Il Piccolo di Trieste (1925) / Intervista me Ceno bej Kryeziun, Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, mbi situatën e brendshme të vendit të tij

Shkrime relevante

Intervistë me Marjan Sebaj – Sopin rreth ekstremizmit fetar

Intervistë lidhje me besimet (fundamentalizmi) Vërejtje ! Intervista me Marjan Sebajn-Spopin është bërë...

Mjaft më ikje nga përgjegjësia, po them une, vajza e UÇK-së !

Majlinda Shala, Gjermani _____ MJAFT MË ME HESHTJE! MJAFT MË ME IKJE NGA...

Organizata Shqiptaria me reagim ndaj ekstremizmit fetar

REAGIM PUBLIK ORGANIZATA SHQIPTARIA Shteti i Kosovës nuk mund të qëndrojë indiferent përballë...

Nuk pranohet injorimi i banorëve të Sanxhakut që duan ta mësojnë shqipen që i detyruan me dhunë që ta harronin

Amina Nuraj, Novi Pazar  ____ Mesazhi im i fundit ____ Unë nuk jam Zoti që...

Këmbanat po bijnë për ne, të zgjohemi sa nuk na kanë përfshi flakët e terrorizmit që po na i ndezin

Alberto Leka, Prishtinë KOSOVË, ZGJOHUNI PARA SE TË JETË VONË! KUR TERRORIZMI...

Shpërndaj

Ceno bej Kryeziu (1895 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Mars 2024 

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, me 7 gusht 1925, në faqen n°2, intervistën ekskluzive të Ceno bej Kryeziut mbi situatën e brendshme asokohe në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Kushtet e brendshme të Shqipërisë

Një intervistë me ministrin Ceno Beu

Burimi : Il Piccolo di Trieste, 7 gusht 1925, faqe n°2

Burimi : Il Piccolo di Trieste, 7 gusht 1925, faqe n°2

Zagreb, 6 gusht. 

“Obzor-i” merr nga Sushaku (Sušak, Rijeka) : Gjatë kalimit të tij në Sushak, Ministri i Jashtëm shqiptar, Ceno bej Kryeziu, u intervistua nga disa gazetarë që donin të mësonin për kushtet e brendshme të Shqipërisë. I intervistuari tha se në Shqipëri mbretëron rendi më i përsosur, ndaj të gjitha lajmet e shtypit të huaj për trazira dhe çrregullsi nuk kanë asnjë bazë. Kushtet ekonomike gjithashtu janë përmirësuar shumë. 

Qeveria shqiptare i dha “Anglo-Persian Oil Company” shfrytëzimin e burimeve të naftës në Shqipërinë e Jugut dhe në të njëjtën kohë kontraktoi me Italinë një burim më të vogël, jo shumë larg Vlorës. Muajin e kaluar u themelua Banka Kombëtare me një kapital prej 50 milionë frangash ari. Marrëdhëniet politike me shtetet fqinje janë të shkëlqyera. Me Jugosllavinë, Shqipëria mban marrëdhënie të mira miqësore. Mosmarrëveshjet në lidhje me rregullimin e kufijve, të cilat për një kohë të gjatë nuk kanë mundur të konsolidojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, së shpejti do të zgjidhen në kënaqësinë e të dyja palëve. Në këtë drejtim, Dhoma i ka dhënë liri të gjerë veprimi Qeverisë në mënyrë që ajo të përfundojë negociatat për përcaktimin përfundimtar të kufijve të Vermoshit dhe Shën Naumit në liqenin e Ohrit. Për këtë qëllim, delegati i Qeverisë së Tiranës, z. Mehdi Frashëri ndodhet në Beograd dhe është përgjegjës për përfundimin e negociatave. 

Shqipëria — përfundoi Ceno Beu — ka marrëdhënie të shkëlqyera me Italinë dhe jam i lumtur të mësoj se mosmarrëveshjet e vogla mes Jugosllavisë dhe Italisë janë zgjidhur plotësisht. 

Ceno Beu i shoqëruar nga sekretari i tij u nis për në Beograd. Vizita e tij në kryeqytetin e Jugosllavisë nuk ka karakter politik, aq sa ai shkon në një kohë kur mungojnë shumë ministra jugosllavë. Ceno Beu është ende i ri; është njeri i kulturuar që duket më shumë parizien se sa shqiptar. Ai është kunati i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ahmed bej Zogu, sepse ëshë martuar me një nga motrat e tij.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu