Seancë përkujtimore për Çamërinë në Kuvendin e Shqipërisë

Shkrime relevante

Kur historia e komunizmit hyn në klasat amerikane

Nga Frank Shkreli ____ Florida në krye të një nisme të re arsimore...

Disa hoxhallarë të BIK-ut vjellin vrer kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shqiptarëve katolikë…!

Shih videon ku analizon Blerim Nika: Hoxhallarët e BIK-ut që vjellin vrer...

Rrënjët tona Arbërore na tregojnë prej nga vijmë, Krishti na tregon kah të shkojmë

Plisi tek Perandori Tiberius Dom Fran Sopi, Zagreb “Bëni, pra, fryte të denja...

Kosova nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por për një plan

Lirim Gashi, Prizren ____ Kosova sot nuk është më Kosova e para një...

Guri i Kishës së Zogajt, me jehonë përtej Atlantikut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Nga një gur në Zogaj te një...

Shpërndaj

Veprimtari përkujtimore për Çamërinë
Me nismën e deputetëve të Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, PDIU, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe shoqata Patriotike “Çamëria”, si edhe deputetët z. Shpëtim Idrizi, znj. Mesila Doda dhe z. Nustret Avdulla, organizuan sot në Kuvendin e Shqipërisë një seancë përkujtimore për Çamërinë.  Kjo seancë u drejtua dhe moderua nga deputetja znj. Mesila Doda, e cila falenderoi të pranishmit dhe vlerësoi kontributin e tyre për çështjen e Çamërisë.
Ditën e sotme, 78 vjetori i genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, njohur nga parlamenti në vitin 1994 me datën 27 qershor si dita e genocidit, solli në sallën e Kuvendit patriotw çamë, aktivistë të shoqërisë civile, ambasadorë e studiues, të cilët vunë theksin në zgjidhjen e çështjes çame.
Gjatë fjalës së tij kryetari i PDIU z. Shpëtim Idrizi, solli në vëmendje betejat e PDIU-së, duke nisur nga ndërtimi i varrezave Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer, ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë, por edhe miratimin e Rezolutës nga Kuvendi për zgjidhjen e çështjes Çame. “Falë PDIU, sot ne kemi varrezat monumentale të Kllogjerit, vepër unike në llojin e saj që përmbush kredon tonë të respektit të të rënëve, ku dhimbja jonë u shndërua në një memorial të jashtëzakonshëm kujtese. E kjo është vepër e PDIU-së! Falë PDIU, çështja Çame hyri për herë të parë në deklarimet e Brukselit e në agjendën e bisedimeve mes dy qeverive, megjithëse njëra palë thotë që ajo nuk ekziston. Përpjekja jonë e vazhdueshme, prania jonë sot në këtë sallë, i hap sytë çdo të verbri që deklaron se nuk na njeh, e ne nuk ekzistojmë”. theksoi z. Idrizi.
Në përfundit të fjalës së tij, ai u kërkoi të pranishmëve si përfaqësues të Çamërisë e miq të  Çamërisë, të ngrinin kartonat jeshil për të punuar me Çamërinë në zemër e për Camërinë në një votim historik si akt simbolik, ku u votua Pro.
Të pranishmit dëgjuan rrëfenjat e genocidit të ndodhur në vitin 1944. Ndërsa studiuesit, historianët dhe përfaqësuesit e tjerë diskutuan mbi zgjidhjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, të cilat i shohin si tipare thelbësore te kauzës së tyre.
Në fund të seancës, znj. Mesila Doda falenderoi edhe njëherë të gjithë të pranishmit për mbështetjen e tyre.
https://parlament.al/news/index/15742
Arvanite kenge e vallzuar e trojeve te arberit
___

Saimir Lolja, studjues i njohur:

“Faji nuk është vetëm i politikanëve por edhe i gazetarëve dhe TV. Sepse për shembull këtë ngjarje para tre ditësh në Kuvendin e Tiranës gazetat nuk e kishin kurse “mendjefolësit” në Kuvend nuk ishin. “

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Supozohet se gazetaret jane percjellesit e mendimit dhe fjales se lire. Problemi CAM eshte e shitur dhe e mbyllur nga qeveria e Tiranes .Dhe me e keqja eshte se mediat paguhen nga greket.Prandaj dhe nuk Kane qene prezent ne kete perkujtimore.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu