ARKIVI:
10 Gusht 2026

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Uglanin

Shkrime relevante

Guri i Bekuar në Zogaj, në Shalë të Bajgorës – dhe “Kali i Trojës” në Malishevë

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë GURI I BEKUAR NË ZOGAJ, NË...

Nga Ujmani te Sanxhaku: Gjeopolitika e varësive dhe Doktrina e “Botës Serbe” në Ballkanin Perëndimor

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Abstrakt Deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë,...

Manastiri i Deçanit nuk ka nevojë të përdoret si pretekst politik!

Saim Tahiraj ___ Manastiri i Deçanit nuk ka nevojë për një mbrojtje të...

E vërteta që Serbia ende nuk guxon t’ia thotë vetes

Koha kur u nënshkrue Marrëveshja e Kumanovës... Nga Isuf Bajraktari  Basara, Kosova dhe...

Vargjet e mia, poezi nga përmbledhja poetike me të njejtin emër e Nafi Çegranit

Nafi  Çegrani, Çegran VATGJET  E  MIA Poezi  PROLOG DHIMBJEJE PËR KOSOVËN Kur fjala bëhet dëshmi… Ka...

Shpërndaj

Prishtinë, 14 nëntor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Saranda Bogujevci dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, mirëpriti sot Sulejman Uglanin, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut (SDA), i shoqëruar me dy deputetët e partisë së tij në Parlamentin e Serbisë, Minela Kalender dhe Ahmedin Shkrijel. Bashkë me z. Uglanin ishin edhe dy anëtarë të partisë së tij, Esad Salihoviq, Kryetar i Bordit Ekzekutiv dhe Merfid Kameshçanin, Sekretar.

Kryetari Uglanin e njoftoi kryeministrin lidhur me betejën, të cilën partia e tij e zhvillon për Sanxhakun dhe liritë e të drejtat e njeriut. I njëjti theksoi që sundimi i ligjit dhe barazia e të gjithëve para ligjit janë themelet e kësaj beteje. Ai tha se qeverisja në Kosovë duhet të merret si model i mirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh këtu qëndrimet e qarta të qeverisë në raport me ruajtjen e paqes, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Kryeministri Kurti falënderoi z. Uglanin dhe tërë delegacionin për vizitën. Ai tha që ka shumë hapësirë për më shumë aktivitete e bashkëpunim ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak.

Me këtë rast u theksua kontributi që mund ta jap mbështetja financiare për Sandaxhun, që parashihet në buxhetin e vitit 2025, por edhe njoftimi i Republikës së Kosovës, që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë me letërnjoftime në drejtim të Kosovës, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Kryeministri Kurti përshëndeti betejën e drejtë për respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut nën udhëheqësin e Kryetarit Uglanin, të ngritur mbi bazën e barazisë dhe pacenueshmërisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu