Gjykata Speciale ishte kërkesë eksplicite e miqëve dhe aleatëve tanë perëndimorë

Shkrime relevante

Një Gjykatë Speciale dhe një krim i pazbuluar për të cilin nuk u dënua askush

Gjergj Kabashi ___ Ragip Rugova është politolog nga Prishtina. Në analizën e tij...

Gjykata Speciale ishte kërkesë eksplicite e miqëve dhe aleatëve tanë perëndimorë

Afrim Musliu, Suedi Çdo e keqe i ka edhe të mirat e...

Nata kur Haga ma vodhi gjumin

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Mbrëmë s’më zuri gjumi, nata rrinte zgjuar me...

Kur drejtësia ngjan me skenë cirku – UÇK-ja nuk mund të nxirret nga historia e çlirimit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 17 shtator 2026 ___ E ndoqa nga fillimi deri...

Shpërndaj

☯️
Çdo e keqe i ka edhe të mirat e veta, e poashtu, edhe çdo e mirë i ka edhe të këqijat e veta.
Pajtohem me plotë deklarata, deri diku, që ajo gjykatë ka vepruar paksa politikisht. Por, gjithësesi mendoj se vlenë të theksohet se Gjykata Speciale ishte kërkesë eksplicite e miqëve dhe aleatëve tanë perëndimorë. Bashkësia Ndërkombëtare kishte vendosur që gjithësesi ta formojë një gjykatë për t’i zbardhur disa akuza të shpifura që vinin nga Sërbia dhe qarqe tjera të lidhura me Sërbinë, e që ishin
* Trafikimi i organeve dhe
* Krime kundër njerëzimit.
Screenshot
Kështu që, ishin dy rrugë, ku gjithësesi njëra duhej të zgjidhej:
1. Që shteti i Kosovës ta formojë një gjykatë me seli në Hagë, ku prokurorët dhe gjykatësit do të përbëhen vetëm nga vendet perëndimore;
2. Që OKB-ja ta formojë një tribunal për krimet e luftës në Kosovë, me seli kudo në botë, ku prokurorët dhe gjykatësit do të përbëheshin nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së, ku bëjnë pjesë edhe Rusia, Kina, Greqia, Rumania, e shumë vende tjera armike të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Përfaqësuesit e popullit të Kosovës në Kuvend në vitin 2015, votuan për të keqen më të vogël, e që ishte Gjykata Speciale e formuar nga vetë shteti i Kosovës. Mirëpo, kishte edhe asi deputetë që bënin thirrje që të mos votohet, e që nënkupton se, njejtë sikurse edhe Sërbia, edhe ata e preferonin një tribunal ndërkombëtar të formuar nga OKB-ja. Dhe, kjo assesi nuk do të ishte mirë për luftën e pastër e çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe Kosovën si shtet.
Fatmirësisht, akuzat për trafikimin e organeve u hodhën poshtë nga ajo Gjykatë qyshë në fillim të procesit maratonik gjyqësorë dhe ato propaganda serbe, që u përhapën nëpër botë përmes Dik Martit, u demantuan një herë e përgjithmonë me një proces të drejtë e të pavarur gjyqësorë. Kjo ishte një fitore e madhe me këtë Gjykatë, të cilës duhet të i gëzohet çdo qytetar i Kosovës, sepse luftës së pastër çlirimtare i’u hoq një hije shumë e keqe dhe e zezë që e ka përndjekë me vite të tëra përmes mediave të ndryshme ndërkombëtare dhe jo vetëm.
Poashtu, fitorja e madhe e UÇK-së dhe e Kosovës me këtë proces ishte se u tha qartë që nuk pati krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e dhe nga lufta e UÇK-së. Kjo fjali poashtu ishte një shuplakë e rëndë pretendimeve të Sërbisë që UÇK-ja kishte kryer krime të luftës kundër popullatës serbe në Kosovë. Që do të thotë, se edhe ato akuza u hodhën poshtë.
Pra, këto të mira i kishte formimi i Gjykatës Speciale.
Verdikti i djeshëm ku u dënuan tepër rreptë katër nga udhëheqësit e UÇK-së, erdhi si rezultat i dëshmive të 125 dëshmitarëve të ndryshëm të prokurorisë në atë proces maratonik gjyqësorë. Dhe, natyrisht se këtu nuk është fundi, ngase të dënuarit kanë të drejt ankese në një instancë më e lartë gjyqësore, e cila edhe mundet me i liru.
Protestat e dhunshme dje në Hagë dhe në Prishtinë, e të cilava i’u prinin njerëz me maska, assesi nuk ishin veprime të mira, pavarësisht mllefit dhe ndikimit të emocioneve të pakontrolluara tek shumë njerëz. Veprimet e tilla vetëm sa i irritojnë miqtë dhe aleatët tanë perëndimorë dhe i aktivizojnë armiqtë tanë përreth dhe mekanizmat e tyre destabilizuese që ndoshta veprojnë edhe përbrenda Kosovës.
Veprimet që bëhen me emocione të pakontrolluara, shpeshëherë çojnë në vendime të gabuara e me pasoja të mëdha.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu