Pajtohem plotësisht me dashamirin e madh të shqiptarëve, z William Walker

Shkrime relevante

Nga Shote Galica, te zëri i Moisiut

Sak Muji, Zvicër-Rugovë ____ NGA SHOTE GALICA TE ZËRI I MOISIUT QË NUK...

Me kapuç në xhami, me lodra erotike në Zvicër – dy hoxhallarë, dy dashnore dhe një valixhe plot hipokrizi!

Rrezart Kalaja, SHBA Një aventurë satirike ku morali mbetet në doganë, dashnoret...

Ore shqiptarë pa plisa të bardhë, qysh po i delni Ramës përballë!

Florim Zeqa Hej, o moj Kosovë me kësulë të bardhë, shtati yt po...

Shpërndaj

Nga: Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Pajtohem plotësisht me dashamirin e madh të shqiptarëve, z William Walker.  

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë propozim të Bashkimit Evropian…”- William Walker.  

Presidentja Osmani duhet të thotë realitetin: cili asociacion është më pak i keq, dhe jo (pa dashje) të manipuloj miletin me marifetin: “cili asociacion është më i miri”.

Kjo i vjen sikur thuash se të gjitha asociacionet serbe në Kosovën shqiptare janë të mirë.

 

Në gjuhën shqipe thuhet:

·       i mirë

·       më i mirë

·       shumë më i mirë

 

·       i keq

·       më i keq

·       shumë më i keq

Apo jo?

Ndërkaq, shakaxhiu sllovak, Mirosllav Lajçak, i ashtuquajtur “ndërmjetës”, vendi i të cilit nuk e ka njohur Kosovën si shtet sovran, meqë është i zhytur në konflikt interesash, duhet të shpallet i paaftë (i pakualifikuar) për ndërmjetësim. Le të krijojë shoqatën (asociacionin e hungarezëve) paraprakisht në vendin e tij.

Numri i popullsisë së Sllovakisë: 5.447.000 (pesë milion e gjysmë)

Marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Sllovakisë u krijuan në vitin 1993. Të dy vendet kanë një kufi të përbashkët 676 km; në Sllovaki jetojnë rreth 514,000 hungarezë, të cilët përbëjnë rreth 10% të popullsisë, kryesisht në jug të vendit, dhe rreth 17,000 sllovakë jetojnë në Hungari (d.m.th. rreth 0,17% të popullsisë).

Të dy popujt (sllovakët dhe hungarezët) janë ardhacak në Evropë.

Për ndryshim të shqiptarëve (pellazg-ilir) që janë autokton, ndërkaq serbo-sllavët ardhacak. 

Shëndet, Aurel Dasareti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu