ARKIVI:
20 Maj 2024

Sa u takon çështjeve ekonomike, pse të mos jemi të gatshëm për bashkëpunim në kaudër të Ballkanit të hapur

Shkrime relevante

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
KONFERENCË SHTYPI PËR SAMITIN E BALLKANIT TË HAPUR
(mbajtur në Tiranë, më 21 dhjetor 2021)
Meqë mbrëmë u grinda me ish Bashkëveprimtarin, Dr. Sadri Ramabaja, lidhur me deklaratë të Vuçiqit, për të cilën Sadriu më tha se nuk e kisha kuptuar, apo se po e modifikoja për inat të KM Kurti, sot dënova veten t’i dëgjoj të gjithë (edhe Komisionerin e BE-së për zgjerim).
Në vazhdim po sjell vetëm ca fragmente nga paraqitja e presidentit Aleksander Vuçiq:
Vuçiqi (nga minuta 7):
Tashmë kam filluar të bëhem i bezdisshëm duke i ftuar homologët tanë që të na bashkohen…
(minuta 35):
Fatkeqësisht nuk di të flas shqip, por më duhet të mësoj.
(nga minuta 52):
(Në pyetjen nëse do të lejohet anëtarësimi i Kosovës me emrin dhe flamurin e saj në truezë / minuta 45) Jam përgjigj disa herë dhe do përgjigjëm edhe tani, pavarësish se kemi zgjedhjet pas tre muajve. Pavarësisht nëse do humb disa pikë, përgjigjja ime do të jetë tejet e qetë, racionale. Ne kemi pikëpamje të ndryshme lidhur me Kosovën. Serbia, Shqipëria, Maqedonia, kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me këtë çështje. Beogradi dhe Prishtina kanë pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk është arsye që ne të mos flasim. Dhe kjo nuk është arsye që dikush të mos jetë pjesë e Ballkanit të hapur. Ne mund të përmendim pikat kufitare në Jarine, mes të Kosovës dhe Serbisë, drejt Luginë se Prishevës apo Serbisë qendrore, siç themi ne. Megjithatë, le të flasim për thelbin. A nuk do të ishte më lehtë për shqiptarët dhe për serbët të mos kishim të tillë kufi apo radhë, që njerëzit të lëviznin lirisht. Këto krijojnë probleme të pafundme. A do të ishte më lehtë të mos i kishim? Besoj që po. Nuk besoj që ka njeri, qoftë në Prishtinë, qoftë në Mitrovicë, në Beogradë apo në Tiranë që nuk do t’ishte dakord me këtë që po them unë. Mendoj që nuk është produktive t’i ftoj unë të vinë, sepse në momentin që ftoj unë dike nga Prishtina, do thonë, meqë e bën ai ftesën, nuk do të vimë. Por në qoftë se më pyesni, nëse do të kisha problem kur ata do të shfaqeshin, apo nëse do zgjidhnim statusin politik, kjo është nën juridiksionin e dialogut në Bruksel. Por, sa u takon çështjeve ekonomike, lirive të lëvizjes se mallrave, kapitalit, njerëzve, jemi të gatshëm për bashkëpunim në kaudër të Ballkanit të hapur dhe nuk e kemi asnjë problem. Po ja bëjë këtë ftesë edhe Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës. (…) Siç tha Edi, ata që nuk do të na bashkohen, do të humbin kohë. Nuk do të lutim askënd. Të gjithë kemi përfitime. Kundërshtarët sajojnë ca intriga të vogla konspirative…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu