Kreu Blog Faqe 759

Në ITSHKSH të Shkupit u promovuan katër tituj librash të rinj

0

Shkup, 30 gusht, 2024 – Sot në ITSHKSH, në kuadër të edicionit të katërt të manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, u bë promovimi i tri veprave dhe i revistës “Drita e Gonxhës” (nr. 3). Me këtë rast, në fjalën e tij hyrëse drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, vuri në dukje rëndësinë e këtij manifestimit kulturor-shkencor dhe faleminderoi autorët të cilët kanë sjellë vlera të reja në veprat e tyre që u promovuan sot.
ITSHKSH ka kohë që ka vënë në fokus të hulumtimin dhe studimit jetën dhe veprën e Gonxhe Bojaxhiut,- Nënës Tereze, me ç’rast është themeluar edhe një department i posaçëm, i cili deri më tani ka zhvilluar një veprimtari të denjë në avancimin e qasjeve ndaj kësaj figure madhe të njëzimit.


Për rëndësinë dhe ndikimin e këtij e këtij departamenti,  foli Prof. dr. Anton Nikë Berisha , i cili është edhe autori i librit    “Si dhe pse lindi Departamenti për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut  – Nënës Tereze”. Prof. Berisha preku disa aspektze të qenësishme të figures së Nënës tereze, duke theksuar se ajo ende është e pastudjuar mjaftueshëm dhe për pasojë emri dhe vlera e saj ndërlidhen gabimisht me të qenit e saj bamirëse, një epitet ky që ajo nuk e kishte, pasi që Nënë Tereza, sipas prof. Berishës, e kishte flijimin kredo të angazhimit të saj jetësor.
I pranishëm në këtë promovim ishte edhe stërnipi i Nënës Tereze, Gjo Antoni, me banim në Opati të Kroacisë, i cili është edhe protagonist i librit “Gjon Antoni, një thesar kujtese për Shkupin e rinisë” të autorëve Skender Asani, Emin Azemi dhe Albert Ramaj. Për të sjellur para auditoriumit disa reflekse përmbajtësore nga ky libër, Gjon Antoni përmendi telegrafikisht rrugëtimin e tij jetësor nga Shkupi në Opati, duke u shprehur me një kolorit gjuhësor, që ishte karakteristike për të folmen e Shkupit të para 70 viteve.

Për librin “Porositë e Shën Nënës Tereze për ne” e autorit Don Lush Gjergji, foli Prof. dr. Skender Asani, I cili e ka shkruar edhe parathënien e këtij lbri.

“Don Lush Gjergji kësaj radhe vjen me një botim të ri – “porositë e Shën Nënës Terezës për ne”, si një fryt bashkëpunimi në mes të Shtëpisë botuese “Drita” nga Prishtina dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Edhe ky libër, i ndarë në 45 cikle tematike, që përkon me 45-vjetorin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe nga Shën Nënës Tereza, është vazhdimësi e përpjekjeve të Don Lush Gjergjit, që lexuesin ta mbaj gjithmonë të rinovueshëm me njohuri e detaje të reja nga jeta dhe vepra e kësaj gruaje me vlera të papërsëritshme njerëzore e shpirtërore”, nënvizoi Asani.

Kryeredaktori i revistës “Drita e Gonxhës”, Emin Azemi, foli për aspektin informativ dhe tematik të kësaj reviste, duke vënë në dukje se nga viti në vit, nga numri në numër, kjo revistë po pasurohet me autorë dhe tema. Ai në vazhdim u ndal edhe në shkoqitjen e vlerave që ofron libri “Gjon Antoni, një thesar kujtese për Shkupin e rinisë”.

Zgjedhjet dhe joshjet falso partiake

0

Zeqir Bekolli

Tashmë, është caktuar edhe data për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës. Krahas kësaj date kanë nisur edhe joshjet partiake  ndaj publikut. Si zakonisht ato nisin me shtresat më të prekura të shoqërisë: pensionistët, punëtorët dhe shtresën sociale që përbëjnë shumicën e votuesve.
Dikush garanton se  pensioni do të bëhet 450 euro, edhe pse kur ishte në qeverisje nuk e luajti për asnjë presë e pikë, pos pagës së vet, që nuk i mjaftonte për kravata. Së voni, edhe Qeveria del me propozimin për rritjen e pagës minimale në 350, tash në fund të mandatit, kur atë ka mundur ta bënte para katër vitesh.

Tash kjo pagë nuk e ka vlerën e 150 eurove, pas devalvimit që ndodhi.

E njëjta është dashur të bëhetj 600 euro, sepse gjërat kanë lëvizur. Duke mos e rritur pagën mesatare, në këtë mandat katërvjeçarë, Qeveria aktuale, ndikoi, që qytetarët e Kosovës ta lëshojnë vendin, për shkak të halleve ekonomike dhe teknokracisë së pushtetit, që iu bë një dëm i pallogaritshëm shtetit.

Tash të presim premtimin  e radhës, për pensionistët,  ndaj të cilëve Qeveria për katër vite  bëri krim, duke i lënë  me nga 100 euro!

Me ardhje në pushtet bëri një manipulim duke thën se,  e eliminoi ligjin diskriminues për pensionistët, që ishte një mashtrim i radhës.

Asgjë nuk ndryshoi pos u përkujdes për anëtarësinë dhe stafin e vet. Ndaj, ka ardhur koha, që mashtruesit e vjetër dhe të rinj, qytetarët t’i ndëshkojmë me votën e lirë, për t’u dhënë një leksion të mirë, që herëve tjera, atë që e premtojnë duhet ta realizojnë.

Presidentja Vjosa Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në GLOBSEC në Pragë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Pragë të Republikës Çeke, për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024. 

Presidentja Osmani do të jetë në mesin e liderëve global të cilët do të mblidhen në Pragë me qëllim të diskutimit të sfidave të ndryshme gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit në tejkalimin e tyre. 

Presidentja Osmani do t’i drejtohet audiencës ndërkombëtare në një diskutim mbi perspektivën e Kosovës karshi zhvillimeve gjeopolitike, gjersa do të realizojë edhe takime të tjera bilaterale.

Përurohet pllaka përkujtimore kushtuar viktimave të Reçit në Ulqin

Nail Draga, Ulqin

Diskursi kulturor

Me 27 korrik në Reç të Ulqinit u bë përurimi i pllakës përkujtimore kushtuar katër viktimave të cilët janë likuiduar nga ushtria jugosllave e kohës me 10 nëntor 1935, ku  duke i kujtuar  dëshmojmë se  nuk janë harruar. Për organizimin dhe realizimin e këtij monumenti meritë të veçantë ka Kolë Zagreda, duke dëshmuar në praktikë përkushtimin shoqëror e kombëtar për vendlindjen, si rrallë kush në kohën tonë

Të nderuar pjesëmarrës,

Jemi mbledhur sot për përurimin e pllakës përkujtimore në nderim të katër viktimave të cilët janë likuiduar me 10 nëntor në vitin 1935!

Dita e sotme  sa është e veçantë  është edhe  emocionale, sepse për herë të parë  mbahet një takim publik  në përkujtim të katër  viktimave te Reçit(Ulqin).

Pllaka përkujtimore e cila po përurohet sot  dëshmon nderimin e viktimave në 89 vjetorin e masakrës të realizuar  nga ushtria jugosllave e kohës.

Nuk ka dilemë se ata ishin  viktima të shoqërisë dhe të sistemit të kohës e cila kishte urrejtje patologjike kundër shqiptarëve.

Vrasja e katër  shqiptarëve në Reç në tokë të tyre, dëshmon se sa vështirë ka qenë për të jetuar  e punuar në zonën kufitare. Sipas informacioneve që disponojmë  vrasje kundër shqiptarëve kanë ndodhur edhe në vendbanimet tjera shqiptare në zonën kufitare por kjo ishte me e rënda, sepse brenda disa minutave u likuiduan katër  shqiptarë, tre  nga familjet Zagreda e një nga Gazivoda.

Nga ana tjetër duke ditur qasjen  e pushtetit ndaj shqiptarëve të cilët i trajtonte si element i padëshiruar, duke i diskriminuar në çdo aspekt, nuk ishte befasi  vrasja e tyre nga ushtria e kohës.

Nga ajo kohë dhe më pas kjo  masakër nuk është ndriçuar  dhe askush nuk është marrë në përgjegjësi, sepse me sa jemi të informuar, nuk janë bërë hetimet, nga organet kompetente. Dhe jo vetëm kaq, por për këtë masakër çdo gjë ka mbetur enigmatike sepse ende nuk dihet shkaku i kësaj, sepse ka pasur spekulime të ndryshme.

Ndonëse kjo masakër ka ndodhur para Luftës së Dytë Botërore  mendojmë se duhet të angazhohemi për të hulumtuar  në këtë drejtim, sepse krimet nuk vjetrohen.

Përveç familjareve dhe banorëve  të Reçit,  për këtë masakër pak kush ka ditur si më parë edhe tash. Andaj nga sot kjo përkujtimore  është dëshmi autentike  për të gjithë ata që dëshirojnë të dijnë të vërtetën. Jo vetëm kaq, por ky vend nga sot është dëshmi autentike  për krimet  kundër shqiptarëve.

Nga ana tjetër sa herë  qe do të trajtohet zona kufitare, kjo masakër duhet të evidentohet  si e veçantë për kohën tonë dhe ato qe do të vijnë pas nesh. Sepse nuk është thënë kot “sepse  ka ndodhur ajo qe është shkruar”.

Andaj edhe vendosja e kësaj  pllake përkujtimore me emrat e katër  viktimave ka këtë mision informativ, për ti kujtuar e mos me i harruar.

Nderim për ata qe e kanë inicuar këtë ide dhe e ndërtuan këtë përkujtimore.

Ndonëse me vonesë por duke i kujtuar dëshmojmë akt qytetarie dhe nderimi!

Ndërsa ne jemi të nderuar qe sot jemi në këtë ditë të shënuar jo vetëm për Reçin.

Nga sot të gjithë ata që duan të njihën me këtë ngjarje kriminale  si udhërrefim  do të shërbejë kjo pllakë përkujtimore, me emrat e martirëve: Kolë Gjini Zagreda(1897-1935), Mark Gjini Zagreda(1910-1935), Zekë Leka Zagreda(1918-1935) dhe  Gjin Laca Gazivoda(1904-1935).

Dhe në fund duhet të them se për organizimin dhe realizimin e këtij monumenti meritë të veçantë ka Kolë Zagreda, duke dëshmuar në praktikë përkushtimin shoqëror e kombëtar për vendlindjen, si rrallë kush në kohën tonë.

Në vendet e qytetëruara dhe me kulturë demokratike, te tjerët edhe për ndodhi të rastit e jo ma për masakra ngrisin pllaka  përkujtimore e memoriale. Andaj me këtë përurim të kësaj pllake  përkujtimore që është nderim për viktimat, ne po veprojmë sikurse vepron bota e qytetëruar, duke qenë mesazh qe krime të tilla të mos ndodhin në asnjë vend.

Nderi i së cilit në vend të vet!

Ju faleminderit!

(Fjala e mbajtur me rastin e përurimit të pllakës përkujtimore në Reç, më 27 korrik 2024)

URA – Nënë Tereza në Mitrovicë!

0
Dijana Toska, Shkup
___
Këto ditë derisa në trojet shqiptare po mbahen manifestime të ndryshme për nder të Nënë Terezes, bota po përgaditet për të shënuar 5 shtatorin ditën ndërkombëtare të bamirësisë të shpallur nga OKB-ja për të sensibilizuar njerëzimin në zbutjen e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore brenda dhe midis kombeve.
Në Mitrovicë po flijohen vlerat më të bukura të jetës, në emër të frikës nga dhuna duke harruar çështë më e vlefshme se ndërtimi i urave që i shërbejnë çdo njeriu paqësor në këtë rruzull tokësor. Mitrovica ka nevojë për një vetëdije dhe veprim solidariteti i cili frikën do ta zëvendësonte me krijimin e vlerave ndërkulturore karshi atyre nacionaliste të cilët po helmojnë çdo përpjekje për harmoni, barazi e paqë të ndërsjellë ndërmjet njerëzve.
Në këtë kohë të antagonizmave kur një “Urë e Jetës“ po cilësohet nga dikush, si nxitje e dhunës më shumë se kurr kemi nevojë për ndërtues urash të komunikimit dhe tolerancës ndërmjet kombeve dhe kush më bukur do ta bënte veq, Shën Nënë Tereza e cila mban mbi supe ende të gjallë emrin universal të dashurisë së njerëzimit.
Nuk ka gjë më humane kur kultura e një shteti hap portat e atëdheut mes urave për ta njohur fqinjin e kodrës tjetër në shenje respekti ndaj dallimit që ai përfaqëson, për të ndërtuar sëbashku, paqën, dialogun e mirëkuptimin.
Një Urë e mbyllur e mbrojtur me tankse që sot mund ta shohim në mediume është pjellë e marrëzisë, është një mashtrim dhe nxitje e urrejtjes, një gënjeshtër për realitetin që imponohet si një e vërtetë absolute, për ta ndryshuar perceptimin ndaj realitetit dhe të vërtetës.
Të urrehet ai që nuk njihet është e lehtë, por në shekullin 21 të mbyllish Urat të cilat janë më të shenjta se tempujt është blasfemi ndaj jetës njerëzore.
Ura e mbyllur në Mitrovicë nga një dhembje duhet të na bashkojë në ringjallje e paqë të përhershme të të gjitha kombeve, përmes dashurisë së Nanës Tereze e cila tash e tutje do të duhej ta mbajë emrin e Shenjtë, “Ura e Nënë Terezës“, “Most Majke Tereze“.
Ky propozim paqësor, do të duhej të përkrahej nga shoqëria civile, institucionet shtetërore dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, si nismë për zgjidhjen fatlume në një ditë të bekuar të shpallur nga OKB-ja, për nder të Nënë Terezës, 5 shtator 2024.
Me respekt,
Dijana Toska

Mbahet takimi konsultues për metodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës

0

Pas tryezës së organizuar në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur me Dhunë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin për diskutimin e draft-metodologjisë së Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës.

Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti theksoi funksionalizimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë, si pasojë e së cilave kemi 1595 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.

Forhåndsvisning av bilde

“Andaj Qeveria e Republikës së Kosovës po punon me përkushtim për të vërtetën dhe drejtësinë për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive, e për zbatimin e Strategjisë shtetërore për drejtësi tranzicionale”, tha kryeministri.

Metodologjia e prezantuar sot, sipas kryeministrit, përfaqëson një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse, në mënyrë që çdo hap i procesit të përmbushë standardet më të larta profesionale dhe etike. Shtoi se përtej së qeni një dokument teknik, është rruga për të ndriçuar të vërtetën për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa, Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, para prezantimit të draftit të metodologjisë për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës, bëri një përmbledhje të punëve të kryera nga fillimi i punës së IKKL-së, si dhe rregulloren për funksionalizimin e Institutit.

“Falë bashkëpunimit me akterët relevantë nga 17 shkurti 2024, Instituti ka arritur të grumbullojë një sasi të konsiderueshme materialesh, respektivisht bëhet fjalë për 93 metra gjatësi me dokumentacion arkivor, të cilat janë mbledhur deri më tani nga 31 dhurues të ndryshëm, prej tyre komuna të ndryshme të Kosovës, institucione e organizata lokale dhe rajonale. Gjithashtu koleksionues privatë, si fotografë lokalë, rajonalë e ndërkombëtarë të cilët kanë dorëzuar mijëra fotografi, mijëra orë audio e video incizime që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Forhåndsvisning av bilde

Duke falënderuar drejtorin e IKKL-së, Atdhe Hetemi, dhe Grupin Punues për angazhimin e kontributin, kryeministri tha se dokumentimi i krimeve të luftës shërben edhe si dëshmi e rëndësishme për brezat e ardhshëm, ndihmon në parandalimin e përsëritjes së krimeve në të ardhmen, por edhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më paqësore.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuar z.Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,

I nderuar z.Arsim Bajrami, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës,

E nderuara znj. Teuta Shala, Drejtoreshë e Institutit të Historisë,

I nderuar z. Bislim Bislimi, Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës,

I nderuar profesor Arben Hajrullahu nga Universiteti i Prishtinës,

E nderuara znj. Leonora Selmani, Kryesuese e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar Gjatë Luftës,

Të nderuar përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur gjatë luftës, në krye me z. Andin Hoti,

Të nderuar përfaqësues të drejtorisë së hetimit të krimeve të luftës në Policinë e Kosovës dhe përfaqësueses të Prokurorisë,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme,

Të nderuar anëtarë të Grupit Punues për hartimin e metodologjisë së Institutit,

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,

Mirë se keni ardhur në këtë takim konsultues, që është edhe një hap i rëndësishëm në punën tonë të përbashkët për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Jam këtu pas tryezës së organizuar në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur me Dhunë. Kemi ende 1595 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, pra qindra familje që vazhdojnë të jetojnë me dhembjen e vazhdueshme dhe ankthin e pritjes.

Republika e Kosovës nuk do të ndalet, derisa të ndriçohet e vërteta. Andaj Qeveria e Republikës së Kosovës po punon me përkushtim për të vërtetën dhe drejtësinë për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive, e për zbatimin e Strategjisë shtetërore për drejtësi tranzicionale.

Për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë, kemi funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë e sot do të diskutojmë për draftin e parë të metodologjisë që do të udhëheqë këtë proces sa të rëndësishëm edhe të ndjeshëm.

Metodologjia që do të na prezantohet sot, përfaqëson një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse, në mënyrë që çdo hap i procesit të përmbushë standardet më të larta profesionale dhe etike. Përtej së qeni një dokument teknik, kjo është rruga për të ndriçuar të vërtetën për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Pra përtej një detyre teknike, është obligim moral ndaj atyre që kanë vuajtur dhe kanë sakrifikuar për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Andaj, ky takim i sotëm është edhe një mundësi për të bashkëpunuar për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive. Për dokumentimin e krimeve të luftës që shërben si dëshmi e rëndësishme edhe për brezat e ardhshëm, ndihmon në parandalimin e përsëritjes së krimeve në të ardhmen, por edhe në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më paqësore. Mirëpresim kontributin tuaj në formësimin e këtij dokumenti të rëndësishëm dhe në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët për të vërtetën dhe për drejtësinë.

Unë ju falënderoj për praninë dhe përkushtimin tuaj në proces. Përgëzoj drejtorin Atdhe Hetemi si dhe Grupin Punues për angazhimin dhe kontributin, dhe pres me padurim për diskutimet në vijim.

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë.

Më tej, Presidentja Osmani falënderoi NATO-n për angazhimin e deritashëm për paqe, siguri dhe stabilitet dhe në këtë kontekst ritheksoi objektivin strategjik të Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik, duke shprehur besimin se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Në takim me Ndihmës Sekretarin Goffus, ndër të tjera u diskutua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin për hapjen e urës, porse ka potencuar rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës.

Hapjen e urës, Presidentja Osmani e ka cilësuar si një veprim në funksion të normalizimit dhe integrimit në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Qëllimi i mirë i Sarazinit…, por si të realizohet kur ka punë me kriminel si Vuçiqi

0

Gani Mehmeti

Duket se ardhja e Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka një qëllim të mirë për këtë pjesë të Ballkanit. Ai ka paralajmëroi  se do të krijojnë diçka më të madhe në tetor, në Berlin.

Përveç tjerash ai kërkoi guxim për kompromis, veçanërisht nga Serbia dhe Kosova. Mirëpo, nganjëherë, dikush nuk ka vend për kompromis. Kompromisi duhet të kërkohet nga ai që kërkon të huajën, qaë ta lë atë, jo nga ai që e do të veten dhe nuk kërkon asgjë nga tjetri. Nuk mund të ketë kompromis në të mirë të dikujt tjetër e në dëm të tijin.

Ose, ndoshta do duhej të tregonte se për çka do mund të bëjë kompromis sa i përket Kosovës, kur kryesisht këtu është fjala për serbët, se Serbia tani do marrë edhe 12 aeroplanë Rafale, dhe rreziku për luftë në Kosovë, veç shtohet.

Kompromis nga Serbia, po. Ajo është agresore në Kosovë nga viti 1912 e deri më 1999, por që si agresore, Serbia kërcënohet edhe tani, jo vetëm ndaj Kosovës , por edhe ndaj NATO-s. Kjo u pa më 29 maj 2023, kur serbët, të ndërsyer nga Vuçiqi, rrahën e plagosën mbi 93 ushtarë të KFOR-it në  Zveçan, në veri të Kosovës. Fatmirësisht që nuk pati viktima, por mjafton që Serbia tregoi dhëmbët kundër KFOR-it, dhe jo vetëm kaq, ajo edhe kafshoi me dhëmbët e saj. Nuk e di në ka mbetur invalid apo i palëvizshëm ndonjëri nga të plagosurit! Megjithatë, mjafton edhe vetëm ngritja dorë kundër tyre. Pra, ua ka hëngër orën (forcën) dhe tani nuk ia merr në dorë as KFOR-it, i cili është këtu për qetësinë e të dy palëve, për Serbët që të mos bëhen agresor sikur më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit si dhe në të kaluarën ndaj Kosovës, ndërsa Kosova nuk është duke e sulmuar askë. Ajo vetëm është për rendin, qetësinë dhe shtrirjen e sovranitetit në mbarë Kosovën, përfshirë edhe veriun e saj, për çka Serbia është kundër sovranitetit të Kosovës në veri të Kosovës.

Përndryshe, serbët e Kosovës kanë të drejta më shumë se serbët në Serbi, kanë të drejta më shumë se shqiptarët në Kosovë, kanë të drejta më shumë se çdo pakicë në mbarë rruzullin tokësor. Ata, është thënë disa herë deri tani, janë të diskriminuar pozitivisht, prandaj ngrejnë kokë edhe të ndahen nga Kosova dhe të bëhen të padëgjueshëm nda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Pra, si kompromis nga Serbia duhet të kërkohet që të heqë dorë nga veriu i Kosovës dhe ta lë të qetë Kosovën. Edhe nga serbët e Kosovës duhet të kërkohet që të respektojnë ligjet e Kosovës. Nga shqiptarët e Kosovës, kompromis mund të jetë që të punojnë sa më shumë dhe ta duan Kosovën si shtetin e tyre me punë, jo si shtetin e huaj, pra ta zhvillojnë atë.

Për fund, Sarrazini dhe të gjithë të tjerët, kanë punë me kriminelin Vuçiq që ta bindin për normalizimin  e marrëdhënieve me Kosovën, Kosova është e gatshme, Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë, përkundër krimeve serbe që i bëri në Kosovë për 87 vite dhe sa herë e zbrazi Kosovën me shqiptarë e sa herë solli serbë edhe deri nga Bosna e Kroacia në të, duke dashur ta shndërronte në Tplicë të dytë.

Sarrazin, faleminderit për përpjekjet, por e ke vështirë, se ke kriminelin Vuçiq përpara!

Porosia e At Zef Pllumit në 100 vjetorin e lindjes, drejtuar intelektualëve dhe klasës politike shqiptare: dashuria për njëri-tjetrin dhe progresi i kombit

At Zef Pllumi me Nenë Terezen në lutje

Nga Frank Shkreli

At Zef Pllumi – si edhe shumë bashkvëllezer të tij françeskanë, ndër më të mirët e klerit katolik shqiptar – ka kaluar një jetë shumë të dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica. Prandaj, është shumë me vend që At Zef Pllumi kujtohet në këso rastesh e përvjetorësh, siç është 100-vjetori i lindjes: 28 Gusht, 1924.  Ai ishte dhe mbetet ndërgjegja e Kombit që edhe sot nepërmjet veprave, shkrimeve dhe intervistave të tija, lënë pas flet dhe dëshmon gjithnjë për krimet e diktaturës sllavo-komuniste të regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri kundër popullit të vet, për pothuaj gjysëm shekulli. At Zef Pllumi, në përjetësi, flet me bindje e fakte të përjetuara, në kujtesë, me largpamësi dhe porosit me këshilla për të tashmen dhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

I pyetur me një rast se çfarë porosishë ka për Kombin shqiptar, At Zef Pllumi është përgjigjur, e porosis për tri gjëra: “Të kenë fé, kurr të mos e braktisin fenë; të kenë shpresë; e mbi të gjitha, të kenë dashuni…Kjo ashtë porosia e kjo ashtë përshndetja për të gjithë popullin shqiptar”, ka thenë ai para se të ndërronte jetë.

Është kjo një thirrje e At Zef Pllumit për të gjitha kohërat dhe për të gjithë brezat e shqiptarëve – dashuria për njëri tjetrin!  Është kjo një thirrje që At Zef Pllumi e bënte, vazhdimisht, sa ishte gjallë dhe një porosi drejtuar bashk-kombasve të vet,që ai e ka theksuar, pothuaj në të gjitha veprat, shkrimet, deklaratat dhe intervistat, ç’prej prej lirimit të tij nga burgjet dhe kampet e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës, me 4 Nëntor, 1989.  Është ky një mesazh që ai e ka theksuar shpesh edhe duke dëshmuar të kaluarën e hidhët, por gjithmonë duke shikuar nga e ardhmja e Kombit shqiptar – mesazhe e thirrje që ai u ka bërë shpesh, sidomos, intelektualëve shqiptarë — që pas periudhës së gjatë e të errët të komunizmit — të bashkojnë, më në fund, “Jo vetëm fuqitë e veta mendore, por edhe zemrat për atë idealin e përbashkët që, sot për sot, ashtë vetëm Progresi i Kombit”, është shprehur ai.

Pas shembjes së Murit të Berlinit, është promovuar ribotimi i numrit të parë i revistës së famshme të françeskanëve shqiptarë, të para luftës, “Hylli i Dritës” Maj të vitit 1993.   Në një ceremoni të rastit në Kuvendin Françeskan në Shkodër ku merrnin pjesë një numër i madh bashkëpunëtorësh, të rinj e të vjetër, të kësaj reviste të famshme, përshfirë studiues të kulturës, artistë, gazetarë, intelektualë të fushave të ndryshme, botues e të tjerë, At Zef Pllumi, përshëndeti ribotimin e revistës së famshme shqiptare, Hylli i Dritës duke iu drejtuar intelektualëve shqiptarë kudo, me këtë porosi për klasën intelektuale shqiptare:

“Miq të nderuem, falë mëshirës së Zotit ia mbërritem kësaj dite. Nata që kaluem qe e gjatë dhe e vështirë. Liria që u fitue duhet të bie edhe dritën. Sot po jepet rasti, përsëri, mbas sa vitesh që bashkëpuntorët e “Hyllit të Dritës” të japin kontributin e vet në kulturën shqiptare me aq dritë sa mund të lëshojë nji yllë. Por, ndërkaq urojmë që kultura shqiptare nesër të ndrisë si diell”, ka shtuar ai, duke nënvizuar optimizmin e tij për të ardhmen, që “ky diell, jo vetëm, do të ndrisë, por edhe do të ngrohë të gjithë popullin, në qoftë se intelektualët shqiptarë kanë me i bashkue, jo vetëm fuqitë e veta mendore, por edhe zemrat për atë idealin e përbashkët, që sot për sot ashtë vetëm, Përparimi i Kombit, është shprehur frati i Malësisë së Madhe.

“Ky progres duhet të jetë i gjithanshëm, jo vetëm ekonomik – po ma tepër mendor, shoqënor dhe kulturor. Mendoj se duhet t’u kujtoj intelektualëve shqiptarë se sado shkencë që të kenë, sado dije dhe erudicion që të përhapin, kurrë nuk do të mbërijmë në atë nivel kulturor që na duhej të jemi – po nuk patëm dashuninë për njani tjetrin. Në rast se mungon dashunia”, ka theksuar At Zefi, atëherë, “Në atë rast, duhet të kemi mirëkuptim. Dhe në qoftë se edhe ky do të mungojë, atëherë do t’i referohemi virtytit të tolerancës.  Po mungoi edhe ky virtyt, atëherë jemi xhahilë.  Xhahil-llëku ashtë shkatërrimi i Kombit. Në qoftë se nuk respektohen mendimet e njani tjetrit, don me thanë se nuk respektohet njeriu. Po nuk u respektua njeriu, e drejta dhe liria e mendimit, praktikisht, ne mbërrijmë në përfundimin se nuk duam as Kombin, as Atdheun”, është shprehur At Zef Pllumi. Ai ka përfunduar fjalën e tij të shkurtër me atë rast duke u bërë thirrje intelektualëve shqiptarë që në bashkpunim me njëri tjetrin, pjesëtarët e inteligjencës shqiptare, “duhet t’i prijnë këtij populli fatkeq, për me ecë përpara me ngulm në rrugën e vërtetë të Progresit Kombëtar.” (At Zef Pllumi, Hylli i Dritës 2-3, Tiranë, 1993).

At Zef Pllumi

Ndërkaq, pyetjes gjatë një interviste, vite më parë, me Radion e Vatikanit shqip, se ç’mendonte ai për politikën shqiptare e për politikanët, Zef Pllumi iu përgjegj kështu: “Kjo âshtë e meta mâ e madhe e historisë së këtij populli. Na jemi shpall shtet në vedi, pa i pasë njerëzit që ta drejtojnë, se zakonisht shtetet i drejton politika, popujt i drejtojnë njerëzit e politikës; janë ata që e japin drejtimin, porse njerëzit e politkës janë pak a shumë të përgatitun, ose duhet të jenë kështu. Ndërsa në Shqipni ashtë krijue mendimi feudal se ai që ka politikën, ka gjithçkafen në dorë, se politika asht burim fitimi. Shqiptari endè s’e ka kuptue se politika asht shërbim, e jo fitim. Vetëm kur të vijnë ata njerëz që kanë me e kuptue se politika asht shërbim, atëherë, po, mund të shpresojmë…”, ka thenë për Radio Vatikanin, At Zef Pllumi — ky dëshmitar i paepur i Zotit dhe i Kombit, i cili ka lenë faqe të bardhë e të mrekullueshme të historisë së fesë, Kombit, të shpresës e të qëndresës së vërtetë shqiptare, përballë të së keqës komuniste.

Pllumi

Thirrjet dhe porositë e At Zef Pllumit, ndonëse janë shqiptuar vite e dekada më parë, janë tepër aktuale edhe sot në 100-vjetorin e lindjes së tij, kur të merret parsysh se 35 vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit, jo vetëm klasa politike shqiptare vazhdon të jetë e ndarë dhe e përçarë, por fatkeqësisht, as klasa intelektuale shqiptare sot nuk është e bashkuar me mendje e zemër rreth idealit të përbashkët të “Progresit të Kombit”, një ide për të cilin ka bërë thirrje At Zef Pllumi – Krenaria e Shkrelit të Malësisë së Madhe.  Në këtë përvjetor, së paku, le të kujtojmë porosinë e Zef Pllumit, për të punuar drejt Progresit të Kombit — ashtuqë intelektualët shqiptarë dhe klasa politike shqiptare, sipas mundësisë, si individë dhe si grup, të përhapin aq dritë sa mund të lëshojë edhe një yll, në rrugën e vështirë e të gjatë të progresit kombëtar dhe të dashurisë ndaj njëri tjetrit.  Kjo është porosia e tij edhe për mbarë Kombin shqiptar në 100-vjetorin e lindjes së tij!

Autori në qelinë e vuajtjeve e të tortutave, ose në “birucën” e At Zef Pllumit, siç e quanin vet të burgosurit anti-komunistë – sot muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, në Shkodër. I quanin “biruca” për shkak të hapësirës së ngushtë dhe sasisë së vogël të dritës dhe ajrit në to.

Kryengritja antiosmane e Malsisë së Madhe e vitit 1911


“Ipeshkvi Shkodres Imzot Jak Serreqi (në qender) me freten famullitart e Malsisë dhe kryengritësit e vitit 1911 me Ded Gjo Lulin në kry, që ngriten flamurin e Gjergj Kastriotit në Deçiç per të paren herë mbas 500 vjetësh pushtimi turk-osman.”’

Ketu në keto fusha, kodra e male ku e kishte folenë shqipja me zogjtë e saj. Ketu në keto hapsira toksore e qiellore të tejngopura me sakrifica, lotë e gjakë . Ketu ku mbiu kushtrimi e u rrite liria, ketu u ruajt edhe besa, bujaria, urtia e trimeria, ketu gjeti streh edhe enderra europiane që ka filluar të behet realitet 104 vite më parë në trojet e Malesisë së Madhe filloi të rilindë drita e diellit të lirisë e flamurit të Gjergj Kastriotit, dritë që “lengonte” nen erresiren otomane rreth 432 vjeçare. Në ato ditë të stuhishme sytë, mendja, zemra dhe shpirti i shqiptarisë ishin drejtuar në trojet e Malesisë, në votren e zjarreve të pashuar të atdhedashurisë, në çerdhen e lirisë, në enderren e flamurit të Arberisë…


Ketu në keto fusha, kodra e male ku e kishte folenë shqipja me zogjtë e saj. Ketu në keto hapsira toksore e qiellore të tejngopura me sakrifica, lotë e gjakë . Ketu ku mbiu kushtrimi e u rrite liria, ketu u ruajt edhe besa, bujaria, urtia e trimeria, ketu gjeti streh edhe enderra europiane që ka filluar të behet realitet…

Pikrisht ketu mund të gjinden të fresketa gjurmet e historisë shumeshekullore, pasi per to flasin jon vetem trashigimtaret e atyre burrave e burrneshave, luaj e luanesha malesh, por flet çdo pellemb tuall i ketyre trojeve, flet çdo shkemb e gurë, duke perfshirë edhe ata gurë me të cilet janë ndertuar themelet dhe muriet e memorialeve, që u ngriten jo per te murosur historinë, por per të perjetsuar lavdin e ketyre trojeve nga më kreshniket e Shqiperisë Etnike .

Ketu historia është e “gjallë”, ketu ruhet amaneti i Gjergj Kastriotit, dhe porosia e Gjon Lulit-Dedvukaj, (babes së Dedes): “Se as drita nuk shkelqen dhe as dielli nuk ngrohë në keto troje deri sa të sundoi turku apo shkjau..”.

Në keto troje “degjohet” edhe kushtrimi i pushkeve të heroit kombetare Dedë Gjon Luli dhe trimave të tij që u lanë nderë, lavdi e faqe të të bardhë në perjetsi… Në prag të Kryengritjes Malesia e Madhe “Etnike” (si pak treva të tjera) gjatë shekujve kishte fituar të drejten (me gryken e pushkes), që neper ditë festash e luftrash të mbante, (JO flamurin e pushtuesit otoman), por flamurin e kuq, edhe pse në vend të Shqiponjes dy-krenore kishte në mes të flamurit shpaten e trimerisë *1*, që në fakt ishte simboli i shpates së Gjergj Kastriotit, në ushtrine efektive të të cilit vetem nga Hoti kishte pasur 220- 300 luftetar kembesore e 80-100 kalores..*2*. Historia shumeshekullore e qendreses e mbijeteses të ketyre trojeve është shkruar me pushkë e pendë, me gjak e lot, ku njera nga historitë më famëmëdhaja është kryengritja antiotomane e 104 viteve më parë.

Në vitet e stuhishme 1910 -1911, në Potgoricen e kohes, nga dhuna e represioni i otomaneve ishin detyruar të strehohen si emigrant, burra e familje nga më qendrestaret e nacionalistet e Shqiperisë veriore e tjer.. Dokumente të atyre koheve tregojnë per mijera emigrant politik nga e gjithë Malsia e Madhe, por edhe nga Kosova (Gjakova, Mitrovica), si dhe nga Shkodra, Lezha, madje edhe nga Preveza e më gjërë..Gjatë gjithë kohes , por veçanarisht gjatë vjeshtes të vitit 1910 e muajit të parë të dimrit (dhjetorit) kishte pasur perpjekje me armë në mes malsoreve trima dhe trupave ushtarake turke. Nga keto perpjekje luftarake po veçojmë atë të zhvilluar në Rranxa të Hotit (në dhjetor) nga trimat e Hotit, Grudes e Trieshit, ku ushtria turke pati 50 të vdekur e plagosur, ndersa nga trimat msalesor ranë heroikisht; Gjel Çak Mirashi e Vatë Martini nga Trieshi, dhe Zef Peri e Nikollë Prekë Hasi nga Hoti e tjer.*3*.

Në keto kushte të veshtira Malsoret e strehuar në Mal të Zi, së bashku me Shkodranë, Shaljanë, Shoshjanë e më gjërë, krijuan Komitetin e kryengritjes, që në histori njihet si Komiteti i Potgorices, me Sokol Bacin, Dedë Gjon Lulin, Gjon Nikë Pllucin, Gjekë Marash Gjeloshin, Nikë Gjelosh Lulin, Tomë e Lekë Zolin, Lucë Muçë Elezin, Kolë Marash Vaten, Nikollë Sokol Bacin dhe Mehmet Shpendin. Ndersa nga Shkodraishin antarë të ketij komiteti : Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Risto Siliqi, Ndrekë Kiçi, Shan Koliqi, Pjeter Bumçi, Gjon Cini, Nush Koçi, Loro Suma, Pashko Troshani, Zef Dema, Simon Gjon Laca, dhe Ndoc Shoshi . Komiteti i Potgorices kishte edhe antarë ndihmes dhe deget i tij në Rijek, Cetinë, Viripazarë, Tivarë, Kotorr e tjer.*4*.

Komiteti i Potgorices kishte edhe një njohje nderkombetare, ku deputeti italian Euxhenio Kieza do të vinte per të marrë kontakte me komitetin kryengritjes të Shqiperise Veriore… Vlen të kujtohet se jo vetem kryengritja, por as pergatitja per kryengritje nuk kishte qënë e panjohur per Europen e kohes. Italia si shtet fqinjë e me lidhje historike kishte dijeni per pergaditjen e kryengritjes antiotomane (në Malesi të Madhe etjer). Me 17 janare (1911) në Romë u formua komiteti “PRO ALBANIA “ (Pro Shqiperisë). Në gazeten italiane “Il Messaggero” (të 11 qershorit 1911) shkruhen emrat e 60 deputeteve italian që kishin formuar komitetin “Pro Albania) . Në mes emrave të deputeteve Italian figuronte edhe emri i Riçoti Garibaldit (Djali i Xhuzepe Garibaldit). Ky komitet krijojë 110 nënkomitete, që numronin 14 deri 20 mijë vullnetarë të regjistruar. Gjithashtu Arbereshë e Italisë kishin krijuar komitetin (Arberesh) “PRO PATRIA”(Pro Atdheut ).

Por interesant është se perpjekje të tilla kishte pasur që në vitin 1861 kur Italianet me në krye Xhuzepe Garibaldin luftonin per ITALINË E RE, dhe Arbereshet kishin qenë në mbeshtetje të aspiratave garibaldine … Të terheq vemendjen edhe një komunikatë e 27 marsit te vitit 1904 ku shkruhet per formimin e “Keshillit Shqiptar të Italisë” me Programin politik “Shqiperia e Shqiptareve” ku bente pjesë edhe emri Filip Kastrioti Skenderbe, që “pretendonte” se ishte pasardhes i Kastrioteve.*5*. Megjithë keto perpjekje per aresye të politikes së vjeter të Europes plakë qeveria italiane pengoi nisjen e vullnetareve dhe ndihmave nga brigjet e saj , dhe deboi “ambasadorin” e Malesisë së Madhe nga Italia patriotin Nikoll Ivanaj.*6*. Komiteti shqiptar i themeluar në Potgoricë mendonte që kryengritja antiotomane të gjente njohje dhe perkrahje edhe tek fqinjet e tjer ballkanik.

Per këtë Komiteti dergon në Serbi, Nikoll Ivanajn, i cili takohet me ministrin e jashtem (të Serbisë ) Milovan Millanoviqin , të cilit i benë një ekspoze të planit të Komitetit per formimin e autonomise shqiptare.. Serbia nuk e mbeshteti këtë plan.*7*. Ndersa rolin e Rusisë si fuqi europiane në ato ditë të zjarrta e tregon gazeta ruse “Novoje Vremje”, kur shkruante : “Rusia i del zot Turqisë .Turqia duhet të tregojë kundrejt nesh (Rusisë) gjurmë mirnjohje… Ketë deklerim të Rusisë e boton edhe gazeta turke “Sabah” (me 27 maj 1911).*8*. Mirnjohja që kerkon Rusia (pavaresisht se në gazetë behet fjalë per punsim të intiligjences ruse në Turqi ), kuptohet lehtë se ka të bejnë me leshimin e trojeve shqiptare në favore të sllaveve të Ballkanit…Gjatë muajve të dimrit (1910- 1911) paria e Malesisë Madhe kishte berë perpjekje per të organizuar kryengritjen në pranverë (fundi i muajit prill –fillimi i muajit maj) me pjemarrjen e malesoreve, shkodraneve e më gjërë…Per ketë malsoret kishin filluar të hellin edhe hapat e parë në praktikë, per të konkretizuar “BESEN” në mes maleve dhe qytetit..

Politika kameleoniste e Malit të Zi punoi me të gjitha menyrat per të detyruar malesoret që t’a fillojnë kryengritjen para kohe, me qellim që Malesia të shkeputej nga pjeset e tjera të Shqiperisë *9*, pasi keshtu mendonte të krijonte “terrenin” e favorshem, per të spekulluar me keto zona që Turqia mund ti “heqte qafe” , vetem duke ja lënë “hali” Malit Zi me Serbinë me mbeshtetjen e dados tyre Rusi.. Në keto kushte malesoret u detyruan t’a fillojnë kryengritjen rreth një muaji më heret…. Fillimi i kesaj kryengritje në Hot (Rapshë) nuk ishte rastesi, por vijim i tradites historike të ketij mali apo flamuri që ndër shekuj i printe Malesisë Madhe, por pa thirrur si “krushqe“ të parë Shkodren e Nenshkodren, por mbi të gjitha Dukagjinin me në krye prijesin e djelmenisë të Shales Mehmet Shpendin nuk behej “darsem” me aromë lirie.

Ndersa per Mirditen do të mjaftonin vetem shkendijat e zjarrit të lirisë, pasi ajo ndër shekuj kishte qenë voter e pa lagur nga “ujerat” otomane..Vendin gjithnjë Malesia ju a ka ruajtur edhe Plaves e Gucisë, por edhe Kosoves kreshnike e cila edhe gjatë gjithë vitit 1910 me në krye Isa Boletinin kishte mbajtur ndezur zjarrin e kryengritjes antiotomane në Kosovë e më gjërë. Kryengritja Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli se bashku me trimat Kolë Marsh Vata, Zef Lani, Gjon Pllumi *10*, Pjeter Vogli, Prel Nika, Lucë Nikë Shabi, Prelë Keri, Tomë Llesh Dragu, Vatë Gjon Gojçaj, Gjelosh Gjokë Mihaj, Gjokë Kolë Shabi, Zef Marash Dojani , Vuksan Lekë Alia, Nikë Gjelosh Luli, Dedë Elez Shabaj, Preç Lulash Lekaj, Tomë Dedë Gjo’Nishi, Gjon Ujkë Miculi, Prekë Gjeto Marku, Prekë Gjeto Deda, Lukë Nikë Pllumi *11*, e tjer burra të Hotit e Malesisë …

me 24 mars 1911
(diten e premte) do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; posten e Grykes së Leqes dhe posten e Çemerrit *12*, dhe njekohesisht me ketë sulm do të jepnin edhe kushtrimin e fillimit të kesaj epopeja legjendare. Ketë ditë të stuhishme poeti kombetare At Gjergj Fishta do ta perjetsonte me vargjet plot pathos atdhetarie:
“Dedë Gjon Luli, si iu lut Zotit
Sot prej nadjet, pa zbardh drita,
Me njezetë djem, po njezetë petrita,
Synin gacë, zemren duhi,
N’shtatë “mauxerre e në nji allti”
M’asqer Mbretit ka sulmue,
N’dy kausha kta ngujue,
T’njehun rrafsh gjashtedhjetë nizamë
Fusha e Rapshes se ç’ka marrë gjamë..” *13*.

Posta e Grykes së Leqes u muar me luftë, edhe pse gjysma e kryengritesve ishin pa armë, ndersa posta e Çemerrit nuk i rezistoi duhisë së malesorve dhe u dorzua pa luftë. Ndersa Dedë Gjon Luli me Malesoret nuk i çarten armiqt shekullore , por pasi i ç’armatosen i liruan… Keto ditë historike malesoret siguruan edhe dhjetra pushkë e mijera fishekë…. Kushtrimi dhe suksesi i kesaj dite u perhap si rrufeja…Me daten 25 mars (diten e shtunde) shkendijat e kesaj votre – zjarri kryengritjes ishin shprendarë duke ndezur zjarre të tjera në votrat prush – pashuar të Malesise Madhe.

Në ketë ditë heroike u muaren me lufte dy postat e Traboinit, të cilave u kishin ardhur në ndihmë edhe ushtarë turq nga Tuzi, gjë që e beri betejen më të pergjakshme. Por edhe hotjaneve u erdhen në ndihme trimat e Grudes, Kelmendit e Trieshit, ku duhet theksuar se një pjese e ketyre kryengritesve në mungesë të pushkeve ishin “armatosur” me sëpata e këmesa , por mbi të gjitha ishin “armatosur” me zjarrin e shpirtit ku ruajten lirinë dhe amanetin e flamurit te Gjergj Kastriotit ndër shekuj. Ketë ditë ranë duke luftuar trimerisht në Qepur (te Traboinit) nentë deshmor nga Hoti : Kolë Marash Vata, Zef Lan Ula, Ujkë Gjelosh Leka, Fran Zef Pllumi, Gjon Lulash Zeka , Zef Lulash Zeka , Pjeter Uc Martini, Nikollë Marash Gjekaj dhe Zef Gjoka.(Keta deshmor tashma janë perjetsuar në memorialin e ngritur në vendin ku kanë rënë). Po ketë ditë Gruda mori posten e Selishtit, dhe ra heroikisht edhe një trieshjan trim , si dhe u plagosen disa të tjer…

Turqit i paguan keto beteja me 16 ushtarë të vrare dhe shumë të plagosur.*14*. Per ketë fillim kryengritje konsulli Austro-Hungarez në Shkoder, Zambaur do të njoftonte autoritetet e tij në Vjenë se kryengritesit malesor janë ushtarë të mirë, që kerkojnë të drejtat e tyre historike, dhe jo kaçakë, apo komitë që duan të vrasin e plaçkisin.. Dedë Gjon Luli nga dhjetra njerzë që kishte në diten e parë, me daten 25 mars pranë tij perveç Hotit e Grudes i kishin ardhur edhe rreth 200-300 vete nga Kelmendi dhe dhjetra të tjer nga Trieshi e më gjerë.. Me 26 mars patriotet Shkodran Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Risto Siliqi e tjer kishin shpreh mbeshtetjen pa rezerva të kryengritjes.

Per kunder kesaje per hirë të vertetes duhet thenë se qarqet drejtuese otomane në Shkoder ishin munduar që kryengritjen e lirisë e flamurit ta quanin luftë të Kuarrit kunder besimit Islam… Vlenë të theksohet se kryengritesit malsor kishin nisur fshehtas per në Shkoder perfaqesuesit e tyre, Nikoll Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken per tu takuar me shkodranë me influencë, per të qartesuar se kryengritja e malesoreve është kunder pushtuesit otoman që u kishte marrë lirinë e pushtuar trojet e tyre të perbashketa e jo kunder besimit.*15*.

Me 26 mars (diten e diel) malesoret e Grudes me në krye bajraktarin Dedë Nika e të ndihmuar nga Kelmendi e Trieshi arriten të marrin kaushen e Pikales dhe tri kausha të tjera në kufi me Malin e Zi.. Në keto luftime, kishin rënë heroikisht në fushen e betejes : Tomë Hasi, Has Mirashi, Zef Kurti dhe Martin Ujka, të cileve Grudjanet ju a kishin marrë hakun disa fish.*16*. Me daten 27 mars kryengritesit malesore të Grudes dolen në malin e Deçiqit, ndersa ata të Hotit në Krevenicë. Sipas konsullit Austrohungarez, Zambaur me daten 27 mars numri i kryengritesve malesor kishte arritur rreth 3000 deri ne 4000 trima *17*, që ishin bashkuar rreth votres së kryengritjes, që i priten, siç priten armiqt dhe bashkepuntoret e tyre. Shumicen e ketyre shqiptareve të dehur nga fanatizmi fetar, kryengritesit i zunë robër, të cilet nuk i demtuan, por pasi i çarmatosen i leshuan..

Në raportin e ambasadorit Austrohungarez në Cetinë, Giesel thuhet se kryengritesit kishin marrur plotesisht postat apo karakollet e Omaboshit (Omerbozhajve), Dinoshes, Pikales, Selishtit, Traboinit, Humit , Rapshes, Deçiqit, dhe disa pozicione të tjera strategjike.*24*. Data 30 mars (1911) perveç luftimeve të sukseshme në terren, do të shenonte edhe një fitore tjeter historike të shqiptareve kunder valiut të Shkodres Bedri Pasha, i cili kerkonte të fuste shqiptaret në luftë vellavrasese …Në Cetin u mblodhen burra të urte, trima e atdhetar, perfaqesues të krishterë dhe muhamedan, të cilet formuluan një “memorandum”autonomie, me keto kerkesa :
1.Toka shqiptare të mos preket (ndahet..)..
2. Gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare per kater vilajetet me kombësi shqiptare, si dhe të mesohet kjo gjuhë ndër shkolla..
3.Të gjithë drejtuesit e kater vilajeteve te jenë me kombesi shqiptare ..
4. Prodhimet dhe të ardhurat nga vilajetet shqiptare të shfrytezohen në dobi të Shqipnisë..
5. Ushtaret që merreshin prej Shqipnisë, ta kryenin sherbimin në keto troje…
Ky “memorandum” u nenshkrua perveç prej prijesve të kryengritesve , Dedë Gjon Luli e Sokol Baci etj. edhe prej Muharrem beg Bushatit (në emen të Shkodres), Isa Boletinit e Abdulla Ages (në emen të Kosoves), si dhe nga kapidan Preng Marka Kola (në emen të Mirdites) etj.*25*.

Në ketë mbledhje historike të Cetines, perveç prijesve malesor katolik, shumë i rendesishem ishte kontributi dhe pjesmarrja e atedhetareve dhe burrave me zë musliman si ; Zenel Shabani i Kastratit, Deli Meta i Hotit, Dyl Sokol Bajraktari i Reçit, Haxhi Meta, Istref Ali Culaj të Koplikut, Bec Tahiri i Buzë-Ujit, Ramadan Aga dhe Haxhi Muji të Tuzit.. *26*. Po ketë ditë (me 30 mars) 400 kryengrites malsor luftuan kunder ushtrise turke të instaluar në Koplik, kjo betejë në histori njihet si një fitore e dyfishtë e malesoreve.*27*.

Data 31 mars konfirmon hapur mbeshtetjen pa rezerva të kryengritjes nga famulltaret e Malesisë Madhe e më gjerë..si :
Pader Lorenc Mitroviq famulltar i Bajzes,
Pader Sebastian Hila famulltari i Rapshes,
Pader Mati Prenushi famulltari i Kastratit,
Pader Luigj Bushati famulltari i Traboinit,
Pader Karl Prenushi famulltari i Vuksanlekajve,
Pader Joakin Serreqi famulltari i Selces,
Pader Gjon Bushati famulltari i Vuklit,
Pader Bonë Gjeçaj famulltari i Grudes,
Dom Nikoll Ashta famulltari i Shkrelit,
Dom Frano Krama famulltari i Boges,
Dom Ernest Kozi (Cozzi) famulltari i Rrjollit dhe
Pader Ciril Cani.*28*.
Në datat 1 dhe 2 prill vijonin luftimet thuajse në të gjithë teritorin e Malesisë . Luftohej rreth Deçiqit , në Qafkishe e tjer. Kronikat e kohes njoftojne se nga mali i Grudes kishin rënë deshmoret; Tom Luli, Prekë Gjon Martini, Lucë Gjoni, Lucë Marku, Zef Preka dhe Tomë Preka. Ndersa nga Traboini kishin dhanë jeten gjatë luftimeve deshmoret; Tomë Ula, Dedë Marashi, Mark Ujka, Prelë Preka, Preloc Marku, Tomë Hasani, Prekë Gjeka, Nikash Zefi, Gjokë Kolë Preli, Gjon Gjekë Daka, Lucë Gjergji, Nikë Haka, Zef Gjoka e Fran Gjetja. Me daten 2 prill Stambolli konfirmon edhe njëherë se per kreret e kryengritjes : Dedë Gjon Luli i Traboinit, Sokol Baci i Grudes, Mirash Luca i Kastratit, Mehmet Shpendi i Shales, Tomë Nika i Shkrelit, Lucë Mark Gjeloshi, Fran Pali dhe Mirash Pali prej Kelmendit nuk do të kenë falje kurre.*29*.

Po me ketë datë Qendra e Vilajetit Shkodra njofton se në Portin e Shengjinit mberriten batalionet e para që do te vihen në dispozicion të gjeneralit famkeq (të rikthyer në Shqipri ) Shefqet Tergut Pasha, per të shtypur kryengritjen e shqiptareve. Duke parë zjarrin e kryengritjes që çdo ditë perhapej ne trojet e Shqiperisë, si dhe egersinë e pushtuesit aziatik, Diplomacia Europiane po me 2 prill (1911) realizon një takim ne Konsullaten Italiane në Shkoder që në gjuhen diplomatike do ta quanin konferencë. Në ketë konferencë hartohet një note verbale nga perfaqesuesit e Italise, Austrohungarisë, Frances, Anglisë dhe Malit Zi..Ku në pergjithsi kerkohej mbrojtja e komunitetit të Krishtere të Shkodres..

Nota u formulua me keto kerkesa :
1.Të mbaheshin në Shkoder një pjesë e trupave që priteshin të vinin sa më shpejt.
2.Armatosje me garancit e Myftareve dhe Koçobasheve e të gjithë të Krishterve të aftë per armë, por me kushte që të mos dergohen kunder kryengritesve. Dorzimi i armatimit të behej vetem atehere kur të urdheroheshin te gjithe pa perjashtim per të dorzuar armet.
3.Të meshiroheshin gjatë operacioneve ushtarake ; Gratë, Femijet dhe pleqtë, të cilet nuk do të jenë të bashkuar me kryengritesit.
4. Të ndalohej djegeja, rrenimi dhe goditja me top i shtepive të fshatarve, në të cilat ose rreth të cilave mund të ndodhin luftime, si dhe të ruhen objektet e kultit (kishat)..
Nota ju dorzua Bedri Pashes nga konti italian Mancineli Scoti, dhe Zevendes Konsulli
i nderit i Anglisë, shkodrani Nikolla Suma.*30*.

Sipas informacioneve të asaj kohe nga data 3 prill deri me daten 5 prill forcat kryengritse në pergjithsi ruanin pozicionet e fituara në ditet e mëpareshme, por njekohesisht rigruponin forcat, që vinin, jo vetem nga Kelmendi, Trieshi, Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli e Koja, Fundinat, Orahova, por edhe nga Reçi, Lohja, Gruemira, Grizhja, Kopliku (Qender e ai i Siperm) Buza e Ujit, Palvari, Dobra e deri nga Shkodra, Dukagjini, Nenshkodra e më gjërë.

Por vlen të theksohet se ishin bërë gati të hynin në luftë edhe rrethinat e Durresit, Dibra, Puka, Mati, Lezha e mbi të gjitha Mirdita.. Shqiperia Veriore tashma i ngjante një votre të madhe zjarri që ngrohte shpirtrat gati të “ngrirë” të shqiptareve kudo që ishin .

Madje nga votra e Malesisë do të merrnin gaca zjarri patriotet Luigj Gurakuqi e Ismail Qemali, per ti shperndarë keto gaca në votrat gati të fikura të trojeve tjera të Shqiperisë.

Marre nga http://www.goproshkodra.com/2018/06/19/kryengritja-antiotomane-e-malsis-se-madhe-e-vitit-1911/