dashurisë së Zotit. “Jam një laps i vogël në duart e Zotit. Ai më përdor për të shkruar atë që dëshiron…”, shprehej ajo.
Jemi me fat, por edhe me përgjegjësi që jetojmë në epokën e Nënës Tereze, sepse nuk mjafton vetëm ta përmendim emrin e saj në raste të ndryshme që ndërlidhen me data të rëndësishme të jetës dhe veprës së saj, por edhe ta ngrejmë nivelin e kujdesit dhe përkushtimit ndaj saj, duke e bërë këtë nivel sa më të dinjitetshëm dhe sa më të kompletuar në pikëpmaje institucionmale, një përpjekje kjo që tash më është bërë pjesë e filozofisë sonë menaxhuese si ITSHKSH dhe si Deprtament për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze.
Shkup, 05. 09. 2024



