Kreu Blog Faqe 761

Nënë Tereza, Nëna Shqiptare e dashurisë njerëzore…!

0

 

Ndue Ukaj

Mësimet e dashurisë

(Përsiatje për librin e Don Lush Gjergjit, “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne”, Drita dhe ITSHKSH, 2024)

Nënë Tereza është shkollë madhështore e dashurisë, pa një të dytë përreth, prandaj, një libër i ri për të, është një shteg që të ecim udhëve të reja e një dritare e re që të shohim pamje të reja; të mësojmë nga ky art i të jetuarit dhe nga kjo shkollë e provuar dashurisë njerëzore.

Don Lush Gjergji, si punëtor i palodhshëm kulturor e shpirtëror, tash e sa kohë, punon pareshtur që të çelë shtigje të reja drejt njohjes së Nënën Terezës, të hapë dritare të reja, që të soditet bukuria e jetës, përmes zemrës së Nënë Terezës.

Si biografi më i shquar i saj  e studiues i rëndësishëm, tash e sa vjet, ai e shpalos përmasën e dashurisë së pakufishme të Gonxhes sonë dhe na thërret, të mbjellim kopshtin tonë, me dashuri, ngaqë, siç thotë Nënë Tereza e na kujton autori i librit, “dashuria është mjekim për çdo sëmundje.”

Libri i porsa botuar, “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne”, me shënimin domethënës, “Në e 45-vjetorit të dhënies së Çmimit Nobel për Paqe, Oslo, 10 dhjetor 1979”, vjen përpara lexuesit si njëlloj navigator i përditësuar dhe e ndihmon atë që të hyjë në botën e madhe të shenjtëreshës shqiptare, duke shpalosë aspekte të rëndësishme të jetë së Shën Nënë Terezës:  botën shpirtërore, dashurinë për njeriun e Jezusin, aftësitë e saj për të zhvilluar dialog, lidhjen me kombin shqiptar, dëshmi që paraqitet në faqet e para, përmes testamentit që Nëna Tereza dha në Oslo, përpara botës, kur pohoi se ishte shqiptare, duke paralajmëruar kështu një përlindje të madhe kombëtare. Dhe 45-vjet pas, ky libër, përveç se aktualizon personalitetin shumëdimensional të Nënë Terezës, vjen mes nesh, edhe si një mësim i mirë kundër harresës.

Duke u nisë nga fakti empirik se mësimi më i mirë është mësimi nga njerëzit e mirë, libri i Don Lushit paraqet përpara lexuesit një njeri të mirë, me vepra e mësime praktike të mira, ku shtjellohen e përditësohen vlerat sublime: dashuria e cila rrezaton si shtylla kryesore e veprimtarisë së Nënës Terezë. Libri na tregon  se “mëkati më i madh është mungesa e dashurisë”  dhe duke na treguar këtë të vërtetë, na grish që të hyjmë në udhën e bukur të mësimeve të Nënë Terezës, të hyjmë në kopshtin e saj të magjishëm e të ushqehemi me vlera jetëdhënëse.

Don Lushi përmes këtij libri të bukur, me fotografi të bukura, e ri sjell portretin e shenjtores, vajzës që doli nga gjiri ynë e nga tokat tona, dhe në kohë trazimesh të mëdha globale, u nis në dhenat e huaja të Indisë, për t’u kthyer në vendin e saj, si nënë frymëzuese.

Dhe Don Lushi duke qenë bashkudhëtar i saj e njohësi më i përthelluar, porositë e Nënë Terezës, si mësime dobiprurëse, i  sjell mes nesh, që të galdojmë për bukuritë e jetës, sepse, thotë Nënë Tereza: “Gëzimi është një nevojë, një dhuratë e madhe për të tjerët edhe për ne, është flaka e dashurisë.”

Pra, Gonxhja, ajo vajza e re, që e donte poezinë e këngën, e këputur nga kopshti me lule i tokave të hershme dardane, që herët mbillet si lule diku në një vend të largët të botës, në një mjedis ku varfëria e mjerimi kishin vizatuar fytyrën më të shëmtuar, dhe nga ajo lule e vockël, u bë një kopsht madhështor, që sot lulëzon anë e kënd botës. Gonxhja, vajzë e re, që herët, braktisi hiret e vajzërisë, i dha një lamtumirë të pikëlluar nënës Drane e familjes dhe përmes dallgëve të forta të jetës, në shekullin e egërsisë, u kthye në nënë për gjithë njerëzimin; nënë për të gjitha kombet, gjuhët, fetë e shtresat sociale.

Ajo duke vepruar e duke e parë në secilën qenie njerëzore të mirën, i la botës testamentin madhështor të humanizmit; e mësoi njeriun që ta dojë jetën, ashtu siç është,  plotësisht, pa pretendime, siç bëri ajo përditë, me njerëz të uritur, të braktisur, të lënë pasdore, dhe me ta, krijoi simfoninë e shpresës, një himn të dashurisë e të solidaritet njerëzor.

Libri i Don Lushit është një aktualizim domethënës në rrethanat tona, sepse, siç thotë autori, jeta e saj “është një porosi në vazhdimësi për mbarë botën, sidomos për ne shqiptarët”, që të mësojmë se dashuria është mjekimi i çdo sëmundje dhe falja vlerë e epërme njerëzore, sidomos  në një kohë, kur duket sikur sillemi të trullosur përballë botës e vetvetes, në një kohë kur e kemi humbë aftësinë që të bisedojmë me botën e me njëri-tjetrin. Në këtë aspekt, libri e thërret lexuesin shqiptar, të mendojë udhën e gjatë që bëri kombi ynë, për të fituar lirinë, për çka, Nënë Tereza është shumë meritore, dëshmi kjo e pohuar nga udhëheqës botërorë.

Shën Nënë Tereze është e përbotshme, por neve si pakkujt na takon të bëhemi nxënës të kësaj shkolle, të mësojmë nga ajo e të marrim energji për të mirën tonë e të njerëzimit, e në ç’drejtim, ky libër ndihmon shumë.

Porositë e Nënë Terezës, këshillat e thjeshta prej nëne, janë vlera ushqyese për zemrën e mendjen njeriut, çdo herë e në çdo kohë, sepse burojnë nga një zemër e madhe e me përvoja të forta, nga një zemër që pati vend për të gjitha dhimbjet dhe gëzimet e botës. Ja një nga to: “Mos më thuaj se në botë ka luftë. Mos më thuaj se njerëzit veniten nga uria. Mos më thuaj se njerëzit vriten nga urrejtja. Mos më thuaj se njerëzit gërgasin dhe përndjekin njëri-tjetrin, por vetëm më thuaj: Ç’bën ti?“

Nëna Terezë, nuk vulviti flamuj ideologjikë, partiakë, shtetërorë, ajo jetoi e punoi nën flamurin e dashurisë njerëzore, atë flamur ia dhuroi botës, duke e bërë fuqinë e tij të rrezatojë kudo e kurdo, edhe nën rrebeshin e armëve, aty ku dora fuqisë së shkencës, e parasë dhe e politikës, nuk mund të depërtonte. Don Lush Gjergji këtë flamur e ka sjellë mes nesh dhe na pyet: ç’bën ti me të?

Dhe sot, në një ditë si kjo, tek kujtojmë lindjen e shenjtëreshës sonë dhe përurojmë librin e Don Lushit, si shkrimtar, më takon të them pak fjalë për profilin krijues të Nënë Terezës, sepse, ajo kishte një shpirt të madh krijues e artistik. Ajo ishte poete me mendim të thella, një krijuese, në kuptimin më të lartë të fjalës, që kënaqej me fuqinë e artit e të poezisë, dhe botës i la vargje magjepse e një filozofi mahnitëse.

Poezitë e saj mund të shërbejnë si ilaç për t’i kuruar vuajtët njerëzore, për t’i bërë ato më të përballueshme, për të mësuar nga jeta dhe njëkohësisht për t’iu gëzuar çdo momenti. Në këtë aspekt, siç thotë Papa Gjon Pali i Dytë te “Letra dërguar artistëve”, Nënë Tereza, na shfaqet edhe “një rojtare e së bukurës në botë.”

Po ashtu, lë të kujtojmë se Nëna Terezë, fal veprimtarisë së Don Lush Gjergjit është bërë pjesë e edukimit të një breznie të tërë, që na vitet nëntëdhjeta, kohë kjo e thyerjeve të mëdha dhe e transformimeve shpirtërore e politike. Asokohe, për ne që jetonim në Kosovë, filloi një kalvar i vërtetë i vuajtjeve, dhe ne, si nga një e çarë qiellore, shihnim një dritëz shprese, të një forcë të epërme, që na injektonte me besim. Ishte Nënë Tereza ajo që u shfaq mes nesh, me mësimet e buta e shpresëdhënëse, të Nënës, dhe siç thoshte presidenti ynë i papërsëritshëm, Ibrahim Rugova, ajo u bë “është engjëll i rojës për Kosovën dhe për popullin shqiptar.”

Libri i Don Lushit na ndihmon të ofrohemi me nënën tonë të dashurisë, na mundëson të udhëtojmë në jetën e saj, në historinë e familjes së saj, në kontekstin sociale e kulturor shqiptar, na tregon se “buzëqeshja kushton pak, por dhuron shumë” dhe si i tillë meriton të lexohet, për dashurinë që transmeton te lexuesi, për faktet e meditimet domethënëse rreth përmasës shpirtëror të shenjtës sonë, për gjuhën e rrjedhshme e të qartë me të cilën është shkruar, dhe para se gjithash, për dashurinë e pafund me të cilën Don Lush Gjergji i blatohet Shën Nënë Terezës dhe kombit të tij.

(Prishtinë, 26 gusht, 2024, në Akademinë Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës,)

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në Akademinë solemne me rastin e shënimit të ditëlindjes së 114-të të Shën Nënë Terezës

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, aktivitetet e ditës së sotme i përmbylli me pjesëmarrjen e tij në akademinë solemne të organizuar me rastin e shënimit të ditëlindjes së Shën Nënë Terezës, e cila u mbajt në ambientet e Qendrës “Bogdani Polis”, në Prishtinë. 

Në shënimin e 114-të vjetorit të ditëlindjes së saj, kryeministri Kurti tha se vajza e vogël Anjeze, shqiptarja katolike nga Shkupi, u bë si nënë për të varfëritë, duke shtuar se me emrin e shenjtores mbrojtëse të misionarëve, motra Anjeze u bë gradualisht Nëna Terezë, ndërsa vite më vonë themeloi bashkësinë fetare Misionarët e Bamirësisë, me të cilën e ushtroi aktivizmin dhe angazhimin e saj për bamirësi ndaj të varfërve.

Në këtë akademi solemne të mbajtur në nderim të jetës, kontributit dhe angazhimit të saj, kryeministri Kurti lartësoi figurën e shquar të Nënës Terezë, për të cilën kujtoi se në moshën 69 vjeçare ajo u laureua me Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë shqiptarja e parë që e fiton cilëndo kategori të këtij çmimi dhe një nga të paktat gra që është laureuar me këtë çmim për paqe, ku me këtë rast këtë vit bëhen plot 45 vite kur Nëna Terezë u laureua me Çmimin Nobel për Paqe.

Duke kujtuar figurën e saj kryeministri Kurti fjalën e tij e përmbylli duke cituar Nënë Terezën nga fjalimi i saj i Nobelit, 45 vite më parë me fjalët “Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse e kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit”. 

“Le ta bëjmë shtëpinë tonë, vendin tonë dhe Kosovën tonë një shtëpi, një atdhe dhe një shtet ku njerëzit mund të jetojnë në mirëqenie dhe barazi, në siguri dhe me drejtësi, dhe ku me ndershmëri mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre”, ishin fjalët e kryeministrit Kurti në përfundim të fjalës së tij.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

I nderuar Dodë Gjergji, Ipeshk i Ipeshkvisë së Kosovës, 

Monsinjor Zef Gashi,

I nderuar vëlla nga Kalabria, arbëreshi Guissepe De Mikeli,

Të nderuar ministra të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hajrulla Çeku dhe Rozeta Hajdari, 

Motra të nderit, 

Mysafirë nga Ukraina, 

Zonja dhe zotërinj, 

Të nderuar të pranishëm,  

Ngjashëm sikur vitin e kaluar, pra sot një vit, edhe sivjet, u bëmë bashkë për ta kujtuar Nënë Terezen, në datën e ditëlindjes së saj, më 26 gusht. 114 vite më parë, më 27 gusht 1910, kur prifti Don Zef Rama e pagëzoi vajzën e sapolindur me emrin Anjeze, një ditë pasi që ajo kishte lindur, as ai që i dha emër dhe as prindërit e saj që e sollën në jetë, nuk kishin si ta dinin që para duarsh e mbanin dikë që do të bëhej e njohur botërisht për njerëzinë e saj.

Anjeze Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910, në Shkup, atëbotë kryeqendër e Vilajetit të Kosovës nën Perandorinë Osmane, që ishte në vitet e fundit të ekzistencës së saj. U rrit në një familje patriotike shqiptare në vitet e luftërave ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore, si një vajzë e mbarë dhe si një besimtare e devotshme katolike.

Më 1928, Anjeze Bojaxhiu, e bija tashmë 18 vjeçare e Kolës së ndjerë dhe e Dranes, e braktisi vendlindjen e saj, duke u larguar drejt Irlandës, ku u bashkua me Motrat e Loretos dhe u bë njëra prej tyre. Në Irlandë, anglishtja u bë gjuha e saj e komunikimit për tërë jetën. Më 1929, ajo shkoi në Indi, vend ky me të cilin u lidh përgjithmonë. Në shkollën e Shën Terezës dha mësim dhe po aty, më 1931 mori emrin Tereza, sipas Shën Terezës së Lisjës.

 

Bashkë me emrin e shenjtores mbrojtëse të misionarëve, motra Anjeze u bë gradualisht Nëna Terezë, veçanërisht pasi që më 1950 e themeloi bashkësinë fetare Misionarët e Bamirësisë, me të cilën e ushtroi aktivizmin dhe angazhimin e saj për bamirësi ndaj të varfërve. Kështu, vajza e vogël Anjeze, shqiptarja katolike nga Shkupi, u bë si nënë për të varfëritë, Nëna Terezë.

 

Në moshën 69 vjeçare, Nëna Terezë u laureua me Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë shqiptarja e parë e cila fiton cilëndo kategori të këtij çmimi dhe një nga të paktat gra që është laureuar me këtë çmim për paqe. Sivjet po bëhen 45 vite prej kur Nëna Terezë u laureua me Çmimin Nobel për Paqe, e në fjalimin e saj gjatë pranimit të këtij çmimi, ndër të tjera tha edhe këtë një paragraf tjetër prej asaj se çfarë lexuam më herët: “Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse e kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit.”

Duke kujtuar Nënën Terezë në ditëlindjen e saj të 114-të me këtë citat nga fjalimi i saj i Nobelit, 45 vite më pas, le ta lexojmë këtë paragraf edhe si një shpallje, pra që “dashuria fillon në shtëpi”, dhe kësisoj, duke i bërë secili prej nesh detyrat tona të shtëpisë sa më mirë që dimë dhe mundemi, le ta bëjmë shtëpinë tonë, vendin tonë dhe Kosovën tonë një shtëpi, një atdhe dhe një shtet ku njerëzit mund të jetojnë në mirëqenie dhe barazi, në siguri dhe me drejtësi, dhe ku me ndershmëri mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre paqësore.

Shumë gjatë respektohet Nëna Tereze, por le të fillojmë nga ato të cilat tashmë janë shkruar e thënë, dhe me këtë rast më lejoni që ta falënderoj nga zemra për punën e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin e paçmueshëm, Don Lush Gjergji.

Duke i kujtuar fjalët dhe porositë e Nënë Terezës, me urimet që këto ditë të manifestimeve për ditëlindjen e saj, për Nobelin për Paqe të marrë prej saj dhe të shenjtërimit të saj, të shkojnë sa më mbarë.

Ekspozitë për Nënë Terezën në sheshin me emrin e saj sot në Prishtinë, organizuar nga “Organizata Shqiptaria”, në bashkëpunim me shoqatën “Artistët për Artist”

0
Nga: Basri Beka, Prishtinë
___
Sot, më 26 gusht 2024, në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, ‘Organizata Shqiptaria’, në bashkëpunim me shoqatën ‘Artistët për Artist’, organizoi një ekspozitë të veçantë kushtuar Shënjtores Nënë Tereza, për të nderuar ditëlindjen e saj.
Ekspozita kishte si qëllim përjetësimin e figurës së Nënë Terezës në artin pamor, duke theksuar rëndësinë e saj në pesë aspekte kyçe:
1. Ruajtja e Trashëgimisë: Përmes artit pamor, kujtesa dhe vepra e Nënë Terezës ruhen për brezat e ardhshëm. Piktura, skulptura dhe forma të tjera të artit pamor u përdorën për të mbajtur gjallë kontributet e saj humanitare dhe shpirtërore.
2. Frymëzim dhe Edukim: Figurën e Nënë Terezës, artistët e përdorën si një burim frymëzimi dhe edukimi për publikun, duke nxjerrë në pah vlerat e dashurisë, përkushtimit dhe shërbimit ndaj të varfërve dhe të sëmurëve.
3. Simbol i Humanizmit: Nënë Tereza u paraqit si një simbol i humanizmit dhe dhembshurisë, duke krijuar imazhe që kapin thelbin e misionit të saj, të cilat shërbejnë si një model për të gjithë.
4. Promovimi i Identitetit Kombëtar: Si një nga figurat më të njohura ndërkombëtarisht me origjinë shqiptare, përjetësimi i saj në artin pamor ndihmon në forcimin e identitetit kombëtar dhe krenarisë kulturore të shqiptarëve.
5. Ndikimi Global: Me ndikimin e saj në mbarë botën, përjetësimi i Nënë Terezës në artin pamor përçon mesazhin dhe ndikimin e saj në një nivel global, duke tejkaluar kufijtë kulturorë dhe gjuhësorë.
Kjo ekspozitë dëshmon për rëndësinë e Nënë Terezës dhe trashëgimisë së saj, duke e ruajtur atë të gjallë në mendjet dhe zemrat e njerëzve, përmes fuqisë së artit.

Shoqatat “Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë”, si dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Shkupit kanë hapur një ekspozitë të veçantë dhe kanë organizuar manifestim tradicional, në nder të ditëlindjes së shenjtores “Nënë Tereza”.

Këto organizime u mbajtën në sheshin “Nëna Terezë”, të cilat qëllim kishin kujtimin dhe kontributin e saj për popullin shqiptarë.

Kryetari i organizatës “ Artistët për Artistë”, Veton Gusia ka thënë për KosovaPress se populli shqiptarë duhet të ketë humanizmin e tij dhe atë ta ndaj me njëri-tjetrin, familjen, kombin e shtetin.

Ndërsa përfaqësuesi  i shoqatës “Organizata Shqiptaria”, Basri Beka ka shtuar se trashëgimia e figurave të rëndësishme duhet të ruhet për brezat e ardhshëm.

Kurse, Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, ka thënë se përmes kontributit të Nënë Terezës, bota po e sheh ndryshe popullin shqiptar.

Ndërkaq, sonte Ipeshkëvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, organizon Akademi Solemne me rastin e ditëlindjes së  Shën Nënë Terezës me të cilën hap “Ditët e Nënë Terezës”, që zgjasin deri më 5 shtator.

Japonia e mban larg islamin dhe të gjithë muslimanët

0
Japonia me ligje dhe rregulla ndaj islamit dhe besimtarve musliman mban rrezikun islamik larg shtetit

– Japonia eshte i vetmi shtet qe nuk jep shtetesi besimtarve musliman

– Besimtaret musliman nuk marrin leje t’qendrimit te perhershem

– Propagandimi i islamit eshte i ndaluar

– Gjuha arabo apo ndonje gjuhe tjeter islamike nuk mesohet ne universitet e Japonis

– Japonia eshte i vetmi shtet qe ka nje numer te ulte te ambasadve ne shtete muslimane.

– Nuk eshte e lejuar te importosh Koranin ne gjuhen arabe

– Besimtaret musliman jan te detyruar te ndjekin ligjet dhe gjuhen japoneze

– Qeveria japoneze e ka bindje qe muslimanet jan fundementalista dhe nuk bin gaditshmerine t’i ndrrojne ligjet e tyre islamike

– Muslimanet nuk kan drejten te marrin vendbanime me qera

– Ligjet “Sharia” nuk egsitojne ne Japoni.

Japan islam

2016 – AlbEmigrant – Paul Tedeschini .

Kryeministri Kurti mirëpriti pjesëmarrësit e Seminarit të 42-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

0

Prishtinë, 26 gusht 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti mëngjesin e sotëm bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, pjesëmarrësit e Seminarit të 42-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. 

Ky seminar është themeluar më 1974 dhe këtë vit shënon 50-vjetorin e tij, teksa edicioni i 42-të me radhë, ka mbledhur kësaj here rreth 300 pjesëmarrës, ndër ta dhe albanologë nga e gjithë bota.

Kryeministri Kurti me këtë rast tha se është i nderuar nga kjo vizitë e studiuesve të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, ndërsa i falënderoi ata për angazhimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar përmes pjesëmarrjes në këtë seminar.

Ai shtoi se gjurmët e punës së studiuesve të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare vërehen gjithandej, qoftë tek njerëzit të cilët punojnë dhe lëvrojnë gjuhën dhe letërsinë tonë, por gjithashtu edhe te veprat të cilat lexohen e botohen. Ndër të tjera, foli edhe për rëndësinë e historisë së gjuhës dhe historinë e popullit tonë, për të cilat shprehu se nuk mund të ndahen apo mësohen veçmas njëra nga tjetra. U diskutua edhe për raportin e përdorimit të gjuhës me zhvillimin e teknologjisë, e sidomos në lidhje me inteligjencën artificiale, shanset dhe rreziqet përkatëse.

Qeveria përmes MAShTI-t e ka mbështetur organizimin e këtij seminari, e këtë vit si rezultat i Memorandumit të Mirëkuptimit me Universitetin e Prishtinës, si dhe do të vijojë të përkrahë iniciativa të tjera të cilat shërbejnë për studimin, njohjen dhe zbërthimin e gjuhës, letërsisë, kulturës dhe historisë sonë.

Sivjet në këtë ngjarje të ftuar janë disa prej figurave më eminente të albanologjisë e gjuhës në botë, si gjuhëtari Brian Joseph, akademiku Ranko Matasoviq, profesori Jose Manuel Floristan Imizcoz, ligjëruesi Phil Hubbard, që kthehet në ngjarje pas 47 vjetësh, albanologu Rexhep Ismajli e historiani Oliver Jens Schmitt.

Nëna Tereze, një rrugëtregues nga duhet të ecë njerëzimi

0

Nga: Prof. dr. Skender Asani

Me emrin dhe veprën e Shën Nënës Tereze do të shoqërohemi në pafundësi, por synimi ynë si Institut është që nga ky shoqërim të nxjerrim mësim dhe prej kauzave të saj humane të ndërtojmë sa më shumë ura komunikimi e mirëkuptimi, sespe vetëm në këtë mënyrë shoqëritë lirohen nga barrat e tepërta të egocentrizmit nacionale fetar.

Çdo figurë e madhe lind dhe zhvillohet në rrethana  e kontekste të caktuara sociale, historike e kulturore. Në të shumtën e rasteve, figurat e mëdha famën dhe lavdinë  e arrijnë larg vendit të origjinës së tyre. Kështu ndodhi edhe me Gonxhe Bojaxhiun- Nënën Tereze, e cila afirmimin ndërkombëtar e arriti shumë larg vendlindjes së saj, por kjo nuk ndikoi te ajo që të harrojë se prej nga doli. Përkundrazi, ngado që  shkoi ajo i barti me vete gjenet e trashëguara nga familja dhe frymën e diversitetit social, fetar e etnik të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Duke qenë  e edukuar në një familje që nuk e kishte larg kishën “Zemra e Krishtit” në lagjen shqiptare katolike të Shkupit, Gonxhe Bojaxhiu qysh në fëmijërinë e hershme sikur e kishte parandje se ky edukim familjar e fetar do të bëhet për të shkollë e jetës. Formimi i mëvonshlm i saj pastaj erdhi natyrshëm si një trung që zhvillohet duke pasur për bazë rrënjët e shëndosha.
Për Shën Nënën Tereze kanë folur dhe shkruar me qindra e mijëra njerëz, qofshin ata autorë veprash, apo personalitete të ndryshme. Për këtë grua të madhe ndoshta më së paku kanë folur dhe shkruar njerëzit nga vendi i origjinës së saj, jo pse kanë treguar mungesë respekti ndaj saj, por sepse zakonisht për figurat e mëdha, siç ishte ajo, vlerësimet më të gjithanshme vijnë nga hapësira të ndryshme të globit. Kjo është edhe një dëshmi për efektet që prodhoi ndikimi i saj në rritjen e ndërgjegjes njerëzore ndaj varfërisë, sëmundjeve dhe vetmisë.

Ne si Institut përmes botimeve të veçanta, por edhe përmes veprimtarive kulturore e shkencore në kuadër të Departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze, i vetmi ky në botë i kësaj natyre, kemi arritur të krijojmë distancën e nevojshme të qasjes ndaj kësaj figure, duke e liruar atë nga kornizat e ngushta të përkatësisë nacionale, për ta transferuar vëmendjen në një dioptri më të gjerë të vrojtimit të kësaj figure, sepse, fundja, ishte vet ajo që e zgjeroi këtë dioptri në një mënyrë që solidaritetin dhe mirëkuptimin njerëzor e globalizoi, duke i fshi kufijtë e ndasive etnike, reliogjioze e racore.
Është Shën Nëna Tereze figura më unike në botë e cila përkatësinë e vet e  ndërtoi mbi primesa të humanizmit njerëzor, e jo të ndonjë përkatësie tjetër që do t’ia ngushtonte asaj fushëveprimin.

E gjithë kjo filozofi humane e telologjike e Shën Nënës Tereze nuk ishte një ishull i izoluar nga botëkuptimi i saj si njeri që qysh në rininë  e saj ishte përcaktuar për misionin e sakrificës për tjetrin. Gjithë kauza e saj ishte një rrugë e gjatë mbi të cilën ecnin njerëzit e braktisur dhe të sëmurë, të cilët në fund gjenin ngrohtësinë e fjalës dhe dorës së saj.

Sot kur shënojmë disa data nga jeta dhe vepra e saj, përfshi edhe 45 vjetorin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe, para nesh del një shirit i gjatë filmik në të cilin janë regjistruar momentet kryesore të cilat Shën Nënën Tereze e bëjnë të veçantë jo vetëm për nga fuqia e ndikimit shpirtëror, por edhe për nga praktika krejt unike e origjinale e utilitarizmit dhe humanizmit. Pikërisht kjo komponentë do ta bëjë atë të papërsëritshme dhe burim i pashterrshëm frymëzimi për njerëzimin se cilën rrugë duhet ta ndjekë, sidomos në rrethanat aktuale kur jemi dëshmitarë të konfliketeve të shumta që po përfundojnë me viktima njerëzish dhe me shkatërrime vendbanimesh. Këto ngjarje ndoshta dëshmojnë se bota ende nuk ka mësuar mjaftueshëm nga Shën Nënë Tereza, e cila me shembullin  e saj personal  arriti të bindë shumë burrshtetas dhe gjeneralë të luftës se dialogu para konfliktit është doktrina më e sukssehme se çfarëdo lloj strategjie ushtarke.

Jeta e njeriut për Shën Nënën Tereze, nuk kishte kurrfarë çmimi që do të vendosej në tregun e gjerë të mirave materiale. Prandaj kur ishte në pyetje jeta njerëzore, ajo bënte çmos që të parandalonte çfarëdo lloj rreziku që i kanosej jetës njerëzore. Sipas saj janë të shumë faktorë që e kanosin jetën njerëzore, por ajo zgjodhi të luftoj me çdo njerin prej këtyre faktorëve në mënyrë që njerëzit të binden se ia vlen që më tepër të harxhosh energji që të parandalosh një rrezik, se sa të punosh pa vetëdije për një ide a projekt  të cilët më shpejt mund të sjellin rreziqe të natyrave të ndryshme.

Me emrin dhe veprën e Shën Nënës Tereze do të shoqërohemi në pafundësi, por synimi ynë si Institut është që nga ky shoqërim të nxjerrim mësim, dhe prej kauzave të saj humane të ndërtojmë sa më shumë ura komunikimi e mirëkuptimi, sespe vetëm në këtë mënyrë shoqëritë lirohen nga barrat e tepërta të egocentrizmit nacionale fetar.

Shkup, 26 gusht, 2024

Çfarë do Haxhi Belaja në Hot ?

3
Në foto është shovenisti religjioz islamik Haxhi Naim Lekaj, që shpërndan “librin e shenjt” të Muslimanëve, Kuranin, nëpër Hot! Ky është nga Buza e Ujit.
“E ka mesy Hotin si të ishte Turgut Pasha i Dreqistanit, he pastë fatin e tij.”
(Kolec Traboini).
K. P. Traboini / Gojçaj
___
A mund të na thotë ndonjëri apo ndonjëra, kush është ky dhe çfarë ka dashtë misionari i fesë së vet në Hot. Përse ka folë e çka dashtë me thanë? Nuk besoj se i kan humb delet në Hot, por kërkon delet e tjetërkujt, malësorët e Patër Zefit të Traboinit që e pushkatuan komunistët sllave.
Se kush është Hoti e di historia, festa e Hotit ësht Shnjoni i Hotit e nuk ka çfarë të na thonë misionarët e fesë se Sherihatit që u ngul me zjarr, gjak e shpatë nga turqit osmanë në trojet e shqiptarëve.
Që kur nisi “Lëvizja E Deçanit”në Kosovë për kthim në origjinë, aty ku na la Gjergji i Madh, ju kanë ndez bajgat ekstremistëve fetarë që nëpër shekuj erdhën karvan karvan nga Orienti e tash kërkojnë të përfaqësojnë shqiptarët duke i ra mohit dhe Gjergj Kastriotit që shqiptarët e kanë si Atdhe dhe si Fe.
Në shtëpi të vet ta ftojnë kush të donë Haxhi Belanë, edhe trashigimtarët e bajraktarëve të Hotit që kanë origjinë katolike e mbahen në Islam, janë në të drejten e tyre me besue e ba çka të donë, por në emën të Hotit jo qe besa. Nuk jena ma në kohë të Turko Osmanëve, që i emëronin bajraktarët me ferman të Sulltanit. Me mvetsimin e Shqipërisë vendin e bajrakut e ka zanë Flamuri Kombëtar që ngriti Ded Gjon Luli në Bratilë të Deçiqit 6 prill 1911 të cilin e solli im atë Palok Traboini/ Gojçaj nga Austria përmes Dalmacisë. Këtu epoka e bajrakut Turko-Osman mori fund një herë e përgjithmonë. Fermanet e sulltanëve shkuan atje ku nuk thuhet.
Në ka simbol që e përfaqëson Hotin në histori ai ështe Ded Gjon Luli, nuk ka bajrak e bajraktar përpara tij, Shtëpinë Muze e ka në Traboin të Hotit falë shoqatës atdhetare Shoqata Dedë Gjon Luli dhe shtatoren në qëndër të Tiranës.
Kryetrimi i Hotit është e do të mbetet lavdia e krenaria e Malësisë së Madhe. Kot lodhen nëpër rrotlla haxhimalullet e mamlykëve.
Ata mund të rrotullohen si të duan, mund të bëjnë edhe pirueta orientale, por historia e shqiptarëve të Gjergj Kastriotit i ka gurët e randë, nuk shiten e as nuk blehen me një dorë pare e as me një tas pilaf Anadolli.

Gjermania në shok pas krimit terrorist islamik, mjerë Kosova që po prezantohet me popullsi 95 % muslimane!

1
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Sulmi terrorist nga një refugjatë sirian i ka shkaktuar shok Gjermanisë. Nga Presidenti te Kryetari i Komunës Solingen, të gjithë politikanët janë garë për mobilizim kundër terrotizmit islamik. Tashmë kanë filluar ta kuptojnë se secili musliman është kriminel / torrorist potencial, sepse secili musliman që nuk përton me u zgjua në prag të “lindjes” se Dielli e me shkua në xhami për me e fal namazin e sabahut, në mendje e ka luftën xhihadiste “për hir të Allahut” kundër jo-muslimanëve, por nuk e praktikon, sepse nuk është karikuar me islam deri në atë nivel, sa të ketë guxim për të ndërmarr krim/terrorizëm musliman, siç e kanë obligim fetar. Ata të vetëquajtur muslimanë, që (vetë)mashtrojnë “Islami është religjion paqësor”, janë muslimanë simulantë, (vetë)mashtrues.
Parashikimet ogurzeza të para shumë viteve, se muslimanët janë duke e provokuar Europën për t’u homegjenzuar kundër Islamit fashistoid, janë duke u realizuar. Partitë anti-muslimane po bëhen partitë më të mëdha…
I mjeri unë që më duhet të bredh nepër Europë me emrin IBRAHIM në pasaportë!
Mjerë Shteti i Kosovës që po prezantohet me popullsi 95 % muslimane!

Çfarë i solli feja e pushtuesit popullit shqiptar?

0

Sjellja e bustit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë, menjëherë pas lirisë së Kosovës nga ana e Akademik Mark Krasniqit dhe Ibrahim Rugovës. Rikthimi i Gjergj Kastriotit si bust në këtë pjesë të Arbërisë, qe pritur me shqetësim dhe fyerje të pafundme nga kryeislamisti politik nga Tirana Abdi Baleta dhe dishepujt e tij mendoj gjithandej, sidomos nga bashkësitë islame në mbarë hapësirat shqiptare.

Nga: K. P. Traboini

Asnjë gazetë në Tiranë nuk ka dinjitetin ta botojë këtë shkrim, ashtu siç vite më parë nuk e botuan shkrimin “Gjenocidi turko-osman mbi shqiptarët” ( por që është lexuar deri me sot nga 25 mijë e 892 vetë në faqen time internetike)  apo “Kopili i Haxhi Qamilit”. Merret me mend sepse janë lidhjet, kinse të padukshme, me zullapërinë e Edrenesë e Anadollit në projektin për osmanizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve ne Ballkan, në këtë konspiracion të zi të zullapërisë së revanshit osman, përfshihen qeveritë e majta e të djathta, politika dhe Mediat, këta bij kurvash siç i quante Faik Konica ata që shisnin interesat e kombit. Mjafton të shihen filmat e përnatshëm e përditshëm turq tek kanalet e Frangajt për të kuptuar çfarë gjellë shtrigash gatuhet në Mediat Shqiptare që i kanë shitur interesat kombëtare.

Kur i ishte mbush mendja top për ta bërë Shqipërinë Kalifat të Zi, Abdi Baleta, para e prapa vitit 2000, më pat quajtur në 15 shkrimet e veta të hallakatura të botuara në shtyp si “katoliko-manjak”, “katoliko-centrik” dhe epitete të tjera. Kurrë nuk e kam marrë vesh çfarë kuptonte ky fanatik fetar me këto fjalë kur unë nuk dallohesha në asgjë si ndonjë njeri që propagandon fe a besime. I gjithë strumbullari i shfryrjes së Abdi Baletës në fillim të pranverës 2000, ishte fakti se 2 vjet më parë, a thënë plot 20 vjet më parë, në nëntor 1998, kisha përcjellë në mediat sociale shkrimin “Çfarë i solli feja e pushtuesit kombit shqiptar” si kundërpërgjigje turrit të marrë të osmanëve të rinj që pas vitit 1990 mbinë si kërpudha pas shiut. Ata nga shkollat fetare islamike ku studionin vehabizmin ekstrem në Jordani, Siri, Malajzi e gjetkë, përcillnin shkrime me të cilat kërkonin të rrënonin figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, por merreshin edhe me denigrimin e Nënë Terezës dhe Dedë Gjon Lulit. Ishte një grup i programuar studentësh të mbështetur nga një organ shtypi i Abdi Baletës në Tiranë, që mohonin gjithçka shqiptare sikur të ishim një popull turko – arab dhe ngulmonin se koha e pushtimit osman për shqiptarët kishte qenë një lumturi e madhe.

Madje edhe tani që po e ripërcjellim këtë shkrim të zgjeruar, del Nexhmedin Spahiu në Prishtine e shkruan se shqiptarët e kanë përqafuar me dashuri të madhe fenë e pushtuesit osman, i cili dihet botërisht se ka qenë me gjakësori që ka përballuar populli shqiptar në shekujt. Atë shkrim timin po e ripërcjell pas dy dekadash dhe në vazhdim do të bashkëngjisim një përmbledhje të përgjigjes që i dha studiuesi Profesor Engjell Sedaj (1943 – 2006) Abdi Baletës në gazetën “Bota sot” më 12 mars 2000, shkrim që më ra në dorë kësisoj:  Atëbotë në Boston më është dërguar nga Parisi prej dukagjinasit që jetonte në Francë që pas Luftë së II Botërore, Nikoll Daka, një zarf ku kishte fotokopjet e 15  shkrimeve polemizuese të Abdi Baletës ku përmendej emri im, dhe për të njëjtën arsye edhe shkrimi i Prof.Engjëll Sedaj “Skriptomania e një maniaku konvertit”, të cilin do ta paraqesim me shkurtime në fund të shkrimit.

Shkrimi që ndezi Andi Baletën: Çfarë i solli feja e pushtuesit popullit shqiptar?

Duke venë re se disa shqiptarë myslimanë po duan ta propagandojnë fenë e besimin e tyre si diçka absolute, si burim më i madh kulturës së popullit shqiptar është e nevojshme tu kujtojmë se nëse katolikët dhe ortodoksët janë me të përmbajtur në propagandime të kësaj natyre, kjo ndodh për faktin se është në moralin e fesë së krishterë të mos u mburrur besimtari për fenë e vet, por të jetë i përvuajtur, të punojë më shumë me vepra mirësie se sa me fjalë. Kjo në fakt duhet të jetë në moralin e çdo lloj feje, pa u hedhur në rivalitet me njëra-tjetrën. Në qoftë se dikush mendon se kjo heshtje është shprehje e tronditjes së besimit dhe se Krishterimi ka vdekur sepse katolikët dhe ortodokset janë më të përmbajtur në propagandimin e fesë, ose ky besim për shkak të pakicës në popull është në krizë, ky dikush e ka krejt gabim. Potenciali shpirtëror i njerëzve të një besimi matet në fund të fundit me vepra e jo me pasione të sëmura diletantësh e njerëzish me mungesë kulture e dije.

A mund të gjendet një libër tjetër- apostull të shqiptarizmes- si “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” i priftit katolik Marin Barleti, apo një monument të Gjuhës shqipe si meshari i Gjon Buzukut, me gjeni ju lutem një kodik si Kodiku i Arte dhe ai i Purpurtë i Kishës Ortodoksë Shqiptare ne Berat – të rradhë për nga lloji në mbarë botën e qytetëruar. Gjeni modele ikonografie si ato të Onufrit në kishat Ortodoksë Shqiptare (nuk janë greke), me te kuqen e tij i konsideruar si i dyti artist i ikonografisë botërore pas rusit Andrei Rublov. Por artistë tanë të mëdhenj, si ata të hershmit dhe ata të periudhës së Rilindjes, kur i kanë punuar veprat e tyre, kanë filtruar aty shpirtin e vet atdhedashës, ata e kanë përdorur motivin fetar për ti shërbyer aspiratës se popullit shqiptar.  Është pikërisht ajo kohë Rilindje që dikush ka marrë përsipër ta gjykojë si “ujë i ndenjur” për të mos thënë i qelbur apo “qereste” në disa filozofime ex-katedra. Nuk dua ti bëj koment këtij vlerësimi kaq absurd për Rilindësit tanë të mëdhenj, për apostujt kombëtar. Këtë lloj denigrimi nuk e bëjnë kurrë grekët për Kollokotronin të cilin e kanë helmuar vetë në qelinë e burgut, përkundrazi e kanë shpallur pa hezitim hero kombëtar, nuk e bëjnë as serbët për Vuk Karaxhiqin e që e vlerësojnë si shenjt të tyre, nuk e bëjnë as bullgarët për Kristo Botevin, a hungarezet për Shandor Petefin, por veprat e tyre i shpallin monumente me të cilët mburren para botës së qytetëruar.

Por ndryshe nga se bënin artistët e fundit të Mesjetës apo Rilindësit që edhe kur tema ishte fetare përçonin ide iluministe dhe atdhetare, sot (në këto kohërat tona moderne të fudullëkut) po ndodh krejt ndryshe. Kujtoj një fakt tepër të dhimbshëm: të tëra xhamitë e rindërtuara pas vitit 1990 në Shqipëri janë të mbushura me arabizma, dhe kurrkush nga besimtaret shqiptar (myslimanë) nuk e di se çka shkruhet në ato faqe muri me pika e vija ovale të padeshifrueshme. Madje edhe arkitektet janë turq Stambolli (gjë te keqe nuk ka por arkitektët e zot shqiptarë shkojnë e punojnë kamarierë në Greqi – ndoshta dhe në Turqi – se ka papunësi në Atdhe), gjithashtu në hyrje e xhamive, kujtoj atë të Parrucës në Shkoder, shihen ca pllaka mermeri a bronzi në të cilat shkruhen emrat e ca Merzuk Sunxhukëve të Kuvaitit, të cilët kështu mbeten të shënuar në historinë e kulturën e popullit shqiptar në kuadrin e internacionalizmit islamik.

Nuk jemi një komb mysliman. Mos shihni ëndrra me sy hapur. Jemi populli shqiptar dhe fetë në histori i kemi ndërruar për t’ju përshtatur terrenit e rrethanave e për të gëzuar privilegje në Perandorinë Osmane. Ndërrimi i fesë nuk është bërë për të ndihmuar në çështjet kombëtare, por për ti ndihmuar interesave të ngushta të individit. Mos flisni gjëra që tingëllojnë si absurditete të padëgjuara më parë. Grekët nuk u asimiluan në pikëpamje fetare por dolën prej perandorisë gjakatare osmane më të fuqishëm prej tërë popujve të Ballkanit. Serbët nuk e ndërruan fenë dhe e bënë shtetin e vet në Ballkan, madje morën edhe territore të popujve të tjerë ( Kosovën e Vojvodinën) edhe pse atje kishte fare pak serb. Rumunet po ashtu nuk e ndërruan fenë dhe e nxorën atdheun e vet nga zgjedha turke shumë vjet përpara nesh, bullgarët po ashtu.

Vetëm ne në Ballkan nuk arritëm kurrnjë farë objektiv kombëtar, derisa kalbësirës perandorake Osmane i ra dhe trau i fundit që desh na zuri brenda, pikërisht neve që e përqafuam fenë e pushtuesit të parët dhe masivisht në Ballkan, që i dhamë pushtuesit osmanë 40 vezirë shtypës popujsh, me të cilët çuditërisht mburremi, e pra pikërisht ne që mezi u ndamë nga “përqafimi” me pushtuesin tonë “të dashur”, Perandorinë Osmane. A mund të mburremi sot se ish Jugosllavisë pushtuese i dhamë një president kryesues radhe e një shkrimtar si Sinan Hasani, a mund te mburremi se Fadil Hoxha ishte antarë i forumit me të lartë të Jugosllavisë, mik kryekreje me Titon, a gjeni dhe një shqiptar të vetëm të mburret për një tradhtar si Rrahman Morina, dhe akoma më tej sikur kosovarët të ishin konvertuar të gjithë në ortodoks (fenë e pushtuesit serb) çfarë do të ishte Kosova sot?!

Sot Kosova shihet me të drejtë si qëndra e shqiptarizmës në Ballkan, por kjo ka ardhur për shkak të rezistencës së pashoqe në të gjitha fushat e jetës, duke ruajtur gjuhën, kombësinë, traditat, zakonet, kulturën dhe edhe fenë. Mosndrrimi i fesë në këtë rast nuk është shenj konservatorizmi e fanatizmi fetar, por shenja e identitetit, sepse ndërrimi i saj dhe konvertimi në fenë e pushtuesit serb, do të sillte pasoja katastrofike për popullin shqiptar në Kosovë. Por nga kjo nuk duhet të përfitojnë spekulatorët fanatike që infiltrohen nga thellësia e Lindjes, sepse në këtë rast mbështjellja fetare është në funksion të mbrojtjes së thelbit kombëtar shqiptar. Pra në këtë rast kemi një shkrirje harmonike të gjithë aspekteve të kulturës, dijeve, besimit në një qëllim, çlirimin nga pushtuesi gjakatar serb, dhe këtu feja myslimane në periudhën e pushtimit serb, luajti rol pozitiv. Ndërsa kur një popull krijon e bashkon kombin ndodhet para probleme te tjera, dhe feja në këtë rast nuk është ne atë funksion që ishte në periudhën e formimit të kombit ku mund të losë një rol pozitiv ose negativ.

Duhet të pranojmë se ndryshe nga se po ndodh në Kosove sot (1998), funksioni i fesë në periudhën e Rilindjes e të luftërave për pavarësi ka pasur më së shumti një rol negativ e ka qenë faktor përçarje. Kush e di historinë sado pak duhet ta dijë edhe faktin se Shkodra disa vite para pavarësisë ka qenë para një nate të Shën Bartolemeu, kur qytetarët e rinj myslimanë, si u inkuadruan me forcat turke shkuan për të nënshtruan Malësinë e Madhe por pësuan disfatë. Në kthim nga shpartallimi, këta puthadorë të pushtuesit shkulen të gjitha kryqet e varreve të fshatrave prej nga iknin. Fanatikët katolikë ja shpërblyen me të njëjtën monedhë urrejtje duke var një derr të therur brenda në një xhami e kjo i konfrontoi qytetarët qe u gjenden para një luftë vëllavrasëse, te barrikaduar, madje u vranë disa shkodranë nga të dy krahët, e cila luftë civile u shmang vetëm me ndërhyrjen energjike të Austro-Hungarisë, e cila e kërcënoi Stambollin me shpallje lufte nëse do tu ndodhte gjë katolikëve shkodranë të rrethuar në lagjet e veta. Prandaj kushdo që dëshiron të jap opinione për çështje kaq delikate si kontributi i fesë në krijimin e kombit shqiptar, duhet të ketë lexuar ca faqe nga historia, nga librat me dokumenta, të ketë shfletuar dy-tre gazeta të periudhës se para pavarësisë, “Albanian” e Faik Konicës të paktën, për të parë si ishin punët atëherë dhe të kërkojnë pastaj e te gjejnë nëpër rrënojat e asaj kohe “xhevahiret” që i dha feja e pushtuesit kulturës së popullit shqiptar.

Në qoftë se ndokush dëshiron të ngrejë flamurin e fesë se vet në Internet, e vetmja mënyre komunikimi për shqiptaret në mbarë botën, le të kuptojë se po bën një punë tepër të dëmshme për popullin e kombin shqiptar. Këtu nuk është fjala për të bërë etiketime, si, jo “tradhtar” e jo “fundamentalist” e të tjera shprehje në zhargonet e atyre që kanë një nivel të ulët në argument, por për t’ju bërë thirrje atyre që merren me kësisoj dokrrash, që të heqin dorë nga propaganda fetare që sjell tension e grindje në mes nesh, duke e bëre dasinë fetare molle sherri e grindjesh. Fanatizmi e pasioni i sëmurë në këtë rrugë, sjellin jo vetëm dem shoqëror e ndjellin konfrontime ne mes shqiptarësh, por edhe rrezikun tjetër që në opinionin botëror ne të shfaqemi si një popull islam, dhe sikur kultura shqiptare nuk është kurrgjë tjetër veç kulturë  fetare islame.

Ka edhe mënyra të tjera për t’ia nxjerrë sytë vetes, sigurisht, por kjo mënyre është me e mira dhe me e efektshmja për armiqtë tanë në Ballkan të cilët do të dëshironin shfarosjen me rrënjë të kombit shqiptar e në pamundësi të kësaj, të paktën tjetërsimin e paraqitjen si një popull i ardhur nga Azia e Arabia e mbetje të perandorisë osmane. Gjithashtu, është gjithnjë aktual morali që del nga dy shprehje të urta popullore shqiptare të krijuara prej brengës së madhe që ka pas i mjeri popull i ndarë e i përçarë historikisht:

“Një e nga një e thyen fare lehte tufën e shkopinjve.” Dhe “Në shtëpinë e të varurit mos e kujtonit litarin!”. Ju lutem!

Kolec Traboini, Boston, 25 nëntor 1998

SKRIPTOMANIA E NJË MANJAKU KONVERTIT (Fragmente)

 Nga Prof. ENGJËLL SEDAJ

(1943-2006)

Në vazhdimin e pestë të shkrimit te tij me titull “Polemikë me maniakë katolikë”, botuar në “Bota sot” (më 12 mars 2000), Abdi Baleta ka përmendur emrin tim, duke thënë se “Rexhepi ka polemizuar fuqishëm pikërisht me 4 njerëz shumë me të njohur se Koleci (Traboini) edhe për aftësi intelektuale, edhe për urrejtje ndaj islamizmit e osmanëve dhe pikërisht me dr. Zef Mirditën, me dr. Engjëll Sedajn, me Ismail Kadarenë dhe me Rexhep Qosen”. Në të njëjtin artikull ky gazetar skriptoman ka pasur guximin të shënonte përsëri emrin tim, por tani duke ia shtuar këtij emri kualifikantin e “tendencave jezuite dhe antikombëtare”, pa dhënë shpjegime më të hollësishme se ku dhe kur kam shfaqur unë “tendenca antikombëtare”. Në të njëjtën mënyrë ai ka vepruar edhe në vazhdimin e shtatë ( 14 mars 2000) të këtij fejtoni, ku ia ka paraqitur lexuesit  emrin tim në një renditje më të gjatë emrash, me te cilët (profesionalisht) Vogëlsia ime, pothuajse nuk ka asgjë të përbashkët. Ai i mbetet borxh lexuesit edhe për mungesën e shpjegimit se çka “ ka polemizuar Rexhepi” me mua dhe se kush qenka ky Rexhep (Hoxha), që, së paku, të dihet se me çka merret ky njeri dhe ku qëndron “përparësia” e argumentit të tij në këtë “polemikë”.

Krejtësisht i mangët është dhe dezinformues edhe në vazhdimin e nëntë (më 16 mars), ku përmend emrin tim në lidhje me Nënë Terezen, që nuk ishte objekt i shkrimit tim. Me një fjalë, dezinformimet manipulative në këto shkrime të gjata e të mërzitshme, pa koncept dhe pa përmbajtje serioze, janë tepër të mëdha që të lijet lexuesi pezull dhe me shumë dilema që vijnë nga ky njeri pa përgjegjësi kur e përmend emrin tim. S’do mend se në lidhje me këtë emër (dhe emra të tjerë) ai paraqet shtrembërime dhe qëndrime të pajustifikueshme në çdo pikëpamje, kështu që praktikisht problemet e tij kanë të bëjnë kryesisht me insistimin këmbëngulës të ndryshimit të fakteve historike të popullit shqiptar dhe te rezistencës së tij të vazhdueshme për liri dhe pavarësi në trojet e veta.

E keqja edhe më e madhe është se ky njeri i humbur, këtë paraqitje të emrave bën duke recituar Kuranin (në vazhdimin e dytë të fejtonit) gjerë e gjatë, bash si një maniak i vërtetë, qe reciton rrugës mendime të pa artikuluara e të pakuptueshme, me një dallim të vogël se as maniakët e rrugës (ndër shqiptarë) nuk e kanë zakon t’ i përbuzin kështu librat e shenjtë në luftë kundër te tjerëve. Çka nuk është parë, as nuk është ndier deri më sot, në këtë fejton me një libër të shenjtë në dorë përbuzet gati tërë historia e popullit shqiptar, sidomos emrat më të njohur, siç është emri i heroit kombëtar Skënderbeu dhe emra të tjerë të rezistencës kombëtare për liri, që, s’ do mend, është në kundërshtim me parimet kuranore.

Ç’ është e vërteta, A. Baleta polemizon me Dom Ndoc Nogën dhe Kolec Traboinin, te cilët s’ kam pasur mundësinë ti njihja, ndonëse edhe nga citatet e tyre (që jep vetë Baleta), kuptohet shumë qartë se ata mbrojnë qëndrimin e pranueshme dhe në pajtueshmëri me rrjedhat e zhvillimit historik të popullit shqiptar dhe me idealet e shenjta patriotike të traditës shqiptare. Megjithatë, unë nuk i kam lexuar punimet e tyre (në Internet) dhe këtu nuk mund të jap mendimin tim të plotë përkitazi me qëndrimet e tyre për çështje që interesohet ky gazetar, por do të përqendroj vëmendjen më tepër te ato momente të cilat lexuesit mund t’ i vijnë në mend, kur e lexon emrin tim dhe te ato efekte që do t’ i ketë dëshiruar edhe autori i këtij shkrimi, kur e ka përmendur emrin tim.

…Në këtë pikëpamje mund te shfaq ndonjë mendim konstruktiv, jo gjithaq pse unë jam marrë me këtë çështje, por pse kam konstatuar se në gjithë letërsinë e vjetër shqiptare (pa përjashtim) dhe në burimet e tjera të kohës së pushtimit të egër turk, dëshmohet imponimi me dhunë i fesë së pushtuesit.

Ç’ është e vërteta, tema qendrore e A. Baletës në këtë fejton është feja islame te shqiptarët, jo gjithaq si “besim në Zotin”, por më tepër si fe “e përqafuar” me vetëdije të plotë për t’ u mbrojtur nga fqinjët, që kishin tjetër fe, fenë e krishterë, kështu që ai  këtu e shikon “rëndësinë dhe rolin shpëtimtar të myslimanizmit në jetën individuale e kombëtare të shqiptarëve dhe dobitë e mëdha që  pati kombi shqiptar nga perandoria Osmane.

“Ky qëndrim mbrohet në kundërshtim me K. Traboinin dhe bashkëmendimtarët e tij se kjo fe, duke qenë fe e pushtuesit, ju ka ardhur shqiptarëve me dhunë dhe atyre praktikisht nuk u ka sjellë asgjë të mirë, por vetëm të këqia. Mirëpo me ketë qëndrim të papranueshëm, sipas Baletës, dalin ata njerëz, të cilët ai i ka quajtur “maniakë kryqëzatash”, sikur këta njerëz të luftonin për idealet në tokën e shenjtë, pra në tokat e huaja e jo për të mbrojtur idealet e tyre në trojet e veta. Duke i krahasuar autorët që i citon ai si kundërshtarë të tezës së tij, pra si “maniakë katolikë”, ose që i takojnë këtij grupi, siç janë, I. Kadare, S. Repishti, M. Frashëri, F. Lubonja. M. Kruja, A. Demaçi, K. Gazideda, K. Resuli, K. Blushi e tj…kuptohet se ai nuk bazohet në burimet e historiografisë shqiptare e as ne rezultatet shkencore të saj, kurse ne çështje teologjike-fetare paraqitet totalisht injorant, nga feja si dhe nga “perandoria” kërkon “dobi” (materiale sigurisht), kurse në punë te fesë së shqiptarëve, thotë ai, “feja e të parëve për të gjithë shqiptarët është paganizmi ( vazh. XI), pastaj krejt dogmatik dhe i pakuptueshëm  është kur pohon se “Libri ka zbritur nga qielli” dhe se falja bëhet në gjuhën që zbriti Kurani në tokë”, që në brendinë  e saj duhet kuptuar si frenim të zhvillimit të gjuhëve dhe të filologjisë dhe që është në kundërshtim me botëkuptimin (teologjik se Zoti ka krijuar njeriun të lirë (në marrjen e vendimeve).

Qëndrimi i artikullshkruesit dhe porosia e tij – në parim- është shumë e qartë se shqiptarët në të kaluarën e tyre nuk duhej të rezistonin, por duhej t’ i nënshtroheshin pushtetit aziatik, ose, së paku, thotë ai (sipas Imam Alisë) “nevoitet bashkëpunimi i dy individëve, i shtypësit dhe atij që e pranon shtypjen”. Prandaj ata që nuk i marrin parasysh “nga sa kanë thënë shumica e studiuesve për shkaqet e përqafimit masivisht të fesë islame, i besojnë një fantazme që kanë përhapur urryesit e islamit” (vazhdimi i katërt). Dhe kjo porosi aktualisht – përsëri në parim – mund ta ketë vetëm një kuptim, se meqë shqiptarët atëbotë e kanë pranuar fenë e pushtuesit dhe nuk kanë pasur nevojë të rezistojnë, ata duhet edhe sot të pranojnë fenë e pushtuesit (sepse pushtuesi prej pushtuesit nuk bën shumë dallim) dhe të heqin dorë nga zakonet (fetare e etj.)  e tyre, sepse rezistenca nuk sjell dobi: rezistenca e atyre që nuk kanë pranuar fenë islame.

Meqë me kohë është dashur të veprohet kësisoj, por të pranohet feja e pushtuesit, sipas Baletës të gjithë ata që kanë bërë rezistencë dhe e kanë kundërshtuar “fenë e pushtuesit”, pak a shumë, janë tradhtarë të kombit, duke filluar nga Skënderbeu e këtej. Madje ata që kanë pasur guximin më të madh të rezistonin më tepër, sipas tij, duhen konsideruar tradhtarët me të mëdhenj, sepse qoftë dhe në mënyrë të tërthortë, ata i kanë shërbyer interesave të huaja (grekëve, serbëve e tj.  Në vend që t’ u shërbejnë interesave të turqve, përkatësish interesave të përbashkëta turko – shqiptare )…

Me fjale të tjera, njerëzit që kanë luftuar kundër turqve aktualisht nuk mund të shërbejnë si shëmbëlltyra të kombit, siç iu ka shërbyer për shembull Pjetër Bogdani, Shtjefën Gjeçovi, të cilin e kishin vrarë serbët afër Zymit në 1929, e siç iu ka shërbyer pastaj ky klerikëve të tjerë kosovarë, që në vitin 1930, kishin shkruar promemorien Kombeve të Bashkuara për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavinë e atëhershme.

… Nuk dihet të jetë shfaqur në literaturën shkencore ndonjë mendim tjetër për përhapjen e fesë se pushtuesit turk në trevat tona të Gadishullit Ballkanik veçse me dhunë dhe me motive çkombtarizuese. Lidhur me këtë, Selami Pulaha, historiani i njohur i periudhës osmane, ka konstatuar madje edhe forma të shumta të dhunës, duke thënë se  “ për islamizimin e popullsisë shqiptare vepruan edhe faktorë të tjerë social-politikë, si masat shtypëse dhe politike dhe sidomos politika e veçantë që ndoqi pushtuesi osman për të thyer luftën çlirimtare nëpërmjet islamizimit të tij”.( Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shek.. XV-XVI, T. 1983, f. 29). Prandaj, shqiptarët duke u bërë myslimanë nuk bënë as faj as delikt, por pushtuesit e egër aziatikë, kurse detyrë e jonë është ta themi të vërteten historike.

Prandaj paraqitja e efekteve pozitive të fesë së pushtuesit te A. Baleta merr përmbajtje komike dhe zgjon interesim të shtuar si krejt e panjohur në literaturën shkencore, sepse tekefundit, i përngjan atij filmit të vizatuar mbi Tomin dhe Xherin, të cilët në lëvizjet e tret shumë lehtë i kapërcejnë kodrat, bash sikur ky i yni, që i kalon shekujt dhe faktet historike pa asnjë pengesë. Ai e konsideron krishterimin si të huaj, jo vetëm aktualisht, por edhe në te kaluarën, përkundër fakteve historike, se, siç shkruan Kasëm Biçoku, “përbërja shqiptare e klerit katolik dhe shkollimi paraprak i tij në Shqipëri i dhanë besimit katolik tiparet e një feje kombëtare, (Falangat që rrëz. kombin shqiptar, T. 1999, f.10).

Në përcaktimet e qarta të polemizuesve të tij ( S. Repishti, K. Traboini….) për apostullin e shqiptarizmit të M. Barletit dhe të protagonistit të veprës së tij Skënderbeut, A. Baleta jep përgjigje të prerë se pikërisht fajin më të madh për kameleonizëm e ka Skënderbeu dhe në përgjithësi kastriotët që ndërronin vazhdimisht fenë, sepse , shkruan ai, Skënderbeu është “rritur dhe edukuar nën flamurin e Muhamedit”, çka do te thotë se qëndrimi i tij peng nuk do të ketë ndikuar në frymëzimin për vendlindjen, por përkundrazi, sikur të thuash se qëndrimi i Bacës Adem( Demaçi) në burgjet e Serbisë nuk ka ndikuar në shqiptarizmin e tij, por në serbizimin e tij, sepse atje ka mësuar të fliste serbisht mirë…

Për P.Bogdanin madje mendon se, duke u sjellë nëpër Shqipëri në kohën e kryqëzatave, ishte “mashtrues i madh”, kështu që nga këto qëndrime kuptohet çdo gjë, që do të thotë se ky artikullshkrues është – thënë në gjuhën politike -edhe më radikal se Shesheli dhe Zhirinovski. Edhe pse këto qëndrime janë shumë te qarta dhe nuk kërkojnë shpjegime të hollësishme, megjithatë, duhet thënë se A. Baleta është shumë perfid dhe vepron me një taktikë të komunistit të konvertuar në demokrat, duke bërë lajka në diferencimin mashtrues, fort mirë të njohur (në Kosovë) nga serbët, që bënin ndarjen e shqiptarëve ne të ndershëm dhe të pandershëm, duke porositur“të dëgjojmë katolikët besimtarë e atdhetarë, jo klerikalistët fanatikë ( vazhdimi VI). Me fjalë te tjera, ai konstaton se “Traboinët dhe te gjithë maniakët katolikë nuk bëjnë gjë tjetër, veçse i shërbejnë strategjisë serbo-greke”, jo vetëm pse kishin shfaqur rezistencë gjatë shekujve për te ruajtur fenë dhe zakonet e tyre, por edhe tani, sepse si të tillë u pengojnë shqiptarëve të tjerë( lexo shqiptareve muslimanë)  dhe u vihen ne shërbim grekëve, serbëve, dhe popujve të tjerë evropianë, ata pra nuk janë te krishterë për vete por për të tjerët. Në këtë drejtim ai do ta shoh shqiptarin, siç është vetë dhe çdo ngjarje dhe personalitet historik që nuk përputhet me modelin e tij, e quan të papranueshëm si një fantazmë, kurse patriotizmin evropian (aq te theksuar në programet e të gjitha partive politike) as që e ka parasysh fare. Atë nuk e brengosin as faktet e trilluara apo supozimet e paarsyeshme se gjoja të krishterët do t’ u shërbejnë grekëve e serbëve, sepse, tekefundit, sipas tij, turqit ishin te mirëseardhur edhe për vetë grekët, të cilët gjithashtu “e kishin thirrur pushtuesin osman që tu ndihmonte kundër sllavëve (vazhdimi v).

Vërejtjet tona: Gabimi më i madh ne aspektin metodologjik i A. Baletës qëndron në faktin se ka bërë seleksionimin e literaturës me qellim të arritjes së rezultateve dhe te konstatimeve krejt subjektive përkitazi me çështje në shqyrtim, kështu edhe kur polemizon me më shumë njerëz të njohur në kulturën shqiptare. Për shembull, nuk ka asnjë argument që do ta kundërshtonte qëndrimin( e cituar) e Mehdi Frashërit se “ feja që suellen me vete dhe e përhapen ne Shqipëri turqit osmanlinj ishte fe në kundërshtim me zakonet shqiptare dhe shkaku më i rëndësishëm  i mospajtimit te popullit qëndron pikërisht ne këtë pikë( vazhdimi IX).

Apostrofimi i njerëzve vend e pa vend e bën te bindshëm lexuesin se ky njeri nuk mund te përballojë një plejadë te tërë “manjakësh”, siç na quan ai neve, duke filluar nga I. Kadare, si më i njohur, e deri te ata që janë më pak të njohur në letrat shqipe, kurse kryengritjet e vazhdueshme të shqiptarëve kundër turqve për liri dhe pavarësi, nuk i përmend fare, sepse as që citon ndonjë historian (shqiptar).

Botkuptim i gabueshëm është gjithashtu të kërkosh sot efekte pozitive nga një ngjarje (historike) tejet negative që ka ngjarë para disa shekujsh, siç ka ndodhur me pushtimin e vendeve tona nga barbarët aziatikë…Si mund te ketë pasur efekte pozitive apo ndonjë te mirë nga pushtuesit aziatikë, si bartës të injorancës dhe te fesë se tyre te politizuar( e huazuar nga arabët), kur gjatë kohës se pushtimit nuk iu kanë dhënë shqiptarëve të drejtat kombëtare dhe qytetarë?! Prandaj edhe mund te merret me mend se çka do te thotë per qenien etike dhe etnike shqiptare t’ i takosh pushtuesit, qoftë dhe fetarisht, në kohen kur ishte ne fuqi ligji i sulltan Bajazitit të II (siç shkruan E. Çabej ne parathënien e “Mesharit”), se për botimin e një libri në gjuhen shqipe dënimi ishte me vdekje, kurse shndërrimi i kishave në xhami, sidomos ne ato qendrore me te njohura ne Shqipëri, ishte një praktikë e vazhdueshme. Një prek kishave të para katedrale që kishin shndërruar në xhami turqit para vitit 1575, ishte ajo e Lezhës për të cilën në një dokument të kohës thuhet: “U mor prej turqve kisha katedrale në qytetin e Lezhës dhe e bane xhami pasi i hodhën në lumë eshtrat e te vdekurve të mjerë, dhe kjo gjë shkaktoi kaq shumë dhimbje e vajtim ndër këta popuj sa gjëmimet e tyre arritën deri ne yje”( Cituar sipas: Dokumenta të shek.. XVI-XVII…vëll. II, T.1990, f. 301).

Siç shihet, turqit jo vetëm që nuk mundësuan zhvillimin e vetëdijes kombëtare ndër shqiptarë, por u përpoqën të zhduknin edhe atë që ishte arritur (asnjë libër nga letërsia e vjetër nuk është ruajtur në Shqipëri por ne Itali), kështu që ky popull e ruajti vetëdijen kombëtare në bazë te rezistencës së vazhdueshme antiturke, të organizuar kryesisht nga prelatët e krishterë, për te cilët E. Çabej, ndërmjet të tjerash, thotë: “përveç se barinj shpirtërorë, kanë qenë edhe agjitatorë, dhe pas frymës së kohës, pa ndarë idenë e fesë nga atdheu, në kohen e sundimeve të huaja kanë udhëhequr popullin në luftë për të drejtat e tij, në njërën fushë dhe në tjetrën”, (Studime gjuhësore, IV, faqe 341.).

Këtu qëndron një përparësi e konsiderueshme e shqiptarëve, jo vetëm në krahasim me klerikët muhamedanë , dhe te organizimit fetar të tyre me qendër ne Stamboll, por edhe në krahasim që mund të bëhet me vetë turqit, të cilët nuk e kishin mundësinë e zhvillimit  te gjuhës se tyre për shkak te obskurantizmit dhe te militarizmit, kështu që ata vetë qenë te detyruar të huazonin prej nesh( prej evropianëve, pra) edhe shkrimin(e latinicës) dhe ta fusnin në përdorim të dendur më vonë se shqiptarët. Vetëm ky faktori i rëndësishëm, që tregon se ata, pas rënies së Perandorise Osmane, dolën më te varfër se shqiptarët, së paku në punë te alfabetit të tyre, do te mjaftonte që ne t’ i kthehemi kulturës sonë, kulturës evropiane, nga i kanë drejtuar sytë edhe vetë turqit…

Botuar në “Bota sot”, 22, 23 mars 2000, f.15.

Kushtuar ditëlindjes së Nënë Terezës

Nga: Argjira Ukimeri, Ma.Sci, Pedagoge

Pprizren . Gusht 2024

“Zoti jem, po më vjen keq me gjithë zemër për gjithë mëkatet që kam ba, se kam bjerrë parrizin, kam meritue ferrin, por ma fort se t’kam fye Ty, o e mira e pambarueme që kaq fort m’ke dashtë. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të nap fjalën, me ndihmën tënde, mos me t’fye ma kurrë”. – Ishte kjo lutja që çdo herë Shën Nënë Tereza i drejtohej Zotit Hyj. Person i dashtun për të gjithë, Ndihma e saj për të sëmurët, nevojtarët, të pastrehët, hapja e shkollave dhe zhdukja e analfabetizmit, ndikuan që e gjithë bota të njehë shpirtin human të Shën Nënë Terezës. E ndikuar nga forca e Shkrimeve të Shenjta, Dashuria e Hyjit dhe ndikimi i tij në Terezën me shtatë-shkurtër por me një zemër të madhe, arriti të thyej autoritetin e heshtjes globale ndaj varfërisë, dhe skamjes që mbizotëronte atë kohë në mbarë globin. Në mënyrë lunatike, Shën Nënë Tereza përmes veprave pozitive, edhe njherë u tregoi të gjithëve që përmes përkrahjes, vullnetit jemi më afër Zotit. Mbi të gjitha “ZOTI ËSHTË DASHURI”

MREKULLIA DHE LUMNIMI I NËNË TEREZËS

Më 5 shtator 1997, vdiq Gonxhe Bojaxhiu. Pas vdekjes së saj, Selia e Shenjtë filloi procesin e lumnimit të Nënë Terezës. Ky proces, është hapi i dytë që të drejton kah Kanonizimi. Mu për këtë çështje (Lumnimin), u emërua Kolodiejchuk – Postulator nga Dioqeza e Kalkutës. Pas emërimit të tij, Kolodiejchuk u shprehë kështu: “Ne nuk kemi pse të vërtetojmë se ajo ishte e përsosur. Ose nuk bëri ndonjë gabim.  Ai duhej të dëshmonte se veprat dhe vyrtytet e Nënë Terezes ishin heroike. Poashtu, Kolodiejchuk përgatiti dhe dorëzoi 76 dokumente, të shkruara në 35.000 faqe. Të gjitha këto dokumente, bazoheshin në intervista të ndryshme, dhe kishte gjithësej 113 dëshmitarë. Këtyre të fundit u kërkohej që të përgjigjeshin në 263 pyetje të ndryshme. Vatikani, me shumë kujdes i studioi të gjitha kritikat e botuara dhe të pabotuara, që u shkruan për jetën, veprën dhe  mrekullitë e Shën Terezës,  Hitchen dhe Chatterie, botuan një libër krtik për Nënë Terezën, ku edhe në gjykatë kundërshtuan çdo gjë që kishte të bënte me këto çështje. Mirëpo, akuza dhe pretendimet e ngritura u hetuan nga KONGREGACIONI PËR KAUZAT E SHENJËTORËVE. Ndërsa grupi i caktuar për këto çështje, nuk gjeti asnjë pengesë të vetme për Kanonizimin e Nënë Terezës.

Kështu që, ky Kongregacion lëshoi edhe obstetrin e saj NIHIL, më 21.04.1999. Edhe disa shkrimtarë të tjerë katolik, kundërshtuan ashpër Kanonizimin e Gonxhes, duke e quajtur një SHENJË KUNDËRSHTIE. Duke anashkaluar kritikat, dhe duke u bazuar në fakte dhe argumente, një komunitet i veçantë mjekësor vendosi që të njohë të gjitha mrekullitë e Shën Nënë Terezës. TË GJITHA MREKULLITË E SAJ, JANË DËSHMI E NDËRHYRJES HYJNORE.

Më poshtë do të shohim disa nga këto mendime:

Presidenti Pratibha Patil, për Nënë Terezën tha kështu: „E veshur me një sari të bardhë me një kufi blu, ajo dhe motrat e Misionarëve të Bamirësisë u bënë një simbol i shpresës për shumë njerëz – të moshuarit, të varfërit, të papunët, të sëmurët, të sëmurët përfundimisht dhe ata të braktisur nga familjet e tyre!

Kardinali i njohur Paskal, dha mendimin e tij: S’ mund të jetë një popull i vogël, derisa ka dhënë një person aq të madh sikur Nënë Tereza. Gonxhe Bojaxhiu, u bë urë ndërlidhëse e njohjes së Shqipëtarëve dhe Botës.

Papa Gjon Pali II (Karol Ëoytila), për Shën Nënë Terezën u shprehë kështu: “MADHËSHTINË E SAJ E SHIKOJMË NË AFTËSINË E SAJ PËR TË DHËË PA MARRË ASGJË, PËR TË DHURUAR – DERI NË DHIMBJE” GJITHË JETA E SAJ ISHTE UNGJILLI I GJALLË.

Ish presidenti i SHBA-ve BILL CLINTON, duke u mbështetur në punën, dëshirën dhe çdo gjë tjetër që bëri Nënë Tereza, shprehu dëshirën dhe dashurinë mbi popullin shqiptar. Në qershor të vitit 2002, për Nënë Terezën tha kështu: “NËNË TEREZA, ISHTE E PARA QË MË BËRI TA DUA KOMBIN SHQIPTAR. TANI NDIHEM SHUMË KRENAR PËR KËTË. KËTU E PLOTËSOVA NJË DETYRIM MORAL NDAJ SAJ DHE NDAJ VLERAVE TË LIRISË” NDIHEM SHUMË KRENAR PËR NJË NËNË KAQ TË MADHE“

Ish sekretari i përgjithshëm i UN Javier Perez de Cuellar, shprehet: Përkushtimi i saj gjatë gjithë jetës për kujdesin e të varfërve, të sëmurëve dhe të pafavorshëmve ishte një nga shembujt më të lartë të shërbimit për njerëzimin. „Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë, mua që ta lë Atë të ketë një dorë të lirë.

Papa Benedikti XVI, Nënë Terezën dhe jetën e saj, e kishte përmendur 3 herë në veprën e tij DEUS CARITAS EST (ENCIKLIKA E PARË E TIJ). Në pikat kryesore të kësaj vepre shkruhet kështu: NË SHEMBULLIN E TEREZËS SË BEKUAR TË KALKUTËS, KEMI NJË ILUSTRIM TË QART TE FAKTIT SE KOHA E KUSHTUAR ZOTIT NË LUTJE, JO VETËM QË NUK E PRIVON NGA SHËRBIMI EFEKTIV DHE I DASHUR NDAJ FQNJËVE TANË, POR NË FAKT ËSHTË JË BURIM I PASHTERSHËM I KËTIJ SHËRBIMI. Poashtu, ATI I SHENJTË shkruan kështu: “VETËM LUTJA MENDORE DHE LEXIMI SHPIRTËROR, MUND TA KULTIVOJNË DHURATËN E LUTJES SONË”

Ndërkaq, historiani dhe profesori i njohur amerikan, Douglas Brinkley tregon kështu: QYSH NGA KOHA E KONSTANTINIT TË MADH, E DERI NË DITËT E SOTME, PËRVEÇ NËNË TEREZËS, GADISHULLI BALLKANIK NUK KA ASNJË PERSONALITET ME RËNDËSI KAQ TË MADHE, DHE NJË PERSON MË TË SHQUAR.

SHËN ANJEZË BOJAXHIU – LUTU PËR NE TË GJITHË DHE PËR BOTËN MBARË