Delenxhiut i them: Ik, shko paguje rrymën, s’është politika për ty!

Shkrime relevante

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi   A është Islami vërtetë religjion...

Vepër monumentale kushtuar Mretëreshës Teutë përgjatë rrugës Shëngjin-Velipojë mbi “Ranën e Hedhun”

Shtatorja e Mbretëreshës Teutë në Shëngjin (15.9.2026) Nail Draga, Ulqin Diskursi kulturor VEPËR MONUMENTALE...

Një vepër që ruan kujtesën historike për Ulqinin shqiptar dhe politika e Malit të Zi 1881 – 1912

Nga Frank Shkreli ___ Në kujtim të mësuesit tim dhe historianit të Ulqinit...

Shpërndaj

Agim Muhaxheri, Kaçanik
___
Albin Kurti vajti sot në vendin e krimit, atje ku një ditë më heret ndodhi sulmi terrorist, shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit, matanë lumit Ibër…
… Shpërthim ky i rrezikshëm që e la një pjesë të Kosovës pa ujë.
Policia i bën hetimet për ti kapur terroristët – mashat e luftënxitësit Vuçiq, shkaktarët e sulmit zingjiror në Zubin Potok. Sulmin e dënoi ambasada amerikane në Prishtinë. Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier e tha troç se SHBA është në mbështetje të Qeverisë së Kosovës…
Megjithkëtë, horrat, me vetëdije o pavetëdije janë në valë të njejta me Vuçiqin e Serbisë armike. Të gjorët i grahin fushatës anti Albin Kurti. Tallen me Qeverinë e Kosovës, por edhe me SHBA-n, sipas asaj: “Ne ja kemi tërhequr vërejtjen atij (Albin Kurtit), por ky s’po ngon…”, shprehen në fcb tipat me hu në krah.
Delenxhinjtë, kopukët, pishpirikët, kodoshët e kombit nuk e duan shtetin, por pushtetin…
Delenxhiut i them:
Ik, shko paguje rrymën, s’është politika për ty!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu