Kreu Blog Faqe 758

ITSHKSH orgaizoi orë poetike në Letnicë në kuadër të “Dritës së Gonxhes”

0

Forhåndsvisning av bilde

Letnicë, 01 shtator 2024

Karvani i manifestimit letrar-shkencor “Drita e Gonxhës” sot u ndal në Letnicë. Poetë nga disa klube letrare lexuan poezi kushtuar figures së Nënës Tereze. Drejtori i ITSHKSH, PROF. DR. Skender Asani, u shpreh mirënjohës ndaj Famullitarit të kishës së Letnicës, Dom Marjan Demës për mundësinë që kjo orë poetike të mbahet në oborrin e kësaj kishe dhe me këtë rast shpalosi rëndësinë dhe vizionin e manifestimit letrar-shkencor “Drita e Gonxhës”.
Në emër të shoqatës së shkrimtarëve  “Ramadan Musliu” nga Vitia me një fjalë përshëndetëse u paraqit Zymrije Salihu, kurse në emër të shoqatës së shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, poeti dhe diplomati Daim Iljazi, solli mesazhe miqësie e konsiderate ,duke veçuar me këtë rast dy  nobelistët shqiptarë, Nënën Tereze nga Shkupi dhe Ferid Muratin, nga Gostivari, si ambsadorë të kombit shqiptar në botë.
Në orën e sotme poetike me poezitë e tyre u paraqitën poetët: Sadiej Aliti, Daim Iljazi, Ejup Ajdini, Adem Abdullahu, Bajramali Selimi,  Ramadan Mehmeti, Mehmedali Rexhepi, Selvije Abdullahu, Alektë Spahiu, Muhamet Halili, Zanë Mali, Muzafer ramiqi, Ali Ferati, Demush Mehmeti dhe Rushit Ismaili.
Në fund të ores letrare, Lirije Aliu lexoi disa thënie të nënës Tereze.
ITSHKSH në kuadër të kësaj ore letrare dhuroi edhe tre titujt më të ri të botuar ditëve të fundit, si dhe revistën “Drita e Gonxhës”, nr. 3.

Kalendar – Para 33 viteve në Kosovë Shqiptarëve edhe shkollat ua mbylli Serbia okupatore

0

Gazeta Bujku  – 3 shtator 1991-e Martë . Foto: Behlul Jashari

Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 1 Shtator 2024/ Në Kosovë para 33 viteve shqiptarëve edhe shkollat ua mbylli e ndaloi Serbia okupatore.

Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga pushteti okupues serb të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja, para 33 viteve – në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetitull shkruante se “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, ku theksonte: “Për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë shumëkund dyert e shkollave ishin të mbyllura.-Në shkollat e mesme e fillore të Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës, pos drejtorëve të dhunshëm e inspektorëve jolegjitimë, në mbikëqyrjen e situatës dhe në pengimin e mësimit u angazhuan edhe punëtorë të sigurimit shtetëror dhe milicia serbe”.

“Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, ishte një nga titujt tjerë të ballinës së gazetës “Bujku”, me mbititull “Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut për Kosovën” e me nëntitull: “Në kuadrin e nënkomisionit të OKB-së kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e minoriteteve në Gjenevë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u paraqit me një material të dokumentuar për format e ndryshme të diskriminimit që pushteti i Serbisë po i ushtron mbi shqiptarët”.

Greva-urise-Rilindja-1993-tituj-gazeta-Bujku

Në numrin vijues gazeta shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla…”.  Këtë e lexoja nga gazeta edhe derisa flisja në një dokumentar para 31 viteve, kur në Kosovë, nga 24 Maji deri në  3 Qershor 1993, zhvillohej një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë.

Dita e fillimit të grevës ishte pikërisht një vit pas zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në kërkim të vendosjes së pushtetit të Kosovës në Kosovë, kur Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë i Republikës, në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim.

Trokëllima e teleksit të raportimeve, që nga dita e zgjedhjeve të para e historike pluraliste në Kosovë i bëja nga Prishtina në Tiranë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe.

Derisa zhvillohet greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e teleksit të Rilindjes. Nga ky teleks për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”

Lexoj nga lajmi që sapo kisha dërguar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë: “Para mbrëmjes, përfaqësuesi i Misionit të KSBE-së në Kosovë erdhi në Rilindje dhe po bisedon me Këshillin Grevist. Deri tash nuk ka ende asgjë nga ajo që pritej për sot, arritja e marrëveshjes konkrete. Bisedat vazhdojnë, ndërsa vazhdon edhe dita e tetë e grevës së urisë e Adem Demaçit dhe grevistëve të tjerë për mbrojtje të lirisë dhe fjalës shqipe. Qëndrimet serbe që na i prezantoi misionari i KSBE-së janë të papranueshme për Këshillin Grevist dhe për kolektivin e Rilindjes…Tashmë janë vendosur edhe rojet e armatosura civile serbe në portën e Rilindjes…”

KSBE ishte mision  evropian, që tash është OSBE. Emri zyrtar i OSBE-së para vitit 1995 ka qenë Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE).

Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim, për lëvizjen gjithëkombëtare për liri e pavarësi.

“Greva e urisë” është titulli i dokumentarit që u bë derisa ajo po zhvillohej në kundërshtim të regjimit të dhunës serbe, i cili pasi ndaloi gazetën tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqipe në Kosovë, po ia merrte për ta tjetërsuar e shndëruar në ndërmarrjen fantome “Panorama” të instaluar nga Beogradi edhe gjithë pronën, përfshirë pallatin 18 katësh në qendër të Prishtinës.

“Më 20 Maj 1993 regjimi serb me dekret të posaçëm ‘Rilindjen’ të vetmen Ndërmarrje Gazetare Botuese në gjuhën shqipe e shendërroi në ‘Panorama’”, shkruhet në fillim të filmit dokumentar.

Në dokumentarin e kohëve të kërkimit të lirisë, “Greva e urisë 1993” në Pallatin e Shtypit Rilindja në kryeqytetin e Kosovës, në ekran, shfaqen emrat e disa prej shumë grevistëve, që iu bashkuan Adem Demaçit: Ali Podrimja, Zenun Çelaj, Bardh Hamzaj, Nehat Islami, Shaip Beqiri, Idriz Ulaj, Milazim Krasniqi, Abdullah Konushevci, Bajram Kosumi, Vezir Uka, Shkëlzen Stublla,  Halil Matoshi, Blerim Shala, Besim Rexhaj, Gani Gashi, Shpend Vinca, Haqif Mulliqi, Agim Zogaj, Muhamet Ahmeti…Shfaqen pamjet e njerëzve dhe kohëve të rezistencës, të lëvizjes e luftës për Kosovën e lirë e të pavarur.

Në dokumentar për kërkesat e Këshillit Grevist gjatë një konference për shtyp flet kryeredaktori i atëhershëm i revistës letrare “Fjala”, që e botonte Ndërmarrja Rilindja, Milazim Krasniqi. “Ato kërkesa janë në funksion të mbrojtjes së Institucionit të Rilindjes dhe  të shtypit të lirë…”, thekson ai.

Ishte kohë okupimi, shqiptarët ishin dëbuar  kolektivisht nga puna e nga institucionet, nga universiteti, edhe fëmijtë shqiptarë ishin dëbuar nga shkollat e çerdhet, foshnjoret…

Edhe në atë kohë, poeti Ali Podrimja në grevën e urisë në mbrojtje të fjalës shqipe, kishte një përjetim lirie si ëndërr në barrikadimin në Pallatin e Rilindjes. Në dokumentar shihet e degjohet tek këndon-reciton me buzët shkrumb etje e urie vargjet që sapo i krijonte:

“SHIKIMI NGA DRITARJA

Nëse shkojmë mos na vajtoni

Vetëm na këndoni

Se lirinë e përjtuam nga brenda”.

Në dokumentarin për grevën, në rrëfimin e nisur pranë teleksit të raportimeve për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në ambientet e grevës së urisë, them edhe këtë: “Grevistët e urisë në Pallatin e Shtypit, të vetmin kontakt me jashtë Pallatin e kanë shikimin në botë nga këto dritare. Ata janë ngujuar qe tetë ditë këtu, janë barrikaduar këtu, për fjalën e lirë shqipe…”

Në filimin dokumentar shihet: Data 31 Maj 1993, ora e mbrëmjes vonë, rraplloj dyerte mbyllura për shqiptarët nga serbët e armatosur, në shtëpinë tonë, të Rilindjes… Dua t’i hap…

E rezistenca,  greva e urisë vazhdonte në Pallatin e Shtypit Rilindja, që nuk mbeti vetëm kështjellë e rezistencës dhe ëndërrave të mëdha: Pas luftës – në liri e pavarsi u bë ndërtesë qeveritare e shtetit të Kosovës…

Para Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë, i cili ishte edhe seli raportimesh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare që nga fillimi nga zyrat e gazetës së rezistencës “Bujku”, në 23 Maj 2015 u ngrit dhe u përurua  shtatorja e themeluesit të shtetit shqiptar, firmëtarit të parë të Deklaratës së Pavarësisë së shpallur në Vlorë para më shumë se 100 viteve, Ismail Qemalit.

Gazeta rezistencës – e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”,  dilte nga 18 Janari i vitit 1991, dhe si kryeredaktor i parë-themelues i saj nisëm e themeluam edhe bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri duke marrë e botuar që nga numri i parë informacionet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e pastaj edhe si korrespondent i saj.

Zyra e teleksit në Pallatin Rilinda në ambientet e gazetës “Bujku”, prej nga raportoja ditë e natë, u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë…

 “NA E MORËN SHKOLLËN…”

Para 33 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:

Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia.

Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht.

Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…”

Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!)

Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava.

Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën.

Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…

NË GJYQIN NDËRKOMBËTAR TË HAGËS DËSHMI EDHE MBYLLJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË KOSOVË

E nxjerrë, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës së ndaluar Rilindja, gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe doli deri në prag të vitit 1999, kur edhe ajo u ndalua dhunshëm nga administrata dhe forcat okupatore serbe.

Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit  shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë. Dr. Rugova ka theksuar se pas mbylljes së shkollave fillore, të mesme dhe Universitetit u organizua sistemi i mësimit në shtëpitë private që bota e ka quajtur “sistemi paralel” dhe se kjo ka vazhduar deri në vitin 1999…

Shkolla Fillore “Ibrahim Rugova” në Obiliq

KOSOVA PARA 25 VITEVE, FESTA E KTHIMIT NË SHKOLLA E UNIVERSITET

Në vitin e madh 1999 të lirisë së Kosovës,  në 2 Gusht para 25 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.  Ky është lajmi që e raportoja  nga Prishtina në Tiranë në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-08-02.ata.html

Zyra-e-ATSH-Kosove-Pallati-Rilindja-Behlul-Jashari-telexi-i-raportimeve-nga 24 Maji 1992

[08] Albanian pupils and students return back to their school buildings

PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari reports: Over half a million Albanian pupils, students and teachers of Kosova returned today to school premises from which they were expelled by Serbs 9 years ago.

In the ceremony held on this occasion in the Prishtina University, in the square in front of the Philological Faculty, a festive concert was performed in the presence of thousands of students and citizens. /p.ta/xh/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

Kosova, Rusia dhe strategjia e mbrojtëse e Shqipërisë socialiste

0

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë

Në kohën në të cilëm jetojmë duket që e ardhmja është gjithnji e pa sigurt. Nga historia kemi mësuar se ka pasur gjithnji njerëz që janë munduar të parashikojnë natyrën e ndryshimit dhe të pasigurisë, por që nuk kanë mundur t’ia arrijnë me saktësi. Megjithatë ka qënë dhe vazhdon të jetë një përpjekje e nevojshme, sepse kostoja e luftës sot është e tillë që pasojat e dështimit sot mund të shkojnë deri edhe në ekzistenciale.

Pamvarësisht se nuk kemi ndonjë top kristali magjik për të parashikuar luftën dhe të ardhmen, vëndin e këtij topi e zë historia, e cila me mësimet e saja na jep mundësinë më të mirë për të përcaktuar jo vetëm formën e veprimit në të ardhmen, por edhe si duhet përdorur ajo.

Klauzeviçi sugjeron se “ çdo epokë ka llojin e vet të luftës, kushtet e veta kufizuese dhe paragjykimet e veta të veçanta”.

Ndaj çdo periudhë ka teorinë e vet përkatëse të luftës dhe të mbrojtjes të bazuar në kushtet specifike, por që këto kushte mund të qëllojnë të jenë të ngjashme në periudha të ndryshme të historisë.

Tashmë ka pothuajse 4 vjet që njësoj si ai djali i bariut i cili herë për shaka, e herë për kuriozitete, e herë për inetersa të pa shpjeguara thërret që ujku po sulmon tufën e deleve edhe Kryeministri i Kosovës thërret se Sërbia do e sulmojë Kosovën. Këtu nënkuptohet një sulm i armatosur ushtarak konvencional i ushtrisë së rregullt të Sërbisë.

Por që deri më sot një gjë e tillë nuk është materializuar.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhi ndonjëherë në të ardhmen, panvarësisht se kush mund të jetë në pushtet në Kosovë. Ndaj edhe në vend që rrimë duke bërtitur si ai djali i bariut, dhe që mos të na ndodhi si i ndodhi edhe atij, që fshatarët dikur u lodhën duke vrapuar drjet tufës dhe asnjëherë nuk sulmoi ujku, por të vetmen herë që sulmoi me të vërtetë, ata nuk erdhën sepse menduan se edhe këtë herë djaloshi po kënaq vetveten, dhe nuk po thotë realitetin, prandaj na del detyre që të përgatisim mbrojtjen tonë, me qëllim qe ujku te mos na zejë asnjëherë ne befasi.

Edhe më parë është diskutuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri mediatikisht, se çfare në realitet duhet të bëjë Kosova që të jetë e gatshme për të përballuar një sulm të mundshëm nga ana e Sërbisë. Dhe gjithnjë, pamvarësisht opsioneve dhe sugjerimeve të dhëna, unë për vete e kam parë se nuk janë të mjaftueshme për të realizuar një mbrojtje adekuate.

Por, kësaj radhe, në ndihmë të zgjidhjes së kësaj dileme, mua më erdhi historia. Dhe kjo erdhi si pasojë e sulmit të forcave ukrainase, të cilat sulmuan Rusinë në territorin e Kurskut. Ashtu si ndodhi sulmi ukrainas, në mënyrë të papritur e të pa parashikuar, mund të ndodhë edhe sulmi serb kunder Kosovës. Ashtu si e gjeti Ukraina të pa përgatitur Rusinë për një sulm të tillë, nuk duhet të gjejë Kosovën një sulm i tillë i Sërbisë.

Dhe përgjigjen e një strategjie mbrojtjeje adekuate, për një rast të tillë, e gjeta në historinë e Strategjisë Mbrojtese prej Shqipërisë Socisliste, në kohën e monizmit. Dhe kjo pervoje u shpalos nga Shefi i Shtabit të Përgjithëshëm i Ushtrisë Ruse, Valeri Gerasimov.

Me datë 13 gusht të këtij viti, në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ku Shefi Gerasimov ishte duke raportuar për ngjarjet në zonën e Kurskut, ndër të tjera, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Ruse i propozoi udhëheqjes ruse riorganizimin e mbrojtjes Ruse në kufirin shtetëror te saj.

Ai propozoi që, kjo mbrojtje të bëhej duke shtuar, përveç postave të kufirit, edhe batalione të këmbësorisë, të paisura me artileri, duke formuar kështu një brez sigurimi mbrojtes. Dhe vazhdoi duke thnë se: “ Këtë organizim me Brez Sigurimi, me fortifikime nga më modernet botërore për kohën, e ka pasur në mënyrë unikale vetëm Shqipëria, në kohën e Enver Hoxhës”.

Dhe propozoi që, edhe Rusia të kopjojë këtë lloj brezi sigurimi, për të perballuar cdo lloj sulmi te befasishem nga cdo armik i saj i mundshem.

Por si ka qënë i realizuar në Shqipëri, kjo që ka qene emertuar “Brezi i Sigurimit”? Brezi i Sigurimit kufitar në Shqipërinë Socialiste ishte i organizuar në 3 skalione, ose vija mbrojtjëse.

Vija e parë ishin postat e kufirit.

Në vijën e dytë ishin batalionet e këmbësorisë të cilat njiheshin si Batalione art-mitraliere, pasi ishin të pajisura me mitraloza të lehtë e të rëndë të këmbësorisë, në mënyrë për të patur fuqi të madhe zjarri, por edhe largësi të madhe për ta goditur sa më thellë armikun me zjarr. Gjithashtu në përbërje të tyre kishte edhe topa 75 mm, që njihen ndryshe si topa pa dridhje, me qitje direkte, si dhe mortaja 60mm dhe 82mm.

Këto batalione në atë kohë 60% e personelit përbëhej nga ushtarë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në ndihmë të këtyre batalioneve ishin vendosur kompanitë e zbulimit të ushtrisë. Ndërsa në vijën e tretë ishin rreshtuar bateritë e artilerisë së topave 122mm me nga 4 topa secila, ku 75% e zjarrit të tyre ishte parashikuar të binte në territorin e armikut, që atëherë ishte Jugosllavia dhe Greqia. Të gjitha këto forca shtriheshin në një brez deri në 12 km nga kufiri shtetëror.

Dhe përderisa një nga ushtritë më të mëdha të botës, e cila ka prodhuar gjithnjë teori dhe strategji ushtarake, kësaj here po kërkon të kopjojë një strategji mbrojtjese unike të Ushtrisë Popullore Shqiptare, përse ne të mos e marrim këtë strategji dhe ta aplikojmë për mbrojtjen tonë në Kosovë?!

Ky është një nga ato rastet e rralla, që të bëjnë të ndihesh krenar për të kaluarën e ish – Ushtrisë sonë Kombetare, për aftësitë e saja dhe teoritë e saja luftarake dhe mbrojtëse, në të cilën prindërit tanë kanë qënë pjesë.

Dhe ashtu si e thotë edhe Klauzeviçi: “ çdo periudhë ka paragjykimet e veta specifike”, besoj se në konteksin e mbrojtjes kjo teori e Brezit të Sigurimit të Ushtrisë Popullore në Shqipërisë Socialiste është baza më e mirë nga e cila mud të nisi krijimi i një teorie mbrojtëse për Kosovën, nëse nuk duan ta aplikojnë direkt atë ashtu si e kishim edhe ne.

Tirane, 1 Shtator 2024

Albin Kurti përballë “xhokerit gjeopolitik”Aleksandar Vuçiq

0

Në riorganizimin e ri gjeopolitik, çfarë qëndrimi do të mbajnë Uashingtoni dhe Brukseli: për mbrojtjen e demokracisë dhe Republikës së Kosovës apo për autoritarizmin ekspansionist serb?

Përdorimi “i arsyeshëm” i lirisë si filozofi e jetës

Anarkia në kuptimin klasik të fjalës nënkupton egzistencën e një sistemi, ku ç’do lloj hirarkie nuk tolerohet dhe rrjedhimisht luftohet.

Termi anarkizëm rrjedh nga bashkimi i fjalës greke ἀναρχία (anarkia) dhe prapashtesës ισμός ose ισμα (ismos ose izma). Anarkia (ἄναρχος, anarkos), që ka kuptimin “pa sundimtar” – nga parashtesa mohore ἀν (an që d.m.th. “pa”) dhe ἀρχός (arkos, pra “udhëheqës”, “sundimtar”). Nga kjo kuptojmë që anarkizmi nuk ka të bëjë me dhunën dhe kaosin, siç trumpetohet rëndom në diskursin publik, por është një filozofi politike e cila mëton të krijojë një botë pa sundimtarë, pra pa hierarki, dhe një shoqëri plotësisht të barabartë…

Në të drejtën zakonore shqiptare kjo barazi kodifikohet taksativisht, sidomos kur kemi të bëjmë me veprat penale…

Liria e tjetrit është e pacenueshme.

Sot ky koncept nënkupton edhe përkufizimet që bartë kjo e drejtë në vetvete. Ajo, pra LIRIA, na shpërfaqet si vetëkufizim dhe vetëpërmbajtje vullnetare dhe konsideratë për të dobëtit, pakicat dhe të përjashtuarit.

Për pjesë të shtresës së mesme, me arsim të lartë, përdorimi “i arsyeshëm” i lirisë është një filozofi e jetës: liria si një pasqyrë e domosdoshmërisë.

Këtë koncept modern nëse e kombinojmë me virtytet shqiptare që i kanë mbijetuar çdo ideologjie dhe çdo sistemi – përkushtimi, gjakimi për dije, modeli i mësuesit, besnikëria ndaj parimeve – rikthimi në identitet, qoftë edhe në mënyrën e të jetuarit, bëhet pothuajse përcaktues i stilit, një Biedermeier i epokës që do ta ribëjë Shqipërinë.
Arritja e këtij qëllimi kërkon bashkimin e energjive pozitive të Kombit.
Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë edhe një test prove në këtë marshim historik.

Katër vjet që po i lëmë pas dëshmuan qartë rolin që ka Kosova në këtë mision historik. Selitja dhe ruajtja e demokracisë, sundimi i ligjit dhe drejtësia si postulat i demokracisë liberale, tok me zhvillimin dhe prosperimin ekonomik – këto janë pikat qendrore që do t’i japin Qeverisë së VV fitoren e re më 9 shkurt 2025.
Fitorja e thellë e VV-së më 9 shkurt 2025 do të kontribuojë ndjeshëm në thellimin e kthesës historike të Kombit. Atëherë do të fillojë rikthimi në identitet të plotë, qoftë edhe në mënyrën e të jetuarit, do të bëhet pothuajse përcaktues i shekullit të shqiptarëve – një Biedermeier i epokës që do t’i ribëjë shqiptarët dhe Shqipërinë.
Në këtë parafushatë dhe përgjatë fushatës zyrtare nëse nacionalistët progresiv, siç dua t’i cilësoj aktualisht socialdemokratët shqiptar, duhet ta adresojnë qartë zemërimin dhe polarizimin në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare, duke potencuar rolin që do të ketë fitorja bindëse e radhës e VV-së për persepktivën e Lirisë dhe zgjerimit të saj. Ata, duke e bërë të qartë për secilin qytetarë se çfarë na ka sjellë në këtë situatë të paqëndrueshme historike: rreth 70 për qind e shqiptarëve besojnë tashmë se lidershipit të opozitës në Kosovë dhe lidershipit politik të Shqipërisë politike, nuk i intereson fare jeta e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë, prandaj ata mendojnë se kjo lagje politikanësh nuk mund të ndikojnë ndjeshëm në dinamikat që përcaktojnë jetën e tyre dhe të Repubikës, rrjedhimisht zhvillimi ekonomik dhe fati i veriut të Kosovës është i ndërlidhur pikërisht me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
Ky fakt është sinjal i qartë për ndërhyrje të politikës konform rritës së ekonomisë ndërkohë, duke injektuar në sferën e fuqisë blerëse të qytetarit, që nënkupton rritjen e pagave në sektorë jetik.
Ky hap në sferën e politikave sociale dhe të shpërndarjes të të mirave materiale, duhet të vazhdojë tutje me mbajtjen e shifrave të ulëta të papunësisë, rritjen e qëndrueshme të punësimit krahas rritës ekonomike – këto katër vite të qeverisjes së VV që dëshmojnë sukses të ndjeshëm në këto fusha sipas standardeve të kohës. Megjithatë, inflacioni luan një rol kaq të madh për elektoratin, saqë shumica e njerëzve nuk mendojnë shumë për politikën ekonomike të kryeministrit. Shumë votues e përjetojnë rritjen e çmimeve si një sulm ndaj fuqisë së tyre në gjakimin e ligjshëm për përparim apo për ruajtjen e standardit jetësor që kanë arritur ndërkohë. Prandaj tema e ekonomisë dhe mirëqenies duhet të zë vend të mirë në fushatë, duke shpjeguar qartë perspektivën e afërt të Republikës në këtë rrafsh.

Kush guxoi ta nxjerr Kosovën jashtë Serbisë?

Në politikën e jashtme janë evidente arritjet e qeverisë, por tepër pak të afishuara. Është me shumë rëndësi të potencohet pozicioni i Kosovës, jo thjeshtë vetëm në dialogun me Serbinë, por para së gjithash imazhi që ka ajo sot në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Republika e Kosovës është hera e parë në historinë e saj moderne që kultivon raporte të shëndosha reciprociteti në marrëdhëniet me partnerët tanë, por edhe me fqinjtë, rrjedhimisht edhe me Serbin. Ky raport është ngritur mbi parimin e reciprocitetit, që është gurthemeli i marrëdhënieve moderne ndërshtetërore që nga Kongresi i Vestfalisë. Këto marrëdhënie i nënshtrohen interesit shtetëror, rezonit shtetëror.
Miqtë tanë real, ata që ndihmuan Kosovën gjatë lufës dhe po e mbështesin edhe sot në procesin e shtetëndërtimit dhe funksionalizimit të plotë të Republikës, sidomos në fushën e sigurisë dhe raporteve me Serbinë, janë ata që këto raporte i kanë selitur e kultivuar duke pas në konsideratë edhe interesat e tyre nacionale. Këto interesa, me kalimin e kohës, edhe mund të ndërrojnë pozicion. Historia e marrëdhënieve tona me Britanin e Madhe e shpjegojnë më së miri këtë fenomen, respektivisht këtë oscilim të mundshëm.

Kosova ndërkohë njihet nga 117 shtete, anëtarë të OKB-së. Në procesin e dialogut me Serbinë, të trajtuar gjithësesi keq nga BE-ja, por edhe nga lidershipi politik deri në vitin 2020, Kosova gradualisht është shndërruar në një çështje të brendshme të Serbisë!
Në vokabularin aktual të opozitës sonë dhe të mediave që po i shërbejnë asaj si altoparlant i prishur, ky pozicion irracional dhe antihistorik ka fituar një llojë mbështetje edhe nga qendrat vendimmarrëse!
Ndërkohë “kush guxon ta nxjerr Kosovën jashtë Serbisë, aty ku edhe ia caktoi vendin 17 shkurti 2008, satanizohet, shantazhohet dhe shpallet hiq më pak se antiamerikan” [1] shprehet me të drejtë publicisti i njohur nga Shkupi, Emin Azemi.

Ky lloj antiamerikanizmi inegzistent, që shërben për konsum të brendshëm dhe për mashtrim atipik të opinionit, çuditërisht nuk testohet në Washington, por në Beograd (!)” konkludon me të drejtë publicisti Azemi.[2]

Opinioni ka nevojë urgjente që mediat tona, intelektualët nacionalistë progresiv, të hedhin dritë mbi atë se si u krijua ky diskurs, kush janë ata që inicuan dhe po vazhdojnë ta ushqejnë këtë diskurs?
Ky fenomen duhet të shpjegohet qartë sidomos në këtë periudhë të parafushtës.
Shpjegimet shterruese lidhur me këtë fenomen, do ta ndihmojnë opinionin ta njohë më mirë burimin e këtij diskursi dhe arsyet pse ai ushqehet kaq shumë dhe kaq naivisht edhe nga opozita jonë, por edhe nga një lagje ish komandantësh të UÇK-së, që në rrafshin politik e intelektual janë tejet injorantë.
Tek atëherë opinioni do të mësojë se raportet me Uashingtonin nuk ndërtohen e seliten dot duke i bërë vazhdimisht lëshime Serbisë.
Këto sjellje të opozitës dhe të një lagjeje të medias në Kosovë, tok me ato të lidershipit politik të Shqipërisë politike në raport me Serbinë [duke garuar për pjesëmarrje në Open Ballkan dje, duke e shpallur veriun në nimanslland në prag të aksionit të Serbisë për aneksim të veriut më 23 shtator 2023, duke heshtur kur duhet të flitet dhe të pozcionohet qartë pro intresit nacional, siç është rasti tani kur hapja e Uërs së Ibrit është shndërruar në objekt diskutimi e përplasjeje edhe diplomatike…] e kanë shndërruar Vuçiqin në një lloj faktori të fryrë politik në Ballkan, respektivisht në një xhoker gjeopolitik të lloit të vet.

Kur gjeoekonomia vihet në shërbim të interesave nacionale

Sundimtari i Serbisë përmes këtij “rikthimi” të ndikimit të Serbisë në gjeopolitikën rajonale, e qartë, pretendon ta ulë peshën e dy republikave tona dhe të Kombit shqiptr si tërësi. Sidoqoftë ai mbetet për Ballkanin gjithnjë e më shumë si një rrezik permanent.

Vuçiqi, dyshojnë vëzhgues kredibil, po luan për kohë. Ai shpreson se komuniteti ndërkombëtar, para së gjithash Perednimi, pas rikthimit të gjakuar të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, edhe prej një lagje autoritarësh tjerë europian, do t’ia falin sjelljen e tj në raport me Putinin dhe përgjithësisht qëndrimin dubioz të Serbisë mes Lindjes dhe Perendimit.

Shtypja që ai ndërkohë i bën opozitës, para së gjithash organizatorëve të protestave që ndërlidhen me Litiumin – organizatat e të drejtave të njeriut flasin për terror shtetëror – ka një objektiv: të zhdukë opozitën dhe ta shtypë çdo farë rezistence [qoftë ajo e organizuar edhe nga Rusia], me idenë se vetëm kështu mund ta hedhë hapin e radhës – të hyjë në histori duke realizuar projektit ambicioz serb – Botës serbe.
Për realizimin e këtij objektivi në rrugë sa më të lehtë, ai ka nevojë për partner tjerë në Kosovë.
Këtu duhet kërkuar arsyet themelore të diskursit të çoroditur të opozitës sonë në këtë fillim të parafushatës dhe akuzat banale të ndonjërit prej liderëve të saj në raport me kryeministrin dhe figurën e tij.

Sipas ekspertëve, kreu i shtetit rus, Vladimir Putin, është i shqetësuar për lëvizjet e reja të lidershipit serb në raport me Perendimin. Zëdhënsia e diplomacisë ruse, Maria Zaharova, kohë më parë deklaroi se “Perednimi po përgaditë destabilizimin e Serbisë” [3] me qëllim për të ndikuar në jetën politike të brendshme në Serbi, duke përfunduar se protestat në Serbi po nxiten nga Perednimi kundër lidershipit aktual serb! Kjo deklaratë erdhi pas arritjes së marrëveshjes që Serbia realizoi me Bashkimin Europian dhe kompanin multinacionale Rio Tinto për eksploatimin e litiumit.

Ndërkohë drejtori i CIA-s, William Burns, bëri një vizitë të papritur në raon, duke filluar me atë në Sarajevë [më 20 gusht], e cila shkaktoi shumë vëmendje publike në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe më gjerë. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër, Bërns u takua me udhëheqës politikë dhe zyrtarë kryesorë të inteligjencës, duke përfshirë tre anëtarë të Presidencës së BeH, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së BeH (OSA), Almir Džuva dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Elmedin Konakoviç.

Megjithëse detajet e bisedimeve nuk u publikuan zyrtarisht, mediat lokale, duke cituar burime të paidentifikuara, raportojnë se temat e takimeve përfshinin kërcënimet e sigurisë në BëH dhe situatën më të gjerë në vend. Konakoviqi tha se kanë biseduar për tema të rëndësishme si për aderim në të ardhmen e afërt në NATO dhe për integrimet evropiane, duke theksuar se vizita e Burns-it konfirmon seriozitetin me të cilin administrata amerikane merret me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.[4]

Denis Bećirović, një anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, vuri në dukje në profilin e tij në Facebook se në bisedën e tij me Burns-in, ai argumentoi rrezikun e paraqitur nga “politika anti-Dayton e udhëheqjes së entitetit të Bosnjë-Hercegovinës RS”, e cila sipas tij kërcënon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe në rajon.[5]
Më tutje, drejtori i CIA-s, William Burns, vazhdoi të mërkurën vizitën në Beograd, ku takoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit një ditë më pas, më 22 gusht, shkoi në “audiencë” tek “Papa”, alias ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Botsan-Kharchenko, me të cilin, siç tha, bisedoi për situatën në Kosovë dhe mundësinë “e hapjes me forcë” të urës mbi lumin Ibër.[6]

Ndërkaq të enjten dhe të premten [më 22 e 23 gusht] drejtori i CIA-s, William Burns, ishte në Prishitnë, me ç’rast takoi fillimisht Presidenten e Republikës, Dr Vjosa Osmanin tok me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ndërkaq të premtën, pati një takim për gadi një orë me kryeminsitrin e Republikës, Albin Kurti.
Le të kujtojmë se kryeministri Kurti gjatë kësaj jave ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik, përcolli nga afër Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan në rajon, pasoi në këtë kohë, kur dështimi i diplomacisë perendimore për ndaljen e ekspansionit serb u bë evident. Dhe, kur dështon diplomacia, dihet, radha ju vie shefave të Intelegjencies; gjeneralët janë instanca e tretë për veprim.

A do t’mund ta ndalë kjo vizitë e drejtorit të CIA-s, William Burns, shpërthimin e luftës së paralajmruar në Bosnjë dhe mundësinë e përhapjes së flakëve të saj edhe në veriun e Kosoëvs në vjeshtën e vonë, mbetet të shihet.
Por një gjë është më se e sigurtë, në rast se do të detyrohen të ndërhyjnë gjeneralët, atëherë harta politike e Ballkanit do të pësojë ndryshime të ndjeshme.
“Xhokeri gjeopolitik” me emrin Vuçiq, si edhe levat e tij në Banjallukë e Podgoricë, duket se përmes kësaj vizite blic, do ta kenë përvetësuar mirë, madje për pak minuta, teorinë e njohjes dhe përceptimit të realitetit, për të cilën Platoni kishte ligjëruar në librin e VII-të të “Republikës” së tij.

Nëse nuk e kanë përvetësuar si duhet, me idenë që atë ta konceptojnë më qartë në vjeshtë, në fushbetejë, atëherë do të ishte e pritshme që përballja mes “xhokerit gjeopolitik” – Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, respektivisht përballja mes dy kombeve tona – atij shqiptar dhe serb, do të marrë një epilog krejt tjetër nga ai i vitit 1999. Vetëm atëherë “xhokeri gjeopolitik” Vuçiq do ta kuptojë se Platforma për krijimin e “Botës serbe” ishte produkt i Kishës Serbe që për kohë të gjatë ka selitur grigjën e saj me iluzine.

Aleksandar Vuçiq si “xhoker gjeopolitik” i Perendimit dhe Lindjes

Riaktualizimi i shfrytëzimit të minierës së litiumit në Serbi ka ringjallur djajtë e të gjitha ngjyrave: ajo ka provokuar zemërim mes banorëve të zonës dhe jo vetëm asaj, aktivistëve mjedisorë dhe qytetarëve të thjeshtë, por ndërkohë po kthehet në një lloj kasus belli në duart e Putinit. Rikthimi I saj si temë politike me konatacione të theksuara gjeostrategjike që shpërfaqë përpjekjet e Perëndimit për të tërhequr Serbinë nga orbitat e Rusisë, ka rindezur gjakrat gjithandej.
Geoffrey R. Pyatt, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për burimet energjetike, ditë më parë, shkruan NT “ përshëndeti projektin serb të litiumit në mediat sociale si “një mundësi për të kontribuar në tranzicionin e gjelbër brenda dhe jashtë vendit”. [7]
Protestat, pavarësisht se Intelegjencia ruse kishte dezinformuar kreun serb në raport me nxitësit real të tyre, vet pjesëmarrja e një numri forcash politike të njohura si pro ruse…flasin më shumë pro faktit se ato janë organizuar dhe gëzojnë mbështetjen e Federatës Ruse. Fundja në këtë momentum politik ato janë në shërbim të politikave dhe strategjisë ruse për sigurimin afatgjatë të prezencës ruse në Ballkan. Si të tilla ato kanë për qëllim që ta dobësojnë prezencën amerikane në rajon dhe synojnë për të dobësuar hegjemoninë e SHBA-së në procesin e ndërtimit të një rendi botëror shumëpolar, krejtësisht në përputhje me axhendën gjeopolitike të Putinit.
Serbia duke shfrytëzuar akset autoritare brenda BE-së [Hungari, Sllovaki…] ka arritur të imponojë ndryshimin e diskursit të Brukselit në raport me Kosovën dhe madje, edhe pas aktit agrsiv të 24 shtatorit 2023, të mbajë në fuqi sanksionet e BE-së ndaj Kosovës!

Këto aleanca të karakterit gjeopolitik me vendet, prioritetet e menjëhershme strategjike të të cilave qëndrojnë në kultivimin e raporteve me Rusinë, duke dobësuar Republikën e Kosovës, kanë për objektiv ta dobësojnë edhe prezencën amerikane në rajon.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është parë nga disa analistë si një lloj “xhokeri gjeopolitik” për rajonin e Ballkanit për shkak të aftësisë së tij për të manovruar midis fuqive të mëdha dhe për të mbajtur balancën midis interesave të Serbisë dhe ndikimeve të jashtme. Më poshtë po sjell disa arsye pse ai konsiderohet i tillë:

  1. Balancimi midis Lindjes dhe Perëndimit: Vuçiq ka ndjekur një politikë të dyfishtë, duke ruajtur lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, ndërsa në të njëjtën kohë synon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Kjo qasje i lejon Serbisë të përfitojë nga të dyja palët, duke forcuar pozicionin e saj strategjik në rajon.
  2. Dialogu me Kosovën: Si një aktor kryesor në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiq është një figurë kyçe për zgjidhjen e konfliktit të gjatë. Aftësia e tij për të negociuar me ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe për të mbajtur pozita të forta në tryezën e bisedimeve e bën atë një lojtar të rëndësishëm.
    Këtë pozicion ia ka forcuar edhe më shumë qëndrimi i opozitës në Kosovë dhe ai i lidershipit në Tiranë!
  3. Ndikimi në Rajon: Vuçiq ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta me liderët e vendeve të tjera në Ballkan, duke përfshirë Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe madje edhe me Shqipërinë politike. Ky rrjet ndikimi i jep Serbisë një rol të rëndësishëm në politikën rajonale dhe në stabilitetin, respektivisht destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
  4. Manipulimi i opinionit publik: Vuçiq është i njohur për përdorimin e fuqisë mediatike dhe propagandës për të ndikuar në opinionin publik brenda dhe jashtë vendit. Ai ka ndërtuar një imazh të tij si një lider i qëndrueshëm dhe stabilizues, duke projektuar një figurë të fortë si në rajon ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.
  5. Manovrimi në krizat ndërkombëtare: Vuçiq ka treguar aftësi për të manovruar në kriza ndërkombëtare, duke shfrytëzuar tensionet globale për të përfituar politikisht. Për shembull, ai ka mbajtur marrëdhënie të mira me Rusinë gjatë luftës në Ukrainë, duke siguruar mbështetje politike dhe ushtarake, por njëkohësisht ka ruajtur marrëdhënie të mira me Perëndimin.

Si rezultat i këtyre faktorëve, Vuçiq është parë si një “xhoker gjeopolitik” që mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet në Ballkan dhe më gjerë, duke i dhënë Serbisë një rëndësi strategjike për fuqitë e mëdha ndërkombëtare.

Rrjedhimisht shtrohet pyetja legjitime se, a po rirreshtohet diplomacia perendimore: pro mbrojtjes së Republikës së Kosovës, që d.t.th pro Albin Kurtit, apo pro autoritarizmit serb që identifikohet me prsidentin Vuçiq, respektivisht pro “Botës serbe” që nënkupton ekspansionin serb dhe rishikimin e hartës politike të Ballkanit?

Pozicioni delikat dhe kompleks i diplomacisë perendimore

Diplomacia perëndimore edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë ishte e ndarë më dysh në raport me të ardhmen e Bllkanit Perendimor, ndërkaq tani ajo është në një pozitë edhe më delikate dhe komplekse në lidhje me zhvillimet në këtë pjesë të kontinentit të vjetër, veçanërisht në raportin e saj me Kosovën dhe Serbinë. Aktualisht, duket se po ndodh një ndryshim i përzier që ndikohet nga disa faktorë, duke krijuar tension midis mbështetjes për integritetin e Kosovës dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon, të cilin Perëndimi shpesh e lidhë me marrëdhëniet e mira me Serbinë.
Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë gjithashtu një fuçi baruti e përhershme që i duhet vetëm shkëndija më e vogël për të shpërthyer.Të gjitha vendet e rajonit po armatosen, pak a shumë në mënyrë transparente, urgjentisht. Serbia është shumë përpara në këtë plan [falë bujarisë dhe interesave gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës].
Franca, Gjermania dhe SHBA-të po përgatisin aleatët e tyre ballkanikë: Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për luftë përmes programeve dypalëshe dhe të NATO-s.

Në këtë kuadër, vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në rajon dëshmoi se pozicioni i “neutralitetit” të Serbisë, tashmë nuk mjafton. Jo vetëm për fqinjët e saj, por as për vet SHBA-të dhe BE-në.

Ja disa aspekte të këtij rirreshtimi diplomatik:

1. Mbrojtja e Republikës së Kosovës dhe mbështetja për Albin Kurtin

  • Perendimi [SHBA dhe BE] në realitet që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës [17 shkurt 2008], një lagje shtetesh brenda sferës së Perednimit në mënyrë më të theksuar, kanë qenë mbështetëse të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Megjithatë, në periudha të veçanta, një lagje sosh, kishin lëkundje dhe anonin herë hapur e herë fshehur, pro idesë serbe për ndarjen e Kosovës. Brenda një harku kohor prej 2015-ës e deri më 2020, kur qe arrestuar ish presidenti kosovar Hashim Thaçi, madje gjatë kohës sa po udhëtonte për Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, pikërisht për të nënshkruar këtë lloj marrëveshje që tumirte ndarjen e Kosovës, siç pohon edhe ish këshilltari i ish presidentit Donald Trummp, ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.
    Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit, pavarësisht se ai nuk përmendi emra.[8]
  • Kohët e fundit ka pasur tensione në raportet mes qeverisë së Albin Kurtit dhe disa faktorëve perëndimorë, për shkak të qasjes së Kurtit në raport me Serbinë dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
  • Kurti ka kërkuar një dialog, ku Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur para çdo lëshimi, një qëndrim që disa diplomatë perëndimorë e kanë konsideruar si të palëkundur dhe të ndërlikuar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
    Në fakt sabotimi i Marrëveshjes së Brukselit [2023] nga ana e Serbisë, që në esencë ishte nusprodukt i marrëveshjes franko-gjermane, që përjashtonte njohjen reciproke de jure, e bënte njohjen de fakto të pashmangshme. Ishte pikërisht pika e katërt e kësaj marrëveshje, e cila e bëri Serbinë të tërhiqet. Megjithaët Serbia nuk u ndëshkua!
    Por, nëse vjeshta sjell një ndryshim të dukshëm në qëndrimin perëndimor për shkak të rritjes së autoritarizmit në Serbi, afërsisë së Vuçiqit me Moskën ose pengesave të tij në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, ai mund të humbasë rolin e tij si ndërmjetësues i preferuar. Toleranca për lojërat e tij diplomatike mund të zvogëlohet nëse këta faktorë bëhen më të qarta dhe më të dëmshëm për interesat perëndimore.
  • Sidoqoftë, mbështetja për integritetin e Kosovës mbetet një vijë e kuqe për shumicën e vendeve perëndimore, dhe ata vazhdojnë të jenë kundër çdo lloj rishikimi të kufijve apo “ndarjes” së Kosovës, të cilat janë qëndrime që favorizohen nga disa qarqe në Serbi, duke gëzuar një lloj mbështetje veçmas brenda BE-së.

2. Përballja me ekspansionizmin serb dhe autoritarizmin e Vuçiqit

  • Vuçiq është perceptuar si një lider që po ndjek një qasje autoritare brenda Serbisë, ndërsa në nivel rajonal ka përdorur strategji ekspansioniste [të “Serbisë së Madhe”] për të zgjeruar ndikimin e vendit në zonat me popullsi serbe në Bosnjë, Mal të Zi dhe Kosovë.
  • Në përgjithësi, Perëndimi ka treguar një qëndrim të përmbajtur ndaj politikave ekspansioniste të Serbisë dhe ka tentuar ta angazhojë Vuçiqin si një partner kyç për stabilitetin në rajon. Për këtë arsye, shpeshherë janë bërë lëshime për të ruajtur dialogun dhe për të shmangur destabilizimin, gjë që ka shkaktuar frustrim te qeveria e Kosovës dhe tek qytetarët e saj.
  • Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Sarajevë, Beograd e Prishtinë sinjalizoi se Prëndimi nuk është më i gatshëm të tolerojë strategjinë e Vuçiqit për të mbajtur tensionet në nivele të menaxhueshme për të përfituar diplomatikisht.
  • Nga njëra anë, Perëndimi në aparancë nuk mbështet ekspansionizmin serb dhe është kundër ndryshimit të kufijve, por nga ana tjetër, është i prirur të ruajë stabilitetin dhe të shmangë konfliktet e hapura, me ç’rast indirekt favorizon Serbinë.
    Krijimi i Republikës Serbe si entitet më vete në Bosnjë e Hercegovinë, që de fakto është shtet në shtet, madje i ngritur mbi gërmadhat e gjenocididt serb, ka shtuar apetitin e ekspansionizmit serb që pa mbyllur varrët e luftës në Bosnjë. Ndërkaq tolerimi i aktivitetit subversiv ndaj Malit të Zi, edhe duke qenë ky i fundit pjesë e NATO-s, ka krijuar parakushtet e një pushtimi të butë të kësaj republike të vogël buz Adriatikut, që ndërkohë i krijon një ngushëllim të mirë ekspansionizmit serb edhe për humbjen e Kosovës, që e trajtoj për plot 87 vjet si koloni.

3. Dilema e stabilitetit përkundrejt parimeve demokratike

  • Një pjesë e dilemës perëndimore është se, ndërsa mbrojnë sovranitetin e Kosovës dhe i kundërvihen autoritarizmit, ata pretendojnë se janë të kujdesshëm për të mos e shtyrë Serbinë drejt një aleance më të fortë me Rusinë dhe Kinën. Si rezultat, Perëndimi tenton të balancojë presionin ndaj Vuçiqit me një pragmatizëm që shpesh merrë ngjyresat e një tolerance të hapur ndaj autoritarizmit të tij.
  • Kjo strategji krijon një perceptim sikur Perëndimi po e mbështet Vuçiqin në kurriz të vlerave demokratike dhe interesave të Kosovës, duke rrezikuar legjitimitetin e tyre si mbrojtës të demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

4. Rezistenca ndaj rishikimit të kufijve

  • BE dhe SHBA vazhdojnë të jenë kategorikisht kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan, një ide që ka qarkulluar në të kaluarën si një zgjidhje e mundshme për çështjen e Kosovës dhe Bosnjës. Ky qëndrim është një mbrojtje indirekte ndaj integritetit të Kosovës dhe një pengesë për ambiciet ekspansioniste të Serbisë.
    Ky pozicion duket se ndërkohë ishte vënë në pikëpyetje në mënyrën më serioze pas Kuvendit të Madh serb, të mbajtur më 8 qershor 2024 dhe objektivat që ai kishte aprovuar përmes deklaratës politike, që de fakto tani është Program serb.

Në këtë kontekst të ndërlikuar, duket se diplomacia perëndimore tashmë ka dështuar. Vizita urgjente e drejtorit të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ishte në funksion të parandalimit të rrëshqitjes drejt luftës së projektuar nga Serbia dhe të mbështetur nga Putini. Tashmë koha për balancim të interesave të mbrojtjes së integritetit të Kosovës dhe të përballjes me ekspansionizmin serb, duke ruajtur një pragmatizëm, po merrë fund.

Efektet e fitores së pritshme të VV-së

Në këtë kontekst të ndërlikuar, duket se diplomacia perëndimore tashmë ka dështuar. Vizita urgjente e drejtorit të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ishte në funksion të parandalimit të rrëshqitjes drejt luftës së projektuar nga Serbia dhe të mbështetur nga Putini. Tashmë koha për balancim të interesave të mbrojtjes së integritetit të Kosovës dhe të përballjes me ekspansionizmin serb, duke ruajtur një pragmatizëm, po merrë fund.
Në këto rrethana, nëse Serbia shtrëngohet të vendnumëroj, respektivisht të mos rindezë luftën brenda vjeshtës së vonë, fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje sërish më 9 shkurt 2025 dhe ndikimi i saj jo vetëm brenda hapësirës shqiptare, do të prodhojë efekte të ndjeshme politike, madje jo vetëm brenda hapësirës shqiptare, por edhe në rajon. Kjo fitore mund të ketë një ndikim të ndjeshëm në dinamikat rajonale dhe në imazhin e Vuçiqit si “xhoker gjeopolitik”.

Disa nga impaktet e kësaj fitoreje do të mund të ishin si vijon:

  1. Forcimi i pozicionit në dialogun Kosovë-Serbi: Nëse VV fiton me një mandat të fortë, e që gjasat janë për këtë, kjo do të forconte pozicionin e saj në dialogun me Serbinë, duke bërë presion për njohje të plotë të Kosovës dhe integritetit të saj territorial. Një qeveri e udhëhequr nga VV ka qenë më kërkuese ndaj Serbisë, duke e vënë Vuçiqin në pozitë të vështirë për të mbajtur balancën e dialogut dhe për të ruajtur imazhin e tij si një ndërmjetësues fleksibël.
  2. Forcimi i aleancave pro-perëndimore: Fitorja e VV-së do të përforconte orientimin pro-perëndimor të Kosovës dhe do të forconte mbështetjen nga BE dhe SHBA, duke e dobësuar ndikimin e Vuçiqit në Ballkanin Perëndimor. Kjo mund të sfidojë strategjinë e Vuçiqit për të përdorur rolin e tij si një lider që bashkëpunon me Lindjen dhe Perëndimin për të mbajtur një avantazh diplomatik në rajon.
  3. Izolimi i Serbisë në nivel rajonal: Nëse një Kosovë e udhëhequr nga VV ndjek politika të kësaj natyre siç ka ndjekur në mandatin që po përmbyllet dhe krijon aleanca më të ngushta me Shqipërinë, me Kroacinë dhe vendet e tjera të rajonit, Serbia mund të ndodhet në një pozitë më të izoluar. Kjo do ta dobësonte pozitën e Vuçiqit dhe mund të kufizojë kapacitetin e tij për të luajtur rolin e një “xhokeri gjeopolitik” që ndikon në zhvillimet rajonale.
  4. Presion i shtuar ndërkombëtar ndaj Serbisë: Një qeveri e re e fortë në Kosovë do të kërkojë më shumë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për të shtyrë përpara axhendën e saj në raport me Serbinë. Kjo do të rrisë presionin mbi Vuçiqin që të bëjë lëshime në dialog, gjë që mund të dëmtojë pozicionin e tij strategjik si një lider që shfrytëzon tensionet për të përfituar politikisht.
  5. Ndikimi në perceptimin publik të Vuçiqit: Fitorja e thellë e VV-së dhe një qasje më agresive ndaj Serbisë mund të minojnë imazhin e Vuçiqit si një lider që kontrollon situatën në rajon. Nëse ai perceptohet si i paaftë për të menaxhuar situatën dhe për të mbrojtur interesat e Serbisë në dialogun me Kosovën, kjo do të dobësojë më tej ndikimin e tij brenda dhe jashtë vendit.

Përfundim

Nëse nisemi nga fakti se që nga përfundimi formal i luftës në Kosovë, respektivisht që me kapitullimin e Serbisë, kur qe shtrënguar të nënshkruante marrëveshjen e Kumanovës [9 qershor 1999] dhe të tërhiqte nga Kosova forcat ushtarake dhe ato të sigurisë, paradigma e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe e luftës si një konflikt ushtarak ndërshtetëror ka ndryshuar tërësisht.
Tentativa e Serbisë për ta aneksuar veriun e Republikës së Kosovës në shtator të vitit 2023, që të dy palëve mund t’ju shërbejë si leksion i lloit të vet: lufta nuk do të thotë se mund e do të bëhet vetëm me strategji dhe taktika e armë konvencionale, veçanërisht jo në ato zona në të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin pjesë pashmangsëm dhe imponohen.

Fitorja e VV-së më 9 shkurt 2025 gjithësesi do ta sfidonte seriozisht rolin e Vuçiqit si një figurë kyçe gjeopolitike në Ballkan, duke e vënë atë në një pozicion më të dobët për të ruajtur ekuilibrin që pretendon se e ka mbajtur deri më tani.

Edhe pse Vuçiq ka arritur të tallet me diplomacinë perendimore dhe të manipulojë atë, madje edhe pas agresionit në Banjë, këtë vjeshtë mund të përballet me një realitet të ri. Një kombinim i presionit të rritur, tensioneve në terren dhe ndryshimeve strategjike në BE dhe SHBA, mund të shënojë fillimin e fundit të rolit të tij si “xhoker gjeopolitik” në Ballkan.

Fitorja e thellë e VV-së më 9 shkurt 2025 do të kontribuojë ndjeshëm në thellimin e kthesës historike të Kombit. Atëherë do të fillojë rikthimi në identitet të plotë, qoftë edhe në mënyrën e të jetuarit. Ky rikthim në identitet do të bëhet pothuajse përcaktues i shekullit të shqiptarëve – një Biedermeier i epokës që do t’i ribëjë shqiptarët dhe Shqipërinë.

_______________
1. https://www.facebook.com/emin.azemi.7
2. Po aty
3. https://www.youtube.com/watch?v=YhZcJHdhnmA
4. https://www.geopolitika.news/regije/vucic-je-nedavno-pricao-da-ce-ga-zapadne-sile-pokusati-svrgnuti-sad-ga-je-posjetio-sef-cia-e/
5. Po aty
6. https://www.evropaelire.org/a/aleksandar-vuciq-ambasadori-rus-kosova-/33088618.html
7. https://www.nytimes.com/2024/08/18/world/europe/serbia-lithium-mine.html
8. https://www.youtube.com/watch?v=72eTiNCiS9c

Si më pau “syri i popullit” në varrimin e antropologes Berit Backer më 1993 në Oslo dhe si e pava Adem Demaçin duke agjëruar!

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
SYRI I POPULLIT SHEH GJITHANDEJ
___
Miku Blerim Rexhpi m’i dërgoj dy foto, të shkrepur në mars 1993 në Osllo, duke ma kujtuar thënien: “syri i popullit sheh gjithandej”.
Po, ishte tragjedia e 7 marsit 1993, që më detyroi të shkoj me ngut në Osllo. Krimineli Mal Lajçi na e kishte masakruar Bashkëveprimtaren Berit Backer. Ndiheshim të obliguar t’ia bënim nderimet sa më të mëdha gjatë ceremonisë mortore.
Nga Kosova ishte ardhe Delegacion i Këshillit për mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe i Komitetit të Helsinuk, i kryesuar nga Adem Demaçi dhe Gazmend Pula.
1.
Sapo kam arritur në Oslo kam pyet ku mund ta takoj Adem Demaçin, meqë nuk e kisha takuar asnjëherë në jetë, edhe pse isha marrë me përkushtim, nga viti 1978, për ta afirmuar në opinion ndërkombëtar. Më thanë si ishte në banesë të Fatmir Zymerit. Shkova atje. Kur hyra, e pash të ulur vetëm duke bë iftar. Mësyna drejt tij për ta përshëndet. Ai foli: “shko ulu te Fatmiri, mos më pengo në iftar!” Dhe vazhdoj: “Fatmir, kush është ky mysafir?”
Fatmiri e informoi. Baca Adem ironizoi: “Ti qenke Ibrahim Kelmendi që qonë pluhun nepër shi?!”
Po shpresoja se takimi më te do ma zbuste hidhërimin ndaj tij, por tashmë, duke e gjet në iftar (islam), pësova edhe një zhgënim të radhës.
2.
Në ambiente të OJQ-së Komiteti norvegjez i Helsinkut i mbanim takimet koordinuese, si shqiptarët të ishim sa më numerik dhe të prezantoheshim sa më dinjitetshëm gjatë ceremonisë mortore te Beritës.
Gazmend Pula, në konfidencë më foli për fjalimin që kishte përgatit AD. Luti që ta konsulltonim me norvegjez, nëse ishte i denj për ta prezantuar në ceremonia mortore që do bëhej në Kishë. Unë e luta Baci AD të ma jepte tekstin. Sapo e lexova me ze, para të gjithëve, i thash se duhet t’i bëhet korrekturë, sepse nuk i shkonte rastit t’i thuhej aq shpesh LUANESHË, meqë norvegjezët do ta keqkuptojnë si ligjëratë zoologjike. Bacit i kcej paksa konari: “atëherë përshtatne si t’ua merr mendja”. Hymë në zyrë të kryetarit të Lomitetit dhe në kompiuter e ridaktilografuam fjalimin, me pak modifikime. Në atë moment dikush paskësh shkrep fotoaparatin dhe më paskësh kap në “flagrancë”. Ia dorëzuam tekstin e modifikuar Bacit. E tumiri paksa zhagas.
3.
Në njërin nga konsultimet dikush propozoi që Baci AD t’i kërkonte “presidentit” Ibrahim Rugova të shpallte ditë zie në Kosovë në ditën e varrimit, që ta zbusnim sadopak hidhërimin që ua kishte shaktuar azilanti Malë Lajçi, i cili dhjetra herë e kishte ther me thikë Beritën në prag të banesëns se saj, sapo ajo e kishte hap derën më pa kush i kishte ra zilës. Baci AD mori në telefon IR, e luti. Ai refuzoi. Pata bërë reagim irracional: “Para se të dëbohej nga Rugova Familja e IB Rugovës, e mbante mbiemrin Lajçi. Që do të thotë se kriminelin Malë Lajçi e ka kusheri IR, prandaj refuzon ta thotë një llaf goje ‘shpalli ditë zie për Brit Backer…’.” Vetëkuptohet atë reagim timin irreacional nuk e tumiri pothuajse askush, siç ua dedektova reagimin.
4.
Nuk mbaj mend sa kohë pas varrimi Ministra norvegjeze për Migracionin shtroi koktej për ta nderuar AD. Kur Ministrja ia zgjati gotën me shapanj që ta uronte AD, Baca refuzoi me arsyetim se ishte agjerueshëm. Ministrja e përjetojë si dush, duke i ardhur keq pse nuk e kishte ditur që të mos shtronte koktej.
Baca AD i foli: “Ju lutëm, Ministreshë, mos na e kthe rininë, edhe pse nuk kanë arsye për azil politik…”
Ministra: “Rinia i duhet Kosovës, sepse nuk ka kush t’i dalë zot, nëse mbetet vetëm në pleq e plaka…”
Pat plas debat mes tyre që më pat shkaktuar edhe një zhgënjim…
– Respekt e kujtim i përjetshëm për Bashkëveprimtaren Berit Backer, e cila ishte edhe Këshilltare e Kryeministrit të Norvegjisë për çështjen shqiptare!

Rikthimi në Shkup i poetit Adem Gajtani

1

Emin Azemi, Shkup

Përkitazi me librin me poezi të përzgjedhura “Treni nisej, faculeta digjej”, të poetit Adem Gajtani, botuar nga Shtëpia botuese AGORAPRINT, Shkup

Shtëpia botuese AGORAPRINT e Shkup ka risjellur për lexuesit poetin Adem Gajtani, permes një përzgjedhjeje poezish nga opusi i tij poetic. Poezitë e këtij libri (“TRENI NISEJ, FACULETA DIGJEJ”) vijnë nga vëllimet poetike : “Drita në zemër” (1961), “Dryni i heshtjes” (1964), “Ti këngë, ti zog i largët” (1968)”, “As dru, as zog-dashuri” (1973), “Unazë” (1974), “Në ëndërr kënga” (1975), “Amfora e fundosur” (1977) dhe “Kënga e mjellmës” (1980), duke i ofruar lexuesit të sotëm një spektër më të gjerë e më të kompletuar nga opusi krijues i Adem Gajtanit.

Kush ishte Adem Gajtani?

Adem Gajtani u lind në Podujevë (Kosovë) – 21 gusht 1935 dhe vdiq në Shkup – 19 gusht 1982. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prishtinë, kurse Fakultetin Juridik në Shkup.

Me krijimtari letrare merret që nga viti 1955. Ka bashkëpunuar me gazetat dhe revistat n “Zani i rinisë”, “Rilindja”, “Jeta e re” etj. “Dëshira” është poezia e parë e botuar e Adem Gajtanit, në Revistën “Jeta e re”, nr. 1-2/1955, fq. 103.

Fillimisht punoi korrespodent i “Rilindjes” nga Shkupi, pastaj ishte redaktor i kulturës në gazetën “Flaka e Vëllazërimit” në Shkup, deri sa vdiq në vitin 1982.

Krijimtaria letrare

Adem Gajtani është autor i shumë veprave me poezi, drama dhe tregime. Ka shkruar edhe për fëmijë (“Goca e detit” – 1966, “Lule më lule”- 1972 dhe “Gejzeri i blertë” – 1982). Ka shkruar vetëm një përmbledhje me tregime-”Malbrezet” (1982). Në këtë libër janë të përfshirë 12 tregime të botuara nëpër gazeta e revista gjatë viteve 1959-1963. Tregimet ndahen sipas një simetrie: 6 të parave u prinë mestitulli “Malbrezet e qëndresës” (shtjellohen subjekte nga Lufta e Dytë Botërore), kurse 6 të dytave “Malbrezet e dashurisë” (të përshkuara nga një notë intime erotike).

Në vitin 1962 në “Jeta e re” e botoi dramën poetike “Dielli i mbramjes, dielli i mëngjezit”, realizuar edhe nga Teatri Shqiptar i Shkupit (atëherë Teatri i Kombësive). Një vlerësim kritik mbi këtë dramë kishte dhënë edhe shkrimtari Luan Starova, i cili në mes tjerash kishte shkruar: “… në dramën “Dielli i bramjes, dielli i mëngjezit” të Adem Gajtanit janë fiksuar, janë ngjallur gjendjet e brendshme, që i shoqërojnë ngjarjet tragjike… Gajtani nëpërmjet lojës së skeleteve, ëndrrave, hijeve, jehut të fyellit magjik, i vendos në një strukturë kreative thirrjet tragjike shekullore të popullit të përfshirë në betejë me konzervativen, të errtën, me destruktiven. Situatat surrealiste që e karakterizojnë, si dhe dramat e Lorkës, këtij teksti dramatik vetëm ia rrisin sugjestivitetin dhe ekspresivitetin”. (Luan Starova, “Dramskoto tvorestvo vo literaturata na albanskata narodnos vo SR Makedonija” (dorëshkrim në arkivin e Institutit të Letërsisë Maqedonase), 1985, fq.30)

Opusi poetik i Adem Gajtanit përbëhet prej veprave: “Drita në zemër” (1961), “Dryni i heshtjes” (1964), “Ti këngë, ti zog i largët” (1968)”, “As dru,as zog-dashuri” (1973), “Unazë” (1974), “Në ëndërr kënga” (1975), “Amfora e fundosur” (1977), “Kuq” (1978), “Kënga e mjellmës” (1980).

Në përkthim të tij, lexuesi maqedonas pati rastin të njihet me romanin e Ismail Kadaresë “Gjnerali i ushtrisë së vdekur” (“General na mrtva vojska”, Shkup, 1976) me vëllimin poetik “Ëndrra që vazhdon” (“Sonit sto prodolzuva”) të Ali Podrimës, Shkup, 1978 dhe , bashkë me Gane Todorovski përktheu edhe romanin për fëmijë “Lepuri me pesë këmbë” të Rifat Kukajt.

Poezitë e Adem Gajtanit janë përkthyer në maqedonisht,  serbokroatisht, sllovenisht, italisht, turqisht, bullgarisht, spanjollisht, hungarisht dhe rumanisht.

Adem Gajtani një nga emrat më të shquar në vitet 50/60

Adem Gajtani i takon gjeneratës së poetëve shqiptarë (bashkë me Enver Gjerqekun, Fahredin Gungën, Din Mehmetin, Murat Isakun, Azem Shkrelin, Rrahman Dedajn etj) që me krijmtari letrare filloi të merret qysh në vitet ‘50 të shekullit të kaluar.

Në fazën e parë, poezia e tij bart karakteristikat e një lirizmi subjektiv, por më vonë, në saje të pjekurisë së arritur në trajtimin e temave dhe ideve, në saje të një forme e vizioni poetik dukshëm do të kontribuojë në transformimin dhe modernizimin e strukturës së kësaj poezie, siç e ka vërejtur edhe Agim Vinca në punimin e tij, “Poezi e simbolit, protestës dhe ironisë”,botuar në “Jeta e re”, nr. 5/1985, fq.855.
Poezia e Adem Gajtanit do të ndjek frymën dhe metodat  krijuese të poezisë shqipe që krijohej në vitet 50 dhe 60 të shekullit të kaluar, duke “qenë sa nën ndikimin e mirëkuptimit të politikës zyrtare ndaj novatorizmit letrar, aq edhe nën ndikimin e timbreve të reja që depërtojnë përmes ndikimeve të jashtme”. (Rexhep Qosja,nga parathënia e “Antologjisë së lirikës shqipe”, Rilindja, 1979, fq. 40.

Në zbërthimin e profilit krijues të Adem Gajtanit kanë marrë pjesë disa autorë, kurse me këtë rast po e veçojmë një mendim të Xhevat Gegës, i cili në parathënien e veprave të zgjedhura, të botuara nga “Flaka e vëllazërimit”, 1985, në mes tjerash shkruante: “Poezia e Adem Gajtanit karakterizohet nga pjekuria e arritur dhe stili asociativ e modern, me metaforën universale dhe porosinë humane të obesrvimit filozofik e racional, gjithmonë duke gjurmuar harmoninë e plotë të jetës, aftësinë e vokacionit të  bujshëm që gjithmonë të na ofrojë të bukurën e të mirës.

Individualitetin e vet të dalluar poetik Adem Gajtani do ta arrijë  edhe nëpërmjet ndjenjës suptile ndaj traditës kulturore e shpirtërore kombëtare dhe ndaj aktualitetit të avansuar të kohës, gjë me të cilën poezinë e vet do ta bëjë moderne, evropiane, por gjithmonë të lartësuar mbi tabanin e koloritit të këtij nënqiellit tonë”.

Rikthimi i tij, në procesin e komunimit dhe receptimit me lexuesin e sotëm, përmes kësaj përzgjedhjeje poetike, botuar nga shtëpia botuese AGORAPRINT, besojmë se do të ndihmojë në rinjohjen e këtij poeti, i cili pa të drejtë kishte mbetur margjinave  të vëmendjes sonë teoriko-letrare.

Vrasja e konsullit të Rusisë Cariste, Shqerbinit, nga Ibrahim Haliti para 121 vitesh në Mitrovicë dhe domethënja historike e vrasjes së tij

Në këtë foto mund ta vëreni konsullin e Rusisë Cariste, Shqerbinin, veshur me rroba ushtarake e në prapavij ishin “serbët” disa prej të cilëve shihen qartë se kishin veshur tirq, si të gjithë shqiptarët e tjerë në histori. Më vonë këta “serbë” të shtirur u bënë serbë të vërtetë, pasi i asimiluan dhe përpunuan për qëllime të xhandarmërisë dhe ushtrisë së Serbisë. 
Nga: Gjergj Kabashi
___
Një analizë tjetër historike për vrasjen e konsullit rus Šcerbin-it në prill 1903 nga roja e depos së barutit turk, shqiptari Ibrahim Haliti në Mitrovicë, që ndodhi pas masakrës së Baires ndaj shqiptarëve, të udhëhequr nga diplomati gjakatar rus Šcerbin-i dhe vazhdimi i provokimit të pandalshëm serbo-rus ndaj Kosovës edhe 121 vjet pas asaj ngjarjeje të kohës.
Në të vërtetë Rusia Cariste e dergon Shqerbinin si konsull në Mitrovicë në pranverën e vitit 1902, kur mbarë Kosova dhe Shqipëria me vise të tjera në Ballkan ishin nën pushtimin e Perendorisë Osmane.
Pastaj rrahja e një diplomati rus nga ana e njësive speciale të Kosovës para disa vitesh, që sëbashku me serbët e instrumentalizuar prej Beogradit krijonin pengesa duke vënë drunj rrugëve në pjesën veriore të vendit, që ishte i kamufluar si punëtor i UNMIK-ut, të gjitha këto tregojnë për dorën rusomadhe që, domosdo, ta mbajnë Serbinë si faktor destabilizues të përhershëm jo vetëm në atë pjesë të vendit tonë.
Në njërën prej fotove shihet edhe Aleksandar Vulin me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Bocan-Harčenko
(Foto: Ministria e Mbrojtjes së Serbisë).
Duhet ta shtrojmë pyetjen e thjeshtë se a duhet të vendoset gjithandej në Shqiptari përmendorja e Ibrahim Halitit, vrasësit të konsullit rus në Mitrovicë, Šcerbin-it, që kishte ardhur në pjesën e dytë të pranverës 1902, do të thotë 10 vite para pavarësisë së Shqipërisë më 1912…?
Šcerbini si diplomat largpamës sllavomadh, “ishte i përgatitur për shqiptarët”, megjithëse kur e plagosi Ibrahim Haliti atë , kur ai sapo i kishte mbushur 35 vjeç jete, duke i detyruar ta kthenin të vdekur andej prej nga kishte ardhur, fillimisht në Shkup ku vdiq dhe prej nga  kufomën e tij e presin 22 priftërinj serbë, pastaj në Stamboll, e që të varrosej në Černigovo, qytetin e tij të lindjes në Rusi.
Gjuhën shqipe jo vetëm që e njihte në mënyrë shembullore, por i njihte edhe dialektet e nëndialektet e shqipes. Madje ishte dalluar edhe si mbledhës i folklorit në rrethinat e Shkodrës.
Rusomëdhenjt ia kishin dëgjuar “erën” përpjekjes shqiptare për pavarësi, veçanërisht nuk pajtoheshin me kryengritjet shqiptare në Kosovë të organizuara nga Hasan Prishtina, Isë Boletini e të tjerë, sidomos jo në Vushtrri, Skenderaj, Shalën e Bajgorës etj.
Rusomëdhenjt ishin tepër të hershëm, kur Shqiptarët pothuaj i kishte vënë në gjumin e vdekjes islamizimi-turqizimi.
Vet Šcerbin si konsull në Mitrovicë , e kishte tejkaluar rolin e diplomatit dhe merr detyra ushtaraku , qysh shihet në këto foto. Në foto shihen edhe “serbët” e veshur me tirq, që në dhjetëvitet e ardhshme u serbizuan tansisht.
Aq shumë bëri “davë” (akuza të rrejshme) Šqerbini me letrat e tij diplomatike ndaj “zullumeve të shqiptarëve gjoja kundër “serbëve”, aqsa Turqia u vu tansisht në shërbimin e tij, dmth., në shërbimin e ideve rusomëdha e serbomëdha.
Kjo tregohet kur para se Šcerbin-i të plagosej prej Ibrahim Halitit (vdes më vonë në Shkup), sëbashku me komandantin turk të Mitrovicës, Hilmi Pashen, e vendosin artilerinë në pozicione në Baire për të luftuar kundèr kryengitësve shqiptarë!
“Mos të lashtë zoti pa vëlla”, do të thoshte imami nga Prizreni Enis Luma për materialin e sjell nga Turqia neoosmane për ndërtimin e xhamisë së Erdoganit në Prishtinë, për të cilën shteti neoosmanli turk i paguan gratis 44 milionë euro të taksapaguesve të shtetit turk.
Për interesat e veta apo të shqiptarëve e ndërton atë megaxhami…?
Kurrë mos ta heqim nga mendja se problemet e mëdha rreth “nyjes” së Kosovës, historikisht i ka krijuar Rusia Cariste dikur dhe Federata Ruse sot. Edhe dëbimi gjenocidal i pothuaj 15 mijë shqiptarëve në fillim të shkurtit 2000 nga vatrat e veta andej Ibrit, është nxitur kryesisht nga Federata Ruse, sidomos për ta krijuar «oazen» ruse e serbomadhe të ndikimit dhe të gllabërimit të ngadalshëm të asaj pjese të vendit me aq shumë resurse ekonomike nen tokë e mbi tokë.
Derisa Serbia të bëjë politikë ruse, të kamufluar si politikë serbe-europiane, nuk do të ketë qetësi në mbarë Ballkanin.
Ne shqiptarët duhet të mendojnë shumë për qëllimet antishqiptare dhe platformën ushtarake të Šcerbin-it, edhe kur ai tashmë i ka 121 vite që ka vdekur, pasi serbomëdhenjt e rusomëdhenjt e kanë më shumë se hero të planeve të tyre antishqiptare, madje jo vetëm në pjesët veriore të Kosovës.
Në portalin Drini para dy vitesh pata shkruar për historinë 119 vjeçare të vrasjes së Shqerbinit dhe domethënjen rusomadhe të përkrahjes së Serbisë proruse deri sot.
Tash kur e përfundoj këtë shkrim bëhen 121 vite nga ajo kohë, por thika e helmët ruse mbetët ende aktuale jo vetëm në atë pjesë të vendit.
Përmendorja e konsullit të Rusisë Cariste në pjesën veriore të Kosovës, Shqerbinit, andej lumit Ibër. Në vitin 1928 përmendorja e tij ishte në vendin e supozuar të plagosjes, më vonë të vdekjes së tij në Shkup si rrjedhim i asaj plagosjeje nga shqiptari Ibrahim Haliti.
*
Shkrimin në formë dosjeje e pata përfunduar me këto fjalë:
“Shqiptarët duhet të mendojnë shumë për qëllimet antishqiptare dhe platformën ushtarake të Šcerbin-it, edhe kur ai tashmë i ka 119 vite që ka vdekur, pasi serbomëdhenjt e rusomëdhenjt e kanë më shumë se hero të planeve të tyre antishqiptare, madje jo vetëm në pjesët veriore të Kosovës.”
Pas 122 vitesh sërish Federata Ruse, përmes serbëve të instrumentalizuar nga ana e Serbisë në Kosovë, përpiqet të mbetët faktor në atë pjesë të Kosovës.

Letra e krerëve të fisit Gash e vitit 1689, e gjendur në dosjen e Arkivit të Propagandës në Vatikan

Të nderuar miq te faqes time, sipas kerkeses se disa nga ju, po ju paraqes te plote letren e krenave te Gashit te rishkruar sipas versionit te shkrimit shqip te vitit 1689 dhe sipas variantit te sotem te gjuhes shqipe. Pershendes me perzemersi ndjekesit e mi dhe fisin fisnik te Gashit ne 5 kontinente ku ndodhen per respektin qe kam per ta per qendrese, trimeri dhe atdhetari te pashkeputur ndaj atdheut.
***
Letra e krerëve të Gashit (në varjantin origjinal)
Faqja 319 (e dosjes se Arkivit te Propagandes ne Vatikan)
“Pre Prefetto dij bucur V. P. si kaa orξenuom scenti conuend me
darguom ende Pult katar Frat per te scerbuem atune te karstenauet chi ginten ende nahiete pugltit, e iane scuom katar uiet se poi pressam me arξun e s’na kana passa arξun gere tascti, e tascti εotune i soul ende kata ξee dγγ, e perse nuku iane arξun me giξξa kafscia, chi i duhen ueti, urξeni prei teie me endegnun, petka, libra e paa ato sun rijne, pra asctu me conuend Patrene Sebastiane po e mbame kaha, e tietarane pota dargogniam me ta kalaεuom e me mar cafsciate niescim ueti e scioscit, e ta dγγ suna pota lisciognam, se tutemi se, sicuur gere tascti, asctu ende pas sot nuku na uignan, e pota gliutemi fort e fort bane per laudia e tineεot mos na lee pa dγγ frat, se kemi uorfania neuoia scium, e ta jemi porossitun ende scinte orate.
Ende Gas li 30 di Maggio 1689
Di V. P. Rda
Deuotis.mi Serv.ui
Krenate e Gascit
____
Letra e krerëve të Gashit
(në shqipen e sotme)
Për vendosjen e letrës në gjuhën standarde më ka ndihmuar Fra Lovro Gavran. (M. P.)
f. 319
Prefekt, Atësia Juaj 😊 V.ostra P.aternità) e di mirë se si ka urdhëruar
Kongregata e Shenjtë që të dërgohen në Pult katër Fretër për të shërbyer këtyre të Krishterëve, që gjenden në zonën (nahietë) e Pultit, e kanë kaluar katër vjet, që po i presim të vijnë, e nuk na kanë ardhur deri tash, e tash Zoti ynë i ka sjellë në këtë vend dy.
E pasi nuk kanë ardhur me të gjitha sendet që u nevojiten: urdhri prej teje që të rrinë, petka, libra – e pa ato ata nuk mund të jenë, prandaj ashtu me marrëveshje P. Sebastianin e mbajmë këtu, e tjetrin po ta dërgojmë që t’ju tregojë e që t’i marrë sendet e nevojshme për vete dhe për shokun.
E të dy nuk mund t’i lëshonim, sepse kemi frikë (tutemi) se, sikurse deri tash, ashtu edhe në të ardhmen nuk do të na vinin.
E po të lutemi me gjithë zemër (fort e fort), bëje për lavdinë e Zotit
(e Tenzot): mos na lë pa dy fretër, sepse kemi shumë nevojë dhe jemi të varfër. Dhe porositemi në lutjet (uratat) e tua të shenjta.
Në Gash, më 30 maj 1689.
Të Atësisë Suaj të nderueshme
Shërbëtorë shumë të devotshëm
Krerët e Gashit
Mund të jetë një ilustrim i teksti

Deas nga Smira e Vitisë

0

Atdhe Geci

___

Jetë shqiptare, jetë me plotë histori

ti je populli im, mendja dhe dijësit

e lindur në vendlindjen e Homerit

Dea, ti je ëndrra grua, je ajo që dua

*

Udhët që kanë art poetik më dehin

vetullat tua me ngjyrë bari e lulesh

më rikthejnë në ditët  e rinisë sonë

dhe në netët e fshehura për dashuri

*

Dea, sot festojmë një çast të vogël

një çast sa një epokë të puthurash

ti ëmbëlsisht  më mbushë ëndrrën

dhe më mbulon vetminë e çasteve

*

Ky dhé është vend i të dashuruarve

arenë fushash të betejave të mëdha

arat e  livadhet  dardane  ndriçojnë,

gjuhën që e flasim  dhe  shkruajmë.

*

Dea, të  ndjej, të  dua, o  grua  njeri

këtë po ta them nga zemra e shpirti

je e edukuar, me parime, je  e ditur

di të bësh dashuri! Je ajo që e dua!…

Atdhe Geci – poezi nga libri “Iliada shqiptare”

Priftat dhe kisha katolike qe e formuan dhe mbrojten kombin shqiptar

Paul Tedeschini, Milano
___
KTA jan priftat dhe kisha katolike qe e formuan dhe mbrojten kombin shqiptar
___
**në Vitin 1462 ashtë “Formula e Pagëzimit”, Dokumenti i parë i shkruem në gjuhën shqipe, në gegnishte dhe latinisht me këto fjalë: [size=150]“Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”[/size], e shkruem nga Imzot Pal Engjëlli, Kryepeshkopi i Durrësit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Gjergj Kastriotit Skënderbe.
– Në vjetin 1504 u shkruejt “Rrethimi i Shkodrës” (De obsidione Scodrensi) në latinishtë nga Dom Marin Barleti dhe në anglisht për herë të parë si The Siege of Shkodra.
– Midis viteve 1508 dhe 1510 u shkruejt kryevepra ”Historia e Skandërbeut” nga Dom M.Barleti në latinisht dhe u përkthye në shqipë në vitin 1964.
– Më 5 janar të 1555 u shkruejtë Libri i parë shqyp “Meshari” nga Imzot Gjon Buzuku, ku në parathanien e “Mesharit” thotë se e ka shkrue këtë vepër në shqip “nga dashnia për gjuhën tonë”.
-Vjeti 1635“Fjalori i parë Latinisht – Shqyp” e Imzot Frang Bardhit.
Fjalori i parë në llojin e vet “Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe” i Imzot Pjetër Mazrekut
– (1584-16.. në italisht: Pietro Massarecchi, në latinisht: Petrus Massarecchius).
– Në vitin1636 u shkruejtë “Apologjia e Skënderbeut” i Imzot Frang Bardhit, themelues i leksikografisë e folkloristikës e si etnograf shqiptar.
Imzot Pjetër Bogdani (1622-1689), shkrimtari më origjinali i letërsisë së hershme në Shqipëri, i njohun si autor i “Cuneus prophetarum” (Çeta e Profetëve),
– në 1685, proza e e parë e shkruem në gjuhën shqipe.
– Në vitin 1743 u shkruejtë nga Imzot Gjon Nikollë Kazazi(Mons. Giov. Battista Niccolovich Casasi) kryevepra “ Doktrina e kërshten”.
– Më 1746 janë Pesë letra shqip të Jozefi Skiroit, ‘Arqipeshkëv i Durrësit dhe Vikar Apostolik i Himarës në Arbëri’ .
– Viti 1836 shënon Fjalorin Onomastik të Dom Nikollë Gazullit, si themelues i Onomastikes shqiptare.
– Në vitin 1891 kemi të parën gazetë shqiptare – Nga shtypshkronjat e para të ngritura nga Jezuitët në Shkodër që me 1870.
Veprat e klerikve katolike të mëdhenjë si Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Palit nga Hasi, Gjon Nikollë Kazazi, Lekë Matranga, Nikollë Keta dhe të tjerëve që i ndoqën, dëshmuen dukshëm lidhjen me vlerat e kombit shqiptar.
– Në vj. 1889 P. Dedë Pasi S. J. shkruen një “Libër për me ‘u mësue shqip”.
– Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50 nëxanësa. Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë.
– Në vj. 1909 P. Anton M. Xanoni S.J. shtypi librin”Gramatika shqyp” e një rend librash tjerë edukativ.
– Prej vitit 1920 e këtej Jezuitët, botojnë gjithfarë librash për shkolla. Numri i librave shqip e në gjuhe të hueja kapet në 52.
Video: Rrethimi i Shkodrës