ARKIVI:
10 Qershor 2026

Sulmi në kanalin e sistemit Ibër-Lepenc, sulm në arterien jetësore të Kosovës !

Shkrime relevante

Islamofobi për të ardhmen

Fotoja është e Drinit Asger Aamund / Document.no FacebookMessengerWhatsAppXSnapchatTelegramPrintEmail Është thënë se islamofobia...

Kujtime e mendime të Ibrahim Kelmendit për Lidhjen e Prizrenit, në 148 vjetorin e themelimit

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Para 148 viteve: LIDHJA E PRIZRENIT Në momentin vendimtar, historik,...

Kërcënimi i Vjosës me zgjedhje, sëmundje kronike për pushtet!

Florim Zeqa Qytetarët nuk dolën të votojnë sepse nuk kishin për çka...

Krijohet në Shqipni Partia Komuniste e Rindërtuar Islame e Flamingove rose, thotë Klajd Kapinova

Klajd Kapinova, New York Breaking BAD News Krijohet ne Shqipni PARTIA KOMUNISTE E...

Shpërndaj

Ujëmani përbën njërin prej asetëve kryesore që disponon Kosova. Ndërsa sulmi në kanalin e Sistemit “Ibër-Lepenc” është sulm në arterien e Kosovës, e cila furnizon gjigandët kryesorë me ujë, siç janë: KEK-u dhe Ferronikeli, pa i llogaritur edhe fushat bujqësore dhe fshatrat e qytetet e vendit.
Ky sulm tinzar, para së gjithash, është edhe një sinjal tejet serioz, pas atij të Banjës në Veri, për një sulm të mundshëm ndoshta edhe me përmasa më të mëdha. Në këtë rrethana tejet të rënduara me luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Afërt (Izrael-Palestinë…), zona potenciale për luftëra të reja mund të jenë edhe Kosova dhe Republika Srpska në Bosnjë, për faktin se Rusia është e interesuar të shtrijë ndikimin e saj, por edhe ta shpërqendrojë NATO-n dhe SHBA-në nga koncentrimi në Ukrainë, me qëllim që t’i marrë sa më shumë territore ose ta pushtojë të tërën. Shkaku për këtë është se ajo përpiqet të shfrytëzojë raportet Kosovë-Serbi, por edhe disponimin e Republikës Srpska për shkëputje. Në të dyja rastet, NATO është e obliguar të ndërhyjë; kështu, asaj i krijohet më shumë hapësirë në raport me Ukrainën.
Është tashmë e ditur se shkëndijat për luftën mes Izraelit dhe Palestinës erdhën nga Rusia, me qëllimet e sipërpërmendura.
Ndaj, rastet e sulmeve të ditëve të fundit në Veri dhe ky i fundit në kanalin e ujit, janë sinjale serioze për institucionet e vendit dhe një paralajmërim për mundësinë e shpërthimit të ndonjë konflikti në atë pjesë të vendit, por edhe dëshmi se Serbia nuk është duke fjetur.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu