Gjergj Kabashi
___
Ragip Rugova është politolog nga Prishtina. Në analizën e tij të shkurtër me titullin “Edhe vet Gjykata Speciale, … , thekson se “gjykimi nuk ka të bëjë me UÇK-ën, as me luftën e saj për liri dhe pavarësi”, ai flet qartë dhe thjeshtë se dënimi është dhënë në bazë të fakteve nga përfaqësuesit e vendeve që e kanë krijuar shtetin e Kosovës.
A janë dënuar shumë apo pak une nuk e dij, e dijnë ata nga Gjykata e Hagës!
Prandaj, nuk duhet të paraqitemi “francuza” e të mendojmë dhe propagandojmë se krimet nuk kanë ndodhur.
Ato kanë ndodhur dhe s’ka se çka të shtohet tjetër këtu.
A ishin unik në veprën e tyre “kjo katërshe”, une nuk e dij, por e dij një gjë mirë dhe dëshiroj që ta kuptojnë të gjithë se formimi intelektual i atyre që tash u dënuan, është i cekët dhe se priren nga enverizmi – stalinizmi.
Sidoqoftë, janë mu ata që na e kanë “pru ukun në derë”, siç thuhet!
Ata nuk është dashur të bënin krime, e të ngjiteshin pastaj në institucione për t’u mbrojtur e përparuar!
Jo…!
Institucionet janë të Kosovës, të secilit banorë të saj, e jo të keqbërësve që bëjnë krime dhe fshihen pastaj në to për t’i ikur drejtësisë.
Nuk po e don dënimin në vendin tënd, e nuk po e don as në Gjykatën e Hagës!?
Ku ke ndi kështu?
Se a i ka mashtrua UDB-a (tash BIA) e Serbisë une nuk e dij, por e dij mirë se krimet kanë ndodhur. Kanë ndodhur se ata ishin të formuar keq intelektualisht dhe duket qartë se nuk kishin as vlera njerëzore të mirëfillta. Ata kishin mendime klanore e partiake për jetën dhe kujtonin se historia niste me “veprën” e tyre!
Dhe e dij mirë une dhe të tjerët që kanë dashur ta dinin se “UDB-ën tonë” e kanë nda PDK-ja dhe LDK-ja, para e pas luftës…!
Ata “i kanë ndihmuar dhe udhëzuar”…, por ndihma e tyre është me bisht !
Dhe se për ato krime të panevojshme tash duhet të mendoj edhe vet Kosova, kur i ka pothuaj të plota kapacitetet policore e ushtarake.
UÇK-ë i takon historisë dhe askush (absolutisht askush), nuk ka të drejtë të bëjë krime e të fshihet pas saj.
As të bësh krime në gazetari e të fshihesh “pas gazetarisë”, apo në polici e të fshihesh “pas policisë”.
I shikoja mbrëmë disa gazetarë (dhe moderatorë) shumë joprofesional që s’ishin kujtuar ta intervistonin familjen e Behajdin Hallaqit, viktimës së këtij superpatriotizmi tragjikomik.
Fytyrat e tyre ishin të pikëlluara, thuajse është fundosur Kosova.
Ata, me këtë cektësi e joprofesionalizëm nuk kanë të drejtë të bëjnë opinion publik, se “opinioni i tyre publik” është jokritik dhe krejtësisht i gabueshëm!
Kanë thanë dikur se nuk duhet me e ngritë bishtin naltë, se del dikush e ta ngritë “edhe ma naltë”.
Qysh ua ngritën duke i lavdëruar atyre që kanë menduar se Historia nisë me ta…!
Për këto krime, dënimet e përfshijnë kohën deri më 20 qershor 1999.
Jo të tjerat. Për krimin e 23 nëntorit 2000 do të flas une…Do të flas gjithnjë e më zëshëm, se jam betue në jetë e në vdekje se kurrë nuk kam me i lëshue pa luftë, pa luftë profesionale.
Nuk mundesh me hy në konflikt me mua e të tërhiqesh pastaj…!
Une nuk pranoj që dikend ta bëjnë armik me mua në mënyrë artifiaciale. As që ta bëjnë mik timin me porosi.
Shantazhimi le t’u mbetët në fyt atyne nga “elita” e LDK-së, se me atë shantazhim që e kanë Dhuratë Danajsh nga kundërshtarët e vet do të cofin si kriminel të bashkuar.
Mua nuk më ka mbetë në shpirt (ndërgjegje) dhuna serbomadhe që e ka ushtruar “populli serbomadh shqiptar” gjatë një jete ndaj meje, dhunë e mirëmenduar me UDB-ën e mendjes së tyre, por fakti që kriminelët e bashkuar nuk kanë qare pa mi kthyer të drejtat. Këtu nuk ka diskutim. Se ata e përfaqësojnë Baraspeshën e të Fëlliqurve, që është e Serbisë dhe jo e jona!
Mua nuk më intersojnë “jashtëqitjet e këtij populli” që i ka bërë nga 23 nëntori 2000, por vetëm të drejtat e mija.
Prandaj, duhet ta heqin nga mendja se kanë arritur të më “grindnin” me këdoqoftë ;
sikurse gjela
sikurse qenë
sikurse dema (tereq)
sikurse desh
etj, me banden e LDK-së që “ua kisha pas turbulluar ujin e Prishtevkës” prej 17 deri me 23 nëntor 2000 dhe më shkruanin pas e-mailit fals bujarbukoshi@hotmail.com
Mbi 12 vite pas këtij provokimi rrija kohëpaskohe me një person të afërt me mua përpara luftës, që kishte qenë i mashtruar prej kriminelëve të shërbimeve sekrete, duke menduar se do të më tregonte për arsyen e provokimit. Por nuk më tregoj gjë. Natyrisht se pas aq kohe kur mundohesha të nxjerrja dashamirësisht ndonjë fjalë prej tij, më nuk kam asnjë komunikim me të.
Ai është ambasador në një vend arab, ndërsa une vazhdoj t’i kërkoj të drejtat e mija rreth një një krimi ende të pazbuluar, për të cilin nuk u dënua askush.
Grindja është shestim i “kriminelëve të bashkuar”, jo i imi. Përndryshe policitë në krejt botën e përdorin “grindjen” për të nxjerrë të dhëna. Por, ata, nuk kanë nxjerrë asnjë të dhënë prej meje, por une prej tyre…, pasi une flisja vetëm rreth asaj që mendoja se po u intereson atyre, duke u paraqitur gjoja i mashtruar nga ta!
Për këtë arsye e rithem se nuk shkoj prej kësaj jete pa rikthimin e të drejtave që mi ka mohuar “UDB-a jonë” e bashkuar.
Nëse nuk më rikthehen ato të drejta, atëhere do ta shpalli publikisht se nuk mund të shtyhem me “popullin serbomadh shqiptar”, me “UDB-ën” dhe me “familjet e tij UDB-ashe!”.
Ato të drejta DUHET domosdo të mi kthejnë, kuptohet nëse nuk dojnë sherr të pafund me mua.



Edhe Juve ju lumtë per kete shkrim!
1/ 3 e artikullit tregon një fakt real që shumica e anashkalojnë kur tregon frymëzimin ,idealet ( e rreme ,vec për propagandë ) të 4 – shes së Hagës .Kur dhe tregon për nivelin intelektual të tyre . Nën 0 . Përgëzime autorit për ato c”ka na sërvir sot .Pjesa tjetër është rrëfim ;mllef autobiografik .S”ka dyshim që një padrejtësi i është bo autorit e fjala krim më shtyn të mendoj për një vrasje , për më kufomë .Dhe në se është sic mendoj deklarimi me emër e mbiemër do të ishte i plotë e i saktë ky shkrim .Dhe në se fjala (krim ) përdoret si metaforë si p.sh.luftë psikologjike , pushim nga puna e detyrim shpërngulje , më mbetet vec të përgëzoj artikullshkruesin ( z.Kabashi ) për shkrimin e sotëm !
1/ 3 e artikullit tregon një fakt real që shumica e anashkalojnë kur tregon frymëzimin ,idealet ( e rreme ,vec për propagandë ) të 4 – shes së Hagës .Kur dhe tregon për nivelin intelektual të tyre . Nën⁰ 0 . Përgëzime autorit për ato c”ka na sërvir sot .Pjesa tjetër është rrëfim ;mllef autobiografik .S”ka dyshim që një padrejtësi i është bo autorit e fjala krim më shtyn të mendoj për një vrasje , për më kufomë .Dhe në se është sic mendoj deklarimi me emër e mbiemër do të ishte i plotë e i saktë ky shkrim .Dhe në se fjala (krim ) përdoret si metaforë si p.sh.luftë psikologjike , pushim nga puna e detyrim shpërngulje , më mbetet vec të përgëzoj artikullshkruesin ( z.Kabashi ) për shkrimin e sotëm !
Rita, të përshendes…Nuk kam fare arsye për mllef, sado që të ishte tjetërkush në vendin tim ndoshta do të ulëriste. Emrin dhe mbiemrin e personit e ke në librin tim, Rilindja, përkushtim e trishtim. Aty nja njëqind faqe i kushtohen asaj vrasjeje në librin që i ka të thuash 600 faqe.
Gj.B. Kabashi
Z.Kabashi ,fjalën “mllef “e kam përdorur me kuptim pozitiv sic kuptohet dhe nga fjalët pasardhëse . Faleminderit për sqarimin e pas pak ditëve do kem librin tuaj ” Rilindja ” në shtëpi . Përshëndetje !
Edhe mua më pëlqeu.
Të lumtë zotëri Kabashi!
Përshëndes edhe Ritën e Albertin
Natën
Sinani
Të lumtë goja e mendja edhe ty, Sinan Kastrati…!
Gj-B.Kabashi
I respektuari z. Kabashi!
Shkrimin e Juaj e lexova sot – dhe atë me kujdes dhe vëmendje të përqëndruar. Më la përshtypje të thellë, ndaj – më pak vonesë, vendosa të jap koment.
Pikësepari, ju lumtë për një shkrim kaq të guximshëm!
Tri gjëra janë të vështira për njeriun:
1. Të dëgjon,
2. Të shoh, dhe
3. Të hesht
Por janë tri të tjera për të cilat duhet ta duam jetën:
1. E vërteta,
2. Liria, dhe
3. Vyrtyti
Me respekt të veqant,
IMH