Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Shkrime relevante

Adria Apartments hap dyert në Golem – Një adresë e re ku Adriatiku, rehatia dhe mikpritja bëhen një

16 apartamente dhe garsoniere moderne, kapacitet për rreth 60–70 pushues, tarracë...

Artan Behrami, kjo nuk është opozitarizëm – është mjerim politik dhe intelektual

Basri Beka, Prishtinë ___ Deklarata e Artan Behramit se “me citu VV-ja Kushtetutën...

“Të kalojnë të gjithë në tehin e shpatës, sepse janë farë e keqe”

Gjet Ndoj Tarazhi, historian nga Rrësheni i Mirditës A e dini se...

Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Ismet M. Hasani, Suedi MENDIME QË BËJNË DRITË TËRË JETËN U R T...

O Prenush, Prenushi i nanës – tuj pre dru ner hije t´hanës, t`kcej sakica e të ra kamës…!

Nue Oroshi, Prizren Një pjesë e madhe e liderve politik në Kosovë...

Shpërndaj

Ismet M. Hasani, Suedi
MENDIME QË BËJNË DRITË TËRË JETËN
U R T I  P O E T I K E (5) 
 
NËNËS SIME
 
Çfarë të mira të bësh
për babë e nënë,
dije se prapë,
diçka mangut kë lënë
Emër i dashur për mua,
NËNË, moj sa shumë të dua;
Oj nënë me thirrë, oh sa mirë
se zëri ytë me tregon mëshirë.
Nënë, më rrite e më shkollove,
me gishtat e thatë ,
me duer të bekuara
rrobat më arrnove.
Porsa pak u rrita
dhe u shkollova
nuk t’u gjinda pranë
ika, shumë larg shkova.
Pa dëshirë oj nënë,
në Kurbet u nisa
rrugëve të panjohura
shumë u katandisa.
U bëm’  shumë
Kurbexhinj varg-varg,
humbëm në Kurbet
prejd juve shumë larg.
Amaneti yt – oj nënë!
kur më përcjelle n’Mërgim
– Mos e harro Zotin,  as mua
se më shkakton pikëllim!
Por më dëgjo, o biri im
edhe që vdes
e ti shumë larg,
mos eja në varrimin tim.
Në varrim une erdha, oj Nënë,
por shumë u merzita
në ndarjën e fundit,
një grusht dhé mbi varr ta qita.
Tash fëmijve të mi
uas lë amanet:
 MOS ME LENI NË VETMI,
MOS MË LËNI TË VDES NË KURBET!
*
Edhe nëse eshtrat më  mbesin këtu,
shpirti do  të më shkoi atje – Në Kosovë!
 
SHTATË HILE E NJË MJESHTRI
 
         Si plak, si i ri duhet të di se në luftë duhën
         shtatë hile e trimëni; trimëni është të luftosh – është
         mençuri të shpëtosh.
Duhet ditur
mire urtësinë
Qeni luan bishtin
për të ruajtur miqësin
Dija mirë
hallin vetvetes
shakaja është
gjysma e së vërtetës.
Edhe këtë gjë
duhet dijtë shumë mirë,
burimi i mirë
njihet në thatësirë.
Ç’ke moj zemër
që rënkon?
“Koka bën-
koka pëson!
.***
E VOGLA E BLEN TË MADHËN
Kurr gjërat  e vogla bashkohën, formojnë tërësinë.
Prej punëve të vogla  bëhën punë të mëdha.
Shkëlqimi  i gjërave imta, jetës i dhuron ngrohtësinë
 
Kur e blen një kalë
duhet blerë edhe një shalë,
Pse ashtu po thua?
E kam gjetë  një patkua!
Për një punë bëne tybën,
mos prish qilimin
për ta arrnuar
xhybën!
Kurrë nuk janë
Sa pesë sa gjashtë,
Mos  lyp gjilperën
që të ka ra në kashtë
***
HARAM I QOFT MULLINXHIS!
Fol me mend,
mos  ia ffut kot,
me bërë mizat mjaltë
do i kishin qypatt plot.
Thesi zbrazët,
nuk qëndro në këmbë
As buke  s’përtypët
pa pasë dhëmbë!
Nusja ndaj të shoqit,
e tregon urtësinë,
për inati t’vjehrrës,
po dal e rri me mullinxhinë!
Jo me vend, jo pa vend!?
Haram i qoftë mullinxhisë
që nuk ma bluan drithin’
pa rend!*
Tre vëllazën dembela nuk pranojnë me shku’ n’mullli
   me blue drithin dhe i thonë nusës, shko ti. Nusës i
   vjen inati, e mbush thesin me drith dhe ju thotë vëllaznive:
Unë po shkoj m’i blue drithin, veç haram i koftë mullinxhis’
që s’ma bluen drithin pa  rend!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu