ARKIVI:
28 Korrik 2026

Serbia refuzon të pranojë Marrëveshjen Bazike në tërësi dhe nuk pranon të zbatojë pjesë të saj

Shkrime relevante

Protestat e Shqipërisë dhe agjentët

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ PROTESTAT DHE AGJENTËT ___ Fatkeqësisht, në Shqipëri, - por edhe në...

28 Korrik 1922 – kur Amerika i zgjati dorën Shqipërisë, një miqësi që i ka qëndruar besnike historisë 

Presidenti atëhershëm i SHBA-ve Woodrow Wilson Nga Frank Shkreli ___ Në historinë e kombeve...

Kur ringjallja e historisë shpallet “provokim” nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR RINGJALLJA E HISTORISË SHPALLET "PROVOKIM"...

Enver Hoxha rreth protestave të vitit 1981 në Kosovë

E përgatiti Ibrahim Kelmendi, Gjermani   ENVER HOXHA – MBI PROTESTAT E...

Edhe tetëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe më shumë se tri dekada pas rrëzimit të diktaturës, të njejtat etiketime

Ervina Toptani, Vjenë ____ Tetëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe më...

Shpërndaj

Bruksel, 2 korrik 2024

  • Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në takimet e radhës të nivelit të kryenegociatorëve, në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel

Në takimet e sotme në nivel të kryenegociatorëve, ku delegacioni i Kosovës kryesohej nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u diskutua mbi formalizimin e Marrëveshjes Bazike, si element kryesor dhe i parë për zbatim të sekuencuar të marrëveshjes, bashkë me aneksin e Ohrit, mbi Planin e Sekuencimit, zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, rreth mungesës së përparimit në zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur me dhunë, si dhe zbatimin e një numri marrëveshjesh të tjera, përfshirë IBM, si dhe atë për vizitat e zyrtarëve.

Nga diskutimet, sidomos në dy pikat e para, u ekspozua sërish fakti tashmë i konfirmuar disa herë dhe publikisht që Serbia refuzon të pranojë Marrëveshjen Bazike në tërësi dhe nuk pranon të zbatojë pjesë të saj.

Pala serbe refuzoi të përfshihet në diskutim për dakordimin e planit të sekuencimit si dhe në arritjen e formalizimit të marrëveshjes, bazuar në garancat e kërkuara në takimin e liderëve javën e kaluar. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit.

Ndërkohë, zvarritje në zbatim nga ana e Serbisë janë evidentuar nga kryenegociatori i Kosovës edhe në Marrëveshjen e Energjisë.

Takimi i sotëm, që zgjati më shumë se 6 orë, nisi me takime bilaterale, ndërsa u përmbyll me atë trilateral. Vazhdimi i procesit mbetet tek përpjekja për të gjetur rrugën përpara në arritjen e dakordimit rreth formalizimit dhe planit të sekuencimit për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të cilën BE-ja e ka shpallur si ligjërisht të obligueshme në tërësinë e saj dhe aneksit të zbatimit, që pikë filletare duhet ta ketë formalizimin e marrëveshjes mes palëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu