Kurani, grotesk e primitiv !

Shkrime relevante

Amerika nuk e ndryshon Kushtetuten për hatër të euforisë fetare!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës AMERIKA NUK NDRYSHON KUSHTETUTËN PËR HATËR TË...

Shqipëria e shekullit XXI: Kur analfabetizmi rikthehet si plagë kombëtare, kush mban përgjegjësi?

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Një komb që nuk investon në arsim,...

Me gurthemelet e shtetit nuk luhet!

Nga Isuf Bajraktari Pushteti kalon, por shteti, Kushtetuta dhe kujtesa historike mbeten. Shteti...

Në kujtim të 62 vjetorit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë

ËMBLEMË E IDENTITETIT TONË KULTUROR-LETRAR, QË PO SHUHET! _____ Në paraditën e dhjetë...

Shpërndaj

KURANI (grotesk, primitiv):
___
“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” [Kurani, 49:13, shqipëruar nga Sherif Ahmeti]
E solla këtë verset nga Kurani sepse një islamist demagog gjatë debati në TV21, emisioni ECHO, për të argumentuar se Islami nuk është kundër ekzistimit të kombeve, e perifrazoi Kuranin (kaptina 49, verseti 13).
Besoj se vetëkuptohet, sa primitiv e grotesk është ky formulim. Autorët e Kuranit dhe redaktorët e tij, nuk ishin të vetëdijshëm, sa groteske ishte ta paraqesin fillimin e krijimit të njerëzimit nga incesti seksual në mes vëllezërve dhe motrave, fëmijëve të Ademit dhe Evës (të tjetërsuar nga arabët në Ademi dhe Hava).
Nëse do të ekzistonte, çfarë zoti primitiv paskësh qenë: pos që paskësh qenë amoral, nuk e paskësh dit se fëmijët që ngjizen nga seksi incestual mes vëllezërve e motrave lindin me pasoja fizike, fiziologjike, psikologjike. A nuk do të kishte qenë më e arsyeshme të krijoheshin të paktën dy çifte, meqë paskësh pas kapacitete që të krijonte tokën me 7 kupola qeijsh si mbulesë (mjeranët beduinë nuk kishin idenë elementare për Kozmosin)?!
Ndërsa për krijimin e popujve dhe fiseve është një spekulim, sepse nuk është arsyetim logjik. Më mirë njerëzit do të njiheshin të mos ndaheshin në popuj, fise, gjuhë.
***
Këtu e huazova citimin:

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ismeti

    I nderuemi Ibrahim Kelmendi!

    Lexova këtu më lart’ shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje, ndaj vendosa te jap koment.
    Nga shkrimi juaj mbi Kur’anin veçova fjalinë e fundit, po citoj:
    “Ndërsa për krijimin e popujve dhe fiseve është një spekulim, sepse nuk është arsyetim logjik. Më mirë njerëzit do të njiheshin të mos ndaheshin në popuj, fise, gjuhë.”
    *
    Sa më shumë që njihën – afrohen e lidhen në mes veti popujt, aq më shumë flaken dallimet midis tyre!

    me respekt,
    Ismet Hasani, Suedi

    “

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu