Takimi im i rastësishëm në qytetin tim të Gjakovës me Prof. Dritan Korumin dhe Dine Dinen, ish të burgosurin politik nga Shqipëria

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
___
DY KANTELEONË DRITAN KORUMI DHE DINE DINE
___
Mos u çuditni!
Ç’është kjo koincidencë?!
Çfarë nuk sjell rastësia në qytetin tim të Gjakovës!
Erdhi koha që të vijë momenti për takim.
Në çast m’u shfaqën para syve njerëzit e mirë, fisnikë, të paharruarit, pedagogu nga Tirana dhe ish i burgosuri politik nga Dibra. E kam fjalën për dy miqtë e mi shqiptarë, Prof. Dritan Korumin të mirënjohur nga Tirana, por është edhe pedagog shumë dimensional dhe Dine Dine ish i burgosuri politik. Zotëri Dine ështe nga Dibra – Maqellarë. Familja Dine – Familja Fiqiri Dine, Kryeminister i Shqipërisë në kohën e gjermanëve. Për këtë shkak familja internohet e gjitha. Zotëri Dine ka qenë 5 vjeç.
Këtu janë shkruar disa copëza nga historia e rrugës së fillimit të këtyre dy shqiptarëve me përmasa të mëdha.
Për të gjitha këto e shumë cilësi të tjera, Dritan Korumi meriton ta quajmë shumanëshëm i mjekësisë, profesor, i jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm, i variueshmi, epspansivi, i aftë të përballet me role ligjerimësh nga më të ndryshmet. Ndaj ai u shndërrua në një personalitet, në një doktor, në një pedagog, në një privilegj të skenës së amfiteatrit, me një sjellje brilante e të kompletuar, ku mpleksen një varg dhuntish, që arrinte në ulje e ngritje të pabesueshme, sipas gjestikulacionit sa i shkathët, i natyrshëm e po aq i përmbajtur, lidhja dhe përshtatja e menjëhershme me çdo mjedis, me çdo pacientë e çdo studentë.
Diktatura ushtarake e policore kishte merra pjesë në një shkallë kaq të gjërë.
Dine Dine tregonte copëza nga jeta e tij, e thoshte me huqe, që theksonte edhe më fort dhuntinë kafshërie nga duart shqiptare.
Kaq si në filmat horrorë e në motorizimin shqiptar. Pra, verbëria ishte zotëruese mbi ato fytyra dhe përpara se të mbërrijë te thelbi i një fëmije 5 vjeçar, xhelatët ishin të detyruar të kalojnë mes asaj verbërie shtazarake. Dhe, si për të vënë një kulm i paqëndrueshëm, ky epos, autorësinë e një eposi mesjetar mbi shqiptarët, vendi prej nga ata nisën për avanturat e tyre ushtarake e policore, ku lajnë plagët, kryejnë ritet e vrasjeve, xhelatët bëjnë gostitë me duart e përgjakura etj.
Pa kujtime për të kaluarën do të ishte e pamundur të marrësh masa përkujdesi për të ardhmen. Ishin kalorësit komunistë shqiptarë, prokurorë e vrasës, që do të kishte zili edhe vetë Stalini e Pol Poti. Ky mekanizëm i jep një farë lirie asaj magme të errët, disi i përshtatej natyrës së xhelatëve.
Në Spaç dhe Qafbari veç tjerash, në atë mjedis të ashpër kampi, legjendave iu shtua edhe dora mizorive si një mbishtresë terroriste. Është, më sa duket, rasti i vetëm ato ditë arrestimi i familjes Dine dhe i fëmijës Dine Dine, i cili ishte vetëm 5 vjeç kur familja e tij ishte dërguar në internim dhe i dënuar 12 vjet burg, rasti i vetëm që njihet, kur diktatura policore merr pjesë në shkallë kaq të drejtpërdrejtë në përpunimin e një cikli torturash deri në shfarosje.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu