Vjosa e ftohtë nuk e ngrohu dot zemrën e Fatlumit!

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Lotët janë ndjenjë e brendshme shpirtërore dhe reflektim i shpirtit të njeriut. Nuk janë fjalët ato që e tregojnë shpirtin e njeriut, por është ndjenja e brendshme shpirtërore e cila shpërthen nga jashtë me emocione të papërshkruara me fjalë. Kur qan zemra, lotët rrjedhin natyrshëm nga syri i njeriut! 

Lum i gjatë fjalësh i liderëve shtetërorë pa asnjë pikë loti

Vite më parë, pas një sëmundje të rëndë ndërrojë jetë një bashkatdhetar i yni në Itali. I ftuar nga familjarët e të ndjerit për pjesëmarrje në varrim dhe për një fjalë lamtumirëse ishte një ndër momentet më prekëse në jetën time. Gjatë fjalës lamtumirëse disa herë më thahej goja dhe më lagej fytyra nga lotët që më rrjedhnin pa ndalë.

Kurse gjatë mbledhjes komemorative dhe ceremonisë së varrimit të policit Afrim Bunjaku, liderët shtetërorë prezantuan edhe nga dy herë me fjalët lamtumirëse për heroin e kombit, por për habi asnjërit prej tyre nuk i rrodhi asnjë pikë loti!

Në gjuhën ironizuese kur fjalët nuk korespondojnë me gjendjen emocionale quhen “Lot Krokodili”, të tilla ishin fjalimet e liderëve shtetërorë në ditën e varrimit të dëshmorit Afrim Bunjaku.

Veprimet e parakohshme të presidentes

Ndarja e ngutshme dhe e parakohshm e dekorates dhe urdhërit më të lartë shtetërorë ‘Hero i Kosovës’ në ditën e varrimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani pa e derdhur asnjë pikë loti për heroin, ishte i parakohshëm, i pasinqertë dhe i mbështjellur me hipokrizi.

E quajta të parakohshëm, pasi, zakonisht në ceremonitë mortore nuk ndahen mirënjohje dhe dekorata, por vetëm shprehen ngushëllime të sinqerta për familjarët.

Ngase për dekorimin e heroit Afrim Bunjaku nuk do të bëhej vonë pas një jave, pas një muaji dhe as pas një viti në 1 vjetorin e rënjes heroike.

Kjo që e ceka më sipër u vërtetua katërçipërisht në momentin e dorëzimit të dekoratës dy djemve të heroit, Fatlindit dhe Fatlumit. Presidentes përveqse i munguan lotët, i mungoi edhe përqafimi për Fatlumin 10 vjeçar, për të cilin më i vlefshëm do të ishte një përqafim i ngrohtë i presidentes sesa dekorata për babain e tij, ngase përqafimi i ngrohtë i presidentes do të mbetej përjetësisht i paharruar në kujtesën e tij.

Përderisa të rriturit hipokrizojnë, të vegjëlit e ndjejnë dashurinë kur dikush atë ju dhuron!

Vërtetë ka pak vlerë dekorata për babain e tij, kur Fatlumit i mungoi përqafimi dhe ngrohtësia e presidentes në ditën më të rëndë të jetës së tij!

Afrim Bunjakun nuk e bën hero dekorata e presidentes dhe as “Lotët e Krokodilit” të saj dhe tjerë liderëve shtetëror, por vepra e tij heroike në përballje me forcat terroriste serbe!

Në lamtumirën e fundit të policit Afrim Bunjaku, ju ranë maskat liderëve shtetërorë!

Liderët e shtetit ose janë mashtrues dhe hipokrit ose janë më keq se kaq, njerëz pa ndjenja, ndryshe nuk ka si të arsyetohet vetpërmbajtja në momente të dhembjes së madhe mbarëpopullore!

Kur qan zemra syri loton, kur nuk qan zemra syri mbetet i tharë si lumi pa ujë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu