ARKIVI:
28 Korrik 2026

Peja, qyteti me dy lumenj, por pa ujë; ose ka keqmenaxhim ose pa aftësi totale…!

Shkrime relevante

Mërgata shqiptare – kapitali strategjik i kombit dhe ura jonë me botën demokratike

Nga Isuf Bajraktari, Suedi Historia e kombit shqiptar nuk mund të kuptohet...

A mund të mos propozohet fare kandidati për President?

Agim Vuniqi, Vashington ___ Kur Kushtetuta hesht! ___ Nëse një subjekt politik që ka fituar...

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Shpërndaj

Hidrodrini pus e Dri
I zhgenjyer, i lodhur e pa gjumë po përpiqem ta heq ankthin e nervozën qe me ka mbërthyer kokë e këmbë. Është nata e pestë qe ngritem nga krevati, marr çelësin e sjell vidën e ajrit të pompës se ujit, i jap kontakt, po uji nuk rrjedh! Fjalë shumë e ujë hiq. Thonë: “Prit se uji vjen në ora 18, pastaj në 20, të tretën herë në 01; 02; 03”! Por, rubinetën e sjell kot, uji nuk vjen… Edhe se shtepia gjëndet në qytet uji nuk vjen. Në anën tjetër, lavazhet punojnë e diku, diku uji rrjedh rrugëve nga mos sanimi i prishjeve.
Para tri ditëve shkova me komshiun për të kerkue ujë. Në oborr ishin mbledhur punëtorët. Thash mos janë në grevë, por jo kishin dalë për pikë t’qefit. Erdhi kryeshefi me një veturë sikut xhip i cili me përngjante në ata të qeverisë. Pasi zbriti e përshendeta dhe i tregova hallin për ujë: “S’ka uji të mjaftueshem”-tha!
Unë: “Përse nuk e planifikoni reduktimin e ujit si psh. kur kishim reduktime të rrymes, qe të kemi orar të furnizimit edhe për ujë”?
“Uji nuk reduktohet sikur rryma”-ma ktheu!
Unë-“Nuk paskeni rubineta të ujësjellësit a”?
Ai heshti dhe vazhdoj për në zyrë.
Pëshperita:” He mor Dri, të marrtë jo veç drini po dhe pusi dhe u ktheva në shtepi”!
Pak më poshtë një puntor me pëshperiti: “yti është”!!!
Kompaninë Hidrodrini e menaxhojnë kryesisht personat e Vetëvendosjes, të cilës parti i takoj dhe unë. Populli thot:” Pështy e bjer në sy”, po durimi ka kufi!
“Ose janë këta persona total të pa aftë ose tjerët ua bojkotojnë punën e mundin”- thash me vedi. Tjetër mundësi nuk mund të jetë. Peja me dy lumenj e pa ujë, ose ka keqmenaxhim ose pa aftësi totale. Këtë shkrim po e postoj pas një zhgenjimi total në Hidrodrinin e Pejës!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu