Urime për Krishtlindje

Shkrime relevante

Pse, moj e mjera Dardani?

Mirushe H. Musa, Gjermani ____ PSE, MOJ E MJERA DARDANI? Pse, moj e mjera...

A ka kuptim ta mundësh djallin serb, të punësohesh në ferrin serb dhe ta bindësh vetën se je engjëll serb

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ta mundësh djallin me metodat e tij mund të...

Tragjedia e Arlindes, nuk është platformë për Islamin Politik!

Basri Beka, Prishtinë ____ Vrasja makabre e Arlinda Zekajt kërkon drejtësi, përgjegjësi institucionale...

Dashuria e pathënë që jeton midis ëndrrës, dëshirës dhe mungesës, së poetës Lola Shehi

Kujtim Mateli, Tiranë Poezia “S’ta kam thënë” e poetes Lola Shehit, e...

Shpërndaj

  •  
  • Urime për Krishtlindje
Krishti i vogël, Krishti fëmi, në zemrën time eja ti.
Aty mbrenda s`do kesh ftohtë, dashuria ime do të ngrohë.
Ti për ne je bërë njeri, dhe ke lindur si çdo fëmi.
Ke ardhur të na sjellesh lumturinë, gëzimin, paqën, dashurinë.
Këtë vit në lutje nuk do kerkojmë, por më gjithë zemër do të falenderojmë.
Sepse Kosova në paqë jeton, dhe në liri sot feston.
Nuk i harrojmë ato që dhanë jetën, Për t`ju dhuruar fëmijëve shpresën.
Ato tash janë lart tek ti, dhe buzëqeshin plot krenari.
Sonte nuk ke lindur në grazhdin e ftohtë, Por në zemrat tona ku do te jesh ngrohtë.
Sepse aty ka shumë dashuri, Për ty që na sole përseri lumturi.
Dashuria jote e pafund Erdhi dhjetori përseri, dhe solli dëboren e bardhë, që me pëlerinën e saj, mbuloi vendin mbarë.
Solli dimrin e ashpër, dhe erën e ftohtë, që përplaset në fytyrë, të shpon pa mëshirë.
Dhe mendja ime vrapon tek ti, që në atë dimër të ftohtë, linde në një grazhd, si më i varfëri në botë. Ja, unë të shoh ty, shoh hapin tendë të njomë, të shpuar nga kashta, shoh duart e tua të vogla, të ngrira.
Si akull, dhe them(i) e mahnitur, “sa shumë me ke dashur”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu