ARKIVI:
19 Maj 2024

Vendimi i përbashkët Shqipëri-Kosovë, Manastirliu-Nagavci firmosin tekstin e unifikuar të gjuhës shqipe për diasporën

Shkrime relevante

A është fundi i kohërave në duart e zbatuesve të Protokolleve të të Urtëve të  Zionit?

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Këto protokolle kanë shkaktuar dhe po shkaktojnë një...

Tetë dekada në pritje të drejtësisë, për gjenocidin nga Greqia në Çamëri 80 vite pas

Fahri Dahri, studjues i çështje çame 80 vjet më parë, në trojet...

Për Marrëveshja e Konçulit të 20 majit 2001

Nga: Prof. Refik Hasani Marrëveshja e Konçulit (20 maj 2001-20 maj 2024) Më...

Shpërndaj

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Është nënshkruar sot mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, vendimi i përbashkët për unifikimin e teksteve të mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë.

Ky vendim mes dy ministrive siguron që teksti i nivelit të dytë “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” të jetë i disponueshëm për fëmijët shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe në shkollat e diasporës.

“Sot ne kemi pasur një kurorëzim të një pune të gjatë nga ekspertë dhe studiues të dy vendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës në lidhje me tekstin e përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” për nivelin II, për grupmoshat e klasës së 4-6, i cili me vitin e ri shkollor në 2024- 2025 do të jetë në duar të fëmijëve, që janë në vende të ndryshme në mërgatë. Ne gjithashtu nisim konkursin për tekstin e nivelit të III, një punë që duam ta finalizojmë gjithashtu brenda këtij viti, duke përmbyllur kështu të gjitha ciklet e teksteve të përbashkëta”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Nagavci & Manastirliu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, së Kosovës, Arbërie Nagavci duke falënderuar ministren Manastirliu, vuri theksin te bashkëpunimi i mirë mes dy ministrive, rezultat i së cilës është dhe teksti i përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.

“Finalizojmë suksesshëm një punë të gjatë, jo të lehtë, që përfundoi me një produkt shumë të rëndësishëm dhe i vlefshëm për të gjithë fëmijët tanë në mërgatë”, – tha ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të Kosovës Arbërie Nagavci.

Në vitin që Shqipëria e ka shpallur si Vitin e Gjuhës Shqipe, bashkëpunimi mes dy vendeve merr një rëndësi edhe më të veçantë. Aktivitetet e përbashkëta të zhvilluara, që përfshijnë seminare, konferenca dhe publikime të përbashkëta, dëshmojnë për konkretizimin e këtij bashkëpunimi.

Risia është organizimi për herë të parë i Olimpiadës së Gjuhës Shqipe mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila synon të promovojë dhe të rrisë përdorimin e gjuhës shqipe dhe të forcojë lidhjet kulturore mes dy vendeve, shënon një hap të rëndësishëm përpara në bashkëpunimin arsimor dhe kulturor rajonal.

“Bashkëpunimi midis dy Ministrive tona është shumë i ngushtë dhe në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe kemi vendosur të vijojmë menjëherë me krijimin e grupit të punës së përbashkët sa i përket Olimpiadës së Gjuhës Shqipe”, – deklaroi ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës pritet të intensifikohet edhe më tej, me ratifikimin së shpejti në Parlament të marrëveshjes në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Kjo marrëveshje hap rrugën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe efektiv, duke përfshirë projekte të përbashkëta kërkimore dhe shkencore si dhe ofrimin e mbështetjes për studentët e dy vendeve me 30 bursa studimi, me qëllim që të rinjtë të kenë mundësi të studiojnë në të dy anët e kufirit.

Ministret e Arsimit të të dy vendeve, theksuan gjithashtu rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta në diasporë dhe shfrytëzimin e potencialit të mësuesve dhe akademikëve në mërgatë. Kjo do të ndihmojë në përforcimin e identitetit kulturor dhe gjuhësor të diasporës shqiptare, si dhe në promovimin e vlerave kombëtare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Imagjinatat, fantazite ose teorite e ndryshme te konspiracionit?!

    Mbaj mend se ne gjimnaz, kam qene nxenes i dalluar ose i shkelqyer ne lendet e gjeografise, astronomise, fizikes, psikologjise dhe filozofise. E sidomos ne gjeografi, astronomi, filozofi dhe psikologji.

    Se kendejmi, per pedagog ose profesor te asrtonomise dhe gjeografise, kam patur fatin te kem profesor Marjan Shabanin ( i specializuar per astronomi dhe gjeografi-Drite paste!) nga i cili kam mesuar dhe kuptuar shume. E sidomos ne fushen e astronomise ose astrofizikes.

    kam lexuar edhe me vone ne Zagreb dhe gjithandej ne kete fushe ose tematike sfiduese dhe teper interesante.

    Doren ne zemer, edhe per filozofi dhe psikologji kam lexuar dhe mesuar bukur shume. Nejse!

    Sipas hipotezave ose teorive te shumeta astronomike ose astrofizike: Vrimat e zeza ( black hol´s ose schwarzer loch´s) ne gjithesine, universin ose galaksine tone, se bashku me levizjet ose rrotullimet e kunderta te Aferedites (Veneres) rreth Diellit, shkrirja ose tretja eventuale e rratheve ose “unazave te akullta” ( une u them unaza elektomagnetike) te Saturnit, shperthimet ose erupcionet e shumeta vullkanike ne vende dhe meridiane te shumeta te globit tone tokesor, termetet e ndryshme me radiuse ose magnituda te larta, enorme ose katastrofike dhe keshtu me radhe: Paraqesin disa nga rreziqet kryesore per shkaterrimin ose zhdukjen masive te planetit dhe civilizmit tone njerezor.

    Pa i harruar ketu edhe sulmet ose invazionin e papritur te alieneve ose jaashtatokesoreve superintelegjent ne planetin tone se bashku me shperthimin eventual te ndonje lufte nukeare ose atomike ne mes Rusise dhe Perendimit dhe keshtu me radhe.

    Kjo gjithenje duke iu referuar ligjeve, rregullave dhe teorive te ndryshme te astrofizikes, statikes, mekanikes, termodinamikes, akustikes, astokimise, astrobiologjise etj..te cilat, pos tjerash na mesojne ose bejne te qarte faktin e levizjes se kundert ose “nomade” te Aferdites (Veneres) rreth Diellit, si dhe mbi mundesine e beerjes se Saturnit (Planetit te dyte per nga madhesia ne sistemin tone diellor) si planet i rrezikshem ose nomad ne sistemin tone diellor, ne rast te zhdukjes, shkrirjes ose tretjees se rratheve ose unazave te tij, gjegjesisht te daljes (ikjes) se tij nga fusha e gravitacionit dhe fuzionit elektomagnetik etj.

    Nderaq, duke iu referuar filozofise dhe psikologjise politike: Mendoj dhe jam i sigurte se me ane te parullave, sloganeve dhe pamfleteve te ndryshme “senzacionale ose bombastike”( si ky mbi njesimin ose unifikimin e Alfabetit dhe sistemit arsmimor ne mes Shqiperise dhe Kosoves) dhe te tjera nga ana politikaneve dhe pushteteve te ndryshme ditore ose periodike ne Tirane dhe Prishtine: Fishihen ose maskohen tendencat e ndryshme retrograde, djallezore, sdatanike, hipokrite, reaksionare, paradoksale dhe anakronike mbi shkombtarizimin, shkermoqjen ose deshqiptarizimin e shqiptreve.

    Te hicesh ose eliminosh gegerishten si aksent dhe dialekt indogjen, atutkton dhe autentik nga fjalori, terminologjia, kultura, letersia dhe historia shqipe: Eshte e njdejte sikur t´ua hecesh ose eliminosh gjermaneve nga fjalori ose gjuha e tyre aksentin ose dialektin e Prusise.

    Pa u zhgjatur ose thelluar me teper ne kete problematike te paketuar ose ambalazhuar si “ideologji dhe kauzalitet i larte shtetror, nacional, politik, kulturor dhe historik”!

    MJERISHT!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu