Kreu Blog Faqe 760

Kur heshtja hesht, zgjohet zgjimi!

0

Nga: Fahri Dahri, njohës i çështjes çame

  • Falenderim për ftesën: Fondacionit Çamëria-“Hasan Tahsini”!

Në pamundësi për të marrë pjesë në promovimin e dokumentarit ku shfaqen fakte të pa kontestushme të masakrave, gjenocidit ortodoks bizantin grek ndaj banorëve autoktonë të rajonit të Çamërisë, po sjell në kujtesë sa vijon: Sekuencat e rregjistruara i ndoqa me kujdes nga Facebook rrëfimet e dëshmitarëve okularë, pashë shtëpi në flakë, mure shtëpish dhe avllish të rrëzuara, voronje të mbytur nga ferrat e barërat, gurë ledhesh të shpërndarë, shtëpi errmi, pa njeri brenda, fshatrat përgjithësisht të qetë, pa zhurmë, të pazhvilluar. Ndërsa qytetet të zhvilluar, plot gjallëri. Po, të gjitha këto ishin në dokumentar, madje të shoqëruara me muzikën përkatëse. Me fakte, të ilustruara artistikisht.

Sinqerisht ju uroj përzëmërsisht për këtë arritje madhore, shfaqjen në ekrane mediatike të tragjedisë së kryer nga  kafshëria e egërsisë ortodokse kishtare Bizantine greke.

Siç e dini, shumica e juaj që më njihni, nuk mund të hesht dhe të ndjej kënaqësi me kaq sa është bërë për njohjen e atij gjenocidi. E vërteta është se, kryesisht mbas ndërrimit të sistemit politik, problemi kombëtar shqiptar i rajonit të Çamërisë dhe i banorëve autoktonë të tij, megjithë vështirësitë e krijuara nga armitë e saj të jashtëm dhe të brendshëm, ka pësuar një shtrirje të mirë në njohjen ndërkombëtare. Sigurisht mos heshtja nuk është vetëm individuale, por në të tilla ngjarje bëhet fjalë për mos heshtje kolektive dhe jo vetëm nga grupe njerëzish, por në nivel të të gjithë shoqërisë shqiptare, si në të dy shtetet tona dhe kudo ndodhet fara e fisi shqiptar.

Të gjindur në rrethana abstrakte, të pa kuptimta, jashtë llogjikës njerëzore dhe shtetërore, banorët shqiptarë të Çamërisë u ndodhëm në situata rrethuese nga një censurë e egër, e llahtarshme e një rregjimi të papërgjegjshëm, nuk u guxua të flitej. U Hesht në ambjentet jashtë familjare. I vuvosi politika antikombëtare. Dhe ajo heshtje na kushtoi shumë!. Ajo krijoi mjergull, baltosje, poshtërim, u tentua të na ulnin prestigjin, gati-gati u trajtuam në grupin shoqëror të nivelit të tretë. Vetëm frikacakë nuk u guxua të na quajshin dhe kokën nuk na e ulën dot. Kjo u vërtetua me veprimet çnjerëzore të kryera ndaj intelektualëve, të disa nga të urtët-prindër dhe djelmosha çamë, prej strukturave të caktuara të sigurimit të shtetit. Në këtë drejtim ka shumë për të folur, por këtu po e mbyll me nje deklarim para pushkatimit të një personaliteti shtetëror, të origjinës çame, të asaj kohe, para gjyqit të sajuar që njihet si grupi i “Teme Sejkos”, i cili tha: “Kur përplasen dy vezë, njëra do thyhet. U theva unë se ti kishte pushtetin (armën); kurse unë isha i pa armatosur”.

Erdhi epoka e ndërrinit të rendit politik dhe disa gjëra, por jo të gjitha, morën për mirë. Iku koha e heshtjes: “Heshtja-heshti”. Ndërsa “zgjimi” vërtet i hapi sytë, por dridhja e trupit të posa zgjuar vazhdon edhe sot mbas 33 viteve.

Nuk e shoh të nevojshme për ta trajtuar, mbasi dihen veprimet e mos veprimet e kryera e të pa kryera nga qeveritë e dy vendeve, ndaj problemeve madhore kombëtare që ka mes tre shteteve, Shqipërisë, shtetit Grek e atij Serb. Por nuk më lejohet të anashkaloj pa theksuar, jo vetëm sjelljet antikombëtare të disa qeverisjeve tona ndaj këtij problemi madhor (kupto qeverisjet nga 1913 e deri sot-2024), por dhe agresionet e parreshtura të dy fqinjëve kufitarë, të mbështetur haptazi, drejtë për drejtë dhe indirekt dje nga Fuqitë e Mëdha dhe sot nga Bashkimi Europian.!

Çdo njeri ka jetën e tij dhe me vitet që jetohet prej secilit, përfitohen përvojat në raport me moshën. Të jetosh në dy-tre sisteme politike e shoqërore, arrin të sigurosh nivele ndërgjegjshmërie, shkallë  përgjegjëshmërie të lartë,  lidhur me seriozitetin me të cilin zbatohen konventat, ligjet, deklaratat, marrëveshjet dy a më shumë palëshe, rregulloret në nivele shtetërore e ndërshtetërore. Më duhet kjo ndalesë sepse në aktualitetin tonë, jo vetëm në kuptimin se vihet re, por është fakt, shoqëria njerëzore ka rrëshqitur në pa siguri, mungon besimi ndaj shtetit, ndaj sistemit të drejtësisë, është tjetërsuar koncepti i moralit, e vërteta është këmbyer me mashtrimin, shpifjen, gënjeshtrat, manipulimet.        Nëse dikush ka mëdyshje për situatë ndryshe, do ndalemi në disa raste tepër vërtetuese se ekuilibrat, në rastin e trajtimit të shoqërisë tonë europiane, nuk konsiderohen të nevojshëm dhe nuk e duan zbatimin.

Shembujt negativë i marrim tek BE-ja. Pikërisht tek qendrimet që mbahen gjatë negociatave për anëtarësim në BE ndërmjet një shteti anëtar dhe një shteti tjetër kandidat për anëtar. Shtetet që kandidojnë për anëtarësim, mes kushteve të tjera, shtetit kandidat i kërkohet të mos ketë probleme të pazgjidhura me ndonjë nga shtetet anëtar të BE-së. Ky kusht vetvetiu sjell pabarazi, lindin diferencime detyruese favorizuese? Nëse në negociata nuk arrihen zgjidhjet, shteti kandidat humbet anëtarësimin, ndërsa shteti anëtar i BE-së, nuk pëson asnjë pasojë edhe kur problemi mbetet i pazgjidhur për shkak të shtetit që është anëtar i BE-së.

a) Shembuj shumë të pastërt, konkret dhe të përsëritur janë negociatat mes shtetit shqiptar dhe atij grek.

b) Negociatat mes shtetit grek dhe shteti të maqedonisë së veriut;

c) Fenomen tjetër ku kuptohet pa barazia për anëtarësim, rezulton tek preferenca europiane, bazuar në përfaqësimin fetar;

ç) Nuk reagohet nga BE-ja në rastet kur ndonjë shtet anëtar i saj ndërhyn arbitrarisht në punët e brendshme të një shteti jo anëtar. Siç ndodhin vazhdimisht ndërhyrjet brutale të shtetit grek ndaj shtetit shqiptar.

d) Respekrimi i vendimeve të sistemit të drejtësisë, i ndërtuar mbi bazat e kërkesave të BE-së, është detyrim edhe për shtetet anëtare të saj. Por edhe aktualisht Greqia nuk i përfilli vendimet gjyqësore shqiptare, përkundrazi mori dhe pëlqimin e BE-së, duke shkelur haptazi ligjin e Dekriminalizimit aq shumë të kërkuar nga vetë BE-ja!?

e) Nuk janë parime demokratike kërcënimet që u bëhen shteteve kandidate nga shtetet anëtare të BE-së, kur zyrtarisht e publikisht u kanosen duke u shprehur:  “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nëse duan të anëtarësohen, rruga për në BE, kalon vetëm nëpërmjet Athinës”. Ky është një kërcënim i drejtëpërdrejtë, në thelb është mëse i qartë.

Athina, me shkopin e BE-së, bëhet çoban i bagëtive, kërkon që këta dy popuj (nuk janë bagëti) të nënështrohen, të dhurojnë pjesë territoresh, të poshtërohen, të harrojnë ngjarjet makabre, masakrimet, gjenocidet e dëbimet e dhunshme, si ato të jugut shqiptar të para 1913-tës, ato gjatë dy luftrave botërore e Ballkanike, të pranojnë helenizmin, të bëhen skllavër të kishës greke. Nëse pranohen këto kushte, atëhere Athina hap rrugën për anëtarësim. Kjo është demokracia që BE-ja, nëpërmjet shteteve anëtare të saj, kërkon të instalojë. Analiza e fakteve na e jep të drejtën të arrihet në këtë konkkuzion.

Çamëria është një rajon me emër në histori që në antikitet. Si e tillë, ka mbi 2000 vite që zilia dhe lakmia e poshtër që të tjetërsohen vlerat e larta historike të saj, është bërë shënjestër për realizimin e strategjive të zhdukjes me ç’fardo kushti, me çdo lloj mënyre dhe metode. Është strategjia e shuarjes të së vjetrës, kulturës, zhvillimit të hershëm të Botës antike; për të ngritur Botën e re greko-romake mbi gënjeshtra e mashtrime me plagjiaturë!

Çamëria, oazi pellazg në gjuhë, në kulturë, në mitologji e legjenda, me histori, gjeografi, me ekzistencën e Dodonës faltoren e Perëndive, me Akheronin, me Afërditën, me Persefonin, Irakliun, Hadesin, vendkalimi i rrugëtimit të Odisesë dhe sa e sa thesare, ngjarje e fakte të mbi e nëndheshme.

Të gjitha këto ndjellin ankth për ortodoksinë bizantine të Greqisë së re, që prej dy shekujsh glorifikohet për të qenë vazhdimësi e lashtësisë antike, synime këto që Çamëria me të  shkuarat që mbart, është pengesë serioze historike dhe shkencore që Greqia të jetë trashëguese e zhvillimit dhe kulturës së antikitetit. Është kjo pengesë madhore që e detyron kishën dhe shtetin ortodoks grek si dhe me mbështetjen europiane, në këmbënguljen që emri Çamëri të zhduket nga historia, ashtu siç e zhdukën kulturën e Botës antike  me djegjen e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë(1), e cila ishte një nga bibliotekat më të mëdha dhe më domethënëse të botës antike.

Në atë bibliotekë, ishin vendosur rrotulla papirusi që variojnë nga 40,000 deri në 400,000 në kohën, lartësinë e saj. Aleksandria u konsiderua si kryeqyteti i dijes dhe mësimit, pjesërisht për shkak të Bibliotekës së Madhe. Por ajo u sakrifikua për egon e botës së re. Këtë duan dhe për Çamërinë. Asaj ti shuhet emri në histori, në gjeografi, në librat shkollorë, ajo për kishën e shtetin ortodoks grek është inekzistente. Ndërhyrjet, kamuflimet, sipas strategjive të  reja, vazhdojnë revanshet, tashmë të qarta edhe gjatë këtyre ditëve, duke depërtuar, gjoja në emër të demokracisë, të ndërhyjnë thellësisht në punët e brendshme të RSH, në mos përfilljen e vendimeve të drejtësisë shqiptare; gjithashtu edhe me favorizime të dyshimta në emërimet lokale dhe qendrore tek instirucionet tona.

Njerëzimi ka dijeni të ekzistencës së kontinentit Antarctica, që për shumë kohë u shua, por ja që nuk është harruar. Shembuj këta që na kujtojnë se nuk zhduken kollaj nga historia, sipas dëshirave ziliqare të askujt. Çamëria nuk ka shanse të zhduket, ajo ka histori antike, histori për të gjitha kohërat, ka arkeologji, gjeografi, ka popullin e saj autokton.

Të gjitha vlerat historike, kulturore, etj. që u cekën më lart,  i përkasin vetëm Thesptoti/Çamërisë pellazgjike dhe aspak, qoftë Greqisë antike dhe kësaj të 200 viteve, me gjithë përpjekjet, manovrimet që bëhen për shuarjen e emtit Çamëri. Strategji që duke u shuar emri i Çamërisë, çdo gjë me vlera të shumëllojshme të saj, steategët grekë dhe disa europianë, sipas tyre i glorifikohen shtetit të sajuar Grekë. Kjo nuk duhet lejuar. Le të jetë ky shkrim, artikull i parë denoncues kundër fallsifikatorëve të historisë.

Konkluzionet e trajtuara mësipër arrihen nga mos marrja e masave ndëshkuese ndaj atyre shteteve që duan të përfitojnë nga qenia në anëtarësi, duke shfrytëzuar aspiratat e popujve europianë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian!. Athina dhe ndonjë tjetër nuk ja kanë arritur dhe nuk do arrijnë që nëpërmjet “vetos” të nënështrojnë të tjerët duke cënuar sovranitetin. Këtë veprim, mesa duket nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton BE-ja dhe ndonjë shtet anëtar i saj. Kujtojmë këtu se si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe ⅔ e Greqisë, kanë brenda tyre banorë, shtetas të etnisë shqiptare. Nuk duhet të harrojnë më të rëndësishmen se shqiptarët etnikë si strategji në jetë, nuk kanë “megalloidera”, as “naçertanera” por udhëhiqen nga parimet e bashkëjetesës, reciprocitetit, bashkëekzistencës dhe harmonisë që përmblidhet në “Pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Parim ky që është në nji nivel shumë më të lartë se organizimi i sotëm i BE-së dhe i vështirë të arrihet  për t’u zbatuar nga ajo.

Në mbyllje të këtij shkrimi që mori shkas, kryesisht nga dokumentari i “fondacionit Çamëria” si dhe nga ngjarjet e fundit në gjeopolitikën europiane, ku u përfshi Shqipëria.

Shëni.(1): Biblioteka është themeluar në fillim të shek. të tretë para Krishtit.. Plutarku (p.Krishtit 46 – +20) shkroi se gjatë vizitës së tij në Aleksandri në 48 p.e.r. Jul Çezari mund të ketë djegur bibliotekën kur u vuri zja-rrin anijeve të tij.

Më 26 gusht 2024

Nga rrjedh emri “palestinë” dhe origjina e popullatës “palestineze”

0

Në foto: Xhihadist palestinez …!

Gjergj – Skender Jashari

Etimologjia e emrit palestinë

Në këtë rast trajtoj aspekte historike-ushtarake-juridike dhe diplomatike, që kanë të bëjnë vetëm me ndikimin e drejtëpërdrejtë në etimologjinë e emrit palestinë. Judea për herë të parë u vasalizu nga Perandoria Romake në vitin 63 para Krishtit.[1] Hebrenjët ishin përfshirë në një seri luftërash kundër Perandorisë Romake, në mes viteve 66 dhe 135 të Erës tonë,[2] e që Lufta e I hebrejo-romake, ishte në vitet 66-73, e cila rezultoi me shktaërrimin nga romakët të Tempullit të II të Jerusalemit,[3] si dhe Lufta e II e njohur si Revolta Bar Kokhba ndodhi në vitet 132-136 te Erës tonë, që përpiqeshin për ta rikrijuar shtetin e tyre të Judesë. Mirëpo Romakët posa e mposhtën kryengritjen, shumicën e hebrenjëve të Judesë, i vranë ose i shpërngulën dhe një numër të madh e shitën si skllevër si dhe shpopulluan rrethinat e Jerusalemit.[4] Perandori Romak Hadriani, përcaktoi revoltën e hebrenjëve të Judesë si nacionalizëm dhe e ndryshoi emrin e Judesë në Palestina Siriane ose Palestina romake,[5] madje disa studiues sugjerojnë se këtë perandori Hadrian e kishte bërë në shenjë ndëshkimi kundër Hebrenjëve,[6] por ka studiues që e kundërshtojnë këtë.[7] Derisa i populloi me veteran romak,[8] derisa pronat hebreje i kishte konfiskuar,[9] por kishin emigruar në këto territore edhe popullata nga rrethinat përfshirë edhe nga fqinjët e tyre nga Arabia, Siria, Fenikia etj,[10] kurse numri i popullatës hebreje dukshëm u zvogëlu pas revoltës Bar Kokhba,[11] gjegjësisht drastikisht ishte ndryshuar, e që hebrenjët pothuajse ishin zhdukur.[12]

Emërtimi Palestinë u përdorë nga Grekët, për shekuj të tërë,[13] derisa termi i mëparshëm, ishte tërësisht term etnik për Hebrenjët(Judea), termi Palestinë, ishte tërësisht term gjeografik e aspak etnik- Palestina Siriane.[14] Por sipas disa burimeve emri i ndryshuar rezultoi nga shfaqja e provincës së Judesë në vitin 132 pas Krishtit brenda provincës më të madhe të “Palestinës Siriane”.[15] Në vitin 358 pas Krishtit, pas kryengritjes ekonomike, provinca ishte ndarë në njësi më të vogla, e që këto i përkisnin Arabisë dhe ishin transform në provinca të ndara si Palestina Salutaris( ose Tertia),[16] Palestina Prima,[17] kurse rreth vitit 400 pas Krishtit, ishte ndarë nga Palestina Prima edhe në Palestina Secunda.[18] Këto ndarje madje ishin bvërë në kohën e perandorit romak Dioklecianit( 284-305).[19]

A ka apo jo komb a etni “palestineze”

Janë të pakët popujt, që nuk kanë një histori të tyre. P.sh: Egjiptianët kanë histori që nga mileniumet 3-1 para Krishtit, ngjajshëm edhe hebrenjët, e popuj të tjerë të Lindjes së Mesme. Mirëpo deri vonë, pas 1967-ës gjegjësisht 1988-ës, popullata islame e Izraelit filloi të emërtohej nga arabët me emërtimin “Palestinez.” Pra mund të kuptohet që kurrë më parë kjo popullatë nuk ishte komb, etni a bashkësi e veçantë gjuhësore( grup që kanë një gjuhë të veçantë) në vete, e kurrë nuk pati histori. Palestina si koncept nacional dhe politiko-juridik nuk ekziston as sot, siç nuk ka ekzistuar asnjëherë, por është koncept tërësisht gjeografik. Derisa edhe si problem dhe konflikt politiko-ushtarak as sot nuk është thjeshtë problem i popullatës muslimane të Izraelit, por plotësisht është problem islamiko-ortodoks. Kjo mund të argumentohet lehtësisht edhe me rastin e fundit, që më agresionin terrorist isislamik të Hamasit, të urdhëruar nga Terror-rusia, e që nuk kishte asgjë të bënte me qëllime, objektiva politike a luftarake terroriste të Hamasit. Pavarësisht se në dekadat e fundit, mbështetësit e konceptit të kombit palestinez, pretendojnë dhe përpiqen që të gjithë arabët e Izraelit rrjedhimisht të gjithë muslimanët në këtë shtet, t’i identifikojnë me kombin inekzistent palestinez. Natyrisht edhe sot, siç i tërë konflikti izraelito-palestinez, është ndeshje e lindjes kundër perëndimit, gjegjësisht e bllokut islamo-ortodoks kundër krishterimit perëndimor dhe hebraizmit. Luajnë me muslimanët e Izraelit, sidomos bota arabe më konkretisht disa nga shtetet arabe dhe islamike, pa përjashtuar këtu përmes pan-arabizmit dhe pan-islamizmi e gjithashtu edhe përmes neo-otomanizmit. Këto shtete keqpërdorin dhe nxisin organizatat radikale, ekstremiste dhe terroriste islamike të arabëve të Izraelit, gjoja për t’i mbështetur ato, por që në fund të fundit, shihen qartazi që ata keqpërdoren për qëllime ekspanisoniste( p.sh: keqpërdorimi nga Turqia, Irani, Egjipti, e në fund të të gjithë këtyre qëndron Rusia, që drejtëpërdrejtë tek terroristët e Hamasit si dhe tërthorazi përmes Iranit, ndikon në Hamas dhe në shumicën e organizatave terroroiste isislamike të muslimanëve të Izraelit). Konflikti izraelito-“palestinez” nuk është aspak konflikt i vërtetë politik, historik, ekoniomik, diplomatik, ushtarak etj mes arabëve-muslimanëve të Izraelit dhe shtetit izraelit. Siç as sulmi terrorist masiv, i 7 tetorit 2023, nuk ishte i ideuar, urdhëruar nga Hamasi dhe muslimanët as të Izraelit e as të rajonit, por kryekëput i urdhëruar nga Putini.

Popullata muslimane e Izraelit

Sipas statistikave të burimeve palestineze, në territorin izraelit të Palestinës, të vitit 2017, jepnin shifrën prej 4.780.978 palestinez,[20] prej të cilëve 2.881.687 në Bregun Perëndimor,[21] kurse në Rripin e Gazës 1.899.291 palestinez.[22] Në këtë rast duhet të kuptojmë që termi palestinez përfshinë të gjithë arabët që me vendbanim në territorin izraelit, e të cilët nuk kanë as lidhje kombetare a etnike të njejtë, p.sh: arabët e Gazës jnë kryesisht egjiptian, kurse arabët e Bregut Perëndimor janë kryesisht Jordanez. E që vetëm pas vitit 1988, filluan ta quanin veten Palestinez, kurse më parë aspironin shkëputje nga Izraeli për t’u bashku me shtetet e tyre amë( Gaza që t’i bashkohej Egjiptit, Bregu Perëndimor që t’i bashkohej Jordanisë).

Kurse sipas Byros Qendrore e  Statistikave të Izraelit, vlerësohet se në total popullata arabe në territorin izraelit, përfshirë në Izrael, Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës janë 5.79 milion në vitin 2017,[23] prej të cilëve 2.16 milon jetojnë në Bregun Perëndimor, 1.84 milion arab jetojnë në Izrael dhe 1.79 milion jetojnë në Rripin e Gazës.[24]

Në “Territoret Palestineze” rreth 86% janë arab, që predominojnë sunitët, rreth 13% janë hebrenj dhe të tjerë janë më shumë se 1%.[25]

Kurse sipas statistikave “palestineze,” ka 3.935.249 milion banorë më 2009, me dendësi 654 capita per km² prej të cilëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem 433 capita per km² kurse në Rripin e Gazës prej 4.073 capita per km².[26]  Sipas OKB-së, popullata e “shtetit të Palestinës” ishte rreth 4.9 milion, për vitin 2017, e që dendësia vlerësohej prej 817 capita për km².[27]

 

Etnogjeneza e popullatës së sotme “palestineze”

Duke shqyrtuar të gjitha periudhat historike, mund të vijmë në përfundimin që popullata e sotme “palestineze” në Izrael, është me etnogjenezë heterogjene, pra nuk ka një etni, komb, gjuhë, prejardhje të njejtë. Prandaj përfundimi mund të nxjerret lehtas, që etnogjeneza e kësaj popullate është:

  1. Popullata etnike, kombëtare e gjuhësore fqinje, si egjiptiane( në Gazë), e cila popullatë u vendos gjatë pushtimit të Egjiptit të lashtë por edhe më pas, kurse popullata jordaneze në Bregun Perëndimor. Por të cilat u islamizuan nga Perandoria arabe e Muhamedit apo Perandoria Osmane etj. Madje një pjesë e popullatës së këtyre vendeve( Gazës dhe Bregut Perëndimor) edhe sot e konsiderojnë veten me etni, komb a prejardhje nga Egjipti respektivisht Jordania.
  2. Popullatat beduine, që u sollën në periudha të ndryshme të historisë. Vendosjet e këtyre popullatave ishin qoftë në formë të organizuar nga Perandoria arabe e Muhamedit. Po ashtu edhe nga Perandoria Osmane a Sulltanati Mameluk a edhe ajo romake.
  3. Vendosjet e më vonshme të popullatave arabe, të shtyera nga shtetet fqinje arabe, kundër politikave atdhetare.
  4. Vendosjet individuale dhe grupore të besimtarëve fanatik, radikal e ekstremist islamik, e në fund edhe vendosja e tregëtarëve islam.
  5. Ka fise hebreje që janë islamizu dhe më pas janë tjetërësu në identitetin e ri, duke u arabizu-“palestinizu.”

Që në kohën e hekurit, popullata në territorin Izraelit të Palestinës, nuk kaloi më shumë se 1 milion, kurse në periudhën Romake dhe Bizantine popullata vlerësohej që ishte mes 1 milion deri 1.25 milion.[28]

  • Duhet pasur parasysh që arabizimi dhe islamizimi i kombeve dhe etnive të tjera, është dukuri hegjemoiste teologjike islamike, që ka rrënjë të thella dhe që daton që nga shpikja e islamit, prej Muhamedit. Besimtari islam e ka të vështirë edhe në ditët e sotme, që ta bëjë ndarjen mes kombit dhe fesë, gjegjësisht një ndarje e tillë në jopak interpretime islamike cilësohet si herezi. Madje besimtari islam shkrin kombin, etninë e tij, në “kombin” gjegjesisht kombin fetar musliman. Duke filluar nga ambicjet dhe projektet e perandorit Muhamed të Perandorisë Arabe, për pushtimin edhe në drejtim të provincës romake të Sirisë Palestineze, pushtimet e arabëve islamik dhe mposhtjes së regjimit Bizantin, domosdo kuptohet që edhe arabizimi dhe islamizimi i këtij territori, do rrjedhë si pasojë.
  • Procesi i arabizimit dhe islamizimit në territorin izraelit, kishte marr vrull dhe ishte shtyllë e politikës ekspansioniste dhe shoveniste e dinastisë Umajade(661-774), e që ishte e rëndësishme për luftën kundër Gadishullit arab dhe Irakut dhe konvertimet në islamizëm dhe ardhjet e fiseve nga shkretëtira, ndryshuan karakterin etnik, nacional e fetar të banorëve të Izraelit, duke i bërë predominues muslimanët dhe arabofolësit.[29] Kurse prej fundit të shekullit XII, muslimanët u bënë shumicë në territorin izraelit,[30] pa asnjë mëdyshje kuptohet se nën pushtimin e cilës perandori, u bë kjo shumicë muslimane. Pra palestinezët, pretendohet se janë edhe me origjinë hebreje që janë konvertuar në të krishter dhe musliman nga pushtuesit Bizantin dhe Arab, Mameluk dhe Osman si dhe të krishter të vendosur nga perandoria Bizantine, ashtu edhe arab të vendosur nga pushtimet islame.[31]

Foto  1. Tregohet popullata në bazë të përcaktimit fetar, prej nga mund të interpretohet përafërsisht, që me besimtarë hebre, aludohet në popullatën  e kombit hebre, derisa me besimtarë musliman, mund të aludohet përafrsisht në popullatat e etnive të ndryshme arabe dhe joarabe.[32]

Nga e gjithë këto dhe faktet të tjera, mund të kuptohet që popullatat ardhacake muslimane të Izraelit, që janë me origjina të ndryshme etnike, kombëtare, gjuhësore. Por që problemi inekzistent “palestinez” ka lindur nga shpërbërja e Perandorisë Osmane më 1914, e që ky problem i tillë mbahet në jetë, vetëm nga panislamizmi, panarabizmi dhe pansllavizmi rus. Natyrisht me rënijen  e Terror-rusisë, vetëkuptohet që edhe terrorizmi islamik, vehabizmi dhe pothuajse të gjitha fraksionet radikale, ekstremiste e terroriste islamike, pastaj edhe ato anarkiste e majtiste, përfshirë edhe problemi artificial “palestinez” do përfundojnë.

Më:28.08.2024

Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] Dictionary of New Testament Background, A Compendium of Contemporary Biblical Scholarship, Editors:Craig A. Evans, Stanley E. Porter, 2010, faqe 620.

[2] The Jewish Revolts Against Rome, A.D. 66–135: A Military Analysis, J.J. Bloom, 2010, McFarland.

[3] “A History of the Jewish War, AD 66–74”, Ursula Westwood, (2017-04-01), Journal of Jewish Studies. 68 (1): 189–193.

[4] “Rural Monasticism as a Key Element in the Christianization of Byzantine Palestine”, Doron Bar, (2005), The Harvard Theological Review, 98 (1): 49–65; “Political, social, and economic life in the Land of Israel, Seth Schwartz, Steven T. Katz, (2006), 66–c;”The Cambridge History of Judaism: Volume 4: The Late Roman-Rabbinic Period, The Cambridge History of Judaism, Cambridge: Cambridge University Press, vol. 4, faqe 36–37; The Essenes, the Scrolls, and the Dead Sea, J. E. Taylor, (15 Nëntor 2012), Oxford University Press, faqe 243.

[5] A History of the Jewish People, H.H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe  334; Portraits of Jesus, A Reading Guide, Robert Imperato, 2022, faqe 23; A History of the Jewish People, Abraham Malamat, 1976, faqe 334; The archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel Lewin, Getty Publications, 2005, faqe  33.

[6] Dio’s Roman History, Volume VIII, Books 61-70, Dio Cassius, World: Loeb Classical Library, (1927), faqe 447;

A History of the Jewish People, H.H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe 334; The archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel Lewin, Getty Publications, 2005, faqe 33; Orte und Landschaften der Bibel. Ein Handbuch und Studien-Reiseführer zum Heiligen Land, Othmar Keel, Max Küchler, Christoph Uehlinger, Band 1: Geographisch-geschichtliche Landeskunde, Vandenhoeck & Ruprecht, Göttingen, 1984, S. 279 f;

The Early History of Israel, Roland de Vaux, 1978, faqe 2.

[7] “When Palestine Meant Israel”, David Jacobson, (2001), Biblical Archaeology Review, 27 (3), faqe 44-45; “Herodotus’ Description of the East Mediterranean Coast”, Anson F. Rainey (Shkurt  2001), Bulletin of the American Schools of Oriental Research, The University of Chicago Press on behalf of The American Schools of Oriental Research, 321 (321): 57–63.

[8] “A Rock-Cut Burial Cave from the Roman Period at Beit Nattif, Judaean Foothills” Boaz Zissu, Eitan Klein, (PDF), Israel Exploration Journal, (2011) 61 (2): 196–216; “Rural Monasticism as a Key Element in the Christianization of Byzantine Palestine”, Doron Bar, The Harvard Theological Review,(2005), 98 (1): 49–65.

[9] Were There Villages in Jerusalem’s Hinterland During the Byzantine Period? J.Seligman, (2019). In. Between Sea and Desert: On Kings, Nomads, Cities and Monks. Essays in Honor of Joseph Patrich. Peleg- Barkat O. et.al. (Eds.), Jerusalem; Tzemach, faqe 167-179.

[10] “The Origins of the Rural Settlers in Judean Mountains and Foothills during the Late Roman Period”, E, Klein, 2010, In: New Studies on Jerusalem, Vol. 16, E. Baruch, A. Levy-Reifer dhe  A. Faust (eds.), Ramat-Gan, faqe 321-350.

[11] Between Rome and Babylon: Studies in Jewish Leadership and Society. A’haron Oppenheimer and Nili Oppenheimer, Mohr Siebeck, 2005, faqe 2.

[12] “Cassius Dio’s figures for the demographic consequences of the Bar Kokhba War: Exaggeration or reliable account?”. Dvir Raviv, Chaim Ben David, (2021-05-27). Journal of Roman Archaeology. 34 (2): 585–607.

[13] “When Palestine Meant Israel”, David Jacobson, Biblical Archaeology Review, (2001), 27 (3), faqe 44-45.

[14] Conflict in Ancient Greece and Rome [3 Volumes], The Definitive Political, Social, and Military Encyclopedia, Editors:Douglas Kelly, Iain Spence, Peter Londey, Sara Elise Phang, 2016, faqe 982; Hadrian and the Cities of the Roman Empire, Mary T. Boatwright, 2018, faqe 172; History of the World Map by Map, Publisher:Dorling Kindersley Limited, 2023, faqe 47.

[15] The Languages of the Jews: A Sociolinguistic History, Bernard Spolsky, 2014, faqe 64; Holman Illustrated Bible Dictionary, Chad Brand, Eric Mitchell, Holman Reference Editorial Staff, 2015, faqe 1208.

[16] “Palaestina Salutaris (Tertia) and Its Capital”. YARON DAN, Israel Exploration Journa l(1982).32 (2/3): 134–135.

[17] Palaestina Salutaris (Tertia) and its Capital. Yaron Dan. In: Israel Exploration Journal. Band 32, Nummer 2/3, 1982, S. 134–137.

[18] An Introduction to Late Antique Epigraphy in the Holy Land, Leah Di Segni, 2022, faqe 197.

[19] A History of the Jewish People, H. H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe 351.

[20] https://www.pcbs.gov.ps/Downloads/book2364-1.pdf, (qasur më 20.07.2024),faqe 10,33, 64.

[21] Po aty.

[22] https://www.pcbs.gov.ps/Downloads/book2364-1.pdf, (qasur më 20.07.2024),faqe 10, 33, 81.

[23] “Population of Israel on the Eve of 2018 – 8.8 Million”. Press Release. Israel Central Bureau of Statistics. 31 dhjetor 2017; “CIA – The World Factbook: West Bank”. Cia.gov.

[24] “Population of Israel on the Eve of 2018 – 8.8 Million”. Press Release. Israel Central Bureau of Statistics. 31 dhjetor 2017; “CIA – The World Factbook: West Bank”. Cia.gov.

[25][25] “CIA – The World Factbook: West Bank”. Cia.gov.

[26] Palestine in Figures 2009 Palestinian Central Bureau of Statistics, maj 2010, faqe 9.

[27] “State of Palestine – General Information”. data.un.org. United Nations.( online në: http://data.un.org/en/iso/ps.html)(qasur më 20.07.2024).

[28] The Population of Iron Age Palestine in the Light of a Sample Analysis of Urban Plans, Areas, and Population Density, Yigal Shiloh, Bulletin of the American Schools of Oriental Research, No. 239, faqe 33, 1980.

[29] Historic Palestine, Israel, and the Emerging Palestinian Autonomous Areas, Laura Etheredge, Middle East Geography, 2011, faqe 40.

[30] https://pdfs.semanticscholar.org/37f9/76b1ef3efc9d44daa3f00846f6ec06905efe.pdf, (qasur më 20.07.2024), faqe 5.

[31] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, [1983] 1997. Cambridge University Press, faqe 222–223.

[32] https://pdfs.semanticscholar.org/37f9/76b1ef3efc9d44daa3f00846f6ec06905efe.pdf, (qasur më 20.07.2024), faqe 5.

Materniteti “NËNA” – 28 vjetori i themelimit në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë

Don Lush Gjergji, Prishtinë
___
1.   Pak histori…
Para se të flasim për maternitetin “NËNA”, si qendrën e mbrojtjes së jetës, kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë,  sipas parimit të Shën Nënës Tereze: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi ne”, ia disa të dhëna për kontekstin shoqëror dhe politik të SHHBK “Nëna Tereze”, që lindi në Pranverën e madhe të vitit 1990, së bashku me Pajtimet e Gjaqeve, sistemin paralel shkollor, më vonë edhe shëndetësor.
SHHBK “Nëna Tereze” është formuar më 10 maj 1990, me 127 delegatë nga viset e ndryshme të Kosovës. Zhvillimi i hovshëm dhe nevoja, domosdoshmëria, kanë mundësuar që t’i kemi: 40 degë, 636 nëndegë, me 7200 vullnetarë, ndërsa jashtë Kosovës ishin 38 degë.
Pasi ishim jashtë ligjit dhe sistemit, së shpejti në kuadër të SHHBK “Nëna Tereze” janë themeluar edhe Shërbimet shëndetësore: 96 klinika apo ambulanta humanitare, në krye me ambulancën  “Nëna” më 30 mars 1992, në shtëpinë e Shaban Svircës; kanë punuar 1637 mjek, motra medicinale dhe teknikë profesional.
Materniteti “NËNA” është formuar më 8 korrik 1996, ku kanë punuar 71 mjek profesional, 15 specializantë, Këtu kanë lindur shëndosh dhe mirë 13.716 fëmijë, që është një sukses i jashtëzakonshëm.
Ndihma e Zotit dhe e Nënës Tereze nuk ka munguar kurrë, por edhe e donatorëve tanë nga mbarë bota, si dhe e popullatës tonë, në veçanti e profesionistëve të larmisë së shëndetësisë.
Pasoja e Luftës 1998 – 1999 ishin shumë të rënda: janë vrarë 112 bashkëpunëtorë, prej të cilëve janë 8 martirë të shëndetësisë; të pagjetur 14, prej të cilëve 3 janë nga shërbimet shëndetësore.
Objekti “Materniteti” është nën mbrojtjen e MKRK nga 7 tetori 2022,
2.    Dy ngjarje të paharrueshme
Dy ngjarje që kam përjetuar në këtë qendër. Ishte një delegacion nga SHBA-ja. I ndjeri Dr. Gani Demolli, organizatori kryesor i shërbimeve shëndetësore të Shoqatës,  së bashku me Prof. Jak Mitën, mendjen dhe zemrën e Shoqatës, më lutën që të merrja pjesë në takim të rëndësishëm.
Posa hyra, përgjegjësit më thanë që është një shtatzëne  para lindjes në gjendje të rrezikshme. Mjekët ishin munduar që ta bindnin që të shkonte në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, por pa sukses.  Më thane mua që të provoja.
Gruaja me vendosmëri më tha: Jo, ju lutëm më leni që të vdes në mesin e njerëzve të mi! S’pata më fjalë as kundër argumente.
Pas vizitës, fill pyeta për gjendjen e kësaj gruaje. Më thanë: çdo gjë ka shkuar mirë, si nëna asht edhe fëmija janë shumë mirë.
Shkova për ta përshëndetur dhe për t’ia uruar lindjen e fëmijës. Kjo burrëreshë më tha: Don Lush Gjergji, edhe për ne ka Zot! Së paku Ti këtë nuk duhet të dyshosh!
Rasti i dytë: gruaja e shefit të policisë serbe për Prishtinë, ishte sëmurë dhe kishte ardhur për t’u kontrolluar dhe mjekuar në një ambulantë tonë. Pritja ishte në nivel dhe shumë e përzemërt, miqësore, si gjithmonë, por edhe profesionale. Pas kontrollimit, ajo i kishte thënë burrit të saj kështu: ata ishin engjëj! Ti nuk duhet t’i pengosh!
Një ditë më vonë kishte ardhur krye shefi i policisë serbe për ta vërtetuar rastin dhe i kishte thënë prof., Jak Mitës kështu: Tash e tutje e keni përkrahjen time, dhe nëse keni ndonjë pengesë, vetëm më lajmëroni mua!
3.    Disa porosi të Shën Nënës Tereze për shëndetësi:
“Sot barna ka mjaft, por jo edhe duar dhe zemër – dashuri.”
“Dashuria mjekon dhe shëron çdo sëmundje.”
“Sëmundja më e rëndë nuk është gërbula apo kanceri, por vetmia, mungesa e dashurisë.”
“Jepe pjesën më të mirë të vetvetes, zemrën, dashurinë.”
“Pa dashuri dhe flijim, jeta s’ka kuptim.”
“Vetëm Dashuria do ta shpëtojë botën.”
“Veprat e dashurisë janë vepra të paqes.”
“Asnjë sëmundje, as gërbula apo kanceri, nuk mund ta deformojnë njeriun, që unë në të mos ta shoh, njoh, dua dhe shërbej njeriun, njeriun vëlla apo motër, vetë Zotin.”
Prishtinë, 28 gusht 2024     

Kujtime: Akademik Mark Krasniqi (1920-28 gusht 2015)

Ndoc Bushgjoka, Tropojë – Tiranë
___
MARK KRASNIQI – (1920 – 28 gusht 2015).
___
I paharruari akademik Mark Krasniqi.
Çdokush mendon për vedi
se është i urtë e i drejtë,
zemërgjërë si deti,
e shpirtbardhë si shenjti.
Ku ta gjejme një kandar,
që në peshojë nuk gabon,
që s’njeh mik as kumbar,
por të drejtën tregon.
“Kryqit as Hënës nuk ju kam bërë hyzmetin, po as nuk kam qenë kundër tyre. Në pllakën e varrit le të jenë vetëm emri e mbiemri, edhe shqipja dykrenore mbi atë emër.”
Mark Krasniqi.
Burrin e fismë, të mënçur, të vendosur, atdhetarin e studiuesin Mark Krasniqin, e pashë për herë të parë aty nga fundi i qershorit të vitit 1980.
Ne qytetin Bajram Curri organizohej nje Konference shkencore, ku perveç studiuesve vendas, ishin ftuar e merrnin pjese edhe studiues nga Kosova.
Kush nuk e ka jetuar ate kohe, ose nuk ka pase dijeni, nuk mund ta dije, se me sa deshire dhe dashuri, priteshin vellezerit kosovare.
Sot i japin gojes e dores nga te duan.
Nejse.
Mes studiuesve kosovare ishte dhe Mark Krasniqi.
Pak para se me fillue aktiviteti, pergjegjesi i ekipit te studiuesve kosovare, qe ishte nje serb, tha se Mark Krasniqi nuk ishte pjese e ekipit dhe se nuk do lejohej te ishte pjesmarres ne konference.
Provokimii ishte i rende dhe banal. Siç eshte ne natyren e shkaut.
Mikepritesit nuk mund te nderhynin ne organizimin qe ishte bere jo nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, por nga Beogradi.
Menjehere organizatoret njoftuan qendren per provokimin dhe diskriminimin qe i behej akademikut dhe studiuesit Mark Krasniqi.
Nga lart u porosit:
“Ne nuk mund te nderhyjme ne kompetencat e ekipit shkencor te Kosoves, por Mark Krasniqi eshte i mirepritur me te gjitha nderimet vellazerore.
Pyeteni ku do te shkoje dhe plotesojani te gjitha kerkesat.”
Keto ja percollen akademikut Krasniqi, dhe i thane ku do me shkue,? – Ne Valbone, ne Fierze, ne Bytyq, ne Nikaj -Mertur etj.
Ai i falenderoj dhe u tha:
– Se pari ne biblioteken e qytetit se kam nje dhurate modeste.
E pastaj ku te doni.
Sa per ne NIKAJ – MERTUR, me i pase kambet si kam pase dikur ju kallzoj une rrugen. Marku ishte me origjinë nga fisi Nikaj.
Akademiku i shquar shkoi ne Biblioteken e qytetit dhe i dhuroi nje liber qe e kishte sjelle apostafat.
Ishte libri “Gjurme e gjurmime”. Botim i Institutit Albanologjik te Prishtines i vitit 1979.
Nuk e di a eshte sot ai liber e ku gjendet. Por brenda kopertines ka pase kete shenim:
“Bibliotekes se qytetit Bajram Curri. me deshire qe studiuesit e saj ta njohin dhe ta duan sa me shume Kosoven Kreshnike.
Mark Krasniqi. Bajram Curri 30/6/1980 “
Disa dite me pas e mora ate liber dhe i jam mirenjohes autorit, per punen e mire dhe trimerore qe ka bere.
Mark Krasniqi i kishte shoket te rralle.
Vepra e tij duhet te studiohet e te na frymezoje per atdhetarine e diturine.
Mark Krasniqi jetoi gjatë. Ai u përket atyre burrave të shquar, atdhetarë e studiues, që punuan shumë pa u nënshtruar, që patën fatin e mirë, qenë fatlumë, se panë Kosovën të lirë. E panë të bëhet.
I qofte dheu i lehte ne ate jete, e u nderofte perjete.

Prof.dr.Jahja Drançolli: Cili ka qënë Kontributi i klerit katolik në Kongresin e Manastirit në vitin 1908?

Ne foto: Prof. dr. Jahja Drançolli, historian nga Prishtina

Ne shkrimin “Kontributi i klerit katolik Kongresit të Manastirit”  profesori kosovar Dr. Jahja Drançolli, ndër të tjera thotë:

Para vitit 1899 “ ..në tërë Shqipërinë, publikimet e çdo teksti në shqip ishin të ndaluara. Madje edhe publikimet e librave që nuk ishin thjesht me lutje fetare, nga ana e Qeverisë turke konsideroheshin porsi vegël politike me qëllime kryengritjeje dhe ligjërisht dënohet autori dhe shpërndarësi….”.

Tue qene se gjate pushtimit turk-osman kleri katolik shqiptar ka dhane kontributin kryesor per gjuhen shqipe, studjuesi Dr. Jahja Drançolli asht perqendrue ne kontributin e pikrisht te ketij kleri per shkrimin dhe levrimin e gjuhes shqipe gjate ketij pushtimi shume shekullor obskurantist si nji problem me randesi te veçante patriotike.

Kongrasi ne Manastir

(Ne foto At Gjergj Fishta – kryetari i komisionit ne kongresin e Manastirit 1908)

Nga te dhanat historike rezulton se per shkak te perpjekjeve te klerit katolik shqiptar per te ruejte gjuhen shqipe, ky kler asht persekutue nga pushtuesi turk-osman simbas sanksioneve te percaktueme ne urdhnat e sulltanit dhe ka pase priften katolik qe jane eleminue edhe fizikisht per kete shkak tue u ba martir te Atedheut per gjuhen shqipe. Ky kler ka qene koshjent per rrezikun e jetes per shkak te shkeljes se ketyne urdhnave te pushtuesit turk, me gjithe ate ai nuk asht terhjeke nga kryemja e kesaj detyre patriotike, vetem e vetem qe te mos humbin gjuha dhe kultura e shqiptarve, prà identiteti shqiptar. Nji kontribut te randesishem, por ma te vogel, per ruejtjen dhe levrimin e gjuhes shqipe ka luejt edhe kleri orthodoks shqiptar, tue luftue ne dy fronte qofte ndaj urdhnesave ndaluese te pushtuesit turk-osman, qofte edhe ndaj nderhymjeve te egra te shovinistve grek. Ky kler ka luftue gjithnji per krijimin e nji Kishe Orthodokse Autoqefale Shqiptare te shkeputun qofte nga Patriarkana e Stambollit, qofte edhe nga Kisha Orthodokse Greke. Edhe ky kler ka pase martirt e vet te Atedheut per gjuhen shqipe.

(Ne foto martiri i gjuhes shqipe Papa Kristo Negovani, 1875-1905)

Nji shembull i njohtun nga te gjithe asht prifti orthodoks Papa Kristo Negovani (1875-1905), te cilin e vrane shovinistet grek ne vitin 1905, sepse donte te perdorte gjuhen shqipe per Liturgjine kishtare orthodokse, qe ishte nji nga elementet e shkeputjes se Kishes Orthodokse Shqiptare nga ajo greke. Mendoj se asht i nevojshem nji studim edhe mbi kontributin e klerit orthodoks shqiptar per gjuhen shqipe gjate kohes se pushtimit turk-osman.

Prof. Mexhid YvejsiMe te drejte studjuesi nga Gjakova Prof. Mexhid Yvejsi nder te tjera thote:

“ …. Gjuha është shenja më e madhe e një kombi… Këta gjuhëtarë, këta atdhetarë, ishinë shqiptarë kur ende s’kishte Shqipni…. “ .

Dhe pikrisht per kete arsye se Gjuha është shenja më e madhe e një kombi pushtuesi turk-osman ka dashte ta çveshin popullin tone, veç aspekteve te tjera, edhe nga ky element i randesishem i identitetit te tij.

Prandej qendrimi ndaj lavrimit te gjuhes shqipe gjate pushtimit turk-osman kishte karakter jashtezakonisht te madh patriotik dhe asht nji nder treguesit e ketij qendrimi, asht vija e demarkacionit midis qendrimit patriotik te vertete dhe qendrimit kuislingo-oportunist.

I vetmi “autoritet shqiptar” gjate pese shekujve te pushtimit turk-osman, qe populli respektonte me bindje, ishin tre kleret shqiptare te besimtarve shqiptar. Keto klere kane qene mbeshtetja shpirtnore dhe morale respektivisht e besimtarve musliman, e besimtarve orthodoks dhe e besimtarve katolik shqiptar. Por nga ana tjeter keto klere nga ana e tyne kishin edhe detyra ndaj popullit te vet. Keto klere veç detyrave shpirtnore, kishin edhe detyren e randesishme patriotike ndaj besimtarve te vet ne lidhje me lavrimin e gjuhes shqipe si nji nder aspektet e identitetit shqiptar. Pa dyshim detyren kryesore gjate okupacionit turk, e ka pase natyrisht kleri musliman shqiptar, qofte si kleri i 70% i shqiptarve, qofte edhe sepse ky kler ka pase pozita ma te forta gjate pushtimit turk-osman..

Prandej vetevetiu lindin keto pyetje:

Kleri musliman Shkoder turku 1908

Mbasi “ …Gjuha është shenja më e madhe e një kombi …” a e ka krye dhe si e ka krye ne pergjithesi kleri musliman detyren e vet patriotike per gjuhen ndaj besimtarve te vet shqiptare musliman, prà ndaj shumices se popullsise shqiptare?

A e ka ba kleri musliman perkethimin e Kur’an-it ne gjuhen shqipe gjate pushtimit turk-osman, apo, per oportunitet ka miratue urdhnesat ndaluese te pushtuesit per shkrimin e gjuhes shqipe pa ba asnji lloj tentative apo qendrese?

Pra perfundimisht cili ka qene Kontributi i Klerit Musliman Shqiptar per gjuhen shqipe gjate pushtimit turk-osman dhe per Kongresin e Manastirit?

Un mendoj se asht i nevojshem nji studim edhe mbi kontributin e klerit musliman shqiptar per gjuhen shqipe gjate kohes se pushtimit turk-osman si kleri dominant shqiptar dhe keshtu te percaktohet njikohesisht edhe qendrimi patriotik apo jo i tij.

Nga Paul Tedeschini, me 14.11.2008

Bashkëpunimi kulturor në nivel rajonal e më gjerë dhe subvencionimi i veprimtarisë kulturore, rinisë dhe sportit në Luginën e Preshevës

0
  • Z.HAJRULLAH ÇEKU, MINISTËR I KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

  • Z.BLENDI GONXHJA, MINISTËR I EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT

MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT E REPULIKËS SË SHQIPËRISË

  • MJETEVE TË INFORMIMIT DHE RRJETEVE SOCIALE

Tirana dhe Prishtina duhet ta ndihmojnë kulturën  në viset shqiptare, sidomos Organizatat joqeveritare që në statut kanë zhvillimin e veprimtarisë kulturore, Rinisë dhe Sportit, ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar, kulturës, trashëgimisë kulturore , arsimit, gjuhës dhe simbolet kombëtare/

“Dhuna dhe egërsia i fshehin kulturat në shkurrë të helmuara. Por, kultura është dritë që, edhe kur të duket e fshehur, nuk asgjësohet dhe shpejt ose vonë, del dhe vezullon në një trevë kulturë të zhvilluar me fisnikëri të vërtetë…” Nermin Vlora Falaski.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin kulturor në nivel Rajonal e më gjërë, kryesisht merret parasysh bashkëpunimi kulturor i Luginës së Preshevës me viset shqiptare për rreth, sidomos me Shqipërinë dhe Kosovën, në realizimin e programeve të ndërsjella kulturore.

Lugina e Preshevës, sidomos Presheva realizoi programe të shumta kulturore artistike dhe bashkëpunim kulturor  me Maqedoninë, me Malin e Zi, me Shqipërinë, sidomos me Kosovën, gjatë vjetëve të fundit të shekullit XX. Poashtu edhe këto vise shqiptare, sidomos Kosova dhe Shqipëria participuan në zhvillimin e jetës kulturoe të Luginës së Preshevës.

Vlen të theksohet bashkëpunimi i ngushtë i Luginës së Preshevës me kulturën e Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri e Kosovë. U realizuan shumë aktivitete kulturore e bashkëpunime kulturore me Shqipëri, Kosovë e gjetiu.

Bashkëpunimi i parë kulturor e arsimor u realizua më 1979, atëherë kur një numër i punonjësve kulturorë e arsimorë vizitoi Shqipërinë dhe u njoftua me arsimin dhe jetën kulturore në Shqipëri.

Në Shkodër, grupin e priti Grupi i Këngëtarëve të Shkodrës dhe pos kësaj punonjësit arsimorë dhe kulturorë vizituan shumë Parqe arkeologjike, kala, shkolla, e tjerë.

Të theksojmë se shumicën e programeve kulturore, Presheva i  mori me lehtësime financiare apo edhe falas nga Shqipëria dhe Kosova.

Kështu, në një bisedë të viteve të 70-ta të shekullit XX, në Sekretariatin Krahinor të Kulturës/atëherë-tashti Ministria e Kulturës/ nga sekretari i këtij Sekretariati, Shefki Stublla e morëm zotimin që Ansambletë kulturore dhe shërbimet kulturore të Kosovës do të jenë minimale për Preshevë. Në bisedë me të ishte Hasan Hajrullahu, udhëheqës komunal dhe kryetar i Këshillit për kulturë në Lidhjen Socialiste të Preshevës dhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Xhemaledin Salihu/atëherë Universiteti i Punëtorëve/.

Bashkëpunimi i këtillë filloi të realizohet dhe Presheva të ketë beneficione dhe çmime më të ulta për programet dhe shërbimet kulturore të Ansambleve dhe Shërbimeve të Kosovës në Preshevë.

Bashkëpunimi i pare, i realizuar ndodhi më 1975, kur Biblioteka e Qytetit dhe NGBG “Rilindja” nënshkruan Kontratë të Përhershme për sigurimin e botimeve në gjuhën shqipe që dalin në “Rilindje”, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe botimeve import nga Shqipëria. Kjo kontrarë u realizua deri më 1989, deri atëherë kur u suprimua Autonomia e Kosovës, poashtu u shkëputë edhe konktrata në fjalë.

Pastaj që nga viti 1966/67 në Preshevë erdhën shumë grupe, ansamble, teatro nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Më 1975, në Preshevë u hap skena e përhershme e Teatrit të Prishtinës, në periudhën 1975-1983, me rëndësi të madhe shoqërore e kombëtare është hapja e Skenës së Përhershme e Teatrit të Prishtinës në Preshevë, për realizimin e së cilës u nënshkrua Kontrata nr.24 e dt. 14 janar 1975, në mes të Teatrit Krahinor të Prishtinës/atëherë/ dhe Shtëpisë së Kulturës në Preshevë. Pra, Teatri në fjalë pasuroi dhe edukoi jeten kulturore, sidomos jetën teatrale në Preshevë.

Më 1980, Preshevën e vizituan Teatri Popullor “Migjeni” Shkodër, Radio Shkodra me këngëtarët e mirënjohur: Bik Ndoja, Shyqri Alushi/i ndjer/, Violeta Zefi, Violeta Gjergji,  e tjerë dhe Ansambli Artistik “Kuksi i Ri” nga Kuksi.

Presheva organizoi që nga vitet e 90-ta të shekullit XX shumë festivale kombëtare: Festivalin “Kosovarja Këndon” më 1992, Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” që nga viti 1995 u themelua Festival Kombëtar i Komedisë dhe ky Festival ka legjtimitetin dhe legalitetin që të mbahet në Preshevë, sepse për të janë nënshkruar marrëveshje në mes të Shtëpisë së Kulturës dhe LASH-it të Maqedonisë, Kosovës, pastaj të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Pastaj u realizuan Festivali i Recitueve në Preshevë, unik për të gjitha trojet shqiptare, Festivali i Këngës dhe Valles së përpunuar në Preshevë apo i SHKASH-ve shqiptare dhe Festivali i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” që mbajnë vulën e kohës dhe janë Festivale të Preshevës.

Andaj, në mbështetje të kësaj që thamë më lartë, kërkohet një bashkëpunim më i mirëfilltë i Tiranës dhe Prishtinës, për të realizuar programe konkrete kombëtare kulturore dhe arsimore në Luginën e Preshevës, sigurisht, jo vetëm për ta zhvilluar kulturën shqiptare, por edhe për ta mbajtur ndezur e gjallë kulturën shqiptare në Luginën e Preshevës, e harruar nga Serbia, por edhe nga Tirana dhe Prishtina.

Lugina e Preshevës dhe shoqëria civile e saj kanë nevojë të madhe për financimin e programeve dhe projekteve kulturore që kanë taban kombëtar, sepse ato nuk i financon as shteti i Serbisë, as komuna e Preshevës, ajo e Bujanocit kujdeset për financimin e projekteve dhe programeve të shoqërisë civile, me taban kombëtar, vetëm të atyre me seli në Bujanoc.

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë nuk financoi asnjë program kulturor në Luginë të Preshevës, ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, në krye me Ministrin, Z. Hajrullah Çeku, viteve të fundit nëpërmjet të thirrjeve publike ka finacuar disa projekte kulturore, të Rinisë dhe Sportit të Organizatave joqeveritare në Luginë të Preshevë, sidomos në Preshevë.

Këtë përvojë të kësaj Ministrie duhet ta marrë përsipër edhe Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe ta vazhdojë  Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, sepse për disa Organizata joqeveritare financimi i programeve të tyre në kulturë, trashëgimi kulturore, aktiviteteteve të rinisë dhe sportit janë jetike dhe të vetme në këtë financim.

Përndryshe mos financimi i këtyre aktivitetetve e që nuk financohen nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë, për shkak të aspektit kombëtar dhe të mos financimit nga Komunat, të cilat nuk kanë mjete për financim të projekteve më të mëdha sikur janë: Festivali “Prefoto” me karakter ndërkombëtar e kombëtar, Konferenca shkencore, Botimi i librit nga punimet e studiuesve nga Konferencat shkencore,ku marrin pjesë studiuesit e të gjitha trojeve shqiptare dhe diaspora, Manifestimi kulturor” Jehona e Poezise dhe Recitimit në Luginë të Presehvës” me aktivitetin kombëtar, i cili në vete përmban edhe aktivitetin e Ditës së Plisit të Bardhë dhe Ushqimeve tradicionale që të gjitha këto e ndonjë tjetër që përmendëm më lartë janë shpallur tradicionale.

Andaj mos përkrahja me financime që dalin nga Thirrjet publike të Ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shuan këto aktivitete dhe shumë aktivitete të tjera në kulturë, të Rinisë dhe Sportit.

Besojmë se në të ardhmenë Ministritë e Kulturës në Tiranë dhe Kosovë do ta kenë parasysh këtë brengë të Organizatave joqeveritare të Luginës së Preshevës dhe me Thirrjet publike do ta ndihmojnë qëllimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së identitetit kombëtar në Luginë të Preshevës nëpërmjet kulturës, trashëgimisë kulturore, aktiviteteve të Rinisë dhe Sportit.

Xhemaledin Salihu, Preshevë, më 27 gusht 2024                                                        

  • Kryetar i Shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Luginën e Preshevës, me seli në Preshevë.

Ëndrra për Kalifat, rreziku që i kanoset diasporës nga “islami” i fanatikëve

0

Enver Robelli

Si është e mundur që shumë prindër shqiptarë në diasporë janë më të zellshëm në dërgimin e fëmijëve të tyre nëpër kurse për dogma fetare se sa në mësim plotësues në gjuhën shqipe? Si është e mundur që idhuj të të rinjve të jenë do autorë fanatikë arabë që kanë shkruar libra në shekullin e 13-të apo “imamët e TikTokut” dhe jo figurat e historisë kombëtare shqiptare? Dhe si është e mundur që imamë që sorollaten nëpër diasporë mbajnë lidhje me fanatikë të rrezikshëm të cilët janë nën mbikëqyrje të autoriteteve të sigurisë në Gjermani, Zvicër e gjetiu. Sipas mediave zvicerane njëri nga këta fanatikë që ka predikuar në një “xhami shqiptare” në Basel ka mbajtur kontakte me një pilot që më 11 shtator 2001 sulmoi SHBA-të.

Kur në fillim të marsit një 15-vjeçar theri me thikë dhe për pak ia mori jetën një hebreu në Zürich, brenda pak orësh së paku 10 miq m’u drejtuan me pyetjen e njëjtë: a mos di gjë për sulmuesin? Kush është? Nga vjen? Në të gjitha këto pyetje jehonte frika mos atentatori mund të ketë ndonjë lidhje me botën e komunitetit shqiptar. Mediat zvicerane shumë shpejt njoftuan se atentatori është një tinejxher nga Tunizia, i rritur pjesërisht në Zvicër.

Tri javë pas krimit, mediat zvicerane zbuluan se atentatori ka ndjekur një kurs në një të ashtuquajtur “xhami shqiptare” në Schwamendingen, një lagje e Zürichut. Në një fotografi të shkrepur në janar të këtij viti atentatori shihet gjatë një ceremonie ku pjesëmarrësit e një kursi marrin nga një çertifikatë. Në kurs ishte mësuar për një autor arab të shekullit të 13-të. Vetë atentatori i ardhshëm në fotografi është duarbosh, me gjasë nuk ka marrë çertifikatë.

Ndonëse imami i kësaj xhamie përshkruhet si i hapur dhe larg çdo lidhjeje me mendësi radikale, megjithatë duhet shtruar disa pyetje: pse kjo “xhami shqiptare” lejon që një palestinez me origjinë nga Siria të organizojë kurse fetare? Pse në këtë xhami ka mbajtur ligjëratë Stef Keris, të cilin shërbimi sekret gjerman e konsideron si pjesë të spektrit selafist? Stef Keris, i lindur në Athinë, është konvertuar në islam. Shpesh fanatikët më të rrezikshëm janë konvertitët.

Sipas gazetës zvicerane “Aargauer Zeitung” Keris bashkëpunon me selafistin gjerman Marcel Krass, videot e të cilit para disa vitesh patën ndikuar në radikalizimin e xhihadistëve të bandës terroriste “IS” në Winterthur afër Zürichut. Nga Winterthur në Siri patën shkuar edhe disa trutharë shqiptarë. Në profilin në instagram të “xhamisë shqiptare” në Schwamendingen është postuar edhe një citat i Marcel Krass. Si është e mundur kjo?

Pas raporteve kritike në mediat zvicerane, shoqata e organizatave islame në Zürich, ku vegjetojnë edhe ca shqiptarë, ka tentuar të viktimizohet duke u ankuar për “racizëm në Zvicër”. Pas krimit në Zürich, imamë e xhami janë distancuar me shpejtësi. Kjo është me siguri punë e mençur, por prapë: si është e mundur që “xhamitë shqiptare” të shndërrohen në vatra ku sillen e llomotisin aktivistë fanatikë të cilët fenë islame e përdorin vetëm si vegël për agjenda radikale? Si është e mundur që në këto xhami të zhvillohet një jetë pothuaj paralele ku besimtarët më shumë interesohen për problemet në Lindjen e Afërt se për integrimin në shoqërinë zvicerane, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve? Kush i kontrollon këto xhami? A i mbikëqyrë ndokush?

A japin imamët përgjegjësi për atë që ndodhë në këto xhami? Si është e mundur që shumë prindër shqiptarë janë më të zellshëm në dërgimin e fëmijëve të tyre nëpër kurse për dogma fetare se sa në mësim plotësues në gjuhën shqipe? Si është e mundur që idhuj të të rinjve të jenë do autorë fanatikë arabë që kanë shkruar libra në shekullin e 13-të dhe jo figurat e historisë kombëtare shqiptare? Këto janë zhvillime shqetësuese me të cilat nuk po merret asnjë institucion i Kosovës. Dhe kush flet për këto probleme rrezikon të goditet nga fanatikët me fetfa digjitale.

Megjithatë, duhet folur e shkruar, sepse edhe diasporës shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës etj., i kanoset një rrezik direkt nga “islami” i fanatikëve.

Në fund të marsit mediat gjermane njoftuan për një takim në Hamburg të organizuar nga Hizb ut-Tahrir. E themeluar më 1953, kjo organizatë synon krijimin e një kalifati global. Në Gjermani Hizb ut-Tahrir është e ndaluar. Supozohet se në takimin e Hamburgut morën pjesë gati 400 njerëz. Para tyre, sipas mediave gjermane dhe zvicerane, foli Marcel Krass, një nga figurat e rëndësishme në skenën e selafistëve, sipas shërbimit sekret të landit gjerman të Baden Württembergut.

Korrikun e kaluar zyra qendrore për media e Hizb ut-Tahrir ua shpjegonte lexuesve acarimin e gjendjes në veri të Kosovës. Aty thuhej se pas “hapjeve osmano-islamike” të Ballkanit në shekullin e 15-të, islami u përhap në këtë rajon dhe “shqiptarët, të cilët jetojnë në Shqipëri e Kosovë, e pranuan islamin”. Kaq e thjeshtë është historia sipas Hizb ut-Tahrir.

Natyrisht nuk mund të thuhet me ton përgjithësues se islami është pranuar nga shqiptarët vullnetarisht. Nuk mund të heshtet fakti se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve janë të krishterë. Nga Hizb ut-Tahrir pushtimi osman quhet “hapje”, thua se ballkanasit vullnetarisht hapën portat për të pranuar hordhitë osmane dhe fenë e tyre. Edhe sa i përket fundit të pranisë së Perandorisë Osmane në Ballkan, shpjegimet e Hizb ut-Tahrir (kjo organizatë njihet edhe me shkurtesën “HUT”, që në shqip ka edhe një domethënie tjetër), janë marrëzisht të rrezikshme dhe antihistorike.

Thuhet se Kosova mbeti deri më 1912 pjesë e Perandorisë Osmane, por u nda nga shteti islamik në rrjedhën e konflikteve separatiste nacionaliste, të cilat gjithandej në Ballkan u nxitën nga Britania e Madhe. Gjuha perverse e kësaj organizate islamiste kulmon me këtë konstatim: “Duhet tërhequr vëmendjen se Kosova ishte pjesë e Perandorisë Osmane dhe popullsia e saj para shumë kohësh u konvertua në islam. Sikur të mos u mungonte myslimanëve kalifati, i cili i mbron ata nga të këqijat e kolonialistëve të pafe, atëherë kjo çështje nuk do të ishte në duart e fuqive kolonialiste e të pafe, të cilat sot sundojnë këto vende, pasi që flamuri i islamit pati valëvitur mbi Ballkan dhe Kosovë”.

Këso “analizash” nuk janë të rastësishme. Ato, të shkruara në gjermanisht, u drejtohen edhe të rinjve shqiptarë të diasporës, të cilët kanë vështirësi të lexojnë e kuptojnë gjuhën shqipe. Predikues si Marcel Krass janë yje të të rinjve në TikTok dhe media të tjera asociale. Sipas mediave zvicerane, Marcel Krass ka predikuar më 2018 në xhaminë e qytetit të Baselit “Peace & Blessing” të imamit Ardian Elezi. Emri i tij gjendej atëbotë në listën e personave që autoritetet i mbikëqyrin për shkak të rrezikut të radikalizimit.

Ndërkohë xhamia është mbyllur, ndërsa Elezi, sipas profilit të tij në Facebook, ende jeton në Basel. Më 2018 Elezi u përmend nga mediat zvicerane për shkak të disa deklaratave që konsideroheshin nxitje e urrejtjes, për shembull citohet të ketë thënë se homoseksualizmi është “kancer kundër moralit” dhe “sëmundje”. Me këto fjalë ai mallkonte një marsh në Prishtinë për të drejtat e pakicave seksuale. Sipas mediave zvicerane, Marcel Krass, të cilin Elezi e ka pritur në xhaminë e tij në Basel, ka qenë në kontakt me njërin nga pilotët që më 11 shtator 2001 sulmuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Se çfarë mendësie patriarkale përfaqëson ky imam që për nga emri duket shqiptar, tregon një postim i tij i ditëve të fundit në Facebook ku i falënderonte nënat, gratë dhe motrat “për përgatitjen e iftareve dhe syfyreve” gjatë muajit të agjërimit. Roli i gruas, sipas këtij botëkuptimi, është ai i shërbëtores që orë e çast është në shërbim të burrave. Standarde janë kërkesat histerike të imamëve të tillë për mbulimin e grave. Presioni edhe ndaj fëmijëve për të agjëruar është gjithnjë e më i madh. Ndërsa klasat më mësim plotësues për fëmijë shqiptarë mbyllen ose janë para mbylljes për shkak të mungesës së interesimit të prindërve, hapja e xhamive është dukuri gati e përditshme.

Miliona franga e euro mblidhen për të ndërtuar xhami të reja, ndonëse nuk ka qytet e fshat të madh në Zvicër pa xhami, rrjedhimisht nuk bëhet fjalë për mungesë faltoresh, qëllimi është tjetërkund: pushtimi simbolik i hapësirës publike dhe imponimi i stilit të jetesës që bazohen në “kulturën” rigjide “myslimane” të inspiruar nga vendet arabe. Po vazhdoi ky trend, një pjesë e konsiderueshme e diasporës të qenmit shqiptar do ta konsiderojë si ngarkesë dhe do të identifikohet gjithnjë e më shumë me “ymetin” global mysliman. Insistimi për t’u veçuar nga “të krishterët” është gjithnjë e më toksik.

Se ku çojnë zhvillime të tilla tregon shembulli i komunës franceze Issou. Atje një mësuese e gjimnazit mori kërcënime nga komuniteti mysliman pasi ua tregoi dhe shpjegoi nxënësve një pikturë të shekullit të 17-të. Në pikturë shiheshin gra të zhveshura. Prindërit e nxënësve akuzuan mësuesen se me këtë pikturë i paskësh lënduar ndjenjat e myslimanëve. Bëhej fjalë për pikturën “Diana dhe Akteoni” të piktorit italian Giuseppe Cesari./ KOHA

Në Shkup, Prishtinë dhe në Tiranë filloi edicioni i katërt i Manifestimit kulturor – shkencor “Drita e Gonxhes”

0

KUMTESË

“Gjithë kauza e saj ishte një rrugë e gjatë mbi të cilën ecnin njerëzit e braktisur dhe të sëmurë, të cilët në fund gjenin ngrohtësinë e fjalës dhe dorës së saj.Me emrin dhe veprën e Shën Nënës Tereze do të shoqërohemi në pafundësi, por synimi ynë si Institut është që nga ky shoqërim të nxjerrim mësim, dhe prej kauzave të saj humane të ndërtojmë sa më shumë ura komunikimi e mirëkuptimi, sespe vetëm në këtë mënyrë shoqëritë lirohen nga barrat e tepërta të egocentrizmit nacionale fetar”, theksoi drejtori i ITSHKSH-së Prof. dr. Skender Asani.

Skender Asani, Shkup

Shkup, Prishtinë, Tiranë,  27 gusht 2024  – Dje në Shkup, Prishtinë dhe në Tiranë, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, në bashkëpunim me revistën “Drita”, në prani të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovskit dhe të Zv. Kryeministrit të parë, Izet Mexhiti, filloi edicioni i katërt i manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, i cili do të zgjasë deri më 5 shtator të këtij viti. Ky manifestim sivjet përkon me 114 vjetorin e lindjes, 27 vjetori  e vdekjes dhe 45 vjetorin e marrjes së Çmimit  Nobel për Paqe të Nënës Tereze.
Duke e shpallur të hapur këtë manifestim, drejtori I ITSHKSH-s, Prof. dr. Skender Asani vuri në dukje se çdo figurë e madhe lind dhe zhvillohet në rrethana  e kontekste të caktuara sociale, historike e kulturore. Në të shumtën e rasteve, figurat e mëdha famën dhe lavdinë  e arrijnë larg vendit të origjinës së tyre. Kështu ndodhi,sipas tij, edhe me Gonxhe Bojaxhiun- Nënën Tereze, e cila afirmimin ndërkombëtar e arriti shumë larg vendlindjes së saj, por kjo nuk ndikoi te ajo që të harrojë se prej nga doli. Përkundrazi, ngado që  shkoi ajo i barti me vete gjenet e trashëguara nga familja dhe frymën e diversitetit social, fetar e etnik të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, tha Asani.

E edukuar në një familje që nuk e kishte larg kishën “Zemra e Krishtit” në lagjen shqiptare katolike të Shkupit, u shpreh Asani, Gonxhe Bojaxhiu qysh në fëmijërinë e hershme sikur e kishte parandje se ky edukim familjar e fetar do të bëhet për të shkollë e jetës. Formimi i mëvonshlm i saj pastaj erdhi natyrshëm si një trung që zhvillohet duke pasur për bazë rrënjët e shëndosha, nënvizoi ai.

“Ne si Institut përmes botimeve të veçanta, por edhe përmes veprimtarive kulturore e shkencore në kuadër të Departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze, i vetmi ky në botë i kësaj natyre, kemi arritur të krijojmë distancën e nevojshme të qasjes ndaj kësaj figure, duke e liruar atë nga kornizat e ngushta të përkatësisë nacionale, për ta transferuar vëmendjen në një dioptri më të gjerë të vrojtimit të kësaj figure, sepse, fundja, ishte vet ajo që e zgjeroi këtë dioptri në një mënyrë që solidaritetin dhe mirëkuptimin njerëzor e globalizoi, duke i fshi kufijtë e ndasive etnike, reliogjioze e racore. Gjithë kauza e saj ishte një rrugë e gjatë mbi të cilën ecnin njerëzit e braktisur dhe të sëmurë, të cilët në fund gjenin ngrohtësinë e fjalës dhe dorës së saj.Me emrin dhe veprën e Shën Nënës Tereze do të shoqërohemi në pafundësi, por synimi ynë si Institut është që nga ky shoqërim të nxjerrim mësim, dhe prej kauzave të saj humane të ndërtojmë sa më shumë ura komunikimi e mirëkuptimi, sespe vetëm në këtë mënyrë shoqëritë lirohen nga barrat e tepërta të egocentrizmit nacionale fetar”, theksoi drejtori Asani.


Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Hristijan Mickovski vuri në dukje se Nëna Tereze është sinonim i çdo gjëje fisnike, të ndershme, e cila u angazhua të ndihmojë sinqerisht ata që kanë nevojë për ndihmë nga zemra. Ajo jetoi thjesht gjatë jetës së saj, dhe pas vdekjes së saj, ajo mbeti sinonim i mirësisë në botë. Nënë Tereza , nënvizoi Hristovski, u bë fituese e shumë mirënjohjeve dhe çmimeve për angazhimin e saj jashtëzakonisht njerëzor në kujdesin për më të varfërit e të varfërve, për të cilin mori edhe çmimin Nobel për Paqen. Jeta e saj nuk njihte kufij apo dallime dhe ajo bashkoi kultura të ndryshme, njerëz dhe kombe të ndryshme. Është edhe ura më e mirë lidhëse sot në vendin nga e ka zanafillën – Shkupin, theksoi Kryeministri Mickovski.

Në fjalën e tij Don Lush Gjergji foli për rëndësinë e figurës së kësaj gruaje të madhe në përvejtorin e 45 të marrjers së Çmimit Nobel për Paqe, duke shtuar se Nëna Tereze jetoi në një kohë e cila kishte shumë nevojë për një qasje ndryshe ndaj krizave dhje problemeve në arenën ndërkombëtare.
Pas Shkupit,  karvani i i manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës” vazhdoi rrugëtimin në Prishtinë dhe në Tiranë, me ç’rast u organizua edhe një ekspozitë nga jeta dhe vepra  e Nënës Tereze në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.

Skender Asani

Sot (e martë) në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës u bë promovimi i katër titujve të botuar nga ITSHKSH dhe ky ishte edhe vazhdimi i aktiviteteve në kuadër të manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”. Drejtoresha e kësaj biblioteke Naime Beqiraj ishte nikoqire e këtij eventi, e cila vuri në dukje se bashkëpunimi me ITSHKSH-në nga Shkupi do të vazhdojë, kurse drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë e qytetit të Prishtinës, Sibela Halimi, u shpreh me fjalë inkurarjuese për bashkëpunimin kulturor në mes të Shkupit dhe Prishtinës, duke u përqëndruar pastaj me disa vlerësime edhe mbi figurën e Nënës Tereze.
Pjesë e këtij promovimi ishte edhe Don Lush Gjergji, i cili foli në cilësinë e autorit të librit “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne”, në bashkëbotim ITSHKSH- “Drita”, Ai elaboroi telegrafikisht tërësinë përmbajtësore të këtij libri dhe u angazhua që figura e Nënës Tereze të jetë vazhdimisht e pranishme në jetën tonë publike e kulturore.
Me këtë rast u promovua edhe libri “Gjona Antoni, një margaritar kujtese për Shkupin e rinisë”,  botim ky që është pjesë e një projekti më të madh të ITSHKSH-së që ka të bëjë me gjurmimin e degëve të shpërndara të trungut familjar të Nënës Tereze. Gjon Antoni – protagonist i këtij libri, është një familjar i afërm i Nënës Tereze dhe ai me këtë rast para audiencës përcolli disa emocione nga fëmnijëriua e tij në Shkup dhe nga jeta mërgimtare në Kroaci.


Kryeredaktori i revistës “Drita e Gonxhës”, Emin Azemi,  foli për rëndësinë e kësaj reviste dhe u ndal në shkoqitjen tematike e përmbajtësore  të saj. Në vazhdim ai paraqiti edhe disa vlerësime  edhe për librin “Si dhe pse lindi Departamenti për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze”.

Edicioni i katërt i manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës” do vazhdoj me aktivitete edhe në ditët në vijim dhe me këtë ITSHKSH rrumbullakson një hark të rëndësishëm tematik e problemor në fushëveprimin e Departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze.

Çun Mula, bajraktar i bajrakut të Hotit, Malësisë së Madhe

Çun Mula (1818-1896) ka qenë bajraktar i bajrakut të Hotit. Familja e tij, Lucgjonaj, zbriti nga familja Junçaj e Hotit. Sipas Kodit të Lekë Dukagjinit, familja Çun Mula u vunë në krye të fiseve nga Malësia, duke i udhëhequr ata me guxim dhe besnikëri në luftërat e shumta kundër serbo-malazezëve dhe forcave osmane, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit.

Lidhja e Prizrenit dhe Kongresi i Berlinit

Ai ishte njëri nga 15 delegatët shqiptarë nga Shqipëria veriore të dërguar gjatë bisedimeve të Kongresit te Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878) bashkë me tri roje nga Mirdita. Delegatët katolik përfshinë krerët; Çun Mula nga fisi i Hotit, Baca Kurti nga fisi i Grudës, Marash Dashi nga fisi i Shkrelit, Cil Vuksani nga Kastrati, Mark Lula nga fisi i Shalës, Mark Kola nga fisi i Shoshit dhe Con Geda nga fisi i Shllakut.

Ai u bashkua me nacionalistët shqiptar të Lidhjes së Prizrenit pas vendimit të Kongresit të Berlinit për të dorëzuar rajonet shqiptare të banuara si: Hoti, Gruda, Plava , Gucia, Kastrati, etj në Principatës së Malit të Zi. Kur Princ Nikolla I i Malit të Zi hyri në territorin i cili i ishte caktuar atij nga Kongresi i Berlinit, Mula dhe shefat tjerë nga Malësia organizuan një rezistencë kundër Malit të Zi. Malësorët e veriut shqiptar mundën malazezët në Betejën e Nokshiqit. Ai është renditur në poezinë epike shqiptare si luftëtar malësor.

Aktiviteti luftarak

Po kështu nga dëshmi të ndryshme rezulton se Çun Mula të ketë marrë pjesë si ushtar i Perandorisë Osmane në luftrat e Krimesë dhe Moresë. Nisur nga emri i madh që krijoi Çun Mula në atë krahinë, në vitin 1878 paria e Hotit dhe e Malësisë së Madhe e zgjodhi atë si përfaqësues të saj në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit që u mbajt më dhjetë qershor të atij viti nën kryesinë e Iljaz Pashë Dibrës (Qokut). Në këtë kuvend, Çun Mulës iu caktua edhe funksioni i Komandantit të forcave vullnetare ushtarake për gjithë Malësinë e Madhe. Një nga betejat më të mëdha që udhëhoqi Çun Mula, ku dhe u shqua për guxim e trimëri të rrallë, ka qenë lufta e Zharnicës, ku ai me malsorët vullnetarë që komandonte i theu keqasi forcat ushtarake të rregullta të Krajl Nikollës së Malit të Zi. Po kështu disa vjet më pas, Çun Mula luftoi përsëri edhe kundra forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, kur ajo doli hapur në favor të Malit të Zi për lëshimin e Hotit, Grudës, Plavës dhe Gucisë. Një nga betejat më të njohura që zhvilloi Çun Mula kundra forcave turke, është ajo e zhvilluar në Bajzë të Kastratit kundra forcave ushtarake të Bedri Pashës. Gjatë asaj beteje Çun Mula kërkoi mbështetjen e kapidan Hodo Beg Sokolit i cili ishte Komandant ushtarak i Veriut të Shqipërisë me qendër në Shkodër dhe ai e furnizoi me armatime të shumta për forcat vullnetare që Çun Mula i mblodhi në Postribë, Shkrel dhe Kastrat. Thuhet se komandanti i forcave turke Bedri Pasha, duke e parë të pamundur përplasjen me malsorët e udhëhequr prej Bajraktarit të Hotit, të cilët ishin të vendosur të luftonin me çdo kush për të mbrojtur tokat e tyre, iu shmang përpjekjes së armatosur dhe i hapi rrugën Çun Mulës. Kjo ngjarje asokohe bëri bujë të madhe aq sa u përjetësua edhe në këngët e folklorin popullor duke u kënduar me lahutë nga disa breza.

Vdekja

Çun Mula vdiq në vitin 1896 në moshën shtatëdhjetetetë vjeçare dhe u varros me nderime të mëdha aty në trojet e të parëve të tij në krahinën e Hotit. Pas vdekjes së Çun Mulës një nga burrat e shquar që nxorri ajo familje ishte nipi i tij Deli Meta i cili u lind në vitin 1857. Ashtu si të parët e familjes së tij edhe Deli Meta pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në luftra kundra forcave serbo-malazeze. Nga dëshmi gojore të shumta thuhet se Deli Meta u bë tmerri i serbo-malazezëve nga trimëritë që ai tregoi në Luftën e Qytezës, Nën-Helmësit e Grabanicit. Po kështu një nga betejat e famshme ku u shqua Deli Meta ka qenë edhe ajo Koplikut në vitin 1912 kundër forcave serbo-malazeze të cilat kërkonin që t’ia aneksonin Shkodrën Malit të Zi. Në këto luftime përkrah Deli Metës luftoi edhe i biri i tij Mul Bajraktari, si dhe Luc Nishi që ishte prej fisit të Dedë Gjon Lulit. Pas asaj beteje në shënjë hakmarrje forcat malazeze ia dogjën tri herë shtëpinë Deli Metës në Hot dhe tri herë Krajl Nikolla i Malit të Zi bashkë me Mbretin Aleksandër i kërkuan atij që t’ju hapte rrugë në këmbim të florijve dhe gradave, gjë e cila u refuzua në mënyrë kategorike nga Bajraktari i Hotit dhe i Malësisë së Madhe. Mbasi Serbija dhe Mali i Zi aneksuan gjysmën e krahinës së Hotit, Grudës dhe Tuzin, Krajl Nikolla i Malit të Zi dërgoi Ministrin e tij të Jashtëm që ta bindëte Deli Metën dhe parinë e Hotit që të firmosnin një deklaratë ku pjesa e mbetur e Hotit të bashkohej me Malin e Zi. Për këtë gjë Ministri i Krajl Nikollës u propozoj Deli Metës një shumë të madhe me florij si dhe grada të larta, por Deli Meta bashkë me parinë e Hotit e refuzuan me neveri propozimin e ministrit malazez.

Referime

1) Istorijski zapisi (në kroatisht). Vëll. 31. Istorijski institut SR Crne Gore c. 1978. fq. 54. Од укупно 15 делегата из северне Албаније, од католика, поред тројице заптија из Мирдитије, треба поменути барјактаре: Чул-Мула из Хота, Баца-Курти из Груда, Мараш-Даши из Шкреља, Ђил (тако!) Вуксани из Кастрата, Марк-Љуља из Шаље, Марк-Коља из Шоше и Ђон-Геда, војводу из Шљаку.43 Седмог јула вратили су се у Скадар депутата Скадра и бр- ђана из Призрена. Телал је објавио општи састанак на управо …

2) Gjon Bala: Çun Mula (1818 – 1896) Arkivuar 17 gusht 2016 tek Archive.today Thuhet se gjatë një gostije të zhvilluar në Pallatin e Krajl Nikollës ku ishin ftuar oficerët më të shquar të Malit të Zi, Krajli i pyeste ata se kush ishin prijsit shqiptarë më të rrezikshëm që u paraqisnin atyre probleme serioze. Pas shumë përgjigjieve të ndryshme të oficerëve malazezë që jipnin mendimet e tyre, Krajl Nikolla u drejtua të pranishëmëve duke u thënë: “Unë dy vetave ua kam frikën: Bajraktarit të Hotit Deli Meta që është mysliman dhe qeveris një krahinë katolike dhe Bajraktarit të Grudës që është katolik dhe qeveris një krahinë myslimane. Sepse në rast të një konflikti ata të dy e kanë të gjithë popullin me vete”.

 Marre nga Wikipedia, enciklopedia e lirë (Çun Mula)

Pas çarjes se Vetëvendosjes, a u formua edhe një parti e dështakëve

0

Gani I. Mehemti

Kjo nuk është hera e parë e çarjes së Vetëvendopsjes. Kjo është hera e dytë e çarjes në këtë parti. Dhe, të mos harrojmë se, secilit që i rritet mendja së tepërmi, është e zeza e tij, pa të keqen e askujt .

Është e vërtetë se disa njerëz marrin vota  në çfarëdo partie që janë. Por, ata që marrin vota nuk marrin ato vota vetëm mbështetur vdetëm në personalitetin e tij, por edhe në bazë të partisë. Kështu, disave mëpastaj u rritet mendja dhe gjejnë disa «mospajtime» gjatë rrugëtimit dhe nga ato «mospajtime» iu duket vetja se u bënë dikushat, sa për të dalë nga kjo parti dhe me fitimin e «emrit» ata mashtrohen shum lehtë, sikur u bënë dikushat.

E, ky sistemi shumpartiak i jep mundësinë secilit të formojë parti, shoqatë, grup e çka jo tjetër. Ani more, mirë shumë. Le ta provojë secili veten se deri ku mund të shkojë. Por, këto lloje partish krijohen vetëm sa për t’u lodhur pak e humbin, a di si, sikur shurra e pulës, thuhet në popull! Këta mbesin rrugës dhe as që mund të shkojnë deri në fund, se populli ka nisur të vetëdijësohet. Ai që flet dhe përpiqet vetëm për vete, është i dënuar për të dështuar. E, ai që nuk flet për vete, por për shtet e për vend, ai ecën më gjatë, sa ecën më gjatë, varet prej tij sa ka kondicion, sa e ka mirë apo keq, që analizohet nga vetë zgjedhësit. Ani, kush na shkuaka në këtë partinë e re, ende të paformuar, por të projektuar!

Dështimi i tyre shihet ende pa u fromuar kjo parti, deri sa dihen edhe disa nga emrat që do i bashkangjiten. Për hesapin tim, sikur të mbledhurit  e rrugës që kanë mbetur pa asnjë rezultat prej kohësh, kur kishin  edhe partitë e veta.

Edhe këta që qenkan të pakënaqur  me vetëvendosjen, nuk di përse kanë qëndruar deri tani aty! Po, nejse, problem i tyre.  Po, ore, po. Le ta masin veten, le të shohin se deri ku mund të shkojnë.  Ani këta qenkan për çështje fetare të muslimanizmit. Sikur nuk paska bota mjaft muslimanë, dhe paska mbetur keq tek këta të Kosovës. Kosova është shtet laik, që do të thotë se nuk merret me të si shtet. Sa është kundër, nuk e di, por duhet të mbetet shtet laik. Shtet laik është edhe Franca e shumë shtete tjera të botës. Fetë nuk ka gjë të keqe nëse zhvillojnë akltivitetet e tyre, por duhet ditur se çfarë roli kanë ato dhe çfare duhet të luajnë – jo të përzihen qeverisë a shtetit.   Ritet fetare janë të lira, por në vendin ku e kanë. Jo në rrugë, jo në shkolla, jo në fakultete.

Dhe, bëjë një krahasim të sotëm me të kaluarën jo shumë të largët, me atë sa unë mbaj mend.

Hoxhët përpara thoshin se edhe lutjet kur bëhen, nuk është mirë të ekspozohesh, por pa reklamim, se ashtu Zoti e pranon më mirë lutjen ndaj tij.  Sot është e kundërta, Janë disa që përpiqen edhe me dhunë të detyrojnë të shkosh në drejtimin e tyre, se po nuk shkove, të trajtojnë kundër apo antifetar.  Shkojnë e ku do që janë, para syve të botës, bëhen kinse po i luten Zotit, por nëse shikon veprat e tyre, ata janë më antimuslimanë sesa ata që nuk luten! Po, sepse ata që nuk «luten» nuk bëjn keq, shikojnë punën e vet, ndërsa shumë nga ata që «luten», me gjasë luten vetëm para të tjerëve, e nuk lënë të keqe pa bërë! Është mirë të analizohet se cilët qenkan më të mirë.

Me një fjalë, me këta që dilkan nga Vetëvendosje, kjo parti u çëruaka edhe më shumë. Nuk them se ishin apo janë të paditur, por me kërkesa të  paarsyeshme, sepse, deputeti nuk zgjedhet në baza fetare, por kombëtare e shtetërore. Dhe, cili do deputet që nuk ka vlera kombëtare, shtetërore, edukative, arsimore, shkencore e përparomtare me kohën, për mua është i dështuar.

Prandaj, të kenë parasysh partitë, të gjitha partitë, se kë po e kandidojnë për deputet.

Një mik imi, tani i ndjerë, Halit Gimolli, thoshte. As kaun si ka nuk do ta mbaja nëse nuk ka inati! Unë po them, asnjë kandidat që nuk është nacionalist, atdhetare e përparimtar – nuk do e kandidoja për deputet, se nuk ka vlera. Nuk na duhen llomotitjet e gjata e të shumta, por fjalimet me vend e  për shtet. Të gjitha të tjerat bijnë poshtë.

Sa i përket fesë muslimane, është Bashkësia Islame e Kosovës, atje mnd të garojnë të interesuarit.

Kuvendi dhe depuetët brenda tij, të punojnë për mirëqenien e popullit për në këtë botë.