ARKIVI:
20 Maj 2024

AKP-ja diskriminon dhe injoron kërkesat e punëtorëve të “Rilindjes”!

Shkrime relevante

Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Gjeneral Bislim Zyrapi mbante detyrën më të përgjegjshme...

Kryeministri Kurti mirëpriti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen

Prishtinë, 19 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Shpërndaj

  • Javën e ardhshme, punëtorët e “Rilindjes” planifikojnë organizimin e një proteste para AKP-së .

Pas mbylljes së gazetës “Rilindja”, nga Administrata e UNMIK-ut, në dhjetor të vitit 2002, punonjësit e saj mbetën rrugëve. Ka kaluar një kohë e gjatë nga mbyllja, kurse punëtorët vazhdojnë t’ i kërkojnë të drejtat e tyre të cilat janë shkelur nga AKP-ja.
Pas marrjes së Pallatit të “Rilindjes”, dhe menaxhimit të saj nga AKP/Qeveria, punëtorët kërkojnë hisen e tyre për 20 për qindësh, për objekt dhe truall prej 5.5 hektarësh.
Qeveria e Republikës për “Rilindjen”, më 31

dhjetor 2021 ka derdhë në arkën e AKP-së 3.3 milionë euro, për pagesën e 20 për qindëshit. AKP-ja, pos që vonoi shpërndarjen e tyre, pa nevojë, ajo i mbanë peng edhe nja 1.5 milionë dhe nuk ua shpërndanë punëtorëve, që përbën shkelje më vete.
Bazuar në të drejtën e tyre, punëtorët e kolektivit të gazetës “Rilindja” kërkojnë :
1. Pagesën e mjeteve të mbetura nga 20 për qindëshi.
2. Pagesën e pagave të papaguara nga gazeta “Rilindja” për vitin 2002 dhe
3. Pagesën e kontributeve, te Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në mënyrë që punëtorët të cilët pensionohen ta realizojnë të drejtën e pensionit kontributdhënës.
Në mungesë të pagesës së kontributeve pas vitit 1990, kur u ndalua gazeta “Rilindja”, gazetarët dhe punëtorët e

gazetës vazhdojnë të marrin vetëm 100 euro pension edhe pas 45 vitesh përvojë!
AKP-ja, në të kaluarën ua ka paguar kontributet punëtorëve të ndërmarrjeve tjera, ndaj punëtorët kërkojmë që të veprojë njësoj edhe me ata , pasi e ka marrë pronën e “Rilindjes” dhe obligimet e saj.
Për ilustrim po përmendim rastin e OP” Drenica”, punëtorëve të së cilës AKP-ja ua ka paguar kontributet dhe ata marrin pensionet e plota.
Veç kësaj, punonjësit e gazetës kërkojnë nga Qeveria e AKP-ja, t’ju lirohen pronat e uzurpuara të “Euro Rilindjes” në Tiranë.
Për këto probleme që kanë punëtorët kanë njoftuar, pos AKP-së edhe Ministrin dhe Zëvendësministrin e Financave dhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës, por deri në këto çaste nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Shi për këtë, javën që vjen, punëtorët e “Rilindjes” pritet të bëjnë protestë para AKP-së.

Prishtinë, 12.01.2024

Zeqir Bekolli, drejtor i gazetës “Rilindja”
Tel.:044497798
Email.:zeqa_drenica@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu