Kreu Blog Faqe 757

Nafi Çegrani : Mendime rreth librit të Bajram Kabashit, “Rilindja, përkushtim e trishtim”, një libër me vlera të shumëta

0

Shkruan: Nafi Çegrani 

Rreth librit të Bajram Kabashit “Rilindja, përkushtim e trishtim”
Libri i autorit Bajram Kabashit, alias Gjergj Kabashi, me titull “Rilindja, Përkushtim e Trishtim” 1982-1999, është  një libër voluminoz dhe  me shumë vlera, një vepër shumëdimensional. Pasi lexova këtë libër ku autori përmbledh kujtime nga jeta dhe veprimtaria e tij si gazetar me përvojë, por edhe  i ndjekur dhe i përndjekur nga rrjetet e Shërbimeve sekrete antishqiptare të kohës, qofshin ata edhe si bashkëpunëtorë dhe informatorë, si kodosha e fakirë edhe  nga rrethi i kolegëve të tij që i shërbenin UDB-së famkeqe jugosllave dhe Beogradit, Bajram Kabashi u bëri ballë gjitha furtunave dhe rrëmeteve, u bëri sfidë duke ruajtur me dinjitet UNIN e tij si njeri, intelektual dhe shqiptar i denjë, duke  sjellë për lexuesin shkrime të ndryshme gazetareske gjatë viteve në profesionin e gazetarisë, dhe tani na vjen me një libër të thukët për kulturën tonë letrare në formën e rrëfimeve që janë të ngjeshura plot nuanca jete dhe sakrificash dhe nuk ka dyshim se kushdo që e ka lexuar qoftë edhe një vepër të vetme nga Bajram Kabashi ose nga shkrimet e tij, e kupton se ka të bëjë me një njeri të ditur, intelektual me një dhunti të mrekullueshme të fjalës së shkruar, thellësisht i angazhuar me problemet dhe zhvillimin e ecurisë së individit dhe shoqërisë shqiptare , veçmas në Kosovë, ose pikërisht në redaksinë e të përditshmes RILINDJA ku ai punoi vitet e rinisë së tij si gazetar hulumtues, dhe i goditur me ashpërsi karakteri i tij personal, për hakmarrje, ku edhe vitet e mëvonshme në gjë e tillë po ndodhin goditje anarkiste.
Andaj edhe them se ky libër si edhe të tjerat të cilat i botoi kohët e fundit, janë të thuktë, të shkruara me një stil të mrekullueshëm dhe mbetet si një vepër me vlerë shumëdimensionale për kulturën shqiptare.
Librin “Rilindja, përkushtim e trishtim” e kam lexuar me shumë dëshirë dhe kënaqësi. Kam ndjerë sikur Bajram Kabashi ende i ri, i buzëqeshur dhe krenar, si gazetar hulumtues, ishte aty pranë meje. Ai më fliste, unë e dëgjoja me vëmendje dhe herë-herë mbaja shënime për rrëfimet dhe udhëzimet prej një njeriu me vizion injtelektuali dhe patrioti, plot eksperienca jete kur ballin e tij ia kishin rrah stuhitë e kohës gjersa kishte punuar si gazetar në Rilindjen famëmadhe!
Dhe fusha e kërkimit këtu, është vetë shpirti i tij prej njeriu të devotshëm, i cili përmes rrëfimit të tij gëdhend dhe pasqyron sistemin e rrënuar shoqëror e politik të një epoke të Jugosllavisë komuniste, kur ai vepronte si një gazetar i kompletuar…
Por, përse ky libër dhe librat e tjerë si ai “ Me Hasan Mekulin” ose libri “Nacionalizmi” ku ngërthen bashkëbisedimin me ish diplomatin shqiptar në OKB Abdi  Baletën,  në përgjithësi janë të vlefshëm për lexuesin, e në veçanti për rininë e sotme shqiptare , sidomos në rrugën e zgjimit dhe ripërceptimit të rolit që duhet të ketë secili shqiptar në shoqërinë bashkëkohore me mendim të mirëfilltë për fatumin personal, të kombit dhe Atdheut .
Në tërësinë e librave dhe rrëfimeve të tij, janë mendime të përpjekura edhe në aspektin që të edukojë rininë shqiptare dhe brezat që vijnë me një THIRRJE të shëndoshë, nëpërmjet së cilës të jetë i vetëdijshëm për vlerësimin e tij ndaj Kombit dhe Tokës që e lindi. Karakteristikë e shkrimeve të tij është përdorimi i shembujve logjikë dhe atyre personal nga jeta dhe eksperienca, nga përplasjet e ndryshme si gazetar, nga betejat që e përcollën në jetën e tij, nga orvatjet dhe sakrificat që bëri edhe në rrëfimet e tij për të mundësuar mbërritjen e idesë tek lexuesit.
Bajram Kabashi , si gazetar  i gazetes “Rilindja” të Prishtinës që nga vitet e bujshme 1982 dhe më gjer në atë të vitit 1999, veproi duke ecur rrugës së drejtë, ashtu siç e kishte edukatën dhe kulturën e kombit që i takon, dhe mëpastaj , duke iu ikur furtunave dhe stuhive që i suleshin rrotull, u vendos dhe jeton në Norvegji.
Libri  me rrëfime nga jeta e tij ka disa kapituj dhe ka një strukturë të gërshetuar me stil e prirje, ka një  parathënie dhe  hyrjen të veçantë. Por, ajo që të fut në mendime të thella, vlenë të përmendet kaptina kua ai bën një qasje me ndjenjën humane dhe njerëzore rreth rastit të likuidimit të gazetarit patriot dhe kolegut të tij gjatë punës në redaksinë e Rilindjes, Xhemail Mustafën, vrasja e të cilit bëri bujë të madhe, ose që mund të kuptohet edhe si VRASJE E NJË  INTELEKTUALI shqiptar që ende mbetet një mister, sepse të tilla janë rastet që kurdisin specialistët e Shërbimeve sekrete, në këtë rast, me theks të veçantë janë Shërbimet jugosllave të Beogradit si UDB-a dhe KOS-i ushtarak, të cilët në Ballkan, e veçmas në Kosovë, ende davariten si hije për të turbulluar ujërat mes shqiptarëve, me burime paralele si nga Prishtina njashtu edhe Tirana, sepse kanë përvojë të stilit kriminal dhe inskenimeve , duke u ulur “këmbëkryq” në këto troje. Autori i këtij libri, si njeri që di të lexojë brenda reshtave dhe kupton situatën dhe filosovinë e jetës, e shtjellon aspektin e përndjekjeve ndaj tij, provokimet i ia kurdisin në mënyrë sistematike, pa lënë anash shtjellimin dhe apelin që bën për zbardhjen e rastit enigmatik të vrasjes së Xhemail Mustafës nga ajka e atyre të cilët e mashtruan duke e futër  tinëzisht në gracka sipas metodave konspirative, apo ndoshta si i papërshtatshëm për  KLANIN E KOSOVËS , por  që ia kishin pregatitur edhe likuidimin para derës së banesës ku jetonte…
Gjatë leximit të librin në fjalë dhe nga rrëfimet e autorit, kuptoj se betejat e nëntokës kriminale që fillet e kanë edhe nga zyrat e dikurshme të Rilindjes, ku disa persona ishin masha të ndryshkura në duartë e UDB-së dhe Beogradit, bënin luftë të fshehtë e tinëzare, luftë të ashpër duke provokuar persona të cilët Shërbimet jugosllave i mbanin në lista të zeza, kurse ata që i takonin rrjetit konspirativ, kishin mision trishtues, frike dhe tmerri, megjithatë, mbete e qartë, se edhe pas tranzicionit, nuk mund të shpëtonin nga kontradiktat që brenin shoqërinë shqiptare.
Një gjë mbetet e sigurtë, se puna që bën autori Bajram Kabashi, meriton çdo respekt dhe lëvdatë, sepse në saje të ndjenjës patriotike dhe atdhetare, reth kësak çështje ai edhe bën këtë libër, e që për fatin tragjik rreth likuidimit të Xhemajl Mustafës, mund të shkruan një kaptinë të veçantë, sepse betejat e kuçedrës egzistojnë edhe sot në Kosovë dhe Tiranë, që lidhen me subjekte të veçanta që trajtohen edhe si ziliqarë mes tyre, apo ndjellakëqinjë që kanë instruktorët e tyre perfid të Shërbimeve antishqiptare dhe si të tillë që i takojnë asaj katefgorie njerëzish të pa ciptë, të pamoralshëm dhe me shpirt kriminelësh, që ecin edhe sot me hijet e tyre në frontin e fsheftë të cilit i përkasin. Por, do jetë e qartë, do kthjellohen gjërat si qielli me diell, sapo të zërë filli i gjëndjes faktike, se ata nuk janë gjë tjetës, pos e keqja e kombit dhe shqiptarëve, të mbuluar rrejshëm me petkun e patriotizmit shqiptarë, që në fakt , janë vetëm të kamufluar si shërbetorë të Beogradit që detyrë parsore të tyre kanë intrigat, shantazhet, korrupsionin,  që shërbejnë në qarqet e degjeneruara dhe të errta komuniste , si përvojë nga e kaluara. Dhe, nuk ka si të kuptohet ndryshe fakti, sepse, në përgjithësi, personazhet kryesor dhe urdhësdhënësit për likuidimine gazetarit Xhemajl Mustafës në Prishtinë, përfundojnë në tragjedi. Këtë e dëshmojnë edhe faktet se mënyra, format dhe metodat bashkë me taktikën e veprimeve të tyre, nuk ka dyshim, janë të Shërbimeve të informacioneve sekrete të Beogradit, të cilët  edhe gjatë kohës para dhe pas Rankoviqit, janë implikuar ne lufta të errëta dhe vrasje, në inskenime procesesh gjyqësore dhe akuza të kurdisura ndaj njerëzve me dinjitet për krime të pabëra, ku involvohen specialistë të spiunazhit kominternist serbo-sllavo-rus me qendër në Beograd dhe Moskë. Këtë duhet ta dijnë gjithë shqiptarët kudo që janë, edhe ata në shtigjet e diaporës nga shtete e Europës, e gjer në Amerikë dhe Australi.
Andaj, lexuesi do të gjejë në faqet e librit të Bajram Kabashit, një sërë materialesh të vlefshme dhe jetësore ku autori pohon se me gjithë qëndresën heroike të tij si gazetar shqiptar në ato vite kur frynin shumë rrëmete, kur ai përjetoi dhunë edhe nga disa kolegë të tij të cilët shërbenin si masha të ndryshkura për interese të SDB-s (UDB-së) në Kosovë,  ka arritur ta dokumentojë me të dhëna të qëndrueshme të mbështetura në burime relevante të mendjes dhe memoareve të papublikuara deri më sot, duke sjellë një libër me shumë vlerë letrare , veçmas për kulturën shqiptare, për faktin se trajton një periudhë shumë të rëndësishme, por edhe shumë të rëndë për shqiptarët të atyre viteve të 1982 dhe më pas. Libri në fjalë, i cili për nga faqet është voluminoz, mbetet tejet me vlerë sepse është real, i bazuar në fakte e argumente që autori i ka hulumtuar duke sjellë një studim serioz të bazuar në argumentin e jetës së përjetuar nga vetë ai, përballë specifikave të asaj lufte tinëzare dhe antishqiptare të fatit tragjik të njeriut, ajo luftë e shëmtuar që zhvillohet edhe sot e sot, si luftë grupesh apo partishë brenda një shteti e cila asgjëson harmoninë njerëzore  me vite e dekada në Kosovë dhe më gjërë në trojet shqiptare. Dhe me këtë rast, dua të theksoj  se një histori tragjike e NJERIUT  apo edhe e njerëzimit, pavarsisht nga nuancat e ndryshme që merr, në thelbin e saj gjithmonë është karakterizuar nga fati i fitimtarëve dhe të mundurve… në të njëjtën kohë kur të mundurit apo viktima, ringjallet nga hiri si Feniksi !

Bajram Kabashi, përveç si  gazetar hulumtues dhe publicist, ka arritur të krijojë profilin e tij të dëshmuar edhe në aspektin letrar . Ai më mirë se kushdo tjetër i ka bërë një rrëfim të veçantë jetës dhe veprimtarisë që ka kaluar në vite, siç kam përmendur më lartë , duke u marrë viteve të fundit kryesisht rreth veprimatrisë së tij në Rilinjdje dhe gjetiu, ku si rezultat i kësaj pune përkushtuese autori ka profilizuar edhe më tej angazhimin e tij në fushën e publicistikës letrare. Të gjitha këto, janë bërë me seriozitetin e të mundshmes, i vetëdijshëm se asnjë vlerësim kritik nuk arrin për t’i shtjelluar të gjitha vlerat që i posedon ky libër kaq voluminoz si dhe veprat tjera të tij, ngërthejnë në esencën e përmbajtjes dhe qëllimit SOCIOLOGJINË AUTENTIKE TË RREFIMIT, prandaj edhe këto përpjekje, sado profesionale, duhet të kuptohen si vrojtime e këndvështrime personale apo rrëfime nga jeta e tij e përditshme gjatë viteve të bujshme në Kosovë, gjë e cila mbetet si një krijimtari jo vetëm në trojet ku flitet gjuha shqipe, por gjithandej në trojet tona dhe më gjërë. Vepra e Bajram Kabashit mbetet, padyshim edhe si një frymëzim që pasuron rrëfimin publicistik në përgjithësi në analet e letërsisë shqipe, sepse aty hasim edhe thelbin rrënqethës në këtë kohë të çmendur plot përmbysje dhe ringjallje fantazmagorike.
Libri ka 519 faqe me mjaftë ilustrime dhe fotografi, dhe është botim i Shtëpisë Botuese “Lena Grafik”, në Prishtinë 2020.

Vuajtjet e Ajaz Ashkalijes

0
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi,Prishtinë)
___
Satirë erotike
___
Ja çfarë më tregoi një ditë Ajaz Ashkalija:
Kur isha azilkërkues në Gjermani dhe e lashë gruan time Sheribanen në Kosovë, në mëshirën e fqinjit tim cigan Sherifit, për t’u distancuar përkohësisht prej saj pas tridhjetë vjetësh martesë, ose siç themi ne pas tridhjetë vjetësh së konsumuari vetëm fasule, njoha një çift shumë të këndshëm dhe tolerant nga Libani.
Sepse Ibrahimi dhe Mejremja më ftonin çdo ditë në darkë, derisa një ditë u turpërova dhe ju thashë se nëse një ditë nuk do të vinin në banesën time për darkë, do ta refuzoja ftesën e tyre të përditshme, sado e vështirë të ishte për mua.
Që të dy u ngritën në këmbë, nga frika se do ta realizoja kërcënimin tim dhe më thanë thuajse njëzëri se ndiejnë obligim moral të rrëfehen tek unë si pelegrinët tek Papa i Vatikanit.
Ju thashë në rregull, mos ngurroni, lirisht ma tregoni hallin tuaj.
Më pas ai heshti për një çast, ndërsa gruaja e tij filloi të fliste me shumë turp, pasi faqet e saj u skuqën si dy mollë.
Dhe me zemër të thyer ajo ma pranoi se martesa e tyre ishte një martesë false, sepse ata ishin kushërinj.
Por ata duhej të martoheshin sepse këtë e dëshironin prindërit e tyre kërcënues.
Pastaj ajo shkoi një hap më tej dhe ma pranoi se ai ishte homoseksual, ndërsa ajo heteroseksuale, por se që të dy ishin të dashuruar në mua.
Në atë moment doja t’u shpjegoja të dyve se isha heteroseksual dhe se mund ta kënaqja seksualisht vetëm Mejremen, por kisha frikë se do të pranonin vetëm me një kusht.
Vetëm nëse i kënaqi që të dy seksualisht.
Kështu që heshta dhe për një kohë të gjatë u detyrova ta kënaqja seksualisht Miriamin sot ndërsa Ibrahimin nesër.
Rroftë seksi mysliman.
😂

Ballkanasit mund të shërohen nga prapambetja, vetëm përmes revolucioneve kulturore

0

Autor: Lirim Gashi

___

(në shqip, boshnjakisht, gjermanisht dhe anglisht)

___
Burrat dhe gratë që angazhohen në politikën profesionale në vendin tonë lënë pas dore jo vetëm profesionet e tyre origjinale, por edhe të gjitha parimet e sjelljes dhe veprimit të përgjegjshëm, të ndërgjegjshëm dhe dinjitoz.
Sepse asnjë kriminel i madh politik, apo siç themi ne populli, asnjë peshk i madh nuk detyrohet të japë përgjegjësi ligjore për krimet e rënda zinxhirore.
Prandaj ata pasurohen si mbretërit mesjetarë, në kurriz të popullit dhe shtetit, pa frikë nga përgjegjësia para ligjit, popullit dhe Zotit.
Dhe jo vetëm kaq:
Kur hipin mbi kurrizin e popullit dhe shtetit, ata sillen me mendjemadhësi dhe pa zemër, si gangsterët më të rrezikshëm ciganë kur hipin mbi kurrizin e ciganëve të varfër.
Dhe zbresin nga kurrizi i tyre vetëm kur në horizont shfaqen dhjetëra ciganë trima dhe i përzënë nga pushteti me të shtëna nga pistoletat dhe pushkët.
Edhe më keq:
Ata i shohin funksionet e rëndësishme shtetërore si funksione familjare.
Ndaj, mund të ndodhë që presidenti i vendit të zemërohet me partnerët e tij politikë vetëm pse gruan ose vajzën tij nuk e kanë emëruar ambasadore, në një nga vendet më të rëndësishme evropiane.
A ka botëkuptime më të shëmtuara, më të pandershme, më primitive, më lakmitare dhe më egoiste se sa këto ?
Dëshmia më e sigurt se janë pikërisht te këtillë siç i përshkrova më lart janë intervistat e tyre të përditshme në media ku theksojnë rëndësinë e demokracisë, drejtësisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Sepse janë vetëm pluhur për sytë e qytetarëve naivë.
Shumica e burrave dhe grave që angazhohen profesionalisht në politikë në vendin tonë kanë pikëpamje primitive, mafioze, egoiste, lakmitare, të dhunshme, tiranike, tradhtare, vrasëse, nepotike dhe makiaveliste për jetën, shtetin, njerëzit, politikën, buxhetin, shkencën, letërsinë, kulturën, arsimin, ideologjitë, artin, letërsinë, sportin dhe Zotin.
Sepse prindërit i kanë edukuar keq, ose të këtillë janë bërë më vonë, kur e kanë parë që nuk ia vlen të jenë të ndershëm, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm.
Prandaj, papërgjegjshmëria, pabesia, pandershmëria, dhuna, dembelizmi, grykësia dhe egoizmi i tyre nuk mund të shërohen vetëm me dënime më të rrepta ligjore.
Sepse është si t’i shërosh degët e një peme, por jo rrënjët.
Përkundrazi, defektet e tyre të karakterit mund të kurohen në rrënjë vetëm nëse fëmijëve të tyre u mësohet përmes një sistemi arsimor efektiv dhe qartësues se nuk ia vlen të jetojnë si parazitë në kurriz të popullit dhe shtetit, sepse me studim të zellshëm dhe punë dhe sjellje të ndershme mund të arrijnë gjithçka në jetë.
Popujt primitivë, të prapambetur dhe të dhunshëm të Ballkanit nuk mund të kurohen nga mangësitë e tyre edukative, arsimore dhe kulturore as përmes ligjeve më të rrepta përderisa nuk ka kush t’i zbatojë ato në praktikë.
Sepse njerëzit që ata delegojnë në funksionet më të larta komunale dhe shtetërore kanë të njëjtën edukatë familjare primitive, të prapambetur, injorante, nepotike, grabitëse, tradhtare, vrastare, uzurpuese e hajdute.
Madje as revolucionet politike nuk mund t’i ndihmojnë ata të kapërcejnë këto mangësi edukative, arsimore dhe kulturore, sepse ata riprodhojnë të njëjtin lloj politikanësh në të gjitha sistemet politike.
Prandaj, vetëm reformat e thella metodologjike në edukim, arsim dhe kulturë mund t’i nxjerrin ata nga rrënimi moral, sepse në të njëjtën kohë e rrisin efektivitetin e dënimeve të rrepta ligjore.
Këto reforma duhet të iniciohen, organizohen, drejtohen dhe zbatohen në formë të revolucioneve kulturore nga emigrantët e tyre të lindur, rritur, arsimuar dhe shkolluar në shoqëritë më të qytetëruara dhe në vendet më të zhvilluara dhe më demokratike të botës.
***
NARODI BALKANA MOGU SE IZLIJEČITI OD ZAOSTALAŠTVA I NEZNANJA SAMO UZ POMOĆ KULTURNIH REVOLUCIJA

___
Autor: Lirim Gashi

___
Muškarci i žene koji se u našoj zemlji bave profesionalnom politikom zanemaruju ne samo svoje izvorne profesije, već i sve principe odgovornog, savjesnog i dostojanstvenog ponašanja i djelovanja.
Jer nijedan veliki politički kriminalac, ili kako mi narod kažemo, nijedna krupna riba nije primorana da daje zakonsku odgovornost za teške lančane zločine.
Zato se bogate kao srednjovjekovni kraljevi, na račun naroda i države, bez straha od odgovornosti pred zakonom, narodom i Bogom.
I ne samo to:
Kada jašu na grbači naroda i države, ponašaju se bahato i bezdušno, kao najopasniji ciganski gangsteri kada jašu na leđima jadnih Cigana.
A skidaju se s njihovih leđa tek kada se na horizontu pojave desetine hrabrih Cigana i otjeraju ih s hicima iz pištolja i pušaka.
Još gore:
Važne državne funkcije vide kao porodične funkcije.
Stoga se može desiti da se predsjednik države naljuti na svoje političke partnere samo zato što mu suprugu ili kćerku nisu imenovali za ambasadorku u jednoj od najvažnijih evropskih zemalja.
Postoje li ružniji, nepošteniji, primitivniji, pohlepniji i sebičniji svjetonazori od ovih?
Najsigurniji dokaz da su upravo onakvi kako sam ih gore opisao su njihovi svakodnevni intervjui u medijima u kojima ističu važnost demokratije, pravde, jednakosti i poštovanja ljudskih prava.
Jer su samo prašina za oči naivnih građana.
Većina muškaraca i žena koji se profesionalno bave politikom u našoj zemlji imaju primitivne, mafijaške, sebične, pohlepne, nasilne, tiranske, izdajničke, ubilačke, nepotističke i makijavelističke poglede na život, državu, ljude, politiku, budžet, nauku, književnost, kulturu , obrazovanje, ideologije, umjetnost, književnost, sport i Boga.
Zato što su ih roditelji loše vaspitali, ili su to postali kasnije, kada su vidjeli da se ne isplati biti pošten, savjestan i odgovoran.
Stoga se njihova neodgovornost, nelojalnost, nepoštenje, nasilje, lijenost, proždrljivost i sebičnost ne mogu izliječiti samo strožim zakonskim kaznama.
Jer to je kao da liječiš grane drveta, ali ne i korijenje.
Stoga se njihove karakterne mane mogu izliječiti u korijenu samo ako se njihova djeca uče kroz efikasni i razjašnjavajući obrazovni sistem da ne vrijedi živjeti kao paraziti na račun naroda i države, jer marljivim učenjem i poštenim radom i ponašanjem mogu postići sve u životu.
Primitivni, zaostali i nasilni narodi Balkana ne mogu se izliječiti od svojih vaspitnih, obrazovnih i kulturnih nedostataka ni najstrožim zakonima sve dok ih nema ko implementirati u praksi.
Jer ljudi koje delegiraju na najviše opštinske i državne funkcije imaju isti primitivni, zaostali, neuki, nepotistički, grabežljivi, izdajnički, ubilački, uzurpatorski i lopovski porodični odgoj.
Čak im ni političke revolucije ne mogu pomoći da prevladaju ove edukativne, obrazovne i kulturne nedostatke, jer reprodukuju isti tip političara u svim političkim sistemima.
Stoga samo duboke metodološke reforme u odgoju, obrazovanju i kulturi mogu ih izvući iz moralne propasti, jer bi one istovremeno povećale efikasnost strogih zakonskih kazni.
Ove reforme moraju pokrenuti, organizirati, usmjeravati i provoditi u obliku kulturnih revolucija njihovi imigranti rođeni, odrasli, obrazovani i školovani u najciviliziranijim i najdemokratskijim društvima iu najrazvijenijim zemljama svijeta.
***
NUR MIT HILFE VON KULTURREVOLUTIONEN KÖNNEN DIE VÖLKER DES BALKANS VON DER RÜCKSTÄNDIGKEIT UND DUMMHEIT GEHEILT WERDEN

___
Autor: Lirim Gashi

___
Männer und Frauen, die sich in unserem Land berufspolitisch engagieren, vernachlässigen nicht nur ihren ursprünglichen Beruf, sondern auch alle Grundsätze verantwortungsvollen, gewissenhaften und würdevollen Verhaltens und Handelns.
Denn kein großer politischer Verbrecher, oder wie wir im Volk sagen, kein großer Fisch ist gezwungen, für schwere Kettenverbrechen die rechtliche Verantwortung zu übernehmen.
Deshalb werden sie reich wie mittelalterliche Könige, auf Kosten des Volkes und des Staates, ohne Angst vor der Verantwortung vor dem Gesetz, dem Volk und Gott haben zu müssen.
Und nicht nur das:
Wenn sie auf dem Rücken des Volkes und des Staates reiten, verhalten sie sich arrogant und herzlos, wie die gefährlichsten Zigeunergangster, wenn sie auf dem Rücken armer Zigeuner reiten.
Und sie steigen ab aus ihre Rücken erst dann wenn dutzende tapferer Zigeuner am Horizont auftauchen und sie mit Schüssen aus Pistolen und Gewehren aus der Macht treiben.
Noch schlimmer:
Sie betrachten wichtige Staatsfunktionen als Familienfunktionen.
Daher kann es vorkommen, dass der Präsident des Landes wütend auf seine politischen Partner wird, nur weil sie seine Frau oder seine Tochter nicht zur Botschafterin in einem der wichtigsten europäischen Länder ernannt haben.
Gibt es hässlichere, unehrlichere, primitivere, gierigere und selbstsüchtigere Weltanschauungen als diese?
Der sicherste Beweis dafür, dass sie genau so sind, wie ich sie oben beschrieben habe, sind ihre täglichen Interviews in den Medien, in denen sie die Bedeutung von Demokratie, Gerechtigkeit, Gleichheit und Achtung der Menschenrechte betonen.
Denn sie sind nur Staub für die Augen naiver Bürger.
Die Mehrheit der Männer und Frauen, die sich in unserem Land beruflich in der Politik engagieren, haben primitive, mafiöse, selbstsüchtige, gierige, gewalttätige, tyrannische, verräterische, mörderische, nepotistische und machiavellistische Ansichten über Leben, Staat, Menschen, Politik, Haushalt, Wissenschaft, Literatur, Kultur, Ideologien, Kunst, Literatur, Sport und Gott.
Weil ihre Eltern sie schlecht erzogen haben, oder sie später so geworden sind, als sie sahen, dass es sich nicht lohnt, ehrlich, gewissenhaft und verantwortungsbewusst zu sein.
Daher können ihre Verantwortungslosigkeit, Illoyalität, Unehrlichkeit, Gewalt, Faulheit, Völlerei und Selbstsucht nicht nur durch strengere gesetzliche Strafen geheilt werden.
Weil es so ist, als würde man die Äste eines Baumes behandeln, aber nicht die Wurzeln.
Daher können ihre Charakterfehler nur dann an der Wurzel geheilt werden, wenn ihren Kindern durch ein wirksames und klärendes Bildungssystem beigebracht wird, dass es sich nicht lohnt, als Parasiten auf Kosten des Volkes und des Staates zu leben, denn mit fleißigem Lernen und ehrlicher Arbeit und Verhalten können sie alles im Leben erreichen.
Die primitiven, rückständigen und gewalttätigen Völker des Balkans können auch mit den strengsten Gesetzen nicht von ihren Erziehungs-, Bildungs- und Kulturdefiziten geheilt werden, solange es niemanden gibt, der sie in die Praxis umsetzt.
Denn die Menschen, die sie in die höchsten kommunalen und staatlichen Funktionen delegieren, haben die gleiche primitive, rückständige, ignorante, nepotistische, räuberische, verräterische, mörderische, usurpierende und diebische Familienerziehung.
Selbst politische Revolutionen können ihnen nicht helfen, diese Erziehungs-, Bildungs- und Kulturdefizite zu überwinden, weil sie in allen politischen Systemen den gleichen Typ von Politikern reproduzieren.
Deshalb können nur tiefgreifende methodische Reformen in Erziehung, Bildung und Kultur sie aus dem moralischen Ruin führen, da sie gleichzeitig die Wirksamkeit strenger gesetzlicher Strafen erhöhen würden.
Diese Reformen müssen in Form von Kulturrevolutionen von ihren Einwanderern initiiert, organisiert, geleitet und umgesetzt werden, die in den zivilisiertesten und demokratischsten Gesellschaften und in den am weitesten entwickelten Ländern der Welt geboren, aufgewachsen, ausgebildet und geschult wurden.
***
ONLY WITH THE HELP OF CULTURAL REVOLUTIONS CAN THE PEOPLES OF THE BALKANS OVERCOME BACKWARDNESS AND STUPIDITY CAN BE CURED

___
Author: Lirim Gashi

___
Men and women who are involved in professional politics in our country not only neglect their original profession, but also all principles of responsible, conscientious and dignified behavior and actions.
Because no big political criminal, or as we popularly say, no big fish, is forced to take legal responsibility for serious chain crimes.
That is why they become rich like medieval kings, at the expense of the people and the state, without having to be afraid of responsibility before the law, the people and God.
And not only that:
When they ride on the backs of the people and the state, they behave arrogantly and heartlessly, like the most dangerous gypsy gangsters when they ride on the backs of poor gypsies.
And they only get off their backs when dozens of brave gypsies appear on the horizon and drive them out of power with shots from pistols and rifles.
Even worse:
They view important state functions as family functions.
Therefore, it may happen that the country’s president becomes angry with his political partners simply because they did not appoint his wife or daughter as ambassador to one of the most important European countries.
Are there uglier, more dishonest, more primitive, more greedy and more selfish worldviews than this?
The surest evidence that they are exactly as I described them above is their daily interviews in the media in which they emphasize the importance of democracy, justice, equality and respect for human rights.
Because they are just dust to the eyes of naive citizens.
The majority of men and women who are professionally involved in politics in our country have primitive, mafia, selfish, greedy, violent, tyrannical, treacherous, murderous, nepotistic and Machiavellian views on life, state, people, politics, household, Science, literature, culture, ideologies, art, literature, sports and God.
Because their parents raised them badly, or they became that way later when they saw that it wasn’t worth being honest, conscientious and responsible.
Therefore, their irresponsibility, disloyalty, dishonesty, violence, laziness, gluttony and selfishness cannot be cured only by stricter legal punishments.
Because it’s like treating the branches of a tree but not the roots.
Therefore, their character defects can only be cured at the root if their children are taught through an effective and clarifying education system that it is not worth living as parasites at the expense of the people and the state, but with diligent learning and honest work and behavior they can achieve anything in life.
TheThe primitive, backward and violent peoples of the Balkans cannot be cured of their educational, educational and cultural deficiencies even with the strictest laws as long as there is no one to put them into practice.
Because the people they delegate to the highest municipal and state functions have the same primitive, backward, ignorant, nepotistic, predatory, treacherous, murderous, usurping and thieving family upbringing. Even political revolutions cannot help them to overcome these educational, educational and cultural deficits because they reproduce the same type of politicians in all political systems.
Therefore, only profound methodological reforms in education, training and culture can lead them out of moral ruin, as they would at the same time increase the effectiveness of severe legal punishments.
These reforms must be initiated, organized, led and implemented in the form of cultural revolutions by their immigrants who were born, raised, educated and trained in the most civilized and democratic societies and in the most developed countries in the world.

Kryeministri Kurti u takua me Presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko

0

Prishtinë, 1 shtator 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Sonja Biserkon, themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Bashkë me të në takim ishin dhe Nenad Çanak, politikan serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës, si dhe Mark Baskin, profesor dhe drejtor i Qendrës për Dialog Humanitar.

U diskutua për situatën dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit perëndimor, vullnetin dhe shanset për integrim në BE dhe NATO, e në veçanti për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, historinë dhe aktualitetin si dhe perspektivat për të ardhmen.

Gjatë takimit, Biserko, Çanak dhe Baskin e njoftuan kryeministrin se po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta. Ata apeluan te Kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë.

Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht përfshirjen e komunitetit serb në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe shoqërisë.

Më tej, kryeministri i njoftoi mysafirët e tij për të drejtat që gëzojnë komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës, si dhe për përpjekjet që Qeveria po bën për rritjen e mundësive për këto komunitete në shumë fusha si arsimi, punësimi dhe siguria e tyre.

Kryeministri Kurti i falënderoi ata për angazhimin në ndërtimin e urave të paqes e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda rajonit, parime këto evropiane të cilat përqafohen e mishërohen edhe në Republikën tonë.

Kryengritja islamike e “arnautëve” e vitit 2011, në Prishtinë bëmirësi i rrejshëm Halil Kastrati i jep “zjem”!

1
Shefqet Krasniqi, Halil Kastrati, Fuad Ramiqi kundër shtetit demokratik e laik
Këto pamje ngjasojnë me pëmbysjet islamike në Lindjen e Mesme. Ndër protestuesit, si nxitës i turmes, është edhe Halil Kastrati. Hoxhë Shefqeti në tubimin panislamik e mallkon Kuvendin  e Kosovës…

Avdi Gegë Drini

Këto pamje ngjasojnë me pëmbysjet islamike në Lindjen e Mesme. Ndër protestuesit, si nxitës i turmes, është edhe Halil Kastrati. Hoxhë Shefqeti mallkon Kuvendin e Kosovës, institucionin më të lartë të shtetit të Kosovës për të cilin shqiptarët dhanë edhe jetën, për çlirimin nga fashizmi i regjimit serb dhe për formimin e një shteti demokratik e laik. Hoxha më tej thotë që nuk bëjnë kompromise me shtetin laik, Halili thrret për „tekbir“. Fundamentalistët islamikë, njejt si fashistët ultranacionalist serbë, kanë problem me shtetin dhe institucionet tona demokratike dhe laike.
Në pranëverën arabe 2011 filluan kryengritjet popullore për liri dhe demokraci, por që u kidnapuan shpejt nga lëvizjet e mirëorganizuara fundamentaliste islamike të financuara nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia. Në Egjipt erdh në pushtet lideri islamik Mohamed Mursi i mbështetur nga Turqia, ndërsa në Siri gjëndja eskaloi në luftë ndërmjet fuqive sunite (Arabi, Katar, Turqi) dhe fuqive shiite (Asadi dhe Irani).
Në Kosovë me vite ishin instaluar hoxhallarë dhe organizata fundamentaliste islamike që indoktrinuan pjesë të popullatës të zhytur në mjerim ekonomik dhe arsimor. Mbillej urrejtja ndaj botës perëndimore, vlerave liberale dhe shtetit demokratik dhe sekular që paraqitej si shtypës nga eksponentët fundamentalistë islamikë. Duke parë shëmbullin e përmbyjseve të sistemit në botën arabe, edhe në Kosovë u përpoq që me anë të këtyre “protestave” tu bëhej presion institucioneve kosovare që të pranonin agjendat islamike në politikë dhe shoqëri, dhe të testohej potenciali për lëkundje të sistemit demokratik dhe laik.
Pasi u pa që një përmbysje të sistemit demokratik e laik nuk do ta lejonin elita shqiptare dhe aleatët perëndimorë të Kosovës, fundamentalistët dërguan ndjekës të tyre të indoktrinuar që të luftonin për përmbysjen e regjimit shiit në Siri. Xhihadistët shqipfolës kryen krime të rënda në Siri dhe u bënë mish për top në shërbim të politikave hegjemoniale të Turqisë në rajon. Shqiptaria u dëmtua rënd në imazh dhe kjo çoi ujë në mullirin e propagandës serbe e cila gjithnjë mbanë qëndrimin që shqiptarët janë popull fanatik e terrorist islamik.
Përmbysjet e regjimeve dështuan. Në vendet shqiptare, plani për rrëzimin e shtetit demokratik e sekular nga jashtë ka dështuar. Tani aplikohet plani i marrjes së „kalasë“ nga brenda. Synohet që në një mënyrë më të butë, më të qetë dhe më afatgjate ngadalë të instalohen sa më shumë persona me pikëpamje fundamentaliste dhe antisekulare në pozita institucionale dhe me ndikim në shoqëri të clët, kur të arrihet masa kritike, ta bartin tranzicionin nga shteti liberal-demokratik e laik në një shtet të ndikuar nga feja. Andaj, indoktrinimi dhe propaganda nga klerikët fundamentalistë ende vazhdon në platforma të ndryshme për ta rritur një brez sa më të gjerë për tranzicionin nga shoqëria sekulare në atë fetare. Mënyrat më të sofistikuara e të kamufluara vërehen edhe me shëmbullin e „bamirësisë” me fonde dubioze ku abuzohet me varfërinë e njerzëve dhe në prapavijë keqpërdoret për agjenda islamike.

Luftën Rusia ka për ta humbur

0

Nga: Eshref Ymeri

(Në gjurmët e vlerësimit të shkrimtarit Igor Shestkov) 

Igor Shestkov (1956) është shkrimtar rus. Në vitin 1990 emigroi familjarisht në Gjermani, është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve gjermanë që prej vitit 2009. Është nënshkrues i thirrjes “Të ndalohet agresioni” të shkrimtarëve-emigrantë rusë, të publikuar më 12 gusht 2008. E ka dënuar ashpër luftën agresive të Rusisë fashiste kundër Ukrainës. Vlerësimin në vijim e përktheu dhe e përgatiti për botim Prof.dr. Eshref Ymeri.

Redaksia

“Shumë njerëz habiten që populli rus është i prirur për një tirani dhe diktaturë të përgjakshme. Këtë prirje dikush e justifikon me klimën, dikush me prapambetjen arsimore, dikush tjetër një zot e di se me çfarë. Por nuk ia vlen të akuzohet klima që nuk ka asnjë faj apo mungesa e dëshirës për leximin e librave me vlera edukative. Finlandezët kanë klimë herë-herë më të ashpër sesa në Rusinë e shenjtë. Veç kësaj, edhe njerëzit e botës së qytetëruar nuk është se lexojnë më shumë veprat e filozofëve dhe të sociologëve të tyre. Por ama atje nuk ka pasë ushqyer dhe nuk ushqen kush simpati për të parin e vendit. Çelësi për të kuptuar shpirtin  rus, përgjithësisht, është ndodhur në sipërfaqe. Hajde t’i hedhim një sy historisë ruse në thellësi dhe atëherë gjithçka do të bëhet e qartë si jo më mirë. Pra, popujt sllavë, fillimisht, kanë qenë të lirë, sllavët e dinin se ç’ishte liria dhe e donin atë, i gdhendnin në dru perënditë e tyre, dilnin për gjueti dhe për peshkim, lindnin fëmijë, punonin tokën, organizonin sulme të befasishme, me qëllim gabitjeje të shteteve fqinje dhe as që donin t’ia dinin për të parin e vendit. Ata kishin kryepleqtë e fiseve e mandej edhe princat, por megjithatë ata kishin mbetur të lirë dhe as që u shkonte mendja të kishim mbi krye ndonjë të madh. Nuk dihet nëse kaloi shumë apo pak kohë, por dihet që kishte ardhur vakti i sllavëve për t’u krishterizuar, meqenëse gjithë bota rreth tyre, në shumicën dërrmuese, ishte e krishterë. Ekzistojnë disa variante se pse Vladimiri (Vladimir Svjatosllaviç – 956-1015 – princi i madh i Kievit në periudhën mes viteve 978-1015, gjatë sundimit të të cilit u bë pagëzimi i Rusës kieviane – E.Y.) zgjodhi pikërisht degën ortodokse të krishterimit – ortodoksinë. Sipas variantit zyrtar, thuhet se Vladimirit gjoja i kishin pëlqyer së tepërmi ritualet e sektit ortodoks, në kuptimin e kishës ortodokse. Sipas variantit jozyrtar, të papëlqyer nga ana e ortodoksëve, thuhet se Vladimiri ishte i biri i jashtëligjshëm i një rabini (mësues, edukator hebraik – E.Y.) dhe prandaj ai e kishte më shumë për zemër ortodoksinë me ritualet e saj, të huazuara nga hebrenjtë, sesa kishën katolike që ishte e huaj për të me shakatë e saja të pakuptueshme latine. Që asokohe sllavët mund të konsiderohen si një komb i perënduar përgjithmonë. Pikërisht asokohe pati nisur një fund i mallkuar që u quajt Rusa e shenjtë. Ortodoksia, fillimisht, nuk ishte kaq arrogante dhe e rrezikshme, ideologjia fetare u ngjiz në mendjet e sllavëve me mjaft kujdes për atë epokë. Por mandej, në Rusën e shenjtë pllakosi dyndja mongole. Siç i thonë një fjale, “çdo e keqe s’vjen për të keqe”, ose “edhe e keqja e ka një të mirë pas”, prandaj edhe mendja dredharake e shërbesëtarëve të kulti fetar e siguroi menjëherë leverdinë nga pazari që bëri me pushtuesit e tokave sllave: ju do të na siguroni paprekshmërinë dhe mbrojtjen nga turma, kurse ne do t’ju sigurojmë pushtetin mbi këtë turmë. Që asokohe u vendos skllavëria në Rusën e shenjtë. Kishën ortodokse mund ta konsiderosh pararendësen e shërbimeve sekrete në Rusi. Si një KGB të lashtë ruse. Pushtimi i tokave sllave zgjati pothuajse 300 vjet. Ju mundohuni të vrisni mendjen për këtë shifër!!!. Pothuajse 300 vjet, ca aziatikë të çuditshëm endacakë, që nuk kishin as gjuhë të shkruar, as shkencë, si të tillë, arritën të vënë nën kontroll një të tillë territor kolosal pa teknikë dhe pa komunikime bashkëkohore. Treqind vjet pa pak, ata patën bërë prapësira dhe patën mbajtur nën pushtetin e frikës një popull dikur të lirë, i cili, një herë e një kohë, u pati kallur tmerrin armiqve të vet. Po si paska qenë e mundur?! Shumë thjesht. KGB-ja ortodokse pati marrë vrull, ajo ditë e natë ia lante trutë turmës së organizuar para pak kohësh, duke i imponuar ndërgjegjes së saj ende të paformuar tmerret e skëterrës mitike dhe mrekullitë e parajsës përrallore. Në çdo predikim, priftërinjtë, me një pamje kërcënuese, njoftonin se çdo pushtet është dhuratë nga zoti dhe se kundërshtimi ndaj këtij pushteti është një mëkat i tmerrshëm, për të cilin kundërshtarët do të përfundojnë në ferr, drejt e në tiganin e qoftëlargut. Për qëndrim dashamirës ndaj kishës dhe zotërinjve mongolë faleshin të gjitha mëkatet dhe krimet e rënda. Të gjithë njerëzit e poshtër, vëllavrasësit dhe maskarenjtë, priftërinjtë ortodoksë i ngrinin në rangun e shenjtorëve, duke deformuar deri në maksimum ndërgjegjen e njerëzve. Me kalimin e kohës, gënjeshtra bëhej e vërtetë, kurse e vërteta kthehej në gënjeshtër, mirësia bëhej dashakeqësi, kurse dashakeqësia kthehej në një dashamirësi supreme. Zotit ortodoks duhej t’ia kishte frikën çdo çast i ekzistencës mjerane prej skllavi, në të kundërt pasonte kërcënimi me ndëshkim qiellor dhe me pjekje në tiganin e ferrit. Vetëm tokat jugperëndimore patën arritur ta shmangnin këtë shpëlarje truri. Rezultoi që atyre tokave kishin kohë që ua kishin vënë syrin polakët dhe lituanezët katolikë dhe nuk ishte në interesin e tyre që mongolëve, me në krye ortodoksinë, t’u lejonin pushtimin e një thele të tillë të majme. Pikërisht ky fakt i pati shpëtuar sllavët jugperëndimorë nga degjenerimi gjenetik dhe pati parapërcaktuar luftën shekullore për shpëtimin e tyre nga sllavët verilindorë. Tokat jugperëndimore, me kalimin e kohës, u quajtën Ukrainë, kurse tokat verilindore u quajtën perandori e së keqes e shtetit të madh rus. Pas heqjes qafe të ryshfeteve që u duheshin paguar mongolëve, pas çlirimit nga i ashtuquajturi komb  rus, s’pati mbetur gjë tjetër, veçse ca mbeturina gjenetike. Gjatë 280 vjetëve, rusët tashmë kaq shumë qenë pleksur me ekzistencën e vet prej skllavi, saqë e kishin të pamundur të jetonin  ndryshe. Ata, në një nivel të caktuar gjenetik, tashmë nuk ishin të aftë të jetonin  si jerëz të lirë. Ata gjithmonë kishin nevojë për të pasur mbi krye një aga mizor dhe inatçor, i cili duhej t’i vriste në sasi të madhe, herë-herë duke i lejuar të rrufitnin një supë të shpifur para këmbëve të tij prej cari. Dhe vini re, turmat ruse kanë nevojë vetëm për një sundimtar të egër dhe inatçor, sepse sundimtarin e mirë dhe të butë ato do ta vrasin vetë. Për ta merituar respektin e turmave ruse është e mundur vetëm me dhunë fizike dhe kurrsesi me mënyrë tjetër! Gjatë një mijë vjetëve, i vetmi rast për një jetë me një supë pak më të ushqyeshme, ka qenë jeta e priftit, ose, tek e fundit, e dhjakut. Prandaj, përfaqësuesit e turmave, të cilët, çuditërisht, nuk u bënë bujkrobër, fëmijët e vet, pa lënë kusur, i patën rrasur nëpër shkolla dhe seminare fetare. Për shumë shekuj me radhë, në shtetin e madh, këto patën qenë të vetmet institucione arsimore, të cilat shërbenin si vatra, qoftë edhe elementare, për mësimin e gjuhës dhe të shkrimit. Në një kohë kur jo Evropa ortodokse po nxirrte njërin pas tjetrit gjeni të arteve dhe të shkencës, në shtetin e madh, të vetmet libra që botoheshin ishin librat e faljeve, e vetmja muzikë që krijohej ishte kishtare, kurse të vetmet tablo që dilnin  nga peneli ishin ikonat. Dhe kështu pati vazhduar për shekuj me radhë. Çdolloj arti ose shkence jashtë kishës ishte thellësisht i ndaluar, çdolloj shfaqjeje e mendimit ndryshe ndëshkohej me tortura dhe me vdekje. Madje, me kalimin e kohës, KGB-ja ortodokse nuk kishte nevojë të lodhej posaçërisht në kërkim të mendimit ndryshe. Rusët, të cilët asokohe dalloheshin nga egërsirat vetëm se dinin të ecnin me dy këmbë, të bisedonin dhe ta mbanin shkopin në dorë, vetë, me kënaqësi, e shqyenin në copë këdo që guxonte të dallohej nga turma. Smira e turmave dhe urrejtja shtazarake ndaj shtresës së shërbesëtarëve të kultit fetar grumbullohej me shekuj. Jeta e rusit reduktohej në punën prej skllavi dhe në vuajtjet pa mbarim. Në jetën e përditshme ruse gjithçka fillonte dhe mbaronte me një nënshtrim prej skllavi dhe me një gjendje pa rrugëdalje. Gjithçka ishte torturë! Ti ishe ose skllav-bujkrob, me të cilin çifligari mund të sillej si t’i donte qejfi, ose punëtor gjysmë i uritur pa kurrfarë të drejtash, ose ushtar, i cili, për të mirën e atdheut, duhej të shërbente në ushtri 25 vjet dhe nëse, çuditërisht, pati arritur të mbetej gjallë deri në lirim, atëherë largohej nga ushtria pa një strehë mbi kokë dhe plak që nuk i duhej askujt. Jetën mund ta jetonin vetëm oborrtarët, tregtarët, nëpunësit dhe priftërinjtë me policinë. Këta përbënin gjithsej 10% të popullsisë së Rusës së shenjtë. Kurse të tjerët, gjatë shekujve, e ngrysnin jetën në një gjendje kafshërore në pronësi të agallarëve.

Kur shpërtheu revolucioni i vitit 1917, ishin logjikë dhe të parashikueshëm lumenjtë e gjakut të shërbesëtarëve të kultit fetar, turmat ruse, aty për aty dhe me gëzim, e ndëshkuan fyesin e vet kryesor shumëshekullor. Por kërkesa gjenetike për një pronar të egër vazhdoi të mbetej. Turmat ruse, në kuptimin e drejtpërdrejtë fizik, kishin nevojë për një pronar të egër dhe inatçor, i cili do t’u vinte gishtin armiqve, do t’u thoshte se kush duhet vrarë dhe torturuar dhe që bishat ruse do të mund t’i ngopte deri në grykë me gjakun e tyre. Vetëm në kushte të tilla ekzistenca e turmave ruse filloi të përftonte një kuptim dhe ngjyrim të zakonshëm. KGB-në ortodokse e zëvendësuan me KGB-në ateiste, ideologjinë fetare, në vend të zotit ortodoks, të cilit duhej t’ia kishe frikën, e zëvendësuan me entuziazmin e ekzaltuar komunist, U shfaq një tjetër zot – Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, së cilës duhej t’ia kishe frikën edhe shumë më tepër. Gjatë ekzistencës së Bashkimit Sovjetik, gjaku qe derdhur madje jo lumë, por det, me pasoja dhjetra dhe dhjetra milionë të vrarë dhe të dënuar me tortura dhe me burgje. Sundimtarët e rinj i patën ngopur së piri gjak turmat e veta ruse, të bindura dhe të lumtura. Ishte gjë e zakonshme ndalimi i çdolloj mendimi ndryshe, prandaj dhe bishat ruse trokisnin me gëzim në dyert e kujtdo që dallohej prej tyre, kurse herë-herë trokisnin thjesht për argëtim dhe për më shumë lumturi egërsore prej skllavi. Në kohët e vjetra, maskarenjtë e rafinuar i ngrinin në rangun e shenjtorëve, në kohën e sundimtarëve të rinj, vrasësit gjakësorë në masë i shpallnin heronj të popullit dhe gjokset ua qëndisnin me medalje. Përgjithësisht, turmat ruse e ndienin veten rehat nën çizmen e sundimtarëve të rinj. Por, në këto e sipër, në historinë e vendit, doli në skenë keqbërësi Gorbaçov, i cili, ose ngaqë i rëndonin mendtë, ose për të dëmtuar, ose sipas këshillës së ndokujt, pati vendosur ta thyente atë sistem dhe pati sajuar perestrojkën (ndryshime në politikë dhe në ekonomi – E.Y.). Turmat ruse, askokohe të zhveshura tashmë absolutisht nga filizat e intelektit, këtë ide, fillimisht, e patën pritur me gëzim. Aty për aty e zëvendësuan Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik me zotin tashmë të harruar ortodoks. Ç’është e vërteta, sundimtarin e ri e përmbysën shpejt, sepse ai nuk dallohej as për ndonjë egërsi të veçantë, as për inat. Dhe bishat ruse filluan të talleshin, të silleshin me mendjemadhësi dhe të bënin prapësira. Ata, pa i orientuar kush, filluan të vrisnin dhe të torturonin njëri-tjetrin. Kujtesa gjenetike mijëvjeçare po i tërhiqte ata gjithnjë e më shumë drejt ortodoksisë në rilindje e sipër. Turmat, ca nga ca, filluan të dëshpërohen dhe të trishtohen për sundimtarët e vjetër, të cilët i patën ngopur me gjak me tepri. Egërsirat jo vetëm që nuk ishin të gatshme për të qenë të lira dhe, për më tepër, për të qenë të përgjegjshme, por thjesht nuk ishin as të afta. Supa e ujshme, për të mos vdekur nga uria, nuk mjaftonte për të gjithë. Kurse supë tjetër nuk jepte askush. Atë duhej ta siguroje vetë, por egërsirat ruse nuk e dinin se si dhe ku ta siguronin. Priftërinjtë, me forca të reja, patën filluar t’u shpjegonin egërsirave se, demek, vetë e kishin fajin: “ne, demek, gjithmonë ju patëm paralajmëruar që zotit tonë të mos ia prishni nervat, kurse vetë ju, në vitin 1917, pra, atë, të fuqishmin, e prekët në kallo, kur po na shkonit në thikë ne, priftërinjtë, sikur të ishim derra. Dhe hë tani, hajde, shpaguani, ore kriminelë!”. Dhe turmat nisën të qajnë dhe të pendohen nëpër kisha dhe manastire. Dhe filluan të çonin nëpër kisha kursimet e veta dhe zotin e egërsuar ta merrnin me të mirë me para dhe me flori. Meqenëse ortodoksia kishte asokohe një përvojë kolosale dhe unikale mijëvjeçare për shpëlarjen e trurit, ajo tashmë po shkundej shumë shpejt. Priftërinjë u dyndën drejt të gjitha humboreve të atdheut të pafund rus, në “Muhosranskun” (kuazitoponim, toponim i rremë, i sajuar, i përdorur si emërtim gjeografik që shtrihet diku në një cep të harruar të vendit – E.Y.) e mbytur nga morrat, me një popullsi prej pesë mijë banorësh, po ndërtoheshin njëqind kisha, nga të cilat ushtonin fjalime plot zemëratë të priftërinjve për mëkatin e madh të popullit rus para zotit-car, ose thjesht para carit, ose thjesht para zotit. Turmat ruse çonin nëpër kisha gjithçka që kishin mundur të grumbullonin gjatë viteve nëntëdhjetë kur talleshin e silleshin me mendjemadhësi dhe rrihnin ballin nga tepria e pendesës para shërbesëtarëve të kultit fetar, carëve dhe perëndive. Uria për gjak filloi gradualisht të bëhej e ndjeshme gjithnjë e më shumë. Egërsirat ruse qenë mësuar me rrjedhat e gjakut rreth vetes, ato kishin nevojë për një sundimtar, i cili do të ishte i aftë t’i vriste dhe t’i shfaroste në masë. Dhe një shëmtirë e tillë, e përmasave ndërplanetare, tashmë ishte gati të bëhej sundimtar i tokës ruse. Por kreu i atëhershëm i sektit ortodoks, si kokëshkëmb që ishte, nuk dëshironte kurrsesi t’u deklaronte turmave ruse për sundimtarin e ri. Me këtë rast, kryetari, si njeri ters që ishte, u rrëzua pa dashje dhe u vra për vdekje. Atëherë një budalla, ende jo shumë i famshëm, vendosi mikun e vet në timonin e sektit ortodoks. Miku nuk dallohej për ndonjë intelekt të veçantë, por me këtë rast, dallohej gjithsesi për një babëzi përrallore. Por kjo do të thotë se mund ta manipuloje lehtësisht. Pas ardhjes në pushtet të sundimtarit të ri, sektet, ashtu si edhe në kohët e vjetra, për dashamirësi ndaj priftërinjve, popullit rus i qenë falur të gjitha mëkatet e tij, të gjith torturat dhe vrasjet e miliona njerëzve. Dhe populli qe shpallur solemnisht zëdhënës i zotit, popull i shenjtë, popull që duhet të çlirojë mbarë botën nga e keqja!!! E keqja, siç edhe merret me mend, ndodhet në Perëndim, kryesisht në Amerikë dhe në Evropë, kurse tani edhe në Ukrainë. Dhe prej askund qenë bërë të njohura disa parashikime nga disa pleq të panjohur për carin e fundit rus, i cili do të shpëtonte mbarë botën. Bibla, papritmas, rezultoi pronë e kulturës ruse. Kundërshtarët e mikut të budallait liroheshin nga çdolloj aktiviteti ose vdisnin aksidentalisht. Rusët, pa pritur dhe pa kujtuar, u bënë të zgjedhurit e zotit për një mision të madh të përmasave ndërplanetare. Budallai i mori parasysh të gjitha gabimet e pararendësve të vet dhe e kuptoi se vetëm KGB-ja nuk mjaftonte, për përjetësimin e pushtetit atij i duhej përvoja historike e kishës ortodokse ruse për shpëlarjen e trurit. Prandaj budallai e rrethoi veten me ikona dhe me kisha, të ngritura rreth e rrotull. Ose për shkak të idiotësisë, ose për shkak të zellit të tepruar, budallai mundi që mes ikonave të rraste dy portrete të Bllavatskajës (Helena Bllavatskaja – 1831-1891 – filozofe ruse e rrymës panteiste, letrare, publiciste, okultiste, spiritualiste, udhëtare  E.Y.), e cila ishte armike e betuar e sektit ortodoks në Rusën e shenjtë. Ashtu si edhe më parë, priftërinjtë u bënë një kastë e paprekshme. Një e tillë elitë bashkëkohore ruse. Dhe turmat, të babëzitura për ndonjë supë pak më të yndyrshme, u turrrën për shkollim nëpër seminare dhe akademi fetare. Dhe përsëri përrenjtë e gjakut njerëzor vijnë e shndërrohen në lumenj hidhërimi dhe dhembjeje.

***

Gabojnë ata që mendojnë se Rusinë putiniste e pret një edukim trishtues në periferitë e Evropës, një degradim gradual dhe një shpërbërje e ngadaltë. Gabojnë edhe ata që arsyetojnë se Rusia rrezikon shumë që pas shtatë ose dhjetë vjetësh të përfundojë në një krizë të tmerrshme, nga e cila nuk do të shpëtojë dot, një krizë kjo, e provokuar nga rënia e menjëherëshme e çmimit të naftës. Të gjitha këto rreziqe s’janë asgjë përpara një lufte të ardhshme. Nuk u shpreha gabim, pikërisht të një lufte, në kuptimin e përmasave të gjera të një konflikti të përgjakshëm ushtarak, në përfundim të të cilit Rusia do të ndahet në zona okupimi midis NATO-s, Kinës, Japonisë dhe paqeruajtësve turq në Kaukaz. Me këtë rast, në zonën e okupimit të NATO-s – në pjesën evropiane të Federatës Ruse – do të realizohet deputinizimi i detyrueshëm, sipas tipit të denacifikimit gjerman pas fitores së aleatëve në Luftën e dytë botërore, do të kryhen reforma dhe do të krijohen institucionet e domosdoshme për një shtet të ri demokratik kombëtar rus. Territoret që do të kalojnë në zonat e okupimit kinez, turk, japonez, do të jenë të humbura përgjithmonë për shtetin e ri rus”.

Humnera e qytetërimit

Historia na mëson se qytetërimet hynin gjithmonë në luftë, nëse dallimi i vlerave themelore që predikonin vjen e bëhet shumë i madh. Rajhu i tretë nuk mund të mos e fillonte luftën. Hitleri i mirë nuk ekzistonte deri në vitin 1939, përveçse në fantazitë e injorantëve dhe të spekulantëve politikë. Lufta e dytë botërore filloi në vitin 1933, kur nazistët erdhën në pushtet dhe ideologjinë naziste e patën bërë ideologji shtetërore. “Gjermanët e kulturuar” shumë shpejt luajtën nga tepeleku, filluan t’i perëndizojnë fyrerin dhe udhëheqësit nazistë, të kërkojnë revansh për luftën e parë botërore, po përgatiteshin të vdisnin si një trup i vetën për Gjermaninë e Madhe. Sikur Hitleri të mos kishte ardhur në pushtet dhe Republika e Vajmarit të vazhdonte të ekzistonte, lufta e dytë botërore prapëseprapë do të kishte shpërthyer, por mes Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të kampit borgjez. Bashkimi Sovjetik po përgatitej për këtë luftë  që nga çasti kur qe krijuar. Shkaku ishte po ajo humnerë qytetërimi, e cila, tashmë në kohën tonë, e pati detyruar Putinin të dyndej në Ukrainë me urgjencë, me qëllim që të shtypte revolucionin antikriminal të muajit shkurt. Kurrfarë Krimeje Putinit nuk i hyn në punë, aq më tepër rajoni juglindor. Kjo është një ngarkesë e rëndë që krijon shumë telashe dhe shetësime. Ai veproi në këtë mënyrë se e detyroi domosdoshmëria e pamëshirshme – Maidani. Populli ukrainas gjeti forca në vetvete për të përmbysur pushtetin kriminal të Janukoviçit – kopjen e pushtetit kriminal të Putinit dhe bëri zgjedhjen e vet sipas modelit evropian të zhvillimit. Duke pasur parasysh ndërpleksjen e madhe të kulturave, të ekonomive, të lidhjeve gjinore të qytetarëve të Rusisë dhe të Ukrainës, eksporti i revolucionit të shkurtit sapo vinte e po bëhej çëshje e një kohe sa më të afërt, duke përfaqësuar një rrezik vdekjeprurës për regjimin e Kremlinit. Pikërisht po ashtu, si nazistët në Gjermani dhe bolshevikët në Bashkimin Sovjetik, Putini dhe njerëzit që e rrethojnë filluan ta kërkojnë shpëtimin në krijimin e modelit të armikut të jashtëm dhe të brendshëm, ekzistenca e të cilit do të justifikonte represionet e mendimit ndryshe, kontrollin tërësor mbi mjetet e informimit masiv dhe forcimin e pushtetit personal. Pas bolshevikëve dhe nazistëve, në historinë moderne qe ndërmarrë orvatja e tretë për krijimin në Evropë të një shteti  – të një kështjelle të rethuar nga ideologjia mesianike e “botës ruse” që pretendon për pushtime territoresh të reja.

Djalli doli nga kafazi

Propaganda antiperëndimore më përpara përdorej si një mënyrë politeknologjike për ngritjen shkallës së popullaritetit me ndihmën e pozicionimit të pushtetit të ri të një “patrioti për një qeverisje me dorë të fortë” – Putinit -, si një alternativë e pushtetit jopopullor të “liberalit” Jelcin me reformat e tij të viteve ’90. Elitat e kishin të qartë që kursi antiperëndimor shërbente si zbavitje për teleshikuesit. Për më tepër, në praktikë, regjimi i Putinit nuk i lejonte ultranacionalistët dhe ultramajtistët të dilnin nga margjina – rezervati i njerëzve që nuk i respektojnë normat dhe rregullat e sjelljes, të pranuara nga të gjithë. Partitë e tyre dhe bashkimet shoqërore nuk regjistroheshin në gjykatë dhe ndaloheshin, në fushën legale ata e kishin të pamundur të ekzistonin, dalja në mjetet e informimit masiv ishte e kufizuar, ata që ishim më aktivë, përndiqeshin dhe burgoseshin. Njëkohësisht, me ta vazhdohej puna sipas kanaleve të Shërbimit Federal të Sigurisë dhe të Drejtorisë së politikës së brendshme të administratës së presidentit, kërkonin njerëz të sigurtë dhe të bindur, futnin në radhët e tyre njerëzit e vet, përkrahnin njerëzit neutralë. Kjo politikë i qetësonte dhe i korruptonte liberalët e sistemit në rrethin e Putinit, mbështetësit e konceptit të qeverisjes së pakicës së arsimuar. Kurse tani, pas kundërvënies së ndikimit të Maidanit, ideologjinë dikur në margjinë, e legalizuan dhe lejuan daljen e saj në mjetet e informimit masiv, kurse mbartësit e saj i bënë subjekt politik, duke nxitur projektin antiukrainas, me shpresën se mund t’i kontrollojnë plotësisht. E gjitha kjo shoqërohet me shpërthimin e paparë për nga përmasat të një propagande antiukrainase dhe antiperëndimore. Në vijim, sipas idesë së këshillëtarëve politikë të Kremlinit, pas zgjidhjes së detyrës për demonizimin e revolucionit antikriminal ukrainas të muajit shkurt, projektin, në kohën e duhur, do ta mbajnë të fshehtë, kuse turmat do t’i kthejnë në stallat margjinale.

Nuk është menduar keq, veçse në këtë mes del një problem serioz – e kundërta s’nxjerr gjë në dritë. Ideologjia e revanshizmit, e natyrës së jashtëzakonshme kombëtare ose klasore, si nazizmi ose bolshevizmi, përfaqësojnë një rrezik virusal serioz për çdo popull, që nuk është i mbrojtur nga një sistem imunitar në formën e institucioneve demokratike dhe të shoqërisë civile. Teleshikuesve rusë tani është e pamundur t’u shpjegosh se propaganda antiperëndimore dhe revanshizmi perandorak janë punë zbavitjesh fëminore, se më vonë do ta kthejmë gjithçka në gjendjen e mëparshme. Ata e perceptojnë pushtetin si një kategori të shenjtë, shakatë nga goja e tij nuk do t’i kuptojnë. Në rast të largimit nga kursi i deklaruar për marrjen e tokave që kanë qenë ruse që së lashti, nga kundërvënia ndaj Perëndimit të urryer, domethënë për krijimin e Rusisë së Madhe, atëherë ata do të mendojnë se i paskan tradhëtuar dhe cari na qenka i rremë. Në çast rezultoi se ata që e përkrahin dyndjen e Rusisë në Ukranë përbëkan 85% të popullsisë, ndërkohë që më herët vetë Putinin e pati mbështetur 60% e saj. Rezulton se sikur nga shkalla e popullaritetit të Putinit të heqim përbërësen revanshisto-perandorake, atëherë merr fund meseleja. Do të mbetet në nivelin e javlinskëve-mironovëve (është fjala për dy personalitete politike dhe shtetërore ruse – Grigor Javlinskin (1952) dhe Sergej Mironovin (1953) me përkrahësit e tyre  E.Y.). Bishti filloi të tundë qenin. Vetëdijësimi për faktin se tani regjimi i Putinit bazohet vetëm dhe tërësisht në përshtatjen e tij me pritshmëritë e shumicës së ushqyer me frymë shoviniste, e mban atë peng të kursit që ka zgjedhur vetë, shmangia prej të cilit është baras me vetëvrasjen.

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës mbështetet në arsyet në vijim:

  1. Dëshira e Putinit për ta shtypur revolucionin antikriminal ukrainas, duke e copëtuar vendin, duke stabilizuar situatën në të gjitha shfaqjet e saj dhe duke diskretituar idetë e Maidanit
  2. Dëshira për të forcuar pushtetin personal, për ta rritur shkallën e popullaritetit, për të pasur duar të lira në sulmin kundër të drejtave dhe lirive të individit brenda vendit.
  3. Dëdëshira për t’u hakmarrë për poshtërimin që iu bë nga ana e Maidanit, i cili përmbysi mëkëmbësin e tij Janukoviç.
  4. Dëshira për të kënaqur ambiciet personale të një udhëheqësi të fuqishëm botëror, i cili sfidon udhëheqësitë e dobët perëndimorë.

Ukrainën nuk qe në gjendje ta copëtonte, Krimeja e gjorë, e okupuar përkohësisht, është një ngushëllim i dobët. Për më tepër, populli ukrainas u bashkua para agresionit rus dhe zgjodhi për herë të parë një president, i cili gëzon përkrahje edhe në perëndim, edhe në lindje të vendit. Situatën arriti ta destabilizojë vetëm në dy qarqe, por edhe kjo pa mundësi për ta ruajtur gjendjen për një kohë të gjatë. Shkalla e popullaritetit qe rritur, por ajo është në varësi të plotë nga vazhdimi i politikës së revanshizmit ushtarak perandorak. Hakmarrja për Janukoviçin dështoi. Maidani fitoi. Opinioni ndërkombëtar, po ashtu, nuk u nxitua të entuziazmohej nga trimria, guximi dhe mendjemprehtësia e sundimtarit rus. Përkundrazi, më shumë është i prirur të tallet me të dhe ta izolojë.

Deri më sot, asnjëra nga arsyet e luftës nuk është shmangur. Për më tepër, janë shtuar arsyet për shpërthimin e luftës me përmasa të gjera. Midis tyre është jo vetëm faktori i dukshëm i “kazakëve-rezervistë” që gëzojnë një përkrahje të madhe, të cilët nuk mund t’i heqësh qafe ashtu thjesht pa vënë në rrezik themelet e pushtetit, por, para së gjithash, edhe faktori i shkallmimit të figurës së “fitimtarit”, që gjatë gjithë kësaj kohe është marrë me shfarosjen e armiqve të Rusisë. Çdo sundimtar që ka humbur luftën, që ka tradhëtuar “patriotët”, në sytë e popullit bëhet car i rremë, bëhet shëmbëllesë e Medvedjevit mjeran dhe komik. Për të mbetur në pushtet, Putinit i duhet fitorja me çdo çmim mbi popullin ukrainas. Madje pikërisht fitorja ushtarake, jo ekonomike apo fitorja në luftën për gaz, sepse pikërisht në sferën ushtarake Rusia ka epërsi, kurse në sferat e tjera Ukraina do të mund të fitojë me përkrahjen e theksuar në rritje të bashkësisë ndërkombëtare. Për luftën që zhvillohet gjithashtu në fushëm informative, do të kërkohet një shkak… Variante, në të vërtetë, ka shumë, kurse po të kemi parasysh rrjetin e zhvilluar agjenturor në Ukrainë, krijimi i një shkaku nuk përbën ndonjë problem të pazgjidhshëm.

Pas luftës

Luftën Rusia ka për ta humbur. Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ruse është në gjendje të planifikojë një operacion të ri, duke pasur parasysh gabimet e fushatës së tanishme. Rezervat dhe mundësitë mjaftojnë. Reklamuesit e Kremlinit e kanë mundësinë ta përgatitin më mirë opinionin ndërkombëtar, duke shpenzuar një buxhet të majmë, kurse diplomatët për të futur përçarje mes udhëheqësve botërorë lidhur me konfliktin ruso-ukrainas. Tanket ruse janë në gjendje që brenda dy ditëve të arrijnë deri në Odesë dhe në Kiev, por më tej do të ketë më shum kufoma dhe do të vijojë një izolim i plotë. Paskataj do të fillojë një krizë konkrete ekonomike dhe politike për shkak të braktisjes së Kremlinit nga një pjesë e elitës. Ukraina ka për marrë një ndihmë mjaft të konsiderueshme, përfshirë ndihmën ushtarake, nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i trembet shndërrimit të Rusisë në një kërcënim serioz për rendin botëror. Paskëtaj do të vijojë largimi me forcë i trupave ruse nga Ukraina me forcat e NATO-s, çka do të shoqërohet me përçarje në radhët e shoqërisë dhe do ta çojë regjimin në zgrip të përmbysjes. Më tej do të fillojë parada e sovraniteteve, e nxitur nga vështirësitë ekonomike, nga problemet e furnizimit të popullsisë. Një pjesë e konsiderueshme e rajoneve do të dalë faktikisht nga kontrolli i Kremlinit, duke vendosur në territorin e gjithsecilit nën vartësinë e vet repartet dhe bazat usharake dhe duke marrë nën kontroll armatimin, përfshi armët bërthamore. Nën pretekstin e shmangies së katastrofës humanitare, e sigurisë nga rrezikut bërthamor dhe me thirrjen e elitave rajonale, fillimisht, në rajone të veçanta do të futen forca paqeruajtëse, mandej vendin kanë për ta ndarë në zona okupimi. Por ku ta dish, ka mundësi që e gjitha kjo do të jetë për mirë. Gjermania dhe Japonia, pas disfatës në Luftën e dytë botërore, megjithëse humbën një pjesë të konsiderueshme të territoreve, arritën të krijojnë një shoqëri të lulëzuar bashkëkohore, themelet e së cilës i hodhën pikërisht ata që i patën okupuar. Nëse Rusia vetë nuk do të jetë në gjendje të krijojë institucione efektive shtetërore, të zhvillojë reforma në mënyrë të pavarur, të çlirohet nga ideja e marrëzishme perandorake, atëherë ka mundësi që një pjesë e territorit të shërbejë si shpagim doktorit për nxjerrjen me detyrim nga gjendja e vendit të nënshtruar” (Citohet sipas faqes së internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015).

1962 / “Spanja ka një ngjashmëri të madhe në klimë dhe zakone me vendin tonë, Shqipërinë…”

Burimi : Pueblo, e enjte, 25 tetor 1962, faqe n°8

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Shtator 2024

  • Intervista e parë ekskluzive me Geraldinën dhe Leka Zogun I në Avila për gazetën “PUEBLO”

“Pueblo” ka botuar, të enjten e 25 tetorit 1962, në faqen n°8, intervistën e parë ekskluzive me Mbretëreshën Geraldinë dhe Mbretin Leka I në Spanjë (Avila), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretërit e Shqipërisë mbërritën në Madrid mbrëmjen e djeshme

Burimi : Pueblo, e enjte, 25 tetor 1962, faqe n°8

Burimi : Pueblo, e enjte, 25 tetor 1962, faqe n°8

Kur Mbreti të flasë pak spanjisht, ai do të regjistrohet në Universitetin e Salamankës

Ata ishin të rrethuar nga një grup muzikantësh për më shumë se një çerek ore në dalje të Avilës

Të ftuarit e djeshëm të Dukeshës së Valencias dhanë intervistën e tyre të parë për PUEBLO 

Më 7 prill 1939, një grup i vogël njerëzish kaluan kufirin shqiptar drejt Evropës Perëndimore. Ata po iknin nga ushtria fashiste italiane, e cila kishte pushtuar atdheun e tyre. Ai grup përbëhej nga mbretërit e Shqipërisë dhe një numër i vogël dhe thelbësor miqsh e shërbëtorësh. Ata ishin besnikë të minutës së fundit. Ishte një ditë dyfish e dhimbshme. Nga njëra anë, dhimbja e largimit nga atdheu i dashur; nga ana tjetër, trishtimi i festës që kristianizmi kremtoi atë ditë pranvere. Ishte e Premtja e Madhe, një ditë pasioni për familjen mbretërore të Shqipërisë. 

Kanë kaluar njëzet e dy vjet dhe bota është kthyer në shumë cepa. Mbretërit e Shqipërisë vendosën rezidencën e tyre kryesore në mërgim në Kajro; më vonë, në Angli. Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë shkonin nga një vend në tjetrin duke kërkuar gjithmonë paqen që kishin humbur. Mbreti vdiq dhe mbretëresha priti që djali që kishte lindur dy ditë para ikjes nga atdheu të rritej. Ai ishte bir mbretërish dhe do të bëhej mbret në kohën e tij, edhe pse me dhimbje dhe me ndjenjën se nuk mund të ndjente zhurmën e nënshtetasve të tij aty pranë. Leka I u kurorëzua dhe u shpall Mbret i Shqipërisë më 15 Prill 1961. Një ditë tjetër pranvere, por këtë herë më gazmore. 

Mbreti Leka I dhe nëna e tij, Mbretëresha Geraldina, kanë mbërritur sot në Madrid. Ata e bënë këtë mbrëmë, duke ardhur nga Avila, ku kaluan disa orë, të ftuar të Dukeshës së Valencias. Ne patëm nderin të na dhurohej një audiencë e veçantë. Në orën shtatë të pasdites po bisedonim me Mbretërit e Shqipërisë.

— Spanja është shumë e bukur dhe shumë e qetë, — na tha Mbretëresha —dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të banojmë këtu. Ky vend ka një ngjashmëri të madhe në klimë dhe zakone me vendin tonë. Për më tepër, shqiptari është shumë i ngjashëm me spanjollin në mënyrën e të qenurit dhe të sjelljes në jetë. Kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë për të jetuar në Spanjë. 

Leka I ka ndjekur me kujdes shpjegimet e nënës së tij. Kur mbretëresha përfundon së foluri, ai bën një koment. Sqaron një frazë të Mbretëreshës. Leka I është shumë i ri, por ka një sens shumë të madh diplomacie. 

— Në fakt, — tha Leka I — ne do të alternojmë Spanjën dhe Francën. Në Paris kemi një apartament dhe do të kalojmë pak kohë atje. 

Leka I, i konsideruar si mbreti më i gjatë në botë, pasi është dy metra i gjatë, është diplomuar për Shkenca Ekonomike në Paris dhe është diplomuar oficer në Akademinë Ushtarake Angleze të Sandhurts. Një adhurues i sporteve detare dhe automobilave, ai ndjen një shqetësim të thellë për politikën evropiane dhe historinë e vendeve të Kontinentit të Vjetër. 

— Do të ndjek mësimet e spanjishtes, — na tha ai — dhe kur ta zotëroj disi këtë gjuhë do të regjistrohem në Universitetin e Salamankës. Në këtë universitet prestigjioz spanjoll kam në plan të studioj Filozofi dhe Letërsi dhe të specializohem në degën e Historisë. 

— Dëshira ime — na thotë gjithashtu Mbretëresha — është të përkushtohem në Madrid për të bërë vepra bamirësie. Këtë nëpërmjet institucioneve. Unë do të doja të bashkëpunoja në Luftën kundër Kancerit. 

Pak minuta pas përfundimit të audiencës së dhënë, ata i njoftuan mbretërit se grupi i muzikantëve të Institutit Avila po i priste për t’u dhënë një recital. Mbretërit lejuan hyrjen dhe grupi mbërriti i veshur mirë dhe i lumtur me muzikën e tij të gjallë rinore. Mbretëresha ndoqi me kujdes të gjitha zhvillimet e dajres së grupit dhe më pas kërkoi shpjegime për kitarën. Kur mbaruan, mbretërit i dhanë grupit leje që të largohej. 

— Nëpërmjet PUEBLO-s — na tha më në fund Mbretëresha — dua të dërgoj një përshëndetje shumë të përzemërt për të gjithë spanjollët. Jemi shumë të lumtur që e gjejmë veten në këtë vend të mrekullueshëm dhe ju falënderojmë sinqerisht për përzemërsinë që keni treguar ndaj meje dhe djalit tim. 

Në orën tetë të natës, Leka I dhe nëna e saj, Mbretëresha Geraldina, u nisën me dy makina për në Madrid. Në derën e pallatit të Dukeshës së Valencias, grupi i muzikantëve priste t’u bënte një serenatë lamtumire. Nën ritmin e paradës së “Valencias”, makinat filluan të lëvizin. Ata u nisën fuqishëm dhe shpejt humbën rrugën përpara. 

Mbretëresha kishte veshur një kostum të qepur në mënyrë të përsosur. Ajo mbante një gjerdan dhe byzylyk të bardhë koral. Dhe kishte një trëndafil të fiksuar në xhaketën e saj. Ata udhëtojnë të shoqëruar nga adjutanti i Mbretit dhe zonjusha Julia Bagi, mbesa e mbretëreshës.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/1962-spanja-ka-nje-ngjashmeri-te-madhe-ne-klime-dhe-zakone-me-vendin-tone-shqiperine-intervista-e-pare-ekskluzive-me-geraldinen-dhe-leka-zogun-i-ne-avila-per-gazeten-pueblo/.

Presidentja Vjosa Osmani u takua sot me Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof

0

Presidentja e Republikës së Kosovës në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, është takuar sot me Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Postimi i plotë i Presidentes:

Kënaqësi të takoj në Pragë, Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof.

Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi. 

Nga veprimtaria atdhedashëse e pakashticëve

Në foto: Mehmet Bajram Pakashtica

Gani I. Mehmeti

Po vazhdojmë me veprimtarinë atdhedashëse të pakashticëve. Derisa herën e parë paraqitëm trimin Hasan Ismail Pakashtica, në radhë kemi fjalën për nipin e tij, djalin e vëllait të Hasanit, Mehmet Bajram Pakashtica.

Siç kemi shkruar, Bjarami ishte shpërngulur edhe nga Bajçina e Llapit e ishte vendosur në Prishtinë. Mehmeti ishte një veprimtar dhe po përcillte gjendjen e rëndë të popullit shqiptar në Kosovën e pushtuar nga serbët. Ky ishte lidhur edhe me veprimtarë të tjerë të kohës.

Njeriu që nuk kurseu pasurinë e tij për të informuar me realitetin, masakrat që po i bënin serbët në Kosovë në fillim të viteve të njëzeta të shëkullit XX,   ishte edhe Mehmet Pakashtica. Mehmeti ishte biri i Bajramit të Ismail Pakashticës. Derisa Ismaili kishte lëshuar Pakashticën dhe ishte vendosur në Bajçinë, biri i tij, Bajrami kishte lëshuar edhe Bajçinën dhe ishte vendosur në Prishtinë, ku kishte bërë një pasuri të mirë, që ishte për ta lakmuar. Kishte bërë hanet, shtallat për kuaj, etj. Përkundër të gjitha këtyre, Mehmetin po e brengoste gjendja e rëndë politike, ekonomike e materiale e shqiptarëve nën sundimin serb. Shih, për këtë, ai nuk po mund të rrinte duarkryq, prandaj, përveç rrezikut të jetës së vet, ai kishte sakrifikuar edhe pasurinë e fituar nga i jati, dhe po e shitte pak e nga pak për t`i ardhë në ndihmë patriotit  të asaj kohe, Nazim Gafurrit, në mënyrë që ta informonin opinionin europian e atë botëror sa më shpejt e sa më sakt për gjithë masakrat e bëra mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës nga regjimi serb. Ndoshta për  këtë, kishte ndikuar edhe xhaxhai i tij, Hasani, që ishin të një familjeje që po sakrifikonte jetën dhe po jepte pasurinë për çështjen shqiptare. Pra, nuk ishte kjo vepër e tij e rastit, ishte nga tradita që kishin pasur në luftë kundër armikut.

Mehmeti ishte djali i katërt i Bajramit, por në rastet kur vëllezërit nuk pajtonin me shitjen e pasurisë – haneve të tyre, ky arsyetoej se gjoja kishte humbur në lojë bixhozi në Shkup, dhe duhej shitur ato për të paguar humbjet e tij, duke mos u treguar realitetin se për çka po i shiste hanet. Mehmeti nuk po u tregonte qëllimin e tij sepse nuk donte të merrej vesh për veprimtarinë e tij patriotike, nga që po i rrezikohej jeta atij dhe familjes, po të kuptohej.

Mehmet Pakashtica ka qenë i shkolluar për kohën, në shkollimin turk. Murat Çitaku i Bajçinës ka qenë krentar, kur vinte çështja e të vënit gisht (nënshkrimit), Murati që nuk dinte shkrim-lexim, kurrë nuk ka dhënë gisht pa dhënë nënshkrimin Mehmeti[1].

Mustafë Abiti ka lajmëruar për errfijen (masakrën) në Prapashticë. Muharrem Tortoshi e Mehmet Pakashtica paguajnë gazetën për të shkruar për (ërrfinë) masakrën e kryer nga pushteti serb. Mehmeti kishte shitur hanet (shitoret) e veta për të paguar e lajmëruar opinionin europian. Për arsyetim tek vëllezërit, pse i kishte shituar hanët, ai u kishte thënë se kishte humbur në komore në Shkup[2].

Përveç tjerash, Mehmeti ishte edhe përparimtar: ai kishte hapur rrugët e jetës fëmijëve të tij, si djalit – Bajramit, ashtu edhe vajzës – Behixhes dhe i kishte shkolluar. Edhe në këtë rast, ai kishte pasur mospajtime me vëllezërit, që po e akuzonin në shkljet e “traditave” shqiptare pse po shkollohej vajza e tij, por Mehmeti vazhdonte me të tijën.

Fshati Pakashticë, nga e morën edhe mbiemrin, të shpërngulurit prej saj në Bajçinë e më pas në Prishtinë.

[1] Marrë nga Gani I. Mehmeti : PAKASHTICA, Monografi, Podujevë, 2005, faqe 253 e 254

[2]  Sipas Shaip Pakashticës, Arbëri (ish Dragodan) Prishtinë. Marrë  në vitin 2003.

Bashkimi Europian: Qeveria po i shpërfill thirrjet tona për depërshkallëzim; BE, mos e bjerë punën deri në shpërfillje !

0

Gani I. Mehmeti

Edhe për titull, mora atë të BE-së, me rastin e reagimit të saj, rreth Aksionit të policisë së Kosovës për mbylljen e pesë komunave paralele në veri.

Lidhur me këtë, do i bëja edhe unë disa pyetje BE-së.

A ka analizuar BE-ja ndonjëherë punët e «ndërmjetësuesëve» për bisedime të Borellit dhe të Lajçajut mes Kosovës dhe Serbisë?

A ka analizuar ndonjëherë deklaratat e Peter Stanos, si zëdhëns i BE-së, lidhur me bisedimet dhe veprimet e Serbisë dhe të Kosovës, i cili, vazhdimisht e ka akuzuar Kosovën, se gjoja nuk po është konstruktive në dialog. Ndërsa, atë që kishte bërë krime në Kosovë, edhe pse nuk ka zbatuar asnjëherë premtimet e dhëna në Bruksel e në Ohër, po quhej «konstruktiv», duke u bërë avokat i Vuçiqit, për çka, ai nuk ka pasur për çka të reagojë, ndërsa kërkesat e Kosovës vazhdimisht janë kundërshtuar, sepse Stano, Borell e Lajçak vijnë nga shtete që nuk e njohin Republikën e Kosovës. Pra, ata, më shumë kanë paraqitur këtu qëndrimet e shteteve të tyre sesa atë të Bashkimit Europian, që e njeh Republikën e Kosovës !

A kanë ndërmarrë ndonjëherë një inisiativë për shuarjen e komunave serbe në Kosovë vetë këta, si ndërmjetësues të bisedimeve? Përse kanë heshtur, kur ata e kanë ditur dhe e dinë veprimtarinë e komunave paralele serbe në Kosovë? Këso aksionesh kanë mundur të ndërmirren edhe nga BE edhe nga EULEX-i, por kanë heshtur. Këta kanë mundur ta detyrojnë Vuçiqin të tërheqë vetë strukturat paralele nga Kosova, që të mos ia lënë barrë Kosovës dhe policisë së saj. Kur të ndërhysh në një çështje mes palëve në konflikt, duhet të jesh vetë konstruktiv dhe i drejtë, në mënyrë që të mos i lësh të drejtë tjetrit të ndërhyjë në zbatimin e ligjit, duhet t’i prijsh edhe në këso rastesh.

Prandaj, nëse nuk i ke pri vetë shtensionimit të gjendjes, nuk është mirë dhe as e drejtë të qortosh a të luftosh atë që ka të drejtë në shtetin e vet, ndërsa t’i japësh të drejtë atij që nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme te shtetit tjetër.

Në këto procese nuk janë ndërmjetësues SHBA, NATO,  KFOR-i, as edhe PESËSHJA e quejtur KUINT.

Në këto procese është emëtruar pikërisht BE-ja, për çka duhet të prijë edhe me opsione e inisiativa për të shkuar drejt depërshkallëzimit, por duke i dhënë të drejtën secili në vendin e vet, jo duke i ndaluar Kosovës të drejtat e veta në shtetin e saj, ndërsa duke i dhënë të drejtë Serbisë të ndërhyjë në shtetin e Kosovës. Kjo është tepër e padrejtë dhe mund të quhet agresor, prandaj, BE, bëhu e drejtë! Stano, Borell dhe Lajçak kanë qenë në anën e shtetit gjenocidal e kriminal, prandaj, nuk është mirë të identifikohen në rang me të.

Nuk është mirë ta biesh punën deri atje sa të mospërfillesh nga ndonjëra palë, bëhuni të drejtë, trajtoni njësosj të dy shtetet në dialog dhe secilit i jipni të vetën, që të mos ketë mospërfillje.