Kreu Blog Faqe 762

Organizohet pritje për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës në Ballkonin e Hapur

0

Prishtinë, 24 gusht 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi në Ballkonin e Hapur këtë mëngjes, pritje për qytetarët ukrainas të cilët punojnë e jetojnë në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. 

Në bashkëbisedimin e zhvilluar, Kryeministri i uroi fillimisht të gjithë qytetarët ukrainas dhe Ukrainën në Ditën e Pavarësisë së shtetit të tyre.

Kryeministri më tej tha se historitë tona të përbashkëta të vështirësive na kanë bërë veçanërisht të ndjeshëm ndaj përvojës thellësisht të dhimbshme të përballjes me kërcënime të vazhdueshme nga një regjim autoritar.

 Ai shtoi se demokracia që kemi ndërtuar në Kosovë nuk është vetëm për popullin e vendit tonë, por edhe mikpritëse për të gjithë e veçanërisht për miqtë tanë që luftojnë për liri dhe demokraci. Duke shprehur vlerësimin e lartë dhe solidaritetin me Ukrainën dhe qytetarët ukrainas, kryeministri shprehu se qeveria do të vijojë të mbështesë maksimalisht dhe palëkundur, luftën e drejtë të Ukrainës, kundër invazionit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse.

Ndër pjesëmarrësit në këtë pritje ishin dhe shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, si dhe Drejtori i BERZh-it për Kosovë, Sergiy Maslichenko.

Ftesë për Media e Organizatës Shqiptaria rreth ekspozitës së hapur për nder të ditëlindjes së Nënë Terezës në Prishtinë

0
Organizata Shqiptaria
___
Të nderuar përfaqësues të mediave,
___
Shoqatat “Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë”, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë dhe të mbuloni ngjarjen e veçantë të ekspozitës së hapur për nder të ditëlindjes së Shenjtores Nënë Tereza, e cila do të mbahet më datën 26 gusht 2024 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Kjo ekspozitë përmban vepra artistike të krijuara nga artistë të njohur dhe të rinj, të cilat pasqyrojnë jetën, veprën dhe mesazhet e përjetshme të humanizmit dhe dashurisë që Nënë Tereza përfaqësonte. Ngjarja ka për qëllim të nderojë trashëgiminë e saj të pasur dhe të frymëzojë publikun për të vazhduar rrugën e shërbimit dhe dhembshurisë ndaj të tjerëve.
Pjesëmarrja dhe mbulimi juaj mediatik është shumë i rëndësishëm për ne, pasi do të kontribuojë në përhapjen e këtij mesazhi të rëndësishëm në mbarë shoqërinë. Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje dhe të kontribuoni me prezencën dhe raportimet tuaja në promovimin e kësaj ekspozite me vlera të mëdha kulturore dhe humane.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun dhe do të ofrojë mundësi për intervista me organizatorët, artistët dhe pjesëmarrësit.
Ju mirëpresim me respekt dhe shpresojmë në pjesëmarrjen tuaj!
***
Data:26 Gusht 2024
Vendi: Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë
Koha: Nga ora 12:00 deri në 18:00]
Për më shumë informacione, ju lutemi të kontaktoni:
Veton Gusia, e-mail: vgusia@gmail.com
Tel: +383 44 184 687
Basri Beka , emai: basribeka1@gmail.com
Tel: +38344899255
Organizata Shqiptaria & Artistët për Artistë

Për Rrustem Beqir Bruqin (28 gusht 1958 – 6 korrik 1998), të eturin për dituri e liri

1

I etur për dituri dhe liri – Rrustem (Beqir) Bruqi( 28 gusht 1958 – 6 korrik 1998)

Rrustem Bruqi, u lind më 28 gusht të vitit 1958, në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, nga babi Beqiri dhe nënë Ajshja.

Më 1 shtator 1965, fillon mësimet e para në klasën e parë në Shkollën Fillore “Liria” (tash Sh.F. “Isa Boletini” – vërejtje Shkodran Imeraj) në Isniq. Shkronjat e para Rrustemi i mori nga mësuesi Maxhun Bruqi, që më kalimin e kohës do të bëhen udhërrefyesë në rrugëtimin e tij për ti sjellur lirin vendlindjës së tij Kosovës.

Sukseset në shkollë gjithënjë ishin më të, dhe keshtu më sukses të shumë mirë më 25 maj të vitit 1973, e përfundon shkollimin fillore.

Pasi e përfundoi shkollën fillore, edhe përkundër kushtëve të veshtira ekonomike, vazhdoi shkollimin e metutjeshmë. Në shtator të vitit 1973 regjistrohet në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, në Drejtimin Shkencori-Natyrorë.

Dituria dhe hapsira studiuese tani ishin krijuar si horizont në jetën e Rrustemit. Keshtu më 25 janar 1978, e përfundon Gjimnazin.

I etur për dituri, Rrustemi në vjeshtën e vitit 1978, vazhdoi rrugëtimin e mëtutjeshmë duke u regjistruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Jeta studentore për të riun isniqas ishin vitët e kthesës së madhe në rrugëtimin e tij.

Rrustemi, më interes të vaçant i ndjekte ligjeratat. Kohën e kalonte dukë studijuar, por edhe duke biseduar më shokët e tij. Rrustemi e studionte Drejtesinë, dhe kjo pati ndikum që në jetë të vepronte i drejtë, çka ndikim patën Ligjeratat e profesorëve të Rrustemit siç ishin prof.dr.Bardhyl Qaushi, prof.dr.Esat Stavileci, prof.dr.Gazmen Zajmi etj.

Rrustemi si Student i Drejtesisë ishte në ballë të Demostratave të cilat shpërthyen në vitin 1981. Në Demostratat e muajit Mars, ai ishte krah për krahë më shokët e tij tek Menza e Studentëve.

Po ashtu edhe në Demostratat e Prillit të vitit 1981, Rrustemi bashkë më shokë ishtë në ballë të Demostratave në Qendër të Prishtinës, ku u konfrontuan më policinë jugosllave. Më këtë rast Rrustemi arrestohët dhe më ndihëm e tre policëve kosovarë arratisët nga paraburgimi.

Demostratate e vitëve ’80, kishin ndikuar në jetnë dhe vëprimtarinë e Rrustemit. Ishin ato Demostrata të cilat ndikuan që ai më përkushtim dhe vendosmeri ti sherbei atdheut.

Aktiviteti i Rrustemit i’u kishte renë në sy puntorëve të sigurimit, dhe shpeshherë ishte nën përcjelljën e tyre.

Më 1983, Rrustemi kyqët në Shoqërin Kultruoro-Artistike “Mehemt Riza” në Isniq.

Fillimisht Rrsutemi, në SHKA “Mehmet Riza”, është angazhura si organizatorë, që do të ndihmontë përgaditjën dhe organizimin e koncertëve dhe shfaqjëve teatrore. Ai po ashtu ishte edhe Anëtar i Kryesisë së SHKA “Mehemt Riza” dhe Kryetar i Rinisë së fshatit Isniq.

Në rrafshin artistik, Rrustemi për herë të parë është angazhuar në shfaqjën “Beselamë pse po më flijojnë”, në regji të artistit të mirënjohur Skender Tafaj.

Po ashtu në nderkohë është angashuar edhe në “Pirgu i Lartë” të autorit Teki Dervishi, po ashtu në regji të Skender Tafaj. Po ashtu shfaqje tjeter ku Rrustemi ka qene i angashuar ishte edhe shfaqja “Fosilet” të Azem Shkrelit.

Ndërsa për shfaqjët e trupës teatrale të Shoqërisë Kulturo-Artistikë “Meshmet Riza” nga Isniqi në sezonin 1982/1983, Enver Pajazitaj, bashkëkohanik i Rrustemit kujton : “Në njëren nga dramat kishte rol pa tekst, ishte një ushtar i popullit miëpo qëndrimi i tij ushtarak, caktimi në këtë rol e beri të ndihët mire dhe ta realizoj ashtu si duhej bërë. Ky rol i dha mundësin ta shprëhet ndjenjën e mbrendshmë shpirtërore dhe mëndjës, të shprehët deshirën që një ditë do të behët ushtar i popullit dhe ashtu ndoshi.”.

Më 16 nentor 1984 Rrustemi, Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, dhe mori titullin Jurist i Diplomuar.

Pasi Diplomoi për Drejtësi, Rrustemit i’u desht të shkoi në Sherbimin Ushtarak, ku aty ka fundi i viti 1984, ai së bashku më shokun dhe bashkëvendasin e tij Agim Kukleci shkuan në Sherbim Ushtarak në Strumnic të Maqedonisë.

Gjatë Sherbimit Ushtarak që të dytë, Rrustemi dhe Agimi, u maltretuan dhe u keqtrajtuan nga ana e oficerëve jugosllav. Por Rrustemi dhe Agimi, gjetë një përkrahje nga oficeri nga Kosova Rrustem Tetaj dhe Avdulla Balaj

Aty ka fillimi i vitit 1986, Rrustemi sëbashku më Agimin, e kryen Sherbimin Ushtarak, dhe u kthyen në vendlindjën e tyrë në Isniq.

Keshtu më 16 dhjetor 1986, Rrustemi u pranua si Praktikan në Gjykatën Komunal të Deçanit.
Pasi punoi 1 vitë e 3 muaj, në Gjykatën Komunal të Deçanit, ai praktikën e përfundon më 15 mars 1986.

Rrustemi për disa muaj mbeti në shtëpi, duke mos gjetur vend të punës. Por më 17 tetor 1988, më ndihmën e Salih Çekajt, Rrustemi filloi punën si Gjyqtarë në Gjykatën për Kundërvajtje në Deçan.

Suspendimi i Autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë më 1989, ngriti ndenjën nacionale të Shqiptarëve të Kosovës. Populli i Kosovës u ngrit në Demostrata të mëdha.

Në Demostrata e 28 marsit të vitit 1989, Rrustemi ishnë në ballë të popullit në Qendër të Deçanit. Por kjo të ishtë shumë e hidhur për Rrustemin, pasi që në Demostratën në fjalë u vra nga ana e policisë serbë, shoku dhe miku i pandashëm i Rrustemit, Agim Kukleci.

Formimi i Lidhjës Demokratike të Kosovës, pati jehonë të madhë ndër Shqiptarët. Më të shtrirjën e aktivitetit të LDK-së në Deçan, edhe Rrustemi ju bashkangjitë kësaj Levizjë gjithë popullore.

2 korriku dhe 7 shtatori i vitit 1990, patën ndikim shumë të madhë në veprimtarin e Rrustemit. Rrustemi e kishte kuptuar së Populli i Kosovës, duhët të bëntë shumë punë për të fituar Lirinë dhe Pavarsinë nga Serbia.

Që nga muaji maj kur u themelua Shoqata e Pavarur e Juristëve të kosovës Dega në Deçan, Rrustemi ishte Anetar i Kryesisë së Degës.

Pas përfundimit më sukses të dy Mbledhjeve të mbajtura në Shkollën Fillorë në Carrabreg, Rrustemi ishte caktuar si nikoqir i takimit të radhës. Pas konsultimeve në Degë, u vendos që të Thirrej Mbledhja e Isniqit.

Për organizimin e terenit për mbajtjën e mbledhjës në Isniqi, Rrustemi ka bashkëpunuar më koleget Ismet Kukleci, Zekë Sinanaj dhe Haxhi Sinanaj.

Më 10 tetor 1990, rreth orës 15:00, në Lokalët e Shkollës Fillore “Liria” në Isniq, i hapi punimët Mbledhja Historike e Isniqit.

Mbledhja e Isniqit u thirrë më iniciativën e Salih Çekaj në bashkëpunim edhe më Rrustem Bruqin si vendas dhe Isat Mushkolaj.

Në Mbledhje kan marë pjesë rreth 45 juristë nga Komuna e Deçanit më rrethinë.

Pas shumë diskutimësh në Mbledhjë, u vendos që të formohej Grupi i Jursitëve për të hartuar Statutin e Komunës së Deçanit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës të Miratura në Kaçanik më 7 shtator 1990.

Në mesin e pesë juristëve të cilët përbenin Grupin për Hartimin e Statutit të Komunës ishte edhe Rrustem Bruqi.

Punëtorët e sigurimit serb, i’u kishin renë në gjurmë Grupit të Jurisëtve. Pas shumë hulumtimeve arrestohët një pjesë e grupit. Rrustem Bruqi, u arrestua më 8 nëntor 1990, dhe u lirua nga ana e hetuesisë në mungesë të provave.

Më 26 gusht 1991, më vendim të posaqëm nga Kolegji Krahinor për Kundërvajtje, 01.nr.212/91, Rrustem Bruqi largohet nga puna.

Më këtë rast do të japim një fragment nga Dokumenti i Lartë përmendur :

“Rrustem Bruqi, gjyqtar i Organit komunal për kundervajtje në Deçan, përkohësisht largohet nga detyra e Organit Komunal për Kundervajtje në Deçan, duke filluar prej 26.08.1991.

Perkohesisht largohet nga detyra Rrustem Bruqi, Gjyqtar i Organit Komunal për Kundervajtje ne Deçan, dhe zgjate deri te nxjerrja e vendimit defeinitiv sipas procedures se inicuar për zhgarkimin e tij.”.

Më tu largua nga puna ai në fillim të vitit 1992, vepro në Kryesin e LDK-së dega në Deçan, si dhe në Këshillin për Pajtimin e Gjaqeve.

Situata në Kosovë ishtë shumë e rendë, Rrustemi nuk e ndalte veprimtarin në sherbim të ç’ështjës Kombëtare.

Gjurmëve të tij i’u kishin venë Puntorët e Sigurimit. Keshtu duke e analizuar situatën në Kosovë, në bashkëveprim më shokët dhe familjën e tij, Rrustemi në vitin 1994 mërre rrugën e mergimit, i bindru së një ditë do të kthehët prapë në Kosovë.

Rrustemi së bashku më gruan dhe femijët vendoset në qytetin e Kronach-të në Gjermani Atje fillon aktivitetin e tij politik në shrebim të ç’ështjës së Kosovës.

Në Gjeramni Rrustemi takohet më shokun e idelati Salih Çekaj.

Rrustemi së bashku më Salihun, në mergim organizuan dhe sensebilizuan diasporen shqiptare për situaten në Kosovë.

Po ashtu Rrustemi ishtë njëri nga themeluesit dhe aktivistët e Shoqatës Humanitare “Agim Kukleci”, e cila veprontë në botën perëndimore në Mergatën Shqipatre.

Fund vitët ’90 të shekullit XX, ishin vitet e ktheses së madhe në Kosovë. Rrustemi, tani më e kishte kuptuar së Lufat në Kosovë ishte e pa shmangshme.

Fillimi i Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK), më 1998, Rrustem Bruqin e gjeti të përgaditur moralisht dhe kombetarisht.

Keshtu më 8 qershor 1998, Rrustemi e leshoi Gjermanin, dukë e lenë familjën, u nisë për Kosovë, për t’ju bashkangjitur vëllezrëve dhe motrave të UÇK-së.

Më 11 qershor 1998, pas katër vitëve largë Kosovës Rrustemi kalon kufirin Shqipëri-Kosovë. Pas rrugëtimit dy ditësh, më 13 qershor 1998, Rrustemi së bashku më shokët e tij, arrin në vendlindjën e tij në Isniq.

Rrustem Bruqi, në Luftën e UÇK-së, sherbeu në Brigadën 134 në Zonën Operative të Rrafshit të Dugagjinit.

Në Komandën e Brigadës 134, Rrustemi operonte në Komandën për Moral.

Më 6 korrik 1998, forcat e shumat ushtarako-policore serbe sulmuan fshatin Logjë të Pejës.

Më sulmin ndaj Logjës lajmërohet Komanda e Brigadës 134 “Jusuf Gervalla” në Prapaqan. Komanda jep urdhër që disa Njësitë Ushtarake të shkojnë në drejtim të Logjës në ndihëm Shtabit Lokal. Në mesin e Ushtarëve Çlirimtarë që shkon në Logjë ishte edhe Rrsutem Bruqi.

I pa lekundru dhe stoik luftoi ballë për ballë më armikun serb. Rrustem, e kishte pritur këtë qast për të dhenë kontributin e tij edhe më pushkë në dorë, për Çlirimin e Kosovës.

I vendosur dhe stoik, për të i’a sjellur lirin Kosovës, duke mos u zbrapsur nga sulemt e armikut, në ora 14:30 heroikishr ra për të mos vdekur kurr në Betejn e Logjës Deshmori Rrustem (Beqir) Bruqi.

Më posht do të japim një citat nga bashkëluftetarët e tij në Betejen e Logjës : “Të gjithë kan mëndur së ai nuk është vrarë por është palgosur, pasi renia e tij ka qenë shumë e butë sikur të mos dontë ti shkaktonet dhimbjë tokës të cilën dhe edhe jetën”.

Po atë ditë në Betejën e Logjës ranë Heroikish edhe Lumni Surdulli nga Vushtrria dhe Enver Alaj nga Dranoci i Deçanit.

Varrimi i Deshmorti Rrustrem Bruqi dhe bashkëluftetarëve Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, u bë në varrezat e Isniqit më 7 korrik 1998.

Në varrimin e deshmorëve morën pjesë qindar bashkëvendas dhe bashkëluftetarë të orëve të para të Luftës së UÇK-së.

Rrustem Bruqi dha jetën për Lirin e Kosovës dhe ra Heroikisht për të mos vdekur kurrë. Trupi i tij prehet i qetë në varrezat e dëshmorëve në Qendër të fshatit Isniq.

Duke e nderuar jetën edhe veprën e Rrustem Bruqit, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Rrustem Bruqin e ka nderuar me urdhirn me të lartë të shteti “Hero i Kosovës”.

“Përlindja e Shqipërisë” e Dhimitër Beratit, një organ në mbrojtje të drejtave kombëtare

Dhimtër Berati në rini

Nga: Frank Shkreli

NEPËR ANALET E HISTORISË SË SHTYPIT SHQIPTAR – Dhimitër Berati

     “Përlindja e Shqipërisë” — Një organ në mbrojtje të drejtave kombëtare

                                  (24 gusht, 1913 në Vlorë)

Në analet e historisë së shtypit të lirë shqiptar domosdo përfshihet edhe gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, numri i parë i të cilës është botuar me 24 gusht, 1913 në Vlorë. Thuhet se ka qenë gazeta e parë zyrtare, politike e cila si mision të saj kishte bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Dhe si e tillë, për kohën e shkurtër që është botuar, ka mbështetur qeverinë e re shqiptare, të kryesuar nga Ismail Qemali, përball sfidave dhe kërcënimeve, ndaj trojeve shqiptare, të asaj kohe.

“Përlindja e Shqipëniës” e vitit 1913, ishte ndër gazetat e para të shtetit të pavarur shqiptar. Botohej në Vlorë dy herë në javë, të mërkurën e të shtunën. Numri i parë doli më 24 gusht 1913 dhe vazhdoi deri në 1914.  Botonte lajme politike, ekonomike, shoqërore e kulturore. Mbështeti politikën e qeverisë së përkohshme të Vlorës, të kryesuar nga Ismail Qemali. Por vija editoriale e saj ishte mbrojtja të drejtave të Kombit shqiptar dhe kufijve të Shqipërisë, kundër synimeve grabitqare të shteteve shoviniste fqinje dhe intrigave të fuqive të huaja. Përsa vazhdoi së botuari, “Përlindja e Shqipëniës”, bënte thirrje për bashkimin e popullit në zhvillimin dhe përparimin e shtetit të ri shqiptar, të posa ishte shpallur, i pavarur. 

Gjëja që më ka tërhequr vëmendjen ndaj kësaj gazete të hershme është titulli por sidomos nën-titulli i saj: “Organ për me mprojtur të drejtat kombëtare”.  Por, edhe emri i Drejtorit Përgjegjës të asaj gazete, Dhimitër Berati, më ka tërhequr interesimin kur jam arratisur në botën e lirë, në vitin 1970 pasi ishte një emër që e kisha dëgjuar.  Merreni me mend sot një gazetë me një nëntitull të tillë në faqen e parë: organ në mbrojtje të drejtave kombëtare! Ka njeri ose media sot që haptazi e shpallin veten si mbrojtës të interesit kombëtar?! Ndoshta ka ndonjë.  Apo, njihni ndonjë politikan shqiptar të këtyre 30 e sa viteve “demokraci”, që të flasë me bindje parimore, në mbështetje të interesave kombëtare, ose të ndonjë veprimtarie mbarë-kombëtare shqiptare — mbi ato interesat personale dhe partiake –interesa për të cilat janë të njohur aq shumë nga politikanët aktualë shqiptarë?! Ndoshta mund të jetë ndonjë aty këtu, por zëri i tyre edhe kur kanë bërë ose bëjnë ndonjë deklaratë në mbrojtje të interesave kombëtare, sot ato zëra, nuk mbështeten, por mbyten ose injorohen nga mas-media digjitale e shitur tek politikanët “modernë”. 

Por t’i kthehemi subjektit të këtij shënimi modest me pyetjen se kush ishte Kryeredaktori i gazetës “Përlindja e Shqipëniës”, Dhimitër Berati, i cili drejtonte organin që promovonte mbrojtjen e të drejtave kombëtare. Ai ishte pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëri prej nënshkruesve të saj. Berati ishte gjallë deri në vitin 1970 – i fundit i nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë — kur ndërroi jetë nga një aksident automoblistik në Romë. Historia e njeh kontributin e Dhimtër Beratit edhe si pjesëmarrës i shquar aktiv në Konferencën e Paqës në Paris me 1919.  Përgjithësisht, veprimtaria e tij ishte shumë dimensionale në politikë e publicistikë, përfshir bashkpunimin me At Gjergj Fishtën dhe më vonë në mërgim edhe me Ernest Koliqin, një bashkpuntor i ngusht i tij me shkrimet e tija që botoheshin në revistën Shëjzat.

Botuesi i gazetës “Përlindja e Shqipëniës”, organi që filloi botimin me 24 gusht, 1913, me synimin për t’ia kushtuar atë mbrojtjes së të drejtave dhe interesave kombëtare të shqiptarëve, Dhimitër Berati, ndërsa i mërguar pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist në Shqipëri – ai vazhdoi të punonte, aktivisht, me komunitetin shqiptar në Romë por edhe më gjërë, në mbështetje të interesave kombëtare, përfshir lidhjet e tija me komunitetin shqiptaro-amerikan.  “Në nëntor të vitit 1969, prania e tij në kremtimet e Vatrës në Boston dhe New York”, shkruante Ernest Koliqi me rastin e kalimit në amshim të bashkpuntorit e kolegut ti tëj ngusht, Dhimtër Berati, të pranishëmve në ato festime, “i dha vështrim të posaçëm shfaqjeve të ndryshme që u zhvilluan në atë rast.”  Shënohet se Berati gjatë qëndrimit të tij në New York u kishte folur shqiptaro-amerikanëve me “hollësi të çmueshme” rreth ngritjes së Flamurit në Vlorë me 28 nëntor, 1912, ku edhe ai vet kishte qenë i pranishëm dhe nenshkrues i dokumentit të Pavarësisë.

Pyetjes së kush ishte Dhimitër Berati, kryeredaktori pra i organit “Përlindja e Shqipëniës”, gazetës së vet-shpallur “Organ për me mbrojtur të drejtat kombëtare”, ndoshta i është përgjigjur më së miri kolegu e bashkpuntori i tij i ngushtë, Ernest Koliqi: “Ai ishte dekani i Rilindasve ende në jetë dhe simboli i idealeve që frymëzuen lëvizjen për Rilindjen kombëtare dhe kunorzimin e saj me 1912, mbas sa mundimesh e gjaku të derdhun.”’

Fotot nga Revista “Shëjzat” e Ernest Koliqit (XIV, 1970 – 7-9 Dhimtër Berati në Konferencën e Paqës në Paris (1919) me Imzot Luigj Bumçin dhe At Gjergj Fishtën 

Si përfundim pra në këtë përvjetor, Dekani i Rilindasve, Dhimitër Berati nuk duhet të harrohet, as të anashkalohen meritat e tij patriotike, gazetareske e publicistike, siç nuk duhet të harrohen as kontributet e bashkëpuntorëve të tij të ngushtë, At Gjergj Fishta dhe Ernest Koliqi. Por të kujtohen dhe të nderohen, pa paragjykime ideologjike, brez pas brezi, për kontributin e tyre të gjatë dhe për meritat e veçanta të tyre në shërbim dhe në interes të Kombit shqiptar, ashtu siç i ka hije një populli që jeton në shekullin 21. Si firmëtar i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Dhimitër Berati, me shokët e tij të të njëjtit mendim e qëllim, nuk meritonin persekutimin nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës, as nuk meritojnë të hidhen në harresë sot e kësaj dite.

Dhimitër Berati duke folur në darkën e “Vatrës” në Hotelin “Americana” në Nju Jork, Nëntor, 969 — 50-vjet pas pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Paqës në Paris, 1919.

Por për fat të keq, bazuar në historinë e këtyre 3-dekadave të një periudhe gjoja “post-komuniste”, për shkak të një trashëgimie komuniste, një  mizorie të kohërave të sotëme në trojet shqiptare dhe padrejtësisë së fatit të tyre, Atdheu ende nuk ua njeh këtyre burrave, konributet e tyre historike, në interes të Kombit, as nuk u ka njohur madje as shpërblimin më të vogël moral për punën e tyre, që e kryenin gjithmonë, me mendje dhe zemër të pastër e pa hile, në shërbim dhe në mbrojtje të interesave kombëtare të Atdheut, ashtu siç deklaronte në faqën e parë të saj, Gazeta “Përlindja e Shqipëniës”, e Dhimtër Beratit, e cila ka filluar botimin me 24 gusht, 1913 në Vlorë.

Ka ilaç për çmendurinë, por asnjë për xhelozinë dhe marrëzinë

0

Nga: Aurel Dasareti

Kam dëgjuar se një zonjë e “gjithëdijshme” është shumë e mërzitur edhe për mënyrën e përshëndetjes së Kryeministrit të Kosovës me diplomatët e ndryshëm të botës.

Prandaj, për ta qetësuar, i jap një shpjegim të thjeshtë:

Një përshëndetje është një akt konvencional që shpreh miqësi, vlerësim ose nderim ndaj njerëzve të tjerë kur takohen ose thonë lamtumirë, ose në raste ceremoniale. Përshëndetjet tregojnë një larmi formash midis popujve të ndryshëm të botës…Midis miqve…Varet nga situata, do të thotë që i njëjti person përshëndet në mënyra të ndryshme në situata të ndryshme, por nuk është dashakeqe, për të vënë në siklet palën tjetër. Përkundrazi…

Kalofshi mirë, Aurel Dasareti

Nisma e Deçanit dhe çështja kombëtare

1
Mark Palnikaj, studiues, Tiranë
___
Ka disa kohë që në rrjetet sociale por edhe në disa media po flitet shumë për atë që është quajtur Nisma e Deçanit. Kjo është një nismë e ndërmarrë nga qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria si protestë ndaj ekspansionit sllavoortodoks dhe islamoturk ndaj kulturës dhe historisë tonë.
Roli i të gjitha feve ka ardhur duke u zbehur dhe zvogëluar në shoqëritë e të gjitha kombeve dhe racave anë e mbanë botës si rezultat i kushteve të krijuara për arsimim falas për djemtë dhe vajzat së paku në arsimin deri në klasën e tetë. Në shumicën e shteteve, arsimi është laik, pra feja është e ndarë nga shkolla edhe pse shkolla nuk e ndalon as e përjashton besimin fetar.
Pajisja e njerëzve me dije të thella shkencore në fushat e shkencave ekzakte si fizikë, kimi, matematikë, astronomi i ka tronditur thellë teologët dhe teologjinë sepse është e vështirë të besohen dogmat fetare nga njerëzit mirë të arsimuar. Ky rebelim nuk është shfaqje e modernizmit të shekullit XXI, por ka filluar gjallërisht qysh në shekullin XV dhe bashkë me këtë rebelim ka filluar inkuizicioni ndaj shkencës dhe shkencëtarëve. Nuk po i përmend rastet e vrasjeve dhe djegieve në turrën e druve dhe masakrime të tjera të kryera në emër të ideologjive që kanë marrë përmasat e religjionit.
Pushtuesit e ndryshëm, në të gjitha vendet e pushtuara, aq sa kishin mundësi, iu imponuan të pushtuarëve religjionin dhe zakonet e tyre.
Rasti tipik që mund të merret si shembull është kombi spanjoll. Spanja, 8 shekuj e pushtuar nga arabët (711- 1492), u rikthye në kulturën spanjolle pas 781 viteve pushtimi e myslimanizimi. Dhe rezultati i këtij veprimi në jetën dhe kulturën e atij vendi, është i qartë dhe i dukshëm si drita e diellit. S’ka nevojë për komente as për zbukurime sepse rezultati duket qartazi.
Po çfarë ka ndodhur me popullin shqiptar?
Në shekullin XV, Perandoria Osmane, mbas disa përpjekjesh dhe qëndrese, arriti të mposhtë principatat e ndara shqiptare duke i pushtuar dhe duke i mbajtur të robëruara për pesë shekuj.
Çdo pushtues qëllim kryesor ka marrjen pasurisë së vendeve të pushtuara, pastaj vjen në plan të dytë edhe ndryshimi i ligjeve dhe i zakoneve të vendit me ato të pushtuesit.
Shqiptarët në masën më të madhe katolikë, por edhe ortodoks të ritit bizantin e grek, dhe boshnjakët e ritit bogomil, dhe një pakicë e banorëve të Evropës e ndërruan krishterimin me islamizmin.
Ky veprim nuk ka qenë vetëm një gabim dhe një fatkeqësi, por edhe një mallkim që po i ndjek edhe sot e kësaj dite këta popuj.
Cilat janë në vija të trasha, pa u futur në hollësi, pasojat e këtij ndryshimi.
Mund të sjell si shembull që në Bosnjë, në fund të shekullit XX, serbët vranë vetëm nga motive fetare 8000 mysliman të pambrojtur, të gjithë pa kryer asnjë faj. U vranë në prani të një force ndërkombëtare të armatosur deri në dhëmbë, të veshur me kostume të bardha, të mirë ushqyer dhe të mirëtrajnuar, të cilët qëndruan indiferentë ndaj kësaj masakre. Kjo është një masakër që indinjoi të gjithë njerëzit përparimtarë në botë.
Nuk do të harrohet për një kohë të gjatë as turpi i atyre forcave ndërkombëtare që qëndruan indiferente dhe nuk i ndihmuan të sulmuarit e pafajshëm, as qëndrimi kriminal i atyre që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër.
Më vonë, sa për sy e faqe, gjykata ndërkombëtare dënoi tre katër persona, me gjasë për masakër sepse fjala gjenocid në gjykatë nuk u përdor.
Në vitin 1999 në Kosovë u përsërit e njëjta gjë, u larguan me dhunë jashtë kufijve të shtetit të tyre një gjysmë milioni qytetarë shqiptar të Kosovës, u vranë sipas statistikave dhjetëmijë vetë kryesisht civilë të pa fajshëm dhe sipas deklarimeve publike u përdhunuan njëzet mijë vajza dhe gra kosovare.
A u dënuan ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e kësaj masakre?
Jo, nuk u dënuan.
U dënua si veprim nga Gjykata ndërkombëtare. U dënua Sllobodan Millosheviqi si udhëheqës i kësaj masakre, por ai nuk kërkoi asnjëherë falje për krimet e tij. Kur u larguan nga Kosova, pushtuesit serb morën me vete të gjitha pasuritë e tundshme që mundën të marrin nga ndërmarrjet që në atë kohë ishin shtetërore.
Mbas lufte, nga faktori ndërkombëtar, ata u trajtuan si të barabartë me shqiptarët, nuk paguan dëmshpërblimet e luftës as nuk iu lidhën pensione të vrarëve pa faj për prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre.
Regjimet komuniste para vitit 1990 në vendet ku sunduan, edhe në ish Jugosllavi, lejuan që feja të praktikohej sipas ligjeve që krijuan vetë këto regjime.
Mbas shembjes së tyre në këto vende, demostrimi i efektit fetar të religjioneve ka pësuar ndryshime dhe deformime, nganjëherë të pa tolerueshme. Efekti fetar ndonjëherë ka marrë karakter ekstremist deri në terrorizëm në disa raste.
Mbas datës 13 qershor 1999, kur forcat e NATOS, me në krye forcat amerikane, i larguan pushtuesit serbë dhe i rikthyen të larguarit nga Kosova në vatrat e veta, lindi shpresa se do të kemi një Kosovë më të mirë, një Kosovë ndryshe.
Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi dhe për shumë familje patriote të Kosovës që në disa breza kanë derdhur gjakun për liri dhe pavarësi nga pushtuesi turk dhe serb kjo liri ishte një zhgënjim i madh.
Kisha e Glloxhanit në Lug të Baranit
Të paktën që nga formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878 e deri sot, për patriotët shqiptarë, synimi kryesor ka qenë bashkimi kombëtar, ku të gjitha zonat në Ballkan që shqiptarët janë shumicë, të bashkohen në një shtet të vetëm. Shqiptarët ortodoks, duke barazuar fenë me kombësinë, në Mal të Zi, në Bosnje, në Serbi, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut nga kisha ortodokse serbe konsiderohen si popullsi sllave edhe pse një pjesë e madhe e tyre nuk janë të tillë. Edhe shqiptarët ortodoks në Republikën e Shqipërisë nga kisha ortodokse greke konsiderohen si grekë edhe pse nuk janë të tillë.
Në mbështetje të këtyre pretendimeve, qeveria greke ndërhyn në mënyrë brutale në punët e shtetit shqiptar duke ju dhënë këtyre “grekëve” të pretenduar nga ata pensione deri në 250 euro me kushtin që ata të deklarohen grek. Nga gjendja jo e mirë ekonomike ku ndodhen këta banorë, një pjesë e madhe e tyre i kanë marrë këto pensione prej gati tridhjet vitesh. Vitet e fundit nga këto popullsi ortodokse në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e tjera që përmenda ka filluar të flitet haptas që ne jemi shqiptarë dhe në disa raste janë shprehur se të parët tanë kanë qenë shqiptar të besimit katolik roman.
Të gjith këtyre ortodoksëve që i përmenda më sipër, të cilët e ndjejnë veten se janë shqiptar, do ju rekomandoja të kthehen në besimin katolik roman dhe të deklarohen në kombësinë që kishin të parët e tyre. E kuptoj se shum njerëz këtë propozim timin do ta shikojnë me mosbesim, por unë nuk jam i këtij mendimi. Besoj se tek shqiptarët e vërtetë, ndjenjat atdhetare do ti mundin ato fetare dhe do të bëjnë zgjedhjen e duhur edhe për kombësinë edhe për fenë.
Në Kosovë, patriotët po shikojnë para syve të tyre pretendimet e Serbisë për të krijuar për një pakicë serbe prej dyzet mijë kolonësh, në një shtet prej dy milionësh, një “Republikë Serbska”, një shtet serb brenda shtetit të Kosovës.
Me marrëveshje në tavolinë, pa një kuptim, pakica serbe me 40 mijë banorë, në Parlamentin e Kosovës, ka 20 karrige deputetësh që pa qenë faktor vendim marrës bëhet artificialisht e tillë në këtë parlament. Dhe pika më e fortë ku ata, pa të drejtë, vazhdojnë pretendimet e tyre se “Kosova është djepi i Serbisë dhe shqiptarët myslimanë janë pushtues të djepit të tyre”, është Kisha Ortodokse serbe me Patriarkanën e saj me qendër në Pejë dhe me manastiret ortodokse sipas tyre “historike” në territorin e Kosovës. Mirëpo, këta komshinj grindavecë, harrojnë që kur kanë ardhur në Kosovë në shekullin e shtatë ata nuk ishin ortodoks por ishin të pafe, të ardhur nga vendet e lindjes, pa asnjë vendorigjine të deklaruar deri sot dhe pa një gjuhë të shkruar. Pra, ishin një popullatë, që në gjuhën e historianëve quhen “barbar”.
Krishterimin e morën nga shqiptarët që e kishin përqafuar katërqind vjet para se të vinin ata, dhe ata patriarkanën e tyre serbe të Pejës e krijuan mbas vitit 1500 me lejen dhe bekimin e pushtuesve turq duke i marrë me dhunë kishat shqiptare të të dy religjioneve, ortodokse dhe katolike. Me ndihmën dhe mbështetjen e pushtuesve turq, në bazë të dokumenteve të pakundërshtueshme që ruhen në arkivat perëndimore, patriarkana serbe përfshiu në veten e sajë pa i pyetur ortodoksët me kombësi shqiptare. Ky është një fakt i hidhur por i provuar me dokumente dhe i pakundërshtueshëm shkencërisht.
Tani, mbas çlirimit të Kosovës më 1999, patriotët e vërtetë shqiptarë, shikojnë me keqardhje se si vazhdon edhe sot e kësaj dite pushtimi serb i Kosovës, tashmë jo nëpërmes ushtrisë, por nëpërmes kishave dhe xhamive. Manastirit të Deçanit qeveria e Kosovës i dhuroi dhjetëra hektar tokë që kurrë nuk i ka pasur në pronësi dhe, kisha ortodokse protestoi që të mos ndërtohej as autostrada në afërsi të manastirit!
Nga ana tjetër patriotët, me keqardhje shikuan një qëndrim krejtësisht indiferent të shtetit ndaj objekteve arkeologjike, kulturore dhe historisë së Kosovës. Akademia e shkencave dhe e arteve dhe Instituti i Historisë të Kosovës nuk kanë paraqitur asnjë platformë për shkrimin e historisë së vjetër dhe të re të Kosovës, por vazhdojnë të publikohen, si në kohën para vitit 1999, libra edhe me falsifikime historike dhe pa një strategji kombëtare sipas parimit “Kush të dojë të shkruajë çfarë të dojë”.
Në emër të demokracisë, lejohen gjithfarë shoqatash të huaja që të bëjnë, ditën me diell, propagandë antikombëtare në mes të institucioneve shtetërore të Kosovës.
Nuk ka asnjë strategji kombëtare të shpallur në Kosovë as nga Parlamenti, as nga Qeveria, as nga Akademia e shkencave dhe e Arteve. Ato janë aty sa për emër, por nuk merren me problemet me rëndësi thelbësore të kombit, nuk prononcohen sepse kjo u shkakton humbjen e votave dhe rrjedhimisht edhe pushtetin e tyre!
Veprimi i duhur i kryetarëve të Qeverisë në Prishtinë dhe në Tiranë, i kryetarëve të të dy Parlamenteve, i të dy presidentëve dhe të dy Akademive të shkencave do të ishte ky:
“Të thërrasin këshilltarët dhe specialistët më të mirë të kombit shqiptar kudo që ndodhen, në atdhe ose në mërgim, dhe të kërkojnë prej tyre që të gjithë së bashku të sjellin një platformë kombëtare me propozime për veprim për çështjet me rëndësi madhore siç janë bashkimi i kombit, shkrimin e historisë, rregullimi dhe definimi i gjuhës kombëtare, qëndrimi ndaj religjioneve fetare për të bërë të padëmshëm për kombin veprimtarinë e tyre, zbulimi dhe ruajtja e objekteve arkeologjike në të gjithë territoret e kombit, etj.
Këto, mjerisht, nuk kanë ndodhur. Pushtetarët jo se nuk i dinë këto çështje, por nuk kanë “nge” të merren me to.
Serbi Çubrilloviç, në vitin 1937, ka publikuar një memorandum që ishte një platformë thellësisht antishqiptare, e cila u përvehtësua dhe u zbatue me egërsi nga shteti dhe politika serbe. Nga zbatimi i kësajë platforme, kombi shqiptar ka patur humbje kolosale të cilat kurrë nuk do të mbyllen plotësisht.
Meqenëse ky memorandum është i gjatë, në shkrimin tonë po citoj disa rreshta: “Siç thash dhe më sipër, për ne është efektive vetëm shpërngulja masive e shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre. Për t’u zbatuar një shpërngulje masive, kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme.
Kjo mund të bëhet në disa mënyra.
Të gjithë e dimë se popullata myslimane në përgjithësi, duke qenë naive, por edhe fanatike, shumë lehtë i nënshtrohet ndikimit, sidomos atij fetar. Me fjalë të tjera, për t’i shpërngulur shqiptarët, në radhë të parë duhet ta bëjmë për vete klerin dhe parinë e tyre që kanë ndikim, qoftë duke u dhënë para, qoftë duke iu kanosur. Sa më parë duhet gjetur agjitatorë të cilët do të agjitojnë për shpërngulje, e sidomos po qe se vetë Turqia do të pajtohej të na i dërgonte”.
(Detyrë e agjitatorëve ka qenë ta lëvdojnë Turqinë, jetën e atjeshme, të thonë se atje është parajsë, se ky këtu është vend i shkaut, i kryqit, se këtu do të bëhen shkie, do ta humbin fenë. Ata që do të shpërngulen për në Turqi dokumentet e udhëtimit do t’i nxjerrin për një ditë, pa asnjë procedurë, biletat do të jenë me çmime të lira, madje edhe falas, transporti i valixheve deri te stacionet e trenave do të jetë falas…)”
Unë nuk jam për hartimin e një platforme si kjo nga ana e shqiptarëve. Platforma jonë duhet të jetë kombëtare, e ndershme dhe e drejtë, që nuk cënon padrejtësisht liritë dhe të drejtat e të tjerëve.
Shqiptarët duhet patjetër të kenë një platformë kombëtare të publikuar ku secili shqiptar, në mënyrën e vet të kontribuojë për përmbushjen e sajë.
Si rebelim ndaj këtyre qëndrimeve, shoqëria civile, pjesa më e ditur dhe më atdhetare e saj, është rebeluar dhe ka filluar një iniciativë patriotike, Nismën e Deçanit.
Nga qindra shembuj që mund të sjell, po sjell dy shembuj nga Shqipëria dhe nga Kosova për të treguar se sa rëndë po shkelet mbi historinë dhe të kaluarën e kombit tonë.
Në Kalanë e Shkodrës, ndodhet kisha e Shën Shtjefnit, e kthyer në xhami nga pushtuesit turq mbas pushtimit të këtij qyteti në vitin 1479. Sipas dokumenteve historike të shkruara dhe të ruajtura, edhe mbas dyqind vjetësh ruhej organoja për muzikë kishtare në këtë ish kishë dhe nuk përdorej nga pushtuesit. Mbas largimit të pushtuesit, gjëja e vjedhur dhe e marrë me dhunë pa shpërblim, sipas çfarëdolloj ligji, i kthehet të zotit të mallit. Një fondacion amerikan, pak vite më parë, premtoi të jepte një shumë të madhe financiare rreth katërqindmijë dollarë amerika, për rinovimin e këtij objekti historik. Komuniteti Mysliman Shqiptar reagoi duke theksuar se kjo tashmë ishte një xhami dhe nuk mund të prekej as të tjetërsohej pa miratimin e tyre. Shteti shqiptar, reagoi shumë dobët, deri në indiferentizëm dhe restaurimi nuk u krye.
E drejtë do të ishte që Komunitetit Mysliman Shqiptar t’i tregohej vendi, duke u thënë se Kalaja e Shkodrës është monument kulture i klasës së parë, ishte pronë e shtetit shqiptar dhe jo e Komunitetit Mysliman dhe sipas ligjeve dhe rregullave që ka shteti do të bëhej restaurimi. Komuniteti Mysliman t’i gëzojë i qetë dhe në paqe ato prona dhe xhamia që, sipas ligjit, i ka prona të vetat. Kjo nuk ndodhi. Njerëzit nuk mund të dalin në luftë dhe të bëjnë reprezalje, por pakënaqësia ishte e madhe tek shqiptarët e vërtetë të të dy besimeve, myslimanë dhe katolikë. Shteti u tregua i pa qenë.
Në Elbasan u protestua nga jo të krishterët që të mos vendosej një kryq prej betoni mbi një kodër, në Tiranë u mbulua përmendorja e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që të mos të shikohej gjatë faljes nga besimtarët; në brendësi të Parlamentit shqiptar është hequr busti i Skënderbeut nga punonjësit e shërbimit të këtij institucione dhe është dërguar në bodrumet e këtij institucioni gjatë vizitës së një udhëheqësi të huaj, ka pasur në Shkodër zëra për të mos e vendosur bustin e Shën Terezes në një shesh të këtij qyteti.
Kisha ortodokse greke vendosi kryqe në të gjith Shqipërinë jugore në majat e kodrave për të treguar se këtu ka kisha ortodokse greke dhe banorët janë grek që duhet ti bashkohen greqisë. Ky ishte një veprim që cenonte ortodoksët shqiptarë që kanë kishën e tyre autoqefale shqiptare të njohur botërisht në shekullin e kaluar.
Mbas një pushtimi pesëqind vjeçar turk, mbas mbi njëqind vjet shpallje të pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët e ndershëm dhe atdhetarë ndihen keq kur ndodhin dukuri të tilla.
Tani të themi dy fjalë edhe për situatën në Kosovë.
Besimtarët myslimanë kanë promovuar Tyrben e Sulltan Muratit, ku besimtarët shkojnë dhe falen. Dakort, tyrbja duhet të qëndrojë aty dhe kush i beson le të falet gjithë ditën nëse është besimtar. Askush nuk po ua dhunon tyrben, askush nuk po i thotë tjetrit pse shkon aty. Mirëpo, atdhetarët shqiptar, që e njohin mirë historinë dhe bëmat e Sulltan Muratit ndaj popullsisë shqiptare, i cili para se të vritej, vrau tridhjetë mijë shqiptarë dhe ai u vra nga një shqiptar, për ne shqiptarët nuk është një shenjtor por një pushtues. Ne nuk i falemi as nuk i afrohemi atij objekti fetar. Çudia këtu qëndron që në Kosovë s’ka as një muze të Skënderbeut, as të Shën Terezes dhe pushtetarë kryesorë të qeverisë së Kosovës marrin pjesë në manifestime pranë këtij objekti fetar. Është krejt e qartë se kjo nuk bëhet për motive fetare, por për motive të tjera dhe për interesa personale.
Njëlloj, si për Kishën e Shën Shtjefnit në Shkodër, ka ndodhur me Kishën e Shën Françesk Ksaverit në Prishtinë. Meqenëse ish-katedralja e Shën Françesk Ksaverit në Prishtinë, ku ishte varrosur Pjetër Bogdani, është aktualisht xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II, kjo xhami duhet të ishte shpallur “Monument kulture” kombëtar dhe aty duhet të ishte rivarrosur Pjetër Bogdani dhe të vendosej edhe një përmendore e tij aty. Figura e Pjetër Bogdanit nuk është vetëm figurë e një kleriku, por në radhë të parë i një patrioti të madh që i ka dhënë shumë popullit dhe kulturës sonë kombëtare.
Tani lind pyetja “Ku janë kockat e trupit të Pjetër Bogdanit” të zbuluara nga arkeologët shqiptarë dhe të studiuara në mënyrë shkencore në laboratorët më modern të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Kush i ka marrë dhe pse? Pse nuk janë të paktën pjesë e Muzeut arkeologjik? Pse nuk i janë dhënë Arqipeshkvisë në Prishtinë për ti vendosur në arkivolin bosh që gjendet në varrin simbolik të tij në bodrumet e këtij institucioni? Pse hesht Instituti i Historisë, Akademia e shkencave, Ministria e Kulturës, Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës për një poshtërim kaq të madh që ndodh në sy të tyre?
Këto veprime që ndodhin në të dy anët e kufirit unë i emërtoj “Arrogancë Fetare” që pjesa e popullsisë që ka 500 vjet në një religjion ushtron nën hundën e shtetit ndaj pjesës tjetër që ka 1700 vjet në religjionin e vet. Un jam kundër arrogancës fetare nga kushdo qoftë, jam për tolerancë fetare ashtu si gjatë shekujve është demostruar nga populli jonë me përjashtime të vogla. Bota e ka vlerësuar tolerancën fetare të shqiptarëve ndër shekuj kurse tani, në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI nxjerr krye dhe mungesa e tolerancës shfaqet hajdutërisht dhe nganjëherë edhe hapur në shkrime dhe në televizione.
Nuk po flas këtu për disa njerëz të pa përgjegjshëm që flasin shqip, por kombësia e tyre si shqiptar vihet në pikëpyetje, të cilët kanë dhunuar bustin e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që kanë vjedhur dhe zhdukur në qytetin e Pejës një bust të tij të vendosur para një shkolle; vjedhjes dhe zhdukjes së bustit të Shtjefën Gjeçovit në rrethinat e Prizrenit, duke i quajtur këto veprime sporadike që nuk janë masive dhe i kryejnë njerëz pa mend!
Dhënia e tenderit për restaurimin e Kalasë së Artanës një firme nga Serbia dhe mos dërgimi në gjyq i kësaj firme për punën, shkel e shko, të këtij restaurimi nuk mund t’i faturohet një njeriu pa mend, por një segmenti qeveritar të korruptuar dhe të pa aftë.
Shumë njerëz e kanë ndjekur polemikën e gjatë dhe shumë të detajuar midis Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qoses për përhapjen dhe pasojat e islamit në Shqipëri.
Herën e parë, në vitin 1991, kur Kadareja hodhi idenë e kthimit në identitet të shqiptarëve, pra kthimin në krishterim, shumë pak u mbështet ai në këtë nismë dhe njëri nga pushtetarët kryesor të asaj kohe, para kamerave të RTV shqiptar, deklaroi se “Prania e një shteti islamik në Ballkan është një lule e bukur në mes të Evropës”. Dhe pa kaluar veçse pak kohë, Shqipëria u bë anëtare e “Lidhjes islamike”.
Nuk po u bëj komente këtyre veprimeve, ia lë secilit të gjykojë vetë sipas bindjeve dhe shkallës së njohjes që ka.
Në polemikën midis Qoses dhe Kadaresë, të gjithë ndenjëm indiferent, edhe autori i këtij shkrimi, kur duhej që të gjithë ne të pajtoheshim me njërën palë. Ata bënë punën e vet, ne heshtëm. Fatkeqësi. Në vitin 2020 Kadareja edhe një herë, për herë të tretë në njëzet vite, në një intervistë televizive “u kujtua” të thoshte se “shqiptarët duhet të kthehen në identitet”. Edhe mbas kësaj deklarate nuk pati asnjë reagim nga politika.
Jo rastësisht përdora të shkruar në thonjëza fjalën “u kujtua” sepse kam informacione të besueshme se kjo fjalë nuk u tha nga Kadareja pa një ndikim të jashtëm.
Pikërisht, në këtë rrjedhë të dhimbshme të “bërjes sehirë” në vend të syçeltësisë, për veprim dinjitoz të organeve që janë zgjedhur dhe paguhen me djersën e popullit, që u përket së pari atyre të veprojnë në forma të ndryshme dhe sa më të përshtatshme për të ndryshuar dhe pasuruar jetën kombëtare, kulturore dhe shpirtërore në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, të institucioneve shekncore, kulturore dhe arsimore që duhet të prijnë për krijimin e mirëqenies së njerëzve të botës sonë e të jetesës së tyre, duke mos menduar vetëm për sot, po edhe për nesër, Nisma e Deçanit të kujton mirëfilli veprimin që e ndërmori Rinia e Pejës dhe disa intelektualë, të prirë nga prof. Anton Çeta, më 1990, për pajtimin e gjaqeve në Kosovë dhe më gjerë. Nisma e tillë dëshmon se ende ka forca shpirtërore dhe intelektuale dhe njerëz largpamës, të cilët nuk kursejnë asgjë për të mirën e kombit dhe të ardhmes së tij.
Për mendimin tim, burrat dhe gratë nga Deçani që filluan dhe po e vazhdojnë me sukses këtë nismë janë për t’u përshëndetur dhe për t’u mbështetur nga të gjithë ata që e kanë sado pak në gjak ndjenjën e identitetit kombëtar të të qenit shqiptar. Ata janë heronjtë e ditës.
Deri tani asnjë subjekt politik, grup parlamentar, parti, deputet, ose shoqatë, nuk është paraqitur në krah dhe në mbështetje të tyre. Mbështetja nga subjekte si këto që përmenda, do t’i bënte shumë nderë kësaj nisme dhe do t’i jepte një impuls pozitiv, por mesa duket, akoma nuk janë të gatshëm të përfshihen në këtë nismë. Ata deri tani, nuk kanë shkuar në këto tubime dhe nuk i kanë mbështetur ato.
Shpresojmë se në të ardhmen e shpejtë situata do të ndryshojë.
I uroj nga zemra suksese Nismës së Deçanit në misionin patriotik që ka marrë përsipër.

Festa e Malit të Tomorit, aty ku gërshtohet besimi pellazg me atë të bektashinjve

Nga Kujtim Mateli

  • Festa e malit të Tomorit ku gërshtohet besimi pellazg me atë të bektashinjve dhe  pretendimi i gabuar  i gazetarit Ferdinand Samarxhi Nderi i Kombit për ta vendosur Dodonën në njërën nga majat e këtij mali.

Festa e malit të Tomorit është një nga festat më të rëndësishme të shqiptarëve, se atje shkojnë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga të gjitha besimet që ekzistojnë në Shqipëri. Sigurisht që numrin më të madh të besimtarëve që shkojnë në malin e Tomorit e përbëjnë ata të besimit bektashi. Kjo për shkak të gërshetimit të dy besimeve: atë të besimit të vjetër të shqiptarëve që emërtohet pellazgjik dhe besimit më të vonshëm atë të bektashinjve. Personaliteti më i spikatur që u ka bërë jehonë këtyre dy ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët ka qenë gazetari i njohur i Televizionit Shqiptar z. Ferdinand Samarxhi, Nderi i Kombit.  Z.  Samarxhi e ka përcjellë këtë festë madhështore që organizohet në malin Tomor, jo vetëm në Televizionin Shqiptar, por edhe në mediat e tjera televizive dhe në shtypin e shkruar.  Këto mesazhe bëhen akoma më frymëzuese, kur ua përcjell direkt pjesëmarrëse që ngjiten në majën e malit të Tomorit. E citojmë :

« Ka ditë që rrugët që gjarpërojnë dhe të çojnë në malin e Tomorit, në Teqenë e Abaz Aliut, në majën e tij Çukë, ku dikur ngrihej madhështor tempulli më i lashtë i botës, i Dodonës pellazgjike, Orakull i Zeusit, të kujtojnë ardhjen e qindra e qindra pelegrinëve që vinin nga të gjithë anët e botës përtej kufijve të kohëve të Ilirisë së Veriut e të tjera përreth saj. » (Ferdinand Samarxhi, Tomori, kryemali i historisë së gjenezës shqiptare, botuar në « Gazeta shqiptare » datë 22 gusht 2018)

Unë e vlerësoj për atë çfarë u përcjell besimtarëve për besimin e tyre si bektashinj, por më duket e paarsyeshme që një gazetar të bëhet specialist historie dhe ta vendosë Dodonën pellazge në majën e malit të Tomorit, madje dhe orakullin e saj. Kundërshtimi im vjen për faktin se Dodona nuk ka qenë tempull në një majë mali, por qytet nga më të rëndësishëmit e Epirit që kishte brenda tij tempullin dhe orakullin kushtuar Hyjnisë dodonase. Për të parë që orakulli i Dodonës nuk ndodhej në një majë mali, le të sjellim dëshmitë e autorëve të antikitetit:

“Orakulli i Dodonës ndodhet ndanë një lumi, në një vend moçalor, jashtë qytetit të Dodonës.” (Apollondoros H` 13, Koment. i Homerit G` 23, Didimos Z` 7, H`10, Eustath. Z` 12, H`11, Hesych. Z` 11). (P. Aravantinos, Pragmateia peri Dodonis, Janinë 1862 faqe 37)

Këto dëshmi që vijnë nga pesë autorë të antikitetit vërtetojnë qartë që orakulli i Dodonës ndodhej ndanë një lumi, ndanë pyllit të shenjtë me lisa, duke e përjashtuar përfundimisht pretendimin e z. Samarxhi se orakulli ndodhej në majën e malit Tomor.

Por nëse përjashtohet mundësia e orakullit, le të shohim a ndodhet tempulli i Dodonës në majën e malit Tomor?

Për ta bërë të besueshëm se Tempulli i Dodonës ndodhet pikërisht në këtë majë mali, z. Samarxhi, përcjell çdo vit thëniet e autorëve të antikitetit. Po marr shkrimin e vitit 2023, si shkrim i fundit i tij me këtë temë, edhe për arsyen se është mendim i tij përfundimtar, që e ka formuar gjatë disa viteve që ka folur dhe shkruar për Dodonën në malin e Tomorit.  Për të mos patur ndonjë keqkuptim për nxjerrje nga konteksti të dëshmive, po e sjell të plotë një fragment, të vitit 2023, botuar te gazeta “Panorama”, datë 30 gusht 2023.

“Tempull mitik i Tomorit, Dodonës pellazgjike nis me një histori në thellësi të shekujve. Tempulli përmendet, dokumentohet në hershmëri të shkrimeve të para homerike. Homeri në “Iliada” shkruan: “O mbret Zeus, Dodonës pellazgjike, që banon larg duke sunduar Dodonën (Tomorin e sotëm), që e rrahin dimra të rëndë e të egër”.

Eskili pozicionon dhe dokumenton tempullin shek. V, para erës së re, te “Prometeu i lidhur”. Kur ju të keni arritur në Tokën e Molosëve, të Dodonës së sipërme, ka një Orakull të Jupiterit Thesprot… “Në librin 6, 7 ai shprehet se tempulli i Dodonës, gjendet në majë të një mali të lartë, që është Tomorri i sotëm”.*

Në poemën “Karmina”, Hesiodi thotë: këtu Zeusi, deshi që Dodona të ishte një faltore e vyer për njerëzinë…” (Ferdinand Samarxhi, “Mali mitik i shenjtë hyjnor Tomori, fillesë e gjenezës sonë, tempulli më i lashtë në dhe…” ( gazeta Panorama, datë 30 gusht 2023)

* shënim :në vijim të dëshmisë së Eskilit ndodhet një fjali që nuk ka autor dhe që nuk lidhet me Eskilin, ndaj dhe nuk po e komentoj : “Në librin 6, 7 ai shprehet se tempulli i Dodonës, gjendet në majë të një mali të lartë, që është Tomori i sotëm”.

  1. Marrim dëshminë e Homerit, sipas përkthimit që ka sjellë vetë z. Samarxhi. “O mbret Zeus, Dodonës pellazgjike, që banon larg duke sunduar Dodonën (Tomorin e sotëm), që e rrahin dimra të rëndë e të egër”. Brenda tekstit të Homerit, ka vendosur togfjalëshin, në kllapa (Tomorin e sotëm). Teksti i Homerit nuk e përmend fjalën Tomor, ajo është shtuar nga autori i shkrimit. Nëqoftëse do t`i referohemi fjalës homerike “dimërkeqe” dhe që e letrarizuar është përkthyer “që e rrahin dimra të rëndë e të egër”, kjo nuk ka të bëjë me Tomorin, sepse në çdo mal dimri është i ashpër dhe i egër, me përjashtim të maleve që ndodhen në afërsi të bregdetit. Pra, malet që e plotësojnë epitetin “dimërkeqe” mund të jenë edhe dhjetëra, ndaj nuk është e arsyeshme që këtë epitet ta lidhësh vetëm me Tomorin.
  2. Dëshmia e Hesiodit

E rëndësishme për vendndodhjen e Dodonës është dhe dëshmia e Hesiodit dhe që z. Samarxhi e sjell si dëshmi për të provuar se Dodona ndodhet në malin e Tomorit. “Në poemën “Karmina”, Hesiodi thotë: këtu Zeusi, deshi që Dodona të ishte një faltore e vyer për njerëzinë…” Kjo fjali e shkëputur nuk thotë asgjë për vendndodhjen e Dodonës. E sjellim dëshminë e Hesiodit të plotë:

“Është një fushë, Hellopia, shumë pjellore dhe me luadhe të mira,

e pasur në dele dhe në qe këmbëharkuar;

Këtu banojnë bura me shumë kope gjedhësh

 dhe një sasi e pasur fise mortarësh;

këtu, në pjesën më të fundit është ndërtuar Dodona;

këtë Zeusi e deshi që të jetë një faltore e vyer për njerëzit…” (Hesiodi, Carmina, Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 2002, faqe 14)

Përshkrimi që na vjen nga Hesiodi është se Dodona është e ndërtuar në fundin e një fushe, ku ndodhej dhe faltorja e famshme. Kjo dëshmi e përjashton përfundimisht që faltorja e Dodonës të jetë në majën e malit Tomor. Autori i shkrimit, z. Samarxhi, ka marrë për dëshmi vetëm një varg, që nuk tregon asgjë për venndodhjen e Dodonës, duke mos e përmendur tekstin e plotë i cili ka vlerën e dëshmisë se ku ishte ndërtuar Dodona: në fundin e një fushe. Gjymtimi i dëshmisë duke mos e marrë të plotë, në fushë të shkencës quhet manipulim, sepse e deformon realitetin për të cilin pretendon se është i vërtetë.

3.Vijojmë më tëj me dëshminë e Eskilit.

Prometeu i lidhur ”. Kur ju të keni arritur në Tokën e Molosëve, të Dodonës së sipërme, ka një Orakull të Jupiterit Thesprot…”

Këtë përkthim të z. Samarxhi, e saktësojmë me përkthimin e Sotir Paparistos, përkthyesit të tragjedisë së Eskilit “Prometeu i lidhur”:

“Kur erdhe në fushat që ka Molosia, i re rreth Dodonës që është fort e lartë….” (Eskili, Prometeu i lidhur”, Botim i Almera 2007, faqe 60.

E bëra këtë saktësim, sepse sipas përkthimit të z. Samarxhi duket sikur ka patur dy Dodona:  një e sipërme “të Dodonës së sipërme” prej nga rrjedh mendimi se duhet të ketë pasur dhe një tjetër të poshtme. Në të vërtetë Eskili flet vetëm për një Dodonë, e cila ndodhet në një vend fort të lartë.

Pra, Dodona ndodhet në fushat e Molosisë dhe në një vend të lartë. Po a shtrihej Molosia me kufij jugorë në Gjirin e Artës deri në malin Tomor të Beratit ? Mali i Tomorit ndodhet në djathtë të lumit Osum dhe autorët e antikitetit kanë vendosur në këtë territor dy fiset ilire: atë të parthinëve dhe të dasaretëve. Gjetjet arkeologjike vërtetojnë se të dhënat e autorëve të antikitetit janë të sakta.

Arkeologët Aleksandra Mano dhe Burhan Dautaj në vitet 1963-1964 në vendbanimin antik të kalasë së Krotinës, që ndodhet në perëndim të malit të Shpiragut, vërtetuan se ky vendbanim i përkiste qytetit ilir të Dimalit, fisit ilir të parthinëve.

Berati konsiderohet si Antipatrea e dasaretëve, po fis ilir. Që do të thotë se pjesa perëndimore e malit të Tomorit i takonte Ilirisë, sepse banohej nga fise ilire. Po edhe në lindje dhe në veri të tij shtrihej fisi i dasaretëve, i vërtetuar nga qyteti ilir i Kodrionit që ishte qytet i Dasaretisë ilire, të cilat u vërtetuan nga gërmimet arkeologjike të vitit 1960 të bëra nga Frano Prendi dhe Dhimosten Budina. Shkurt, lugina e lumit Osum, dhe mali Tomor kanë qenë territore të Ilirisë dhe nuk gjendet asnjë dëshmi nga autorët e antikitetit që ta vendos Dodonën në Iliri.

Në arshivat e perandorisë romake, lumi Osum është përmendur si lumë i Ilirisë. Pra ka një përputhje të plotë midis autorëve të antikitetetit që fisin e parthinëve dhe dasaretëve i konsideronin fise ilire, gjetjeve arkeologjike të cilat i vendosin rreth malit Tomor dhe Burimeve të Perandorisë Romake që luginën e lumit të Osumit (Aps në antikitet) e kanë quajtur si lumë të Ilirisë. (Matthias-Petrus Katancic, “Orbis antiques ex tabula itineraria, quae Theodosi i Imperatoris et …”, Volume 1, viti 1824, Iliria faqe 639)

Nëqoftëse tempulli i kësaj maje mali nuk është ai i Dodonës, duhet t`i përgjigjemi pyetjes: cila është arsyeja që ky mal vizitohet edhe në ditët e sotme si në kohët homerike? Tomori (Timori) në kohët homerike përmendet në të dy veprat e Homerit si një mal i hyjnizuar me të njëjtin status që kishte Olimpi në Maqedoni si vendbanim i gjithë hyjnive, mali Ida në Kretë ku u rrit Zeusi sipas mitologjisë, mali Ida në Azinë e Vogël, përmendur nga Homeri, ku ulej Hyjnia në kohën e  betejave në Trojë, e ndonjë mal tjetër. Mali i Tomorit (Timori deri në shek. XV-XVI) kishte hyjninë e tij që quhej në kohën e Homerit Di patri, i përkthyer në anglisht nga Parke W, H., si Father Zeus ose Baba Zeusi. Në tekstin e Homerit përmendet Di patri, që përkthehet Di babai dhe që në kohën e sotme emri i hyjnisë Di është zëvendësuar me emrin e malit dhe që mali sot thirret Baba Tomori. Hyjnia e malit Tomor është besim pellazg me rrënjë nga kohët e para Luftës së Trojës deri në ditët e sotme, të paktën 4000 vjeçar që tregon vazhdimësinë katërmijëvjeçare të shqiptarëve në këto troje. Thënia e së vërtetës për besimtarin, jo vetëm nuk ia ul adhurimin për Tomorin, por ia shton më tepër, kur mendon se vazhdon traditën e qindra breza të stërgjyshërve të tij dhe është vazhdues i besimit të parë që ka lindur në këto troje ku ne banojmë sot.

Pretendimi i Dodonës në malin e Tomorit është po aq i dëmshëm sa dhe pretendimi tjetër se Dodona ndodhet në jugperëndim të Janinës. Çdo pretendim që nuk është i vërtetë, por bëhet për arsye të ndryshme jashtëshkencore, i jep opinionit publik informacione të pavërteta. Dodona ka shenjuar në këtë hapësirë ballkanike qytetërimin e parë tejet të rëndësishim, se e nxori njeriun e komunitetit primitiv nga bota e vetmuar drejt modelit shoqëror, ku individi e zgjeroi fushën e komunikimit dhe arriti të besojë te forca e tij e bashkuar në shoqëri. Tempulli i Dodonës bëri, që këtë kapërcim të madh nga individi i vetmuar drejt jetës në shoqëri, ta shoqërojë me rregulla dhe ligje që kjo shoqëri të funksiononte. Që individi dhe shoqëria të bëhej më e konsoliduar jeta tokësore u dimensionua si pjesë e përmasës hyjnore dhe fuqiploti i kësaj pëmase universale, ishte hyjnia dodonase Di. Pellazgët u strukturan në shoqëri duke e konsideruar veten si pasardhës të Hyjnisë Di, prej nga rridhte çdo fis i njohur i Pellazgjisë. Për shoqërinë pellazge hyjnia e tyre Di përfaqësonte Mendimin Absolut që duhej zbatuar dhe si instrument i zbatimit të këtij vullneti hyjnor ishte Orakulli i Dodonës prej nga dilnin fatthënat në formë këshille dhe urdhri për individ, fise, qytete dhe mbretëri. Janë të njohur deri në ditët e sotme orakujt e Dodonës për mbretërit e Epirit : Aleksandër Molosin dhe Pirron, por fuqia e tyre ishte e plotë edhe për popuj të tjerë që vinin e pyesnin, siç mund të përmendet Orakulli i Athinës që i urdhëronte athinjotët të mos i vrisnin robërit e luftës. Te Tempulli i Dodonës priftërinjtë krijuan Kushtetutën e Parë, e cila ushtroi ndikim të fuqishëm në qytetërimin e shoqërisë njerëzore. Orakulli i Dodonës, mbi bazën e këtyre ligjeve të përgjithshme, nxirrte fatthënat (edhe fatthënat quheshin orakuj) për individë dhe grupe njerëzish që i drejtoheshin për ndihmë duke u dhënë këtyre ligjeve një fuqi hyjnore nëpërmet Lisit të Shenjtë. Dodona pati rolin e një Kryeqyteti Shpirtëror në këtë hapësirë ballkanike dhe më gjerë duke i dhënë njerëzimit një nga qytetërimet e tij më të rëndësishme.  Duke u njohur me këtë komunikim të vazhdueshëm të Dodonës me popujt e tjerë dhe qytetërimin e saj që ishte një nga pikat më kulmore në Antikitet, e kupton që e gjitha kjo nuk mund të realizohej nga një tempull apo orakull që mund të ndodhej në një majë mali dhe që mund të shkohej atje vetëm në disa ditë të vitit, siç është rasti i Tomorit.

Përfundim

Mali i Tomorit si mal i hyjnizuar i besimit pellazgjik është një nga vlerat më të mëdha që shqiptarët kanë ruajtur deri në ditët e sotme. Me zanafillë që para kohëve homerike tregon për një vazhdimësi të pandërprerë të shqiptarëve në këto troje. Adhurimin për hyjninë e Tomorit që emërtohej Di patri (Di babai), shqiptarët e vazhduan edhe pas shkatërrimit të Dodonës nga romakët në fund të shekullit të IV-t pas Krishtit. Nëse me forcën e pushtetit perandorak tempullin e kthyen në kishë dhe faltoren në qendër peshkopale, hyjninë e malit të Tomorit nuk mund ta tjetërsonin dot. Në këto kushte, banorët e zonave përreth e kanë adhuruar edhe më shumë Baba Tomorin  për të kompesuar humbjen që u shkaktoi shkatërrimi i Dodonës pellazge. Mirëpo Dodona (qytet, tempull dhe orakull) mbart të tjera vlera nga ato që mbart mali i Tomorit. Nëse kemi në njërën anë burimet historike që tregojnë për qytetërimin e Dodonës, duhet të kemi nga ana tjetër edhe dëshmitë arkeologjike si prova materiale të qytetërimit të saj. Ndaj vendndodhja e vërtetë e Dodonës është domosdoshmëri, sepse është vlera reale që krijuan të parët e shqiptarëve. Është e dëmshme që tempullit të Hyjnisë së malit Tomor t`i mbivendosim Dodonën, sepse në këtë mënyrë ne kemi zhdukur vlerën reale që kishte ky mal. Malit Tomor t`i kthejmë hyninë e tij që është Baba Tomori (Di patri) dhe të shkojmë te Dodona e vërtetë që nuk është as në jugperëndim të Janinës. Duhet të kemi të dyja vlerat që kanë krijuar shqiptarët : edhe Dodonën si vend arkeologjik, edhe malin e Tomorit si vend i shenjtë që adhurohet edhe në ditët e sotme.

Kryeministri Kurti u takua me Drejtorin e CIA-s William Burns

0

Prishtinë, 23 gusht 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Drejtorin e CIA-s, William Burns.

Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA, ku u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n.

Vizita historike e Drejtorit të CIA-s, z. William Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Kurti e falënderoi Drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë.

Kryeministri Kurti e njoftoi Drejtorin Burns me rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar që të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të shtetit tonë demokratik.

Në këto tri vitet e fundit, ai shtoi që Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% kurse buxheti shtetëror për 35%, me ç’rast 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Prokurorisë Themelore të Pejës, Lëvizja e disa muslimanve të Deçanit asht nji lëvizje në perputhje të plotë ligjore simbas Kushtetutes së Republikës së Kosovës

0
Zotni Prokuror i Prokurorisë Themelore të Pejes,
Mora vesht nga shtypi se Prokuroria Themelore e Pejës kishte hapë hetimet në lidhje me “Lëvizjen e braktisjes vullnetare të fesë islame” nga disa musliman të Deçanit dhe se kjo Prokurori ia ka kalu këtë çeshtje per shqyrtim Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

 

Vetë hapja nga ana e Prokurorisë Themelore të Pejes e hetimeve ndaj “Lëvizjes per braktisjen vullnetare të fesë islame” nga disa musliman të Deçanit asht nji veprim i kundraligjëshem nga ana e kësaj Prokurorie, sepse “Liria e Ndergjegjes” garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga Të Drejtat e Njeriut,  të aprovum edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkume.

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]

1. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.

2. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar.

3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj.

Neni 44 [Liria e Asociimit]

1. Liria e asociimit është e garantuar. Liria e asociimit ngërthen të drejtën e secilit për të themeluar një organizatë pa pasur nevojë të sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë anëtar i një organizate, si dhe për të marrë pjesë në aktivitete të një organizate.

Prokuroria Themelore e Pejes nuk ka asnji bazë ligjore per hapjen e hetimeve ndaj nji Lëvizje, e cila gjithçka e ban të bazume në ligj dhe me transparencë si Drita e Diellit.

Vetem në vendet afro-aziatike islamike, që kan si Kushtetë Sheriatin me gjykata fetare, me prokurori fetare dhe me polici fetare, prokuroria fetare mund të hapë hetime penale ndaj atyne muslimanve, të cilët kerkojnë të braktisin vullnetarisht islamin, dhe të kërkojnë denimin e këtyne muslimanve denimin me vdekje, ku ekzekutimi simbas librit të tyne bahet me varrosje në dhè per së gjalli dhe vrasja me gur. Këtë mënyrë ekzekutimi ata e quejnë “Gurëzim.

Per këto arsy Prokuroria Themelore e Pejes nuk duhej të hapte fare hetim ndaj kësaj Lëvizje dhe aqë ma pak të ia kalonte këtë çeshtje per shqyrtim Prokurorisë Speciale të Republikës së  Kosovës.
 
Me nderime,
Paul Tedeschini, shkodran i vjetër

Aleksandar Vuçiq si xhoker gjeopolitik i Perendimit dhe Lindjes

0

Riaktualizimi i shfrytëzimit të minierës së litiumit në Serbi ka ringjallur djajtë e të gjitha ngjyrave: ajo ka provokuar zemërim mes banorëve të zonës dhe jo vetëm asaj, aktivistëve mjedisorë dhe qytetarëve të thjeshtë, por ndërkohë po kthehet në një lloj kasus belli në duart e Putinit. Rikthimi I saj si temë politike me konatacione të theksuara gjeostrategjike që shpërfaqë përpjekjet e Perëndimit për të tërhequr Serbinë nga orbitat e Rusisë, ka rindezur gjakrat gjithandej.

Sundimtari i Serbisë përmes këtij “rikthimi” të ndikimit të Serbisë në gjeopolitikën rajonale, e qartë, pretendon ta ulë peshën e dy republikave tona dhe të Kombit shqiptar si tërësi. Sidoqoftë ai mbetet për Ballkanin gjithnjë e më shumë si një rrezik permanent.

Vuçiqi, dyshojnë vëzhgues kredibil, po luan për kohë. Ai shpreson se komuniteti ndërkombëtar, para së gjithash Perednimi, pas rikthimit të gjakuar të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, edhe prej një lagje autoritarësh tjerë europian, do t’ia falin sjelljen e tj në raport me Putinin dhe përgjithësisht qëndrimin dubioz të Serbisë mes Lindjes dhe Perendimit.

Shtypja që ai ndërkohë i bën opozitës, para së gjithash organizatorëve të protestave që ndërlidhen me Litiumin — organizatat e të drejtave të njeriut flasin për terror shtetëror — ka një objektiv: të zhdukë opozitën dhe do të shtypë çdo farë rezistence, me idenë se vetëm kështu mund ta hedhë hapin e radhës për realizimin e projektit ambicioz serb — Botës serbe.
Për realizimin e këtij objektivi në rrugë sa më të lehtë, ai ka nevojë për partner tjerë në Kosovë.
Këtu duhet kërkuar arsyet themelore të diskursit të çoroditur të opozitës sonë në këtë fillim të parafushatës dhe akuzat banale të ndonjërit prej liderëve të saj në raport me kryeministrin dhe figurën e tij.
Sipas ekspertëve, kreu i shtetit rus, Vladimir Putin, është i shqetësuar për lëvizjet e reja të lidershipit serb në raport me Perendimin. Zëdhënsia e diplomacisë ruse, Maria zaharova, kohë më parë deklaroi se “Perednimi po përgaditë destabilizimin e Serbisë” me qëllim për të ndikuar në jetën politike të brendshme në Serbi, duke përfunduar se protestat në Serbi po nxiten nga Perednimi kundër lidershipit aktual serb! Kjo deklaratë erdhi pas arritjes së marrëveshjes që Serbia realizoi me Bashkimin Europian dhe kompanin multinacionale Rio Tinto për eksploatimin e litiumit.

Ndërkohë drejtori i CIA-s, William Burns, bëri një vizitë të papritur në rajon, duke filluar me atë në Sarajevë [më 20 gusht], e cila shkaktoi shumë vëmendje publike në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe më gjerë. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër, Bërns u takua me udhëheqës politikë dhe zyrtarë kryesorë të inteligjencës, duke përfshirë tre anëtarë të Presidencës së BeH, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së BeH (OSA), Almir Džuva dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Elmedin Konakoviç.

Megjithëse detajet e bisedimeve nuk u publikuan zyrtarisht, mediat lokale, duke cituar burime të paidentifikuara, raportojnë se temat e takimeve përfshinin kërcënimet e sigurisë në BëH dhe situatën më të gjerë në vend. Konakoviqi tha se kanë biseduar për tema të rëndësishme si për aderim në të ardhmen e afërt në NATO dhe për integrimet evropiane, duke theksuar se vizita e Burns-it konfirmon seriozitetin me të cilin administrata amerikane merret me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. [geopolitika.news]

Denis Bećirović, një anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, vuri në dukje në profilin e tij në Facebook se në bisedën e tij me Burns-in, ai argumentoi rrezikun e paraqitur nga “politika anti-Dayton e udhëheqjes së entitetit të Bosnjë-Hercegovinës RS”, e cila sipas tij kërcënon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe në rajon.
Më tutje, drejtori i CIA-s, William Burns, vazhdoi të mërkurën vizitën në Beograd, ku takoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit një ditë më pas, më 22 gusht, shkoi në “audiencë” tek “Papa”, alias ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, me të cilin, siç tha, bisedoi për situatën në Kosovë dhe mundësinë “e hapjes me forcë” të urës mbi lumin Ibër.

Ndërkaq të enjten dhe të premten [më 22 e 23 gusht] drejtori i CIA-s, William Burns, ishte në Prishitnë, me ç’rast takoi fillimisht Presidenten e Republikës, Dr Vjosa Osmanin tok me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ndërkaq të premtën, pati një takim për gadi një orë me kryeminsitrin e Republikës, Albin Kurti.
Le të kujtojmë se kryeministri Kurti gjatë kësaj jave ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik, përcolli nga afër Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan në rajon, pasoi në këtë kohë, kur dështimi i diplomacisë perendimore për ndaljen e ekspansionit serb u bë evident. Dhe, kur dështon diplomacia, dihet, radha ju vie shefave të Intelegjencies; gjeneralët janë instanca e tretë për veprim.

A do t’mund ta ndalë kjo vizitë e drejtorit të CIA-s, William Burns, shpërthimin e luftës së paralajmruar në Bosnjë dhe mundësinë e përhapjes së flakëve të saj edhe në veriun e Kosoëvs në vjeshtën e vonë, mbetet të shihet.
Por një gjë është më se e sigurtë, në rast se do të detyrohen të ndërhyjnë gjeneralët, atëherë harta politike e Ballkanit do të pësojë ndryshime të ndjeshme.
Xhokeri gjeopolitik me emrin Vuçiq, si edhe levat e tij në Banjalluk e Podgoricë, duket se përmes kësaj vizite blic, do ta kenë përvetësuar mirë, madje për pak minuta, teorinë e njohjes dhe përceptimit të realitetit, për të cilën Platoni kishte ligjëruar në librin e VII-të të “Republikës” së tij.

Nëse nuk e kanë përvetësuar si duhet me idenë që atë ta konceptojnë më qartë në vjeshtë, në fushbetej, atëherë do të ishte e pritshme që përballja mes xhokerit gjeopolitik — Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, respektivisht përballja mes dy kombeve tona — atij shqiptar dhe serb, do të marrë një epilog krejt tjetër nga ai i vitit 1999. Vetëm atëherë #xhokeri gjeopolitik” Vuçiq do ta kuptojë se Platforma për krijimin e “Botës serbe” ishte produkt i Kishës Serbe që për kohë të gjatë ka selitur grgjn e saj me iluzine.