Kreu Blog Faqe 763

Prelati kishtar katolik, Dhimitër Frangu, i lindur në Drisht 1443-Trevi 1525, ishte bashkëpunëtor i Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe historian i shekullit XV-XVI

Në foto: Gjergj Kastrioti

DHIMITËR FRANGU

Nga: Sabit Nalbantoğlu, studjues

Dhimitër Frangu (Latinist: Demetrio Franco); Drisht 1443-Trevi 1525, ka qenë prelat kishtar katolik, bashkëpunëtor i Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe historian i shekullit XV-XVI.
Dhimitër Frangu, një nga humanistët shqiptarë i cili ka shkruar për Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe vepra e tij u bë e njohur në Europë. Në 1480 shkroi biografinë e parë, në latinisht, për jetën e Gjergj Kastriotit.
U lind në qytezën mesjetare të Drishtit nga shekulli i pesëmbëdhjetë, nga e ëma qe nip i familjes Engjëlli (Angelus), kësodore kushëri i Pal Engjëllit. Frangu qe në shërbim të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) si sekretar, visartar, skrib, përkthyes dhe luftëtar. Shoqëroi Skënderbeun në udhëtimin e tij në Romë dhe Napoli më 1466-67; duke qenë kështu njohës i madh i jetës dhe bëmave të tij ushtarake.

 

Dhimiter Frengu -Leke Pevizi

Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit më 1468, Dhimitër Frangu u zhvendos në Tivar dhe më pas në Venedik ku shkroi në latinisht dhe botoi biografinë e komandantit arbër, botuar në shtypshkronjën e gjermanit Erhard Ratdolf 12 vjet pas vdekjes së komandantit. Vepra u titullua: ”Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d’ Epiro, e botuar edhe me titullin Comentario de le cose de’ Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d’ Epyrro”.

.
KUSH ISHTE DHIMITËR FRANGU
Dhimitër Frangu (Demetrio Franco) është një figurë historik dhe historian, i njohur nga neologjizmi shqiptar i Dhimitër Frangut. Lindi në qytetin e Drishtit më 1443 afër Shkodre; vdiq më 1525, në moshën 82 vjeçare. U shkollua si klerik katolik, profesion që e ushtronte gjatë gjithë jetës së tij. Dhimiter Frângu u lidh ngushtë me heroin shqiptar Gjerg Kastriotin (Skënderbeun) dhe e shoqëroi atë në udhëtimin që bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli, që në moshën 16-vjeçare u vu në shërbim të tij. Dhimitër Frângu qé kushëri nga nëna me dukët e Drishtit, me Pal Engjëllin arqipeshkev i Durrësit (1417-1469), prelat kishtar, humanist i shquar dhe krahu i djathtë e bashkëpunëtor e diplomat i Skenderbeut, me vllaun e tij Pjetër A. Engjëllin (1443-1512), një ndër kapedanët e sprovuar të Heroit. Duhej të ishte në marrdhënie me Barletin, ndofta edhe me Marin Beçikemin, që jetonin edhe ato në atë kohë në Venedik.
Me pushtimin e Drishtit prej osmanëve më 1487, Dhimiter Frangu emigroi në Itali. Ai u vendos në rajonin e Venedikut dhe për një periudhë të gjatë shërbeu si famullitar i nderuar në fshatin Braina, pranë qytetit Trevizo, deri më 1513, kur për arsye të moshës së shtyrë, ia la detyrën nipit të tij. Personalitet i kulturës humaniste shqiptare të shekujve XV, XVI, ndër të gjithë biografët e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Dhimiter Frangu është i vetmi që njohu nga afër Heroin tonë kombëtar, jetoi me të, mori pjesë ndër beteja si luftëtar krah tij dhe e shoqëroi kryetrimin shqiptar si pjesëtar i suitës së tij në udhëtimin që bëri në Itali më 1466-1467 për të ndihmuar Ferdinandin e Napolit. Në suitë bënte pjesë me cilësinë e “ruajtësit të thesarit” (“tresoriere dell’ Eroe”). Vdiq në Trevi më 1525 në moshën 82-vjeçare.

Të vetmen vepër që shkroi, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut “Komentar për punët e osmanëve dhe të zotit Gjergj Skënderbeut, princi i Epirit. Dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që përjetoi populli shqiptar në luftrat kundër pushtuesve osmanë në shek. XV, njeri i mbruajtur me kulturën humaniste, Dhimitër Frangu na paraqitet me veprën e tij si një historian i aftë, me origjinalitetin e tij, i saktë në datime e vende ngjarjesh, me një stil të pëlqyeshëm, me mendime e shprehje të qarta dhe terheqëse për lexuesin shqiptar dhe të huaj. Biri i Pjetër Engjëllit, Pali, i lindur në Venedik, ma vonë shuguruar prift, njeri me kulturë humaniste, autor i disa librave fetarë, qe emëruar famullitar në Briana, ku do të zëvendsonte kushëririn e tij Dhimiter Frangun pas vdekjes së tij, më 1525. Në Briana ai gjeti dorëshkrimin latinisht të Dhimitër Frangut, e përktheu në italisht dhe e botoi në Venedik më 1539 nën këtë titull: “Comentario de le cose de’ Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d’ Epyro” (Komentar i të bëmave të Turqve dhe i Z. Gjergj Skanderbegut, princ i Epirit). Vepra u botua pa emër të autorit, nuk dihet perse, dhe pa vend botimi (dihet se në Venedik), Në gjuhën italiane ajo qe ribotuar më 1540, 1541, 1545 etj. Ajo u ribotua së bashku me veprën “Dell’ assedio di Scutari” (Mbi rrethimin e Shkodrës) të Marin Barletit dhe në permbledhjen e Francesco Sansovino-s më 1564 etj. (M.F. Sansovino “Dell’ historia Universale dall’origine et Imperio de’ Turchi da M.F. Sansovino … Venetia, apresso F. Rampazetto, 1564 në faqet 370.497) nën titullin “I fatti illustri del Signor Georgio Scanderbegh, principe d’ Epiro.” dhe pati ribotime të tjera në Venedik (botues S. Zazzara) më 1560, 1561, 1564, 1568, 1573, 1577, 1582, 1600, 1654 etj. Pati një perkthim të ri italisht më 1584 nga studiuesi, prifti italian Giovanni Maria Bonardo. Perkthimi dhe botimi i Bonardos në Venezia ka këtë titull: “Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d’ Epiro” (Bëmat e shkelqyera e të lavdishme dhe ndermarrjet fitimtare të bëra kunder Turqve nga zoti Gjergj Kastrioti i quajtur Skenderbe, princ i Epirit). Në këtë botim jepet emri i autorit, Dhimiter Frangu. Siç shihet titulli i vepres ka ndryshuar nga njeri perkthim në tjetrin, po ashtu dhe ribotimet kanë tituj të përafert, por jo të njëllojtë. Ky version i ri, perkthimi e botimi i Bonardos, është vlerësuar nga të gjithë studiuesit si më i miri, më autentiku se ai i vitit 1539. Në “Hyrje” të veprës perkthyesi na thotë se Dhimiter Frangu “ha partecipato in molte imprese e valorosi gesti dell’Eroe” dhe duke e konsideruar Dh. Frangun si bashkëpunëtor të Skenderbeut, perkthyesi është perpjekur për një punë më të kujdesshme.

Në mesin e shekullit XVI ajo u përkthye e u botua edhe në frëngjisht (Paris, 1544) dhe në anglisht (Londër, 1562). Është një vepër me theks të fortë patriotik, që njohu 17 ribotime në Itali, pra një sukses të ndjeshëm, duke u përkthyer edhe në frëngjisht, anglisht e rumanisht më vonë. Duke menduar se dorëshkrimi i Dhimiter Frangut është krijuar pas daljes në dritë të veprës madhore të Marin Barletit për Skenderbeun (1508-1510), disa studiues të pathelluar kanë menduar se vepra e Dhimiter Frangut është një permbledhje e shkurtër e veprës barletiane, po në fakt vepra e Dh. Frangut ka merita të veçanta si vepër origjinale, me të dhëna të reja, me datime më të sakëta, me një qendrim më realist në pershkrimin e betejave dhe të numrit të pjesëmarrsve në to etj. Pra ajo konsiderohet një burim autentik i pavarur. Dhimiter Frangu na e jep të saktë daten e kthimit të Skenderbeut në Krujë, daten e vdekjes së Heroit, 17 janar 1468 (jo 1467!) (duhet ditur se kalendari venecian fillonte në mars dhe jo në janar) dhe më me guxim se Barleti ai stigmatizon kopracinë e disa princave të huaj që vetem premtime i jepnin Skenderbeut. Me të drejtë, studiuesi CH. Hoph e konsideron Dhimiter Frangun më kritik se Marin Barletin.
Në krahasim me historine e Skënderbeut të M. Barlecit, vepra e Dh. Frëngut u përhap shumë në Itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj), sepse ato ishin më të shkurtëra se vepra e parë. Vepra e Dhimiter Frangut në 180 faqe, të ndara në 41 kapituj. I pari që njohu pa asnjë mëdyshje autorësinë e Dhimiter Frangut dhe autencitetin e veprës qe, siç e thamë më lart, Ch. Hoph dhe në shekullin tonë këtë e provuan me argumente, studiuesi rumun i mesjetës shqiptare Francisk Pall dhe i mirënjohuri Fan Noli.[2] E rendësishme është se në veprën e Dhimiter Frangut mbi Skenderbeun, ashtu si te Barleti, shohim të gjallë realitetin historik shqiptar të kohës, procesin e konsolidimit të kombësisë shqiptare si njësi më vete, me territore, gjuhë, zakone, me karakteristika dalluese e të veçanta me popujt e tjerë të Ballkanit. Të gjitha këto Dhimiter Frangu, i ka dhenë me bindje humaniste dhe frymëzim religjoz e atdhetar. Me shumë interes në këtë vepër janë të dhënat mbi etnogjezen e popullit shqiptar, për vazhdimsinë e tij në trojet e sotme, për kombësinë shqiptare të konsoliduar. Interesante është se në këtë vepër gjejmë një fjalë shqip të shkruar, është një urdhër luftarak: “Emb’ta!” (në kuptimin: sulm mbi ata!).
Te pasardhësit e familjes Engjëlli që ishin vendosur në Itali, ashtu si te shumë shqiptarë të emigruar, u ruajt ndër breza vetëdija kombëtare, ndjenja e atdhedashurisë dhe deshira për t’u kthyer në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjestarët e kësaj familjeje që kishte një pozitë të rëndësishme në rrethet intelektuale kishtare të Venedikut, të interesoheshin gjatë shek. XVI e XVII për botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesë shqiptarë të shek. XV, si dhe vepra të hartuara prej tyre në formën e gjenealogjive familjare mbi të drejtën e trashëgimisë.
Është për të ardhur keq se vepra e Dhimiter Frangut nuk është përkthyer shqip. Më 1992 atë e përktheu studiuesi i palodhur shkodran Zef. M. Harapi, po ajo mbeti dorëshkrim. Në Buletinin e Institutit Pedagogjik Shkodër më 1967 dhe 1968 janë përkthyer e botuar vetem fragmente.
DHIMITËR FRANGU PËR GJERGJ KASTRIOTIN (SKËNDERBEUN)
Dhimitër Frangu është një nga humanistët shqiptarë i cili ka shkruar për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe vepra e tij u bë e njohur në Europë. Ai nënshkruan “Dhimitrio (Dimitrio ose Demetrio) Franco”. Ai ka lindur më 1443 në vitin e kthimit të Skënderbeut dhe fillimit të rebelimit të tij të madh. Ai ëhtë bashkëkohës i Heroit. Kur vdiq Skënderbeu ai ishte 25 vjeç. Dhimitër Frangu vdiq më 1525.
Sipas Dhimitër Shuteriqit, Marin Barleti ka qënë më i ri në moshë se Frangu dhe ka vdekur përpara këtij, diçka më shumë se 50 vjeç, ndërsa Frangu mbushu 82 vjeç.Dhimitër Frangu largohet nga trojet Arbërore para shtatorit të 1478, kur Drishti ra në duart e Osmanëve. Ai ishte me origjinë nga Drishti. Frangu u largua së bashku me njerëzit e fisit të tij dhe të tjerë që ishin të detyruar ta braktisnin atdheun dhe të strehoheshin në Itali. Në atë kohë ai ishte 35 vjeç. Dhimitër Frangu u vendos Veneti. Ka qënë deri më 1513, famulltar në Briano, një fshat pranë qytetit Treviso.
Vëndin ia zuri i nipi Pal Pjetër Ëngjëlli, për shkak se Dhimiter Frangu u rëndua nga mosha. Pal Pjetër Ëngjëlli qe i biri i Pjetër Ëngjëllit (1443-1512), vëllai i kryepeshkopit të Durrësit Pal Ëngjëll (1417-1469), një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut, autor i njërit prej dokumenteve të para të shqipes së shkruar “Formula e Pagëzimit” (1462). Pjetër Ëngjëlli ishte moshatar me Dhimitër Frangun. Barleti e përmend si një nga luftëtarët e shquar të rrethit të Kastriotit. Dhimitër Frangu e ka njohur nga afër Gjergj Kastriot Skënderbeun, në vitet 1466-1467 ka shoqëruar Skënderbeun në udhëtimin në Romë me cilësinë si “Spenditor”, ose “Trezorier”, pra arkëtari i Kastriotit.
Ndonëse në moshë shumë të re ai në vitet e fundit të Skënderbeut del se ishte një nga njerëzit më të besuar dhe merrej me çështjet financiare. Nuk dimë shumë të dhëna për studimet e Dhimitër Frangut. Këto studime duhet të jenë bërë patjetër sepse ai përmendet si prift, pra duhet t’i ketë kaluar dhe respektuar të gjitha rregullat për t’u bërë prift. Është pikërisht Dhimitër Frangu që na ka lënë një nga veprat më të njohura për jetën dhe bëmat e Skënderbeut. Vepra e Dhimitër Frangut është shkruajtur fillimisht në latinisht.
Por u përkthye në italisht dhe botimi i parë gjeti dritën e publikimit në vitin 1539. Vepra mban titullin “Komentari i çështjeve të turqve dhe i zoti i Gjergj Skënderbeut, princ i Epirit. Me jetën e tij dhe fitoret e bërë prej tij me ndihmën e shumë të lartit Perëndi dhe me paçmueshme forca dhe virtyte të tij të denja për t’u kujtuar. Ndonëse libri nuk e ka vëndin e botimit, studiuesit mendojnë se ky vend ka qënë Venediku. Ky libër pati disa botime njëri pas tjetrit, edhe në Milano u botua dy herë. Në 1541 dhe 1545. Pra qe një libër i suksesshëm. U ribotua sërish në Venedik më 1564 me titullin e ndryshuar “Fakte të shkëlqyera të zotit Gjergj Skënderbeu”. Botuesi qe historian venedikas Francesko Sansovino.
Në 1584 vepra u botua sërish me një përkthim të ri që u bë nga origjinali latinisht nga Xhovani Maria Bonardo. Pati gjithashtu dhe pesë botime të tjera në Venedik me tituj të ndryshuar, por me të njëjtin tekst. Janë kështu gati shtatë botime në gjuhën italiane. Brenda viteve 1539-1654. Libri i Dhimitër Frangut në vitin 1544 pati një botim të përkthyer në frengjisht dhe një tjetër në anglisht në 1562.”Komentari” i Dhimitër Frangut u botua 14 vjet pas vdekjes së tij.
Dhimitër Shuteriqi mendon se përkthimi i parë në italisht që iu bë veprës së Dhimitër Frangut, ose më saktë dorëshkrimit të tij në latinisht “në një mënyrë ose në një tjetër, ku më pak e ku më shumë nuk e respektoi origjinalin. Mbi të ka qënë vënë dorë dhe, nëse vepra ka disa autorë përkthyesi e saj i viteve 1539-1545 mund të merrej si njëri prej tyre. Frank Pali, me të drejtë arriti në përfundimin se ky përkthyes i “Komentarit” nuk ishte gjë tjetër veçse nipi i Dhimitër Frangut, Pal Pjetri. Pal Pjetri e ka pasur origjinalin në latinisht në duar, por duhet thënë se ai e ka redaktuar dhe ka bërë ndryshime në përmbajtje. Vetë Dhimitër Frangu duhet ta ketë shkruar dorëshkrimin para vitit 1512, kur vdiq Pjetër Ëngjëlli, pra në vitin kur thuhet se mund të ketë vdekur dhe Marin Barleti.
Pal Pjetri dëshmon se në të dhënat për Historinë e Skënderbeut bërë nga Dhimitër Frangu kanë ndihmuar edhe disa njerëz që kanë qënë bashkëpunëtor të Heroit. Kur Sansovinoja ribotoi veprën e Dhimitër Frangut në 1564 Pal Pjetri qe ende gjallë. Dihet se Sansovinoja ka qënë nipi i Ëngjëllorëve. Por Sansovinoja thotë se vepra është prej “një autori të pasigurtë”. Shuteriqi shton se “çështjen e autorësisë e sqaroi më 1584 Bonardoja, kur e ripërktheu veprën nga origjinali latin. Që Bernardoja ka patur mundësi të sigurojë origjinalin kjo shpjegohet me miqësinë, që edhe ky shkrimtar nga Venetija kishte me Ëngjëllorët. Përkthyesi ia kushton veprën po atij Jeronin Ëngjëllit, vëllai i Pal Pjetërit, të cilit ia kish kushtuar dhe Sansovinoja përmbledhjen e tij mbi “Historinë e turqve”.
Por edhe përkthyesi Bernardoja ia ka bashkëngjitur veprës së Dhimitër Frangut një shtojcë për ngjarjet e viteve 1526-1529. Por njëkohësisht për shkencën është pak i njohur se dorëshkrimi në origjinalin latinisht i Dhimitër Frangut ende nuk njihet në formën autentike, por është përdorur si material bazë në formën e subjekteve të përkthimit ndoshta dhe të kompilimit. Pra është e vështirë që të bësh një ndarje dhe një spastrim të asaj që ka shkruajtur Dhimitër Frangu nga ato që kanë shkruajtur në përkthimet e tyre, që janë njëkohësisht dhe përkthime të ndryshme, autorë të tjerë. Megjithatë vepra “Komentari” i Dhimitër Frangut ka vlerat e saj, krahas veprës së Marin Barletit. Në planin krahasimtar Frangu dhe Barleti kanë narrativa dhe artikulime të ngjarjeve shumë të ngjashme.
Por ka dhe ndryshime midis tyre. Dhimitër Frangu tregon se Skënderbeu ndejti peng 8 vjet tek Sulltani, kurse Barleti flet për moshën 9 vjeç. Sipas Frangut Skënderbeu u bë sanxhakbej në moshën 19 vjeç, Barleti shënon moshën 18 vjeç. Frangu thotë se Skënderbeu qe 25 vjeç kur në Adrianopojë ai mundi një tartar. Por edhe këto të dhëna duhet të ballafaqohen sepse nuk ka një vërtetësi absolute. Frangu tregon vitin e kthimi të Skënderbeut në Shqipëri 1443, por shton se Kastrioti në atë kohë qe 33 vjeç dhe kjo e bën që Heroi duhet të ketë lindur më 1410. Edhe disa pasaktësi të tjera të lë të mendosh se megjithëse Dhimitër Frangu e ka njohur nga afër Skënderbeun mundet që shumë të dhëna të jenë ndryshuar prej nipit të tij, të paraqitur në rolin e përkthyesit në italisht të origjinalit në latinisht.
Frank Pali mendon se vepra e Dhimitër Frangu nuk është një burim autonom për historinë e Skënderbeut. Një tjetër studiues Spondani është shprehur se Dhimitër Frangu ka përmbledhur Marin Barletin. Gjuha e versionisht në italisht të Pal Pjetrit sipas Shuteriqit “nuk është e punuar, por e një njeriu që nuk e njeh mjeshtërinë e të shkruarit në mënyrë të mjaftueshme. Nëse Frangu shkroi në latinisht në një të tillë mënyrë, ai s’mund të quhet një shkrimtar vërtetë i zanatit. Ke versioni në italisht i Bonardos kemi një italishte prej njeriu të penës.
Mos stilizoi ai mjaft në përkthimin që bëri. Versionet italishte të veprës së Frangut janë kaq të ndryshme prej njëri tjetrit edhe kur midis tyre nuk ndryshon gjë në përmbajtje, por vetëm në gjuhë dhe mbarështrim, se nuk mund të thuhet që Bonardoja s’bëri gjë tjetër veçse përmirësoi përkthimin e mëparshëm, siç mendon Frank Pali, por se kemi një përkthim të ri, që ka parasysh edhe të mëparëshmin”. Nga kjo del mendimi se Bonardoja duhet t’i ketë qëndruar më pranë edhe në përmbajtje dhe formë dorëshkrimit të Dhimitër Frangut.
Dhimitër Frangu sidoqoftë nuk duhet mohuar, që ka shkruar në latinisht për Skënderbeun, sepse kjo konfirmohet nga shumë dëshmitarë por tekstet në italisht nuk e përcjellin veprën e tij autentike. Sidoqoftë edhe Dhimitër Frangu ka vendin e tij si një përfaqësues i humanizmit dhe për më tepër një nga shkruesit shqiptarë, bashkëkohës i Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ndërkohë nuk duhet harruar se suksesi i botimeve në versionin italisht e bën atë një autor stimulues për njohjen dhe popullaritetin e Skënderbeut. Dhimitër Frangu thotë se Gjergji u dorëzua si peng, së bashku me vëllezërit e tij Reposhin, Stanishën dhe Konstandinën kur qe 8 vjeç, ndërsa në moshën 25 vjeç ai u bë sanxhakbej “duke i besuar komandën e 5000 kalorësve”. Ai dëshmon se Skënderbeu “kuptonte mirë gjuhët turke, arabe, greke dhe sllave”. Por nuk flet për faktin se Skënderbeu e dinte mirë dhe italishten, aq më tepër që Frëngu e ka shoqëruar Skënderbeun gjatë vizitave të tij në Romë.
Frëngu flet për Kuvendin e Lezhës më 1444 ku morën pjesë Arianit Komneni që më pas u bë vjehërri i Skënderbeut, Andrea Topia, Pal Dukagjinin, Nikoll dhe Pjetër Spani, Lek Dukagjini, Lek Zaharia si dhe të dërguarit e Senatit të Venedikut. Jep edhe një fjalim apokrif të Skënderbeut në Kuvendin e Lezhës. Frangu jep dhe një deklaratë të shkurtër të pjesëmarrësve në këtë kuvend, që githashtu duhet të jetë apokrife. Ai shënon “Gjergj Kastrioti, i quajtur gjithashtu edhe Skënderbe është emëruar me miratimin e të gjithëve Kryekomandant i Përgjithshëm, ndaj meriton të përmendet i pari.
Pas tij Arianit Komnina (Komneni) dhe më pas djemtë e Muzak Topisë të të quajturit prej shumëkujt Karliç që në gjuhën sllave ka kuptimin i lavdishëm, meqë pretendonin se qenë bijtë e Karlit, i cili vinte nga një shtëpi mbretërore e Francës. Vijnë pastaj të zotët e shtëpisë Dukagjini dhe fisnikët e shtëpisë së Spanit, zotërit Çernojeviçi dhe Dushmani. Sa për Venecianët, ata nuk duhej të futeshin në këtë Lidhje nga që ishin të lidhur prej shtëpisë të Ëngjëllit që vinte prej shtëpisë Perandorake të Kostandinopojës. Por Frangu përmend edhe emrin e Princeshës fisnike Margarita e Monseratos, Dukesha e Montoas, e cila prej trashëgimisë që vinte nga dera atërore zotëronte prona toke në Drivast Tivar, Krujë dhe në Ulqin.
Dhimitër Frangu i referohet Flinit dhe librit të tij të titulluar “De Homibuz Illustris” në kapitullin e III, që thotë se Tuilio Hospilio, mbret i III i Romës,kur pati rrafshuar qytetin Alba, që nuk ndodhej larg prej Romës, duke qenë më së shumti armik i saj, urdhëroi që albanët të vinin të jetonin në Romë. Një numër i madh arbanësh sipas opinionit dhe disa shqiptarëve të tjerë shkuan në Azi dhe jetuan midis popujve që zotëronin vendin, që shtrihej midis maleve, në Hiberi dhe në Kaukaz.
Atje albanët u shtuan dhe u shumuan në rrjedhën e kohës dhe vëndi i tyre mori emrin Albania Iberia, emër të cilën Flini e përmend në kapitullin e III të librit të vet të Historisë së Natyrës. Më pas disa nga albanët u larguan që andej dhe u vendosën në Epir dhe në Maqedoni, disa të tjerë në Liburnia, që asaj kohe thirrej Csemttia dhe akoma, disa të tjerë më poshtë Epirit dhe Maqedonisë. Më vonë të tjerë Albanë u vendosën në një pjesë të Dalmacisë dhe të Ilirisë. Ata u shtuan dhe u shumuan aq shumë sa të gjithë provincat në të cilat ata shtriheshin, formuan një hapësirë dhe një shtet që mori emrin Albania, sipas vetë emrit të atyre banorëve.
Por ka të tjerë, vazhdon Frangu që thonë se albanët vijnë prej France, sepse kanë vënë re një miqësi të natyrshme midis fisnikëve të të dyja vendeve, sikurse përmendet psh. Miqësia e Princit të Durrësit me mbiemrin Topia, që vinte prej Karlit të Madh, apo ajo e disa princërve nga Meschino. Si shenjë e vullnetit të mirë statuja e Karlit të Madh prej guri të mrekullueshëm dhe të gdhendur me shumë mjeshtëri dhe art, qe vendosur në sheshin kryesor të qytetit të Krujës.
Shkrimtarë të tjerë thonë që albanët vijnë prej Grisson të Altasoglia-s, si shtëpia e Dukagjinit dhe ajo e Spaneshit, sikurse pohojnë dhe fisnikët e këtyre shtëpive. Natyrisht të gjitha këto opinione qarkullonin në shekullin e XV, por nuk janë të sakta dhe të vërteta . Por ato tregojnë nivelin e kureshtisë për origjinën e arbërorëve, të paktën në formën e një teorie të besueshme.
Siç ndodh në mesjetë për shkak të martesave me të huaj, shpesh në formën e aleancave politike dhe dinastike, qe normale që disa nga zotërit e kohës ta lidhnin origjinën e tyre me shtëpi princërore të huaja, duke marrë dhe huazuar dhe heraldikat e tyre.Interesant është që Dhimitër Frangu e arsyeton ekspeditën e Skënderbeut në Itali, në ndihmë të mbretit Alfons, të jatit të Ferdinandit të Aragonës, me ardhjen e të dërguarve të Papës Piu i II-të por dhe të vetë Mbretit Ferdinand të cilët e vënë në dijeni se Duka Joan, i biri i Renatos mbret i Francës ka ardhur me një forcë të madhe burrash francezë kundër zotërimeve dhe mbretërisë së Ferdinandit. Me këtë rast janë revoltuar kundër mbretit Ferdinand princët e Larantit dhe të Bosanos, bashkë me një pjesë tjetër të madhe të fisnikëve të kësaj mbretërie. Duka Joan ka në vartësinë e tij Kontin Xhakomo Picininon, me tërë regjimentin e tij, kështu që ushtria kundërshtare ndaj Ferdinandit është bërë e madhe dhe e fortë.
Francezët kanë pushtuar tërë mbretërinë, me përjashtim të qytetit të Napolit, të Kapuas, Averses, Gaetas, Trojës dhe Barletës, ku mbreti Ferdinand gjëndet i rrethuar dhe në rrezik të madh për t’u kapur. Dhe kështu Skënderbeu ftohet që të vijë në Apulie për të kundërsulmuar kundërshtarët e Ferdinandit. Dihet që më pas Skënderbeu “me 500 kalorës të zgjedhur dhe me njërin prej kapedanëve kryesor të nipin, të quajtur Gjon Stres Balsha” kapërceu detin dhe shkoi në Itali që nga porti i Raguzës. Skënderbeu e takoi mbretin Ferdinand në Kështjellën e Barletas. Dhimitër Frangu përmend se forcat e Skënderbeut dhe Ferdinandit marshuan edhe me forcat e Frederikut siç qe duka i Urbinit, zëdhënës i ushtrisë së Papës dhe Aleksandër Sforcës. Duka Joan me gjithë ushtritë e tij ndodhej në qytetin Nuçera 13 milje larg qytetit Troja. Skënberbeu, natën me gjithë ushtarët e vet kapi kuotën e lartë të kodrës që zotëronte fushën midis dy qyteteve. Dhimitër Frangu thotë se beteja u bë në mëngjesin e ardhshëm dhe “qe nga më të tmerrshmet dhe zgjati gjer në mbrëmje”.
Ushtria e Dukës Joan por dhe e kontit Xhakomo Piçininos u shkatërruan dhe fitorja qe e sigurtë nga ana e mbretit Ferdinand. Pastaj Skënderbeu shkoi në qytetin e Tranit të cilin e çliroi dhe kështu Mbretërisë së Napolit iu kthyen të gjitha tokat dhe kështjellat e uzurpuara. Frëngu shton se Ferdinandi i dhuroi Skënderbeut disa kështjella të bukura Apuli si shpërblim. Pastaj Skënderbeu u kthye në vendin e tij. Përshkrimi i betejave të Skënderbeut me Ballaban Pashën Frangu i përshkruan njëlloj si Marin Barleti. Barleti tregon se Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut disa dhurata tepër të çmuara, kurse Skënderbeu i ktheu një përgjigje simbolike duke i dërguar një shat, një plug dhe një drapër. Një lloj mesazhi ky tiptografik. Edhe Frangu e di këtë histori. Ai shton “Skënderbeu nuk ia pranoi aspak Ballabanit dhuratën, por nga ana tjetër i dërgoi dhurata simbolike, disa sende që i mori nga fshati ku Ballabani kishte lindur, siç qenë thasë me grurë kokërvogël me ngjyrë të verdhë, kuleçë, sende të lira, një lesë, plug, sopat dhe dybeg. Ballabani kuptoi menjëherë dhe shumë qartë domethënien e këtyre dhuratave dhe u ndje krejt i fyer.
Në këtë kohë Skënderbeu gjatë një lëvizje në sulm pati një aksident. Kali u rrëzua “dhe ai ra përtokë dhe u përplas me trungun e një peme. U copëtua, dhe u vra keq në krahun e djathtë të cilin tashmë nuk mund ta lëvizte. Ka gjasa që kjo ngjarje të ketë ndodhur me të vërtetë dhe Dhimitër Frangu e ka ditur, sepse veç të tjerave nënvizon se “për gati tre muaj nuk mund të ngrinte krahun së paku për të hequr kapën dhe të përshëndetur ata që e brohorisnin.
Gjatë betejës ku Ballaban Pasha e kishte rrethuar Krujën, Frangu përmend luftëtarin Gjergj Aleksandri që shkrepi një armë me barut që nga bedenat dhe e goditi Ballabanin poshtë mjekrës, afër fytit duke i shkaktuar një plagë për vdekje. Këtë fakt e përmend edhe Barleti. Frangu është dëshmitar edhe i një takimi të krerëve të mbledhur nga Skënderbeu ku diskutohet për një sulm ndaj osmanëve dhe Lekë Dukagjini tha fjalët e tij në shqip, “embë tha!”, që do të thoshte “mbi ta!”, në kuptimin “t’u biem!”. Frangu flet se si Skënderbeu shfrytëzonte derdhjen e lumit Ishëm në det mesa duket një pikë të tij ku vinin anijet me një numër të madh të ngarkuara me grurë dhe ushqime që shkarkoheshin dhe kështu “brenda tre ditëve Skënderbeu furnizoi gjithë Krujën sa për 6 vjet”.. Gjithashtu Frëngu dëshmon se Skënderbeu “pati ndërtuar një qytet me emrin Currila (në Kepin e Rodonit, në brigjet e Adriatikut) por që nuk e kish përfunduar dhe as populluar krejtësisht”.
Vdekjen e Skënderbeut Frangu e përshkruan shkurt, pa shumë hollësira. “Kishte shkuar në Lezhë për disa punë, që kishin të bënin me marrëdhëniet midis shtetit të tij dhe Senatit të Venedikut si dhe të merrte një qytet të ri të quajtur Marne të ndërtuar prej turqve. Mirëpo ra i sëmurë nga një ethe e fortë, që e detyroi të rrinte shtrirë për një kohë të gjatë”. Frangu tregon se Skënderbeu në moshën 63 vjeç vdiq dhe u varros në Kishën Katedrale të Shën Nikollës në Lezhë.
Në ndonjë pasazh Frangu jep dhe portretin fizik të Skënderbeut, për fuqinë e tij fizike. Frangu flet edhe për llojet e shpatave që mbante dhe përdorte Heroi, midis të tjerave shënon “rastisi të vinte një mjeshtër fort i dëgjuar prej Italisë, i cili i bëri tri shpata që, jo vetëm mund të vlerësoheshin të mira, por dhe krejt të përsosura. Pikërisht njërën prej këtyre Skënderbeu ia dhuroi Turkut. Ato qenë shpata të tilla, që mund të prisnin çdo lloj metali pa u dëmtuar aspak tek tehu.
Edhe Frangu e përshkruan si Barleti gati njëlloj momentin e çvarrosjes së eshtrave të Skënderbeut: “Pas Shkodrës turqit morën qytetin e Lezhës. Atje plot zell dhe ngulm kërkuan trupin e Skënderbeut të cilin, posa e gjetën, edhe pse i qenë frikësuar sa kohë qe gjallë, edhe e patën urryer së tepërmi emrin e tij, tashmë duke qënë i vdekur kishin nisur ta adhuronin, ashtu sikurse ne kemi zakon të adhurojmë Shënjtorët e Kanonizuar. I lumtur fort ndjehej ai që ia dilte të merrte ndonjë copë prej eshtrave të tij, të cilën, duke e vlerësuar, send fort të rrallë dhe të shenjtë, ta vishte me ar dhe flori dhe ta varte në qafë si relikë të një shenjtërimi të madh e të thoshte pastaj se ndjehej plot shpresë për fitoren. Nuk ka dyshim, që një gjest i tillë nuk qe veçse një supersticion pagan.
Paulo Giovio në veprën e tij “Jeta e njerëzve të shquar”, më 1577, boton edhe tingëllimë në përkthimin italisht të një poeti të quajtur Gabriele Faerno. Dhe ja poezia.
Gabriele Faerno për Gjergj Kastriotin (Skënderbeun)
Dentro il sepolcro tuo Giorgio, si chiuse
La ruinade’ Turchi, e la difesa
D’Epiro; e l’ossa tua senza contesa,
In molti luoghi far sparse e diffuse.
Le membra, che dovean posar rinchiuse
E non sentir piu del nemico offesa;
Tal del tuo nome fu la gloria accesa,
Che in mille parti fur rotte e conduse:
Perche lasciando il mondo con la vita
Il corpo tuo, fu da’nemici tuoi
Divino, come per pigliar valore.
E la virtu, che a dar sepolcro invita
Agli altri, ate la tolse; ed ella poi
Coi medesimi ti die fama, ed onore.
Nga poeti Faerno, Venecia, 1584

Në përkthimin shqip, të përafërt, kjo tingëllimë tingëllon kështu :
MBI VARRIN E SKENDERBEUT
“Disfata e osmanëve, tmerri i osmanëve dhe mbrojtja e Epirit dergjen tek ky varr, ku janë eshtrat e Gjergjit të Pathyeshëm. Tashmë trupi i copëtuar i heroit humbi dhe eshtrat iu shpërndanë kudo, kockat e thërrmuara enden anembanë, pa gjetur prehje në ftohtësinë e detit. Sapo mbylli ditët e tij dhe vdiq, duke braktisur mbretërinë e bukur të t’et, që kish mbrojtur me nder gjithmonë, osmanet e egër pushtuan gjithë vendin. Ahere ja ç’varrosën trupin Heroit, thyen mermerin dhe nxorën eshtrat. Secili këputi një ashkël të vogël kocke, sikur të përmbante forcë dhe zjarr betejash, që t’i jepte forcë dhe fuqi të mbinatyrshme. Ndaj, atë vlerë që iu jepte të tjerëveKy varr i lavdishëm koha ia mori atij dhe ia dha armikut si hajmali të shenjtë.”
Dihet që Humanisti italian Paulo Giovio ka shkruar në latinisht Lavde “lavde për Gjergj Kastriot Skënderbeun”. Në shkrimin e tij Honorifik ky autor thotë në mënyrë të epërme se “asnjë princ, ose perandor i krishterë nuk i përdori armët kundër turqve më me forcë dhe më me fat se Gjergj Kastrioti. Askush tjetër nuk doli fitimtar në beteja më shpesh se ai.
”Freri i barbarëve” u mbiquajt Skënderbeu”. Paulo Giovio shkruan shkurt historinë e Skënderbeut sipas arketipeve tashmë të njohur. Edhe ai e përsërit narrativën e pranuar se Gjergji u dorëzua si peng në oborrin e Sulltan Muratit, se u edukua sipas rregullave të fesë myslimane, se kur ishte akoma djalë i ri u emërua Sanxhakbej, dmth. Komandant i një Korpusi të rëndësishëm të Kalorësisë. Sulltan Murati e donte atë mbi të gjithë të tjerët, sepse kishte një paraqitje madhështore dhe tregonte shenja të qarta se do të bëhej në të ardhmen një luftëtar shumë i madh.
Ai kishte një shtat të lartë dhe zgjuarsi të jashtëzakonshme. Ai fitoi lavdi ushtarake dhe fitonte në ekspeditat ku e dërgonte Sulltan Murati. Për Paulo Giovion, kur vdes Gjoni babai i Skënderbeut pati një mërziti dhe protest të Skënderbeut, deri tek Sulltan Murati, sepse ushtria osmane i pushtoi viset e mbretërisë atërore. Murati e mori me të mira dhe i premtoi se do t’ia rikthente patjetër mbretërinë e prindit. Por Skënderbeu nuk u besoi këtyre premtimeve dinake.
Me zgjuarsi, me shkathtësi, me guxim ai shkoi në Atdhe, ku me dokumenta fallse e pushtoi kryeqytetin e principatës së të jatit, Krujën, dhe u njoh nga populli si bir legjitim i sundimtarit të tyre. Kur ai u përball me ushtritë osmane të Muratit dhe më pas të Mehmetit të II-të, të cilët mbaheshin si të pathyeshëm. Shtatë pashallarë të fëmshëm të kalorësisë otomane u mundën në këto beteja dhe u zunë rob. Për historinëdhe fitoret e bujshme të tij, shkruajti Marini nga Shkodra, që duke e lartësuar Skënderbeun me një gojëtari të përsosur, ua trashëgoi brezave pasardhës kujtimin e tij, me botimin e një Monografie të veçantë. Edhe Paulo Giovio e përmend ekspeditën e Gjergj Kastriotit në Itali për të ndihmuar ushtarakisht mbretin Ferdinand të Napolit, kundër sulmeve të forcave anzhuine. Skënderbeu iu përgjigj thirrjes për ndihmë dhe ndërhyri menjëherë duke ardhur me anije në Apuli. Forcat anzhuine u shpartalluan dhe mbreti Ferdinand e pranoi se shpëtimi i kishte ardhur nga trimëria e pashoqe e Skënderbeut. Sulltan Mehmeti i II-të mbasi kishte pushtuar Kostandinopojën dhe vrarë perandorin e fundit të Bizantit nuk arriti t’a pushtojë Krujën prej qëndresës së Gjergjit.
Prej të gjitha këtyre ngjarjeve Papa Piu i II-të mbasi u bëri thirrje mbretërve të krishterë mendoi që Gjergj Kastrioti t’i printe si Gjeneral dhe Komandant i Përgjithshëm një kryqëzate të re për të shkartalluar turqit. Kaq me zemër e mori këtë punë Papa Piu i II-të sa “do ta njihte si mbret Skënderbeun” dmth., do t’ia legalizonte titullin mbretëror. Por Papa Piu i II vdiq papritur në Ankona. Pasardhësi i tij, Papa Pali i II, nuk iu kushtua këtyre planeve ushtarake kundër turqve dhe megjithëse Gjergji fort i zhgënjyer kishte shkuar në Romë për t’ia mbushë mendjen personalisht me fjalën e tij prapëseprapë Papa nuk e dëgjoi dhe nënvizon Paulo Giovio “merrej me punë të kota dhe të parëndësishme”.
Gjergji ia tregoi Senatit të Kardinalëve rrugën e shpëtimit se arrogancës dhe fuqisë së osmaneve nuk është e mundur t’u bëhej ballë ndryshe “përveçse me përpjekjet unanime të të gjithë Europës. Fatkeqësisht ai po fliste përpara njerëzish të papërvojë dhe apatikë. Pas këtij dështimi ai, Skënderbeu, nuk pati fat të kryente vepra të tjera të lavdishme, si të parat, sepse e kishte humbur shpresën e një marrëveshje të përbashkët europiane”. Shikoni sa kritik është qëndrimi realist i Paulo Giovit. Më pas ky autor tregon se në qytetin e Lezhës, afër lumit Drin, ndërsa bisedonte për çështje ushtarake me përfaqësuesit e Venedikut, e zunë një palë ethe vdekjeprurëse. Vdiq në moshën 63 vjeç në vitin 1467, pas Lindjes së Krishtit. Paulo Giovio e portretizon kështu Skënderbeun “Gjergj Kastriotit nuk ia kaloi kurrë njeri as për fuqinë trupore, as për trimërinë dhe as për fitoret ushtarake.
Mbante pranë vehtes 2000 burra të zgjedhur, por dhe kur e shtonte numrin e tyre, fuqia ushtarake nuk arrinte më shumë se 6000 kalorës dhe 3000 këmbësorë. Ai thoshte se fitoret nuk arrihen me një numër të madh njerëzish, por ushtarë të zgjedhur dhe të sprovuar. Ua mbante përmendësh emrat atyre, dhe ua dinte trimëritë. Ata e kishin për nder të madh të pinin verë nga kupa e tij. Ish i dashur dhe shpirtmadh. Me këto sjellje të bashkuara në çdo rrethanë, me zemërgjerësinë ai shkëlqente nga thjeshtësia dhe ua ndizte shpirtrat dhe i bënte për vete njerëzit. Kur kalonte i armatosur, aq e madhe ishte energjia e shikimit dhe aq e përzemërt dhe gazmore ishte fjala e tij, saqë i shndërronte njerëzit jo vetëm në luftëtarë të aftë por edhe në trima të çartur plot urrejtje përbuzëse ndaj armikut mizor.
Kishte një shtat të lartë dhe të ngjeshur me muskuj, me gjymtyrë të fortë, me hundë të dalur dhe të harkuar bukur, si të shqipes, pamje e gjallë e një Heroi të madh. Këto veçori trupore, nënvizon Paulo Giovio “i kam dalluar edhe tek princat e familjes së tij, që janë vendosur në Pulie, siç patëm rastin t’i krahasonim me bustin e tij që gjendet në muzeum, sidomos me nipin e tij Ferdinand, Markezin e Sant Angelon al Gargano, i cili ra në betejën e Pavias, i vrarë nga dora e mbretit francez”. Nga Paulo Giovio mësojmë që ka parë një bust në skulpturë të Skënderbeut, informacion ky i ri, i papërmendur nga askush tjetër.
Në elozhin e tij Paulo Giovio përmend bujarët dhe historianët që kanë lënë “të shkruar, se Gjergji kurrë nuk iu shmang betejave, kurrë s’pati frikë, kurrë nuk u plagos përveç një here nga një shigjetë në këmbë”. Edhe Paulo Giovio e përmend rrëfenjën që Sulltan Mehmeti i II-të që kishte dëgjuar shumë për forcën e shpatës që bënte mrekullira ia kërkoi këtë shpatë Skënderbeut dhe Skënderbeu ia dha. Në fund elozhi i Paulo Giovit tregon episodin e zhvarrosjes së eshtrave të tij në varrin në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë dhe se osmanet si njerëz supersticiozë i morën këto eshtra me vete, plot admirim dhe me ndjenja fetare, “pasi secili besonte se do të ishte i siguruar dhe i pathyeshëm në luftim, po të kishte me vete si hajmali një copë kockë nga trupi i shenjtë i këtij udhëheqësi i pamposhtur”

Marre nga Revista DRINI.
https://revistadrini.info/dhimiter-frangu-i-lindur-ne-drisht-1443-trevi-1525-ka-qene-prelat-kishtar-bashkepunetor-i-gjergj-kastriot-skenderbeut-dhe-historian-i-shekullit-xv-xvi/

by  më 28/01/2021

Vjosa Osmani: Aleanca me SHBA-në, garanci për siguri, paqe e sukses

0

Sh.Çoçaj/RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani në një postim në Facebook ka shkruar për takimin e së enjtes me shefin e CIA-s, William Burns.

Presindetja Osmani ka shkruar se aleanca me Shtetet e Bashkuara është garanci për siguri, paqe e sukses!

“Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns. Aleanca me Shtetet e Bashkuara është garanci për siguri, paqe e sukses”, shkruan ajo në Facebook.

Ndryshe shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, William Burns sot është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

 

Nga veprimtaria atdhedashëse e pakashticëve, shembulli i Hasan Ismail Pakashticës

Gani I. Mehmeti

Pakashticët, veprimtarë të çështjes kombëtare shqiptare gjatë gjithë kohërave, qoftë në arsim, në pjesëmarrje aktive dhe luftarake, por gjithherë në mbrojtje të vendit, herë edhe individualisht e herê edhe në organizime të tyre apo të tjerëve, por gjithherë tê inkuadruar dhe të interesuar për luftimin e armikut.

Pakashtica është fshat i komunës së Podujevës.

Në kohën e Perandorisë Otomane ata nisën të shkolloheshin, qoftë edhe në gjuhën e pushtuesit otoman, mbasi në vend nuk kishte shklolla në gjuhën amtare. Mirëpo, edhe kështu, ata u treguan shumë të aftë dhe arritën tituj profesionalë. Shumë nga këta kishin arritur edhe gradën e lartë të Hafëzit. Këta, edhe pse ksishin mësuar në gjuhën e pushtuesit, mendjen e kishin tek çështja kombëtare dhe interesoheshin se si të arrihet çlirimi prej pushtuasit.

Këta    hafuzë u prinin edhe çështjeve shkencore, sa ata vetë kishin porositur që me rastin e vdekjes së tyre, studentët e mjekësisë të hapnin trupin e tyre, të mësonin edhe për shkakun e sëmundjes së tyre, por edhe praktikisht të shihnin tê gjitha organet e brendshme të njeriut, pse vetëm me punë praktike ata do të aftësoheshin për të ndihmuar të sëmurët e tjerë, qoftë përmes operacioneve, qoftë përmes barërave. Po e ceku këtë element, pse deri vonë, e ndoshta edhe sot, tek shqiptarët  nuk preferohej të prehej trupi i të vdekurit, për çka, me rastin e vdekjes në spital, vraponin ta nxirrnin kufomën ende pa e prerë.

Pakashticët janë të shpërngulur nga fshati Pakashticë e Podujevës. Të parët që u shpërngulën prej këtij fshati ishin Imailët. Këta fillimisht u vendosën në fshatin Bajçinë, por disa e lidhin me fshatin Bradash.

Quhen Imailët, se Ismaili u shpërngul në Bajçinë. Ismaili pati katër djem; Hamitin, Bajramin, Hasanin dhe Abdullahun. Prej tyre, Bajrami u shpërngul në Prishtinë heret bashkë me Hasanin. Ndërkaq, Hamiti dhe Abdullahu mbetën në Bajçinë. Këta të Prishtinës iu rrekën të merren me profesionin e argjendarisê, profesion që edhe sot e ushtrojnë shumë prej tyre, ani pse kanë vazhduar edhe në studime të ndryshme dhe kanë mbaruar fakultete të ndryshme dhe njihen me mbiemrin PAKASHTICA, pra në emrin e fshatit prej të cilit e kanë origjinën.

Kësaj radhe, fjalën e kemi për Hasanin, vëllain e Bajramit, qê ishin shpërngulmur në Prishtinë.

Hasani ishte një njeri trim dhe i fuqishëm.

Nuk e dimë vitin, thuhet se ishte rreth vitit 1912 dhe është përcjellë se njëri nga kryeçetnikët e Serbisê që ia kishin mësyrë Llapit, kishte qitur fjalë në kufirin Kosovë – Serbi e kishte thënë se nuk ka bir shqiptari që guxontë më dalë në ballë, në mejdan për të luftuar me të se cili do ta vriste tjetrin.

Për një moment, vërtet nuk ishte lajmëruar askush. Kur Hasani sheh se nuk po lajmërohet askush të dalë në mejdan me çetnikun serb, lajmërohet vetë. Me t’u lajmëruar edhe dalin në dyluftim. Thuhet se të dy paskan gjuajtur përnjëherë njëri-tjetrin dhe që të dy kanë vrarë njëri-tjetrin. Por, ka edhe fjalë se, Hasani e ka vrarë kryeçetnuikun serb, deri sa ai nuk e kishte qëlluar Hasanin, por dikush tjetër nga serbêt kishte ndenjur gati dhe posa sheh se u vra komandanti i tyre, e qëllon Hasanin.

Si do që të jetë, ky ishte një gjest atdhedashës i Hasanit dhe do duhej të mos harrohet e të përfshihet edhe në historië, të çmohet heroizmi adthedashês i tij dhe të mos harrohet, sepse,  edhe ky ka dhënë atë më të çmueshmen – jetën, ashtu si çdo hero e dëshmor nëpër vite deri sot.

Lavdi Hasan Ismail Pakashticës, emri i tij qoftë i paharruar!

Në foto: PAKASHTICA: Aty ku quhet Katuni i Pakashticës, Llap.

Poezi e Argjira Ukimerit kushtuar Radios “Kosova e Lirë”

0

Argjira Ukimeri, Prizren

___

Kushtuar Radio-s Kosova e Lirë

 

Ju flet Kosova e Lirë

Jehoi zëri i spikerit

Tek Malet e Berishës

Ku e ka folenë skifteri

 

A zë aq I ëmbël

Ai zë i shumëpritur

Në çdo zemêr shqiptare

Si prush i zhuritur

 

Ishte zë i shpresës

Lajmëtar i Lirisë

Në zemra të të moshiarve

Në zemra të të gjithë Rinisë

 

I të kombi mbarëshqiptarë

Kur fillonte KOSOVA E LIRË

Sidomos kur na gëzonte

E na jepte lajm të mirë

Synimet fashiste të Kremlinit ndaj Ukrainës

2

Eshref Ymeri

(Dy kryeshovinistët rusë – Putini dhe Medvedjevi – kërkojnë ta zhdukin fare nga harta Ukrainën, si shtet i pavarur dhe sovran).

Sulmi i Rusisë fashiste kundër Ukrainës nuk ishte absolutisht një tekë e rastit e klikës kriminale ruse, me në krye Putinin. Ai sulm ka parahistorinë e vet, me një shtrirje kohore prej gati 20 vjetësh. Në vitin 2005, Putini i qe drejtuar parlamenti rus me një mesazh të posaçëm, në të cilin shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik e pati karakterizuar si “katastrofën” më të madhe gjeopolitike të shekullit të kaluar. Rolin e “vajtores” për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Putini, në vitet në vijim, vazhdoi ta luajë jo vetëm para publikut rus, por edhe para opinionit ndërkombëtar. Keqardhjen e tij të thellë për atë “katastrofë”, Putini ia pati shprehur në një intervistë edhe kinoregjisorit, skenaristit dhe producentit të njohur amerikan, Oliver Stoun (Oliver Stone – 1946).

       Shtatë muaj para sulmit të 24 shkurtit 2022, Putini pati shkruar një artikull të gjatë, me titull “Për unitetin historik të rusëve dhe të ukrainasve”, në botuar në sajtin e Kremlinit dhe në faqen e internetit “tass” të datës 12 korrik 2021. Artikulli fillon me paragrafin në vijim:

“Para pak kohësh, gjatë emisionit “Linja direkt”, kur po i përgjigjesha pyetjes për marrëdhëniet ruso-ukrainase, theksova se rusët dhe ukrainasit janë një popull, janë një e tërë. Këto fjalë nuk janë detyrim ndaj ndonjë konjukture të caktuar ose ndaj rrethanave të tanishme politike. Këtë e kam thënë jo një herë, kjo është bindja ime”.

Dhe në vazhdim, Putini, duke iu përmbajtur praktikës së vet të njohur të mashtrimeve politike, futet thellë në historinë mesjetare, për të “vërtetuar” se rusët dhe ukrainasit qenkan “një popull”.

Në kundërshtim me mashtrimet e Putinit, ja çfarë ka deklaruar një analist ukrainas:

“Marrëdhëniet e tendosura mes ukrainasve dhe rusëve kanë qenë të përhershme. Ato nuk janë krijuar sot, ato shkojnë larg, e kanë zanafillën që nga kohët e Rusës Kieviane (me toponimin Rusa nënkuptohet emërtimi historik i tokave të sllavëve lindorë dhe të shtetit që qe krijuar atje në shekujt e mesjetës – E.Y.), kur princët rusë që gjoja i përkisnin së njëjtës etni, thereshin me njëri-tjetrin që si e si të hidhnin në dorë fronin e Kievit. Megjithatë, nuk kemi ndër mend të futemi thellë në histori. Do ta fillojmë nga viti 1618, kur hetmani  (komandant i trupave kozake, – E.Y.) ynë lavdimadh Sahajdaçni (1582-1622), së bashku me zaporozhasit e vet të lavdishëm, i kalli datën Rusisë dhe për pak sa nuk pushtoi Moskën. Unë mendoj se pikërisht që asokohe rusët i kanë marr zët ukrainasit. Dhe kjo është e kuptueshme: moskovitët asokohe i mbushën pantallonat. Mandej pasoi beteja në afërsi të Konotopit (qytet i krahinës Sumskaja në verilindje të Ukrainës – E.Y.), kur një tjetër hetman i shquar, Vigovski (1608-1659) u dha dërrmën trupave cariste. Kanë pas qarkulluar llafe asokohe se cari rus kaq keq i paskej mbushur pantallonat, saqë ia kishte mbathur nga Moska, nga frika se mos kozakët do të shkonin për të hedhur në dorë shpirtin e tij mëkatar. Paskëtaj kanë qenë jo të pakta betejat e ukrainasve në aleancë herë me polakët, herë me turqit, herë me suedezët, herë me gjermanët kundër rusëve. Prandaj nuk pinë ujë hipokrizitë dhe rrëfenjat me përralla për “miqësinë shekullore mes popujve vëllezër”, sepse, në të vërtetë, nuk ka pas ekzistuar kurrfarë miqësie. Sepse ata, me të cilët ju gjoja keni pasur miqësi, nuk kanë qenë ukrainas dhe djalli e merr vesh se kush kanë qenë ata, sepse ukrainasit e vërtetë asnjëherë nuk hynin në marrëdhënie miqësore me ata që iu kanë bërë të liga. Po, po! Dhe nuk është nevoja të shtrembëroni turinjtë dhe t’i hapni sytë kokërdhok nga qielli. Ju menduakeni se treqind vjet bashkëjetesë në një shtet të vetëm kanë qenë periudhë idilike fund e krye, se, demek, ukrainasit dhe rusët kanë jetuar në paqe dhe në lumturi? Por ne, ukrainasit, nuk jemi të këtij mendimi. Ne e mbajmë mend shumë mirë sesi carët tuaj, bashkë me careshat tuaja, ndalonin përdorimin e gjuhës sonë, se si ata po e shfarosnin vetvetësinë (identitetin) tonë, duke mos lejuar përdorimin e emërtimit “Ukraina” (që do të thotë krahinë kufitare dhe që në fundin e shek XVIII rusët filluan ta quanin “Rusia e Vogël” – E.Y.) dhe “ukrainas”, duke i zëvendësuar ato me emërtimet idiote “Rusia e Vogël” dhe “rus i vogël”; se si sundimtarët tuaj i torturonin me armën e urisë stërgjyshërit tanë dhe i vrisnin për të vetmen arsye se ata donin të jetonin të lirë në shtetin e tyre të pavarur… Prandaj, në qoftë se dëshironi që ukrainasit të mos ju urrejnë më, në qoftë se keni qejf ta ktheni atë që nuk ka pas ekzistuar kurrë, ja se çfarë duhet të bëni: cari juaj i gjithë Rusisë, Vovoçka Putin, le të vijë në Kiev, të kalojë në Sheshin Meidan (ukrainasit e quajnë Maidan, fjalë kjo me prejardhje nga persishtja që emërton çdolloj mjedisi të hapur, parku apo sheshi në tërësi – E.Y.), të bjerë në gjunjë dhe, në emër të të gjithë popullit rus, t’i kërkojë ndjesë popullit ukrainas… Pastaj le të shporret nga toka jonë e shenjtë. Dhe, në ikje e sipër, le të ndalet në çdo qytet, në çdo fshat dhe të kërkojë ndjesë për të gjitha ato të liga që carët, perandorët dhe sekretarët e përgjithshëm kanë bërë në tokën e Ukrainës!” (Citohet sipas: Vadim Gontarenko. “Pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët”. Faqja e internetit “UAINFO”. 22 shkurt 2014).

Kur mbarova së lexuari këtë analizë interesante, menjëherë më erdhi ndër mend një strofë mjaft kuptimplote nga një poezi e poetit të shquar kombëtar ukrainas, Taras Shevçenko (1814-1861), të cilin perandori Nikollai I (1796-1855), për përmbajtjen e poemës “Ëndrra”, e pati ndëshkuar rëndë, duke e degdisur në stepat e humbura të Kazakistanit dhe të Kirkizisë për kryerjen e shërbimit ushtarak:

Brune, bëni qejfin tuaj,

Por jo me moskalë*,

Se moskalët janë të huaj,

Kanë për t’ju tallë.

Pra, zanafilla e tërmeteve politike mes këtyre dy shteteve është shumë e hershme. Heroi kombëtar i popullit ukrainas, Bogdan Hmelnjicki (1595-1657), në Kuvendin e Perejasllavit, të mbledhur më 18 janar 1654, shpalli bashkimin me Rusinë, mbi bazën e të drejtave të barabarta në kuadrin e dy shteteve të përbashkëta. Por pas vdekjes së Hmelnjickit, shovinizmi rusomadh e zhduku dokumentin e firmosur prej tij që vërtetonte barazinë e plotë mes të dy shteteve, me qëllim që ta shndërronte Ukrainën në koloni të vetën. Ishte pikërisht pabesia e shovinizmit rusomadh ajo që e detyroi të birin e Bogdan Hmelnjickit, Juri Hmelnjickin (1641-1685), t’i shkëpuste lidhjet me Rusinë. Më vonë Ukraina përsëri ra nën zgjedhën e carizmit rus, zgjedhë kjo që vazhdoi deri në Revolucionin e Tetorit, por që u bë edhe më e egër nën sundimin e komunistëve sovjetikë.

Gati një vit pas sulmit të 24 shkurtit, Putini i dha në Moskë një intervistë gazetarit të njohur amerikan Taker Karlson (Tucker Carlson – 1969), themelues i videoplatformës “Tucker Carlson Network”. Nuk dihet me saktësi nëse Karlsoni kishte qenë vetë i interesuar për t’ia marrë atë intervistë Putinit, apo Putini e pati ftuar paraprakisht për t’i dhënë një intervistë të tillë. Sidoqoftë, një gjë është e qartë: Karlsoni njihet si simpatizant i thekur i Donald Trampit dhe ky njihet mirë si simpatizant i Putinit.

Një gazetar dhe shkrimtar anglez shkruan:

“Në dhjetor (2015 – E.Y.), disa muaj para se Trampi të propozohej nga partia republikane si kandidat për president, Putini e pati quajtur “njeri të ndritur, të talentuar, pa as dyshimin më të vogël…”. Trampi, nga ana e vet, u shpreh për Putinin me simpati, duke e quajtur “udhëheqës të fortë”, me të cilin do të dëshironte të kishte marrëdhënie shumë të mira… Mjetet ruse të informimit masiv janë kryesisht në mbështetje të Trampit, i cili, në financimin e bizneseve të veta me pasuri të paluajtshme, tradicionalisht, vazhdon t’i var shpresat te paratë ruse” (Citohet sipas: Julian Borger. “Nuk ka dyshim që Putini përkrah Trampin”. Faqja e internetit e gazetës “The Guardian”. 26 korrik 2016).

Në intervistën që i dha gazetarit Karlson, të botuar në gazetën “Komsomolskaja pravda” më 08 shkurt 2023, Putini, për të justifikuar edhe para opinionit publik amerikan sulmin fashist kundë Ukrainës të një viti më parë, i parashtroi atij të njëjtat mashtrime, si edhe në artikullin e lartpërmendur të 12 korrikut 2021.

Mashtrimet e Putinit ishim me të vërtetë skanaloze. Mosreagimi i gazetarit ndaj atyre mashtrimeve, e nxori edhe shumë më tepër në pah mjerimin e tij, si një përfaqësues i një mjeti amerikan të informimit masiv pa formim intelektual. Në vend që të reagonte, duke i hedhur poshtë ato mashtrime, gazetari jo vetëm që pohonte me kokë për çdo gjë, por madje arriti deri aty, saqë i krehu bishtin Putinit me shprehjen “dijet tuaja janë enciklopedike”!!!

Kur Putini deklaroi se “rusët dhe ukrainasit janë një popull”, Karlsoni heshti si mumje, në vend që të reagonte me pyetjen:

“Nëse qenkan një popull, atëherë ata qenkan një etni dhe paskan një gjuhë të përbashkët, apo jo?”.

Një pyetje të tillë mund t’ia bënte Putinit për ta zënë “mat” vetëm një gazetar me përgatitje enciklopedike, por jo Karlsoni gjysmak nga formimi intelektual dhe profesional në raport me historinë e marrëdhënieve të Rusisë me Ukrainën. Sepse gjuha është treguesi dhe themeli i identitetit kombëtar. Si tepër e ndjeshme ndaj dukurive të sociumit (kolektiv, mori njerëzisht që karakterizohen nga përbashkësia e jetës shoqërore, ekonomike dhe kulturore), gjuha pasqyron veçoritë karakteristike për çdo nivel shoqëror dhe shërben si tregues i statusit social të individit. Si fenomen sociokulturor, gjuha paraqitet si faktor i identitetit kombëtar. Pozicioni gjeografik, nuncat politike dhe zhvillimi historik kanë bërë që, në kohën e tanishme, gjuha ruse të dallohet dukshëm nga gjuha ukrainase. Fjala vjen, shkronja “e” ndryshe shqiptohet në rusisht, ndryshe në ukrainisht. Tregues thelbësor i ndryshimeve gjuhësore është leksiku. Leksiku i ukrainishtes ka më shumë ngjashmëri me disa gjuhë europianolindore, sesa me rusishten. Kështu, vihen re 23 tipare të përbashkëta të ukrainishtes, të polonishtes dhe të sllovakishtes, kurse me rusishten vetëm 11 tipare. Dhe një gjë të tillë e vërteton leksiku më së miri. Rusishtja dallon thelbësisht nga ukrainishtja edhe për arsye se në këtë të fundit përdoret rasa thirrore. Për arsye të rregullit të kombinimit, sipas të cilit tinguj zanorë ose bashkëtingëllorë në ukrainisht nuk përdoren njëri pas tjetrit, kjo gjuhë konsiderohet më melodike se rusishtja. Sigurisht që dallimet mes rusishtes dhe ukrainishtes janë shumë më të mëdhaja. Kryesorja është që këto janë dy gjuhë të ndryshme, në të cilat janë ndjekur rrugë të ndryshme zhvillimi, çka do të thotë se janë gjuhë më vete, secila me veçoritë e saj. Prandaj deklarata e Putinit, sipas të cilit “rusët dhe ukrainasit janë një popull”, është një gënjeshtër me bisht, një mashtrin i kulluar, me të cilin ai ka për qëllim të justifikojë sulmin fashist të 24 shkurtit 2022, sulm ky që e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta përkrahin shumica dërrmuese e popullit rus dhe  kisha shoviniste ruse. Në mjetet e informimit masiv është dhënë informacioni në vijim:

“Sot, më 20 gusht 2024, në Ukrainë qe marrë një vendim historik. Parlamenti ndaloi me ligj veprimtarinë e kishës ruse në Ukrainë. Parlamenti aprovoi ligjin”. (Citohet sipas: “Kishën ruse e ndaluan në Ukrainë. Parlamenti aprovoi ligjin”. Faqja e internetit “my.novini”. 20 gusht 2024).

Ndërkohë, duhet theksuar se qëndrimi shovinist i Rusisë fashiste ndaj Ukrainës, nuk përmblidhet vetëm në pikëpamjet e kryekriminelit Putin. Ai qëndrim, dy vjet pas sulmit të 24 shkurtit 2022, zbulohet fare lakuriq në figurën e një tjetër kryekrimineli rus, siç është Dhimitër Medvedjevi. Putini dhe Medvedjevi kanë vite që njihen si “Loli dhe Coli” i Kremlinit, duke ndërruar disa herë me njëri-tjetrin postin e presidentit dhe të kryeministrit. Në këndvështrimin e Medvedjevit, Ukraina duhet të zhduket fare nga harta si shtet i pavarur dhe sovran.

Instituti i studimit të luftës (Institute for the Study of War – ISW) është një qendër analitike amerikane, të cilën, në vitin 2007, e ka themeluar Zonja Kimberli Kagan (Kimberly Kagan – 1972), historiane ushtarake amerikane, presidente e institutit në fjalë. Ky institut kryen studime në fushën e mbrojtjes dhe të çëshjeve ndërkombëtare. Informacioni i këtij instituti hedh dritë mbi synimet e vërteta fashiste të Kremlinit ndaj Ukrainës:

“Paqja për Rusinë do të thotë fundi i Ukrainës, si shtet i pavarur dhe sovran në çfarëdolloj kufijsh: më 14 mars këtë e pohoi haptazi ish-presidenti i Federatës Ruse Dhimitër Medvedjevi, pasi parashtroi të ashtuqujturën “formulë ruse të paqes”, një formujlë kjo e egër dhe e paapelueshme. Për këtë bëhet fjalë në një parashikim të ri të Institutit të studimit të luftës.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dhimitër Medvedjevi, ka botuar një thirrje të hollësishme për shfarosjen e plotë të shtetit ukrainas dhe gëlltitjen e tij nga Federata Ruse, duke e quajtur këtë plan “formula e paqes ruse”. Analistet e ISW theksojnë se kërkesat e Medvedjevit nuk janë të reja, ato përfaqësojnë më shumë synimet e vërteta të Kremlinit ndaj Ukrainës, synime këto, të cilat nuk hapin shteg për bisedime me tjetër qëllim, përveç parashtrimit të kushteve konkrete për kapitullimin e plotë të Ukrainës. Që në fillim të “planit paqësor”, të shtruar prej tij, Medvedjevi e hedh poshtë sovranitetin e Ukrainës, duke e qujajtur atë “ish” vend dhe duke e vendosur në thonjëza toponimin “Ukrainë”. Më poshtë, Medvedjevi ka parashtruar shtatë pika të “formulës së paqes”, sipas tij, të cilën ai, në një mënyrë tallëse plot mllef, e ka quajtur “të qetë”, “realiste”, “humane” dhe “të butë”. Ja çfarë parashikohet konkretisht në ato shtatë pika:

  1. Pranimi nga ana e Ukrainës i disfatës ushtarake, kapitullimi i plotë dhe pa kushte i Ukrainës dhe “demilitarizimi” i plotë.
  2. Pranimi nga ana e krejt bashkësisë ndërkombëtare i “karakterit nazist” të Ukrainës, shoqëruar me “denazifikimin” e autoritetit ukrainas.
  3. Deklaratë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhveshjen e Ukrainës nga statusi i shtetit të saj sovran, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si edhe deklarata se çdo shteti-trashëgimtar të Ukrainës do t’i ndalohet të rreshtohet në çfarëdo aleancash ushtarake, pa pëlqimin e Rusisë.
  4. Dorëheqja e të gjitha organeve kushtetuese të pushtetit të Ukrainës dhe zhvillimi i menjëhershëm i zgjedhjeve parlamentare për një “parlament të përkohshëm”.
  5. Pagesa e reparacioneve Rusisë nga pala ukrainase.
  6. Pranimi zyrtarisht nga ana e “parlamenti të përkohshm” (që gjoja do të zgjidhet pas dorëheqjes së pushtetit të tanishëm të Ukrainës) i faktit që krejt territori i Ukrainës është pjesë e Rusisë dhe aprovimi i aktit të “ribashkimit të Ukrainës me Federatën Ruse” dhe përfshirjes së saj në të.
  7. Shpërndarja e këtij “parlamenti të përkohshëm” dhe njohja nga ana e Organizatësë së Kombeve të Bashkuara e “ribashkimit” të Ukrainës me Rusinë…” (Citohet sipas: “Kapitullimi i Ukrainës në shtatë pika. Që nga fillimi i sulmit, Medvedjevi i ka sqaruar shumë më qartë synimet e vërteta të Federatës Ruse në luftë: ç’do të thotë kjo?” Faqja e internetit “New Voice”. 15 mars 2024).

Ky qëndrim prej sllavi i popullit rus, të cilit s’i bëjnë kurrfarë përshtypjesh krimet barbare të ushtarëve të tij kundër popullsisë civile në Ukrainë, shkatërrimet me raketa të pallateve të banimit, të objekteve të artit dhe të kulturës dhe përgjithësisht të infrastrukturës në atë vend, më solli ndër mend një shprehje mjaft kuptimplote të arkitektit amerikan Frank Lloid Rait (Frank Lloyd Wright – 1867-1959), të vlerësuar si krijues të “arkitekturës organike”. Ajo shprehje i shkon mjaft për shtat natyrës së marrëdhënieve të kryekriminelit Putin me popullin e vet. Ai ka thënë:

“Madhështia e një despoti e ka burimin jo në vlerat e tij personale, por në poshtërimin e turmës që e rrethon”.

Dhe me të vërtetë, turmat e popullit rus janë aq të poshtëruara nga kryedespoti i Kremlinit, saqë të kujtojnë bujkrobërit e çifligarëve që përshkruan shkrimtari Nikollaj Gogoli (1809-1852) në romanin e famshëm “Frymë të vdekura”. Por, në të njëjtën kohë, ato turma janë kaq të indoktrinuara me frymën e shovinizmit rusomadh, saqë janë bërë mbështetje e fuqishme e klikës fashiste të Kremlinit për pushtime territoresh të huaja. Ky indoktrinim ka traditë të kahershme në Rusinë cariste dhe ka ardhur e është bërë shumë më tepër agresiv, sidomos gjatë sundimit të Pjetrit I (1672-1725), Ekaterinës II (1929-1796), Leninit (1870-1924), Stalinit (1878-1953) dhe Putinit (1952). Pikërisht pesha e rëndë e këtij indoktrinimi të fuqishëm shovinist, ka bërë që turmat ruse të ditëve tona të mos ndiejnë kurrfarë shqetësimi nga vrasja e më shumë se 600 mijë ushtarëve dhe oficerëve rusë në Ukrainë që prej sulmit fashist të 24 shkurtit të vitit 2022. Domosdo, ato turma të verbra ruse, mbartëse të psikologjisë prej sklavi brez pas brezi, e kanë më të shtrenjtë pushtimin e territoreve të huaja, sesa jetën e bijve të tyre. Ato turma prisnin me ngazëllim se ushtria fashiste ruse do të pritej me lule në rrugët e Kievit, ashtu si turmat pararendëse ishin të bindura se ushtria sovjetike, pas sulmit fashist kundër Finlandës më 30 nëntor 1939, do ta festonte fitoren nëpër rrugët e Helsinkit me rastin e ditëlindjes së Stalinit më 21 dhjetor. Po ashtu, turmat e verbëra të popullit rus prisnin se pas sulmit fashist që ushtria sovjetike ndërmori kundër Afganistanit më 24 dhjetor 1979, ajo do të pritej me lule nëpër rrugët e Kabulit. Por, për arsye të forcës mitike të atij popullit të vogël finlandez, ushtria fashiste sovjetike e pagoi atë sulm me 127 mijë ushtarë dhe oficerë të vrarë, të ngrirë në dëborë dhe të zhdukur pa lënë gjurmë, kurse sulmin  kundër Afganistanit e shleu me 30 mijë të vrarë dhe 60 mijë të sakatuar. Pra, luftërat agresive, Rusia fashiste i ka përfunduar me turp. Me siguri që edhe lufta agresive kundër Ukrainës ka për të përfunduar me turp për Rusinë. Më këtë luftë, klika fashiste e Kremlinit dhe shumica dërrmuese e populit shovinist rus, shpresonin se, duke pushtuar Ukrainën, të cilën ëndërrojnë ta zhdukin nga harta si shtet të pavarur dhe sovran, dhe duke e ribashkuar përfundimisht me Federatën Ruse, do të çliroheshin  një herë e mirë nga smira dhe xhelozia që i ka brejtur pa pushim ndaj Ukrainës pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ajo smirë dhe xhelozi i ka bërë krerët e Kremlinit dhe pjesën më të madhe të popullit rus, të mos e pranojnë të vërtetën historike që Ukraina është djepi i kulturës sllavianolindore dhe Kievi kryeqendra e saj. Sepse Kievi është themeluar në vitin 482, kurse Moska – 665 vjet më vonë, në vitin 1147. Edhe Moskën e pati themeluar princi ukrainas Juri Dollgoruki (1090-1157).

Lexuesve të nderuar iu rekomandoj të ndjekin në youtub materialin me titull “Video allegedly shows captured Russian soldiers in Kursk”, në mënyrë që të shikojnë se në ç’derexhe janë katandisur  ushtarët e ushtrisë “së dytë në botë”!

Kaliforni, 22 gusht 2024

___

*moskal – nofkë përbuzëse që u qe ngjitur rusëve shekuj më parë në Ukrainë dhe në Bjellorusi.

Sak Muji: Rikthimi në fenë katolike, rikthim tek interesi kombëtar shqiptar

Nga: Sak Muji, Rugovë
(Sylë Mujaj)
___
Kthim ne identitetim tim shqiptar ne fe e zot !
___
Vëllezër te kombit tim shqiptar dhe te gjithë atyre qe besojnë diku apo ne diçka …
Unë shprehu vendimin tim personal ne familjën time te Ramë Idrizit.
Qe isha i pagezuar si SAK por për shkak te rrethanave te atëhereshme veç atdhetare ma kishin ndryshuar emerin nga Sak ne Sylë Mehmet Rama
/per shkakun e lidhjes se grupeve atdhetare te Sylë Mehmet Nikçit qe Gjyshi im ishte me te dhe te tjerë si nacionalist i interesit shqiptar….,
Te familjes se thash vëtem te distancohem nga ata qe edhe sot si bukla fshehen me shallvare, kule e dimi e shami si myslim e islam deri te ekstrem radikal qe nga ta ne shtetet aziatike dërguan e po dergojnë vullnetar e te rinjë shqiptar shih edhe vajza e gra qe te ju falën gjynahet …
E kur sot mbas 43 vitesh ata nuk ndihen fajtor me persekutimet e mbi 880.000 shqiptaresh qe i kaluam nëpër kazamatet serbo sklave me miliona vite burgu …
E AS SOT E GJITHË DITËN NUK KËRKOJNE FALJE NDAJ NEVE QE ATA NA DËRMUAN ME DUARTË TYRE FIZIKISHT …
POR SHIH ZOTI SHQIPTAR TEK ESHTE I MADH DHE JEMI GJALLË e te fortë se jemi FITUES!
E JU THEMI NE FYTYR QE JEMI GJALLË POR NUK JEMI SI JU ….
POR U KTHYEN NGA ARABIA, SERBIA E TURQIA e ne te vertet ishin e janë ata qe dje na persekutuan prandaj edhe veprimi im do duhet te mirëpritet nga çdo Shqiptar e Le te pelcasin spiunet e buklat apo shpiunet tanë qe i kanë emrat e vetë e nuk kanë ndryshuar as gjë pos qe kemi obligim te jemi te ndryshëm dhe duhet te ndryshojmë.
Mbase sepse ashtu ishim e jemi atedhetar e ish bashkepuntor te çdo lloj profili por mbeten bythelepires te çdo pushteti qe erdhi ne shtetin e kombin tonë…
Harta studimore ku janë të shënuara kishat në secilin fshat të Rugovës, nga koha kur banorët u detyruan ta braktisnin islamin me dhunë.  
Pra unë me aktin tim krenar qytetar e fisnik shqiptar e me besim ne zot e fe shqiptare katolike !
Distancohem /21.08.2024/ edhe zyrtarisht e privatisht nga ata qe sot kur kemi LIRI e ÇLIRIM !
E na duhet edhe procesi i NDRYSHIMIT : LUSTRIFIKIMI ME DREJTESI E LIGJ.
Pikërisht sot kur hajka e ish UDB-ashesh u mbeshteten nga nderkombetaret dhe ish pushtuesit tonë serbi- rusi e Turqi po e bijnüë nje kulture vrastare me klithje arabe e edhe ne gjuhen shqipe kundër simboleve me te shejta jo vetem kombetare por edhe boterore te qytetruar, qe ishte e mbetet me shekuj pikërisht nga besimi ne zot e ne fe kristiane katolike edhe me shumë vite para evropes apo Vatikanit.
Po jam i sinçert se ndryshimin tim nga ATA QE ME SHANTAZHUAN FAMILJEN TIME mbi 10 vite persekutim, maltertim e burgosje te rënd ku nga 10 vitet burg 1981- 1990 isha i denuar ne izolim total mbi 7 vite e 6 gjashtë muaj qe quhej “Grupah Pojaçanih Nadzora” e
Ku vendimin e tillë jo vetëm për mua me erdhi nga kryegjykatesi i Gjykates supreme Mentor Çoku e Tadei Rodiç me urdherat e gjykatesit Orhan Rekathati dhe kryeprokurori Nik Lumezi qe ne aktgjykimin tim personal me 105 faqe ne kopertinën ishte e shkruar me stilo laps: “ Se Syle Mujaj nuk guxon te lejohet ne kolektivitet” …
Për shkak te veprimit te tij terrorist me dy shpifje si ngjarje te kurdisura :
1. Se e pakam kallur patriakanën e Rugoves /Pejës/
2. Se paskam thë se do te ua curravi vesht tri spiunesh: Xhavit Halitit, nga Novosella, Zuk Dajakut nga Drenica e Ibish Mujes nga Nabergjani, qe vertet ishin vetëm shpifje e kurdisje, kur as kishën nuk e kisha kallur fare …
E as fjalet qe do te ua prej veshet spiunash …
Sepse kallja e kishes ishte nje javë mbas burgosjes time …
Me dermuan me shpifje e vertet ashtu edhe u veprua me izolimin tim te 1981- 1990.
Pra, në dhe unë NDRYSHOJMË nga ata qe kelthasin “allahu egber- allahu egber – allahu egber”,
E shkojnë te vrasin popuj te tjerë me mjekrra e kulturë anti shqiptare aziatike …
Nga ata qe sulmojnë simbolet kombetare, nga ish persekutuesit e mij konkret e fizik qe nuk lanë gjë pa u munduar te me vrasiun por zoti shqiptar me shpetoj, ndryshoj nga te gjith inspektor e gjykates qe me persekutuam jo vetem mua por kombin tim ne interesin e ish pushtuesit e keta janë :
Asllan Sllanimka, Bashkim Kursana, Rexhep Pasho Nikçi, Bajram Dreshaj, Osman Rexhep Pasho Nikçi, Muharrem Dana, Selim Broisha, Azem Vllasa, Mehmet Loca, Tadei Rodiça, Ibush Kllokoça, Demë Muja, Mentor Çoku, Tadei Rodiç, Orhan Rekathati, UDB-ashi Hajri Kryeziu, qe na transportoj dhunëshem ne burgun e Nishit, /si arsimtar i gjuhes shqipe nga Prizereni, dhe kryeprokurori Nik Lumezi e mijëra mijera mijera si bashkëpunetor te ish pushtueseve tanë me shekuj …
Qe ishim e jemi ndryshe nga ata qe do duhet LUSTRIFIKIM- DREJTËSI E LIGJ …
POR NUK PO VIJE E PO PRESIM SE PAKU FALJE NGA KRIMINELTE QE ISHIN E MBETEN NDRYSHE …
Ndryshimi im ishzte e mbetet kundër çdo anti shqiptare te KOMBIN TIM.
Qe edhe sot si patra 43 vitesh po veprojnë e po bashkëpunojnë me ish pushtuesit tanë NE INTERESIN E ISH PUSHTUESIT.
SI PIKË SE PARI UNË SHPREHU SE NUK JAM ME ATA
– AS NUK JU HAKMIRREM POR JU KËRKOJ ASHTU SI ISHIN TA TREGOJNË FYTYREN E VETË ANTISHQIPTARE
– PRA DISTANCOHEM NGA ISH SPIUNëT UDB- ash QE FIZIKISHT ME PRUNË NE 25 KILO GRAM ….
Se kinse paskam kallur kisha apo pasam folur kunder vellazerim basklimit apo kunder ish zagarëve te ish pushtetit te quajtur si jugosllavi
APO ME shkurt e çart ishte Serbo sllavi.
Dhe
Jemi fitimtar e shekullit te ri prandaj veprimi im apo i yni ne kthim ne fenë tonë katolike e besimin tonë ne TOKË e QIELL e HËNË e DIELL !
Me përshendetje shqiptare
HEUUU TUNGJAT JETA E JUAJ KOMBI IM SHQIPTAR
ME ZOT E FE SHQIPTARE !
SAK MUJI
/ish syle mujaj/
Shqiptar e kosovar
(akrostik)
Sa vonë deshën shqipen në dy pjesë,
Herë gëzohen ne 8 copë Shqipëri.
Që plasni, mblidhen copat për besë,
Ishin dhimbje, kthehen në krenari,
Po ecet shqip s’ka rrugë tjetër,
Të jemi, bëhemi Shqipëri e mirë,
Ata, janë te këqij, racë e vatër,
Rënd preken në komb, ju daltë vështirë.
Edhe zoti shqiptar, thotë bashkë.
Kosova regjion, kthehet në atdhe,
Ofshanë sorra kosovare në vajtim,
S’falen gabimet ecni se tog me ne,
Ose në bësh ojna, ju them “pobratim”,
Vetë miqtë kërkojnë ecje me qellim,
Ata ndanë dje, sot thonë, ju jeni,
Renegat e zagar, dhelpër /skile/ me ju jo rrugëtim,
Ish kohë shtrigash, një komb kemi.
Sui Generis-i Kosovar
(akrostik për planin e Ahtisarit)
___
Sa dallavere në këtë Ahtisar plan,
U thye një popullit që në çlirim,
I kushtoi historisë ecje me elan.
Gëzohem unë që dështoi në mjerim,
Edhe sahan – lëpirësit ranë në kanal,
Në nisje e fund, trillim,
E si pagëzimi pos banal,
Rrënuan, vodhën pa mëshirë,
Ishin hiena, s’u ngopën fare,
Sot nga ta nuk shikohet mirë,
Ikni dështak të ju vije marre.
Kosova nga ta, varfëri,
O hajna me pare plotë,
Se dini se ka drejtësi,
As populli nuk tha kotë,
Varuni me plan në derë,
A ju duhet, shpëtimi,
Rënduat, mbetet pa vlerë.
Teneqet e vitit 1981
___
Teneqe kishim atëherë në kalim,
E bënin zhurmë, e dëmtonin,
E bënin zhurmë…dhe
Jargët e tyre ish mjerim,
E punën e pistë, spiunonin,
Që e mbrapshtë, në amshim,
E jeni me teneqe me ndryshk,
Të mbeteni të pa larë n’ myshk.
E dënuar vepra juaj për jetë.
Vetëm e zeza, me ju në rrugëtim,
Ishit të këqij, kodoshët e zi,
Të tillë sot, sherre në mjerim,
I rënd dheu, kopukët e mijë,
Të i përzë as në varre disi,
1 herë mallkim, dënuat pa mëshirë,
9 herë gjiri i nënës, ju dënoi,
8 herë, kjo racë nuk është e mirë,
1 herë e keqja ne varr te shkoj.
___
A pranon kush përgjegjësi 1981 – 1990
(akrostik)
___
A ka kush te thotë gabova..more…
Pas 30 vitesh mbetur në histori,
Rënë, intriga duhet të zbulohen,
Ata s’kërkuan falje është çmenduri,
Në kalim vitesh barra ju rëndohet,
Ose e keqja te qitet ne dritë,
Në pritem nga ta viti me vit.
Ku ishe i gjorë, je bërë lepur,
U bëre spiun, ku nuk duhej parë,
Sot lypet emri, gjerat s’kanë fjetur,
Herët a vonë palarat duhet larë,
Prapë preke te “Verrat e Llukës”,
Edhe këtu, bëre vepër sherri,
Ra fytyra, nuk shkove rrugës,
Gënjeve, vrave, fytyrë derri,
Je i mallkuar nga populli yt,
E sillesh me hile si urithi,
Gërrithjet të mbeteshin në fyt,
Je katil i shikuar brithi,
E në përvjetor mos paça punë me ty,
Se tash droje të pështyj në sy.
1 herë te mos shpëtofsh pa dëm,
9 herë mallkim ne tuajën sofër,
8 herë “damlla”, nuk ju mbeti nam,
1 herë varrin ua pafsha në kodër.
____
Gjykatës e prokuror 1981
(akrostik)
___
Grykës të mjerë, shumë gjykuat,
Jeni të këqij, në mallkim perëndia,
Yrysh në dënime që na i shqiptuat,
Kishit rroga, ju dënoftë njerëzia,
Atëherë ishte kravata e juaj,
Të vitet e burgut në ëndërrim,
E jeni “të këqij”, në popullit tuaj,
Se e tepruat, fare nuk u penduat,
Është zoti mbi ju, më shumë se ç’duhet.
Proceset kurdisët, e vratë rininë,
Rrenë, UDB – së, ju bëtë shërbim,
Ofshamë lokesh, në pleqërinë,
Kudo, ju nxiftë ky dënim,
Uroj, te mos te leni farë,
Radhiten qafës tuaj vjet robëri,
Ose-ose vdisni si zagarë,
Rënd ndërgjegjja juaj ne liri.
1 herë mos ju trokit kush derën tuaj,
9 herë jo me pakë mallkuar nga qelia,
8 herë ju raft “damlla”, ne muaj,
1 herë ky përvjetor, paçi dhimbët e mija.
_____
Dëshmitarë e spiuj 1981
(akrostik)
___
Deshën dy lugë, të mbetni t’mirë,
Erdhi “luciferi”, ju troket n’derë,
S’është hakmarrje përvjetor i lirë,
He pra, si ndiheni më shëndet këtë herë,
Me ju luajtën keq, ratë nga karakteri,
Ishim bashkë, menduam deri në syzim,
Të gabuar e ku ju mbet nderi,
Atëherë ju shikonim në sy, kem dyshim,
Ratë ne pellg, njollë – zeza për jetë.
Edhe ku jeni dyshoni në vetën tuaj.
S`dijë qysh ndiheni, keni siklet,
Prej kohe, nuk kam njohuri,
Ishit “shtriganë”, ju erdhi lezet,
Uroj fëmijët tuaj te bëhen njeri,
Jo se nuk bëtë dëme të budallai.
1 herë faqe zeza me ju ne pleqëri,
9 herë ju shtinë, dhatë dëshmi,
8 herë nëse me dhunë ju kanë shti,
1 herë përvjetori, për ju liri.
____
I burgosuri spiun 1981
(akrostik)
___
Ishin pak e ju doli emri e nami.
Burgu çdo gjë kësi mileti,
U dënuan, falso me ne,
Ranë pa u ngritur, i marrtë deti,
Grupe spiunesh, s’kishin zot e fe,
Spiun me emra, sot jetojnë,
Urithin, shokë, ecin n’liri,
Raft ‘damëllë’ nëse veprojnë,
Ishin krimba, dëmtuan ne robëri.
Po ecin me ne e quhen si ne,
Ore janë “emra” janë tjerë,
Lehin natën, e bëjnë be,
Ishin kërmij të vjetër,
Të një pamje duken një soj,
I kanë shenja te ligj e qyqar,
Kanë formë si gomar.
Spiun rrogë, pa rrogë punonin,
Prishin nga dera ne çeli,
Ishin dejuza, u shtihonin,
Unë njoh cilët janë, s kanë nderë,
Notim buklash ecin e s’lagën kurrë.
1 herë “luanit te zi”, u shoftë fara e juaj..
9 herë këta “romantik” mallkuar çdo ditë,
8 herë po mos ishin tanët, mbetshi te huaj,
1 herë te vrarë familjesh, i vraftë reja këtë vit.

Përfundoi takimi i presidentes Vjosa Osmani me shefin e CIA-s

0

Edina Avdiu & Edona Podvorica/ RTK

(E plotësuar, ora 16:18) Takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me shefin e CIA-s William Burns ka përfunduar. Në takim ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Shefi i CIA-s në Presidencën e Kosovës:

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është parë duke hyrë sot në ndërtesën e Presidencës së Kosovës.

Vizita e tij në Kosovë erdhi pas shefi i inteligjencës amerikane vizitoi edhe shtetet e tjera të rajonit.

___

Bejtush Gashi: Vizita e Burnsit dëshmi për rëndësinë strategjike që kanë për SHBA-në Kosova dhe rajoni

Vizita e shefit të CIA-s, William Burns, tregon për rëndësinë strategjike që kanë Kosova dhe rajoni për SHBA-në, veçanërisht në kontekstin e sigurisë, kanë vlerësuar njohës të sigurisë. E, në funksion të stabilitetit rajonal, KFOR-i ka shtruar patrullimet në kufi me Serbinë.

Njohës të sigurisë kanë listuar çështjet, për të cilat besohet se drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, e ka realizuar vizitën e paparalajmëruar në Prishtinë, një ditë pasi ai qëndroi në Sarajevë dhe Beograd.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, thotë se vizita tregon edhe për rëndësinë strategjike që ka rajoni për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kontekstin e sigurisë.

“Kosova si një shtet i ri me një pozitë gjeopolitike të ndjeshme është një partner kyç i SHBA-së. Së dyti, kjo vizitë mund të interpretohet si mesazh i qartë për të gjitha palët e përfshira në dialog duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës”, ka thënë ai.

Një ditë para se Burns ta vizitojë Prishtinën, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se shteti që përfaqëson është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Ai dhe diplomatë të tjerë kanë kërkuar nga Qeveria t’i shmangë veprimet e njëanshme sa i përket hapjes së Urës në Mitrovicë.

Ish-ministri Gashi beson se çështja e Urës është diskutuar në takimin që shefi i CIA-s pati me presidenten Vjosa Osmani.

“Në këtë drejtim kjo ka qenë një ndër temat që mund të jetë trajtuar për faktin se qeveria e Kosovës ka marrë një vendim i cili domosdoshmërisht kërkon koordinim me misionin e NATO-së në Kosovë. Kjo për faktin se vendosja e misionit të NATO-së në pikat ku ata vlerësojnë, nuk është varur nga Kosova. Ata kanë vlerësuar për vendosjen e tyre në funksion të kryerjes së misionit dhe përgjegjësisë mbi mandatin që u jep rezoluta 1244”, ka shtuar ai.

Paralajmërimet e Qeverisë për hapjen e Urës mbi lumin Ibër, këtë javë sollën në Kosovë edhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge. Në takimet e zhvilluara me presidenten Osmani dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, zyrtari i lartë i NATO-s foli për domosdoshmërinë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon. Për Urën tha se duhet të diskutohet në kuadër të dialogut në Bruksel.

E KFOR-i, veç prezencës së shtuar në veriun e populluar kryesisht me serbë, në ditët e fundit ka ndërmarrë aktivitete edhe në pjesë të tjera.

Pjesëtarë të KFOR-it kanë kryer patrullime përgjatë vijës kufitare në Prishtinë dhe Istog, në funksion të konsolidimit të stabilitetit rajonal.

Lidhur me zhvillimet rreth Urës, në KFOR kanë thënë më herët se nuk do të hezitojnë të veprojnë në përgjigje të çfarëdo zhvillimi të sigurisë në veri.

Gazeta Rilindja para 16 viteve, aktuale edhe tani: Mesazh atyre që duan kufirin në Mitrovicë

Gazeta Rilindja, ballina e 30 dhjetorit 2008 – vitit historik të Pavarësisë së Kosovës .    Foto: Behlul Jashari

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 15 Gusht 2024/ Mesazhi për ata që duan kufirin në Mitrovicë, i Gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në botimin e 30 Dhjetorit të Vitit 2008 të Pavarësisë e ndjohjeve ndërkombëtare të Kosovës, është aktual edhe tani pas 16 viteve, kur Ura kryesore e lumit Ibër mes Jugut e Veriut të qytetit të Mitrovicës s’do të jetë më si kufi, kur për hapjen e saj ende ka kunërshtime edhe në një protestë të një grupi serbësh e opinione të ndryshme, kur gjatë viteve në veri të Kosovës nga grupe të organizuara serbe  – strukturat ilegale të Serbisë që janë bërë banda kriminale e agresive ka pasur edhe sulme terroriste e vendosje barrikadash dhe janë shkruar e dëgjuar parulla “Këtu është Serbi”…

Ky ishte shkrimi i atëherë kryeredaktorit të Gazetës Rilindja:

MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË

Behlul Jashari

Në përfundim të Vitit Historik 2008 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe njohjes nga 53 shtete, dhe më të fuqishmet në botë, po presim gëzuar Vitin e Ri 2009 të pritjesë së anëtarësimit të shtetit tonë të ri në OKB dhe  të jubileut të 10-vjetorit të paqes e lirisë në Kosovë – të hyrjes së NATO-s, forcës më të madhe planetare.
Në Ditën e Lirisë e të Paqes, më 12 qershor 1999, kur NATO-ja hyri e nisi marshin fitimtar e çlirimtar në tokën e Kosovës për t’iu dhënë fund krimeve të tmerrshme e gjenocidit, nga kolona e tankeve të para, ku isha me ushtrinë e Aleancës Veriatlantike e gazetarë nga gjithë bota, atë mëngjes të gëzimit të madh shqiptar kemi qeshur me një grafit çmendie të shkruar nga forcat që po dëboheshin pas humbjes së luftës kundër lirisë, në një shpatull mali në Grykën e Kaçanikut: “Serbija do Tokio”.
Shkarravina, që përkthyer shqip thoshte “Serbija deri në Tokio” më rikujtoi grafitet “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna” dhe britmat “ikni përtej…” të atyre që me dhunën më të egër dëbuan më se një milion shqiptarë nga Kosova.
Ata me operacionin “patkoi” kishin dashur ta zhbënin Kosovën, që duke vrarë e dëbuar shqiptarët, duke ua djegur e rrënuar shtëpitë, qytetet e fshatrat, të zhvendosnin kufirin shqiptaro-serb edhe përtej Bjeshkëve të Nemuna, siç e kishin zhvendosur para më shumë se një shekulli përgjakshëm nga Molla e Kuqe e kujtesës sonë historike.
Ata edhe më tej duan t’ua vënë flakën kufijve të Kosovës si në 19 shkurtin e 2008-tës në veri, duan të copëtojnë hartën e vendit që deshën ta zhbëjnë me gjenocid dhe tokëdjegie.

Ata edhe më tej shohin ëndrra të pamundshme, tash më 9 dhjetor 2008, kur në ditën e shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën, në veri të urës mbi limin Ibër në Mitrovicë pashë grafitin që përkthyer shqip thoshte “këtu është Serbi”.
Por, edhe ata të gjithë do ta kuptojnë, shumë prej tyre e kanë kuptuar, se ka ikur përgjithmonë koha e pretendimeve dhe e ëndrrave të këqija kundër Kosovës, se Kosova është shtet.
Le të jetë 2009-ta edhe viti i vetëdijësimit e besimit edhe të asaj pjese të vogël të shtetasve të Kosovës që janë kundër këtij shteti, se Kosova është edhe shtëpia e atdheu i tyre, i lirisë, paqes, mirëqenies, prosperitetit e garancive për të gjithë, i demokracisë, standardeve dhe ecjes drejt integrimeve euroatlantike.
Le të jetë 2009-ta viti i vetëdijësimit përfundimtar edhe të fqinjit tonë verior që ka mbetur i vetmi fqinj kundër shtetit të Kosovës, se kufijtë e Kosovës janë të vendosur e të garantuar edhe ndërkombëtarisht dhe se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik.
Shtet që rrezaton paqe, stabilitet  e demokraci dhe që i ofron fqinjësi të mirë e bashkëpunim edhe shtetit nga i cili pret edhe kërkimfaljen për krimet e gjenocidin.

Grafitet, pretendimet e ëndrrat e këqija “Serbia deri në Tokio”, “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”, “Kufiri në mes të Mitrovicës” e të tjera si këto e të kohëve që shkaktuan edhe tragjedi njerëzore le të mbesin përmendore të marrëzisë e të shkuarës, apo më mirë sikur të ishte e mundur le t’i fshijë përgjithmonë e bardha dëborë e dimrit që do të shkrijë derisa shkojmë drejt Vitit të Ri 2009 e pranverës së re, drejt kohëve të mira që vijnë për të gjithë.

Gëzuar!

(RILINDJA, 30 Dhjetor 2008)

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i themeluar para gjysëm shekulli në Prishtinë zhvillon edicionin e 42-të

0

 Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 20 Gusht 2024/ I themeluar para gjysëm shekulli – 50 viteve, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, zhvilloi dje –  të hënen në Prishtinë ceremoninë solemne të hapjes së punimeve në edicionin e 42-të, gjatë të cilave deri më 30 Gusht 2024 pret mëse 300 pjesëmarrës.

Hapja solemne u bë në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1974. Ishte viti i Kushtetutës që avanconte të drejtat e shqiptarëve të Kosovës si element konstituiv me të drejtë vetoje, i federatës së atëhershme, nga shpërbërja e së cilës kanë dalë shtatë shtete.

Seminarit në vitin 1991 i është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme okupatore të Serbisë, që dëbuan shqiptarët nga institucionet. Në  ato rrethana të Kosovës së okupuar, në vitet 1995 e 1996 sesionet e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Pas çlirimit të Kosovës – luftës së përfunduar në Qershorin 1999, nga viti 2000 Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare u rikthye në Prishtinë  për të zhvilluar veprimtarinë aty ku e filloi dhe ku u themelua. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Presidentja Vjosa Osmani liderja e parë nga Ballkani që nderohet me Çmimin ndërkombëtar M100 nga Sanssouci Colloquium

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave.

Në njoftimin e publikuar nga M100, thuhet se Presidentja Osmani: “është e përkushtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike. Ajo angazhohet për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë si arritje thelbësore, përkundër të gjitha kërcënimeve dhe pengesave”.

Laureat i këtij çmimi është edhe Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Ceremonia e ndarjes së çmimit mbahet më 12 shtator në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam. Fjalën kryesore me këtë rast do ta mbajë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.