Kreu Blog Faqe 756

Muzeu historik kombëtar, Vinçenc Prenushi, Benjamin Franklini dhe gjysëm të vërtetat

Nga: Frank Shkreli

Nga hera në herë lexoj portale të ndryshme në internet që merren me historinë, siç ndodhë edhe me portalin e Muzeut Historik Kombëtar, nga i cili mësoj të dhëna që nuk i dijë nga historia kombëtare e shqiptarëve. Kësaj radhe ndodhi që lexova një shënim të Muzeut Historik Kombëtar me rastin e ditëlindjes së Vinçenc Prenushit (4 Shtator, 1885) Ipeshkvit martir shqiptar, të Lum, Imzot Vinçenc Prenushit — martir i Kishës Katolike dhe i Kombit Shqiptar, në kohën e regjimit komunist, i cili ka ndërruar jetë, më 19 mars 1949, nën tortura të regjimit diktatorial bolshevik komunist të Enver Hoxhës.  Në njoftimin e Muzeut Historik me rastin e lindjes së tij, jepen informacione dhe të dhëna se kur dhe ku lindi, përfshir, shkurtimisht, shkollimin, karrierën klerikale dhe kontributet e tija në fushën e publicistikës, poezisë dhe mbledhjes së folklorit. Dhe në fund të njoftimit shkruhet se, “Në vitin 1947 u arrestua dhe u dënua me 20-vjet punë të detyrueshme. Vdiq në burgun e Durrësit”, thuhet në njoftimin e Muzeut Historik Kombëtar, duke mbyllur postimin në kujtim të Vinçenc Prenushit.

Duke lexuar këtë njoftim të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, m’u kujtua një thënje e famshme e njërit prej baballarëve themelues të Shteteve të Bashkuara, Benjamin Franklinit se: “Gjysëm e vërteta është shpesh herë një gënjeshterë e madhe”– (“Half a truth is often a great lie.’ – Benjamin Franklin”).  Ose thënë shqiptarçe, një “rrenë me bisht”, ose “rrenë ditën për diell”.

E quaj këtë njoftim si një përpjekje për të mbuluar të vërtetën e krimeve të komunizmit, si një përpjekjet për të riabilituar historinë kriminale prej gjysëm shekulli të komunizmit.  Duke ushqyer kështu brezin e ri me kësisoj gjysëm të vërtetash historike nga ente zyrtare, si Muzeu Historik dhe Akademia e Shkencave, duke injoruar ose anashkaluar të vërtetat historike – me postime “gjysëm të vërteta”.  Në këtë rast, thuhet një gjysëm e vërtetë se Ipeshkvi Vinçenc Prenushi, u arrestua dhe u dënua me 20-vjet punë të detyrueshme dhe se vdiq në burgun e Durrësit.  Por nuk thuhet asgjë se pse u dënua, “Ëngjëlli i myslimanëve dhe i të krishterve”.  Nga kush u dënua, se si dhe nën çfarë rrethanash vdiq në burgun e Durrësit Vinçenc Prenushi — “I burgosur, i rrahur e i torturuar”. I “Lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem”, në burgun e Durrësit,- ka shkruar Profesor Arshi Pipa për mikun dhe bashkvuajtësin e tij Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve sot nëse mund të: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”, në burgun e Durrësit.

Përfshirja e këtyre të dhënave, dëshmi e Profesorit Arshi Pipa, por dhe të tjera si këto — të nderuar historianë të Muzeut Historik Kombëtar — do ia paraqisnin lexuesit dhe brezit të ri, të vërtetën e plotë mbi komunizmi – të pakën në rastin Imzot Vinçenc Prenushit.

Për ata që dëshirojnë të mësojnë diçka më tepër për burgosjen dhe torurat e mundimet e Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar – ndaj burrave të Kombit siç ishte Vinçenc Prenushi – mund të lexoni disa të dhëna nga Profesor Arshi Pipa, bashkvuajtës dhe dëshmitar i kalimit në amshim, në duar të të cilit, ndërroi jetë Vinçenc Prenushi në burgun e Durrësit në vitin 1949, një pasqyrim i shkurtër vijon si më poshtë, botuar marsin e kaluar – si një  informacion shtesë ndaj njoftimit të Muzeut Historik Kombëtar!

 ***

Nga Frank Shkreli – Imzot Vinçens Prenushi: Dëshmi drite në errësirën e dhunës komunisto-bolshevike shqiptare

Gazeta Telegraf –19 Mars, 2024

19 marsi shënon ditën që Kisha Katolike universale pёrkujton festёn liturgjike kishtare tё Ipeshkvit martir shqiptar të Lum, Imzot Vinçenc Prenushit, në përvjetorin e vdekjes së tij në burg si martir i Kishës Katolike dhe i Kombit Shqiptar, në kohën e regjimit komunist, më 19 mars 1949, nën tortura të regjimit diktatorial bolshevik komunist të Enver Hoxhës. Për lexuesit që mund të jenë të interesuar në anën shpirtërore të rëndësisë së kësaj dite, mund të lexojnë shkrimin,  me këtë rast, në portalin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe Festa e tё Lumit Imzot Vinçenc Prenushi, martir – Vatican News.

Por në këtë ditë të vdekjes unë dëshiroj që, shkurtimisht, të ndaj me lexuesit e sotëm disa kujtime të shkrimtarit dhe poetit, të ndjerit Profesor Arshi Pipa, i cili e ka cilësuar Imzot Vinçenc Prenushin si “Simboli i të së kaluemes së Shqipënisë me të cilin ne mburremi”! Kujtimet e tija për Prenushin janë të periudhës kur ai vet ishte i burgosur me Ipeshkvin martir të Kishës Katolike Shqiptare në mars të vitit 1949, kur prelati i lartë i Kishës Shqiptare vdiq në burgun e Durrësit, nën torturat më çnjerëzore, që mund të imagjinoheshin, atëherë dhe sot, i akuzuar si “armik i popullit.” Profesor Pipa rrëfen një bisedë që ka pasur me Prenushin gjatë, të cilës prelati i lartë kishtar i kishte folur për një takim të tij me Enver Hoxhën, i ftuar, qëllimisht, nga diktatori për t’i imponuar Imzot Prenushit pikëpamjet komuniste të tija ndaj fesë. Ndonëse Enveri nuk kishte mundur ta bindte, ka kujtuar në esenë e tij Prof Arshi Pipa, Vinçenc Prenushi, përfunduar në burg, ndërkohë që Enver Hoxha kishte mbajtur një fjalim të ashpër kundër ipeshkvit katolik.

Në esenë, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”, botuar në “Flije Atdheut”, Profesori Arshi Pipa ka kujtuar ditët në burgun e regjimit komunist në Durrës me mikun dhe bashkëvuajtësin e tij, me atdhetarin dhe njeriun e kulturës shqiptare dhe me martirin e Kishës Katolike, ndërsa ka rrëfyer se si me duart e tija ia kishte “mbyllur sytë, sytë e lodhur e të shterur”, kur dha shpirt nga torturat çnjerëzore, Imzot  Prenushi – klerikut të lartë katolik shqiptar, por njëkohësisht edhe të shkrimtarit, poetit, përkthyesit, publicistit dhe një studiuesi të rëndësishëm.

Gjatë viteve në burg pas ardhjes së komunizmit në pushtet, si kundërshtar i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Prof. Arshi Pipa kujtonte se ishte njoftuar dhe kishte lidhje dhe miqësi të ngushta me përfaqësues të lartë të klerit katolik shqiptar, bashkëvuajtës me ‘ta, në birucat e tmerrshme të burgjeve të Enver Hoxhës, aty ku të gjithë ata që kundërshtonin regjimin komunist vuajtën “mundimet e territ”, shkruante ai duke përfshirë ndër ta edhe Ipeshkvin Vinçenc Prenushin. Për Prenushin, Profesor Arshi Pipa shprehte admirimin e tij duke shkruar se, përveç se ai pasqyronte shumë vlera dhe virtyte, “Ishte i butë në shpirt, e i paqtë, thellë i devotçëm, i kushtuem kryekëput misionit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue me një urtësi të bindshme dashuninë e vet për Atdheun dhe shijen e tij për letërsinë.” Profesori i nderuar, Arshi Pipa e ka cilësuar Vinçenc Prenushin si një njeri, të cilin nuk e interesonte aspak politika, ndërsa ishte gjithmonë i buzëqeshur në të folur, zemërgjerë në gjykime, i qetë e i sigurt në qëndrimet e tija të patundura.
Albanologu Robert Elsie e rendit Vinçenc Prenushin, pas At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës, si njërin prej shkrimtarëve më të vjetër dhe më të respektuar të Shkodrës dhe të letërsisë shqiptare. I njohur dhe shumë i respektuar në kohën e tij, si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët, të cilët e quanin Imzot Prenushin “melek” që do të thotë “engjëll”, për respektin që ai gëzonte në mbarë shoqërinë shqiptare në kohën kur jetoi, ka kujtuar Imzot Prenushin, albanologu gjerman Robert Elsie.

Në esenë klasike, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”, Arshi Pipa vë në dukje jo vetëm vuajtjet dhe mundimet në duart e regjimit komunist, por ka vënë në dukje edhe vlerat kombëtare, njerëzore, kishtare dhe letrare të Vinçenc Prenushit, duke theksuar se, “Dinjiteti kishtar i Vinçenc Prenushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e patriotizmës shqiptare, i jep fëtyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqësuesve të Kombit.” Pipa ka shkruar se si udhëheqës i lartë i Kishës Katolike dhe si njëri prej përfaqësuesve të dalluar të letërsisë kombëtare, “Imzot Prenushi nuk do ta kishte të gjatë me komunizmin, i cili ashtë, në të njajtën kohë, jo vetëm kundër fesë, por edhe kombësisë.”

I burgosur, i rrahur e i torturuar, “Lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem” në burgun e Durrësit, shkruan Profesor Arshi Pipa për mikun dhe bashkvuajtësin e tij Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve sot nëse mund të: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”. Është ky përfytyrim, të cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjithë jetën e tij para vetes së tij. Ishte ky përfytyrim e të tjerë si ky, që e bënte atë të papajtueshëm me komunizmin, të cilin e luftoi me të gjitha energjitë e tija. Ai përfytyronte mikun e tij të rrahur e të munduar, të varur në një nevojtore të Degës së Sigurimit, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, të cilit i referohet: “Këtij simboli të së kaluemes së Shqipnisë me të cilën na mburremi, këtij njeriu, i cili rrëmbehet me dhunë nga shtëpia e përvunjtë e nji katundi, ku kalonte ditët e mbrame të jetës së vet, bashkë me Zotin dhe me librat, dhe ndryhet në burgje dhe torturohet”, megjithëse Imzot Prenushi vuante nga zemra dhe astma.

Profesor Arshi Pipa përfundon rrëfimin e tij prej poeti, për vuajtjet dhe mundimet dhe për kohën e kaluar me Imzot Vinçenc Prenushin në burgun e Enver Hoxhës në Durrës, duke përshkruar ditët e fundit me të, ndarjen nga kjo jetë të prelatit katolik shqiptar, 70-vjetë më parë: “Atë natë kishte zjarr në vatër. Kur ia mbylla sytë, sytë e lodhur e të shterur, që aq shumë kishin vuajtur për dritë, m’u duk se pashë në fytyrën e tij të hajthët, të shkrirë, të paqtë, mbas aq shumë mundimesh, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndofta mua më bajshin sytë e përlotur, ndofta nuk ishte veçse një reflex i flakërimeve të kuqrremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrat e faqeve dhe ndër gropzat e syve. Por, ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti që në grahmat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj kur dhimbja të prajë, të pushojë si ujt prej lymit që e pat trazuar. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por ashtë vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë se si njerzit vdesin për ideale”, -ka shkruar Profesor Arshi Pipa në dëshminë e tij për natën kur është ndarë nga kjo jetë Imzot Vinçenc Prenushi, atë natë të zezë të 19 marsit, 1949 – 75-vjetë më parë!

“Gjysëm e vërteta është shpesh herë një gënjeshterë e madhe –(“Half a truth is often a great lie.’ – Benjamin Franklin”).

Nga veprimtaria atdhedashëse e pakashticëve

Gani I. Mehmeti 

BAJRAM MEHMET  PAKASHTICA, AKTOR E FRIZER[1]                       

      Si bir i një njeriu të shkolluar, largpamës e kombëtar, Bajrami nuk kishte pasur pengesa në realizimin e synimeve të tija. Kështu, ai arriti të jetë edhe aktor e edhe njëri ndër frizerët e parë në Prishtinë.

Si frizer ai po punonte për te fituar kafshatën e bukës, po për hobi ai kishte aktrimin dhe luajti një mori rolesh bashkë me aktoret dhe aktorët e njohur të kohës në Teatrin Popullor të Kosovës, që pas Luftës së Dytë Botërore, me Muharrem, Xhevat e Leze Qenën, me Melihate Ajetin e të tjerë aktorë të viteve të 50-ta të shekullit  XX.

Bajram Pakashtica kishte lindur në vitin 1927 në Prishtinë dhe vdiq i ri, në moshën 48 vjeçare në Stamboll të Turqisë më 5.V.1975, ku kishte shkuar bashkë me të motrën, Behixhen në vitin 1961.

I shpërngulur në Turqi në vitin 1961 pa dëshirën e tijatë e hëngër malli dhe dashuria ndaj vendit të tij dhe vdiq në vitin 1975 në Stamboll me sy hapur për ta parë edhe një herë Kosovën dhe  ata me të cilët kishte aktruar në Prishtinë.

Ne shfrytëzuam rastin dhe falënderojmë shumë  bashkaktoren e kohës, kur ai kishte luajtur në Teatrin Popullor të Kosovës, aktoren e madhe, zonjën  Leze Qena, e cila na priti aq mirë, me të dëgjuar edhe vetëm emrin e aktorit e shokut të saj shumë të afërt, Bajram Pakashtica, që me të dëgjuar emrin e tij, dukej sikur e shihte, sikur po rrinte me të në teatër e ndeja tjera shoqërore dhe ishte tejet e emocionuar.

Bajram Pakashtica në të tri fotografitë

  • Kam pasur fatin që e kam njohur dhe që kam luajtur në TPK (Teatrin Popullor të Kosovës) me aktorin e talentuar, ndoshta më të talentuarin, Bajram Pakashticën. Më kujtohet fare mirë Bajrami. Më kujtohet roli i tij i shegërt Shabanit te « Kryet e Hudrës » të Kristë Berishës, ndërsa rolin e shegërt Lecit  në të njëjtën dramë e luante Xhevat Qena, që të dy aktorë të mëdhenj. Në dramën « Halit Gazshi » pati luajtur rolin e një pijaneci (të dehuri) aq bukur sa nuk kishte si të interpretohej  Rolet e të tillëve (pijanecëve) i luante aq mirë, sa  s’bëhej ndryshe. Është ky viti 1954. Bajrami luajti edhe role të tjera dhe të gjitha i luante mirë, sa s’bëhej ndryshe. Bajramit i imponohet shkuarja e tij  në Turqi. Shkaku kryesor  është martesa e motrë së tij, këngëtares e mësueses Behixhe Pakashtica dhe përndjekja e shqiptarëve në kohën e Rankoviqit, i cili nuk ndjehej i sigurt. Me shkuarjen e tij në Turqi, mua më mbeti të luajë rolin e Shaban shegertit edhe pse isha femër. Bajrami ka qenë aktor i talentuar dhe shok shumë i mirë. Ka qenë i kajshëm në shoqëri. Ai shpejt e lehtë shoqërohej  me të gjithë, ishte i çiltër dhe i padjallëzuar. Më ka ndihmuar me udhëzime përmes Xhevatit për provime pranuese pëer t’u pranuar në teatër. Mbasi dhashë provimin dhe u pranova në teatër, shkova në Prizren për të rregulluar disa dokumente, kur jam kthyer, më ka pritur bashkë me Xhevatin dhe që atëherë kemi qenë të pandarë, deri sa ka shkuar në Turqi.

Bajram Pakashtica me aktorin e njohur Xhevat Qena

Kam pasur rastin të takohem me të në Turqi. Ai vuante shumë për Prishtinën. Në pyetjen tonë, pse ai nuk vjen ndonjëherë në vizitë në Prishtinë, ai përgjigjet: Nuk muj me ardhë në Prishtinë e me ju pa juve në teatër tue luejt e unë të jem në sallë, sepse ashtu mund të vdes menjëherë ! Kemi qenë miq të shtëpisë. – shprehet Lezja  me admirimin më të madh për Bajramin. Pa përtuazr fare, po për Bajramin, me gjithë dëshirë do të flasë sa më shumë e sa më gjatë, që na e dikton edhe këngën e shkruar, të kompozuar dhe të kënduar nga Muharrem Qena, kushtuar Bajramit dhe shumë Bajramave të tjerë që e kishin lënë vendin dhe ishin shpërngulur në Turqi atë kohë dhe vende të tjera:[2]

SHUMË KANGË NË BOTË JANË THANË

Shumë kangë në botë janë thanë

Shumë kangë për dashni janë

Po unë këtë e këndoj për një shok

Qi kam pasë, i cili tash asht larg

Shumë larg, në Anadolli !

Me prind në vend të huej ka shkue

Dhe unë sa herë lagjen kaloj

Nuk mundem pa u pikllue.

Për shokët me letra ai gjithmonë

Pyetje mbas pyetje rreshton :

Oh, shokët si janë, oh çka ban filani ?

Oh, lagjen, si e akm !

Përveç aktor i talentuar, Bajram Pakashtica ka qenë edhe ndër frizerët e parë në Prishtinë, i cili e kishte bërë profesion.

Aktori, Bajram Pakashtica, i mesmi në këmbë, në rreshtin e parë.
Foto e dhuruar nga aktorja Leze Qena. Bajram Pakashtica, në të majtë, në rol me Xhevat Qenën tek «Shërbëtorët e dy zotnive», në vitet e 1950-ta. Foto e dhuruar nga aktorja Leze Qena.

[1] Marrë te Gani I. Mehmeti :  Monografia »Pakashtica », Podujevë, 2005, faqe 254 e 255.

[2] Biseduar bashkë me aktoren Leze Qena më 8. 4. 2005, në Prishtinë.

Shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-së

0

Sh.Ç/RTKlive

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie, Petrit Ajeti.

Në shenjë mirënjohjeje të përhershme ndaj SHBA-së, CIA-s dhe personalisht Burns, në objektin qendror të AKI-së u zbulua edhe pllaka simbolike.

Në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive, qëndron mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Joseph Burns të birit të tij, William Burns-it: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”

Pllakën e zbuluan dy drejtorët, Petrit Ajeti dhe William Burns.

“Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”. Ky ishte mesazhi që oficeri ushtarak amerikan, Joseph Burns, i kishte dhënë të birit të tij, William Burns, mesazh ky që tani qëndron i gdhendur në një pllakë simbolike në objektin qendror të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”, thuhet në njoftimin e AKI-së. Ceremonia e zbulimit të kësaj pllake u mbajt më 22 gusht 2024.

Në ditën e parë ai takoi presidenten, Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti ndërsa në ditën e dytë takoi kryeministrin, Albin Kurti.

Disa koncepte për shuarjen e shkollës dhe deshkollarizimin e shoqërisë

1

Shkruan: Gëzim Bullaku, Vushtrri

Hyrje

Në shoqërinë dhe literaturën bashkëkohore, shpesh përballemi me koncepte dhe nocione që përfaqësojnë pikëpamje diametralisht të kundërta për shkollën, arsimin dhe mësimdhënien. Përderisa disa prej tyre janë më të matura ka edhe aso që shkojnë deri atje sa të kërkojnë “Shuarjen e shkollës” ose “Vdekjen e shkollës” dhe “Deshkollarizimin e shoqërisë” në përgjithësi. Këto ide pasqyrojnë shqetësimet dhe kundërshtimet e ndryshme që lindin si përgjigje ndaj metodave, strukturave dhe qëllimeve të caktuara të arsimit, qoftë në kuadër të një sistemi të veçantë arsimor apo në kontekst më të gjerë. Ato paraqesin diversitetin e pikëpamjeve ndaj sistemit arsimor, duke theksuar nevojën për reflektim dhe për ndryshime në mënyrën se si arsimi dhe edukimi konceptohen, ofrohen dhe pranohen në shoqërinë bashkëkohore. Këto qasje sfiduese nuk janë thjesht një kundërshtim vetëm për hir të kundërshtimit por ato shpesh përfaqësojnë përpjekje për të rindërtuar arsimin dhe shkollën në përputhje me nevojat individuale dhe kolektive të njerëzve. Duke i shqyrtuar më tej këto koncepte, mund të arrijmë në një kuptim më të thellë të tensioneve që ekzistojnë në literaturën bashkëkohore përkatëse por edhe brenda sistemit arsimor duke pasqyruar potencialin për inovacion dhe ndryshim.

Antiarsimi

Antiarsimi është një pikëpamje që shpreh një skepticizëm të thellë ndaj rolit dhe efektivitetit të sistemit arsimor tradicional. Përkrahësit e kësaj qasje argumentojnë se shkolla shpesh shërben si një mekanizëm për të ruajtur status quo-në dhe për të kufizuar zhvillimin e mendimit kritik dhe të pavarur. Filozofi Friedrich Nietzsche, për shembull, kritikoi ashpër institucionet arsimore për rolin e tyre në ruajtjen e normave shoqërore dhe për pengimin e zhvillimit të individëve të lirë dhe krijues. Në veprën e tij të njohur “Kështu foli Zarathustra,” Nietzsche shprehet se: “Çdo arsim që nuk ka për qëllim rritjen e individëve të fortë dhe të pavarur është një krim kundër njerëzimit.” Nietzsche përshkruan qartë shqetësimet e tij për mënyrën se si arsimi mund të shërbejë si një instrument për të ruajtur strukturat ekzistuese dhe për të ndaluar zhvillimin e individëve të lirë dhe krijues. Përkrahësit e antiarsimit shpesh e konsiderojnë arsimin si një strukturë që nuk përmbush nevojat e individëve, duke e parë atë si një mekanizëm që mund të kufizojë zhvillimin e lirë dhe autonom të mendimit kritik. Megjithatë, është e rëndësishme të theksojmë se jo të gjithë përkrahësit e antiarsimit mohojnë plotësisht vlerën e arsimit. Disa prej tyre kërkojnë thjesht një reformim të thellë të sistemit arsimor, me qëllim të krijimit të një ambienti më të hapur dhe inkurajues për mësimdhënie dhe mësim nxënie. Në veprën e tij “The Anti-Education Era,” James Paul Gee shton zërin e tij në këtë kritikë, duke analizuar sesi strukturat arsimore aktuale nuk arrijnë të përgatitin individët për sfidat e botës moderne dhe mund të pengojnë zhvillimin kreativ dhe inovativ. Ky qëndrim është i përbashkët edhe me autorë si Bryan Caplan, i cili në veprën e tij “The Case Against Education” sfidon idenë se shkolla është e dobishme për shumicën e njerëzve dhe argumenton se arsimimi formal shpesh është një humbje e burimeve dhe kohës.  Nga ana tjetër, mbështetësit e arsimit tradicional përpiqen të argumentojnë se ky sistem ka një rol të rëndësishëm në sigurimin e barazisë në mundësi dhe zhvillimin e një shoqërie të organizuar.

Antishkollimi

Antishkollimi është një qasje që sfidon strukturat dhe metodat tradicionale të institucioneve shkollore, duke promovuar alternativat që theksojnë një qasje më të personalizuar dhe fleksibilite ndaj mësimit. Ithtarët e antishkollimit shpesh e shohin sistemin tradicional si të ngurtë dhe të kufizuar, duke kërkuar forma mësimore që të mundësojnë zhvillimin individual përtej kufijve të klasës dhe kurrikulave të standardizuara. Kështu, p.sh. John Taylor Gatto, një mësimdhënës dhe autor amerikan, në veprën e tij “Dumbing Us Down: The Hidden Curriculum of Compulsory Schooling,” kritikon shkollimin e detyruar duke argumentuar se ai mëson nxënësit të jenë të nënshtruar dhe të privuar nga zhvillimi i tyre i plotë intelektual dhe emocional. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se mbështetësit e shkollimit tradicional besojnë se struktura dhe metodat e përcaktuara janë thelbësore për sigurimin e një arsimi dhe edukimi të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë.

Deshkollimi

Deshkollimi, është një koncept që promovon largimin nga sistemi i arsimit formal, inkurajon individët të eksplorojnë njohuritë dhe aftësitë përmes eksperiencave praktike dhe burimeve alternative. Kjo qasje synon të çlirojë mësimin nga kufizimet e shkollës, duke krijuar mundësi për një arsim më autonom dhe inovativ. Për shembull, prindërit që ndjekin këtë rrugë shpesh zgjedhin shkollimin në shtëpi, duke përdorur teknologjinë dhe burime të hapura për të krijuar një program të përshtatur sipas interesave të fëmijëve të tyre. Megjithatë, kritikët e deshkollimit kanë shprehur shqetësimet e tyre se mungesa e strukturës formale mund të ndikojë negativisht në zhvillimin social dhe akademik të individit.

Mosshkollimi

Mosshkollimi është një gjendje por edhe një pikëpamje ku individi nuk merr pjesë në aktivitetet shkollore, qoftë për shkak të mungesës së interesit, mosmarrëveshjeve me metodat e mësimdhënies, ose për arsye të tjera personale. Ky fenomen mund të ketë ndikime të ndryshme, duke përfshirë rrezikun e mbetjes mbrapa në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të nevojshme për jetën. Sidoqoftë, disa përkrahës të kësaj qasjeje mund të argumentojnë se mosshkollimi mund të nxisë zhvillimin e një forme më të personalizuar të arsimit dhe edukimit, ku individi mund të ndjekë interesat dhe pasionet e tij në mënyrë të pavarur.

Antipedagogjia

Antipedagogjia paraqet një kritikë të thellë ndaj metodave tradicionale të mësimdhënies dhe pedagogjisë, duke sfiduar parimet e saj bazë dhe duke kërkuar një qasje më dinamike dhe të personalizuar ndaj mësimdhënies. Përkrahësit e antipedagogjisë besojnë se arsimi dhe pedagogjia tradicionale shpesh e kufizon kreativitetin dhe iniciativën e nxënësve, duke e përqendruar mësimdhënien rreth autoritetit të mësuesit dhe strukturave të paracaktuara. Ata përpiqen të promovojnë metoda që inkurajojnë pjesëmarrjen aktive të nxënësve dhe krijimin e një ambienti ku mësimi ndodh në mënyrë natyrale dhe spontane. Nga ana tjetër, mbështetësit e pedagogjisë tradicionale kanë theksuar se strukturat e përcaktuara mirë e drejtë dhe qasjet e provuara kanë një rol të rëndësishëm në ndihmën për të gjithë nxënësit që të arrijnë standardet e nevojshme për sukses.

Fundi i arsimit

Koncepti i “fundit të arsimit” trajton idenë se sistemi arsimor, siç e njohim sot, po humbet funksionet e tij tradicionale dhe se ka ardhur koha për një ndryshim të thellë. Kjo ide është përqafuar nga mendimtarë si Neil Postman, Everett Reimer, Zachary T. Slayback, Ivan Illich, etj. Kështu, p.sh. Neil Postman, në veprën me titull, The End of Education, argumenton se arsimi dhe edukimi formal ka humbur orientimin e tij dhe koha jonë ka nevojë për një ripërkufizim të qëllimeve dhe metodave për t’u përshtatur me kërkesat e kohëve moderne. Sipas Postman, sistemi arsimor duhet të evoluojë për të adresuar sfidat dhe ndryshimet e shpejta të shoqërisë. Reimer, në veprën me titull, School is Dead, deklaron se shkolla tradicionale është një formë arsimi dhe edukimi që nuk i përgjigjet më nevojave të shoqërisë moderne ndërsa Illich, në veprën e tij Deschooling Society, sugjeron një shoqëri ku mësimi ndodh në mënyrë të lirë dhe organike, jashtë kornizave të shkollimit të detyruar. Këto ide sugjerojnë se fundi i arsimit dhe edukimit, në kuptimin e tij tradicional, është i pashmangshëm dhe se është e nevojshme të mendojmë për forma të reja të mësimdhënies dhe të të nxënit që janë më të përshtatshme për kohët moderne.

Vdekja e shkollës

Koncepti i “Vdekjes së shkollës” është një kritikë e fuqishme ndaj sistemit arsimor tradicional, e cila u bë i njohur nga Everett Reimer në veprën e tij “School is Dead.” Reimer argumenton se shkolla, ashtu siç ekziston sot, është një institucion i tejkaluar dhe i padobishëm që nuk arrin të përmbushë nevojat e individëve dhe të shoqërisë moderne. Në një linjë të ngjashme, Zachary T. Slayback, në librin “The End of School: Reclaiming Education from the Classroom,” propozon një transformim të thellë të mënyrës se si mendojmë për edukimin, duke sugjeruar që mësimi duhet të zhvillohet jashtë klasës tradicionale dhe të jetë më i personalizuar dhe i orientuar drejt interesave individuale. Një tjetër zë i rëndësishëm në këtë drejtim është John Holt, i cili argumenton se fëmijët mësojnë më mirë kur janë të lirë të ndjekin interesat e tyre, jashtë strukturave të ngurta të shkollimit të detyruar. Në mënyrë të ngjashme, Ivan Illich, në veprën e tij “Deschooling Society,” sfidon funksionin e shkollave si mekanizma kontrolli dhe ruajtës të status quo-së, duke sugjeruar një qasje më të decentralizuar ndaj mësimit. Këto ide, ndonëse sfiduese dhe të diskutueshme, kanë nxitur debat të thellë mbi të ardhmen e arsimit dhe kanë shtruar pyetje të rëndësishme për rolin e shkollës në shoqërinë moderne.

Deshkollarizimi i shoqërisë

Deshkollarizimi i shoqërisë është një koncept që shkon përtej idesë së thjeshtë të deshkollimit individual dhe përqendrohet në ridizajnimin e shoqërisë si tërësi për të eliminuar varësinë nga institucionet formale arsimore. Ky koncept, i frymëzuar nga filozofi dhe teologu Ivan Illich në veprën e tij të njohur “Deschooling Society,” propozon një shoqëri ku mësimi ndodh në mënyrë natyrale dhe spontane, në përditshmëri, përmes bashkëveprimit të përhershëm me mjedisin dhe njerëzit përreth. Illich argumenton se sistemi arsimor formal shpesh shërben për të ruajtur pabarazitë shoqërore dhe për të mbajtur individët brenda kufijve të paracaktuar të mendimit dhe sjelljes. Deshkollarizimi i shoqërisë sfidon idenë se arsimimi efektiv mund të ndodhë vetëm brenda mureve të shkollës dhe sugjeron që strukturat shoqërore, përfshirë ekonominë, politikën dhe kulturën, duhet të integrojnë mësimin si një komponent organik dhe të pandarë. Përkrahësit e kësaj qasjeje besojnë se një shoqëri e deshkollarizuar do të nxiste zhvillimin e qytetarëve më të lirë, krijues dhe të ndërgjegjshëm, të cilët do të jenë më të përgatitur për të përballuar sfidat e botës moderne. Megjithatë, kritikët e deshkollarizimit të shoqërisë paralajmërojnë se largimi i plotë nga arsimi formal mund të krijojë pabarazi dhe të dobësojë koherencën sociale, duke e bërë më të vështirë sigurimin e një arsimi dhe edukimi cilësor dhe të barabartë për të gjithë anëtarët e shoqërisë.

Përfundim

Në përfundim, mund të themi se konceptet si antiarsimi, antishkollimi, deshkollimi, mosshkollimi, antipedagogjia, fundi i arsimit, vdekja e shkollës dhe deshkollarizimi i shoqërisë, përfaqësojnë një larmi perspektivash që sfidojnë dhe rishikojnë rolin dhe strukturën e arsimit tradicional. Këto ide reflektojnë shqetësimet në rritje rreth kufizimeve të sistemit arsimor dhe nevojën për forma më fleksibile, personalizuese dhe inovative të arsimit. Ndërsa secila prej këtyre qasjeve ofron një kritikë të rëndësishme ndaj mënyrës se si arsimi është konceptuar dhe zbatuar, ato gjithashtu sugjerojnë mundësi të reja për të ndërtuar një sistem arsimor që është më i ndjeshëm ndaj nevojave individuale dhe më i aftë për të përgatitur qytetarë të lirë dhe krijues. Megjithatë, sfidat dhe rreziqet e këtyre qasjeve, veçanërisht në aspektin e sigurimit të barazisë dhe kohezionit shoqëror, nuk duhet të injorohen. Diskutimi dhe eksplorimi i këtyre ideve është thelbësor për të kuptuar dhe për të zhvilluar një sistem arsimor që plotëson më mirë kërkesat e shoqërisë bashkëkohore dhe qëndron në hap me ndryshimet e shpejta të botës moderne.

Në kuadër të arsyetimeve të përfaqësuesve të lëvizjeve dhe koncepteve të përmendura hasen shumë vërejtje të qëndrueshme që i bëhen shkollës dhe mësimdhënies tradicionale, të cilat duhet të merren parasysh si dhe të evitohen. Por, teoria bashkëkohore e mësimit e kundërshton “Shuarjen e shkollës” – “Vdekjen e shkollës” dhe “Deshkollarizimin e shoqërisë”, duke kërkuar përpjekje të vazhdueshme për reformimin dhe bashkëkohësimin e shkollës dhe të mësimit sipas kërkesave dhe nevojave të shoqërisë në vendin përkatës. Për fat të keq, në vazhdën e këtyre përpjekjeve, po ndodhin hapa, teknika dhe strategji të nxituara, të cilat shpesh realizohen pa siguruar fuqizimin e faktorëve pjesëmarrës në ngritjen e cilësisë së shkollës dhe të mësimit, gjë që reflektohet edhe në rezultatet e dobëta të PISA-s në vendin tonë.

(Autori është mësimdhënës, pedagog dhe wikipedian)

Burimet

  • Braunmühl, Ekkehard von (2006) [1975]. Antipädagogik – Studien zur Abschaffung der Erziehung [Antipedagogy – Studies on the Abolition of Education] (in German) (Neuauflage 1. ed.). Leipzig: Beltz.
  • Caplan, Bryan (2018). The Case Against Education: Why the Education System Is a Waste of Time and Money. Princeton University Press.
  • Freire, Paulo (1968). Pedagogy of the Oppressed. Herder and Herder.
  • Gee, James Paul (2013). The Anti-Education Era: Creating Smarter Students through Digital Learning. Palgrave Macmillan.
  • Gatto, John Taylor (2009). Weapons of Mass Instruction: A Schoolteacher’s Journey through the Dark World of Compulsory Schooling. New Society Publishers.
  • Gatto, J. Taylor (2001). The underground history of American education: A schoolteacher’s intimate investigation into the problem of modern schooling. Stranger Journalism.
  • Griffith, Mary (1998). The Unschooling Handbook: How to Use the Whole World As Your Child’s Classroom. Three Rivers Press.
  • Holt, John Caldwell (1975). Escape from Childhood. Ballantine Books.
  • Holt, J. “GWS – About Growing Without Schooling”. John Holt GWS.
  • Illich, Ivan (1971). Deschooling Society. Calder & Boyars.
  • Lister, Ian (1974). The Challenge of Deschooling. In: Ian Lister: Deschooling. A Reader. Cambridge University Press, London.
  • Nietzsche, F. (2015). Anti-education: On the Future of Our Educational Institutions. New York Review of Books.
  • Petrovic, John E., & Rolstad, Kellie (November 2017). “Educating for Autonomy: Reading Rousseau and Freire Toward a Philosophy of Unschooling.” Policy Futures in Education, 15(7–8): 817–833.
  • Postman, Neil (1995). The End of Education: Redefining the Value of School. Knopf.
  • Postman, Neil & Weingartner, Charles (1969). Teaching as a Subversive Activity. Dell Publishing.
  • Reimer, Everett (1971). School Is Dead: Alternatives in Education. Doubleday.
  • Rancière, Jacques (1991). The Ignorant Schoolmaster: Five Lessons in Intellectual Emancipation. Stanford University Press
  • Sax, Leonard (2016). The Collapse of Parenting: How We Hurt Our Kids When We Treat Them Like Grown-Ups. Basic Books
  • Slayback, Zachary T. (2016). The End of School: Reclaiming Education from the Classroom. CreateSpace Independent Publishing Platform.
  • Van Gestel, Nanda; Hunt, Jan; Quinn, Daniel; Kream, Rue; et al. (2008). The Unschooling Unmanual. The Natural Child Project.

Koloneli Driton Goxhaj: Duhet të jemi të kujdeshëm në mbrojtjen e identitetit kombëtar & Sadri Ramabaja tërheq vërejtjen se duhet ta pengojmë nacionalizmin islamik

0

Dy xhihadistë të njohur shqipfolës, Lavdërim Muhaxheri dhe Ridvan Aqifi, që i dhanë jetëkotat për idealet e islamit botëror.

Përcillnie në këtë video debatin e zhvilluar…:

ALARM ndërkombëtar! Serbia nis ‘ushtrinë’ drejt Veriut, SHBA blindon Kosovën – YouTube

Nga Gjon Buzuku e deri tek Simon Filipaj – dy burra të mëdhenj të kombit shqiptar nga rrethi i Ulqinit pesë shekuj ndërmjet

Dom Simon Filipaj, përkthyes i Biblës në shqip–një kurorëzim përpjekjesh shekullore

Nga: Frank Shkreli

Gjon Buzuku ka qenë një prift katolik që ka jetuar në shekullin e XVI e që konsiderohet autori i veprës së parë në shqip — Mesharit.  Si i tillë, Buzuku zë vend themelor në historinë e letërsisë dhe gjuhës shqipe, si përkthyes dhe përpilues i librit të parë të botuar në shqipen e asaj kohe. Thuhet se Gjon Buzuku ka lindur në fshatin Larje të Krajës, një zonë kjo në rrethin e Ulqinit.

Dom Gjon Buzuku (c. 1499 – c. 1577)

Por kësaj radhe ky shkrim modest nuk është për Gjon Buzukun – përveç për arsye krahasuese — as për veprën e tij, që konsiderohet të jetë e para në gjuhën shqipe – Frank SHKRELI/ Dom Gjon Buzuku dhe libri i parë i Shqiptarëve | Gazeta Telegraf — por është për një bashkvendas të Buzukut, i cili ka jetuar e vepruar në shekullin e XX, bashkohas i shumë prej nesh, ende, të cilin kemi pasur fatin ta njohim.  Fjala është për Dom ose Monsinjor Simon Filipaj, i pari dhe i vetmi në të gjithë kohërat, që ka përkthyer, tërësisht, Biblën e Shenjtë në shqip, nga fillimi deri në fund. Dom Simon Filipaj – i cili ashtu si edhe prifti katolik i shekullit të XVI, Gjon Buzuku — ka lindur në fshatin Kllezën, në rrethin e Ulqinit, shumë afër vendlindjes së Gjon Buzukut, i cili sipas burimeve, ka lindur në fshatin Larje të Krajës në rrethin e Ulqinit. Frank SHKRELI/ Dom Simon Filipaj: “Shqiptarë, flisni shqip me Zotin!” | Gazeta Telegraf

Po e nënvizoj këtë fakt historik – që shpesh herë ndoshta anashkalohet edhe pa qëllim — me rastin e 25-vjetorit të shkuarjes në amshim të Dom Simon Filipaj. Për dy burra të Kombit që kanë mbi pesë shekuj ndërmjet jetës dhe veprimtarisë së tyre historike, me origjinë nga dy  fshatëra shumë afër njëri tjetrit, dy figura që dallohen për kontributin e tyre madhor, sidomos në fushën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në përgjithsi.

Në këtë përvjetor, fund javën që kaloi, Arkipeshkvia e lashtë e Tivarit, organizoi një akademi përkujtimore me rastin e 25 vjetorit të kalimit në amshim të Dom Simon Filipaj, një tubim që u mbajt në Ulqin dhe në Shën Gjergj ku ai ishte famullitar për një kohë të gjatë, ndërkohë që u përkujtua edhe në vendlindjen e tij në Këllezën — më 31 Gusht dhe më 1 Shtator 2024.

Në përvjetorin e 25-të të vdekjes së tijsë Gom Filipaj, Kisha Katolike shqiptare nën jurisdikcionin e Arkipeshkvisë së Tivarit, së bashku me autoritetet vendase dhe përfaqësues nga Kosova dhe Shqipëria, kujtuan jetën dhe dhe veprimtarinë e jashtzakonshme të Dom Simon Filipaj në shërbim, jo vetëm të Kishës dhe misionit të tij apostolik, por edhe për kontributin e tij madhor e historik në fushën e gjuhës dhe të kulturës së Kombit shqiptar ndër shekuj.

Monsinjor Simon Filipaj – një figurë fetare dhe kulturore, i njohur për veprimtarinë e tij të shumëanshme — me Arkipeshkvin e ndjerë të Tiranë-Durrësit, Imzot Rrok Mirdita dhe Dom David Gjugja i Radio Vatikanit, janë pritur në vizitë nga Papa Gjon Pali i II në Vatikan në Tetor të vitit 1994.  Me atë rast, Dom Simon Filipaj i ka dorëzuar Gjon Palit II veprën e madhe biblike e teologjike, për herë të parë botuar në terësi në gjuhën shqipe, një kryevepër e përmasave botërore – librin e shenjtë të katolikëve – Biblën përkthyer prej tij, në gjuhën shqipe.  Gjatë asaj vizite, Papa Gjon Pali i II iu drejtua Dom Simonit, duke vlerësuar veprën e madhe të priftit të thjesht nga rrethi i Ulqinit, me këto fjalë: “Me përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe e keni radhitur popullin tuaj shqiptar ndër popujt e mëdhenj, duke ripohuar edhe një herë traditën e lashtë të krishterë e fisnikërinë me të cilën është dalluar përherë populli shqiptar”.

Për ne që e kemi njohur, Dom Simon Filipaj, në rend të parë, ka qenë njeri i Zotit dhe i Kombit. Lëvrues dhe mbrojtës i vlerave shpirtërore, kulturore, kombëtare e shoqërore tё popullit shqiptar, siç thuhet edhe në një koment të Radio Vatikanit shqip. Ai qe njohës i thellë i shpirtit dhe i thesarit kulturor shqiptar e botëror, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Njeri i thjesht me virtyte të larta, i urtë e i mençur, i përzemërt e bujar, i drejtë dhe i vendosur, largpamës e i thellë, i dashuruar në Zotin e në popullin e vet, i butë e i afërt me çdo kënd që takonte, thuhet mëtej. Bari i mirë, vëlla i sinqertë, meshtar i zellshëm, intelektual i shquar, biblist i madh, me një pasion e dashuri të paskajshme për të vërtetën, të bukurën, për lirinë e dashurinë. Jetën e tij e kaloi duke punuar në shërbim të Zotit, kishës e popullit dhe vendit të tij shqiptar. Radio Vatikani, vlerësoi personin, jetën dhe veprimtarinë e Dom Simon Filipaj, në 25-vjetorin e largimit të tij nga kjo botë dhe shkuarjes së tij në amshimin e përhershëm.

Bibla në shqip, një trashëgimi e madhe gjuhësore e kulturore për Kombin shqiptar ndër shekuj!  Me përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe” – iu drejtua me 24 tetorit të vitit 1994 Papa Gjon Pali II Dom Simon Filipajt – “e keni radhitur popullin tuaj shqiptar ndër popujt e mëdhenj, duke ripohuar edhe një herë traditën e lashtë të krishterë e fisnikërinë me të cilën është dalluar përherë populli shqiptar”.

Ndërsa në një ceremoni zyrtare në Tiranë, shtatorin e vitit 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Alfred Moisiu i akordoi Dom Simon Filipaj (pas vdekjes) medaljen e artë, “Naim Frashëri”, për përkthimin e parë të Biblës në gjuhën shqipe, me motivacionin: “Për kontribut të vyer në pasurimin e kulturës shqiptare në lëvrimin e gjuhës shqipe dhe për mbledhjen e folklorit shqiptar në Mal të Zi.”

Kështuqë, sipas ekspertëve të historisë kishtare dhe kombëtare, kontributi dhe rëndësia historike e veprës së Dom Simon Filipaj për shqiptarët mund të krahasohet, pa dyshim, me figurat e dalluara historike kombëtare të kulturës shqiptare si Pal Engjelli, dom Gjon Buzuku, Lekë Matrenga, imzot Pjeter Budi, imzot Frang Bardhi, imzot Pjeter Bogdani, imzot Grigori i Durresit, imzot Gjon Kazazi, Konstantin Kristoforidhi, imzot Fan Noli, atё Shtjefen Gjecovi, atё Gjergj Fishta e shume te tjerë. Si përfundim, Dom Simon Filipaj “arrijti të realizojë një ëndërr 2000-vjecare të Kombit tonë”, siç vlerëson Radio Vatikani shqip, duke e cilësuar figurën e Dom Simon Filipaj, si rilindasi i fundit shqiptar me përkthimin e Biblës dhe librave të tjerë liturgjike. Duke u radhitë kështu, si i merituar në analet e kulturës shqiptare, asaj të kaluar dhe bashkohore, me shumë figura të tjera të përmendura më lartë, përfshir bashkvendasin e tij, Dom Gjon Buzukun – dy burra të mëdhej të Kombit me të cilët krenohen trojet shqiptare të krahinës së Ulqinit. 

Në vitin 2014, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së Simon Filipajt, është përuruar shtatorja e tij në fshatin Shën Gjergj në oborrin e kishës me të njpjtin emër – ngritur me ndihma, kryesisht, nga komuniteti shqiptaro-amerikan me origjinë nga trojet shqiuoptare të atyre anëve.

Dom Simon Filipaj ia kushtoi tërë jetën e tij, si meshtar e si intelektual i përmasave kombëtare — misionit fetar e kombëtar duke shërbyer nëpër famullitë e Kryedioqezës së lashtë të Tivarit, e sidomos në kishën e Shën Gjergjit dhe asaj të vendlindjes së tij, Klleznës.  Kisha e Shën Gjergjit në breg të lumit Buna aty ku ka shërbyer Dom Simoni dhe ku ka përkthyer Biblën gjatë shumë vite punë.

Kjo kishë është shumë dashur për autorin e këtyre rreshtave modest në përkujtim të Dom Simon Filipaj – nga e cila ruaj kujtime të shtrenjta, pasi kjo është kisha ku unë kam marrë ritet e para fetare – pagëzimin dhe krezmimin!

Përveç përkthimit të Biblës voluminoze në terësi, Dom Simon Filipaj është autor edhe i vepave të tjera në gjuhën shqipe – të shkruara e të përkthyera — libra liturgjikë, leksionarë biblike, e të tjera, duke i dhenë kështu letërsisë shqipe edhe një natyrë biblike dhe teologjike.

Foto nga Arkipeshkvia e lashtë e Tivarit – nga e djathta, Dom Simon Filipaj, i pari që përktheu në gjuhën shqipe, Biblën e plotë. At Zef Jankaj, françeskan, i pari që celebroi meshën shëjte në gjuhën shqipe pas Koncilit të II të Vatikanit dhe Dom Rrok Mirdita, Kryeipeshkvi i ardhëshëm i Tiranë-Durrësit pas shembjes së komunizmit.

Turqia arreston një shtetas të Kosovës nën akuzën për bashkëpunim me Mossadin

0
Turqia tha se ka arrestuar një shtetas të Kosovës nën akuzat për menaxhimin e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të zbulimit Mossad.

“Liridon Rexhepi u arrestua në Stamboll më 30 gusht, i dyshuar për transferimin e fondeve për personelin e Mossadit që vepron në Turqi”, tha Agjencia Turke e Zbulimit MIT.

Turqia, e cila e ka dënuar Izraelin për luftën e tij kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, ka arrestuar këtë vit më shumë se 20 persona të dyshuar për lidhje me Mossadin.

Agjencia Kombëtare Turke e Zbulimit tha se Liridon Rexhepi ishte nën vëzhgim që nga hyrja e tij në Turqi më 25 gusht ndërsa dyshohet se ka lehtësuar transfertat financiare nga vendet e Evropës Lindore, kryesisht Kosova, te agjentët e Mossadit në Turqi.

Në deklaratë thuhet se fondet e transferuara nga Rexhepi janë përdorur për mbledhjen e informacioneve në Siri dhe operacionet psikologjike kundër palestinezëve.

“Rexhepi përdori shërbimet e transferimit të parave për të transferuar fonde në Turqi. Fondet më pas u shpërndanë tek operativët në terren, të cilët, nga ana tjetër, dërguan një pjesë të parave në Siri, shpesh duke përdorur kriptovalutat për këto transaksione”, thanë burimet.

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu, pohoi së ka marrë disa pyetje nga autoritetet turke, por nuk dha më shumë hollësi, për shkak të sic tha “ndjeshmërisë së rastit”.

Izraeli nuk e ka komentuar njoftimin e autoriteteve turke.

*Pjesë të këtij materiali u morën nga agjencitë e lajmeve Reuters

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Presidentja i uroi mirëseardhje dhe sukses ambasadorit Orav përgjatë mandatit të tij, gjersa ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përsëritur rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspiruese bazuar në merita dhe në përqafimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së.

Rruga e xhihadit dhe misioni rus (1)

1

Shkruan: Nafi  Çegrani

Refleksione : ( 1)

Fronti islam për Iranin me të gjitha elementet e konspiracionit dhe misionit rus me qendër  në Moskë dhe Beograd, kurdisin plane të fshehta dhe tinëzare që lidhen me zhvillimet ekstremiste të ,,Rrugës së xhihadit,, . Por njëkohësisht disa janë të mendimit se zgjidhje konkrete për  Federalizimin dhe ndarjen e Maqedonisë mund të bëjë vetëm Turqia dhe Erdogani !

Megjithatë Boshti Moskë- Iran, me të gjitha elementet e ekstremizmit dhe terrorizmit islamik i ngjeshur me thelbësoren e misionit dhe konspiracionit rus, i perfeksionuar nga Republika Islamike gjatë katër dekadave të fundit, është dhe ka një rrjet bashkëpunëtorësh të fshehtë Shërbimesh, grupesh militante të mbështetura nga Teherani, aktorëve të tjerë shtetërorë që luajnë rol të rëndësishëm në strategjinë për të sfiduar Perëndimin…

Në rastin e konfliktit të fundit, ku është përfshirë Hamasi i Gazës që mbështetet nga Irani, sa më e fortë përgjigja e Izraelit dhe sa më e madhe të jetë goditja nga Izraeli ndaj armiqve shiitë dhe sunitë në rajon, aq më mirë për Iranin, thanë ekspertët.

Kjo strategji daton edhe para Revolucionit Islamik të vitit 1979, thanë ekspertët, por u riemërua si boshti i rezistencës nga Forcat Kuds, krahu elitar që vepron jashtë shtetit i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

“Termi i ri ‘boshti i rezistencës’ përshkruan një fenomen të vjetër: çdo individ apo grup që ka vullnet të luftojë luftërat e Iranit në këmbim të financimit, armëve, trajnimeve ushtarake dhe mbështetjes së inteligjencës”, tha për Radion Evropa e Lirë Ali Alfoneh, hulumtues i lartë në Institutin arab për Shtetet e Gjirit, me seli në Uashington.

Por, përderisa Irani haptazi e pozicionon veten si zëri kryesor i rrjetit teksa bën thirrje për rezistencë globale kundër Izraelit dhe Perëndimit, “Forcat Kuds shmangin mikro-menaxhimin dhe u ofrojnë bashkëpunëtorëve hapësirë për të manovruar”, tha Alfoneh.

Kjo autonomi relative, që në disa periudha u ka mundësuar bashkëpunëtorëve dhe partnerëve që të punojnë kundër interesave rajonale të Teheranit, e bën të vështirë fajësimin e drejtpërdrejtë të Iranit.

Por, pavarësisht mbështetjes së kamotshme të Iranit për Hamasin  që  historikisht është më i afërt me shtetet arabe sunite dhe financimi kryesor e merr nga Katari, gjegjësisht  Izraeli dhe Perëndimi nuk kanë qenë në gjendje që ta lidhin Iranin në mënyrë të drejtpërdrejtë me sulmin.

“Kur vlerësojmë lidhjen mes Iranit dhe Hamasit, ne nuk mund të harrojmë se dëshira që Irani të maskojë dorën e tij ka të bëjë me strategjinë e suksesshme të Republikës Islamike”, tha Taleblu. “Fakti që disa njerëz e kanë të vështirë të gjejnë urdhrin apo një mesazh të qartë për dritë jeshile, tregon për suksesin e strategjisë sa i përket bashkëpunëtorëve të Iranit”, thotë ai.

Boshti i rezistencës është pjesë e përpjekjeve të Iranit për të eksportuar Shkollën Xhafari të Islamit shiit, që është feja zyrtare në Iran pas vitit 1979 dhe është “një lloj vizioni për atë se si do të dukej Lindja e Mesme”-, thotë Taleblu.

Më 2020, Shtetet e Bashkuara vranë komandantin e Forcave Kuds, Qassem Soleimani, i cili shihej si arkitekti i boshtit të rezistencës dhe kishte ndikim të madh mbi anëtarët e tij. Vrasja e tij injektoi një element kaosi brenda vetë rrjetit.

Por, përderisa vrasja e Soleimanit paraqiti sfidë, nuk ishte e mjaftueshme që të përçante Forcat Kuds, apo të thyente boshtin.

“Forcat Kuds janë një organizatë ushtarake shumë e institucionalizuar dhe vrasja e gjeneralmajor Soleimanit nuk pati asnjë ndikim në performancën e organizatës”, thotë Alfoneh.

Boshti i rezistencës ka vazhduar operacionet e tij përmes Hamasit dhe Xhihadit palestinez Islamik në Gazë, ndaj armikut të përbetuar, Izraelit, dhe po ashtu përmes operacioneve të Hezbollahut libanez dhe milicive shiite të mbështetura nga Irani në Irak, që njihen si Forca e Mobilizimit Popullor. Në Siri, Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka dislokuar trupa për të ndihmuar forcat qeveritare që mbështesin presidentin Bashar al-Assad në luftën civile siriane. Në Jemen, Irani ka mbrojtur rebelët huthi, të cilët kanë luftuar kundër aleancës ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite, që është rivalja rajonale e Iranit.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka biseduar sot me liderët e grupeve militante palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik dhe kanë  diskutuar për zhvillimet në Palestinë në biseda të veçanta telefonike me Ziad al-Nahalah, sekretar i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik dhe Ismail Hania, kreu i byrosë politike të Hamasit, i cili ka edhe mendime konspirative ndaj Rrugës së xhihadit drejt Iranit.

Osama bin Laden

Por, çfarë është xhihadi?

Xhihadi është një fjalë me prejardhje arabe që domethënë mundim, përpjekje, sprovë në dalëzotje të islamit. Mund të marrë hijëzime të ndryshme për nga kuptimi, si përshembull “përpjekje kundrejt prirjeve të liga të dikujt”, “përpjekje në përmirësimin moral të shoqërisë”, por rëndom asociohet edhe me kuptimin e luftës. Në Sheriat termi lidhet me luftën kundër jobesimtarëve, ndërsa studjues bashkëkohorë e bashkëshoqërojnë termin me luftëbërjen mbrojtëse.

Vetë fjala paraqitet në Kuran me vështrime si ushtarake si joushtarake, shpeshherë në shprehinë “sprovë në rrugën e Zotit (ar. al-jihad fi sabil Allah)”. Kadinjtë dhe ulematë e periudhës klasike e shoqëronin termin më së shumti me vështrimin e tij ushtarak, shpeshherë e formuluar si “luftë për Zotin dhe e shpërblyer prej Tij”.  Përpunuan gjithashtu një normativë, ku xhihadi nuk dëmton mospjesëmarrësit në luftë. Në kohët e sotshme kuptimi juridik i është vënitur dhe ka marrë një vështrim tjetër në diskursin ideologjik e politik. Kohët e fundit ka marrë vëmendje të madhe për shkak të përdorimit të fjalës nga organizatat terroriste.

Ndonjëherë xhihadi cilësohet si shtylla e gjashtë e Islamit, megjithëse ky përkufizim nuk qëndron. Për Islamin Shi’i Imamit xhihadi është ndër dhjetë praktikat e fesë. Një njeri i përfshirë në xhihad që quhen muxhahedin.

Termi xhihad është gjithashtu edhe emër arab për meshkuj, dhënia e të cilit është e lejuar nga ana ligjore.

Për imamitët xhihadi është një ndër dhjetë parimet themelore. Sipas konceptimit të tyre xhihadit, nuk do të ketë xhihad për zgjerimin e territorit të zotërimit islamik deri sa të shfaqet i ashtuquajturi imami i fshehur, Muhammad ibn Hasan al-Mahdi, pasi vetëm ky ka drejtën për ta zbatuar atë. Megjithatë mbrojtja e territorit të vet është e detyrueshme edhe në kuptimin imamit, gjë që veç nuk shihet si xhihad.

Disa teologë shiitë të kohës klasike bëjnë dallim ndërmjet të ashtuquajturit xhihadit të madh, në kuptimin e luftës shpirtërore (spirituale) kundra lakmive të brendshme, dhe xhihadit të vogël, në kuptimin e ballafaqimit ushtarak kundra një armiku nga jashtë.

Përligja e terrorit me anë të konceptit të xhihadit

Gjatë shumë atentateve terroriste të kohëve të fundit, shumë atentatorë i kanë përligjur veprat e tyre duke vënë në dukje konceptin e xhihadit. Disa organizata islamiste e kanë fjalën xhihad.  Këto grupe mobilizojnë shumë ndjekës nëpërmjet aktiviteteve sociale në shkallë të gjerë. Ato e përligjin interpretimin e tyre luftarak të termit xhihad edhe duke u bazuar në vetë fenë islame.

Kurse nëse i qasemi fenimenit të komplikuar të Islami dhe terrorizmi  që janë dy koncepte tërësisht të kundërta me baza dhe ideologji krejtësisht të ndryshme. Islami është feja e paqes dhe si e tillë që është denon terrorizmin.

Grupet terroriste islamistë shpesh i cilësojnë veprimet e tyre si xhihad. Kërcënimet, përfshirë kërcënimet me vdekje, shpesh dalin në formën e fatvas, (dënimet ligjore islamike). Si myslimanët ashtu edhe jo-myslimanët kanë qenë shënjestër e sulmeve vdekjeprurëse terroriste, si p.sh. sulmet terroriste në Bali. Kërcënimet kundër myslimanëve shpesh dalin në formën e takfirit. Ky është një kërcënim me vdekje që ka të bëjë me ndëshkimin për femohimin në islam, i cili është vdekja, sipas shpjegimeve trashëgimore të ligjit të sharias.

Islami dhe terrorizmi janë dy koncepte tërësisht të kundërta me baza dhe ideologji krejtësisht të ndryshme. Marshues në Londër mbajnë pllakate me shprehje ekstremiste islamiste

TERRORI   si kategori, në kuptimin e tij më të gjerë, është dhunë me qëllime politike e ushtruar kundër objektivave joushtarake. E thënë ndryshe, shenjestra e terrorit janë në tërësi civilët e pafajshëm, i vetmi krim i të cilëve është që ata në sytë e terroristëve, përfaqësojnë “krahun tjetër”.

Për këtë arsye, terror do të thotë që njerëzit e pafajshëm t’i nënshtrohen dhunës dhe kjo përbën një akt të zhveshur nga çdo justifikim moral. Kjo, njëlloj si në rastet e vrasjeve të kryera nga Stalini apo Hitleri, përbën një krim kundër njerëzimit.

Një shoqëri, në të cilën respektohen vlerat morale islame, është një shoqëri që e karakterizon paqja, falja, dashuria, dhembshuria, mbështetja reciproke dhe gëzimi.

Kurani është një Libër i shpallur për njerëzit si një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë sjellje e moral të mirë. Ky moral është i mbështetur në koncepte si dashuria, dhembshuria, toleranca dhe mëshira. Fjala “Islam”, rrjedh nga një fjalë arabe me rrënjë të njëjtë me fjalën “paqe”. Islami është një fe që i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, nëpërmjet së cilës të pasqyrohet në tokë, mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit. Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit në moralin islam, nëpërmjet të cilit mëshira, bamirësia, paqja dhe toleranca mund të bëhen pjesë e jetës në të gjithë botën. Në suren “Bekare”, vargu 208, Zoti u drejtohet besimtarëve si vijon:

“O ju që besuat, hyni tërësisht në Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Ai është, pa dyshim, armiku juaj i hapur.”

Sikurse qartësohet në këtë varg, siguria mund të vendoset vetëm përmes “hyrjes në Islam”, d.m.th. përmes të jetuarit me vlerat e Kuranit. Vlerat e Kuranit i bëjnë myslimanët të përgjegjshëm për t’i trajtuar të gjithë njerëzit, myslimanë apo jo, me mirësjellje e drejtësi, për të mbrojtur nevojtarët dhe të pafajshmit dhe “për të parandaluar përhapjen e mizorisë”. Mizoria përfshin të gjitha format e anarkisë dhe terrorit që godasin sigurinë, qetësinë dhe paqen, sikurse thuhet në vargun kuranor, “Zoti nuk e do çrregullimin”.

Profeti i Allahut ka thenë:Atë që e vret veten e tij me çkado qoftë Allahu do ta dënojë me zjarrin e Xhehnemit.

Disa kanë koncepte të gabuara se duke e vrarë dikush veten për qëllime Islamike, gjoja ai po bëka një vepër që meriton Parajsën. Një herë kur një njeri e vrau veten , Profeti tha: Ai është banor i Ferrit’. Kur njerëzit u befasuan nga kjo Profeti tha: ‘Dikush bën vepra që cilat në sytë e njerëzve të tjerë duken sikur vepra që e meritojnë Parajsën, por në të vërtetë ai është banor i Ferrit’.

Marrja e jetës vetvetes të cilën Allahu e ka dhënë në besë është mëkat i madh. Poashtu marrja e jetës së të tjerëve (gjë që është aq e shpeshtë në rastin e sulmeve vetëvrasëse) është poashtu e ndaluar për arsye se jeta njerëzore është me të vërtetë shumë e vlefshme.

Vrasja e një njeriu pa të drejtë është një nga shembujt më të dukshëm të mizorisë. Zoti përsërit në Kuran një urdhëresë që Ai më parë ua kishte shpallur Hebrejve në “Dhjatën e Vjetër”:

“…nëse dikush vret një njeri, që nuk ka vrarë askënd apo nuk ka bërë ndonjë çrregullim në tokë, është njëlloj sikur ka vrarë mbarë njerëzimin. Nëse dikush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t’i ketë dhuruar jetë mbarë njerëzimit…”

Sikurse thotë vargu, dikush që vret një njeri të vetëm, ndërkohë që ky i fundit nuk ka vrarë e dëmtuar askënd, kryen një krim që është i njëllojtë me vrasjen e të gjithë njerëzimit.

Në këto kushte, është mëse e dukshme se ç’mëkate të mëdha janë vrasjet dhe masakrat e njerëzve të pafajshëm. Zoti na bën të ditur në vargun e mëposhtëm kuranor se si do të dënohet kjo fytyrë mizore e terrorizmit në jetën e ardhshme:

“… ata që sillen mizorisht me njerëzit dhe i tejkalojnë kufijtë pa të drejtë. Njerëz të tillë do të vuajnë një dënim të dhimbshëm.”

E gjithë kjo tregon se organizimi i akteve të terrorit kundër njerëzve të pafajshëm është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe asnjë mysliman nuk duhet të kryejë kurrë krime të tilla. Përkundrazi, myslimanët kanë përgjegjësi për pengimin e këtyre njerëzve, duke ndalur “mizorinë në tokë” dhe duke sjellë paqe e siguri për të gjithë njerëzit e botës. Islami jo vetëm që nuk mund të pajtohet kurrësesi me terrorin, por ai duhet të shihet si zgjidhja dhe rruga për parandalimin e terrorit.

Ata që mendojnë se do të kenë sukses, duke shkaktuar shtypje, duke përhapur ligësi e përmbysje të mëdha dhe duke vrarë njerëz, bëjnë një gabim shumë të rëndë. Zoti i ka ndaluar të gjitha aktet e ligësisë, përfshirë terrorizmin dhe dhunën, i ka dënuar ata që përfshihen në veprime të tilla dhe është shprehur në një nga vargjet e Kuranit kështu: “Zoti nuk i drejton veprat e atyre që shkaktojnë çrregullim.”

Megjithatë, në kohën e sotme aktet e terrorizmit, gjenocidit dhe masakrave ndodhin kudo në botë. Njerëz të pafajshëm vriten barbarisht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve të ndryshme shoqërore për arsye tërësisht artificiale, zhyten në gjakderdhje. Këto tmerre në vendet me histori, kultura e struktura shoqërore të ndryshme, mund të kenë shkaqe dhe burime nga më të çuditshmet. Sidoqoftë, është e dukshme se shkaku themelor është largimi nga morali i mbështetur në dashuri, respekt e tolerancë, për të cilin ka urdhëruar Zoti në Kuran. Si pasojë e mungesës së fesë, lindin grupime shoqërore që nuk njohin frikë ndaj Zotit dhe që besojnë se nuk do të japin ndonjëherë llogari për veprat e veta. Përderisa besojnë se nuk kanë kujt t’i japin llogari për asgjë, ata e kanë të lehtë të priren për të vepruar pa mëshirë, moral dhe ndërgjegje.

Ekzistenca e hipokritëve që shfaqen në shoqëri në emër të Zotit dhe të fesë, por që në të vërtetë, organizohen për të kryer ligësi, dënohet nga Zoti siç tregohet në Kuran. Një varg kuranor flet për një grup prej nëntë vetësh që planifikuan të vrasin një nga profetët, duke u betuar në emër të Zotit:

Në qytet gjendej një bandë prej nëntë burrash që shkaktonin çrregullim në vend dhe nuk vendosnin drejtësi. Ata thanë: “Le të betohemi së bashku për Zotin se do të vërsulemi ndaj tij dhe familjes së tij natën dhe do t’u themi më pas, mbrojtësve të tij se ne nuk ishim fare dëshmitarë në zhdukjen e familjes së tij e për këtë po themi të vërtetën.”Ata përgatitën një plan dhe Ne përgatitëm, gjithashtu një plan, për të cilin ata nuk kishin dijeni.

Ky ajet kuranor flet për disa njerëz jobesimtarë, të cilët betohen në emër të Zotit për të përforcuar veprat e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se Zoti i miraton veprat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe disa myslimanë mund të pretendojnë se gjithçka që ata bëjnë është në përputhje me fenë, mirëpo ka mundësi që ajo ç’ka bëjnë të jetë tërësisht në kundërshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesë. E vërteta e çështjes duhet parë në veprat e tyre. Nëse këto vepra synojnë të “shkaktojnë çrregullim dhe të mos vendosin drejtësinë”, sikurse shpallet në vargun e Kuranit, atëherë duhet të jemi të sigurtë se njerëz të tillë nuk mund të jenë kurrë besimtarë të vërtetë dhe qëllimi i tyre nuk është shërbimi i fesë.

Për dikë që i druhet Zotit dhe që ka kuptuar moralin e Islamit, është e pamundur të mbështesë dhunën apo ligësinë, apo të marrë pjesë në veprime që lidhen me to. Për këtë arsye, Islami është zgjidhja e vërtetë për problemin e terrorizmit. Kur bëhet i qartë morali sublim i Kuranit, është e pamundur për njerëzit që ta lidhin Islamin e vërtetë me ata që mbështesin apo bashkohen me grupet që synojnë padrejtësisht luftë dhe kaos. Zoti në Kuran është shprehur qartë për ndalimin e ligësisë:

“Kur kthen krahët, nxiton të shkaktojë çrregullim mbi dhé, të rrënojë të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Por Allahu nuk e do çrregullimin. Kur këshillohet që t’i frikësohet Zotit, atë e pushton një kryelartësi e mëkatshme…”

“Zoti sjell një tjetër shembull: nëse ndër dy njerëz, njëri prej të cilëve është memec, i paaftë të bëjë asgjë dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, sepse ngado që të drejtojë, ai nuk sjell asnjë dobi. A është ai i barabartë me dikë tjetër që këshillon për drejtësi dhe ndjek udhën e drejtë?”

Është e qartë se ata që ndjekin “udhën e drejtë”, janë ata që i qëndrojnë me përkushtim fesë së tyre, që i druhen Zotit, që tregojnë respekt të madh për vlerat shpirtërore dhe që janë të mbushur me zell e dëshirë për t’u shërbyer njerëzve. Në përgjithësi, njerëz të tillë janë ata që i shërbejnë njerëzimit dhe sjellin përfitime të mëdha për shoqërinë. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme për njerëzit që të mësojnë rreth fesë së vërtetë dhe të jetojnë sipas moralit të kërkuar nga shpallja e fundit hyjnore, Kurani.

Ata, të cilët nëse ne u japim pushtet në tokë, vijojnë faljet e rregullta ditore, japin zekatin, këshillojnë për të mirë e ndalojnë të keqen. Përfundimi i të gjitha çështjeve është te Zoti.

Siç mund të shihet nga vargjet e mësipërme, është jashtë çdo mundësie që dikush që i beson me të vërtetë Zotit, të mund të bëjë një sy qorr qoftë edhe përballë një veprimi që mund t’i shkaktojë dëmin më të vogël njerëzimit. Kurse dikush që nuk beson në Zotin dhe në jetën e pasosur, mund të kryejë lehtësisht çdo lloj të keqeje, përderisa mendon se nuk do t’i duhet t’i japë llogari askujt për veprat e veta.

Ata që kërcënojnë jetën e civilëve dhe veçanërisht të fëmijëve, duhet të pyesin vetveten: Çfarë krimi kryen këta fëmijë? A është kryerja e akteve mizore ndaj njerëzve të pafajshëm diçka që do të kalojë pa u marrë në llogari?

Gjëja e parë që duhet bërë për ta shpëtuar botën nga murtaja e terrorizmit është përdorimi i arsimit për të fshirë të gjitha ato besime a bestytni që deri tani, janë shitur në emër të fesë, por që në të vërtetë, nuk kanë të bëjnë aspak me fenë, si dhe të edukohen njerëzit me moralin e vërtetë kuranor dhe me frikën ndaj Zotit.

“Shehidi” Lavderim Muhaxheri me një “vëlla” Musliman…

Cila ishte Rruga e shqiptarëve  para disa vitesh drejt xhihadit në Siri !?

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, rreth 50 prej tyre, të identifikuar tashmë nga autoritetet e sigurisë vazhdojnë të jenë pjesë e konfliktit në Siri. Shumica e shqiptarëve i sheh me dyshim arsyet që i shtynë këta njerëz të luftonin e të vriteshin në një luftë që s’është e tyrja. Por Ebu Merjem këmbëngul për të kundërtën.

Ai ka kaluar 37 vitet e jetës së tij në Shqipëri, por beson se shtëpia e tij ndodhet atje ku ka myslimanë. Nëse vëllezërit e tij sulmohen, qoftë edhe mijëra kilometra larg vendit të tij, ai ndjehet i detyruar t’u dalë në mbrojtje.

“Vëllai im është myslimani amerikan, sirian apo francez. Armiku im mund të jetë edhe vëllai që ma ka bërë nëna. Nuk ka asnjë lidhje me kombësinë apo gjakun kjo punë. Unë shkova atje për fenë dhe pengu më i madh është që nuk munda ta përjetoja luftën”, thotë për BIRN xhihadisti shqiptar.

Siria ishte vendi i fundit arab që u përfshi nga vala e protestave antiqeveritare, në pranverën e vitit 2011, por konflikti mori shumë shpejt nuancat e një lufte civile.

Katapultimi i organizatave terroriste në këtë luftë dhe afërsia gjeografike me Europën e kthyen Sirinë në “Mekën” e xhihadistëve nga e gjithë bota. Përdorimi i internetit dhe i rrjeteve sociale, direkt nga fusha e betejës, i dhanë një popullaritet të panjohur deri më sot, thirrjeve për xhihad anekënd globit, por veçanërisht në Europë, ku një numër jo i vogël i gjeneratës së dytë të emigrantëve me prejardhje nga Lindja e Mesme përqafuan ekstremizmin fetar si alternativë ndaj të ndjerit të përjashtuar nga shoqëria e vendit ku jetojnë.

Nga fillimi i konfliktit e deri më sot, mbi 12 mijë xhihadistë të huaj nga 81 vende të botës janë bashkuar në armë me luftëtarët sirianë. Rreth 3 mijë prej tyre mendohet se u përkasin vendeve Perëndimore.

Nëntëdhjetë prej këtyre luftëtarëve janë shqiptarë, ndjekës të rrymës selafiste që predikohet përkundër dëshirës së Komunitetit zyrtar Mysliman, në disa xhami të izoluara dhe me status të dyshimtë ligjor në Shqipëri.

Organizatori  krzesor  ishte Gerti Pashaj, një student me bindje radikale në Turqi, që mendohet se luante rolin e udhërrëfyesit për besimtarët shqiptarë, që kërkonin me zell frontin e luftimeve.

Por Ebu Merjemi kundërshton faktin se është rekrutuar apo paguar nga ndonjëri prej tyre. Ai thotë se ka ikur me vullnetin e tij dhe është ndihmuar nga Denis Jangulli vetëm për detajet e udhëtimit. Të vrarin e përshkruan si një vëlla dhe besimtar të devotshëm, që dinte 4 gjuhë të huaja dhe kishte lidhje të forta në Kosovë dhe Maqedoni.

Ebu Merjem nuk di vetë asnjë gjuhë të huaj. Ai ka mbaruar gjimnazin, ndërsa Islamin e ka përqafuar megjithë qenien e tij në ato vite, kur u bë pjesë e ekskursioneve që organizoheshin prej dy studentëve shqiptarë të kthyer nga Arabia Saudite.

Prej tyre dëgjoi të flitej për herë të parë mbi xhihadin, ndërsa sot interneti ka zënë vendin e parë si burim informacioni.

Kleriku Justinian Topulli mendon se njohja e cekët e Islamit është emërues i përbashkët i të gjithë shqiptarëve që kanë shkuar në Siri, duke besuar se po bënin xhihad. Ai shpjegon se myslimani e ka detyrim përpjekjen njerëzore për të vënë në jetë porositë e Zotit, por jo xhihadin e armatosur.

“Xhihadi i armatosur nuk është obligim individual as për shqiptarët dhe as për të tjerët, por për bashkësitë dhe shtetet, nëse kanë mundësi të bëjnë diçka në këtë rast. Xhihadi ynë është të kontribuojmë për vendin dhe familjen tonë, të merremi me hallet e shtëpisë sonë të përbashkët që quhet Shqipëri,” thotë ai.

“Ushtarët e Zotit” i betohen Al Qaeda-s

Rrugëtimi drejt Sirisë, sipas xhihadistit që s’kish dalë kurrë më parë jashtë vendit ishte krejt i thjeshtë. Mjafton të shkoje në Stamboll, të prisje një biletë autobusi prej 80 eurosh drejt qytetit kufitar të Rehanlisë dhe të gjeje njeriun e duhur që të të hidhte përtej kufirit.

Ebu Merjemi e përshkruan zonën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë si një han pa porta, ku dhjetëra djem të rinj nga Franca, Suedia, Amerika apo Belgjika hynin e dilnin përmes një teli të rrëzuar përtokë, që dikur kishte qenë barrierë kufitare mes dy vendeve.

Trafikimi i xhihadistëve nga njëra anë e kufirit në tjetrën nuk dallon shumë nga llojet e tjera të trafiqeve. Xhihadisti tregon se i pagoi pak euro një bariu turk për t’i kaluar matanë, më shumë nga frika e spiunimit sesa nga nevoja për t’u treguar rrugën.

Qyteti i Halebit (Aleppos), zona me luftimet më të ashpra për një kohë të gjatë në Siri ishte destinacioni i preferuar i tyre. Por shqiptarët ngecën për një kohë të gjatë në kampet e pritjes në Tal Rifat, qytet në rajonin e Aleppos dhe zonë e kontrolluar nga krahu ushtarak i Al Qaedas; fronti Al Nusra.

Xhihadisti shqiptar rrëfen se ata ishin të etur për të dalë në front, por u përballën me një seri verifikimesh të rrepta nga drejtuesit e xhihadistëve të huaj. “Na shihnin me dyshim dhe na mblodhën pasaportat për të na verifikuar. Ne u mërzitëm, por ata kishin frikën e ndonjë infiltrimi”, tregon ai.

Djemtë nga Shqipëria qëndruan për 10 ditë në shtëpinë e pritjes e më pas u dërguan në një kamp të vërtetë trajnimi, po në zonën e Tal Rifatit. Këtë herë, ata u vendosën në një shtëpi luksoze të pushtuar nga grupet opozitare, një fenomen që ka marrë emrin si “Xhihadi me 5 yje” në mediat botërore.

Ditët kalonin me mësime Kurani dhe trajnim për përdorimin e kallashnikovit apo snajperit. “Bënim edhe pak vrap, po jo ndonjë gjë të madhe. Mungesa e armëve ishte problem kryesor dhe asnjëri prej nesh nuk kishte 1500 dollarë për të blerë një kallashnikov”, thotë ai.

Në dosjen e Prokurorisë, të siguruar nga BIRN rezulton se pjesa më e madhe e xhihadistëve shqiptarë u përfshinë në krah të frontit Jabhat Al Nusra në Siri, e njohur si degë e Al Qaeda-s. Një pjesë e vogël mbërritën atje si anëtarë të grupit ekstremist turk, Murat Gezenler, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë luftonin nën udhëheqjen e grupit të çeçenëve.

Megjithatë, në një luftë kaotike, edhe ky konfigurim ndryshoi shpejt. Viti 2013 i gjeti shqiptarët të mbledhur në një brigadë më vete prej 45-50 vetash në periferitë e Aleppos, fillimisht të drejtuar nga kosovari Numan Demolli e pas vrasjes së tij nga Lavdrim Muhaxheri.

Deri pas daljes në skenë të ISIS, ata qëndruan fort nën ombrellën e Al Nusrës. Sot, pjesa më e madhe e 50 shqiptarëve të mbetur në Siri po luftojnë përkrah forcave ekstremiste të Shtetit Islamik.

Në intervistën e tij për BIRN, Ebu Merjemi tregon se nuk mund të rrije në kamp, nëse nuk i jepje besën Al Nusrës. Në të kundërt, qëndrimi atje bëhej edhe më i dyshimtë dhe i padëshirueshëm.

“Ata të Xhapetul Al Nusrës (i njohur në anglisht si Jabhat al-Nusra) erdhën dhe na kërkuan besën, por grupi ynë nuk e dha. U thamë që besën ia kishim dhënë Allahut dhe se aty ishim për të ndihmuar popullin sirian”, tregon ai.

Rreziku i radikalizimit

Pas përballjes me valën e të ikurve për xhihad, vendet e Bashkimit Europian dhe Europoli janë të shqetësuar për rrezikun e sulmeve terroriste në Europë, pas kthimit të këtyre njerëzve në shtëpi.

Në vendet e Perëndimit po flitet gjithnjë e më shumë për de-radikalizimin e xhihadistëve, sipas një formule të ngjashme me atë të rehabilitimit të të alkoolizuarve apo të droguarve.

Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizimit në King’s College në Londër rekomandon se kërcënimet me burg nuk janë zgjidhje për përballjen e këtij problemi në plan afatgjatë. Sipas studimeve të saj, vetëm 1 në 9 xhihadistë ka pasur kontakte me grupet terroriste në Siri dhe jo të gjithë ata duhen trajtuar njësoj.

Shumica janë kthyer të penduar dhe në intervista anonime kanë pranuar se e kanë gjetur realitetin shumë më të ndryshëm se ç’e kishin menduar. “Ishim të bombarduar me propagandë”, kanë pranuar ata për ICSR.

Shqipëria e ka ende të paqartë se si do ta përballojë këtë problem në të ardhmen e afërt dhe të largët. Pas miratimit të ligjit që dënon këdo që përfshihet në luftën e Sirisë, qeveria shqiptare krijoi edhe një strukturë masive Antiterrori për të trajtuar valën e të ikurve në luftë.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama beson se Shqipëria është e rrezikuar po aq sa vendet e tjera nga radikalizmi islamik. “Ky rrezik është si gjithandej, njësoj si ebola,” tha ai në një intervistë televizive.

Zyrtarët e policisë shqiptare, të kontaktuar nga BIRN besojnë se të kthyerit nuk përbëjnë ndonjë rrezik real për vendin, ndërsa izolimi i tyre mund të kthehet në një problem për të ardhmen.

Kreu i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë bashkohet në këtë analizë dhe e sheh integrimin e këtyre besimtarëve në shoqëri si sfidën më të madhe. Ai u rekomandon autoriteteve shtetërore të tregojnë kujdes me përndjekjen dhe represionin ndaj këtyre njerëzve, në mënyrë që të mos krijojnë tensione të reja.

“Ata njerëz të kthyer nga Siria janë pjesë e jona dhe duhen trajtuar nga të gjithë si njerëz normalë, që të mos ndjehen të huaj në këtë shoqëri”, thotë ai për BIRN.

Në intervistën e tij, Ebu Merjem konfirmon se jeton i trazuar në shoqërinë shqiptare. Për shkak të kodeve të besimit, atij i është dashur të braktisë njërën punë pas tjetrës e të vihet shpesh në vështirësi për të mbijetuar e mbajtur familjen.

Ai nuk beson tek Komuniteti Mysliman, tek shteti apo komuniteti ndërkombëtar, të cilët i sheh në bashkëpunim me njëri-tjetrin për t’u futur shkopinjtë nën rrota vëllezërve të tij të besimit, në Shqipëri dhe në botë.

Para këtij realiteti, Ebu Merjem do të zgjidhte një vend të largët si atdheun e vet, të cilin edhe pse e vizitoi në luftë, ndjeu më shumë paqe shpirtërore se në Shqipëri.

“Nëse në të ardhmen realizohet ngritja e një shteti islam për mirë, unë për vete do të zgjidhja të jetoja atje. Njerëz si ne ndjehen të përbuzur këtu, të paqetë,’ përfundon ai.

*Ebu Merjem është emri fetar i të kthyerit nga Siria. Ai pranoi ta jepte këtë intervistë për BIRN, pa zbuluar identitetin e tij të vërtetë.

***

“Para se me qenë myslimanë ne jemi shqiptarë. A na ka krijuar zoti shqiptarë apo jo është çështje tjetër”, ka thënë ai më tej. “Kombi dhe feja shkojnë paralel. Asnjëra nuk shkon para tjetrës. Qysh ka mundësi të mos e duash kombin si fetar. S’mund të jesh besimtar ndaj Zotit pa e dashur kombin tënd. Nëse je fetar i mirë, do të jesh kombëtar edhe më i mirë”- ka thënë  Dr. Hfz. Hajredin Hoxha  ,  i cili merret me studimin e islamit dhe ligjërues në Universitetin e Qatarit në Doka, por që gjatë viteve , sidomos pasi u bë Doktor  i Filosofisë u dha grrusht të fortë rrzmave reaksionare dhe klaneve antifetare islame që ishin si elemente të mbetura nga regjimet komuniste dhe të misioneve ruse që kishin nis që nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia me  një fushatë propagandistike për ta komprometuar personalitetin e tij të devotshëm. Por ai, nuk i thye !

Hfz i madh ec drejt rrugës së të vërtetës dhe dijes, të drejtës hyjnore dhe njerëzore.

Nga mendimet  logike dhe filosofike  që ai posedon nga sfera e shtigjeve të islamizmit dhe ajeteve kuranore Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha thotë:

”Arsimimi apo  dija është ajo e cila kërkohet dhe mësohet me qëllim që të ruhet shpirti i njeriut e që është feja e tij. Pa dije nuk ka fe, e pa fe nuk ka as atdhe. Kështu e kuptuan të parët tanë këtë gjë dhe gjithmonë ishin në shërbim të atdheut të tyre.

Duke  pasqyruar  këto fenomene rreth jetës dhe të qënurit  Njeri, në një thënie  të tij rreth dijes, ekzistencës, kombit  dhe fesë e përhapjes së saj në rruzullin tokësor, duke shtuar më tej Ai shton:

” Është fakt se po të mos ekzistonte Meka dhe Medina, shkenca në Damask Doka të Qatarit nuk do të ekzistonte. E po të mos ishte Damasku dhe  Doha si qendër e shkencës, nuk do të ekzistonte Bagdadi në munges të të cilit nuk do të lindnin Samarkanda dhe Buhara, e në to edhe shkencat astronomike dhe fizike, kimia, mjekësia, filozofia e shkencat tjera. Po të mos ishin Samarkanda dhe Buhara si qendra shkencore nuk do të ekzistonte as Andaluzia.

Zemra e cila është pa besim dhe e mbushur me urrejtje, ka nevojë për dashuri. Nëse nuk realizon këtë gjë, atëherë ajo zemër është e destinuar që të jetojë dhe të vazhdoj ekzistencën e saj jashtë mëshirës së Mëshiruesit. Shumë njerëz ecin në rruzullin tokësor, por janë të vdekur, pasiqë zemrat e tyre janë të vdekura e të mbushura me gjëra të kota. Ndërsa ka njerëz që trupat e tyre prehen nëpër varreza, por ata janë të gjallë, pasiqë zemrat e tyre në këtë botë ishin të ushqyera gjithmonë me besim dhe prej atyre zemrave degëzoheshin shumë mirësi në rruzullin tokësor, të cilat mirësi kanë arritur gjeneratë pas gjenerate edhe tek ne.  Dr. Hfz. Hajredin Hoxha  ka vepruar në atë drejtim që populli shqiptar të jetë i shkolluar fetarisht dhe kombëtarisht, sidomos në Kosovë, pasiqë njeriu pa fe  dhe pa ndjenjën kombëtare është si trupi pa shpirt. A mund që të ekzistoj trupi pa shpirt, aq mund edhe te funksionoj  jeta e njeriut pa besim të plotë në diçka që njeriu beson, ai është Zoti, Allahu  i Madhërishëm dhe Mëshirploti!

Çdo njeri që vjen në këtë botë e gjen veten pjesë të një kombësie, siç i gjen gjithashtu edhe ata që e rrethojnë pjesë të një përkatësie fetare. Kombi tregon për lidhjet e gjakut mes njerëzvetë secilës racë  të cilat më pas bëhen shkak dallimi nga të tjerët: në gjuhë, në zakone, në territore etj. sepse njeriu flet gjuhën e baballarëve të tij, ka zakonet e baballarëve të tij dhe jeton në trojet e tyre. Ndërsa feja tregon lidhjet shpirtërore të njerëzve me Zotin e tyre, pra mënyrën e nënshtrimit të tyre para Zotit si besimtarë të denjë.
Kombi dhe feja mund të bashkohen dhe mund të gjesh njerëzit e një kombi me përkatësi të njëjtë fetare, madje nganjëherë edhe kombe të ndryshme me përkatësi të njëjtë fetare por edhe mund të ndahen. P.sh. gjen njerëzit e një kombi me përkatësi të ndryshme fetare, madje edhe brenda një familjeje ku ka raste me përkatësi të ndryshme fetare. Por këto janë raste të rralla.

ÇFARË JANË  KOMBI  DHE  FEJA ?

Bazuar në mësimet e përfituara nga ajetet arritëm në përfundimin se; ndarja në popuj dhe kombe është bërë për t’u njohur njerëzit me qëllim që të ruhen lidhjet farefisnore mes tyre. Ndërsa ndarja në fe është prej vetë njerëzve, sepse Allahu nuk ka zbritur veçse një fe dhe që është feja e njësimit të Tij, feja e besimit në; melaiket e Tij, librat e Tij, profetët e Tij, feja e besimit në caktimin e Tij qoftë ai i mirë apo i keq, dhe feja e besimit nTë ditën e gjykimit.
Sipas trajtimit të besimeve në Kuran gjejmë tre lloje besimesh:
Lloji i parë: Besim i drejtë. Ky është besimi i profetëve të Allahut dhe i pasuesve të tyre të sinqertë, dhe që më vonë u kufizua në islamin e ardhur nga profeti Muhamed -alejhi selam-.
Lloji i dytë: Besim i devijuar. Ky besim është besimi i atyre që patën libra dhe udhëzime të ardhura nga Allahu, por ata ruajtën disa dhe devijuan në shumë prej tyre.
Lloji i tretë: Besim i trilluar. Ky besim është i atyre që nuk kanë njohur libra dhe udhëzime nga Allahu, dhe feja e tyre nuk është tjetër veçse pjellë e fantazisë njerëzore.
Të gjitha këto lloje besimesh, me përjashtim të të parit, janë të refuzuara nga Allahu e megjithatë Ai ka ndaluar të ushtrohet dhunë në përqafimin e ndonjërës prej tyre. Nëse kombi dhe feja e drejtë (lloji i parë i besimit) bashkohen, atëherë ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe e besimit janë në gradën më të lartë dhe njerëzit në përgjithësi këtë synojnë.

Këtu Allahu i Madhëruar tregon se mbajtja e lidhjeve farefisnore është porosi e Tij, duke përmendur lidhjen më të ngushtë që është lidhja me prindërit. Mirëpo, kur ata nuk ndajnë me fëmijën të njëjtën fe d.m.th. ata në fenë e idhujtarisë dhe fëmija në fenë e besimit të drejtë, atëherë Allahu e ka ndaluar që ai t’u bindet atyre në besim dhe të ndërrojë besimin e drejtë me idhujtari. Kurse në lidhje me çështjet e dynjasë dhe mbajtjes së lidhjeve farefisnore e porosit se duhet të vazhdojë t’i shoqërojë ata për hir të lidhjes së tij. E njëjta gjë vlen edhe për pjesëtarët e kombit me të cilët mund të mos kesh lidhje të afërta si lidhjet me prindërit, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk u ndalon Allahu në lidhje me ata të cilët nuk ju kanë luftuar në fe dhe as u kanë nxjerrë nga shtëpitë tuaja, që të silleni mirë dhe të mbani drejtësi me ta. Allahu i do të drejtët. * Por u ndalon në lidhje me ata të cilët u kanë luftuar në fe dhe u nxjerrin nga shtëpitë tuaja, apo ndihmojnë në nxjerrjen tuaj që t’i merrni për miq. Ata që i marrin ata për miq janë zullumqarët e vërtetë,-citon Hfz. Hajredini dhe më tej shton :

”Si përfundim themi se sipas librit të Allahut kombi dhe feja e drejtë nëse bashkohen duhen respektuar që ty dyja, por nëse ndahen atëherë feja e drejtë nuk tradhtohet për hir të kombit. Kjo në lidhje me besimin, ndërsa në lidhje me çështjet e tjera që nuk kanë lidhje me besimin lidhjet me kombin ruhen gjithmonë!”

HOXHALLARËT HAFIJE !?

Jugosllavët dhe  UDB-a dhe platforma e tyre komuniste  e ngërthyer me misione dhe  konspiracione të karaktereve ideologjike moskovike, duke e shtri dorën e stërgjatur jo vetëm në Ballkan, por edhe në Kajro e Egjipt, në Teherana të Iranit, madje te Gadafi  etj. Në vite e vite , në kohë dhe hapësirë,  i  ka shfrytëzuar  hoxhallarët edhe si hafije (spiunë), për të  nxit urrejtje dhe konflikte mes fiseve shqiptare, madje edhe me veprime të planifikuara afatgjate antishqiptare, duke u përballër ky komb i vogël me tufanet e indtrigqave, madje politikat kominterniste rusi-sllave kanë sybyar përmes hoxhallarëve  HAFIJE  për të mësuar planet luftarake të kryengritësve shqiptarë, makineria moskovike amdje edhe Beogradi  dhe Akademia e shkencave serbe  kanë   bërë plane dhe skenarë të ndryshëm për ta thyer DINJITETIN  kombëtar tek shqiptarët në përgjithësi … Duke përdorur madje, Beogradi edhe tipa të llojit të  Jakup Selimovskit  me mentorin e tij Nijazi Limanovin etj. Duke mbajtur vijat e konspiracionit rus që nga Sarajeva, Beogradi dhe  Shkupi, e sidomos  një shqetësim i thellë ishte edhe rasti i dikurshëm me Mulla Adnanin e Prizrenit i cili ishte rus me emrin e vërtetë Kazimir Olenko, e që fliste shqipen, shkodrançe të pastër, në hollësira e njihte kuranin dhe ajetet kuranore, që i kishte mësuar përmendësh gjatë trajnimit të tij në Moskë, i ngarkuar me mision për të vepruar në analet e veprimtarive sekrete të grindjeve dhe përçarjeve mes shqiptarëve, sidomos në relacionin  Prizren, Shkodër. Ulqin dhe Shkup. Këtu  kemi madje edhe rastin e Sheh Hasanit nga Gjakova, Sheh Shqairit nga Luma, hoxhë Eminit nga Kërçova etj etj. Por, që duhet kuptuar se misioni i tzre ishte MASHTRIM  !

… Gati në të njejtat linja vepronte, i derigjuar nga Beogradi edhe  ef. Jakup Selimovski lindi në Kërçovë. Diplomoi  në medresen  Gazi Husref-begut në Sarajevë, ku që atëherë UDB-a dhe KOS-i ushtarak jugosllav e rekrutuan në rradhët e tyre si hafije dhe spiunonte shokët e vet.

Diplomoi orientalistikën në Beograd ku kishte rast ta spiunonte edhe Hasan Kaleshin me të cilin shoqërohej sepse ishin të dy nga Kërçova.

Duhet të cek edhe atë se gjatë gjithë karierës  të  Bedri ef. Hamidiut në krye të BFI  në Shkup  e spiunonte dhe survejonte  personi Muhamer Vishko me pseodonimin ”Oçilla”  të cilin më pas UDB-a e punëson në Radio Shkup , redakcia në gjuhën shqipe, ku edhe atje kryente angazhimet e spiunimit sipas direktivave të Nikolla Ilievskit, alias ,,Kole,, dhe të klanit të tij nga SDB e Maqedonisë në Shkup.

Pas vdekjes së  reizit Bedri ef Hamidit, sipas politikës së UDB-së për kuadra, në krye të BFI për Maqedoni u emrua Jakup Selimovski, i cili më pas , më 1981 u emrua si Kryetar i BFI të Jugosllavisë komuniste në Beograd dhe kryesues në Përfaqësinë e saj në Sarajevë…

Ja edhe disa nga pseodonimet e hoxhallarëve informatorë të SDB, të cilët lakohen në arkivat sekrete të Shërbimit jugosllav si psh. ”Nili” ,  ”Razan” , ”Kama” , ”Abrash” , ”Sulltan” , ”Zharko” ( i kuq si prrush), ”Sersem aga” , ”Açik”  etj etj.

… Pas rënies së rexhimit komunist  në Jugosllavi, me shpalljen e pavarsisë së Maqedonisë në krye me Kiro Gligorovin, u shemb edhe karierizmi i hoxhë Jakup Selimovskit, dhe në krye të BFI në Shkup u emrua ef Sulejman Rexhepi, alias Molla Sula, i cili kalo mjaftë antagonizma, batica dhe zbatica brenda për brenda BFI, por edhe u orvat të mbante ”qetësinë” e tij shpirtërore dhe fetare. Në memoaret e tija voluminoze  në 6 tome me titull ”Për fe dhe atdhe”  shkruan qartë se cilët udbashë venin e vinin rrotull, duke hy e dal në zyrat e BFI, duke i përmendur me emra dhe mbiemra, duke qenë i vetëdijshëm se gjithë këtej hiqej vallja hije e konspiracionit, rreth të cilit fenomen i referohet ai në shkrimet e tija, sepse ndryshe ishte e pamundur… Në ato vërdalla kishte edhe persona të cilët ishin në ecuritë e rrjedhave të spiunimit, pavarsisht klaneve apo grupeve që  u përkisnin dhe përgadisnin terenin për synimet e tyre që ishin larg interesave fetare apo kombëtare. Molla Sula veproi edhe me sakrifica përballë intrigave politike të kohës dhe në kushte e rrethana të jashzakonshme, sepse mes tyre kishte edhe kolegë që përplaseshin  vazhdimisht si të ishin ”heronj” të ndonjë filmi. Dhe, të gjitha këto mbeten si toja në sfondin e rrëfimeve që mund të lexohet edhe nga përmbajtja e memoareve të tij..!

Megjithatë, pas largimit të Molla Sulës nga funksioni në krye të Mishiatit BFI u emrua për reiz ef Hfz Shaqir Fetai, i cili barti me vete edhe gjithë bagazhin e konflikteve që kishin ndodhur me vite me rradhë në këtët institucion fetar, përçka edhe sot, i përballur me rryma të ndryshme dhe ndikimet e tyre, akoma  ndjehen pasojat dhe plasaritjet brenda për brenda në BFI  të Maqedonisë së Veriut…

Shpërbërja e Jugosllavisë 

Shembja e atij sistemi komunist  ndodhi si rezultat i trazirave dhe konflikteve politike gjatë fillimit të viteve 1980. Pas një periudhe krize politike në vitet 1980, republikat përbërëse të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë  u ndanë, por çështjet e pazgjidhura shkaktuan luftëra të hidhura ndëretnike jugosllave. Luftërat kryesisht prekën Bosnjën dhe Hercegovinën  dhe pjesët fqinje të Kroacisë.

Modeli jugosllav i organizimit të shtetit, si dhe një “rrugë e mesme” midis ekonomisë së planifikuar dhe asaj liberale, kishte qenë një sukses relativ dhe vendi përjetoi një periudhë të rritjes së fortë ekonomike dhe stabilitetit relativ politik deri në vitet 1980, nën sundimin e presidenti për jetën Josip Broz Tito. Pas vdekjes së tij në vitin 1980, sistemi i dobësuar i qeverisë federale u la i paaftë për t’u përballur me sfidat në rritje ekonomike dhe politike.

Në vitet 1980, shqiptarët e Kosovës filluan të kërkonin që krahinës së tyre autonome të merrnin statusin e një republike përbërëse, duke filluar me protestat e vitit 1981. Tensionet etnike midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës mbetën të larta gjatë gjithë dekadës, gjë që rezultoi në rritjen e Jugosllavisë ndaj opozitës serbe ndaj autonomisë së lartë të provincave dhe sistemit joefektiv të konsensusit në nivel federal, të cilat u konsideruan si pengesë për interesat serbë. Në vitin 1987, Sllobodan Millosheviq  erdhi në pushtet në Serbi dhe përmes një sërë lëvizjesh populiste mori kontrollin de facto mbi Kosovën, Vojvodinën dhe Malin e Zi, duke fituar një nivel të lartë mbështetjeje midis serbëve për politikat e tij qendrore. Milosheviç u takua me opozitën nga krerët e partive të republikave perëndimore të Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët gjithashtu mbështetën demokratizimin më të madh të vendit në përputhje me Revolucionet e vitit 1989 në Evropën Lindore. Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë u shpërndan në janar të vitit 1990 përgjatë vijave federale. Organizatat komuniste republikane u bënë partitë e ndara socialiste.

Gjatë vitit 1990, socialistët (ish-komunistët) humbën fuqinë e partive etnike separatiste në zgjedhjet e para shumëpartiake të mbajtura anembanë vendit, përveç në Serbi dhe Mal të Zi, ku u fituan nga Milosheviçi dhe aleatët e tij. Retorika nacionaliste në të gjitha anët u bë gjithnjë e më e nxehtë. Midis qershorit 1991 dhe prillit 1992, katër republika shpallën pavarësinë (vetëm Serbia dhe Mali i Zi  mbetën të federuar), por statusi i serbëve etnikë jashtë Serbisë dhe Malit të Zi dhe asaj të kroatëve etnikë jashtë Kroacisë, mbetën të pazgjidhura. Pas një vargu të incidenteve ndëretnike, Luftërat Jugosllave pasuan, së pari në Kroaci dhe më pas, më së shumti, në Bosnjë dhe Hercegovinë shumetnike; luftërat lëshuan dëmtime afatgjata ekonomike dhe politike në rajon.

Me kushtetutën e vitit 1974, zyra e Presidentit të Jugosllavisë u zëvendësua me Presidencën Jugosllave, një kreu kolektiv tetë anëtarësh i përbërë nga përfaqësues nga gjashtë republika dhe, kundërshtuan, dy krahina autonome të Republikës Socialiste të Serbisë, KSA Kosova dhe KSA Vojvodina.

Meqenëse RSF Jugosllavia u formua në vitin 1945, Republika Socialiste e Serbisë përbënte dy krahinat autonome të Kosovës dhe Vojvodinës. Me kushtetutën e vitit 1974, ndikimi i qeverisë qendrore të Republikës Socialiste të Serbisë mbi krahinat u zvogëlua shumë, gjë që u dha atyre një autonomi të gjatë. Qeveria e Republikës Socialiste të Serbisë ishte e kufizuar në marrjen dhe zbatimin e vendimeve që do të vlejnë për krahinat. Krahinat patën një votim në Presidencën e Jugosllavisë, e cila nuk ishte gjithmonë e favorizuar për Republikën Socialiste të Serbisë. Në Serbi pati pakënaqësi ndaj këtyre zhvillimeve, të cilat elementet nacionaliste të publikut e shihnin si “ndarje e Serbisë”. Kushtetuta e vitit 1974 jo vetëm që e keqtrajtoi frikën serbe të një “Serbia të dobët, për një Jugosllavi të fortë, kur edhe gjatë kësaj kohe, kishte hoxhallarë që gabuan në rrethana të ndryshme”. Shumica e serbëve e shohin Kosovën si “djepin e kombit” dhe nuk do të pranonin mundësinë e humbjes së saj tek popullësia me shumicë shqiptare.

Më 4 maj 1980, vdekja e Titos u njoftua përmes transmetimeve shtetërore në të gjithë Jugosllavinë. Vdekja e tij hoqi atë që shumë vëzhgues politik ndërkombëtarë e panë si forcë kryesore unifikuese e Jugosllavisë dhe më pas tensioni etnik filloi të rritet në Jugosllavi. Kriza që u shfaq në Jugosllavi lidhej me dobësimin e shteteve komuniste në Evropën Lindore drejt përfundimit të Luftës së Ftohtë, simbolizuar nga rënia e Murit të Berlinit më 1989. Në Jugosllavi, partia komuniste kombëtare e quajti zyrtarisht Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë, e kishte humbur fuqinë e saj ideologjike.

Problemet në krahinën e  Kosovës ndërmjet serbëve etnikë dhe shqiptarëve u rritën në mënyrë eksponenciale. Kjo, e shoqëruar me probleme ekonomike në Kosovë dhe Serbi si tërësi, çoi në pakënaqësi edhe më të madhe serbe për Kushtetutën e vitit 1974. Shqiptarët e Kosovës filluan të kërkojnë që Kosovës t’i jepet statusi i një republike përbërëse që fillon në fillim të viteve 1980, veçanërisht me protestat e vitit 1981 në Kosovë. Kjo u pa nga publiku serb si një goditje shkatërruese ndaj krenarisë serbe për shkak të lidhjeve historike që serbët mbanin me Kosovën. Është parë se ky shkëputje do të ishte shkatërrimtare për serbët e Kosovës. Kjo, përfundimisht, çoi në represionin e shumicës shqiptare  gjetiu, veçmas në Kosovë.

SI  PËRFUNDIM

Hoxhallarët  në përgjithësi, sidomos në kohën e Jugosllavisë komuniste, kishte edhe të atillë të cilët ishin përfshirë në rrjete konspiracioni sipas  instrukcioneve nga Shërbimet sekrete , pak prej tyre ishin nga ata të cilët kishin gabuar në rrethana të ndryshme, por që në një apo tjetrën mënzrë kjo praktikë e ngjeshur me ngjyrat e një konspiracioni të thellë, ndjehet edhe sot. Në kohën komuniste, e mbaj mend, mjaftonte një telefonatë nga shefi i SDB  të intervenonin dhe një hoxhë me emër dhe mbiemër  të emrohej edhe si imam i ndonjë xhamije në vend të caktuar, siç ishte shembull në xhaminë e Mahallës së Re në Gostivar, ose edhe në Kërçovë, Tetovë, Dibër , Shkup dhe Kumanovë, të cilët, gjatë veprimtarisë së tyre u përballën edhe me probleme themelore në rrjetet sekrete dhe konspirative, në orvatjen e Shërbimit, përballë tyre, duke rekrutuar edhe hoxhallar të rrinj në rrjetin informativ, por që nuk mbetën të fshehtë  as nga kolegët e tyre që duhej ti ”përpunonin ose survejonin’’  sipas direktivave të Shërbimit i cili vepronte edhe në saje të metodave makiaveliste, e që  bazën  kryesore të konspiracionit e mbante Moska dhe KGB ruse, madje edhe Beogradi.

KGB  ruse ishte forca sekrete e policisë që ishte agjencia kryesore e sigurisë për Bashkimin Sovjetik  me Qendrën  e saj në Lubjanka të Moskës, e formuar që nga viti 1954 sipas direktivave të Stalinit. Dhe, pjellë e saj është edhe Mulla Adnini, imam i dikurshëm në Priyren, i cili ishte rus por që rrjedhshëm e fliste shqipen, dhe  me misionin që kishte mbante lidhjet me rrjetet e spiunazhit në Ulqin, Shkodër e Shkup.

Agjencia  e KGB-së  ruse  dhe veprimtaria e saj konspirative me të gjitha tiparet e spiunazhit dhe kundërzbulimit mbeten të klasifikuara  me  funksionet   kryesore  që ishin: Shërbimet e huaja  inteligjente, kundërzbulimi, aktivitetet operative-hetimore, ruajtja e kufirit shtetëror të BRSS, ruajtja e udhëheqjes së Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe qeverisë sovjetike, organizimi dhe siguria e komunikimeve qeveritare si dhe luftimi nacionalizmi, disidenca dhe aktivitetet anti-sovjetike. Por që, në analet e veprimtarive dhe rrjeteve të veta me misione tëçanta mbante edhe taboret e teologëve, sidomos ata që ishin hoxhallarë të përcaktuar me detyra konspirative të detashuar edhe në disa qendra të  Ballkanit, madje edhe në Kajro të Egjiptit, rezidenca e Gadafit dhe në Teheran të Homeinit.

Misionet ruse vepronin sipas rregullave konspirative të Shërbimit edhe në Shkodër e Prizren, në Ulqin të Malit të Zi dhe në Shkup e Tetovë të Maqedonisë, me hoxhallarë të infiltruar që vepronin  me direktiva direkte nga Beogradi dhe Moska, ishin veprime të organizuara mirë  nga ekspertë të KGB ruse dhe UDB-së së Beogradit, duke zhvilluar  një konspiracion të thellë, pavarsisht rrjedhave  politike  që  përmbushnin Gadishullin e Ballkanit.

Megjithatë, me këtë rast, dua të përmendi se Komuniteti Mysliman Shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe  Maqedoni, nuk ishin dhe aq  të kujdesshëm, por që mbanin  statusin e personit juridik dhe vepronin  si të tilla, brenda kuadrit ligjor, në kuadrin e myftinive, duke qenë si  subjekt që komunikonin  drejtpërdrejt me shtetin për problemet që kishin  të bënin  me zbatimin e ligjit, si një organi kompetent, që përfaqësonin të gjitha myftinitë dhe mbanin  qëndrimin zyrtar, në zbatim të ligjeve të shtetit dhe të statutit të vet, qoftë në Maqedoni, Shqipëri , Kosovë ose Mal të Zi. Ku tanimë  edhe vetë fenomenet e konspiracionit dhe  ndikimit rus duken fare të zbehura…

Fakti që, pavarësisht nga përkatësitë fetare, jemi të gjithë shqiptarë, kemi një gjak e një gjuhë, ka bërë që tradita shqiptare në praktikimin e besimeve të ndryshme të jetë solide dhe e veçantë, duke ruajtur kështu bashkëjetesën dhe harmoninë fetare.Për këtë qëllim,viteve të fundit u dërguan shumë të rinj për studime të larta teologjike në vende të ndryshme të botës, duke e parë fenë  në raport të drejtë me traditat kombëtare, duke bërë punë më shumë dhe  duke anashkaluar shtigjet e planeve konspirative dhe të misionit rus rreth ,,Rrugës së xhihadit,, por të lidhur dhe të ndikuar  direkt në shpejtimin e procesit të integrimit të vendit  në  Bashkimin Evropian . 

( Vijon )

Gjeneva vazhdon solidarizimin me Shqiptarët e Kosovës, të vrarë dhe të zhdukur nga ushtria dhe policia fashiste e Serbisë

Nga: Arif Ejupi

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të të vrarëve dhe të të zhdukurve pagjurmë në komunën Meyrin të Republikës dhe kantonit të Gjenevës, është organizuar një manifestim solidarizimi me të gjitha viktimat që ende nuk kanë varr e as urnë me hirin e trupit të tyre.

Meqenëse mbante ditë me vapë tubimi kushtuar mijëra viktimave në mbarë botën është mbajtur në parkun “Jardin botanique alpin” të komunës Meyrin.

Organizator i këtij manifestimi në bashkëpunim edhe me shoqata të tjera joqeveritare të Gjenevës, ka qenë shoqata “Jardin des Disparus-Meyrin” e krijuar në vitin 2000.

Kjo shoqatë jofitimprurëse që qëllim të vetëm ka luftën kundër krimit të organizuar çdo vit nëpërmjet tubimeve të këtij lloji apelon për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në mbarë botën.

Tubimin e ka hapur zonja Arta Kryeziu-Osmani, aktiviste shumëvjeçare e shoqatës në fjalë. Ajo mbi 100 (njëqind) pjesëmarrës të pranishëm në këtë ngjarje i ka njoftuar me programin dhe referuesit e temave.

Si një nga krimet gjenocidiale që ende kullojnë gjak dhe janë plagë e hapur e mijëra familjeve janë theksuar masakrat e kryera nga kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe makineria e tij në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës.

Një gjenocid i tillë i kryer në prag të shekullit të -XXI- fatkeqësisht ende ka mbetur i pandëshkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare. Z. Pierre Alain Tchudi, mbrojtës konsekuent i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe anëtar i Komitetit “Jardin des Disparus de Meyrin” njoftoi të pranishmit që në kujtim të të zhdukurve pagjurmë nga sistemet diktatoriale dhe raciste janë mbjellë në hapësirat e parkut “Le jardin des disparus de Meyrin” disa fidanë.

Mbi gjenocidin serbë të kryer ndaj shqiptarëve duarthatë foli edhe z. Kushtrim Gara, përfaqësues i Komisionit për të zhdukurit pagjurmë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gara tha që përpjekjet e pareshtura të palës kosovare për ndriçimin e viktimave ende të pagjetura deri me tani nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, ngase Serbia nuk është duke zbatuar asnjë nga marrëveshjet e nënshkruara.

Nga kjo lojë e paskrupullt e Serbisë shihet qartë se ajo nuk është penduar fare për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës. Si pasojë e kësaj ne jemi të detyruar që ndaj kësaj papërgjegjësie absolute të Serbisë të protestojmë deri sa familjeve të traumatizuara dhe në ankth t’u kthehen eshtrat e më të dashurve të tyre.

Me një diskutim të shkurtër dhe përmbajtjesor është paraqitur edhe Dr. Arsim Gërgjaliu, ekspert i Mjekësisë ligjore. Dr. Gërgjaliu si përfaqësues i Institutit të Mjekësisë ligjore të Republikës së Kosovës, tash e 25 vite me seriozitetin më të madh është marrë dhe merret me identifikimin e të vrarëve dhe të zhdukurve pa gjurmë nga regjimi kriminal i Milosheviqit, i akuzuar për krim e gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Dr. Gërgjaliu ndihet mjaft i zhgënjyer kur sheh që Serbia vazhdon me lojën e djallit, duke fshehur edhe pas shumë e shumë viteve eshtrat e të masakruarve dhe të të zhdukurve shqiptarë pagjurmë, në mesin e të cilëve edhe të intelektualit të shquar dhe Atdhetarit të devotshëm Ukshin Hoti, profesor në Universitetin e Kosovës.

Kurse z. Selami Hoti, nga organizata joqeveritare “For New Life Kosovo” e Republikës së Kosovës, çmoi lartë përpjekjet e të gjitha organizatave dhe individëve në periudhat e mëhershme që së reshtën së punuari për zbardhjen dhe identifikimin e të vrarëve dhe të të zhdukurve nga Serbia, gjatë viteve 1997-1999.

Z. Hoti mendon që krimi dhe gjenocidi serbë duhet të pasqyrohet në vazhdimësi edhe nëpërmjet tryezave dhe debateve të ndryshme, si dhe me shkrimin e librave, në mënyrë që brezi i rinj të mësojë të vërtetën e këtyre krimeve dhe masakrave.

Serbia me elaborate të hartuara nga Akademikë e Priftërinj të saj, ka kryer dhunë dhe gjenocid të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve edhe përpara viteve 1945, 1956, 1968, 1981, 1990, 1997, 1999 e deri në ditët e sotme.

Sipas z. Hoti mosndëshkimi i Serbisë nga Bashkësia Ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve rrit orekset e saj, për krime të reja.

Serbia, lehtë mund të merret edhe si model nga vende me sisteme diktatoriale, që jetëgjatësinë e tyre në pushtet e vazhdojnë me aneksime të vendeve fqinje dhe vrasje e likuidime të njerëzve të pafajshëm.

Ndërkaq, zonja Kumrije Karaçica, po ashtu anëtare e shoqatës joqeveritare “For New Life Kosovo” u ka bërë thirrje të gjitha organizatave qeveritare dhe joqeveritare që të ndihmojnë në gjetjen e të zhdukurve pagjurmë nga Serbia, me kusht që familjet e këtyre të vrarëve dhe të masakruarve të kenë të paktën një varr të gjyshit, gjyshes, babait, nënës, vëllait apo motrës në tokën e Kosovës martire.

Rrëfimet e tyre rrëqethëse para të pranishmëve i kanë shpalosur edhe disa nëna dhe motra tonat të mbijetuara nga këto masakra.
Blerim Bunjaku prej vitesh në Gjenevë, ka deklamuar fragmente të shkruara nga artisti ynë i madh Reshat Arbana “Bijtë e humbur”.

Një kontribut të jashtëzakonshëm rreth kësaj problematike është duke dhënë edhe Artisi i njohur kosovar Ramë Dardania, alias Ramë Beqiri, pjesëmarrës i Betejës së Koshares, Ai ka hapur në vende të ndryshme të Evropës, ekspozita të punuara me një mjeshtri të rrallë, kushtuar të të vrarëve dhe të të zhdukurve në Kosovë, nga ana e Serbisë, fashiste.

Ky i rinj i talentuar ka zgjuar kureshtjen e mijëra vetave me një ekspozitë të hapur kohë më parë në Pragë të Çekisë.
Tubimin e ka përshëndetur edhe zonja Diana Cakolli, zëvendëskonsulle në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjenevë të Zvicrës.
Gjatë qëndrimit në Gjenevë, delegacionin nga Kosova e ka shoqëruar Z. Xhavit Islami nga shoqata VITIA.

Këtë manifestim tashmë tradicional edhe kësaj radhe e ka mbështetur Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, i udhëhequr nga z. Nasuf Nuhiu.