ARKIVI:
4 Gusht 2026

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grøndahl

Shkrime relevante

RTK prezanton ekspozitën “ME PRANGA E PA TO”

– Sak Muji rrëfen historinë e artit që mbijetoi burgun politik Nga...

Luftërat parandaluese hartohen shumë kohë përpara se të zhvillohen, thekson eksperti i sigurisë Drizan Shala

Drizan Shala, Prishtinë   Luftërat parandaluese hartohen shumë kohë përpara se të...

A asht legjitime hapja e Konsullates së Republikes së Shqipnisë në Preshevë të shtetit të Serbisë?  

Paul Tedeschini, Milano S’ka mbetë kush pa dhanë mendimin e vet per...

Diplomacia dhe shërbimet e inteligjencës: Analizë e metodave të ndikimit me referencë ndaj rrëfimit të Ukshin Hotit

Nga: Xhemil Zeqiri __ Hyrje __ Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare tregon se diplomacia dhe shërbimet...

Shpërndaj

Prishtinë, 15 shtator 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë, Kryeministri Kurti theksoi se Norvegjia është partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me ambasadën norvegjeze në Kosovë, që me projektet e nismat e përbashkëta vazhdon të kontribuojë pozitivisht për zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullit tonë. 

Andaj, në këtë takim u theksua se prezenca e ambasadës norvegjeze në Kosovë është e rëndësishme për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona. 

 

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Grøndahl biseduan për përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Republikën e Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu