Xhamitë në Zvicër me të madhe e përhapin bartjen e shamive tek fëmijët, fushata mbërrinë edhe tek shtypi zvicerian!

Shkrime relevante

Nga vrasja e amerikanëve te tubimi përballë Kombeve të Bashkuara: Historia e dokumentuar e dhunës së MEK-ut ndaj qytetarëve amerikanë

Nga: Pouia Tajali Sot, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK/PMOI)...

Gjuha e fqinjit nuk e dobëson identitetin — e forcon Kosovën

Nga Agim Vuniqi _____ Kosova është shtet shumetnik, por multietniciteti nuk mund të...

Një padrejtësi nuk shërohet me një padrejtësi tjetër

Nga Agim Vuniqi ____ Një pjesë e protestuesve janë në lajthitje nëse besojnë...

Loti i Nënës

Enver Dugolli, Prishtinë Përkundër angazhimeve dhe rutinave ditore, sot e vizitova nënën. Në...

Të masakruarit nuk duhet të shndërrohen në mburojë të mangësive etike dhe morale të të gjallëve

Lirim Gashi, Prizren ____ Më duket thellësisht e ulët mënyra se si drejtuesit...

Shpërndaj

Nga: Bahri Cani
Përhapet islami konservator tek fëmijët shqiptarë në Zvicër!
___
Fenomeni i mbajtjes së shamive tek fëmijët e fesë islame me origjinë shqiptare ka mbërritur edhe në faqet e një prej gazetave më të mëdha në Zvicër, e cila shkruan se “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”.
Gazeta “Tages Anzeiger” shkruan në botimin e sotëm “SonntagsZeitung”, një artikull ku trajton trendin konservator që po përhapet në xhamitë e shqiptarëve në Zvicër.
Gazeta shkruan se komuniteti fetar shqiptar që ka qenë me orientim liberal fetar po tregon tendenca të një ndryshimi konservator, “ku edhe vajzat më të vogla mbajnë shami, ndërsa imamët shqiptarë të Zvicrës po shfaqen me predikues që mbështesin pikëpamje mizogjine”.
“Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, me sa duket po bëhet gjithnjë e më konservator. Në disa xhami, edhe vajzat e vogla tani mbajnë shami… Vëzhguesit e shohin këtë si një ndryshim drejt një kuptimi më të rreptë të Islamit, i cili mund të vërehet edhe në Ballkan.”
Gazeta publikon edhe foto nga, siç thotë ajo, xhamitë në Wil (SG), Winterthur (ZH), Dietikon (ZH) dhe Reinach (AG) ku shihet vajza të vogla, fëmijë me mbulesa. Ndërsa për xhaminë në Wil shkruan se ka “ka ndryshuar ndjeshëm.
Sipas gazetës, pamjet e fundit tregojnë se vizitorët atje janë pothuajse “ekskluzivisht vizitore të mbuluara, përfshirë këtu edhe vajzat e moshës së shkollës fillore”.
Gazetar merret edhe me, siç shkruan, “veprimet kontroverse të disa imamëve dhe teologëve shqiptarë nga Zvicra, të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete në të cilat kanë predikuar teologë nga Kosova, të akuzuar për mbështetje të terrorizmit islamik”.
Organizata ombrellë e komuniteteve shqiptaro-islamike në Zvicër (DAIGS) ka lavdëruar punën e saj, por ka theksuar se ato mbeten të përkushtuara ndaj të drejtave të barabarta dhe sundimit të ligjit. Sipas shoqatës, fotot e vajzave të mbuluara janë pamje të çastit; Fëmijët nuk detyrohen të mbajnë shaminë.
Rreth dy të tretat e afërsisht 445,000 myslimanëve në Zvicër vijnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.
Zvicra po shqyrëton mundësinë e ndalimit të shamive për vajzat nën nën 15 vjeç. Austria e ka ndaluar ate. Zvicra po ashtu ka ndaluar mbajtjen e burkave në hapësirat publike, e një vendim të tillë e kanë marrë apo paralajmëruar edhe disa vende të tjera.
Po ju miq të dashur, çfarë mendoni për këtë fenomen, të përhapjes së mbulesave tek besimtarët e fesë islame me kombësi shqiptare?
A është kjo e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, besimtarëve dhe grave shqiptare?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu