Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus

Shkrime relevante

Letër e hapur drejtuar institucioneve daneze dhe europiane

Xhemil Zeqiri, Danimarkë _____ Lënda: Kërkesë për vëmendje institucionale ndaj të drejtave të...

KOS-i dhe UDB-a nga nëntoka

Nafi Çegrani, Çegran Vdekja, ndonjëherë, nuk vinte me zhurmë. Nuk kishte hapa...

Ylli me 8 cepa, oktagrami ka kuptime të ndryshme të kultures edhe fesë!

Sabahate Byci, Gjermani _____ Në kontekstin e botës islame oktagrami i përbërë nga...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë.

Më tej, Presidentja Osmani falënderoi NATO-n për angazhimin e deritashëm për paqe, siguri dhe stabilitet dhe në këtë kontekst ritheksoi objektivin strategjik të Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik, duke shprehur besimin se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Në takim me Ndihmës Sekretarin Goffus, ndër të tjera u diskutua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin për hapjen e urës, porse ka potencuar rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës.

Hapjen e urës, Presidentja Osmani e ka cilësuar si një veprim në funksion të normalizimit dhe integrimit në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu