ARKIVI:
10 Mars 2026

Përjetësohet Kongresi e Beratit të KOASH përmes një pllakate përkujtimore që do të qëndrojë në ish shkollën e Mangalemit

Shkrime relevante

Arbëreshët e Kalabrisë sjellin shpirtin e Arbërisë në Gjenevë

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në Universitetin Popullor Shqiptar, arbëreshët e Kalabrisë sollën këngët,...

Presionet politike të momentit dhe rreziku i shkeljes së Kushtetutës

Arif Ejupi, Gjenevë Në momentin kur zonja Vjosa Osmani u zgjodh Presidente...

Nga ideali te spektakli: politika, qytetari dhe kriza e besimit

Isuf Bajraktari , Suedi Politika në hapësirën shqiptare, si edhe në shumë...

Unë e dua gjuhën time, historinë time dhe kombin tim

Fahri Xharra, Gjakovë  I zhytur në mendime , i thelluar në historinë...

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

Shpërndaj

Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë
Tiranë, 14.09.2022
___
Mbi harresat me dashje?
Për 45 vite me radhë u kremtua si një ndër festat më të rëndësishme kombëtare nga shteti shqiptar dhe si festa më e rëndësishme jofetare nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Çdo vit, në Berat, Korçë, Gjirokastër e Tiranë, zhvilloheshin aktivitete, shërbesa fetare dhe fjalime për të kremtuar shpalljen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse.
Visarion Xhuvani, Kryepeshkopi i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare
Pas marrjes së Tomosit nga Patriarkana e njohjes së autoqefalisë, 12 shtatori vijoi të trajtohej si pikënisja e rrugëtimit të vetëqeverisjes së Kishës Shqiptare dhe teologët më të rëndësishëm të saj, Dr. Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi, Dhimitër Beduli, etj., e veçonin këtë datë. Me ardhjen e regjimit komunist në pushtet, vetëm klerikët do vijonin kremtimin teksa regjimi ateist nuk donte më të atashohej mr aktivitete të bashkësive fetare, pavarësisht rëndësisë së tyre historike kombëtare. Pas vitit 1967, heshtje. 23 vite ateizmi dhe 30 vite demokracie e lanë në heshtje këtë datë të shënuar, teksa politika u fut në zullumin e debatit shterpë të ditës, bota akademike u mënjanua dhe kleri vendosi që të shkëputej nga interpretimet e teologëve më të mëdhenj që kishte historia e saj, prej faktit se rreknin kombëtarisht. Doktori i shkencave teologjike të Universitetit të Athinës, elbasanasi Visarion Xhuvani, i diplomuari i shkollës së Halkit, beratasi Kristofor Kisi, doktori i shkencave teologjike i Universitetit të Bukureshtit, minoritari (më shqiptar se shqiptarët) Dhimitër Beduli, do të injoroheshin në interpretimet e tyre teologjike nga një tufë të keqdiplomuarish me bursa të dyshimta.
Themeuesit e KOASH-it me Visarion Xhuvanin në mes …
Ndaj, sot, isha mëse i lumtur që isha krah mikut tim Ervin Demo, i cili pati idenë e shkëlqyer të përjetësonte Kongresin e Beratit përmes një pllakate përkujtimore që do të qëndrojë përjetë në ish shkollën e Mangalemit, ku u mbajtën punimet e kongresit që i dha fund, qoftë edhe provizorisht, ndërhyrjeve të huaja në një bashkësi fetare që është pasuri kombëtare.
Fan Stilian Noli, ideologu i themelimit të KOASH
Faleminderit Bashkia Berat??

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E ke gabim Ardit. Kongresi i Beratit zgjodhi Andrea Markon si kryetar.

    VISSARION JOAN XHUVANI – `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Dytë i
    Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë
    (1924-1937) i cili i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë,
    dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë
    të caktuar

    -FAN STILIAN NOLI (MAVROMATI)- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Parë i
    Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë
    (21/11/1923-1924) i cili e bëri Krishtin të flaës shqip,
    dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë
    të caktuar

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu