Presidentja Osmani takoi ambasadorët e Norvegjisë, Greqisë dhe Luksemburgut 

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve me ambasadorë evropianë, ka takuar ambasadorët e Norvegjisë, Greqisë dhe Luksemburgut. 

Presidentja Osmani ka ritheksuar në takim me ambasadorët se Kosova është vendi më proevropian dhe se populli i sa i ndan të njëjta vlera me popujt e tjerë evropianë. Në këtë kontekst, ka potencuar se Kosova i ka plotësuar të gjithë kriteret për liberalizim vizash, ndaj sipas saj, duhet zbatuar rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave. 

Sipas Presidentes Osmani liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbetet peng i teknikaliteteve të reja dhe se  vendimmarrja politike duhet të ndodhë gjatë Presidencës Çeke, ndërkaq hyrja në fuqi sipas praktikave paraprake. 

Forhåndsvisning av bilde

Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorët rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me të cilën gjë qytetarëve të Kosovës u mundësohet fuqizimi i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e ligjit.  

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu