Kreu Blog Faqe 878

Krizat në botë dhe ne shqiptarët

0
Nga: Nue Oroshi
Bota është para një krize shumë të madhe. Luftrat që kanë filluar në vende të ndryshme janë shenja se pritet përshkallëzim i madh edhe në vendet tjera. Pa u ngrirë arusha në malet e Sibirit dhe pa u shkatrru e plotë Rusia, bota do të ketë gjithmonë probleme.
Tash shtrohet pyetja: “Se sa do të shkojnë deri në fund fuqitë e mëdha në krye me Amerikën për ta kryer njëherë e përgjithmonë problemin rus mbetët te shohim?! ” Meqenëse Rusia financon e kontrollon edhe grupet talibaniste dhe vehabiste në Evropën Juglindore dhe përgjithësisht edhe në Evropën Perëndimore dhe në Azi fatkeqësisht edhe shumë shqiptarë janë pjesë e këtyre grupeve që financohen direkt apo tërthorazi nga Rusia. Shtrohet pyetja se çfarë orientimi do te merr çështja shqiptare në të ardhmen.
Asgjë nuk duhet ti lihet stihisë se nuk mund të ndodhë asgjë sikurse ajo koha e partizanve me bishta. Ata patën ardh me bishta të frymzuem nga Serbia dhe Rusia por jav pavë pikën e sherrit shqiptaria. Prandaj këto lëvizjet proruse dhe proserbe në trojet shqiptare duhet ti luftojmë pa asnjë kompromis. Ata që punojnë natë e ditë me shkatërru palcën arbnore të kombit shqiptarë ata nuk janë shqiptarë. Ata kanë emra dhe mbiemra.

Vendimi i përbashkët Shqipëri-Kosovë, Manastirliu-Nagavci firmosin tekstin e unifikuar të gjuhës shqipe për diasporën

2

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Është nënshkruar sot mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, vendimi i përbashkët për unifikimin e teksteve të mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë.

Ky vendim mes dy ministrive siguron që teksti i nivelit të dytë “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” të jetë i disponueshëm për fëmijët shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe në shkollat e diasporës.

“Sot ne kemi pasur një kurorëzim të një pune të gjatë nga ekspertë dhe studiues të dy vendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës në lidhje me tekstin e përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” për nivelin II, për grupmoshat e klasës së 4-6, i cili me vitin e ri shkollor në 2024- 2025 do të jetë në duar të fëmijëve, që janë në vende të ndryshme në mërgatë. Ne gjithashtu nisim konkursin për tekstin e nivelit të III, një punë që duam ta finalizojmë gjithashtu brenda këtij viti, duke përmbyllur kështu të gjitha ciklet e teksteve të përbashkëta”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Nagavci & Manastirliu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, së Kosovës, Arbërie Nagavci duke falënderuar ministren Manastirliu, vuri theksin te bashkëpunimi i mirë mes dy ministrive, rezultat i së cilës është dhe teksti i përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.

“Finalizojmë suksesshëm një punë të gjatë, jo të lehtë, që përfundoi me një produkt shumë të rëndësishëm dhe i vlefshëm për të gjithë fëmijët tanë në mërgatë”, – tha ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të Kosovës Arbërie Nagavci.

Në vitin që Shqipëria e ka shpallur si Vitin e Gjuhës Shqipe, bashkëpunimi mes dy vendeve merr një rëndësi edhe më të veçantë. Aktivitetet e përbashkëta të zhvilluara, që përfshijnë seminare, konferenca dhe publikime të përbashkëta, dëshmojnë për konkretizimin e këtij bashkëpunimi.

Risia është organizimi për herë të parë i Olimpiadës së Gjuhës Shqipe mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila synon të promovojë dhe të rrisë përdorimin e gjuhës shqipe dhe të forcojë lidhjet kulturore mes dy vendeve, shënon një hap të rëndësishëm përpara në bashkëpunimin arsimor dhe kulturor rajonal.

“Bashkëpunimi midis dy Ministrive tona është shumë i ngushtë dhe në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe kemi vendosur të vijojmë menjëherë me krijimin e grupit të punës së përbashkët sa i përket Olimpiadës së Gjuhës Shqipe”, – deklaroi ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës pritet të intensifikohet edhe më tej, me ratifikimin së shpejti në Parlament të marrëveshjes në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Kjo marrëveshje hap rrugën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe efektiv, duke përfshirë projekte të përbashkëta kërkimore dhe shkencore si dhe ofrimin e mbështetjes për studentët e dy vendeve me 30 bursa studimi, me qëllim që të rinjtë të kenë mundësi të studiojnë në të dy anët e kufirit.

Ministret e Arsimit të të dy vendeve, theksuan gjithashtu rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta në diasporë dhe shfrytëzimin e potencialit të mësuesve dhe akademikëve në mërgatë. Kjo do të ndihmojë në përforcimin e identitetit kulturor dhe gjuhësor të diasporës shqiptare, si dhe në promovimin e vlerave kombëtare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Kosova e Shqipëria me tekstin e dytë të përbashkët mësimor për diasporën

0

A.B/RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se bashkë me homologen e saj në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, kanë nënshkruar urdhër vendimin për miratimin e tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli ll.

Nagavci përmes një postimi në Facebook tha se ky do tekst do të jetë nga shtatori në duar të nxënësve në mërgatë.

“Bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Ogerta Manastirliu, nënshkruam sot Urdhër/vendimin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli ll. Ky tekst do të jetë nga shtatori në duar të nxënësve tanë në mërgatë. Ky dokument është me rëndësi jetike për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në të gjitha vendet e botës ku jetojnë dhe veprojnë bashkëkombësit tanë”, shkroi ajo në ‘Facebook’.

Sipas saj, deri tani kemi finalizuar tekstin mësimor për Nivelin I, tashmë Niveli II është gati, dhe gjatë muajit shkurt do të shpallet konkursi për tekstin e Nivelit III.

“Vazhdojmë bashkëpunimet edhe për nisma të tjera të përbashkëta mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit.  Si Ministri e Arsimit në Kosovë mbesim të përkushtuar në avancimin e vlerave akademike e shoqërore, dhe këtë po e bëjmë përmes bashkëpunimit me bazë të gjerë”, tha ajo.

Distria Krasniqi fiton Medaljen e artë në Paris

0
Uran Krasniqi/RTKLive

Distria Krasniqi ka treguar formë të lartë në garën prestigjioze Grand Slam në Paris.  Ajo ka arritur të jetë fituese e medaljes së artë në kategorinë -52 kg.

Krasniqi në finale është ballafaqur me britaniken Chelsie Giles, të cilën e ka mposhtur në fund të duelit.

Por cila ishte rruga e Krasniqit deri tek medalja?

Ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë e ka mposhtur me Ippon vendasen, francezen Leonie Gonzalez.

Krasniqi në xhiron e tretë ka mposhtur me dy Wazaari për Ippon, koreanen Seyun Jang.

Ajo në çerekfinale ajo ka mposhtur me tri dënime për Ippon garuesen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khorloodoi Bishrelt.

Në gjysmëfinale, Krasniqi e ka mposhtur xhudisten japoneze Kisumi Omori.

Kryeministri Kurti mirëpriti specializantët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

0

Prishtinë, 2 shkurt 2024

Pasditen e sotme, mysafirë në Kryeministri ishin specializantët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që u mirëpritën nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. 

Në mbledhjen e kaluar të Qeverisë, të 186-ën me radhë, u aprovua pagesa për 375 specializantë të Kosovës me vetëfinancim, si dhe 21 nga vendet e rajonit, vendim që, siç tha kryeministri Kurti, dëshmon angazhimin e pandërprerë dhe trajtimin e barabartë edhe në aspektin e mbështetjes financiare për bashkëkombësit tanë. 

“Për ne, bashkëpunimi për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë, por është domosdoshmëri e kohës dhe rrjedhimisht obligimi ynë. Andaj, me këtë qëllim, përkushtimi ynë është i vazhdueshëm dhe sa vjen e do të rritet”, deklaroi kryeministri.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se Udhëzimet e Qeverisë, kanë për qëllim që të bëjnë maksimumin që specializantët nga trevat shqiptare të mos jenë të diskriminuar, gjersa shtoi që do të ofrojnë maksimumin për edukimin e tyre me besim të plotë që do të dalin specialistë të jashtëzakonshëm të fushave të ndryshme dhe të kontribuojnë në vendet ku ata jetojnë. 

Gjatë takimit, kryeministri Kurti shtoi se me qëllim të koordinimit e kujdesit të vazhdueshëm për bashkëkombësit në vendet fqinje, ka emëruar znj. Ardita Sinani Këshilltare Politike dhe kemi komunikim të rregullt me përfaqësuesit politik shqiptarë në rajon.

Forhåndsvisning av bilde

Po ashtu, në vitin 2023 u ndamë mjete buxhetore për Mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar për të avokuar në qendrat e mëdha vendimmarrëse për kombin tonë, derisa ndamë edhe një çerek milioni euro për t’i pajisur nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc me tekste mësimore në gjuhën shqipe, shtoi ai.

Forhåndsvisning av bilde

“Për më tepër buxheti i vitit të ardhshëm përsëri do të jetë edhe buxhet për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Andaj, këtë po e vazhdojmë nga viti në vit dhe po ia shtojmë edhe një milion, krahasuar me vitin aktual pra, nga dy në tre milionë për vitin 2024 dhe kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë”, përmbylli  kryeministri Kurti, duke i falënderuar dhe i uruar suksese të gjithë specializantëve. 

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

Faleminderit shumë i nderuar Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,

Të nderuar specializantë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi,

Motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj, 

Mirë se keni ardhur në Kryeministri. 

Mua më gëzon shumë ky fakt që sot jemi këtu për një të arritur të rëndësishme, edhe të arsimit për shqiptarët edhe të qeverisjes tonë demokratike, e që është vazhdim i angazhimit të pandërprerë, e tash edhe fuqizues e tejet të rëndësishëm për bashkëkombësit tanë, për juve në vendet fqinje.

Forhåndsvisning av bilde

Në mbledhjen e kaluar, të 186-tën me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me vendim kemi aprovuar pagesën për 375 specializantë të Kosovës me vetëfinancim, si dhe 21 nga vendet e rajonit. Specializantët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, po trajtohen të barabartë edhe në aspektin e mbështetjes financiare. 

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ndërmarrë hapa të tjerë për të mbështetur specializantët, përtej anës financiare.

Forhåndsvisning av bilde

Qeveria e Republikës së Kosovës po kujdeset në vazhdimësi për bashkëkombësit, prandaj edhe për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, unë kam emëruar znj. Ardita Sinani Këshilltare Politike. Gjithashtu, kemi komunikim të rregullt dhe bashkërendim të vazhdueshëm me përfaqësuesit politik shqiptarë në rajon.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë vitit 2023, ndamë mjete buxhetore për Mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe të përfaqësuesve të tyre për të avokuar në qendrat e mëdha vendimmarrëse për kombin tonë. Krahas kësaj, ndamë edhe një çerek milioni euro për t’i pajisur nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc me tekste mësimore në gjuhën shqipe. 

E për më tepër buxheti i vitit të ardhshëm përsëri do të jetë edhe buxhet për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Andaj, këtë po e vazhdojmë nga viti në vit dhe po ia shtojmë edhe një milion, krahasuar me vitin aktual pra, nga dy në tre milionë për vitin 2024 dhe kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë, dhe është më shumë se të gjitha qeveritë paraprake marrë së bashku.

Forhåndsvisning av bilde

Për ne, bashkëpunimi për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë, por është domosdoshmëri e kohës dhe rrjedhimisht obligimi ynë. Andaj, me këtë qëllim, përkushtimi ynë është i vazhdueshëm dhe sa vije e do të rritet.

Forhåndsvisning av bilde

Unë ju falënderoj shumë për mësimet, punët, angazhimin e kontributin që bëni dhe ju dëshiroj suksese gjithnjë e më të mëdha në vijim ku ne dëshirojmë gjithashtu të jemi pjesë për të ju ndihmuar juve ashtu që të keni jetë sa më të arrirë profesionale e personale, por edhe të kontribuoni sa më shumë për shoqërinë e për kombin mbarë. 

Forhåndsvisning av bilde

Faleminderit!

Europa e nderon Ibrahim Rugovën me Akademi Përkujtimore në Strazburg , me 5 Shkurt 2024

0

E përcjell: Frank Shkreli

Për informacion! Evropa nderon Dr. Ibrahim Rugovën me Akademi Përkujtimore në Starsburg, me 5 Shkurt, 2024, ora 18-19 në Parlamentin Evropian.

Doli nga shtypi libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i profesorit të UBT-së, Musa Sabedini

0

Prishtinë, 02.02.2024

Profesori i Fakultetit Media dhe Komunikim, Musa Sabedini, ka botuar librin: “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i cili u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve hulumtues, redaktorëve të profesionalizuar, dhe me etikë profesionale.

Sipas autorit, libri ka ardhur si rezultat i njohjes së thellë, i përjetimit shpirtëror të botës digjitale dhe online që sjell ky risk, sa delikat e sfidues, aq edhe i shpejtë dhe dobiprurës për botën bashkëkohore. “E doja kaherë një libër, një literaturë të saktë dhe të freskët në lidhje me Gazetarinë Online, po realisht akoma ose nuk është e kompletuar kjo materie, ose ende na duhet kohë, për ta kuptuar qartë, drejtë dhe natyrshëm konceptin mediatik, mbi të qenit Gazetari Online. Vet fakti se në botën bashkëkohore dominon ekrani, dhe monitor, kjo kulturë e re dominuese e ka shtyrë anash gazetarinë apo mediat fizike, gazetën”, ka thënë autori Sabedini.

Autori i librit profesor Musa Sabedini në parathënien e librit ka shkruar se libri dedikuar gazetarisë online në Kosovë e rajon, ka për qëllim të shpërfaq të mirat, anët negative, anën pozitive që krijon ky gjigant brilant, që po depërton në çdo qenie krijuese, për shkak të shpejtësisë marramendëse, që ka dhe depërtimit në botën dhe intelektin e çdo njeriu. Recensenti Safet Zejnullahu ka thënë se libri do të mbulojë një boshllëk të madh në studimet rreth medias së internetit në Kosovë.

“Libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini, është një lajm i mirë dhe një kontribut shumë domethënës për pasurimin e literaturës akademike në studimet e medias online.

Ky libër, që është ndër të parët në këtë fushë, vjen nga autori që ka mbi 35 vjet përvojë pune aktive në gazetari dhe 12 vjet përvojë pune si mësimdhënës në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT. Peshën librit ia shton edhe fakti se autori Sabedini, është tash e 13 vjet anëtar i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ndërsa ka po kaq vite, që drejton një portal online”, ka thënë recensenti i librit Safet Zejnullahu. Libri synon të tregojë për standardet e reja të raportimit online, për sfidat që ka ky rrjet mediatik online shumë i sotisfikuar, por edhe i rrezikshëm dhe me përmbajtje ekstreme e shkelje të etikës.

Libri “Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, ka për synim t’i mësoj dhe edukojë jo vetëm studentët, por të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij rrjeti profesionistësh, që kanë përzgjedhur t’i përshtaten kodeve të etikës dhe standardeve profesionale të raportimit online. Libri është edhe më i dobishëm, në një kohë kur në Kosovë e rajon ekzistojnë qindra portale, uebsajte, rrjete sociale e media tjera online, që veprojnë në mënyrë ligjore e jo ligjore, me respektim të etikës e me shkelje ekstreme të saj. “Libri pashmangshëm pasuron këtë gjuhë goditëse, pasuron mënyrën e komunikimit në raport me publikun, pasuron gazetarë, redaktorë e botues të portaleve, të cilët edhe mund të përfitojnë nga njohuritë shkencore, e studimore të prezantuara mjeshtërisht në këtë libër, me literaturë të kompletuar dhe krahasuese me vendet e rajonit”, ka shkruar profesor Musa Sabedini.

Përvoja e gjatë dhe ballafaqimi në praktikë me tranzicionin e gazetarisë në Kosovë dhe në rajon, ka bërë që autori të mbledhë dhe të analizojë e të sjellë para studentëve të gazetarisë dhe publikut në përgjithësi, një libër me një përmbajtje shumëdimensionale, që nis me historinë e gazetarisë online e përmbyllet me sfidat e gazetarisë para inteligjencës artificiale. Lexuesi do të gjejë brenda këtij libri të dhëna dhe hulumtime të shumta që autori i ka bërë me vite të tëra, të cilat do t’i ndihmojnë ta kuptojë çfarë është gazetaria sot, ku janë të metat dhe përparësitë e gazetarisë së internetit.

Dhe, më kryesorja, ku po shkon gazetaria dhe a do të jenë në gjendje gazetarët ta ruajnë profesionalizmin përballë teknologjisë, mundësive të pafundme të saj, si dhe përballë një publiku gjithnjë më të informuar sipërfaqësisht dhe përherë e më kërkues për “tema të lehta”, të cilat e ngufasin gazetarinë profesionale. Dhe e rrezikojnë atë seriozisht! “Libri “Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini, do të mbulojë një boshllëk të madh në studimet rreth medias së internetit në Kosovë.

Përveç material i duhur për studentët e gazetarisë, ky libër do të shërbejë si bazë e mirë edhe për studimet e ardhshme në këtë fushë”,. ka shkruar profesor Safet Zejnullahu.

Ndryshe libri ka 493 faqe ndërsa botues është UBT.

Qeveria e hapur për disa zona të reja për ushtrinë amerikane në Norvegji

0

16 tetor 2018. Ushtarët nga Marinsat amerikanë mbërrijnë në Værnes për të marrë pjesë në stërvitjen kryesore Trident Juncture. Foto: Kristian Kapelrud, Forcat e Armatosura Norvegjeze / Foto e marrë nga Aftenposten

Jesper Nordahl Finsveen / Dagbladet

Qeveria do të lejojë tetë “zona të unifikuara” të reja, ku SHBA mund të ndërtojë infrastrukturën ushtarake. Që më parë, atyre u janë dhënë katër zona të tilla në Norvegji.

Vendet e reja të propozuara ku do të lirohen amerikanët janë stacioni ajror Andøya, stacioni ajror Ørland, stacioni ushtarak Haakonsvern, stacioni ajror dhe garnizoni Værnes, stacioni ajror Bardufoss, garnizoni Setermoen si dhe fushat e qitjes dhe trajnimit, objekti malor Osmarka dhe objekti i karburantit Namsen. , thekson qeveria.

Ministri i Mbrojtjes Bjørn Arild Gram (Sp) nënshkroi marrëveshjen me ambasadorin e SHBA Marc Nathanson të premten në mëngjes.

– Në situatën e sotme të politikës së sigurisë, ne duhet të forcojmë marrëdhëniet me aleatët tanë. Është e rëndësishme për sigurinë tonë dhe të gjithë rajonin nordik. SHBA është një aleat i ngushtë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona është zhvilluar në më shumë se 75 vjet, thotë Gram.

Marrëveshja e re dërgohet për konsultim dhe duhet të miratohet nga Stortinget (Kuvendi i Norvegjisë).

SHBA ka akses të papenguar

Zonat e reja vijnë si një zgjatje e marrëveshjes së mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara që Storting arriti në verën e vitit 2022.

Marrëveshja përfshinte krijimin e katër zonave të unifikuara në stacionet ajrore Rygge në Østfold, Sola në Rogaland dhe Evenes në Nordland, si dhe në Ramsund Orlogsstasjon në Troms.

Sipas qeverisë, SHBA-së mund t’i jepen të drejta ekskluzive për të përdorur pjesë të zonave dhe për të ndërtuar infrastrukturën ushtarake. SHBA duhet të ketë akses të papenguar në këto zona.

– Politika e sigurisë dhe nevojat operacionale tani janë më të mëdha dhe më serioze sesa kur u negociua marrëveshja shtesë në vitin 2021. Zona më të bashkuara në Norvegji do të kenë vlerë pozitive edhe në perspektivën nordike, thotë ministri i mbrojtjes.

E diskutueshme

Rødt, SV dhe MDG votuan kundër marrëveshjes së mëparshme që ishte lidhur me SHBA. Kritikët besonin se marrëveshja në praktikë hap bazat amerikane në tokën norvegjeze.

Qeveria e ka hedhur poshtë këtë dhe ka theksuar se amerikanët nuk kanë forca luftarake të stacionuara përgjithmonë në Norvegji.

Që nga viti 1949, linja norvegjeze ka qenë që vendet e tjera nuk duhet të kenë baza ushtarake në tokën norvegjeze. Qëllimi është të sigurohet një ekuilibër midis frenimit dhe sigurimit të Rusisë.

(NTB)

“Drejtësia e Kosovës” me dënimin mjaft të vogël të Pal Lekajt, e nxit kriminalitetin dhe zhvatjen e pasurisë shtetërore!

2


Nga: Luan Dibrani

Dënimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë me tri vjet e tetë muaj burg, ish ministrin e Infrastrukturës, njëherësh deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ ka nxitur reagime dhe debate të shumta këto ditë .
Në shpalljen e aktgjykimit për Pal Lekajn, Eset Berishen, ish këshilltar i Lekaj, Nebih Shatri, sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës etj , qe u shpallen fajtor për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare me dënimin aq të bute ndaj tyre është një lajthitje dhe dështim i drejtësisë dhe juridiksionit në Kosove.

-Vendimi nxiti debate e pakënaqësi tek popullata duke u mbështetur në këtë padrejtësi aq të madhe qe është kryer me vjedhjen e djersës së popullit. Revolta po merr kaheje shqetësuese me një skandal aq të madh qe iu be buxhetit të Kosovës! Ky skandal sikur pezmatoj edhe më shumë popullin kur ish ministri Ramush Haradinaj, sa ishte ne atë kohe edhe u kryer kjo vepër në mandatin e tij .Ky ne vend qe të turpërohet për grupin kriminel qe vodhën dhe u dënuan me aq kohëzgjatje qesharake ,ai iu del në mbrojtje citojmë si më poshtë në reagimin e tij:
“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj!
Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj.
Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë!
I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj” , përfundon deklarata e tij?”!

Pal Lekaj, deputet i AAK-së 

Lidhur me aferën e 54 milionëshit, mendoj që fillimisht ishte dashur të hetohet Ramush Haradinaj si ish Kryeministër, e më pastaj të ndiqet edhe Pal Lekaj me bandën e tij , sepse ky i fundit është vetë një lodër e Ramush Haradinajt, sepse aso kohe, kur ka ndodhur abuzimi me ata 53 milion, ishte kryeministër i vendit Ramush Haradinaj, mandat në të cilin ka pasur edhe afera të tjera.
Çfarë drejtësie është kjo këta me këto dënime qesharake, krimi hajnia ka me lulëzuar në Kosovë pas këtij rasti , të mjerët populli për këtë sistem gjyqësor me dënime të ulëta për politikanët që e kanë keqpërdorë pozitën zyrtare me miliona euro po e nxisin te rritet krimi në të ardhmen edhe me shumë!
Kjo asht drejtësia e Kosovës për 50 milion euro vjedhje me se miri e vërteton se gjykatat vet janë të korruptuara, prandaj sa me parë duhet shpartalluar këto banda në drejtësinë e Kosovës, qe për çdo dite i mihin varrin Kosovës…

Fëmijëve ua ruani fëmijërinë, poezi e Xhevat Sylës për Agim Devën

0
Xhevat Syla
*
Në kujtim të Agim Devës, shkrimtarit e poetit tonë të njohur të letërsisë për fëmijë
Agim Deva : 6 prill 1948 – 1 shkurt 2009
U bënë 15 vjet nga shkuarja jote në amshim, Agim i dashur, profesor shembullor, poet tejet prodhimtar e cilësor, studiues i përkushtuar dhe shumë i frytshëm i letërsisë për fëmijë, shkrimtar në ballë të shumë organizimeve që kishin të bënin me letërsinë për fëmijë, mik i dashur dhe i respektuar kudo e me këdo që punove.
U bënë 15 vjet që na mungon shumë, por edhe që mbetesh i pandashëm në aktivitetet tona letrare, para së gjithash në Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë, të cilin e themelove para 25 vjetësh e që vazhdon të jetojë me emrin tënd si manifestim i rëndësishëm letrar, i përkrahur nga fëmijët, shkollat dhe nga opinioni i gjerë kulturor jo vetëm në Kosovë.
Edhe pas 15 vjetësh dhe gjithmonë ti përmendesh dhe do të kujtohesh me dashuri e respekt nga dashamirësit e librit dhe miqtë e tu të shumtë.
Në këtë përvjetor po të përkujtoj me një poezi që e shkrova ditët e para pas shkuarjes tënde në amshim, i dashur Agim.
____
Xevat Syla, Prishtinë
___
FËMIJËVE UA RUANI FËMIJËRINË
Agim Devës
1.
Mbrëmë bëra një shëtitje vetëm
Dhe vetëm në shtëpi u ktheva.
Ashtu u duka, se prapë kudo
N’shoqëri më ishte Agim Deva!
Po, po, bashkë qemë. Shëtitëm.
Bëmë fjalë edhe për poezi…
– Karvani, tha, ajo valle gëzimi,
Kudo – të mbjellë dashuri!…
2.
Sot prapë kalamendem qytetit,
Me barrën e ditës në shpinë…
N’çdo hap sikur dëgjoj Agimin:
– Fëmijëve ua ruani fëmijërinë!
Sakaq nga ëndrra më nxjerr
Fotografi e mikut në mur;
Më mbyt zbrazëtia në rrugë,
Ngrohtësia që s’kthehet kurrë…
3.
Po ç‘është ajo që më mban,
E më ysht drejt agimit të ri?
Janë ata që i dua e më duan,
Është kujtimi i mirë për ty.
Në këtë botë jemi sa jemi,
Kush tjetër jetë ka gjetë?
Sa bëmë, deshëm, kujtohemi…
Aq rron e jona – j e t ë.
***
Shkurt, 2009
Agim Deva
Shkrimtari Agim Deva, duke biseduar me një fëmijë, dikur …