Thyerje & Poezi nga Shqipe Bytyçi

Shkrime relevante

O Gani Geci, o burrë i rrallë!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti _____ (Lirim Gashi, Prizren) O Gani Geci, o burrë...

Kush po “depërton” në Dardani?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Nga “STOP”-i te “Kosova ka me...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Nga Ismet M. Hasani, Suedi _____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?...

Mëmëdheu, sipas Hajro Limajt

Hajro Limaj, Tiranë MËMËDHEU                  ...

Shpërndaj

Shqipe Bytyçi, Zvicër
THYERJE
Prej çelikut deri te shpirti njerëzor
është një gamë e gjatë thyerjesh
se vuajtja di të lëngojë
shtypja të kujisë
kërcitje nyjesh
shkyerje fijëzash
gjithë ato forca
me pushtet mbi njëra tjetrën
thjesht ligje fizike
sikur rënja e një molle
që la pa gjumë Njuton
thonë, s’ka pushtet të mirë
s’ka dhëmbje të mëshirshme
gjithë ato pikëthyerje n’tentativë
gjithë ato fushëvarreza ëndërrash
E keqja di shpejtë t‘gufojë
Kujdes njeri
Çdo materje
ka pikën e vet të thyerjes
Materje je edhe ti
ShB

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu