
Nue Oroshi, historian, Prizren
“Rënia heroike e Marie Shllakut, At Bernardin Llupit, Gjergj Martinit dhe Kolë Parubit për Shqipërinë Etnike“, është libri i radhës që së shpejti do ta dërgojmë në shtyp. Ky është libri i tretë, nga pesë, sa ka planifikuar Shoqata “Trojet e Arbrit“ të botoi për këtë vit. I falënderoj të gjithë studiuesit dhe studiueset që janë pjesë e këtij libri enciklopedik.
Sa kalon koha dhe heronjët e vërtetë po kthehen në vendin e merituar, në krye të historisë shqiptare. Epo Shkodra me rrethinë, sa humbin kohë për t´i sistemuar spiunët serb në Shkodër, në të ashtuquajturën konsulatë serbe që nuk duhet fare të hapët në Shkodër, dhe ku pasardhësit e kriminelëve komunistë serb para më shumë se tetë dekadave e themeluan filialen e Partisë Komuniste Jugosllave në Tiranë e Shkodër, ku e futnun dhe e masakruan Shqipërinë Etnike.
Më mirë është që ti sjellin në vendin e duhur heronjët e Shqipërisë Etnike si: Kapidan Mark Gjon Markun, Marie Shllakun, At Bernardin Llupin, Gjergj Martinin dhe Kolë Parubin. Për të cilët fatkeqësisht nuk kanë bërë asgjë as Shkodra, as Mirdita e as Malësia. O trimat e Shkodrës, Malësisë dhe Mirdites, komunizmi pansllavist ka dhënë shpirt zyrtarisht, ka më shumë se tre dekada. Mos e mbani ideologjinë e pjellës së djallit në vendet e bukura të Shqipërisë Etnike. Shkodra,Mirdita dhe Malësia janë tri krahina të Shqipërisë Etnike që historikisht kanë qenë vatra të dijenisë, burrërisë dhe trimërisë. Ecni në rrugën e të parëve tuaj atdhetar.
Përbuzne dhe shkelmone ideologjinë komuniste, që fatkeqësisht është e ulur këmbëkryq në Shkodër, Mirditë e Malësi, dhe nuk i lejon me i vendos në fushën e nderit heronjtë e Shqipërisë Etnike.


