Shume shpejt do te vije si film dokumentar filmi për Masakrën e Tivarit, i punuar dhe i trajtum për 4000 djem që u vranë mizorisht vetem pse ishin shqiptar

Shkrime relevante

1968–2026: Europa sërish në udhëkryq

Edhe Batman u shfaq me flamurin e Hamas gjatë trazirave të...

Shqiptarëve në Shqipëri e në Kosovë nuk u duhen liderë diktatorë, despotë, tiranë, autokratë, idiotë

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Shqiptarët nuk duan lider të tillë që thotë: ”Populli...

Një ngjitje e suksesshme e shkrimtarit dhe studiuesit Vladimir Xhakollari

Nga Kujtim Mateli Vladimir Xhakollari, pas botimit të dy librave me temën...

Prof. Prend Buzhala, 75 vjet jetë dhe krijimtari në shërbim të letërsisë, kulturës dhe traditës shqiptare

Lekë Mirijaj, Klinë (Këndvështrim analitik, kritiko-letrar dhe jubilar me rastin e 75-vjetorit...

Shpërndaj

“Baglen e kalit e kem qapurish per me hanger kokrren e kallamoqit qe me majt shpirtin gjall’ .”
Keto ishin fjalet e babgjyshit tem kur m’tregonte per Masakren e Tivarit. Fjale qe i kam te ngulituna thelle ne kujtesen tem. Ato fjale tregojne se deri ku kishte shku çmenduria, tmerri e poshterimi i djemve shqiptar me 1945.
Babgjyshi jem ishte njani prej atyne qe u moren e u derguan ne Tivar, drejt marshit te vdekjes. Edhe ai ishte njeri prej atyne qe u kap, u rrah, u poshtenue e u la pa buke e pa uje per dite e jave te tana.
Ai shpetoi mrekullisht bashke me tre vllaznit e tij e rrnoj per me tregue siç thote At Zef Pllumbi i cili vet i kishte pa ne Shkoder viktimat e Tivarit duke marshu drejt vdekjes dhe qe kishte perjetu edhe ai nje moment kur ata i kishin kerku uje me pi mu aty perreth kishes.
Per kete tragjedi u hesht me dekada. Nen Jugosllavine e Titos nuk guxoi askush me fol. Ata qe e pane ne Shkoder nuk guxuan nga regjimi i Enver Hoxhes i cili kishte gisht ne kete tragjedi. E shume prej atyne qe e perjetuan nuk folen kurre, sepse plaga ishte shume e thelle per ta rihap. Por e verteta nuk vdes.
Shume shpejt kjo tragjedi do te vije si film dokumentar i punuar nga une e i trajtum me shume seriozitet per 4000 djem qe u vrane mizorisht vetem pse ishin shqiptar.
Per ata qe nuk u kthyen kurre ne shtepi.
Per ata qe ende skane varr ..
Tivari
M.H

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ismet M. Hasani, Suedi
    Në vend të komentit, po jap këtë shënim:

    Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I)
    Me rastin e 64 vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30,31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë e u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptarë.
    MASAKRA E TIVARIT
    (30 e 31 mars, 1 e 2 prill 1945)
    – P O E M Ë –
    Poemën e thura në bazë të intervistës së pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të gjallë të Masakrës së Tivarit – z. Azem Hajdini – Xani nga Drenica, të dhënë në ”Radio-Kosova” më 12 maj 2006, në moshën 86 vjeçare.
    Kjo poemë i kushtohet dëshmitarit të gjallë të ksaj Masakre – z. Azem Hajdinit nga Drenica e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë.
    (autori)
    Shënim: Azem Hajdini – Xani ka vdekë në vitin 2010 në Prishtinë
    pjesët 1, 2, 3 i gjeni në You Toube: Ismet M. Hasani – Masakra e Tivarit 1,2,3.

    PS- (pas shkrimit)

    Përshëndes z. Mentor Haziri, autor i dokumentarit
    Përshëndes z. Bajram Gjergj Kabashi, Kryeredatorin e “REVISTES DRINI.us”

    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu