Si mund ta mposhtim të keqen edhe me flokëshprishurin Albert Ajnshtajn

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti

(Lirim Gashi, Prizren) 

(në versionin „qesh e ngjesh”)
__
Sikur ne shqiptarët të ishim më të njohur për talent dhe mençuri sesa për aftësinë magjike për të nisur debate se si vlon uji, do t’i kapnim hebrenjtë për veshi dhe do t’u mbanim ligjërata epike mbi suksesin në çdo fushë të jetës dhe shkencës.
Pse?
Sepse ne shumoheni më shpejt se lagjet e reja në Prishtinë dhe kemi një kapacitet mbresëlënës të spermës mashkullore në testikujt tanë, që prodhon më shumë energji se centralet bërthamore të Rusisë.
Për më tepër, gratë tona kanë vezore më të shpejta se postieret gjermane të postës ekspres në bursën botërore të Frankfurtit.
Përveç kësaj, gratë shqiptare kanë një radar të posaçëm për të gjetur meshkujt me gjenet më të shëndetshme dhe mendjen më të ndritur, pa pasur nevojë t’i pyesin burrat e tyre për leje. Kjo intuitë e jashtëzakonshme selektive mund të krahasohet vetëm me aftësinë tonë kolektive për ta nuhatur aromën e hudhrës nga pesë kilometra larg.
A s’është kështu, mikja ime e zgjuar dhe e bukur, Rita Filipi ?
Ti, si eksperte e riprodhimit erotik, e di mirë se në jetë nuk është me rëndësi vetëm dashuria — ka rëndësi edhe të jesh pragmatiste dhe të zgjedhësh „furnizuesin e duhur gjenetik”, në rast se burri aktual ka inteligjencën e petes së pites me lakra.
Për ata që s’e dinë, legjenda thotë se vetë Albert Ajnshtajni — po, po, ai me flokët e shpupuritura si Gjergj Kastrioti pas gjashtë orëve të kaluara mbi një kalë në erën tropikale — u dha grave hebreje një këshillë brilante:
„Mos bëni fëmijë me burra që kanë trurin bosh si qeset plastike të marketit ‘Aldi’, por gjeni baballarë biologjikë që janë më të mirët në çdo aspekt!”
Dhe hebrejet, si zonja që dinë çka bëjnë, e pyetën:
„Prit pak, Albo, ku mund ta gjejmë atë baba perfekt për foshnjët tona të planifikuara ?”
Ajnshtajni, me një qetësi olimpike, tregoi me gisht nga vetja dhe tha:
„Ja ku e keni.”
Dhe kështu, gratë u rreshtuan para tij si delet para dashit të fshatit, të gatshme për të marrë një dozë ADN-je që do t’i ngrinte fëmijët e tyre në panteonin e shkencës dhe artit.
Rezultati?
Burrat hebrenj, që përbëjnë vetëm 0,2% të popullsisë së botës, fituan 23% të çmimeve Nobel, ndërsa gratë hebreje 26%.
Ndërkohë, ne shqiptarët kemi fituar në 100% të rasteve testikujt e dashit, sepse i mbajmë 100% të rekordeve për muhabetet e gjata në kafene, ku fjala „vëlla” e dominon çdo fjali.
Tani, Ibrahim-Miran Kelmendi, si e komenton ti këtë ide revolucionare të Ajnshtajnit?
Apo ende po pret ndonjë zbulim shkencor që do të na shpjegojë se si arrijmë të debatojmë me zjarr në kokë edhe kur pajtohemi 100% me njëri-tjetrin?
Apo ndoshta të duhet një këshillë nga norvegjezi Bajram Kabashi ?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu